VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Horrori në Greqi, pas gruas shqiptare, vdes edhe bashkëshorti

By | February 6, 2017

Komentet

Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikan shqiptar bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë – Nga Nue Oroshi

Që kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat  dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin. Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në  kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur  vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin me njëri- tjetrin.

I MADHI CASTRIOT ME LLAGAP SKENDERBEU MBRETI I SHQIPËRISË, DUKA I MADH I EPIRIT

 

 

Këto ditë doli nga shtypi libri ”I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit” i autorit Zannovich, Stephan, apo Stiepan (1751 – 1786), në botim të ”Shoqata Sokol Demaku Shtëpia botuese”nga Borås i Suedisë dhe në përkthim të Sokol Demaku nga gjuha Suedeze më gjuhën shqipe.

Në përkthim dhe përshtatja nga suedishtja e vjetër nga Sven Esselius.

Shtypë: Në shtypshkronjën Lena Graphik Prishtinë, libër me vlera historike ne 256 faqe në të dy gjuhët shqip dhe suedisht.

 

Që ne fillim autori i këtij libri Zannovich Stephan me perkthim ne gjuhën suedeze nga Anders Zetterberg, Stockholm, 1788 thotë:

Historia që kam treguar është e shkurtër; unë e pranoj këtë dhe në mënyrë të pakonsiderushme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka. Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë shumë me me pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi. Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë; është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori. Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, nuk di asgjë tjetër përveç se fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë. Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqen time pa lumturi! Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi! Por jo!” Zannovich, Stephan, apo Stiepan

Rrefimi i Zannovich fillon nga Mbreteria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti ishte djali i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës,vajza më e madhe e Princit të Tribalëve. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës.

Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit.

Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit. Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit; atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.

 

Kostandini, Johan dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë. Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të pakënaqur sesa me famën e tij.

Në atë kohë, ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai.

Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa bestytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.

Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit,që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak.

Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkuruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati.

Në moshën 18 vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5 000 kaloresish, duke e dërguar në Azi

 

Një libër me vlera historike për kohën e art të popullit shqiptar nën udhëhqjen e heroit  kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Ku edhe autori i këtij libri thotë me krenari:

Gjaku i Kastriotëve është me të vërtetë ndër më fisnikët në Orient, sepse është rrënjosur në fillimin e botës me shekujt e ardhshëm.

Dhe me pas vazhdon:

Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të Ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan. Por kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u dukën furtunat. Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njërën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrimin e kësaj mbretërie të bukur, të cilën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë. Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftrave të Mehmetit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bën edhe mua që të derdhi lotë. Sidoqoftë, do të hesht. Por ekziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë.

Por ia lem lexuesit te ndjen vet  me rastin e leximit këto histori autoktone të paraqitura nga autori Zannovich, Stephan lindur në Budva, Shqipëria veneciane, 18 shkurt 1751 – vdiq në Amsterdam, Republika Hollandeze, 25 maj 1786), e quajtën Hanibal, ishte një aventurier dhe shkrimtar i “Letrave Turke” Ai kishte shkrua në italisht, frëngjisht, latinisht, gjermanisht dhe serbisht. Ai ishte një stilolaps i Gluck, Pietro Metastasio, Voltaire, Jean le Rond d’Alembert, Jean Jacques Rousseau, Catherine Great and Frederick William II të Prusisë, të cilit i kushtoi një libër me vargje frëngjisht të përkthyera nga italishtja, “L’Alcoran des Princes Destinés au Trone”. Giacomo Casanova përmend Stefano Zannovich, i cili “bëri një vizitë në Vjenë nën aliat e Princit Castriotto d’Albanie. Nën presionin e autoriteteve, ai u largua në fund të korrikut 1784 “për Poloninë dhe më vonë për Hollandën (Provincat e Bashkuara). Zannovich kishte bërë një punë të madhe dhe me përkushtim rreth Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit sa ku ishte në Holandë dhe Gjermani, pasi që nxorri në dritë librin e tij kushuar Heroit Komëtar në gjuhën gjermane e përkthye në suedisht nga shtypshkronja Anders Zettenberg ne Stockholm, 1788.

