VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E SHTUNË 11 MAJ 2019

By | May 11, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MARTË 16 KORRIK 2019

Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.

Mund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.

Sot mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.

Duhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe, nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me veshjen.

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.

Peshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura.

Mos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.

Mos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime pozitive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.

Nuk do të keni arsye për t’u shqetësuar gjatë kësaj të marte. Është dita ideale për të vijuar punën me projektet tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.

Tregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do të ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Për Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.

Mund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të martë. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

HOROSKOPI I JAVËS 15-21 KORRIK 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Ne jetën tuaj ne çift ka mundësi te merrni vendime shume te rëndësishme. Gjerat do ndryshojne njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet e domosdoshme mund t’i kryeni pa u druajtur fare. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe ata qe kane pasur probleme me stomakun do jene me te qete. Ne pune do filloni disa projekte mjaft interesante, por qe do duan me tepër përkushtim dhe kohe te harxhuar. Jeta familjare do jete përgjithësisht pozitive.

Demi21. prill – 21. maj

Nëse kohet e fundit lidhja juaj ka pasur ulje dhe ngritje, këtë jave do bëni te pamundurën te vendosni pikat mbi “i”. Nuk do debatoni me për gjera te kota dhe do i pranoni disa gabime te bëra se fundmi. Beqaret nuk do e vrasin shume mendjen për te gjetur princin e kaltër, pasi edhe ashtu si janë ja kalojnë me se miri. Nuk do e kenë me dëshirë te madhe te kenë një person te cilit here pas here t’i japin llogari. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse po filluan vështirësitë nuk do zgjidhen lehtësisht. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Do keni goxha rezistence fizike dhe morale. Ne pune do lodheni shume, por serish nuk do i arrini ato qe keni dashur. Familja pa probleme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Për shume prej jush, jeta ne çift do jete mjaft e trazuar. Gjate gjithë javës do debatoni me partnerin edhe për gjera elementare. Po vazhduat me këtë sjellje, shpejt do vije edhe ndarja. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona dhe do bëjnë te pamundurën për t’i pasur ne krah. Buxheti do ekuilibrohet tej mase dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi për te ecur përpara. Kujdes edhe me dietat. Ne pune ka mundësi qe me pak përpjekje te arrini atë qe keni dëshiruar. Mos u ndalni qe me vështirësinë e pare qe do ju dale. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës paqja.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Gjate gjithë kësaj jave do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe do kaloni çaste fantastike me partnerin. Mund te mendoni here pas here edhe për gjera ekstravagante apo për ndonjë çmenduri. Beqaret do kalojnë një periudhe shume te këndshme e plot surpriza. Atyre do ju ndodhin gjera qe as i kishin menduar ndonjëherë. Financat do jene te qëndrueshme, kështu qe mund te përfitoni nga rasti për te kryer edhe disa investime. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Here pas here do keni shqetësime nga melica dhe tensioni. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Për familjen do jete dite normale.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do jeni shume impulsive ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te njëpasnjëshme. Reflektoni dhe mendojini gjerat sa me shpejt sepse ne te kundërt do vije ndarja. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për ndryshime, por ditën e enjte do takojnë një person sharmant qe nuk do i rezistojnë dot. Sektori i financave nuk do jete aspak i trazuar. Mund ta kryeni pa frike ndonjë shpenzim te vogël për qejfin tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni goxha shqetësime nga stomaku kështu qe shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe gjithçka do ju ece sipas planeve. Me familjaret do keni disa debate te vogla.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Për jetën tuaj ne çift mos u shqetësoni aspak gjate kësaj jave sepse ajo do jete fantastike. Nuk do kaloni asnjë çast pa përjetuar emocione dhe kënaqësi. Edhe për beqaret do jete një periudhe e begate. Ata do e gjejnë princin e kaltër dhe do fillojnë menjëherë një lidhje me te. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni kufizime pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do vije dita ditës duke u përmirësuar. Me delikatet do jene ata qe kane probleme kronike nga veshkat ose qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do mund te bëni zgjedhjet e duhura. Durimi, këmbëngulja dhe toleranca do jene pikat kyçe. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Ketë jave do jeni me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere. Duke filluar nga e marta, te dy palët do mundoheni te gjeni mënyrat e duhura qe ta përmirësoni situatën. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do preferojnë te dalin te njihen me persona te rinj. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme fale shpërblimit qe do merrni nga një pune e mbaruar me sukses. Shëndeti do jete delikat ditët e para te javës, por dalëngadalë do filloje te stabilizohet. Për punën perspektivat do jene te shkëlqyera. Do i mbaroni projektet me shpejt nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete tërësisht e qete.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jave e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kenë asgjë për çfarë te shqetësohen sepse partneri do mendojë t’ua beje çdo çast fantastik. Beqaret nuk duhet t’i humbasin shpresat deri ne ditën e fundit te javës. Ka shume gjase te përjetojnë emocione te forta. Ne planin financiar keni për t’u përballur me sfida te vështira, por me pak durim dhe maturi do ja dilni mbanë. Gjendja juaj fizike dhe ajo morale do jete dinamike. Nuk do keni aspak shqetësime dhe ne përgjithësi do jeni energjike. Ne pune do hasni edhe vështirësi, por nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Shume do ju kenë zili për ato qe do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Rutina ka mundësi t’iu pushtoje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe shpesh mezi do i kaloni ditët. Do mërziteni jashtëzakonisht. Beqaret as nuk do e vrasin mendjen te krijojnë një lidhje, por do ja lënë çdo gjë kohës. Ne fakt deri ditën e premte mund te ndodhe diçka e jashtëzakonshme për ta. Financat me shume përpjekje nga ana juaj do fillojnë te stabilizohen disi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për te cilat te merakoseni. Ne planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje ne detyre. Jeta familjare do ketë vështirësi te vogla.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate gjithë kësaj jave. Do debatoni edhe për gjerat me elementare me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni te qete asnjë moment. Po vazhduat kështu me mire ndahuni qe te jeni me te qete. Beqaret do tërhiqen mjaft nga sharmi i një kolegu dhe nuk do mundin dot ta fshehin pëlqimin. Me gjase edhe ai do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdesuni pak me tepër për veten. Ne pune do i konkretizoni te gjitha planet dhe do jeni te qete. Familja shume e qete.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Fale ndikimit te madh te Neptunit, jeta juaj ne çift do jete goxha e trazuar. Për disa mund te ketë probleme me komunikimin dhe kjo do sjelle mosmarrëveshjet me te mëdha. Gjithsesi nëse i kuptoni gabimet dhe toleroni nga pak, gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret do jene te vendosur ta shfrytëzojnë sa me shume lirinë e tyre dhe mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen tej mase pas ditës se marte. Çdo gjë do e keni nen kontroll tashme. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por asgjë serioze dhe shqetësuese. Mund te rini te qete. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te humbisni edhe ato qe keni arritur. Me familjaret do merreni vesh me se miri.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Nëse doni te keni me shume momente te lumtura ne jetën tuaj ne çift këtë jave, duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit. Po u treguat strikte mund te keni goxha mosmarrëveshje dhe do mërziteni. Beqaret do kenë një periudhe me fat. ata do realizojnë takime te njëpasnjëshme dhe do e fillojnë edhe lidhjen me një person tepër te përshtatshëm. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do ndiheni me te qete. Falënderojini edhe miqtë. Gjendja shëndetësore nuk do jete e qëndrueshme, megjithatë mos u alarmoni për gjene me te vogël. Ne pune do ia dilni mbanë dhe do i përfundoni me sukses projektet e nisura me herët. Me familjaret mund te keni disa mosmarrëveshje te vogla.

