VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E HËNË 22 KORRIK 2019

By | July 22, 2019

Komentet

HOROSKOPI E PREMTE 23 GUSHT 2019

Dashi

Një perspektivë e re marrëdhëniesh do të shfaqet gjatë ditës tuaj sot, dhe pyetja është: A do të jeni gati? Koha mund të mos jetë ideale, por kur troket mundësia, duhet të përgjigjeni ! Kjo marrëdhënie e re mund të jetë e lidhur me romancën, por gjithashtu mund të jetë një lidhje në rrjetin e biznesit.

Demi

Familja juaj ose grupi shoqëror ka shumë për t’ju mësuar tani, kështu që kaloni më shumë kohë me ta! Edhe nëse jeni dëshirë për të kaluar pak kohë vetëm, kjo nuk është periudha më e mirë në jetën tuaj për ta bërë këtë. Duhet të keni rreth vetes sa më shumë njerëz.

Binjakët

Ju jeni duke mësuar më shumë rreth asaj se si të përdorni hijeshinë tuaj për të përparuar në perspektivat e karrierës, dhe ajo tashmë po fillon të paguhet. Në përgjithësi, kjo do të jetë një ditë shumë edukative për ju. Ngjarjet e sotme do t’ju japin shumë leksione të vlefshme.

Gaforrja

Sot, ju duhet të qëndroni absolutisht të përqendruar! Pra, largojini të gjitha gjërat me shkëlqim dhe kthejeni vëmendjen tuaj të pandarë në atë që duhet të bëhet. Një pushim i vogël do t’ju bënte mirë.

Luani

Kënaquni sot dhe argëtohuni me mënyrën si i bëni gjërat. Pse e merrni gjithçka kaq seriozisht? Vendosni një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe dita do të jetë shumë e këndshme. Sot do të kaloni një kohë të mirë dhe do të jeni produktiv në vendin e punës.

Virgjëresha

Sot mund të merrni lajme të mira sa i përket aspektit profesional. Edhe nëse jeni duke aplikuar për punë gjasat janë janë që të keni sukses. Në çështjet e dashurisë keni nevojë për një lidhje të re.

Peshorja

Eshtë e rëndësishme që ju të vlerësoni gjërat më të vogla në jetë sot. Idetë që dëshironi të zhvilloni tani nuk do të kenë sukses, derisa t’i kuptoni plotësisht të gjitha detajet që janë të përfshira me to. Ka magji në ato detaje.

Akrepi

Nuk ka asnjë enigmë të fshehur për ju, kështu që mos harxhoni kohë sot duke u përpjekur t’i kuptoni ëndrrat. Në aspektin ekonomik bëni mirë që të kurseni pak më shumë sepse mund të përballeni me ndonjë problem financiar.

Shigjetari

Besimi ndaj njerëzve të tjerë është gjëja e duhur për të bërë. Jo vetëm që do t’ju mundësojë që të afroheni më shumë me njerëzit që ju interesojnë, por do ju ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja.

Bricjapi

Niveli juaj i krijimtarisë është më i lartë se i shumë njerëve që keni pranë. Përdoreni këtë moment për të realizuar ndonjë punë ose projekt që prej kohësh ka zënë pluhur. Në dashuri gjithçka do të ecë me ritmin e duhur.

Ujori

Përqendrohuni te njerëzit dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me ta. Kjo do t’ju ndihmojë që të mos ngeleni vetëm në momente delikate. Me financat sot mund të merrni disa informacione që mund t’ju ndihmojnë për nje investim.

Peshqit

Një person nga e kaluara juaj do të kthehet në jetën tuaj sot, dhe transformimi i tij do të jetë i jashtëzakonshëm por jo domosdoshmërisht për mirë. Ju vetë keni ndryshuar më shumë sesa e kuptoni prandaj pranoni faktin që njerëzit nuk qëndrojnë të njëjtë.

HOROSKOPI E ENJTE 22 GUSHT 2019

Dashi

Problemet reale kërkojnë zgjidhje reale dhe jo vetëm rregullim fasadash. Ju duhet të shkoni te rrënja e çështjes dhe të përballeni me të vërtetën për atë që po ndodh vërtet këtu. Koha kur thjesht mund të buzëqeshni dhe pretendoni se gjithçka është në rregull ka ikur.

Demi

Truri juaj do të përqendrohet tek e ardhmja juaj. Ju jeni duke menduar për atë që do të vijë në jetën tuaj dhe jo aq të shqetësuar për atë që po ndodh sot, por kjo nuk është një gjë e keqe. Kjo mund t’ju nxisë që të mendoni mbi një investim.

Binjakët

Një person pak mendjelehtë mund të thotë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni keq.
Me qetësi kërkojini këtij personi të sqarojë se çfarë synonte të thoshte. Këto lloj keqkuptimesh do të jenë të zakonshme tani, për fat të keq.

Gaforrja

Energjia pozitive po vjen drejt jush sot, gjë që është e mirë, sepse do t’ju nevojitet për të përgatitur diçka të madhe. Argëtimi dhe kreativiteti janë shumë afër, por së pari duhet të shpëtoni nga të gjitha veprimet e mërzitshme.

