VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI I JAVËS 14-20 JANAR 2019

By | January 14, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MARTË 19 MARS 2019

Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg, aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të thotë që të dy ju duhet të dilni nga jeta e njëri-tjetrit, përkundrazi.

Disa ide të vjetruara ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni dhe të shikoni se çfarë po pengon në rrugën tuaj.

Sot mund të kuptoni se zemra mund të nisë të rrahë për një person, i cili më parë nuk ka qenë në vëmendjen tuaj. Një fillim i ri është gjithmonë shumë emocionues. Ruajeni këtë ndjenjë të fuqishme dhe vlerësoni çdo moment.

Të gjithë duhet të marrin kohën e nevojshme për të pushuar, për t’u ushqyer, apo thjesht për të menduar. Sot është radha juaj. Zgjidhni një nga këto tre objektiva dhe do të shikoni se nesër do të ndiheni më i gjallë dhe më mirë se kurrë.

Në realitetin e jetës tuaj të përditshme, duhet të keni një filozofi që ju mban me këmbë në tokë dhe ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të ardhmen. Përpiquni të zbuloni se çfarë mund të jenë disa kurthe të mundshme që të mund të shmangni ndonjë problem.

Do të ketë një pikë kthese të madhe në jetën tuaj dhe kjo mund t’ju shkaktojë stres. Ndihmojeni veten duke bërë një pushim nga të gjitha punët dhe projektet. Sa i përket dashurisë, gjërat do të stabilizohen në jetën tuaj.

E vetmja gjë që mund të jepni lirisht është dashuria juaj. Tregojuni njerëzve në jetën tuaj se sa shumë kujdeseni për ta me një përqafim të fortë. Fjalët mund të përcjellin ndjenjat tuaja, por nuk ka asgjë si kontakti fizik.

Edhe kur jeni i zhytur me punë si tani, ju duhet të gjeni kohë për veten tuaj. Është e domosdoshme që të largoheni nga zhurma e jetës së përditshme dhe të shkoni diku ku është më qetë. Çdo vend që është larg njerëzve të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Miqtë dhe të afërmit po kërkojnë nga ju që ta ngadalësoni pak ritmin e jetës, në mënyrë që të kuptoni se çfarë është me e mirë për jetën tuaj. Kushtoji më shumë vëmendje njerëzve tuaj të dashur.

Dita është si një enigmë ku ju duhet të plotësoni çdo detaj. Mos i merrni gjërat me nxitim, por përpiquni që çdo gjë ta mirëprisni me dashuri. Sa u përket financave, lajme të mira duken në sfond.

Idetë tuaja janë brilante, por sot ju mungon substanca e vërtetë. Sot është koha e duhur që më në fund të merrni kontrollin e jetës. Veprimet tuaja nuk duhet të miratohen nga askush tjetër përveç jush.

Universi është gati për ju, kështu që nuk është koha për hezitim. Nëse po mendoni për një ide të re, një projekt të ri ose një marrëdhënie të re, mos e mendoni aq shumë! Jini i hapur ndaj të gjitha mundësive në jetën tuaj.

HOROSKOPI I JAVËS 18-24 MARS 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij qe keni ne krah. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe mund te filloni te mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa me tej. Beqaret do jene sharmante ne maksimum. Ftesat do jene te shumta dhe do jete ne dorën e tyre mundësia e zgjedhjes. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne pune do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk keni për te dale te humbur. Familja do jete e qete.

