VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E PREMTE 17 MAJ 2019

By | May 17, 2019

Komentet

HOROSKOPI E ENJTE 20 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të shohin një mënyrë të re për t’u bërë të pasur. Megjithatë, mos nxitoni teksa merrni një vendim. Rekomandohet të kujdeseni për veten. Rishikoni dietën ushqimore dhe mos e shkelni atë. Sa u përket marrëdhënieve personale, nuk parashikohet asnjë problem.

Ekziston mundësia të përfshiheni nga pesimizmi. Do të ishte mirë nëse merrni pjesë në aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të dilni nga kjo gjendje. Gjatë ditës mund të njihni dikë, i cili/e cila do të lërë gjurmë në kujtesën tuaj.

Mos u nxitoni në marrëdhënien tuaj romantike. Nuk përjashtohet një konflikt i mundshëm me partnerin/partneren, çfarë mund të çojë deri në ndarje. Megjithatë, qetësohuni para se të merrni një vendim të tillë. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet progres.

Sot mund të vini re paqëndrueshmëri në marrëdhënien tuaj. Do ta keni të vështirë bashkëpunimin në punë. Ata që janë familjarë, ka gjasa të kenë probleme me fëmijët. Mos këmbëngulni që të zbatohet medoemos mendimi juaj. Lejoni të rinjtë ta jetojnë jetën në mënyrë të pavarur.

Ekziston mundësia që të përballeni me momente të pakëndshme gjatë ditës. Dikush do të përpiqet t’ju vërë në lojë qëllimisht. Sa i përket anës financiare, gjendja do të jetë e mirë. Ata që janë në kërkim të dashurisë, nuk duhet t’i besojnë verbërisht fjalëve të dikujt.

Nuk këshillohet të refuzoni këshillën e miqve. Ndoshta ky rekomandim do t’ju ndihmojë të shmangni problemet ose të tregoheni mjaft i kujdesshëm në çështjet personale. Është dita e duhur për të nisur luftën ndaj dobësive tuaja.

Peshoret do të jenë të buzëqeshur dhe aktiv. Pozitiviteti do t’ju ndihmojë të pozicionoheni mjaft mirë në profesionin tuaj, ose për të gjetur një partner ideal për romancë. Shmangni kopjet dhe mos i besoni personave që ju afrohen vazhdimisht për interes.

Do të befasoheni nga një surprizë mjaft e këndshme.  Qetësohuni dhe mendoni se çfarë do të bëni në vijim. Nuk është dita e duhur për takime apo për nisjen e një pune të re. Pasdite rekomandohet të gjeni kohë për t’u relaksuar për të rifituar energjitë.

Përpiquni të mendoni pozitivisht dhe të ecni përpara. Shfrytëzoni të gjitha shanset dhe mos hezitoni të merrni një vendim të rëndësishëm gjatë ditës së sotme. Pasdite mund të zhvilloni një takim të papritur, i cili do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Përpiquni maksimalisht të evitoni konfliktet me të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë mund të shënoni sukses në aspektin profesional. Nuk rekomandohet të nisni një udhëtim këtë të enjte. Sa i përket marrëdhënies romantike, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit parashikuar.

Sot mund të bëheni konfuzë nga interesi i shtuar që po tregon dikush ndaj jush. Nëse nuk arrini të kuptoni qëllimin e tij, bëni mire të ftoni në një takim dhe të bisedoni hapur. Të enjten nuk do të keni surpriza. Dita në tërësi nuk do të jetë problematike, sa i përket anës profesionale.

Bëni mirë t’i besoni intuitës nëse keni dyshime për vërtetësinë e fjalëve të dikujt. Çdo këshillë e marrë nga njerëz të mençur do të jetë e vlefshme. Kontrolloni sjelljen dhe buxhetin tuaj. Kujdes me daljet në mbrëmje, pasi mund të shpenzoni më shumë seç kishit parashikuar.

HOROSKOPI E MËRKURË 19 QERSHOR 2019

Dikush do të shprehë interes për ju sot, madje ka gjasa që të shprehë edhe ndjenjat. Është momenti i duhur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Ndjehuni të lirë të flirtoni, por bëni kujdes të mos ndërhyni në marrëdhënien e dikujt. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen zhvillime.

Do të jeni i zhytur në mendime sot. Para se të nisni një marrëdhënie të re dashurie, përpiquni të qetësoheni emocionalisht, përndryshe do të përballeni me situata të papritura dhe do ta keni të vështirë të arrini ato që doni. Tregohuni të vëmendshëm gjatë bisedave këtë të mërkurë.

Mos rrezikoni duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Përpiquni të zgjidhni mënyra më të lehta për të vepruar, për të qenë më të sigurt. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar marrëveshje apo për të bërë reforma në jetën personale.

Kjo ditë premton të kalojë e qetë dhe lehtësisht. Ekziston mundësia të eliminoni një konflikt të vjetër, të krijoni raporte të reja me shefat ose të sheshoni problemet me partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të eksperimentojnë në dashuri. Nuk rekomandohen shakatë e tepruara.

Do të keni një gjendje të komplikuar emocionale. Dëshira për të realizuar diçka ekstremisht ambicioze do t’ju shfaqet sërish. Ka gjasa që një prej familjarëve tuaj të kërkojë vëmendje të veçantë për shkak të një drame që ka përjetuar.

