VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E HËNË 21 SHTATOR 2020

By | September 21, 2020
3 Comments
  • human hair wigs 2 weeks ago Reply

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: voal.ch/horoskopi-e-hene-21-shtator-2020/ […]

  • DevOps Automation 2 weeks ago Reply

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: voal.ch/horoskopi-e-hene-21-shtator-2020/ […]

  • … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: voal.ch/horoskopi-e-hene-21-shtator-2020/ […]

Komentet

HOROSKOPI E ENJTE 28 JANAR 2021

Dashi

Një javë e rëndësishme, e mbushur me zhvillime pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një lajm i mirë, një propozim ose një telefonatë e cila do bëjë që të përjetoni emocione të forta. Do të rivendosni kontakte me disa persona, të cilët kanë shumë rëndësi për ju. Edhe dashuria parashikohet mjaft e favorizuar.

Demi

Kjo e enjte nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë demoralizim dhe pamundësi për ti bërë gjërat siç duhet. Dikush do mundohet që ti bëjë gjërat edhe më shumë të pamundura për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që të humbni durimin. Këshillohet që të bëni kujdes sa i takon fizikut.

Binjakët

Dita do të jetë përgjithësisht pozitive, ku gjatë saj do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Megjithatë do të ketë jo pak probleme në disa sektorë të jetës, edhe në punë, të cilat duhen trajtuar me kujdes. Dita premton shumë, për të zgjidhur diçka të rëndësishme.

Gaforrja

Parashikohet një ditë kritike sa i takon dashurisë, ku çiftet e lindura në këtë shenjë, do të përfshihen në diskutime të ashpra. Edhe ditët në vijim, parashikohen kritike në këtë fushë. Duhet të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, në mënyrë që të merrni vendime të qarta.

Luani

Kjo është një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, Marsit dhe Venusit, të cilët do ju vijnë në ndihmë. Ndërkohë ndikimi negativ i Mërkurit, do të rrezikojë mundësinë që të çoni përpara disa projekte. Në fushën e biznesit, do të ketë disa luhatje, por në fund do ia dilni.

Virgjëresha

Do t’iu duhet të rigjeni forcën gjatë kësaj periudhe. Ata që kanë pasur probleme me
shëndetin, duhet t’iu nënshtrohen trajtimeve të nevojshme. Bëni mirë që të përqendroheni sërish në dashuri, pasi ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës.

Peshorja

Parashikohet një ditë e lodhshme dhe e mbushur me ngarkesë për të lindurit e kësaj shenje. Ka diçka që nuk shkon, për shkak të stresit dhe ngarkesave fizike. Edhe dashuria, parashikohet e mbushur me probleme. Këshillohet që të pritet pranvera, për ndryshimet e nevojshme.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me ndryshime të shumta! Ndërkohë muaji mars, parashikohet të sjellë ndryshime të rëndësishme. Hëna mund të sjellë ndryshime dhe tensione gjatë kësaj dite. Do të ndjeni nevojën për të bërë disa ndryshime drastike.

Shigjetari

Parashikohet një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Në sferën profesionale, kreativiteti do të vlerësohet maksimalisht. Ndërkohë sa i takon sektorëve të tjerë, do të ketë kriza, të cilat do arrini që ti përballoni.

Bricjapi

Kjo e enjte nuk është nga më të mirat që keni kaluar, por do të jetë interesante. Duhet të mundoheni që të flini më shumë dhe të largoni mendimet negative, pasi në të kundërt dita do ju gjejë të lodhur.

Ujori

Pavarësisht ndikimit negativ të Hënës, yjet do të jenë interesante. Lodhja do të jetë e pranishme, por pavarësisht kësaj do të ndjeni një rikuperim të brendshëm. Kjo fillim javë, do ju rikthejë në lojë edhe në fushën e ndjenjave. Në punë, ka ardhur momenti për të bërë disa sqarime.

Peshqit

Më në fund do të rigjeni stabilitetin, pas një periudhe të mbushur me tensione. Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive. Janari është një muaj që duhet harruar sa më parë.
Ndërkohë fillimi i shkurtit, do të jetë i rëndësishëm. Për lidhjet e gjata do të jetë një moment force.

HOROSKOPI E MËRKURË 27 JANAR 2021

 

Dashi
Dite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndërruar dhe do ndiheni te lumtur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur nëse duan te ndryshojnë status. Nuk mund te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni shume rreziqe ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Demi
Do përkujdeseni ne çdo moment për partnerin tuaj sot dhe do afroheni akoma me shume me njeri­tjetrin. Çdo moment do jete i veçante dhe mbresëlënës. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por papritur ajo do shfaqet si me magji. Ne planin financiar do hidhni disa hapa te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. I keni kuptuar gabimet e bëra.

Binjaket
Do kaloni një dite delikate sot ju te dashuruarit dhe here pas here nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Qartësojini njëherë mendimet e me pas veproni. Beqaret do jene serioze dhe nuk do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Vetëm duhet ta dine qe koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë mundësi te mira. Çështjet e financave mos i lini pas dore sepse do keni vështirësi.

Gaforrja
Edhe pse shume persona do mundohen t’ua prishin planet sot juve qe jeni ne një lidhje, dashuria për njeri­ tjetrin nuk do shteroje asnjë çast. Beqaret do kenë veçse aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Gjerat nuk do ju shkojnë si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar do i merrni gjerat seriozisht dhe mos anashkaloni problemet e vogla.

Luani
Nëse kohet e fundit keni kaluar një periudhe te tensionuar ka rrezik qe situata te mbetet e trazuar. Ende nuk do i pranoni gabimet dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë surprize. Duhet ende te presin për te ndryshuar status. Me financat do jeni te matur e te kujdesshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.

Virgjeresha

Sot do kaloni momente fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do filloni te bëni edhe plane mbi te ardhmen. Jeni te sigurte tashme se ai qe keni ne krah është i duhuri. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime te pafalshme te cilat do ju peshojnë mjaft. Për financat duhet te dëgjoni këshillat e me te mëdhenjve qe gjerat t’iu ecin si duhet.

Peshorja
Venusi do e zbukuroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju nxite ju te përgatisni surpriza për njeri­tjetrin. Çdo çast do jete i mrekullueshëm, kështu qe shfrytëzojeni. Beqaret do kenë ndryshime te menjëhershme te statusit dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Merrini gjerat me shtruar.

Akrepi
Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar nëse duan te ndeshen e personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.

Shigjetari
Pas një kohe jo shume te mire për jetën ne çift, sot do krijohet një klime e ngrohte dhe me romantike. Do afroheni me shume me partnerin dhe do ndiheni te qete ne shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet me tepër. Beqaret do kërkojnë shume, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do kenë përmirësime fale një shume te madhe qe do marrin nga familjaret.

