VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ilir Demalia sherr me Frrok Çupin: Tom Doshi dhe Fidel Ylli më kanë kërcënuar me pistoletë

By | June 6, 2018
blank

Komentet

blank

Një pllakë për t’i ndarë viktimat

Kosovë: memorial i ngritur për kujtim të viktimave të një sulmi të avionëve të NATO-s, gjatë bombardimeve të vitit 1999 mbi Jugosllavi, mbi një urë në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Shkëlqim Hysenaj

Në fshatin Lluzhan të Podujevës, është vendosur një memorial në përkujtim të viktimave që humbën jetën nga bombardimet e forcave ajrore të NATO-s, më 1 maj, 1999.

NATO kishte pranuar gabimin dhe kishte thënë se cak i sulmit ishte ura, që përdorej nga policia dhe ushtria serbe dhe se në kohën e lëshimit të raketës nga piloti, aty kaloi rastësisht autobusi i cili u godit. Në këtë sulm u vranë 31 shqiptarë dhe 13 serbë.

Në pllakën e mermerit, janë vendosur emrat e 31 viktimave shqiptare, të cilët ishin duke udhëtuar drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Por aty mungojnë emrat e qytetarëve serbë që u vranë, derisa ishin duke udhëtuar në autobusin e njëjtë.

blank

Kosovë: memoriali vetëm me emrat e 31 shqiptarëve të vrarë nga një sulm i avionëve të NATOS-, më 1999 në Lluzhan të Podujevës.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, për ta pyetur se pse nuk janë shënuar emrat e të gjitha viktimave.

Por Bulliqi është nervozuar me pyetjet, duke thënë se nuk dëshiron të komentojë asgjë rreth kësaj teme.

“Ajo është iniciativë e familjarëve. Të lutem, dëgjom çfarë po flas. Është iniciativë e familjarëve dhe çdo gjë që keni të bëni me këtë situatë, pyetni familjarët. S’kam ndonjë lloj komenti, ju lutem”, tha Bulliqi.

Ditën e përurimit të pllakës, Bulliqi postoi në rrjete sociale një status, në të cilin tha se “kemi shpalosur pllakën përkujtimore, me të gjithë emrat e viktimave që kanë pësuar nga kjo tragjedi”.

Megjithëse kryetari Bulliqi mohoi se komuna ka pasur ndonjë përgjegjësi në ndërtimin e këtij memoriali, në postimin e bërë me datë 1 maj në facebook, ai shkruan se “ndërtimi i këtij memoriali është financuar nga Komuna e Podujevës”.

Ndonëse mungojnë emrat e qytetarëve serbë që u vranë në këtë incident, në pllakë është shënuar numri 32 dhe disa pika…., e që nënkupton se ka pasur edhe viktima të tjera.

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi gjatë ceremonisë së përurimit të pllakës.

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi gjatë ceremonisë së përurimit të pllakës.

Blakaj: Viktimat kishin fatin e njëjtë

Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë, ka kritikuar Komunën e Podujevës për mospërfshirjen e emrave të qytetareve serbë.

Bekim Blakaj që drejton këtë organizatë, thotë se viktimat nuk duhet ndarë në baza etnike, pasi sipas tij, të gjithë ata persona që u vranë gabimisht nga bombardimi i avionëve të NATO-s, më 1 maj 1999, kishin fatin e keq të njëjtë.

“Pra ndarja në linja etnike e viktimave të luftës, për më keq të viktimave të cilat e kanë humbur jetën në një ngjarje të njëjtë, pra e kanë pasur fatin e keq të njëjtë, të ndahen pas 22 vjetësh, është përnjëmend e dhimbshme dhe përveç kësaj, krijon pakënaqësi dhe e rrënon dinjitetin e familjarëve të viktimave”, tha Blakaj.

Blakaj thotë se mohimi i viktimave dëmton procesin e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Kjo nuk e lehtëson fare procesin e ballafaqimit me të kaluarën, në mënyrë të duhur dhe përafrimin e komuniteteve të viktimave dhe nuk na lë shpresë për një pajtim në mes të komuniteteve”, tha Blakaj.

Në Fondin për të Drejtën Humanitare, kritikojnë edhe faktin pse në pllakë nuk është shkruar asnjë rresht që tregon historinë e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ura në të cilën ndodhi bombardimi i autobusit me udhëtarë në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Ura në të cilën ndodhi bombardimi i autobusit me udhëtarë në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Por çfarë ndodhi me 1 maj 1999?

Asokohe Kosova ishte në luftë dhe aleanca e NATO-s kishte intensifikuar sulmet ajrore ndaj forcave policore e ushtarake serbe.

Një autobus i kompanisë “Nish Ekspres”, ishte i mbushur me udhëtarë dhe po shkonte në drejtim të Prishtinës.

Rreth orës 13:00, gabimisht një aeroplan i NATO-s, goditi autobusin duke lënë të vrarë 44 persona.

Në mesin e viktimave ishin 31 civilë shqiptarë, 13 serbë prej të cilëve 7 ishin civilë.

Në luftën e fundit në Kosovë sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Shumica prej të vrarëve janë civilë shqiptarë.

Kosovë: kurora lulesh të vendosura mbi urë në Lluzhan të Podujevës, në kujtim të viktimave që vdiqën në autobus nga një sulm i avionëve të NATO-s më 1999.

Kosovë: kurora lulesh të vendosura mbi urë në Lluzhan të Podujevës, në kujtim të viktimave që vdiqën në autobus nga një sulm i avionëve të NATO-s më 1999.

Çka tha NATO për sulmin?

Pak kohë pas incidentit, NATO kishte sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Asokohe zëdhënësi i NATO-s, Konrad Freytag, kishte pranuar bombardimin e një autobusi civil duke thënë se cak i sulmit ishte ura në fshatin Lluzhan. Kjo urë sipas Freytag ishte rrugë kyçe që përdorej nga forcat policore e ushtarake serbe, për të kryer sulme në vise të tjera të Kosovës.

“Fatkeqësisht, pasi është lëshuar raketa, një autobus kaloi mbi urë, por nuk u pa nga piloti, vëmendja e të cilit ishte përqendruar në cakun që ai kishte për synim ta sulmonte “, kishte deklaruar Freytag më 1 maj 1999.

