VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Illyria: Bronx President Ruben Diaz Jr hosts the annual Albanian Independence Day celebration

By | November 30, 2019

Komentet

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019: Ne nuk do lejojmë që Vatra të drejtohet me mentalitet dhe mendësitë e Shqipërisë komuniste

DEKLARATË PËR SHTYP
Komisioni VATRA 5 Tetor 2019
New York
18 Janar 2020
Mbas perpjekjve të vazhdueshme duke denoncuar me forcë publikisht shkeljet flagrante të ish Kryesisë së Vatrës, nga e cila nuk ka asnjë reagim. Ju njoftojmë se Komisioni Vatra “5 Tetor 2019” ka nisur rrugën ligjore duke u bazuar në ligjet demokratike të SHBA-së për organizatat jo qeveritare dhe jo fitim prurësë.
Ky vendim u morë unanimisht jo vetëm nga të gjithë anëtarët e komisionit por dhe nga të gjithë vatranët e vërtetë që besojnë në demokracinë dhe drejtësinë e mohuar të Vatrës. Ne mendojmë se vlerat dhe historia që mban mbi sype kjo organizatë, nuk duhet të lejohen të tjetërsohen në vazhdimësi nga vendimet e gabuara që kjo ish Kryesi merr në kundërshtim me Kanunoren e cila ka shërbyer si pishtar drejtësije dhe demokracije për këtë organizatë të kombit shqiptar.
Është për tu theksuar se kjo është hera e parë në historinë e Vatrës që rruga ligjore është kërkuar për të zgjidhur mosmarveshjet brenda saj. Kjo është dhe hera e parë pas 107 vjetësh ekzistencë që tregoji dështimin e drejtimit nga ish kryetari dhe kryesia e saj. Kjo ish Kryesi jo-ekzistente që punon në vakum të plotë vazhdon rrugën e percarjes dhe e mospajtimit duke thirrur një kuvend të jashligjshëm më 19 Janar 2020.
Komisioni falenderon të gjithë mbeshtetsit që në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të na mbështesin si me deklarata po ashtu dhe me telefonata, ku ato shprehin solidaritetin dhe I bashkohen rrugës së vërtetë që I mungon Vatrës që prej më shumë së 2 e gjysëm vitesh. Gjithashtu, komisioni përshendet Partinë e Legaliteti në New York që me deklaratën e saj tregoj se fryma monarkisë gjithmonë ka si proritet mos përcarjen brenda organizatës..
Komisioni Vatra 5 Tetori 2019, vazhdon punën e tij instesive për përgatitjën e kuvendit të ardhshëm nëpermjet mbledhjeve të përjavshme. Po punohet për pasurimin e database të anëtarëve duke mbledhur informacione demografike të sakta.
Komisioni i bën thirrje të gjithë vatranëve që besojnë në drejtësi,demokraci dhe transparencë, të mos bien preh e vendimeve antiligjore që ish-kryesia ka marë dhe merr për Kuvendin e 19 Janarit 2020, që të mos përsëritet i njënjti skenar i kuvendit të 10 qershorit 2017. Ne nuk do lejojmë që Vatra të drejtohet me mentalitet dhe mendësitë e Shqipërisë komuniste, por me ligjet dhe drejtësinë që na ka edukuar kjo toke e bekuar këtu në SHBA.

Orieta Kristo, një grua në biznes që ka realizuar ëndrrën amerikane (video)

Keida Kostreci

Orieta Kristo emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara në moshën 14 vjeçare, pa ditur pothuajse fare anglisht. Sot ajo është drejtuese ekzekutive e një kompanie të suksesshme sigurimesh që e themeloi para 5 vjetësh, “Horizon Insurance”. Zonja Kristo është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Kristo foli për karrierën e saj, balancimin me jetën personale dhe përkushtimin ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në qytetin e saj dhe në shtetin e Masaçusetsit.

Për Orieta Kriston, vendimi për të hapur një biznes të vetin nuk ishte i lehtë. Ajo kishte një karrierë të stabilizuar, në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve “Liberty Mutual”. Por…

“Nëqoftëse intuita më thotë që kjo është gjë e mirë, kjo është gjë e drejtë dhe që do ia dalësh mbanë, unë futem me kokë, le të themi. Dhe më pëlqeu shumë ideja që mund të bëja diçka timen, që të krijoja një lloj kulture, ose njerëz që do më rrethonin, të jenë njerëz si puna ime, pozitivë, duan që të ndihmojnë komunitetin shqiptar”.

Zonja Kristo e themeloi kompaninë “Horizon Insurance” në vitin 2014. Sot ajo u shërben 3,500 klientëve në shtetin e Masaçusetsit, duke plotësuar nevojat e tyre për sigurime automjetesh, banesash, të jetës dhe të bizneseve të tyre. Kompania e saj ka siguruar afro 5 milionë dollarë në shitje.

60 për qind e klientelës së kompanisë vjen nga komuniteti shqiptar në zonën e Usterit dhe Bostonit në Masaçusets.

“Këtë komunitet e kam pikë të dobët sepse kur unë erdha fillimisht me familjen time isha vetëm 14 vjeç dhe ka qenë shumë komunitet i vogël, kanë qenë 10 ose 15 familje të sapoardhura nga Shqipëria dhe nuk po flas për shqiptaro-amerikanët”, thotë ajo për valën e dytë të emigracionit të shqiptarëve që kanë ardhur në Uster, pas viteve ’90. Vala e parë ishte ajo e fillimit të shekullit të kaluar.

“Dega e sigurimeve, sidomos për shqiptarët e sapoardhur është shumë e ndërlikuar dhe ne mundohemi t’ua shpjegojmë atyre në një mënyrë që ta kuptojnë dhe të zgjedhin produktin që ata duan, kur vjen puna për mbulimin e makinës, apo për mbulimin e shtëpisë.”

Gentian Andoni, që ka një biznes për shitje makinash të përdorura, thotë se ekipi i “Horizon Insurance” ofron planet më të mira për nevojat e familjes dhe punës.

“Gjë e mirë është që pothuajse gjithë ekipi është shqiptar, e bën më kollaj të komunikojmë dhe për klientët tanë shqiptarë që duan sigurime nga kjo kompani, për punën e tyre, për makinat që blejnë nga unë dhe çdo gjë është perfekte”, thotë ai.

Një e veçantë e tjetër e “Horizon Insurance” është mosha e re e ekipit: mesatarisht 33 vjeç. Pothuajse i gjithë ekipi përbëhet nga gra. Atmosfera me ngjyra të çelëta, plan të hapur, dekor të gëzueshëm dhe me shprehje frymëzuese, është një reflektim i vetë ekipit dhe botëkuptimit të zonjës Kristo.

“Gjithmonë e shikoj gjënë me shumë optimizëm dhe jeta është e tillë kur do kesh edhe fundosje dhe ngritje. Dhe gjithmonë nëse kam qenë në pjesën e fundosjes le të themi, nuk e kam parë veten si viktimë, por e kam parë … ‘OK, kjo pjesë jete çfarë po më bën të mësoj dhe nganjëherë them ‘mezi prej sa të dal nga ky vend (kjo situatë) dhe dua të shikoj sa e fortë do dal’”, thotë ajo.

Në punë dhe në jetë, ajo niset nga premisa se çdo njeri, në fund të fundit, do që të jetë sa më i lumtur dhe çdo gjë që bën, vjen nga një lloj dëshire për jetën.

“Marrëdhënia me njerëzit, sidomos në këtë biznes është shumë e rëndësishme. Klientët vijnë këtu për një lloj halli dhe ne gjithmonë i presim mendjehapur, që ky person ka nevojë për një lloj ndihme dhe i bëjmë që të ndjehen shumë rehat kur vijnë këtu dhe për pyetjet që kanë…”.

Megjithëse shumica e punonjësve në industrinë e sigurimeve në Shtetet e Bashkuara janë gra, pjesa më e madhe e drejtuesve ekzekutivë janë burra. Zonja Kristo thotë se në punë nuk e sheh veten si femër ose mashkull, por si person biznesi.

“Gruaja është shumë e fortë, jo vetëm në shtëpi apo që të rrisim fëmijët, ose të ndihmojmë familjen, por gruaja është shumë e fortë edhe në biznes. Ne kemi një lloj intuite që – dhe nuk është se po ul meshkujt fare, aspak – por e kemi atë intuitën, mbase që jemi edhe nëna, fëmija mund të ketë diçka që është sëmurë, është vrarë, ne e ndjejmë dhe në biznes kjo të ndihmon jashtë mase në shumë vendime”.

Ajo e themeloi kompaninë, kur i kishte fëmijët të vegjël, por sot thotë se e ka gjetur çelësin e balancës.

“Kur jam në punë, jam në punë, jam dikush që po i jap drejtim kompanisë dhe nuk jam mama, nuk jam grua dhe nuk jam vajzë apo motër dhe kjo më bën të jem shumë e fokusuar pa menduar se çfarë po ndodh nga ana tjetër.”

