VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 7 SHKURT 2018

By | February 6, 2018

Komentet

HOROSKOPI E DIEL 15 DHJETOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen rebelë sot. Ditët e fundit kanë qenë monotone për ju, ndaj do ta keni të nevojshme të bëni diçka ndryshe. Keni kohë që dëshironi të rrezikoni duke ndërmarrë një vendim të rëndësishëm dhe sot është dita e duhur për ta provuar.

Nuk rekomandohet të përfshiheni në aventura gjatë këtyre ditëve. Do të rrezikoni shumë nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë. Do të keni dëshirë të relaksoheni dhe nuk do të dëshironi aspak të mendoni për javën në vijim.

Do të keni një ditë të ngjeshur, ku përveçse do të argëtoheni edhe do të shpenzoni energji. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që tejkaloni buxhetin tuaj me shpenzime gjatë kësaj dite. Mund të viheni përballë një mundësie që nuk vjen shpesh në jetë.

Do të tregoheni mirënjohës ndaj personave që ju rrethojnë. Kjo tregon sesa e vlerësoni atë çfarë kanë bërë për ju. Do të keni dëshirë të dilni dhe të argëtoheni me miqtë. Për Gaforret që janë në një lidhje, nuk përjashtohet mundësia e një mbrëmje romantike.

Do të ndiheni të mbushur plot energji dhe do të nisni të merrni përfitimet e punës suaj kohët e fundit. Edhe në jetën personale, ka gjasa të shpërbleheni për përpjekjet tuaja. Megjithatë, bëni kujdes me entuziazmin e tepër, pasi mund të mërzisni dikë pranë jush.

Do të jetë një e diel mjaft e këndshme, ku përveçse do t’i kushtoni vëmendje maksimale familjes, nuk do të lini pas as miqtë tuaj më të afërt. Mos mendoni për problemet e pazgjidhura, por përpiquni të shijoni këtë ditë sa më shumë.

Lejojini vetes të argëtoheni pafund këtë fundjavë, pasi ju pret një javë mjaft e lodhshme pune, teksa ka gjasa që të punoni me disa persona të përqendruar tek detajet. Përpiquni të relaksoheni si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Ka gjasa të viheni në qendër të kritikave duke u cilësuar si një person që nuk vlerësoni. Kjo nuk do të thotë se nuk i vlerësoni njerëzit, por duhet ta shprehni më shumë mirënjohjen ndaj tyre. Megjithatë, mos i kushtoni vëmendje maksimale gjithçkaje që mund të dëgjoni rreth jush.

Të lindurit e kësaj shenje do të dëshirojnë shumë të përfshihen nëpër aventura të ndryshme. Adrenalina është pjesë e shpirtit tuaj, pa të cilën nuk mund të jetoni. Bëni kujdes në marrëdhënien në çift, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati.

Të lindurit e kësaj shenje karakterizohet si natyrë detajiste. Vini re gjithçka. Ndodh që ndonjëherë mendoni rreth gjërave që mund të kishit bërë më mirë. Megjithatë, përpiquni t’i merrni gjërat më lehtë dhe të ecni përpara.

Sot do të keni kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për veten në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shëndetin tuaj. Lidhja juaj e dashurisë po bëhet gjithnjë e më bukur. Mos hezitoni të kërkoni këshilla para se të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm.

Mund të ndiheni të mbushur plot shpresë gjatë kësaj të diele. Kontrolloni tendencën për të jetuar momentin dhe mos bëni shpenzime të kota për sende që nuk ju duhen aktualisht. Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër.

HOROSKOPI E SHTUNË 14 DHJETOR 2019

Bëni të pamundurën për të larguar errësirën, e cila po ndikon negativisht në progresin tuaj. Mendohuni mirë para se të investoni diku, pasi fati është në anën tuaj. Sa i përket jetës personale, nuk parashikohen ndryshime.

Përgjegjësitë e papritura mund t’ju ndikojnë në planin e kësaj të shtune. Do ta gjeni veten duke bërë shumë për të tjerët dhe më pak për veten tuaj. Kontrolloni tonin në një raport dashurie. Ju do të jeni pjesë e diçkaje të madhe, e cila do të fitojë vlerësimin e të tjerëve.

Disa persona mund të krijojnë përshtypje të gabuar për ju. Mos lejoni spekulime të bazuara në humor, vlerësoni arritjet tuaja dhe gëzojuni suksesit. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër së shpejti.

Mund të ndiheni të lodhur për shkak të orarit të zgjatur në punë. Investimet e fundit do të rrisin financat tuaja, çfarë do të bëjë të ndiheni më të sigurt. Mund t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara, duke ju dhuruar një ditë të paharrueshme.

Mendoni pozitivisht në mënyrë që të tejkaloni çdo sfide që ju del përpara. Mund t’ju rriten shpenzimet, por gjithçka do të jetë brenda buxhetit tuaj, ndaj nuk do të përbëjë problem. Ka gjasa të kaloni një mbrëmje romantike për partnerin/partneren tuaj, ndërsa beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos heqin dorë nga personi që dashurojnë.

Do të jetë e një ditë e mirë për të zhvilluar biseda me persona që takoheni rrallë. Mund të keni disa keqkuptime me partnerin/partneren tuaj, por asgjë me rëndësi. Tregohuni të qetë teksa shpjegoni gjithçka.