Mos lejoni zilinë dhe ashpërsinë t’ju udhëheqë sot. Mësoni të kënaqeni me suksesin e të dashurve tuaj. Përndryshe rrezikoni të mbylleni në vetvete. Përpiquni të ndihmoni të rinjtë që mund të vijnë në punën tuaj sot. Këshillojini dhe tregohuni tolerant ndaj tyre.

Nuk do të jeni të ekuilibruar emocionalisht gjatë kësaj dite. Skandalet dhe problemet nuk përjashtohen sot. Flisni me mikun tuaj të ngushtë për t’u ndjerë më mirë dhe rekomandohet të ushtroheni fizikisht, pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

Planet do t’ju ndryshojnë disa herë gjatë ditës. Para se të premtoni për të përmbushur kërkesat e dikujt, mendoni për pasojat. Megjithatë, rekomandohet t’i mbroni interesat e tyre. Mos lejoni dikë pranë jush t’ju përdorë për të arritur qëllimet e tyre.

Rrezikoni të harroni një premtim që i keni bërë vetes. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’u ktheheni zakoneve të vjetra. Parashikohet sukses në anën profesionale, por duhet të tregoheni shumë vigjilentë gjatë zhvillimeve në punë.

Tregohuni vetvetja, përpiquni të realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mos jepni përgjigje standarde dhe mos flisni vetëm për motin. Ekziston mundësia të tërhiqni vëmendjen e personi që ju pëlqeni. Do ta keni mjaft të nevojshme të këshilloheni me familjarët tuaj.

Ka gjasa të mos ndiheni komod gjatë ditës së sotme, mbi të gjitha në sferën profesionale. Do t’ju duhet të komunikoni me një koleg, të cilin nuk e keni pëlqyer asnjëherë. Ndërsa sa i përket anës personale, gjithçka duket në rregull.

Ekziston mundësia të nisni një aventurë, e cila rrezikon të mos ketë sukses. Bëni shumë kujdes nëse ndërmerrni një hap të tillë dhe mos u bazoni vetëm te fati. Rekomandohen shëtitje të gjata dhe joga. Mund të takoni dikë rastësisht, çfarë do t’ju lumturojë pamasë.

HOROSKOPI E MARTË 18 QERSHOR 2019

Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetës. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.

Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni ‘jo’ edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.

Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.

Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.

Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.

Kjo e martë nuk ka gjasa t’ju sjellë mundësinë për t’u relaksuar. Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.

Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt për këtë të martë, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Ngjarjet gjatë kësaj dite mund t’ju surprizojnë. Mund të rriteni në detyrë, çfarë do të ndikojë menjëherë në buxhetin tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi kështu mund të parandaloni një situatë mjaft të ndërlikuar. Një projekt i rëndësishëm do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që sot të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.

Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së sotme. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.

Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj të marte dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

HOROSKOPI I JAVËS 17-23 QERSHOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij qe keni ne krah. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe mund te filloni te mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa me tej. Beqaret do jene sharmante ne maksimum. Ftesat do jene te shumta dhe do jete ne dorën e tyre mundësia e zgjedhjes. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne pune do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk keni për te dale te humbur. Familja do jete e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj jave. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Për beqaret Dielli do jete mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik qe nga mesi i javës te ketë ndonjë tronditje te vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe me vone. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Lodhja do sjelle mungese energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Ne pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Me familjaret duhet te kaloni pak me tepër kohe sepse do kenë mjaft nevoje.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj gjate kësaj javedhe do ndani me te edhe disa sekrete te vogla te familjes. Ditët me te bukura e me te veçanta do jene e mërkura dhe e premtja. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm e pa shqetësime serioze. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Luani23. korrik – 22. gusht

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë jave. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë me romantike dhe me sensuale. Beqaret do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje te bukur. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Duhet menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e shkëlqyer, por edhe as shume problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kaloje dot kështu qe do kënaqeni pafund. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk do jete e zhveshur nga pasioni këtë jave, përkundrazi. Ne disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni. Për beqaret priten disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qene tepër vone. Ne planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë me pare. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete plotësisht i qete. Mund te keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Ne pune do ju duhet te jeni te kujdesshëm me çdo detaj ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete mjaft pozitive.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e mërzitë here pas here atë. Po nuk toleruar dhe po nuk e late te lire keni për ta humbur shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te zhgënjehen. Ka kohe për çdo gjë prandaj duhet te bëjnë durim. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sa te mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihme do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme këtë jave. Do ja kaloni mire çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen ne mënyrë te papritur. Pas te mërkurës do filloje një etape me e bukur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien ne krahët e atyre qe do i joshin. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohet e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa me pare me mjeket. Ne pune do keni kurajoze, këmbëngulës dhe largpamës. Te gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jete disi e trazuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ka për te pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë te sjelli keni për t’u ndare me shpejt nga sa mendonit. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare. Buxheti do filloje te përmirësohet pas te martës, kështu qe mund te bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Ne pune mund te ngjiteni një shkalle me lart ne profesionin tuaj dhe do ndiheni krenare. Po vazhduat kështu shume shpejt do arrini atë qe keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ece si duhet.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Influenca pozitive e yjeve do sjelle ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i keni mendimet me te qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do jene pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin qe do iu përshtatet me tepër. Shume gjera do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu qe bëhuni gati. Edhe te papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave sharmante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do argëtoheni dhe do dashuroheni si adoleshente me atë qe keni ne krah. Emocionet padyshim qe do jene te forta. Beqaret gjithashtu do fillojnë qe ditët e para një lidhje pasionante me dike qe e pëlqejnë prej kohesh. Çdo çast do jete i mbushur me shkëlqim. Buxheti nuk do jete i keq, por ju duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo shpenzim. Mblidhni ndonjë para edhe për te nesërmen. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te mbroheni sa te mundeni nga virozat e stinës. Ne pune, te gjitha projektet qe keni filluar do finalizohen me shume sukses. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës alegria.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave rrjedhja e jetës tuaj ne çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat kokëfortë, po thate gjera te gabuara dhe po nuk iu përkushtuat atij qe keni ne krah, asgjë nuk do eci si keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te shohin vetëm pamjen e dikujt dhe te fillojnë një lidhje sepse për disa ajo do jete thjeshte një maske. Buxhetin po e menaxhuat me kujdes si kohet e fundit nuk keni për te pasur probleme. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi edhe ju qe keni vuajtur kohet e fundit. Ne pune do arrini shume nëse ecni me plane, me perspektive dhe nëse nuk ndaleni para sfidave. Ne familje nuk do keni aspak probleme.