Dhe pastaj është pjesa tjetër:

“Dhe kur jam në shtëpi jam mami Ori, jam bashkëshorte, jam motër, jam vajzë dhe nuk e marr punën në shtëpi. E vendosa që në fillim që nuk do mpleks biznesin me jetën time familjare, sepse në të njëjtën kohë nuk do jem mama e duhur, nuk desha të mbaj telefon në duar që fëmija të më mbajë mend me telefon në dorë. Ky vendim më ka bërë që të eci si në jetën familjare, ashtu edhe në biznes.”, thotë ajo.

Pjesë e balancës në jetën e saj, është edhe kujdesi për veten jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht dhe emocionalisht, duke zgjedhur pozitivitetin.

“Në të njëjtën kohë i lejoj vetes edhe ditë të këqija dhe ansjëherë nuk them ‘Orieta pse, ose t’i flas keq vetes sime’. Kemi ditë të këqija plot, por kemi edhe ditë të mira, sepse një lule që të rritet do dhe diellin, por do edhe shiun”.

Zonja Kristo ndihmon komunitetin shqiptaro-amerikan, me punë vullnetare, ose duke dhënë fonde për aktivitete të ndryshme jo vetëm në Uster, siç thotë Mark Kosmo, kryetar i Fondacionit “Global Albanians” në Boston.

“Është një nga anëtaret e komunitetit që gjithmonë na ka ndihmuar, jo vetëm me dhurime por edhe si shoqatë shqiptare e Masaçusetsit. Na ka ndihmuar me sigurimet që duhet të kemi për shkollën shqiptare në Boston, ka bërë gjithë punën për kompaninë time, për sigurimet e mia personale, për 5 vjet dhe për mijëra shqiptarë”, thotë ai.

Përfshirja në listën e 40 profesionistëve të suksesshëm nën moshën 40 vjeç nga Revista e Biznesit e Usterit, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të pazakontë.

“Ishte një domethënie e madhe për mua, jo vetëm e ardhur këtu në Amerikë në moshën 14 vjeçare, nuk flisnim asnjë llaf anglisht, por një grua në biznes dhe çdo gjë e kam bërë në jetën time vetë.”

Një peng i zonjës Kristo ishte që nëna e saj Valentina, nuk arriti ta shihte këtë vlerësim ndaj saj, pasi vdiq para tre vjetësh nga kanceri.

Ajo ia dedikon asaj suksesin, duke thënë se praninë e saj e ndjen çdo ditë.

“’40 under 40’ ia dedikoj asaj, që t’i them ‘mami, bravo, bëre shumë punë të mirë me mua.”

Familja është motivimi kryesor në jetë i zonjës Kristo.

“Dua që fëmijët e mi të jenë krenarë për mua dhe gjithmonë çohem në mëngjes dhe mendoj ‘OK, dua të bëj dy ose tre gjëra që në radhë të parë, dua të bëj veten time krenare dhe në radhë të dytë si mund t’i jap një buzëqeshje një personi’”.

Ani, këngëtari 22-vjeçar i Hip-Hop-it: Jam në Amerikë, dëshiroj që këngët e mia të jenë një surprizë – Nga Vepror Hasani

 

Ani Hasanas, këngëtari i mirënjohur i Hip-Hopit, nga Tirana, mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tetor të vitit 2018. Që prej asaj dite vijon të jetë në këtë shtet të madh, ku gjenden shumë shqiptarë. Udhëtimin e tij drejt këtij vendi e nxitën dy arsye: gjetja e një pune si gjithë emigrantët shqiptarë dhe pasioni për muzikën. Në një vend  si Amerika jo çdo gjë është e lehtë, por nëse je i talentuar mund të bjesh në kontakt me mundësitë e dëshiruara. Ani vijon t’i përkushtohet këngës së tij, me të njëjtin pasion ashtu si ditën e parë, kur kuptoi se kënga do të ishte jeta e tij. Ai është pjesëmarrësh në shumë evenimente muzikore kombëtare, ka marrë pjesë në festival dhe konkurse, dhe është fitues i disa çmimeve të para. Tashmë gjendet para një parpërgatitjeje të kujdesshme për t’u prezantuar me muzikën dhe këngën e tij.

Prej dy vitesh jeni në Amerikë, mendoni se do të kini sukses?

 

Shpresoj shumë. Këtej ka shumë e më shumë gjona që mund të bosh, por çdo ditë duhet të punosh ama, sepse, normalisht, të duhen lekët për gjithçka që  bësn. Faleminderit Zotit që më dha mundësin të jem këtej, të punoj dhe të investoj më shumë në muzikën time, dhe gjithashtu, të ndihmoj edhe familjen time. Tashme besoj se jam gati.

 

Shpresoni të shënoni arritje të tjera?

 

Sigurisht që po. Sepse pika ime më e fortë është muzika dhe pasioni për të çuar gjithçka deri në fund. Sado e lodhshme, e komplikuar dhe vështirë që mund  të bëhet ajo gjatë rrugës, për mua nuk ka dorëzim para vështirësive, në fund gjithçka duhet të jetë e përkryer, dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur muzika dhe kënga realizohen ashtu siç i kam patur të ideuara në mendjen time. Natyrisht, edhe unë kam anët e mia të dobëta, siç është menaxhimi i orareve, por e vërteta është se gjithnjë jam në përpjekje për të bërë më të mirën në funksion të muzikës dhe ëndërrave të mia. Mund t’ju them se pjesën më të madhe të kohës jam në punë ose në studio. Ndaj shpesh mendoj se nuk po kaloj aq kohë sa duhet me familjen, ndërsa kur jam me familjen mendoj se nuk po rri sa duhet në studio ose në punë. Për këtë arsye vazhdimisht përpiqem ta përpjestoj kohën në mënyrën më të mirë të mundshme sepse secila prej tyre ka ndikim të madh në jetën time. Tashmë kohën time do t’ua dhuroj ndjekësve të mi dhe kjo do të jetë kënaqësia ime më e madhe.

Si kanë qenë fillesat tuaja?

 

Mund t’ju them pa asnjë droje se munda të spikat që në fillim me talentin tim. Madje pjesëmarrja ime në evenimentet muzikore kombëtare ka qenë mjaft e mirë, dhe jam krenar për këtë. Kam marrë pjesë tek “Një këngë për ty” që u organizua nga “Top Channel” në 2009 ku mbërrita deri në finale. Ndërsa në “Hip-Hop Fest”, konkurs i organizuar nga Radical Records, fitova çmimin e parë, me sa mbaj mend ka qenë viti 2012. Me pas mora pjesë te “Freestyle Shoë”,  ku fitova sërish çmimin e parë. Gjithashtu kam marrë pjesë në shumë e shumë konkurse dhe festivale, shumica e tyre kanë qenë në kohën që unë këndoja më tepër këngë të lehta, dhe jo Hip-Hop.

 

Çfarë tekste këngësh parapëlqeni?

 

Çdo tekst që ka një mesazh e vlersoj, çdo tekst që është i fortë e vlerësoj, çdo tekst që të bën të thuash, “e ka djeg”, e vlerësoj; gjithçka tjetër përtej kësaj nuk i kushtoj vëmendje.

 

Kur keni kënduar për herë të parë dhe a ishit i vetëdijshëm për talentin tuaj?

 

Kam nisur të këndoj në moshë të vogël, atëherë nuk e dija çfarë po bëja. Më kujtohet që parapëlqeja të shihja Anime dhe gjithë kohës këndoja. Përpiqesha të këndoja edhe këngët hapse të emisioneve dhe episodeve të ndryshme. Në atë kohë nuk e kisha idenë çfarë ishtë një këngëtar. I pari që e vuri re këtë gjë ishte vëllai, pastaj nisën të bëhen kureshtarë edhe prindërit. Për shumë kohë u vendosa në qendër të vëmendjes së familjes. Për këtë arye prindërit më çuan në një kompani që merrej me talentet e rinj. Kur dëgjova prej njerëzve të kompanisë qe thane se  kisha një zë të veçantë u mrekullova edhe vetë. Që nga ajo kohë  nuk jam ndarë për asnjë çast prej muzikës dhe këngës. Më pëlqejnë edhe çastet kur jam vetëm, sepse ulem shkruaj tekste dhe  punoj shumë me muzikën. Sërish bashkëpunëtori im më i mirë mbetet vëllai. Ai ka qenë i pranishëm që nga fillimet e mia; flas për kohën që unë nisa të merresha me Hip-Hop. Madje edhe kujtimet e mia më të bukura i kam me vëllanë. Vera e vitit 2017, ishte nga më të bukurat.

 

Kush janë bashkëpunëtorët e tu?

 

Bashkëpunoj më të gjithë, këngëtarë apo muzikantë qofshin, për të cilët kam respekt dhe  që i përshtaten këngës time.

 

Është e vështirë të jesh këngëtar?

