VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E SHTUNË 14 KORRIK 2018

By | July 14, 2018

Komentet

HOROSKOPI I JAVËS 24-30 SHTATOR 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do favorizohet mjaft gjatë kësaj jave. Do e shfrytëzoni çdo moment pranë partnerin dhe do dashuroheni me te si ne fillimet tuaja. Do e pranoni çdo propozim dhe do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret do ndikohen nga Venusi dhe do i japin prioritet ndjenjave. Ata mund të bëjnë edhe vetë propozime nëse dikush ua mbush mendjen plotësisht. Sektori financiar do jete aq i mire saqë mund ta bëni pa frike edhe disa shpenzime për t’i plotësuar qejfin vetes. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer dhe nuk do prekeni nga asnjë lloj problemi. Ne pune fati do jete ne anën tuaj gjithë kohës, por do jeni edhe me diplomate. Jeta familjare nuk do jete e trazuar.

Demi21. prill – 21. maj

Saturni ka për te sjelle probleme te vazhdueshme gjate kësaj jave. Me partnerin do keni zënka te vazhdueshme dhe për asnjë moment nuk do mund te dashuroheni te qete. Beqaret qe sapo kane marre këtë status me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse do jete shpejt dhe nga mërzitja mund te bëjnë gabime. Për shpenzimet duhet te mendoheni dy here para se te hidhni hapa sepse ne te kundërt do mbeteni shpejt me xhepat bosh. Shëndeti ne disa dite do jete i mire, por ne disa te tjera jo. Mund te keni dhimbje gjunjësh, kockash dhe shpine. Ne pune, sido qe te vijnë gjerat. Mos hidhni hapa te nxituara sepse do gaboni rende. Edhe propozimet qe do ju bëhen duhet t’i shqyrtoni mire. Familja pa asnjë problem.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jave e trazuar dhe delikate do jete kjo për te dashuruarit. Nëse doni te vazhdoni rrugëtimin me partnerin duhet patjetër te bëni disa ndryshime ne sjellje. Beqaret do kenë pafundësi njohjesh, por para se te hedhin hapa duhet te mendohen dhe te gjejnë personin qe ju përshtatet me shume dhe qe përmbush disa kritere. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, megjithatë sa me pak shpenzime te kryeni aq me mire do jete. Për shëndet edhe me te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Shmangni yndyrnat dhe relaksohuni here pas here. Ne pune do keni rezultatet e pritura dhe do jeni te qete. Ne familje mund te keni disa debate te vogla.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Ju te dashuruarit do jeni shume sensuale dhe entuziaste këtë jave. Do i propozoni partnerit eksperienca te reja dhe ai do pranoje pa u menduar dy here. E enjtja dhe e premtja do jene me te veçantat. Beqaret vetëm po hoqën turpin do kenë mundësi te realizojnë takime te bukura. Për te përmirësuar financat duhet te rregulloni dokumentet për te marre trashëgiminë qe ju takon. Mos i lini gjerat pas dore asnjë moment. Gjendja shëndetësore mund te ketë shqetësime te vogla, por jo probleme alarmante. Ne pune do ju duhet te jeni me te logjikshëm dhe te ndërmerrni iniciativa te reja. Ne familje do ketë vetëm ndodhi pozitive.

Luani23. korrik – 22. gusht

Gjatë gjithë kësaj jave mund te mbështeteni për çdo gjë tek partneri juaj sepse ai jete i gatshëm t’iu ndihmoje. Mund te flisni edhe për disa pengje te vjetra dhe mund t’i sqaroni njëherë e mire ato. Fundjava do jete akoma me e bukur. Beqaret edhe pse ne ndonjë moment mund te ndodhen ne dileme, do arrijnë me pas te bëjnë zgjedhjen me te mire te mundshme. Me shpenzimet mos e teproni sepse do ju duhen me shume para ne javët ne vijim. Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht e mire dhe nuk do keni ankesa te mëdha. Ne pune do vendosni shume rregull dhe kontaktet e reja qe do krijoni do ju çojnë atje ku dëshironi. Me familjaret do jeni shume diplomate dhe marrëdhënia do jete e ngrohte.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Çështjet e zemrës do lulëzojnë gjate kësaj jave. Gjithçka do ju shkoje për mrekulli dhe nuk do keni me asnjë lloj debati apo problemi. Beqaret und te marrin vendime te rëndësishme pasi do bionden se personi qe pëlqejnë prej kohesh ka te gjitha cilësitë që ata kërkojnë. Në planin financiar do keni fat kështu që mund të provoni edhe ndonjë lotari. Gjendja shëndetësore nuk do ketë probleme. Do keni edhe mbrojtje te mire imunitare, edhe energji dhe nuk do keni luhatje tensioni. Ne pune do jeni me te privilegjuar nëse ushtroni aktivitetin ne fushën politike ose sociale. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.

HOROSKOPI E HËNË 24 SHTATOR 2018

Dita juaj do të shënohet me emocione të përziera, të cilat mund t’ju mbajnë të tensionuar. Por nuk duhet të shqetësoheni shumë, pasi mbrëmja do të jetë argëtuese. Përmirësimi i financave është i sigurt.

Tregohuni i kujdesshëm për shëndetin, sidomos nëse keni probleme me tensionin. Marrëdhënia juaj romantike nuk do të jetë në momentet më të mira. Disa kërkesa të partnerit mund t’ju shtojnë nivelin e stresit.