Luani

Nëse është e mundur duhet të shmangni dhënien e një huaje. Duke mos pasur marrëdhënie financiare me të tjerët tani, ju do të shmangni marrjen e angazhimeve të ndërlikuara që mund të përfundojnë vetëm në zhgënjim. Nuk ka asnjë arsye të përzieni jetën tuaj profesionale me jetën tuaj personale.

Virgjëresha

Ndërsa punoni në secilin prej projekteve tuaja të ndryshme sot, mos harroni se çfarë po bëni. Mendoni për rezultatin përfundimtar dhe ndjenjën e suksesit që do të keni kur të keni përfunduar të gjitha. Ndoshta do t’ju duhet të punoni me orar më të zgjatur për të arritur afatet që janë vendosur.

Peshorja

Kohët e fundit keni bërë shumë gjëra pa u ndalur dhe këtij ritmi të pamatur duhet t’i jepet fund. Anuloni ose shtyni gjithçka që mundeni dhe jepini vetes më shumë pushim. Të jesh produktiv nuk është e njëjta gjë me të qenit i lumtur.

Akrepi

Ndryshimi i taktikave tuaja herë pas here nuk është vetëm një mënyrë e mirë për ta bërë jetën interesante, por është një mënyrë e shkëlqyeshme për të gjeneruar një lloj misteri brenda jush. Nëse zakonisht kërkoni bashkëpunim, provoni ta bëni diçka vetëm.

Shigjetari

Do të ndihet pak si një sfidë e vështirë, por do të duhet të zgjoheni sa më shpejt që të keni mundësi sot. Niseni një punë sa më herët dhe do të shikoni sa i plotësuar do të jeni me rezultatin. Sot këshilloheni të merreni me sport.

Bricjapi

Tani është koha e duhur për të përparuar në një projekt, për t’u angazhuar në një shitje ose për të filluar një marrëdhënie të re. Ju duhet të ndaloni të mendoni dhe të filloni të angazhoheni. Edhe nëse mendoni se po rrezikoni, çfarë e pastaj? Jeta kërkon rreziqe.

Ujori

Nëse po planifikoni të bëni ndonjë pazar tani, kini kujdes që të mos e teproni. Disa nga fondet tuaja do të nevojiten për gjëra më të rëndësishme shumë shpejt, dhe ju duhet të përgatiteni për çdo shpenzim të papritur. Ekziston një përjashtim, që ka të bëjë me dhuratat.

Peshqit

Sot, kthjellësia juaj mendore do të jetë jashtëzakonisht e fortë që do të thotë që më në fund do të jeni në gjendje të shkatërroni atë sfidë komplekse me të cilën keni luftuar për kaq shumë kohë. Ndihmoni të tjerët të shohin se mund t’i bëjnë gjërat më mirë nëse përpiqen.

HOROSKOPI E MËRKURË 21 GUSHT 2019

Dashi

Sot përqëndroni të gjithë energjinë tuaj dhe kohën e lirë në projektimin e disa planeve më të forta për të ardhmen e karrierës suaj. Mendoni se ku dëshironi të jeni në pesë vitet e ardhshme dhe imagjinoni se si do të jetë rutina juaj e përditshme.

Demi

Pasi të jeni përballur me disa tensione që kanë të bëjnë me garën për pushtet, mund të kërkoni që të tërhiqeni pak dhe të reflektoni. Përpiquni të shmangni konfliktet dhe t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me komunikimin.

Binjaket

Sot do ta gjeni veten duke lakmuar diçka që dikush tjetër po e hedh në plehra. Ju shikoni mundësi aty ku njerëzit e tjerë shohin vetëm zhgënjim, dhe ju keni -aftësinë për të shfrytëzuar sa më shumë nga ky thesar.

Gaforrja

Dinamika e grupit është e ndërlikuar tani. Në këtë turmë egosh, roli më i mirë për ju është ai i ‘vëzhguesit’. Shikoni për ide të ndryshme dhe ndihmoni në organizimin e tyre. Mbajini njerëzit të përqendruar në detyrën që u takon.

Luani

Disa njerëz duan që gjithçka t’u vijë në jetë sa lehtë që të jetë e mundur – por jo ju! Sot, veçanërisht, keni nevojë për një sfidë unike. Eshtë gjë e mirë, sepse jeni i sigurt se do të merrni atë që doni! Një ftesë po vjen, dhe nuk duhet të hezitoni të thoni po.

Virgjeresha

Për të siguruar që të keni një ditë argëtuese dhe aventureske, përpiquni të bëni një ndryshim ose dy në rutinën tuaj të përditshme. Ju nuk keni pse ta transformoni plotësisht ritmin e ditës tuaj. Thjesht bëni një ndryshim të vogël këtu dhe atje.

Peshorja

Mendimet novatore mund të jenë ndonjëherë frikësuese, por mos lejoni që ato t’ju pengojnë. Jini të hapur për ide të reja tani. Ju keni mençurinë për të njohur gjërat e mira kështu që besoni veten tuaj.

