VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI I JAVËS 13-19 MAJ 2019

By | May 13, 2019

Komentet

HOROSKOPI E DIEL 16 SHKURT 2020

Jo çdo ditë mund të jetë një ditë e shkëlqyer dhe këto 24 orë të ardhshme mund t’jua dëshmojnë këtë. Shijoni çdo eksperiencë të re që ju sjell dita. Edhe në aspektin profesional, përqafoni sfidat me të cilat do të përballeni.

Energjia e sotme është e përqendruar në përfundimin e projekteve. Do të zbuloni se kalendari juaj i ardhshëm social ka shumë hapësira. Është e rëndësishme të mbani dhe forconi lidhjet me njerëzit që i doni.

Marrëdhëniet tuaja nuk janë të gjitha ekskluzive. Ndonjëherë, ju pëlqen apo jo, duhet të ndani me të tjerët njerëzit që doni. Ju duhet të keni shumë besim në vlerën që u sillni miqve tuaj të afërt dhe mos u shqetësoni se dikush tjetër mund ta ndryshojë atë lidhje personale.

Energjia juaj është jashtëzakonisht tërheqëse sot. Kjo ju bën tërheqës dhe mjaft joshës. Mundësi e mirë kjo për të aplikuar në vende, ku kjo lloj energjie vlerësohet. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni disa propozime konkrete.

Nëse dikush po ju nxit drejt një veprimi të caktuar tani, është në interesin tuaj ta shtyni për më vonë. Thjesht tregoni vendosmëri që të ndiqni planet tuaja. Në dashuri, ndjeni nevojën e një personi.

Qartësia është diçka që nuk duhet ta merrni kurrë si të mirëqenë. Sot, kur të kuptoni menjëherë të gjitha idetë e ndërlikuara, çojeni bisedën në një territor edhe më të thellë. Konfuzioni thjesht nuk është i mundur për ju sot.

Ju nuk mund të parashikoni se si do të reagojnë njerëzit rreth jush, kështu që mos u përpiqni të censuroni veten në pritje të një shpërthimi. Jepeni opinionin tuaj edhe në rast se frikësoheni se nuk do të pranohet.

Jini të gatshëm që rutina juaj të ndryshojë sot. Ekziston një “stuhi” rreth jush dhe gjërat nuk mund të shkojnë siç i keni planifikuar. Për fat të mirë, do të kënaqeni nga rezultati i papritur. Jini fleksibël dhe do të fitoni vlerësim.

Dita në fillim mund të jetë e ngadaltë, por mos u dekurajoni shumë lehtë. Njerëzit përreth jush kanë disa ide të shkëlqyera për t’i ndarë me ju. Është bashkëpunimi, ai që do t’ju japë energjinë që ju nevojitet.

Sot do të bekoheni duke krijuar lidhje të mira me njerëzit nga disa sfera të ndryshme të jetës. Ju do të ekspozoheni ndaj një orteku idesh të reja dhe disa prej tyre mund të jenë konfuze, por shumë të vlefshme.

Përpiquni të bëni ndonjë plan udhëtimesh sot. Mos harroni të merrni pak kohë për të organizuar mirë jetën tuaj. Nëse nuk i jepni vetes pushime, si mund të ecni përpara? Jeta sentimentale parashikohet të shkojë perfekt sot.

Dita mund t’ju dhurojë disa surpriza të këndshme në aspektin sentimental. Jini i hapur që të mirëprisni gjithçka që vjen në jetën tuaj. Në çështjet financiare, keni nevojë të tregoni më shumë kujdes me shpenzimet për gjëra që nuk ju duhen.

HOROSKOPI E SHTUNË 15 SHKURT 2020

Do të keni kohë mjaftueshëm këtë të shtunë për t’iu përkushtuar vetes suaj. Sa i përket aspektit financiar duhet të kujtoni se ka ardhur momenti të ktheni një borxh të vjetër. Jeta juaj e dashurisë do të marrë një kthesë të bukur sot.

Ribashkimi me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë shpirtin. Përpiquni të shmangni një konflikt të mundshëm me një person pran jush. Mbani pasionin nën kontroll pasi mund të vërë në rrezik lidhjen tuaj të dashurisë.

Puna kreative do t’ju bëjë të ndiheni tejet të relaksuar. Ka gjasa që me partnerin/partneren tuaj të diskutoni rreth gjendjes suaj financiare dhe të ardhmes. Mos u sillni si skllave në lidhjen tuaj në çift.

Ekziston mundësia që së shpejti të realizoni një udhëtim në kuadër të profesionit tuaj. Kjo mund t’ju lodhë paksa, por ka gjasa të keni përfitime. Marrëdhënie juaj në çift nuk do të jetë në ditën më të mirë.

Ka gjasa që gjatë kësaj të shtune të përballeni me disa probleme financiare, duke u shkaktuar shqetësim në pjesën më të madhe të ditës. Mos e neglizhoni jetën shoqërore, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Planifikoni diçka speciale për në mbrëmje duke e shndërruar atë sa më romantike.

Prindërit e kësaj shenje mund të mos jenë të kënaqur me fëmijët e tyre gjatë ditës së sotme. Mbani veten nën kontroll dhe mos vërshoni menjëherë me kritika. Përgjegjësitë familjare do të jenë në rritje, duke mos përjashtuar mundësinë e tensionit në familje.

Do të ishte e udhës të përfshiheshit në punë kreative. Nëse do të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës, nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj psikologjike. Mos e nxisni partnerin për asgjë, pasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në marrëdhënien tuaj.

Gjendja juaj shëndetësore do të jetë mjaft e mirë. Sa i përket anës ekonomike, do të jetë e qëndrueshme, ndërsa përmirësimi priten në një tjetër periudhë. Partneri/partnerja juaj do të lëndohet, për shkak të një fjale që mund të thoni padashur.

