VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ikja e turpshme e një Kryeprokurori… – Nga PËRPARIM KABO

By | February 13, 2018

Komentet

Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, që e konsideron diplomacinë sport – Nga SHABAN MURATI

Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, që e konsideron diplomacinë sport, sepse u ngritën në këmbë qeveritarë, politikanë e media për rrezikun kombëtar të heqjes së pasaportave diplomatike për futbollistët e kombëtares. Askujt prej tyre nuk i bie ndër mend e iu duket normale që pasaporta diplomatike shteti nuk u jep Ambasadorëve të karrierës, që e kanë diplomacinë profesion. Në logjikën e shtrembët të shtetit të shtrembët shqiptar pasaportat diplomatike janë dekorata dhe jo mjet identifikimi profesional, ndaj jepen për futboll, jo për diplomaci.

Fenomeni specifik shqiptar: ministrat duan të rrinë në postet e tyre deri sa të vdesin – Nga SHABAN MURATI

Interesant është fenomeni specifik shqiptar që ministrat mendojnë se duhet të rrinë në postet e tyre deri sa të vdesin. Vetëm me ministrat shqiptarë ndodh që, kur i largojnë pas disa vitesh qendrimi në post, zekthojnë sikur u ke vra babën e nanën dhe shajnë kryeministrin e vet, kryetarin e partisë së vet, partinë e vet, dhe fillojnë të lëpijnë gjithçka kanë pështyrë kur kanë qenë ministra.

Kryeministër, me gjithë këta “avanzi di galera” do na bësh shtet? – Nga ALFRED MIRASHI MILOT

Çfare forme qeverie eshte kjo? Si ka mundesi qe me i miri i kesaj qeverie te RILINDJES , ka minimumi 3 pashaporta, po e heqim ate diplomatike, ndodhin çdo dite gjera te reja qe na habisin si qytetar te thjeshte.
Po pse, me kete lloj ndergjegje do ecim perpara, do te kerkojme qe te vendosin ligje keta njerez te pashpirt, ku nje kryeminister qe Mihali i ka prishur etiketen e mikepritjes, ne duhet te çuditemi me keto fjale te medha , ku din ti Zoti Kryemister se çfare eshte burreria Shqipetare, dhe me e keqja (jo se dua te mbroj Mihalin ) se ky e meritonte nga vite nje leksion por me ligje e jo me kete stil “fashist” qe ju pergjigje ketij “mostro” se ajo video ishte Horror per te gjithe.

Por nje vend pa ligje Mihali gjeti Baben e vet ne Tirane kryeministrin tone.

Kuptoj qe para disa vitesh te duheshin “HORRA E TRIMA “ per te fituar kunder Berishes, po tani qe more pjese Vetem ne Votime. Edhe sikur me qiri ti kerkojsh prape horra gjen per kryetar komune.
Kjo eshte shume alarmante per popullin tone qe nje njeri qe mbledh maskarenj e te paftyre per te qeverisur pushtetin lokal.

Po mire, o zoteri! Po me keta te gjithe “avanzi di galera” do na besh shtet , me nderkombetaret si do vazhdosh akoma. T’i mashtrosh me artikuj te paguar se po ben VETINGUN .
Besoj se çdo dite ne mengjes qe zgjohesh ke frige se mos te del ndonje tjeter “avanzo dì galera “. Apo per keto zbulime je i vaksinuar.

Një zile nga historia – Nga SHABAN MURATI

“Në vitin 1904 në Ministrinë e Jashtme të Serbisë u krijua komitet i posaçëm, i cili përgatiste analiza për kapacitetet luftarake të shqiptarëve. Nga viti 1996 këtë dokument e përgatit Instituti i Historisë Kontemporane në Beograd”.
Nga intervista e ekspertit ushtarak rus Oleg Valeckij, i “Qendrës së Koniukturës Strategjike” të Moskës, në portalin rus “eadaily.ru”, 14 gusht 2019.

Përse pakicat aq të privilegjuara në Shqipëri shprehin urrejtje për shumicën e popullit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Është e vështirë të kuptohet përse pakicat e çdo lloji në Shqipëri, etnike, fetare, gjeografike, linguistike, etj., të cilat gëzojnë pushtet politik dhe ekonomik shumë herë më të madh nga sa është numuri i tyre, shprehin urrejtje për shumicën e popullit shqiptar, shumicë e cila u ka lejuar atyre atë pushtet.