HOROSKOP E HËNË 17 QERSHOR 2019

Uleni pak ritmin në punë. Edhe nëse të tjerët synojnë të dalin para jush, duhet të mendoni më shumë për veten tuaj. Ndoshta është më mirë që të reflektoni mbi gjërat që keni arritur, por edhe për ato ku keni dështuar.

Lidhja me njerëzit e tjerë do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për ju tani. Ju keni një aftësi të fortë për të dëgjuar nëntekstin e çfarëdo gjëje që njerëzit thonë në sipërfaqe. Sugjeroni rrethin tuaj shoqëror ose thjesht shtoni disa shifra në listën tuaj të kontakteve.

Nëse prej kohësh keni pritur që një grup njerëzish të caktuar të mendojë njësoj si ju, sot do të keni një mundësi të përsosur. Në aspektin profesional duket se gjithçka do të jetë sipas parashikimit.

Dilni nga rutina juaj dhe angazhohuni në aktivitete që mund t’jua bëjnë jetën më interesante. Monotonia nuk sjell asgjë të mirë te ju. Ndonjë udhëtim do të ishte i këshillueshëm.

Çfarëdo stresi që keni ndjerë kohët e fundit do t’ju hiqet nga shpatullat përkohësisht sot. Ka një fluks të ri energjie në jetën tuaj që nxitet nga misteri. Shijoni energjinë e butë dhe qetësinë mes jush dhe të gjithë njerëzve tuaj.

Është koha për të kërkuar ndihmën që ju nevojitet në punë, në shkollë, apo edhe në dietën tuaj. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë veçanërisht në aspektin profesional. Arritja e synimeve mund të duket e vështirë, por gjithçka do ecë mbarë falë edhe mbështetjes së disa njerëzve.

Bota është plot mundësi dhe frymëzim! Kjo është një kohë e mirë për të  rrezikuar në fushë e romancës dhe të jeni pak më të guximshëm për ndonjë flirtim. Në punë gjërat duken të qëndrueshme.

Bëjini vetes një nder dhe gëlltiteni frikën, krenarinë ose çfarëdo tjetër që mund të t’ju pengojë sot – sepse kjo është një ditë për të ecur përpara dhe për të bërë gjëra të mahnitshme! Përpjekjet më të vogla mund të sjellin shpërblime të mëdha për ju tani.

Asgjë nuk do të mund t’ju pengojë sot. Aftësitë tuaja mendore janë të mprehta, dhe energjia juaj fizike po rritet. Ky kombinim i pamposhtur është forca e blinduar perfekte për çfarëdo beteje ku mund ta gjeni veten sot.

Gjëra të mëdha do të ndodhin, edhe pse ju nuk jeni shumë të përgatitur për këtë. Aftësitë tuaja organizative gjithmonë ju kanë ndihmuar, por ato nuk janë thelbësore për suksesin tuaj.

Energjia juaj është e përshtatshme për një qasje vlerësuese ndaj asaj që po ndodh dhe çfarë do të ndodhë së shpejti. Reflektimi për jetën tuaj nuk është aspak egoiste, përkundrazi është shumë e zgjuar. Mendoni më shumë për raportin tuaj me një person.

Sot mund të merrni lajme të mira sa i përket aspektit ekonomik. Një investim që mund të keni kryer shumë kohë më parë mund të nisë të japë rezultate. Sot është koha të mendoni më shumë për disa pushime speciale.

HOROSKOPI 15 QERSHOR 2019

Ju jeni më të zgjuar se shumë njerëz rreth jush dhe nuk e mohon dot askush këtë. Por jo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt! Tani për tani, duhet t’i mbani kartat afër gjoksit. Nxirreni aftësinë tuaj në momentin e duhur.

Pse duhet të keni frikë te shpreheni se si ndiheni? Është një kohë e mirë për të treguar dashamirësinë tuaj për dikë tjetër. Fjalët janë të rëndësishme, por janë gjestet e buta të dashurisë si përqafimet dhe shtrëngimi i duarve që konfirmojnë lidhjet personale.