Personat e kësaj shenje duhet të përpiqen të gjejnë kompromis. Ka gjasa të përballeni me probleme në punë. Për t’i shmangur ato, bëni kujdes kur debatoni. Në mbrëmje përpiquni të gjeni mënyrën më të mirë për t’u relaksuar.

Ekziston mundësia të realizoni disa takime të rëndësishme gjatë kësaj të shtune, të cilat do t’ju vlejnë shumë në aspektin profesional. Me familjen do të kaloni një ditë argëtuese. Ndërsa mbrëmja do të jetë më e qetë.

Disa Shigjetarë do të marrin vlerësime për arritjet e tyre. Ka gjasa që sot të zgjidhni një çështje të caktuar, nga e cila varet e ardhmja juaj. Sa i përket jetës personale, nuk do t’ju mungojë vëmendja nga partneri/partnerja juaj.

Gjatë këtyre ditëve keni qenë të rrethuar nga njerëz mjaft pozitivë. Kjo ju ka ndihmuar të ecni përpara dhe të mendoni me qetësi rreth veprimeve tuaja. Përpiquni të kryeni më shumë aktivitete fizike, pasi janë mjaft të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Gjatë kësaj të shtune do të keni kohë mjaftueshëm për veten tuaj. Ka gjasa të zgjidhni një libër të ri për të lexuar, ose të merreni më shumë me kafshët. Mos humbisni kohë duke u futur thellë nëpër mendime.

Bëni kujdes, pasi mund të përfshiheni në marrëdhëniet e të tjerëve. Ka gjasa që dikush të veprojë kundër jush. Tregohuni të kujdesshëm dhe dëgjojini këshillat e miqve tuaj.

HOROSKOP E PREMTE 13 DHJETOR 2019

Problemet financiare që mund të keni pasur do fillojnë të zgjidhen një nga një. Do jeni më të qetë në këtë sektor. Ditë delikate kjo për beqarët. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit në sektorin sentimental.

Ata persona që nuk janë në një lidhje dashurie, sot mund të kenë shansin e mirë që të gjejnë partnerin e duhur. Ne planin financiar do jeni të detyruar të ulni shpenzimet në mënyrë që situata të stabilizohet.

Sot mund të rigjeni entuziazmin dhe ngrohtësinë që keni kërkuar gjithë kësaj kohe në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni të plotësuar më në fund. Në planin financiar do jetë ditë me fat dhe përmirësime të ndjeshme.

Sot parashikohet një ditë e qetë në raportin tuaj me partnerin. Komunikimi do jetë normal dhe i shëndetshëm. Nëse doni që financat të jenë të mira, mos shpenzoni pa u menduar.

Marrëdhënia në çift parashikohet të jetë shumë e qëndrueshme gjatë kësaj dite dhe nuk ka për te ndodhur asgjë që ju nuk e dëshironi. Në planin financiar do jeni të organizuar dhe nuk pritet asnjë problem

Në planin financiar nuk do ketë probleme sepse do e dini mire se sa duhet të shpenzoni.  Sa i përket raportit tuaj sentimental, kjo ditë paraqitet shumë me fat.

Ata persona të cilët nuk janë në lidhje dashurie, sot mund të realizojnë takime interesante. Ekuilibri financiar do jetë i garantuar, kështu që në këtë plan nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.

Sot parashikohet një ditë e qetë në marrëdhënien tuaj sentimentale. Gjithçka do shkoje me se miri. Financat nga ana tjetër paraqiten pak dobët. Pritshmëritë i keni pasur të mëdha, por faktet flasin të kundërtën.

Në raportin tuaj sentimental, sot paraqiten ulje ngritje. Në momentin kur mendoni se gjithçka po ecën mirë, del papritur një problem. Me qetësi do arrini të tejkaloni çdo moment delikat.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerin do shtohet edhe me tepër. Edhe për beqaret priten surpriza shume te këndshme. Sa i përket çështjes së parave, nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik.

Shtojini pak ngjyrë raportit tuaj sentimental. Nuk keni pse qëndroni në një situatë të mërzitshme. Organizoni ndonjë darkë ose ndonjë udhëtim jashtë qytetit ose jashtë vendit për të patur më shumë emocion.

Me partnerin tuaj do diskutoni gjatë sot për të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit. Aspekti planetar ju favorizon me financat. Ato do jenë mjaft të qëndrueshme.

HOROSKOPI E ENJTE 12 DHJETOR 2019

Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një raport dashurie. Shpesh nuk do merreni vesh aspak me partnerin dhe do debatoni me të. Kujdes edhe me xhelozinë! Në planin financiar këshillohuni para çdo veprimi.

Me menaxhimin e financave, do të jeni tejet të kujdesshëm dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë në çdo moment. Beqarët do të arrijnë të njohin persona interesantë, por duhet të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë.

Yjet do jenë pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe do t’ju bëjnë të përjetoni kënaqësi në çdo moment. Shfrytëzojeni çdo sekondë, sepse jo gjithmonë vijnë çaste të tilla. Sektori financiar do jetë i qetë gjatë gjithë kohës.

Përpiquni të shmangni xhelozinë ndaj partnerit. Xhelozia nuk është ndjenjë e shëndetshme. Në aspektin financiar duhet të tregoheni të duruar dhe të matur. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Beqarët duhet të përgatiten për ndryshime rrënjësore. Në planin financiar vështirësitë mund të duken serioze, por po të mendoni me qetësi, do të kuptoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Pas disa ditëve jo shumë të qëndrueshme në raportin tuaj sentimental, sot me shumë gjasë gjithçka do ndryshojë. Të dyja palët do jeni më shprehës dhe më të dashur. Buxheti do ekuilibrohet shpejt nëse vazhdoni të silleni me kujdes me financat.