Shmangni konfliktet, pasi mund t’ju përkeqësojnë shëndetin. Ju do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga partneri. Nëse i kushtoni më shumë kohë dëshirave tuaja, do të ndiheni i lumtur.

Nuk është një ditë shumë e mirë për të udhëtuar. Megjithatë, mbrëmja do të jetë shumë e qetë duke ju bërë të hidhni pas krahëve momentet e tensionit, veçanërisht në punë.

Kaloni më shumë kohë me miq të ngushtë për t’u çlodhur. Mos shpenzoni shumë për t’u bërë përshtypje të tjerëve. I dashuri juaj do të kërkojë më shumë përkushtim dhe përpiquni të shmangni përplasjet me partnerin.

Mund të merreni me aktivitet sportiv, i cili do të ruajë aftësinë tuaj fizike dhe mendore. Investimet duhet të bëhen me një perspektivë afatgjatë. Sot dikush nuk do t’ju thotë të gjithë të vërtetën.

Vitaliteti juaj i ulët do të veprojë si helm kronik në sistemin shëndetësor. Është më mirë ta mbani veten të angazhuar në ndonjë punë krijuese. Është më mirë të jesh i kujdesshëm për të ardhmen tënde se sa të shqetësoheni për të.

Kjo është dita e përkryer për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve pa shumë lodhje. Planetët do t’ju sjellin shumë arsye për t’u kënaqur sot. Ju mund të keni mjaft kohë sot, por mos i humbni momentet tuaja të çmuara, duke ndërtuar kështjella në ajër.

Ju do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë. Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet, duke ju siguruar më shumë të ardhura. Pasditja me miqtë do të ishte një alternativë pikante.

Përdorni ide inovative për të bërë më shumë para. Mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore. Gjeni kohë nga orari juaj i ngarkuar dhe dilni për të marrë pjesë në një festë familjare.

Shëndeti do të jetë i përsosur sot. Natyra juaj konkurruese do t’ju mundësojë të fitoni ndonjë konkurs. Pas shumë kohësh, mund të jeni në gjendje të plotësoni dëshirën për më shumë qetësi në romancë.

Përpiquni të përmirësoni shëndetin dhe personalitetin e përgjithshëm për një jetë më të mirë. Parashikohet të përjetoni ditën më të mirë të jetës suaj në çift. Edhe nga ana shpirtërore do të ndiheni i plotësuar.

HOROSKOPI E DIEL 23 SHTATOR 2018

Kushtojani kohën dhe energjinë tuaj të tjerëve, por mos merrni pjesë në çështje që nuk ju shqetësojnë aspak. Bëni më shumë kujdes për problemet shëndetësore.

Mos u shqetësoni dhe mos e humbni besimin tuaj teksa takoni disa persona të profilit të lartë. Disa plane të rëndësishme do të nisin të vihen në zbatim duke ju sjellë përfitime të reja financiare.

Mos shpenzoni shumë për çështjet e argëtimit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendosjen e kontakteve profesionale në vende të tjera. Disa tensione mund të shfaqen në sfond në jetën bashkëshortore.

Investimet janë të rekomanduara, por kërkoni këshilla të përshtatshme. Asgjë nuk është e pamundur për sa kohë që ekziston një vullnet për të kapërcyer çdo vështirësi.

Shmangni tejkalimin e shpenzimeve nëse shkoni për pazar. Jetë në çift do të nisë të përmirësohet, por duhet më shumë angazhim nga ana juaj. Parashikohet të merrni disa ditë pushimi dhe relaksi.

Mundohuni të relaksoheni duke kaluar më shumë momente në shtëpi si dhe duke shmangur netët e vonshme jashtë. Asnjë shpresë për romancë sot, por ju mund të merrni një lajm të mirë në punë.

Mundohuni të përdorni energjinë tuaj të lartë për të mirën personale. Ju do të keni një dëshirë për të fituar para të shpejta. Të afërmit dhe miqtë mund të vijnë për një mbrëmje të mrekullueshme.

Kultivoni një qëndrim bujar ndaj jetës. Nuk duhet të mendoni negativisht lidhur me kushtet e jetesës. Është mendimi i varfër që shkatërron aromën e jetës dhe vret shpresën për të jetuar një jetë të kënaqshme.

Nuk jeni në gjendje të bëni ndonjë përparim për shkak të qëndrimit tuaj pesimist. Është koha për ju që të kuptoni se shqetësimi ka vonuar fuqinë tuaj të të menduarit. Mendoni pozitivisht dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Përjetoni dashuri të devotshme dhe të pastër. Sot do të kaloni mbrëmjen më të mirë të jetës tuaj me bashkëshortin. Edhe situata ekonomike do të jetë e mirë ndaj mund të bëni blerjet që dëshironi.

Ndryshimi i vendit të punës do t’ju japë kënaqësi mendore. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe t’jua bëjë ditën të paharrueshme. Që nga ajo kohë, presioni i punës e kishte penguar jetën tuaj në çift.

Sot mund të merrni disa lajme të mira. Nëse keni aplikuar për një vend të ri pune gjasat janë që të keni sukses. Në dashuri jo gjithçka është rozë. Mund të ketë luhatje në çift, por ato janë brenda normales.

HOROSKOPI E SHTUNË 22 SHTATOR 2018

Problemet që lidhen me shëndetin mund të shkaktojnë siklet. Sa u përket financave, parashikohet një rritje e të ardhurave nga investimet e kaluara. Për disa, një vizitor në familje sjell momente gëzimi.