Demi21. prill – 21. maj

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj jave. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Për beqaret Dielli do jete mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik qe nga mesi i javës te ketë ndonjë tronditje te vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe me vone. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Lodhja do sjelle mungese energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Ne pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Me familjaret duhet te kaloni pak me tepër kohe sepse do kenë mjaft nevoje.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndani me te edhe disa sekrete te vogla te familjes. Ditët me te bukura e me te veçanta do jene e mërkura dhe e premtja. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë jave. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë me romantike dhe me sensuale. Beqaret do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje te bukur. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Duhet menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e shkëlqyer, por edhe as shume problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kaloje dot kështu qe do kënaqeni pafund. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift nuk do jete e zhveshur nga pasioni këtë jave, përkundrazi. Ne disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni. Për beqaret priten disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qene tepër vone. Ne planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë me pare. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete plotësisht i qete. Mund te keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Ne pune do ju duhet te jeni te kujdesshëm me çdo detaj ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete mjaft pozitive.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e mërzitë here pas here atë. Po nuk toleruar dhe po nuk e late te lire keni për ta humbur shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te zhgënjehen. Ka kohe për çdo gjë prandaj duhet te bëjnë durim. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sa te mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihme do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme këtë jave. Do ja kaloni mire çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen ne mënyrë te papritur. Pas te mërkurës do filloje një etape me e bukur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien ne krahët e atyre qe do i joshin. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohet e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa me pare me mjeket. Ne pune do keni kurajoze, këmbëngulës dhe largpamës. Te gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jete disi e trazuar.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave ka për te pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë te sjelli keni për t’u ndare me shpejt nga sa mendonit. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare. Buxheti do filloje te përmirësohet pas te martës, kështu qe mund te bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Ne pune mund te ngjiteni një shkalle me lart ne profesionin tuaj dhe do ndiheni krenare. Po vazhduat kështu shume shpejt do arrini atë qe keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ece si duhet.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jave shume e këndshme do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Do kaloni çaste pasionante dhe nuk do doni te ndaheni për shume kohe nga partneri. Beqaret ditët e para nuk do realizojnë dot asnjë takim, ndërkohë qe pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, kështu qe nëse nuk doni te keni probleme, bëjini me maturi te gjitha shpenzimet. Për shëndetin do jete një jave e kënaqshme. Do ndiheni me te qete dhe nuk do i keni me shqetësimet e një jave me pare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Shume do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot. Jeta familjare do jete shume e qëndrueshme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Dielli dhe Merkuri do e zbukurojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift këtë jave. Te dy do jeni ne dispozicion te njeri-tjetrit dhe do mundoheni ta plotësoni çdo dëshirë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen mire, por yjet parashikojnë qe kjo dashuri te mos zgjasë shume dhe mund t’i zhgënjejë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po shpenzuat me sy mbyllur, shume shpejt ato do sterrojnë. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se disa dite me pare. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do e bëni me qejf një detyre te dhënë dhe keni për ta arritur me shpejt objektivin. Me familjaret do keni mos dakordesi dhe debate.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do dini si te silleni me partnerin ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush te ketë vetëm përmirësime. Ai nga ana tjetër do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni. Do duket qarte se ndjenjat për njeri-tjetrin janë ende te forta si ne fillim. Beqaret do fillojnë papritur një lidhje te qëndrueshme dhe qe do ua mbushe zemrën me gëzim. Financat menaxhojini me kujdes sepse po gabuat keni për te vuajtur tej mase. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shmangni sa me shume alkoolin, gjerat pikante dhe ato me shume yndyre. Ne pune mos bëni asgjë me sy mbyllur, por reflektoni dhe gjeni rrugën me te drejte. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.

HOROSKOPI E HËNË 18 MARS 2019

Sot duhet të mendoni me zemër dhe të mos i shikoni gjërat bardhë e zi. Ndonjëherë trajtimi i gjërave me emocion nuk është shenjë dobësie. Sot do të gjeni qetësi pranë prindërve dhe njerëzve të dashur.

Çfarë vlere kanë ndjenjat e mrekullueshme që keni brenda jush nëse ato qëndrojnë përgjithmonë brenda jush? Transmetimi i ndjenjave tuaja duhet të jetë përparësia jote kryesore.

Është shumë e rëndësishme që të tregoheni të kursyer në komente në lidhje me disa kolegë. Mund ta gjeni veten të përfshirë aksidentalisht në vorbullën e thashethemeve që do të dëmtonin besueshmërinë tuaj.

Rutina juaj e përditshme ka sjellë dëshpërim në jetën tuaj dhe për të pasur më shumë freksi keni nevojë për një energji të lartë. Qëndroni me njerëz që bëjnë të qeshni dhe që rrethojnë me dashamirësi.

Bëni çmos për të mbajtur një sjellje të kontrolluar dhe të qetë kur dikush t’ju thotë diçka irrituese sot. Ky person po përpiqet shumë që t’ju bëjë të humbni durimin dhe ju nuk duhet t’ia jepni atij apo asaj këtë kënaqësi.

Ju e dini mirë se mund të mbështeteni tek të gjithë miqtë tuaj në rast nevoje. Kjo nuk është koha që të ndiheni në siklet apo të ngurroni që kërkoni ndihmë. Mos e mendoni veten si një barrë për të tjerët.

Sot do të keni pranë vetes njerëz që kanë një lloj xhelozie ndaj suksesit tuaj. Mos hiqni dorë pavarësisht sfidave, sepse në fund të bindni të gjithë se gjithçka e keni arritur falë aftësive tuaja.

Nëse jeni duke u përgatitur që të merrni një vendimi të rëndësishëm, përpiquni ta shtyni atë për një moment tjetër. Për t’u siguruar se ju  do të merrni atë që dëshironi, duhet të prisni edhe pak.

Do të merrni lajmë të mira nga vendi i punës. Nuk do të mungojë mirënjohja nga ana e eprorëve tuaj dhe vlerësimi mund të jetë edhe financiar. Kjo do të jetë një nxitje e mirë për të pasur më shumë sukses.

Jeta është si një lojë me letra – dhe fatkeqësisht, nganjëherë fati nuk është dorën tuaj. Përqendrohuni te kartat e mira që keni dhe hidhni të këqijat sa më shpejt që të jetë e mundur. Jini aktiv në fillim të ditës. Mëngjesi është kohë e mirë për të zgjidhur një keqkuptim.

Ngjarjet e kësaj dite mund të krijojnë shumë pasiguri në të ardhmen tuaj të afërt, por mos e prishni qetësinë. Mos jini tepër konservator në të menduarit tuaj tani dhe respektoni njerëzit që bëjnë zgjedhje që janë shumë të ndryshme nga tuajat.

Të jesh i gëzuar, të qëndrosh optimist dhe të kesh kënaqësi është ndërmarrje jashtëzakonisht të vështirë për ju sot. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë keq, por perceptimi nuk do të jetë ashtu siç do të dëshironit.

