VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 16 TETOR 2019

By | October 16, 2019

Komentet

HOROSKOPI E PREMTE 15 NËNTOR 2019

Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për vendosjen e kontakteve të ndryshme. Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, gjasat janë që të favorizoheni në këtë aspekt

Dita e sotme parashikohet të jetë produktive, veçanërisht për ata që janë në shkollë. Nëse jeni duke u përballur me provime, shansi do të jetë në anën tuaj.

Mos anashkaloni aktivitetet fizike që ju mbajnë në formë të mirë edhe në aspektin mendor. Përpiquni të angazhoheni sa më shumë duke mos kaluar shumë kohë brenda ambienteve të shtëpisë.

Sot do të jeni i favorizuar në dashuri. Shanset janë të mira për të bërë njohje të reja dhe që mund t’i rezistojnë kohës. Ndërkohë nga ana tjetër shmangni çdo flirtim

Ditë mjaft pozitive në aspektin financiar. Nëse keni bërë ndonjë investim sot mund të merrni frutet e para. Gjithashtu, edhe në aspektin sentimental, parashikohen surpriza të këndshme.

Mundohuni të mos jeni përjashtues, por të tregoni vëmendje ndaj personave me të cilët rrethoheni. Kjo vlen si në punë ashtu edhe ne shkollë. Shmangni debatet pa kuptim.

Ditë shumë pozitive për t’u fokusuar te gjërat që janë thelbësore për ju. Një temë më rëndësi për ju është arsimi. Tregoni vëmendje të veçantë në këtë fushë.

Shmangni thashethemet dhe përqendrohuni të puna që kohët e fundit e keni lënë pak pas dore. Mos shpenzoni energjitë tuaja për tema që nuk ju sjellin asgjë pozitive në jetën tuaj.

Lajme të mira parashikohen në sektorin financiar. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur momenti për të shpenzuar pa kufi. Sa i përket çështjeve të dashurisë, mund të keni njohje të reja.

Mundësitë janë të shumta, por aktualisht ju mungon vullneti për t’i kapur ato. Përpiquni të angazhoheni në seanca meditimi të cilat mund të kthejnë tek ju dëshirën për sukses.

Shmangni rreziqet që sjellin lojërat e fatit. Përpiquni të tregoni kujdes në këtë aspekt sepse mund të rrezikoni shumë. Në vendin e punës sot mund të hasni në disa pengesa artificiale.

Nëse jeni në një lidhje dashurie, sot mund të përfshiheni në disa debate me partnerin. Tregoni kujdes me mënyrën si reagoni ndaj xhelozisë. Mbani nën kontroll temperamentin tuaj.

HOROSKOPI E ENJTE 14 NËNTOR 2019

Kur dikush shfaq sjellje të papërshtatshme sot, ajo nuk duhet të tolerohet nga ju ose dikush tjetër. Bëhuni i pari që bën thirrje kundër fyerjes ose goditjes në pabesi. Pavarësisht nëse jeni duke mbrojtur dikë tjetër ose duke mbrojtur veten, përballuni me forcë të barabartë.

Nëse po kërkoni dikë që të bashkohet, qoftë në një lidhje romantike, qoftë në një kontekst biznesi, mos zgjidhni personin e parë që tregon interes! Mund të jetë lajkatar kur dikush bën përpjekje për të qenë pjesë e jetës suaj, por kjo nuk do të thotë gjithmonë se ata meritojnë të jenë atje.

Koha është gjithçka kur bëhet fjalë për çdo lloj marrëdhënieje, kështu që duhet të nxitoni për t’i realizuar gjërat! Shpresat dhe dëshirat tuaja, pa marrë parasysh sa të forta janë, nuk mund ta detyrojnë dikë të bëjë diçka që nuk dëshiron të bëjë, ose nuk është i gatshëm ta bëjë. Relaksohuni dhe përqendrohuni te diçka tjetër.

Përdorni imagjinatën tuaj, ëndrrat tuaja më të gjalla dhe madje edhe fantazitë tuaja më të egra për t’ju ndihmuar të kuptoni disa situata. Ju keni qenë disi dyshues për dikë për një kohë të gjatë, por nuk keni qenë në gjendje të kuptoni pse. Sot është dita për të arritur në konkluzione.

Një çështje e diskutueshme mund të jetë duke shkaktuar një konflikt midis jush dhe dikujt që e doni, por a duhet të ndodhë kjo? Mendimet tuaja janë të rëndësishme dhe është e rëndësishme të mbroni mënyrën se si ndiheni, por a ia vlen të mërzisni dikë tjetër?

Besnikëria është një përbërës thelbësor i çdo miqësie, kështu që duhet të qëndroni pranë miqve tuaj kur përballeni me situata të çuditshme. Janë hedhur disa akuza dhe ju e dini se ato nuk janë të vërteta, ndaj tregoni guxim për t’i kundërshtuar ato.

Sot dikush që ju intereson shumë do të vijë te ju duke ju kërkuar ndihmë. Hapni zemrën dhe gjeni kohë për të bërë atë që duhet. Ju nuk mund të lejoni që çështjet tuaja t’ju pengojnë nga të qenit personi bujar dhe i dobishëm për të cilën miqtë ju njohin.

