VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E HËNË 8 PRILL 2019

By | April 8, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MËRKURË 24 PRILL 2019

Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe nëse keni arsye për t’u ndjerë krenarë, mos e shprehni dhe mos e teproni. Ka gjasa që të rritet numri i personave që ju kanë zili dhe kjo do t’ju përballë me disa vështirësi.

Demat duhet të përpiqen të mos konfliktohen me askënd. Mësohuni të eliminoni paqësisht situata të tilla. Ky do të jetë edhe çelësi i ekuilibrit tuaj emocional. Është dita e duhur për të bërë disa riparime në shtëpi. Shmangni udhëtimet e gjata dhe mjekimet e tepërta.

Binjakët do të kenë vështirësi në komunikim. Ka gjasa që iniciativa personale, rrëfime, ndjenja apo zhvillime kreative të mbeten të padëgjuara. Rekomandohet që ta shpenzoni këtë ditë pa ndonjë aktivitet të veçantë. Mblidhni njohuri, zhvilloni aftësi dhe mësoni sesi të kuptoni thellë veten.

Gaforret duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit. Duhet të bëni patjetër një kontroll mjekësor, ose të konsultoheni me një mjek për mënyrën sesi ndiheni. Duhet të kaloni më shumë kohë nën shoqërinë e familjarëve tuaj.

Disa Luanë ka gjasa të nxitojnë për çështje të caktuara. Kjo mund t’ju dëmtojë në çështjet që kërkojnë përgjegjësi. Merreni në konsideratë këtë parashikim dhe mos u nxitoni. Sot keni shansin të riktheni krenarinë dhe suksesin.

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të përballen me shqetësime sot. Mos u bëni shumë kritikues ndaj vetes. Kushtojini më shumë rëndësi pamjes së jashtme pasi kështu do të ndiheni edhe më mirë. Në mbrëmje do të ndiheni të përkëdhelur nga partneri/partnerja juaj.

Disa Akrepë do të jenë shumë të kujdesshëm. Natyra dyshuese do t’ju ndihmojë të shmangni disa probleme dhe takime aventuriere. Tregohuni të sinqertë ndaj vetes dhe bashkëbiseduesve. Ka gjasa të konfliktoheni me një fqinj ose një koleg.

Rrezikoni të humbisni një shans mjaft të mirë. Modestia nuk do t’ju lejojë t’i shprehni ndjenjat dikujt. Joga, meditimi apo sporti do të ndikojnë mjaft mirë te ju. Nuk rekomandohen udhëtimet e gjata. Ka gjasa të bëni disa blerje të panevojshme.

Shigjetarët nuk do të kenë probleme gjatë kësaj dite. Nëse dëshironi, mund të përqendroheni në gjëra që mund t’ju çojnë në majë të karrierës. Sipërmarrësit duhet të mendojnë për të gjetur ide të pazakonta.

Sot do të keni mundësi të shfaqni një prej talenteve tuaja. Madje, mund të ngjallni edhe interesin e publikut. Bëni kujdes gjatë komunikimit dhe tregoni më shumë takt. Nuk do të keni të papritura gjatë ditës së sotme dhe pjesa më e madhe e kësaj të mërkure premton të jetë e qetë.

Rekomandohet të mos jeni natyrë e mbyllur. Problemet që keni mund t’i diskutoni me familjarët, pasi kështu do të ndiheni më të qetë dhe mund t’i zgjidhni ato. Në të kundërt mund të kontaktoni një psikolog, ose të lexoni një literaturë të veçantë.

Peshqit do të ndiheni mjaft të lodhur për t’u marrë me çështje urgjente. Ka shumë gjasa që në çdo aspekt të jetës të gjeni çështje që kanë nevojë për zgjidhje të shpejta. Mos u përballni vetë me këto probleme, por kërkoni edhe ndihmën e të tjerëve.

HOROSKOPI E MARTË 23 PRILL 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë pa probleme. Ka gjasa të përfundoni të gjitha detyrat. Ata që nuk janë të kënaqur me punën e tyre, rekomandohet të kërkojnë një tjetër vend pune. Megjithatë duhet të qëndroni larg ndryshimeve të tjera sot.

Demët duhet të mendojnë pozitivisht. Mos kërkoni heroizëm të veçantë ndaj vetes në punë apo në shtëpi. Do të ishte mirë të bënit pushim këtë të martë ose të bëni ushtrime fizike. Bëni kujdes nëse nuk dëshironi të shkoni në një event që ju kanë ftuar. Refuzoni me takt.

Pjesa më e madhe e Binjakëve do ta kalojnë këtë ditë me sporte të ndryshme ose mund të bëjnë një udhëtim të shkurtër. Nëse do të jetë e mundur, do të ishte mirë të mos e ngisni makinën sot, por të jeni pasagjerë. Në mbrëmje do të jeni në një takim mjaft të këndshëm romantik.

Gaforret rekomandohet të mendohen thellë dhe të shohin mënyrat për të ecur përpara. Mos u bëni sipërfaqësorë, por përpiquni të analizoni gjestet dhe shprehjet e fytyrës. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të hapni një horizont të ri për biznes personal.

Për disa Luanë është koha për triumfe. Ka gjasa që ndërkohë që po shënoni sukses në profesion, do të fitoni edhe ndaj një rivali në dashuri. Gjithashtu, mund t’ju rriten edhe financat. Fitoret mund t’ju sjellin si gëzim ashtu edhe stres.

Problemi kryesor për Virgjëreshat do të jetë mungesa e mbështetjes së duhur. Mos u mbështesni tek të afërmit, kolegët apo miqtë, pasi asnjë prej tyre nuk do të ketë mundësi t’ju ndihmojë. Përpiquni t’i bëni ballë vetë këtyre problemeve dhe të gjeni zgjidhje për to.

Peshoret nuk do të marrin për bazë këshillën e dikujt. Përpara se të mendoni qëllimin negativ te fjalët e të tjerëve, përpiquni të jeni më të arsyeshëm. Kjo e martë është dita e duhur për të nisur një partneritet të ri në biznes ose për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

Akrepët duhet të mendohen më shumë përpara se të veprojnë. Ndoshta nuk duhet të mendoni keq për çdo gjë që ndodh rreth jush. Përpiquni të jeni më të sjellshëm. Shumë gjëra mund të ndryshojnë brenda ditës. Tregohuni më pozitiv. Akrepët e martuar duhet të jenë më romantikë.