Akrepi

Sot, një bisedë e pafajshme thjesht për qëllim të vrasjes së kohës do të mbjellë një ide në kokën tuaj që do të zërë rrënjë. Mund të vazhdojë të rritet për mjaft kohë! Bashkëbiseduesi juaj ka shumë ide për të dhënë, dhe ju do t’i pranoni ato me shumë kënaqësi.

Shigjetari

Njerëzit pranë jush janë plotësisht të gatshëm të ecin me planin tuaj të fundit. kështu që do të duhet të komunikoni me këta persona. Ju jeni një udhëheqës i mirë, që do të thotë se dini t’u jepni të gjithëve një ndjenjë sigurie.

Bricjapi

Nëse lejoni shumë njerëz të ndërhyjnë në punët tuaja, të gjithë do të shtojnë kaosin dhe nuk do të ecni në asnjë moment përpara. Këta njerëz mund të kenë të gjithë ide të shkëlqyera, por ato nuk janë idetë tuaja.

Ujori

Ashtu si shkëlqimi i një diamanti është hipnotik, shkëlqimi juaj do të hedhë magji mbi të gjithë ata që keni pranë. Ju mund të fitoni çdo debat ose argument me intelektin dhe aftësitë tuaja. Ka fakte dhe shifra në dispozicionin tuaj që askush nuk mund t’i kundërshtojë.

Peshqit

Nëse e keni të vështirë të përqendroheni në anën pozitive të gjërave sot, kërkoni ndihmë nga një mik apo bashkëpunëtor i cili ka një pikëpamje veçanërisht diellore për jetën. Ju keni disa ide interesante të reja, por ato mund të shpërbëhen, nëse nuk i vini në zbatim.

HOROSKOPI E MARTË 20 GUSHT 2019

Dashi

Ju mund të merrni frymë lehtë sot sepse një çështje që ju ka frikësuar shumë nuk do t’ju shkaktojë asnjë problem për momentin. Ekziston një shpresë e re në jetën tuaj tani, dhe kjo është frymëzuese.

Demi

Mos u befasoni shumë nëse ndiheni pak të çuditshëm ose jashtë territorit tuaj në mesin e njerëzve me të cilët do të shoqëroheni sot. Thjesht merrni kohë dhe ecni me ritmin tuaj. Së shpejti, do të filloni të ndjeheni vetvetja.

Binjaket

Kjo ditë është e përshtatshme për veprim, por jo edhe aq e përsosur për mendime ose soditje të thella. Truri juaj sot është pak i ngadaltë kur bëhet fjalë për planet e reja, por aspekti juaj fizik është i gatshëm të lëvizë shpejt. Ditë e mirë për romanca.

Gaforrja

Kjo është një kohë edukative për ju, kur do të filloni të mësoni për gjëra për të cilat kurrë nuk keni pasur ndonjë interes. Truri juaj është gati dhe duke pritur për të kuptuar gjëra interesante. Shfrytëzojeni këtë moment për ndonjë kurs.

Luani

Njerëzit që nuk janë dakord me ju sot nuk po përpiqen të bëjnë të vështirin, ata thjesht përpiqen të ndjekin atë që besojnë se është mënyra e duhur. Ju ua keni borxh atyre që të jenë të durueshëm. Mos merrni asgjë personale.

Virgjëresha

Sot nuk është dita për të këshillat e askujt, por të dëgjoni mendjen tuaj. Bëjini gjërat sipas dëshirës për të provuar deri ku mund të shkoni. Eksperiencat e reja do ju bëjnë të ndiheni në formën e duhur.

Peshorja

Shtoni një dozë romance në jetën tuaj. Duhet të buzëqeshni më shpesh! Mos harroni: Ju nuk duhet të keni një partner për të pasur romancë, thjesht duhet të filloni të jeni më optimist. Pjesa tjetër do të rregullohet vetë.

Akrepi

Një problem mund të shfaqet sot rreth shtëpisë tuaj. Një anëtar i familjes mund të mos dijë si të reagojë, por ju do të keni përgjigjen e duhur. Merrni përsipër dhe tregojuni atyre se nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj.

Shigjetari

Mos u habitni nëse ndiheni sikur askush në rrethin tuaj të miqve dhe bashkëpunëtorëve nuk ju kupton. Ata janë në botën e tyre, kështu që nëse keni nevojë për të gjetur njerëz që ndajnë idetë tuaja, do t’ju duhet të shikoni diku tjetër. Lajmi i mirë është se do të njihni disa njerëz tërheqës!

Bricjapi

Askush nuk do të bëjë kurrë një punë më të mirë për të krijuar të ardhmen tuaj sesa vetë ju. Vizioni juaj për të ardhmen duhet të vijë nga brenda jush, në mënyrë organike. Ju nuk mund të shkelni gjurmët e dikujt tjetër, pavarësisht se sa të thella mund të jenë ato gjurmë.

Ujori

Ju mund ta bëni sot këtë ditë të shkëlqyeshme, pa marrë parasysh se mund të keni frikë për një detyrë, ngjarje ose provë të caktuar. Gjithçka që duhet të bëni është të fitoni më shumë kontroll mbi axhendën tuaj. Nëse jeni në kërkim të një pune, gjasat janë që të keni sukses.