Sot keni më pak energji se zakonisht dhe do të jetë e lehtë për ju që të shpërqendroheni. Kjo nuk është një ditë e shkëlqyeshme për të bërë ndonjë hulumtim madhor, për të marrë pjesë në shumë takime, ose për të punuar vetëm në projekte.

Duhet të ushtroni kreativitetin tuaj aq sa mundeni sot. Njerëzit do t’i përgjigjen mirë kësaj duke ju dërguar energji pozitive. Në fakt, ata mund të jenë aq të surprizuar nga ju, saqë mund t’ju kërkojnë bashkëpunime.

Sot mund të shfaqeni shumë bezdisës në vendin e punës. Përpiquni të fokusoheni te punët tuaja, përndryshe mund ta gjeni veten në mosmarrëveshje. Sa i përket aspektit ekonomik, gjërat nuk duken shumë premtuese sot.

Një nga njerëzit në jetën tuaj po kalon një periudhë emocionale jo të mirë. Gjeni kohën për të biseduar me atë. Kontributi juaj do të jetë shumë i nevojshëm dhe do të vlerësohet shumë. Në aspektin sentimental, po kaloni momente vetmie.

Komente shumë të paqarta të një shoku do t’ju krijojnë mendime gjatë gjithë ditës, të cilat do të ngrenë dyshime. Përpara se të dilni në konkluzione, përpiquni të sqaroheni. Në dashuri do të kërkohet më shumë sakrificë nga ju.

HOROSKOPI E MËRKURË 13 NËNTOR 2019

Ky nuk është një moment i mirë për të folur shumë për veten. Ajo që është e rëndësishme për ju nuk është gjithmonë e rëndësishme për njerëzit me të cilët po flisni. Ndonjëherë është mirë që ëndrrat tuaja t’i mbani për vete.

Nëse dëshironi të qëndroni vetëm për pak kohë nuk ka asgjë të keqe, por mos i bëni njerëzit të mendojnë se ku keni shkuar. Të gjeni kohë për veten tuaj është padyshim e rëndësishme, por kjo nuk është koha më e mirë për të shkuar në ndonjë udhëtim të gjatë.

Shfrytëzoni çdo mundësi që të mundni për të shtuar pak argëtim në ditën tuaj, sot. Sa më shumë të përqendroheni tek aktivitetet krijuese, aq më mirë! Në çështjet e dashurisë, tregoni më shumë angazhim.

Ju do të gjeni të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin që ju nevojitet në vendin e punës nëse besoni se e meritoni atë. Keni shumë njerëz të cilët kanë opinion shumë pozitiv për ju, kjo falë talentit dhe ekspertizës tuaj.

Çështjet me të cilat do të merreni sot mund të mos jetë e qartë në fillim, por me kalimin e kohës do t’i kuptoni të gjitha detajet. Zonat gri do të jenë argëtuese për tu eksploruar, kështu që sigurohuni që t’i jepni vetes gjithë kohën që mundeni për t’i shijuar ato!

Sot disa shaka që mund të bëni me një koleg, nuk do të pritet fort mirë nga disa të tjerë. Përpiquni të shmangni çdo keqkuptim nëse nuk doni të shkaktoni pakënaqësi. Mundohuni të tregoni më shumë ndjeshmëri ndaj një personi që nuk po kalon momente të mira.

Sot mund të përballeni me njerëz të cilët kanë tendencën për t’i ekzagjeruar gjërat, por fatmirësisht nuk do të shqetësoheni aspak. Qetësia është përbërësi kryesor që ju karakterizon. Shfrytëzojeni këtë karakteristikë edhe në aspektin sentimental.

Si një bimë në shkretëtirë edhe truri juaj është i etur. Ajo që ju mungon është komunikimi me njerëz që sjellin pozitivitet dhe qetësi në jetën tuaj. Duhet të gjeni personin e duhur për të ndarë me të shqetësimet tuaja.

Do të shihni diçka ose dikë sot që ju kujton një ngjarje të rëndësishme të së kaluarës tuaj. Përpiquni të shikoni drejt të ardhmes. Nëse i keni lamtumirë një raporti, mos iu ktheni më atij.

Merrni ca kohë sot që të mendoni për atë që dëshironi për të ardhmen tuaj. Shkoni në një nga vendet tuaja të preferuara dhe thjesht lini të hapur mendjen tuaj. Imagjinoni se çfarë mund të sjellin vitet në vazhdim. Universi është duke pritur që ju ta tregoni atë që dëshironi më shumë.

Sot mund të ndiheni i plotësuar nga personi që keni në krah. Esntë një ditë për të reflektuar mbi marrëdhënien tuaj sentimentale. Në aspektin profesional, përpiquni të bashkëpunoni më shumë.

Një lajm i mirë që sapo keni dëgjuar ju ka shpërqendruar dhe ngacmuar, sot. Por përpiquni të mos lejoni që kjo të ndodhë në jetën profesional. Fokusimi është gjëja më e rëndësishme në këto momente.