Bricjapi
Çiftet do bëjnë gjithçka qe kane ne dore për te krijuar një ambient harmonik dhe te gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj te ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli. Beqaret kane kohe qe mundohen për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet e tyre do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.

Ujori
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Peshqit
Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin nuk do kenë te ndalur. Po vazhduat kështu shume shpejt do e shkatërroni gjithçka keni ndërtuar. Beqaret do flirtojnë me disa persona, por do druhen te shkojnë me tej sesa aq. Ne planin financiar do luftoni fort dhe do i zgjidhni problemet.

HOROSKOPI E MARTË 26 JANAR 2021

Dashi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me kontraste, të cilat do arrini që ti përballoni qetësisht. Jeni në kërkim të gjërave të reja dhe me ndikimin tranzit të Marsit tek të lindurit e kësaj shenje, është shumë e vështirë të mos rebeloheni. Disa projekte janë të prirura për të dështuar dhe kjo do të jetë një prej arsyeve të nervozizmit tuaj. Kjo gjë vlen si në sektorin e punës edhe në raportet në çift.

Demi

Keni nevojë për qartësi, qoftë në vendin e punës por edhe në dashuri. Të gjitha lidhjet që nuk janë sqaruar, do të kenë nevojë për qartësi. Kjo e martë, është e dobishme për të sqaruar disa gjëra, ndërkohë që do të përballeni me një problem të vogël.

Binjakët

Gjatë kësaj të marte do të ketë përmirësim marrëdhëniesh me të tjerët. Nga pikëpamja e emocioneve dhe udhëtimeve, yjet janë mjaft të favorshme. Kjo është një periudhë konfirmimesh sidomos sa i takon dashurisë, për shkak se nuk do e keni më Venusin kundër. Së fundmi keni qenë shumë konfuz, të dyjëzuar mes dy historive dashurie, por ky është momenti që do të merrni drejtimin e duhur.

Gaforrja

Do të vijoni të ndjeni tensionin e ditëve të kaluara. Duhet të qartësoheni me veten, lidhur me projektet që duhet të çoni përpara në ditët në vijim. Kjo e martë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e lëna pas, veç bëni kujdes pasi mund të kapeni kot me persona që nuk e meritojnë. Në dashuri nuk jeni gati për të përballuar atë që ju kërkohet.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Megjithatë parashikohet një debulesë fizike dhe ndonjë diskutim më shumë. Për gjithë ata që duhet të bëjnë një zgjedhje mes të kaluarës dhe të ardhmes, nuk do e ketë të lehtë të “presin” degët e thata. Vijoni që të keni disa probleme me paratë, gjë që ju pengon në çuarjen përpara të disa projekteve.

Virgjëresha

Raporti në çift do të jetë i vështirë për tu menaxhuar, gjatë kësaj dite. Hëna do të ketë ndikim në shenjën tuaj dhe vetëm prej saj, do mund të sheshoni disa situata të tensionuara me njeriun e zemrës. Mjaft të rëndësishme janë raportet me të lindurit e shenjës së Demit dhe Akrepit. Kjo ditë është mjaft e frytshme, për gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë Hënën, Mërkurin dhe Venusin nën ndikimin e tyre të favorshëm. Parashikohet një përmirësim i situatës në çdo drejtim. Nëse disa histori nuk ecin siç duhet, mund t’iu jepni fund. Bëni mirë të kuptoni se kush është me ju dhe kush kundër jush.

Akrepi

Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm gjatë kësaj fundjave, ku Hëna do ju garantojë një ballafaqim në dashuri. Disa prej të lindurve të kësaj shenje, do të duhet të vendosin në vend disa situata që nuk kanë shkuar siç duhet. Nëse e keni hedhur hapin më shumë nga sa mundeni, tani duhet të veproni me më shumë kujdes, sidomos lidhur me çështje që kanë të bëjnë me paratë. Kujdes maksimal duhet të tregoni edhe lidhur me disa siguri në vendin e punës.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të ndjeni një dëshirë të madhe për tu çliruar nga tensionet dhe emocionet negative që keni përjetuar kohëve të fundit. Marsi dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv, sidomos sa i takon dashurisë. Edhe pse së fundmi keni qenë disi të tërhequr, nuk do e keni të vështirë që të riktheheni sërish protagonistë. Parashikohet nisja e një historie të re.

Bricjapi

Kjo është një periudhë reflektimi, ku do të kuptoni se jeta juaj po ndryshon. Raporti në çift do të jetë më interesant për tu menaxhuar. Miqësitë dhe raportet ndërpersonale janë mjaft të favorshme. Çdo orë e ditës, do të vijë drejt përmirësimit.

Ujori

Nuk do e keni të lehtë që të dashuroheni, pasi në dashuri jepni maksimumin dhe çdo raport kalon nga mendja. Pasioni është i bukur, por bëhet edhe më i fortë, kur bashkëpunon me mendjen. Nuk ju mjafton që të keni një trup të bukur për të dashuruar, ju duhet diçka më shumë. Sektori profesional parashikohet të ketë përmirësime.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, duhet të rikuperoni kohën e humbur. Edhe pse fundi i muajit do jetë disi i rëndë, për gjithë ata që kanë përjetuar një ndarje apo probleme sentimentale, parashikohet një ndryshim i thellë. Disa kontakte nuk do jenë të qarta dhe disa probleme në çift kanë nevojë për zgjidhje. Është një fazë e mbushur me kontraste, sidomos sa i takon mënyrës për të përballuar dashurinë.

HOROSKOPI I JAVËS 25-31 JANAR 2021

Dashi

Pesë yje për Dashin. Nëse personi i duhur është në krahun tuaj, këtë javë nga pikëpamja sentimentale gjërat do të shkojë shumë mirë. Por nëse mendoni se ju është bërë padrejtësi, mund të zemëroheni dhe jo pak, sidomos të Martën dhe të Mërkurën. Mos harroni nga emocionet që vijnë në jetë tani, sepse në shkurt ato mund të bëhen të rëndësishme. Në punë, nëse jeni duke lëvizur në një kompani të re mund të keni disa probleme të vogla fillestare, por përpiquni të ecni përpara! Studioni gjithçka me kujdes dhe me kujdes, mos u nxitoni, sepse në dy muajt e ardhshëm do të keni rritje.

Demi

Katër yje për Demin. Venusi është në dukje të mirë, shfrytëzojeni rastin për të kapur dhe rikuperuar emocione të bukura. Historitë e reja të dashurisë ndërlikohen vetëm nga distanca, ose ndoshta nga palë të treta. Kush e di! Në punë, mund të shqetësoheni nëse keni një punë me kohë të pjesshme dhe konfirmimet për të cilat shpresonit nuk kanë mbërritur ende. Nëse duhet të merreni me shpenzime, çështje ligjore ose mosmarrëveshje, përpiquni të konsideroni me kujdes nëse do të veproni apo jo! Jini të kujdesshëm!