HOROSKOPI E HËNË 15 KORRIK 2019

Mos e shpenzoni energjitë për çështje të ndryshme, por fokusohuni vetëm tek ato më kryesoret. Nëse nuk vendosni prioritete, rrezikoni të mos keni suksesin që prisni. Veproni me qetësi dhe zgjuarsi për të arritur ato çfarë dëshironi. Optimizmi është receta e duhur për problemet tuaja.

Nëse takoni njerëz të rinj tregohuni vetvetja, të hapur dhe të sinqertë, por mos tregoni më shumë seç duhet rreth vetes. Ju duhet më shumë kohë për ta bërë një gjë të tillë. Sa i përket çështjeve të zemrës, fati do të jetë në anën tuaj.

Do të keni dëshirë të hiqni dorë nga disa gjëra dhe të shkoni në një ishull të qetë për t’u relaksuar. Nuk rekomandohet një gjë e tillë, por përkundrazi, bëjini ballë problemeve tuaja, pasi ekziston mundësia të keni rezultate mbresëlënëse.

Është dita e duhur për të bërë eksperimente, madje mund të provoni edhe gjëra të jashtëzakonshme. Mos kini frikë të ecni përpara dhe t’i shmangeni rutinës së përditshme. Në mbrëmje ka gjasa të mërziteni pasi do t’ju vijë keq për shkak të shansit që keni humbur për të qenë më shumë i lumtur.

Kjo ditë premton shumë fat. Madje ekziston mundësia që të gjeni një vend të ri pune prestigjioz dhe me të ardhura më të larta. Sa i përket çështjes së ndjenjave, ekziston mundësia e zhvillimit të një situate mjaft të favorshme për ju.

Mos mendo sot më shumë për të huajt sesa për veten tuaj. Çështja kryesore për ju duhet të jetë siguria dhe komoditeti në shtëpi. Është dita e duhur për të bërë blerje të ndryshme. Nëse nuk do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore, rekomandohet të shkoni menjëherë tek doktori.

Një lajm i mirë lidhur me karrierën dhe financat tuaja është në ardhje. Mund t’ju rritet paga mujore ose të zini një pozicion të ri pune. Në mbrëmje, kaloni më shumë kohë me partnerin/partneren tuaj. Bëni kujdes me kritikat e ashpra.

Këtë të hënë mund të mos ndiheni të kënaqur me veten tuaj. Ekziston mundësia të dështoni në një intervistë pune. Megjithatë mblidhni forcat për të ecur përpara, pasi është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë. Për beqarët e kësaj shenje është dita e duhur për të gjetur dashurinë e re.

Nuk pritet të keni ndonjë problem gjatë kësaj dite. Përpjekjet tuaja të shumta në fusha të ndryshe do të shfaqin rezultatet që ju kërkonit. Kushtojini më shumë vëmendje familjes suaj. Partneri/partnerja do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Nuk rekomandohet të zhvilloni takime në grupe të mëdha. Mos hezitoni të shprehni çdo ide tuajën, sado e çuditshme mund të duket. Shmangni komplimentet tradicionale, pasi nuk do t’ju vijnë aspak në ndihmë nëse dëshironi të bëni dikë për vete.

Bëni një lëvizje kundrejt ëndrrave tuaja. Përdorni gjithë energjitë tuaja për ta arritur atë. Megjithatë ka gjasa që në këtë drejtim t’ju ndihmojë edhe fati. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë dhe me të afërmit tuaj.