E mbramja me hair apo ja nien zanin ma vonë – Nga Nue Oroshi

E mbramja me hair apo ja nien zanin ma vonë janë dy shprehje që janë përdorur tradicionalisht në traditën tonë shqiptare.E mramja me hair është fjalë që është përdorur pas ndonjë ngatrrese që kanë pasur dy familje me njëra- tjetrën.Pleqtë tanë atdhetarë gjithnjë kanë synuar që këto familje mos ti qojnë më tutje ngatrresat por të vjen deri tek një përfundim paqësor i ngatrresës.Kjo fjalë ka edhe kuptimin psikologjik që gjërat nuk duhet dërguar më tutje.Por, fatkeqësisht ka pasur edhe shumë ngatrrestar në mesin e shqiptarëve të cilët ishin të përgaditur që të qesin gaca në barut siç thuhej në popull.Me gjasë shumicën e këtyre personave që fusnin gaca në barut ishin të përgaditur edhe nga armiqtë tanë shekullor që në mesin e shqiptarëve mos të këtë paqe dhe qetësi.Është i njohur fakti historik tek ne shqiptarët se gjithmonë kur i kemi shuar zjarrin e armiqësisë në mes vete kemi qenë më të fortë në luftërat shekullore.Në shumicën e rasteve kur nuk kryhet pleqëria në mënyrë paqësore dhe palët e ngatërruara nuk pranonin që të pajtohen gjithmonë ata që fusnin gaca në barut e përdornin shprehjën ja nien zanin ma vonë.E shpeshherë fatkeqësisht ai za ndihej ma vonë ishin krisma që shqiptari e dëmtonte shqiptarin për ndonjë arsye krejtë banale dhe të pa arsyeshme.Edhe ngatrresat  politike që kanë ndodhur tek ne shqiptarët gjatë shumë shekujve ishin ngatërresa që e dëmtuan deri në palcë ashtin arbnor  të tokës shqiptare.Shpeshherë këto ngatrresa politike përfunduan me vrasje në mes të grupacioneve politike shqiptare të cilat kishin orjentime të ndryshme politike.Fatkeqësia historike na u persëritë edhe në kohërat tona.Shqiptarët në vend që të bëhen bashkë dhe të orientohën drejt botës perëndimore ata e kopjuan mendimin politik lindor se me kundërshtarin  politik duhet qeruar hesapet fizikishtë deri edhe në likuidime fizike.Si pasojë e këtyre ngatrresave politike shqiptare sot është armiqësuar deri në përplasje fizike skena politike shqiptare.Ata në vend që të bëhen bashkë për ti përballuar sfidave të ndryshme politike dhe ti orientojnë shtetet shqiptare drejt botës perëndimore, nuk ndalën së vepruari që ti dëmtojnë dy shtetet e brishta shqiptare.Nuk ka më keq kur të zotët e shtëpive punojnë natë e ditë që ta dëmtojnë shtëpinë e tyre.Dhe fatkeqësia qëndron në faktin se këta zot shtëpie që i kemi në trojet shqiptare janë shëndrruar në  përbindësha apo në persona të pangopshëm.Është e ditur se keta persona të cilët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë e mbramja nuk do t´iu vije me hair,zëri do të ndihet ma vonë por sikur të ishte vetëm fati i tyre nuk do të mërzitemi fare por ata me fatin e tyre po e shkatrrojnë edhe ardhëmërinë e popullit shqiptar.E unë do të pyes shumë qartë kush i bartë përgjegjesitë për këto 20 vitet e fundit për arabizimin, turqizimin, serbizimin dhe greqizimin e trojeve shqiptare.Pse politikanët dhe qeveritarët shqiptar u treguan aq të dobët sa që lejuan që për një grushtë aspra ose për një grushtë votash ta dëmtojnë palcën ashtnore të trojeve arbërore.A mund ta bëj dikush një statistikë dhe ta thotë qartë përmes një analize të pa anshme se sa kemi punuar ne këto njëzët vitet e fundit, që trojet shqiptare të orientohen drejt orientimit  Evropian dhe sa është vepruar nga politika shqiptare që trojet shqiptare ta marrin tatëpjetën dhe të orientohen drejt shkrepave të Azisë.Dhe derisa politika shqiptare e ka plotë gojën Amerikë e Evropë, e tashë kohëve te fundit  kanë filluar edhe haptas ti kundërshtojnë shtetet që na çliruan dhe dy herë gjatë historisë na bën shtete siç është Amerika,Gjermania, dhe Austria,një pjesë e shqiptarëve me tepër po e ndiejnë afërsinë shpirtërore me shtetet arabe, turqinë, serbinë e greqinë se sa me botën perëndimore dhe me Amerikën.Dhe derisa kjo fatkeqësi kombëtare është duke vazhduar me të madhe,kemi një heshtje mortore të elitës intelektuale shqiptare lidhur me këtë fenomen makabër.Apo edhe ata janë shëndrruar në  spektatorë të heshtur, dhe nxën robë nga politika sa që nuk guxojnë ta ngrisin zërin.E sikur ne shqiptarët mos të kishim në shumë periudha historike politikanë që punuan për interesa të anmiqve tanë, shumë herët do të zgjidhej çështja arbërore në trojet shqiptare.

Vajza arbëreshe Maria Cristina Imbrogno fitoi Çmimin e Parë absolut në edicionin e Summer Vocal Competition

Voal.ch – Disa ditë më parë voal.ch kishte ftuar lexuesit e vet që të merrnin pjesë në konkursin online Summer Vocal Competition për të dhënë pëlqimin për vajzës arbëreshe sopranos të re 20 vjeçare  që vazhdon studimet në konservatorin e Milanos Maria Cristina Imbrogno, e cila konkuroi me dy pjesë • “Oceano” – Groban dhe “Caruso” – Dalla.

E pra, posa është lajmëruar se Çmimin e Parë absolut në edicionin e Summer Vocal Competition e ka fituar pikërisht Maria, së cilës i urojmë suksese të reja për t’u ngjitur në skenat e Italisë dhe botërore si një emër i shquar.

Maria Cristina Imbrogno ka të dhëna të shkëlqyera për t’u bërë një Artiste e madhe!

Këtë e vërtetoi edhe konkursi ku ajo mori pjesë.

Maria Cristina Imbrogno nuk e harron as Arbërinë dhe as Shqipërinë!

Është  pikërisht komuniteti arbëresh që mban të gjalla traditat mbi 500 vjeçare prej kohës kur të parët e tyre u larguan nga Mëmëdheu.

 

 

Maria Cristina Imbrogno, me zë bilbili, një vajzë arbëreshe pret klikimet tuaja!

Sot me 17 korrik bëhet një vit nga vrasja e Festim Latos, Heroit për Pavarësinë e Çamërisë – Nga ATDHE GECI

 

Eh, e thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu vunë themelet Greqisë“.