Nuk do të jetë dita juaj më e mirë në punë, por nëse e merrni me humor, gjithçka do të duket më lehtë. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do ketë më tepër përmirësime nga sa pritej.

Përpiquni të shmangni tensionet në çift. Mos i shikoni veprimet e partnerit me dyshim, përkundrazi, tregoni më shumë mirëkuptim. Me shpenzimet mos u tregoni të nxituar, sepse mund ta gjeni veten në probleme.

Të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësime të vogla, por jo aq sa për t’ju kënaqur. Sa i përket raportit tuaj sentimental, ai do jetë i qëndrueshëm. Për beqarët nuk është dita më e mirë e mundshme.

Nëse jeni në kërkim të një partneri, gjasat janë që sot të keni fat. Mos pretendoni që të jetë dashuri me shikim të parë, por ndjenjat mund të vijnë duke u rritur. Paratë menaxhojini me shumë kujdes.

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, as sot nuk ka për të qenë mundësia perfekte. Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë, përkundrazi, të mblidhni forcat për të arritur objektivin tuaj.

Mëngjesi do jetë plot shpresë dhe energji pozitive. Do të kuptoni se edhe ndjenjat e partnerit tuaj për ju janë po aq të forta sa tuajat. Buxheti do ketë më tepër nevojë për vëmendje. Tregoni kujdes me nënshkrimin e dokumenteve.

HOROSKOPI E MËRKURË 11 DHJETOR 2019

Kjo ditë mund t’ju dhurojë emocione pozitive. Gjatë mëngjesit ekziston mundësia që të merrni një lajm që do t’ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë një ditë shumë të lodhshme në punë. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm.

Në mëngjes mund të shfaqen disa probleme, të cilat do të prishin planet tuaja. Edhe gjatë pasdites gjërat nuk do të shkojnë perfekt, për shkak të një grindjeje me partnerin.

Këshillohet që të merreni me aktivitete të parrezikshme. Situata financiare nuk është ndër më të mirat, por nuk ka asnjë gjë për t’u frikësuar. Sa i takon shëndetit nuk paraqet shqetësim.

Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje- ngritje. Nga ana tjetër ndonjë grindje me partnerin nuk përjashtohet. Shëndeti paraqitet i mirë, por tregoni kujdes me stresin.

Kjo ditë do jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe të zymtë, do të arrini më në fund që të keni sukses në punë. Mundohuni të merrni rezultatin maksimal.

Mundohuni të këshilloheni me personat që ju rrethojnë në lidhje me dilemat që mund të keni. Parashikohet ndonjë situatë e tensionuar me partnerin, ndaj bëni mirë që të ndryshoni sjellje ndaj tij.

Duhet të komunikoni me partnerin, që të mund të përballoni problemet së bashku. Puna mund t’iu garantojë disa të ardhura të mira. Aktiviteti fizik do ju bëjë mirë.

Do të jeni shumë të lumtur duke kaluar disa orë në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur. Ndërkohë gjatë pasdites do mund të bëni një blerje të cilën e keni dashur prej kohësh.

Mundohuni të gjeni pak kohë për qetësi duke bërë ndonjë shëtitje në ajër të pastër. Në mbrëmje mund të organizoni një surprizë për personin që doni, duke e bërë situatën vërtetë të këndshme.

Përpiquni të rikuperoni raportet tuaja me partnerin. Ne aspektin financiar, gjërat duken stabël, por dëshira është e madhe për të fituar më shumë.

Në punë tregohuni ambicioz, në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja. Mos i nënvlerësoni disa shqetësime të partnerit, pasi me kalimin e kohës mund të shtohen dhe mund të çojnë drejt një krize.

HOROSKOPI E MARTË 10 DHJETOR 2019

Komunikimi është një ndër aftësitë tuaja më të mira, çfarë do t’ju ndihmojë edhe në arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme në aspektin profesional në ditët në vijim. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm dhe dëgjojini me vëmendje bashkëbiseduesit. Sa i përket anës personale, momentet romantike nuk do të mungojnë.

Nëse nuk jeni të qetë në aspektin personal, ka ardhur momenti të flisni dhe të shprehni të gjitha shqetësimet tuaja. Ka gjasa të jeni përpjekur edhe më parë ta bëni këtë, por nuk keni pasur fat. Sot është dita e duhur për të provuar sërish dhe personi me të cilin do të flisni, do të tregohet mbështetës ndaj jush.

Nëse keni diçka në mendje lidhur me një çështje të rëndësishme, do ta keni të vështirë ta mbani për vete. Do të zhvilloni biseda me perona të ndryshëm në punë, gjë që do t’ju vlejë për arritjen e një përfundimi. Partneri/partnerja juaj mund të bëjë një kërkesë të veçantë ndaj jush.

Disa gjëra po shkojnë në një tjetër nivel për ju. Jeni drejt rrugës së arritjes së qëllimeve tuaja. Do të kujdeseni në veçanti për një prej familjarëve tuaj, i cili/e cila do të ketë mjaft nevojë për ju. Do të ndiheni në formë dhe do të keni dëshirë të jeni në pranishëm në aktivitete të ndryshme.