 

Nuk dua të them është e vështirë, por më shumë është e lodhshme. Unë jam një artist i pavarur, dhe gjithçka duhet ta bëj vetë, nuk kam menaxher ose dikë që bën oraret për mua apo marketingun. Çdo investim, çdo kontakt, çdo gjë bëhet nga unë. Faleminderit Zotit që me ka dhënë talentin dhe  maturinë për të patur gjithcka vetë në dorë, ta kontrolloj dhe kuptoj atë.

 

Si e organizoje diten ne Tirane?

 

Në Tiraë unë kam patur një market të vogël në lagjen ku banoja dhe shumicën e kohës isha atje, por sa herë  kisha kohë të lirë shkoja në studio.

 

Me cilët këngëtarë keni patur bashkëpunimet me të mira?

 

Me të gjithë! Çdo këngë që unë kam bërë me bashkpunim ka dalë super dhe jam krenar me çdo gjë çfarë unë dhe bashkpunëtori mund të kemi krijuar, por eksperienca më e mirë është me D Slim sepse nuk është asgjë me plan, por gjithçka organike, dhe punojmë shumë mirë në studio, ku japim ide dhe mendime si mund ta bëjmë këngën 10 herë më të mirë.

 

Çfarë është skena dhe publiku për ju?

 

Kam gati 3 vite që nuk jam ngjitur në skenë. Për mua skena është vendi ku shikon saktësisht sa njerëz ke prekur me muziken tënde, ose sa janë ata që ke inspiruar. Unë që fëmijë i vogël kam qenë shumë i fiksuar me koncertet Rock n Roll sepse shikoja lidhjen e artistit me suportuesin dhe ishte gjëja më e bukur që mund të kem parë. Edhe tani po pres të  vijë më moment, që të shoh nese do kem atë lloj lidhje me suportuesit e mi.

 

Si e shihni te ardhmen tuaj si këngëtar?

 

Punë, punë, punë dhe kujdesje për familjen. Tashmë jam 22 vjeç, gjithë jeta ime gjendet te muzika ime, në vargjet e mia që unë shkruaj, dhe kështu do të vazhdoj. Jam i sigurtë që së shpëjti do të më shihikoni lart.

Klubi i Ri Republikan në New York është krenar të mbështesë Marko Kepin për Asamblenë e Shtetit të New York-ut

Klubi i Ri Republikan në New York është krenar të mbështesë Marko Kepin për Asamblenë e Shtetit të New York-ut në distriktin e 64-të.

Marko Kepi aktualisht mbron vendin tonë në Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe ne mund të mbështetemi tek ai si parlamentar për të mbrojtur idealet tona konservatore në Albany .

Marko jetoi nën socializëm në Shqipëri, dhe ai është i sigurt se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk bëhen komb socialist.

Si një ish pjestar i stafit të Marty Golden, Marko Kepi i kupton nevojat e zgjedhësve në Qarkun e 64-të më mirë se kushdo tjetër. Klubi i Ri Republikan në New York u kërkon njerëzve të rrethit të 64-të të votojnë Marko Kepi për Asamblenë e Shtetit në New York.

Ne mezi presim të punojmë me Markon gjatë fushatës për të ndihmuar në sigurimin e kësaj fitoreje kaq të nevojshme. Gavin Wax President

Deklaratë e z. Mithat Gashi*: Thirrje Vatranëve: Të bashkohemi në nji Kuvend me drejtësi, matuni, dhe përgjegjësi

Foto: Në qendër z. Mithat Gashi, në të majtë z. Ahmet Giaffo 50 vjet anëtar i VATRES dhe në të djathtë Z. Zef Pernocaj më shumë se 50 vjet anëtar i VATRES.

Vatra po tejkalon nji gjendje krize. Në gjuhen shqipe kemi nji shprehje, “Çdo e keqe e bjen edhe nji të mirë,”dhe shpresojmë që kjo e keqe do të na bjere nji të mirë. Fjala kineze për krizë na jep nji përshkrim shprese.  Për të shkrue fjalën “KRIZË”, kinezët përdorin karakteret e fjalëve “RREZIK” dhe “MUNDËSI”, dhe në këtë kontekst, po parafrazojmë nji thanje t’presidentin amerikan John F. Kennedy: Në nji krizë, jemi të vetëdijshem për rrezikun, por duhet t’pranojmë mundësinë.Kriza dhe Mundesitë për Mirëvajtjen e Vatrës

Gjate 100-e-sa-vjetëve, Vatra ka tejkalue kriza të ndryshme, por antarët e saj, me mundime dhe sakrifica, kanë gjetë mundësitë për vazhdimësine e kësaj organizate.  Gjendja e krijueme asht kjo: Kemi dy rryma të cilat kanë thirrë që të bahen dy kuvende të Vatrës, nji me 19 janar 2020 në Michigan, dhe nji me 25 prill 2020 në New York.  Sejcila palë paraqet arsyet e veta. Në nji krah janë vatranët që krijuen Komisionin 5 Tetor 2019 dhe në krahun tjetër janë vatranët që mbështesin Kryesinë, së cilës i kaloi mandati në qershor të 2019-tës. Ata që mbeshtesin Kryesin dhe Kuvendin e 19 janarit thonë që Komisioni asht i paligjshëm.

Çfarë i shtyu vatranët për të krijue Komisionin 5 Tetor 2020?

Janë shum faktorë që ndikuen në krijimin e Komisionit Vatra. Po përmendim vetëm disa:

1) Vendimet e Kryesisë pa konsultë dhe aprovim nga Këshilli Drejtues: Si u morën vendimet e Kryesisë gjatë këtyne dy vjetëve të fundit?  Këshilli Drejtues asht organi vendim-marrës ma i naltë mbas Kuvendit. Këshilli Drejtues gjatë dy vjetëve e gjysë asht mbledhë vetëm dy herë. Kanunorja e Vatrës kërkon që Keshilli të mblidhet gjashtë herë në vit dhe amandamentet e kanë katër herë në vit.

2) Vatra duhej të kishte Kuvend Pune në vitin 2018. Kuvendi i punës do të kishte delegatët të cilët do të propozonin dhe do t’merrnin vendime për planet njivjeçare të Vatrës. Kryesia do të vepronte simbas planeve dhe udhezimeve të Kuvendit.  Pse nuk u thirr Kuvendi i Punës? Kryesia vendosi të punoje në krye të vet, pa u konsultue, dhe pa marrë aprovimin e antarëve të saj.

3) Pse nuk u thirr Kuvendi zgjedhor në 2019? Tue mos thirrë Kuvendin në 2019, Kryesia lejoi skadimin e mandatit të saj, dhe ndikoi që vatranët të krijojne Komisionin 5 Tetor 2019.

4. Kryesia nuk i denoi shkeljet e Kuvendit të 2017. Në atë Kuvend, kredencialet e delegatëve nuk u verifikuen me korrektësi. Disa kryetarë degësh i ngritën antarësitë e degëve të tyne në minutën e fundit për të shtue numrin e delegatëve. Ende sot nuk dihen të gjith emnat e 73 delegatëve që morën pjesë në ktë Kuvend. Ma vonë u muer vesh që kishte delegatë të cilët ishin antarësue në Vater para nji viti, dhe kishte delegatë që kishin emigrue ne SHBA para 8 muejsh. Simbas Kanunorës, delegati duhet të jetë të paktën dy vjet antar i Vatrës.

Për hirë të harmonizimit dhe të mirëvajtjes së Vatrës, Kryesia e kishte obligim që t’distancohej nga këto shkelje.

5. Kryesia dhe Keshilli Drejtues nuk u aprovuen nga Kuvendi.

Pikat 1, 2, dhe 3 janë të mjaftueshme për ta ba Komisionin 5 Tetor 2019 të ligjshëm.  Antarët e Vatrës kanë të drejtë me u aktivizue kur diçka asht e padrejtë. Tue u bazue ne konceptin e të drejtave naturale, njerëzit nuk kanë qendrue duerkryq. Jane aktivizue.  Po t’i hedhim nji sy Deklaratës së Pavarësisë së Amerikes, do të shohim që Thomas Jefferson, përpiluesi e kësaj deklarate, i influencuem kryesisht nga filozofi anglez, John Locke, një pjesen e të drejtave natyrore të njerëzve dhe marrëdhëniet me qeverinë, thekson që asht detyre e njerezve që ta ndryshojë ose shfuqizojë nji qeveri, dhe të krijojë një qeveri të re, kur ajo nuk i mbron të drejtat e popullit qe ka premtue me qeverisë. Mandej, neni 18 i Kanunores ban fjale per thirrjen e mbledhjes se Komisionit (Keshillit Drejtues) dhe Amendment 11-e ban fjale per zavendsimin e kryetarit. Autorët e Kanunores i kanë pasë parasyshë këto parime kur e kanë hartue nenin 18 të saj, që ban fjale per të drejtën e katër antarëve me  kërkue thirrjen për nji mbledhje ekstraordinare.

Ç’ndodhi mbas krijimit të Komisionit Vatra?