Ekziston mundësia të kaloni një ditë të tensionuar. Dikush mund të përpiqet të përfitojë prej jush sot. Sa i përket aspektit ekonomik, mund të arrini një marrëveshje të mirë financiare. Partneri/partnerja juaj pret t’i dhuroni një mbrëmje romantike këtë të shtunë, ndaj mos e zhgënjeni.

Përpiquni të jeni sa më të qetë gjatë ditës së sotme. Rekomandohet t’i përmbaheni planit tuaj, pasi do ta keni më të lehtë për të vepruar. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni një mbrëmje ashtu sikurse e dëshironi.

Analizojini për mirë personat që ju rrethojnë. Rekomandohet të largoni ata që tërhiqen lehtë, nuk kanë besim tek ju apo që duan të përfitojnë prej jush. Nuk këshillohet të ndërmerrni iniciative për projekte të reja gjatë kësaj periudhe.

Nuk do të keni asnjë arsye për t’u shqetësuar. Sot do të udhëhiqeni nga pozitiviteti. Mund të relaksoheni dhe të mendoheni për të ardhmen. Sa i përket jetës në çift nuk parashikohen ndryshime.

HOROSKOPI E PREMTE 14 SHKURT 2020

Tregoni kujdes të veçantë ndaj shëndetit të prindërve tuaj. Sa i përket lidhjes suaj romantike, dashuria do të lulëzojë. Dikush mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Ndërsa çiftet e martuar, ka gjasa që sot të bëhen shumë emocionalë.

Këshillohet të përfshiheni në sporte të ndryshme. Sa i përket aspektit personal, pritet një zhvillim i rëndësishëm gjatë ditës së sotme. Mos i detyroni të tjerët të bëjnë gjëra që nuk preferojnë. Tregohuni më tolerant.

Ekziston mundësia të ndiheni të pafuqishëm gjatë ditës së sotme. Gjendja juaj financiare pritet të përmirësohet. Ata që janë të përfshirë në tregti, këtë të premte mund të marrin rezultatin e dëshiruar. Partneri/partnerja juaj do të jetë mbështetja juaj më e madhe sot.

Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punë sot. Nëse nuk ndiheni mirë psikologjikisht, flisni me të afërmit tuaj ose me miqtë e ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni shumë të çliruar. Bëni kujdes me kritikat gjatë një debati këtë të premte.

Do të ndiheni të mbushur plot energji. Mbani nën kontroll shpenzimet dhe përpiquni të blini vetëm artikujt kryesorë. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar kontrata biznesi.

Presioni në punë duket se ju ka irrituar gjatë këtyre ditëve. Mund të keni përfitime financiare, falë një mikut tuaj. Një bisedë e ngrohtë me partnerin/partneren tuaj do t’ju ngrejë moralin. Ka gjasa të merrni një vendim të rëndësishëm në punën tuaj.

Merrni pjesë nëpër organizime shoqërore, në mënyrë që të ndryshoni humorin. Sot do të kuptoni që dashuria është zëvendësim për gjithçka. Pas një pjese të ditës relativisht të vështirë, do përjetoni një moment tepër të bukur në punë.

Të lindurit e kësaj shenje këshillohen të heqin dorë nga gjërat e vjetra, shqetësimet e panevojshme dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë romantike.

Personat e kësaj shenje duhet  të përkushtohen për të konsoliduar suksesin e së kaluarës. Mos lejoni triumfin të mposhtet nga thashethemet apo xhelozia. Mos i harroni personat që shqetësohen vërtet për ju.

Bricjapët do të ndihen shumë mirë emocionalisht gjatë kësaj të premteje. Do të jetë një ditë e mrekullueshme në aspektin personal. Megjithatë, bëni kujdes me alkoolin pasi situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Kjo e premte do të kalojë sikur të ishte një moment i vetëm. Përpiquni ta kaloni ditën në paqe dhe në qetësi. Mos ia shfaqni botën tuaj të brendshme kujtdo rreth jush, pasi jo gjithmonë mund të merrni reagimin që do të preferonit.

Çdo mashtrim apo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të refuzohet. Ka gjasa që të ndiheni të tensionuar në marrëdhënien tuaj romantike. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.

HOROSKOPI E ENJTE 13 SHKURT 2020

Është e rëndësishme të çliroheni nga disa ndjesi si egoizmi dhe xhelozia. Do të ishte e udhës të kishit një sjellje më bujare. Mos investoni në skema që ju duken të dyshimta. Sa i përket anës personale, do të keni një ditë të bukur romantike.

Sjellja juaj sharmante do të tërheqë vëmendjen. Shijoni një ditë të qetë dhe të paqtë me familjen tuaj. Sot do të keni tendencën t’i vendosni më shumë objektiva vete se herë tjetër.

Suksesi i së kaluarës do t’ju rrisë besimin në vetvete. Miqtë dhe familjarët do të zënë sot pjesën më të madhe të kohës. Të lindurit e kësaj shenje që nuk janë ende të dashuruar ka gjasa të përjetojnë së shpejti dashurinë e vërtetë.

Pontenciali juaj intelektual do t’ju ndihmojë të luftoni pamundësitë. Sa i përket aspektit ekonomik, ka gjasa që gjendja juaj financiare të forcohet. Mos u përqendroni vetëm në aspektin profesional, por kushtojini rëndësi edhe atij personal.

Një anëtar i familjes ose partneri/partnerja juaj mund t’ju shkaktojnë tension. Beqarët e kësaj shenje kanë gjasa që papritmas të gjenden në një moment romantik. Në punë do të keni një bashkëpunim mjaft të mirë me kolegët.

Do të keni shanse të arrini qëllimet që dëshironi, por do të përballeni me vështirësi. Në aspektin profesional do të kryeni disa negociata të rëndësishme. Ndërsa sa i përket aspektit personal, disa çështje do të mbeten nën hije.

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të mirë. Besojini intuitës dhe duhet të keni më shumë besim në vetvete. Do të jetë dita juaj me fat si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Bëni gjithçka mundeni për të evituar stresin.

