VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI I JAVËS 6-12 PRILL 2020

By | April 6, 2020

Komentet

HOROSKOPI I JAVËS 25-31 MAJ 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Venusi do pozicionohet shume mire ne qiellin e dashurisë dhe do e favorizoje pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet te bëni shume kujdes mos thoni gjera lënduese sepse situata sigurt qe mund te ndryshoje menjëherë. Vetëm një shkëndije mjafton për te ndezur gjithë pyllin. Për beqaret nuk do mundojnë takimet, por me mire te mos presin me shume sesa disa mundësi për aventura te bukura. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund te prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë te vuani gjate. Shëndeti nuk do jete perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat këtë jave dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Ne pune nuk do ju mungoje ambicia, por pengesat do jene te mëdha. Për familjaret duhet te jeni me te disponueshem.

Demi21. prill – 21. maj

Mire është qe këtë jave te mos ëndërroni shume ju te dashuruarit sepse realiteti nuk do jete aq i bukur. Nga ana tjetër mos e shihni partnerin si here dhe si perfekt sepse do zhgënjeheni. Për beqaret dashuriçkat do jene premtuese. Me ne fund mund te afroheni me një person qe vërtet ka vlera. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te gaboni dhe përherë do dini t’i bëni llogarite me kujdes. Shëndeti do jete goxha me i mire, madje edhe për ata qe kane pasur shqetësime serioze nga barku dhe mesi. Ne pune mos u tundoni nga disa miq qe do ju thonë t’i lini gjerat pas dore. Shikoni punën tuaj dhe mos i ndiqni. Jeta familjare do jete thuajse perfekte dhe pa shqetësime.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime për jetën në çift dhe do keni frike te flisni hapur me partnerin. Nuk do dini as t’i kontrolloni fjalët dhe do vuani tej mase. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e dashurisë edhe pse për te thënë te vërteten do e kërkojnë kudo atë. Mërzitja ne te gjitha fushat mund t’iu çoje drejt shpenzimeve te konsiderueshme çka do sjelle tronditje financiare. Situata nuk do jete aspak e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nëse mbani dieta strikte do pendoheni. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe pa u nxituar aspak sepse mund te pengoheni.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kujdes nga influenca e keqe e planetëve te cilët mund te sjellin debate ne çift. Mundohuni te sqaroni çdo gjë qe ne moment sepse me vone mund te ndërlikohen. Beqaret do jene te sjellshëm dhe te urte. Kjo do i beje me tërheqës dhe do mund te njohin dike interesant. Ne planin financiar do keni shume fat, por nuk duhet te shpenzoni kot se koti. Merkuri do ju mbështesë mjaft ne anën shëndetësore, gjithsesi mundohuni te mos stresoheni dhe te mos lodheni shume. Ne planin profesional do iu bëhen propozime interesante. Mos humbni asnjë mundësi. Ne familje mund te keni disa probleme. Tregohuni pak me tolerante dhe flisni me ta.

Luani23. korrik – 22. gusht

Klima ne çift këtë jave do jete paksa e trazuar, por stimuluese. Disa diskutime te vogla dhe skena xhelozie mund t’i bëjnë me mire lidhjes suaj. Beqaret do kenë sukses ne dashuri. Ne mbrëmje dikush qe pëlqeni mund t’iu beje një surprize te këndshme. Përgatituni! Financat nuk do te rriten shume por do e ruajnë ekuilibrin. Kjo do iu shtyje te mendoni për ndonjë shpenzim me tepër. Kujdes! Shëndeti do ketë mbrojtjen e Jupiterit dhe ne përgjithësi gjerat do shkojnë mire. As optimizmi nuk do iu mungoje. Ne pune do keni disa probleme te papritura. Mundohuni te tregoheni te matur dhe mbrojeni veten. Ne familje do jete një jave pa asgjë te veçante.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin gjatë kësaj jave duhet te bëni kujdes me impulsivitetin dhe agresivitetin. Gjerat nuk do jene shume te lehta, por do e keni vete ne dore. Beqaret do kenë një periudhe shume stimuluese dhe po te duan vete mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Buxheti do jete me i kënaqshëm kështu qe mund ta lini pakta fantazinë te shfrenuar dhe mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare pas perkudjesit maksimal qe keni treguar. Ne pune do e bëni çdo gjë me zell dhe dëshirë prandaj do arrini majat. Nuk do ju mungoje asnjë moment kurajoja dhe këmbëngulja. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Venusi do iu ndihmoje shume ne jetën ne çift, por Plutoni do ndikoje negativisht. Pjesa me e madhe do lundroje midis lumturisë dhe tensionit. Klima për beqaret do jete e mire. Do keni takime këtë jave dhe do flirtoni shume me ata qe do pëlqeni. Asnjë planet nuk do rrezikoje qëndrueshmërinë e financave tuaja, por gjithsesi shmangni shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do ketë probleme, por për tu kujdesur me shume, do ishte mire një kure me vitamina dhe kalcium. Shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne planin profesional, Urani do ndikoje shume pozitivisht dhe ju do arrini atje ku keni dëshiruar. Kushtojini me tepër kohe familjes sepse ajo ka nevoje për ju.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Kohet e fundit keni pasur edhe probleme te vogla ne çift. Mundohuni te hiqni stresin dhe te dashuroni lirisht. Pritet një jave e mire për ju. Beqaret do kenë shume mundësi për te bere për vete atë qe duan. Do jeni plot sharm dhe joshëse. Për sa iu përket parave, klima duket se do jete e ngrohte dhe ju do filloni te bëni pak ekonomi. Hëna do iu sjelle probleme me shëndetin. As gjendja juaj fizike e as ajo shpirtërore nuk do jene ashtu siç duhet. Mundohuni te mos lodheni shume sepse do ju shterojnë shpejt fuqitë. Ne planin profesional do keni disa pengesa qe me pak mundim mund te kalohen. Jeta familjare do jete e qete dhe ne harmoni te plote.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni shume dëshirë te dilni me partnerin këtë jave, por ai nuk do ua beje qejfin. Nuk do jete periudha me e mire për dashurinë ne çift. Disa beqare do takojnë një dashuri te vjetër. Kujdes sepse edhe mund te zhgënjeheni. Me financat duhet te tregoheni shume te matur. As mos merrni e as mos jepni hua sepse situata nuk do jete aspak e favorshme. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha por do jeni paksa te stresuar. Kujdesuni pak me shume me ushqimin, për te larguar problemet e tretjes dhe te mëlçisë. Ne pune do keni shume ambicie, por do jete një jave paska delikate. Tregoni me shume kujdes. Edhe ne familje punët nuk do shkojnë shume mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do vazhdoni te njëjtën rutine ne jetën tuaj ne çift dhe kjo nuk do iu beje te ndiheni shume mire. Mundohuni me çdo kusht te ndryshoni diçka. Kërkojini mendim edhe partnerit tuaj. Beqaret do njohin dike por do hynë ne një periudhe te komplikuar. Mendohuni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni t’i kufizoni sa me shume shpenzimet. Jupiteri do ndikoje negativisht edhe ne shëndetin tuaj. Qetësohuni dhe gjeni kohe për t’u çlodhur. Për sa i përket jetës profesionale do jete jave me shume fat. Filloni edhe projekte te reja sepse do keni sukses pa fund. Marrëdhënia me familjaret do jete shume e mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Ata qe jetojnë ne çift do gëzojnë mbështetjen e Plutonit. Gjithë java do jete ne harmoni te plote. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume. Jeta sentimentale e beqareve nuk do jete aspak e stabilizuar. Do keni shume dëshirë te dashuroni ashtu si ju dini, por nuk do keni kushtet e nevojshme. Financat do jene te mbrojtura. Gjithsesi për te shmangur çdo lloj ndërlikimi tregohuni edhe me te kujdesshëm me shpenzimet. Stresi do iu pushtoje edhe ju. Pse te mos merrni ndonjë kafshe shtëpiake? Ne pune do kaloni dite te komplikuara. Tregohuni te matur me ato qe do thoni dhe konsultohuni edhe me ndonjë person me eksperience. Familja pa probleme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ata qe kane një lidhje do gjenden ndërmjet dy zjarresh këtë jave. Nga njëra ane marrëdhënia me partnerin do jete e tensionuar dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta përmirësuar dhe nga ana tjetër familjaret dhe miqtë do kërkojnë ndihme. As vete nuk do dini çfarë te bëni me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë gjendjen. Shëndeti do jete kryesisht pozitiv. Do ndiqni një regjim ushqimor strikt dhe do merreni me shume me aktivitet fizik. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