HOROSKOPI E MARTË 12 NËNTOR 2019

Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do iu ofrohen për takime, sepse raste të tilla vijnë rrallë. Financat do jenë më të qëndrueshme dhe mund të kryeni investime të rëndësishme.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do e ndryshojnë shpejt statusin e tyre. Ditë e qetë për sektorin e financave.

Mos lejoni që rutina të përfshijë jetën tuaj në çift. Planetet mund të ndikojë negativisht në planin financiar. Do jeni të pavetëdijshëm kur të shpenzoni dhe situata shumë shpejt mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Gjendja e financave nuk do jetë e keqe. Me pak përkujdes do arrini të bëni investimet e menduara. Yjet do ndikojnë më shumë se kurrë sot në jetën sentimentale.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, do kenë ndjenja të forta kundrejt një personi. Në planin financiar do mundoheni me aq sa keni mundësi t’i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Beqarët do të jenë sharmantë dhe gati për të bërë çfarëdolloj çmendurie. Në planin financiar fati do t’ju buzëqeshë në çdo moment dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Planetet do t’ju nxisin të bëni çmenduri në planin financiar. Gjendja do të lërë për të dëshiruar për një kohë të shkurtër. Në planin sentimental mund të përjetoni ndjenja të forta kundrejt një kolegu.

Në aspektin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni nëse nuk doni që situata të bëhet problematike. Beqarët nuk do jenë në situatën e tyre më të mirë.

Mos kini turp t’i shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi. Financat do jenë paksa të turbullta. Vazhdimësia e tyre do varet nga mënyra sesi do i menaxhoni ato.

Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të mëdha, veçanërisht me pagesën e taksave dhe detyrimeve. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente ku do të kuptoni se besimi ndaj partnerit po rritet çdo ditë.

Ata persona që nuk janë në një raport sentimental mund të kenë disa takime interesante. Në planin financiar duhet t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat, në mënyrë që të mos keni probleme serioze.

Në çështjet ekonomike çdo gjë do shkojë në varësi të kujdesit tuaj. Nëse keni shpenzuar me zgjuarsi, gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në aspektin romantik parashikohen disa ndryshime që do t’ju gëzojnë.

HOROSKOPI I JAVËS 11-17 NËNTOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Do ju ndryshoje shpesh humori këtë jave ju te dashuruarve dhe nuk do kaloni vetëm dite te mira me partnerin. Here do debatoni e here do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do jene gati edhe për aventura edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene te mira. E rëndësishme është ka qe nuk do qëndrojnë me vetëm. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse po e tepruat situata mund te behet delikate. Për shëndet me te mire duhet te shtriheni e te qetësoheni here pas here, te ushqeheni mire dhe te praktikoni aktivitet fizik. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur majat e suksesit. Bravo për guximin dhe vendosmërinë e arritur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Demi21. prill – 21. maj

Pasioni do ndizet fuqishëm këtë jave për ju te dashuruarit dhe do kaloni momente fantastike pranë partnerit. Nuk do doni aspak te ndaheni prej tij. Beqaret do e shohin me një sy tjetër një mik te vjetër dhe mund t’i shprehin edhe ndjenjat gjate fundjavës. Me financat do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa dhe nuk i kufizoni shpenzimet. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi, madje edhe dhimbja e kokës qe keni pasur se fundmi, do ike. Ne pune gjerat do fillojnë te ecin mire. Do jeni energjike dhe te pandalshëm ne çdo moment. Marrëdhënia ma familjaret do jete fantastike.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Mos bëni gatim te flirtoni me persona te tjerë gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga Hëna dhe mund te fillojnë lidhje romantike. Gjithçka do ndodhe ne mënyrë te papritur dhe emocionet do jene me te forta. Financat do jene goxha delikate ditët e para. Me zor do arrini t’i vini fre vetes dhe vetëm ne fundjave situata do përmirësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni një kontroll tërësor për te pare me mire gjendjen. Ne pune duhet te mobilizoheni dhe t’i çoni ne rrugën e duhur projektet e nisura. Ne familje do mbizotërojë harmonia ne çdo moment.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jupiteri do ndikoje mjaft pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet qe keni pasur me partnerin. Pas te martës gjithçka do jete me ndryshe dhe do kaloni edhe me shume momente intime me partnerin. Edhe beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do mund te realizojnë takimet e ëndrrave te tyre. Financat mund te jene disi delikate ditët e para, por me kalimin e kohës situata do filloje te normalizohet. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga koka, muskujt dhe shpina. Ne pune do jeni tejet profesioniste dhe keni për te pasur arritje te jashtëzakonshme. Edhe ne familje gjithçka do ju ece për mrekulli.