Binjakët

Katër yje për Binjakët. Mund të takoni dikë të veçantë dhe intrigues – merreni me punë pasi Hëna të Shtunën dhe të Dielën është në shenjën tuaj. Ju keni një dëshirë të madhe për të përjetuar emocione të bukura pa probleme dhe ka nga ata që shpresojnë të kenë një takim të ri, veçanërisht pas një viti 2020 që ishte pak i vështirë për ndjenjat. Në punë, viti është i rëndësishëm për ata që duan të zhvillojnë një projekt të shkëlqyeshëm. Situatat profesionale që ju shqetësojnë do të menaxhohen më lehtë nga muaji shkurt. Duket se tashmë dini si të veproni dhe si të lëvizni!

Gaforrja

Tre yje për shenjën e Gaforres. Nëse duhet të sqaroheni me një person yjet ju ndihmojnë, veçanërisht të mërkurën, kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut. Mundohuni të liroheni nga ndonjë barrë e së kaluarës sepse e vetmja gjë që mund t’ju mbajë mbrapa është frika nga vuajtja dhe rënia në një kurth të ri dashurie. Në punë, nuk keni më planetë kundër: deri në qershor do të duhet të vendosni nëse do të konfirmoni një punë ose një marrëveshje. Kjo javë nga pikëpamja profesionale nuk do të jetë më e mira, edhe nëse ka diçka të vlefshme dhe të rëndësishme në lojë!

Luani

Tre yje për Luanin. Në këtë periudhë, dashuria vjen dhe shkon, duket se po mendoni për diçka tjetër. Ndoshta nuk ka takime vendimtare dhe intriguese, por është gjithashtu e vërtetë që ju jeni bërë shumë kërkues dhe nuk ka gjasa të jeni të kënaqur. Në punë, kohët e fundit përgjegjësitë nuk mungojnë. Një vit, në të cilin do të duhet të lini role të rëndësishme ose të bëni disa ndryshime. Shpesh ju jeni përfshirë në probleme të shkaktuara nga njerëz që nuk janë aq korrekte!

Peshorja

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores. Gjithçka, madje edhe sfera sentimentale, ngadalë po rindërtohet (pozitivisht). Për ata që besojnë në të ardhmen dhe në aftësitë e tyre amatore, kjo fundjavë mund të jetë e rëndësishme. Gjatë kësaj kohe, mund të kërkoni gjithnjë e më pak gjueti, të gjeni punë dhe të mendoni për veten tuaj. Në punë, ata që kanë një aktivitet të pavarur ose krijues duhet të përfitojnë nga fakti që kanë Jupiterin dhe Saturnin në favor. Mundohuni të mbani në mend se po ndërtoni diçka të bukur: nëse keni dyshime, flisni më mirë tani!

Akrepi

Tre yje për shenjën e Akrepit. Nëse keni qenë beqar për një kohë të gjatë do t’ju duhet të keni pasur të bëni me njerëz jo interesantë dhe të veçantë, dhe për këtë jeni mërzitur. Tani jeni paksa të zhytur në mendime për dashuritë e reja, por mos e humbni shpresën sepse e marta do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për ndjenjat. Në punë, para se të veproni këshillohuni me një ekspert. Nëse ka njerëz që ju ndihmojnë në menaxhimin e financave tuaja, përpiquni të mos keni dyshime. Në rast të tregtimit, është më mirë të keni të gjitha kartat në vendin e duhur!

Shigjetari

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Lajm i mirë në dashuri: emocionet vazhdojnë dhe në shkurt pasioni do të jetë më i madh. Ka ardhur koha për të bërë njohje të reja: përfshiheni duke filluar nga e enjtja, merruni me punë! Në punë, në vitin 2021 keni Jupiterin dhe Saturnin në krah. Mundohuni të angazhoheni dhe të punoni për diçka ambicioze për të ardhmen, edhe nëse paratë nuk i keni rikuperuar plotësisht.

Bricjapi

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Këta yje ju ndihmojnë, ju bëjnë të doni ta lini veten të dashuroni. Mos e nënvlerësoni pamjen astrologjie, sepse mund të përjetoni emocione të bukura: mos u merrni me dyshime dhe mendime të dyta. Mos i merrni me lehtësi njohuritë e këtyre ditëve. Në punë, tani është koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme: kjo mund të përkufizohet gjithashtu si një çështje që është zvarritur për disa kohë, kush e di!

Ujori

Pesë yje për Yjorin. Kjo javë është pozitive, veçanërisht për ata që duan të heqin dorë nga ndjenjat. Venusi në Mars do të jetë në anën tuaj dhe në dashuri qielli do të jetë premtues. Këtë javë përqendrohuni të martën dhe të enjten sepse do të jeni shumë të motivuar. Në punë, shumë planetë janë në shenjën tuaj, gjatë shkurtit. Studentët do të duhet të zgjedhin udhëzime të reja. Preferohen zgjidhje sipërmarrëse. Një ndryshim kursi ose pikë referimi gjithashtu mund të ndodhë!

Peshqit

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Një miqësi mund të bëhet më e rëndësishme. Fundjava nuk sjell emocione të mëdha, por nga e Mërkura filloni sërish, një mundësi e madhe: mund të lindë një histori që shkakton fantazi shumë të veçanta, një tërheqje fatale për tu përjetuar. Në punë, midis shkurtit dhe marsit mund të bëni një kërkesë ose të bëni një propozim. Mos i hidhni të gjitha edhe nëse ndiheni të lodhur ose për një çështje fatalizmi sepse fotografia astrologjike është në të gjitha pozitive!

HOROSKOPI E HËNË 25 JANAR 2021

Dashi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’iu frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri. Do të jeni të dyjëzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi.

Demi

E hëna është një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike. Dashuritë e lindura prej pak kohësh, do të duhet të kalojnë disa prova.

Binjakët

Po afron fundi i muajit dhe kjo është diçka mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, pasi presin disa zgjidhje. Mbani parasysh se një ndryshim në punë ose në dashuri, duhet menaxhuar me kujdes. Sa i takon ndjenjave, ky është momenti për të shëruar plagët.

Gaforrja

Do të keni dëshirë për të provuar një dashuri, por bëni kujdes të mos e teproni me kërkesat tuaja. Prej disa kohësh, nuk ka asgjë që t’iu pëlqejë dhe do e gjeni veten të dyjëzuar. Ndikimi i kundërt i Saturnit, parashikon momente tensioni.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të zotët për të çuar përpara projekte të reja, dhe nëse ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj, do të mendoni që ta ndryshoni. Takimet e kësaj dite janë shumë të rëndësishme, ndaj mos i shmangni.