Do të ndiheni mjaft mirë emocionalisht. Do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj, çfarë do të ndikojë shumë në ditët në vijim. Surprizat në dashuri nuk përjashtohen. Në mbrëmje do te argëtoheni pafund.

Kaloni më shumë kohë me miqtë sesa të qëndroni në vetmi. Ju e dini shumë mirë rëndësinë e parave, ndaj bëni kujdes me kursimet. Në shtëpi do të mbizotërojë një atmosferë festive.

Meditimi do t’ju sjellë qetësi. Ka gjasa që gjatë ditës së sotme të keni përfitime financiare. Kushtojini më shumë rëndësi paraqitjes suaj të jashtme. Partneri/partnerja juaj do të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj emocionale, duke ju bërë të ndiheni tepër të veçantë.

Mbani emocionet nën kontroll pasi edhe lumturia e tepërt mund të shkaktojë probleme. Qëllimi juaj për të kursyer para do të përmbushet. Nuk përjashtohet mundësia e një debati në familje.

Ka gjasa që këtë të enjte të përfitoni nga ndihma e vëllait apo motrës suaj. Do të kaloni një kohë mjaft të mirë me miqtë apo familjen tuaj. Partneri/partnerja juaj mund të bëjë diçka krejtësisht pa qëllim, por që do të vlerësoni maksimalisht.

HOROSKOPI E MËRKURË 12 SHKURT 2020

Shanset për t’u shëruar nga një sëmundje fizike janë të larta. Madje së shpejti do të keni mundësi të përfshiheni edhe në aktivitete të ndryshme fizike. Nuk përjashtohet mundësia që personat e kësaj shenje që merren me biznes, të fitojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Përpiquni të shmangni ushqimet më shumë kalori. Bëni shumë kujdes në punë, teksa nuk përjashtohet mundësia e një gjobe. Anëtarët e familjes ka gjasa të mos plotësojnë pritshmëritë tuaja.

Ka gjasa të fitoni mjaftueshëm para nëse bëni investime afatgjata. Një mik mund t’ju kërkojë ndihmë për të zgjidhur problemet personale. Do të mendoni të bëni diçka ndryshe në kohën tuaj të lirë. Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me partnerin/partneren tuaj.

Miqtë do t’ju prezantojnë me një person shumë special, i cili/e cila do të ndikojë shumë në mendimet tuaja. Sa i përket aspektit personal, mund të ketë një zhvillim tepër të rëndësishëm sot. Përshtatuni me teknikat e reja për të pasur sa më shumë efikasitet në punë.

Nuk do keni asnjë rezultat nëse ankoheni dhe mërziteni për kushtet tuaja të jetesës. Bëni kujdes me paratë, pasi mund të përballeni me probleme në ditët në vijim. Ekziston mundësia që partneri/partnerja juaj të zhvillojnë një bisedë mjaft romantike gjatë ditës së sotme.

Ka gjasa që dikush të lëndohet nga sjellja juaj e paparashikueshme. Këtë të mërkurë do të ndjeni pafund mungesën e partnerit/partneres suaj. Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në një projekt të ri, i cili do të ketë edhe shumë shpenzime.

Përpiquni të shmangni udhëtimet e gjata, pasi nuk do të jeni në gjendjen e duhur për t’i përballuar ato. Disa miq do të jenë shumë mbështetës ndaj ideve tuaja, por bëni kujdes me fjalët! Do të ndiheni shumë të lumtur nga një gjest i partnerit/partneres suaj sot.

Përpiquni të zgjidhni problemet në çift, duke kuptuar këndvështrimet e njëri-tjetrit. Shmangni të ngrënët e tepërt. Ekziston mundësia që sot të përfundoni çdo gjë në kohë. Partneri/partnerja juaj do të tregohen romantik sot.

Mund të përballeni me kritika për shkak të tendencës suaj për të kritikuar të tjerët. Mos e humbisni humorin, pasi kështu do ta keni më të lehtë për ta përballuar këtë situatë. Ekziston mundësia t’ju bëhet një ofertë e re pune. Sot ka gjasa të mendoni për kohët e vjetra me partnerin/partneren tuaj.

Një udhëtim me miqtë apo familjarët tuaj do t’ju relaksojë pafund. Madje, ky udhëtim mund të sjellë shumë fat për beqarët e kësaj shenje. Do të keni përfitime nga disa ndryshime në punë.

Përpiquni të dilni herët nga zyra, këtë të mërkurë dhe të bëni gjëra që vërtet dëshironi. Mund t’ju prezantohen disa skema financiare, por tregohuni shumë të kujdesshëm nëse do të merrni një vendim. Partneri/partnerja juaj do të bëjnë diçka shumë speciale për ju sot.

Do të keni shumë dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para për aktivitete të ndryshme, por ka gjasa të pendoheni së shpejti. Jeta në çift do të shkojë për më së miri. Sa i përket anës profesionale, nuk do të mund t’i përmbaheni axhendës për shkak të një detyre urgjente.

HOROSKOPI E MARTË 11 SHKURT 2020

Mendoni pozitivisht nëse po përpiqeni të luftoni me një fobi, përndryshe nuk do të mund t’ia dilni mbanë. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që të fitoni para nga një burim që nuk e kishit menduar më parë. Nuk përjashtohet mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj.

Përpiquni të shihni anën e mirë të gjërave. Ekziston mundësia që pritshmëritë tuaja të realizohen lidhur me një çështje të caktuar. Një ngrënç në aspektin financiar ka gjasa që të zgjidhet falë ndihmës së miqve tuja. Beqarët e kësaj shenje do të ndihen të lumtur, pasi ka gjasa që dikush t’ju propozojë.

Duke qëndruar nën shoqërinë e të afërmve tuaj, do të ndiheni të lehtësuar dhe do të çliroheni nga tensioni i ditës së sotme. Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare. Anëtarët e familjes suaj do të tregohen mbështetës ndaj pikëpamjeve tuaja.