Antarët e Komisionit Vatra me daten 6 tetor 2019 i drejtuen nji letër Kryesisë dhe i kërkuen takim. Teksti i letrës ishte: “Me date 5 tetor 2019 në Bronx, New York City, një grup vatranësh nga Këshilli Drejtues i VATRES, nga Keshilli i të urteve dhe kryetare degësh të VATRES u mblodh dhe krijuan një Komision që kërkon takimin me Kryesinë e Vatrës me datë 20 tetor në ora 11:00 AM në selinë e Vatrës. Ju lutemi konfirmoni takimin me 14 Tetor 2019.” Kreysia nuk pranoi takim. Komisioni deklaroi daten e Kuvendit me 25 prill 2020 në New York, dhe që antarët e ketij Komisioni do të merren me pregatitjen e Kuvendit.

Vendimi i Kryesisë me 11 dhjetor 2019 mbolli faren e ndamjes së Vatrës

Pak kohë mbasi Komisioni caktoi daten qe Kuvendi do te mbahet me 25 prill 2020, me 11 dhjetor 2019, Kryesia deklaroi që do të bahet Kuvendi me 19 janar 2020 në Michigan.  Pra Kryesia: 1) Nuk organizoi Kuvend Pune ne 2018; 2) Nuk mblodhi Keshillin Drejtues kater here ne vit; 3) Nuk bani Kuven ne 2019; 4) Nuk pranoi te ulet dhe të bisedojë me Komisionin qe vatranët krijuen me 5 tetor, dhe 5) Caktoi nji datë tjetër për Kuvend.  Vendimi ne piken 5 asht praktikisht akt drejt krijimit të dy Vatrave, tue zyrtaruzue keshtu perçamjen e fillueme qyshë në kuvendin e 2017ës.

Antaret e Komisionit Vatra jane: Sergio Bitici, Ahmet Giaffo, Ahmet Hoti, Dr. Nexhat Kalici, Kris Kirka, Dr. Elton Mara, dhe Armin Zotaj. Antarët e Kryesise jane: Zef Balaj, Sokol Bejleri, Tom Beno, Marjana Bulku, Marjan Cubi, Besim Malota, Dritan Mishto, Agim Rexhaj, Adiratik Spahiu, Nazo Velu, dhe Dr. Skender Murtenzani (i cili deklaroi me ane t’nji e maile që ka dhanë doreheqje nga Kryesia, dhe propozoi nji date tjetër për Kuvend).

Shmang’ja e Rrezikut dhe Mundesitë për Bashkim në nji Kuvend

Për t’organizue nji Kuvend të nji organizate që ka disa degë, si asht Vatra, duhet kohë. Kryesia ka deklarue Kuvendin e saj me 19 janar në Michigan, pra mendon që do të organizoje nji Kuvend mbrenda nji mueji.  Nëse asht e vërtetë që mund te bahet organizimi mbrenda nji mueji, at’herë pse Kryesia nuk e organizoi Kuvendin e Punës në vitin 2018? Pse nuk e organizoi Kuvendin zgjedhor në pranver apo verë të vitit 2019?

Mundesitë për t’u bashkue nën nji Kuvend me datën 25 prill 2020 janë të mundëshme. Antarët e Komisionit që përbahen prej shtatë vetëve e kane lanë nji derë hapun në mbledhjen që kanë ba me 21 dhjetor 2019 në Newburgh, që këtij Komisioni t’i shtohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe të bashkpunojnë për t’organizue Kuvendin me 25 prill 2020, apo po të bien dakord të caktojnë nji datë tjetër.

Po të jetë qellimi që të bahet nji Kuvend i rregullt, ç’të keqe ka që Kuvendi të organizohet nga Komisioni? Ç’të keqe ka që këtij Komisioni t’i bashkohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe te punojnë se bashku mbrenda harmonisë kombëtare për te vû Vatrën në hullinë që meriton?

Për t’ju shmangë rrezikut të ndjamjes në fraksione sot apo n’të ardhmen, Vatrës i duhen antarë të drejtë, punëtorë, dhe drejtues degësh të devotshëm. Vatrës nuk i duhen kryetare degësh të papërgjegjëshem, të cilët nuk janë në gjendje të dërgojnë listat dhe regjistrimet e degëve me rregull. Nuk i duhen kryetar degësh që manipulojnë, dhe publikisht genjejnë duke deklarue se filani ka qenë antarë i degës time për 5-6 vjet, ku dihej qe ajo degë nuk i kishte gjashte vjet që ishte formue. Vatrës nuk i duhen drejtues degësh që nuk aplikojnë kanoren në zgjedhjen e delegateve në Kuvend.  Vatres nuk i duhen drejtues qe ç’fuqizojne amandamentet qe vatranet kane aprovue gjate nji shekulli. Vatres nuk i duhen kryetarë që kërkojne me ba ura nderlidhese me agresoret fqinjë, kur urave u mungojne kambët. Kur Greqia t’u jape të njajtat te drejta shqiptareve ne Greki që kanë grekofonet ne Shqipni, atehere kemi vû bazat për ura.

Vatrës i duhen njerëz te ndershëm dhe punëtorë. Vatres i duhen drejtues vizionarë.  I duhen njerëz që janë të përkushtuem për të mirën e Komunitetit dhe të Kombit. Njerëz të tillë do t’a fusin Vatrën në hullinë e historisë së saj.

*Mithat Gashi eshte anëtar i Vatres qe në vitin 1990. Ka mbaruar studimet pas-universitare në Columbia University School of International Affairs dhe doktoraturën në Fordham University. Ka qene dhe drejtuesi i fondeve te VATRES per studentët Shqiptarë.

DEKLARATË E KOMISIONIT VATRA 5 TETOR 2019

New York
29 Dhjetor 2019

 

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 dënon me forcë kërcënimet e ish anëtarit të Kryesisë së VATRËS Z.Zef Balaj ndaj anëtarit të KOMISIONIT VATRA 5 TETOR 2019 dhe gjenerata e tretë që i shërben VATRËS prej 20 vjetësh z. Kris Kirka ( nipi i themeluesit të VATRËS Kris Kirka dhe i biri i Niko Kirkës).

Sipas emailit të datës 27 Dhjetor 2019 në ora 4:16 pasdite Z.Zef Balaj duke ju drejtuar shumë vatranëve theksonte si më poshtë: “Kris Kirka ma mire me e meshele gojen se ka bolle njerze te pa durueshem e po ja thejn edhe kamen tjeter .

Ky kërcënim ish anëtarit të Kryesisë Z.Balaj është jo vetëm një gjuhë që nuk lejohet të përdoret në asnjë insititucion në SHBA por është një gjuhë e hapur kërcënuese që nuk lëjohet të përdoret në asnjë mënyrë në Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA , organizata e Konicës, Kirkës dhe Nolit dhe si e tillë duhet të dënohet publikisht.

Deri tani asnjë nga anëtarët e ish Kryesisë së VATRËS, madje as dhe ish Kryetari i VATRËS jo vetëm nuk e kanë dënuar kërcënimin e Z.Balaj por ende nuk janë as distancuar nga ky kërcënim Për komisionin është e paqartë kush jane keta “njerze te pa durueshem” po shpreson që këta ta padureshëm nuk janë pjesë e VATRËS dhe në qoftë së janë duhen të shporren nga VATRA menjëherë dhe të mos shkelin më kembë në
VATËR.

Çdo kërcënim, sharje ofendim personal ndaj anëtarëvë të Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 konsiderohet kërcënim, sharje ofendim ndaj gjithë Komsionit dhe si të tillë akte do të denoncohen me forcë në VATËR dhe publikisht.

Është e vërtetë se VATRA është krijuar njëherë dhe nuk mund të ri-krijohet por VATRA nuk do të shkatërrohet siç filloi nga Kuvendi i 2017, siç vazhdoi nën drejtimin e Mishtos dhe grupit të tij që e ndjek verbazi per 2 vjet e gjysëm dhe fatkeqësisht shkatërrimi vazhdon ende dhe sot.

VATRA nuk të mbahet peng nga dëshirat personale apo kërcënimet . Ajo mbahet nga idealet e Konicës, Kirkës dhe Nolit si dhe nga VATRANËT e vërtetë dhe idealistë. Duke ndjekur idealet e Konices, Kirkes dhe Nolit si dhe me mbështetjen e këtyre vatranëve KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 nuk ndalet në detyrën e tij.

Pse sugjerimet shkencore të prof.dr. Zejnullah Gruda rreth kufirit Kosovë-Mali i Zi kalojnë në heshtje të Prishtinës…?! – Nga Skënder Karaçica

Prof.dr. Zejnullah Gruda njihet nder ne dhe ne boten akademike jo vetem ne Kosove po edhe me gjere si nje nga shkencetaret e te drejtes nderkombetare dhe profesori i Tempullit te dijes (Universitetit te Kosoves) qe ka dhene shume ne edukimin e brezave shqiptare per te sotmen dhe te ardhmen kombetare te Kosoves…!