Disa Shigjetarë duhet t’i përkushtohen zhvillimit të ideve të reja. Ndoshta, kjo mund të ketë të bëjë me një projekt që ka qëllim luftën ndaj padrejtësive.  Kur të promovoni këtë projekt, mos neglizhoni jetën personale.

Disa Bricjapë do të mund të rrisin autoritetin në punë ose të shënojnë sukses në biznes. Sa i përket marrëdhënieve personale, fati përjashtohet nga çdo mundësi. Mos u afroni me dikë të seksit të kundërt, që e njihni shumë pak.

Për disa ujorë kjo do të jetë një periudhë produktive. Mund të fitoni mbështetje nga persona jo familjarë. Ata që janë në kërkim të një pune do të gjejnë disa njëkohësisht. Mendohuni mirë para se të zgjidhni, në mënyrë që të shmangni ndonjë gabim.

Peshqit mund të suprizohen sot nga një vizitë e papritur. Mund të bëhet fjalë për dikë që e keni fshirë nga lista e kontakteve. Mos u mashtroni nga përpjekjet e tij/saj për t’ju bindur. Kjo këshillë vlen për të gjitha fushat e jetës. Mos ndryshoni asgjë në profesionin tuaj.

HOROSKOPI I JAVËS 22-28 PRILL 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire këtë jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjeri nuk do hape rruge. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te fryje ndonjë stuhi e fuqishme. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar dhe do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe mos kryeni shpenzime te panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten. Jeta profesionale do ketë shume ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos shpërqendroheni dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj jave. Nuk do i nënshtroheni rutinës, por do mundoheni qe ta bëni te veçante çdo moment. Partneri do jete dakord për gjithçka. Beqaret do kenë takimin qe kane ëndërruar prej shume kohesh dhe jeta do ju marre drejtimin e shumëpritur. Ne pune duhet te jeni te matur sepse ne te kundërt situata mund te përkeqësohet edhe me tepër. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përkundrazi do jeni edhe me ne forme se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do jete me te qete. Ne pune ka mundësi qe gjithçka t’iu ece sipas planeve. Shume shpejt do i arrini edhe objektivat. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj jave dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere me herët dhe do kërkoni falje. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura kalimtare qe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Buxhetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje sepse po filluan problemet zor se do e stabilizoni shpejt situatën. Jupiteri dhe Plutoni nuk do e favorizojnë shëndetin. Do ndiheni pa fuqi dhe mund te keni edhe çrregullime tensioni. Ne pune do filloni disa projekte gjigande te cilat pas disa kohesh do sjellin përfitime te mëdha si financiare ashtu edhe profesionale. Me familjaret do jeni te kuptueshëm dhe tolerante.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo do jete ajo qe do i pëlqejë me tepër atij qe jeni ne krah. Nuk do debatoni për asgjë, përkundrazi mund te merrni vendime te rëndësishme. Për beqaret me ne fund mund te shfaqet princi i kaltër dhe jeta do marre drejtimin e ëndërruar. Buxheti nuk do jete delikat, por nëse e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve gjendja do përmirësohet edhe me shume. Shëndeti do jete me i mire. Do shëroheni plotësisht dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni paksa konfuze ditët e para, por nga e mërkura do kthjelloheni dhe do hidhni hapat e duhura. Me familjaret gjerat nuk do ecin shume mire.

Luani23. korrik – 22. gusht

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Mos shpenzoni energji kot dhe mos e teproni me aktivitetin fizik. Ne pune me pak me shume besim tek vetja dhe me pak përpjekje do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe pa probleme.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Kjo jave ka për te qene një periudhe e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Do gjeni harmoninë ne krahët e partnerit tuaj dhe do e kuptoni edhe vete qe po ju llastojnë se tepërmi. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te munden vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Venusi do përkujdeset për ta. Financat do arrini t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do ju përmirësohet me shpejt nga sa mendonit. Beni disa investime pa humbur kohe sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me tretjen dhe probleme dermatologjike. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar dhe nuk do përqendroheni dot. Familja e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, këtë jave gjerat do fillojnë te normalizohen. Do jeni me tolerante dhe gati për te bere gjithçka qe do ju sugjeroje partneri. Beqaret nuk duhet te afrohen me çdo person qe do i joshe sepse disa nuk kane ashtu si duken. Preferoni te njiheni mire para se te hidhni hapa. Ne planin financiar mos ndërmerri rreziqe pa verifikuar pasojat qe mund te vijnë sepse do pendoheni. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes edhe me aksidentet qe mund te ndodhin ne pune. Jeta profesionale do jete e kënaqshme dhe do i realizoni te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje do mbizotërojë qetësia dhe harmonia.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju rrjedhe sipas planeve. Do i jepni fund njëherë e mire rutinës dhe do mundoheni te gjeni çdo arsye për te qene te lumtur. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nga ana tjetër do kenë frike edhe te hedhin hapa. Gjendja e financave do ndryshoje për mire ne mënyrë te papritur. Do jeni te qete kur te shpenzoni dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me qetësuesit dhe me pijet energjike. Ne pune nuk do lindin aspak probleme dhe vështirësi, kështu qe do i vazhdoni me qetësi projektet e nisura. Jeta familjare nuk do jete shume e qete.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave nuk do jeni aspak te kujdesshëm me partnerin dhe kjo mund te sjelle disa probleme me te. Mos këmbëngulni gjithmonë te dale e juaja sepse do jete një gabim me pasoja. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë takime fantastike dhe jeta do ju ece ne drejtimin e duhur. Ne planin financiar mund te keni edhe disa tronditje sepse Plutoni do ju nxite te kryeni shpenzime te konsiderueshme pa i bere me pare llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar. Edhe ata qe vuajnë nga reumatizma apo dhimbja e shpinës do qetësohen. Ne pune duhet te jeni me serioze dhe largpamës qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ju dalin disa probleme te vogla qe do duan durim për t’u zgjidhur.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Rutina e përditshme do ju rendoje pafund gjate kësaj jave dhe kjo gjë mund te preke disi edhe ecurinë e lidhjes tuaj. Mund te acaroheni për gjithçka dhe do debatoni me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës. Ditët e tjera do vazhdojnë rutinën. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithë përkudjesi i kohëve te fundit do shpërblehet këtë periudhe. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e kënaqshme. Po praktikuat not ose yoga do ndiheni edhe me ne forme. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi ne vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Me familjaret do kaloni vetëm çaste pozitive.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Mundohuni qe te mos qëndroni asnjë moment ne heshtje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje. Nëse ju dalin problemet diskutojini hapur ato me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do i zgjidhni shpejt. Beqaret do jene te drejtpërdrejte dhe ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet dhe kjo për fajin tuaj. Po nuk hoqët dore nga duhani, alkooli apo qetësuesit keni për te vuajtur edhe me tepër. Ne pune nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ne fund do ja dilni. Jeta familjare do jete e qete.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Jave fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do arrijnë ta joshin personin qe pëlqejnë. Nga e enjtja për ta do filloje një etape e re. Merkuri do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe situata do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Po t’i kishit marre me pare këto masa gjendja do ishte shume me ndryshe. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas do filloje te ketë probleme te vogla. Këshillohuni me mjeket specialiste sa me pare. Ne pune do keni vështirësi dhe pengesa te shumta. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si me pare dhe do brengoseni. Familja e qete.

