VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Huliganët e Partizanit të Beogradit në Elbasan Arena – Foto

By | October 8, 2015

Komentet

Voltana Ademi nuk tërhiqet: Do qëndroj kryetare e bashkisë

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë së qyteti verior. Ajo tha se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.

“Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë.

Ne Shqiptarët, dua të kemi zgjedhje të drejta dhe të zgjedhin lirshëm. Ajo që demonstroi sot Shkodra është për të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë vazhdon dhe ajo që ndodhi sot është një demonstrim i së vërtetës. Është një betejë që do të vijojë edhe pse nuk është e lehtë”-tha Ademi.

Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet Briselda Kadia!

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit. Burime nga mbledhja, shprehen se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet. Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadia, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.

Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Briselda Kadias për kryetare këshilli. Kadia është kandidatura që mbështet Tom Doshi. Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur./Dosja.al

Zhduken dy turiste të huaja, dyshohet në Alpet Shqiptare

Dy shtetase të huaja, një gjermane dhe një polake janë zhdukur mes Alpeve Shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi Admir Lalic, i cili bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.“E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht.

 

Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”, ka shkruar Lalic në Facebook.Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë dikur mes malave në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi.”Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokal të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, mbyll njoftimin Lalic./Syri

Ndërron jetë pushuesi amerikan në Sarandë

Një pushues amerikan ka ndërruar jetë në qytetin e Sarandë. Pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare dhe sipas të dhënave paraprake ka qen për pushime në Sarandë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 62-vjeçarit por policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zbardhen bëmat e Mihal Kokëdhimës, e “masakrojnë” turistët: Rrihte klientët prej 2015

Pamjet e shpërndara me shpejtësi në Shqipëri me protagonist Mihal Kokëdhimën, pronar i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, dolën po aq shpejt edhe jashtë kufijve tanë, fillimisht nëpër forumet dhe faqet e internetit që shërbejnë si udhëzuese për turistët dhe më pas edhe nëpër faqet gjeneraliste të informacionit, në Itali e Spanjë.

Në rrjetin social Reddit, videon e ka publikuar grupi “Public FreakOut”, një komunitet me mbi 1.2 milionë ndjekës, që me ironi e sarkazëm shpërfaq me video dhe foto ndodhi të çuditshme dhe në kufijtë e reales nga e gjithë bota.

Videoja ka marrë mijëra komente në pak orë. “Sikur këto përpjekje t’i bënte për të përmirësuar shërbimin tek restoranti i tij…”, ishte njëri prej tyre.

Pikërisht shërbimi tek restoranti “Panorma” në Porto Palermo ishte molla e sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë. Këta të fundit ishin shprehur të pakënaqur me vonesën e porosisë dhe në fund kishin vendosur që të largohen, pa u shkuar në mendje reagimi kaq agresiv i pronarit.

Restoranti në fjalë, ashtu si një pjesë e mirë e restoranteve dhe hoteleve përgjatë rivierës së detit Jon në jug të Shqipërisë, gjenden në “TripAdvisor”. Foto e publikuara të joshin dhe të sugjerojnë një ambient fantastik, me një pamje të mahnitëshme, plazhe me ujëra të kristalta, pjata të përgatitura me kujdes dhe të shijshme.

Por, fotot janë “karremi” që e kanë ngrënë shumë turistë. Në vlerësimin që ka marrë për shërbimin e përgjithshëm, restoranti i Mihal Kokëdhimës nuk kalon as nivelin mesatar. Në total janë 37 vlerësime, ku pjesa më e madhe e tyre janë negative. Në komentet shoqëruese të këtyre vlerësimeve vihet re se prej vitesh restoranti ofronte një tjetër shërbim nga ai që porositej.

Këshilla e përgjithshme që jepet nga komuniteti i turistëve në “TripAdvisor” ishte shmangia e këtij restoranit, që e vlerësojnë si një “kurth tipik për turistët”.