Miqtë do t’ju prezantojnë me dikë të veçantë, që do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimet tuaja. Vështirësitë financiare duket se kapërcehen pasi prindërit tuaj ju japin mbështetje.

Një kompliment i veçantë nga një mik do të ishte burim lumturie për ju. Financat do të kenë një përmirësim të lehtë më vonë gjatë ditës. Mundësitë për të treguar aftësitë tuaja do të jenë me ju sot.

Hapat e guximshëm dhe vendimet pa frikë do të sillnin shpërblime të favorshme. Sot është një nga ato ditë kur gjërat nuk do të lëvizin ashtu siç dëshironi, nëse nuk tregoheni të zoti. Mbrëmja do të jetë romantike.

Mendohuni dy herë para se të flisni. Padyshim që pikëpamjet tuaja mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt. Investimet në aksione janë të rekomanduara për përfitime afatgjata. Sot mund të merrni një propozim pune, që keni dashur gjithmonë ta bëni.

Ju do të keni energji me bollëk, por presioni në punë duket se ju bën të acaruar. Nuk është një ditë shumë e dobishme, prandaj kontrolloni situatën tuaj të parave dhe kufizoni shpenzimet tuaja.

Orari i tejzgjatur në punë mund t’ju bëjë të rraskapitur. Në çift zgjidhini problemet personale, duke kuptuar pikëpamjen e njëri-tjetrit. Mos i nxirrni problemet tuaja në publik, sepse mundësitë për t’u përballur me shpifje do të jenë të mëdha.

Sot do të ndiheni të relaksuar dhe në humorin e duhur për të shijuar gjithçka që ju ofron jeta. Një ditë e mirë për të ringjallur kontaktet dhe marrëdhëniet e vjetra. Mjedisi juaj i punës mund të ndryshojë për mirë sot.

Pozicioni i parasë përmirësohet pasi pagesat e vonuara do të rikuperohen. Do të shihni se ëndrrat tuaja do të do të realizohen. Të qenit hakmarrës ndaj partnerit tënd nuk do të sjellë ndonjë rezultat, përkundrazi.

Financat me siguri do të kenë një rritje, por në të njëjtën kohë edhe shpenzimet nuk do të jenë të vogla. Zgjidheni sot një grindje të vjetër, sepse nesër mund të jetë shumë vonë.

Suksesi nga disa sipërmarrje të kaluara do t’ju ngrejë besimin. Paratë këshillohen që të investohen në pasuri të paluajtshme. Miqtë do t’ju vijnë në ndihmë, nëse është e nevojshme. Do të kuptoni sot se dashuria e partnerit tuaj është me të vërtetë shpirtërore.

Është dita juaj me fat në dashuri. Partneri do t’ju habisë me realizimin e fantazive të shumëpritura. Jini të kujdesshëm që të mos bëni komente të ashpra në vendin e punës. Duket se partneri juaj është në humor të shkëlqyer sot.

HOROSKOPI E PREMTE 21 SHTATOR 2018

Fëmijët do të ndriçojnë mbrëmjen tuaj. Planifikoni një mbrëmje të këndshme me ta dhe do t’ju largojnë të gjithë tensionin. Marrëdhëniet me të dashurin tuaj mund të tensionohen për shkak të ndërhyrjes së një të treti.

Sot do të favorizoheni në çështjet financiare. Ju duhet të bëni një pushim nga orari juaj ditor dhe të dilni me miqtë tuaj. Ndërkohë ndjeni shumë mungesën e një personi të dashur në jetën tuaj.

Një ditë e dobishme për t’u qetësuar në shoqërinë e dikujt. Disa plane dhe projekte do të tërheqin vëmendjen tuaj. Verifikoni kredibilitetin dhe besueshmërinë e personit para se të bëni ndonjë investim.

Personaliteti juaj do të jetë si një parfum për njerëzit që rrethojnë. Do të keni dëshirë për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para. Natyra juaj e mprehtë do të ndriçonte mjedisin ku ndodheni.

Ka të ngjarë që të merrni një lajm që  do ju bëjë të lumtur. Kontratat e reja mund të duken fitimprurëse, por nuk do të sjellin fitime sipas dëshirës. Mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për investimin e parave. Jepni përparësi nevojave të anëtarëve të familjes.

Mbajeni trurin në aktivitet të vazhdueshëm. Përpiquni të mos jeni tepër bujarë në shpenzimet tuaja sot. Gëzoni një ditë të qetë me anëtarët e familjes. Qëndrimi juaj dominues do të sjellë kritika nga kolegët tuaj në vendin e punës.

Ndani problemet që keni në punë me bashkëshorten tuaj. Kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin për të rizbuluar dhe riafirmuar veten si një çift i dashur. Edhe fëmijët tuaj do të përthithin vibrimet e gëzimeve dhe harmoninë e paqes në shtëpi.

Ju do të keni një dëshirë për të fituar para të shpejta, por kjo nuk do të realizohet. Mos u tregoni të pasjellshëm me miqtë tuaj. Sjellja juaj jo vetëm që do të shqetësojë familjen tuaj, por mund të krijojë një zbrazëti në marrëdhëniet me të tjerët.

Ditë e mirë për ata persona që merren me biznes. Një udhëtim i papritur i ndërmarrë për qëllime afariste do të japë rezultate pozitive. Mos u shoqëroni me njerëz që do të dëmtonin reputacionin tuaj.