Duhet të tregoheni besnik ndaj atyre që kujdesen më shumë për ju. Dikush që keni për zemër do të kërkojë këshillën tuaj sot lidhur me një çështje të caktuar. Bëni maksimumin tuaj për ta ndihmuar, pasi kjo do t’ju ndikojë edhe në rritjen e besimit në vetvete.

Ekziston mundësia të ndodheni përballë dy zgjedhjeve të vështira. Megjithatë, këshillohet që sot të ndiqni intuitën. Do të dëshironit të realizonit një udhëtim në një vend të largët, por nuk është koha e duhur. Disa çështje të tjera më me rëndësi kërkojnë vëmendjen tuaj.

Përpiquni të shmangni bisedat që nuk ju çojnë në asnjë drejtim. Dikush mund të dëshirojë të flasë rreth së kaluarës, por shmangeni një bisedë të tillë, nëse nuk ju bën të ndiheni mirë. Jepini më shumë kohë vetes dhe bëni kujdes me regjimin ushqimor.

Shkathtësia do t’ju bëjë që të zgjidhni një problem afatgjatë. Mund të përballeni me disa probleme në aspektin profesional, por do t’ia dilni mbanë me mbështetjen e kolegëve tuaj më të mirë. Bëni mirë të dilni në mbrëmje me miqtë dhe të shijoni çdo moment me ta.

Duhet të kontrolloni emocionet dhe të largoni ndenjën e frikës sa më shpejt të jetë e mundur. Tregohuni më të duruar edhe në momente të vështira. Mund të nisni një lidhje të re romantike, që do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht.

Ndajeni kënaqësinë tuaj edhe me të tjerët. Ka gjasa që një lajm nga i afërmi juaj t’ju ndriçojë ditën. Kushtojini më shumë kohë partnerit/partneres, pasi mund të ndihet i/e pavlerësuar kohët e fundit.

Këndvështrimi juaj rreth një çështjeje të caktuar do të mirëpritet nga njerëzit rreth jush. Miqtë do t’ju ndriçojnë ditën, teksa kanë menduar diçka shumë interesante për të kaluar mbrëmjen. Çiftet e martuara do të kalojnë një ditë plot argëtim dhe kënaqësi.

Ekziston mundësia që të zhgënjeheni në dashuri. Megjithatë, mos u kushtoni rëndësi fjalëve përreth jush, por veproni ashtu sikurse e mendoni. Në punë do të jetë dita juaj me fat. Ka gjasa që të angazhoheni në disa lojëra inteligjente, duke e bërë ditën më interesante.

HOROSKOPI I JAVËS 9-15 DHJETOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do ketë shume tronditje dhe probleme gjate kësaj jave. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe here pas here do doni te largoheni përgjithmonë. Për beqaret do jete një periudhe me stimuluese. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për takime sepse mund te lindin edhe histori fantastike si ato qe keni ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur për mrekulli sepse do ecni gjithmonë me plane dhe largpamësi. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe ndonjë problem te vogël. Pagjumësia dhe lodhja do jene armiqtë kryesore. Ne pune do keni energjinë e duhur për te ecur përpara dhe për te dale gjithmonë fitimtare. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet qe keni menduar. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje te qëndrueshme. Paratë qe do keni nuk do ju mjaftojnë as për shpenzimet me te domosdoshme. As gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur. Lodhja do beje te veten dhe ne disa momente do ndiheni pa fuqi. Ne pune tregohuni te matur dhe mos hidhni hapa te pamenduara sepse po gabuat mund te rrënoni te ardhmen. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e veçante dhe e mbushur me kënaqësi. Do ndiheni me se miri pranë partnerit tuaj dhe asgjë nuk do ju pengoje te arrini ato qe doni. Çdo dite e javës do jete e mbushur me më tepër emocione. Beqaret do jeni me më shume fat nga me pare dhe kësaj here do e gjejnë vërtet personin me te përshtatshëm. Te ardhurat do i organizoni me se miri dhe do ju dalin paratë edhe për investime edhe për te hequr mënjanë. Shëndeti ka për te pasur edhe shqetësime te vogla, por ne tërësi situata ka për te qene goxha me e mire se një jave me herët. Ne pune do filloni disa projekte te mëdha, te vështira, por me përfitime te jashtëzakonshme. Familja do jete mbështetje e forte për çdo gjë.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Sektori i financave për fatin e mire dhe te keq nuk do ketë ndryshime. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat qe keni ne mënyrë qe t’ia dilni. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, përveç ndonjë dite kur mund te keni shqetësime nga sistemi i tretjes. Ne pune duhet te bashkëpunoni sa me shume me koleget qe ju besoni dhe keni për te arritur me shpejt majat. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

