VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E PREMTE 28 QERSHOR 2019

By | June 28, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MËRKURË 23 TETOR 2019

Suksesi në një fushë krijuese dhe njohja e mundshme nga publiku mund të jenë drejt rrugës suaj. Miqtë e afërt dhe partneri/partnerja do të jenë shumë të lumtur për ju. Madje, ka gjasa të organizoni edhe një event për arritjet tuaja, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni tejet të lumtur.

Një lajm i mirë për karrierën tuaj mund të sjellë telashe në shtëpi. Megjithatë, mos u dorëzoni dhe mendohuni gjatë rreth zgjedhjes suaj. Ndoshta mund të bëhet fjalë për një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë.

Sot do të ndodheni më së shumti mes miqve dhe të afërmve tuaj. Do të keni shumë për të treguar dhe do të fitoni maksimalisht vëmendjen e personave rreth jush. Ka gjasa të keni ndryshime në aspektin profesional.

Do të përballeni me disa probleme financiare gjatë ditës së sotme. Do të keni një sërë faturash për të paguar, të cilat janë mbledhur nga dita në ditë. Megjithatë, mos u shqetësoni teksa gjasat janë që do t’ia dilni mbanë më së miri.

Keni menduar të krijoni një karrierë si shkrimtarë apo mësues? Sot është dita e duhur për të filluar. Dikush nga larg mund t’ju telefonojë duke iu dhënë një lajm mjaft të rëndësishëm, i cili mund të ndikojë menjëherë në jetën tuaj.

Bëni kujdes me shëndetin, pasi ekziston mundësia të mos ndiheni në gjendjen e duhur. Aktiviteti fizik do t’ju ndikojë mjaft mirë, ndaj këshillohet të angazhoheni më shumë dhe të jeni më aktiv. Partneri/partnerja mund t’ju surprizojë me diçka të veçantë në mbrëmje.

Një grup në të cilin mund të jeni përfshirë mund të vlerësohet pozitivisht profesionalisht. Disa qëllime që keni kohë që i keni vendosur vetes mund të realizohen krejt papritur, dukej ua shpërblyer punën e lodhshme gjatë gjithë këtyre kohëve.

Aspektet tuaja aktuale janë shenja treguese të suksesit. Kjo mund të lidhet si me aspektin personal, ashtu edhe me atë profesional. Sa i përket kësaj të fundit, mund të bëhet fjalë për një projekt kreativ, për të cilin keni kohë që punoni.

Disa Shigjetarë mund të kenë shansin sot të njihen publikisht. Të menduarit tuaj në mënyrë të qartë mund të impresionojë të tjerët, çfarë do të sjellë përfitime për ju. Sa i përket aspektit financiar, bëni shumë kujdes me shpenzimet.

Një telefonatë lidhur me disa ndryshime pozitive në gjendjen tuaj financiare do t’ju bëjë të mendoni ndryshe për të ardhmen. Ndoshta mund të shqetësoheni paksa për mbarëvajtjen e këtyre ndryshimeve në tërësi, por gjasat janë që do ta përballoni shumë më thjesht seç e kishit menduar.

Dikush që mund të mos e njihni mirë do të përpiqet t’ju tërheqë vëmendjen dhe t’ju thotë diçka. Mblidhni të gjitha faktet para se merrni vendimin për t’u angazhuar në një çështje të caktuar. Kushtojini më shumë kohë familjarëve dhe mbi të gjitha fëmijëve tuaj.

Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja lidhur me një projekt të caktuar. Edhe nëse ideja juaj nuk do të jetë e duhura, e rëndësishme është që tentuat. Ekziston mundësia të debatoni me një prej kolegëve tuaj, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe mos e teproni me kritika, në mënyrë që të shmangni situata të pakëndshme.

HOROSKOPI E MARTË 22 TETOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje mund të kalojnë një ditë tepër argëtuese, për shkak të situatave të ndryshme që mund t’ju shfaqen. Do të ndiheni plot energji, por mos harroni që ndoshta njerëzit pranë jush mund të mos ndihen në të njëjtën formë.

Ndoshta mund të mos ndiheni shumë mirë nga ambienti që ju rrethon, por kjo nuk do të thotë që të ndikoheni. Nuk është koha që të hapni rrugën dhe t’i lejoni të tjerët të drejtojnë. Nëse shihni diçka që nuk ju pëlqen, mos hezitoni ta shprehni atë.

Ekziston mundësia që të mësoni një të vërtetë mjaft të rëndësishme sot. Nëse do të përpiqeni të shkoni kundër rrymës, do ta keni të vështirë të arrini qëllimet tuaja. Partneri/partnerja juaj do t’ju japë mbështetje për çdo iniciativë që do të ndërmerrni.

Do të ndjeni konkurrencë nga një prej kolegëve tuaj teksa luftoni për dominancë në një situatë të caktuar. Kjo “luftë” nuk do të përfundojë derisa ju të dilni fitues. Mbroni territorin tuaj nëse ndjeni se dikush po përpiqet ta cenojë atë.

Mos hezitoni të përfshiheni në një projekt tepër të rëndësishëm për karrierën tuaj. Do të keni fat dhe do të jetë dita e duhur për ta bërë këtë. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme do të ndiheni tepër të lumtur pranë partnerit/partneres suaj, një ndjesi që duhet t’ia shprehni edhe atij/asaj.

Të lindurit e kësaj shenje do të dinë mjaft mirë sesi të kontrollojnë veprimet gjatë ditës së sotme. Kjo do të sjellë rezultate në favorin tuaj, duke ndikuar kështu edhe në mbarëvajtjen e ditëve të tjera. Rekomandohet të mos i fshihni asgjë partnerit/partneres suaj, pasi mund të provokoni një situatë tepër të pakëndshme.

Do të ndiheni të frymëzuar gjatë ditës së sotme, por rekomandohet që këtë ndjesi të mos e mbani vetëm për vete, por ta ndani edhe me të tjerët. Kjo mund të rrisë edhe besimin e të tjerëve ndaj jush. Rekomandohet të kaloni një mbrëmje nën praninë e familjarëve dhe të afërmve tuaj.