HOROSKOPI E DIEL 17 MARS 2019

Të lindurit e kësaj shenje kanë të gjitha shanset për të kaluar një të diel të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Gjithashtu, do të keni mundësi të mblidheni me miqtë, ose të ushtroni hobin tuaj.

Mos bëni kritika të shumta kundër personave të afërt, pasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen e tyre emocionale. Mendoni sesi mund ta kaloni sa më mirë këtë, duke kryer aktivitetet që ju dëshironi. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund.

Nuk do të kaloni një ditë argëtuese ashtu sikurse ju do të dëshironit. Më së shumti do të merreni me punët e shtëpisë. Pasdite do të gjeni pak kohë për veten dhe partnerin/partneren tuaj. Bëni shumë kujdes me dietën ushqimore.

Është dita e duhur për të marrë pjesë në sporte të ndryshme. Por, mos merrni vendime këtë të diel, pasi ka gjasa që të gaboni. Familjarët nuk do të bien dakord njëzëri rreth dëshirave të tyre gjatë ditës së sotme.

Gjatë kësaj të diele do të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Arritja e harmonisë është e mundur, por vetëm nëse i lejoni vetes të harroni problemet e pazgjidhura. Rekomandohet të bëni një shëtitje, e cila do t’ju ndihmojë si fizikisht ashtu edhe psikoligjikisht.

17 marsi do të jetë për ju një ditë e mbushur plot energji. Megjithatë, bëni kujdes pasi mund të lodheni më shpejt seç e prisnit dhe mund të mos përfundoni disa detyra të rëndësishme. Është e nevojshme të çliroheni nga presioni i panevojshëm.

Peshoret mund të përballen me shumë probleme, të cilat do t’ju sjellin shqetësime gjatë kësaj dite. Ndihma që do t’ju japë një miku juaj i ngushtë do t’ju nxjerrë nga situata. Në mbrëmje do të gjeni paksa kohë për t’u relaksuar dhe për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.

Është dita e duhur për beqarët e kësaj shenje. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Mos humbisni shanset për të shkëmbyer kontaktet me dikë që ka shprehur interes ndaj jush.

Miqtë dhe familjarët do përpiqen t’ju ndihmojnë për të përfunduar disa detyra të rëndësishme. Do të keni shansin të rrisni të ardhurat, pas shitjes së disa produkteve. Bëni mirë t’i nënshtroheni një diete për rënien në peshë.

Është e rëndësishme t’i jepni vëmendjen e duhur partnerit/partneres dhe t’i shprehni dashurinë pa hezituar. Do të keni fat nëse përfshiheni në një projekt të rëndësishëm. Ka gjasa që një miku/mikja juaj t’ju kërkojë ndihmë për një çështje të caktuar.

Mund të zhvilloni një bisedë të çuditshme me një prej të afërmve tuaj. Rekomandohet të mos kontaktoni me persona që nuk i besoni plotësisht. Mund të organizoni një festë me miqtë tuaj, që ka gjasa t’ju sjellë momente të paharrueshme.

Peshqit do të qartësojnë një sërë çështjesh të rëndësishme. Bëni kujdes me fjalët, pasi mund të ofendoni një kolegun tuaj. Gjithashtu, ka gjasa të përfshiheni në një konflikt me një prej miqve ose familjarëve.

HOROSKOPI E SHTUNË 16 MARS 2019

Të lindurit e kësaj shenje nuk këshillohen të ndërmarrin ndonjë udhëtim të lodhshëm gjatë kësaj dite, pasi mund t’ju shkatërrohet dita e pushimit. Rekomandohet të vizitoni ndonjë mik ose të dilni me kolegët. Bëni kujdes me alkoolin nëse dilni në mbrëmje.

Demët mund të përfshihen në disa situata argëtuese ose mund të marrin pjesë në ndonjë aventurë. Kjo e shtunë ka të gjitha shanset për të shkuar mirë. Në mbrëmje do të krijohet një situatë mjaft e këndshme me plot të qeshura.

Binjakët mund të mërziten për shkak të disa ngjarjeve të papritura më 16 Mars. Dilemat mund t’i kaloni duke u treguar fleksibël. Përshtatuni me rrethanat dhe në vend që të bëheni pesimist, përpiquni të gjeni mënyrat për të shijuar ditën.

Disa Gaforre mund t’i vendosin një qëllim të ri vetes. Në përgjithësi, kjo e shtunë do të kalojë pa probleme. Do të jetë një ditë e përshtatshme për udhëtime të shkurtra dhe takime me miqtë tuaj të ngushtë.

Krenaria juaj këtë të shtunë do të jetë e tepruar. Kjo patjetër që do të lëndojë njerëzit përreth jush nëse e shfaqni gjatë bisedave. Do të ishte mirë të shmangnit ambicien për disa kohë. Shpenzojeni të shtunën ashtu sikurse jua kërkon shpirti.

Të lindurit e kësaj shenje mund të relaksohen sot me rrjedhën e jetës. Bëni kujdes me shëndetin. Është e rëndësishme të flini aq sa jua kërkon trupi. Kushtojini vëmendjen e duhur partneres/partnerin për të kaluar një mbrëmje sa më të këndshme.

