VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Humb jetën nga Covid gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi

By | October 15, 2020
blank

Komentet

blank

KOSOVA zyrtarisht kundër Mini-Shengenit: “Proces i rrezikshëm, rikthen kohët e vjetra”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur hapur kundër Mini-Shengenit, duke e cilësuar atë si një proces që pengon stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

E ftuar në një takim jozyrtar mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështjen Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit të mbajtur në Slloveni nga sekretari i shtetit slloven, Gashper Dovzhan, Gërvalla i ka bërë thirrje BE-së ta ndalë sa më shpejt këtë proces.

E quajnë ‘Mini-Shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë. Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka thënë Gërvalla.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Gërvalla foli për idenë e një tregu të përbashkët rajonal si plan e strategji për bashkëpunim dhe zgjidhe të konflikteve.

Sipas saj, ka disa aktorë në Ballkan të cilët po mundohen ta minojnë këtë koncept duke bërë çdo përpjekje për ta rikthyer në kohët e vjetra, ku përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërthurura.

blank

Distria Krasniqi fiton Medaljen e Artë

Distria Krasniqi fiton Medaljen e Artë

Distria Krasniqi e ka siguruar medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën, raporton Gazeta Express.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

blank

Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Para pak çastesh në stadiumin e Prishtinës është bërë inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Vokrri, njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian (FIFA dhe UEFA), vdiq tragjikisht në qershor të vitit 2018, vetëm dy vjet pasi e jetësoi ëndrrën e kosovarëve, raporton Gazeta Express.

Shtatorja e tij u punua vitin e kaluar dhe ishte paraparë të përurohej në fund të tetorit të kaluar, në mandatin e ish-ministres Vlora Dumoshi.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

blank

Presidentja Osmani: Shaban Manaj, bashkudhëtar e bashkëmendimtar i Rugovës, u rrëmbye dhe u vra mizorisht

21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokati i njohur, Shaban Manaj. Ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
Bashkudhetar e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shembëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen kurrë.
blank

Presidentja Vjosa Osmani pritet nga Perandori Naruhito i Japonisë (fotot)

VOAL – Në një postim të para pak minutave në faqen e saj në facebook, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Toikio për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, bën të ditur se është pritur nga Perandori Naruhito i Japonisë:

Ishte nder i veçantë të pritem në Pallatin e Perandorisë nga Perandori Naruhito i Japonisë. Së bashku me liderë të tjerë botërorë falenderuam Japoninë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe organizimin e lojërave olimpike përkundër rrethanave të rënduara të pandemisë. 🇽🇰 🇯🇵

blank

blank

blank

blank

Presidentja Osmani takon ministrin e Jashtëm të Japonisë në Tokio

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi në kuadër të vizitës së saj në shtetin japonez, raporton Gazeta Express.

Osmani ka falenderuar ministrin e jashtëm për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve për Kosovën.

“Unë shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen e Japonisë ndër vite. Unë gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes së Japonisë për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe theksova gatishmërinë tonë për një bashkëpunim më të madh”, ka shkruar Osmani.

Në vazhdën  e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga

Presidentja ka udhëtuar dje drejt Tokios për të marrë pjesë në hapjen e Ceremonisë së Lojërave Olimpike që zhvillohen në kryqytetin japonez.

blank

Kosovë, inaugurohen për herë të parë mbushësit e veturave elektrike

Prishtinë

Janë inauguruar për herë të parë në Kosovë mbushësit elektrik për vetura, të cilat do të jenë pa pagesë për përdoruesit e veturave elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë mënyrë, Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të mbrojtur ambientin në kryeqytet, është bërë komuna e parë në Kosovë që instalon mbushësit elektrik për automjete.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se deri më tash kanë marrë disa veprime për mbrojtjen e ambientit në kryeqytet.

Ai tha se mbushëset e inauguruara sot prapa Pallatit të Rinisë në qendër të Prishtinës, janë të parat ndërsa do të vazhdohet edhe me instalimin e mbushësve të tjerë nëpër qytet.