Do të ndiheni plot energji këtë të martë. Do të jetë dita e duhur për të përfunduar detyra të lëna përgjysmë. Partneri/partnerja juaj do të ketë shumë nevojë për ndihmën tuaj sot, ndaj qëndrojini pranë.

Rekomandohet të bëni diçka ndryshe sot për të dalë nga rutina e përditshme. Mund të ftoni miq në shtëpi dhe të gatuani për ta. Ekziston mundësia që të kaloni një mbrëmje fantastike, e cila do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Një hap që mund të ndërmerrni sot, do t’ju udhëzojë për drejtimin e mëtejshëm që duhet të ndërmerrni. Mendoni thellë para se të vendosni, për të evituar çdo situatë të pakëndshme që mund të vij si rezultat i një zgjedhjeje të gabuar. Kundërshtarët përpiquni t’i trajtoni si mbështetësit tuaj.

Do të ndiheni nën presion nga kërkesa që mund t’ju bëjë dikush gjatë kësaj të marte. Mos u ndjeni të detyruar që t’i jepni një përgjigje me çdo kusht. Fillimisht mendoni nëse preken interesat tuaja dhe më pas veproni.

Ekziston mundësia të keni një tendencë për t’i ekzagjeruar gjërat sot. Madje në disa raste mund të dilni edhe krejtësisht nga e vërteta. Bëni gjithçka mundeni për shmangur këtë, pasi kjo mund të kthehet në disfavorin tuaj.

HOROSKOPI I JAVËS 21-27 TETOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jave fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do arrijnë ta joshin personin qe pëlqejnë. Nga e enjtja për ta do filloje një etape e re. Merkuri do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe situata do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Po t’i kishit marre me pare këto masa gjendja do ishte shume me ndryshe. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas do filloje te ketë probleme te vogla. Këshillohuni me mjeket specialiste sa me pare. Ne pune do keni vështirësi dhe pengesa te shumta. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si me pare dhe do brengoseni. Familja e qete.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire këtë jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjeri nuk do hape rruge. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te fryje ndonjë stuhi e fuqishme. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar dhe do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe mos kryeni shpenzime te panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten. Jeta profesionale do ketë shume ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos shpërqendroheni dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Jeta profesionale do jete e ndërlikuar tej mase.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj jave. Nuk do i nënshtroheni rutinës, por do mundoheni qe ta bëni te veçante çdo moment. Partneri do jete dakord për gjithçka. Beqaret do kenë takimin qe kane ëndërruar prej shume kohesh dhe jeta do ju marre drejtimin e shumëpritur. Ne pune duhet te jeni te matur sepse ne te kundërt situata mund te përkeqësohet edhe me tepër. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përkundrazi do jeni edhe me ne forme se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do jete me te qete. Ne pune ka mundësi qe gjithçka t’iu ece sipas planeve. Shume shpejt do i arrini edhe objektivat. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj jave dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere me herët dhe do kërkoni falje. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura kalimtare qe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Buxhetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje sepse po filluan problemet zor se do e stabilizoni shpejt situatën. Jupiteri dhe Plutoni nuk do e favorizojnë shëndetin. Do ndiheni pa fuqi dhe mund te keni edhe çrregullime tensioni. Ne pune do filloni disa projekte gjigande te cilat pas disa kohesh do sjellin përfitime te mëdha si financiare ashtu edhe profesionale. Me familjaret do jeni te kuptueshëm dhe tolerante.

Luani23. korrik – 22. gusht

Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo do jete ajo qe do i pëlqejë me tepër atij qe jeni ne krah. Nuk do debatoni për asgjë, përkundrazi mund te merrni vendime te rëndësishme. Për beqaret me ne fund mund te shfaqet princi i kaltër dhe jeta do marre drejtimin e ëndërruar. Buxheti nuk do jete delikat, por nëse e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve gjendja do përmirësohet edhe me shume. Shëndeti do jete me i mire. Do shëroheni plotësisht dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni paksa konfuze ditët e para, por nga e mërkura do kthjelloheni dhe do hidhni hapat e duhura. Me familjaret gjerat nuk do ecin shume mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Mos shpenzoni energji kot dhe mos e teproni me aktivitetin fizik. Ne pune me pak me shume besim tek vetja dhe me pak përpjekje do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe pa probleme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Kjo jave ka për te qene një periudhe e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Do gjeni harmoninë ne krahët e partnerit tuaj dhe do e kuptoni edhe vete qe po ju llastojnë se tepërmi. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te munden vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Venusi do përkujdeset për ta. Financat do arrini t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do ju përmirësohet me shpejt nga sa mendonit. Beni disa investime pa humbur kohe sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me tretjen dhe probleme dermatologjike. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar dhe nuk do përqendroheni dot. Familja e qete.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, këtë jave gjerat do fillojnë te normalizohen. Do jeni me tolerante dhe gati për te bere gjithçka qe do ju sugjeroje partneri. Beqaret nuk duhet te afrohen me çdo person qe do i joshe sepse disa nuk kane ashtu si duken. Preferoni te njiheni mire para se te hidhni hapa. Ne planin financiar mos ndërmerri rreziqe pa verifikuar pasojat qe mund te vijnë sepse do pendoheni. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes edhe me aksidentet qe mund te ndodhin ne pune. Jeta profesionale do jete e kënaqshme dhe do i realizoni te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje do mbizotërojë qetësia dhe harmonia.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju rrjedhe sipas planeve. Do i jepni fund njëherë e mire rutinës dhe do mundoheni te gjeni çdo arsye për te qene te lumtur. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nga ana tjetër do kenë frike edhe te hedhin hapa. Gjendja e financave do ndryshoje për mire ne mënyrë te papritur. Do jeni te qete kur te shpenzoni dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me qetësuesit dhe me pijet energjike. Ne pune nuk do lindin aspak probleme dhe vështirësi, kështu qe do i vazhdoni me qetësi projektet e nisura. Jeta familjare nuk do jete shume e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave nuk do jeni aspak te kujdesshëm me partnerin dhe kjo mund te sjelle disa probleme me te. Mos këmbëngulni gjithmonë te dale e juaja sepse do jete një gabim me pasoja. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë takime fantastike dhe jeta do ju ece ne drejtimin e duhur. Ne planin financiar mund te keni edhe disa tronditje sepse Plutoni do ju nxite te kryeni shpenzime te konsiderueshme pa i bere me pare llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar. Edhe ata qe vuajnë nga reumatizma apo dhimbja e shpinës do qetësohen. Ne pune duhet te jeni me serioze dhe largpamës qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ju dalin disa probleme te vogla qe do duan durim për t’u zgjidhur.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te mërziteni tej mase me atë qe keni ne krah dhe mund t’i thoni gjera te pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë qe kishit ndërtuar deri me sot. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen mire dhe jo vetëm. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme dhe here pas here do ju duhet te bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do jeni modeste edhe pse ne fakt arritjet do jene goxha te mëdha. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne çdo moment.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Pranë partnerit do kaloni momente te paharruara sot ju te dashuruarit. Përveçse do dashuroheni pa dorashka do jeni edhe këshillues dhe mbështetës te mire te njeri-tjetrit. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do pranojnë te dalin me dike pa u siguruar mire qe ai mund te jete person interesant. Saturni do pozicionohet keq tek financat dhe gjendja do përkeqësohet. Nuk do mendoheni aspak para se te kryeni shpenzimet dhe ky do jete një gabim i rende. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni dhimbje muskujsh dhe shqetësime nga stomaku. Ne pune do keni vështirësi, por me durim dhe këmbëngulje do ja dilni. Jeta familjare do jete e mire.