Peshqit

Të qenit aktiv në aspektin fizik është më e lehtë nga sa mendoni dhe përfitimet do të jenë shumë të mëdha. Një mik që nuk e keni parë prej kohësh do të rishfaqet së shpejti duke ju sjelle kujtime të bukura. Gjërat do të ndryshojnë për mirë në aspektin emocional.

HOROSKOPI I JAVËS 19-25 GUSHT 2019

 

Dashi

Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin.

Demi

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim.  Po u nxituat keni për të humbur. Jupiteri do e ua mbrojë jetën tuaj në çift. Gëzimi dhe lumturia do iu pushtojë gjithë kohës. Mundet edhe të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ju beqarët më në fund do jeni entuziastë. Takimet që do ju ndodhin do jenë emocionuese dhe të veçanta. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Në fushën profesionale do i arrini disa nga ambiciet, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitoheni.

Binjakët

Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh.

Gaforrja

Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Megjithatë mirë është të mbroheni pak nga i ftohti. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë.

Luani

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Qielli do e favorizojë së tepërmi jetën tuaj në çift. U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Ju beqarëve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Mundet edhe të pajtoheni me të dashurin e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin.

Virgjëresha

Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë e dyzuar, por stimuluese. Mund të ketë edhe ditë me debate të vogla, por që me optimizëm dhe dëshirë të mire do kalojnë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Sipas Dritare.net, me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolegë.

Peshorja

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Sipas Dritare.net, shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Akrepi

Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.

Shigjetari

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Bricjapi

Kjo javë do ju mundësojë të reflektoni për vitin që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për vitin e ri. Ju që jeni në një lidhje bëni kujdes nga Saturni i cili do ua ndërlikojë jetën. Do keni debate sidomos për shkak të xhelozisë së tepruar. Ju beqarët do zbuloni më në fund kënaqësitë e dashurisë. Do takoni dikë interesant dhe do e kuptoni se keni humbur kohë duke qëndruar vetë. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni t’iu kërkoni ndihme miqve. Në jetën profesionale do e keni më të lehtë të arrini atë që doni. Këmbëngulja juaj do jetë për t’u adhuruar.

Ujori

Mjaft pritët më, por përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Për ju të dashuruarit, më në fund klima do të ngrohet. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Edhe për ju beqarët do të nisë një periudhë e re dhe mjaft e bukur. Nuk do jeni më vetëm falë një takimi të veçantë që do kryeni nga mesi i javës. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë. Në pune do keni zhvillime pozitive. Do iu jepen mundësi të mira për të arritur majat e suksesit.

Peshqit

Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe takime interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me sjelljen ndaj partnerit. Mbajeni atë sa më afër dhe mos bëni skena xhelozie sepse dikush tjetër po e vrojton dhe mund t’ua marrë. Ju beqarët do keni takime, por nuk do e gjeni dot personin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse iu pëlqejnë aventurat përfitoni. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe ndonjë ditë do e keni të vështirë të përqendroheni.

HOROSKOPI E HËNË 19 GUSHT 2019

Dashi

Kjo e hënë nuk do të jetë dita juaj më e mirë. Nuk do të ndiheni të qetë dhe do përballeni vazhdimisht me luhatje humori. Megjithatë do të arrini të keni ide të reja për t’iu afruar sa më shumë qëllimit tuaj profesional. Nuk rekomandohet të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në jetën personale.

Demi

Do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme gjatë ditës së sotme. Do të jeni plot energji, por nuk rekomandohet të bëheni pjesë e sporteve të rrezikshme. Mos u nxitoni teksa punoni, pasi një gabim mund t’ju kushtojë shumë në vendin e punës.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje ka gjasa të kenë mosmarrëveshje me kolegët. Ruani qetësinë nëse dikush del kundër opinionit tuaj. Megjithatë, çdo problem mund të zgjidhet më shpejt seç mund ta kishit menduar. Ka gjasa të hasni vështirësi financiare këtë të hënë. Ata që ëndërrojnë dashurinë e vërtetë duhet t’i besojnë intuitës.

Gaforrja

Ekziston mundësia të gjeni një burim të ri të të ardhurave. Ndoshta disa miq të vjetër mund t’ju ofrojnë një vend të ri pune ose mund të zbuloni ide sesi të përfitoni nga pasioni juaj. Ata që kanë nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale duhet të përpiqen të mos bëhen preh e xhelozisë.

Luani

Disa Luanë do të mendojnë sot se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kjo do të sjellë vështirësi në komunikim me miqtë e ngushtë dhe kolegët. Mos u përpiqni të gjeni gabimet tek partneri/partnerja juaj, pasi mund t’ju çojë drejt një konflikti të madh.

Virgjëresha

Ekziston mundësia të humbisni një shans për të përfituar në aspektin profesional. Bëni të pamundurën për ta shmangur një gjë të tillë, pasi bëhet fjalë për një mundësi mjaft të rrallë. Në mbrëmje do të jetë momenti i duhur për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.

Peshorja

Peshoret pritet të kalojnë një ditë të qetë dhe asgjë nuk parashikohet të prishë ekuilibrin tuaj emocional. Sa i përket anës profesionale, rekomandohet të punoni sa më shumë për të arritur atë çfarë keni planifikuar. Bëni mirë t’i kushtoni më shumë rëndësi kursimeve.

Akrepi

Duhet t’i dedikoheni më shumë shtëpisë dhe marrëdhënieve me familjarët. Ekziston mundësia që për shkak të problemeve në familje, të qëndroni në shtëpi. Mendohuni mirë paraprakisht sesi ta kaloni ditën, në mënyrë që të mos ndiheni të lodhur më pas psikologjikisht.

Shigjetari

Mos i jepni direktiva të tjerëve gjatë kësaj të hëne. Ka gjasa që teksa jepni urdhra, diçka të mos shkojë ashtu siç duhet duke vënë në rrezik reputacionin tuaj në punë. Shmangni bisedat e detajuara me persona që nuk i njihni mirë.

Bricjapi

Mund ta gjeni veten në një situatë mjaft të çuditshme. Ka gjasa që kjo të ndodhë gjatë punës duke iu vënë në vështirësi me drejtuesit tuaj. Ruani cilësinë në punë dhe integritetin. Sa i përket lidhjes suaj të dashurisë, do të gjeni qetësinë pranë partnerit/partneres suaj.

Ujori

Keni të gjitha shanset për të pasur një ditë të frytshme. Do të ndiheni optimist dhe planet do të ecin ashtu sikurse i kishit menduar. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të nisin një marrëdhënie të re dashurie. Ndërsa ata që janë në një lidhje rekomandohet t’i përkushtohen më shumë partnerit/partneres apo familjes.

Peshqit

Merrni parasysh këshillat e miqve të ngushtë dhe bisedoni hapur me ta. Kushtojini rëndësi edhe detyrave tuaja në shtëpi. Sa i përket anës financiare, nuk do të ketë ndryshime tek të ardhurat tuaja. Mund të takoni dike që nuk e keni parë qëkur ishit fëmijë.

HOROSKOPI E DIEL 18 GUSHT 2019

Dashi

Nëse zbuloni se po humbni kohën e duhur me disa persona të caktuar, gjithçka që duhet të bëni është të filloni të ndani kohën tuaj në një mënyrë që të jetë më e dobishme për ju. Filloni që sot të vendosni prioritetet tuaja kryesore. Ne fund do të dilni i gëzuar.

Demi

Një udhëtim i shkurtër pak ditor mund të jetë gjithçka që ju duhet për të freskuar mendjen dhe fizikun tuaj. Kjo do t’ju rinovojë nivelin tuaj të energjisë. Kushtojini më shumë vëmendje gjendjes tuaj psikologjike.

Binjaket

Jini shumë të kujdesshëm nëse jeni të detyruar të punoni në grup sot. Mund të përfshiheni në ndonjë mosmarrëveshje. Kjo është një ditë e mirë për të menduar rreth një investimi afatgjatë.

Gaforrja

Ballafaqimi me problemet e njerëzve të tjerë do t’ju ndihmojë të harroni problemet tuaja. Situata juaj është shumë më e mirë sesa mund ta kishit parashikuar, dhe sot ju duhet ta vlerësoni atë fakt.

Luani

Dëgjoni ato që njerëzit thonë sot, por mos dëgjoni vetëm fjalët e tyre. Mundohuni të lexoni nivelin e energjisë të personit që flet dhe të matni entuziazmin e tyre; kjo do t’ju ndihmojë të vendosni nëse besoni ato që thonë. Në punë duhet të relaksoheni pak.

Virgjeresha

Sot duhet të mendoni se sa po u jepni përparësi detyrave të ndryshme dhe njerëzve në jetën tuaj. Mos i anashkaloni disa detyra të rëndësishme me mendimin se mund t’i realizoni nesër. Në çështjet e dashurisë do t’ju duhet të tregoni më shumë kujdes.

Peshorja

Përdorni të gjithë autoritetin që ju është dhënë sot nëse dëshironi t’i mbani në veprim planet tuaja. Mos u tërhiqni nga planet tuaja edhe nëse përballeni me pengesa. Gjasat janë që suksesi të jetë i pashmangshëm.

Akrepi

A jeni i sigurt që nuk po merrni mbi shpinë më shumë sesa mund të mbani? Sot duhet të mendoni realisht dhe të siguroheni që jeni i aftë t’i zbatoni të gjitha angazhimet tuaja. Te thuash jo është shumë normale.

Shigjetari

Nëse keni nevojë të bëni disa ndryshime në jetën tuaj, atëherë mos humbisni kohë. Shansi është me ju nëse po mendoni të filloni një punë të re ose nëse doni të zhvendoseni në një tjetër vend për të banuar.

Bricjapi

Nëse doni të keni një rezultat pozitiv në një betejë aktuale, duhet të qëndroni në territorin tuaj. Dhe nëse nuk largoheni duke u ndier i kënaqur që morët atë që dëshiruat, nuk do të jetë një rezultat pozitiv. Kjo është një nga ato momente kur duhet të hiqni dorë nga negociatat.

Ujori

Ju nuk mund të jeni gjithçka për të gjithë njerëzit, ashtu si nuk mund të jeni në disa vende në të njëjtën kohë. Herët a vonë, ju duhet të zvogëloni opsionet tuaja dhe të përqendroni vëmendjen tuaj në mënyrë që të përparoni.