“Këto janë të parat, tashmë Komuna do të fillojë me stacione tjera mbushëse dhe po ashtu do të kemi iniciativa që të gjitha ata që kanë vetura të plota elektrike parkingun do ta kenë falas. Dhe, po ashtu në fillim mbushja e tyre do të jetë pa para”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se Prishtina së shpejti do të bëhet pjesë e grupit të qyteteve të BERZHI-it që janë pjesëmarrëse në Planin Aksional të Qyteteve të Gjelbra ku do t’i ketë disa projekte të gjelbra.

Ndër to, Ahmeti përmendi edhe 30 autobusë të rinj të cilët do të vijnë deri në fund të vitit, gjashtë nga të cilët do të jenë elektrik. Po, kështu kreu i Prishtinës tha se kanë nënshkruar dhe janë para aprovimit të projektit për ngrohje qendrore me panele solare.

Sipas Claus Peter Zeitinger nga ProcCredit Bank, bankë me të cilën u mundësua ky investim, tha se një mbushës, pa shërbime shtesë, ka kushtuar rreth 600 euro ndërsa ai mund të instalohet kudo.

Këtë projekt e ka mirëpritur edhe kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, i cili tha se kanë përkrahur këtë projekt që nga fillimi. Ai ftoi qytetarët të pajisjen me kartela dhe ta përdorin falas parkingun dhe mbushjen e veturave elektrike.

Prishtina është qyteti me cilësinë më të dobët të ajrit në Kosovë sipas shumë raporteve të publikuara vitet e fundit. Sipas autoriteteve komunale kjo ndotje vjen për shkak të frekuentimit të lartë të automjeteve dhe qytetarëve, e po kështu, gjatë dimrit edhe për shkak të ngrohjes me dru dhe thëngjill.

blank

VOA: 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, rezultate të vonuara, shtrembërime dhe zvarritje

Në 5-vjetorin e miratimit nga parlamenti të reformës në sistemin e drejtësisë, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të cilit rezultatet e kësaj reforme vlerësohen si të vonuara dhe të pjesshme.

Edhe pse u votua me 140 vota të plota nga parlamenti, forcat politike u bënë pengesa kryesore të reformës në drejtësi, duke shkaktuar shtrembërime e zvarritje të shumta, vërejnë autorët e studimit.

Plot 5 vjet më parë, në korrikun e 2016 pakkush mund ta mendonte se reforma në sistemin e drejtësisë do të kishte sot aq rezultate të pamjaftueshme sa ka aktualisht, edhe pse vlerësohej si domosdoshmëri për demokracinë dhe shtetin shqiptar, thuhet në studim.

Instituti i Studimeve Politike theksoi në studimin e vet që, rezultatet e reformës, ndonëse të vonuara dhe të pjesshme, janë arritjet e vetme të demokracisë funksionale e shtetit të së drejtës.

Falë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së, ajo nisi e vetingu dhe ndryshoi më shumë se 25 ligje të mëparshme. Por koha tregoi, thotë Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ishin sa të nevojshme aq edhe të paqëndrueshme e të hartuara me nxitim, sa u desh të korigjoheshin 15 ligje nga 3-4 herë brenda 2-3 vitesh nga i njëjti parlament.

“Ajo që shohim në këto 5 vite është që reforma në drejtësi ishte jetike, positive dhe e domosdoshme për Shqipërinë, por koha na tregoi se ata që e inicuan reformën në drejtësi dhe sidomos në fazën e shkrimit të ndryshimeve kushtetetuese dhe ligore, nuk patën informacionin, përgtitjen dhe vizionin e duhur për ta bërë reformën praktikisht të realizueshme. Sot pas 5 vitesh ne kemi institucioneve të reja të drejtësisë, kemi reformë në drejtësi në progres, por nuk kemi një drejtësi funksionale” – tha zoti Krasniqi.