Disa ngjarje gjatë kësaj dite mund t’ju irritojnë. Ka gjasa të krahasoni veten me dikë më të suksesshëm. Megjithatë kjo nuk është një arsye për t’u mërzitur. Shpenzojeni këtë të shtunë nën shoqëri të mirë dhe mendoni rreth mënyrave për të shënuar fitore.

Për Peshoret parashikohet një ditë e mirë. Rrezikoni të humbisni disa gjëra të rëndësishme teksa ndihmoni të tjerët. Mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Është dita e duhur për udhëtime të shkurtra.

Dita juaj nuk do të jetë ashtu sikurse e prisnit për shkak të një shqetësimi. Fëmijët do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni marrëdhënies në çift, mbi të gjitha ata shigjetarë që janë treguar indiferentë kohët e fundit.

Gjatë kësaj të shtune nuk pritet ndonjë surprizë emocionuese. Nëse nuk do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete argëtuese, rekomandohet të mendoni rreth projektit aktual në zyrë ose ideve rreth një biznesi të mundshëm. Në mbrëmje mund t’ju vizitojë dikush që keni kohë pa e parë.

Rekomandohet të mos veproni nëse përfshiheni nga emocionet. Pra se të ndryshoni diçka në çështjet tuaja personale apo profesionale, bëni mirë që t’i merrni parasysh të gjitha pasojat. Përpiquni të shmangni personat që kanë shfaqur xhelozi ndaj jush.

Peshqit do të kalojnë një ditë pa probleme. Flisni hapur me familjarët, pasi kjo do t’ju ndihmojë për gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte mirë ta pranonit një ftesë që mund t’ju vijë në mbrëmje dhe përpiquni të shijoni çdo moment.

HOROSKOPI E PREMTE 15 MARS 2019

Për të lindurit e kësaj shenje, e premtja do të përbëhet nga udhëtime të shkurtra, takime miqësore dhe flirtime. Është dita e duhur për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Rekomandohet ta kaloni ditën me të afërmit dhe bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Ka gjasa të përballeni me incidente të papritura. Situata të tilla mund t’ju shkaktojnë stres. Në mbrëmje mund të zbuloni një sekret në familje dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jepini mbështetjen e duhur partnerit/partneres suaj.

Shumë Binjakë do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme. Në punë nuk do të hasni probleme. Mos u kushtoni vëmendje kolegëve të pakujdesshëm, ose provokimeve të partnerit tuaj. Një ngjarje spontane do t’ju emocionojë pafund dhe do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht.

Mos u përpiqni të gjeni fajtorin pas një problemi që mund të krijohet në punë. Bëni mirë të mbani veten nën kontroll dhe të mendoni me qetësi rreth një zgjidhjeje. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë shqetësuar për shkak të indiferencës suaj.

Do të jeni mjaft energjikë gjatë kësaj të premteje. Do të dëshironi të kapni majat në karrierën tuaj. Njëkohësisht do të dëshironi t’i pushtoni zemrën partnerit/partneres suaj dhe të sulmoni konkurrentët. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën shoqërinë e miqve tuaj.

Për Virgjëreshat, kjo ditë ka shumë të ngjarë të shkojë sipas rutinës së dikujt tjetër. Ka gjasa të përfshiheni në një detyrë në terren ose në një projekt që kërkon me doemos bashkëpunimin e një kolegut tuaj. Mund të përballeni me disa situata të vogla të pakëndshme.

Mos u mbështetni te një person i caktuar këtë të premte, pasi mund t’ju zhgënjejë në momentin më të papërshtatshëm. Gjithashtu, mund të bëjë një sjellje joprofesionale, çfarë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën. Nuk është dita e duhur për njohje të reja.

Detyra kryesore e Akrepave sot është gjetja e një stili të ri. Është e rëndësishme që të përcaktoni qëllimin tuaj kryesor në jetë. Eksperimentoni, por mos e teproni, pasi mund t’ju kthehet në një përvojë të sikletshme.

Do të përjetoni disa momente pozitive gjatë ditës së sotme. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Do të tentoni për ngritje në detyrë dhe ekziston mundësia që të tentativa juaj të rezultojë e suksesshme.

Mund bëni disa blerje të rëndësishme dhe të krijoni njohje të dobishme. Bëni kujdes me sjelljen ndaj kujtdo që mund të takoni. Tregohuni të guximshëm dhe provoni gjëra të reja. Ata që dyshojnë tek partneri/partnerja mund ta vënë dashurinë në provë.

15 marsi mund të jetë mjaft produktiv. Është e nevojshme që të tregoni takt në bisedat me të afërmit dhe kolegët tuaj. Një prej tyre mund të jetë mbështetja juaj më e madhe për të arritur planin tuaj.

Peshqit mund të mërziten nga monotonia e ditës së sotme. Do të jetë një ditë rutinë në punë, por në jetën personale do të përballeni me shqetësime. Mos u bëni pesimist, por përpiquni të mbusheni me energji për të kaluar gjithçka.

HOROSKOPI E ENJTE 14 MARS 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të zhvillojnë një bisedë të vështirë. Do t’ju duhet t’i përgjigjeni dikujt me të cilin keni vepruar në mënyrë të padrejtë. Edhe në aspektin profesional ka gjasa të përballeni me stres. Shmangni konfliktet me kolegët dhe mos veproni kundër shefave.