Virgjëresha

Do të keni mundësi të mëdha gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të mbështesë kryesisht dashurinë dhe takimet. Mund ta gjeni veten protagonistë të ndryshimeve. Kush ka jetuar një histori që ka lindur prej pak ditësh, do të ketë mundësi rikuperimi.

Peshorja

Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për të jetuar një lidhje në mënyrë më të qetë. Nëse një histori nuk funksionin siç duhet, bëni mirë të flisni qartë! Ballafaqimet premtojnë shumë.

Akrepi

Kjo e hënë ju fton që të riktheheni në lojë, edhe pse mund të jeni të zhgënjyer sa i takon ndjenjave. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është reflektimi dhe dëshira për të dashuruar. Mos i nënvlerësoni emocionet e reja, si dhe ndonjë projekt në çift.

Shigjetari

Kjo ditë është mjaft e rëndësishme, ku do të kërkoni të jeni të lirë për të vepruar, si dhe për të bërë diçka të bukur për të rizgjuar optimizmin dhe dëshirën tuaj të brendshme. Kjo e hënë favorizon raportet sociale si dhe emocionet e reja.

Bricjapi

Këshillohet që të merrni një periudhë për të reflektuar me veten. Është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë nga vetja dhe të tjerët. Duket sikur inatin e keni me gjithë botën dhe e kundërta, por nuk është kështu. Duhet vetëm të qartësoni situatën.

Ujori

Kjo e hënë sjell me vete dëshirën për njohje të reja dhe jo vetëm në dashuri. Ndikimi i Uranit tek të lindurit e kësaj shenje, mund të sjell një ndryshim të papritur. Parashikohen shkurtime shpenzimesh dhe mbyllje të fazave tejet të rëndësishme. Kjo është dita e duhur për të folur hapur me persona, të cilët mund të ndryshojnë jetën tuaj. Përballuni sa më parë me problemet.

Peshqit

Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive të dashurisë, ky është momenti për të bërë një zgjedhje, pasi po torturoni veten. Zemra juaj së fundmi ka qenë e trazuar nga emocionet, të cilat vështirë se mund të menaxhohen. Të gjitha zgjedhjet e bëra gjatë këtij muaji, do të marrin drejtimin e duhur.

HOROSKOPI E DIEL 24 JANAR 2021

 

Dashi
Partneri do ju beje një propozim mjaft interesant gjate kësaj dite te cilin nëse e pranoni gjithçka do ju ndryshoje për mire. Dilni sa me shpejt nga rutina ne te cilën jeni futur. Beqaret do jene një dite mjaft te këndshme dhe te mbushur me takime emocionuese. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë me pare. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet qe gjerat t’iu ecin si duhet.

Demi
Plutoni do ketë ndikim shume te madh sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te ëndërroni gjithë kohës. Kënaqësitë do jene te veçanta dhe te paimagjinueshme. Beqaret do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat do ua shtojnë dëshirën për te ndryshuar sa me shpejt status. Me financat mos luani sepse situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Binjaket
Do kaloni momente te këndshme, por edhe momente delikate sot ju qe jeni ne një lidhje. Jo gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mos bëni asgjë me ngut. Për financat do jete një dite goxha e begate, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

Gaforrja
Planetët nuk do kenë aspak ndikim tek jeta juaj ne çift sot kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Matuni mire para se te flisni ne mënyrë qe mos ju linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do e dine mire çfarë hapash te hedhin dhe ka mundësi te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do vazhdojnë te mbeten te turbullta edhe për disa kohe. Tregohuni te kujdesshëm.

Luani
Duhet t’i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece me se miri. Beqaret do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet dhe mund te bëjnë edhe gabime. Jo gjithçka është ashtu si duket ne pamje te pare, kujdes. Buxheti do jete me i ekuilibruar se disa kohe me pare dhe do jeni me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Virgjeresha
Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do dini si ta mbani pas vetes partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do fillojnë shpejt një lidhje serioze dhe mjaft emocionuese. Zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Financat do i organizoni me kujdes dhe nuk do lejoni qe te lindin probleme.

Peshorja
Pas një periudhe delikate dhe te ftohte për jetën tuaj ne çift sot gjerat nuk kane për te ecur ashtu si e keni menduar. Beqaret do jene te duruar dhe do presin pak kohe para se te marrin vendime te mëdha. Financat do jene edhe me te mira nga sa ju mendonit. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

Akrepi
Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

Shigjetari
Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.

Bricjapi
Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ketë shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Ujori
Kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Mos mendoni gjera te paqena. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ndiejnë pa menduar se çfarë thonë ata qe i rrethojnë. Gjendja e financave do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse edhe investimet e menduara do i kryeni.

Peshqit
Do kaloni me tepër kohe sot me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te mëdha dhe te paprovuara me herët. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat mbajini ne vëmendje sepse situata nuk do jete fort e mire

HOROSKOPI E SHTUNË 23 JANAR 2021

Dashi

Për shkak të ndikimit të madh të Hënës sot do jeni gjithë kohës në merak dhe të shqetësuar për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Qetësohuni sepse përndryshe nuk do shijoni dot gjërat e bukura që do ju ndodhin. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni për të thurur plane dhe për të bërë projekte për jetën tuaj në çift. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do e gjeni dot as sot atë që po kërkoni. Në punë kreativiteti që do keni do jetë pika juaj më e fortë, vetëm bëni pak kujdes me padurimin. Financat do jenë të lëkundura kështu që nuk këshillohet të merrni vendime të nxituara apo ta teproni me shpenzimet e panevojshme.

Demi

Pavarësisht se do ëndërroni për një jetë tjetër sot, në pamundësi për të bërë ndryshime do pranoni ato që kanë programuar yjet. Situata për ju të dashuruarit më në fund do çdramatizohet. Do arrini të komunikoni me më shumë qetësi me partnerin tuaj dhe do zgjidhni një nga një çdo mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni të privilegjuar për sa i përket jetës sentimentale dhe mund të takoni personin e ëndrrave. Në punë do jeni mjaft luftarakë, të motivuar dhe këmbëngulës. Dielli do ju bëjë edhe më të përgjegjshëm dhe të pavarur. Konkurrencën nuk do e keni aspak frikë. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.

Binjakët

Mundohuni t’i largoni mendimet e këqija gjatë kësaj dite sepse përndryshe jeta do ju bëhet e zymtë, Mendoni gjithmonë me pozitivizëm dhe largpamësi. Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleatja juaj më e mirë për ju që jeni në një lidhje. Ajo do iu mbështesë në çdo moment dhe do ia kaloni më së miri me partnerin. Ju beqarët do keni mundësi të mira për takime emocionuese kështu që shfrytëzoni çdo moment. Në punë nuk do doni kurrsesi që t’iu shpëtojë një post nga duart dhe do lëvizni çdo gur për ta fituar atë. Mundet të përballeni fort edhe me disa kolegë. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë. Blini vetëm gjërat më të domosdoshme dhe buxheti do mbetet i stabilizuar.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jete e shkëlqyer, por për fat të mirë, të gjitha përpjekjet që keni bërë për të stabilizuar financat do të mund të kompensohen. Nëse jeni në një lidhje do pajtoheni me partnerin edhe pas zënkave të forta që keni pasur. Ju beqarët do bëni mirë të mendoheni gjatë para se të veproni. Mbase tani për tani nuk e shihni prioritet krijimin e lidhjes dhe mund të shtyni kërkimin për më vonë. Në punë do ja vlejë gjithë mundi i harxhuar. Në tërësi gjërat kanë për t’iu ecur goxha mirë. Financat siç e thamë do jenë në një gjendje të kënaqshme.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni në prag të trazirave dhe duhet të bëheni gati për t’i përballuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ndiheni shumë mirë dhe në disa momente nuk do e duroni dot partnerin pranë. Me vështirësi do e ruani edhe vetëkontrollin, prandaj momentet e tensionit do jenë ato që do mbizotërojnë. Ju beqarët do bëni mirë të verifikoni çdo gjë para se të hidhni hapa, përndryshe do gaboni dhe do lëndoheni për gjithë jetën. Në punë mund të përballeni edhe me disa konflikte me ata kolegë që gjithmonë kanë dashur t’ua prishin planet. Sektori i financave nuk do jetë katastrofik, por ende në një gjendje jo të kënaqshme.

Virgjëresha

Do bëni më shumë përpjekje për t’u përqendruar gjatë kësaj dite do ja arrini qëllimet. Dita e sotme do jetë një nder më të bukurat e vitit për të gjithë të dashuruarit. Venusi dhe Neptuni do iu bëjnë edhe me romantike. Mes jush dha atij që keni në krah nuk do ndodhin aspak mosmarrëveshje. Lumturia do jete e sigurt. Nëse jeni beqare do keni mundësi vërtet te mira për takime interesante. Përfitoni sa me shume te mundni! në punë më mirë dëgjojini këshillat që do iu japin ekspertët dhe mos bëni sikur jeni të pagabueshëm. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situatë të vështirë.

Peshorja

Në pjesën më të madhe të ditës do jeni të irrituar sot dhe mund të bëni gabime. Vetëm mbrëmja mund të sjellë përmirësime. Nëse jeni në një lidhje tensioni do jetë mbizotërues dhe do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do përjetoni aspak kënaqësitë që keni dëshiruar. Për shumë gjëra do keni mendime diametralisht të kundërta. Ju beqarët do merrni refuzime dhe kjo gjë do ju mërzitë. Gjithsesi ato nuk kanë të bëjnë aspak me pamjen tuaj. në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë dhe me disa kolegë do keni debate të ashpra. Mos i dëgjoni, por mundohuni të realizoni objektivat. Sipas Dritare.net, financat për fat të mirë do jenë të kënaqshme.

Akrepi

Komunikimi do jetë më i lehtë për t’u arritur sot dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Ata që keni pranë do ju mbështesin kudo. Fale ndikimit të yjeve ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të lehtë. Nëse jeni të matur dhe keni probleme financiare mundohuni të organizoheni më mirë. Takimet që do realizoni ju beqarët nuk do iu bindin shumë. Po sikur te ruanit të paktën miqësinë me të? Në punë do jetë dita ideale për të filluar një projekt të ri të menduar prej kohësh. Kujdes me financat. Do filloni kot se koti aventura ambicioze, por me shume rrezik. Merrni mendimin e specialistëve sa më parë.

Shigjetari

Për shkak të kundërshtimit të Hënës me Mërkurin gjatë kësaj dite mund të jeni të gatshëm të bëni çdo gjë dhe merrni parasysh edhe pasojat vetëm për të rregulluar problemet që këta planetë do sjellin. Për të dashuruarit do jetë ditë e këndshme. Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Jupiteri do favorizojë dashuriçkat për ju beqarët. Largojini komplekset dhe do dilni të fituar. Në punë nuk do ndaleni së e thëni me zë të lartë mendimin tuaj dhe do tregoni për gjërat që nuk shkojnë në kompani. Mund të flisni edhe për kushtet dhe për disa eprorë të paaftë. Situata financiare do fillojë të stabilizohet. Filloni njëherë të shlyeni borxhet që keni marrë prej kohësh dhe më pas merruni me të tjerat.

Bricjapi

Humori juaj ka për të ndryshuar shpesh gjatë kësaj dite dhe mund te jeni herë me nerva herë të buzëqeshur. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë do e gjeni kohën për të qëndruar pak me atë që keni në krah. Nga ana e tij ai do tregohet edhe më i kuptueshëm. Ju beqarët duhet të përfitoni nga kjo ditë me diell për të joshur personat që ju pëlqejnë. Në punë do jeni në përparim dhe sipër, por duhet të bëni durim. Mos kërkoni që gjërat të ndodhin si me magji dhe ju të arrini aq shumë sa kanë arritur kolegët me vite eksperiencë. Në planin financiar do merrni iniciativa për të bërë një riorganizim të buxhetit dhe do e përmirësoni ndjeshëm situatën.

Ujori

Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mirë është të mos ndikoheni nga të tjerët për të ndërmarrë hapa. Ju që jeni prej disa kohësh në një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Ju beqarët do dilni me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumëpritur. Tregohuni sa më të hapur. Në jetën profesionale parashikohen ndryshime, por do kaloni orë të trazuara. Në jetë asgjë nuk është e thjeshtë, por lum ata që nuk dorëzohen lehtësisht. Në planin material, fati do iu buzëqeshë. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.

Peshqit

Do jeni më të pjekur gjatë kësaj dite dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, por sapo keni dalë nga një periudhë delikate për jetën tuaj, ka mundësi që sot të afroheni më shumë me njëri-tjetrin dhe do sqaroni gjithçka me delikatesë dhe maturi. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft sensualë dhe do tërhiqni vështrimet e të gjithëve. Në punë do ju duket sikur gjithë vrulli që kishin marrë do të ndërpritet sot dhe shpeshherë do ndiheni të bllokuar. Sido që të vijnë gjërat mos u dorëzoni menjëherë. Edhe në planin financiar planetët do ndikojnë pozitivisht. Situata do fillojë të konsolidohet ndjeshëm dhe ju do jeni më të qetë.

HOROSKOPI E PREMTE 22 JANAR 2021

Dashi

Sot do jeni plot me ide interesante dhe nuk do bëni aspak gabime. Do merrni frymë lirisht dhe buzëqeshja do jetë mbizotëruese. Falë Venusit, perëndeshës së dashurisë, jeta juaj në çift do kalojë një periudhë euforike. Marrëdhënia me partnerin do të pushtohet nga ngrohtësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti. Ju beqarët duhet t’i shprehni të gjitha ndjenjat në mënyrë që të përjetoni ato që keni menduar prej kohësh. Në punë, me pak më shumë diplomaci do kaloni çdo sfidë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Performacat kanë për të qenë të shkëlqyera. Paraja, nuk do iu shqetësojë aspak. Neptuni do iu ndihmojë mjaft në planin financiar. Përfitoni sa më shumë.