Studimi vëren se të gjithë institucionet e reja të sistemit gjyqësor u krijuan ose u zgjodhën jashtë afatit kushtetues dhe ligjor.

Midis 2018-2020 Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, midis 2017-2019 u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, ndërkohë që institucione si KLP mbetën për një kohë të gjatë pa anëtarë të plotë dhe SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve.

Nisja e vetingut u vonua një vit dhe kur nisi, mbi 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve humbën postet e tyre, duke krijuar efekt domino vakancash në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të drejtësisë, vëren studimi.

Mbi 50 çështje janë në pritje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, thuhet në studim, mbi 30 mijë mbeten në pritje në Gjykatën e Lartë dhe 2-3 herë më shumë çështje janë në pritje në nivelet e tjera të gjykatave dhe në prokurori.

“Reforma nuk ka arritur ende të shkojë tek qytetarët dhe është më shumë reformë në aspektin sipërfaqësor, është më shumë, siç thuhet, një reformë në Tiranë, se sa një reformë që shkon realisht tek qytetarët dhe te e drejta qytetare. Deri tani kemi folur për reformë, por tani është koha për performë dhe kjo nuk ka ndodhur.tani janë zgjedhjet për Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe institucione të tjera, por është ende e paqartë nëse prurjet në sistem në të gjithë nivelet janë apo jo më cilësore se sa ata që i larguan nga sistemi për shkak se nuk plotësoni nivle të caktuara” – thotë zoti Krasniqi.

Reforma u miratua me 140 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe nisja e reformës u mbështet edhe nga edhe nga deputetë që ishin kritik ndaj saj dhe dolën si subjekte të dekriminalizimit, ndërsa pas miratimit shumë prej tyre shkaktuan vonesa me mënyrat nga më të ndryshmet.

Në studim theksohet se është jetike një reformë afatgjatë, kapilare dhe revolucionare mbi një bazë të qëndrueshme dhe horizontale besimi, dhe kjo nuk mund të jetë e ndërvarur pa limit kohor nga diplomatë apo zyrtarë me mandate 3-4 vjeçare në Shqipëri.

“Reforma duhet të punojë të ndryshojë kurbë funksionimi për tu bërë reformë për qytetarët dhe me qytetarët; institucionet e drejtësisë duhet të jenë më llogaridhënëse përpara qytetarëve të vet dhe zëra konstruktivë në shoqërinë civile, botën akademike, median, etj, duhen dëgjuar me të

njëjtin respekt si 5-6 rreshtat anglisht në rrjetet sociale. Diplomatët janë këtu për të na

ndihmuar dhe po e bëjnë këtë, por në çdo rast ashtu si suksesi, edhe përgjegjësia, kosto

dhe çmimi i dështimit të mundshëm bie vetëm mbi qytetarët, shtetin dhe vendin tonë” – thuhet në studim.

Instituti i Studimeve Politike thotë se pritshmëria e lartë e qytetarëve tek SPAK dhe tek Gjykata Kushtetuese është tregues i etjes dhe i besimit tek ndryshimi.

“Më 2021 Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, Gjykatë të Lartë funksionale, ka Prokuror të Përgjithshëm të pranuar gjerësisht, ka SPAK me mbështetje maksimale, ka ILD funksional, ka KLGJ dhe KLP që po reflektojnë më shumë maturi sesa më parë, ka Shkollë të Magjistraturës funksionale dhe ka vetëdije qytetare për reformën, më realiste, më solide dhe më optimiste” – thekson studimi.

Sipas autorëve të tij, reforma në drejtësi solli mesazhin thelbësor se erdhi koha për llogaridhënie dhe për fundin e pandëshkueshmërisë dhe rrënimin e sistemit korporativ korruptiv, një mesazh ky me shumë vlerë për politikën, e cila ende nuk pranon vettingun në radhët e saj.