“Në fillim m’u duk gjithçka në rregull: një det i mrekullueshëm, ujë i kristaltë, aroma e peshkut ndjehej fort, por jo! Asnjë menu nuk na u dha, asnjë çmim i saktësuar, nuk mund të zgjidhnim ushqim tjetër përveç peshkut në zgarë me sallatë dhe verë. Pronari nuk dëshiron që ju të zgjidhni. Ai kërkon të shesë peshkun e tij shumë, shumë shtrenjtë. Peshku merret nga rezervati, që është përpara restorantit dhe më pas bëhet në zgarë. Duhet të prisni gjatë deri sa të piqet dhe situata bëhet akoma më keq. Një shishe verë e bardhë të vjen në tavolinë, edhe nëse nuk e ke porositur. Nëse e refuzon, stafi nuk duket fort i lumtur. Në fund, fatura është e majme, rreth 3-4 herë më shumë se çmimet normale në Shqipëri. Pronari shet peshk rezervati me të njëjtin çmim si peshku i detit. Ai nuk të pyet për peshën e peshkut që dëshiron, nuk ta tregon para se ta gatuajë, nuk të thotë asgjë, përveçse të kërkon paratë në fund. Seriozisht, më mirë gjeni ndonjë vend tjetër për të ngrënë”, shkruan në vlerësimin e vet një përdorues me pseudonimin “Aaa123aaa”, që më 1 shtator të 2016.

Një tjetër përdorues lë përshtypjet e tij në këtë forum më 21 dhjetor të 2015. Thotë se ka ndalur në këtë vend në gusht të 2015.

“Kujdes! Kushdo që shkon në atë vend, me gjasa do të sulmohet nga pronari! Për herë të parë që shkova atje, pashë sesi pronari goditi me grushte një çift vetëm sepse guxuan që të uleshin që të dy në të njëjtin shezlon. Djalit i theu hundën dhe u gjakos keq dhe situata u qetësua vetëm kur erdhi policia. Herën e dytë që shkova, pronari sulmoi një tjetër çift, këtë herë miq të mi. Edhe këtë herë erdhi policia, por pronari i kërcënoi edhe ata. Të gjithë miqtë tanë kanë patur një përvojë të ngjashme në këtë vend. Ushqim shumë i keq, shumë i shtrenjtë për atë çfarë të ofrohet. Paguan si në një hotel me pesë yje. Të shet peshkun e rezervatit si peshk të egër deti. Për mëngjes, dy vezë, dy gota qumësht, një racion reçel dhe një kafe kushtojnë 30 euro. Ju këshilloj që të qëndroni larg këtij vendi”, shkruan një tjetër.

Pjesa më e madhe e vizitorëve që kanë lënë përshtypjet e tyre për shërbimin dhe cilësinë në këtë restorant janë italianë dhe anglezë. Por ka edhe nga vendet e tjera, ndërkohë që nuk mungojnë as vlerësimet maksimale, megjithëse të pakta në numër. Në një prej tyre, një turist çek lëvdon si shërbimin, ashtu edhe kuzhinën dhe pamjet e ofruar.

Restoranti aktualisht është i mbyllur dhe e sigurtë është që videoja e përhapur këto ditë nuk do të ndihmojë Mihal Kokëdhimën në përmirësimin e imazhit të restorantit të tij dhe as në rritjen e vlerësimeve pozitive për “Panorma” në “TripAdvisor”.

Sa i takon debatit a e dëmton turizmin apo jo, nisur nga përvojat e së shkuarës, përgjigja anon nga “Jo”-ja. Mihal Kokëdhima nuk është i pari që sulmon turistë të huaj në Shqipëri. Në të shkuarën sulmet ndaj tyre kanë qenë edhe më të rënda, si në 2015, kur dy turistë çekë u vranë në zonën e Thethit. Ngjarja tragjike nuk i largoi çekët nga kjo zonë në vitet në vazhdim, pavarësisht bujës që pati edhe në Republikën Çeke.