Demat duhet të shohin me kujdes mënyrat për të zgjidhur problemet. Çdo gënjeshtër do të zbulohet lehtësisht. Respektoni të tjerët dhe shmangni arrogancën. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni një ditë mjaft të mirë.

Binjakët do të zbulojnë disa sekrete në lidhje me një të afërmin tuaj. Nëse ky informacion nuk ju shqetëson, përpiqu të harroni gjithçka. Merruni me punët tuaja dhe riktheni rregullin në jetën personale.

Do të ndiheni shumë optimist gjatë ditës së sotme. Një telefonatë do t’ju gëzojë pamasë, pasi do të merrni një lajm që ju e prisnit prej kohësh. Ka gjasa që gjatë kësaj të enjte të takoni persona me të cilët ndani të njëjtat interesa.

Luanët do të tregohen shumë striktë ndaj vetes gjatë ditës së sotme, por edhe ndaj një personi të ngushtë. Sa u përket financave, nuk do të keni shumë ndryshime. Nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie.

Nuk rekomandohet të merrni përgjegjësinë e të tjerëve. Rrezikoni që t’ju dështojnë fjalët dhe si pasojë mund të shkaktohen probleme. Sakrificat për të tjerët do t’ju sjellin humbje të mëdha.

Peshoret duhet të shmangin thashethemet, pasi mund të bëheni pjesë e një konflikti. Bëni kujdes dhe tregojuni vendin personave që përpiqen t’iu vënë në pozitë të vështirë. Rekomandohet të zgjeroni kreativitetin në jetën personale.

Nëse jeni beqar, keni shansin më të mirë të takoni shpirtin binjak. Mos i gjykoni të tjerët nga pamja e jashtme dhe jepini mundësinë t’ju tregojnë anën tuaj më të mirë. Në mbrëmje mund të bëni një deklaratë mahnitëse dashurie.

Sjellja e disa prej shigjetarëve sot do të jetë misterioze. Do të keni dëshirë të izoloni veten ndaj problemeve aktuale dhe debateve të lodhshme. Nëse keni mundësi, shkoni diku ku mund të qetësoheni plotësisht emocionalisht.

Bricjapët duhet të tregohen më bashkëpunues gjatë kësaj të enjte. Mos hezitoni të shprehni me zë të lartë idetë tuaja. Ka gjasa të mbështeteni nga disa persona me influencë. Në përgjithësi, kjo ditë do të kalojë pa telashe.

Për pjesën më të madhe të Ujorëve, kjo ditë do të karakterizohet nga cinizmi dhe skepticizmi. Kjo do të ndikojë negativisht tek ata që dëshirojnë të ndërtojnë një romancë të lumtur, ose që kërkojnë nder nga një person i caktuar. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme nën praninë e miqve.

Sjellja e Peshqve mund të jetë paksa fëminore gjatë ditës së sotme. Pasiviteti juaj mund të vërë në rrezik suksesin profesional, mbështetjen e një personi të rëndësishëm, ose respektin e dikujt pranë jush. Duhet patjetër të jeni më aktiv.

HOROSKOPI E MËRKURË 13 MARS 2019

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet të ruajnë qetësinë kur kritikohen nga të tjerët. Kjo vlen mbi të gjitha për ata që kërkojnë t’iu miratohet një projekt. Pasi të dëgjoni kritikat, përpiquni të bëni më të mirën e mundshme për të rregulluar problemet.

Mund të përballeni me disa probleme në familje për shkak të veprimeve tuaja. Megjithatë, bëhet fjalë për mosmarrëveshje të vogla, të cilat do të kalojnë lehtësisht. Në aspektet e tjera të jetës do të keni fat. Rekomandohet t’i përkushtohet partneres/partneres suaj duke e befasuar me një surprizë.

Mund të ndiheni konfuz për shkak të disa eventeve gjatë ditës së sotme. Ka gjasa që rivali juaj prej shumë kohësh, t’ju kërkojë ndjesë dhe t’ju ftojë për darkë. Është koha e duhur për të investuar në një projekt afatgjatë.

Shumë Gaforre do të jenë mjaft në humor. Shkëlqimi tek sytë tuaj do të vihet re nga të gjithë, veçanërisht nga seksi i kundërt. Është koha më e përshtatshme për ata që janë në kërkim të dashurisë. Sa i përket financave, do t’ju japin disa ide shumë të vlefshme.

Disa Luanë do të fokusohen tek korrigjimi i mangësive. Ka gjasa që të tregoheni shumë të rreptë në këtë drejtim, por bëni kujdes pasi kritikat e shumta ndaj vetes mund të ndikojë në sistemin nervor. Ndërkohë, parashikohet fat i mirë në marrëdhëniet personale.

Duhet të gjeni një stil të ri jetese. Mos u frikësoni ndaj eksperimenteve. Do të ishte e udhës të mos ushtronit presion ndaj personave tuaj të afërt. Jepini të drejtën të kenë opinionin e tyre personal. Përpiquni t’i çoni gjërat në drejtimin e duhur.

Mund të ndiheni të irrituar në marrëdhënien tuaj romantike. Shkak i irritimit mund të jetë një trekëndësh dashurie ose indiferenca e shokut/shoqes suaj të ngushtë. Një situatë e tillë do të kalojë, pasi t’ju vizitojë një person, të cilit i besoni shumë.