“Ndikimi politik, qoftë përmes përdorimit politik të reformës për qëllime elektorale, qoftë nga sistemi i promovimit klanor apo edhe përmes denigrimit me “gjyq publik” të çdo vendim-marrjeje të drejtësisë që cenon oligarkinë politike, mediatike dhe ekonomike: janë tregues tëi qartë se politika në tërësi nuk e ka dashur, nuk e do dhe nuk mund ta duartrokasë reformën në drejtësi” – thekson Instituti i Studimeve Politike.

Sfidat kryesore sipas tyre, mbeten drejtësia profesionale dhe e shpejtë, zhdukja e korrupsionit nga gjykatat, si dhe largimi nga sistemi i gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion, duhet shoqëruar me hetime të burimeve financiare, masa ligjore deri në sekuestro.

“Vendimmarrjet profesionale dhe transparente, respektimi i afateve ligjore të hetimit, gjykimit dhe vlerësimit, njësimi i standardeve në dhënien e drejtësisë, drejtësi edhe për qytetarin e braktisur dhe pa mundësi politikë e financiare ndikimi, barazi përpara ligjit dhe përballje reale me dosjet VIP të oligarkisë politikë dhe ekonomike, janë e mbeten sfidë thelbësore e ditëve, javëve, muajve dhe viteve që vijnë. Po ashtu, Harta Gjyqësore nuk mund të jetë hartë krize për emërimet aktuale në drejtësi, por hartë e shanseve dhe të drejtave qytetare për drejtësi” – thuhet në studim.

Instituti i Studimeve Politike tërhoqi vëmendjen edhe tek legjitimeti i institucioneve të drejtësisë, ku, sipas tij, nevojiten ndryshim i thellë cilësor, më shumë konkurrencë, më shumë cilësi kandidatësh, më shumë transparencë, më shumë meritokraci dhe më shumë llogaridhënie.

“Fiktiviteti në kandidime dhe klientelizmi në emërime e promovime mbeten kërcënim serioz. Kuvendi, qeveria dhe Presidenti nuk mund të kenë të njëjtat standarde preferenciale klienteliste e politike si përpara reformës ashtu edhe tani në jetësimin e saj. Organet e drejtësisë duhet të kenë

legjitimitet të plotë kushtetues me plotësimin e gjithë vendeve bosh në to, duhet

të kenë sistem të verifikimeve periodike dhe duhet që çdo emërim/zgjedhje të bëhet në

afatin ligjor dhe kushtetues” – rekomandohet në raportin e këtij Instituti.

Autorët shpresojnë që reforma të mbyllë tranzicionin e institucioneve dhe të ndikojë në kulturën institucionale e qytetare, dhe ajo “të mos përdoret si alibi, si plaçkë elektorale, si kërcënim apo si mjet për të pamundësuar drejtësinë fundore”.

Studiuesit vlerësojnë, se megjithë problemet, reforma po sjell fundin e pandëshkueshmërisë, besimi i opinionit publik tek SPAK është në maksimum, si e tregon edhe vala e denoncimeve të vazhdueshme atje dhe në Gjykatë Kushtetuese.

Kryesorja është sipas tyre, shndërrimi plotësisht i reformës në drejtësi në një reformë shqiptare dhe për shqiptarët, me llogaridhënie para shqiptarëve, pas mbështetjes së jashtëzakonshme nga SHBA dhe BE.

blank

Në mes të Romës, Becchetti shpalos fitoren kundër pushtetit të Edi Ramës – Nga Alba Kepi

“Dy fotografi gjigante në “Piazza di Spagna” të Romës reklamojnë prej disa orësh fotografinë e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti me sloganin “Unë fitova” në portalin e tij web, i cili i dedikohet betejës, siç e quan ai “politike”, me qeverinë shqiptare” – kështu e nis statusin e saj në Facebook gazetarja e njohur Alba Kepi duke raportuar nga vendngjarja.

“Piazza di Spagna” është një nga sheshet simbol të turizmit roman, italian e botëror, që lidh rrugët e qendrës historikë, “Condotti”, “Frattina”, “Margutta”, “del Corso”, “del Babuino” etj.