Pra, më shumë se në klimën e turizmit në vendin tonë, videoja me protagonist Mihalin, për nga përmbajtja e saj, do ta vendosë Shqipërinë për herë të dytë në qendër të forumeve, rrjeteve dhe grupeve ironike e sarkastike të botës online. Hera e parë ndodhi në pranverë, kur përpjekja me spotin “Taken By Albania” për të joshur turistët me emrin e Liam Neeson, aktori protagonist në filmat “Taken”, u vlerësua nga mediat ndërkombëtare, përfshirë këtu britaniken “The Telegraph”, si slogani më i keq në botë.

“Miqësia” me Ramën nuk e shpëton Mihalin

Gjykata e Vlorës dha këtë të diel masën sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, por jo para se ky i fundit të shprehte habinë e madhe se përse çështja e tij kishte bërë kaq shumë bujë në publik, ndonëse është protagonisti kryesor i një videoje, që për nga dinamika do ta kishin zili edhe regjisorët më të famshëm të filmave aksion në Hollivud.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ato të kanosjes dhe të dëmtimit të pronës private me dashje. 51-vjeçari i mohoi ato, madje tha se ai ishte viktimë e “agresionit të turistëve spanjollë dhe të shoqëruesve shqiptarë të tyre”.

“Nuk kam bërë asnjë gjë t’i sulmoja ata. U mundova t’i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Xhamin e makinës e theva për t’u mbajtur. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici”, deklaroi ai.

Por, pretendimi i tij bie ndesh me pamjet e publikuara, ku për 3 kilometra shihet duke u përpjekur që të hyjë brenda makinës në ecje nga xhami i përparmë i saj, madje edhe në fund kur makina ndalon dhe ai zbret, pasi më parë i lutet shoferit që të ndalonte pasi ishte lodhur dhe nuk mund të qëndronte më përpiqet që të hapë derën nga ana e shoferit për ta sulmuar atë.

Pavarësisht kësaj, avokati i Mihal Kokëdhimës kërkoi që ndal klientit të tij të jepej një masë më e lehtë me pretendimin se askush nuk është lënë në arrest me burg për akuzën e dëmtimit të pronës me dashje. Nga masa e arrestit me burg nuk e shpëtoi as arsyetimi se i duhej të punonte për të siguruar arsimimin e dy fëmijëve në Gjermani dhe as deklarata kur thotë se “e ka mik Kryeministrin Edi Rama” në bashkëbisedim me avokatin e tij. Ky i fundit sqaroi pas përfundimit të seancës kontekstin e kësaj deklarate të klientit të tij.

“Tha që e ka Ramën mik pasi kryeministri do i ketë kërkuar votën dhe këta ia kanë dhënë. Siç ia jep 90 % e jugut”, tha ai duke shtuar se vendimin do ta apelonte dhe se kishte kallëzuar penalisht dy shoqëruesit e turistëve spanjollë.

Shuhet themeluesi i Pediatrisë, Basha: Bëri një punë të palodhur!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor Thoma Kristos, një ndër themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri.

Në një mesazh në ngushëllimi në “Facebook”, Basha shkruan se “Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë”.

Sipas kreut të opozitës, trashëgimia teorike dhe praktike që la Kristo, janë një garanci e fortë se pediatria shqiptare do t’ia dalë të mbërrijë më shpejt se shumë degë të tjera standardet evropiane.

Mesazhi i Bashës:

Mësova më dhimbje largimin prej nesh të profesor Thoma Kristos, njërit nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektorit të njohur të Fakultetit të Mjekësisë dhe autorit të mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare. Në imagjinatën e njeriut s’ka qenie më afër hyjnores sesa mjeku, ai që jep e ruan jetë, por për nënat dhe gratë shqiptare s’ka për të pasur më afër këtij imazhi sesa imazhi i pediatrit, i njeriut që merret me shëndetin e fëmijës.

Profesor Thoma Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”? Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë.