Bëni kujdes për shëndetin. Gjithashtu, tregohuni të kujdesshëm me artikujt e rëndësishëm në punë, pasi ka gjasa që një prej tyre të dëmtohet. Atmosfera festive në familje mund të lehtësojë tensionin tuaj. Sjella arrogante ndaj personit që dashuroni fort mund të sjellë probleme serioze në marrëdhënien tuaj romantike.

Personi juaj i zemrës do përpiqet maksimalisht t’ju bëjë të lumtur. Ka gjasa që të keni nevojë për konsultë lidhur me kursimin e parave. Nuk përjashtohet mundësia e një debati me një të moshuar.

Nuk do të mund të ecni përpara, nëse bëheni pesimist. Problemet financiare do t’ju bëjnë që të humbni aftësinë për të menduar në mënyrë konstruktive. Mos merrni vendime të nxituara, për të cilat do të pendoheni së shpejti.

Ekziston mundësia që dikush t’ju surprizojë sot duke ju vizituar në shtëpi. Bëni kujdes, pasi sjellja juaj dominuese ndaj anëtarëve të tjerë të familjes do të sjellë vetëm telashe mes jush. Nuk është koha e duhur për të bërë shpenzime të tepërta.

Keni shumë nevojë për disa ditë pushim, për t’u çlodhur plotësisht fizikisht. Mos vini interesin në pikë në parë, kur bëhet fjalë për miqtë. Shmangni një hap të nxituar në dashuri.

Do të keni kohë mjaftueshëm gjatë kësaj të marte për t’ia kushtuar vetes. Gjithashtu, do të tërhiqni maksimalisht vëmendjen e dikujt. Do të ishte e udhës të hiqnit dorë njëherë e përgjithmonë nga një zakon i vjetër.

Gjendja juaj shëndetësore do të jetë e mirë. Rekomandohen investime por kërkoni këshillat e duhura. Një lajm nga një i afërmi juaj mund t’ju ndriçojë ditën. Tregohuni sa më origjinal kur të dilni me partnerin/partneren tuaj.

Kushtojini kohën e duhur familjes suaj. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet. Përzgjidhni fjalët me kujdes kur flisni me njerëz të rëndësishëm. Mund të çuditeni nga sjellja e partnerit/partneres suaj.

Ekziston mundësia ta teproni me ushqimin, çfarë mund të sjellë një gjendje të pakëndshme për ju sot. Nuk përjashtohet mundësia që sot të shlyeni përfundimisht një borxh, që ju ka munduar prej kohësh. Mbani distancë nga personat që nuk i njihni mirë.

HOROSKOPI I JAVËS 10-16 SHKURT 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Jave e tensionuar do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do gjendeni shpesh neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë te bëni. Te gjitha gabimet e se shkuarës do peshojnë tek e ardhmja juaj. Beqaret do afrohen me disa persona jo shume te pashëm, por me një bote shpirtërore te adhurueshme. Nga emocionet qe do ju krijojnë mund te bëjnë edhe projekte mbi te ardhmen. Buxhetin do dini gjithmonë si ta organizoni dhe si ta keni nen kujdes. Ne këtë sektor nuk do ndodhe as problemi me i vogël. Shëndeti fizik do jete i mire, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Praktikoni me tepër yoga. Ne pune do jeni guximtare dhe ambicioze kështu qe do arrini atje ku doni. Familja do jete mbështetëse.

Demi21. prill – 21. maj

Jave e mbushur me momente interesante dhe emocione te njëpasnjëshme do jete kjo. Ne disa momente çdo gjë do jete aq magjike saqë emocionet do shtohen fuqishëm. Beqaret nuk do takojnë dot personat qe kane ëndërruar dhe nuk do guxojnë te hedhin as hapa. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet ndjeshëm dhe nuk do e keni problem te kryeni as investime. Shëndeti duhet pasur paksa me ne vëmendje se me pare sepse disa do kenë organizma te ndjeshëm dhe mund te helmohen lehtësisht nga disa ushqime. Ne pune do triumfoni dhe do ndiheni me krenare se kurrë për veten tuaj. Jeta familjare do jete e jashtëzakonshme edhe për ata qe kane pasur me pare mosmarrëveshje.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Nuk do vini asgjë tjetër para harmoninë çift ketë jave ju te dashuruarit dhe për këtë gjë madje mund te debatoni edhe me disa familjare. Do jeni te vendosur ta shfrytëzoni ne maksimum çdo moment. Beqaret, te nxitur nga Marsi, do kenë veçse tërheqje seksuale për disa persona dhe asgjë me shume. Disa mund te flirtojnë ose mund te kenë edhe ndonjë aventura kalimtare. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj dhe me ne fund te gjitha problemet qe keni9 pasur do gjejnë një zgjidhje. Shëndeti do jete dinamik dhe do ndiheni gjithë kohës te relaksuar. Ne pune mund te keni rritje gradash ose page dhe do ndiheni me mire. Marrëdhënia me familjaret do jete disi e ftohte.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Këtë jave do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah dhe do doni qe te qëndroni çdo sekonde pranë tij. Ditët e mbushura me emocione nuk do jene te pakta. Beqaret do kenë qe ditët e para takime ne dukje te bukura, por “xixat” nuk do qëndrojnë gjate ne qiell. Financat nuk do ndikohen negativisht nga yjet, por do jeni ju ata qe do kryeni shpenzime te mëdha dhe nuk do mendoni për te nesërmen. Shëndeti do jete gjate gjithë kohës dinamik. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen shume me te qete. Ne pune çdo dite do jete e njëjte dhe nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Mundohuni vetëm qe te mos i besoni verbërisht kujtdo qe do iu dale para. Ne familje klima do jete e ngrohte.