Me një historik prej shekullit të XV është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët e nga banorët e Romës.

Fotografia e parë gjigante është në kufi me Scalinata (Shkallët) monumentale “del Trinita di Monti”, emër i marrë nga Kisha katolike e pozicionuar në majë të “Piazza di Spagna”.

Fotografia e dytë gjigante është pozicionuar në ndërtesën përballë këtij sheshi e përbri Muzeut të John Keats, pallati ku ka jetuar për një kohë poeti britanik më përfaqësues i romanticizmit letrar.

Të shohësh këto dy gjigantografi në mes të Romës e ndër vështrimet e mijëra turistëve është impresionuese.

Është imazhi më negativ ndaj Shqipërisë e për të cilin ne shqiptarët jemi veç viktima.

Nuk ka trafik droge, aktivitet kriminal që të konkurojë më këtë.

Duhet të pretendojmë transparencë publike e informuese mbi çka e çfarë po ndodh.

Një mega reklamë urbane, një celular në dorë e mijëra turistë të përditshëm lexojnë se ç’do të thotë “Unë fitova”!

Dokumentova sot për Rtv Ora e Ora News këtë fakt nga vendi më piktoresk i Romës që në banorët e quajmë Salloni i Romës.

E mendoj se jo pa qëllim është zgjedhur.

Nuk jam aq vanitoze të fotografohem me sipërmarrësin e fotografisë, por i përkas asaj kategorie gazëtarësh që gris këpucë për të shkuar tek lajmi.

“Sa më shumë një shoqëri i largohet së vërtetës, aq më shumë i urren ata që e thonë“, shkruan Orwell.

Por them dhe se e vërteta është gjithnjë në kërkim të drejtësisë e duhet të marrë kuptimin e vërtetë. Eshtë princip i një vlere të pastimueshme në shërbim të të gjithëve e sidomos ndaj më të dobtëve.

blank

©AlbaKepi

blank

blank

Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, KPK bën bilancin: 155 shkarkime nga Vettingu dhe 56 dorëheqje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e procesit të Vettingut, pasi u mbushën plot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Në këto 5 vite punë, KPK informon se janë “djegur” nga procesi i Vettingut 155 gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, me pastërtinë e figurës ose me aftësitë profesionale.

Bilanci i KPK:
174 vendime për konfirmimin në detyrë
155 vendime për shkarkimin nga detyra
56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje)
8 vendime për pushimin e procesit
25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim perfundimtar
3 vendime për pezullimin nga detyra per nje periudhë 1-vjecare.

blank

Vjosa Osmani në 11 vjetorin e vendimit të GJND-së: Është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.

Osmani ka shkruar se është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm, pavarësinë e Kosovës.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel ligjin ndërkombëtar. Koha që shtetet që nuk e kanë bërë ende ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar Osmani.

“Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.” Ishte kjo përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen: “A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

Në emër të 15 gjykatësve të GJND-së, kryetari i saj Hisashi Oëada bëri të ditur se gjykatësit kanë marrë parasyshë të gjithë elementet e rëndësishme për këtë proces dhe kanë konstatuar se ky institucion e ka të drejtën që të japë mendimin juridik për çështjen e shtruar.

Në shpjegimin që zgjati rreth një orë e gjysëm, japonezi Owada fillimisht përshkroi rrethanat që kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë dhe rikujtoi dokumentet që janë nxjerrë lidhur me Kosovën.

blank

Ekskluzivisht për voal.ch Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik

Një udhëtim promovues i Shqipërisë përmes muzikës.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja dhe organizatorja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik.

Ky aktivitet i bukur  që tashmë mban firmën dhe kujdesin e profilit të saj të lartë.

————

Freskia e muzikës së bukur është gjithmonë një ide e mirë për të sjellë njerëzit së bashku në verë, veçanërisht në Shqipërinë Juglindore, ndoshta zona më e freskët për momentin.