Dikush mund t’ju fusë në një kurth të vogël. Nuk është çudi që kjo t’ju vijë nga një miku juaj i ngushtë apo gjysma juaj e zemrës. Megjithatë, kjo do të zgjasë shumë pak, pasi gjithçka do të sqarohet shpejt mes jush.

HOROSKOPI E DIEL 14 KORRIK 2019

Në vend që të përqëndroheni te të gjitha gjërat që ju duhet të bëni dhe njerëzit që ju duhet të takoni, fokusohuni te pjesa e dytë e ditës, ku mund të njihni një person shumë të veçantë. Shumë detaje mund t’ju shpërqëndrojnë nga ajo që me të vërtetë ka rëndësi.

Është një kohë e mirë për të realizuar disa projekte të lëna në mes. Mos humbisni kohë për gjëra që kanë të bëjnë me dëfrimin, por përpiquni të kapni kohën e humbur, veçanërisht në aspektin profesional.

Shumë e turpshme për të thënë atë që keni në mendje? Mendimet tuaja mund të keqinterpretohen, por jo fjalët. Tregoni të vërtetën tuaj dhe qëndroni me deklaratën tuaj. Bota duhet të dijë se çfarë mendoni me të vërtetë.

Sot mund të përballeni me disa pengesa që do t’i kaloni falë mbështetjes së disa miqve të mirë. Merrni me seriozitet çdo problem që ju del në rrugë, por gjithashtu mos u përfshini nga stresi që nxit energjinë negative.

Nëse ndjeni nevojën për të marrë një pushim dhe për të qëndruar në vetmi, atëherë bindjuni kësaj thirrjeje të brendshme. Nëse nuk mund ta largoni veten nga detyrimet tuaja tani, ndoshta mund të bëni plane për të ardhshmen e afërt.

Fitoret do t’jua bëjnë ditën pikante, duke e mbajtur humorin në nivelin e duhur. Duket se fati është në anën tuaj dhe do të merrni gjithçka që ju nevojitet kur keni nevojë për të, veçanërisht në dashuri.

Disa argumente janë thjesht gungat e shpejtësisë, jo devijime të mëdha që ndryshojnë të gjithë rrjedhën e një marrëdhënieje. Nëse po pyesni veten nëse është koha e duhur për të rivendosur kontaktin me një person, atëherë mos humbisni kohë, por kapni telefonin.

Jeni pak i mërzitur? Ju padyshim e meritoni një pushim. Organizoni ndonjë udhëtim që do t’ju sillte shumë frymëzim. Edhe në aspektin sentimental keni nevojë për më shumë impuls.

Kjo nuk është një ditë e mirë për t’u përfshirë me shumë njerëz të ndryshëm, sepse energjia juaj nuk do të integrohet lehtësisht me të tjerët. Kjo është për shkak se nuk ndiheni në formën më të mirë emocionale.

Mos humbni kohë me disa persona, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë konceptet tuaja të të jetuarit. Vazhdoni të jeni vetvetja në çdo situatë. Në fushën e dashurisë mund të merrni disa informacione interesante.

Jini delikatë në atë që bëni dhe atë që thoni sot. Ju jeni më të fortë nga sa mendoni dhe duhet të kini kujdes të veçantë kur merreni me njerëz të tjerë. Duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se emocionet mund të jenë të brishta. Përpiquni të fitoni sa më shumë aleatë.

Sot mund të jeni shumë tërheqës duke magjepsur personat që keni përreth. Shfrytëzojeni momentin pozitiv për të krijuar një marrëdhënie të veçantë. Jini i hapur për një bisedë të ngrohtë me një person të këndshëm.

HOROSKOPI E SHTUNË 13 KORRIK 2019

Vetëm për shkak se ju duhet të merreni me përgjegjësitë e zakonshme, nuk do të thotë se nuk mund të argëtoheni teksa e bëni këtë. Lëreni kreativitetin tuaj t’ju udhëheqë dhe gjithçka do të bëhet më e lehtë.

Realiteti i jetës së përditshme mund të ndihet pak i ashpër sot dhe zhytja në fantazi do të jetë antidoti i përsosur. Pra, bëni një ndalesë në librarinë më të afërt në rrugën tuaj në shtëpi dhe merrni një dozë lumturie. Ne dashuri parashikohet të keni fat.

Mos u shqetësoni shumë nëse po kaloni një kohë të vështirë me komunikimin në familje. Gjendeni në kaos nga ana emocionale dhe jeni duke luftuar me dëshirat kontradiktore. Jepini vetes kohën dhe hapësirën që ju nevojitet.

Mbani sytë hapur, sepse pavarësisht ankesave të vazhdueshme të njerëzve që keni përreth, kjo do të jetë një ditë shumë e mirë. Do të keni qëndrimin e duhur për të bërë shoqëri të reja dhe për të thyer akullin me njerëz që nuk i njihni.

Blerjet sot do të jenë një terapi shumë tërheqëse, por kini kujdes që të mos e ekzagjeroni me shpenzimet. Duhet të bëni kujdes me portofolin tuaj dhe të jeni edhe më të kujdesshëm e më konservator me shpenzimet tuaja sesa zakonisht.

Sot është një ditë e mrekullueshme për të vënë në lëvizje idetë tuaja. Filloni të organizoni një plan. Do të shikoni se do të jeni disa hapa përpara të tjerëve. Në dashuri duket një situatë ngërçi që nuk po zgjidhet.

Një bisedë ballë për ballë me partnerin tuaj është e vetmja mënyrë e përshtatshme për të mbledhur më shumë prova mbi disa dyshime. Mos ndërmerrni asnjë veprim pa fakte, sepse mund ta fusni veten në disa telashe të jashtëzakonshme.

Sekretet tuaja janë derdhur në të gjithë vendin. Kjo mund të jetë një karmë e keqe që po kthehet për t’ju ndjekur. Megjithatë, nëse e mbani veten të qetë, gjithçka do të jetë kalimtare.

Dëgjoni instinktin tuaj në çështjet e dashurisë, sepse nuk do të zhgënjeheni. Mos lejoni që dikush t’ju shtyjë të bëni diçka sot. Tregohuni më i përmbajtur në nënshkrimin e dokumenteve.

Dikush mund të marrë një vendim të madh për ju sot, kështu që të gjitha hulumtimet që keni bërë deri tani nuk do të kenë asnjë vlerë. Nëse ndiheni mirënjohës që një përgjegjësi e madhe u hoq nga shpatullat tuaja, atëherë jini mirënjohës.

Ju jeni shumë të ngazëllyer për një arritje të kohëve të fundit, por përpiquni të mos zbuloni të gjitha sekretet e suksesit tuaj sot. Kjo është një kohë e mirë për t’i mbajtur planet tuaja të fshehta deri në realizimin tuaj.

Për të fituar vetëbesim më të mirë, natyra juaj vetëmohuese ka nevojë për një stërvitje të madhe. Në aspektin profesional, do të merrni një mbështetje nga një person që do të vijë në kohën e duhur. Tregohuni mirënjohës.

HOROSKOPI E PREMTE 12 KORRIK 2019

Askush nuk po ju pengon në rrugën tuaj. Ju jeni vetë përgjegjës për jetën tuaj dhe është koha që të kuptoni se keni më shumë pushtet sesa keni menduar ndonjëherë. Bëni një ndryshim në jetën tuaj sentimentale.

Dikush në familjen tuaj ka kaluar kohët e fundit një ndryshim jete që ju ka bërë ta shikoni jetën në mënyra të ndryshme. Përqafojeni përvojën e re dhe përpiquni të mos kapeni shumë pas emocioneve. Organizoni ndonjë udhëtim interesant me të afërmit.

Nuk ka nevojë të shqetësoheni për një orar të mbingarkuar. Çelësi është planifikimi i mirë! Kalojeni mëngjesin duke organizuar pjesën tjetër të ditës dhe shpejt do të shihni disa mënyra të thjeshta për të krijuar më shumë kohë të lirë pasdite.

Vetëm për shkak se ka një mur para jush nuk do të thotë se udhëtimi yt ka mbaruar! Qëndroni me objektivat tuaja dhe mos u dorëzoni në shenjën e parë të telasheve. Çfarëdo pengese që hasni sot do të jetë argëtuese, edukative dhe e lehtë për t’u kapërcyer.

Nëse dikush dëshiron të nisë një fillim të ri sot, mund të jetë një lëvizje mjaft e mirë. Ndodheni në një moment pozitiv për fillimet e reja. Ju po i shikoni gjërat ndryshe, dhe është koha e përkryer për projekt të ri, një raport të ri dashuror etj.

Sot, fokusi në jetën tuaj duhet të vazhdojë të jetë në marrëdhënien sentimentale. Në mënyrë të veçantë, kjo është një ditë e mrekullueshme për një pajtim dhe për t’u kthyer në një kohë më të mirë me dikë.

Ndoshta ka ardhur momenti për të nisur një raport dashuror që do të sillte më shumë oksigjen brenda jush. Largohuni nga raportet toksike si në dashuri ashtu edhe në jetën profesionale. Do të ndiheni më mirë.

Roli juaj brenda grupit po bëhet gjithnjë e më i madh dhe më i rëndësishëm. Kjo mund t’ju bëjë të mendoni se jeni përgjegjës për lumturinë e njerëzve të tjerë, por duhet të përpiqeni t’i rezistoni kësaj. Mundohuni të frymëzoni njerëz të tjerë, por jo të ndiheni edhe përgjegjës.

Kërkesa juaj për të mbrojtur dikë do të bëhet më e fuqishme sot, por jini të kujdesshëm në lidhje me mënyrën se si i qaseni situatës, dhe përpiquni të mos lejoni ndjenjat që t’ju kontrollojnë. Respektoni argumentet e njerëzve të tjerë dhe merrni parasysh sjelljen e individëve.

Vendosni më shumë rend në jetën tuaj sentimentale. Nëse nuk tregoni angazhimin e duhur, mund të përfshiheni në një keqkuptim të madh. Edhe në punë kërkohet më shumë disiplinë nga ju.

Nëse jeni fokusuar në një marrëdhënie, një projekt shkollor apo një afat pune, sot nuk është dita për t’i shtyrë punët deri në çastet e fundit. Sot mund të vendosni në rrezik kredibilitetin ndaj tregoni më shumë kujdes.

Pranojeni humbjen kur është e përshtatshme, dhe mos u pendoni për një rezultat të keq. Ju mund ta ktheni një ditë frustrimi dhe sikleti në një ditë të ndriçimit dhe të të mësuarit, por vetëm nëse hiqni dorë  nga krenaria e kotë.

HOROSKOPI E ENJTE 11 KORRIK 2019

Sot jeta do t’ju ofrojë të njëjtën ndjesi sikur po mësoni biçikletën për herë të parë. Shijojeni këtë emocion si një fëmijë pa bërë shumë pyetje. Mund të jetë një raport i ri sentimental ose një vend i ri pune

Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar një rrugë tjetër në jetë. Nëse keni diçka që ju intereson, një hobi të ri, një karrierë të re, duhet ta ndiqni atë. Mos lejoni që mosha juaj, të ardhurat ose gjendja aktuale t’ju kufizojnë.

Të harxhosh të gjithë kohën duke kërkuar përgjigje për gjërat që ju ngatërrojnë nuk do t’ju lejojë të mësoni gjëra të reja! Përpiquni të fokusoheni te disa gjëra që kanë të bëjnë me profesionin tuaj.

Çdo shqetësim që ndjeni për faktin se gjërat nuk janë sipas mënyrës që ju dëshironi nuk duhet të bëhet shkak për tensione. Në fakt kjo do të ishte humbje kohe. Përpiquni të pranoni diversitetin.

Të lindurit në këtë shenjë janë të gatshëm për t’i bërë gjërat pa humbur kohë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të rregulluar një marrëdhënie të dëmtuar. Edhe në vendin e punës gjërat do të ecin me vrull.

Marrëdhëniet njerëzore janë gjithmonë të paparashikueshme dhe të komplikuara, por sot ju do të shikoni një imazh të ri në një nga miqësitë tuaja. Sa i përket një raporti sentimental, sot mund të merrni mesazhe të reja.

Vendosini kapak shpenzimeve tuaja tani për tani. Veprimet e tepruara mund t’ju mbajnë peng të gjërave që me të vërtetë doni më vonë. Vetëm për shkak se keni më shumë para tani nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha në të njëjtën kohë.

Sot është koha e përkryer për ju që të kaloni nga një pikëpamje emocionale e të menduarit, në një pikëpamje më analitike. Largohuni nga marrëdhëniet ku ndodheni aktualisht dhe do t’i shikoni gjërat në një mënyrë më të pastër, veçanërisht në punë.

Sigurohuni që po bëni lëvizjen e duhur në kohën e duhur dhe mos lejoni që idealizmi juaj t’ju bindë se gjithçka do të funksionojë ashtu siç shpresoni. Ka ende disa gjëra të panjohura dhe duhet të prisni derisa ta kuptoni gjithë historinë para se të bëni një veprim.

Do të ketë lajme të mira nëse së fundmi keni aplikuar për punë ose për shkollë. Një investim i mirë më në fund do të shpërblehet dhe kjo gjë do t’ju rrisë nivelin e besimit duke ju nxitur të kërkoni më shumë.

Sot ju mund të arrini destinacionin tuaj, edhe pse ndoshta nuk do ta kuptoni këtë gjë. Me gjithë energjinë që keni, vizioni juaj është i paqartë për realitetin e situatës suaj. Pra, pritni gjërat sot dhe mos bëni ndonjë vendim të nxituar, veçanërisht sa i përket një investimi.

Përfundoni projektet e lëna në mes sa më shpejt që mundeni, sepse po përballeni me shumë shpërqendrim. Një mënyrë për ta mbajtur energjinë tuaj sa më të qëndrueshme është të hani shëndetshëm. Shmangni sheqerin ose yndyrën nga dieta.

HOROSKOPI E MËRKURË 10 KORRIK 2019

Ekziston rreziku që dikush të reagojë më fort se sa duhet për diçka që do të thoni sot. Por mos u përpiqni të vetëcensuroheni për të parandaluar një shpërthim, sepse mund ta ngatërroni më tej mesazhin tuaj.

Sot mund të jeni në një humor shumë të mirë? Nëse është kështu, kjo ka shumë kuptim, sepse universi po ju dërgon energji introvertike. Në vend që të harxhoni kohën nëpër klube me miqtë, organizoni ndonjë udhëtim që do ju mbushë me frymëzim.

Puna në grup do t’ju marrë të gjithë kohën tuaj dhe gjithashtu do t’ju harxhojë energjinë, por destinacioni do të jetë i suksesshëm. Ju jeni në një fazë shumë të favorshme tani sa i përket punës tuaj.

Prisni që të filloni këtë ditë me shumë energji të lartë. Ka shumë emocione, ide dhe optimizëm në kokë tuaj që ju jep një shpërthim në forme fizike. Nuk ka dyshim se ju duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të realizuar projektet tuaja.

Modestia mund të ju ndalojë që t’i mburreni botës për suksesin tuaj të fundit, por kjo nuk do të pengojë miqtë dhe të dashurit tuaj që t’ju përgëzojnë. Mundohuni të organizoni një takim të rëndësishëm me njerëz, të cilët kanë shumë për të kontribuar në jetën tuaj.

Do të ofrohet shumë ndihmë për ju sot, por ju nuk keni nevojë ta merrni atë nëse nuk dëshironi. Kjo nuk është koha për të sakrifikuar cilësinë për imazhin. Në dashuri do të merrni disa sinjale pozitive që nuk i prisnit.

Bashkohuni me një grup njerëzish që punojnë për ta bërë botën më të bukur! bëni diçka për ta bërë komunitetin tuaj më të mirë, thjesht duke e bërë atë të duket më mirë. Në aspektin profesional, lajmet e mira janë pranë jush.

Keni shumë nevojë për natyrën sot, kështu që përpiquni të dilni jashtë dhe të ta shijoni në maksimum. Edhe nëse koha është më pak se ideale, ju do të jeni në gjendje të merrni një nxitje të fortë nëse mbushni trurin me energji të pastër.

Është një gjë të jeni fleksibël, por është diçka tjetër që dikush ta shfrytëzojë mirësinë tuaj! Është trishtuese, por e vërtetë se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të marrë respekt është duke e kërkuar atë.