Puna në koordinim të ngushtë me kolegët do të sjellë harmoni në vendin e punës Mos lejoni që dikush të marrë meritat për punët që bëni ju. Çështjet e taksave kanë më shumë nevojë për vëmendje.

Stresi mund të shkaktojë sëmundje të vogla e madje edhe të rënda. Kaloni më shumë kohë me miqtë dhe anëtarët e familjes për t’u ndjerë të relaksuar. Një romance e re parashikohet për të lindurit në shenjën tuaj.

Bashkohuni me njerëz që janë të vendosur dhe mund t’ju ndihmojnë me projektet tuaja. Disa mundësi udhëtimi duken në sfond. Sa i përket parave, do të duhet më shumë mund nga ana juaj.

HOROSKOPI E ENJTE 20 SHTATOR 2018

Mos lejoni që gjërat e vogla të shqetësojë mendjen tuaj. Sot do të keni një dëshirë të theksuar për të fituar sa më shumë para. Atmosfera festive në shtëpi do t’i lehtësonte tensionet tuaja.

Mos u bëni të zymtë dhe të dëshpëruar. Kini kujdes të mos përfshiheni në marrëveshje të dyshimta financiare! Sot ju duhet të përqendroheni në nevojat e të tjerëve.

Mos i humbni energjitë duke argumentuar diçka të panevojshme. Mos harroni se kurrë nuk fitoni asgjë nga një argument i kotë. Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet.

Investimet në aksione ju sjellin përfitime afatgjata. Aftësia juaj për t’u bërë përshtypje të tjerëve do të sjellë shpërblime. Disa prej jush do të ndërmarrin një udhëtim të largët.

Mund të përballeni me disa kritika për shkak të tendencës suaj për të mos i vlerësuar të tjerët. Mbajeni ndjenjën e humorit në nivele të ulëta dhe do të shikoheni me sy më pozitiv nga njerëzit që keni përreth.

Puna kreative dhe artet do t’ju relaksojnë. Trajtimi i financave duhet të bëhet me shumë kujdes. Dashuria është e pakufishme dhe sot ju do ta përjetoni atë në maksimum. Hapat e guximshëm do të shpërblehen.

Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, që do t’ju bëjë të tensionuar dhe shumë nervoz. Investimet duhet të bëhen me një perspektivë afatgjatë.

Një ditë e dobishme për të përmirësuar shëndetin. Armiqtë në punë mund të bëhen miq me ju sot vetëm për shkak të një personi të tretë. Mos e nxisni partnerin tuaj për të bërë veprime të pakëndshme.

Një shumë e papritur parash do t’ju ndihmojë që të paguani disa fatura të vonuara. Një udhëtim i shkurtër te të afërmit sjell një moment rehatie dhe relaksimi nga përditshmëria e trazuar.

Vullneti mund të shpërblehet sot ndërsa përballeni me një situatë shumë të ndërlikuar. Ju nuk duhet të humbni kohë ndërsa merrni një vendim shumë emocional. Ditë e mirë për pasuri të patundshme dhe transaksione financiare.

Shëndeti mbetet i përsosur. Kontratat e reja mund të duken fitimprurëse, por nuk do të sjellin fitimet që dëshironit. Mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për investimin e parave. Mos lejoni që fëmijët tuaj të përfitojnë nga sjellja juaj tepër bujare.

Ditë e mirë për të komunikuar me njerëz të cilët i takoni shumë rrallë. Do t’ju besohen shumë përgjegjësi, të cilat do t’ju ofrojnë një pozitë të rëndësishme në kompani. Bëhuni më origjinalë në bisedat tuaja.

HOROSKOPI E MËRKURË 19 SHTATOR 2018

Një reagim i shpejtë nga ju do të zgjidhë një problem, i cili ju shqetëson prej kohësh. Një projekt i rëndësishëm do të ndalet për shkak të pozicionit të zymtë financiar. Shëndeti i një personi të moshuar në familje mund të shkaktojë tension.

Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore, si dhe fizike. Mund të fitoni mijëra sot, por mos i shpenzoni kot. Miqtë dhe anëtarët e familjes ju inkurajojnë në çdo hap që hidhni.

Për një jetë të kënaqshme përmirësoni gjendjen e brendshme, e cila ndikon edhe te shëndeti mendor. Një qëndrim i juaj mjaft i pakujdesshëm mund të shkaktojë shqetësim në familjen tuaj.

Mendja është porta e jetës, sepse gjithçka nëse është e mirë apo e keqe vjen përmes saj. Suksesin do ta keni në dorë nëse qëndroni të fokusuar në punën tuaj. Me shpenzimin e parave tregoni kujdes.

Buzëqeshni pasi është antidoti më i mirë për të gjitha problemet tuaja. Sot ju duhet të përqendroheni në çështje që lidhen me pasuri të paluajtshme ose projekte kulturore. Një udhëtim i shkurtër për të afërmin sjell momente relaksi për ju.

Mbajini emocionet dhe impulset tuaja nën kontroll. Mendimet tuaja dhe idetë e vjetra pengojnë zhvillimin tuaj dhe krijojnë pengesa për të lëvizur më tej. Pozicioni i parave do të përmirësohet më vonë gjatë ditës.

Disa momente të vështira financiare do të kapërcehen me ndihmën e prindërve tuaj. Disa prej jush mund të ndërmarrin një udhëtim të largët që mund të shkaktojë tension.