Në 86 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës – Nga JUSUF BUXHOVI

 

Historiografia shqiptare duhet ta rishikojë rolin dhe vendin e Hasan Prishtinës në lëvizjen kombëtare dhe shtetndërtimin, siç duhet ta rishikojë edhe rolin e Kosovës në këtë proces nga Kriza Lindore, veçmas nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej, duke e parë atë si qendër të saj dhe jo si periferi tragjike.

Ndërsa politikanët e sotëm të Kosovës, që shtetin e kanë kthyer në plaçkë, duhet të skuqen nga referimi kësaj figure madhore që shkriu gjithë çfarë pati dhe jetën për çështjen kombëtare.

Sekuencë nga Prishtina – Nga SHABAN MURATI

Vështirë të gjesh një shtet si Kosova, ku edhe pas çlirimit të vendit partitë dhe qeveritë, qoftë ata që luftuan, qoftë ata që nuk luftuan, të duan të qeveriset njësoj dhe me drejtuesit e kohës së pushtimit nga Serbia.
Nuk shpjegohet ndryshe fenomeni që udhëheqësit politikë të qeverive të pas çlirimit, morën si me urdhër këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia, madje i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke zhvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë.
Ndaj nuk duhet të habiteni kur idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës na vijnë sot me plis kosovar.

kur du me ulurit poezi nga elida buçpapaj

kur du me ulurit
po s’kam kujt
se njerëzit janë
me sy t’shurdhumë
shkruaj poezi
e nxjerr vnerin
dufin
shfryj
çfryhem
sikur shpohet
barku i qiellit
me heshtën e
një vetëtime
që e zbraz shiun
mbi kokat
e qyteteve

poezitë
i shkruj
për të vdekunit
ose për ata që ende
s’kanë lindë
që ende nuk ua kanë
dhanë barin
me i kthy
në dordolecë

këta që janë
gjallë
janë me gojë
qorre
nuk muj me thanë
se janë si
bagtija
sipas zoolatrisë
asht e shejtë
në pjesën
tjetër të botës
lopët
janë
sisët e
njerëzisë

nëse don me sha
dikand
me ia thanë
të tana
me i thanë
të fundit fjalë
thuaji
je shqiptar
dhe e ke shajt
me gjithçka
se s’ka ma
t’zinj sa
janë shqiptarët
per veten e tyne
s’ka pushtues
ma t’urryer
sa ata
që pushtojnë
veten
dhe i nanshtrohen
llumit
të farës

Turkish Airlines nuk e përfill shqipen – Nga GANI MEHMETAJ

Austria Airlines, Adria Airlines dhe Croatia Airlines që i mbajnë linjat nga Prishtina në Evropën Perëndimore, e respektojnë dhe e përdorin krahas gjuhës angleze edhe gjuhën shqipe në komunikim me udhëtarët.

Turkish Airlines, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve nga Prishtina në Stamboll i ka shqiptarë, kurrë nuk e përdor shqipen në aeroplan, ndërsa u drejtohet udhëtarëve në gjuhën turke e në gjuhën angleze.

Edhe serbët e kompanisë jugosllave JAT kur e mbanin linjën ajrore Prishtinë-Beograd, nuk e thoshin asnjë fjalë shqip, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve i kishin shqiptarë. Kompania serbe JAT e theu qafen, u zhvendosën në aeroportin e Tiranës me emrin e ri Air Serbia. Ne Beogradin e zëvendësuam me Stambollin, JAT-in me Turkish Airlensin, serbishten me turqishten, megjithëse serbishten e turqishten kurrë nuk i mësoi popullata jonë. Arsyet besoj i dini.

Por është e pandershme që Turkishi t’ua  merr paratë udhëtarëve shqiptarë të Dardanisë dhe të mos ua respektojë gjuhën. Prandaj shteti duhet të ndërhyjë që ta mbrojë gjuhën zyrtare shqipe nga nëpërkëmbja.

Manifestimi dinjitoz dje në Tiranë është shpresëdhënës për kulturën demokratike në Shqipëri – Nga GËZIM ALPION

Manifestimi dinjitoz dje në Tiranë është shpresëdhënës për kulturën demokratike në Shqipëri.

Opozita dhe qeveria nuk janë armiq. Kushdo qoftë në politikë apo media që i pozicionon si të tillë, janë ose naive ose sharlatanë. Manifestime të tilla dhe dialogu janë rruga e vetme për unitet kombëtar dhe zhvillim.

Të huajt sillen shpesh si zotër në Shqipëri nga mëkatet e kastës aktuale politike që shpesh ka parësuar partitë mbi interesat e vendit.

Ndërsa mediat e huaja janë të interesuara për vende si Shqipëria kryesisht për sensacion negativ; një ves i shëmtuar ky i mediave në botën demokratike.