Luani23. korrik – 22. gusht

Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave vetëm do ëndërroni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni guxim te bëni diçka ndryshe dhe me emocionuese. Mos prisni gjithmonë nga te tjerët. Beqaret kane për te pasur një nga periudhat me te bukura dhe me te veçanta për sektorin e ndjenjave. Zemra do iu rrahe fort dhe fjalët do dalin natyrshëm. Nëse buxhetin e menaxhoni gjithë kohës me kujdes dhe largpamësi, gjendja nuk do jete aspak e keqe. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje ne disa momente do ndiheni edhe me energjike e ne forme si kurrë me pare. Ne pune me te favorizuar do jene ata qe punojnë privatisht dhe nuk varen nga askush tjetër. Jeta familjare do jete e mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase gjate gjithë kësaj jave. Çdo dite e me shume do i shprehni ndjenjat përkundrejt partnerit dhe nuk do ngurroni për asnjë çast te përgatisni edhe surpriza. Beqaret nuk do kenë aspak komplekse dhe do e joshin cilindo qe do pëlqejnë. Nga mesi i javës për disa do ndryshoje rrjedha e jetës. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe shmangni çdo lloj investimi sepse mund te mbeteni pa para. Shëndeti here pas here do ketë disa tronditje te vogla, te cilat do ju detyrojnë te merrni masa strikte. Ne pune ne tërësi gjerat do ju ecin mire përveç ndonjë momenti kur nuk do dini mire çfarë hapash te hidhni. Gjithsesi koleget do i keni ne krah. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Edhe pse do jeni goxha te ngarkuar me pune gjate kësaj jave, duhet te gjeni pak kohe për t’ia përkushtuar partnerit. Po e late atë shume pas dore do e mërzisni dhe ai do kërkojë dike tjetër. Beqareve do ju ndodhe një mrekulli qe nuk e kishin menduar me pare. Për ta çdo gjë ka për te qene fantastike pas te martës. Financat do kenë përmirësime fale fitimit te ndonjë lotarie te majme. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Here pas here lodhja dhe stresi do ju bëjnë te jeni pa fuqi. Ne pune do jeni plot e përplot me projekte te mëdha. Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur ne këtë sektor, përkundrazi arritjet do jene me te mëdha nga sa mendonit, Jeta familjare do ketë vetëm çaste te lumtura.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme apo debate ne jetën tuaj ne çift është mire qe këtë jave do jeni sa me te kujdesshëm dhe te gjeni mënyra për t’i zgjidhur. Me inat, kokëfortësi dhe mospranim te të metave nuk do arrini askund. Për beqaret ka mundësi te ndodhe një takim i rëndësishëm, por me mire do jete te mos i përshpejtoni gjerat ne mënyrë qe mos lëndoheni. Sektori i financave do favorizohet edhe fale një shume te majme qe do merrni nga një projekt i madh. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes. Ka rrezik qe këtë jave te ketë ndonjë aksident te vogël. Ne pune do jeni shume strikte, te kujdesshëm dhe cilido qofte sektori do keni vetëm arritje. Edhe jeta familjare do jete e ngrohte.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e me qete gjate kësaj jave. Do jeni shume me pozitive dhe ne humor te shkëlqyer. Ne ditët e fundit mund te programoni edhe një udhëtim romantik. Edhe për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Do përjetojnë goxha emocione dhe kënaqësi. Nëse me financat tregoheni te arsyeshëm dhe shpenzoni me maturi gjendja ka për te qene e kënaqshme. Ne fakt edhe ndihma e familjareve do jete e vyer. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe ndonjë shqetësim për shkak te lodhjes rraskapitëse. Punës do i jepni prioritet absolut dhe do i arrini me shpejt objektivat. Jeta familjare do jete gjithë kohës e mbrojtur.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jave shume euforike ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do i bëni mjaft komplimente partnerit dhe do merrni po aq edhe prej tij. Beqaret do kenë dite shume intensive dhe te mbushura me takime. Shfrytëzojeni gjithsecilin, por pa u nxituar për asgjë. situata financiare do jete e qëndrueshme ne çdo moment. Sensi i logjikes dhe përkujdesi i treguar se fundmi do japin frytet e veta. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël, por nuk duhet kurrsesi te alarmoheni. Beni pak me shume aktivitet fizik, pini ujë dhe ushqehuni me mire, pasi kështu do e kaloni gjendjen e vështirë. Ne pune yjet do i keni gjithë kohës ne anën tuaj dhe ata do ju ndihmojnë te arrini atë qe dëshironi. Me familjaret do jeni me tolerante.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Edhe pse te shumte do jene personat qe do iu joshin dhe do ju bëjnë propozime interesante, ju do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Me e rëndësishme për ju është thellimi i lidhjes qe keni ndërtuar dhe afrimiteti me i madh. Beqaret do ndihen te lumtur sepse yjet do iu sjellin pranë personin te cilin ata e kishin ëndërruar deri me sot. Jupiteri dhe Plutoni do favorizojnë financat dhe gjendja do jete e mire ditët e para. Pas te mërkurës, pamatura dhe dëshira për shpenzime do e përkeqësoje disi situatën. Shëndeti nuk do jetë i keq. Ne pune do jeni ambicioze dhe te pandalshëm. Nuk do dorëzoheni para sfidave dhe do e arrini atë qe dëshironi. Ne familje do mbizotërojë dialogu e bashkëpunimi.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Gjerat do ju ecin aq mire sot ju te dashuruarve saqë here pas here do ju duket vetja si ne një muaj mjalti. Partneri do i mbaje te gjitha premtimet qe ju ka bere me pare. Beqaret do kenë nevoje jetike për te bere ndryshime dhe do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm për te mos qene vetëm. Me financat do lodheni pak, por ne fund do arrini ta stabilizoni situatën. Borxhet e mëdha mundohuni t’i shmangni për çdo lloj arsyeje. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë bëni shume kujdes me dietat qe do mbani sepse ato mund t’iu sjellin me shume probleme nga sa mund ta mendoni. Ne pune do jeni dinamike dhe me vullnet. Do i kaloni pengesat dhe do arrini atje ku doni. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

HOROSKOPI E HËNË 10 SHKURT 2020

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke kërkuar në mënyrë aktive të shtoni disa romanca në jetën tuaj. Sot nuk do të jeni në gjendje të shpëtoni nga energjia flirtuese që ju rrethon. Tregoni kujdes, një përgjigje pozitive ndaj një flirtimi mund t’ju zhysë në ujëra të turbullta.