Pas goditjes, gjysma e autobusit të shkatërruar kishte rënë poshtë urës.

blank

Vret ariun Arthur, më i madhi në Rumani dhe Evropë, Princi Emanuel von und zu Lihtenshtajni në qendër të kritikave

VOAL – Princi Emanuel von und zu Lihtenshtajni është në qendër të kritikave për vrasjen e një ariu në një zonë të mbrojtur të Rumanisë: emri i tij ishte Arthur, ai ishte 17 vjeç, dhe ai ishte shembulli më imponues në vend dhe, sipas disa OJQ-ve , të të gjithë Evropës. Marsin e kaluar ai u vra në Malet Karpate gjatë një udhëtimi për gjueti dhe pas disa javësh doli se 42 vjeçari, pasardhës i shtëpisë sunduese të Principatës, kishte tërhequr këmbëzën (stërgjyshi i tij ishte vëllai i gjyshit të princit në fuqi Hans Adam II).

Autoritetet lokale nuk e konfirmojnë. Por sipas raporteve nga Ministria Rumune e Mjedisit, Emmanuel von und zu Lihtenshtajni i cili jeton në Riegersburg në Styria, erdhi nga Austria për të shkuar në gjueti, pasi përfitoi nga një përjashtim nga ndalimi i gjuetisë së ariut, dhënë kur një kafshë konsiderohet e rrezikshme. Sidoqoftë, përjashtimi kishte të bënte me një ekzemplar femër problematik dhe jo me mashkullin e madh që jetonte në një pyll dhe kurrë nuk u konsiderua si rrezik nga popullata lokale.

Shoqatat lokale të mjedisit janë ngritur. Ato dyshojnë se princi ka ardhur në Rumani posaçërisht për të ndihmuar disa fshatarë të heqin qafe një grabitqar. Përkundrazi ato thonë se janë të sigurt se, si shumë gjuetarë të tjerë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të marrë pjesë në gjueti, ai kishte dëshirën e vetme për të pasur një trofe të ri. ATS-eb

 

blank

Një foto me plejadën e Artistëve që bëri Art dhe solli vlera

Një foto Arkivi që e ka sjellë Maestro Rafet Rudi, kompozitori dhe dirigjenti nga Kosova  me plejadën e Artistëve që bëri Art dhe solli vlera të përherëshme për kombin.

Maestro Rudi në rrjeton social kujton:

Pas 10 vjetësh ndërprjeje absolute të komunikimt në mes kompozitorëve nga Tirana dhe Prishtina (1981-1991), për shkaqe të njohura politike, ishim ne (Fahri Beqiri, Bahkim Shehu dhe unë) të parët që erdhën më Tiranë me ftesë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dhe me angazhimin e jashtëzakonshëm të mikut tonë (autoritetit të pakontestueshëm të asaj periudhe), kompozitorit Feim Ibrahimi.

Pas dhjetë ditësh qëndrimit dhe çmalljes, në Tiranën, edhe më të trazuar se Kosova(!), në ditën e kthimit për Kosovë, para Hotelit Tirana, dolën të na përcellin miqtë tanë Feim dhe Vera Ibrahimi, Tish Daija, Panajot Kanaqi, Avni Mula, Rifat Teqja, Gaqo Çako, Ethem Ruka, Fahri Beqiri, Bashkim Shehu (në këmbë), Pandi Bello dhe Rafet Rudi (të ulur) e disa të tjerë, emrat e të cilëve në këtë moment nuk më kujtohen… Atë ditë me aq diellë dhe me aq shpresë, ne ktheheshim ‘në flakën dhe ferrin’ e Kosovës por, fatkeqësisht, gjendja nuk ishte shumë më e mirë edhe në Tiranën, që ne e lamë pas…

 

blank

blank

Skandali- Ushtarakët shqiptarë veshën me jelekë trafikantët që do të transportin me gomone klandestinët

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë paisur me jelekë shpëtimi trafikantët që tentuan të transportojnë në rrugë detare nga Shqipëria drejt italisë, 55 klandestinë Sirianë, Iranianë dhe Egjiptianë.

Skandali ka ndodhur në repartin e Rojes Bregdetare të Flotës Detare në Vlorë më 8 janar 2021. “Ora News”, zbardh këtë skandal, që mëngjesin e së enjtes çoi në arrestimin e 5 anëtarëve të ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.

Dy trafikantëve nga Vlora, Emiljano Likaj, tashmë i arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim, u janë dhënë jelekë shpëtimi nga ekuipazhi i anijes ushtarake, madje para se të largoheshin, ata kanë qëndruar në kabinën e drejtimit të anijes, dhe kanë biseduar në telefon me familjarët e tyre.

Bisedat telefonike janë kryer rreth orës 23:48 të datës 8 janar 2021, duke përdorur telefonin celular të anijes Ushtarake. Policia dhe prokuroria e Vlorës, pas pesë muaj hetime kanë çuar për ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pesë efektivët e Flotës Detare që shërbenin në anijen ushtarake P-116.”Bora”.

Në dëshmitë e emigrantëve thuhet se bashkë me ta në bordin e anijes së shpëtimit, kanë hipur dhe dy shtetas shqiptarë që drejtonin gomonen. Ata janë futur në kabinën e drejtimit të anijes nga ana e personelit ushtarak.

Pasi janë afruar rreth 100 metra pranë bregut apo rreth pesë minuta përpara se të ankoroheshin në kalatë, dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen e mbytur,i janë dhënë jelekë shpëtimi me ngjyrë portokalli dhe janë lënë të lirë, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.”

Në këtë mënyrë, kur anija e Flotë Detare është ankoruar në kalatë, aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët dhe jo dy trafikantët që ishin hedhur nga anija duke u larguar me not.