HOROSKOPI E HËNË 21 TETOR 2019

T’i bëni gjërat me forcë nuk do t’ju bëjë që të realizoni qëllimet tuaja. Ju nuk mund t’i shtyni njerëzit të jenë atje ku dëshironi që ata të jenë, sepse ata duhet të arrijnë vetë atje. Përpiquni ta jepni ndihmën tuaj atje ku vërtet nevojitet.

Ju dhe një mik po afroheni më afër dhe duket se secili prej jush është tifozi më i madh i tjetrit! Por kjo shoqëri admirimi e ndërsjellë që ju filluat do të jetë e tepërt për disa të tjerë, prandaj kini kujdes që të dy mos dërgoni mesazhe të gabuara.

Sot duhet të kuptoni ndryshimin midis një beteje nga e cila mund të fitoni, dhe një luftë nga e cila thjesht duhet të largoheni. Ju keni harxhuar shumë energji dhe durim në një seri pengesash që thjesht nuk do largohen. Ky nuk është një dështim, por vendim i mençur strategjik.

Ide të çuditshme do të vijnë sot në kokën tuaj majtas dhe djathtas dhe sa më të çmendura të jenë, aq më mirë! Nëse jeni duke punuar për të ndërtuar një romancë, duke ndërtuar një rrjet karriere, ose thjesht duke trajtuar një projekt sfidues, mund ta arrini qëllimin tuaj shumë shpejt.

Partneri juaj mendon se ai ose ajo di më së miri për një projekt të caktuar sot, por ju e dini më mirë ose të paktën ju mendoni se e dini. Gjërat janë paksa të tensionuara tani, dhe ndoshta duhet të bëni lojë të sigurt. Kjo gjë vlen edhe në aspektin romantik.

Sot, ndjenjat do t’ju pengojnë në rrugën tuaj duke ju larguar nga realizimi i asaj që duhet të bëni. Pra, nëse jeni duke punuar për të arritur afatet tani, ju duhet ta zhvendosni fokusin tuaj larg ideve emocionale dhe drejt të menduarit analitik.

Jeta juaj ka qenë e qetë kohët e fundit, por rezulton se nuk është saktësisht ajo që keni dashur, në fund të fundit! Disa nga të lindurit në shenjën tuaj kërkojnë disa aventura, madje edhe dramë në të cilën mund të zhyten plotësisht.

Mos lejoni që arroganca e dikujt tjetër të futet nën lëkurën tuaj sot, sepse nuk do t’ju ndihmojë për asgjë. Ju do të zhgënjeheni, por ata do të mbeten të lumtur, të paditur dhe bezdisës. Në vend që të reagoni negativisht, përdorni sensin tuaj të humorit.

Jeni një perfeksionist i pandreqshëm! Ju mund të identifikoheni duke qenë të pakënaqur në veten tuaj, por kjo nuk ju ndihmon ta kaloni ditën pa stres. Sot mund të jetë një ditë e mirë si në profesion ashtu edhe në dashuri.

A po ndiheni shumë të kufizuar nga një marrëdhënie? A mendoni se po mbyteni nga ky person? Para se të ndiqni dëshirën e brendshme për të ikur prej tyre, ndaloni! Ju duhet të mendoni plotësisht të gjitha opsionet përpara se të veproni sot.

Si mund të largoheni nga gabimet e së kaluarës kur nuk doni që t’i harroni ato? Ju jeni një person i mrekullueshëm, por jo i përsosur, sepse askush nuk është i tillë. Kështu që jepini vetes një përqafim emocional sot dhe shikoni përpara.

Energjia juaj do të lulëzojë më së miri në një mjedis më të qetë, ku ju jeni vetëm ose shoqëroheni vetëm nga një ose dy persona të tjerë, mundësia për të realizuar planet tuaja është më e madhe. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të nisur një investim.

HOROSKOPI E DIEL 20 TETOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen në humor të mirë thuaj gjatë gjithë ditës. Do të keni një ditë të mbushur plot aktivitete. Bëni plan që sot të organizoni një mbrëmje me miq. Do të argëtoheni dhe do të qeshni pafund.

Meditimi do të ishte çelësi i një dite të qetë për këtë të diel. Do të përpiqeni të largoni mendjen nga problemet me të cilat mund të jeni përballur gjatë kësaj jave. Shëtitja në natyrë do të ishte gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë, por sigurisht nën shoqëri të mirë.

Krijimtaria juaj është në kulmet e saj, edhe pse mund të mos e keni vënë re për shkak të punës apo gjërave të përditshme që ju zënë shumë kohë. Ka gjasa të gjeni frymëzimin e duhur për të pikturuar apo shkruar dhe të lini mënjanë atë që jeni duke bërë. Shpenzoni më tepër kohë me veten, pasi do të jeni shumë të kënaqur nga rezultati.