Disa Akrepë do të jenë në qendër të kritikave për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Do të ishte e udhës ta mbanit fjalën, në mënyrë që të mos cilësoheni si gënjeshtar. Sa i përket marrëdhënies romantike, do të kaloni një ditë mjaft të këndshme.

Shigjetarët ka gjasa të sillen si kapriçozë. Mendoni rreth prioriteteve tuaja dhe përqendrohuni drejt suksesit. Mos mendoni se investimet në një projekt të paligjshëm mund t’ju sjellin rezultate pozitive. Mos u nxitoni para se të veproni.

Gjatë ditës së sotme do të përqendroheni tek vetja juaj. Veproni me takt, pasi kjo do t’ju ndihmojë në çdo aspekt të jetës suaj. Mos u shprehni hapur me të gjithë personat që iu rrethojnë. Tregohuni më të rezervuar dhe mos argumentoni me arrogancë gjatë debateve të caktuara.

Disa Ujorë janë të destinuar ta kalojnë ditën në kushte jo komode. Do të përballeni me negociata të vështira dhe ka gjasa të keni një mosmarrëveshje me një prej të afërmve tuaj. Nuk është dita e duhur për të nisur zbatimin e një projekti të ri.

Gjatë kësaj dite Peshqit mund të rrisin potencialin krijues. Kjo është një mundësi unike për këdo që është i përfshirë në art. Sa i përket financave duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi lëvizjet e gabuara mund t’ju vënë në pozicion të vështirë.

HOROSKOPI E MARTË 12 MARS 2019

Duhet të kërkoni pika të tjera referimi. Merrni parasysh se qëllimi për të cilin keni kohë që punoni mund të mos jetë ai që menduat në fillim. Kushtojini vëmendje të veçantë jetës suaj personale. Mund të debatoni me një prej familjarëve tuaj.

Disa Demë do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për të ruajtur pozicionin e mëparshëm. Mund të përballeni me një sfidë të paparashikuar. Gjatë punës ka gjasa t’ju shfaqen disa probleme, për shkak të gabimit të një prej kolegëve tuaj.

Kjo ditë për Binjakët do të kalojë shumë shpejt. Ka gjasa që të arrini rezultate produktive. Megjithatë, në mënyrë që gjërat të shkojnë ashtu sikurse keni planifikuar, duhet të ndiqni një plan hap pas hapi. Mos u shpërqendroni nga biseda të gjata me kolegët dhe mos shpenzoni shumë kohë në telefon.

Një problem me të cilin keni kohë që përballeni, mund të përshkallëzohet. Merreni në konsideratë këtë parashikim dhe bëni gjithçka mundeni për të parandaluar ndonjë skandal. Disa çështje familjare mund të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ju.

Kjo ditë mund të jetë një pikë kthese për ju. Mund t’ju ndodhë një ngjarje që do t’ju ndryshojë jetën pozitivisht. Ka gjasa të mos e vini re menjëherë këtë ndryshim. Do të ndiheni konfuz, i stresuar për shkak të këtyre ndryshimeve, por ruani qetësinë pasi gjithçka është në favorin tuaj.

Virgjëreshat duhet të mendohen thellësisht. Ka gjasa të të mundojë një pyetje, të cilës druhesh t’i dëgjosh përgjigjen. Është e rëndësishme të ruash integritetin, pak rëndësi ka se cila do të jetë përgjigjja.  Do të keni sukses në jetën profesionale dhe fitore të vogla në dashuri.

Do të tregoheni shumë kritik ndaj vetes. Mos u shqetësoni nëse vini re disa njolla të çuditshme në fytyrë ose nëse keni shtuar kilogramë. Gjëra të tilla nuk duhet t’ju shpërqendrojnë nga planet tuaja. Për ata që merren me sport, do të kenë fat nëse do të futen në garë.

Akrepët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të përfshihen në telashe. Kjo këshillë është e vlefshme mbi të gjitha për ata që punojnë nën autoritetin e një shefi të ashpër. Rekomandohet të tregoheni të zgjuar dhe me takt.

Kjo e martë nuk do të jetë ashtu sikurse e prisnit. Mund të haseni me shumë probleme në profesion dhe familje. Përpiquni të gjeni kohë për t’u relaksuar. Rekomandohet të flisni hapur me familjarët tuaj, pasi do të ndiheni shumë më mirë.

Bëni kujdes me shëndetin, pasi mund të keni shqetësime. Rrezikoni t’ju kthehet një sëmundje nga e cila keni vuajtur së fundmi. Kjo mund të ndikojë edhe në gjendje tuaj emocionale. Nëse ju duhet të zgjidhni një çështje të rëndësishme sot, bëni mirë ta shmangni për një tjetër ditë.

Ujorët do të ndihen nën presion. Është momenti i duhur për të luftuar për një pozicion më të mirë në punë. Shmangni metodat e padrejta për ta arritur këtë fitore. Në mbrëmje përpiquni të krijoni një atmosferë të këndshme për partnerin/partneren tuaj.