Disa nga mendimet tuaja të brendshme po përkthehen në veprime tani dhe ndoshta nuk po e kuptoni. Gjuha juaj e pavetëdijshme trupore po i dërgon një mesazh të caktuar botës dhe mund të keqkuptohet nëse nuk bëni përpjekje për të sqaruar qëndrimin tuaj mbi një çështje.

Përpiquni t’i shihni gjërat me ngjyra. Optimizmi nuk i bën keq askujt. Në rastin tuaj ju keni shumë nevojë për kurajë që të kaloni disa pengesa kryesisht në raportin sentimental.

Çështjet e parave janë thellë në mendjen tuaj tani, edhe pse nuk ka arsye për të qenë nervoz në lidhje me financat. Ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për realitetin e situatës tuaj financiare, gjë që është shumë e mirë. Sa më i saktë të jeni aty ku po qëndroni tani, aq më të përgatitur do të jeni për të arritur aty ku duhet të jeni.

Mbani mend se njerëzit kanë kujtime shumë të gjata prandaj investoni që ta bëni veten sa më të mirë. Tregohuni i hapur dhe kujdesuni për njerëzit të cilët gjenden në një moment delikat. Mbi të gjitha do të ndiheni shumë mirë.

Ju jeni në një fazë ku procesi do të jetë më i rëndësishëm sesa destinacioni. Në aspektin profesional përpiquni të vendosni më shumë rregull sepse rrëmuja do të shkaktojë pengesa në arritjen e qëllimeve.

Një mik që po përjeton disa probleme personale mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Nëse nuk keni informacionin e duhur, përpiquni të tregoheni neutral. Në çështjet profesionale, keni nevojë për ndryshim.

Parashikohet të jetë një ditë shumë e këndshme në aspektin e dashurisë. Mund të kaloni një paradite te bukur në shoqërinë e partnerit. Me një investim duhet të tregoni kujdes sepse mund të mos keni garanci për sukses në këto momente.

Sot, do të përballeni me një zhvillim intrigues. A mund të jetë kjo mundësi që e prisni? Një ftesë e papritur mund të arrijë në kutinë tuaj të postës elektronike dhe do të bënit mirë ta pranoni atë.

Kushtoni më shumë vëmendje sot për të mësuar se si të jeni një person i shëndetshëm. Edhe nëse hani siç duhet dhe jeni vizitor i rregullt në palestër, ka akoma më shumë gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Shëndeti emocional është shumë i rëndësishëm tani.

Jini më të mëshirshëm ndaj vetes. Nëse jeni shumë kritik lidhur me zgjedhjet që po bëni ose nuk po bëni, kush do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur? Është e shëndetshme të jeni realist dhe të keni qëllime, por nuk është e shëndetshme t’i bësh vetes gjyqin çdo ditë.

HOROSKOPI E PREMTE 14 QERSHOR 2019

Gjërat po nisin të ziejnë në jetën tuaj, veçanërisht në aspektin romantik. Është me rëndësi që të përqafoni eksperiencat e reja. Ndoshta fati mund t’ju dhurojë një lidhje shumë interesante në ditët në vijim.

Universi do të ofrojë shumë mundësi për ju, por është në dorën tuaj për t’i kapur ato. Veçanërisht në aspektin profesional do të keni shumë surpriza të këndshme, të cilat do jua bëjnë ditën shumë të bukur.

Sot mund të ketë shumë lojëra rreth jush, që mund të jenë argëtuese, por edhe njëkohësisht të lodhshme. Lajmi i mirë është se do të jeni në një pozicion fitues në pothuajse çdo garë.

Dhurojini vetes më shumë pushim. Lodhja e tepërt në këto momente nuk do t’i bënte mirë askujt. Në lidhje me aspektin sentimental, gjasat janë që të merrni lajme pozitive.

Ndjesia juaj e aventurës është e mprehtë tani. Për këtë arsye, këshilloheni që të dëgjoni instinktin tuaj të brendshëm, duke dalë nga përditshmëria. Në aspektin sentimental, gjasat janë që jo gjithçka të ecë sipas parashikimit, por lajmi i mirë është se gjithçka do të jetë kalimtare.

Thellë brenda jush e dini mirë se çfarë po ju pengon për të ecur përpara. Sot, universi do t’ju njoftojë se është koha për t’u përballur me të dhe të shpëtoni një herë e mirë. Këshilloheni të tregoni më shumë kurajë për t’u përballur me të vërtetat.

Brenda jush ekziston qëndrimi se mund të bëni gjithçka. Falë eksperiencës suaj të gjatë, gjasat janë që vërtet të keni sukses. Mbajeni këtë qëndrim çdo ditë dhe do të shikoni se optimizmi do t’ju shpërblehet.

Një dramë e vogël sot do t’ju drejtojë drejt një tranzicioni të madh në jetën tuaj dhe ju duhet të bëni maksimumin. Nëse ia lejoni vetes që të tregoheni më i hapur sot, do të jeni në gjendje të lidheni me njerëzit, në mënyrë më efektive në një mjedis publik.

Ka shumë energji rreth jush sot, por mungon vullneti për të kapur shansin. Përpiquni të jeni më aktiv në bisedat me të tjerët, sepse aty mund të tregoni aftësitë tuaja të vërteta. Në dashuri mund të merrni një impuls të ri mjaft pozitiv.