Bëni kujdes ditën e sotme dhe mos u përqendroni në detaje të parëndësishme. Ndryshoni mënyrën e të menduarit, sepse nuk po ju lejon të ecni përpara. Nëse keni ndërmend të kritikoni dikë, nuk është dita e duhur.

Sot do të ndiheni sikur jeni mbi re. Pas gjithë lodhjes që keni pasur në punë, duket sikur mendjes tuaj do t’i duhen disa ditë pushim. Mundohuni të relaksoheni dhe të argëtoheni, edhe pse nuk do jeni në humor shumë të mirë.

Sot ka gjasa të komunikoni me dikë, me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të ndjeni shumë nostalgji për kohët e mëparshme kur ishit më të qetë dhe miqtë tuaj ishin pranë jush. Sa i përket marrëdhënies në çift, do të jetë një ditë e qetë dhe do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Mundohuni të tregoheni më të durueshëm dhe të dashur me të afërmit tuaj sot. Nëse jeni prindër, ka gjasa që fëmijët tuaj të kenë nevojë për më shumë vëmendje dhe siguri të veçantë, që vetëm ju mund t’ua ofroni. Mundohuni ta ktheni këtë në përparësi ndaj çështjeve të tjera.

Intuita juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni mirë shpresat dhe ëndrrat e të tjerëve. Sidoqoftë, kjo mund të jetë pak e ndërlikuar në një situatë sociale. Mos u ndalni shumë te mendimet e të tjerëve. Në vend të kësaj, mendoni se si të jeni më të lumtur.

Ju e dini mirë se mund të mbështeteni te të gjithë miqtë tuaj në rast nevoje. Kjo nuk është koha që të ndiheni në siklet apo të ngurroni të kërkoni ndihmë. Mos e mendoni veten si një barrë për të tjerët.

Dita e sotme do të jetë një ditë për të mos u humbur. Nëse dikush ju ka lënduar ose zhgënjyer, bëni mirë ta falni dhe të ecni përpara, pasi nëse do të mbani mëri, nuk do të jetë aspak në favorin tuaj. Partneri/partnerja do t’ju kërkojë vëmendje maksimale.

Nëse po përgatiteni të merrni një vendim të rëndësishëm në jetën personale, përpiquni ta shtyni atë për një moment tjetër. Nëse doni të jeni të sigurt që të merrni atë që dëshironi, duhet të prisni edhe pak. Mendoni me qetësi dhe mos u tregoni pesimist.

Ngjarjet e kësaj dite mund të krijojnë shumë pasiguri në të ardhmen tuaj të afërt, por mos e prishni qetësinë. Mos jini tepër konservator në të menduar dhe respektoni njerëzit që bëjnë zgjedhje që janë shumë të ndryshme tuajat.

HOROSKOPI E SHTUNË 19 TETOR 2019

Nevoja për të pasur sukses në karrierë mund të kërkojë një ndarje të përkohshme nga partneri, Aries. Sigurohuni që miku juaj të ketë informacion se çfarë po ndodh në mënyrë që të shmangni pasojat.

Disa plane për udhëtime mund të duhet të anulohen për shkak të disa zhvillimeve të papritura. Do të shqetësoheni për pasojat, por mos e humbni energjinë tuaj. Ajo do të zhvillohet në një ditë tjetër më optimale.

Sot do të ndiheni i vetmuar dhe i mbingarkuar. Kjo do të theksojë nevojën për të pasur pranë vetes partnerin tuaj. Por përgjegjësitë në punë nuk do t’jua lejojnë që ta përmbushni këtë dëshirë.

Sot do të përballeni me disa shqetësime familjare. Ju dhe anëtarët e tjerë të familjes suaj të hasni në ndonjë provokim. Mos u shqetësoni. Në fund të ditës të gjithë do t’i shohin ngjarjet në një perspektivë pozitive.

Sot keni nevojë vetëm për qetësi dhe aspak për praninë e miqve apo telefonatave të pafund. Sigurohuni që të gjithë ta dinë se çfarë prisni në mënyrë që edhe të mos ju bezdisin. Përpiquni të menaxhoni kohën tuaj.

Një vonesë e përkohshme në marrjen e disa fondeve të pritshme mund t’ju detyrojë të shtyni një blerje shumë të nevojshme, Mos e humbisni qetësinë për këtë. Vonesa mund të ndodhë për mirë në këtë rast.

Jeni veçanërisht të ndjeshëm sot dhe aspak tolerues ndaj kritikave. Përpiquni të mbanin nën kontroll ndjenjat dhe gjithashtu gjuhën. Çdo problem i sotëm për të lindurit në shenjën tuaj është kalimtar.

Nëse keni kaluar ndonjë problem shëndetësor kohët e fundit është e këshillueshme që ta mbani atë nën kontroll. Disa vizita mjekësore do të jenë të mira për të sjelle edhe qetësi në mendjen tuaj.

Pavarësisht nga disa hapa të mëdhenj që keni hedhur gjatë disa muajve të fundit, një rënie mund t’ju karakterizojë nëse nisni të dyshoni te aftësitë tuaja. Një bllokim i përkohshëm ka ndodhur, por duhet ta kaloni sa më parë atë.

Po prisni të dëgjoni disa lajme të mira. Çështjet e rëndësishme të karrierës mund të përfshihen në këto lajme. A duhet patjetër që të uleni dhe të prisni? Ndoshta një telefonatë nga ana juaj është e këshillueshme.

Kjo nuk është një ditë e mirë për të udhëtuar. Nëse e keni të detyrueshme, atëherë përdorni rrugët tokësore duke shmangur fluturimet pasi mund të hasni ne disa vonesa që do t’ju krijonin shumë stres.

Një mik apo koleg i përfshirë në një sipërmarrje mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Përpiquni të bëni më të mirën për ta ndihmuar. Do të ndiheni mjaft mirë për kontributin tuaj që keni dhënë.

HOROSKOPI E PREMTE 18 TETOR 2019

Influencat e huaja ndoshta do të kenë një ndikim shumë pozitiv në jetën tuaj tani, prandaj është një kohë e mrekullueshme për të eksploruar një kulturë që është e re ose e pazakontë për ju. Njohja me zakonet e reja do t’ju frymëzojë që të dilni përtej zonës tuaj të rehatisë.