 

Heroi i Çamërisë, Festim Lato i vrarë me 17 korrik 2019, dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë kombëtar, është çami që diti që çështjen e fshehur dhe të heshtur të Çamërisë ta nxjerr nga arkivoli, nga gropa e varrosur greke. E thëna e së vërtetës për gjenocidin e bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve të Çamërisë nuk ishte e lehtë. Dëbimi  dhe shpërtrollëzimi i çamëve nga Çamëria denbabaden Shqipëri u bë me dhunë të paparë. Me qindëra fshatra u dogjën, dhe me dhjetëra mijëra çamë u dhunuan, u dëbuan dhe u masakruan vetëm për shkak të përkatësisë etnike shqiptare. Atdheu im i pushtuar, bubullinte Festim Lato  nëpër sallat e konferencave në BE, as s´mund të harrohet, as s´mund të injorohet. Të nderuar miq të BE-së, u thoshte Festimi; Epiri i Çamërisë, ose Shqipëria deri në Prevezë, është Shqipëria e pushtuar.

Çamëria me një popullsi prej 4 milion banorësh dhe me sipërfaqe prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë, tokë dhe det, është Zëri i Çamërisë që i troket ndërgjegjes së Evropës. Çamëria e pushtuar nga greku, me ndihmën e 6 fuqive botërorer të kohës as nuk humbet as nuk harrohet. Hirësi e Evropës, shprehej Festimi; Lëvizja për Pavarësinë e Çamërisë që unë i prijë nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Greqia përveçse Çamërinë e Pavarur dhe, Shqipërinë deri në Prevezë.

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor, 2016. Është gjak i ri në Lëvizjen Kombëtare për Çamërinë. Kjo Lëvizje e shqiptarëve, nëse jemi në hap me kohën, do ta relozojë Pavarësinë e Çamërisë!

 

Festim Lato, nderim Hero i Çamërisë

 

Atdhe Geci, Vlorë, Panaja, 2019

EMRI I ÀT SHTJEFËN GJEÇOVIT EDHE PAS 90 VJETËVE TË VRASJES FIZIKE SHNDRIT NË PANTEONIN E KRISTALTË TË ATDHETARISË SHQIPTARE

Nue Oroshi

(Doli nga shtypi libri i 19 i Shoqatës Trojet e Arbrit :”Àt Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”)

Si çdo herë tashë e 16 vjet me radhë Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”u shqua në ndriçimin e shumë ngjarjeve historike dhe shumë personaliteteve shqiptare të cilët kanë lënë gjurmët e pashlyera ne panteonin e kristalët të atdhetarisë shqiptare.Njëri prej më të mëdhenjëve atdhetarë është padyshim edhe Àt Shtjefën Gjeçovi i cili për 55 vjet të jetës se tij la gjurmë në shkencën shqiptare, në arkeologjinë shqiptare, në etnologjinë shqiptare, në poezinë shqiptare, u shqua edhe në shumë lemi tjera të jetës.Edhe pse kreu me shumë përkushtim misionin e prijesit shpirtëror ai më një përkushtim të madh ju kushtua çështjes së shenjët kombëtare dhe u bë halë në sy edhe për pushtuesit e vjetër që ishin në ikje edhe për pushtuesit e rinj që ishin në ardhje. Me një fjalë atë që s ́mundi ta bëj Perendoria Osmane për ta vrarë Àt Shtjefën Gjeçovin e vazhdoi Serbia e cila përmes misionit të saj shfarosës arriti ta vrasë më, 14 tetor 1929, Àt Shtjefën Gjeçovin. Meqenëse në vitin 2019 ishte përvjetori i 90 i vrasjes së Àt Shtjefën Gjeçovit, shoqata”Trojet e Arbrit”vendosi që pikërisht në Zymin që është shëndrruar në një vend ku janë të ngritura shumë monumente të historisë,etnologjisë e kulturës shqiptare dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtareve “Shtjefën Gjeçovi”në Zym arritëm që më datën, 30 Nëntor 2019, të mbajmë sesionin më të madh shkencor për Àt Shtjefën Gjeçovin që është mbajtur ndonjëherë, ku me temat e tyre ligjeruan 30 autorë.Pasi që arritëm në Zym na u bë një mikëpritje e jashtzakonshme ashtu siç dinë të bëjnë