Peshqit

Kur nuk shikoni në sfond asnjë zgjidhje, hiqni dorë nga instinktet tuaja fisnike dhe thjesht zgjidhni rrugëdaljen e lehtë! Në aspektin profesional mund të përballeni me disa pengesa që me shumë zgjuarsi do t’i kaloni.

Lamtumirë Peter Fonda, aktori bir i Henry dhe yll i fillmit “Easy Rider”, ndahet nga jeta 79 vjeç

VOAL – Aktori amerikan Peter Fonda, i njohur për filmin kult “Easy Rider”, u nda nga jeta të premten në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ikona e lëvizjes hippie ishte 79 vjeç dhe vuante nga kanceri në mushkëri.

Djali i yllit të Hollivudit Henry Fonda dhe vëllai i Jane Fonda, në vitin 1969  luajti pjesën e Wyatt – Captain America in Easy Rider, filmi i drejtuar nga Dennis Hopper që ngjall kërkimin për liri përmes një odiseje në lëvizje në ambientet e mëdha të Jugperëndimit Amerikan.

Imazhi i Peter Fonda në Harley-Davidson me flamurin e yjeve dhe vijave ka bërë historinë e kinemasë së kohës.
AFP

HOROSKOPI E PREMTE 17 GUSHT 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i vendosin limite impulseve emocionale. Qeshni kur dëshironi të qeshni dhe mos hezitoni të qani nëse e ndjeni të nevojshme ta bëni një gjë të tillë. Ka gjasa të takoni njerëz të rinj, me të cilët do të keni dëshirë të qëndroni gjatë.

Demi

Demët duhet të shohin aspiratat kreative. Ekziston një probabilitet i lartë që të krijoni një kryevepër të vërtetë. Mund të merrni një dhuratë të çmuar nga një person mjaft i veçantë, çfarë do t’ju mbushë emocionalisht. Nuk është dita e duhur që beqarët e kësaj shenje të shprehin dashurinë.

Binjakët

Binjakët do të duken sensualë këtë të shtunë. Kjo padyshim do të tërheqë interesin e disa personave të seksit të kundërt dhe përgjithësisht do të rigjallërojë jetën personale. Shmangni aventurat, sportet ekstreme dhe kazinotë.

Gaforrja

Do të keni shanse për sukses në aspektin personal. Nëse jeni në një lidhje romantike, gjeni kohë për tu relaksuar dhe për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Mund të kaloni momente nën shoqërinë e miqve, por asgjë nuk do t’jua heqë vëmendjen nga partneri/partnerja juaj. Nuk është momenti i duhur për shpenzime apo blerje të pamenduara mirë.

Luani

Do të keni vëmendjen maksimale nga seksi i kundërt. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të gjejnë njeriun e zemrës, pavarësisht diferencave të konsiderueshme të moshës. Mos lejoni të tjerët në asnjë moment të ndërhyjnë në jetën tuaj familjare dhe ruani krenarinë.

Virgjëresha

Kjo ditë premton të jetë nisja e një kapitulli të ri në jetën tuaj. Ka gjasa të keni ndryshime të mëdha në jetën personale. Dikush mund të nisë një lidhje të re romantike ndërsa një tjetër mund të vendosë për divorc. Mendohuni mirë para çdo vendimi që mund të merrni.

Peshorja

Peshoret rekomandohet që këtë ditë pushimi t’ia dedikojnë jetës personale dhe mirëqenies. Ka gjasa të përjetoni lodhje dhe zemërim. Duke marrë parasysh këtë, mendoni mundësitë më të mira për të shmangur momente të tilla.

Akrepi

Mund të kaloni një të shtunë të lodhshme. Ekziston mundësia që shumë detyra, të cilat i keni konsideruar të përfunduara, të kërkojnë vëmendje të mëtejshme. Mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë të afërmve apo miqve që i besoni plotësisht.

Shigjetari

Bëni kujdes, pasi situata të caktuara mund t’ju çojnë drejt veprimeve që janë kundër interesave të familjes suaj. Merrni parasysh këshillat e familjarëve. Është dita e duhur për aventura apo për udhëtime të shkurtra. Ekziston mundësia e një lidhjeje të re romantike.

Bricjapi

Bricjapët mund të tërheqin vëmendjen e personave përreth për shkak të lookut. Mund të jetë një kombinim i gabuar në veshjen tuaj çfarë do të bëjë të komentoheni prej tyre. Nëse keni ndërmend t’i shprehni ndenjat dikujt, tregohuni sa më klasikë.

Ujori

Ujorët do të ndihen mjaft të kënaqur nga ngjarjet e kësaj dite. Ka gjasa të përfundoni të gjitha detyrat që kishit në plan. Shmangni diferencat në familje dhe përpiquni të komunikoni hapur me të afërmit tuaj. Nuk është dita e duhur për të ndërmarrë një udhëtim.

Peshqit

Përpiquni që sot të relaksoheni dhe jo të nxitoni. Nuk do ta keni të nevojshme të gjeni zgjidhjen urgjente të një problemi me të cilin mund të përballeni. Ka gjasa të mos realizoni një plan, të cilin keni kohë që e mendoni.

HOROSKOPI E PREMTE 16 GUSHT 2019

Dashi

Kushtojini më shumë vëmendje kredibilitetit tuaj. Reputacioni juaj duhet të jetë një nga shqetësimet tuaja kryesore, prandaj kujdesuni që ta shfaqni veten në mënyrë më të mirë.

Demi

Ju mund të ndryshoni mendjen e disa njerëzve shumë të rëndësishëm sot – gjithçka që duhet të bëni është të jeni të guximshëm! Planet tuaja janë të forta. Përdorni hijeshinë dhe logjikën tuaj për të ndikuar te njerëzit.

Binjakët

Eshtë veprim i zgjuar të silleni mirë rreth një shefi, por është po aq e rëndësishme të trajtoni bashkëpunëtorët me sasinë e respektit që dëshironi të merrni. Mendoni më shumë në lidhje me financat tuaja.

Gaforrja

Ju nuk jeni personi i parë që keni probleme në punë, megjithëse mund të jeni personi i parë që shkoni kaq gjatë pa e trajtuar. Mos lejoni askënd që të marrë vlerësimin që ju takon juve. Tregohuni i hapur.

Luani

Përshtypjet e para janë mbresa të forta, por ato nuk janë gjithmonë përshtypjet e sakta! Mos e harroni këtë sot kur të takoheni me dikë që mund t’ju duket arrogant. Jepini kohë vetes për ta njohur atë më mirë.

Virgjëresha

Sot do t’ju duhet që të bëni përshtypje tek një person i rëndësishëm, i cili mund të jetë një epror. Mos i bëni gjërat të tepruara sepse do të të përfundoni duke bërë të kundërtën. Sa i përket financave, mund t’ju duhet të shpenzoni më shumë sot.

Peshorja

Çështjet tuaja të vjetra meritojnë të jenë aty ku duhet të jenë të gjitha çështjet e vjetra, te e shkuara. Mos u përpiqni ta mbani ujin ndërsa rrjedh nën urë sepse thjesht do të përfundoni duke u lagur. Koha ecën përpara. Këtë duhet të bëni edhe ju.

Akrepi

Kalojeni këtë ditë sikur po ecni nëpër një kopsht me lule. Do të gjeni disa surpriza të bukura befasuese, disa pamje tërheqëse dhe disa përjetime intriguese. Hiqni dorë nga ambicia juaj.

Shigjetari

Pak përpjekje mund të japin rezultate të mëdha, kështu që lini mënjanë një takim në kafe dhe angazhohuni për të realizuar një projekt. Sa i përket situatës financiare, gjasat janë që të merrni lajme pozitive.

Bricjapi

Pavarësisht sa fuqi dhe ndikim keni mbi njerëzit dhe paragjykimet e tyre, ju nuk mund të siguroni një rezultat pozitiv. Pse duhet të shqetësoheni kaq shumë se çfarë mendojnë të tjerët? Rëndësi ka vetëm që të ndiqni mënyrën tuaj të të vepruarit.

Ujori

Ju do të jeni burim frymëzimi për dikë sot. Nëse aktualisht po kaloni momente shumë pozitive, kjo është falë përpjekjeve tuaja të vazhdueshme. Në dashuri parashikohen disa zhvillime pozitive që mund t’jua ndryshojnë të gjithë ditën.

Peshqit

Sot niveli i sharmit tuaj do të jetë më i theksuar, kjo falë pozicionimit të planetëve që e favorizojnë shenjën tuaj. Gëzojuni momentit duke dalë me miq të mirë, por edhe duke bërë njohje të reja.

HOROSKOPI E ENJTE 15 GUSHT 2019

Dikush që zakonisht është mjaft introvert nuk do të jetë aspak i turpshëm sot, sepse ai ose ajo ka ndonjë lajm të shkëlqyer dhe dëshiron ta ndajë atë me botën! Duhet të përpiqeni të tregoni sa më shumë entuziazëm dhe mbështetje.

Shanset janë të mëdha për realizimin e një prej projekteve tuaja. Duhet të keni intensitetin e nevojshëm për të qenë të fokusuar në qëllimet tuaja. Thashethemet boshe janë një humbje kohe dhe ju e dini këtë.

Sot pastroni ndërgjegjen duke thënë më në fund atë që keni dashur t’i thoni dikujt. Shqetësimet tuaja mund të shndërrohen në paranojë. Përpiquni të qetësoheni dhe t’i mendoni gjërat në mënyrë të qetë.

Një marrëdhënie e re profesionale po fillon dhe do të merrni më shumë shpërblime ndërsa ditët kalojnë. Ju mund t’u jepni lamtumirën trazirave emocionale në këtë fushë të jetës suaj.

Arritjet janë të larta në jetën tuaj, gjë që nuk është vetëm emocionuese, por edhe një shenjë e mirë që po i afroheni suksesit që dëshironi. Sidoqoftë, duhet të keni kujdes me njerëzit që mund të mos kenë interesat. Dikush mund të jetë duke hartuar një skemë kundër jush.