Qëllimet nuk janë gjithmonë të synuara të përmbushen. Ndonjëherë, thjesht t’i ngjiteni një mali dhe të bëni maksimumin. Mos e torturoni veten nëse nuk e merrni një punë të cilën e synoni. Provoni sërish.

Sot, ndarja e shpresave dhe dëshirave tuaja me miqtë nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni në siklet, përkundrazi duhet t’ju bëjë të ndiheni krenarë! Sigurisht, ju keni disa synime të mëdha për të arritur, por për disa njerëz, thjesht synimi i lartë është mjaft mbresëlënës.

Njerëzit kanë kujtime shumë të gjata, kështu që kur takoni një person të ri dhe interesant sot, sigurohuni që do të jeni një kujtim i mirë për ta. Vendosni në veprim hijeshinë tuaj dhe mos harroni të dëgjoni, dëgjoni, dëgjoni! Ata do t’ju admirojnë gjithnjë e më shumë për këtë.

Koha që kaloni duke mësuar diçka të re nuk është kurrë e harxhuar! Prandaj, në vend që të delegoni diçka që nuk dini si ta bëni te dikush tjetër, kërkoni që ata t’ju mësojnë se si ta bëni atë! Do të ndiheni të fuqizuar. Arsimi ju sjell pavarësi në çdo aspekt.

Një blerje e madhe e kohëve të fundit mund t’ju bëjë të ndiheni sikur keni paguar më shumë sesa duhet, por kjo është vetëm frika juaj. Është normale të pendoheni për një blerje, por keni bërë atë që menduat se ishte e drejtë, dhe nuk ka kthim prapa.

Përkundër asaj që miqtë mund t’ju thonë, nuk është egoiste të dëshironi të jeni vetvetja, madje është e shëndetshme. Tani për tani ju jeni në një humor introspektiv, por askush tjetër në jetën tuaj nuk po ndihet në të njëjtën mënyrë.

Nëse jeni përfshirë në një betejë sot, mos harroni se nuk ka asgjë të keqe të tërhiqeni! Vetë-ruajtja është nganjëherë më e rëndësishme se imazhi juaj, kështu që mos mendoni se çfarë mund të mendojnë njerëzit. Nëse ndiheni të sulmuar dhe shanset janë që të mos fitoni, atëherë hiqni dorë dhe provoni më vonë.

Është e admirueshme që ju dëshironi të bëni shumë gjëra sot, por a e dini se mund edhe të argëtoheni ndërsa jeni duke qenë kaq produktivë? Vazhdoni të buzëqeshni dhe mbani një qëndrim të lehtë. Punët nuk përfundojnë kurrë ndaj duhet t’i merrni gjërat me qetësi.

Kushdo që ju ka thënë se kundërshtarët tërheqin ju gënjen. Tani për tani, ju duhet të jeni rreth njerëzve që mendojnë si ju, që veprojnë si ju dhe të keni të njëjtat qëndrime. Largohuni nga njerëzit që sjellin negativitet në jetën tuaj.

Mos hiqni dorë nga planet tuaja vetëm për t’i bërë qejfin dikujt. Përkundrazi, vazhdoni më fort edhe nëse rrezikoni miqësinë. Njerëzit duhet t’ju pranojnë ashtu si jeni me të mirat dhe të këqijat tuaja.

Ekzistojnë enigma të shumta përreth jush tani, por nuk është përgjegjësia juaj për t’i kuptuar të gjitha – të paktën jo sot. Këto janë rrëmujat që kanë bërë njerëz të tjerë, që do të thotë se ata nuk janë problemet tuaja për t’i zgjidhur. Përkundrazi, përqendroni energjinë tuaj në realizimin e projekteve tuaja.

HOROSKOPI E ENJTE 17 TETOR 2019

Marsi do jetë planeti më i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Ai do iu nxitë të tregoheni më tolerantë me partnerin/en dhe t’i pranoni edhe gabimet që do bëni. Në aspektin ekonomik mos bëni sakrifica të mëdha.

Ditë harmonike dhe e mbushur me gëzim kjo për të gjithë të dashuruarit. Askush nuk do të arrijë ta prishë atmosferën e ngrohtë. Financat nuk do kenë asnjë problem. Situata do jetë përgjithësisht e qëndrueshme.

Gjatë kësaj dite mund të përballeni me ndonjë vështirësi në jetën tuaj sentimentale. Personat të cilët nuk janë në një lidhje sentimentale mund të realizojnë takime që nuk do të kenë perspektivë. Financat do kërkojnë më tepër mature nga ana juaj.

Në aspektin ekonomik do t’ju duhet të mendoni disa herë para se të ndërmerrni ndonjë investim. Edhe në aspektin sentimental, nuk duhet të ndërmerrni vendime të mëdha. Beqarët mund të takojnë persona interesantë.

Bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite, sepse atmosfera në çift mund të ndërlikohet së tepërmi. Tregohuni më tolerantë dhe të kuptueshëm. Sa i përket çështjes së parave, lajme të mira duken në horizont.

Do t’ju duhet të bëni ndonjë ndryshim në aspektin e pamjes fizike për të tërhequr vëmendjen e dikujt. Ditë e mirë për të sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet me partnerin/en gjatë kësaj dite.

Aspekti financiar nuk është shumë i kënaqshëm sot. Kjo ju paralajmëron për të qenë më i kujdesshëm me disa shpenzime, të cilat mund t’i shtyni për më vonë. Në çështjet sentimentale, shmangni aventurat.

Do t’ju duhet të realizoni disa biseda serioze për të vënë pikat mbi ‘I’ në një sërë çështjesh. Përpiquni të jeni i qartë dhe i artikuluar. Në aspektin profesional, suksesi nuk do të mungojë falë përpjekjeve të mëdha nga ana juaj.

Bëni kujdes me lojërat e fatit. Sot shansi nuk do t’ju ndihmojë në këtë fushë. Në aspektin profesional, gjasat janë që të ketë disa zhvillime interesante. Përpiquni të tejkaloni disa mosmarrëveshje me një koleg.

Nëse jeni duke kaluar nëpër disa momente trishtimi, përpiquni të kaloni disa momente pozitive me disa persona te të cilët besoni. Nga ana financiare do të keni disa ndryshime madhore.