zymjanët të cilët janë të shquar për mikëpritjen e tyre tradicionale.Një kontribut të çmuar në këtë organizim e dhanë Frrok Kristaj doajeni i kulturës zymjane, i cili tash e 48 vjet me radhë është duke i organizuar me një përkushtim të madh”Takimet e Gjeçovit”.Një kontribut të çmuar e dha edhe intelektuali i Zymit Kristë Dulaj, i cili ndihmoj pa u ndalur në aspektin organizativ.Si fryt i këtij sesioni shkencor po e sheh dritën libri enciklopedik:”Àt Shtjefën Gjeçovi shkencëtar dhe atdhetar”.Ky libër po e sheh dritën si fryt i punës së palodhur të 30 studiuesve shqiptar nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Evropa dhe Amerika.Pa asnjë hezitim e them faktin se ky është libri më i plotë që ka dalur deri më tani për veprimtarinë e Àt Shtjefën Gjeçovit.Në këtë libër paraqitët figura shumëdimenzionale Gjeçoviane, këtu na paraqitet Gjeçovi atdhetar,studiues,etnolog,arkeolog,bllokues i planeve serbe per shpërnguljen e shqiptarëve,hapes i shkollave shqipe,paraqitet Gjeçovi si kodifikues i Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe botimit të këtij Kanuni në shumë gjuhë të huaja.Në këtë libër përveç shumë fakteve të reja shkencore, paraqitët edhe bashkëpunimi i Gjeçovit me shumë studiues të huaj ku si fryt i këtij bashkëpunimi Kanuni i Lekë Dukagjinit është botuar në shumë gjuhë të huaja.Ky libër që tani është në dorë të lexuesit është libri i 19 enciklopedik që Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”ka botuar në periudhën kohore prej 16 vitësh duke mbajtur deri më tani 15 sesione të rregullta shkencore dhe katër sesione te veçanta si edhe 10 akademi shkencore, ku prezentohet,kultura,shkenca dhe atdhetarizmi shqiptar.Àt Shtjefën Gjeçovi me punën e tij në shërbim të kombit shqiptar mbeti në panteonin e kristaltë të atdhetarisë shqiptare, që dha çdo gjë për kombin shqiptar e më në fund e dha edhe jetën.Lkeni i Hasit e deshti aq shumë Hasin dhe punoj aq shumë për kombin shqiptar sa edhe vrasja ju bë pikërisht në hyrje të Zymit.Nuk ka rëndesi se kush ishin ata dy faqezi që e kryen aktin e vrasjes së Àt Shtjefën Gjeçovit e rëndësishme është se Àt Shtjefën Gjeçovi u vra si pengues i planeve të Qubrilloviqit, Andriqit e Akademisë së Shkencave te Beogradit, si penguesi kryesor i këtyre planeve, për shfarosjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.

POEZIA NUK NJEH KUFINJË POR LIDHË POPUJT MES VETE PERMES VARGUT – Nga Sokol Demaku

Për të nentën herë me radhë nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë e në bashkëpunim me Qendre e të rnijve shqiptar Albakos nga Hässlehom dhe biblioteken e qytetit Borås ishte planifikua që në 28 mars 2020 të mbahej Festivali i IX Ndërkombëtar i Poesisë ”Sofra poetike mBorås 2020”por shkaku i mortajes së padukshme Covid 19 organizatoret ieshin detyruarar të shtyjnë kohën e mmbajtjes së tij. Dhe ja sot me shumë sukses me ndihmën e orhanizatave të permndura QKSH ”Migjnei ” arriti tav realzioj këtë projekt madhor me shumë sukses.

Fjala e shkruarë ka peshën e vet dhe ajo është e cila depërton në të gjitha poret e jetës së njeriut, sepse ajo nuk njeh kufinjë, nuk njeh ndasi mes njerzish, ajo është e cila zhdukë kufijtë dhe kufizimet e levijeve të njerëzve në rruzullin tokësor. E them këtë sepse sot bota është duke u përballur me mortajën e padukshme e cila por merr jetë njerëzish, ka pezullua të gjitha levizjet dhe aktivitet kulturore në mbarë botën, ka pezullua lëvizjen normale të njerëzve, e ka bëre të vetën në aspektin social të njerëzve, por sot u vertetua në jetë, në praktikë se poetët dhe poezia janë ata që lidhin mes vete njerëzit, kombet, popujt, gjuhët dhe shtetet. Ishte sot kjo një ditë e veçantë për poetet, për shkrimtarët, për ata të cilëve në shpirt u flen vargu, rima, u fle komunkimi mes njerëzve dhe atyre ua bënë jetën të lumturë. Ishte një komunkim mes poeteve në 9 gjuhë të botës nga Biblioteka e qytetit Borås të Mbretërsisë së Bashkuar të Suedisë, ku poetët lexuan dhe shpalosën mendimet e tyre, ndjenjat e tyre përmes vargut dhe me shumë admirim u përcolen në rrjetet social nga mbi 1000 adhurues të vargur në mënyrë të drejtëperdrejt. Poetet vinin nga vende të ndryshme të botës edhe pse në sallë në Biblioteken e qytetit Borås ishin vetëm 9 prej tyre e të tjerët nga të katër anët e botës. Rizah Sheqiri me poezitë e tija në shqipe suedisht, Bahtir Latifi në shqip, Anxhela Ziso shqip e suedisht, Hamit Gurguri ne shqip, Louise, Halvardsson në suedisht, Ibrahim Abedini, poeti strugan në shqip, Henrik Mimmersson në suedisht, Adem Pllavci në shqip, Azizullah Nehefta në gjuhën dari.

Në sallë u dëgjuan poezi të lexohen në shqip, suedisht, arabisht, anglisht, dari, e më pasë përmes internetit duke fillua nga qyteti Plovdiv i Bulgarisë ku me vargjet e saja për degjuesit erdhi poetja e njohur bulgare Slavka Marinovska, duke vazhduar në Athinë me poetën Bardha Mançe në gjuhën shqipe, nga qyteti Göteborg me poeten Zahra Hasan mër gjuhën arabe dhe suedeze, në Selanik, në Prishtinë, Norvegji, Malmö, Itali, Zvicer nga miku ynë Besnik Camaj e shumë poet të tjerë, Por duhet permendur se patëm edhe vështorësi dhe pengesa në krijimin e lidhjeve dirtekte me shumë poetë nga vende të ndryshme të botës por edhe kishte edhe rsate kur shumë poet nuk arritën të lidhen me ne për të qenë pjesë e ketij eventi madhështor. Por organzitorët dhe Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni u shprehen të kenaqurë dhe të lumtur me këtë të arritur të madhe në lamin e organzimit të një Festivali ndërkombëtar drejperdrejt përmes interneti në kushtet që dikton koha sot. Por këta u kërkojnë flaje të gjithë atyre që nuk kanë arritur të lidhen me ta dhe të jenë pjesë e Festivalit sot, por thonë se kjo ishte një pervojë e mirë që në të ardhmen të jenë më efikas dhe mos të të ken shkëputje nga prezentimi.