Nëse njerëzit rreth jush reagojnë në një situatë të pakëndshme sot, mos e ndiqni shembullin e tyre. Duke ulëritur ndaj dikujt i cili ka qenë i pasjellshëm ose i pakujdesshëm nuk do ta reduktoni nivelin e stresit.

Mundohuni të shtoni më shumë stërvitje në rutinën tuaj të përditshme. Ju jeni përgjegjës për fizikun tuaj. Gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që të realizoni edhe njohje shumë të rëndësishme.

Tani për tani, jeta juaj mund të jetë si një shfaqje e mrekullueshme. Kjo është një kohë mjaft e frytshme për jetën, por ju duhet të jeni ai që bën lëvizjen e parë. Vendoseni veten në qendër të vëmendjes.

HOROSKOPI E MARTË 9 KORRIK 2019

Nëse jeni duke menduar që të bëni blerje të mëdha, shtyjeni për një moment tjetër. Aktualisht nuk po kaloni një periudhë të mirë financiare, por çdo problem do të jetë kalimtar falë mbështetjes që keni.

Në punë, duke u fokusuar në vendime të rëndësishme (dhe jo në thashetheme të kolegëve të pakënaqur) do të thotë që automatikisht të bëheni pjesë e vlefshme e disa vendimeve. Në një marrëdhënie, duke u fokusuar te partneri, do t’ju sigurojë që kurrë të mos e merrni raportin si të mirëqenë.

Mbështetuni te një marrëdhënie e fortë sot kur ta ndjeni veten duke u kthyer te zakonet e vjetra aspak të këndshme. Nëse kërkoni ndihmë te miqtë, ajo nuk do t’ju mungojë në asnjë moment. Me çështjet e dashurisë, jo gjithçka ecën mirë.

Temat e nxehta në punë ose në shkollë po zgjojnë pikëpamjet, që kurrë nuk i keni kuptuar. Sot mund të shënohet fillimi i një faze intelektuale shumë aktive për ju, që do t’ju vendosë ballë për ballë me njerëz nga prejardhje që ndryshojnë shumë nga tuajat. Vendos të gjithë zemrën dhe shpirtin tënd në këtë epokë të re të komunikimit.

Kjo është një ditë për të qenë të sigurt në vendimet tuaja. Mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Duke ecur përpara me vetëbesim, do të keni një ndjenjë rehatie. Forca juaj në rritje do të sigurojë që gabimet që keni bërë në të kaluarën nuk do të përsëriten.

Ju do ta filloni këtë ditë me shumë energji të ndritshme, por nëse kërkoni më shumë, drejtohuni te miqtë tuaj më të afërt. Jeni të rrethuar nga njerëz të mirë, me energji pozitive. Kjo energji pasqyrohet drejtpërdrejt te ju.

Kjo ditë do të jetë mjaft emocionuese. Gjithkush përreth jush është plot dritë dhe energji të ndritshme dhe ata do t’ju mbushin me një ndjenjë gjithnjë e më të madhe përgjegjësie dhe mundësish.

Kujtojani vetes se keni shumë për të ofruar dhe se askush nuk i sheh gjërat ashtu si ju. Plotësoni egon tuaj, përqafoni perspektivën tuaj unike dhe jini të lumtur që nuk i ngjan asaj që dikush tjetër thotë ose bën.

Kjo nuk është një kohë e mirë për ndonjë investim madhor. Mos nënshkruani asnjë dokument dhe mos shpenzoni shumë para në këto momente. Të provosh shansin nuk është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshiron, ai është durimi.

Ju keni shumë arritje për të qenë krenar, kështu që nëse godisni një fund të vdekur me një projekt të ri, kujtohuni për këtë fakt. Egoja juaj po kalon nëpër një fazë të brishtë tani dhe nuk do të jeni në gjendje ta bllokoni atë me nxitje të jashtme.

Sot do të ndiheni i emocionuar teksa shikoni çiftet e tjera. Mund të ndjeni nevojën për të pasur një raport që do t’jua largonte vetminë. Në aspektin profesional, parashikohet një rritje në detyrë.

Sot është një ditë për t’u marrë me aktivitete krijuese. Nëse ju pëlqen arti, atëherë favorizoheni me shumë ide. Në një raport dashuror keni nevojë për më shumë aventurë, por jo deri në pikën e rrezikut.