Për të arritur në brigjet e Italisë klandestinët që rrezikuan të mbyteshin në det, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë./ Ora News#

blank

blank

Me mua a me Kosovën? – Nga ÇUN LAJÇI

 

Kur je me hallet e smundjës, edhe hallet e atdheut stërmadhohen e bahen dregza, që shpërthejnë, aty ku t’dhembë ma s’shumti!
Ofshajë tue lexua akuza nga palët kundërshtuese, (që mbetën si kukuvajkat e humbuna n’foletë e hueja)!
Gruja, që m’rrin të koka, e rrudhë ballin e s’flet, por sytë sikur i thonë: Rri bre burr mos shkruej ma, se edhe mjekët mund t’jenë t’njenës apo palës tjetër, e ta marrin inat, e ti ke nevojë për nji këshillë, nji ilaç, e gjithçka me pare e shumëçka shtrejt!
Po moj i them po, por edhe për Donikën dikush derdhi gjak n’Helbron, e s’durohen fjalët e pagueme e të turpshme ma!?
E ajo asht e Isufit! E ajo nuk ndalët s’kërkuemi drejtësi për viktimat e krimeve të luftës e atyne të cilat u banë për motive politike, sepse nuk do të këtë qetësi derisa ato të zbardhën.
S’i t’mos ofshajë, moj e mirë i them, kur çakejt kanë mbetë edhe pa eshtna, e tani i turrën nji ministreshe që din ma shumë se nji parti… dy e tri!?
Lexo çka shkruen Dr. Maxharraj (që s’e njoh)?
Ky s’asht i çmendun as i smutë si unë!? Ky s’e ka me inat si unë, vetëm pse Isuf Gërvallën e kisha kolegë n’teatër viteve 70-ta!
Unë mund t’jem subjektiv, por ky s’besoj t’jetë?
Lexo e mos fol i them, dhe ia jepi telefonin.
Jo, prit! Ma lexo me za se dua ta ndëgjojnë edhe muret e infektueme!
E zani rrjedhe ngadalë:
“Pse kryesia e PDK-së nuk merret me u/d së kryetarit të vetë Enver Hoxhaj, i cili fillimisht ishte kundër UÇK-së dhe luftës së sajë të drejtë çlirimtare nga dhuna shtetërore e regjimit të Slobodan Milosheviqit?
Ai nga Zvicra, derisa djemtë dhe vashat tona po vdisnin në luftën heroike kundër shkaut, ai thoshte se nëse ”UÇK e fiton luftën ai do të kërkonte azil politik në Serbi””,
potencon tutje Maxharrraj.
– Dhe heshtin muret e hesht fjala, por unë ofshajë!
Sa gjarpnin e paske pasë rritë moj Kosovë them, dhe nga idhnimi me mbërthen kolli!
Motër moj i them infermierës, a ka ilaç që e zhdukë inatin, smirën e zilinë mes shqiptarve?
Nëse ka, ma bjer se edhe covidin ndoshta e mbyti!
Ajo qeshet e gruja prap e rrudhë ballin!
P.S.
Harrova.
Sot m’kontrolloi prap Dr. Vllaznimi. Mirë bahet m’tha mirë!
Me mua a me Kosovën?
Me ty me ty dhe iku të pacientët tjerë!

Pulmologji, 06.05.2021

blank

Kompanitë kosovare ia mësyjnë SHBA-së, rriten eksportet

Pije energjike Golden Eagle, të prodhuara nga kompania kosovare “Frutex”, eksportohen në tri shtete të SHBA-së

 

Nadie Ahmeti

Kompanitë e Kosovës kanë arritur të eksportojnë mallra në Shtetet e Bashkuara në vlerë 30 milionë euro në katër muajt e këtij viti, për dallim me vetëm 2 milionë sa ishte në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Kurse në vitin 2019, e gjithë vlera e eksporteve nga Kosova në SHBA ishte vetëm 3 milionë euro.

Kësaj rritje të eksportit i ka kontribuar statusi preferencial tregtar, që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që i lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimintë të rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim.

Janë rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm, që Kosova mund t’i eksportojë në ekonominë më të madhe të botës, pa pasur nevojë të paguaj taksa.

“Frutex” ka dyfishuar eksportin në SHBA

Një ndër kompanitë nga Kosova që eksporton produktet në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kompania “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike.

Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se gjatë këtij viti ka dyfishuar sasinë e produkteve në tregun amerikan.

“Që nga viti 2019, kompania vazhdimisht është e pranishme në tregun e Amerikës. Aktualisht, jemi në New York, Kaliforni dhe në Çikago. Rritja gjatë këtij viti është dyfishuar, por nuk është e mjaftueshme. Shpresoj se për një periudhë të shpejtë, dy ose tre vjeçare, sasia do dhjetëfishohet, sepse e shohim si potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të shpejtë të plasimit të produkteve në atë treg”, thekson Palushi.

Zeka: Në SHBA po eksportohen produkte finale

Arsyeja e rritjes se eksportit të produkteve “ Made in Kosova” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shfrytëzimi i çrregullimeve që janë krijuar në zingjirin e furnizimit global, përgjatë viteve të fundit, sidomos pas shpërthimit të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi, tha Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Ai e quan sukses rritjen e eksportit, pasi sipas tij, po eksportohen produkte finale.

“Në këtë rast bëhet fjalë për eksportim të produkteve me vlerë më të madhe. Kjo ka qenë dëshirë edhe e OEAK-së por edhe të tjerëve, që nga Kosova mos të eksportohen vetëm lëndë të para, produkte të papërpunuara ose gjysme të përpunuara, por të eksportohen produkte finale me vlerë më të lartë. Këtu bëhet fjalë për eksportimin e dyshekëve, nga kompania “Comodita Home“ dhe pijeve nga kompania “Frutex”, por edhe sektorë të tjerë që e shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Zeka.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar përfaqësues të kompanisë “Devolli Group”, për të marr informacione lidhur më eksportin në SHBA, por deri në momentin e publikimit të raportit, ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjje.

Kompanitë prodhuese duhet të shfrytëzojnë GSP

Por, Shaqir Palushi, nga kompania “Frutex” pret përmirësimin e situatës me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që të vizitoi SHBA-në për të gjetur edhe kompani të tjera bashkëpunimi.

“Sigurisht që ky treg do të ishte edhe më i madh, mos të kishte ndodhur pandemia. Pandemia ka shkaktuar probleme edhe në shtrirjen e produktit, por edhe në pamundësi që ne ta vizitojmë fizikisht. Sepse, kur jemi prezent fizikisht si prodhues në atë treg, ne bëjmë më shumë për atë treg”, shprehet ai.

Arian Zeka fton kompanitë prodhuese dhe përpunuese nga Kosova, që të shfrytëzojnë statusin preferencial tregtar që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të të ashtuquajturit Sistem i Përgjithësuar i Preferencave (GSP), për të eksportuar produktet e tyre në SHBA.

“Oda Amerikane ka promovuar vazhdimisht për përfitimet e këtij aranzhimi preferencial të njëanshëm, që është përkrahje për eksportet e Kosovës në SHBA. Dhe tashme jemi të lumtur që po shohim edhe rezultate konkrete në këtë aspekt”, thekson Zeka.