Projektet e vetë-përmirësimit do të paguhen në më shumë se një mënyrë. Do të ndiheni më mirë dhe më të sigurt për veten tuaj. Kontrolloni tendencën tuaj për të jetuar jetën sikur të ishte dita e fundit sa i përket shpenzimeve.

Sot humbjet financiare duken të mundshme nëse investoni duke u besuar fjalëve të të tjerëve. Problemet e një miku mund t’ju bëjnë të ndiheni keq dhe të shqetësuar. Parashikohet një ditë e mbingarkuar.

Ka të ngjarë të kaloni kohën tuaj duke u marrë me sport për të ruajtur qëndrueshmërinë tuaj fizike. Mund ta gjeni veten në një situatë të re emocionuese, e cila, gjithashtu, do t’ju sjellë përfitime financiare.

Duhet ta lësh pas të kaluarën nëse dëshironi të dilni nga pengesat sentimentale që ju mbërthejnë sot. Vendosini paratë tuaja në një vend të sigurt, gjë që do t’ju premtojë përfitime dhe më shumë siguri në të ardhmen e afërt.

Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do të bënin të ndihesh mirë me veten. Mos shpenzoni shumë për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Jeta romantike mund të jetë pak e vështirë.

HOROSKOPI E MARTË 18 SHTATOR 2018

Sot duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturi mes miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes.

Shëndeti kërkon më shumë vëmendjeje. Ju mund ta gjeni veten në një situatë të re emocionuese, e cila gjithashtu do t’ju sjellë përfitime financiare. Është një ditë, ku do të merrni të gjithë vëmendjen që dëshironi.

Keni gjithmonë qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, edhe pse nuk ju kthehet në të njëjtën monedhë. Pozitiviteti që ju karakterizon është si një investim për të ardhmen.

Shëndeti do të jetë mjaft i mirë dhe për këtë lumturinë do ta ndani me të tjerët. Ditë e mirë për të vizituar një avokat dhe për të marrë disa këshilla ligjore. Sot, disa veprime të bashkëshortit tuaj do ta bëjnë ditën të mrekullueshme.

Elasticiteti që ju karakterizon, i kombinuar me guximin do të rrisin fuqinë e aftësive mendore. Ruajeni këtë moment që të mbani çdo situatë nën kontroll. Pozicioni financiar do të përmirësohet. Pak shanse për të shpëtuar nga shigjeta e Kupidit.

Kënaqësi dhe gëzim i pastër për ju, teksa vendosni ta shijoni jetën plotësisht. Gërmoni në thellësi për të mësuar më shumë rreth kësaj skeme. Natyra juaj e mprehtë do t’ju hapë shumë dyer.

Tregoni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni. Mendoni përpara se të ndani informacionin tuaj konfidencial me një mik. Nëse është e mundur, përpiquni që ky sekret të mos bëhet publik.

Jini të vëmendshëm, pasi dikush mund të përpiqet t’ju bëjë dëmtojë. Ngjarjet shoqërore do të jenë mundësi e përkryer për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim dhe me rëndësi.

Shëndeti duhet të jetë prioriteti juaj këtë ditë. Pas një argumenti të nxehtë gjatë ditës, do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me bashkëshortin tuaj. Çfarë mund të ketë më mirë kaq?!

Mbrëmja juaj do të shënohet me emocione të përziera, të cilat mund t’ju mbajnë të tensionuar. Nuk është e nevojshme që të shqetësoheni shumë, pasi dita do t’ju japë më shumë gëzim sesa zhgënjim.

Natyra juaj fëmijërore do të shpërfaqet duke ju sjellë shumë humor. Shpenzimet rriten, por kompensohen me të ardhurat tuaja të mira. Dita është me të vërtetë e mrekullueshme, nëse jeni të martuar.

Sot ju duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturi mes anëtarëve të familjes. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes. Miqtë tuaj mund t’ju lënë në një moment kur keni nevojë për ata.

HOROSKOPI I JAVËS 17-23 SHTATOR 2018

Dashi21. mars – 20. prill

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj jave. Do i shprehni hapur ndjenjat dhe nuk do e vrisni mendjen se çfarë mund te thonë te tjerët. Beqaret do fillojnë një lidhje interesante nga mesi i javës dhe çdo gjë do e shikojnë me një sy tjetër. Financat nuk do jene te këqija, por do jeni te pakujdesshëm me shpenzimet dhe ne fund te javës ka rrezik te mbeteni pa asnjë para ne xhep. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e mire. Do konsumoni yndyrna te tepërta dhe brumëra te cilat do ju dëmtojnë. Perspektivat profesionale duken te shkëlqyera. Do arrini me shpejt atje ku keni dashur dhe do ndiheni te qete gjithë kohës. Jeta familjare do jete e mbrojtur.

