VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ikën të gjithë, po kush mbeti? – Nga ARTAN FUGA

By | August 14, 2017
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 3 years ago Reply

    Je fantastik Profesor

  • author avatar
    Blerim Rrecaj 3 years ago Reply

    KALAMENDJE KOLEKTIVE…

    Ulur duke përtypur një çamçakëz. Dritarja e këto rreze dielli prapa shpine, kurse televizioni përballë. Me pak fjalë ambient dhome. Lapsin në dorë e iphone-in në xhep. Intensiteti i rrezeve të diellit ndryshon varësisht lëvizjes së këtyre reve që sot lodrojnë qiellit. I pranishëme edhe gripi, ftohja, e si pasojë ndonjë therrje e lehtë rreth e rreth fytit, ndonjë ngrehje hundësh e edhe valë kokëdhembjesh. Ndonjë përpjekje me mendje e me zemër për të vazhduar këtë ditë duke lundruar ulur tashmë kur pothuajse është mesditë, për të gjetur ndonjë shteg a p ër t’u hedhur në ndonjë breg. Shtigje e brigje vetë e nise. Ose do vazhdosh të rrish këtu ku je me atë që e quajmë vazhdim shpërqëndrimi. Fjala pason fjalën si e pason vala valën. Dhe hidhesh në fjalët: shpërfillje, shpërfytyrim, shpërlarje e shpër…, shpër…, shpër… Mos ia filluam pak si me zi e pak si me terr, si me tmerr! Jo një dozë realiteti mbase pa u keqkuptuar se po hedh fara pesimizmi. Ndonëse farat e kungujve dhe t ë lulediellit t’i ka ënda e ndonjëherë s’po mund të ngopesh m’sa qeni miza. Të kujtohet vjersha e Agollit “Elegji për qenin” dhe asfalti e tregon se po shtohen elegjitë. Hidhu kah të hidhesh do hasësh në shembuj jete, do ndeshesh me ngjyra spontaniteti, me të këndshmen e t ë hidhurën e me gjëra që të shkaktojnë ndjenja të përziera.
    Derisa vazhdojmë rrugëtimin për të zënë ndonjë tavolinë mbrenda kafeneje, përshëndetemi me disa që tashmë janë ulur në karriget në ambientin e jashtëmurshëm, dhe dikush na thotë: “Qe duke folur për politikën, këtu, e çka me ba, tjetër?! Dikur edhe pate hasur në atë bashkëbisedim ku një lloj konkluzioni u pat dhënë se ajo se shqiptarët kemi ndërtuar deri më tash dy republika kafeneshë. Që i gëzofshin. Ndjejmë keqardhje për një lloj plogështie, vyshkeje e tharjeje që na ka kapluar.
    Dhe si pa pritur e pa kujtuar dalim te pyetjet e vështira që po bëjnë fëmijët. Një ditë një fëmijë kishte qajtë në orë në orën e mësimit duke e pyetur mësuesen: Se pse Shqipëria është kaq e dobët? Ndërsa një prind pyet të tjerët se si t’i përgjigjet fëmijës së tij se pse këtu te ne ka shumë bërllog. E përpara fëmijëve ne mund të japim përgjigje të sakta e të gabuara, të heshtim, t’mos jemi të sigurtë… më mirë me kaq po e lëmë këtë problematikë se problem, problem…
    Pas kësaj ku do të dalim? Mund të marrim, detin, fushën, malin…
    Ku të gjejmë fjalë për fushat, malet e detet e mbushura me laramani problemesh njashtu siç po grumbullohen lëndët gjykatave.