HOROSKOPI E HËNË 22 PRILL 2019

Ndikimi i planetëve do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë kësaj dite. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental.

Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe romantike. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë.

Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuzioni sa i takon sektorit të dashurisë, ku do të ndjeni nevojën për praninë e partnerit. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.

Do të jeni nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, ku parashikohet një ditë me surpriza. Megjithatë do ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

Sot mund të hyni në një periudhë shumë herë më të mire sa i përket çështjes së dashurisë. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme në aspektin profesional dhe përfitime ekonomike.

Sot mund të përfshiheni nga momente kritike sa i takon sferës profesionale. Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje dhe ekuilibra të rinj. Megjithatë në dashuri gjërat duken të qëndrueshme.

Parashikohet një ditë e mbushur me suksese sa i takon sferës profesionale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sa i takon sferës sentimentale dhe familjare. Me paratë mund të tregoni pak më shumë kujdes.

Sot mund të lini pas krahëve disa momente stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij. Dalja me miqtë do ju ndihmojë.

Duhet të mundoheni që t’i jepni fund disa situatave delikate gjatë kësaj dite, të cilat do të jenë shtrirë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshime të reja që vijnë në jetën tuaj.

Mundohuni që të programoni më mirë jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe do të shikoni sukses konkret.

Sot mund të përfshiheni nga një periudhë më e mirë ekonomike, e cila ka të bëjë me një investim. Sa i takon fushës së ndjenjave, mundohuni që të kaloni një situatë të këndshme me partnerin.

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale. Do të arrini etapa shumë të rëndësishme nëse i kushtoni vëmendje detajeve të rëndësishme.

HOROSKOPI E DIEL 21 PRILL 2019

Dashi



Dshuria: E diela plot me lajme, si për dashurinë dhe për gjëra të tjera. Një ndjenjë e përsosur ju bashkon me partnerin/en tuaj dhe të gjitha situatat e ndërlikuara papritmas qartësohen. Por ata që janë vetëm nuk do të duhet të guxojnë shumë për të shmangur thashethemet.

Puna: Mos i humbisni mundësitë e ofruara për ju. Jupiteri ndriçon shenjën duke sjellë në ju shumë energji dhe forcë.

 

Demi

Dashuria: Sot ju do të jeni nervoz, Hëna ju mban në fokus dhe thekson pikat më pak të këndshme të karakterit tuaj. Për fat të mirë, atmosfera festive lehtëson durimin tuaj! Beqarët do të jenë shumë interesantë dhe do të fitojnë shumë zemra.

Puna: Mundohuni të planifikoni më mirë të ardhmen tuaj, me projekte që janë më të lehta për t’u zbatuar dhe më pak utopike.

 

Binjakët

Dashuria: Në historitë e konsoliduara lindin nevoja të reja. Ndoshta rutina i ka shkatërruar marrëdhëniet, kështu që bëni diçka për ta ringjallur atë. E dielë e bukur për beqarët, do të ketë situata të favorshme për të përmbushur dashurinë!

Puna: Duke pasur parasysh kontaktet dhe informacionet e reja, gjithçka mbështetet nga favorizimi i yjeve, por sot pushoni.

Gaforrja

Dashuria: Megjithëse disa çështje që nuk lidhen me jetën e martuar mund të shkaktojnë keqkuptime, tregohuni më pak të ngurtë dhe më të hapur. Bisedoni me zemrën tuaj! Beqarët do të jenë të interesuar në njohje të reja dhe do të duan të mësojnë më shumë rreth saj.

Puna: Për fat të mirë, projektet vazhdojnë pa probleme dhe ju mund t’i jepni vetes një shpërqendrim nga jeta familjare.

 

Luani

Dashuria: Mund të ketë kontrast nga pikëpamja sentimentale që mund të çojë në ndjenja kundërthënëse. Shmangni çdo gjë që mund t’ju dëmtojë. Nëse jeni vetëm, ju keni hijeshinë dhe aftësinë për të hyrë në harmoni të plotë me ata që janë përreth jush.

Puna: Së shpejti përgjigje interesante mund të vinë për një intervistë ose një bashkëpunim të ri.

Virgjëresha

Dashuria: Filloni rimëkëmbjen që do t’ju lejojë të lini pas situata të komplikuara që keni përjetuar. Thirrni ndjeshmërinë tuaj për të kuptuar arsyet e të dashurit/ës tuaj. Shumë beqarë do të duhet të përballen me veten dhe të sqarojnë mendimet e tyre.