GSP është program tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili lejon importe të liruara nga detyrimet doganore të mallrave nga shtetet përfituese, me qëllim promovimin e rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim. Rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm nga Kosova, janë të pranueshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa paguar taksë.

blank

Artan Fuga: Sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash

Akademiku Artan Fuga deklaron se sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash politike në pushtet ose në opozitë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Fuga thekson se ka forca politike që monopolizojnë pushtetin dhe nga ato që monopolizojnë opozitën.

Sipas tij, “puna është se edhe opozita nuk dëgjon. As ajo nuk e ka ndërgjegjen se çfarë ka ndodhur, nuk kupton se ku është, por ka hyrë në një histori dedektivash me Sherlok Holmes duke kërkuar video dhe hajdutë votash.”.

REAGIMI I FUGËS
“Simetria politike” si kurthi i opozitës
Ne librin time Shoqëria Piramidale kam argumentuar gjerësisht se sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash politike në pushtet ose në opozitë. Ka forca politike që monopolizojnë pushtetin dhe forca politike që monopolizojnë opozitën, ose forca politike që bëjnë sikur “janë të reja”, por pa besueshmëri, prandaj dështojnë.
Pa u demokratizuar ky pushtet politik që të lejojë vullnetin e lirë popullor të shprehet lirshëm zgjedhjet janë manipuluar jo kundër ligjit, por në përputhje me ligjin e paligjshëm.
Lexojeni Shoqërinë Piramidale brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT, PRONES, PASURISE në Shqipërinë postkomuniste dhe do të jemi të qartë me njeri tjetrin.
Cila është këtu përgjegjësia e opozitës në këto zgjedhje, sepse për atë të qeverisë as nuk ka vend të flitet sepse ajo as nuk dëgjon nga ky vesh, por ndodhet brenda një narcizimi politik të pakufijshëm.
Puna është se edhe opozita nuk dëgjon. As ajo nuk e ka ndërgjegjen se çfarë ka ndodhur, nuk kupton se ku është, por ka hyrë në një histori dedektivash me Sherlok Holmes duke kërkuar video dhe hajdutë votash.

Cfarë duket se nuk kupton?
1. Sistemi i mosfunksionimit të votave qendron te mënyra piramidale e shoqërisë së sotme kur në të kaluarën opozita ka qenë pjesë e krijimit të këtij modeli. Ky sistem duhej denoncuar vazhdimisht dhe të mos kihet iluzione, asnjë se ai lejon demokracine elektorale. Iluzion për fitore me një ligj elektoral që e bënte qeverinë ta kishte tanimë në “synduk” fitoren.
2. Pra “vjedhja” votave bëhet me ligj dhe ligji është kodi zgjedhor që opozita në fund të fundit ra dakord.
3. Opozita gabon kur mendon sikurse është në tekste zyrtare të saj politikisht jo korrekt se në fillim votohet pastaj ajo ndryshon sistemin politik. Kjo është paradoksale sepse sistemi politik nuk lejon pra ndryshim vullnetit elektoral, sipas liiiiiigjiiiiit!
4. Sado vjedhje dhe manipulime të jenë bërë ndikimi i tyre është i papërfillshëm para manipulimeve të bëra me ligj. Këto opozita i dinte përpara dhe duhej të reagonte para daljes së votave nga kutia e votimit, jo pas daljes së rezultatit. Kur kërkon prova tani, sado t’i gjejë a mos i gjejë, manipulimi është te ligji jo te shkelja e ligjit.
5. Opozita nuk duhet të bjerë në atë që quhet “simetri politike”, pra të kërkojë të marrë të njejtin sistem qeverisjeje dhe ta perdori “mire”, ajo vete. Nuk ecën kjo. As të krijojë një parti monolitike simetrike si ajo në qeveri. Aq më pak të bëjë një fushatë elektorale simetrike si qeveria bazuar te imazhi i nje njeriut te vetëm sado i zoti të jetë ky! Aq më shumë të thuash se bëra një “fushatë perëndimore” në një sistem politik lindor, kjo është një keqkuptim i madh me pasoja.
Pa një analizë të këtyre faktorëve por duke he qur çdo vetëreflektim çështja e demokracisë në Shqipëri është një histori e mbyllur.

blank

EMRAT- Tonelata droge nga Shqipëria në Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-nigeriane në shtetin fqinj

Gazetari italian Antonio Fraschilla ka përshkruar me detaje shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që kishte në përbërje 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, katër italianë dhe një gambian.

Protagonistët e grupit ishin dy: shqiptari nga Vlora Geraldo Bejaj dhe Momodu Sule nga Nigeria. Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore. Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet për 55 personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.

Hetimet zbuluan edhe mesazhet e shkëmbyera mes trafikantëve. “Tre kilogramë menjëherë,”- shkruante njëri në një mesazh.  “Nuk ka problem,”- i përgjigjej tjetri. Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove.  Ajo që ka bërë më shumë habi, sipas gazetarit, ishte se në këtë grup nuk u gjet asnjë gjurmë e Cosa Nostra-s, Camorra-s ose e klanit ‘Ndrangheta, siç ndodh rëndom në grupet me trafikantë shqiptarë.

Shkrimi i plotë:

Një pakt i madh midis klanit shqiptar të Vlorës dhe klanit nigerian të lidhur me “Macet e Zeza” dhe “grupin Eiye”. Një pakt hekuri, i blinduar, për të transportuar ton marihuanë nga Evropa Lindore dhe, përmes Pulias, për ta çuar atë në Romë dhe nga këtu në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Protagonistët janë dy drejtues: Geraldo Bejaj dhe Momodu Sule, të dy në të tridhjetat, të panjohur nga shumica, por që sunduan radhët e kësaj organizate të çuditshme transversale dhe të blinduar që menaxhonte trafikun e drogës në të gjithë anët e vendit. Njëri u tha njerëzve të tij: “Tre kilogramë menjëherë”. Dhe tjetri, në kthim, pasi mori mesazhin përmes korrierëve të ndryshëm u përgjigj: “Nuk ka problem”. Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose ‘Ndrangheta.

Në javët e fundit prokuroria e Romës e drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv / prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime nga karabinierët, dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, filloi arrestimet për 55 personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian. Duke lexuar mijëra faqe përgjimesh, gjurmimesh dhe raportimesh, rezulton se si trajtohej trafiku nga kjo marrëveshje e madhe. Dhe përtej kapjeve të bëra gjatë arrestimeve për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi, më i madh, i gjyqtarëve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut. E sigurt është që përmes kësaj marrëveshje, Momodu, që sipas zyrës së prokurorit, do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa Bejaj do të kishte qenë pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence. Pas dy vitesh hetimi, e njëjta prokurore Plastina vëren me habi unike të kësaj organizate e cila, megjithëse kaloi dhe operoi në territore që janë simbolike të mafieve italiane, nuk duket se kishte pasur ndonjë kontakt me italianët të lidhur me krimin e organizuar.