Sot do të keni ndjesinë se dikush po ju fsheh disa informacione. Pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo, kjo ndjenjë e shqetësuar nuk do të largohet derisa të arrini që të merrni përgjigje. Pyeteni këtë person nëse ka ndonjë gjë që duhet t’jua thotë.

Ju pëlqen të bëni shumë shpenzime sa u përket veshjeve, por sot do t’ju duhet të kurseni. Gjeni mënyra më krijuese për t’u dëfryer. Situata ekonomike aktuale nuk është në momentin më të mirë.

Një vijë e hollë e ndan vetëbesimin me arrogancën. Duhet të tregoheni më modest në një grup shoqëror. Sa u përket financave, gjasat janë që të merrni disa lajme interesante.

Sot idetë dhe ëndrrat tuaja do të jenë shumë më interesante se zakonisht. Nëse keni mundësi të pjesë një sasi të mirë kohe vetëm sot, atëherë bëjeni këtë. Me të vërtetë do të kënaqeni.

A po e humbni durimin me dikë me të cilin nuk mund të arsyetoni? Mos e fajësoni veten, sepse keni bërë maksimumin për të arritur një marrëveshje. Ka ardhur koha që t’i shprehni ndjenjat ndaj dikujt që ju pëlqen.

Mos u shqetësoni nëse dikush me të cilin keni kaluar shumë kohë, sot nuk do të jetë pranë jush. Ky person mund të jetë ende i interesuar për ju, por gjithashtu ka edhe shumë angazhime të tjera.

Sot mund të merrni ndonjë ftesë për ndonjë aktivitet social-kulturor. Mos e refuzoni, sepse do t’ju mbushë me informacion interesant. Gjithashtu, mund të takoni njerëz të rinj, që në të ardhmen mund të bëhen miq të mirë.

HOROSKOPI E MËRKURË 14 GUSHT 2019

Ju nuk keni asgjë për të fshehur dhe asgjë për t’u frikësuar, kështu që shprehuni ashtu si ndiheni. Jini të sinqertë në lidhje me shqetësimet tuaja dhe do të ndiheni më i çliruar.

Besoni thashethemet që keni dëgjuar kohët e fundit, sepse ato janë të vërteta dhe sa më shpejt ta pranoni këtë, aq më shpejt do të përgatiteni për pasojat. Kuptoni se xhelozia e disa njerëzve është problemi i tyre dhe jo i juaji.

Sot do të takoni një person argëtues, i cili do t’jua bëjë ditën të pazakontë. Eshtë nga ato ditë ku ju nuk keni planifikuar asgjë e megjithatë, nuk do të jetë si ditët e tjera. Shijojeni në maksimum.

Tani e tutje shmangni përfshirjen me njerëzit, motivimet e të cilëve ju ngatërrojnë, ju zhgënjejnë ose ju shqetësojnë. Jo të gjithë duhet të jenë miku juaj më i mirë. Bëni një përzgjedhje të zgjuar.

Ka shumë mundësi të mrekullueshme për të ushqyer egon tuaj sot. Një person tërheqës e ka vëmendjen te ju. Dikush po përpiqet t’ju njohë më mirë. Mos i anashkaloni buzëqeshjet që merrni në rrugë.

Një ndryshim i mendimit nuk nënkupton domosdoshmërish një ndryshim në moral, kështu që është e rëndësishme të respektoni miqtë tuaj, që nuk pajtohen me mënyrën se si ndiheni për çështje të caktuara. Dy njerëz që nuk pajtohen për diçka mund të jenë të virtytshëm. Në dashuri dëgjoni mendimin ndryshe.

Nëse po flisni shumë për ndryshimet që dëshironi të bëni në jetën tuaj, mund të bëni presion shumë mbi veten tuaj, duke u dhënë pritshmëri njerëzve. Herët a vonë do të duhet të filloni të jepni rezultate. Sot ju duhet të veproni, jo të diskutoni.

Ka tension në ajër dhe një fjalë e gabuar mund të shkaktojë trazira. Mos shkaktoni dallgë, veçanërisht nëse nuk dini saktësisht se çfarë po ndodh. Kjo vlen edhe për raportin tuaj me dikë.

Dikush në një pozicion shumë të fuqishëm është i etur të dëgjojë atë që mendon për një zhvillim të kohëve të fundit. Supozimet do t’ju mashtrojnë sot. Mënyra e vetme për të mësuar të vërtetën është të themi të vërtetën.

Nga ana shoqërore ju mund të ndiheni më pak energjikë, por kjo nuk do të dëmtojë pozicionin tuaj social. Edhe pse ndoshta nuk do të dëshironit të dilnit, organizoni diçka brenda ambienteve të shtëpisë.

Gjërat janë ngadalësuar pak në jetën tuaj, por kjo nuk duket se po ndikon aspak në nivelet e energjisë suaj! Jeni akoma duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat për të gjetur mundësi të reja. Bëjini gjërat nëse besoni me pasion te suksesi juaj.

Sot mund t’ju duhet të jeni më i drejtpërdrejtë për të arritur qëllimin tuaj. Një ngjarje e ardhshme familjare po ju entuziazmon, sepse do të shihni disa fytyra miqësore që ju kanë munguar.