Luani23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj jave do bëni gjera te çmendura me partnerin tuaj dhe keni për te përjetuar emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund t’iu shkonin kaq mire. Beqaret nuk do i qëndrojnë dot indiferente disa personave dhe mund te fillojnë te njihen me tepër me ta. Ne planin financiar gjendja do filloje te stabilizohet pas gjithë përpjekjeve qe keni bere. Shëndeti nuk do jete i mire. Jupiteri do ndikoje negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe asgjë nuk do ju pengoje te ecni ne drejtimin e duhur. Bravo edhe për vendosmërinë. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave e vështirë do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin edhe për gjera elementare. Po e pate qe nuk mundeni dot te merreni vesh, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit qe te reflektoni. Beqaret do kenë takime interesante, por vetëm kaq. Do ju duhet ende te presin për ndryshime tërësore te statusit. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mire. Gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi. Shëndeti do ketë disa probleme. Mund te vuani nga ndonjë alergji ose nga probleme gastrike. Ne pune do jeni ambicioze dhe te suksesshëm. Do e arrini gjithçka qe do i vini si qellim vetes. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Mundohuni te mos kërkoni gjera te ekzagjeruara këtë jave nga partneri sepse ai nuk do mundet dot t’ua plotësoje te gjitha. Qëndroni me këmbë ne toke me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe mund te refuzojnë ftesa te jashtëzakonshme. Kane për t’u penduar, por do jete tejet vone. Buxheti nuk do jete i keq, por as aq i mire sa për te bere çdo shpenzim qe do ju shkoje neper mend. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Do ndiheni te relaksuar dhe te qete gjithë kohës. Ne pune do iu jepen mundësi te reja për te treguar aftësitë tuaja dhe keni për te pasur përfitime te mëdha. Me familjarët do ruani një marrëdhënie te mire.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do ndiheni me se miri pranë partnerit tuaj këtë jave dhe do bëni me te gjithçka qe do ju pëlqejë. Te dy do keni mendimet e njëjta dhe do qëndroni me tepër bashke. Beqaret nuk do kënaqen shume me takimet qe do realizojnë dhe kjo do beje qe ata shpesh te mbyllen ne vetvete. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Gjendja nuk do jete shume e mire kështu qe shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do ju mungoje asnjë dite energjia. Ne pune mund te dalin here pas here edhe pengesa, por ne përgjithësi gjithçka do ece mire dhe do i arrini objektivat qe i keni vene vetes. As jeta familjare nuk do ketë probleme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj këtë jave dhe do e bëni te dashurohet si i çmendur. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te gabojnë e mund te pendohen. Financat do kenë goxha luhatje, por pas te enjtes do arrini te gjeni zgjidhje dhe do ta përmirësoni situatën. Për shëndetin nuk do qaheni aspak sepse gjendja do jete e jashtëzakonshme. Do jeni gjithë kohës energjike. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ne këtë sektor nuk do ju dalin probleme. Jeta familjare do jete gjithë kohës e qëndrueshme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjete kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Edhe beqaret do kenë një jave fantastike gjate se cilës do njohin princin e kaltër me te cilin do kalojnë jetën. Financat kane për te qene shume me te mira për ata te fushës se artit dhe atyre qe merren me fushën imobiliare. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël nga lodhja, ndërkohë qe me pas gjerat do ecin për mrekulli. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj te papriture te pakëndshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

HOROSKOPI E HËNË 11 NËNTOR 2019

Duhet të bëni pak pushim për t’u qetësuar psikologjikisht. Përpiquni të mos investoni në disa skema të dyshimta financiare, me të cilat do të njiheni gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të humbisni diçka, ndaj duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të zhvilloni një bisedë shumë romantike.

Sjellja juaj do të vlerësohet maksimalisht. Është dita e duhur për të komunikuar me persona, të cilët i takoni shumë rrallë. Romanca do të drejtojë zemrën tuaj. Aftësia për të ndihmuar të tjerët do të sjellë respekt ndaj jush.

Do të kaloni kohë duke kryer aktivitete sportive për të mbajtur trupin në formë. Duhet të mendoni për të realizuar disa ndryshime në arredimin e shtëpisë. Sot do të kuptoni sesa shumë ju do partneri/partnerja juaj.

Do të përballeni me shumë gjëra, por ruani qetësinë, pasi do t’ju duhet të ndërmerrni vendime të rëndësishme. Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me miqtë. Do ta keni të vështirë të bëni partnerin/partneren tuaj të kuptojë pozicionin në të cilin ndodheni.

Nisni meditimin dhe jogën për t’u ndjerë mirë si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ka gjasa që debati me një fqinjin/ën tuaj t’ju prishë humorin. Megjithatë ruani qetësinë, në të kundërt vetëm do të përkeqësoni situatën. Është e nevojshme të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj.

Do të ndiheni të mërzitur, pasi ka gjasa të përballeni me një problem shëndetësor. Ka gjasa t’ju krijohen burime të reja të të ardhurave. Mungesa e komunikimit me një person që ju e doni shumë, do t’ju shndërrohet në stres.

Bëni mirë të mendoni pozitivisht. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet, por sërish do të ndjeni vështirësi në realizimin e planeve tuaja. Mbrëmja me partneren/partnerin tuaj do t’ju relaksojë dhe do t’ju krijojë një gjendje të mrekullueshme. Dikush mund t’ju komplimentojë.

Nëse jeni beqarë, Neptuni dhe Jupiteri miqësorë po bëjnë gjithçka, për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Bashkëveprimi i Venusit dhe Marsit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

Sot do të përfshiheni në punë kreative. Ka gjasa të realizoni një plan shumë të rëndësishëm. Dikush do përpiqet t’ju lëndojë duke punuar kundër jush. Megjithatë aftësia juaj për të vepruar me zgjuarsi do t’iu bëjë ta kaloni këtë situatë.