Fushat e marihuanës

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën përfshirë stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”. Nga këto ndalesa të para vjen mekanizmi i transportit me autobus dhe stafetë, nga Pulia në Romë: “Kryeqyteti pas një viti hetimesh ka rezultuar të jetë bërë qendra e klasifikimit për ton marijuanë që janë përcjellë në territorin Romak për t’u devijuar më pas në të gjithë Italinë dhe madje edhe jashtë saj (Gjermani, Austri dhe me të gjitha gjasat vendet e tjera fqinje Evropiane) “, vunë në dukje hetuesit, të cilët shtojnë në një deklaratë:” U gjet në mbi një vit hetimesh ekskluziviteti i marrëdhënies midis shoqatave shqiptare dhe nigeriane.

Të gjithë të arrestuarit shqiptarë vijnë nga Vlora, me autobusë të planifikuar ose me automjete të organizatës transversale. Droga paraqitet, të gjitha, me të njëjtën paketim me shirit ngjitës me ngjyra, shumë shpesh që ka një ngjyrë të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim: 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Hetimi specifik mbi krimin nigerian të përfshirë është gjithashtu interesant. “Historikisht– shkruan prokurori në urdhëresën kryesore që çoi në arrestime – prania e komuniteteve nigeriane duhet të gjurmohet, që nga vitet ’80, veçanërisht në Italinë Veriore, në Piemonte (me Torinën në krye), në Lombardi, në Veneto dhe Emilia Romagna dhe njëkohësisht shprehjet e para kriminale gjithashtu manifestohen me arrestimin e “korrierëve” të parë të drogës. Ndër strukturat kriminale me origjinë afrikane, ajo nigeriane, e përbërë nga qeliza të ndryshme kriminale të pavarura dhe me struktura operacionale të diferencuara por të ndërlidhura, të vendosura në Itali dhe në vendet e tjera evropiane dhe jashtë-evropiane, është shumë e përhapur. Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Evropën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos: shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar mirë në Italinë Veriore . Gjyqet kanë provuar se si të hysh në “Eiye” duhet patjetër t’i nënshtrohesh një riti të vërtetë inicimi që konsiston në besimin e një rrahjeje nga bashkëpunëtori aspirues.

Përveç Venetos, disa hetime kanë treguar kohët e fundit praninë e këtij klani në Torino, Lombardi dhe gjithashtu në Sardenjë. Në jug, nga ana tjetër, mbizotërojnë grupet e lidhura me vëllazërinë “sëpata e zezë”, të lindur në Benin City. Baza kryesore operacionale e këtij grupi ishte e vendosur në Castel Volturno: përgjatë bregdetit Domitian, disa klane nigeriane organizojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitutave. “Sëpata e zezë” është gjithashtu e pranishme në Siçili, veçanërisht në zonën e Palermos. Në kryeqytetin sicilian ata do të kishin gjithashtu një bazë në qendrën historike, brenda tregut Ballarò. Më në fund, klani në zhvillim u identifikua në atë të “Maceve të Zeza”. Ata bënë tatuazh macen në njërën shpatull dhe shenjat e thella në bark janë rezultat i ritualit të përkatësisë. Ato janë evolucioni i mafies nigeriane, një nga “më të rrezikshmet, agresivët dhe më të përhapurit në mesin e mafieve transnacionale”. Hetimet e kryera në këtë procedim janë futur në këtë kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilat kanë lejuar, siç u përmend.

Sipas hetuesve, referenca në Itali e aksit nigerian-shqiptar ishte Sule me krahun e tij të djathtë Bekim Fisti. Sule u përgjua disa herë me bashkëbiseduesit shqiptarë të cilëve u dërgoi mesazhe me kërkesa: “Tre kile menjëherë”, “katër kile menjëherë”. Dhe rrjeti u vu në lëvizje. Në krye të organizatës, referenca ishte Bejaj “që fotografitë e hetimeve në kontakt të drejtpërdrejtë me përdoruesit nga prefiksi shqiptar me rastin e zbarkimeve në Pulia, një rajon i zgjedhur për” uljen “e anijeve të gomës transportuar në mënyrë të paligjshme mallra në bord) që vijnë nga Shqipëria . Bejaj gjithashtu organizon një samit me disa bosë shqiptarë në qendrën tregtare Roma Est përmes Collatina.

Kthimi në frontin nigerian, për hetuesit ajo që doli pas dy vjet hetimi është «një strukturë e vërtetë hierarkike, e karakterizuar nga një organigramë shumë e veçantë. Në fakt, siç është përmendur tashmë, organizata nigeriane në fjalë përbëhet në një nivel operacional nga disa grupe kriminale të pranishme në kryeqytet, secila prej të cilave është autonome në veprimtarinë e vet, por, në të njëjtën kohë, është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj te grupet e tjera për çdo nevojë operacionale, nga furnizimi me ilaçe, te mbështetja logjistike me automjete dhe shtëpi; secili ka një figurë mbizotëruese, një “bos” të vërtetë, i cili përveç që drejton grupin e tij, menaxhon marrëdhëniet me parisianët. Edhe kjo pikë e fundit, e bën të qartë dhe të qartë se kemi të bëjmë me një organizatë të vetme kriminale me origjinë nigeriane e cila padyshim ka arritur marrëveshje me dimensione shumë më të mëdha me organizatën tjetër kriminale me origjinë shqiptare subjekt i këtij hetimi. Në fakt, aktiviteti zgjati për gati një vit, njerëzit e monitoruar janë shumë të shumtë, si dhe gjetjet e bëra me arrestime dhe kapje të mëpasshme të sasive të mëdha të substancave narkotike: megjithatë kombinimi i “furnizuesit shqiptar” dhe “blerësit nigerian” nuk është kurrë nuk dështoi ».

Një pakt që do të konfirmonte atë që ishte denoncuar tashmë në 2010, por si një rast i izoluar: domethënë, një aks midis nigerianëve dhe shqiptarëve për shitjen e kokainës, gjithmonë i bazuar në kryeqytet. Me sa duket, lidhjet midis dy organizatave janë të vendosura mirë dhe dhjetë vjet më vonë doli pakti për marihuanën.