Ne gazeten (shih:,,Koha ditore,,-Prishtine) profesori i njohur dhe shkemcetari ne driten e te drejtes nderkombetare po paraqet (ne vazhdime ne faqet e keaj gazete)qasjen e Tij qe ka te beje me kufirin Kosove-Mali i Zi me sugjerimet se Komisioni Shteterore i Republikes se Kosoves ka bere shkelje te renda profesionale kur ka bere ,,marreveshje,,me Malin e Zi rreth kufirit shteteror(e jo kadastral)qe e kishim ne ish-Jugosllavi!
Ne driten e gjithe kesaj,qe ka ve ne spikame prof.dr.Zjenullah Gruda ne disa vazhdime ne gazeten e perditshme ,,Koha ditore,,eshte per te ardhe keq qe,asnje institucion politik dhe shkencor ne Republiken e Kosoves deri tash nuk e ka thene asnje fjale (sic!).

Pse kur flet me kompetence shkenca dhe bota akademike shqiptare ne Prishtine,nuk gjene asnje perkrahje institucionale ne Republiken e Kosoves?Ne vendet dhe shtetet funksionale demokratike e te lira,kur reagon shkenca dhe bota akademike per ndonje ceshtje,sikunder kjo e vendit tone,tere mekanizmat e shoqerise ngriten ne kembe dhe nisin debatet qytetare…!

Ne ne Kosove heshtim…!

(PRISHTINE,28 dhjetor te motit 2019)

“Udhëtimi” amerikan i një adoleshenti shqiptar (video)

Emigrimi i të rinjve është një fenomen shqetësues në Shqipëri. Por jo të gjithë largohen me qëllimin për t’u larguar përfundimisht nga vendi në kërkim të një jete më të mire në perëndim. I tillë është rasti i Klodian Gjonpalajt, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po kryen vitin e fundit të shkollës së mesme. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me adoleshentin shqiptar si dhe vizitoi familjen amerikane që po e mban atë. Klodiani erdhi në Shtetet e Bashkuara falë një programi shkëmbimi vizitorësh të financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe qëllimi i tij është të rikthehet në vendlindje për të kontribuar siç thotë, për të ardhmen e vendit.


Klodian Gjonpalaj është një 17 vjeçar nga Shqipëria.

Viti i fundit i shkollës së mesme, e gjen atë shumë larg vendlindjes dhe familjes së tij.

Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara falë një burse të Departamentit amerikan të Shtetit si pjesë e programit për studim dhe shkëmbim të të rinjve “Kennedy-Lugar”.

Klodiani nuk paguan as për shkollimin dhe as për strehimin e tij në SHBA. Deri në fund të viti shkollor programi parashikon që ai të qëndrojë tek një familje amerikane.

“Që në ditët e para kur u takuam, i thirra mami dhe babi. Ata e kanë shumë qejf këtë gjë. Kam marrëdhënie shumë të mirë me ta. Çdo problem që kam pasur e kam diskutuar me ta. Kam edhe vëllezër e motra, është si një familje e dytë për mua”, thotë Klodiani për Zërin e Amerikës.

“Ata të bëhen si fëmijët e tu, përjashtuar që ti nuk e di të shkuarën e tyre, nuk di se çfarë kanë bërë kur ishin të vegjël, cila ishte fjala e tyre e parë, apo marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit e tyre. Por ata janë fëmijët e tu për një vit dhe gjatë kësaj periudhe ti sheh raportet e tyre me vëllezërit dhe motrat e rinj, sheh gjërat që atyre u interesojnë dhe rrugën që duan të ndjekin”, thotë Maria Filios, zonja e shtëpisë ku është strehuar Klodiani.

“Kujdesemi që ata të shkojnë në shkollë, të marrim pjesë në takimet me prindër. Takojmë mësuesit dhe nëse ata kanë ndonjë problem shkolla na njofton. Por me Klodianin nuk kemi pasur probleme, është nxënës i shkëlqyer”, thotë Paul Filios, pronar i shtëpisë.

Klodiani është nxënësi i 11-të që strehon kjo familje. Ai thotë se përvoja amerikane ka ndikuar në pjekurinë e tij.

“Jam bërë më i pjekur, çdo gjë tani më duket më serioze. Jam në Amerikë, po shkollohem, jetoj në një familje që nuk njihja fare dhe më duket sikur jam rritur shumë, jo vetëm nga pamja trupore, por edhe pikëpamja psikologjike. Largimi dhe fakti që nuk ke përkrahjen e familjes që të ka rritur ndikon shumë”, thotë adoleshenti.

Qëndrimi në SHBA për Klodianin do të thotë dhe përshtatje me diversitetin kulturor.

“Kam shokë nga Paraguaji, Kili, Gjermania e Kanadaja. Shumë nxënës vijnë me qëllimin që të mbyllin këtë vit dhe secili ka takuar dikë që është për të njëjtin program nga një shtet tjetër. Domethënë kemi krijuar një familje, një familje që e ka vendndodhjen e saj në gjithë botën, jo vetëm në një shtet”, thotë ai.

Por nuk janë vetëm nxënësit ata që përfitojnë nga një program i tillë.

“Kemi menduar që një ditë të udhëtojmë nëpër botë me fëmijët tanë, por tashmë kemi përfunduam disi me pesë fëmijë dhe të udhëtosh me të gjithë ata, do të na kushtonte shumë shtrenjtë. Ndaj të sillnim botën në shtëpi përmes programeve të këmbimit, ishte gjëja e dytë më e mirë që bëmë”, tha për Zërin e Amerikës Maria Filios, pronare e shtëpisë.

“Do të inkurajoja njerëzit që të udhëtojnë e të takojnë njerëz nga këtë vende. Jetoni atje nëse mundeni, sepse në të kundërtën është e vështirë ta kuptosh botën, nëse e sheh atë vetëm nga një këndvështrim. Takoni njerëz nga vende tjera dhe ftojini ata në shtëpi, vizitoni botën”, thotë zoti Filios.

Të zotët e shtëpisë thonë se nuk ka nevojë të jesh i pasur që t’i hapësh dyert për të tjerët. Mjafton të ndash atë që ke.

Pas një viti bashkë, ndarja bëhet e vështirë.

Tani kemi lidhje në mbarë botën. Kur të dalim në pension mbase do të vizitojmë disa prej tyre. Kjo do të ishte e mrekullueshme!”, thotë zoti Filios.

Por malli për njëri-tjetrin nuk është problemi i vetëm.

“Kthimi në shtëpi mund të jetë i vështirë për ta, sepse kanë qenë këtu për një vit dhe kanë pasur jetë krejtësisht ndryshe në një mjedis tjetër. Janë rritur aq shumë ndërsa në vëndlindje, në shumicën e rasteve, mjedisi atje nuk ndryshon. Pikëpamjet e tyre janë zgjeruar aq shumë saqë kur shkojnë në shtëpi, shokët u duken të vegjël. Është e vështirë. Prandaj përqëndrohemi që t’i përgatisim për atë moment”, thotë zonja Filios.

“Çdo student këtu, sapo shkon në shkollë të mesme, mendon se çfarë do të bëj në të ardhmen, mednon të gjejë një punë. Ndërsa unë nuk i kam pasur këto mendime kur u futa në shkollë. Tani kam ndryshuar dhe po mendoj për karrierën. Ndërsa për Shqipërinë, të them të drejtën më vjen keq sepse në gjimnazet atje nuk ka edukim serioz për karrierën, për të ardhmen. Thjesht përfundojnë gjimnazin dhe pastaj përballen me detin ose oqeanin përballë tyre”, tha Klodiani.

Jeta në Amerikë u nxit këtyre nxënësve vullnetin që të kontribuojnë për vendin e tyre.

Besoj se do të kem një të ardhme të mirë edhe në qoftëse kthehem në Shqipëri. Nëse bëj një universitet dhe vazhdoj me këtë ritëm që kam me mësimet, besoj që mund të arrij diçka të mirë edhe atje. Kuptohet që dëshira është që të vazhdoj shkollën në një vend më të zhvilluar, por gjithmonë kam dashur që frutet e përpjekjeve të mua t’i jap në Shqipëri”, përfundon rrëfimin rreth përvojës amerikane, nxënësi Klodian Gjonpalaj.

Programi nga i cili përfitoi Klodiani siguron bursa të plota për nxënës të shkollave të mesme nga vende me shumicë myslimane. Prej vitit 2003 e deri tani janë rreth 12 mijë nxënës nga mbarë bota që kanë përfituar nga ky program.