Luani23. korrik – 22. gusht

Kjo jave do jete ashtu si nuk do e kishit menduar kurrë. Qe nga e hëna e deri ne te diele do përjetoni vetëm kënaqësi dhe lumturi. Partneri do kujdeset edhe për detajet me te vogla. Beqaret do kenë plot mundësi për njohje, por prej tyre mund te lindin vetëm lidhje kalimtare, asgjë me shume. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme me sy mbyllur, shume shpejt gjerat do marrin tatëpjetën. Shëndeti do jete i mire dhe pa asnjë lloj problemi. Ne pune do bëni disa gjera njëherësh dhe serish do ja dilni. Mos ua tregoni te gjithëve sekretin e suksesit tuaj. Shume shpejt do ju ndodhe edhe diçka gjigande. Jeta familjare do jete e rrethuar nga gëzimi dhe harmonia.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë jave nuk do keni as probleme shume te mëdha dhe as çaste shume te lumtura. Ne tërësi gjithçka do jete normale. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te dalin me personat qe do i ftojnë sepse me pas askush nuk do i detyroje te bëjnë një zgjedhje. Ka mundësi qe këtë jave te ketë ndryshime ne jetën e tyre. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta mbani gjithë kohës nen kontroll megjithatë mund te ketë edhe ndonjë tronditje te vogël. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni edhe me energjike. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do kënaqeni me ato qe do arrini. Mire është qe te mos teprohet asnjëherë me sakrificat. familja do jete gjithë kohës e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Nëse jeni ne një lidhje, kjo jave ka për te qene e qete, e qëndrueshme dhe e begate. Çdo gjë me partnerin do ju ece ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë mundësi te takojnë personin ideal me te cilin do fillojnë një lidhje afatgjate. Gjithçka për ta do jete me e bukur dhe me emocionuese. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla tre ditët e para, ndërkohë qe me pas situata do filloje te normalizohet dalëngadalë. Shëndeti do ketë pak shqetësime. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga problemet e zemrës apo te stomakut. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm dhe me serioze me hapat qe do hidhni. Jeta familjare do iu japë vetëm kënaqësi.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni mjaft nostalgjike këtë jave ju te dashuruarit dhe do rikujtoni te shkuarën e këndshme qe keni kaluar. Emocionet do rikthehen si me pare. Beqaret jo vetëm qe do kenë mundësi për dashuri me shikim te pare, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante te cilat do ua bëjnë jetën me te bukur. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do bëni te pamundurën qe ta bëni lidhjen ne çift shume me te forte. Për këtë gjë mund te këshilloheni edhe me miqtë e ngushte. E rëndësishme është qe çdo dite keni për t’u ndier për mrekulli. Beqaret nuk duhet te heshtin me, por duhet t’i shprehin sa me shume ndjenjat e tyre. Vetëm ne këtë mënyrë do fillojnë një lidhje ashti si e kishin ëndërruar. Financat ne tërësi kane për te qene te mira, megjithatë do ishte me mire sikur te hiqnit disa para mënjanë për çdo te papritur. Shëndeti do rikuperohet tej mase. Edhe ata qe kane pasur shqetësime serioze do jene me te qete. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe keni për te arritur me shume sukses nga sa mund ta kishit menduar. Edhe familja do jete e qëndrueshme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do keni një bashkëpunim për t’u adhuruar me partnerin tuaj. Se bashku do kaloni edhe problemet me te vështira dhe nuk do keni me pengje për te shkuarën. Gjithsecili do e stimuloje tjetrin dhe çdo moment do jete i bukur. Beqaret do realizojnë disa takime interesante gjate gjithë javës dhe ato me te zakonshëm do shndërrohen ne diçka me te madhe. Financat do lulëzojnë ne çdo moment. Do keni mjaftueshëm te ardhura sa për te bere çdo investim te menduar. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asnjë lloj problemi apo shqetësimi, përkundrazi do jeni me ne forme. Ne pune asgjë nuk ka për te qene e pamundur për ju dhe nuk do keni frike te guxoni edhe terrene te panjohura. Familja normale.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Ndjenjat për partnerin nuk kane qene kurrë me pare aq te thella dhe pasionante si këtë jave. Do e shfrytëzoni ne maksimum çdo çast pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse për ta do ketë shume gjera me te rëndësishme se ajo. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund te dale jashtë kontrollit. Mos jepni as para hua. Shëndeti fizik do jete i mire, ndërsa ai moral do lere për te dëshiruar. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet qe te arrini me shume se koleget tuaj. Do lodheni pak, por do arrini atje ku doni. Jeta familjare do ketë nevoje për me shume mbështetje.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Marrëdhënia ne çift nuk ka për te qene shume e mire këtë jave. Për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do bini dakord me te. Dita me e nxehte do jete e enjtja, prandaj bëni kujdes. Beqaret do kenë një periudhe shume te mërzitshme. Jo vetëm qe nuk do e gjejnë dashurinë, por nuk do kalojnë as shume kohe me miqtë e ngushte sepse ata do kenë angazhime te tjera. Ne planin financiar fati do jete me ju dhe gjendja do jete me e mire se kurrë me pare. Shëndeti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ne pune gjendja do jete goxha me e qëndrueshme nga me pare. Do jeni me te matur e me do ndodhin gjera te bukura qe do ju mbushin me gëzim.

HOROSKOPI E HËNË 9 DHJETOR 2019

Nëse përqendroheni në ato që po bëjnë njerëzit e tjerë, si do të mund të fokusoheni në jetën tuaj? Gjërat janë në rrugën e tyre drejt suksesit, dhe ju duhet të ndjeheni krenarë për përparimin tuaj. Mënyra më e zgjuar për të garuar nuk është kundër njerëzve të tjerë, por kundër vetvetes.

Te menduarit në mënyrë të shpejtë nga ana juaj mund të bëjë ndryshimin sot, kështu që vazhdoni të shikoni gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe përgatitni disa sugjerime në rast se kërkohen nga ju. Mundohuni të mos zbuloni kartat tuaja përpara kohe.