(Balkanweb)

blank

DONIKA GËRVALLËN S’KA KUSH E NDALË! – Nga Binak MAXHARRAJ

Që nga humbja e zgjedhjeve të 14.shkurtit 2021 PDK ka mbetë si bisha e egër që as se si të merrë vehtën.Është bërë si e çartrur,është çoriejtuar nga te gjitha anet.Po kukasin si kukavajkat në çërdhet e qyqeve.
Në vend së të merrën më vehtvehtën për të parë së përse i gjeti ky taksirat, kjo zerzele që ranë aq poshtë në zgjedhje, ata po merrën më të tjerët,po ju turrën të tjereve,në vend së të ulën të pastrojnë oborrine vetë,të shohin vehtën së ku janë,kanë nisë me umarrë me te tjërët,më pastrimin e oborreve të tjereve.Janë bërë si bishat e egra,si bishat e plagueme që bëjnë yrysh si pa kokë ku çdo gjë po ju pengon,ndërsa nuk po e shohin vehtën,sulmojn si pa kokë,pa shkas,pa invencion,pa bazë,pa argumente.Vallës së yrysheve të kota u prinë u/d së PDK Enver Hoxhaj.Ky është matufos aq shumë sa qe nuk dinë as vetë se çka fletë,se çka don,por ia futë qashtu n’lerë.
Sulmi i fundit i tyre është kundër çikës se heroit te kombit Jusuf Gërvallës Donika Gërvalla ministre e posa zgjedhur në diplomacin e Kosovës.Pra,është quar në këmbë një Kryesi partije kundër një gruaje.E,akuzojnë për Gjykatën Speciale,që për themelimin e sajë lexojë në gazeta.
Por,këta zoterinjë të Kryesisë së PDK paskan harruar se Donika Gërvalla nuk ua solli Gjykatën Speciale për krimet e luftës dhe krimet kundër njërëzimit.
Donika Gërvalla Gjykatën Speciale e gjeti në mesin tuaj.Gjykata Speciale nuk është gjykatë e huaj,është Gjykate e Kosovës qe vepron me ligjet e Kosovës,ju e formuat me dorën e Juaj,bile edhe e detyruat më dhunë Parlamentin e Kosovës që te votoi këtë gjykatë.E formuat sepse nuk patët guxim as kurajo,e as trimeri që vetë ta formoni vite më parë në Kosovë derisa ju detyruan qe ta beni këtë,sepse frigoheshit për te bërat e secilit nga ju gjatë dhe pasluftës.
Nuk është e vërtëtë se në këtë gjykatë do gjykohet lufta e pastër si loti e UÇK e murosur në piedestalin e lirisë me gjakun e deshmorve të kombit.Jo,lufta e drejtë e djemve dhe vajzave tona nuk mund te gjykohet nëpër gjykata.Por,atje do shkojnë dhe gjykohën te gjitha ata qe e kepërdorën lirin,gjakun e deshmorve,dhe ne emer te UÇK vepruan kundër sajë të dyshuar për krime lufte dhe të pasluftës dhe krimeve kundër njerezimit dhe duke i keqpërdor pozitat e tyre për përfitime personale.
Një kryersi partie (PDK) me arrogancën e vetë po kërkon përgjegjesi për asgjë diplomatës sonë me te aftë qe nga paslufta e cila derisa shumë nga ju shisnit farmerka”xhins”nepër Evropë familja e Donikës,baba i sajë heroi i kombit i kishte shpallë luftë Serbisë shumë vite para se UÇK doli ne dritë derisa e vranë dhe e masakruan,kurse Donika i mbushte studiote e tv nëpër Evropë e deri te Bundestangu Gjerman duke treguar për pozitën e veshtirë të shqiptareve,për maltretimet e deri te likujdimet fizike vetem pse kërkonin lirin nga regjimi fashist-çetnik i Serbisë.
Dhe motoja e sajë ishte së:
”Asnjeherë nuk do te pushoi së kërkuari drejtësi për te gjitha viktimat në Kosovë,pa marrë parasysh përkatësinë politike,gjinin kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.Kjo është më e paktja që mund te bejmë jo vetem për viktimat,por edhe për gjeneratat qe vijnë.Heshtja qyqare nuk enderon asnjerin prej nesh”.
Por,Donika nuk ndalët duke kërkuar drejtesi për viktimat e krimeve te luftës dhe te atyre të pasluftës të cilat u bënë për motive politike sepse nuk do të këtë qetesi derisa ato te zbardhën i pelqej dikujt apo jo.
Kryesia e PDK është më mirë të pastroi oborrin e vetë para se te dalë ti pastroi oborret e tjerve.Pse.Kryesia e PDK nuk merrët me u/d së kryetarit të vetë Enver Hoxhaj i cili fillimisht ishte kundër UÇK dhe luftës së sajë të drejtë çlirimtare nga dhuna shteterore e regjimit të Slobodan Milosheviqit.Ai nga Zvicra,derisa djemt dhe vashat tona po vdisnin në luftë heroike kundër shkaut,ai thoshte se nese.”UÇK e fiton luftën ai do të kërkonte azil politiknë Serbi”.
Dhe UÇK e fitoi luftën kurse Enver Hoxhaj në vend së te kërkoj azil politik në Serbi u pajis me poste shteterore e se fundiu be edhe u/d së kryetarit të PDK.Pse,heshtë PDK për këto deklarata skandaloze kundër UÇK nga njeriu i parëi PDK por përkundrazi i delë punë me te tjerët.Pse,nuk merret PDK me reformimin e PDK por e ndrydhë ate nga mbrenda duke e përjashtuar edhe mendimin ndryshe dhe duke ua ndaluar pjesemarrjën e kuadrove te sajë nepër media dhe tv publike.etj.etj.
Ata edhe më tutje mund të çirrën si kukavajka,munde dhe te vajtojnë ne folën e tyre te qyqeve por Donika Gërvallën kurr nuk mund ta mundin sepse ajo është e fotë e dinë rrugëtimin e vetë,ka aftesi potenciale shteterore dhe diplomatike e cila nuk e korit vendin e vetë,por lufton për të,e mbronë çështjën e Kosovës shumë më mirë se sa ata qe po e sulmojnë pa fakte e argumente,por qe këtë e bejnë nga smira për aftesitë e sajë dhe guximin diplomatik qe te ia thotë te vertetën botes për Kosovën dhe rreth Kosovës.
Prandaj,çdo tentim për ta njollosë figurën e Donika Grevallës nga ata qe dikur shisnin farmerka “xhinsi”nepër Evropë është e kotë,sepse Donika ështe e madhe aq e madhe sa qe nuk mund ta mboshtin e cila e ka forcën qe i buron nga menquria dhe vendosmeria e sajë por forcën e ka edhe nga populli te cilën e zgjodhi.
Pra,Donika Gervalla është e madhe,ne krahasim me shitesit e dikurshëm te farmerkave,është aq madhe dhe e dinjitetsheme më një dashuri të pashoqe atedhetare,është një si stuhi dhe uragan qe nuk ka forcë qe ndal e aq me pak nukmund ta ndalin as këta mistrecat e PDK të cilët e kanë humbur orijentimin në drejtimin e partisë së vetë se kritikat e tyrem besin vetem si fluska sapuni qe i merrë era.
blank