Demi

Yjet do iu japin mundësinë të reflektoni më shumë sot dhe të vendosni disa objektiva që doni të arrini. Në vijimësi do ndiheni edhe më të qetë. Hëna do ndikojë se tepërmi tek ju të dashuruarit. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime. Mos u vononi shumë sepse më vonë gjërat mund të komplikohen. Nëse ju beqarët keni pasur një takim kohët e fundit, Marsi do i përshpejtojë pak gjërat. Në punë më në fund do merrni aprovimin për një kërkesë që keni bërë dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Nëse iu duhet të bëni ndonjë shpenzim bëjeni, por pa boshatisur llogarinë tuaj bankare.

Binjakët

Mërkuri do ju bëjë më entuziastë gjatë kësaj dite. Nuk do e mbani mendjen tek hallet e problemet që keni pasur, por do mendoni me pozitivizëm për të ardhmen. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do shkojë mirë dhe nuk do ketë asnjë problem që duhet t’iu shqetësojë. Për sa iu përket ju beqarëve, Marsi do e shtojë edhe më shumë dëshirën tuaj për të dashuruar. Një pjesë e ëndrrave tuaja do fillojnë të realizohen. Në punë ambienti do jetë i ndërlikuar në mëngjes, por pas diskutimit me shefat do i keni idetë më të qarta. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Shikoni njëherë sa e keni buxhetin dhe më vonë merrni një vendim. Kujdes edhe me shpenzimet.

Gaforrja

Mirë është që sot të kujdeseni pak më shumë për veten dhe jo të fiksoheni vetëm për të mbrojtur ata që ju rrethojnë. Dijeni se askush nuk mendon njësoj për ju. Fale influencës së shumë planetëve, atmosfera për ju të dashuruarit do jetë e ngrohtë dhe dita do jetë e mbushur plot gëzim. Mos u shqetësoni për asgjë. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga personat shumë më të mëdhenj. Kujdes, vërtet mund të jenë më të pjekur, por nuk do mund t’iu bëjnë dot të lumtur. Në punë nuk do keni probleme apo pengesa nëse arrini ta menaxhoni padurimin. Më mirë bëjeni çdo gjë me ngadalë dhe duke i peshuar më tepër gjërat. Në sektorin financiar do keni shumë fat të përmirësoni buxhetin. Merkuri do iu mbështetë.

Luani

Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t’ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar he të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerit do jetë e ngrohtë, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Ju beqarët edhe pse do hasni disa pengesa do i shprehni ato që ndieni. Pritet një dite me shumë fat për ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse në fakt gjërat do ju ecin më së miri dhe kolegët kanë besim tek ju. Në planin financiar do mundoheni të ruani një ekuilibër dhe do kontrolloni dëshirat për të shpenzuar pa kufij.

Virgjëresha

Duhet të reflektoni gjatë kësaj dite para se të hidhni hapa sepse nesër pasojat mund të jenë të rënda. Ju që jeni ne një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësitë tuaja për të joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Ju beqarët nuk duhet të prisni mrekulli këtë herë edhe pse të ndikuar nga Plutoni mund të keni njohje të reja. Në punë vetëm falë ndihmës së kolegëve dhe besimit të shefave keni për të arritur atje ku doni. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të mëdha.

Peshorja

Planetët do kenë ndikim të keq tek jeta juaj sot dhe për shkak të kapricove të shumta mund të keni edhe konflikte të forta. Influenca e keqe e Uranit do sjellë probleme për ju të dashuruarit. Do filloni të dyshoni për ndjenjat e partnerit. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Ju beqarët do keni një takim që do zhvillohet në një klimë të qetë dhe plot dritë. Lidhja që do krijoni do jetë serioze. Në punë nuk do jetë një nga ditët më të mira kështu që do e keni të nevojshme të luftoni fort për të arritur atë që doni. Mëngjesi do jetë më i përshtatshëm për të rregulluar gjendjen tuaj financiare. Pasdite, tregohuni më të matur me shpenzimet.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite do keni një nevojë jetikë për t’u ndier të nevojshëm për të gjithë dhe do ofroni mbështetje pa kushte. Nëse keni një lidhje, falë mbështetjes së Neptunit do të mbretërojë bashkëpunimi midis jush. Do e bëni partnerin të ndjehet mirë dhe do i thoni fjalë të ngrohta. Mundohuni të jeni edhe pak më tolerantë. Nëse jeni beqarë do keni një jetë sociale shumë aktive. Mërkuri do iu japë mbështetjen e tij gjithë kohës. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment vullneti dhe energjia kështu që priten vetëm arritje të njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, pritet që situata të jetë e mirë, por nuk mund të bëni investime shumë të mëdha.

Shigjetari

Jo çdo gjë do jetë e lehtë për ju sot, megjithatë nëse favorizoni komunikimin dhe mundoheni të jeni të matur gjërat edhe mund të normalizohet dhe të ecin si duhet. Venusi do jetë mjaft i favorshëm për ju të dashuruarit, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ose do jeni të lumtur ose do kaloni një ditë të mbushur me tension. Mund të lindin edhe debate. Ju beqarët duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë për ju. Prisni edhe pak për shpirtin binjak. Në punë mos kërkoni të ecni shpejt me projektet e nisura sepse mund të pengoheni dhe mund të rrëzoheni. Situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do dini si të “luani” dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t’i përsërisni më ato. Ju të dashuruarit do kërkoni harmoninë mbi të gjitha. Sot do filloni ta përforconi lidhjen tuaj edhe pse në një moment mund të lindë edhe pak tension ju do jeni të vendosur t’i bëni ballë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe ta pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme. Pakësoni sa të mundni shpenzimet.

Ujori

Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthesë të gabuar. Një darkë romantike mund të bëjë edhe mrekulli për të konsoliduar lidhjen tuaj. Për sa iu përket ju beqarëve, planetët do vënë në plan të parë çështjet e zemrës. Priten takime të reja e pasionante. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka. Yjet do ndikojnë pozitivisht, por edhe negativisht tek financat. Tregohuni më të matur.

Peshqit

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Për ju të dashuruarit, në përgjithësi dita do jetë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lerë me gojë hapur. Do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Do merreni pak më shumë me sektorin financiar dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

HOROSKOPI E ENJTE 21 JANAR 2021

Dashi

Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni krijuar vetë, ndërsa disa të tjera do t’iu kapin në befasi. Nuk këshillohet që ta shtyni veten drejt situatave ku kërkoni të merrni çdo gjë me çdo kusht.

Demi

Prakticiteti do të jetë virtyti juaj kryesor sot. Ju mund ti vlerësoni gjërat me sy, kështu që mos i humbni ato. Nëse gjërat nuk ecin mirë sot, nxirrni mësime, por mos e humbni kurrë shpresën. Mos u mërzisni nëse një eksperiment i pari i juaji dështon, pasi shkak për këtë mund të kenë qenë rrethanat.

Binjakët

Teoritë tuaja do të testohen në praktikë sot. Tregohuni të gatshëm për të vënë në zbatim një planin tuaj sa më parë. Ndoshta do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa shpresa tuajat të cilat aktualisht janë të pamundura, për të zbatuar diçka më praktike.

Gaforrja

Partneri juaj do të ketë tendencë të mbrojë interesin e tij. Këtë gjë mund ta bëjë në një formë të ashpër pa ju marrë parasysh. Mundohuni të mos acaroheni, për shkak të një zgjedhje të tij që nuk e pëlqeni. Mos u tregoni shumë agresivë dhe hakmarrës, por zbusni krenarinë tuaj dhe shprehitë posesive.

Luani

Është koha që të kaloni nga fjalët në veprime, bëhuni më pragmatik me një qëllim të orientuar. Ndryshimet janë të pashmangshme dhe nëse gjërat po shkojnë mirë, ju nuk duhet të keni ndonjë problem serioz. Bëni një ndryshim të kursit tuaj dhe përgatituni për tu përballur me një krizë që ajo mund të sjellë.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të jetë e lehtë për virgjëreshat, por në fund të saj të gjitha ndryshimet do të jenë të favorshme. Fëmijët mund të kërkojnë liri dhe pavarësi, por kjo nuk do të thotë se nuk ju duan më. Ata të cilët kanë prirje krijuese dhe profesione të pavarura, do të shënojnë një progres të dukshëm.

Peshorja

Atmosfera e ditës së sotme nxit konflikte dhe skandale të cilat mund të ndikojnë negativisht në situatën tuaj. Do të jetë dy herë më e vështirë që të kontrolloni veten, nëse jeni tepër të ndjeshëm dhe gjaknxehtë. Paqja sot në shtëpi dhe familje, mund të vihet përmes një beteje jo të lehtë.

Akrepi

Yjet ju mbështesin ndaj mos u frikësoni nëse planet tuaja rrëzohen. Në dashuri do të keni ndjenja reciproke. Megjithatë rrethanat ndoshta do të kërkojnë më shumë qëndrueshmëri, mendje të shëndoshë, guxim dhe shkathtësi.

Shigjetari

Jo çdo gjë do të shkojë ashtu si ju dëshironi. Situatat mund të zëvendësohen nga rutina monotone dhe frymëzimi artistik mund të rezultojë një zhgënjim. Fati që mund t’iu ketë prekur, mund të largohet papritmas nga ju, në qoftë se nuk punoni për të zgjidhur një problem.

Bricjapi

Do të keni një situatë nën kontroll, por rezultati i ngjarjeve mund të rezultojë i paparashikueshëm. Nëse nuk jeni lojtar nga natyra, mos ndërmerrni asgjë. Ngjarjet, mund të kthehen lehtësisht kundër jush, kur ju as që nuk e prisni.

Ujori

Yjet nuk ju këshillojnë që të tregoni aktivitet dhe entuziazëm të tepruar. Planet tuaja mund të ndërpriten nga një rastësi fatale. Mundësia e ndryshimeve të papritura në çështjet e familjes suaj po bëhet më e lartë. Nëse ngjarjet nuk kanë të bëjnë me ty personalisht, injoroji ato.

Peshqit

Mund të zhgënjeheni papritmas nga dikush më 20 prill, madje mund të përballeni ashpër me dikë, që që mund të shkaktojë humbjen tuaj. Por nëse tregoheni një peshk tipik, nuk keni asgjë për tu shqetësuar.

HOROSKOPI E MËRKURË 20 JANAR 2021

Dashi

Ju do të jeni në gjendje të shijoni plotësisht të gjitha emocionet që dashuria do t’ju ​​dhurojë. Ju siellni energji pozitive në punën tuaj, bashkëpunimet e reja po shkojnë mirë dhe mund të merrni një propozim interesant.

Demi

Situata sentimentale nuk është më e mira, mund ta quajmë pak kritike: përpiquni të jeni të disponueshëm dhe të besoni në dashuri. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë, mbase shumë! Janari nuk është muaji për të rrezikuar, sidomos financat, kohë pas kohe.

Binjakët

Kini kujdes nga argumentet në dashuri, përpiquni t’i shmangni ato. Të Shtunën dhe të Dielën Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Një periudhë pozitive ju pret në punë, por shmangni mosmarrëveshjet me Shigjetarin dhe Peshqit.

Gaforrja

Lodhja e bën vetën, ndoshta do të ishte më mirë të shtyhej një debat për ditë tjetër. Kushtojini vëmendje me Shigjetarin dhe Luanin. Në punë është një periudhë e mirë: mundësi të reja dhe projekte të reja.

Luani

Dashuria është gjithmonë në plan të dytë, ju i kushtoni të gjithë energjinë tuaj punës dhe fatkeqësisht kjo nuk ju lejon të keni një ekuilibër. Në fakt, edhe në punë jeni nën presion; problemi, sidoqoftë, mund të mos jeni ju, por ambienti në të cilin jeni. Ndoshta po kërkoni diçka tjetër dhe jeni zhgënjyer?

Virgjëresha

Periudha është pozitive, si për ata që tashmë kanë një marrëdhënie, ashtu edhe për ata që kërkojnë. Beqarë, mos kërkoni të pamundurën si gjithmonë. Të dashur, ndoshta ju jeni duke menduar seriozisht për forcimin e marrëdhënies. Në punë, gjërat po përparojnë por mund të rishfaqet një problem që mund ta keni harruar.

Peshorja

Bëni kujdes nga dashuria, Hëna është disonante, përpiquni të vazhdoni me kujdes. Një ndryshim i mundshëm është në rrugën për të punuar, i cili mund t’ju japë pasiguri. Paraja është gjithmonë një problem, ka shumë shpenzime, më pak të ardhura. Mos u dekurajoni megjithatë, gjërat do të punojnë mirë.

Akrepi

Dita fillon me dashuri, por kini kujdes sepse në mbrëmje diçka mund të ndërlikohet. Në punë Janari nuk është muaji i rreziqeve, përpiquni të përqendroheni në ato që keni tashmë.

Shigjetari

Është një ditë shumë interesante, dashuria mbetet e qëndrueshme, falë edhe Hënës së favorshme. Nga pikëpamja e biznesit, disa dyer po hapen, jini gati për atë që do të vijë: mundësitë në horizont.