Peshqit sot mund të ndihen pak të trishtuar. Kjo ndoshta mund të vijë për shkak të mungesës së gjallërisë ose mungesës së mbështetjes nga ana e të afërmve tuaj. Në mbrëmje do t’ju duhet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm.

HOROSKOPI E HËNË 11 MARS 2019

Kjo ditë mund t’ju sjellë shumë emocione pozitive. Këto emocione mund të përqendrohen në çështjet profesionale. Ka gjasa që t’ju rritet rroga ose të fitoni një klient të ri në biznesin tuaj. Në mbrëmje mund t’i përkushtoheni shtëpisë.

Ka shumë gjasa që të merrni një përgjigje pozitive në jetën tuaj personale, në karrierë ose në lidhje me gjendjen financiare. Nuk është dita e duhur për të bërë reforma të mëdha. Do të humbisni çdo shans për stabilitet nëse tentoni të ndryshoni.

Mos kërkoni shumë nga vetja. Mund të bëni pak pushim pas një dite të ngarkuar. Përqendrohuni tek detyrat e rëndësishme dhe planet për të ardhmen. Mos bëni blerje të mëdha dhe të panevojshme.

Do të përjetoni probleme në marrëdhënien në çift. Ndoshta kjo mund të vijë për shkak të indiferencës suaj. Gaforret të angazhuar në biznes duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën. Në fund të ditës rekomandohet që të relaksoheni dhe të shijoni mbrëmjen sa më shumë.

Kjo e hënë do t’ju duket monotone. Ndoshta mund të përballeni me një projekt të mërzitshëm në punë, çfarë mund t’ju irritojë. Përpiquni të jeni pozitiv. Do të ndiheni mjaft mirë nëse flisni me miken/mikun tuaj të ngushtë.

Mos u dorëzoni para problemeve të vogla, pasi nuk janë një arsye e fortë për të ndaluar planet apo projektet për të cilat keni punuar shumë. Bëni durim derisa gjërat të ndryshojnë për mirë. Tregohuni të kujdesshëm ndaj vetes, mbi të gjitha ndaj dietës ushqimore.

Peshoret kanë të gjitha shanset për të kaluar një javë mjaft pozitive. Kjo e hënë është optimale për takime, komunikim, për të shkëmbyer ide ose për të bërë aleatë të rinj. Komunikimi i afërt me të tjerët është i mirëpritur si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Rekomandohet të dëgjoni këshillat e familjarëve.

Mos prisni ndonjë gjë të jashtëzakonshme gjatë kësaj të hëne, pasi nuk do të ketë surpriza për ju. Do të jetë thuajse e njëjta e hënë si një javë më parë. Mund ta thyeni monotoninë duke provuar eksperimente të vogla në të gjitha aspektet e jetës.

Shigjetarët ka gjasa të përballen me disa drama në jetën e tyre dhe me një konfuzion emocionesh. Të gjitha këto do t’ju shpërqendrojnë nga detyrat e rëndësishme. Vendosini vetes disa rregulla gjatë punës dhe më pas mund të kujdeseni për çështjet dytësore.

Bricjapët rekomandohen të jenë më të hapur ndaj bashkëpunimit. Bëni miq dhe aleatë të rinj në punë. Përqendrohuni tek marrëdhënia juaj romantike por edhe tek marrëdhënia me familjarët. Është dita e duhur për të vizituar një të afërmin tuaj të moshuar. Nuk do të keni shumë ndryshime tek financat.

Nuk do të keni një ditë shumë të ngjeshur në punë. Madje, do të kaloni shumë mirë gjatë kësaj hëne. Megjithatë, në marrëdhënien tuaj romantike, jo gjithçka do të shkojë ashtu sikurse prisnit.

Peshqit nuk duhet të bëjnë blerje të rëndësishme sot. Prioriteti juaj duhet të jetë harmonia dhe krijimtaria. Përpiquni të shmangni konfliktet dhe kërkojini ndjesë personave që keni fyer ditë më parë.

HOROSKOPI E DIEL 10 MARS 2019

Të hysh në veprim sot është me shumë rëndësi. Progresi është gati të arrihet dhe mund ta gjeni veten në qendër të një aktiviteti të fuqishëm. Në sferën e dashurisë, do të merrni lajme të mira.

Në punë mund të përballeni me xhelozi. Mos u habisni, sepse në momentet më të suksesshme në karrierën tuaj do të dalë dikush që të përpiqet t’ju shkaktojë pengesa. Në dashuri, jo gjithçka po ju bën të lumtur.

Sot pritet të merrni disa lajme të mira sa u përket financave. Një investim mund të sjellë të ardhura të mira. Në aspektin profesional, mund të rriteni në detyrë si rezultat i angazhimit tuaj të vazhdueshëm.

Duhet të filloni t’i jepni vetes dashurinë që meritoni. Trajtojeni veten me ushqimin tuaj të preferuar. Nëse nuk e trajtoni veten me dhurata të papritura herë pas here, atëherë kush do e bëjë?

Kur ka qenë hera e fundit që jeni argëtuar? Mund të tingëllojë si e palogjikshme, por ndonjëherë edhe argëtimi kërkon planifikim serioz dhe të hollësishëm. Kur të gjitha detajet të shpalosen, do të ndiheni të relaksuar në shoqërinë e njerëzve që doni.