Mundohuni të shmangni keqkuptimet duke u thelluar në komunikim. Mos i lini gjërat të pasqaruara. Edhe në çështjet sentimentale mundohuni të jeni më i drejtpërdrejtë, por njëkohësisht i mirëkuptueshëm.

Parashikohet të kaloni më shumë kohë me partnerin. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja. Në aspektin financiar, inkurajoheni për të bërë investime, të cilat mund të jenë fitimprurëse në planin afatgjatë.

HOROSKOPI E MËRKURË 16 TETOR 2019

Nëse ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni ndjerë shumë të lumtur gjatë këtyre ditëve, sot ju do të keni argëtim të çmendur. Ekziston mundësia që të kaloni momente të bukura duke bërë blerje.

Kjo do të jetë një ditë mjaft intensive. Qëndroni të përqendruar tek ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për ju dhe mos lejoni veten të kapeni pas gjërave të vogla. Një lidhje dashurie mund të lindë sot.

Sot është e rëndësishme që të ndërmerrni vendimet tuaja dhe t’i mbroni ato. Ju e dini se çfarë është më e mira për veten tuaj dhe të gjithë do të përfitojnë kur veproni sipas bindjeve tuaja. Nuk është koha për të qenë të dëshpëruar.

Ju jeni një ëndërrimtar. Të gjithë ju duan për këtë, por sot aspektet planetare kërkojnë praktikë. Ka çështje personale për të zgjidhur, dhe nuk ka asnjë të mirë që ta mbani kokën në re. Kjo është një kohë për t’u përqendruar tek dashuria.

Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj. A i keni dhënë kohë vetes për të menduar mbi gjithë këto zhvillime? Është e mundshme që të ketë ndryshime të mëdha në punë. Qëndroni të përqendruar, në vend që të shqetësoheni për ngjarjet mbi të cilat nuk keni kontroll.

Keni bërë progres gjatë këtyre javëve të fundit, veçanërisht për ato fusha të cilat ju kanë shqetësuar. Eshtë një person rreth jush, misioni i të cilit duket të jetë që t’ju bëjë të shpërtheni nga nervat. Mos bini në këtë kurth.

Familja dhe miqtë mund të duken të ngadaltë ndaj një kërkese qe keni pasur ndaj tyre. Mos u shqetësoni, sepse çdo gjë kërkon kohën e vet. Energjia planetare ju favorizon në fushën e biznesit.

Kjo nuk është koha më e gëzuar, sepse çështjet e rëndësishme ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Është veçanërisht e rëndësishme që ju të bëni një përpjekje tjetër duke mos hequr dorë lehtë.

Mos u përpiqni që t’i bëni gjërat me detyrim. Konfigurimet planetare të sotme do të detyrojnë që më në fund të filloni të transformoni ëndrrat tuaja në realitet. Keni planifikuar për një kohë të gjatë pa bërë progres shumë konkret. E gjithë kjo është gati të ndryshojë.

Ju jeni tepër produktiv, me aftësi të fortë biznesi. Sidoqoftë, kohët e fundit mund të jeni ndier të pakënaqur me atë se ku ndodheni në jetë. Ndërsa shikoni përreth, mund t’ju ketë lindur dëshira që të keni më shumë pasuri. Mos e ndiqni këtë linjë mendimi.

Keni një mendje të mprehtë analitike që ju ka shërbyer mirë në biznes. Mjerisht kjo karakteristikë nuk ju shërben gjithmonë në jetën tuaj personale. Merrni pak më shumë kohë për të reflektuar mbi ngjarjet e javëve të fundit.

Ky është fillimi i një periudhe emocionuese në jetën tuaj të dashurisë. Të dy jeni gati për diçka të madhe. Ndiqni instinktet tuaja, sepse ata do t’ju udhëheqin aty ku duhet të shkoni. Edhe financat duken në rrugën e duhur.

HOROSKOPI E MARTË 15 TETOR 2019

Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore, si dhe fizike. Situata financiare do të jetë e rrezikshme, prandaj të gjitha investimet duhet të bëhen me kujdes të madh. Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj.

Emocionet e forta dhe shpërthyese mund t’ju dëmtojnë. Kontrolloni emocionet për të shmangur këtë. Do të keni një dëshirë të theksuar për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por tregohuni më të matur në këtë drejtim.

Forca juaj e brendshme do t’ju mbështesë për ta bërë ditën e mrekullueshme në punë. Duhet të kujdeseni më tepër nëse jeni duke planifikuar një udhëtim sot. Ndërhyrja e të tjerëve do t’ju sjellë shqetësime në jetën martesore.

Një punë e rëndësishme do të ndalet për shkak të pozicionit të zymtë financiar. Mosmarrëveshjet me fëmijët tuaj do të ishin zhgënjyese, ndaj shmangini ato. Planet për të takuar një mik pas një kohe të gjatë mund të rezultojnë një zhgënjim.

Inkurajoni mendjen veten që të jeni të hapur ndaj emocioneve pozitive sikurse dashuria. Pasi këto emocione të marrin komandën e plotë, mendja automatikisht përgjigjet pozitivisht në çdo situatë. Një marrëdhënie e re do të jetë e gjatë dhe shumë e dobishme për të lindurit në shenjën tuaj.

Dikush me të cilin jetoni do të mërzitet nëse keni shpërfillur detyrat tuaja shtëpiake. Një udhëtim do të nxisë lidhjen romantike. Gjithçka duket në favor tuaj sot në punë. Nëse udhëtoni, sigurohuni që të mos harroni të gjitha dokumentet e rëndësishme.

Mbani nën kontroll peshën duke mos e teproni me ushqimet. Sot mund të merrni komplimente në punë. Ditë e shkëlqyer për funksionet sociale dhe marrëdhënie e mirë me miqtë.

Stili i jetesës tuaj ekstravagante mund të shkaktojë tensione në familje, por do të jeni në sinkronizim me ‘rrahjet e zemrës’ së partnerit tuaj. Partnerët e biznesit janë përkrahës ndaj jush. Martesa është një bekim dhe sot ju do ta përjetoni atë.