HOROSKOPI E HËNË 25 MAJ 2020

Dashi

Përpiquni të jeni më të tërhequr gjatë ditës së sotme. Nuk është koha e duhur për ë vepruar shumë sot. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Lejoni të tjerët të marrin nën kontroll situatën.

Demi

Beqarët e kësaj shenje rekomandohen se edhe nëse ndihen të dëshpëruar në kërkim të dashurisë, mos u dorëzoni para çdo mundësie që mund të vijë para jush. Të qëndrosh vetëm është shumë më mirë sesa të kalosh kohë me dikë që nuk ka interes aq sa duhet për ju.

Binjakët

Merrni iniciativën dhe jepni sugjerime lidhur me një projekt në punë. Kushdo është në pritje të këtij ndryshimi që mund të sjellë projekti në fjalë. Kjo do të jetë një ndër mundësitë tuaja për të rritur reputacionin në aspektin profesional.

Gaforrja

Ka gjasa ta keni të vështirë të bini në kompromis rreth një çështjeje të caktuar me një prej anëtarëve të familjes suaj. Megjithatë ajo çfarë ju thuhet të bëni apo të toleroni ndoshta nuk do të jetë ajo çfarë preferoni, por do të jetë e nevojshme për të mirën tuaj.

Luani

Teksa po përpiqeni të bindni dikë rreth një çështjeje të caktuar, mund të të përfundoni duke ndryshuar mendim. Rekomandohet t’i qëndroni opinionit tuaj, por të respektoni edhe mendimin e të tjerëve. Sa i përket marrëdhënies në çift, ekziston mundësia të provoni diçka të re që do t’ua ndryshojë lidhjen tuaj.

Virgjëresha

Dikush pranë jush që po bën ndryshime në jetë kohët e fundit, mund të kërkojë udhëzime prej jush. Gjithçka që duhet të bëni është t’i besoni instikteve tuaja. Sa i përket aspektit financiare, parashikohet një ditë e mirë.

Peshorja

Ekziston mundësia të përballeni me një problem në aspektin profesional. Megjithatë, ka gjasa që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt duke bërë që të dilni pa u dëmtuar nga kjo situatë. Dikush mund të ndajë me ju një sekret shumë të rëndësishëm.

Akrepi

Gjendja juaj fizike do të ndikojë më shumë se kurrë në anën psikologjike. Sigurohuni që të ushqeheni më mirë dhe të kryeni mjaftueshëm ushtrime fizike në mënyrë që të ndiheni më energjik.

Shigjetari

Përpjekjet gjatë gjithë ditës për të kontrolluar fjalët dhe sjelljen tuaj do t’ju shkaktojë stres. Duhet të pranoni që gabime mund të ndodhin. Askush nuk është perfekt dhe nëse shpenzoni të gjithë energjinë për tu dukur i/e tillë do të bënit një gabim të madh.

Bricjapi

Rritja e besimit në vete është diçka e mirë, por përpiquni të mos e teproni në këtë drejtim. Është e rëndësishme të pranoni një sfidë në aspektin profesional, e cila mund t’ju jellë një mundësi mjaft të mirë në jetën tuaj. Parashikohet në ditë e qetë në lidhjen tuaj romantike.

Ujori

Do të keni të gjitha mundësitë për të kaluar një ditë të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund.

Peshqit

Do të gjeni kurajo në çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Bashkëpunëtorët do të tregohen të gatshëm t’ju ndihmojnë të përfundoni një projekt. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre.

HOROSKOPI E DIEL 24 MAJ 2020

Dashi

Pse të angazhoheni vetëm për një gjë tani? Të kesh vetëm një qëllim, një mik, apo edhe një flirt, është shumë kufizuese për ju. Cfarëdo që të kërkoni në jetë mund të ndryshojë nga momenti në moment, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen spontane të kohëve të fundit.

Demi

Ju mund të jeni të ngadaltë kur bëhet fjalë për të marrë vendime të mëdha, dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Nëse nuk jeni të qartë se çfarë doni të bëni, ose nuk jeni të sigurt për atë që po ndodh, thjesht uleni ritmin. Në çështjet sentimentale, parashikohen lajme pozitive.

Binjakët

Vetëm sepse merrni këshillat e miqve dhe bashkëpunëtorëve dhe i zbatoni ato në letër nuk do të thotë se nuk jeni përgjegjës për rezultatin. Ndoshta gjërat nuk funksionuan siç ju kishin premtuar, por kjo nuk është arsye për të fajësuar të tjerët.

Gaforrja

Të gjithë elementët e ndryshëm të jetës suaj po bashkohen tani, që do të thotë se shumë gjëra që më parë ishin mistere, papritmas kanë kuptim. Filloni një bisedë të re sot, por mos reagoni emocionalisht për ato që thonë.

Luani

Truri juaj ka etje për më shumë informacion. Ju jeni kurioz, kështu që është një ditë e shkëlqyeshme të provoni diçka të re. Jo vetëm që do të kënaqeni duke mësuar, por gjithashtu do të kënaqeni të ndani ato që keni mësuar me njerëzit e tjerë. Ju jeni më të zgjuar se sa mendoni.

Virgjëresha

Tani për tani ju mund të ndiheni sikur po zhvillohet një betejë e fortë mes gjysmës suaj të qetë dhe asaj te trazuar. Kjo është krejtësisht normale, kështu që mos u shqetësoni shumë. Thjesht jepini kohë vetes për të punuar me këto ndjenja luftarake dhe mos prisni që së shpejti të arrini në një përfundim të caktuar.

Peshorja

Asnjëherë nuk duhet të ndjeheni fajtorë nëse dëshironi pak kohë vetëm, veçanërisht sot. Energjitë e kundërta të njerëzve të tjerë mund të krijonin shumë tension. Mënyra e vetme për të lehtësuar stresin tuaj është të largoheni nga personi ose njerëzit që e shkaktojnë atë.

Akrepi

Kohët e fundit jeni njohur me një person shumë simpatik, por sot ai mund t’ju largojë nga përgjegjësitë tuaja. Por lajmi i mirë është që ju mund ta njihni më mirë këtë person dhe të përfundoni ato që ju nevojiten për të bërë nëse jeni të organizuar!

Shigjetari

A jeni në fazat e para të një romance? Mundohuni t’i mbani pritshmëritë në minimum. Nëse nuk jeni në një romancë tani, bisedoni me një mik të ngushtë për ndjenjat tuaja. Ju do të vlerësoni mënyrën si jeni në një mënyrë krejt të re.

Bricjapi

Ju jeni larguar nga një çështje e caktuar për një kohë të gjatë, por duke u larguar nuk keni mundur ta zgjidhni apo ta anashkaloni. Ritmi i ditës tuaj do të jetë më i lehtë, dhe do të keni kohë të lirë për të vepruar shumë shpejt. Telefononi një mikun tuaj të preferuar dhe planifikoni diçka së shpejti.

Ujori

Nëse dashuria ndjehet si një konkurs çfarë mund të bëni për të përmirësuar lojën tuaj? Yjet mund t’ju ndihmojnë në rivendosjen e besimit tuaj dhe t’ju kujtojnë se jeni përgjegjës për fatin tuaj. Të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur do t’ju ndihmojë.

Peshqit

Ju mund të ndiheni sikur po ecni rreth e rrotull në mjegull në fillim të ditës së sotme, por kjo vetëm sepse do të zgjasë pak më shumë se zakonisht që truri juaj të ngrohet. Mundohuni të hiqni dorë nga detyra më të rëndësishme ose të detajuara deri në fund të ditës nëse mundeni.

HOROSKOPI E SHTUNË 23 MAJ 2020

Dashi
Përpiquni të qëndroni indiferent lidhur me një çështje të rëndësishme, por që nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ju. Do të jetë më mirë kështu, pasi do të keni mundësi të shfrytëzoni një mundësi tjetër në vijim. Ka gjasa që së shpejti të përjetoni një fazë intensive në jetën tuaj.

Demi
Të qëndruarit vetëm mund t’ju bëjë të ndiheni komod, por nëse do të qëndroni kështu për një kohë të gjatë do të shqetësoheni. Mund të keni dëshirë të bëni një aventurë të rrezikshme, por nuk do t’ia vlejë të merrni përsipër një risk të tillë.

Binjakët
Nuk është e nevojshme të tregoheni shumë ambicioz, pasi kjo mund të sjellë edhe pasoja negative. Duhet ta pranoni veten ashtu sikurse jeni. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë. Tregohuni mirënjohës për gjithçka që keni.

Gaforrja
Dikush për të cilin keni pasur ndjenja të forta mund të kthehet sërish në jetën tuaj. Megjithatë nuk do të ndiheni të sigurt për tu rilidhur me të. Prisni pak derisa të siguroheni për ndjenjat tuaj.

Luani
Mbani veten nën kontroll dhe bëni kujdes me fjalët. Mendohuni mirë para se të reagoni gjatë një diskutimi në punë. Ju keni aftësitë e një diplomati, ndaj përdorini ato në momentin e duhur.

Virgjëresha

Nëse dëshironi të veproni më ngadalë në jetën tuaj, pasi kështu ndiheni më i qetë, atëherë mos hezitoni ta bëni një gjë të tillë. Mos u ndikoni nga të tjerët dhe ndiqni intuitën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që beqarët e kësaj shenje të pësojnë një zhgënjim gjatë ditës së sotme.

Peshorja
Harmonia në familje duhet të jetë prioritet për ju. Rekomandohet të bëni disa ndryshime në arredimin e shtëpisë. Nëse keni ide kreative, ndajini ato me anëtarët e tjerë të familjes, pasi do të tregohen mjaft bashkëpunues.

Akrepi
Rekomandohet të bëni përpjekje për diçka të re. Edhe nëse dështoni, kjo do të jetë mjaft e rëndësishme për ju në aspektin profesional. Nuk do të mund të rriteni në këtë aspekt nëse nuk rrezikoni.

Shigjetari
Ka gjasa të mendoni për të kaluarën gjatë ditës së sotme, por përpiquni të fokusoheni në të ardhmen. Ju pret një botë plot mundësi. Rekomandohet të uleni në një vend të qetë dhe të shkruani një letër me prioritete, të cilën do të ishte mirë ta lexoni një vit më pas.

Bricjapi
Kreativiteti do të zerë vend në çdo aspekt të jetës suaj, ndaj shfrytëzojeni atë. Nuk parashikohen ndryshime në aspektin financiar. Ndërsa sa i përket lidhjes suaj romantike, do të kaloni momente plot gjallëri.

Ujori
Bëni kujdes me shëndetin dhe mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni. Rekomandohet sa më shumë ushtrime fizike dhe një dietë e shëndetshme ushqimore. Në aspektin profesional, ka gjasa të keni një ofertë të re pune.

Peshqit
Nuk mund t’i shpenzoni të gjitha energjitë duke u përpjekur t’i bëni njerëzit të lumtur. Bëni të paktën diçka të vlefshme për veten sot. Mund të anuloni një takim dhe këtë kohë t’ia kushtoni vetes.

HOROSKOPI E PREMTE 22 MAJ 2020

Dashi

Dikush po përpiqet të flirtojë me ju dhe po ju kushton shumë vëmendje. Fillimisht mund ta keni të vështirë ta kuptoni, pasi mund të mendoni se thjesht po përpiqet t’ju njohë më mirë. Megjithatë, mos harroni që personi në fjalë mund të ketë edhe ndjenja për ju.

Demi

Kontrollojini vazhdimisht mesazhet sot. Mund t’ju vijë një mundësi e re, të cilën duhet ta shfrytëzoni patjetër. Lëreni sharmin tuaj të shkëlqejë dhe vlerësojeni veten për atë çfarë jeni.

Binjakët

Nëse jeni të interesuar të zgjeroni mundësitë në karrierën tuaj, pse po neglizhoni të kërkoni ndihmë nga miqtë? Ata mund t’ju mundësojnë një ndryshim mjaft të mirë në jetën tuaj. Tregohuni të qartë rreth pritshmërive tuaja.

Gaforrja

Nëse do të keni besim në vetvete, do të mund ta realizoni atë çfarë dëshironi. Jeni i pasigurt rreth një personi me të cilin duhet të punoni? Është koha e duhur t’i tregoni atij/asaj këndvështrimin tuaj.

Luani

Prioriteti juaj sot do të jetë shtëpia. Sigurohuni që të mbizotërojë qetësia dhe siguria. Nëse nuk do të jetë kështu, gjeni mënyra për ta ndryshuar këtë. Sa më shpejt të nisni të veproni, aq më shpejt do të keni rezultatet që dëshironi.

Virgjëresha

Keni pasur një bisedë të ndërlikuar së fundmi me partnerin/partneren tuaj dhe mund të keni vuajtur për shkak të kësaj. Nuk mund të bëni shumë sa i përket përmirësimit të disa gjërave aktualisht. Tregohuni të duruar, në mënyrë që të shkoni drejt një zgjidhjeje së shpejti.

Peshorja

Mendimet tuaja po shkojnë drejt një faze të fortë qartësie, pavarësisht dualitetit në jetën tuaj aktualisht. Përkushtojuni punës dhe mos hiqni dorë nga ajo çfarë dëshironi të arrini.

Akrepi

Jeni plotësisht të aftë për të qenë serioz dhe analitik tani, por do ta shijoni shumë më tepër ditën nëse e kaloni të paktën një pjesë të saj duke u argëtuar! Është e rëndësishme t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe të relaksoheni. Partneri/partnerja juaj ka gjasa do t’ju falë momente të veçanta sot.

Shigjetari

Mund t’ju ndodhin disa të papritura gjatë ditës së sotme. Asgjë nuk është sigurt, mund t’ju ndodhin ndryshime në momentin e fundit. Kohët e fundit mund të jeni përfshirë nga rutina, kështu që ndryshime të tilla janë mjaft të nevojshme.

Bricjapi

Mund t’ju vijë një lajm jo i mirë gjatë kësaj dite, por nuk do të jetë surprizë për ju, pasi do të jeni të përgatitur për këtë. Fokusohuni në gjërat më të rëndësishme në jetë si familja dhe puna, ndërsa ato që nuk i kontrolloni dot, shmangini.

Ujori

Mund të jeni në kërkim të diçkaje të pazakontë ose të çuditshme. Ajo çfarë mund të jetë interesante për masën mund të mos jetë për ty. Është natyra juaj të ndiheni të lirë, ndaj veproni ashtu sikurse dëshironi.

Peshqit

Do të kaloni një ditë përgjithësisht të qetë. Nuk parashikohen zhvillime të veçanta në aspektin profesional. Ndërsa sa i përket lidhjes në çift, ka gjasa që disa persona të kësaj shenje të kërkojnë ndryshime në marrdhënien e tyre.

HOROSKOPI E ENJTE 21 MAJ 2020

Dashi

Dikush pranë jush po përpiqet të zbulojë një sekret, të cilin nuk preferoni ta ndani me askënd. Mos veproni kundër dëshirës suaj dhe përpiquni ta shmangni personin në fjalë, kur bëhet fjalë për këtë çështje. Jepini forca dhe ecni përpara.

Demi

Teksa nuk do të keni mundësi të shihni gjithçka sot, do të merrni të gjithë informacionin e duhur për t’u ndjerë mirë sa i përket një plani në të ardhmen. Një prej pjesëve më të mira gjatë kësaj dite, do të jetë fakti që më në fund do të jeni në gjendje të zgjidhni një çështje që ju ka munduar dhe lodhur prej kohësh.

Binjakët

Përveç mosmarrëveshjeve në jetë aktualisht, shumë shpejt do të mund të rigjeni lumturinë. Mos u ndikoni nga veprimet e të tjerëve. Për sa kohë të jeni fleksibël dhe pozitiv, mund t’i zgjidhni vetë gjërat dhe të shijoni rezultatin.

Gaforrja

Vetëm energjia e mirë do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë. Nëse keni në plan një projekt ambicioz, sot do të jetë dita juaj me fat. Madje detyrat më të vështira do të duken të lehta.

Luani

Përpiquni të shmangni situatat e pakëndshme dhe përqendrohuni në krijimtari. Dëgjoni muzikë, gatuani ose kërceni. Të gjitha këto do të jenë mënyra të shkëlqyera për të gjallëruar ditën dhe për t’ju mbushur me gëzim. Krijimi i diçkaje të re do të jetë sot më e lehtë se kurrë.

Virgjëresha

Në çdo situatë kur ju kërkohet të gjykoni diçka ose të jepni mendimin tuaj për diçka që dikush tjetër ka krijuar, tregohuni të qetë dhe zemërgjerë. Të jesh kritik ndaj të tjerëve, sot nuk është diçka e mençur. Ndaj është shumë e rëndësishme të përdorni taktin.

Peshorja

Mos ndoshta keni konceptin e gabuar se çdo gjë e madhe është më e mirë? Ky do të ishte një gabim i madh sot. Energjia juaj përshtatet më mirë gjatë kësaj dite për vende të vogla, zëra të qetë dhe pritshmëri të ulëta.

Akrepi

Ndershmëria është gjithmonë taktika më e mirë. Nëse keni nevojë të largoheni nga një marrëdhënie jo e shëndetshme ose joproduktive, thjesht tregohuni të sinqertë. Mos humbisni kohën tuaj dhe të askujt tjetër.

Shigjetari

Ju mund të filloni të shihni ndryshimin e vërtetë në një nga marrëdhëniet tuaja sot, dhe kjo mund t’ju çojë një drejtim të ri që nuk e prisnit. Nëse bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj romantike, do të keni shumë më tepër diskutime për të ardhmen.

Bricjapi

Rekomandohet t’i kushtoni më shumë rëndësi pamjes suaj të jashtme këtë të enjte. Nuk përjashtohet mundësia që beqarët e kësaj shenje të kenë një takim të veçantë sot. Sa i përket aspektit ekonomik, parashikohet një ditë e mirë.

Ujori

Tregohuni të kujdesshme me paratë dhe merrni parasysh gjithçka. Ekziston mundësia që disa persona të kësaj shenje të përballen me një problem në bankë. Sa i përket lidhjes në çift, do të jetë e një ditë e mbushur me gjallëri.

Peshqit

Ka gjasa të përfshiheni në një çështje shumë domethënëse për ju. Është me rëndësi që t’i kushtoni vëmendjen e duhur edhe detajeve. Mos hezitoni të flisni hapur rreth gjërave që keni për zemër. Beqarët e kësaj shenje mund ta gjejnë veten pranë personit që ndan të njëjtat dëshira me ju.

HOROSKOPI E MËRKURË 20 MAJ 2020

Dashi
Mund të bëni gjithnjë plane paraprake në jetë, por jo përherë mund të keni sukses. Ndaj mos u shqetësoni dhe mos i humbisni shpresat në diçka që kishit menduar nuk ju realizohet. Përgjithësisht do të jetë një̈ ditë e mirë për ju, sidomos në aspektin personal.

Demi
Do të kaloni një ditë të qetë, ku do të keni mjaftueshëm kohë për tu relaksuar. Gjithashtu, do të ndiheni plotësisht të çliruar nga stresi. Nëse dikush tenton t’ju thotë diçka që mund t’ju prishë humorin, merreni me sportivitet dhe përpiquni ta shmangni sa më shumë.

Binjakët
Nëse jeta shoqërore po bëhet pak e lodhshme kohët e fundit, sot do të keni mundësi t’i ndryshoni gjërat radikalisht. Një person pranë jush do të vijë me një ide mjaft të mirë. Ekziston mundësia të bëni diçka që nuk e kishit menduar kurrë.

Gaforrja
Përpiquni t’i pranoni gjërat ashtu sikurse janë edhe pse mund të mos jenë ashtu siç dëshironi. Duhet të rikujtoni që gjërat  nuk janë gjithnjë perfekt. Përpiquni të jeni më fleksibël.

Luani
Është koha të përdorni gjithë fuqinë tuaj për të arritur aty ku dëshironi. Kështu do të kuptoni edhe sesa fuqi keni. Do ta vini lehtësisht situatën nën kontroll.

Virgjëresha

Mund të përpiqeni të lumturoni disa persona në jetën tuaj, por vetëm nëse ata ju lejojnë ta bëni këtë. Nëse dikush nuk preferon të ndryshojë mendim lidhur me një çështje të caktuar dhe madje nuk ndryshon qëndrim nga gjithçka që mund të bëni për të, rekomandohet të shmangeni.

Peshorja
Nëse jeni ende beqarë, sot mund të keni shansin ta shihni jetën nga një tjetër perspektivë. Shfrytëzojeni këtë rast dhe do të ndiheni shumë më të pavarur. Nëse jeni në një marrëdhënie, disa persona të kësaj shenje mund të shkojnë drejt ndarjes.

Akrepi
Jepini prioritet çështjeve familjare. Mund të keni pasur tension në familje, ndaj është e nevojshme të sillni harmoninë mes jush. Ka gjasa që këtë ta arrini shumë lehtë nëse përpiqeni sa më shpejt të jetë e mundur.

Shigjetari
Keni dashur t’i thoni diçka dikujt prej një kohe të gjatë dhe sot është momenti i duhur për ta bërë këtë. Do të ndiheni shumë energjik dhe mjaft të qartë rreth asaj çfarë dëshironi të shprehni. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që personi përballë jush të keqinterpretohet.

Bricjapi
Duhet të tregoheni më të kursyer me paratë. Është momenti i duhur për të reflektuar dhe për tu menduar më gjatë rreth së ardhmes suaj. Partneri/partnerja mund të ketë një kërkesë të veçantë, por do të jetë e vështirë t’ia realizoni.

Ujori
Mos u përfshini në jetën e të tjerëve pa qenë e nevojshme. Kjo mund të keqinterpretohet dhe gjithçka mund të rezultojë krejtësisht ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme.

Peshqit
Vendimi që keni ndërmarrë sot mund të ndikojë jo vetëm në jetën tuaj. Disa persona të tjerë do të jenë më të përfshirë, seç mund ta kishit menduar. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni një zgjedhje tjetër. Thjesht do të thotë që të bëheni gati edhe për një konflikt të mundshëm.

HOROSKOPI E MARTË 19 MAJ 2020

Dashi

Zakonisht nuk jeni një person i rrëmbyer, por a do t’ju shkaktohej ndonjë dëm nëse bëheni më spontan? Përgjigjia është përfundimisht jo. Mund t’i arrini qëllimet tuaja edhe nëse veproni menjëherë. Nuk është nevoja të shpenzoni ditë të tëra dhe më pas të merrni një vendim.

Demi
Ju jeni mjaft në djeni sa i përket ngjarjeve që po ndodhin aktualisht dhe disa persona pranë jush do t’ju kërkojnë ndihmë. Ju keni përgjigjen e domosdoshme për t’i çuar ata në drejtimin e duhur. Megjithatë, përgatituni edhe për veprime të çuditshme nga ana e tyre në lidhje me këtë.

Binjakët
Ose thuajini të gjitha ose asgjë. Kjo ka të bëjë me sinqeritetin dhe ti besosh të tjerëve pa u ndjerë i paragjykuar. Nëse veproni kështu, ata do të impresionohen dhe do të dëshirojnë të dëgjojnë më shumë.

Gaforrja
Do të jeni në gjendje të mësoni gjëra mjaft të vështira shumë shpejt. Është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të rëndësishme në aspektin profesional. Sa I përket lidhjes në çift, dio të ndiheni i/e përkëdhëlur nga partneri/partnerja juaj.

Luani
Nëse doni ndryshim në jetën tuaj dhe nëse doni që kjo të realizohet, janë dy gjëra që kanë një të përbashkët: durimin. Nëse dikush ka ndërmend t’ju promovojë, nuk mund ta impononi ta bëjë atë sa më shpejt. Jo çdo kush ka në mendje planet tuaj. Ndaj ju duhet të prisni.

Virgjëresha

Lejoni kuriozitetin t’ju udhëheqë sot. Tregohuni mendje hapur dhe qendroni të qetë. Do ta kuptoni sa mirë do të ndiheni teksa do i çoni gjërat në një drejtim të ri.

Peshorja
Mos u ngutni për të realizuar gjithçka me shpejtësi. Lini mjaftueshëm hapësirë në axhendën tuaj edhe për të papritura. Lëreni imagjinatën të lirë dhe shijoni jetën.

Akrepi
Përmirësimi i komunikimit duhet të jetë fokusi juaj. Nëse ndiheni sikur jeni në konkurrencë me dikë, kjo mund të rezultojë në disa momente të tensionuara. Ju nuk do të lejoni që personi tjetër të fitojë, por nuk duhet të jeni as i pamëshirshëm.

Shigjetari
Dikush që ka fuqi mbi orarin tuaj është i gatshëm të bëjë rregullime të caktuara që do t’ju bëjnë shumë të lumtur. Shfrytëzojeni këtë mundësi sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket aspektit ekonomik, ka gjasa t’ju buzëqeshë fati së shpejti.

Bricjapi
Mënyra më e mirë për të siguruar që te keni më shumë para më vonë është të filloni të kurseni tani! Ky rregull i thjeshtë duket logjik, por arsyeja zakonisht fluturon, kur shihni diçka të re që dëshironi. Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk përjashtohet mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj.

Ujori
Mos u shqetësoni lidhur me një projekt të madh, pasi ka shumë mundësi që të keni sukses. Madje ka gjasa që të tjerët të mahniten nga performanca juaj. Një surprizë e këndshme mund të ndodhë në familjen tuaj.

Peshqit
Është e nevojshme të bëni pak pushim dhe të mos e nxisni veten përtej kufijve. Ka gjasa të anuloni një takim, të cilin e kishit parashikuar prej kohësh. Mos u shqetësoni, pasi do jetë më I përshtatshëm në një moment tjetër.

HOROSKOPI I JAVËS 18-24 MAJ 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Jeta juaj në çift do marre një kthesë tjetër këtë jave. Hëna ka disa kohë që po ju bezdis dhe po ua bën gjërat të vështira. Priten ditë të mërzitshme dhe acaruese ne disa momente. Beqarët do mund të realizojnë takime shumë të rëndësishme me persona që nuk mund t’iu rezistosh dot. Me ta do fillojnë lidhje vërtet të bukura dhe emocionuese. Në planin financiar do fillojnë qe ditët e para problemet dhe tronditjet. Me shëndetin nuk duhet të luani sepse problemet e vogla në dukje mund të zmadhohen tej mase. Kujdes më shumë me stresin dhe sëmundjet ngjitëse. Në punë do bëni një riorganizim të situatës, do reflektoni për gabimet dhe gjërat do ju ecin më mirë. Marrëdhënia me familjarët për fat do jetë e kënaqshme.

Demi21. prill – 21. maj

Ka rrezik që yjet të ndezin dëshirën konkurruese për ju gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta shihni edhe partnerin si kundërshtar të fortë. Kjo do sjelle debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë shumë të paduruar dhe mund të bëjnë gabime të pafalshme. Me shpenzimet do jeni më vigjilentë dhe do mendoni më tepër për të ardhmen e qëndrueshme. Shëndeti mund të kalojë edhe ditë delikatë. Dhimbje koke, rrufë , dhimbje fyti… këto do jenë simptomat më të zakonshme. Në punë Saturni do ndikojë negativisht, por ju nuk do dorëzoheni derisa të arrini qëllimet. Jeta familjare do mbetet goxha e trazuar dhe delikate.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do ndikohet shumë pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite dhe gjithë kohës do përjetoni çaste te këndshme me partnerin tuaj. Do jeni të dy kureshtare dhe do guxoni të provoni kënaqësi të reja. Beqarët duhet t’i besojnë më shumë instinktit të parë sepse ai do i drejtojë tek personi i duhur .Ne planin financiar yjet do ju mbështesin fort dhe do ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin të paprekur. Në fundjavë mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim për kënaqësi. Gjendja shëndetësore do fillojë të stabilizohet pas të mërkurës pasdite. Do jeni më në formë dhe nuk do keni probleme me ftohjen apo me shpinën. Në punë do ju përmirësohen kushtet dhe do e keni më të lehtë të arrini objektivat. Jeta familjare pa shumë shkëlqim, por edhe pa vështirësi.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift këtë javë. Do jeni plot ide dhe do doni të provoni gjerë ektremisht të reja. Partneri do jetë gati për gjithçka dhe do ua bëjë çdo moment edhe më interesant. Beqarët gjithashtu do fillojnë ta pikturojnë jetën që duan të bëjnë dhe do dini ku dhe si ta kërkojnë dashurinë. Qe nga e enjtja për ta do fillojë një etapë shumë më e bukur. Në planin financiar do keni më shumë fat se më parë dhe kjo do ju ndihmojë të realizoni edhe disa investime më të mira. Në punë suksesi do jetë i garantuar dhe askush nuk do mund t’iu pengojë të realizoni objektivat. Këmbëngulja është një nga pikat më të forta. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë javë do keni më shumë nevojë se kurrë për qëndrueshmëri dhe harmoni ju të dashuruarit.. Me partnerin do ndani çdo ndjenjë e çdo emocion kështu që priten ditë harmonike dhe të kënaqshme. Beqarët nuk do kenë arsye pse të mërziten pasi yjet do ua krijojnë të gjitha kushtet që ata të realizojnë takimet e tyre të ëndrrave. Ne planin financiar fati do vazhdojë të mbetet në anën tuaj dhe buxheti do vijë duke u përmirësuar. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt dhe nuk do lënë pasoja tragjike. Në punë do i zgjidhni një pjesë të problemeve që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë për të ecur para. Familjarët mund të sugjerojnë disa aktivitete emocionuese.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Fale mbështetjes së Jupiterit këtë javë do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni. Gjithë kohës do jeni në humor të mirë dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse disa mendojnë vetëm interesat e tyre dhe nuk duan t’ia dinë nëse ju do lëndoheni një ditë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por në fundjavë mund të filloni disa strategji të efektshme që do sjellin përmirësime. Shëndeti vetëm ditën e martë mund të jetë paksa i trazuar sepse më pas do rifitoni energjinë dhe dinamizmin që ju ka munguar. Në punë nuk do arrini asnjë objektiv nëse nuk pranoni të bashkëpunoni me kolegët. Familja e qetë.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Këtë javë do kaloni momente fantastike ju të dashuruarit dhe do ndiheni përherë mirë pranë atij që dashuroni. Kënaqësitë dhe emocionet kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Beqaret do arrijnë brena javët të fillojnë një lidhje harmonike, të ekuilibruar dhe që do ua zbukurojë më shumë jetën. Në planin financiar do i zgjidhni pak nga pak të gjitha problemet që keni pasur dhe do e mbani situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë i përkryer. Nuk do keni mbrojtje shumë të mirë imunitare dhe mund të ndiheni të lodhur. Në punë pengesat dhe vështirësitë do ekzistojnë, por ju nuk do dorëzoheni asnjëherë. Jeta familjare do jetë e disiplinuar.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj në çift mund të ketë turbullira gjatë kësaj jave. Kushtojini pak më shumë vëmendje partnerin dhe mos i lini problemet pas dore. Ju beqarët do adhuroni flirtet, por nuk do preferoni të hidhni hapa më tej. Tani për tani do doni thjesht të përjetoni emocionet e para. Sektori i financave do përparojë me ritme më të shpejta dhe do keni mundësi të bëni investime ndryshe nga më parë. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë nga disa kohë më parë. As ata që kanë vuajtur nga virozat dhe dhimbjet e kockave nuk do kenë më ankesa. Në punë do i merrni gjërat me optimizëm dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve. Familja nuk do ketë mundësi t’iu ofrojë mbështetje.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj në çift nuk do jetë e zhveshur nga pasioni gjatë kësaj jave, përkundrazi emocionet kanë për të qenë gjithnjë e më të forta. Do dini si ta mbani zgjuar dashurinë, por gjithmonë duke qenë të arsyeshëm. Beqarët do kenë deklarata, por duhet të presin deri në fund për ta kuptuar sesi do ju shkojnë gjërat. Në planin financiar, sido që të jetë situata nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe. Në këtë mënyrë do e mbani situatën të stabilizuar. Shëndeti do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar. Do e rifitoni energjinë e humbur dhe do merrni fryme lirisht. Në punë do e keni paksa të vështirë t’i arrini objektivat sepse të gjithë do i keni kundër. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Ditët e para te javës do jene mjaft delikate, por dalëngadalë situata ne çift do filloje te ndryshoje. Mirëkuptimi, toleranca dhe durimi do ju ndihmojnë te zgjidhni gjithçka me shpejt. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Mos u tregoni posesive gjate kësaj jave ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. Shëndeti do ketë probleme te vogla. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shume me te qete. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë javë do jeni pafund sensualë, të parrezistueshëm dhe pasionantë ju të dashuruarit. Çdo çast pranë partnerit ka për të qenë i begatë. Lumturia është e garantuar për të gjithë. Beqarët do kuptohen më së miri me disa kolegë dhe ka mundësi që këtë javë të fillojnë t’i shohin me një sy tjetër. Me financat do ju duhet të bëni më shumë kujdes derisa situata të normalizohet plotësisht. Shëndetin duhet ta mbani më tepër nën kujdes sidomos nëse kohët e fundit keni pasur shqetësime gastrike. Në punë Jupiteri do ju mbrojë dhe do ua qartësojë idetë. Do dini përherë si të veproni. Jeta familjare nuk do jetë asnjë të re.

HOROSKOPI E HËNË 18 MAJ 2020

Dashi

Keni ndërmend të nisni një projekt të ri? Mënyra më e mirë për të marrë mbështetje është t’i tregoni të tjerëve sesa jeni përpjekur për këtë dhe se cili është qëllimi juaj në të vërtetë. Mos tregoni në asnjë moment pasiguri.

Demi

Dikush ka bërë intriga kundër jush, por tashmë ka ardhur momenti të tregoni vlerat tuaja dhe t’i bëni atë t’ju njohë më mirë. Partneri/partnerja juaj mund t’ju bëjë një pyetje të vështirë sot, çfarë do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Binjakët

Dikush mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj sot, ndaj do të jetë e nevojshme t’i jepni një këshillë të fortë. Megjithatë, teksa përpiqeni ta ndihmoni dhe ta këshilloni, mos harroni që personi në fjalë nuk e sheh jetën njësoj si ju. Rekomandohet të përshtateni më shumë.

Gaforrja

Nëse po përpiqeni të merrni një vendim, merrni kohën e duhur për tu menduar mirë. Mund të kërkoni këshilla, por nuk do t’ju vijnë në ndihmë. Gjithçka do të varet nga ju.

Luani

Mos merrni përsipër shumë gjëra aktualisht. Duhet të mësoni edhe të thoni jo për ato çfarë nuk mund t’i përballoni. Përmbajuni planeve aktuale dhe bëjini gjërat ashtu siç duhet, duke mos u ndikuar nga kohëzgjatja.

Virgjëresha

Nuk do të ndiheni energjik dhe nuk do të keni dëshirë për të krijuar shoqëri të reja. Nuk rekomandohet të mbylleni në vetvete, pasi nuk do të përfitoni asgjë. Partneri/partnerja juaj do të kërkojë më shumë prej jush.

Peshorja

Do të ndiheni të sigurt në vetvete më shumë se asnjëherë. Do ta dini mirë se cfarë duhet të bëni për të marrë atë çfarë dëshironi. Pritja nuk nuk do të jetë pjesë e ditës suaj sot.

Akrepi

Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në jetën në çift. Rekomandohet ta njihni më shumë personin që keni n krah para se të merrni një vendim të rëndësishëm. Sa i përket aspektit ekonomik, nuk parashikohen ndryshime.

Shigjetari

Ka gjasa të arrini aty ku dëshironi sa i përket një çështje të rëndësishme në aspektin profesional. Kjo mund të sjellë nisjen e një faze mjaft të rëndësishme në jetën tuaj. Mund të arrini shumë, thjeshtë duhet të besoni fort në to.

Bricjapi

Nëse keni dëshirë të bëni një ndryshim në jetën tuaj, është një ide e mirë, por duhet ta bëni me hapa të ngadaltë. Nëse do të nxitoni, ka gjasa që gjërat të mos shkojnë ashtu siç dëshironi dhe më pas do të duhet të shpenzoni energji per të rikthyer balancën.

Ujori

Është e rëndëishme të merrni drejtim e situatës rreth një çështjeje familjare. Ka gjasa të ofroni diçka që askush tjetër mes jush nuk do të ketë mundësi ta bëjë. Shancet janë të mëdha që gjithçka lidhur me këtë të zgjidhet brenda ditës.

Peshqit

Fati do të jetë në anën tuaj sot. Rishihni me kujdes buxhetin. Do të zbuloni se situata do të jetë më e lehtë seç e kishit menduar.

HOROSKOPI E DIEL 17 MAJ 2020

Dashi

Lërini veprimet tuaja të flasin sot për ju. Ata janë më të zhurmshëm se çdo fjalë e juaja dhe ato do të jenë më efektive. Të flasësh shumë mund të çojë në thashetheme, të cilat mund të çojnë në ndjenja të lënduara dhe konfuzion.

Demi

Duket sikur sot mund të takoni shpirtin tuaj binjak! Dikush mund të shfaqet në skenë i cili ka po aq hijeshi, inteligjencë dhe zgjuarsi sa ju. Ju të dy mund të keni së bashku një të ardhme të mrekullueshme.

Binjaket

Ju duhet të mbani të gjitha ndërveprimet tuaja në një nivel më zyrtar për disa ditë. Edhe nëse jeni në mes të krijimit të një marrëdhënie romantike, mos i ndani mendimet dhe idetë tuaja më personale.

Gaforrja

Ndiqni nxitjen tuaj të brendshme për të lënë anën tuaj të vetmohueshme të dalë në pah dhe ta bëjë botën një vend më të mirë. Tregoni se jei të lirë t’u jepni njerëzve një dorë me çfarëdo detyre ju nevojitet.

Luani

Sot mund të jetë një ditë për të kujtuar një marrëdhënie romantike, një intrigë apo edhe ndonjë zhvillim dramatik! Kjo është një mënyrë për të shmangur gabimet e së shkuarës. Sa i përket shëndetit, kujdesuni që të ushqeheni mirë.

Virgjeresha

Nëse jeni në mesin e negociatave sot, prisni që një pengesë të shfaqet qè në fillim. Ju do të jeni në gjendje të sugjeroni një ide alternative, por pala tjetër mund të mos e shohë zgjidhjen tuaj si atë të duhurën. Mos e humbni fokusin tuaj.

Peshorja

Përgjigja juaj për një ide të re mund të befasojë njerëzit që keni pranë. Në vendin e punës, kolegët do të shohin një tjetër aspekt të karakterit tuaj që do ta rrisë më shumë vlerësimin ndaj jush. Në aspektin financiar, tregoni kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Sot mund t’ju kërkohet të merrni një rol më të madh në një projekt, dhe ky do të jetë një lajm shumë i mirëpritur. Ju keni pritur të merrni më shumë përgjegjësi për një kohë të gjatë, dhe tani është koha juaj që vërtet të shkëlqeni dhe t’u tregoni atyre për aftësitë tuaja.

Shigjetari

Ju jeni të lumtur për një mik, kështu që jini mbështetës për fatin e tyre të mirë! Jepuni atyre hapësirën që u duhen për të eksploruar diçka të re. Në aspektin sentimental, marrëdhënia juaj në çift duket në formën më të mirë.

Bricjapi

Pavarësisht se për çfarë po punoni tani, ju duhet të keni bindje të plotë se jeni duke bërë gjënë e duhur! Besoni në veten tuaj. Duke vepruar kështu do të frymëzoni të tjerët të besojnë tek ju gjithashtu.

Ujori

Ju e dini mirë mirë që mund të mbështeteni te miqtë tuaj për çdo gjë, kështu që pse nuk po e bëni këtë? Kjo nuk është koha për tu ndier në siklet për atë që po kalon! Të gjithë njerëzit tuaj ju duan për atë që ju jeni.

Peshqit

Kushtojini vëmendje kombinimeve të çuditshme, ngjarjeve të papritura dhe çdo sjellje të pazakontë të miqve tuaj sot. Njerëzit që mendojnë ndryshe mund t’ju shkaktojnë nervozizëm në fillim, por më vonë do të ndiheni mirë në shoqërinë e tyre.

HOROSKOPI E SHTUNË 16 MAJ 2020

Dashi

Idetë dhe ndikimet e huaja mund të kenë një impakt shumë konstruktiv në jetën tuaj tani, prandaj mos i shmangni ato. Përkundrazi, zbuloni dhe eksploroni kulturat e ndryshme në çfarëdo mënyre që ju bëjnë të ndiheni më të qetë.

Demi

Mos merrni ndonjë rrezik financiar sot. Ekizstojnë shumë pasiguri të përfshira në një sipërmarrje të re, dhe ju duhet ta luani në mënyrë të sigurt. Marrëdhëniet personale janë shumë të ngatërruara me biznesin tuaj aktualisht.

Binjaket

Nëse doni të jeni gjithçka që mund të jeni në jetë, duhet të filloni të shpreheni më shumë! Njerëzit nuk mund ta dinë se kush jeni vërtet – dhe çfarë synimesh keni. Mos kini frikë të thoni atë që me të vërtetë ndjeni.

Gaforrja

Nëse ndiheni i mërzitur nga detajet e një projekti ku po punoni, mos kini frikë! Një shpërthim i madh energjie dhe mendimi pozitiv po vijnë së bashku për t’ju ndihmuar të riktheheni në rrugën e duhur. Do të ndiheni më të motivuar se kurrë.

Luani

Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të kufizuar ose të përmbajtur, nuk mund të fajësoni askënd ose ndonjë gjë tjetër për këtë situatë zhgënjyese. I vetmi person që ndikon vërtet në jetën tuaj për mirë ose për keq jeni ti. Bëni diçka që do t’ju ndihmojë të merrni atë ndjenjë që ju çon drejt fitores.

Virgjeresha

Tani për tani, ju duhet të jeni më të guximshëm. Veproni shpejt nëse doni ta shfrytëzoni atë mundësi të re, Duhet t’i tregoni universit se jeni gati për të ecur përpara. Edhe nëse rrezikoni, suksesi do të jetë i pashmangshëm.

Peshorja

Koha është gjithçka kur bëhet fjalë për romancën. Nëse nuk e keni atë në jetën tuaj tani, përpiquni të arrini sa më shpejt. Dashuria ekziston në kaq shumë forma në jetën tuaj tani, kështu që ju po bëni universit një [adrejtësi duke mos e pranuar atë fakt. Kaloni kohë me njerëzit e veçantë që kujdesen aq shumë për ju.

Akrepi

Tani për tani, ju doni t’i besoni instinkteve tuaja në lidhje me një person të ri në jetën tuaj. Para se të arrini në ndonjë përfundim në lidhje me këtë person, prisni derisa dikush nga jashtë rrethit tuaj të konfirmojë instiktin tuaj. Dhe mos u çuditni nëse ky person të rezultojë ndryshe nga sa e mendonit.

Shigjetari

Mos u habitni nëse personat që ju rrethojnë, ose kolegët tuaj shfaqin shenja xhelozie. Ju jeni duke hyrë në fazë me shumë ndikim dhe këta persona xhelozë duan të jenë gjithashtu atje. Ju mund t’u jepni atyre disa këshilla, por vetëm nëse jua do zemra ta bëni këtë.

Bricjapi

Lejoni që ana juaj idealiste të marrë më shumë kontroll mbi jetën tuaj dhe të marrë vendimet e duhura. Jeni përpjekur shumë për të parë më të mirën në gjithçka që bëni. Mos u habitni nëse ju merrni shumë më tepër vëmendje sot.

Ujori

Sot mund të njihni një person interesant në rrethin tuaj shoqëror. Bëhuni personi i parë që mirëpret anëtarin e ri në grup. Dërgoni një sinjal në univers se jeni gati të njihni një person të ri në jetën tuaj. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të provuar diçka të re.

Peshqit

Universi më në fund po ju jep dritën e gjelbër për të vazhduar me planet tuaja. Kushtojini vëmendje njerëzve në grupin tuaj. Do të mësoni nga gabimet e tyre dhe më e rëndësishmja, do të merrni njohuri nga sukseset e tyre.