Sot të ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore dhe do të nisni të kryeni ushtrime fizike. Ka gjasa që një udhëtim që kishit planifikuar, t’ju shtyhet. Shmangni personat që përpiqen të prishin reputacionin tuaj.

Do të vlerësoni një mikun tuaj për suksesin e arritur. Do të fitoni para sot, por për shkak të rritjes së shpenzimeve, do ta keni të vështirë të kurseni. Mund të merrni një lajm që do t’ju lumturojë pamasë.

Do të irritoheni dhe stresoheni për shkak të disa vendimeve të gabuara në të kaluarën. Nuk do të jeni në gjendje të vendosni se çfarë do të bëni në vijim. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendjen partnerit/partneres, pasi mund ta vini në rrezik marrëdhënien tuaj.

HOROSKOPI E DIEL 10 NËNTOR 2019

Gjithçka është në favorin tuaj dhe do të keni dëshirën të investoni të gjithë kohën tuaj në çështjet e dashurisë. Me financat gjendja do vijë duke u përmirësuar falë punës tuaj.

Në aspektin sentimental, mund ta gjeni veten në debate dhe mosmarrëveshje. Sot është koha që të reflektoni dhe t’i jepni zgjidhje problemeve. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.

Tregoni kujdes nga xhelozia e tepërt. Shmangni grindjet me personin që keni në krah. Financat do jenë mirë, pasi dhe ju do tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.

Mos bëni plane të kota, sepse gjërat nuk do të ecin sipas parashikimeve. Jetoni momentin ashtu siç ju vjen. Kushtojini më shumë rëndësi marrëdhënies tuaj në çift.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, nuk do të kenë asnjë ndryshim në jetën e tyre. Me buxhetin parashikohen disa probleme të lehta që me aftësinë tuaj do t’i kaloni pa asnjë vështirësi.

Në aspektin financiar ndikimi i yjeve do të jetë pak negativ, prandaj tregoni kujdes me shpenzimet. Marrëdhënia juaj me partnerin ka për ta humbur përkohësisht energjinë dhe intensitetin që ka pasur.

Jeta juaj në çift mund të marrë një kthesë pozitive gjatë ditës së sotme. Nëse i keni vënë vetes ndonjë qëllim në aspektin ekonomik, gjasat janë që të keni sukses. Nuk përjashtohet edhe një rritje page.

Shmangni debatet me partnerin të cilat mund të shkaktojnë mërzi. Fokusohuni te gjërat pozitive që ndodhin në jetën tuaj. Jini falënderues për gjithçka ka ndodhur rreth jush.

Ditë e favorshme për ata që kërkojnë të krijojnë një lidhje dashurie. Por duke qëndruar brenda në shtëpi nuk do të arrini të njihni askënd. Shmangni debatet në vendin e punës.

Klimë pozitive parashikohet për ata persona që janë në një lidhje dashurie. Do mund të gjeni gjuhën e përbashkët për disa probleme që ju kanë shqetësuar së fundmi.

Në aspektin financiar gjithçka po ecën në mënyrë normale, prandaj mos rrezikoni me ndonjë investim të madh, i cili nuk do të shkojë sipas parashikimit. Fokusohuni te raporti juaj në çift i cili nuk po kalon momente të mira.

Financat do kenë përmirësime të cilat do ju mundësojnë edhe ndonjë blerje. Megjithatë mos e ekzagjeroni nëpër qendra tregtare. Në aspektin profesional, kushtojini vëmendje disa punëve që i keni lënë pas dore.

HOROSKOPI E SHTUNË 9 NËNTOR 2019

Kujdes duhet të tregoni me shëndetin, i cili gjatë kësaj periudhe paraqitet pak i dobët. Edhe pse mëngjesi do të jetë pak i vështirë për t’i marrë gjërat me optimizëm, gjithçka do t’i kthehet normalitetit gjatë pasdites.

Në fushën sentimentale duket se gjithçka është mirë dhe, gjithashtu, fundjava do të jetë e mbushur me alegri. Disa iniciativa në aspektin ekonomik do të pengohen si pasojë e mungesës së koordinimit.

Përpiquni ta kaloni këtë ditë në shoqërinë e ndonjë libri ose ndonjë aktiviteti artistik që ju mbush me frymëzim. Mos kaloni shumë kohë me grupe të mëdha njerëzish, sepse do të privoheni nga kreativiteti.

Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. Në vendin e punës mund të merrni lëvdata, por edhe ndonjë shpërblim financiar. Një angazhim i papritur mund t’ju detyrojë të punoni deri në orët e vona.

Kjo ditë do të jetë e favorshme për të bërë blerje me leverdi. Bëni kujdes që të mos blini sende që nuk ju nevojiten vetëm për shkak të një çmimi të ulët. Në mbrëmje do të jeni i rrethuar nga miqtë dhe njerëz që ju mbështesin.

Sot mënyra e vendosjes së planetëve ju bën nervoz. Kjo mund të shkaktojë pengesa në komunikim. Përpiquni të anuloni disa angazhime profesionale, sepse mund ta gjeni veten në keqkuptime.

Dita e sotme do të jetë nga ato ditët gri, por aspak armiqësore. Mund ta gjeni veten në ndonjë situatë të ndërlikuar, por falë eksperiencë që keni do ta kaloni gjithçka me lehtësi.

Sot është dita për të buzëqeshur dhe për të shprehur nivelin tuaj të optimizmit. Bëhuni gati që pasditen ta kaloni në shoqërinë e partnerit ose njerëzve tuaj të dashur. Me paratë do të keni një raport miqësor sot.

Në aspektin romantik keni nevojë për më shumë romancë dhe intimitet. Prandaj përpiquni të gjeni kohë për partnerin tuaj. Shmangni mosmarrëveshtjet në sektorin e punës.

Dita mund të nisë me ritme pozitive veçanërisht në çështjet e dashurisë. Entuziazmi nuk do të mungojë as në aspektin profesional. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes parashikohet një takim i veçantë

Mësoni të thoni jo në momentet kur nuk jeni dakord me diçka. Kjo gjë do të vlerësohet shumë në aspektin profesional. Në punë do të ketë surpriza të këndshme. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.

Sot do të kaloni disa momente stresante si pasojë e disa punëve të papërfunduara. Mos lini asgjë për në momentin e fundit në mënyrë që të shmangni edhe problemet me ankthin.

HOROSKOPI E PREMTE 8 NËNTOR 2019

Do të ndjeni dëshirën për ta ngritur në piedestal partnerin/partneren tuaj. Do të dëshironi që ta shihni atë si personin perfekt për ju. Do të përpiqeni të bëni gjithçka që ta kënaqni gjysmën tuaj më të mirë. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.

Lidhja romantike nuk po ju shkon perfekt. Gjërat mund të jenë pak të paqarta në këtë drejtim. Komunikimi do të jetë kyç për zgjidhjen e këtyre problemeve. Mos bëni kritika të shumta, pasi jo gjithmonë do të mirëpriten.

Fati do t’ju buzëqeshë sa i përket dashurisë dhe romancës suaj. Ka gjasa të ndodhin disa ndryshime të mëdha në lidhje me çështjet e zemrës. Sa i përket anës profesionale, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë debati të mundshëm me një prej kolegëve tuaj.

Çështjet e dashurisë do të zënë pjesën më të madhe të ditës së sotme. Një vendim i rëndësishëm do të mbetet në dorën tuaj, ndaj mos u nxitoni. Sa i përket familjes, një prej anëtarëve do t’i të kërkojë më shumë vëmendje nga ana juaj.

Përgatituni për një ditë të mbushur plot aktivitete shoqërore dhe për biseda mjaft të këndshme. Nëse keni ndërmend të bëni shoping, kjo e premte nuk është dita e duhur. Bëni kujdes me gjendjen financiare, pasi ka gjasa të dilni jashtë buxhetit tuaj.

Ekziston mundësia të përballeni me probleme në lidhjen tuaj romantike, për shkak mënyrës sesi i shprehni ndjenjat. Në aspektin profesional nuk do të keni mundësi të jepni gjithë energjinë tuaj. Angazhohuni më shumë në projektet e lëna përgjysmë.

Nëse keni ndërmend t’i shprehni ndjenjat dikujt, mos u tërhiqni, pasi gjërat janë në favorin tuaj. Kini më shumë besim në vetvete, pasi vetëm kështu mund të ecni përpara. Sa i përket aspektit profesional, ekziston mundësia të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me shefat tuaj.

Do ta keni të vështirë të angazhoheni në detyra të rëndësishme sot. Mund t’ju shfaqen disa probleme në dashuri duke ju marrë kështu të gjithë vëmendjen. Do të jeni të pavendosur për të zgjedhur mënyrën që dëshironi.

Mund të realizoni disa takime të rëndësishme gjatë kësaj të premteje, të cilat do t’ju vlejnë shumë në aspektin profesional. Mbrëmja do të jetë shumë më e qetë. Një miku juaj do të dëshirojë të diskutojë një çështje me ju dhe pret këshillat tuaja.

Do të mendoni për dashurinë në pjesën më të madhe të ditës, kështu që jepini zemrës vëmendje të plotë. Do të keni probleme me komunikimin me partnerin/partneren tuaj, ndaj tregohuni të duruar. Jepini kohën e duhur të reflektojë dhe të bëjë hapin i/e pari.

Mirësjellja juaj do të vlerësohet shumë. Disa persona do t’ju komplimentojnë. Nëse pranoni gabimet në punë, do t’ju kthehet në avantazh. Sa i përket anës financiare, nuk parashikohen ndryshime.

Mos investoni në disa skema të dyshimta financiare. Ka gjasa që dikush t’ju shprehë ndjenjat që ka ndaj jush prej disa kohësh. Shmangni personat që qëndrojnë pranë jush vetëm kur kanë interes.

HOROSKOPI E ENJTE 7 NËNTOR 2019

Ka gjasa që sot të jeni në qendër të vëmendjes. Merrni drejtimin dhe të tjerët do t’ju ndjekin. Tregohuni vetvetja dhe bëjeni bisedën sa më interesante për dëgjuesit. Gjithashtu, tregohuni të hapur ndaj pyetjeve dhe komenteve të të tjerëve.