Të qenurit krenar për veten është një mënyrë e mrekullueshme. Dilni përpara pasqyrës dhe konfirmojani vetes se ju keni shumë vlera. Në fund të fundit, nuk mund të mbështeteni gjithmonë tek të tjerët për të fituar vetëbesimin.

Ndjeni sikur jeni duke lëvizur shpejt, por pa asnjë indikacion se ku po shkoni? Atëherë ndaloni dhe reflektoni. Nuk ka asnjë kuptim që të humbisni më shumë kohë, nëse jeni i paqartë rreth planeve tuaja.

Nëse jeni duke menduar për një lëvizje në karrierë, dërgimi i disa mesazheve tek njerëzit që njihni në biznes mund të sjellë disa drejtime shumë interesante. Nëse jeni duke kërkuar për romancë, dikush nga e kaluara juaj mund të jetë i interesuar për ju.

HOROSKOPI E ENJTE 13 QERSHOR 2019

Është koha për t’u marrë më shumë me ushtrime fizike! Po, do të ishte më mirë për ju që të rrisni nivelin e stërvitjes në jetën tuaj të përditshme. Kjo do të rrisë nivelin e lumturisë dhe do të sjellë më shumë pozitivitet.

Nëse jeni në mes të një lufte për pushtet, sot do të ndodhë një ndryshim i paparashikuar dhe mund të mos jetë në favorin tuaj. Nëse me të vërtetë doni të fitoni, atëherë me çdo kusht, vazhdoni përpara, por kjo betejë të rezultojë në një humbje strategjike.

Ju do të ndjeheni shumë i mprehtë sot dhe do të përfshiheni në diskutime që në një ditë normale nuk do të zgjidhnit të jeni pjesë e tyre. Shkëmbimi i ideve përmes këtyre bisedave do të jetë jashtëzakonisht e këndshme.

Përgatituni për një përvojë të klasit të parë. Së shpejti do të arrini të kaloni disa pengesa delikate në aspektin profesional. Sa i përket dashurisë, ndryshime rrënjësore do të ndodhin.

Disa sfida të vështira që keni kaluar kohët e fundit mund t’ju kenë lënë të ndiheni të lodhur, nëse jo të plagosur dhe të rrahur! Dhe tani nuk mund të ndihesh jashtëzakonisht i sigurt. Por mos harroni se forca juaj e brendshme është ndërtuar ngadalë dhe me siguri.

A po përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e dikujt që e konsideroni special? Ju mund të dëshironi vëmendjen e një personi të fuqishëm, i cili mund t’ju ndihmojë të ngjitni shkallët me potencë. E pra sot, gjithçka do të shkojë me sukses.

Sot duhet të gjeni kohë për të dëgjuar miqtë tuaj sot. Pa marrë parasysh se çfarë duan të flasin, shpresat e tyre, frikërat e tyre ose vetëm pak thashetheme të padëmshme – duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe. Këto diskutime do t’ju sjellin disa informata të habitshme.

Është me rëndësi që ju të tregoheni shumë i sjellshëm sot, edhe nëse dikush është i pasjellshëm me ju. Do të ishte me vend që së paku të përpiqeni të qëndroni të sjellshëm. Kujdesi për egon tuaj është, gjithashtu, me rëndësi sot.

Bëhuni gati për të shijuar një ëmbëlsi të re në jetën tuaj. Kjo lloj energjie është ciklike, prandaj mos harroni se çdo gjë që shkon rreth jush duhet të vijë përsëri te ju. Sa i përket aspektit profesional, disa pengesa duhet t’i kaloni duke u mbështetur edhe tek miqtë e besueshëm.

Dita e sotme parashikohet të jetë e mbushur me surpriza të këndshme në aspektin romantik. Nëse prej kohësh keni pritur për të realizuar një lidhje të fortë, shanset janë që kjo të ndodhë.

Për ju, prioritetet e jetës po bëhen më të thjeshta, dhe ju ndiheni më pak të motivuar nga gjërat materiale që të tjerët duket se janë duke kërkuar. Kjo mund të jetë vetëm një fazë, por është një kohë e mirë për ju që të rregulloni veten dhe ta ngadalësoni ritmin tuaj.

Sot mund të keni ndonjë përplasje me një person të cilin e konsideroni rival. Përpiquni të mos i impononi opinionet tuaja te njerëzit që keni pranë. Mendoni për punët tuaja. Mos u përpiqni ta kapni timonin, por lidhni fillimisht rripin e sigurimit.

HOROSKOPI E MARTË 11 QERSHOR 2019

Sot ju nuk do të jeni në gjendje të largoheni, duke u fshehur pas dikujt tjetër ose duke u përpjekur të qëndrosh në vetmi. Edhe nëse keni shumë nevojë për njëfarë paqeje dhe heshtjeje, aktivitetet e ditës do t’ju detyrojnë të përfshiheni në diçka të re.

Sot ju duhet të përcaktoni se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, ose ndryshe mund të bëni gabimin e vendosjes së karrocës përpara kalit. Kjo do të thotë se nëse duhet të pushoni ose të kujdeseni për veten, atëherë bëni kështu.