Përmirësimi i shëndetit duhet të jetë një çështje dite. Një romancë është në rrugën tuaj, ndërsa një miqësi mund të bëhet më e fortë. Dikush mund t’ju bezdise në punë, prandaj bëhuni gati të reagoni me qetësi.

Jini optimistë dhe shikoni anën e ndritshme. Pritshëritë tuaja të sigurta hapin derën për realizimin e shpresave dhe dëshirave. Sot humbjet financiare duken të mundshme, nëse besoni fjalët e të tjerëve.

Bë kujdes me shëndetin, pasi rezistenca juaj do të jetë e dobët. Udhëtimet për disa do të jenë stresuese, por financiarisht janë të mira. Aftësia juaj për të vepruar me shpejtësi ndaj problemeve do t’ju sjellë mirënjohje.

Sjellja juaj e vrazhdë do të shkaktojë zhgënjim te të tjerët. Është koha për t’u treguar më i sjellshëm, veçanërisht me njerëz që ju kanë ndihmuar. Rritja e papritur e shpenzimeve do t’ju shkaktojë shumë stres.

HOROSKOPI I JAVËS 14-20 TETOR 2019

Dashi21. mars – 20. prill

Rutina do jete armiku me i madh i jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave. Mundohuni qe ta kaloni atë qe ditët e para ne mënyrë qe me pas te merrni fryme lirisht dhe te ndiheni te lumtur pranë partnerit. Beqaret ka mundësi te realizojnë nga mesi i javës një takim misterioz ne një vend te çuditshëm. Për ta ka për te filluar një periudhe romaneske. Buxhetin me pak përkujdes mundet edhe ta përmirësoni. Shmangni vetëm shpenzimet për gjera qejfi. Shëndeti do mbetet i mire gjate gjithë kohës, pasi ne çdo moment do përkujdeseni për gjithçka. Ne pune duhet te tregoheni me diplomate dhe te kujdesshëm. Kolegeve mos ju besoni shume. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Demi21. prill – 21. maj

Venusi do ketë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do dashuroheni me pasion me partnerin dhe emocionet kane për te qene te forta. Beqaret do takojnë një person për te cilin menjëherë do ju rrahe zemra fort. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Ne planin financiar do ju mungoje tërësisht realizmi dhe ka rrezik te hidhni hapa te gabuara. Ne rastin me te keq kërkoni ndihme nga specialistet. Shëndeti do jete goxha delikat ditët e para, por me shume përkujdes dhe vëmendje nga ana juaj gjendja do përmirësohet. Ne planin financiar do keni sukses te garantuar edhe pa u sforcuar shume. Familjes duhet t’i përkushtoheni akoma me tepër.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave duhet ta lini veten sa me te lire ju te dashuruarit pasi çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Planetët do jene ata qe do përkujdesen edhe për detajet me te vogla. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë lidhje me te parin qe do i joshe, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur me mire. Gjendja financiare do jete e renduar për shkak te borxheve te shumta qe keni marre kohet e fundit. Kërkoni ndihme nga te afërmit derisa te stabilizohet disi situata. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak sepse nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do ecni me llogari dhe nuk do ju dalin aspak te papritura. Ne familje duhet te jeni me prezente.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Këtë jave nuk do bazoheni tek fati, por do bëni te pamundurën qe te kaloni dite sa me pozitive ju te dashuruarit. Do përgatisni here pas here surpriza dhe deri ne fundjave lidhja do jete bere edhe me e forte. Për beqaret gjithashtu do jete një periudhe me e bukur dhe e mbushur me takime interesante. Vazhdimësia do varet nga dëshira e tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën dhe nuk duhet te shpenzoni pa u menduar. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Madje edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me ne forme këtë jave. Ne pune ka ardhur koha te hidhni disa hapa me rëndësi te madhe. Pritet te vije një periudhe e begate. Ne familje mos u tregoni autoritare.