Organizimi është thelbësor për të mbijetuar në detajet që do t’ju shfaqen sot. Datat, emrat, buxhetet dhe itineraret kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë tani, prandaj përgatituni! Lajmi i mirë është, që kjo sfidë do t’ju sjellë gëzim.

Do t’ju jepet një shans i mrekullueshëm për të lëvizur përtej disa prej zakoneve tuaja të vjetra sot, por kini parasysh, nuk do t’ju dorëzohet në një pjatë argjendi. Do të duhet të punoni për të. Përpjekja e vetme që kërkohet me të vërtetë është të jesh i hapur dhe i disponueshëm për një sfidë.

Dikush po fillon një fazë të re të jetës dhe ju do të jeni veçanërisht të kënaqur për këtë. Qëllimi i besnikërisë suaj me këtë person nuk është plotësisht i qartë, por ju do të shërbeni si dëshmitar, si dëshmi e fillimit të freskët të një personi tjetër. Detyra juaj sot është të jepni kurajë.

Sot, qëndroni të lirshëm dhe të qetë nga brenda dhe zyrtarë nga jashtë. Përshtypja e parë që ju bëni do të jetë e rëndësishme. Ky kombinim i qetë dhe i freskët do t’ju ndihmojë të përfitoni lehtësisht nga një mundësi gjigande që mund t’ju shfaqet.

Disa mure të mëdhenj po bien sot dhe kjo shembje do të zbulojë disa të vërteta të mrekullueshme. Ajo që ju i keni menduar si probleme madhore nuk janë aspak probleme, por fakte me të cilat mund të përballeni plotësisht. Tani që frika juaj është vërtetuar se është e pabazuar, do t’i shihni gjërat në një dritë shumë më pozitive.

Nëse kjo ditë ka një fillim të jashtëzakonshëm dhe aventuresk, sot mund të përfundojë si një pikë kthese masive për ju. E gjitha varet se kë do afër.Perspektivat romantike ose partnerët e tanishëm mund të ndikojnë tek ju.Një derë po hapet, kështu që përgatituni.

Nëse jeni duke punuar për të pasur më shumë romancë në jetën tuaj, një nga detyrat më të vështira është të zgjeroni listën e gjërave që pëlqeni tek partneri i mundshëm. Analizoni se kush jeni dhe çfarë dëshironi nga jeta.

Lëreni sensin tuaj të humorit ta udhëheqë diskutimin në favorin tuaj. A nuk është e shkëlqyeshme që ke një zgjuarsi më të mprehtë se shumica e njerëzve? Kjo do t’ju mundësojë të punoni shumë për një kompromis.

Nëse është e mundur sot, shmangni nisjen e ndonjë makinerie të rëndë. Nëse kjo tingëllon si një etiketë me recetë për ju, atëherë mendojeni vetëm si recetë për ditën tuaj. Problemi i madh do të jetë energjia juaj që nuk do të jetë në nivelin maksimal.

Nëse jeni duke kërkuar të injektoni disa aventura më shumë në jetën tuaj shoqërore, duhet të kurseni më shumë energji dhe të krijoni më shumë lidhje. Vetëm qëndroni dhe përgatituni të bëni më shumë miq. Në aspektin profesional, përpiquni ta ngadalësoni pak ritmin.

HOROSKOPI E DIEL 8 DHJETOR 2019

Beqarët do marrin shumë ftesa për takime dhe njohje të reja, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë ato. Në planin financiar mund të hasni në disa probleme. Ka ardhur momenti të mendoni një zgjidhje më të përshtatshme për veten.

Ata që nuk janë në një lidhje sentimentale do kenë takime pa fund, por nuk duhet të besojnë verbërisht te fjalët e bukura. Në planin financiar klima paraqitet e favorshme për shpenzime. Disa mundësi në fushën profesionale duhet t’i vlerësoni seriozisht.

Beqarët do të kenë shumë njohje të reja, por ndryshimet do t’i bëjnë vetëm kur ta ndjejnë veten e tyre gati. Keni lënë shumë gjëra pezull dhe nuk po gjeni dot mënyrën për t’u organizuar. Përpiquni të jeni më i kujdesshëm me shpenzimet.

Financat parashikohen të jenë të kënaqshme. Kjo do t’ju mundësojë të kaloni momente të bukura me partnerin. Nuk do të bënit ndonjë gabim sikur të organizoni një udhëtim jashtë vendit. Përkundrazi, do t’ju ndihmonte në aspektin shpirtëror.

Beqarët duhet të kthehen me këmbë në tokë dhe të mos ëndërrojnë më shumë seç duhet, sepse vetëm sa do lëndohen nga realiteti. Në aspektin financiar do keni fat me shumicë, por duhet të dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Financat do jenë pak delikate sot. Momentet e vogla të kënaqësisë sot në çift janë ato që do të bëjnë diferencën në rutinën e ditës dhe që do ju japin energji pozitive. Beqarët do tregohen mjaft joshës gjatë kësaj dite.

Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara për të ardhmen sepse do të lëndohen. Në planin financiar, situata nuk do të jetë aspak e qëndrueshme. Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një marrëdhënie dashurie.

Beqarët do realizojnë takime interesante dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten të lidhur. Planetet do jetë në krahun tuaj për sa u përket financave, për t’ju mbajtur larg problemeve. Keni çështje burokratike ose administrative për të zgjidhur sot.