Dikush nga e kaluara juaj është kthyer sërish dhe po vepron mbi supozimet e vjetra rreth asaj se kush jeni ju. Kjo do të jetë një pikë kthese delikate, por e rëndësishme në marrëdhënien tuaj është reagimi i këtij personi, që do të përcaktojë nëse e ardhmja do t’ju gjejë më afër ose më larg.

Ditët e errëta të së kaluarës nuk do të kthehen për t’ju ndjekur nga pas, kështu që pse keni frikë të nisni një rrugë të re? Një ide e re do të vijë në jetën tuaj dhe do të digjet me shkëlqim, duke ndriçuar rrugën përpara dhe duke ju treguar se nuk keni frikë. Kjo është një kohë për t’u besuar njerëzve që keni përreth.

Ekziston një betejë që po ndodh brenda jush. Një pjesë e juaja, e cila dëshiron të kalojë të gjithë kohën me njerëz të tjerë po lufton për kontrollin me pjesën e tjetër që thjesht dëshiron të lihet në mendimet e veta. Ju duhet të kaloni më shumë kohë duke vlerësuar gjërat e mira që keni në jetë.

Është një ditë e mrekullueshme për të bërë parashikime. Aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodh është e fortë. Njerëzit duhet të mbështeten tek ju për të kuptuar gjithçka rreth zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore.

Përdorni intelektin tuaj shumë më tepër sot dhe lëreni mënjanë sensin e humorit për momentin. Njerëzit duhet të dëgjojnë atë që ju me të vërtetë mendoni për çështjet e vështira dhe duhet të keni pozicionin tuaj të palëkundur. Pasioni juaj mund të frymëzojë njerëz të tjerë për të ndryshuar jetën.

Filloni të investoni më shumë rreth pamjes suaj të jashtme. Kështu do të krijoni opinion më pozitiv nëse jeni duke aplikuar për një vend pune. Ruajeni energjinë tuaj dhe jini më të duruar. Kini besim se do të përjetoni atë që meritoni së shpejti.

Përpara se të deklaroni projektet tuaja, përpiquni të hulumtoni në maksimum nëse ato janë të realizueshme. Sot mund të jeni në qendër të vëmendjes së të tjerëve për shkak të punës suaj.

Sot do të ndërmerrni një udhëtim që do të rezultojë relaksues. Përpiquni ta shijoni dhe të mos mendoni aspak për angazhimet në punë. Sa i përket aspektit sentimental, njohje të reja mund të shfaqen.

Një projekt i fundit i juaji është më afër përfundimit nga sa e keni menduar. Nëse keni kohë për të pastruar hapësirën tuaj të punës, bëjeni. Kjo gjë këshillohet edhe në jetën sentimentale. Pastrojeni atë nga persona që shkaktojnë negativitet.

Në çdo gjë që bëni sot, përpiquni të siguroheni që idetë tuaja të shprehen. Është e rëndësishme që mendimet t’ju dëgjohen. Tani po e analizoni botën me shumë efektivitet. Vazhdoni dhe përfitoni nga vrulli i fortë që keni ndërtuar.

HOROSKOPI E DIEL 9 QERSHOR 2019

Dashi

Mos nxitoni sot në marrjen e vendimeve, veçanërisht në lidhje me dashurinë. Shpejtësia shpesh është një këshilltar i keq dhe mund t’ju çojë në vendime të gabuara, që më vonë mund të pendoheni. Për beqarët është një ditë e mirë për takime.

Sot njerëzit që punojnë me ju do të jenë më intruziv se zakonisht. Mundohuni të mbani ato afër, por mos e teproni.

Demi

Një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë mund të kthehet në rrugën tuaj. Jini të kujdesshëm, ndonjëherë këto takime mund të jenë të rrezikshme. Disa situata sot do të bëhen më të qarta dhe madje edhe beqarët do të gjejnë rrugën e tyre.

Disa probleme në punë mund ta bëjnë këtë periudhë të duket negative, por është vetëm një moment kalimtar.

Binjakët

Partneri mund të jetë me të vërtetë i interesuar për një sqarim, vetëm ju nuk do të ecni përpara. Mos e humbisni një mundësi të çmuar për të bërë paqe. Beqarët do të duhet të dallojnë miqësitë, ka ardhur koha për të bërë një pastrim të mirë.

Ji tolerant sot me ata përreth jush. Nëse projektet tuaja nuk përputhen me ato të të tjerëve, mos e bëni këtë problem.

Gaforrja

Fillimi i mrekullueshëm për ditën me Jupiterin në pamje të mirë, ju keni planetët në anën tuaj. Megjithatë, Venusi fshihet dhe kjo mund të krijojë disa probleme në nivelin sentimental. Nëse jeni vetëm, mos lejoni që të jeni të dekurajuar dhe të ecni përpara.

Organizoni ditën tuaj në mënyrën më të mirë duke u përpjekur të angazhoni angazhimet e punës dhe angazhimet sociale bashkëekzistente.

Luani

Kushtoj vëmendje disa njerëzve të bezdisshëm që do të përpiqen ta bëjnë jetën tuaj të vështirë sot. Ndërtoni ditën duke filluar nga siguritë tuaja dhe përpiquni të shfrytëzoni mundësitë e paraqitura për ju. Beqarët mund të bëjnë takime të mëdha, yjet janë në favorin tuaj!

Jupiteri është në një aspekt veçanërisht të favorshëm, do të jetë një ditë e mirë në shumë aspekte.

Virgjëresha

Retë kalimtare do të hedhin hije të vogla në ditën tuaj. Ju ndoshta prisni shumë nga partneri juaj, kështu që përpiquni të jeni më pak kërkues! Nëse jeni vetëm dhe keni marrë disa përgjigje negative, mos reagoni duke hedhur poshtë veten.

Mos u trembni sot, jini me iniciativë dhe përpiquni të kapni çdo mundësi biznesi që ju është dhënë.

Peshorja

Mos i jepni hapësirë ​​njerëzve që duket se ju kundërshtojnë në çdo gjë vetëm për t’ju zhgënjyer. Në vend të kësaj, i kushtoni më shumë vëmendje partnerit që kërkon praninë tuaj. Zemrat e vetmuara do të lejojnë të shkojnë drejt emocioneve.

Në punë është koha më e përshtatshme për të argumentuar me kolegët. Shmangni argumente të panevojshme dhe përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi

Dikush nga shenja sot mund të vendosë papritmas për të mbyllur një marrëdhënie në çift. Sigurisht që nuk do të jetë një ditë e veçantë nga kjo pikëpamje, por do të jetë më e mirë në mbrëmje. Sot beqarët do të jenë të favorizuar, në pikëpamje të takimeve të reja intriguese.

Nga pikëpamja e punës, sot do të jetë një ditë e qetë, ju nuk do të keni asgjë për të qortuar veten.

Shigjetari

Sot ju mund të merrni mesazhe interesante, Jupiteri dhe Mërkuri janë në favor të disa ndryshimeve në jetën tuaj. Ditë e favorshme edhe në dashuri. Beqarët mund të kenë disa deklarata të papritura dashurie, të kapin rastin për të qenë të lumtur.

Në punë ju do të duhet të kushtoni më shumë vëmendje, sidomos në gjëra të rëndësishme dhe të shmangni harxhimin e energjisë.

Bricjapi

Lajme të mira në sferën sentimentale. Sot do të jetë një ditë pozitive, prandaj gjithmonë shikoni përpara dhe mos ankoheni për ndonjë keqkuptim të vogël me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm dhe dëshironi të kurseni kritikat e panevojshme, mos u besoni njerëzve që nuk i besoni.

Shmangni përtacinë. Nëse doni diçka, merrni përsipër më shumë angazhime.

Ujori

Mos lejoni që të jeni të magjepsur me lajka dhe komplimente të papërshtatshme që dini se nuk jeni shumë të sinqertë. Bëni më të mirën nga një situatë e keqe, por qëndroni të patundur në qëllimet tuaja. Ditë shumë e zënë për beqarët, mund të ketë flirtime të reja.

Ndryshime vijnë në sferën profesionale, sot ju duhet të merrni vendime të rëndësishme dhe përfundimtare.

Peshqit

Një ditë e mahnitshme, erosi është e lartë dhe mund të sheshojë keqkuptimet me partnerin tuaj. Mes puthjeve dhe përqafimeve ju do të jeni në gjendje ta bëni dikë të harrojë mungesën tuaj! Për beqarët do të jetë një ditë e këndshme e mbushur me lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.

Dita do të provojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të ketë të ardhura të shkëlqyera që do t’ju pëlqejnë.

HOROSKOPI E SHTUNË 8 QERSHOR 2019

Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu  romancën. Përpiquni të mos prishni atmosferën duke bërë shaka të papranueshme. Është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap drejt ëndrrës suaj.

Mos anashkaloni kërkesën e dikujt për ndihmë, pasi mund të jetë në një moment mjaft të vështirë. Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur.

Gjatë kësaj dite do të jeni shumë larg shtëpisë. Ndoshta do të jeni në një udhëtim ose në një vizitë tek një miku juaj i vjetër. Kjo ditë do t’ju bëjë të ndiheni si udhëtar dhe krejtësisht i lirë. Megjithatë, nëse nuk do të bëni një gjë të tillë, ka gjasa të merreni me disa çështje të rëndësishme familjare.

Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Dikush do t’ju pëlqejë stilin dhe do të vlerësojë rënien tuaj në peshë. Ka gjasa të merrni aprovimin e familjes për një çështje të rëndësishme. Shmangni qëndrimin e gjatë në hapësira të hapura.

Mund të bëheni pjesë e një situate të caktuar, ku duhet të tregoni autoritetin e duhur. Gjatë ditës mund të keni takime me persona të rëndësishme dhe është e rëndësishme të tregoni aftësitë tuaja. Është dita e duhur për të bërë ndryshime në stil.

Ekziston rreziku i skandaleve dhe konflikteve në familje. Megjithatë mund ta shmangni këtë nëse mbani veten nën kontroll. Nuk rekomandohet të diskutoni çështje kontroverse apo të bëni plane për pushimet. Është e rëndësishme të përfshiheni në sporte të ndryshme apo të bëni ushtrime fizike.

Mund të ndiheni të lodhur nga telefonatat e shumta apo mesazhet. Do të keni shumë nevojë për këshillën e një miku të ngushtë. Mund t’ju vijë ftesë për një takim në mbrëmje. Planet nuk janë të mirëpritura, pasi do ta keni të vështirë të menaxhoni ditën.

Do të ndiheni të kënaqur nga rezultatet e kësaj dite. Pjesa më e madhe e eventeve të planifikuara do të realizohen me sukses me ndihëm e miqve apo  të afërmve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, nuk do të jetë dita e duhur. Ka gjasa të vendosni për t’i dhënë fund lidhjes suaj.

Ngjarjet e ditës së sotme ka gjasa të mos ju krijojnë ndonjë emocion të veçantë. Megjithatë nëse vendosni për pushimet verore, gjërat mund të ndryshojnë. Rekomandohet që këtë të shtunë të udhëtoni dhe të vizitoni vende ku nuk keni qenë më parë.

Do të jeni shumë të ashpër gjatë ditës së sotme me kritikat tuaja. Rekomandohet të mendoheni mirë para se të kaloni tek kritikat. Stresin përpiquni ta kaloni me ushtrime fizike apo sporte të ndryshme dhe jo me mënyra të tjera si alkooli, pasi vetëm do ta përkeqësojë situatën.

Kjo ditë premton të kalojë me qetësi dhe produktivitet. Nëse keni në plan të bëni riparime në shtëpi, është dita e duhur për të nisur punimet. Bëni kujdes dhe shëndetin dhe përmbajuni regjimit ushqimor. Lidhja juaj romantike nuk parashikohet të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi.

Sot mund të përballeni me indiferencën e një personi mjaft të veçantë për ju. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për mikun tuaj të ngushtë. Nëse ndiheni shumë të ofenduar, duhet të mos komunikoni më si zakonisht me të në mënyrë që të shmangni shkatërrimin e kësaj marrëdhënieje.

HOROSKOPI E PREMTE 7 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen të ndryshojnë sjellje. Do tentoni për të luftuar zakonet e këqija. Ka gjasa të dëshpëroheni për shkak të partnerit/partneres suaj. Rekomandohet të nisni një jetë të re. Fillimisht nisni një udhëtim për t’u relaksuar.

Nuk rekomandohet të bëni plane gjatë ditës së sotme. Ka gjasa që gjithçka t’ju anulohet në momentin e fundit. Gjendja financiare do të jetë më mirë se ditët e tjera. Ka gjasa që t’ju shlyejnë një borxh të vjetër. Sa u përket marrëdhënieve financiare nuk parashikohet asgjë e veçantë.

Binjakët duhet të mësojnë të punojnë në grup. Nëse komunikoni ashtu siç duhet dhe respektoni të tjerët, do të arrini rezultate perfekte. Bëni shumë kujdes në mbrëmje, pasi mund të dëmtoheni fizikisht. Nuk rekomandohet të përfshiheni në sporte ekstreme.

Sot mund të përfshiheni në një hobi të ri. Gjithashtu mund të merrni një mësim të veçantë, i cili në të ardhmen mund t’ju sjellë të ardhura të mira. Rekomandohet të ushtroheni më shumë në profesionin tuaj për një pozicion edhe më të mirë. Në mbrëmje mund t’ju vijë një ftesë për të qenë të pranishëm në një event mjaft interesant.

Sot mund të jeni në epiqendër të ngjarjeve të rëndësishme. Megjithatë, bëni kujdes se këto ngjarje mund të kenë edhe pasoja të pakëndshme. Do të jeni në kërkim të të ardhurave, por kjo nuk do të thotë të “shkelni” mbi njerëzit tuaj të dashur.

Duhet të merrni parasysh këshillën e personave të dashur. Mos kini frikë të pranoni se ata kanë të drejtë, edhe pse mund të tingëllojë si një kritikë e ashpër. Në përgjithësi mund të përmbushni çdo qëllim që keni vendosur për sot.

Gjatë kësaj ditë do të jeni shumë bashkëpunues. Kjo do t’ju ndihmojë edhe për të pasur sukses në disa negociata për biznes. Sa i përket anës personale, ekziston mundësia që të gjendeni mes një trekëndëshi dashurie.

Këtë të premte do të ndiheni mjaft të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Kjo nuk është aspak e pranueshme, nëse do t’ju duhet të vendosni për të ardhmen e karrierës suaj apo biznesit. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve tuaj të ngushtë.

Nuk duhet të lejoni të tjerët të përfshihen në privatësinë tuaj. Ndoshta dikush do të tentojë të bëjë kompromise për të ndjekur qëllimet egoiste. Përpiquni të mbani veten nën kontroll, relaksohuni dhe ndiqni aktivitetet që ju dëshironi.

Nuk rekomandohet të bëni plane për pushime. Ajo çfarë duhet të bëni menjëherë është një plan për suksesin tuaj profesional. Përkushtojuni punës dhe merrini gjërat me qetësi. Ka gjasa që në mbrëmje të merrni një telefonatë me rëndësi.

Mos u tregoni më kritik seç duhet me njerëzit përreth. Respektoni mendimin e të tjerëve dhe mos u bëni imponues. Pasdite ka gjasa t’i përkushtoheni tërësisht marrëdhënies suaj romantike. Rekomandohet të ftoni partnerin/partneren tuaj në një takim ndryshe nga herët e tjera.

Ka gjasa që sot të jeni të rrethuar nga njerëz jo shumë pozitivë ndaj jush, me të cilët do t’ju duhet edhe të bashkëpunoni. Ka gjasa që të gjitha telashet të përqendrohen në muret e mentalitetit tuaj. Mund të irritoheni dhe të mërziteni gjatë ditës, por përpiquni të mos i shfaqni këto emocione.