Nëse dikush nuk po e merr mesazhin që po përpiqeni t’i dërgoni, sot është koha që ju të hiqni dorë, të paktën për një kohë. Është humbje e kohës tuaj që të vazhdoni të trokitni në dyert e tyre emocionale, nëse nuk do t’ju lejojnë të hyni brenda.

Nëse nuk ndiheni mirë emocionalisht, mënyra më e mirë për ta larguar veten nga ajo gjendje shpirtërore është lëvizja! Aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë që energjia pozitive të hyjë në jetën tuaj. Në aspektin sentimental mund të merrni lajme të mira.

Përpiquni të bëni një lojë të sigurt sot. Tani ka shumë konfuzion në ajër dhe komunikimi juaj mund të jetë ai që po e shkakton atë. Njerëzit mund ta marrin atë që ju thoni në mënyrë të gabuar. Nuk është koha për të provuar të manipuloni ose mashtroni dikë.

Ju sot ndiheni bujarë dhe duhet t’i shpenzoni burimet tuaja në përputhje me rrethanat. Jepini lirisht kohën tuaj miqve që duan të ndajnë me ju shpresat dhe dëshirat e tyre. Jepni mendimet tuaja gjatë një takimi ose diskutimi, në mënyrë që të gjithë në dhomë ta dinë se ku qëndroni.

Kini kujdes në bërjen e ndonjë kompromisi sot. Sigurisht, gjërat mund të duken logjike në fillim, por ju mund të digjeni në fund. Në vendin e punës bëni çdo përpjekje për të realizuar disa punë të lëna pas dore.

Kur “lundroni” në ndonjë territor të panjohur sot në punë ose shkollë, mbështetuni në energjinë tuaj të mirë. Tani është koha për të kontaktuar disa persona që mund t’ju rrisin nga aspekti profesional.

Jini shumë të kujdesshëm në lidhje me bërjen e një transaksioni bankar. Kjo nuk është dita e duhur për të angazhuar veten financiarisht me dikë me të cilin keni lidhje emocionale. Këto lidhje emocionale janë të shkëlqyera për të forcuar një marrëdhënie të bazuar në dashuri.

Ju mund të bëni një ndryshim në jetën e dikujt sot. Hapni zemrën për aq shumë njerëz sa mundeni sot dhe është e garantuar që ju do të ndryshoni perspektivën e të paktën njërit prej tyre. Nëse mund të krijoni një lidhje emocionale, mund të inkurajoni një ndryshim pozitiv te dikush.

Të qenit konciz është jashtëzakonisht e rëndësishme sot sepse do t’ju ndihmojë të kuptoni thelbin e çështjes pa humbur kohën e askujt përfshirë edhe kohën tuaj. Nëse meritoni diçka, do ta merrni. Në aspektin sentimental, mund të njihni një person interesant.

Kjo nuk është dita e duhur për të qenë egoist. Bashkëpunimi me të tjerët do t’ju ndihmojë që të realizoni disa projekte. Sa i përket aspektit financiar, shmangni çdo investim në fusha të cilat nuk i njihni mirë.

Mendja juaj është e mprehtë sot duke ju mundësuar që të trajtoni të gjitha detyrat në mënyrë perfektë. Ju jeni të zgjuar, jeni të aftë dhe sot do të bëni përshtypje të shkëlqyer te njerëzit në çdo aspekt.

HOROSKOPI E DIEL 9 SHKURT 2020

Meditimi dhe joga do të ndikojnë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike dhe fizike. Parashikohet që personat e kësaj shenje që merren biznes ka gjasa të shënojnë sukses sot. Ndërsa disa persona të tjerë mund të hasen me vështirësi në punë, çfarë mund të sjellë tension.

Përpiquni ta shfrytëzoni energjinë tuaj ashtu siç duhet. Një bisedë e gjatë me partnerin/partneren tuaj do të ndikojë mjaft mirë për marrëdhënien në çift. Beqarët e kësaj shenje mund të përballen papritmas me një moment romantik.

Shmangni blerjet e tepërta dhe të panevojshme. Ekziston mundësia që një prej personave rreth jush t’ju fyejë sot. Ruani qetësinë, pasi mund të jetë një situatë e paqëllimtë. Përpiquni të përqendroheni në çështje më të rëndësishme.

Duke qenë kokëfortë mund të shkaktoni situata të pakëndshme me familjarët tuaj. Ekziston mundësia që partneri/partnerja juaj të shprehë pakënaqësi ndaj jush. Sa i përket aspektit profesional, gjithçka duket për më së miri.

Tregohuni më të kujdesshëm sa i përket investimeve. Përpiquni t’i shihni gjërat në aspektin pozitiv. Sa i përket marrëdhënies në çift, lidhja juaj po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Do të jeni aktiv gjatë ditës së sotme. Gjithashtu, edhe nga ana shëndetësore do të ndiheni mjaft mirë. Humori juaj gjatë ditës së sotme do të kënaqin njerëzit rreth jush. Nëse keni në plan të ftoni dikë për një takim romantik, nuk është dita e duhur.

Bëni shumë kujdes me stresin, pasi ka nisur t’ju bëhet i përditshëm. Ka gjasa të ndihmoni dikë në një çështje mjaft të rëndësishme, çka do të bëjë krenare familjes tuaj. Do të jeni në qendër të vëmendjes të seksit të kundërt.