MEMORANDUM PËR ANULIMIN E MARRËVESHJES TREPALËSHE-SERBI-SHQIPËRI-MAQEDONI VERIORE VERSUS KOSOVËS SË PAVARUR DHE SOVRANE

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë në Nju-Jork, më 27 dhjetor 2019, miratoi këtë :

  MEMORANDUM PËR ANULIMIN E MARRËVESHJES TREPALËSHE-SERBI-SHQIPËRI-MAQEDONI VERIORE VERSUS KOSOVËS  SË PAVARUR DHE SOVRANE

Edhe ne sikur gjithë klasa intelektuale dhe populli liridashës e patriot shqiptar i Kosovës dhe anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, e denoncojmë ashpër dhe e hedhim poshtë prerazi “Minishengenin” e turpshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të përfunduar me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kundër interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Prandaj, për të mbyllur  me kapak të hekurt këtë tradhti ndaj Republikës së Kosovës, të bërë me qëllim dhe për interesa egocentrike vetjake dhe të interesave koloniale të Serbisë nga kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njëzërit kërkojmë që:

1) Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ta hedhin poshtë-anulojnë ligjërisht dhe sipas Kushtetutës në fuqi (Premabula dhe Neni 8, Pika 1) Marrëveshjen e “minishengenit ballkanik” të kryeministrit Edi Rama, të lidhur me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore në Novi-Sad (Deklarata e datës 10 tetor 2019); në Ohrid (Deklarata e dates 10 nëntor 2019) dhe në Tiranë (Traktati final, 20-21 2019), të nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i M.Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sepse kjo Marrëveshje e turpshme ka grindur Prishtinën zyrtare (Qeverinë, Presidencën dhe liderët e tjerë politikë të lartë) dhe Tiranën, ku u mbajtën edhe prostesta popullore kundër mbajtjes së “samitit” të kësaj trojke në Tiranë, si dhe kanë ftohur marrëdhëniet politike në relacionin Prishtinë-Tiranë.

2)  Kryeministri i qeverisë së Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, urgjentisht nevojitet të shpallin PERSONA NONGRATA, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama , spese me vetëdije të plotë, me prepotencë dhe me arrogancë, duke u shtirur si  “lider numër 1” i Ballkanit sheshit po përzihet në punë të brendshme të Kosovës, që së bashku me Serbinë, të marrë në dorë fatin e saj, ashtu si po kërkon miku i tij serb, presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili me “bishtat” e tjerë në Beograd  nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

3)   Nëse Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë nuk e anulojnë Marrëveshjen e “minishengenit” Rama-Vuçiq-Zaev, që dëmton interesat e përbashkëta vitale  të Kosovës dhe të Shqipërisë, atëherë, nuk mbetet tjetër alternativë veç NDËRPRERJES  SË PËRKOHSHME të marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh DERISA Shqipëria ta anulojë de fakto dhe de jure “Minishengenin” e Edi Ramës, sepse kjo  rrezikon izolimin e Kosovës si në palin e brendshëm rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këtë fakt e justifikon edhe një numër  i shteteve  të anëtare të OKB-së, të cilat  e kanë njohur Kosovën, do t’i tërhiqnin njohjet paraprake të tyre, ashtu siç vepruan deri tani  16 sosh. Kjo është “dashuria” dhe “miqësia idilike” e Vuçiqit ndaj kryeministrit Rama, që ta ndihmojë në “bombardimin” e shtetësisë së Republikës së Kosovës, jo kurrfarë liberalizimi i “licna kartave” dhe i “radna dozvolave” të punëtorëve dhe të skamnorëve të shkretë shqiptarë, që prapë si punëtorë krahu të mësynin  Beogradin për të kryer punë të vështira krahu si hamajë; për të sharritur dru dhe për të shkarkuar-ngarkuar qymyr në stacionin e trenit, si dhe të bartin nëpër shtëpitë dhe banesat e beogradasve, ashtu sikur këtu e 100 vjet më parë, të përbuzur dhe të poshtëruar,  pa bukë, zdeshur e zbathur, dhe, duke fjetur nëpër parqe, nënviadukte dhe nëpër zgiqe  të errëta  dhe qymeze të braktisura nga njerëzit. Kjo është  esenca e “minishengenit” të tandemit Vuçiq-Rama, që t’i “rehatojnë” lypësarët e papunë shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, në këto vende, ku as vetë serbët nuk gjejnë punë, nuk kanë bukë e as strehë, por përditë ikin nëpër vende të huaja në Evropë, në Amerikë e në Australi etj., ashtu sikurse shqiptarët e shkretë me strajca në krah, qe 30 vjet (1990-2019), me miliona sish, bredhin poshtë e lartë për të gjetur ndonjë krodhe buke dhe ndonjë qati mbi kokë.

4) Të shqetësuar  dhe të indinjuar nga lidhja e paktit  Aleksandar Vuçiq-Edi Rama dhe Zoran Zaev për njëfarë “minishengeni ballkanik”:Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore, i cili është arritur dhe nënshkruar pa pjesëmarrjen e Kosovës, me qëllim që kjo të anashkalohet si shtet dhe si faktor  i rëndësishëm politik në Ballkan, duke qenë se Beogradi zyrtar nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por vetëm si “provincë serbe”(Këtë e thotë Kushtetuta në fuqi e Serbisë e viktit 2006). Këtë e thotë edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

 

5)  Kështu, presidenti Aleksandar Vuçiq  vazhdimisht po i trumbeton gjithë botës, duke ia biruar tëmthat kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  gjoja se “Kosovo is part of Serbia and always will be!’ ( 10 nëntor 2014)!

 

6) Këtë sintagmë me përmbajtje kolonialiste, hegjemoniste, aneksioniste dhe gjenocidale për “spastrimin” e shqiptarëve nga Kosova dhe të rikolonizimit të saj, miku i ngushtë serb Aleksandar Vuçiq për çdo takim ia përsërit kryeministrit Edi Rama, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, dhe se Serbia nuk ka kryer kurrfarë gjenocidi në Kosovë (1989-1999). Mirëpo, ky qëndrim dhe kurs i politikës zrytare promilosheviqiane i Serbisë së  Vuçiqit, të Daçiqit dhe të Bërnabiqit, të ASHAS-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, sa ia vlen, kur kjo politikë antishqiptare e Serbisë së A. Vuçiqit nuk e pengon  fare Edi Ramën për të lidhur “Mini Shengenë” me Serbinë e presientit Aleksandar Vuçiq, gjoja për arritjen e ndonjë prosperiteti ekonomik dhe tragtar, kur Kosova  nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh politike e as diplomatike me Serbinë ngaqë kjo nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, por institucionet e saj i quan “institucione të përkohshme” !

7) – Çfarë do të thotë kjo për “politikën” dhe për “diplomacinë” e proserbe të Edi Ramës? – “Pajtimin ekonomiko-tregtar-kulturor e politik” të shqiptarëve të Kosovës me serbët pushtues dhe me Serbinë kolonialiste”, para se Serbia ta njohë Republikën e Kosovës? – Kjo do të ishte tradhti mbi tradhti ndaj luftës çlirimitare kombëtare të UÇK-së dhe të popullit të viktimizuar të Republikës së Kosovës, që me gjakun e tyre të derdhur si lumë kundër pushtuesit barbar dhe agresor, e kanë paguar shtrenjtë, duke humbur mbi 13000 shqiptarë të të gjitha moshave, të vrarë dhe të masakruar nga harangat barbare çetniko-fshiste serbe (1989-1999).

 

ARSYETIM

 

(A)        Të anulohet “Minishengeni” nga Shqipëria dhe të revokohet  Edi Rama nga posti i kryeministrit për  shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës për interesa të politikës dhe të diplomacies kolonialiste të Serbisë së Madhe .

(B)        Të gjithë këta “narrativa” të paktit “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev, që pengojnë shtetndërtimin e Kosovës në kuptimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, pa DYSHIM SE mund të sjellin jo vetëm ftohjen, por edhe prerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo, që të mos ndodhë ky nonsens për  shkak të gabimeve dhe të tradhtisë së kryeministrit Edi Rama, URGJENTISHT DUHET REAGUAR QEVERIA, KUVENDI DHE PRESIDETNI I SHQIPERISE, NE MENYRË  QË TË ANALUOJNË “MINISHENGENIN” E TURPSHËM PROSERB TE EDI RAMES, DHE TË PËRQËNDROHEN VETËM NË STRATEGJINË E OBJEKTIVAVE PRIORITARE NACIONALE DHE SHTETËRORE PËR T’U INTEGRUAR NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE). Ky DUHET TË JETË IMPERATIVI I POLITIKËS SË JASHTME DHE I DIPLOMACISË SË SHQIPËRISË, jo kurrfarë “Minishengeni ballkanik”PROJUGOSLLAV, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia  si superfuqi koloniale ballkanike, natyrisht, e ndihmuar edhe nga Rusia, si dhe nga ndonjë aleat tjetër tradicional sllav i saj (1878-2019).

 

(C)         Pra, QEVERIA, PARLAMENTI DHE PRESIDENTI I  SHQIPERISE, duhet të reagojnë urgjentisht  dhe të reflektojnë thell dhe me maturi, pa u hamendur ta denoncojnë paktin “Vuçiq-Rama-Zaev sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi (1998), si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës pozitive ndërkombëtare, të cilat rreptësisht e ndalojnë përzierjen në çështje të brendshme të shteteve të pavarura dhe sovrane. Në këtë kontekst, as Vuçiqi (Serbia) e as Rama (Shqipëria) nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është e njohur de fakto e as de jure nga OKB-ja.