Puna: Nëse jeni të lodhur të pushoni, së shpejti do të shihni se gjërat do të jenë shumë më të mira.

Peshorja

Dashuria: Hëna hap rrugën për ju dhe lehtëson dialogun me të dashurit tuaj. Por mos insistoni gjithmonë në gjërat e gabuara! Nëse jeni vetëm, yjet shpallin një mbledhje fatale, e cila do të lëkundë zakonet dhe planet tuaja.

Puna: Ju mund të përdorni profesionalizmin tuaj për të bërë një kapërcim cilësor ose për të bërë ndryshime.

Akrepi

Dashuria: Një ditë lajmesh, udhëtime në horizont dhe shëtitje romantike me partnerin/en tënd. Marrëveshje të shkëlqyeshme edhe me miqtë dhe familjen. Zemrat e vetmuara janë të lira për të ndërmarrë një histori, por më mirë të presin për disa konfirmime.

Puna: Sot Hëna kthehet për të parë ty me dashamirësi, duke mbështetur të gjitha nismat tuaja dhe duke favorizuar bashkëpunime të reja.

Shigjetari

Dashuria: Lini më shumë autonomi veprimi dhe gjykimi për ata që doni dhe mos e kufizoni lirinë e tyre. Një qiell shumë pozitiv ndriçon ditën e sotme. Për beqarët, megjithatë, Hëna nuk do të jetë shumë e favorshme, por do të ketë ende një lajm të mirë.

Puna: Ju jeni në prag të marrjes së një vendimi që gjithashtu mund të çojë në perspektiva të reja.

Bricjapi

Dashuria: Përkundër melankolisë tuaj sot ju do të jeni në një gjendje shpirtërore të mirë dhe ju do të jetoni moment me gëzim dhe qetësi. Por nëse keni diçka me partnerin/en tuaj, flisni hapur. Jupiteri është në favor të beqarëve, por nëse në njërën anë favorizon takime, në anën tjetër shpall stuhitë.

Puna: Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni një situatë të komplikuar, të merrni çështjen në dorë dhe të tregoni se çfarë jeni të aftë.

Ujori

Dashuria: Deri tani ju keni treguar se ju e dini se si të menaxhoni më mirë një situatë sentimentale, por tani keni përshtypjen se jeni duke i detyruar gjërat. Për beqarët, ka një ditë plot surpriza, midis pushtimeve do të ketë dikush që me të vërtetë do të interesonte ty.

Puna: Nevoja për t’iu përshtatur skenarëve të rinj profesional për ju nuk duhet të jetë problem, por pritshmëri të moderuara.

Peshqit

Dashuria: Ditë shumë e rëndësishme, do të ketë zgjedhje të rëndësishme nga këndvështrimi i dashurisë që ju do të duhet të merrni me racionalitet të madh. Beqarët sot mund të merren me një person jo-serioz që nuk flet sinqerisht.

Puna: Sot ju rrezikoni të mos shihni gjërat në dimensionin e duhur dhe do të keni vështirësi të ndërmjetësoni. Jini të kujdesshëm.

HOROSKOPI – E SHTUNË 20 PRILL 2019

Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikoni lëvizjet e njerëzve të tjerë dhe të qëndroni disa hapa përpara. Kjo nuk është për konkurrencë, por për të mos humbur shumë kohë.

Më shumë njerëz se kurrë kanë rënë në dashuri me idetë tuaja dhe ata janë të interesuar të flasin me ju tani. Pra, jini me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe shijoni ndjenjën e të qenit një yll.

Të qenit i kujdesshëm me paratë nuk do të thotë se jeni koprrac. Paratë tuaja janë tuajat për të shpenzuar, megjithatë mos i shpenzoni ato në gjërat e gabuara. Duke qenë një kalorës i keq nuk arrini asgjë.

Diçka brenda jush është pak e tensionuar sot. Qetësohuni. Ky shqetësim është shkaktuar ndoshta nga pasiguria që po ju rrethon. Shikoni faktet, dhe ju do të jeni në gjendje të qetësoheni. Mos lejoni që pesimizmi të jetë më i fortë sesa ju.

Modestia e rreme është e shëmtuar, prandaj mos u ndjeni fajtor nëse ndiheni krenarë. Sigurisht, nuk duhet të dilni duke bërtitur rreth asaj se sa të mrekullueshëm jeni, por nuk ka asgjë të keqe kur pranoni se keni punuar shumë për suksesin tuaj.

Parashikohet të jetë një ditë pozitive pa ndonjë arsye të veçantë. Eshtë aspekti planetar që ofron energji, e cila transmetohet pozitivisht mbi ju. Mos mendoni për asgjë tjetër, përveçse të jeni të gëzuar.

Sot aftësia juaj për të vlerësuar gjërat më të vogla në jetë do të ndihmojë jo vetëm ju, por edhe njerëzit për të cilët interesoheni më së shumti. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni lajme të mira.

Nëse keni humbur besimin në fuqitë tuaja intuitive, mos u shqetësoni! Besimi juaj do të rivendoset me një zhvillim të pazakontë gjatë ditës. Kur të ndodhë, do të ndiheni mjaft mirë dhe i përmbushur.

A e gjeni veten të tërhequr pas një personaliteti të kundërt? Njerëzit me energji të ndryshme mund të jenë hipnotikë dhe tërheqës. Por këto dallime, gjithashtu, mund të çojnë në shumë konflikte. A jeni gati për këtë?

Duhet të përpiqeni të përqafoni me gjithë zemër ndryshimin dhe idetë e panjohura sot rreth jush. Ato do t’ju tregojë një mënyrë më të mirë për të bërë diçka për të cilin keni shumë interes. Çdo herë që përballeni me diçka që ju duket intriguese, ndiqeni atë deri në fund!

Femrat do të jenë një forcë e shquar në ditën tënde, prandaj dëgjoji zërat më të buta rreth jush me një vëmendje më të madhe sesa zakonisht. Përpiquni të kuptoni kompleksitetin në gjërat që ju rrethojnë. Mos e lejoni veten të paralizoheni nga detajet.

Të rrethosh veten me njerëzit që ju duan është diçka që të gjithë e duan, por zakonisht është një koncept mjaft ambicioz. Sot energjia rreth jush është më pozitive se kurrë, kështu që është gjeni kohë për një mbrëmje relaksuese.

HOROSKOPI E PREMTE 19 PRILL 2019

Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiqni jetën tuaj, por ata nuk dinë asgjë rreth jush. Sigurisht, është mirë që t’ju ofrojnë këshilla, por askush nuk e di se çfarë ju nevojitet më shumë se sa ju. E keni në kontroll të jetën tuaj, prandaj mos hezitoni t’ua kujtoni njerëzve këtë fakt.

Ndërkohë që jeni të zënë duke i frymëzuar të gjithë rreth jush sot, veprimet tuaja pa dashje do të vendosin një ide në lëvizje, duke bërë shumë njerëz të lumtur. Shfrytëzojeni këtë energji pozitive edhe në çështjet e dashurisë.

Me mendjen e fokusuar tek e ardhmja, do të mund të shihni se si gjërat do të jenë shumë më të lehta së shpejti, veçanërisht në aspektin profesional. Mjafton t’i bëni gjërat me qetësi dhe gjithçka do të jetë në favorin tuaj.

Ju keni ndërtuar një reputacion si dikush që me të vërtetë e di se çfarë po bën, duke qenë se shumë njerëz drejtohen tek ju kur kanë nevojë për përgjigje. Por, sot do të jeni në anën tjetër. Mos humbisni kohë, por kërkoni ndihmë. Suksesi juaj varet nga kjo.

Imagjinojeni suksesin dhe do ta keni shumë më të lehtë për ta arritur. Gjithçka ka të bëjë me të menduarit pozitiv dhe besimit te vetja. Për të ndërtuar besimin, rrini afër njerëzve që nxjerrin më të mirën te ju.

Luani në mënyrë të zgjuar sot dhe do të shpërbleheni financiarisht. Mos i tregoni të gjitha sekretet tuaja te njerëz, të cilët shtiren si miq kur e dini mjaft mirë se ata kanë qenë pengesa kryesore për suksesin tuaj.

Të gjithë do të vijnë tek ju me problemet e tyre sot, por për fat të mirë nuk do të bezdiseni aspak! Natyra juaj empatike i bën të gjithë të ndihen kaq të relaksuar dhe u mundëson atyre të hapen e të thonë atë që është me të vërtetë në mendjen e tyre.

Duket se të gjithë përveç jush e dinë se ju jeni një yll i vërtetë ‘roku’! Sot do ta shikoni veten në pasqyrë dhe do të thoni me bindje se shkëlqeni. Shfrytëzojeni këtë moment të mirë për të realizuar planet dhe projektet që keni.

Është koha që të përqendroheni te kursimi në vend të shpenzimeve. Asnjë blerje nuk mund t’ju bëjë më të lumtur apo më tërheqës. Ruajini paratë dhe jini krenarë për vetëdisiplinën tuaj.

Ndonjëherë është e vështirë të dini se sa informacion duhet të ndani dhe sa duhet të ruani për vete. Kështu që tregohuni i zgjuar dhe mos tregoni asgjë. Sa i përket një çështjeje romantike, gjërat duken se po ecin me ritmin e duhur sot.

Gjithçka po shkon më mirë se sa ju vetë e kishit parashikuar. Mbajini këto ritme të të menduarit dhe të vepruarit edhe në ditët, javët e muajt e ardhshëm dhe mrekullitë do të vijnë njëra pas tjetrës.

Për të ruajtur energjinë tuaj dhe qëndrimin pozitiv, rrethojeni veten me njerëz të cilët janë pozitivë dhe ju duan. Shmangni negativitetin nga jeta juaj, duke larguar personat të cilët mbjellin xhelozi dhe inat.

HOROSKOPI E ENJTE 18 PRILL 2019

Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një pjesë të madhe të ditës tuaj sot, por mos u shqetësoni. Njerëzit që ju duan ju vlerësojnë pa kushte. Sa i përket çështjeve romantike, gjërat do të marrin kthesë pozitive.

Kjo ditë do të jetë pjesërisht me re, por duhet të përpiqeni ta mendoni atë si pjesërisht me diell në mënyrë që të jeni më optimist. Në vendin e punës keni nevojë për një impuls të ri.

Dikush të cilin e keni menduar gjithmonë si të shtrënguar me paratë, në fakt, do të dëshmojë se është shumë bujar me ju. Sa i përket profesionit, mund të përballeni me disa sfida që nuk janë të pakalueshme.

Nëse nuk doni të dyfishoni ngarkesën e punës sot, atëherë do t’ju duhet të trajtoni çdo çështje në momentin që ajo del. Mos lini asgjë për në momentin e fundit, ndryshe përveç punës do të akumuloni edhe shumë stres.

Të kesh një sjellje të kontrolluar do të jetë e rëndësishme sot, kur një situatë të bëhet më emocionale sesa e parashikonit. Tregohuni i arsyeshëm dhe, gjithashtu, jepuni shembullin pozitiv njerëzve që ju rrethojnë.

Një ditë e ngarkuar me punë parashikohet të jetë kjo e sotmja, por me shumë angazhim dhe më pak stres do t’ia dilni të mbaroni gjithçka me sukses. Këshilloheni të mendoni më shumë për jetën private.

Përpiquni të jeni më i kujdesshëm me paratë sot. Nuk favorizoheni për investime të paprojektuara mirë, por njëkohësisht mos ia kurseni vetes kënaqësitë e jetës. Në dashuri mund të keni nevojë për më shumë fat.

Sot mund të merrni disa komplimente sa i përket pamjet tuaj. Shfrytëzojeni për mirë sharmin që ju rrethon si pasojë e aspektit planetar. Në dashuri, njerëz të cilët më parë nuk ju kishin vlerësuar, sot do t’ju kushtojnë të gjithë vëmendjen.

Lajme të mira parashikohen për personat e dashuruar. Nëse po planifikoni ndonjë udhëtim, gjasat janë që udhëtimi të jetë mjaft emocionues. Në vendin e punës jo gjithçka po ecën me ritmin e duhur.

Sot nuk është një ditë që të hezitoni kur të shihni diçka të gabuar. Sa më shpejt që të reagoni, aq më mirë do të jetë. Sa i përket një investimi, gjasat janë që të jetë i suksesshëm.

Një shpërthim emocional mund t’ju shqetësojë më shumë nga sa e prisnit. Duke folur me qetësi do të shikoni se gjithçka do të zgjidhet. Në dashuri, shmangni debatet e kota të nxitura nga xhelozia.

Sot do të keni nevojë që të kaloni më shumë kohë vetëm Periudha e reflektimit nuk behet ne ambiente të zhurmshme. Sa i për profesionit, duket se keni nevojë për ndryshime dhe impulse të reja.

HOROSKOPI E MËRKURË 17 PRILL 2019

Nuk është e nevojshme që të dini çdo detaj për tu përfshirë në një diskutim. Sa i përket financave, do të jetë e nevojshme që të merrni masa shtesë sa i përket një investimi.

Bëni kujdes nga njerëzit, të cilët nuk e kanë problem që të shkelin mbi çdokënd për të arritur qëllimet e tyre. Këta njerëz nuk do ta kenë problem të shkelin edhe mbi ju. Në aspektin profesional do t’ju duhet të tregoni guxim me vendimet.

Edhe nëse po ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, duhet t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të menduar rreth ndjenjave. Çështjet e zemrës kanë nevojë të rishikohen dhe të merrni vendime të reja.

Megjithëse është gjithmonë diçka e zgjuar që të ruani reputacion për sjellje të mirë, nuk ka ligj që thotë se nuk mund të ndryshosh qëndrim herë pas here. Në aspektin profesional, mund të përballeni me shkopinj nën rrota.

Miqtë tuaj do të jenë aksesori i përsosur sot, duke ofruar një frymëmarrje dhe një dozë të kthjellët realiteti. Në punë do të përballeni me xhelozi, kjo për shkak të aftësive tuaja. Njerëz aspak pozitivë do të përhapin thashetheme të pavërteta rreth jush.

Pjesa më e mirë e ditës së sotme do të jetë fakti që më në fund do të jeni në gjendje të largoni një pengesë nga jeta juaj. Lehtësimi që do të ndjeni, do t’ju mbajë gjatë ditës plot energji dhe me ide të reja.

Lajme të mira mund të merrni sot sa i përket profesionit tuaj. Një promovim mund të vijë papritur, duke përmirësuar të gjithë ditën tuaj. Sot është një ditë e mirë për të nisur një raport të ri dashuror.

Mos harroni të vlerësoni gjërat që keni në jetën tuaj tani. “Bari” është gjithnjë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit, por ana juaj e gardhit është shtëpia jote, mos e pranoni atë si më të mirë. Do të ketë një nxitje të fortë për të provuar diçka të re dhe emocionuese sot.

Sfidat me të cilat po përballeni sot nuk do të përqendrohen rreth asaj se kush është më i zgjuari, cili është më i shpejti ose kush është më i miri. Faktori kyç në gjithçka sot është sa sa të fokusuar jeni në marrjen e asaj që dëshironi?

Tregohuni shumë i kujdesshëm me paratë sot. Mund të ndodhë që për një moment mund të humbisni shuma të majme, veçanërisht nëse merreni me lojëra fati. Në dashuri gjërat kanë nevojë për më shumë nxitje.

Ka shumë gjëra që kërkojnë vëmendjen tuaj, por aspekti profesional kërkon më shumë kujdes. Persona të caktuar mund të përpiqen t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja që janë pozitive. Mos u shkurajoni, por tregoni vendosmëri.

Sot mund të jetë një ditë shumë e ngarkuar në punë. Kjo është një nga ato ditë ku niveli i energjisë nuk do të jetë maksimal. Në dashuri, mosmarrëveshjet do të jenë të dukshme.

HOROSKOPI E MARTË 16 PRILL 2019

Do të merrni disa informacione interesante sa i përket profesionit. Një rritje në detyrë ose një shpërblim financiar mund t’ua bëjnë ditën më të bukur. Gëzojuni suksesit që e keni arritur me shumë sakrifica.

Hidhini me kujdes hapat tuaj në këtë ditë. Vetëm kështu do të arrini që të shmangni ndonjë dështim. Niseni mëngjesin tuaj me energji, pozitivitet dhe dëshirë për sukses dhe do të shikoni se do të shpërbleheni.

Motori juaj është ndezur dhe është gati për nisje. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë që të arrini destinacionin tuaj. Ajo që nevojitet nga ju është pak më shumë kurajë. Mos kini frikë të thoni mendimet tuaja edhe nëse nuk gjeni mbështetje.

Nëse toni i jetës tuaj sociale duket pak monoton, përpiquni të mendoni për disa ide të reja! Dilni nga rutina juaj dhe shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do të shikoni se shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tuaj.

Ka shumë energji të paqëndrueshme rreth jush, dhe kjo mund të shkaktojë disa vonesa në planifikime. Lajm i mirë është se çfarëdo vonese ndodh tani është për mirë! Pra, nëse ia lejoni vetes që shkoni me rrjedhën, do t’i hapni vetes shumë mundësi të reja.

Lajm i mirë është se karriera juaj është gati për të marrë një kthesë shumë emocionuese lajmi i keq është se mund të kërkojë edhe më shumë kohë. Ju keni dëshmuar me fakte se jeni të aftë për përgjegjësitë që ju janë dhënë në të kaluarën.

Kur ishte hera e fundit që u ulët dhe patët një reflektim të gjatë me veten tuaj? Duke pasur një bisedë të brendshme do t’ju bëjë shumë të mirë tani, kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni disa gjëra që kanë qenë të vështira për ju veçanërisht në dashuri.

Sot, djalli nuk do të fshihet vetëm në detaje, por edhe në dokumente. Mbaje këtë në mend kur të firmosësh çdo lloj kontrate. Për fat të mirë, ju keni vëmendje të shkëlqyer sa i përket detajeve. Një lexim i dytë duhet të zbulojë të gjitha gabimet.

Një gjë është e sigurt sot se nuk do të jeni të mërzitur! Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se dita jote do të jetë e mbushur me aktivitete zbavitëse, me projekte tërheqëse ose me aventura interesante. Në dashuri keni nevojë për më shumë nxitje.

Energjia juaj është jashtëzakonisht e fortë sot dhe vëmendja është në nivelin e duhur. Shfrytëzojeni këtë moment për të realizuar disa projekte që i keni në zemër, por nuk keni pasur mundësi për t’i konkretizuar.

Mos u habitni nëse, mendja juaj është fokusuar në gjëra që të tjerëve nuk ju duken interesante. Eshtë me rëndësi që të bëni gjëra, të cilat ju sjellin kënaqësi dhe ju plotësojnë profesionalisht. Në dashuri jo gjithçka po ecën me ritmet e duhura.

Sot nuk favorizoheni për të nënshkruar kontrata ndaj shtyjeni për një moment tjetër. Sa i përket çështjeve të dashurisë kërkohet më shumë angazhim nga ana juaj. Në punë mund të përballeni me disa pengesa.

HOROSKOPI I JAVËS 15-21 PRILL 2019

Dashi21. mars – 20. prill

Do keni dëshira te çmendura sot ju qe jeni ne një lidhje do bekoni qe partneri t’ua plotësojë te gjitha. Gjithçka do varet nga humori i partnerit. Beqaret do flirtojnë me shume persona dhe ka rrezik te krijojnë një përshtypje te keqe për veten. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe zgjuarsi dhe do ju dalin para edhe për te hequr mënjane. Shëndetin nuk do mund ta mbani dot te qëndrueshëm. Do keni shqetësime nga koka, nga barku dhe madje edhe nga dhembet. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune mos prisni gjithmonë nga te tjerët, por mundohuni qe t’ia dilni mbanë vete. Edhe nëse pengoheni do mësoni nga gabimet. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete shume me e qete gjate kësaj jave. Do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje për gjithçka. Partneri mund te mendoje t’iu surprizoje ditën e mërkurë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë, por nga ana tjetër dikush do ju shfaqet papritur dhe nuk do i rezistojnë dot. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do e frenoni veten për shpenzime. Shëndeti do jete akoma me i mire nga sa e kishit menduar. Ne fundjave madje do jeni plot energji. Jeta profesionale do ketë disa përmirësime. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do vazhdoni me qetësi atë qe keni nisur. Me familjaret tregohuni sa me te matur dhe me te kujdesshëm.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar këtë jave. Do jeni me tepër xheloze nga sa duhet dhe do debatoni për gjene me te vogël me partnerin. Beqaret do preferojnë aventurat me shume sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te mëdha dhe ne çdo moment te ditës. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe gjendja financiare nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ndryshoni sa me pare strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme për pjesën me te madhe. Shmangni edhe kafene, çajin, alkoolin dhe duhanin për t’u ndier me ne forme. Ne pune vështirësitë do jene goxha te mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget do arrini atje ku doni, ne te kundërt do vazhdoni gjate te qëndroni atje ku jeni. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kujdes me kapricot e shumta ju te dashuruarit sepse këtë jave situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Partneri nuk do jete ne humor shume te mire dhe problemet mund te jene te zjarrta. Hëna do ketë ndikim mjaft pozitiv tek beqaret. Ata nuk do kenë për çfarë te qahen, përkundrazi do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar kaq shume. Buxhetit nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo mund te sjelle pasoja shume te renda. Shume shpejt do keni nevoje për shuma me te mëdha parash. Shëndetin e keni lënë pas dore prandaj mund t’iu dalin goxha probleme edhe ne këtë sektor. Për fat te mire ne pune klima do jete ndryshe. Jupiteri dhe Venusi do iu ojne drejt suksesit. Edhe jeta familjare do jete e qete.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft harmonike këtë jave. Partnerin do e keni mbështetje për gjithçka dhe ai do ua beje gjerat me te lehta ne çdo sektor. Marrëdhënia ne çift dhe jeta intime do jete gjithashtu e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën. Financat nuk do jene aspak te mira. Paratë qe do keni nuk do ju mjaftojnë as për shpenzimet me te domosdoshme. As gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur. Lodhja do beje te veten dhe ne disa momente do ndiheni pa fuqi. Ne pune tregohuni te matur dhe mos hidhni hapa te pamenduara sepse po gabuat mund te rrënoni te ardhmen. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë jave do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet qe keni menduar. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene paksa me delikate se kohet e fundit megjithatë jo aq keq sa për te vene alarmin. Gjendja shëndetësore do lere për te dashuruar. Shpesh do keni shqetësime nga barku, por edhe probleme me lëkurën. Ne pune do arrini atje ku keni dashuri edhe fale mbështetjes se disa kolegeve tuaj. Familja pa asnjë problem.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do i merrni gjerat shume me seriozisht ju te dashuruarit dhe mes jush dhe partnerit nuk do ketë asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Pas te mërkurës mund te mendoni edhe për ndonjë surprize ndaj njeri-tjetrit. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe kane për ta gjetur shpirtin e tyre binjak. Jeta do ju ndryshoje me pare dhe me mire nga sa e kishin menduar. Financat do jene te mira. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kryer edhe ndonjë shpenzim me shume ose për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jete i qëndrueshëm për ata qe kane ditur te përkujdesen dhe nuk kane abuzuar me ushqimet e ndaluara. Ne pune do i kaloni një nga një te gjitha pengesat.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Merkuri do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift këtë jave. Ai do ua ndriçoje pafund mendimet dhe do ju beje t’i hidhni hapat te mire menduara. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj gjeje vetëm e vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Mundësitë do jene te shkëlqyera. Te ardhurat do fillojnë gjithashtu te përmirësohen. Do jeni te matur dhe te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni. Për shëndetin nuk do keni për se te qaheni. Gjendja do jete e shkëlqyer. Edhe ata qe mund te kenë pasur shqetësime apo qe mund te kenë bere ndonjë operacion kirurgjikal do ndihen me ne forme. Ne pune yjet do jene bujare me ju dhe do ju çojnë ne drejtimin e duhur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Ka rrezik qe Plutoni t’iu nxite te mos tregoheni tolerante gjate kësaj jave. Here pas here mund te keni edhe debate te forta me atë qe keni ne krah dhe nuk do gjeni zgjidhje për asgjë. Disa madje mund te vendosin edhe te ndahen. Beqaret duhet te jene shume te matur. Mire është te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin nëse nuk duan te lëndohen. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme edhe fale ndihmës qe do iu japin disa te afërm. Megjithatë mund te merrni edhe një shpërblim nga puna. Shëndeti do jete goxha i mire. Nuk pritet te kini asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do bëni asnjë gabim. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do i beni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa te mundeni jetën ne çift.. Me pak mundim dhe sakrifica do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, përkundrazi do ja lënë gjithçka kohës. Financat do përmirësohen tej mase, por kjo nuk do te thotë qe brenda javës ju t’i boshatisni serish xhepat duke shpenzuar kuturu. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Me shume kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga sëmundjet kronike. Ne pune do jeni te guximshëm, këmbëngulës dhe largpamës. Do arrini çdo gjë qe do dëshironi. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Perspektivat janë goxha te mira këtë jave për gjithë te dashuruarit. Do ja kaloni mire me partnerin dhe do i lini pa krahëve te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuarën. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime impresionuese dhe do jete ne anën e tyre përzgjedhja e personin te duhur. Financat do jene prioritare ne çdo moment. Do e frenoni veten kur te kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jete me i qëndrueshëm se një jave me pare. Do kujdeseni për veten dhe do ushqeheni si duhet. Edhe gjendja psikologjike do jete e shkëlqyer. Ne pune do ketë ndryshime te mëdha sidomos për ata qe kane qene te papune deri me sot. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Me familjaret do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe nuk do i pranoni gabimet.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Asnjë planet nuk do ketë ndikim këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Mundohuni te ruani ekuilibrin dhe ta surprizoni ne disa momente partnerin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë menjëherë te martohen me një person qe do njohin sepse ne këtë mënyrë do e trembin atë. Ne planin financiar nuk do jeni aspak me fat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet goxha delikate. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Nëse do ndiheni te lodhur, shtrihuni dhe mos qëndroni gjate zgjuar ne mbrëmje. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm se disa kohe me pare dhe do dini si te dilni nga situatat e vështira. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

HOROSKOPI E HËNË 15 PRILL 2019

Do të ndiheni të mbushur plot energji gjatë ditës së sotme. Kjo u referohet veçanërisht personave të përfshirë në biznes. Sa i përket marrëdhënies së dashurisë, mos ushtroni presion. Bëni durim dhe lejojeni partnerin/partneren tuaj të vendosë vetë.

Disa Demë do të karakterizohen nga një sjellje e paekuilibruar, por përpiquni ta shmangni sa më shumë atë. Kjo nuk do të jetë aspak fitimprurëse, nëse po zhvilloni negociata në biznes. Mbroni veten nga personat që iu kanë zili. Mos dëgjoni këshillat apo kritikat e tyre.

Të lindurit e kësaj shenje mund të zhyten në mendime. Do të dëshironit të gjenit një zgjidhje të menjëhershme për problemet tuaja, por mund të mos ndodhë kështu. Mos refuzoni këshillat e personave të afërt. Në mbrëmje do të jeni pjesë e një eventi, që do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.

Ëndrrat tuaja në lidhje me paratë mund të bëhen realitet, nëse kapni në kohë shansin. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më aktivë dhe të dëshmoni se ju vleni më shumë nga sa të tjerët mendojnë. Në përgjithësi, bisedat e hapura me persona jo të ngushtë nuk janë të mirëpritura.

Luanët mund të harrojnë problemet me të cilat po përballen, pasi dikush pranë jush do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Sa i përket marrëdhënies në dashuri, do të ndiheni të pafuqishëm. Ka gjasa të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm lidhur me këtë.

Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohen të dyshojnë te vetja. Besimi në vetvete do t’ju ndihmojë të arrini fitore si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Është shumë e rëndësishme të jeni optimistë, të komunikoni qetësisht dhe të respektoni ata që janë më të dobët.

Shumë Peshore do të fokusohen te çështjet personale. Ka gjasa të rriteni në detyrë. Sa u përket ndjenjave, nuk do të keni shumë fat sot. Bëni kujdes nga disa persona rreth jush! Do të ishte e udhës t’i ndani fitoret vetëm me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Nëse prisni të pasuroheni në kohë rekord, mos harroni ligjet dhe moralin. Ka gjasa të eksperimentoni në fushën e ndjenjave. Ata që janë në një lidhje të fortë dashurinë, duhet ta respektojnë atë. Kënaqeni partnerin/partneren tuaj duke e befasuar me një dhuratë.

Kjo ditë do t’ju kalojë sikur të ishte një moment i vetëm. Parashikohen një sërë problemesh në lidhje me familjen apo karrierën. Biznesmenët duhet të bëjnë kujdes nga sulmet e konkurrentëve. Sa i përket marrëdhënies romantike, arma më e mirë është vëmendja dhe kujdesi ndaj partneres/partnerit suaj.

Bricjapët do të jenë të pakënaqur me rezultatin e kësaj dite. Parashikohen probleme në aspektin profesional. Ka gjasa t’ju dështojë një projekt për të cilin keni kohë që punoni. Rekomandohet të bëni joga, pasi do t’ju ndihmojë të qetësoheni emocionalisht.

Ujorëve do t’ju duhet t’i përgjigjen një pyetjeje mjaft të vështirë. Ka gjasa të merrni një vendim të rëndësishëm. Mund të ndryshoni profesion ose të vendosni për një tjetër hap në lidhjen tuaj të dashurisë. Kur të merrni një vendim të tillë, konsultoheni me dikë që keni shumë besim.

Kjo ditë për Peshqit mund të jetë pikënisja e diçkaje të madhe. Mund të kërkoni për një vend pune me më shumë të ardhura, ose të nisni të përmirësoni marrëdhëniet familjare. Përpiquni të jeni sa më energjikë dhe të mbështesni të tjerët.