Ky ishte viti i Nënetë që Qendra Kulturore shqiptare organizon këtë Festival m ekarakter ndërkombëtar. Sot organiztaoret e Festivali ndan mirënjophje për ata të cilët kanë kontribua në punën e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni, në punën e Radio Diturisë, por edhe në organzimin, përgatitjen dhe mbajtjen e Festivalit. Hamit Gurgurit i unga Plaketa ”Kryetar nderi i QKSH”. Oraganiztari ishte kujdesë që edhe për ata të cilët kujdesen për urajtjen dhe kultivimine Gjuhës shqipe në mergatë tu ndaj mirënjohje kështu me mirën johje ne këtë drejtim u dneruan mesuesit: Qerima Hajra, Iladin Pilati dhe Agrim Berisha, por organizatori ndau dy çmime për vendin e parë me poezitë më të mira mes dy Festivaleve dhe ate ”Pena e artë e Migjenit” u takoj poetës suedeze nga Göteborg Louise Halvradsson dhe poetit shqiptar me renome ne Suedi nga qyteti Uddevala Rizah Sheqiri.

Në fund organziatori organizoj një drekë madhështore për gjithë të prnaishmit.

Organizatoret pretendojn e se ky Festival për cdo vit do rritet dhe pjesëmarrja do jete masovike e poeteve ngta vise të ndryshme të botës.

Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi – Nga Nue Oroshi

Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë”Kalikangja” siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.

E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje.

O kapiten, Giuseppi! Portreti i njё kryeministri nё ikje… Nga Romelda Bozhani

 (Ngrihu e bjeru mediave si kolegёt e tu nёpёr botё! Ata po, qё e kanё gjetur burimin e sё keqes)

 

Nё kushte, rrethana, apo kohё tё tjera, tё shkuara, apo tё ardhme, ky shkrim, nuk do fillohej kёshtu. Po ja, qё, italianёt, tё futen brenda si mola estetike, tё mprehin sqimёn qё fle pёr shtatё palё qejfe brenda teje e tё ndryshojnё edhe kodin e rrёfimit.

Fillojmё pra, italiançe…

E sheh gjithmonё tё veshur me kёmishё tё bardhё, kostum tё errёt, tё zi ose blu, dmth., pothuaj tё gjitha nuancat e blusё, me kollare me ngjyra tё errёta, ose tё çelta po tё zbehta, dmth., rripi qё i varet nga qafa deri nё brez, nuk feks e s’ta merr mendjen me lajle-lule tё pakta, apo tё shumta. S’bёn vaki qё nga ndonjё pullё e pambёrthyer mirё e kёmishёs t’i dalё ndonjё zinxhir gurmazi: i trashё, i hollё, i artё, i argjendё, kryq apo gjysmёhёnё. S’ia kemi parё ndonjёherё llёrёt e pёrveshura zbukuruar me ndonjё fill shumёngjyrёsh apo ndonjё ushkur Dolce & Gabbana. Edhe kyçet e kёmbёve tё mbuluara mu si ndonjё murgeshё i ka dhe s’del si garip me çorape tёrё bojra e tё ulura nga vapa qё t’i duket kёrciri. Flokёt i ka tё krehur me kujdes e jo me efekte lara-lara si shatush e qimet s’i ka tё lagura qё tё duket i sapodalё nga dushi, sikundёr shfaqen gjithmonё kёta teutonёt e fundit nёpёr botё.

As i qeshur, as i zymtё, i qetё dhe aspak i rrёmbyer, flet qartё e shtruar, pa ndryshime tё dukshme nё stil dhe nё zё. As impulsiv, as i mefshtё, as krruhet kur flet, as gjёmon, as bubullin, as tmerron, as tmerrohet, as thumbon, as kёrcёnon, as tkurret, as bymehet. Pak dandy e aspak trendy dhe “shthurja“ mё e madhe poetike e tij shfaqet nё njё fotografi tё vetme qё tenton tё tregojё njё kryeministёr tё ri dhe sportiv. Njё revistё rozё nga kёto bjerraditёset qё s’mungojnё edhe nё Itali, e ka kapur nё njё çast aspak idilik, teksa ecёn nё rrugё me dy çanta ushqimesh nё duar. Gjesdis, ashtu si rastёsisht, thjesht, pa kollare. Nja gjysmё metri larg, tёrheq zvarrё kёmbёt e dashura e tij qё s’merret vesh nё ёshtё e mёrzitur, apo e mёrzitshme…

Bёhet fjalё pёr Giuseppe Conte-n, kryeministrin italian, qё, pёr sport, apo pёr ta bёrё tё vockёl nё sytё e botёs, Trump-i i andej oqeanit, e thёrret Giuseppi. Kur u zgjodh nga “hiçi” andej nga qershori i 2018-ёs, Conte dukej si kukulla bionde qё duhej t’i kёnaqte tё gjithё. Por, nё tё vёrtetё, tregoi qё ishte kockё qё tё mbet nё fyt. U bё i njohur nё skenёn poltike si “ylli” pa tesёr i “Lёvizjes 5 yjet” qё drejtohet virtualisht nga komiku (dhe vetёm kaq), Beppe Grillo.