      (Ç)   Një përzierje e tillë e kryeministrit Rama në çështje të brendshme të Kosovës në favorin e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë bie ndesh me interesat kompelementare nacionale dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ngaqë edhe “Minishengeni” i mbështjellur me “folie alumini ekonomiko-tregtar liberal” ka të njëjtin mision historik të shtypjes së mëtejme kolonialiste të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të Preshevës, të Bujanovit dhe të Medvegjës. Për këtë qëllim strategjik shumëshekullor të tiranisë koloniale mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, Serbia gjithmonë ka ditur dhe ka qenë e suksesshme , që t’i ndërtojë dhe t’i ruajë me fanatizëm lidhjet, kontaktet, interesat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore me Shqipërinë .

(D)  Kështu flet historia dhe praktika politike dhe diplomatike e Serbisë së Nikola Pashiqit (1912-1926); historia e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941); historia e RSFJ-së Tito-Rankoviq (1945-1980), si dhe historia më e re  e Serbisë gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e Tomsilav Nikoliqit, e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, e Vojsilav Sheshelit, e Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe (Me Memorandumin e saj çetniko-fashist famëkeq 1986) dhe Kisha Ortodokse Serbe, që bashkërisht, duke bashkëdyzuar trurin, pushkën, penën, lutjet dhe mjetet e tjera shfarosëse kundër kroatëve, bshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, kanë kryer  3 (tre) gjenocide kundë Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për çudi, kjo Serbia gjenocidale e Sllobodan Milosheviqit dhe e Aleksandar Vuçiqit dhe e Arkanit…etj., nuk pati prerë lidhjet dhe allishverishet diplomatike, ekonomikee as tregtare me Shqipërinë deri më 1998, kur Evroa dhe bashkësia ndërkombëtare e futën Serbinë nën embargën ndërkombëtare për shkak të luftërave gjenocidale të saj, edhe pse Kosova ndodhej në shtetrrethimin e hekurt, në flakën dhe në zjarrin gjenocidal të Serbisë. MJerisht dhe tragjikisht, ky rast provon recidivat miqësore të liderëve politikë shqiptarë  me ata serbë të Serbisë (1990-1999). Së fundi, rast konkret miqësia Vuçiq-Rama, të cilët i ka bashkuar  Kosova ngaqë frikësohen nga pavarësimi i saj i plotë në kuptim e së drejtës ndërkombëtare si subjekt i saj. Mirëpo,  kot e kanë, sepse as Vuçiqët e as Ramiqët, as Toptanët me “bishtat” e tyre proserbë, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit që Kosovën ta kthejnë prapa në “baltën e gjallë” koloniale dhe gjenocidale të Serbis֝ë së Madhe, pavarësisht sesa është dhe, sa do të jetë e fortë dhe jetëgjatë miqësia Vuçiq-Rama.

Sa më sipër,  apelojmë Tiranën dhe Prishtinë zyrtare, që sa më parë të jetë e mundur  të marrin masa ligjore dhe kushtetuese përkatëse  për ZGJIDHJEN  e këtij problemi të paparashikuar mes dy vendeve, si rrjedhim i lidhjes së marrëveshjes së “minishengenit ballkanik”  mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Ndryshe, nëse kjo Marrëveshje Trepalëshe nuk anulohet nga ana Shqipërisë, atëherë kjo, do të gjenerojë kriza dhe konflikte të paparashikuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që ky është objektivi strategjik dhe taktik i politikës dhe i diplomacisë së “MINISHENGENIT BALLKANIK” të Serbisë, që sa më parë t’i konfrontojë shqiptarët mes veti, duke krijuar  ndonjë incidient dhe konflikt të rëndë në brezin e kufirit  Kosovë-Shqipëri, me qëllim që ta detyrojë OKB-në,  t’i vendosë forcat e saj paqësore, sepse vetëm në këtë formë, Serbia do të mund t’ia arrinte që të “rikthente murin e Berlinit” në kufirin qindravjeçar serbojugosllav mes dy shteteve shqiptare.  –Kjo, do  të ishte humbja më e madhe  për interesin nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse de fakto dhe de jure, do të pezullohej BASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë. –Këtë, edhe përmes “Minishengenit” e do Serbia, këto e do Edi Rama, që ta izolojnë Kosovën si në aspektin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar si shtet të papërfunduar juridikisht sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke e zvarritur me vite e dakada mosnjohjen e Kosovës nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Nga një mision i këtillë antikombëtar  shqiptar Vuçiq-Rama, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese,  do të duhej ta revokonin nga  posti i kryeministrit, Edi Ramën, sepse ka shkelur ligjin, Kushtetutën dhe parimet dhe normat e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar që përmes “Minishengenit” serbojugosllav, të ndërhyjë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

( Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë së ASHASHA-së, Nju-Jork)

Presidenti,

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra

Harry Bajraktari: Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar

Biznesmeni i njohur shqiptar, Harry Bajraktari, e ka goditur rëndë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur tradhtar të kombit shqiptar. Sipas tij, Edi Rama duhet të ndihet i turpëruar për sjelljen e tij ndaj Kosovës dhe duket se nuk po mund ta kapërdijë refuzimin që Kosova ia bëri për t’iu bashkuar “Mini-Jugosllavisë”.

Bajraktari thotë se samiti i ri rajonal mes Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë në Durrës e shënoi edhe një pikë të ulët në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës dhe se përgjegjësia për këtë bie plotësisht mbi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Biznesmeni shqiptar gjithashtu thotë se Rama duhet të turpërohet për sjelljen e tij ndaj Kosovës.

“Duket se ai nuk mundet ta kapërdijë refuzimin e Kosovës për t’iu bashkuar mini-Jugosllavisë së re, të cilën e kanë dizajnuar së bashku ai dhe diktatori i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata e kanë tërhequr në këtë projekt edhe Zoran Zaev-in e Maqedonisë Veriore, por të gjithë të tjerët në rajon po shfaqin mungesë besimi ndaj tij”, thotë Bajraktari.

Ai e ka bërë një krahasim mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb. Sipas tij, ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. “Rama së voni po i ngjan shumë Vuçiqit. Njësoj si miku i tij në Beograd, ai e ka vendosur në qoshe opozitën dhe është përballur për më shumë se një vit me protesta në rrugë”, tha biznesmeni i njohur shqiptar.

Sipas Bajraktarit, Shqipëria është shndërruar në një vend me sistem njëpartiak, si në kohën e komunizmit. “Kuvendi është lodra e tij personale. Zgjedhjet e reja nevojiten për zgjidhjen e kësaj krize, por atij po i pëlqen shumë gjendja në të cilën Shqipëria praktikisht është kthyer në sistemin njëpartiak, njësoj si në kohët e errëta të komunizmit”, tha ai.

Bajraktari e arsyeton përgjigjen negative të Kosovës ndaj nismës rajonale për shkak të qëndrimit jokonstruktiv të Serbisë. Ai tha: “Nga Kosova po kërkohet që të bëhet pjesë e një unioni dhe që t’i hapë kufijtë me një shtet që nuk e njeh ekzistencën e saj, me një shtet që është duke punuar intensivisht për ta shkatërruar republikën e re dhe që ka kryer krime të mëdha lufte kundër civilëve të saj, për të cilat as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka pranuar të paguaj dëmshpërblime.”

Sipas Bajraktarit, Kosova do të detyrohej ta largonte taksën ndaj mallrave serbe, nëse do të bëhej pjesë e mini-schengenit.

“Ky mini-schengen mes Ramës dhe Vuçiqit do të kërkonte nga Kosova që ta anulojë taksën ndaj Serbisë pa e detyruar Serbinë që të tërhiqen nga fushata dhe politika e saj armiqësore diplomatike kundër Kosovës. Mënyra e vetme që Kosova të ulet në këtë tavolinë është si anëtare e plotë, e njohur nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë”, tha Bajraktari.

Sipas tij, gjëja më e dhimbshme në qëndrimin e Edi Ramës është injorimi i hapur dhe publik që ai ua bëri krimeve kundër njerëzimit, të cilat Serbia i ka kryer në Kosovë./Gazeta Express

Në pritje të Krishtlindjes, në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston (video)

Keida Kostreci

Këtë muaj u bënë 111 vjet që kur Fan Noli themeloi katedralen historike të Shën Gjergjit në Boston. Sot kjo katedrale shërben si qendër ku komuniteti i ortodoksëve shqiptaro-amerikanë të zonës së Bostonit mblidhet së bashku por edhe si një urë mes themeluesve të saj dhe valës më të re të emigracionit. Në prag të Krishtlindjeve, kolegia Keida Kostreci vizitoi Shën Gjergjin dhe bibliotekën e Fan Nolit.