Bricjapi

Shmangni ndërlikimet e panevojshme pasi nuk do t’ju bëjnë mirë, veçanërisht nëse ato përfshijnë njerëz nga e kaluara juaj. Në sferën profesionale, diskutimet janë të pranishme, por ato nuk do të bëjnë gjëra të rëndësishme. Problemi, mbase, është se në bezdisjen e parë shpejt mërziteni: mbani qetësinë.

Ujori

Nëse zemra juaj është vetëm në këtë periudhë, ju jeni pak i pavendosur: filloni diçka serioze ose jetoni momentin. Bisedoni me veten tuaj. Është koha e duhur për të marrë një vendim.

Peshqit

Sot fjala kyçe është ‘interesante’: kënaqni marrëdhëniet dhe ndjenjat, ato mund t’ju japin surpriza të këndshme. Në punë, mos kini frikë të ndryshoni drejtim, qoftë edhe rrënjësisht. Mund të jetë një zgjedhje shumë e rëndësishme.

HOROSKOPI E MARTË 19 janar 2021

Dashi

Edhe ata persona që do jenë totalisht të përhumbur në dashuri, duhet të bëjnë një hap pas, ose të rrinë në heshtje, pasi parashikohen tensione të forta të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur në aktivitete dhe situata që ndryshojnë papritur. Do ju duhet të jetoni disa emocione më shumë.

Demi

Do të ndjeni që t’iu rrahë zemra fort, gjë që do të jetë diçka ideale për shumë prej jush, të cilët kanë nevojë që të rigjejnë ekuilibrin me ndjenjat. Në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të jeni të mbushur gjithë ide krijuese. Për gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë familjen, kjo është një periudhë mjaft e favorshme.

Binjakët

Shumë prej jush do të gjenden përballë një sërë pengesash, të cilat duhet t’i kalojnë në mënyrë diplomatike. Që prej fundit të dhjetorit, raporti në çift nuk është më i qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft interesante. Do të ndjeni nevojën për të vënë në rregull jetën tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll emocionet, sidomos nëse së fundmi jeni përballur me dyshime të shumta. Kush e ka gjetur veten të përfshirë në dy histori dashurie, do ti duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme duke vendosur ekuilibrin. Kjo është një ditë që parashikon rikuperim emocional.

Luani

Kjo e martë do të jetë mjaft e rëndësishme, për tu rikthyer në lojë sa i takon ndjenjave. Venusi dhe Marsi do të sjellin përforcim ndjenjash dhe raporti në çift. Mund të tërhiqeni nga një person çmendurisht. Kjo gjë është mjaft e mirë, sidomos nëse keni kaluar një krizë dhe dëshironi të rikuperoni.

Virgjëresha

Do të arrini që të rigjeni qetësinë, pasi së fundmi keni përjetuar momente aspak të lehta. Do të përballeni me të gjitha shqetësimet që ju kanë munduar, duke arritur të ndryshoni totalisht për mirë, rrjedhën e ditës suaj.

Peshorja

Do arrini që të qëndroni larg personave konfliktualë, duke arritur të gjeni qetësinë e munguar. Sa i takon punës, mund të mendoni që të vlerësoni më mirë një nismë të ndërmarrë, duke korrur sukses. Do t’iu duhet të lini përshtypje të mirë, duke bërë një lojë të dyfishtë.

Akrepi

Kush është në kërkim të qetësisë, do arrij që ta gjejë gjatë kësaj dite. Ndikimi i favorshëm i Mërkurit do ju dhurojë qetësi, ku në dashuri do arrini që të bëni zgjedhje të mëdha dhe mund ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Jeni të mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kaloni.

Shigjetari

Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.

Bricjapi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës.

Ujori

Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj jave, pasi rrezikoni që të gaboni.

Peshqit

Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë.

HOROSKOPI I JAVËS 18-24 JANAR 2021

Dashi

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Nëse jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një javë shume e bukur. Herë pas here nuk do bini dakord me partnerin, por shpejt do reflektoni dhe do arrini të bashkëpunoni për më të mirën e të dy palëve. Ju beqarët do takoheni me shume persona dhe do jenë disa që do ju pëlqejnë. Njihuni më mirë me ta para se të merrni vendimet përfundimtare në mënyrë që zemra të mos ju lëndohet. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Merruni edhe më shumë me aktivitet fizik dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Në punë do jeni gjithë kohës në kërkim të sfidave të reja dhe do keni arritje të njëpasnjëshme. Do ndiheni të qetë dhe shpesh krenarë për veten.

Demi

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jetë herë pas here elektrizuese, por do kaloni edhe momente pasionante. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona dhe më pas të mendoni të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në planin material nuk do dini çfarë të bëni në disa momente sepse do gjendeni në vështirësi. Pranojeni ndihmën që do iu japin familjaret. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni edhe me shqetësime, dhimbje muskujsh apo dhimbje stomaku. Për punën do jetë periudhë e lavdishme. Do dini çfarë hapash të hidhni në çdo moment dhe do merrni plot vlerësime.

Binjakët

Nëse nuk bën më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë jave gjërat do bëhen më delikate. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një periudhë e tensionuar. Nuk do toleroni aspak dhe do këmbëngulni gjithmonë që të dalë e juaja. Kujdes sepse po vazhduat në këtë rruge do e shkatërroni atë që keni ndërtuar deri sot. Ju beqarët do ndiheni të mikluar nga disa persona që sapo i keni njohur dhe do hidhni hapa të nxitura. Në planin financiar do jeni të shpërqendruar sepse situata do jetë goxha e turbullt. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni djegie stomaku dhe dhimbje barku. Kujdes me produktet që do konsumoni. Në punë do jeni goxha serioze dhe të zotët. Do arrini atje ku dëshironi.

Gaforrja

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majmë që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

Luani

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

Virgjëresha

Vizioni i qartë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbrojë, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Nëse jeni në një lidhje, nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Shigjetari

Këtë javë duhet të shpreheni sa më shumë. Edhe sikur nga ato që do thoni të lindin mosmarrëveshje është shumë më mirë sesa të jeni të qetë në pamje, por të vuani përbrenda. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu thotë se do të krijoje një lidhje me ju. Po nuk dolët dhe po nuk pranuat ftesa për njohje të reja do mbeteni me të njëjtin status. Për financat do jetë një javë e begatë dhe me plot përmirësime. Rezistenca fizike mund të ketë herë pas here disa tronditje. Tregoni më tepër kujdes për veten. Në punë duhet të prisni pak kohë për të arritur rezultatet e duhura nëse keni nisur së fundmi një projekt të ri. Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë.

Bricjapi

Javë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet pritet të vijë. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do luftoni shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtarë. Përgatituni për ndryshime. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë. Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.

Ujori

Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer. Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.

Peshqit

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.


Send this to a friend