Ankthi do t’ju largohet pasi të merrni në dorë drejtimin e një situate. Nëse keni ndërmend të realizoni një udhëtim për biznes, do të bënit mirë ta realizonit pasi parashikohen përfitime për ju. Do të vlerësoni maksimalisht mendimin e partnerit/partneres suaj.

Mos e humbisni energjinë duke menduar për gjëra të pamundura, por përpiquni ta përdorni atë në drejtimin e duhur. Diskutoni me partnerin/partneres tuaj rreth financave dhe së ardhmes. Bëni kujdes me fjalët, pasi mund të lëndoni një prej familjarëve tuaj.

Sot ekziston mundësia të kaloni momente të veçanta. Tregohuni të zgjuar dhe mos dëgjoni vetëm veten, por edhe ata që nuk janë dakord me ju. Gjithashtu, diçka mjaft e rëndësishme ju pret përpara.

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një dëshirë të madhe për të ndihmuar të tjerët gjatë ditës së sotme. Përpiquni t’ia përcillni edhe të tjerëve këtë energji për të dhënë më shpesh ndihmë. Do të kaloni një mbrëmje të qetë dhe rekomandohet të kaloni kohë në natyrë.

Lejoni të afërmit tuaj të bëjnë zgjedhjet e tyre. Mos iu impononi atyre mendimin tuaj. Kjo e diel është dita e duhur për të zgjidhur një mosmarrëveshje në shtëpi. Nuk është momenti për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

HOROSKOPI E SHTUNË 8 SHKURT 2020

Një ndryshim i vogël në jetën tuaj të biznesit ose arsimore sot mund të ndikojë në jetën tuaj shoqërore më shumë se mund ta imagjinoni. Kaloni më shumë kohë cilësore me miqtë tuaj dhe nëse jeni në një lidhje, sigurohuni që partneri juaj të jetë pranë jush.

Duke parë rreth e rrotull, mund të tronditeni pak nga zilia. Të gjithë duket se kanë diçka që ju e dëshironi. Por me një energjinë shpresëdhënëse ju rrethon si dhe njerëzit që ju dëshirojnë, keni mjaft për të qenë të lumtur dhe kjo është gjithçka që ju nevojitet.

Zemra ju dëshiron një gjë në jetë pikërisht këtë kohë, por mendja e di që mund të mos ndodhë për një kohë. Beteja midis anës suaj të padurueshme dhe anës suaj pragmatike do t’ju sjellë konflikte.

Hapni kalendarin dhe hidhini një sy muajve në vazhdim. Sot është një ditë e shkëlqyeshme për plane afatgjata, kështu që mendoni disa ide të reja për atë që dëshironi të bëni dhe ku dëshironi të shkoni gjatë muajve të ardhshëm.

Hiqni dorë nga diçka e vogël sot dhe do të siguroheni që pjesa tjetër e javës është shumë më e mrekullueshme. Është koha për të bërë një sakrificë të vogël në mënyrë që të fitoni një të mirë më të madhe në jetën tuaj. Kjo mund të kërkojë të heqësh dorë nga një zakon i keq.

Ju jeni përgjegjës për ndjenjat tuaja dhe kjo është me rëndësi. Sidoqoftë, realiteti sot dikton që do t’ju duhet të rregulloni sjelljen tuaj për suksesin tuaj afatgjatë. Këshillat profesionale do të ishin shumë të vlefshme në këto momente.

Është një gjë të jesh fleksibël, por është krejt tjetër të lejosh që dikush të përfitojë nga mirësia juaj! Ndonjëherë mënyra e vetme për t’u respektuar është që ta kërkosh atë. Nuk ka nevojë të bërtisni ose të mërziteni. Një fjalë e qetë për personin e duhur do t’ju plotësojë çdo kërkesë.

Padurimi juaj për pabarazinë e disa njerëzve nuk është asgjë e re, por sot ajo mund t’i kalojë kufijtë. Asgjë nuk ka të ngjarë të ndodhë në orarin tuaj ideal, prandaj merrni frymë thellë dhe lërini durimin tuaj të fitojë betejën. Në dashuri, do të dilni i fituar.

Sot ndiheni shumë energjikë, por ju do të jeni sinkron me shumicën e njerëzve. Ndërsa gjërat janë mjaft të qarta për ju tani, njerëzit e tjerë janë ende në errësirë. Mos lejoni që ata t’ju mbajnë peng i të vërtetës.

Kaloni më shumë kohë me familjen tuaj. Nëse jeni duke menduar që të kaloni një periudhë pushimesh, kalojini ato në një vend të largët. Në aspektin financiar, investimet do të ishin shumë të mirëpritura.

Ju jeni duke mësuar se si dashuria mund të vijë në shumë varietete të ndryshme. Dhe ndërsa kjo është shumë tërheqëse, mund të jetë gjithashtu shumë konfuze. Vetëm mos harroni të merrni gjërat shumë ngadalë në çdo marrëdhënie të re dhe mos bëni shumë supozime në lidhje me ndjenjat tuaja.

Ju nuk mund të jeni gjithmonë në sinkron të përsosur me njerëzit përreth jush. Jepeni mendimin tuaj edhe nëse e dini se nuk do të pranohet lehtë. Në aspektin profesional, eprorët tuaj gëzojnë respekt maksimal ndaj jush.

HOROSKOPI E PREMTE 7 GUSHT 2020

Nuk këshillohet të jepni para hua ditën e sotme. Gjasat janë që të gaboni sa i përket situatës financiare. Në aspektin profesional, duket një ditë e qëndrueshme, pa shumë të reja.

Të presësh me optimizëm në jetë është një mënyrë e shkëlqyer për të synuar ndryshime pozitive. Koha do t’ju japë sot një frymëzim për aventurën e radhës në aspektin sentimental

Ushqeni anën emocionale të trurit tuaj sot. Eksploroni muzikën, modën, artin dhe gjithçka që stimulon mendjen tuaj. Ky akt gjithashtu mund të shërbejë si një shpëtim i përshtatshëm nga streset e ditës dhe makinacionet politike që po rrëmbejnë kohën tuaj.