E kam parë nga afër se me sa pasion e preokupim i ndiqte zhvillimet në fushën e pediatrisë shqiptare profesor Thomai, me pasionin e mësuesit për nxënësit, njësoj siç ndiqte ecurinë e dy fëmijëve të tij, të cilët ishin nxënës të nënës time.

Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë. Trashëgimia teorike, por edhe praktike që la profesor Thoma Kristo, me libra, tekste, studentë, por edhe pacientë.

Kjo garanci është gjithsesi një ngushëllim i vogël për humbjen e pazëvendësueshme në familjen e profesor Thoma Kristos si dhe për humbjen e madhe në radhët e profesoratit shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i profesor Thoma Kristos!

Kondi “godet” Ramën: Ja pse më hoqën nga puna, e vërteta për teatrin

Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama kishte zgjedhur sot fjalët e Marjana Kondit, që sipas tij, mendonte te duhet të kemi një Teatër të ri Kombëtar.

Por, në një mesazh në “Facebook”, aktorja thekson se Rama nuk e ka cituar plotësisht, duke e quajtur këtë një zakon të vjetër të politikës shqiptare që e thotë të vërtetën përgjysmë.

Ndër të tjera, ai thekson e revoltuar se shteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjë lekë për largimin e padrejtë nga puna.

Reagimi i Marjana Kondit:
Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit)

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij. Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.

Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik. Unë vlej! Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.

Dhuna mbi turistët spanjollë, lihet në burg pronari i lokalit

VLORË

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg pronarin e lokalit në Porto Palermo Mihal Kokëdhima. Ndonëse Kokëdhima nuk pranoi akuzat dhe avokatët kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në 3 mijë euro Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, Kokëdhima shpërtheu në dhunë ndaj tyre. Por në seancën e sotme ai ka deklaruar se nuk i ka prekur me dorë.

Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Banka Botërore: Hartat ekzistuese kadastrale në Shqipëri – mospërputhje të mëdha me situatën në terren

Studimi më i fundit i financuar nga BB, për hipotekat dhe kadastrat në Shqipëri zbuloi se hartat ekzistuese kadastrale në ZRPP kanë një tendencë të lartë të mos jenë në përputhje me situatën në terren.

Një prej problematikave që haset më shpesh është se njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve në specifikime dhe në sistemet e referencës, problematika është rritur.

Një tjetër problem është se, në shumë raste, ka kopje të ndryshme të së njëjtës fletë harte dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta. Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës.

Për më tepër, në zyrat e hipotekave të dhënat mbi parcelat nuk mungojnë por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së tyre.

Spas studimit, situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale.

Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.

Në përfundimet e studimit të BB vihet re se përgjegjës për gabimet janë punonjësit aktualë deh ish punonjësit në zyrat hipotekore.

Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit.

Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë.

Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë.

Burimi: Monitor

Tragjedi në Tiranë, bie skela nga pallati, vdesin dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë ka humbur jetën një punonjës dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.

Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe janë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Të plagosurit janë Genti Bardhi 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e ‘Elbasanit’ pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjmë me dije se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton policia.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike.

Guri prehistorik në Mirditë do të zhvendoset në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Guri i gjetur rreth dy javë më parë në Fan të Mirditës, do të merret në mbrojtje dhe të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë lidhur edhe një kontratë dakordësie me banorët e zonës ku u gjet guri prehistorik.

“Kushte atmosferike do të ndikonin. Guri kur është gjetur por ka patur krisje. Pasi shkruam një kontratë me ministrin dhe ta takonim do ti kërkojmë që fshati të shpallet turistik dhe të vihet dorë për relievin që janë mahnitur  të gjithë. Edhe pse me breng. Është një zonë fantastike, kur të shohin me sytë e tyre duhet mbrojtur nga shtetit.” ka deklaruar një nga banorët e zonës.

Ky zbulimi i rrallë, ka emocionuar së tepërmi banorët e kësaj zone, të cilët e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua fillimisht por tashmë duket se gjërat janë ndryshe.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjerg,j Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme.