VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI I JAVËS 15-21 PRILL 2019

By | April 15, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MARTË 25 QERSHOR 2019

Veprat e mira që keni kryer kanë ndërtuar shumë karmë pozitive rreth jush, por ju nuk mund të qëndroni duke pritur që të ndodhë shpagimi i madh. Mos bëni gjëra për të tjerët, sepse mendoni se do të fitoni diçka si shpërblim.

Bëhuni gati për më shumë mbështetje nga një miku juaj i ngushtë. Mund të merrni ndihmë në krijimin e një biznesi ose themelimin e një sipërmarrjeje. Cfarë do që të ndodhë, pranojini gjërat me krahë hapur.

Mund të ndodhin shumë keqkuptime në jetën tuaj sentimentale sot. Prandaj duhet të jeni tepër të kujdesshëm për të sqaruar çdo mosmarrëveshje. Komunikimi joverbal nuk do të jetë shumë ndihmues. Në të vërtetë, mund të jetë shumë shqetësues.

Është një ditë e mbushur plot me energji të mirë, dhe ju do të jeni me fat sot veçanërisht në çështjet e dashurisë! Nëse jeni duke kërkuar një ndryshim në aspektin profesional, gjasat janë që të mos ketë zhvillime pozitive.

Konkurrenca mund të jetë jashtëzakonisht motivuese për ju sot, veçanërisht nëse konkurrenca është me natyrë krijuese. Nëse merreni me muzike ose arte pamore, atëherë gjasat janë që niveli i kreativitetit te sjellë sa më shumë shpërblime.

A po i kushtoni më shumë vëmendje mënyrës se si njerëzit e tjerë po drejtojnë jetën e tyre? Është koha për t’u rifokusuar tek vetja juaj. Disa detyra të papërfunduara do të kenë nevojë të mbyllen sot ose do të zhgënjeni disa persona të rëndësishëm.

Është një ditë e mrekullueshme për të trajtuar çdo detyrë metodike, si planifikimi i një ngjarjeje ose organizimi i udhëtimit në grupe. Fleksibiliteti juaj gjithmonë ju ka ndihmuar që të merreni me situata konfuze dhe të përpunoni një rrjedhë të vazhdueshme informacioni.

Është koha që të shtoni pak më shumë mister në jetën tuaj! Në vend që të zhgënjeheni, sepse nuk e njihni të vërtetën, do të jeni i ngazëllyer dhe i gjallëruar nga mungesa e informacionit.

Sot, nëse vërtet dëgjoni atë që njerëzit e tjerë kanë për të thënë, ju do t’i inkurajoni ata që të flasin më sinqerisht. Një surprizë gjatë pasdites do të shtojë energji dhe do t’ju mbajë të buzëqeshur në mbrëmje.

Një tranzicion i madh po vjen në jetën tuaj sot, por ju do të përfitoni vetëm nëse e mirëprisni atë. Mundohuni të rrethoheni me njerëz kreativë dhe romantikë, të cilët e shohin jetën si një të mirë materiale. Një jetë e suksesshme nuk ka të bëjë fare me llogarinë tuaj bankare.

Ndërkohë që jeni të zënë duke u argëtuar mund të kuptoni se llogaria juaj bankare nuk është në nivelin më të mirë. Kontrolloni bilancin tuaj të llogarisë bankare dhe mos harroni se ka më shumë se disa kontrolle të pazgjidhura që duhen qartësuar sot.

Kujtimi i miqësive të veçanta dhe rikthimi te sukseset e kaluara mund të jetë mënyra më e mirë për të rizbuluar veten sot. Duke rishikuar dhe vlerësuar të kaluarën tuaj, ju mund të jeni në gjendje që në fund të vendosni shumë çështje si prioritet.

HOROSKOPI I JAVËS 24-30 QERSHOR

Dashi21. mars – 20. prill

Jave e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin dhe secili do mendoje se ka te drejte për atë qe do thotë. Beqaret nuk duhet ta ndalin veten dhe duhet te bëjnë çdo gjë qe do ju thotë zemra. Për ta ka për te pasur surpriza fantastike. Gjendja financiare do jete e vështirë ditët e para, por pas disa parave qe do iu vijnë papritur nga disa te afërm, situata do filloje te ndryshoje. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe këmbëngulës. Çdo detyre qe do i vini vetes do e arrini menjëherë. Me familjaret do bashkëpunoni dhe do flisni hapur.

Demi21. prill – 21. maj

Periudhe shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Jo vetëm qe nuk do keni debate me partnerin tuaj, por do qeshni dhe do bini dakord për gjithçka me te. Nuk do mungojnë as çastet romantike. Beqaret do bëjnë atë qe do ndiejnë, por disa mund te bëjnë gabime e do lëndohen. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te besoni tek lojërat e fatit sepse do gaboni rende. Jupiteri dhe Marsi do jene dy planetët qe do favorizojnë shëndetin. Dhimbjet e stomakut dhe te kokës qe do ndieni ditët e para do qetësohen menjëherë. Ne pune nuk do sforcoheni aspak dhe ne fakt arritjet do jene te mëdha. Jeta familjare do mbetet gjithë kohës e mire.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave do e ribeni për vete partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për te qene e jashtëzakonshme. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua prishe harmoninë. Beqaret do bëjnë mire te tregohen realiste nëse nuk duan te zhgënjehen dhe te lëndohen. Financat do jene goxha me te mira, kështu qe lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër vetëm për gjerat e nevojshme. Shëndeti mund te jete delikat. Lodhja dhe stresi do sjellin disa probleme. Çlodhuni sa me shume dhe mundohuni te praktikoni yoga. Ne pune nuk do ndaleni për asnjë moment derisa ta arrini qëllimin qe i keni vene vetes. Do ja dilni mbanë. Për familjen do jete periudhe e qete.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do jeni mjaft tolerante ndaj partnerit tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe kjo do ju afroje akoma me shume me njeri-tjetrin. Ne fakt duke kërkuar te dale vetëm e juaja nuk mund te arrini askund. Beqaret do kenë dite normale, por edhe dite te gëzuara dhe te mbushura me surpriza. Mire është t’i shfrytëzojnë sa me shume. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me kujdes dhe maturi kështu qe ne këtë sektor nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Beni kontrolle dhe nëse keni probleme mjekohuni. Ne pune nuk do lodheni shume, por do arrini majat. Bravo. Jeta familjare do jete paksa e vështirë.

Luani23. korrik – 22. gusht

Perspektivat për jetën tuaj ne çift duken goxha te mira këtë jave. Nuk do keni aspak probleme me njeri-tjetrin, përkundrazi te dy do doni ta jetoni jetën me qetësi. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Personat mund te jene te shenjave te Demit ose Ujorit. Buxheti ka për te qene shume here me i mire dhe do arrini te kryeni edhe disa transaksione. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por pas te enjtes situata do filloje te normalizohet. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni para vështirësive qe do iu dalin. Ata qe punojnë ne finance ose ne fushën juridike do jene me te privilegjuarit. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave e mbushur me çaste te lumtura dhe shkëlqim do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu vinte ne këtë mënyrë. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjithsesi mire është qe te mos nxitohen për te hedhur hapa te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te matur me shpenzimet dhe po nuk bëtë investime te mëdha gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Mund te vuani nga pagjumësia dhe lodhja do sjelle dhimbje muskujsh. Ne pune Marsi do ju beje edhe me dinamike kështu qe nuk do i trembeni sfidave. Familja do ketë jete normale.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Nëse tregoheni te arsyeshëm dhe nuk debatoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah, ambienti mes jush nuk ka për te qene i keq. Harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do realizojnë një takim te bukur ne momentin qe me pak e presin. Personi mund te jete dikush qe e keni njohur ne femijeri, por qe i keni harruar edhe emrin. Ne planin financiar do keni vështirësi ditët e para, por shume shpejt do zgjidhni ato do jeni me te qete. Shëndeti nuk do jete i keq, por as ne formën me te mire nuk do ndiheni. Mos i neglizhoni as shqetësimet e vogla. Ne pune do merreni çdo dite me gjera te reja dhe kjo nuk do ju beje te mërziteni. Gjerat do ecin mire. familja pa probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do ketë ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare, por për fat te mire priten gjera edhe me te mira. Nuk do mungojnë për asnjë moment çastet e lumtura dhe te begata. Beqaret do kenë disa njohje te reja dhe pikërisht me personat qe nuk do ju duken fillimisht tërheqës, mund ta vazhdojnë edhe me tej atë njohje. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë me ne fund dhe situata do përmirësohet tej mase. Shëndet me te mire do kenë ata qe do merren me sport dhe qe nuk do bëjnë jete sendentare. Ne pune do jete Merkuri ai qe do iu beje te jeni me te logjikshëm dhe me këmbëngulës. Me familjaret do shkoni për mrekulli.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase këtë jave. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do lejoni me asnjë person te trete te ndërhyje tek jeta juaj. Beqaret do kenë dite te trazuara dhe jo gjithmonë do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Gjithsesi disa prej tyre do e gjejnë personin e duhur. ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë dhe mos përdorni çdo mënyrë për këtë gjë. Mund te humbni me shume sesa te fitoni. Shëndeti nuk ka për te qene aspak i mire. Mund te keni shqetësime te ndryshme. Ne pune do ecni para me ritme te shpejta dhe do merrni edhe shpërblime te mëdha për arritjet. Me familjaret nuk do keni probleme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do keni nevoje për me shume intensitet ne lidhjet tuaj ju te dashuruarit dhe për këtë duhet te flisni me partnerin. Ai është i vetmi qe mund t’iu ndihmoje. Pas te martës gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Beqaret do realizojnë takime te bukura ne vende qe nuk ua kishte marre ndonjëherë mendja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara te cilat mund t’iu rrënojnë. Për pjesën me te madhe shëndeti do jete i shkëlqyer. Vetëm disa mund te ketë probleme me frymëmarrjen për shkak te vapës. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe te vendosur. Do i përmbushni te gjitha synimet. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj këtë javë dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Jave e mbushur me peripeci do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ata qe kane pasur prej kohesh probleme edhe mund te ndahen përfundimisht. Te tjeret duhet te luftojnë fort qe ta mbajnë gjendjen te qëndrueshme. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse realiteti do ju duket i trishte. Financat do jene mjaft te kënaqshme. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë ato gjendja do përmirësohet shume shpejt. Për shëndetin përkujdesuni me tepër. Kujdes nga temperaturat e larta dhe virozat qe qarkullojnë. Ne pune do ja dilni mbanë me sukses dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Mund te merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e qete.

HOROSKOPI E HËNË 24 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje ka gjasa të mos kenë një fillim jave të mbarë. Megjithatë, ndjehuni të lirë dhe shprehni çdo lloj shqetësimi që mund të keni në punë. Sa i përket anës personale, nuk këshillohet të ndërmerrni hapa të mëdha.

Demat nuk rekomandohen të ndjekin intuitën sot. Vetëm analizat dhe përllogaritjet e sakta do t’ju ndihmojnë të ndaloni konkurrencën. Është dita e duhur për të kërkuar një vend të ri pune. Relaksohuni dhe përpiquni të jeni më të qartë me ndjenjat.

Binjakët që janë në kërkim të dashurisë nuk rekomandohet të bëjnë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e personit që preferojnë. Tregohuni të matur dhe bëni lëvizjet e duhura në momente të caktuara. Bëni kujdes me shëndetin dhe rekomandohet t’i përmbaheni dietës ushqimore.

Ekziston mundësia të gaboni në çështje profesionale. Mos e harroni këtë parashikim dhe bëni gjithçka mundeni për të qenë të mbrojtur. Sa u përket fushave të tjera të jetës, nuk parashikohen probleme. Bisedoni me miqtë tuaj të ngushtë dhe merrini në konsideratë këshillat e tyre.

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një fillim mjaft të mbarë pune. Ka shumë mundësi të merrni lajme pozitive për disa çështje të rëndësishme. Vijoni të luftoi për suksesin e shumëpritur dhe analizoni me kujdes informacionet që do t’ju vijë.

Bëni të pamundurën për të shmangur xhelozitë. Dikush mund të përpiqet t’ju ndërpresë kontaktet me një person të rëndësishëm. Pjesa tjetër e së hënës premton të jetë pozitive. Jeta juaj personale mund të kërkojë vëmendje të veçantë.

Peshoret rekomandohet të kontrollojnë me kujdes buxhetin e familjes. Ekziston mundësia që të shpenzoni shumë për shkak të disa blerjeve të mëdha. Në mbrëmje mos qëndroni në shtëpi, por shëtisni, ose dilni me miqtë apo familjarët tuaj.

Ekziston mundësia që sot të dështoni në disa çështje të caktuara për shkak të pakujdesisë suaj. Këtë të hënë nuk rekomandohet të bëni ndryshime në aspektin personal. Nuk është dita e duhur për të shprehur ndjenjat.

Tregohuni të hapur ndaj njohjeve të reja. Ekziston mundësia që gjatë ditës të kontaktoni me njerëz të rëndësishëm për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ngatërroni punën me jetën personale. Mund t’ju shfaqen probleme të vogla me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapët do të përballen me shqetësime të shumta gjatë ditës së sotme. Dikush nga të afërmit tuaj mund të jetë sëmurë dhe mund të nevojitet ndihma juaj. Megjithatë, në fushën e ndjenjave gjithçka do të jetë ndryshe. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme me partnerin/partneren tuaj.

Ndryshe nga pritshmëritë tuaja, gjendja financiare do të jetë mjaft e mirë. Do të keni rritje të të ardhurave në sajë të arritjeve profesionale. Ndërsa sa u përket marrëdhënieve personale, parashikohen mosmarrëveshje.

Mund të viheni në siklet nga një episod që ka ndodhur në punë. Kjo situatë do të vihet re edhe nga një kolegu juaj. Pjesa tjetër e ditës do të kalojë qetësisht. Nëse e ndjeni të nevojshme t’i shprehni dikujt ndjenjat, mendohuni mirë para se të veproni.

HOROSKOPI E DIEL 23 QERSHOR 2019

Të jesh i motivuar është shumë gjë e mirë, por është e rëndësishme që të mos lejoni që suksesi t’ju largojë nga njerëzit që ju duan dhe ju mbështetin. Sot do t’ju jepet një mundësi zgjedhjeje midis zhgënjimit të një njeriu të dashur ose t’i thuash jo një mundësie interesante.

Në këto momente keni nevojë për më shumë qetësi. Përpiquni të gjeni një vend relaksues ku mund të mendoni mbi ndryshimet e ardhshme në jetën tuaj. Në dashuri parashikohen ndryshime.

Ndjenja juaj e mirësjelljes ju ka ndihmuar që të keni marrëdhënie të mira me njerëzit që keni pranë. Sot do t’ju nevojitet që të ndryshoni taktikë. Jini të guximshëm. Miqtë e vërtetë do të rrinë me ju me çfarëdo lloj vendimi që duhet të ndërmerrni.

Nëse ndjeni nevojën për të qëndruar pranë shtëpisë dhe për të mbajtur një profil më të ulët sesa zakonisht, atëherë bëjeni këtë. Çdo njeri ka nevojë që të kalojë më shumë kohë në vetmi për të reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur në jetën e tij.

Çdo herë që shpenzoni kohë me fëmijët tuaj do të jetë shumë e dobishme. Sot në aspektin profesional do t’ju ofrohen shumë mundësi të këndshme që nuk duhen kaluar pa marrë një vlerësim të hollësishëm.

Nëse keni një mundësi zgjedhjeje midis dashurisë dhe parave sot, zgjidhni romancën! Sot mund të takoni dikë që me të vërtetë do të ndezë një zjarr të thellë brenda jush. Në punë gjërat janë stabël.

Pse jeni kaq të preokupuar të shikoni prapa në të kaluarën tuaj, kur e ardhmja juaj është shumë premtuese? Atje jeni duke humbur kohën tuaj duke menduar për atë që ka ndodhur me një dashuri të dështuar ndërkohë që një dashuri e re po ju pret.

Ju mund të kanalizoni ambicien tuaj në disa mënyra interesante sot. Nuk duhet të jetë gjithmonë përpjekja për të qenë personi më i mirë, më i shpejti, më i zgjuari ose më i pasuri. Një lajmi i mirë në biznes mund t’ju ndryshojë ditën.

Ku është argëtimi nëse i bëni gjërat njësoj si gjithë të tjerët? Ju duhet të ndiqni mënyrën tuaj dhe t’i bëni gjërat në mënyrë unike. Kjo është mënyra e vetme që ju të jetoni jetën që dëshironi. Shmangni presionin që ju vjen nga kolegët.

Ditët e mëdha si kjo nuk vijnë shumë shpesh, prandaj kënaquni me gjithë qenien tuaj! Argëtoni sa më shumë shqisat tuaja dhe mos i shmangi aventurat. Punët janë aty çdo ditë dhe mund të presin.

Sot mund t’ju duhet të punoni nën presion. Personat që keni përreth nuk kanë arritur ende t’ju kuptojnë. Eshtë në dorën tuaj t’u tregoni atyre se ju keni mënyrën tuaj autentike të të bërit të gjërave. Në çështjet e dashurisë keni nevojë për ndryshime.

Nëse kaloni shumë kohë duke u përpjekur të kënaqni miqtë tuaj në pozita të larta, rrezikoni të neglizhoni miqtë e vjetër. Në punë do t’ju duhet të bëni ndonjë kompromis në të mirë të suksesit.

HOROSKOPI E SHTUNË 22 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje duhet të jenë më aktivë gjatë ditës së sotme. Përpiquni të përfundoni detyrat në mënyrë cilësore dhe më pas mund t’i përkushtoheni vetes. Nëse dikush nga familja nuk do t’ju mbështesë idetë, mos këmbëngulni për të kundërtën.

Mos ua kushtoni të gjithë kohën e lirë punëve të shtëpisë. Mos harroni se për çfarë është fundjava kryesisht. Është e rëndësishme të flini gjatë për të rimarrë energjitë e humbura, të shëtisni, ose të relaksoheni me miqtë tuaj.

Gjendja jo e mirë emocionale e dikujt pranë jush mund të ndikojë edhe te ju. Mos u bëni preh e provokimeve dhe mbani veten nën kontroll. Rekomandohet të pasuroni botën e brendshme duke lexuar libra të mirë, apo duke shkuar në kinema.

Lufta me vetveten mund t’ju shkaktojë stres. Mos mendoni gjatë për të ardhmen, fatin apo për marrëdhënien me partnerin/partneren tuaj. Do të ishte më mirë që aktualisht të përqendroheshit tek e tashmja. Ka gjasa që një prej të afërmve apo miqve të ngushtë të ketë nevojë për vëmendjen tuaj.

Sot do të ndiheni komod në pjesën më të madhe të ditës. Do keni kohë të lirë për aktivitetet tuaja të preferuara. Ata që nuk janë të kënaqur me marrëdhëniet romantike, duhet t’i diskutojnë çështjet që i shqetësojnë. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, bëni gjithçka për të fituar vëmendjen e personit që pëlqeni.

Ekziston mundësia që të mërziteni gjatë ditës së sotme. Çdo gjë do t’ju duket rutinë. Përpiquni maksimalisht të dilni nga kjo gjendje dhe të mendoni pozitivisht. Dilni nga shtëpia dhe takoni ata miq që ju bëjnë të ndiheni gjithnjë mirë.

Kjo e shtunë nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Do të jetë një ditë e ngarkuar me aktivitete të ndryshme. Megjithatë, sa i përket mundësisë së një romance, fati do të jetë në anën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që të ardhurat tuaja të përmirësohen ndjeshëm.

Ka gjasa që sot të merrni një dhuratë të shtrenjtë nga njeriu juaj i zemrës. Partneri/partnerja juaj do t’ju kushtojë vëmendjen që dëshironi. Shmangni personat që shfaqin xhelozi apo që bëjnë thashetheme, pasi rrezikoni të bëheni pre e tyre.

Do t’i përkushtoheni qëllimit tuaj për të fituar zemrën e personit që dashuroni. Tregohuni të zgjuar dhe bëni kujdes me lëvizjet tuaja. Nëse do të tregoheni indiferentë, mund të tërhiqni vëmendjen e tij/saj duke e bërë të afrohet pranë jush. E shtuna është dita e duhur për të bërë rinovime në shtëpi.

Qëndrimet spontane dhe ëmbëlsia do të kontribuojë në suksesin e çështjeve personale për Bricjapët. Beqarët do të kenë një mundësi të krijojnë njohje interesante sot. Nuk është dita e duhur për reforma financiare. Blerjet e shtrenjta dhe investimet e dyshimta nuk janë të mirëpritura.

Mund të përfshiheni nga një hob i ri. Megjithatë, mos harroni çështjet aktuale, sidomos ato që kanë një ngjarje familjare të caktuar për sot. Sigurohuni që të ftuarit të mendojnë se ndiheni i kënaqur. Beqarët do të jenë të hapur për të flirtuar përmes rrjeteve sociale.

Mos u dorëzoni ndaj provokimeve. Ekziston rreziku që dikush të ç’ekuilibrojë emocionet tuaja. Pasdite ka të ngjarë të mbizotërojë një atmosferë shumë më e qetë. Rekomandohet t’i kushtoni kohë vetes. Ju mund të bëni aktivitete, të ecni ose të shkoni në kinema. Në mbrëmje mund të takoni dikë që nuk e keni parë prej kohësh.

HOROSKOPI E PREMTE 21 QERSHOR 2019

Do të ndiheni shumë të lodhur  dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së sotme. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.

Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që sot të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.

Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.

Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetë. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.

Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni ‘jo’ edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.

Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.

Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.

Sot mund të bëheni konfuzë nga interesi i shtuar që po tregon dikush ndaj jush. Nëse nuk arrini të kuptoni qëllimin e tij, bëni mire të ftoni në një takim dhe të bisedoni hapur. Dita në tërësi nuk do të jetë problematike, sa i përket anës profesionale.

Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.

HOROSKOPI E ENJTE 20 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të shohin një mënyrë të re për t’u bërë të pasur. Megjithatë, mos nxitoni teksa merrni një vendim. Rekomandohet të kujdeseni për veten. Rishikoni dietën ushqimore dhe mos e shkelni atë. Sa u përket marrëdhënieve personale, nuk parashikohet asnjë problem.

Ekziston mundësia të përfshiheni nga pesimizmi. Do të ishte mirë nëse merrni pjesë në aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të dilni nga kjo gjendje. Gjatë ditës mund të njihni dikë, i cili/e cila do të lërë gjurmë në kujtesën tuaj.

Mos u nxitoni në marrëdhënien tuaj romantike. Nuk përjashtohet një konflikt i mundshëm me partnerin/partneren, çfarë mund të çojë deri në ndarje. Megjithatë, qetësohuni para se të merrni një vendim të tillë. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet progres.

Sot mund të vini re paqëndrueshmëri në marrëdhënien tuaj. Do ta keni të vështirë bashkëpunimin në punë. Ata që janë familjarë, ka gjasa të kenë probleme me fëmijët. Mos këmbëngulni që të zbatohet medoemos mendimi juaj. Lejoni të rinjtë ta jetojnë jetën në mënyrë të pavarur.

Ekziston mundësia që të përballeni me momente të pakëndshme gjatë ditës. Dikush do të përpiqet t’ju vërë në lojë qëllimisht. Sa i përket anës financiare, gjendja do të jetë e mirë. Ata që janë në kërkim të dashurisë, nuk duhet t’i besojnë verbërisht fjalëve të dikujt.

Nuk këshillohet të refuzoni këshillën e miqve. Ndoshta ky rekomandim do t’ju ndihmojë të shmangni problemet ose të tregoheni mjaft i kujdesshëm në çështjet personale. Është dita e duhur për të nisur luftën ndaj dobësive tuaja.

Peshoret do të jenë të buzëqeshur dhe aktiv. Pozitiviteti do t’ju ndihmojë të pozicionoheni mjaft mirë në profesionin tuaj, ose për të gjetur një partner ideal për romancë. Shmangni kopjet dhe mos i besoni personave që ju afrohen vazhdimisht për interes.

Do të befasoheni nga një surprizë mjaft e këndshme.  Qetësohuni dhe mendoni se çfarë do të bëni në vijim. Nuk është dita e duhur për takime apo për nisjen e një pune të re. Pasdite rekomandohet të gjeni kohë për t’u relaksuar për të rifituar energjitë.

Përpiquni të mendoni pozitivisht dhe të ecni përpara. Shfrytëzoni të gjitha shanset dhe mos hezitoni të merrni një vendim të rëndësishëm gjatë ditës së sotme. Pasdite mund të zhvilloni një takim të papritur, i cili do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Përpiquni maksimalisht të evitoni konfliktet me të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë mund të shënoni sukses në aspektin profesional. Nuk rekomandohet të nisni një udhëtim këtë të enjte. Sa i përket marrëdhënies romantike, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit parashikuar.

Sot mund të bëheni konfuzë nga interesi i shtuar që po tregon dikush ndaj jush. Nëse nuk arrini të kuptoni qëllimin e tij, bëni mire të ftoni në një takim dhe të bisedoni hapur. Të enjten nuk do të keni surpriza. Dita në tërësi nuk do të jetë problematike, sa i përket anës profesionale.

Bëni mirë t’i besoni intuitës nëse keni dyshime për vërtetësinë e fjalëve të dikujt. Çdo këshillë e marrë nga njerëz të mençur do të jetë e vlefshme. Kontrolloni sjelljen dhe buxhetin tuaj. Kujdes me daljet në mbrëmje, pasi mund të shpenzoni më shumë seç kishit parashikuar.

HOROSKOPI E MËRKURË 19 QERSHOR 2019

Dikush do të shprehë interes për ju sot, madje ka gjasa që të shprehë edhe ndjenjat. Është momenti i duhur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Ndjehuni të lirë të flirtoni, por bëni kujdes të mos ndërhyni në marrëdhënien e dikujt. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen zhvillime.

Do të jeni i zhytur në mendime sot. Para se të nisni një marrëdhënie të re dashurie, përpiquni të qetësoheni emocionalisht, përndryshe do të përballeni me situata të papritura dhe do ta keni të vështirë të arrini ato që doni. Tregohuni të vëmendshëm gjatë bisedave këtë të mërkurë.

Mos rrezikoni duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Përpiquni të zgjidhni mënyra më të lehta për të vepruar, për të qenë më të sigurt. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar marrëveshje apo për të bërë reforma në jetën personale.

Kjo ditë premton të kalojë e qetë dhe lehtësisht. Ekziston mundësia të eliminoni një konflikt të vjetër, të krijoni raporte të reja me shefat ose të sheshoni problemet me partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të eksperimentojnë në dashuri. Nuk rekomandohen shakatë e tepruara.

Do të keni një gjendje të komplikuar emocionale. Dëshira për të realizuar diçka ekstremisht ambicioze do t’ju shfaqet sërish. Ka gjasa që një prej familjarëve tuaj të kërkojë vëmendje të veçantë për shkak të një drame që ka përjetuar.

Mos lejoni zilinë dhe ashpërsinë t’ju udhëheqë sot. Mësoni të kënaqeni me suksesin e të dashurve tuaj. Përndryshe rrezikoni të mbylleni në vetvete. Përpiquni të ndihmoni të rinjtë që mund të vijnë në punën tuaj sot. Këshillojini dhe tregohuni tolerant ndaj tyre.

Nuk do të jeni të ekuilibruar emocionalisht gjatë kësaj dite. Skandalet dhe problemet nuk përjashtohen sot. Flisni me mikun tuaj të ngushtë për t’u ndjerë më mirë dhe rekomandohet të ushtroheni fizikisht, pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

Planet do t’ju ndryshojnë disa herë gjatë ditës. Para se të premtoni për të përmbushur kërkesat e dikujt, mendoni për pasojat. Megjithatë, rekomandohet t’i mbroni interesat e tyre. Mos lejoni dikë pranë jush t’ju përdorë për të arritur qëllimet e tyre.

Rrezikoni të harroni një premtim që i keni bërë vetes. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’u ktheheni zakoneve të vjetra. Parashikohet sukses në anën profesionale, por duhet të tregoheni shumë vigjilentë gjatë zhvillimeve në punë.

Tregohuni vetvetja, përpiquni të realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mos jepni përgjigje standarde dhe mos flisni vetëm për motin. Ekziston mundësia të tërhiqni vëmendjen e personi që ju pëlqeni. Do ta keni mjaft të nevojshme të këshilloheni me familjarët tuaj.

Ka gjasa të mos ndiheni komod gjatë ditës së sotme, mbi të gjitha në sferën profesionale. Do t’ju duhet të komunikoni me një koleg, të cilin nuk e keni pëlqyer asnjëherë. Ndërsa sa i përket anës personale, gjithçka duket në rregull.

Ekziston mundësia të nisni një aventurë, e cila rrezikon të mos ketë sukses. Bëni shumë kujdes nëse ndërmerrni një hap të tillë dhe mos u bazoni vetëm te fati. Rekomandohen shëtitje të gjata dhe joga. Mund të takoni dikë rastësisht, çfarë do t’ju lumturojë pamasë.

HOROSKOPI E MARTË 18 QERSHOR 2019

Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetës. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.

Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni ‘jo’ edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.

Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.

Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.

Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.

Kjo e martë nuk ka gjasa t’ju sjellë mundësinë për t’u relaksuar. Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.

Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt për këtë të martë, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Ngjarjet gjatë kësaj dite mund t’ju surprizojnë. Mund të rriteni në detyrë, çfarë do të ndikojë menjëherë në buxhetin tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi kështu mund të parandaloni një situatë mjaft të ndërlikuar. Një projekt i rëndësishëm do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që sot të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.

Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së sotme. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.

Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj të marte dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

HOROSKOPI I JAVËS 17-23 QERSHOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij qe keni ne krah. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe mund te filloni te mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa me tej. Beqaret do jene sharmante ne maksimum. Ftesat do jene te shumta dhe do jete ne dorën e tyre mundësia e zgjedhjes. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne pune do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk keni për te dale te humbur. Familja do jete e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj jave. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Për beqaret Dielli do jete mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik qe nga mesi i javës te ketë ndonjë tronditje te vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe me vone. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Lodhja do sjelle mungese energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Ne pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Me familjaret duhet te kaloni pak me tepër kohe sepse do kenë mjaft nevoje.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj gjate kësaj javedhe do ndani me te edhe disa sekrete te vogla te familjes. Ditët me te bukura e me te veçanta do jene e mërkura dhe e premtja. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm e pa shqetësime serioze. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Luani23. korrik – 22. gusht

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë jave. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë me romantike dhe me sensuale. Beqaret do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje te bukur. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Duhet menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e shkëlqyer, por edhe as shume problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kaloje dot kështu qe do kënaqeni pafund. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk do jete e zhveshur nga pasioni këtë jave, përkundrazi. Ne disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni. Për beqaret priten disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qene tepër vone. Ne planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë me pare. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete plotësisht i qete. Mund te keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Ne pune do ju duhet te jeni te kujdesshëm me çdo detaj ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete mjaft pozitive.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e mërzitë here pas here atë. Po nuk toleruar dhe po nuk e late te lire keni për ta humbur shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te zhgënjehen. Ka kohe për çdo gjë prandaj duhet te bëjnë durim. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sa te mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihme do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme këtë jave. Do ja kaloni mire çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen ne mënyrë te papritur. Pas te mërkurës do filloje një etape me e bukur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien ne krahët e atyre qe do i joshin. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohet e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa me pare me mjeket. Ne pune do keni kurajoze, këmbëngulës dhe largpamës. Te gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jete disi e trazuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ka për te pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë te sjelli keni për t’u ndare me shpejt nga sa mendonit. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare. Buxheti do filloje te përmirësohet pas te martës, kështu qe mund te bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Ne pune mund te ngjiteni një shkalle me lart ne profesionin tuaj dhe do ndiheni krenare. Po vazhduat kështu shume shpejt do arrini atë qe keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ece si duhet.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Influenca pozitive e yjeve do sjelle ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i keni mendimet me te qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do jene pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin qe do iu përshtatet me tepër. Shume gjera do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu qe bëhuni gati. Edhe te papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave sharmante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do argëtoheni dhe do dashuroheni si adoleshente me atë qe keni ne krah. Emocionet padyshim qe do jene te forta. Beqaret gjithashtu do fillojnë qe ditët e para një lidhje pasionante me dike qe e pëlqejnë prej kohesh. Çdo çast do jete i mbushur me shkëlqim. Buxheti nuk do jete i keq, por ju duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo shpenzim. Mblidhni ndonjë para edhe për te nesërmen. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te mbroheni sa te mundeni nga virozat e stinës. Ne pune, te gjitha projektet qe keni filluar do finalizohen me shume sukses. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës alegria.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave rrjedhja e jetës tuaj ne çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat kokëfortë, po thate gjera te gabuara dhe po nuk iu përkushtuat atij qe keni ne krah, asgjë nuk do eci si keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te shohin vetëm pamjen e dikujt dhe te fillojnë një lidhje sepse për disa ajo do jete thjeshte një maske. Buxhetin po e menaxhuat me kujdes si kohet e fundit nuk keni për te pasur probleme. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi edhe ju qe keni vuajtur kohet e fundit. Ne pune do arrini shume nëse ecni me plane, me perspektive dhe nëse nuk ndaleni para sfidave. Ne familje nuk do keni aspak probleme.

HOROSKOP E HËNË 17 QERSHOR 2019

Uleni pak ritmin në punë. Edhe nëse të tjerët synojnë të dalin para jush, duhet të mendoni më shumë për veten tuaj. Ndoshta është më mirë që të reflektoni mbi gjërat që keni arritur, por edhe për ato ku keni dështuar.

Lidhja me njerëzit e tjerë do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për ju tani. Ju keni një aftësi të fortë për të dëgjuar nëntekstin e çfarëdo gjëje që njerëzit thonë në sipërfaqe. Sugjeroni rrethin tuaj shoqëror ose thjesht shtoni disa shifra në listën tuaj të kontakteve.

Nëse prej kohësh keni pritur që një grup njerëzish të caktuar të mendojë njësoj si ju, sot do të keni një mundësi të përsosur. Në aspektin profesional duket se gjithçka do të jetë sipas parashikimit.

Dilni nga rutina juaj dhe angazhohuni në aktivitete që mund t’jua bëjnë jetën më interesante. Monotonia nuk sjell asgjë të mirë te ju. Ndonjë udhëtim do të ishte i këshillueshëm.

Çfarëdo stresi që keni ndjerë kohët e fundit do t’ju hiqet nga shpatullat përkohësisht sot. Ka një fluks të ri energjie në jetën tuaj që nxitet nga misteri. Shijoni energjinë e butë dhe qetësinë mes jush dhe të gjithë njerëzve tuaj.

Është koha për të kërkuar ndihmën që ju nevojitet në punë, në shkollë, apo edhe në dietën tuaj. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë veçanërisht në aspektin profesional. Arritja e synimeve mund të duket e vështirë, por gjithçka do ecë mbarë falë edhe mbështetjes së disa njerëzve.

Bota është plot mundësi dhe frymëzim! Kjo është një kohë e mirë për të  rrezikuar në fushë e romancës dhe të jeni pak më të guximshëm për ndonjë flirtim. Në punë gjërat duken të qëndrueshme.

Bëjini vetes një nder dhe gëlltiteni frikën, krenarinë ose çfarëdo tjetër që mund të t’ju pengojë sot – sepse kjo është një ditë për të ecur përpara dhe për të bërë gjëra të mahnitshme! Përpjekjet më të vogla mund të sjellin shpërblime të mëdha për ju tani.

Asgjë nuk do të mund t’ju pengojë sot. Aftësitë tuaja mendore janë të mprehta, dhe energjia juaj fizike po rritet. Ky kombinim i pamposhtur është forca e blinduar perfekte për çfarëdo beteje ku mund ta gjeni veten sot.

Gjëra të mëdha do të ndodhin, edhe pse ju nuk jeni shumë të përgatitur për këtë. Aftësitë tuaja organizative gjithmonë ju kanë ndihmuar, por ato nuk janë thelbësore për suksesin tuaj.

Energjia juaj është e përshtatshme për një qasje vlerësuese ndaj asaj që po ndodh dhe çfarë do të ndodhë së shpejti. Reflektimi për jetën tuaj nuk është aspak egoiste, përkundrazi është shumë e zgjuar. Mendoni më shumë për raportin tuaj me një person.

Sot mund të merrni lajme të mira sa i përket aspektit ekonomik. Një investim që mund të keni kryer shumë kohë më parë mund të nisë të japë rezultate. Sot është koha të mendoni më shumë për disa pushime speciale.

HOROSKOPI 15 QERSHOR 2019

Ju jeni më të zgjuar se shumë njerëz rreth jush dhe nuk e mohon dot askush këtë. Por jo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt! Tani për tani, duhet t’i mbani kartat afër gjoksit. Nxirreni aftësinë tuaj në momentin e duhur.

Pse duhet të keni frikë te shpreheni se si ndiheni? Është një kohë e mirë për të treguar dashamirësinë tuaj për dikë tjetër. Fjalët janë të rëndësishme, por janë gjestet e buta të dashurisë si përqafimet dhe shtrëngimi i duarve që konfirmojnë lidhjet personale.

Disa nga mendimet tuaja të brendshme po përkthehen në veprime tani dhe ndoshta nuk po e kuptoni. Gjuha juaj e pavetëdijshme trupore po i dërgon një mesazh të caktuar botës dhe mund të keqkuptohet nëse nuk bëni përpjekje për të sqaruar qëndrimin tuaj mbi një çështje.

Përpiquni t’i shihni gjërat me ngjyra. Optimizmi nuk i bën keq askujt. Në rastin tuaj ju keni shumë nevojë për kurajë që të kaloni disa pengesa kryesisht në raportin sentimental.

Çështjet e parave janë thellë në mendjen tuaj tani, edhe pse nuk ka arsye për të qenë nervoz në lidhje me financat. Ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për realitetin e situatës tuaj financiare, gjë që është shumë e mirë. Sa më i saktë të jeni aty ku po qëndroni tani, aq më të përgatitur do të jeni për të arritur aty ku duhet të jeni.

Mbani mend se njerëzit kanë kujtime shumë të gjata prandaj investoni që ta bëni veten sa më të mirë. Tregohuni i hapur dhe kujdesuni për njerëzit të cilët gjenden në një moment delikat. Mbi të gjitha do të ndiheni shumë mirë.

Ju jeni në një fazë ku procesi do të jetë më i rëndësishëm sesa destinacioni. Në aspektin profesional përpiquni të vendosni më shumë rregull sepse rrëmuja do të shkaktojë pengesa në arritjen e qëllimeve.

Një mik që po përjeton disa probleme personale mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Nëse nuk keni informacionin e duhur, përpiquni të tregoheni neutral. Në çështjet profesionale, keni nevojë për ndryshim.

Parashikohet të jetë një ditë shumë e këndshme në aspektin e dashurisë. Mund të kaloni një paradite te bukur në shoqërinë e partnerit. Me një investim duhet të tregoni kujdes sepse mund të mos keni garanci për sukses në këto momente.

Sot, do të përballeni me një zhvillim intrigues. A mund të jetë kjo mundësi që e prisni? Një ftesë e papritur mund të arrijë në kutinë tuaj të postës elektronike dhe do të bënit mirë ta pranoni atë.

Kushtoni më shumë vëmendje sot për të mësuar se si të jeni një person i shëndetshëm. Edhe nëse hani siç duhet dhe jeni vizitor i rregullt në palestër, ka akoma më shumë gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Shëndeti emocional është shumë i rëndësishëm tani.

Jini më të mëshirshëm ndaj vetes. Nëse jeni shumë kritik lidhur me zgjedhjet që po bëni ose nuk po bëni, kush do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur? Është e shëndetshme të jeni realist dhe të keni qëllime, por nuk është e shëndetshme t’i bësh vetes gjyqin çdo ditë.