Kulmin e arriti me fjalimin e tij tёrё nerv kur u rrёzua Qeveria Conte I. Iu pёrvesh Salvini-t, aso kohe zёvendёskryeministёr dhe ministёr i Brendshёm, vёt e vёt e pas kёsaj, zёvendёsi qё u bё ish-zёvendёs e ministri qё u bё ish-ministёr, s’bёri mё kirikikiiii e mori tё tatёpjetёn. Ky akt, atipik pёr njё italian, mu nё mes tё faltores sё ligjit, u bё historik. Aq historik, si Avni Rustemi nё kohё tё vet kur vrau Esat pashё Toptanin mu nё mes tё Parisit. Kjo besoj se i dha jetё edhe qeverisё Conte II andej nga fundi i verёs sё 2019-ёs. Prej atij çasti, u shfaq personaliteti i vёrtetё i kryeministrit italian qё europianёt, veçanёrisht, e shihnin si hije pa pushtet.

Ka kaluar pothuaj njё vit qё atёherё e Conte vazhdon tё jetё i njёtrajtshёm e koherent, edhe sot, kur e kёrdisin nga tё gjitha anёt. Sepse nё demokraci, kёshtu ngjet, edhe tё kёrdisin. Po ai vazhdon tё dalё me karar dhe me dinjitet para telekamerave, edhe kur i thotё Merkel-it qё nё kёto çaste tё pandemisё, ata (liderёt) po bёjnё histori e nuk po shkruajnё njё libёr tё rёndomtё ekonomie. Edhe kur i kёrkon ndjesё njё gazetari tё thjeshtё e qyqar pse i ngatёrron mbiemrin. Ngrij nё vend. “Je nё vete?!”, mendoj. “Ngrihu e bjeru mediave si kolegёt e tu nёpёr botё! Ata po, qё e kanё gjetur burimin e sё keqes. Korri gazetarёt, vill vrer kundёr tyre e bёhu cinik e pastaj despot! Ose jo, nё fillim despot e pastaj cinik, kёshtu e shijon mё shumё delirin. Shtrembёrohu e zgurdullo sytё para telekamerave si bajlozёt qё na qeverisin!”. Po asgjё e tillё s’ngjet. Conte ёshtё aty, flet ex cathedra.

Ah po, telekamerat! Nuk i mban as poshtё qё tё duket si rojё e pushtetit, as lart qё tё duket si ficco qё miklon pushtetin, as majtas qё tё tregojё profilin e gdhendur, as djathtas qё tё tregojё mjekrrёn e rruajtur ose tё parruajtur. Po i del pёrballё dhe e sheh mu nё kokёrdhok tё syrit. Pas tij, zbukurojnё dy flamuj e njё ideal. Faltorja nga flet, nuk ёshtё njё zgёq i ngushtё, i dalёboje qё i ndihet era e mykut edhe nga ekrani, por ёshtё e pastёr, e madhe e tёrё dritё. I drejtohet popullit me fjalёt e njё njeriu tё kёnduar qё ka pёrballё njё njeri tjetёr tё kёnduar, dmth., i drejtohet njё tё barabarti. Shkurt, bёn gjёra qё na habisin ne shqiptarёve. Si psh., nuk çirret e nuk thinjet para kohe nga “hallet” si njё “baba kombi”, ose nuk hapet si vaji nё lakra si “kunati i kombit”. E quajnё thjesht “avokati i popullit” se nё jetёn reale, kur i heq ofiqet, ha bukё si avokat. Vetёm kaq. Ky ёshtё Conte qё shihet kёndej oborrit tё pallatit Chigi.

Sot, na lipset tё besojmё te njё kryeministёr qё nё kёto rrethana tё jashtёzakonshme qё po jetojmё, duhet tё jetё i jashtёzakonshёm. Si gjithmonё, koha do ta tregojё nёse kapiteni ynё diti t’u bёjё ballё stuhive me nder e lavdi e nёse diti tё jetё mё shumё sesa i zakonshёm. Gjithsesi, mund tё themi qysh tani qё Conte po tregon njё karakter tё fortё, njё mendje tё ftohtё dhe po na shfaqet i pёrkorё. Ai do tё mbahet mend si kryeministri i kohёs sё koronavirusit, krizёs mё tё madhe tё pas Luftёs sё dytё Botёrore.

Shpesh kam menduar se ç’fat na ndihu qё Salvini nuk ishte mё Salvini kur na ra damllaja e covidit. Mё rrallё kam pyetur veten nёse Conte u bё Conte-ja qё njohim sot nga covidi-19, apo do tё bёhej nё çdo rast ai, kapiteni sypatrembur, qё drejton dhe s’braktis anijen nё rrebeshe e stuhi?! A do kishim njё kryeministёr kaq popullor edhe sikur dielli tё shndёrriste mё kot nga mёngjesi deri nё darkё?! S’e di. Duhet tё shullehemi nё diell njё ditё tё tёrё qё tё mund tё themi ndonjё fjalё mё tepёr. Ajo qё me siguri vihet re, ёshtё qё, Giuseppi, qё edhe pse nё fillim dukej si njё çupёlinё e turpshme, tashmё ia merr nё kthesё Trump-it tё trembur, tё zbёrthyer, tё plakur e çuditёrisht serioz e tё mposhtur, siç u pa tё zbriste nga avioni ca ditё mё parё. Njё ditё prej ditёsh, edhe Trump-it tё madh s’i ndriu mё ylli e u bё Trump-i i vogёl qё i pёrngjiste njё trumcaku. Nё dorёn e rreshkur, kapiteni amerikan, mbante “shthurjen” mё tё madhe poetike tё tij: njё kollare tё kuqe qё fekste nga larg e qё dukej si njё flamur i lodhur, i varur nё gjysmështizë.