    “Mos u bëfsh për mjeshtër e për doktor”, është njëra nga shprehjet që po përdorim në fjalorin tonë të përditshëm. Dhe jemi të gatshëm të tregojmë e të dëgjojmë me dhjetëra e qindra raste aspak të këndshme qoftë atëherë kur vet e kemi përjetuar ose kjo ka ndodhur me të afërmit e të dashurit tanë. Mjafton ajo që themi si në kor se shëndetësinë e kemi të sëmurë.
    Sa u përket punëve e zanateve profesionale edhe me to po kemi probleme e halle kokëçarëse,sepse shumëkush sot është bërë mjeshtër qoftë nga qejfi ose nga halli, e dhe në këtë fushë siç dihet ekziston një konkurrencë e egër. Edhe e pshtjelltë se s’po dihet më kush kujt po i hyn në hak, se kush po i shkel drejta e kujt. E pse shkelen të drejtat deri në këtë shkallë, pak kujt mendja i ka shkuar. Edhe këtu me mujt’ me i ra sa më shkurt. Shumë firma, kompani, biznese po falimentojnë e shumë të varuara nga marrja e ndonjë tenderi. E sa u përket punëve individuale dikush tregon se kishte gjetur një mjeshtër për t’i bërë disa renovime në shtëpi, ishte marrë vesh me të, ndërsa mjeshtri e kishte paralajmëruar se ka marrë një vizë pune për në Gjermani dhe se as vetë s’e dinte mirë por së shpejti do të nisej. Mbasi s’po vjen e s’po lajmërohet sigurisht mund të jetë larguar me valën e fundit të të ikurve thotë treguesi i ndodhisë. Derisa kështu për mjeshtër flet një gyp uji diku pëlcet…
    Kur jemi te ikjet, ata që shpesh i emërtojmë edhe ikje trurësh, apo më mirë ikje njerëzish, zemrash e shpirtrash nga ata që po mërgojnë nuk po mungojnë as klerikët, ndonëse vetë hoxhallarët bënin e bëjnë thirrje për moslëshuarje të vatrave në atdhe, tashmë ne dijmë se dikush nga ta është rahatuar në Kanadë, e dikush në përpjekje për të rregulluar letrat për në Zvicër, Norvegji e ku ta dijmë…
    E ku ta vërtisim më mendjen kur përmasat e kësaj kalkamendjeje tonë kolektive janë jo të lehta për t’u përballuar. Ajo që u prit edhe është ka ndodh, në aksion ekranet, portalet, mjetet tjera teknologjike na servojnë pareshtur “politikanë” të nivelit qendror e lokal dhe frazat e tyre gërditëse janë vetëm ata, dhe se vetëm ata kanë grupet e ekspertëve të çdo lëmie për të na zbutur, zgjidhur e zhdukur problemet me të cilat përballet shoqëria jonë…
    Të helmuar me gjendjen të rënduar që s’ka të përmirësuar i afrohesh një trëndafili, ul kokën nën të, e mbi të sheh diellin që qëndrom mes atyre reve të, lehta, të bardha e të këndshme. Për ca çaste kjo pamje të këndell, e duke bredhur i afrohesh edhe një trëndafili tjetër, i merr erë dhe në sfond të tij sheh blirin e gjethet e tij, disa prej të cilave tashmë janë zverdhur. E më diku dëgjohen cicërima trumcakësh në këtë pragvjeshtë…
    Hedh dhe ndonjë hap e as s’di as nga të shkosh, as çfarë të bësh, as çfarë të thuash…