Personat të cilët nuk janë një lidhje dashurie sot mund të bëjnë ndryshimin e madh. Sa i përket frikës që mund të keni për një çështje të caktuar, përpiquni ta mposhtni atë.

Beqarët duhet të tregohen të sinqertë në takime dhe t’i shprehin hapur ndjenjat e tyre. Financat do të vijnë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë. Ndryshojeni ritmin e ditës, duke organizuar një takim me miqtë.

Beqarët do jenë të kënaqur në shoqërinë e miqve dhe nuk do ta ndjenjë mungesën e partnerit. Në planin financiar do të keni një ditë me fat dhe do mund të kryeni edhe shpenzime.

Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm, do të kenë fat në dashuri dhe do mund ta gjejnë personin që ëndërrojnë. Financat nuk do jenë në nivelin më të mirë. Tregohuni më elastikë në punë.

HOROSKOPI E SHTUNË 7 DHJETOR 2019

Sot do të përjetoni emocione të mira, nuk keni pse të shqetësoheni. Beqarët nuk duhet të tregohen të ndrojtur në takimet që do të kenë. Në planin financiar ka përmirësime, por ende nuk jeni në nivelin e kënaqshëm.

Karriera dhe dashuria pritet të kenë një ekuilibër perfekt ditën e sotme. Beqarët do kenë takime interesante, nga të cilat mund të përfitojnë për të ndryshuar edhe statusin. Kujdes duhet të tregoni me financat.

Planetët gjenden në harmoni sot në shenjën tuaj për ata që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do realizojnë takime interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, sepse mund të përballeni më momente delikate.

Është mirë që sot t’i kushtoni rëndësi shëndetit dhe qetësisë shpirtërore. Jeni në ankth për një situatë me partnerin ose partneren. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria sot. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Sot do të merreni me punët e shtëpisë. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetmi, por të pranojnë takime dhe të përfitojnë sa më shumë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme të theksuara.

Fjalët do të ndikojnë shumë sot në rrjedhën e gjërave për çiftet. Beqarët do kenë një ditë rutinë, asgjë interesante nuk do ndodhë për ta. Financat do i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Shanset janë që beqarët të mund të takojnë personin e ëndrrave dhe të nisin një histori dashurie. Në planin financiar çdo gjë varet nga menaxhimi juaj. Yjet ju këshillojnë që këtë në aspekt të tregoni kujdes.

Edhe pse sot jeni shumë të stresuar për një problem me partnerin, nuk duhet të përfshiheni në debate. Beqarët sot nuk do mundin që të nisin një lidhje. Në planin financiar, situata duket pak delikate.

Një udhëtim pune mund të rezultojë më i frytshëm nga sa e mendonit. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla si pasojë e mungesës së vëmendjes. Përpiquni të përfitoni nga një situatë në vendin e punës, që mund të jetë në favorin tuaj.

Sot do të ndiqni zemrën në të gjitha vendimet që do të merrni. Edhe nëse gaboni, duhet të zgjidhni me shumë arsye. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme. Në aspektin e parave, mund të merrni një shumë të kënaqshme.

Intuita ju çon të mendoni një zgjidhje të shpejtë për një problem që do të dalë sot në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do e ndjejnë veten gati për ndryshime. Situatë jo fort e mirë me financat.

Sot do të keni një ditë të mbushur me emocione dashurie. Partneri do ju ketë gjatë gjithë kohës në vëmendje. Beqarët duhet të tregohen më këmbëngulës për të krijuar raporte. Në planin financiar nuk ka ndryshime.

HOROSKOPI E PREMTE 6 DHJETOR 2019

Do të jetë dita juaj me fat sa i takon karrierës. Ekziston mundësia të rriteni në detyrë. Nëse keni pasur gjithnjë një ëndërr, shanset për ta realizuar atë janë shumë të mëdha. Gjithashtu parashikohet edhe rritje e të ardhurave.

Nuk përjashtohet t’ju ofrohet një mundësi biznesi. Do t’ju duhet shumë punë për të bërë progres, por në fund do të merrni atë që meritoni. Sa i përket anës personale, nuk parashikohen ndryshime.

Mund të keni shanse të rrini të ardhurat tuaja, por kjo do të varet nga angazhimi dhe përkushtimi juaj. Mund të realizoni një kontratë mjaft të rëndësishme. Beqarët e kësaj shenje mund të kalojnë një mbrëmje mjaft të këndshme me personin që preferojnë të kenë pranë.

Nuk është dita e duhur për të zhvilluar biseda tejet të rëndësishme me partnerin/partnerin tuaj, pasi ka gjasa që mos t’ju mirëkuptojë. Mund të përballeni me kokfortësi, çfarë mund të sjellë konflikt mes jush. Bëni durim dhe lëri gjërat të rrjedhin vetë.

Do të ndiheni mjaft mirë nga ana shëndetësore. Do të ndiheni të fortë fizikisht dhe do të jeni të mbushur plot energji. Përfshihuni në aktivietet që dëshironi më shumë dhe gjithashtu kushtojini vëmendje maksimale familjes suaj, pasi mund të merrni kritika.

Gjithçka që keni bërë për të ndihmuar të tjerë do t’ju shndërrohet në mirënjohje. Do të suprizoheni pafund. Do të ndiheni të kënaqur nga reagimi i të afërmeve tuaj. Sa i përket partneres/partnerit tuaj do të kaloni momente të ngrohta mes jush.

Ekziston mundësia t’iu japin përgjegjësi drejtuese, po ka gjasa ta refuzoni atë. Mos u pendoni për vendimin tuaj dhe veproni brenda kufijve tuaj. Do të mendoni vazhdimisht për të ardhmen por behni optimist, pasi vetëm kështu mund të ecni përpara.

Një prej miqve apo kolegëve tuaj mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ka shumë nevojë për mbështetje. Bëni gjithçka mundeni për ta ndihmuar atë, pasi kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë edhe vetë ju. Mos u çudisni nëse sot ju duhet të kryeni edhe disa detyra pa ndonjë rëndësi të veçantë.

Teksa do të shënoni progres në aspektin profesional, më shumë ide do t’ju vijnë për të zgjeruar horizontin. Megjithatë do ta keni të vështirë të zgjidhni se cilat janë më praktike për ju. Mund të keni ndryshime në aspektin personal.

Do të jeni mjaft entuziast gjatë ditës së sotme. Jeta, biznesi dhe çështjet financiare po ju shkojnë mirë dhe nuk ka shenja që kjo të ndryshojë së shpejti. Çfarë do që të jeni duke bërë jepni maksimumin tuaj, pasi kjo do të sjellë vetëm përfitime.

Ekziston mundësia e një konflikti me një nga kolegët tuaj. Përpiquni të mbani veten nën kontroll, pasi çdo fjalë e tepërt mund të ndikojë negativisht tek ju. Sa i përket lidhjes suaj romantike, nuk përjashtohet mundësia e një surprize.

Do të jetë një ditë e zakonshme sa i përket aspektit profesional. Nuk parashikohen zhvillime të veçanta. Ka gjasa që pjesën tjetër të ditës ta kaloni mes miqsh dhe do të keni arsye për të festuar për një prej mikeve tuaja më të mira.

 

 

HOROSKOPI E ENJTE 5 DHJETOR 2019

Nëse nuk jeni të përfshirë në një marrëdhënie romantike, mos u surprizoni nëse kjo ndodh sot. Ka gjasa të bëhet fjalë për një person pranë jush. Rekomandohet të mos qëndroni në shtëpi, por dilni edhe nëse moti nuk është shumë i përshtatshëm.

Përpiquni të shmangni frikën pasi mund t’ju dëmtojë psikologjikisht. Mendimet pozitive do t’ju bëjnë më të fortë. Ekziston mundësia të bëni miq të rinj, pasi me të cilët do të dëshironi të bisedoni gjatë.

Do të jetë një ditë mjaft interesante për ju. Ekziston mundësia që të përfshiheni më shumë me mikun tuaj të ngushtë sesa thjesht miqësi. Ka gjasa që të bini në dashuri. Sa i përket anës profesionale, bëni kujdes nga disa persona rreth jush, të cilët nuk i mirëpresin idetë tuaja.

Intuita, energjia dhe imagjinata do të jenë përreth jush. Do të kërkoni këshillën e një miku/mikes suaj rreth një çështjeje të rëndësishme, e cila po ju mundon vazhdimisht. Do të mendoheni thellë rreth një vendimi që duhet të ndërmerrni.

Qëndroni të qetë sot. Është parashikuar një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara, çfarë do t’ju largojë shqetësimet. Nëse planifikoni të bëni një feste, kujdesuni që të ftoni të gjithë miqtë tuaj të mirë.

Kontaktet e reja në biznes mund t’ju sjellin mundësia të reja në karrierë. Mendoni seriozisht lidhur me këtë. Përkushtojuni edhe talentit tuaj, pasi angazhimi i duhur mund të rezultojë efektiv. Bëni kujdes me fjalët që mund të thoni gjatë një bisede në familje, pasi mund të bëheni shkak i një debati.

Ka gjasa të përballeni me disa çështje shpirtërore sot. Megjithatë përpiquni të qetësoheni, pasi mund të përfshiheni nga paniku. Miqtë do t’ju kërkojnë ti bashkoheni në mbrëmje. Mos refuzoni, pasi kjo do t’ju ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Kushtojini më shumë vëmendje problemeve shëndetësore. Gjithashtu fëmijët do t’ju kërkojnë më shumë vëmendje. Nuk do të jeni në gjendje t’i shprehni ndjenjat partnerit/partnerit tuaj, për shkak të një situate të vështirë në të cilën mund të ndodheni.

Ekziston mundësia që sot të kërkoni një punë të re. Megjithatë mendohuni mirë para se të merrni një vendim lidhur me këtë. Mendojini të gjitha rreziqet që mund ta shoqërojnë atë.

Mund t’ju irritojë sjellja e një prej kolegëve tuaj, por situata nuk mund të dalë jashtë kontrollit. Bëni durim, pasi situata ka gjasa të dalë në favorin tuaj. Ata që dashurojnë artin dhe teatrin do të gjejnë disa mundësi të reja.

Ëndrrat dhe meditimi mund t’ju ringjallë disa kujtime nga e kaluara. Falja do të jetë mjaft e rëndësishme për ju sot. Pasioni romantik do të jetë më shumë se asnjëherë tjetër. Këto emocione mund t’ju mundësojnë edhe frymëzim artistik.

Do të kaloni një ditë të qetë nën praninë e njerëzve tuaj të afërt. Bisedat që do të zhvilloni sot do t’ju bëjnë të ndiheni optimist dhe më të vendosur. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen zhvillime të veçanta.