——–

Autorja jeton në Romë, Itali.

Telegram ngushëllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” me rastin e shkuarjes në amshim të studiuesit, shkrimtarit e atdhetarit Nikollë Kërhanaj

E nderuar Familje Kërhanaj,

Të nderuar shkrimtar të Shoqatës së Shkrimtarëve “Atë Shtjefën Gjeçovi” me qendër në Zym,

Lajmi për ndarjen nga jeta të studiuesit,shkrimtarit dhe atdhetarit Nikollë Kërhanaj na ka prekur pa masë.Nikolla ishte një studiues,shkrimtar dhe atdhetar i cili në heshtje pa rrahur fare gjoks ka shkruar disa vepra të vlefshme për historinë tonë shqiptare.Ai si çdo intelektual zymjan u shqua në shumë drejtime si në atë organizativ po ashtu edhe në atë studiues duke u mishëruar me kulturën dhe traditën e Hasit ku shkruajti studime të vlefshme për kulturën dhe traditën e Hasit.Studiuesi Nikollë Kërhanaj mori pjesë edhe në sesionet shkencore që organizoj Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”dhe u shqua me punime shkencore,ku me fakte shkencore argumentoj veprimtarinë e nacionalizmës shqiptare në Zym dhe në mbarë Hasin.Një kontribut të veçantë dha edhe me studimet e ti mbi At Luigj Palajn dhe At Shtjefën Gjeçovin.

Nikollë Kërhanaj ishte një studiues punëtor i cili punonte në heshtje dhe asnjëherë nuk rrahte gjoks për punën e tij të kryer.Shoqata “Trojet e Arbrit “do ta përkujton me pietet të lartë  studiuesin,shkrimtarin dhe atdhetarin Nikollë Kërhanaj.

Ne emër të Shoqatës” Trojet e Arbrit” ju ngushëllon Nue Oroshi kryetar me shprehjen tradicionale shqiptare Zoti ju lashtë shnosh!

Darkë Solemne në Florshheim – Nga Neki Lulaj

Në Florsheim am Main të Wiesbadenit Shoqata Humanitare „Dardania „ për aktivistet e vet Organizoi një Grill festiv. Të pranishmeve me një fjalë rasti ju drejtue Kryetari i kësaj shoqate  zt. Hajdar Nitaj:“

Miq të respektuar dhe të  nderuar!

Të nderuar pjesëmarrës, aktivistë të pa lodhur të shoqatës Humanitare „Dardania „ në  -Wiesbaden!

E nderuara zonja  Kunsulle gjenerale e Republikës të Kosovës në Frankfurt, zn. Fatmire Musliu i respektuari poeti dhe shkrimtari Neki Lulaj.

Të nderuar  të pranishëm!

Mirë se keni ardhur ne këtë mbremje festive qe se bashku sot e rrumbullakësojm  gjashtë mujorin e  aktivitetit dhe punës tonë të pa lodhur. .Ne bashkë për çdo vitë ne organizojmë një Festë Grilli me aktivistet tan  duke berë rrumbullaksimin e angazhimeve tona humanitare para   shkuarjës   ne pushime verore.

Këtë po e bejmë edhe këtë vit edhe  pse pakë sa në kushte me te veçanta dhe me një numër me te vogël pjesëmarrësish për shkak të gjendjës se krijuar nga Covid 19-të

Kësaj radhe  takimin tonë para pushimeve verore po e bejmë në natyrë ne kopshtin  e  aktivistit tonë te pa lodhur.. Sot  kryesija e shoqatës për të gjithë pjesëmarrësit ka organizuar gratis  pije dhe  darkës solemne sonte pra  kemi prezent edhe rapsodet e muzikës folklorike pra  Nuredin e Fatmir  Meta dhe Veton Statovci  ardhur enkas nga Manzi  për festën tanë.

Nga zemra  ju falenderoj për kohën e ndarë dhe pjesëmarrjën tuaj, e cila ia  shton vlerën  angazhimit tuaj dhe punës se përbashkët humanitare .

Pjesëmarrja e konsullës gjenerale të Republikës se Kosovës  në Frankfurti zj. Fatmire Musliut,  na jep  kurajo e vullnet ne angazhimet tona ne të ardhshmën ,pra është krenari kur ne mesin tan  kemi diplomartën  e vyer dhe punëtorën e  pa  lodhur  nga atdheu

cila edhe sot edhe pse është ditë pushimi nag funi rijavës pra  ditë e shtunë gjen kohë dhe gjendët  ne mesin e bashkëkombasve,e falënderojmë nga zemra pjesmarrën e saj nëpë te gjitha aktivitetet tona, tha mes tjerash në fund të fjalës se tij Kryetari i Shoqatës Humanitare „Dardania“ zt Hajdar Nitaj. .

Anëtaret e shoqatës humanitare „Dardania“ Wiesbaden

 

Konsullja gjenerale e Republikës ne Frankfurt  zn. Fatmire Musliu,ne fjalimin e saj të shkuetër tha „Ju përshëndës ngrohtësisht e ndie vetën mirë ne mesin tuaj e përcjell me kujdes aktivitetet tuaja qe e zhvilloni  gjatë gjithë vitit besa besa edhe krenohëm me Ju, andaj ndiej obligim moral qe për festat dhe  aktivitete tjera të jem mes jush. Sepse jeni shembull për të mirë ne Gjermani.Ajo ne vazhdim të fjalës  se saj tha po ju njoftoi se konsullata  e Republikës te Kosovës ne Frankfurt  ka kaluar ne objektin e ri jo fortë largë objektit  ekzistueses e qe jemi ne rrumbullaksimin  e punëve përfundimtare  por kur fillon puën do te jeni të informuar permës e maylave Juve uroi punë të mabrë ne angatzhimet tuaja humanitare“.