Me një energji të fortë dhe të ndritshme në 24 orët ardhshme do të tërhiqni më shumë vëmendje se zakonisht sot, ndaj mos guxoni të jeni i ndrojtur! Ju duhet të jeni krenar të ndani atë që mendoni me të gjithë rreth jush.

Jepini lamtumirën përfundimtare një projekti, një marrëdhënie, apo edhe thjesht një shoqërie të lënë pezull. Po merr shumë hapësirë në jetën tuaj dhe në zemrën tuaj. Përfitoni nga kjo energji pozitive, duke planifikuar një natë me disa miq të ngushtë.

Duhet të injoroni veprimet që ju shpërqendrojnë nga synimet tuaja. Ju jeni në një mision dhe nuk keni mundësi të largoheni nga rruga juaj. Nëse jeni i fokusuar për të arritur diçka, gjasat janë që do t’ia dilni mbanë.

Do të keni mundësi të mësoni më shumë rreth një kulture ose ngjarjeje kulturore për të cilën gjithmonë keni qenë kuriozë. Ushqejeni kureshtjen tuaj me informacione apo udhëtime. Kjo do t’ju qetësojë zemrën dhe do t’ju stimulojë mendjen.

Nëse njerëzit ju kanë zhgënjyer kohët e fundit, besoni se gjërat do të kthehen së shpejti në normalitet, sepse do të ndodhin. Mundohuni të jeni më të hapur për faktin se njerëzit janë përplot me surpriza.

Ndërsa punoni në një partneritet sot, mos u habitni nëse shoku juaj i ekipit vepron pak më kritik ndaj vendimeve ose veprimeve. Mos e merrni personale, por përpiquni të merrni më të mirën e saj.

Llogaria juaj bankare nuk është aq e mbushur sa mund të mendoni. Një rishikim i shpejtë i llogarive mund t’ju shpëtojë nga ndonjë problem financiar. Në dashuri, gjërat duken të stabilizuara.

Nuk ka asnjë justifikim për të qenë i mërzitur sot. Ju keni shumë ide argëtuese që mund t’i vini në zbatim. Përpiquni të dilni nga rutina juaj dhe provoni eksperienca të reja. Në punë mund të hasni në ndonjë problem të vogël.

Sot mund të arrini të realizoni një prej qëllimeve tuaja afatgjata. Kjo nuk do të thotë se do të ndiheni i përmbushur. Përpiquni të shijoni arritjet tuaja. Në dashuri mund të kaloni përmes disa mosmarrëveshjeve.

HOROSKOPI E ENJTE 6 SHKURT 2020

Është një moment shumë i mirë për ju që të jeni në qendër të vëmendjes dhe të rrëmbeni pjesën që ju takon sot. Asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë, pasi t’ia vendosi syrin diçkaje.

Marrëdhëniet e reja janë emocionuese, por tani duhet të keni kujdes që të mos përfshiheni shumë në gjithçka. Ju rrezikoni të humbni identitetin duke u bërë gjysma e një çifti dhe kjo nuk është mirë. Ngadalësoni ritmin sot.

Sot duhet të tregoheni të fshehtë në lidhje me disa informacione që shkaktojnë telashe për disa persona të afërt. Parashikohet të merrni disa lajme, të cilat mund t’ju vënë në lëvizje sa i përket aspektit profesional.

Sot nëse keni një pyetje ose shqetësim për një çështje të caktuar, kërkoni ndihmë nga dikush. Mos ia lejoni vetes të reagoni emocionalisht ndaj njerëzve që ju frikësojnë.

Do të takoheni me dikë nga një sfond tërësisht i ndryshëm sot dhe ai mund të kenë diçka serioze për të thënë që duhet t’i kushtoni vëmendje. Kjo do jetë një eksperiencë pozitive për ju që të mësoni diçka të re.

Sjelljet e mira janë gjithmonë të përshtatshme, por jo hapja e zemrës me të gjithë nuk është. Dijeni ndryshimin sot, sepse duhet të jeni i kujdesshëm për të mos u dhënë gjithçka njerëzve vetëm për të qenë të mirë.

Nëse ndiheni i intimiduar nga një person, atëherë ka ardhur momenti që të përballeni me të. Nuk është mirë që ta kaloni gjithçka në heshtje. Në dashuri, do të përballeni me disa debate.

Nëse tani po përpiqeni të afroheni me dikë, mos harroni se romanca supozohet të jetë diçka që sjell argëtim në jetën tuaj. Kjo është një ditë e mirë për të filluar diçka, kështu që jini të sigurt dhe të qetë!

Dita e sotme do të jetë plot me kënaqësi të thjeshta që të kujtojnë sesi jeta ndonjëherë mund të jetë mjaft e lezetshme dhe e ëmbël! Tani për tani, gjithçka që dëshironi është një filxhan i mirë kafeje dhe një karrige e rehatshme ku mund të uleni dhe të lexoni një libër.

Sot është momenti për të eksploruar anën tuaj krijuese dhe muzika mund të jetë një katalizator i nevojshëm. Sido që të jetë, ju do të gjeni një terapi të vogël që do të qetësojë mendjen tuaj dhe frymëzojë shpirtin tuaj në këtë ditë.

Përpjekjet tuaja të fundit për të tërhequr vëmendjen e dikujt nuk kanë qenë aq të suksesshëm sa do të shpresonit. Është koha të kuptoni se duhet të ecni më tej. Sa më shumë energji të harxhoni për dikë që nuk përgjigjet, aq më pak energji keni për të zbuluar interesa të reja.

Sot mund të ndiheni në siklet në lidhjet me ndjenjat e dikujt ndaj jush. Është e këshillueshme që të flisni me këtë person. Në aspektin profesional, mund të merrni një promovim që e prisnit prej kohësh.