GULJELMI DO GAJASEJ ME HIPOKRIZINË E KRYEMINISTRIT! Nga ILIR ÇUMANI

 

Zoti Kryeministër!

Si mundesh të jesh kaq cinik, kaq i paskrupull, kaq i pacipë dhe kaq i lëtyrosur në çdo qelizë të produktit tënd të pandjeshëm e të padhembshur..!?

Si mundesh ti, që për fat të keq je edhe Kryeministri i shqiptarëve, sot, në ditvdekjen e Gulielmit,

kësaj ikone të Artit tonë skenik e kinematografik nuk ndalesh, nuk hesht, nuk reflekton pendesën për të manifestuar qoftë edhe formalisht kodin e heshtjes dhe të respektosh sado pak dëshirën e fundit të të ndjerit që e lë përgjithmonë botën e të gjallëve,

së paku si një gjest të një ndërgjegjeje të munguar për talljen, shpërfilljen, përçmimin dhe përbuzjen sistematike që ke shfaqur hapur për atë pjesë të konsiderueshme të komunitetit të nderuar të artistëve,

ndaj atyre që hapur nuk ishin në një mëndje me ju dhe me zullumet e tua…!?

Si mundet me statuset e tua në facebook të jesh kaq hipokrit dhe i gënjeshtërt në sy të njerëzisë edhe në ditëmort me ata artistë që në gjallje i qesëndisje me cinizëm, me sarkazmën tënde banale e vanitoze, duke synuar me sjelljet e tua delirante stigmatizimin dhe poshtërimin e dinjitetit të tyre, vetëm e vetëm sepse në bindjet e tyre këta artistë ishin me “ata” dhe nuk ishin me “ne”, (pra nuk ishin me ju…?!”).

O Zot! Ç’farë gjaku lëviz në dejet e tua o njeri, jam kurioz ta di…!!!

Z. Kryeministër! Ju e dini fare mirë se artisti i madh, gjigandi i skenës dhe i ekranit Guljelm Radoja nuk kishte asnjë lloj empatie ndaj jush.

Pra, nuk kishte asnjë ndjesi pozitive ndaj jush, sepse ai nuk vlerësonte asgjë si qënie sociale dhe shoqërore, por, edhe në atë humane!

Si politikan dhe burrë shteti jo e jo! Përkundrazi!

Në takimet dhe bisedat e shumta miqësore me Lemin, (kështu e therritnin miqtë e ngushtë të zemrës), kuptoja fare qartë se ju nuk gëzonit asnjë fije respekti prej tij.

Sikundërse, jam i bindur se edhe ju e keni ndjerë dhe e keni kuptuar qartë se ky artist dinjitoz edhe si NJERI, me përmasa të jashtëzakonshme,

nuk ka ekzistuar dhe nuk ekzistonte për ju deri në çastet kur ai mbylli sytë dhe zemra e tij pushoi së rrahuri në spitalet e mjeruara të Covid 19 të Durrësit dhe Tiranës.

Ai iku nga kjo botë me një mal zhgënjimesh dhe brengash që shteti shqiptar me mosmirënjohje ndaj tij ia rëndoi edhe më shumë barrën e dhimbjes,

duke u dergjur në shtrat për një muaj rresht, i cflilitur nga flama e pandemisë, por sërish dinjitoz si Ai,

pa të shtrirë dorën dhe pa të kërkuar asnjë ndihmë për një shërbim mjekësor më të specializuar jashtë vendit.

Iku, ashtu siç dinë të ikin dinjitarët e mëdhenj të kombit, të cilët e përçmojnë mëshirën dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit Njerëzor!

Sot, në ditvdekjen e Guliemlit të dashur për të gjithë shqiptarët, pa pritur më erdhi në mendje komedia e njohur Andon Zako Çajupit, “Pas Vdekjes”.

Nëse i madhi Guljelm Radoja për një çast do të ishte në rolin e doktor Adhamudhit, e, nëse do të shikonte në facebookun z. Rama nekrologjinë e tij, ai nuk do ta merrte fare seriozisht, por si okatar i këndshëm që ishte në jetën e përditshme do gajasej duke e qesëndisur hipokrizinë e Kryeministrit tonë!

 

blank

 

 

Guljelm Radoja në protestë për Teatrin: Kur të vdes, s’do t’i lejoj të vijnë mbi kufomën time

blank

Opozita si instrument i prishur – Nga ENTON ABILEKAJ

Ndërsa vula e votës mbi gisht po shuhet dhe prilli duket i largët, zymtësia e mandatit të tretë, duke u përzjerë më me optimizmin e pranverës së vonuar, po bëhet më e kapërdishme. Për ata që nuk do të ikin.

Rezultati i vulosur u ndie në Durrës ku filloi stërvitja më e madhe e NATO-s. Përveç ministrave buzepërveshur, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, me prezencën e pajustifikuar, ndihej i llastuar nga vëmendja e veçantë e ambasadores amerikane.

U ndie në Rinas sot në mëngjes, ku Varhelyi, bashkë me vaksinat, dha një “Okej” të rezervuar për Parlamentin e ri, aq sa i duhej Edi Rramës për ta fiksuar plotësisht legjitimitetin e mandatit të tretë.

Për rezervat e blerjes së votës që vijnë nga Brukseli dhe Berlini mendon dora e shtrirë e mandatarit për opozitën. Vula e votës, po i lë vendin vulës së mandatit të tretë, angazhimi partiak po ia lë vendin nevojave të ditës, përplasjet politike bisedave të punës.