Ka gjasa t’ju rritet besimi në vetvete dhe do të keni ide të qarta rreth asaj se çfarë dëshironi. Dikush do përpiqet të fitojë terren ndaj jush. Do të arrini një marrëveshja mjaft të mirë nëse bashkëpunoni me njeri-tjetrin dhe jo të ktheheni në rivalë.

Do të futeni thellë në mendime gjatë kësaj të enjte. Do të ndiheni sikur keni informacione të shumta, të cilat kërkojnë përpunim. Sa i përket projekteve të mëdha përpiquni t’i përfundoni ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpiquni të mos i analizoni të gjithë fjalët që dëgjoni përreth. Mos analizoni çdo detaj të mundshëm, pasi kjo mund t’ju krijojë një gjendje komplekse. Nëse keni ndërmend t’i bëni ndonjë pyetje dikujt mos hezitoni.

Nuk përjashtohet mundësia të kaloni një periudhë dramatike, e cila mund të ndikojë shumë në gjendjen tuaj psikologjike. Përpiquni të bëni disa rregullime në rrugën që dëshironi të ndiqni, në mënyrë që të ecni përpara. Sa i përket lidhjes suaj romantike, partneri/partnerja juaj mund t’ju surprizojë me një dhuratë mjaft të këndshme sot.

Është e nevojshme të merrni një ditë pushim për të reflektuar pas një periudhë tejet të lodhshme. Shihni me vëmendje se çfarë po bëjnë të tjerët përreth jush. Rishikoni planet tuaja dhe mendoni sesi mund të vrisni dy zogj me një gur.

Përpiquni të tregoheni sa më energjik gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të përfundoni gjithçka që kishit planifikuar. Duhet të ndërtoni marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj, madje edhe me ata që ju kundërshtojnë shpesh. Në lidhje me anën tuaj personale, nuk parashikohen ndryshime.

Shprehni të gjitha shqetësimet dhe do të merrni këshillat e duhura. Tregohuni të hapur dhe lejoni informacionin që të rrjedhë. Mos u përfshini emocionalisht në disa çështje për të cilat nuk është e nevojshme. Përqendrohuni tek faktet.

Diskutoni fillimisht me të tjerët nëse bëni plan të udhëtoni. Një ide e vogël mund të transformohet me shpejtësi në një problem të madh. Nuk përjashtohet mundësia që sot të përballeni me kritika në familje, por bëni durim dhe mendoni pozitivisht.

Mos u merrni vetëm me një detyrë gjatë ditës së sotme. Sa më shumë aktivitete të larmishme të zhvilloni aq më lehtë do të integroheni për “të formuar pjesët e tjera të pazëllit”. Përpiquni të mësoni të kryeni disa detyra në mënyrë efektive.

Mund të gjendeni në një vorbull gjatë ditës së sotme, por do të keni ndihmën maksimale të njerëzve tuaj të afërt. Shfrytëzoni energjitë tuaja dhe ecni përpara. Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia e një takimi mjaft të veçantë për beqarët e kësaj shenje.

Nuk do të dëshironi të qëndroni në një vend gjatë ditës së sotme. Do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme. Sa i përket gjendjes financiare, ka gjasa që dikush t’ju kthejë një borxh të vjetër.

HOROSKOPI E MËRKURË 6 NËNTOR 2019

Sot do të ndiheni romantikë, pasionantë dhe do të dëshironi të qëndroni bashkë me partnerin/partneren tuaj. Ndoshta do të mund ta arrini këtë, por do të jetë e vështirë nëse i bëni planet në moment të fundit. Megjithatë, mos u dorëzoni.

Një grua, ndoshta një kolegia juaj, që ndonjëherë bëhet irrituese, mund t’ju vizitojë sot. Nëse nuk do të tregoheni të kujdesshëm, mund të përfshiheni në një debat mjaft të nxehtë. Përpiquni të distancoheni nga situata të tilla.

Mund t’ju vijnë disa telefonata gjatë ditës së sotme. Njëra prej tyre mund të jetë edhe telefonata e një miku të largët ose e një ish- partneri/partnere. Do të dëshironi shumë ta takoni këtë person ballë për ballë dhe t’i flisni hapur me të për çështje që ju mundojnë.

Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje të veçantë. Ka gjasa që t’ju duhet të paguani disa fatura. Një situatë e tillë mund t’ju ngarkojë psikologjikisht, ndaj dilni një shëtitje në ajër të pastër për të rimarrë energjitë e duhura. Kujtoni që keni punuar fort dhe duhet të merrni atë çfarë meritoni.

Do të ndiheni në gjendje mjaft të mirë emocionale dhe do të jeni entuziast për gjithçka. Do të jeni të mbushur plot energji dhe do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme sportive. Gjithashtu, ka gjasa të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër, që do t’ju relaksojë pafund.

Do të dëshironi të takoni një mik të vjetër, i cili jeton shumë larg jush. Do të doni të flisni me të për një çështje mjaft delikate. Mos hezitoni dhe telefonojeni, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Ndoshta edhe miku juaj do të ketë nevojë për mbështetje.

Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni pas një diskutimi në grup. Ka gjasa që idetë tuaja të mos mirëpriten. Megjithatë, nuk rekomandohet të përfshiheni nëpër debate të tilla, pasi nuk do të arrini rezultatin që kërkoni.

Disa ndryshime si në jetën personale, ashtu edhe profesionale mund t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që të tensionoheni dhe do të jetë e vështirë që të rimerrni energjitë. Përpiquni të relaksoheni.

Mund të keni bërë plane për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të ktheheni në shkollë për të marrë një tjetër diplomë. Ndaj, mos u ndalni, por ecni përpara me planet tuaja. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj më të mirë.

Duhet të përfundoni patjetër disa dokumente mjaft të rëndësishme ligjore. Kushtojini më shumë vëmendje komunikimit dhe bëni kujdes me kritikat. Jo gjithmonë mund të mirëpritet mendimi juaj. Do të dëshironi të organizoni një mbrëmje romantike me partnerin/partneren tuaj.

Partneri/partnerja juaj ka gjasa të mos ndihet mirë për shkak të një eksperience të keqe në punë. Personi në fjalë mund të ketë luhatje të humorit gjatë gjithë ditës. Mos u përpiqni që t’i jepni këshilla, pasi gjasat janë të mos i mirëpresë ato.

Stresi në punë mund të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj psikologjike. Pini sa më shumë ujë dhe kryeni vazhdimisht ushtrime fizike. Gjithashtu, bëni kujdes me ushqimin, sidomos me ushqimet pikante.

HOROSKOPI E MARTË 5 NËNTOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të hezitojnë vazhdimisht gjatë ditë së sotme. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: ose të thoni të vërtetën me zë të lartë ose ta fshihni atë. Do të keni mbështetjen e planetëve çfarë do t’ju bëjë të formuloni idetë tuaja në mënyrën e duhur.

Do të mendoni thellësisht sot për disa çështje të caktuara dhe kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah maturinë. Nëse keni ndjenja për dikë, është dita e duhur për t’i shprehur ato. Megjithatë, zgjidhni fjalët e duhura për ta bërë këtë në mënyrë që të keni ndikim të drejtpërdrejtë.

Gjatë ditëve të kaluara mund të jeni irrituar në aspektin profesional. Ndoshta disa pengesa të jashtme do t’ju përballin me sfida. Para se të merrni një vendim, fillimisht duhet të zgjidhni disa çështje. Pasdite do të keni kohën e duhur për të kaluar pranë partnerit/partneres suaj.

Do të jetë një ditë e mbushur plot aktivitete. Do të keni energjinë e duhur për ta përballuar atë. Mos u befasoni nëse përballeni me rezistencë. Ekziston mundësia që idetë tuaja, sado kreative që mund të jenë, mund të mos përshtaten me askënd. Tregohuni bindës, në mënyrë që të merrni atë çfarë dëshironi.

Bëni kujdes të mos humbni kontrollin gjatë ditës së sotme. Ndoshta ajo çfarë ju kërkoni mund të mos realizohet për shkak të gjendjes suaj financiare. Bëni durim pasi mund të jetë thjesht momentale.

Ekziston mundësia që këtë të martë të përjetoni disa momente reflektimi. Përdoreni këtë për të menduar rreth qëllimeve tuaja për të ardhmen. Tregohuni më të hapur me partnerin/partneren dhe dëgjojini me kujdes sugjerimet e tij/saj.

Nuk përjashtohet mundësia që sot të kaloni një ditë të tensionuar. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të hezitoni të bëni ndonjë lëvizje në atë drejtim. Duhet të kuptoni që ankesat e shumta nuk ju çojnë në drejtimin e duhur.

Mund të keni vënë re disa aspekte psikologjike dhe fizike me të cilat nuk ndiheni komod. Dita që keni përpara mund t’ju detyrojë të ndërmerrni një vendim për të korrigjuar atë sjellje. Rekomandohet që shqetësime të tilla t’i ndani me miqtë ose me partnerin/partneren tuaj.

Ndonjëherë njerëzit rreth jush mund t’ju qortojnë për mungesën e taktit nëpër biseda. Përpiquni të reflektoni dhe pranojini këshillat e miqve të ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të jeni një dëgjues më mirë, çfarë do të vihet re shumë shpejt edhe nga të tjerët.

Keni një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë gjërat më pak dramatike seç duken. Këshillat tuaja do të ndihmojnë një kolegun tuaj të dalë nga një situatë e vështirë. Sa i përket anës personale, gjithçka do të jetë e qetë.

Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja dhe mos mendoni se do të dukeni qesharakë. Kjo do t’ju ndihmojnë maksimalisht të rrisni vetëbesimin. Sfida juaj është vetëm kjo: shprehni qartë mendimin tuaj dhe mos kopjoni idetë e të tjerëve.

Nëse keni ndierë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha e duhur për ta bërë atë. Me siguri nuk ju mungon imagjinata. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar edhe psikologjikisht. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohet mundësia e ngritjes në detyrë.