Luani23. korrik – 22. gusht

Kjo jave do jete e mbushur me ndryshime te papritura te humorit dhe situatave. Ne disa momente do debatoni ashpër dhe pas disa minutash gjithçka do ndryshoje. Beqaret do kenë një periudhe te begate. Shume nga ëndrrat e tyre me te bukura do mund te realizohen. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse po filluan problemet nuk do arrini dot t’i stabilizoni shpejt. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por mund te themi se do jete kryesisht i qëndrueshëm. Shqetësime serioze nuk do ketë dhe kjo është me e rëndësishmja. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe do i arrini te gjitha qëllimet qe do i vendosni vetes. Ambienti ne familje do jete i ngrohte.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë jave ka mundësi qe t’iu dalin disa probleme te vogla ju te dashuruarve. Do jeni kokëfortë ne disa gjera dhe nuk do pranoni te bëni atë qe është me e mira. Beqaret me ne fund do realizojnë ëndrrat e tyre me te bukura dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kane dëshiruar. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nen kontroll dhe duhet te filloni te kurseni nga pak ditët e para, pasi ne fundjave do ju duhet te bëni patjetër disa shpenzime për gjera te domosdoshme. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ne pune do jeni te matur dhe te vendosur për t’ia dale. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do kaloje një periudhe disi te vështirë gjate kësaj jave. Do keni mendime te ndryshme lidhur mbi një teme te caktuar dhe kjo mund te sjelle debate. Beqaret duhet te jene me te duruar dhe kane për ta pare qe ne ditët e fundit te javës do gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do kryeni asnjë lloj shpenzimi te pamenduar me kujdes. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa tronditje te vogla, por ne përgjithësi do jete i mire. Ne pune duhet te veproni me kujdes. Po bëtë zgjedhjet e duhura keni për te pasur shume sukses, ne te kundërt do humbisni. Ne familje do keni disa debate te vogla.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete me e privilegjuar se kurrë ndonjëherë me pare këtë jave. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë dhe duhet t’ia lënë gjerat kohës. Shume shpejt do ketë ndryshime edhe ne jetën e tyre. Financat do jene si zakonisht ditët e para, ndërkohë qe ne fundjave do ketë disa përmirësime për shkak te marrjes se një shpërblimi. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Madje edhe ata qe kane pasur disa shqetësime te vogla do ndihen me te qete. Ne pune do filloni disa projekte gjigande kështu qe duhet te përkushtoheni akoma me tepër. Po arritët t’i përfundoni me sukses mund te keni edhe ngritje ne detyre. Ne familje nuk do ketë probleme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do keni shume dyshime për partnerin ju te dashuruarit dhe nuk do arrini dot te dashuroheni ashtu siç do kishit dashur. Sqarojini sa me pare ato ne mënyrë qe te qetësoheni edhe vete. Sido qe te jete puna me mire te mësoni te vërtetën. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe me pas le te bëjnë disa përzgjedhje. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Për shëndet edhe me te mire duhet te merrni me shume vitamina e proteina. Mos harroni as te pini çaj ne ditët me te freskëta. Ne pune jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Mund te dalin pengesa dhe vonesa. Gjithsesi ju nuk duhet te dorëzoheni. Me familjaret do ja kaloni mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Ju qe jeni ne një lidhje do ju duket sikur nuk e keni shfrytëzuar sa duhet kohen se bashku dhe këtë jave do mundoheni te bëni gjera te jashtëzakonshme. Beqaret do jene me shume fat dhe mund te fillojnë një lidhje interesante. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare dhe keni për t’u ndier te plotësuar. Me financat tregohuni sa me realiste dhe shpenzoni me maturi. Po bëtë gabime gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit. Për shëndetin duhet te kujdeseni pak me tepër. Kujdes edhe me ushqimet qe do konsumoni. Ne pune vërtet do lodheni pak, por keni për t’i arritur me shpejt qëllimet qe i kishit vene vetes. Do ndiheni krenare dhe gati për te ndërmarrë edhe sfida te reja. Jeta familjare do jete harmonike.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Rutina e përditshme do ju rendoje pafund gjate kësaj jave dhe kjo gjë mund te preke disi edhe ecurinë e lidhjes tuaj. Mund te acaroheni për gjithçka dhe do debatoni me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës. Ditët e tjera do vazhdojnë rutinën. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithë përkudjesi i kohëve te fundit do shpërblehet këtë periudhe. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e kënaqshme. Po praktikuat not ose yoga do ndiheni edhe me ne forme. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi ne vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Me familjaret do kaloni vetëm çaste pozitive.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Mundohuni qe te mos qëndroni asnjë moment ne heshtje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje. Nëse ju dalin problemet diskutojini hapur ato me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do i zgjidhni shpejt. Beqaret do jene te drejtpërdrejte dhe ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet dhe kjo për fajin tuaj. Po nuk hoqët dore nga duhani, alkooli apo qetësuesit keni për te vuajtur edhe me tepër. Ne pune nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ne fund do ja dilni. Jeta familjare do jete e qete.

HOROSKOPI HËNË 14 TETOR 2019

Një ndarje e përkohshme nga partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të përjetoni ndenja të ndryshme. Mund të keni nevojë për pak kohë për veten, por nga ana tjetër do të ndjeni edhe mall për të. Kjo ndjesi do t’ju bëjë konfuz, por gjithsesi do të ishte mirë të relaksoheshit dhe të merrnit një vendim me qetësi.

Kjo e hënë mund të jetë një nga ato ditë kur nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. Megjithatë, mos e nxisni veten përtej kufijve. Veproni si të ndiheni më mirë dhe mos u ndjeni fajtor për këtë, pasi të gjithë mund të përjetojnë ditë si këto.

Ndjenjat tuaja mund t’ju duken të padiktueshme sot. Mund të keni vështirësi të përqendroheni tek librat dhe mendja juaj mund të endet gjatë ligjëratave ose meditimeve. Megjithatë një bisedë me mikun/miken tuaj të ngushtë mund të hedhë dritë mbi paqartësitë.

Nëse vërtet keni dëshirë të investoni në një projekt mjaft të rëndësishëm, mos hezitoni. Ka gjasa që përpjekjet tuaja të të çojnë aty ku ju doni. Gjithashtu, ekziston mundësia e një vendi të ri pune ose ngritje në detyrë në punën tuaj aktuale.

Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë mjaft i përfshirë në biznes kohët e fundit. Kjo mund të çojë në shmangien e vëmendjes ndaj jush. Megjithatë bëni durim, pasi mund të jetë thjesht e përkohshme dhe gjithçka të kthehet si më parë shumë shpejt.

Do të ndiheni të fortë, të shëndetshëm dhe energjik. Mund t’ju besohet një detyrë mjaft e vështirë, e cila duhej të ndahej mes tre personave. Megjithatë, bëni kujdes. Mos merrni përsipër përgjegjësi, të cilat nuk do të mund t’i përballoni plotësisht.

Sot mund të fiksoheni pas romancës. Do të doni që të keni të gjithë vëmendjen e partnerit/partneres suaj. Në fakt, fati do t’ju buzëqeshë, pasi ai ajo ka menduar një ditë mjaft të veçantë për ju.

Shtëpia do të jetë vendi juaj i lumturisë sot në mbrëmje. Ushqimi i mirë dhe bisedat e gjalla do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në familjen tuaj. Ndërsa sa i përket anës profesionale, bëni kujdes me fjalët gjatë ditës pasi ekziston mundësia të debatoni me një prej kolegëve tuaj.

Mund të kaloni një ditë të lodhshme në punë, por e rëndësishme është që do t’ia dalësh mbanë. Megjithatë, rekomandohet të jeni aktiv edhe në shtëpi, pasi familjarët nuk do të hezitojnë të shprehin kritika ndaj jush.

Të lindurit e kësaj shenje mund të përjetojnë një kthesë në anën ekonomike, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Megjithatë bëni kujdes me blerjet, duke mos kaluar parashikimet tuaja. Do të keni një ditë përgjithësisht të ngarkuar dhe duhet të jeni të fokusuar.

Diçka e mrekullueshme po ndodh me ju, e cila dikur ishte thjesht një fantazi. Do të përpiqeni t’i jepni kuptim gjithçkaje duke e kthyer në realitet. Shijojeni pafund këtë moment, pasi nuk ndodh shpesh.

Mund të shqetësoheni nga fjalët që mund të dëgjoni rreth jush. Do të ishte mirë të mos përfshiheshit, pasi shanset për t’u konfliktuar janë të mëdha. Do të kaloni një mbrëmje të qetë nën praninë e miqve tuaj.