Komentet

Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht – Nga ROMEO GURAKUQI

Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:

1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;

2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.

3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.

4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

PD-së më 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi Fatos Nano – Nga SHABAN MURATI

Të vazhdosh të thuash sot se PD-në në pushtet në 2005 e solli shoqata joqeveritare “KOP” don të thotë të tallesh me KOP-in dhe me historinë, sepse PD-së në vitin 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi kryetari i PS, Fatos Nano, në bazë të marrëveshjes së fshehtë të Triestes të shkurtit 1992 midis tij dhe kryetarit të PD Sali Berisha për rotacionin, marrëveshje e pazbardhur edhe sot e kësaj dite.

Derexheja e diplomacisë shqiptare – Nga SHABAN MURATI

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.
Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj.

Pikëpyetje të historisë – Nga SHABAN MURATI

Edhe pas më tepër se 100 vitesh historiografia shqiptare nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se kujt i duhej “Republika Autonome e Korçës” e krijuar nga forcat luftuese franceze në vitin 1916, në një kohë që Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur në vitin 1912 dhe Franca kishte njohur legjitimitetin e qeverisë së Princ Vidit dhe të shtetit shqiptar në vitin 1914.
Nuk na është thënë kurrë se nga cili autoritet qendror shtetëror distancohej “Republika Autonome e Korçës” dhe shpallte autonominë .
Nuk na thuhet se cili është kriteri historik shqiptar që për Luftën e Parë Botërore forcat italiane, që hynë në Vlorë quhen pushtues, kurse forcat franceze, që hynë në Korçë nuk quhen të tillë.
A vërtet nuk i kuptojnë historianët shqiptare se çfarë ishin këto “republika autonome lokale”, që mbinin në trupin e shtetit të ri shqiptar në zonat, që i rivendikonte Greqia, e cila ishte aleate e Francës dhe e Rusisë në Luftën e Parë Botërore?

I pashenjtë dhe i prekshëm nga ligji në demokracinë shqiptare mbetet vetëm qytetari i thjeshtë – Nga SHABAN MURATI

Demokracia shqiptare në mohim të demokracisë dhe të barazisë ligjore dhe njerëzore ka krijuar sistemin e saj të kastave si në Indi. Në regjimin demokratik shqiptar është shpallur i shenjtë dhe i paprekshëm nga ligji deputeti, ministri, politikani, polici, oligarku, bankieri, akademiku, kleriku, gjyqtari, trafikanti, moderatori televiziv, eskorta televizive, komedianti, etj. I pashenjtë dhe i prekshëm nga ligji në demokracinë shqiptare mbetet vetëm qytetari i thjeshtë.
Nuk di a konsiderohet kjo gjë progres në krahasim me regjimin e kaluar antidemokratik, ku e shenjtë ishte vetëm partia.

 

Më 1999 ishte Serbia agresore ajo që i preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë – Nga SHABAN MURATI

Nuk di si do ta shpjegojnë historianët tanë në tekstet e tyre faktin e dhimbshëm që në kohën e agresionit të përgjakshëm serb në Kosovë në vitet 1998-1999, të spastrimit etnik të Kosovës, të vrasjes së mbi 15 mijë shqiptarëve dhe përdhunimit të mijra grave dhe motrave shqiptare, të rrëmbimit e zhdukjes në varret masive serbe të mijra shqiptarëve, si dhe të dëbimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga shtëpiat, nga tokat e tyre dhe nga Kosova, qeveria e Shqipërisë as ndërmori sanksione kundër Serbisë dhe as i preu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.
Ironia historike është se qe Serbia, shteti agresor, e cila preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të nesërmen e 24 marsit 1999.

 

Provokimi i dytë zyrtar i Serbisë për kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht në 12 maj 2020 se në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit ajo do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi zyrtarisht se Serbia do të hapë së shpejti pikëkalim kufitar të përbashkët të integruar me Shqipërinë, njësoj si me Bosnjë-Hercegovinën.
Pra qeveria e Serbisë shpall zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare.
Meqë qeveria shqiptare ka vdekur, meqë diplomacia shqiptare ka vdekur dhe meqë shteti shqiptar ka vdekur, a mos duhet që qytetarët e Shqipërisë t’i drejtohen Kryqit të Kuq Nërkombëtar për ndihmë, para se Serbia të na shpallë shtetas të saj?

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për akuzuesit – Nga Aurel Dasareti

Një sqarim (plotësim) për qëllimin e letrës time të fundit:

“Kur errësira tundon”

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për kryesin.

Sot, akuzat e rreme kundër kundërshtarëve politikë (VV-së), për të fituar sërish zgjedhjet e Kosovës, po përdoren nga partitë politike të korruptuara kriminale antikombëtare që e terrorizuan, boshatisën dhe shkatërruan Kosovën gjatë 20 vjetësh sundimi. Këlyshët, për t`u kthyer në pushtet, për të mos rrezikuar konfiskimin e pasurive të tyre astronomike joligjore-kriminale dhe dënohen për të gjitha ligësitë që ia bënë Kosovës – keqpërdorin tragjedinë e një të riu që bëri vetëvrasje para disa ditësh, duke e fajësuar për këtë qeverinë aktuale. Në vend që të tregojnë dhembshuri për të ndjerin dhe ngushëllime për familjen, ata përpiqen të fitojnë avantazh politik për veten e tyre – në kurrize të viktimës.

Ata janë virusi më i keq se ky aktual kinez. Ata gënjejnë shumë dhe shpesh, edhe atë, në kohën kur gjithë rruzulli tokësor gjendet nën karantinë, bënë grusht shteti.   

Të akuzosh në mënyrë të rreme (që bëjnë figurat publike – politike “shqipfolëse”) është një abuzim serioz që duhet të sjellë pasoja serioze – dhe jo si sot, gjë që ia vlen! Sot është e lehtë dhe e lirë të hedhësh akuza false. Nga dita që mund të mbani përgjegjësi për këtë, ne do të shohim që ajo përfundon!

Respekt për ju, Aurel Dasareti

Qeveria në ardhje shkoi në pushim vjetor – Nga Xhafer Shatri

Të rraskapitur nga punët e mundimshme, gjithnjë në interes të popullatës së rrezikuar nga pandemia, anëtarët e qeverisë në ardhje, në krye me Avdullah Hotin, kanë marrë unanimisht një vendim madhor.
Të gjithë do të shkojnë në pushim të merituar vjetor. Disa prej tyre në Sutomore, disa në Zllatibor, disa në Borsh e disa të tjerë në Theth…
Punët e rënda dhe hallet e shumta të popullatës, qeveria në ardhje ua besoi nunëve të saj, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Sipas z. Avdullah Hoti, siguria, mirëshendeti dhe e ardhmja e popullatës së Republikës së Kosovës kurrë nuk ka qenë në duar më të sigurta e në prehër më të ngrohtë.

A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin? – Nga SHABAN MURATI

Që politikanët shqiptarë nuk dinë të bëjnë diplomaci e tregojnë deklaratat e tyre të përsëritura se Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë. Kjo është njësoj sikur aleatët pas Luftës së Dytë Botërore të deklaronin se duhet t’i jepej diçka Hitlerit.
Zyrtarët serbë, të shtetit të mundur në vitin 1999 nga Nato dhe UÇK, nuk deklarojnë kurrë se Serbia duhet t’i japë diçka Kosovës, sepse për ta bisedimet do të bëhen që Kosova të mbetet provincë serbe.
Në diplomaci, edhe kur je i detyruar nga zori të lëshosh diçka, nuk i shpallet publikut para se të ulesh në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo do të thotë të shkosh cullak në bisedime.
Gabimet diplomatike shqiptare vijnë ose nga injoranca, ose nga shërbimi…
A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin?

 

Pse asnjë ikonë ndërkombëtare e artit nuk është edhe ikonë morali? – Nga SHABAN MURATI

Meditim në kohë korone
-Përse asnjë ikonë ndërkombëtare e artit kinematografik, televiziv, poetik, muzikor, figurativ, etj. nuk është edhe ikonë morali?
-Përse ndodh, siç thotë në një këngë të njohur të tij këngëtari hollandez Oscar Benton, “që kur ne ndajmë të njejtin shtrat, nuk ndajmë më të njejtën ëndërr”?
-Përse quhet normal sistemi i vlerave, ku punonjëset e seksit, me tarifën 50 euro cilësohen me emër përçmues, kurse punonjëset e seksit me tarifën 5000 euro, që janë eskorta të narkotrafikantëve, vrasësve dhe përdhunuesve, konsiderohen Vipa dhe çajnë natë e ditë ekranet televizive?

Po sfidohet ligji i Zotit dhe ligji i Hipokratit, duke mos i dhënë ndihmën e duhur mjekësore moshës së tretë – Nga SHABAN MURATI

Një nga efektet negative të pandemisë së koronavirusit është errozioni i sistemit botëror të vlerave, ku në disa shtete demokratike dhe në disa spitale demokratike po sfidohet ligji i Zotit dhe ligji i Hipokratit, duke mos u dhënë ndihmën e duhur mjekësore të infektuarve të moshës së tretë dhe duke i lënë qëllimisht të vdesin. Ky kod i ri moral, që tejkalon krimin dhe gjenocidin, pohohet me zë të lartë dhe po sanksionohet publikisht si normë e re etike e shekullit 21.
Nuk e ka thënë Marksi. E kanë thënë latinët: “Njeriu për njeriun është ujk”.
Disa ujq janë veshur dhe me bluza të bardha.