Demi21. prill – 21. maj

Kjo jave do filloje shume mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Ditët e para do jene te mbushura me kënaqësi, lumturim dhe emocione. Vetëm ne fundjave do linde ndonjë mosmarrëveshje e vogël, por qe do kaloje shpejt. Beqaret do jene te matur dhe nuk do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Ne këtë mënyrë do e mbrojnë veten nga zhgënjimet. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe do keni përmirësime me te mëdha nga sa keni menduar. Për një shëndet me te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar dhe te mos konsumoni ushqime pikante e me shume kripe. Ne pune do keni ide shume te mire dhe keni për te arritur atje ku keni dashur. Familja e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jave harmonike dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet ta shfrytëzoni çdo moment deri ne maksimum sepse ne te kundërt do pendoheni mjaft. Fati do jete ne krah te beqareve. Me ne fund ata do kenë ne krah personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këto kohe. Buxheti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar sepse do dini mire sa shpenzime te kryeni dhe sa para te hiqni mënjanë. Edhe familjaret do ju japin një ndihme te majme. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. Do keni probleme me hipertensionin dhe me lëkurën. Kujdes me ato qe do konsumoni. Ne pune do ju dalin pengesa pa mase dhe nuk do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e trazuar.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë jave. Çdo dite do jete e veçante dhe emocionet nuk do rreshtin. Beqaret edhe pse do mundohen nuk do i realizojnë dot takimet e shume dëshiruara. Ka rrezik qe te mbeten vetëm edhe këtë periudhe. Financat do përmirësohen fale një rritjeje qe do iu bëhen ne page. Shëndeti fatkeqësisht do ketë goxha probleme. Kujdes duhet te bëjnë alergjiket dhe ata qe kane imunitet te dobët. Ne planin profesional do ketë ndryshime rrënjësore. Do ju bëhen propozime te mira te cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë moment. Gjithçka mund te ndryshoje përgjithmonë. Klima ne jetën familjare do jete e ngrohte.

Luani23. korrik – 22. gusht

Do jeni me kërkues nga sa duhet ndaj partnerit tuaj këtë jave dhe kjo mund ta acaroje disi atmosferën. Tregohuni sa me te kujdesem dhe mendojini pasojat qe mund te vijnë nga sjellja juaj. Beqaret do kenë surpriza te mëdha pas ditës se marte. Përgatituni shpirtërisht. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete aspak negative. Do dini sa shpenzime te kryeni dhe sa para te kurseni. Gjendja shëndetësore do filloje te përmirësohet pas disa problemeve te vogla qe keni pasur. Regjimi ushqimor është ai qe ju ka ndihmuar me tepër. Ne pune do i ngjitni një nga një shkallet drejt suksesit dhe do ndiheni te qete. Gjithçka do ece si e kishit planifikuar. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift ka për te qene e mrekullueshme gjate kësaj jave. Asnjëherë me pare nuk jeni ndier kështu prandaj shfrytëzojeni çdo sekonde sa te mundeni. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e hershme te shndërrohet ne një ndjenje te zjarrte. Mos u druani nga asgjë. Ne planin financiar duhet te luftoni me veten tuaj qe ta mbani gjendjen sa me te stabilizuar. Ju mund t’ia dilni mbanë. Gjendja shëndetësore do ketë probleme te njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni aspak te qete dhe mund te keni dhimbje koke, shpine apo edhe muskujsh. Ne pune do mendoheni mire para se te hidhni çdo lloj hapi dhe nuk priten aspak gabime. Marrëdhënia me familjaret do jete e kënaqshme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do bëni mire te mos tregoheni te turpshëm këtë jave juve qe jeni ne një lidhje, përkundrazi te pranoni propozimet e partnerit dhe te dashuroheni pa dorashka me te. Edhe ndonjë çmendi e vogël mund te lejohet. Beqaret do keni një periudhe te qete dhe nuk do arrijnë dot t’i realizojnë takimet qe kane dashur. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja te jete e mire. Kurseni pak për ditët ne vijim. Shëndeti do jete përgjithësisht pa probleme. Pak aktivitet sportiv do ju beje te ndiheni edhe me energjike. Ne pune do i merrni gjerat shtruar dhe disa kolege do ua kalojnë. Nuk do e arrini dot objektivin qe i kishit vene vetes. Jeta familjare do jete e trazuar.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume te shqetësuar këtë jave për disa probleme qe keni pasur ne çift dhe do përdorni mënyra te ndryshme qe te zgjidhni çdo gjë sa me shpejt. Partneri kësaj here do jete me i logjikshëm dhe do pranoje te bashkëpunojë. Beqaret nuk duhet te përqendrohen vetëm tek pamja e jashtme e disa personave sepse m und te zhgënjehen pa mase kur te njihen me tepër me te. Ne planin financiar pritet te ketë përmirësime. Kjo do ju ndihmoje t’i shlyeni edhe borxhet e mëdha qe keni mare. Gjendja shëndetësuar do jete delikate. Mund te keni probleme hormonale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju nxitin te jeni me te vendosur. Me familjaret gjerat do ecin si duhet.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do takojnë persona me poste te rëndësishme dhe ka shume gjase te bien koke e këmbë ne dashuri me ta. Mos kërkoni t’i bëni gjerat nxitimthi. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do hiqni disa para mënjanë për te ardhme.. Shëndeti nuk do jete i mire për te gjithë. Kujdes me tepër duhet te bëjnë personat alergjike apo ata qe kane probleme me tensionin. Perspektivat profesionale do jene te mira. Edhe jeta familjare nuk pritet te ketë tronditje.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Nëse doni me shume liri ne jetën tuaj ne çift duhet te flisni hapur me partnerin dhe jo te bëni gjera sipas mendjes suaj. Ne këtë mënyrë do krijoni probleme dhe atmosfera do jete e trazuar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq interesant sa per te filluar një lidhje. Për financat do kujdeseni ne çdo moment dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Gjendja shëndetësore do jete e mire se disa kohe me pare. Do jeni energjike. Jeta profesionale do vazhdoje te ece me ritme te shpejta. Do merrni lavdërime dhe shpërblime nga shefat. Jeta familjare mund te ketë probleme te vogla, por qe do rregullohen shpejt.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave duhet te bashkëpunoni fort dhe te qëndroni me afër atij qe doni ne mënyrë qe gjithçka t’iu eci mire. Po këmbëngulet për gjera te kota dhe po nuk hapet rruge do keni probleme te mëdha. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te pranojnë propozimet e dikujt vetëm qe te mos e lëndojnë atë. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Do mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër. Shëndeti here pas here mund te kenë shqetësime. Flisni sa me pare me mjeket specialiste pa qene vone. Ne pune do jeni te motivuar dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni. Jeta familjare do ketë përmirësime.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Nëse nuk tregoheni te kujdesshëm nga disa persona te jashtëm ka rrezik qe jeta juaj ne çift te ketë probleme këtë jave. Ata do ndërhyjnë gjithë kohës tek lidhja qe keni krijuar duke nxitur debatet dhe problemet mes jush. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe mund ta bëjnë për vete një person. Te ardhurat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara. Gjendja fizike do jete e mire ndërsa ajo morale do lere shume për te dëshiruar. Disa seanca yoga do ju bëjnë mire. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa te arrini t’i përmbyllni me sukses planet. Jeta familjare nuk do jete e qete.

HOROSKOPI E HËNË 17 SHTATOR 2018

Do të kaloni një ditë shumë interesante, pasi e gjithë vëmendja do të jetë tek ju. Do vendoseni para disa zgjedhjeve, për të cilat do ta keni mjaft të vështirë të merrni vendimin e duhur. Sa i përket anës romantike, do të mendoni shpesh gjatë ditës për personin tuaj të zemrës.

Bëni të pamundurën për të shmangur stresin. Disa ndryshime në shtëpi do të ndikojnë shumë tek ju, ndaj bisedoni sa më hapur me familjarët. Bëni kujdes kur flisni me partnerin/partneren tuaj pasi mund ta ofendoni.

Është koha e duhur për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm si martesa. Kjo do ta lumturojë edhe më shumë marrëdhënien tuaj në çift. Bëni kujdes me shëndetin dhe mos neglizhoni asnjë dyshim lidhur me të.

Do të ndiheni shumë mirë emocionalisht nëse i ofroni momente të bukura personave rreth jush. Shpërfillini ata që iu afrohen vetëm për interes. Sot, disa veprime naive të bashkëshortit/bashkëshortes suaj do t’ua lezetojnë ditën.

Gjendja financiare do t’iu përmirësohet pasi do të fitoni disa të ardhura, të cilat nuk i prisnit aspak. Mos i neglizhoni këshillat e familjarëve tuaj, sepse vetëm do të përfitoni prej tyre. Partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë sot.

‘Gërmoni’ më shumë nëse keni ndërmend të investoni diku. Natyra juaj e mprehtë do të bëjë që të preferoheni nga shumë persona rreth jush. Mund të nisni një marrëdhënie të re romantike, teksa dilni me miqtë në mbrëmje.

Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pikante. Ka gjasa të fitoni më shumë para sot nëse bëni lëvizjet e duhura. Mendohuni mirë para se të ndani një informacion konfidencial me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Bëni kujdes se dikush mund t’jua punojë pas krahëve. Tensioni dhe stresi ka gjasa të jenë të pranishme gjatë ditës së sotme. Një event social do të jetë shansi për të përmirësuar marrëdhëniet me disa persona të rëndësishëm. Do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar me partnerin/partneren tuaj.

Jepini më shumë prioritet problemeve shëndetësore. Nëse i shmangeni një situate, e cila mund t’ju vërë në siklet, ajo do t’ju ndjekë nga pas gjithë kohës. Do të debatoni fort me partnerin/partneren tuaj, por kjo situatë do të mbarojë shpejt dhe më pas do të kaloni një ditë të mrekullueshme të dy bashkë.

Do të kaloni një ditë me emocione të ndryshme, të cilat do t’ju mbajnë nën tension. Megjithatë mos u shqetësoni, sepse do të mbizotërojë ndenja e kënaqësisë. Ka gjasa partneri/partnerja juaj t’ju befasojë me një surprizë shumë të këndshme.

Stili ekstravagant i jetës suaj mund të shkaktojë tension në shtëpi, kështu që shmangini mbrëmjet natën vonë dhe tregoni më shumë vëmendje ndaj familjes suaj. Sa i përket çifteve të martuara, do të kaloni një ditë të mrekullueshme.

Sot duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturinë mes miqve të afërt dhe të anëtarëve të familjes. Bëni shumë kujdes me financat. Ka gjasa që një prej miqve të mos ju mbështesë në një moment shumë të vështirë. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për të cilat mund të pendoheni më pas.

HOROSKOPI E DIEL 16 SHTATOR 2018

Kohët e fundit doni të bëni gjithçka sipas planit. Mos harroni se jo gjithmonë gjërat ecin në këtë mënyrë, ndaj përpiquni të jeni më i shkujdesur në këtë drejtim.

Së fundmi jeni ndjerë i stresuar dhe madje herë pas here i dëshpëruar. Mos ndoshta trupi po ju tregon se ka nevojë për pushim? Mësoni të dëgjoni nevojat e fizikut.