Poeti Neki Lulaj, mes tjerash tha“ Të nderuar bashkëkombas me lejoni qe të ju  përshëndes ngrohtësisht të gjithë juve aktivistve të vyer dhe të pa lodhur të shoqatës Dardania,krenohëm me punën dhe aktivitetet e juaja.,krenohëm me vullnetin sjelljët, mikpritjën dhe klimën  ndërnjerëzore qe ekziston ne mesin tuaj kjo me ka  shtyrë qe  të mendoi pozitivisht  dhe vullnetarisht nga sot jam edhe unë jam  anëtari me i ri i kësaj shoqate. Ju jeni modeli i veçantë i respektit dhe i  dashurisë vëllazërore të angazhuar me një qellim qe në mënyrë solidare i ndihmoni familjët nevojtare  dhe individet  ne Republikën e Kosovës ne Shqipëri e me gjerë. Uroi qe edhe ne të ardhshmën  e gjithëmonë te jeni kështu model  dhe shembull se mirës“

Konsullja gjenerale  Fatmire Musliu dhe poeti Neki Lulaj

 

Kështu ne vazhdim të kësaj  darke solemne dhe mbermeje festive nen tingujt e muzikës folklorike dhe kengëve patriotike kaluam deri rreth Orës 24.00  çaste të paharruara në Florshheim an Main  të Wisbadenit.

Uroi qe Shoqata Humanitare „Dardania“ e Wiesbadenit të jetë model mësimi për shumë shoqata të tjera qe zhvillojnë aktivitetin e tyre në gjermani e me gjerë.

Momente nga Darka solemne  ne Florsheim

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet, pushtetarët vijnë e shkojnë – Nga Nue Oroshi

Dallimi në mes shtetit dhe pushtetit janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve nuk e bën këtë dallim dhe i bën ngatrrimin e shtetit me pushtetarët. Pushtetarët janë të përkohshëm ata vijnë e shkojnë, ndërrohen, humbin e fitojnë, mvarsishtë nga shija që e ka popullata apo votuesit në atë periudhë kohore dhe varësishtë nga shija që ju lanë politikanët qytetarëve,gjatë kohës sa qeverisin ata. E sa i përket qeverisjes në Kosovë është për tu theksuar fakti se në shumë drejtime politikanët tanë dështuan në qeverisjen e shtetit. E në shumë raste pushteti u keqpërdor për nevoja të pushtetarve të cilët menduan dhe po mendojnë prap se gjatë tërë jetës do të jenë në pushtet.

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke vluar gjakrat për shkak të akuzave që ka bërë Prokuroria e Gjykates Speciale të cilën e krijoj Hashim Thaqi dhe 82 deputet të Parlamentit të Kosovës shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë zgjedhur dhe rizgjedhur prap deputet të Parlamentit të Kosovës.

Në këto momente që po kalon Kosova është me rëndesi të ruhet shteti dhe miqtë tanë amerikan dhe gjerman,për faktin se politika në botë është shpeshherë në kundërthënie me njëra- tjetrën e historikisht kur të mëdhenjët lufojnë qoftë politikisht apo luftëra tjera më së keqi e pësojnë popujt e vegjël, e ne shqiptarët e kemi një shije të hidhur gjatë historisë tonë, nëpër periudha historike kur ka pasur përplasje të shteteve të mëdha botërore.

Çka duhet bërë politika e Kosovës?

Në këto momente politika e Kosovës duhet të bashkohen dhe të formojnë një grup politik që duhet të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, ku në bashkëpunim me Institucionet tjera duhet përgaditur një platformë politike dhe ekipi që do të përfaqëson Kosovën në bisedime duhet të paraqet këtë platformë unike, dhe ti lënë inatët personale apo rrahagjokset e kota se unë jam unë. Që në fillim të kësaj platforme duhet bërë një listë e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet paraqitë lista e të zhdukurve kurse juristët e shumtë që ka Kosova nuk duhet fjetur por duhet pergatitur një dosje të krimeve serbe në Kosovë, në mënyrë që Gjykata Speciale mos të jetë e njëanshme. Me këtë mund të ndihmojë edhe Parlamenti i Kosovës me plotësim, ndryshimin e ligjit ku Gjykata Speciale të jetë Gjykatë që gjykon të gjithë e jo vetëm shqiptarët.

Ekonomistët duhet përgatitur me fakte dëmet e luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, siç janë djegiet,shkatërrimet e shtëpive dhe shumë dëme tjera. Platforma politike duhet përgaditur së bashku me një prememorje të krimeve serbe mbi shqiptarët si kujtesë historike dhe kjo duhet punuar nga historianët dhe studiuesit shqiptar.

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet.Pushtetarët vijnë e shkojnë ata nuk janë të përjetshëm. Edhe politikanët shqiptar duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë ndërrimin e gjeneratave në politikë. Tash është ardhur koha që Kosovën ta udhëheqë një gjeneratë e re,por ajo mos të jetë vetëm e re për nga mosha por edhe të ketë edhe vizion të ri politik se si duhet të qeveriset dhe të ecë shteti përpara.