HOROSKOPI I JAVËS 8-15 KORRIK 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë javë do ëndërroni vetëm harmoninë dhe do bëni te pamundurën për te qene ne te njëjtën linje me partnerin tuaj. Venusi do ju mbështesë dhe gjerat do jene me te lehta. Beqaret do realizojnë njohje te reja, por do jene shume përzgjedhës e te pavendosur për te marre ndonjë vendim. Ne planin financiar mundohuni te mos i tejkaloni limitet sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do jete goxha me e mire se me pare. Do bëni te pamundurën për ta larguar stresin dhe nervozizmin. Fundjava do jete edhe me e kënaqshme. Ne pune do keni përshtypjen sikur mundeni te arrini gjithçka dhe nuk do i trembeni asgjëje. Do ndërmerrni edhe iniciativa te reja. Dielli do ua mbroje jetën familjare.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave çdo gjë do shkoje për mrekulli për juve qe jeni ne një lidhje. Komunikimi gjithë kohës do jete i ngrohte dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime te statusit. Hëna do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju beje me te logjikshëm me shpenzimet. Mire do jete qe po patet mundësi t’i shlyeni disa borxhe. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes nga me pare. Mund te keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune do jeni me më shume fat se asnjëherë me pare dhe do arrini atje ku keni planifikuar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja. Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta këtë jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë me shume fat se asnjëherë me pare dhe çdo gjë do ju ndryshoje brenda pak orësh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë mire do jete te bëni kujdes nga temperaturat e larta. Ne pune do i keni te gjithë planetët ne krah kështu qe keni për te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e vështirë te ruani një komunikim te ngrohte.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do mundoheni te vendosni ekuilibrin dhe qetësinë ne jetën tuaj ne çift, por nëse partneri është autoritar do e keni paksa me te vështirë. Beqaret do kenë gjithë kohës njohje te reja, por takimi vendimtar do ndihe ditën e enjte. Duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ai do vije prej nga nuk e presin. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjerat qe do ju nevojiten me tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime se fundmi do ndihen me mire. Ne pune nuk do jeni te motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas te enjtes gjerat do fillojnë te ndryshojnë disi. Ne familje do i rregulloni te gjitha problemet.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Do jeni shume te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj jave dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihet sa me mire te jete e mundur. Ne disa dite mund te mendoni se bashku edhe te kaloni ndonjë aventure te çmendur. Beqaret do jene joshës dhe do tërheqin pas vetes persona te ndryshëm. Me shpejt nga sa ata mendonin, jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe situata do behet goxha delikate. Shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se here pas here mund te ndiheni disi nervoze. Ne pune do ju duhen sakrifica dhe mund për te arritur atje ku keni dëshiruar. Do lodheni pak, por ato qe do arrini do ju bëjnë krenare për veten. Ne familje çdo gjë do ece mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Jave e mbushur me sensualitet dhe emocione te forta do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shume i trishte. Ata duhet te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe për këtë duhet te falënderoni yjet. Marsi do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer fizike. Nuk do ndiheni as të lodhur si me pare. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni te gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bere ju shefa. Jeta familjare do kërkojë me shume përkushtim.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume joshës këtë jave ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Ai do ndihet krenar qe ju ka ne krah dhe mund t’iu beje edhe një premtime qe as nuk e kishit pritur. Beqaret gjithashtu do realizojnë disa takime premtuese dhe shume shpejt do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju ndihmoje dhe do ju beje me te arsyeshëm. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ushqehuni si duhet dhe merruni me pak sport, pasi ato do ju mbajnë ne forme. Ne pune mos kërkoni te dominoni gjate gjithë kohës, por kënaquni me arritjen e disa objektivave. Për familjen duhet te përkujdeseni me tepër.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Komunikimi ne çift do jete i shkëlqyer gjate kësaj jave. Kjo do ju ndihmoje t’i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret duhet te jene me te duruar sepse personi ideal nuk do shfaqet qe ne mëngjes. Financat me ne fund do i stabilizoni, kështu qe mund ta bëni ndonjë investim te vogël. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mekanizmat mbrojtëse do jene delikate. Mundohuni te konsumoni sa me shume proteina dhe vitamina si dhe te praktikoni not ose te ecni me tepër. Ne pune me ne fund do i vini ne praktike te gjitha planet qe keni bere. Keni për te pasur sukses te madh. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Fale mbështetjes se Uranit dhe Neptunit kjo jave do jete me e bukur dhe me harmonike. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe do kenë fat. Deri ne fund te javës ata kane për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse ne te kundërt mund te keni shume probleme. Mendoni pak me tepër edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer, prandaj nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune do jete periudhe konfuze dhe shpesh do gjendeni neper udhëkryqe. Me familjaret do keni një marrëdhënie harmonike dhe thuajse do mungojnë debatet.

HOROSKOPI E HËNË 8 KORRIK 2019

Të gjithë mund të jenë kritikë, por kjo nuk do të aplikohet domosdoshmërisht për ju sot. Aktualisht ndodheni në një fazë ku nuk duhet të gjykoni askënd. Pa marrë parasysh se çfarë sjelljeje hasni sot, asgjë nuk duhet t’ju shqetësojë. Përballuni me guxim me të panjohurën.

Ecni me kokën lart në këtë ditë, sepse ju do të keni të gjithë energjinë që ju nevojitet për të qëndruar i përqëndruar dhe në kontroll. Ju do të dini përgjigjet për pyetjet që as nuk janë parashtruar ende. Aktiviteti fizik është shumë i rekomanduar sot.

Tani për tani, nëse ndjeheni të mbërthyer në mes të baltës ose duke qëndruar në anën e gabuar të një pengese, hidhini një sy vetes tuaj. E vetmja gjë që qëndron në rrugën tuaj je ti. Fokusoni energjinë tuaj në zgjidhjen e një problemi.

Aspektet sensuale të jetës janë veçanërisht të pëlqyeshme për ju tani. Ajri i freskët, dielli i ndritshëm dhe tingujt e natyrës do të ushqejnë imagjinatën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini me idenë tuaj të ardhshme brilante. Ashtu si natyra, ju jeni në një fazë të letargjisë, duke pritur kohën për të çliruar veten.

Mos u shqetësoni për ndonjë ndërlikim të vogël sot, sepse nuk do të ndikojnë ditën tuaj. Përkundrazi, përqendroni të gjithë energjitë tuaja në planet tuaja për të ardhmen. Gjithashtu disa pushime luksoze do t’ju bënin shumë mirë.

Ju do të keni një kombinim të pandalueshëm të energjisë dhe depërtim që do t’ju përgatisë mirë për një ditë plot mundësi dhe aktivitete. Nëse shihni diçka që duhet ndrequr, vendoseni veten në detyrë! Ju keni një ide se si gjërat do të punojnë më mirë për të ardhmen.