Pa marrë parasysh se çfarë lloj ndjenjash negative keni ndaj një personi tjetër, sot ju do të duhet të falni dhe të harroni, të paktën përkohësisht. Në mënyrë që diçka e rëndësishme të ndodhë, do të duhet të tregoni maturi.

Edhe njerëzit shumë të mençur mund të bëjnë gjëra pa kuptim herë pas here. Nëse në një moment do të tregoheni më i çliruar se zakonisht, nuk ka asgjë të keqe. Thjesht do të çliroheni nga energjia negative.

Me pak para shtesë në xhepi, do të keni më shumë pranverë përpara. Paraja është gjithnjë e fuqishme, por tani ajo mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe jetën tuaj shumë më thellësisht se sa mendoni.

Ju e dini se kripërat plotësojnë të ëmblat dhe se gjalpi plotëson çokollatën, por është gjithashtu e vërtetë se trishtimi plotëson lumturinë. Pra, nëse nuk keni përjetuar shumë gëzim kohët e fundit, ngushëllohuni me faktin se kjo periudhë blu do të përfundojë së shpejti.

A keni parë një nga ato ëndrra në të cilat edhe pse përpiqeni të largoheni me vrap, nuk lëvizni dot as gishtin e vogël? Nuk është e qartë se çfarë e pengon progresin tuaj, por identifikimi i këtyre pengesave do ju ndihmojë që të vini në zbatim taktika të reja.

Mundohuni të kaloni më shumë kohë argëtuese me miqtë dhe familjen tuaj. Nuk do të jetë e vështirë të gjesh sot dashurinë tënde. Me pak talent do të arrini të zgjoni interesin e një personi.

Fjalët tuaja do të kenë më shumë fuqi sesa zakonisht sot prandaj duhet të mendoheni shumë para se të flisni. Luani në mënyrë të sigurt dhe nëse nuk mund të thuash diçka të mirë, mos flisni fare.

HOROSKOPI E SHTUNË 9 MARS 2019

Nëse jeni duke punuar në arritjen e qëllimeve tuaja, atëherë do t’ju duhet të prisni për të parë rezultatet. Nëse jeni i rrethuar nga njerëz të cilët nuk kanë besim te ju, largohuni prej tyre. Ju nuk keni nevojë për më shumë energji negative.

Beteja të cilën keni kaluar me një bashkëpunëtor apo shok po zhduket dhe po bëhet një kujtesë e largët. Edhe nëse nuk keni përfunduar në anën fituese të betejës, nuk do të fitoni më shumë kontroll duke u përpjekur të rihapni plagët e vjetra.

Një person shumë i fuqishëm mund të ndikohet shumë nga veprimet tuaja sot, prandaj sigurohuni që jeni duke bërë gjërat e duhura në mënyrën e duhur. Padurimi juaj mund të dështojë dhe të çojë njerëzit në përfundime të gabuara.

Cështjet e parave nuk duhet të kenë ndikim në lumturinë tuaj. Në mënyrë që të largoheni nga zhgënjimi, duhet të dilni nga sfera fiskale. Largohuni nga çdo situatë që kërkon para sot dhe sfidojeni veten pa portofolin tuaj.

Tregoni dashuri për njerëzit që i doni. Sa më afër të arrini me dikë, aq më i rëndësishëm do të bëhet ai për ju. Kini besim në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe mos i mbytni njerëzit me dyshime.

Ju mund të gjeni mënyra të reja të riorganizimit të gjërave tuaja me ndihmën e një miku. Vendosja e jetës në rregull nuk duhet të jetë punë, por diçka që sjell kënaqësi në jetë tuaj, veçanërisht atë sentimentale.

Ndonjëherë aftësia juaj për të kuptuar njerëzit që ju rrethojnë është aq e theksuar sa mund t’ju fusë në mosmarrëveshje. Përpiquni t’i shihni gjërat jo bardhë e zi dhe gjithashtu të tregoheni tolerant.

Bëni një shkëputje nga rutina për të pasur më shumë energji. Nuk do të bënit keq që të planifikoni ndonjë udhëtim. Me partnerin përpiquni të mos lini hapësira për keqkuptime.

Ndjeni nevojën për të folur me dikë? Nuk është për t’u habitur. Universi po ju dërgon aftësi të veçanta shtesë komunikimi sot dhe kjo do t’ju ndihmojnë të bëni një ditë të mrekullueshme për t’u njohur me njerëz të rinj.

Ekzistojnë disa situata ku të pasurit para nuk ju ndihmon shumë. Kështu që përpiquni ta merrni me qetësi. Durimi është më i vlefshëm se çdo gjë që keni në portofolin tuaj tani.

Jo çdo ditë mund të jetë një ditë e mrekullueshme. Në fund të fundit, njerëzit lodhen edhe duke qeshur. Mësoni që ta balanconi jetën tuaj, veçanërisht sa i përket aspektit romantik.

Do të dëshironit të ndihmoni shumë njerëz sot, por nuk mund të keni të gjitha burimet që ju nevojiten për të kryer këtë punë. Në vend që të përpiqesh të ndihmosh shumë njerëz, thjesht zgjidhni një. Bëni një ndryshim në jetën e një personi dhe do të bëni një ndryshim edhe në jetën tuaj.