Festivali MIK ka edicionin e tij të katërt këtë vit dhe do të mbahet në rajonin e Korçës për katër netë, nga 22 korriku deri më 25 korrik 2021.

Inva Mula, sopranoja me famë botërore dhe grupi i saj i artistëve të zgjedhur, do të udhëtojë jo vetëm në Korçë, por edhe në rrethinat.

Ekskluzivisht për voal.ch sopranoja me famë botërore me plot emocion tregon se Edicioni i katërt i MIK do të jetë i mbushur me plot art dhe befasi të bukura artistike.

Inva Mula tregon se çdo natë ka dy koncerte të mëdha dhe se sipari i sivjetëm i MIK hapet me koncertin që do të jepet në Teatrin Zako Çajupi me një trio nga Deutsche Opera, me muzikën gjermane dhe me këtë rast, që koinçidoi, ne do të bëjmë një homazh për humbjet e jetës që ka patur Gjermania këtyre ditëve prej katastrofës ujore, ndërsa në darkë në Pazarin e Korçës do të ketë shfaqje nga një grup kuban i jashtëzakonshëm.

“Në ditën e dytë do të ketë shfaqje me grupin Pax Dei junior që drejtohet nga Mjeshtrja Zana Turku. Koncerti do të mbahet në oborrin e Kishës në Rehovë, pra jashtë qytetit të Korçës, duke ndjekur gjurmët e trashëgimisë kulturore  edhe në rrethin e Korçës për të promovuar turizmin e kësaj krahine kaq të pasur me histori dhe vlera, ndërsa në mbremje do të ketë koncert përpara Katedrales ortodokse nga një ansambli grek simfonik Ribetiko, që do të interpretojë muzikë greke të viteve ’50.

E shtuna do të fillojë me një recital në piano të Ardita Bufaj që do të mbahet tek Hani i Pazarit, duke u shfaqur në ekran fragmente nga kinematografia shqiptare, kjo në homazh të filmit shqip, si një rifreskim i memories, që i dedikohet brezit të ri, më së shumti janë fragmente filmash për fëmijë, shumë të bukura të shoqëruara me pjesë të autorëve të mirënjohur shqiptar si Peçi, Haig Zaharian, Aleksandër Lalo, Robert Radoja etj. Ndërsa mbrëmja i dedikohet grupit Grupit Joni Peçi & Friends tek Pazari i Vjetër, gjithë eleganca, stili dhe kostumografia e Joni Peçit që vjen për herë të parë. Këtu kemi ftuar dy këngëtarë, Alban Ramosaj që fitoi Këngën Magjike edhe këngëtaren Anxhela Peristeri që na përfaqësoi sivjet në Eurovizion.” “Në këtë mbrëmje do të këndoj edhe unë, thotën sopranoja e famshme, “por do të jetë suprizë për t’ dhënë vend të parë të ftuarve”.

Pra voal.ch e boton së pari këtë lajm, pasi pjesmarrja në koncert e Inva Mulës nuk është e njohur në program. “Ndërsa dita e fundit e MIK, i kushtohet shpirtit, vendeve të bukura të kultit, si trashëgimi kulturore. Edhe sivjet ia kemi kushtuar Prespës në një koncert që do të ketë të ftuar gjithë trupin diplomatik. Në ishullin i Maligradit do të japë koncert a acapella grupi Zana me pesë artiste nga Kosova, po ashtu do të ketë shëtitje buzë liqeni, vizitë në shteëpinë e shkrimtarit Sterjo Spasse, ndërsa koncerti i mbylljes do të performohet nga violinisti Olen Cesarisi  me muzikë të zgjedhur nga bota”, shprehet Inva Mula ekskulzivisht për voal.ch

Ndërsa në konferencën për shtyp artistja e shquar Inva Mula, vuri në dukje se ky edicion i MIK është shumë i rëndësishëm, pasi vjen pas pandemisë dhe si dritë shprese.

 

blank

 

 

blank

 

blank

 

 

 


Send this to a friend