Me kurajë do të mund të kaloni edhe ato momente të vështira që ju dalin në punë. Mbështetja e një personi do të jetë vendimtare.

Lini pak pas dore çështjet e dashurisë dhe përqendrohuni më shumë te paratë. Rrezikoni të shpenzoni më shumë nga sa keni buxhetin, duke bërë që të merrni borxh.

Ka ardhur momenti që të hiqni barrë nga vetja. Mos e lodhni veten me gjëra për të cilat nuk vlerësoheni si duhet. Të tjerët do të nisin të kuptojnë se kush je ti.

Gjatë kësaj periudhe yjet ju favorizojnë për të gjetur një vend të ri pune. Nëse keni aplikuar, shanset janë që të keni sukses. Në dashuri gjërat janë në vendnumëro.

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, mundësitë janë që planet të mos realizohen. Një pengesë mund t’ju dalë papritur dhe t’ju prishë çdo parashikim.

Nëse nuk jeni i bindur për suksesin e një projekti, mos e nisni atë. Yjet nuk ju favorizojnë, veçanërisht në transaksione financiare.

Një lidhje dashurie po nuk ecën me ritmet e duhura. Ndoshta problemet në punë ju pengojnë që të kaloni më shumë me partnerin.

Përpara se ta drejtoni gishtin ndaj një miku apo aleati, përpiquni të analizoni të gjitha rrethanat. Nuk është mirë të lëshoni akuza pa fakte.

Keni nevojë për ndryshim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë romantik. Duhet të lëvizni. Mos qëndroni në një vend deri sa këto ndryshime të ndodhin vetë.

Tregoni shumë kujdes me një çështje ligjore. Nëse nuk e ndiqni nga afër, gjasat janë që të përfshiheni në probleme edhe më të mëdha.

HOROSKOPI E SHTUNË 15 SHTATOR 2018

Do të përballeni me disa probleme që do t’ju shqetësojnë shumë. Bëni mirë të bëni pushim dhe të qetësoheni. Do të realizoni disa plane të rëndësishme, të cilat do t’ju sjellin mjaftueshëm të ardhura. Do të kaloni një ditë të mrekullueshme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Do të realizoni një udhëtim shumë të këndshëm me miqtë tuaj. Kontrolloni sjelljen pasi mund të mërzisni familjarët. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike. Do të kënaqeni pafund, kur të përfundoni një projekt, të cilin e keni nisur shumë kohë më parë.

Do të ndiheni mirë nga mbështetja që do t’ju japin njerëzit përreth jush. Miqtë do t’ju ndriçojnë ditën, pasi do të planifikojnë diçka shumë interesante në mbrëmje. Dëgjoni këshillat e tjerëve, nëse nuk doni të gaboni sot.

Nëse tregoheni neglizhent do të përballeni më pas me disa probleme. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes suaj. Ambienti në punë do të ndryshojë, duke iu bërë të ndiheni shumë mirë.

Duhet të ndaloni duhanin dhe të kryeni sa më shumë ushtrime fizike. Do të përfshiheni në një situatë që do t’ju sjellë të ardhura. Është koha e duhur që të ndryshoni sjelljen dominante në familje. Përkundrazi, duhet të flisni me familjarët dhe të ndani shqetësimet tuaja. Nëse doni që të mos grindeni sot me bashkëshortin/bashkëshortin përpiquni të kontrolloni fjalët.

Është koha e duhur për t’u qetësuar. Meditimi dhe joga do t’ju ndihmojnë shumë për gjendjen tuaj psikologjike. Do të bëni mirë nëse vizitoni të afërmit tuaj. Është dita juaj me fat për dërguar CV-në dhe për të aplikuar në një vend të ri pune.

Mos shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur të impresiononi të tjerët. Mungesa e komunikimit me një person që ju e konsideroni të rëndësishëm, do t’ju mërzisë shumë. Është momenti për të kujtuar disa kohë të vjetra me miqtë tuaj. Partneri/partnerja juaj do të tregohet më romantik se kurrë.

Përpiquni të bëni sa më shumë ushtrime fizike pasi do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Partneri/partnerja juaj do të jetë i irrituar sot, çfarë do t’ju shqetësojë edhe ju. Pritshmëritë e mëdha në jetën bashkëshortore do t’ju çojnë drejt trishtimit.

Vështirësitë me të cilat do të përballeni gjatë ditës së sotme, do t’ju bëjnë të ndiheni i dobët. Koha e duhur për të kryer disa transaksione financiare. Do të jeni pjesë e një projekti të madh që të fitojë vlerësimin tuaj. Do të kryeni një bisedë romantike me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Do të përballeni me disa probleme shëndetësore. Do të fitoni mjaftueshëm para sot, por rritja e shpenzimeve do të bëjë të mos kurseni. Përpjekjet për të përmirësuar look-un do të rezultojnë të suksesshme.

Ndjekja e hobit tuaj do t’ju bëjë të relaksoheni. Do të kaloni një ditë të qetë me familjarët tuaj. Qëndroni larg thashethemeve dhe punoni për disa projekte të rëndësishme. Do të kaloni një ditë të këndshme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, ku do të mbizotërojnë puthjet dhe përqafimet.

Përpiquni të relaksoheni për të fituar energjinë e humbur. Duhet të kuptoni potencialin tuaj të vërtetë dhe të tregoni vullnet. Komunikoni sa më shumë partnerin/partneren tuaj që të zgjidhni mosmarrëveshjet dhe ndryshimet mes jush.