Është një e dielë dhjetori dhe ngjyrat e zbukurimeve të Krishtlindjes kombinohen me ato të flamujve shqiptarë dhe objekteve që mbartin nga një copë historie.

Që nga mesha e drejtuar nga At Artur Liolini e deri tek himnet kishtare, atmosfera është solemne dhe festive. Pas meshës, At Arturi, pastor i Kishës së Shën Gjergjit, reflekon mbi Krishtlindjen.

“Jemi në prag të Krishtlindjes kur kremtojmë ardhjen e zotit si njeri”, thotë ai.

Vetëm disa javë pas tërmetit, At Liolini që është edhe Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare Ortodokse në Amerikë shpreh keqardhjen për viktimat.

“Por nuk është tragjedia e parë që kanë përjetuar shqiptarët. Kanë një jetë që njeriu, shqiptari, iliri ka mbijetuar. Në fakt për ne që kemi lindur jashtë Shqipërisë, ose edhe jo shqiptarë kanë një admirim të veçantë për shqiptarët që kanë jetuar shumë tragjedi, jo hyrjen e të huajve, jo ndryshimi politik, mund të flasim për Krishtlindjen, por ishte një gjysmë shekulli që nuk faleshin dot, ishte krim shteti në kohë ateizmi.”

At Liolini thotë se shqiptarët sikur kanë në shpirtin e tyre një gen për të mbijetuar.

“Shqiptarët e Amerikës dhe amerikanët e kanë në zemrën e tyre një impuls që të ndihmojnë çdo njeri. Në fakt amerikanët nuk kanë përjetuar luftra brenda territorit të Amerikës, përveç luftës civile, i kanë pasur luftrat jashtë. Prandaj amerikanët kanë një admirim për shqiptarët që kanë luftuar dhe natyra dhe zoti i kanë shpëtuar nga rreziqe të ndryshme”.

12 kishat e kryedioqezës ortodokse shqiptare ishin në procesin e mbledhjes së fondeve për të ndihmuar pas pasojave të tërmetit. Michael Gregory, zyrtari më i lartë jokishtar i Katedrales, thotë se afro gjysma e besimtarëve të kishës, i takon valës së re të imigrantëve nga Shqpëria, të ardhur 20-25 vitet e fundit.

“Pa ata, kisha nuk do të ishte e plotë dhe aq dinamike sa ç’është, prandaj është shumë e rëndësishme të mbahen ato lidhje me Shqipërinë. Njëri aspekt është ai kulturor, por aspekti tjetër është që këta njerëz që kanë ardhur këtu këto 25 vitet e fundit, bëhen pjesë e familjes, kështuqë është shumë e rëndësishme për ne që t’i ruajmë këto lidhje”.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të Katedrales, është ajo e Bijave të Shën Gjergjit, një grup që u krijua në vitin 1935 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në pasurimin e jetës së kishës.

Edlira Athanas Joseph, presidente e shoqatës që prej një viti, thotë se brezi më i ri si i saji, mbështeten tek themelet që kanë hedhur paraardhëset e tyre.

Dua që ashtu siç jemi të grumbullohemi edhe më shumë, ta bëjmë edhe më të madhe (shoqatën) dhe gjithmonë siç thashë për çështje që i përkasin grave. Ky është objektivi ynë. Si ta fuqizojmë këtë organizatë me sa më shumë gra dhe si t’i ndihmojmë sa më shumë çështjet e grave”

Ronald Nasson, drejton Shoqatën e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë të Luftës së Dytë Botërore, krijuar në vitin 1946.

“Jemi me fat që kemi një prift si At Arturi. Ai e ka ruajtur trashëgiminë e Fan Nolit dhe e ka mbajtur kishën gjallë. Tani kemi një valë të re shqiptarësh që kanë ardhur në Amerikë. Na kanë frymëzuar dhe na kanë forcuar”, thotë ai.

Në këtë prag Krishtlindjeje …

“Do të thotë të japësh, do të thotë të jemi të ndershëm me njerëzit që jeton dhe që punon”, thotë zoti Nasson.

Dhjaku Spiridon përfaqëson një brez të ri të klerit të Kishës dhe thotë se është i nderuar të çojë përpara traditën.

“Sidomos për mua që kam lindur në Amerikë, të jem si një urë mes brezit të ri dhe brezit më të vjetër. Prandaj është një kënaqësi, gëzim dhe bekim që i shërbej komunitetit në këtë mënyrë”, thotë Dhjaku Spiridon.

“Bëjmë të pamundurën për çdo bashkëatdhetar që të ndjehet shumë mirë në këtë kishë dhe ndihmojmë”, thotë bashkëshortja e tij, Boralba Green.

Një brez edhe më i ri, janë fëmijët e besimtarëve të cilët po bëjnë prova për shfaqjen e Krishtlindjes.

Duke folur për historinë, dhe përpjekjet e shqiptarëve, At Arturi reflektoi edhe për Zëri i Amerikës që ai thotë se shpëtoi Shqipërinë në kohë të rrezikshme.

“Ishte monizmi. Njerëzit më thonë vetë, disa njerëz pleq dhe të rinj, rrinin me radio të fshehura, të dëgjonin Zërin e Amerikës nga Uashingtoni, në gjuhën shqipe. Ishte si një shërim për ta në një kohë dhe bashkë me të, shpresën e shpëtimit që në fakt doli”.

Historia e Katedrales është e lidhur në mënyrë të pazgjithshme me trashëgiminë e Fan Nolit dhe rrjedhimisht me Bibliotekën e tij, konsideruar nga Universiteti i Harvardit si një nga qendrat më të pasura albanologjike në perëndim, që qëndron pranë Kishës.

Arkivistja e saj, Neka Doko, thotë se ajo lidhet me historinë e shqiptarëve.

“Pra lidhja midis brezave, lidhja me të kaluarën, lidhja me shqiptarët vjetër, lidhja tani dhe transmetimi i vlerave nga shqiptarët e vjetër dhe nga botërorë të huaj për Shqipërinë”, thotë Neka Doko.

Ajo thotë se është në përfundim e sipër website-i i ri të bibliotekës, dhe përmes saj do të bëhet lidhja e duhur midis bibliotekës noliane, institucioneve në Shqipëri, bibliotekave, universiteteve dhe në diasporë.

Dhe nuk mund të ketë Krishtlindje pa një urim:

“Urojmë gjithë shqiptarët dhe çdo banori në Shqipëri të gëzojnë këtë kohë: Krishtlindje të gëzuar me shëndet, lumturi, shpresë në të ardhmen dhe plotësimin e të gjitha dëshirave me të vyera, më të denjave në zemrat e tyre”, thotë At Arturi.

Bajram Nezaj u përcoll sot për në banesën e fundit

U nda nga jeta më 17 dhjetor në New York të SHBA ing. Bajram Nezaj, njeri nga personalitetet më të shquara dhe të spikatura të jetës politike e shtetërore të Tropojës në shekullin që lamë pas. Bajram Nezaj do të mbetet thellë në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin si një burrë i urtë e i mençur, tolerant e dashamirës, punëtor e i përkushtuar, intelektual dhe i kulturuar. Ai punoi dhe bëri aktivitet në një kohë të vështirë por la gjurmë mirësie për komunitetet ku punoi e jetoi nga Kukësi, Tropoja e Gramshi deri në Vlorë.

Si një bir fisnik i derës së shquar patriotike të Ali Iber Nezës, Bajram Nezaj e çoi me dinjitet përpara autoritetin e fisit, të familjes dhe mbarë Tropojës. Në këtë ditë të rëndë për familjen Neza, personalisht e në emër të Bashkisë Tropojë i dërgoj djalit, Agronit, bashkëshortes së nderuar të Bajram Nezës, Zojë, mbesave Skivjana, Artenisa, Dona e Erga, të gjithë farefisit, miqve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta. Burra si Bajram Neza e kanë përjetësisht vendin në parajsë dhe në kujtesë!

BAJRAM NEZAJ U PËRCOLL SOT NGA FAMILJA DHE KOMUNITETI PËR NË VARREZA

Bajram Neza u përcoll sot, më 20 Dhjetor 2019 në varrezat që ndodhen në Kensico, Valhalla, Nju Jork.

Të enjten me 19 Dhjetor komuniteti shqiptar bëri homazhe dhe i shprehu ngushëllimet Familjes Nezaj në Shtëpinë Mortore Farenga Brothers në Allerton, Bronx, NY,që nga ora 2 PM deri në orën 9 të mbrëmjes.

Me qindra bashkatdhetarë nderuan këtë burrë të urtë, i cili shkoi në jetën tjetër i përcjellë me respekt.

Bajram Nezaj ishte bir i një familje të njohur patriotike nga Malësia e Gjakovës me kontribut në historinë tonë kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit.

Voal.ch i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Nezaj. Bajram Neza do të prehet pranë të birit, gazetarit Agim Nezaj, i cili u nda nga kjo botë më 2016.