Ekzistojnë disa fakte në lidhje me jetën tuaj që ju nuk po i pranoni, ndoshta për shkak se ata nuk i përshtaten planit specifik që keni pasur. Por këto fakte nuk do të ndryshojnë. Dhe derisa t’i pranoni ato dhe të vazhdoni, kurrë nuk do të arrini potencialin tuaj të plotë.

Sot, bëhuni gati të vëreni njerëz që nuk i keni parë më parë. Kjo do t’ju ndihmojë të shikoni karakteristika tek një person të cilat nuk e dinit se ekzistonin. Gjërat në jetën tuaj profesionale janë stabël.

Nëse jeni të mbërthyer në mesin e një beteje që nuk ju përket, duhet të tërhiqeni sa më parë. Kthejini mendimet dhe energjinë tuaj drejt veprimeve qetësuese të vetë-kënaqësisë! Një masazh do të ishte shumë i këshillueshëm.

Jeta nuk është një garë, por një përvojë. Nuk ka nevojë të nxitoni nga një aventurë në tjetrën, duke u përpjekur të mbushni ditët tuaja me veprim! Sot ndaloni motorët tuaj sepse, nëse nuk e bëni, ju mund të humbni diçka të mrekullueshme në jetën tuaj.

Të mësosh rreth temave të ndryshme është zakonisht kënaqësi për ju, por sot është një ditë për t’u përqendruar më shumë te një gjë e vetme. Aspekti profesional ka nevojë për më shumë angazhim nga ana juaj.

Dita e sotme parashikohet të jetë e qetë dhe pa ndonjë angazhim të madh. Një pushim buzë detit ose në mal do t’ju mbushte me energji për të nesërmen. Sa i përket dashurisë, parashikohet të ketë impulse të reja.

HOROSKOPI E DIEL 7 KORRIK 2019

Më në fund do të gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar. Rekomandohet që të shtyni planet për ndryshime në shtëpi, pasi është mjaft e nevojshme që këtë ditë t’ia kushtoni vetes. Mos u ndikoni nga kritikat e të tjerëve.

Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni nga frika. Duhet të kuptoni se frika është produkt i mendimeve tona dhe imagjinatës. Armiqtë e fshehtë do të jenë të etur për të përhapur thashethemet rreth jush. Shmangini ato dhe kushtojani këtë ditë familjes dhe partnerit/partneres suaj.

Gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit planifikuar sot. Do të keni kohë mjaftueshëm për veten tuaj këtë të diel. Rekomandohet të dilni për një shëtitje të gjatë buzë detit dhe ushqejeni trupin me oksigjen. Pas një kohe të gjatë, do të keni kohë aq sa dëshironi për të qëndruar pranë partnerit/partneres suaj.

Sot refuzoni të merrni pjesë tek planet në grup, pasi nuk do të bini në një marrëveshje me miqtë. Prioritet për ju duhet të jetë familja. Rekomandohet të takoni një të afërmin tuaj në moshë dhe ta ndihmoni për punët e shtëpisë apo për të kaluar pak kohë me të.

Merrni kohën e duhur për t’u relaksuar si fizikisht ashtu edhe psikologjiksht. Përfshihuni nëpër aktivitete të ndryshme. Eksperimentet në gatim apo në stilin e veshjes janë të mirëpritura. Kjo e diel nuk është e përshtatshme për të udhëtuar.

Mund të trishtoheni sot për shkak të refuzimit të partnerit/partneres suaj për të shkuar së bashku me pushime. Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë shumë kujdes për shëndetin, mbi të gjitha nëpër hapësirat e shumë populluara. Nuk do të keni shumë durim sot, kështu që bëni kujdes gjatë bisedave.

Emocionimi i tepërt dhe pasioni i zjarrtë mund të ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni t’iu përshtateni nevojave familjare. Partneri/partnerja juaj mund të ndihen të parëndësishëm krah jush sot, për shkak të axhendës suaj të ngarkuar.

Nuk rekomandohet të jepni këshilla gjatë ditës së sotme, pasi një prej miqve tuaj mund ta zbatojë atë dhe mund të mos i rezultojë ashtu sikurse priste. Nuk është ditë e përshtatshme për të bërë plane për të ardhmen. Romanca do t’ju udhëheqë zemrën. Bashkë me partnerin/partneren do të kujtoni kohët e vjetra.

Gjatë ditës së sotme do të eksperimentoni kënaqësinë e vërtetë dhe shumë pak zhgënjim. Arsyeja kryesore e kënaqësisë do të jetë vizita e një personi të rëndësishëm për ju. Ndërsa zhgënjimi mund t’ju vijë nga një prej miqve tuaj.

Do të jetë një e diel e mbushur plot humor. Shfrytëzojeni këtë ditë për t’u çliruar nga stresi. Ka gjasa të anuloni një prej planeve tuaja për shkak të një ndryshimi momentin e fundit. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni disa çaste për t’u mos harruar.

Sot do të jeni të gatshëm për tu argëtuar dhe nuk do të refuzoni asnjë nga ftesat për aktivitete të ndryshme. Mos bëni më shumë blerje seç mundeni, pasi do të pendoheni shumë shpejt. Ka gjasa të përjetoni diçka të pazakontë në marrëdhënien tuaj romantike.

Ekziston rreziku të humbisni mbështetjen e një prej miqve tuaj të afërt. Kështu që para se të veproni apo të bëni kërkesa të ndryshme, mendohuni nëse ia vlen vërtet ta bëni një gjë të tillë. Tregohuni më shumë i arsyeshëm dhe më pak emotiv.