Vetëm në Presidencë, PD dhe LSI koha ka mbetur në 26 prill. Ata vazhdojnë të premtojnë që fitorja është në kuti, vazhdojnë të iludojnë mbështetësit më fanatikë që zgjedhjet nuk kanë mbaruar akoma dhe se hetimi që do përfundojë të hënën, do ndryshojë gjithçka.

Nuk do t’i njohin zgjedhjet, por do të njohin produktin e tyre, parlamentin, nuk do të ketë protesta por takime me mbështetësit. Nuk ka dorëheqje pranim të përgjegjësisë, as konsultime me forumet legjitime. Ata që kërkojnë dorëheqjen janë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, beteja do të vazhdojë deri në fitore.

Brenda selive është mbyllur edhe komunikimi, edhe arsyeja. Partia Demokratike, LSI apo edhe Presidenti, duket sikur po bindin veten, se, po të mos e pranojnë realitetin, ai nuk do të ekzistojë. Mungon vetëm një deklaratë “humbja janë të tjerët”, për të jetuar “me dyer të mbyllura” në fitoren që nuk u bë dot mandat për të qeverisur.

Jashtë selive, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin, SHBA dhe BE e kanë njohur, votuesit i janë rikthyer jetës së mëparshme, besimi se ka një çelës magjik në duart e drejtuesve të opozitës është kthyer në zemërim për zhgënjimin e paralajmëruar.

Pavarësisht masakrës elektorale, pavarësisht deformimit të rezultatit, mundësitë për të patur një proces të drejtë nuk janë më. Edi Rama kishte një licence ndërkombëtare për të marrë mandatin e tretë me të gjitha mjetet dhe për këtë opozita duhet të pyesë vetën.

Pse ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet më shpejt se KQZ? A ishte mandati i pambaruar i Reformës në Drejtësi që i dha licencën për grabitje Edi Ramës? Ishin qëndrimet e mëparshme të opozitës, apo qëndrimet aktuale të Ilir Metës? Cili është projekti i opozitës për 4 vitet e ardhshme, përveç hyrjes në parlament për t’i bërë fasadën regjimit?

E vërteta është që Perëndimi po e shpreh hapur se është fare pak i interesuar për atë që ndodhi në zgjedhje. Opozita nuk e ka mbështetjen e SHBA dhe BE, të paktën në këtë pikë. nuk mund të mbështetet tek ata për të vënë në dyshim procesin apo rezultatin.

E vetmja mundësi është të kërkojë mbështetjen e popullit, por votuesit nuk mund të flasin pas zgjedhjeve, nëse nuk ka protesta. Për më tepër protestat u provuan që janë të pamjaftueshme dhe, akoma më keq, lidershipi opozitar e provoi që i braktis protestat dhe protestuesit, sapo i jepet mundësia të ulet me Damian Gjiknurin për marrëveshje.

Nëse do të provohet rruga e protestive është e qartë që nuk mund ta udhëheqë ai që mbylli çadrën për një një natë ekzotike në zyrat e Kuvendit në 17 maj, apo që mbylli protestat menjëherë pasi dorëzoi pushtetin lokal, për tu ulur me atë që akuzonte më shumë se të gjithë, për blerje votash.

Duke mbajtur fort karrigen e Kryetarit, Lulzim Basha kompromenton edhe betejën për denoncimin e masakrës elektorale. Duket sikur kjo betejë nuk ka si qëllim zgjedhjet e lira, por justifikimin për humbjen që Basha të mbajë karrigen. Nëse do të ishte dorëhequr, beteja do të dukej më parimore, megjithëse pas vjedhjes.

Për të mbrojtur veten, kryetari i PD po e përçan më shumë opozitën, duke akuzuar ata që i kërkojnë dorëheqjen si shërbëtorë të Edi Ramës, apo certifikues të rezultatit. Është e vërtetë, që dikush e harron se fajin e ka hajduti, por kjo nuk e mban dot rojen në punë.

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet instalimit të një regjimi, është privatizimi i opozitës, identifikimi i saj me një njeri, shndërrimi i betejës në një duel pa interes. PD ishte vetëm instrumenti me të cilin, një shoqëri e zemëruar nga keqqeverisja, kërkonte ndryshimin. Nëse instumenti mbetet i njëjti, shoqëria do të kërkojë një tjetër. Nuk do të kërkojë për herë të tretë, të bëjë të njëjtën gjë më të njëjtin instrument./Dosja.al

blank

Bordi vendos vazhdimin e bllokimit të Donald Trumpit në Facebook

VOA

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do të ketë të drejtë të përdorë platformën Facebook.

Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i rrjetit social votoi për vazhdimin e ndalimit të llogarisë së tij, që isahte pezulluar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol.

Bordi mbështeti vazhdimin e pezullimit, por fajësoi Facebook për mënyrën se si e mori vendimin.

Paneli tha se rreziku i vazhdueshëm i dhunës serioze justifikonte pezullimin në atë kohë, por shtoi se “nuk ishte vendimi i duhur që Facebook të vendoste pezullim për kohë të pacaktuar”.

Bordi shprehet se Facebook u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke marrë një masë “jo fort të qartë dhe pa standarte të qarta” dhe më pas ia përcolli vendimin bordit për shyrtim.

Bordi ra dakort me Facebook-un se dy prej postimeve të Trumpit më 6 janar “shkelnin rëndë” standartet e FB dhe Instagramit për përmbajtjen e postimeve.

“Ne ju duam. Ju jeni të veçantë”, kishte shkruar Presidenti Trump në postimin e parë dhe “patriotë të mëdhenj” dhe “kujtojeni këtë ditë përgjithmonë” në postimin e dytë. Këto postime ishin vlerësuar si mbështetje për njerëzit e përfshirë në dhunë, tha bordi.

Paneli thotë se Facebook ka gjashtë muaj afat për të rishqyrtuar veprim arbitrar të 7 janarit dhe të vendosë për një masë tjetër, që të jetë në përputhje me “serizitetin e shkeljes duke marrë parasysh mundësinë e dëmit në të ardhmen”. Po ashtu, paneli shton se masa e re duhet të jetë “e qartë, e domosdoshme dhe proporcionale” në përputhje me rregullat e Facabook-ut për shkelje të rënda.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga ekipi i ish-presidentit.

Donald Trump është pezulluar përgjithmonë edhe nga rrjeti social Twitter.

Bordi që shqyrtoi rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë. Mënyra se si ata votuan nuk u bë publike.

Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë.

Një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në web.

Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Twitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë.

Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend