VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E HËNË 12 GUSHT 2019

By | August 12, 2019

Komentet

HOROSKOPI E PREMTE 15 GUSHT 2020

Dashi

Mos i merrni parasysh personat që përpiqen t’ju demoralizojnë duke ju thënë se nuk mund ta realizoni atë që i keni vënë qëllim vetes. Kalojini me qetësi pengesat që mund t’ju vënë përpara. Ju dini shumë mirë sesi të kërkoni një favor në rast nevoje.

Demi

Keni aftësinë ta shihni me objektivitet veten, ndaj përfitoni prej kësaj. Vlerësoni disa arritje të fundit në jetë dhe shpërblejeni veten për këtë. Nëse askush spo merr mundimin ta bëjë këtë, atëherë pse mos e bëni vetë?

Binjakët

Ju duhet një bisedë e shëndetshme për të stimuluar mendjen dhe për të rritur energjinë pozitive. Do të duket fillimisht si një ditë e qetë, por në fakt do të jetë e mbushur plot aktivitete. Qëndroni me persona që kanë mendime dhe që veprojnë ndryshme nga ju, pasi do të përfitoni prej tyre.

Gaforrja

Disa prej miqve tuaj po ju japin shumë pozitivitet. Madje njëri prej tyre mund t’ju japë një ide për të nisur një projekt të ri. Ata e dinë shumë mirë sesi të nxisin ambicjen në trurin tuaj dhe t’ju çojnë ju drejt mundësive të reja.

Luani

Do të jeni të mbushur plot fuqi sot, por bëni kujdes në aspektin profesional pasi mund të konfliktoheni me një prej kolegëve tuaj. Kjo mund të ndodhë për shkak të xhelozisë së tij/saj ndaj jush apo për faktin se mund të mendojnë se do të merrni diçka prej tyre.

Virgjëresha

Mund t’ju vijë mundësi për një udhëtim mjaft të këndshëm sot. Ekziston mundësia që në aspektin financiar të përfitoni një shumë të mirë, të cilën rekomandohet ta ndani edhe me të tjerët. Mendoni për gjithçka që ata mund të kenë bërë për ju muajt e fundit.

Peshorja

Nëse dikush ju bën të ndiheni konfuz sot, thesht shmangeni atë. Personat që përpiqen t’ju vënë në lojë apo ju dërgojnë mesazhe të ndërlikuara nuk ju shtojnë asnjë vlerë në jetën tuaj. Aktualisht, qëndroni në territor të njohur dhe me persona të besueshëm.

Akrepi

Mund të përballeni me një situatë të papritur në lidhjen tuaj në çift sot. Fatmirësisht, bëhet fjalë për një situatë , e cila do t’ju argëtojë dhe do t’ju falë mjaft të qeshura duke ju bërë që ta shijoni më shumë praninë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shigjetari

Mund të përballoni me lehtësi çdo negociatë sot. Profesionalizmi juaj do të bëjë që të arrini atë çfarë dëshironi. Bëni kujdes me marrëdhënien tuaj në çift.

Bricjapi

Do të jeni të rrethuar plot energji pozitive sot. Ekziston mundësia e disa ndryshimeve në jetën tuaj. Ka gjasa që të keni një burim të ri të ardhurash.

Ujori

Aktualisht po mësoni dhe mendja juaj do të jetë e gatshme të marrë informacione të reja. Dikush me syrin kritik do të mund të nxjerr në pah diçka për ju që nuk e kishit vënë re kurrë më parë. Sa i përket marrëdhënie në çift, partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë me këshillat dhe mbështetjen e tij/saj.

Peshqit

Do të jetë dita e duhur për tu relaksuar nën shoqëri të mirë. Disa plane dhe projekte do të tërheqin vëmendjen tuaj. Verifikoni besueshmërinë dhe personin para se të bëni ndonjë investim.

HOROSKOPI E PREMTE 14 GUSHT 2020

Dashi

Ju mund të bëni hapa të mëdha përpara, nëse keni vullnet dhe jeni të vendosur. Kjo mund t’ju çojë drejt suksesit. Mos u habisni nëse një ditë ju kërkojnë të merrni përgjegjësi më të mëdha në aspekt profesional.

Demi

Sot është e rëndësishme që të merrni kohën e duhur dhe të planifikoni të gjitha veprimet tuaja. Mos u mundoni t’i realizoni planet me nxitim, vetëm për të arritur rezultate sa më parë. Njerëzit përreth jush do të jenë të hapur për t’ju ndihmuar.

Binjakët

Krijimtaria është një ndër pikat tuaja të forta, kështu që merrni iniciativën për projekte të reja. Nuk duhet të jetë shumë e vështirë të merrni timonin! Eshtë koha për të festuar aftësinë tuaj për të kontribuar me ide inovative dhe mendime provokuese në diskutim.

Gaforrja

Nëse po pyesni se kur do të nisë një kapitull i ri në aspektin personal, bëni durim! Përqendrohuni më shumë në atë që dëshironi dhe shijoni ato që keni. Sa i përket punës, parashikohet një ditë e ngarkuar.

Luani

Nëse mundeni, përpiquni të rrethoheni me njerëz që janë me këmbë në tokë. Këta persona kanë llojin e përqendrimit që ju duhet tani. Ata mund t’ju mësojnë diçka të re, sesi të vlerësoni gjërat më të vogla në jetë.

Virgjeresha

Nuk është një ditë ideale sa i përket bashkëpunimit në punë. Ju mund të ndiheni veçanërisht luftarak por nuk do të jeni të duruar. Bërja e diçkaje që nuk kërkon kontribut ose bashkëpunim nga të tjerët do t’ju ndihmojë të ndiheni më frytdhënës

Peshorja

Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shkaktuar probleme kohët e fundit. Kjo do të ndodhë falë mënyrës suaj unike sesi do i shihni gjërat. Në aspektin financiar nuk parashikohen probleme.

Akrepi

Parashikohet një ditë me fat në dashuri. Nëse jeni beqar mund të krijoni një raport të ri. Sharmi nuk do ju mungojë për të bërë për vete partnerin.

Shigjetari

Ka gjasa të mos e ruani sekretin rreth romacës suaj. Lidhja juaj në çift do të marrë shumë vëmendje së shpejti. Papritur të gjithë duan të dinë se çfarë po ndodh mes jush! Mos ngurroni të bëni një hap prapa dhe të mbroni privatësinë.

Bricjapi

Ju i keni premtuar vetes disa kohë pushimi. Mund të filloni sot. Anuloni ose shtyni gjithçka që mundeni dhe jepni vetes relaksin që ju duhet.

Ujori

Tregohuni skeptik ndaj një personi të ri në jetën tuaj, sepse ka gjasa të mos jetë ai që shfaqet. Parashikohet një ditë pa impenjime. Në aspektin financiar nuk parashikohen ndryshime.

Peshqit

Ekziston mundësia t’i harroni vështirësitë në punë falë një takimi me një mik të mire. Përgjithësisht dita do të jetë e mbarë si në fushën e financave ashtu edhe në dashuri.

HOROSKOPI E ENJTE 13 GUSHT 2020

Dashi

Sa më të organizuar të jeni sot aq më tepër do të kënaqeni. Pra, bëjini vetes një favor dhe filloni ditën duke vlerësuar se çfarë duhet të bëhet dhe si do të bëhet.

Demi

Disa lajme të shkëlqyera mund t’ju vijnë sot, por duhet t’i prisni ato ftohtë! Mos bëni asgjë me nxitim. Tregohuni të guximshëm dhe do të jeni në një pozicion shumë të favorshëm. Durimi juaj do të shpërblehet.

Binjakët

Mos rrezikoni në aspektin financiar. Ka shumë pasiguri në një sipërmarrje të re, ndaj bëni shumë kujdes. Mos dëgjoni këshillat e të tjerëve në këtë rast, por veproni sipas këndvështrimit tuaj.

Gaforrja

Mendohuni mirë sot para se të veproni. Merrini parasysh të gjitha para se të tregoni dicka private. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen ndryshime.

Luani

Sharmi juaj do të jetë i dukshëm sot. Do të kaloni një ditë të këndshme, plot argëtim dhe të rrethuar plot energji pozitive. Sa i përket aspektit profesional, ka gjasa të nisni një projekt të ri.

Virgjëresha

Tregohuni më bujarë dhe të drejtë. Përpiquni të ndihmoni një mik që mund të ketë nevojë për ju financiarisht. Në marrëdhënien në çift rekomandohet të thyeni patjetër rutinën.

Peshorja

A ju mungon romanca në jetën tuaj? Nëse doni më shumë trëndafila, verë dhe poezi nga një person i veçantë, duhet të bëni edhe ju pjesën tuaj. Nëse aktualisht jeni beqar, tregoni maturi në përzgjedhjet tuaja.

Akrepi

Përpiquni të jeni më aktiv. Ushtrohuni fizikisht pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në humorin tuaj. Ka mundësi që në punë të përballeni me disa probleme. Megjithatë, shkathtësia juaj do të bëjë që t’i kaloni me sukses ato.

Shigjetari

Dikush ka luajtur me ju dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë aspak. Sot ju duhet t’i jepni fund kësaj. Mos hezitoni t’i tregoni vendin e duhur.

Bricjapi

Do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore pavarësisht se do të kaloni një ditë plot tension. Bëni kujdes me çështjet bankare. Nuk është dita e duhur për të dominuar, pasi mund të shkaktoni probleme.

Ujori

Nuk do të bëni progres për shkak të pesimizmit tuaj. Është koha e duhur që të kuptoni se shqetësimet kanë ndikuar negativisht në aftësinë tuaj për të menduar siç duhet. Ka gjasa të keni rritje të shpenzimeve.

Peshqit

Të jesh përgjegjës mund t’ju bëjë të mendosh që po u bën të gjithëve një favor, por ky është një iluzion. Jepini të tjerëve hapësirën që iu takon. Çiftet e martuar do të kalojnë një ditë shumë të mirë.

HOROSKOPI E MËRKURË 12 GUSHT 2020

Dashi

Duhet të bëni kujdes dhe mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve. Mos u hidhni me kokë në lidhjet e lindura prej pak kohësh, por reflektoni mirë para se të veproni. Edhe në punë mundohuni që të mos i bëni gjërat në mënyrë impulsive, në mënyrë që të merrni rezultate të mira.

Demi

Në dashuri do të keni mundësi që të jetoni një histori të bukur. Keni shumë gjëra të cilat duhen bërë, ndaj mundohuni që të mos lodheni tepër. Mund të ketë zhvillime pozitive edhe në punë, por vendimet duhet ti merrni me qetësi.

Binjakët

Kjo e mërkurë është mjaft e favorshme për dashurinë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Edhe takimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe në punë, do të keni mundësi që ti çoni përpara idetë tuaja pa u stepur.

Gaforrja

Në sferën profesionale gjërat do të ecin ngadalë. Do të përjetoni ankth edhe sa i takon ndjenjave, ndoshta sepse nuk ndiheni të sigurt dhe se ndjeni se nuk ju kthehen siç ju dëshironi. Mundohuni që të flisni hapur.

Luani

Dashuria është mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku historitë e lindura së fundmi, mund të bëhen mjaft interesante. Kujdes duhet të tregoni me shpenzimet. Në punë do të jeni të pavendosur, lidhur me një ndryshim.

Virgjëresha

E mërkura do të jetë e mbushur me nervozizëm sa i takon ndjenjave. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni, pasi mundësitë për të shfrytëzuar nuk do të mungojnë. Në punë parashikohen mundësi shumë të mira.

Peshorja

Mundohuni që të mos shtoni problemet në çift, pasi mund të shtoni vështirësitë. Në punë duhet më shumë durim se zakonisht, ndoshta duhet të nisni të mendoni për një ndryshim.

Akrepi

Ju pret një ditë e mbushur me pasion, por mundohuni që të shmangni debatet. Në punë, problemet e mëdha i keni lënë pas shpine. Marrëveshje me rëndësi parashikohen brenda fundit të muajit.

Shigjetari

Në dashuri mund të përballeni me disa kundërshti, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, sidomos gjatë pasdites. Dita do të rezultojë mjaft e lodhshme, por mundohuni që të rezistoni. Në punë, nuk do të ketë zhvillime të mëdha.

Bricjapi

Dashuria paraqitet më mirë në raport me ditët e kaluara, por ka nevojë për më shumë kujdes në raportin në çift. Në punë, më në fund keni gjetur dëshirën për të vepruar dhe një propozim i marrë ju ka bërë entuziast.

Ujori

Tashmë do të keni mundësi që të përmirësoheni në nivelin ekonomik. Yjet janë gjithashtu të favorshme sa i takon ndjenjave. Edhe në sferën profesionale do të keni mundësi të mira, mjafton që të përqendroheni.

Peshqit

Historitë që do të lindin tani, mund të jenë të rëndësishme, ndaj dëgjoni zemrën. Gjatë kësaj të mërkurë dhe në ditët në vijim, mund të keni komunikime interesante. Duhet të dëgjoni dhe vlerësoni me kujdes.

HOROSKOPI E MARTË 11 GUSHT 2020

Dashi

Ekziston mundësia të merrni një lajm zhgënjyes sot, por mos u shqetësoni pasi nuk pritet të shkaktojë probleme. Përpiquni t’i merrni gjërat me sportivitet pasi gjithçka do të jetë më e lehtë.

Demi

Është koha e duhur për të bërë disa shpenzime të nevojshme apo investime, por duhet të tregoheni të kujdesshëm. Intuita juaj është e fortë, kështu që merrni pak kohë për t’u menduar se ku e shihni jetën tuaj ne të ardhmen.

Binjakët

Edhe nëse do t’ju marrin kohën tuaj të lirë, duhet të filloni t’i pranoni ftesat sot, veçanërisht ato që vijnë nga miqtë tuaj. Nëse duhet të bëni disa leshime, bejini duke i parë ato si diçka argetuese e perfituese per ju. Është kohë shumë premtuese për ju, sa i përket ndërtimit të një karriere më të mirë ose kërkimit të një pune të re.

Gaforrja

Miqtë tuaj mund t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga energjia e keqe e kohëve te fundit. Ata ju njohin më mirë se pothuajse kushdo, dhe dinë saktësisht se çfarë të thonë për t’ju ndihmuar. Zhgjidhni të bisedoni me persona që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Luani

Dikush mund të thotë gjithçka që duhet për të arritur qellimin e tij/saj, madje edhe gënjeshtra. Jini kritik, jini objektiv dhe tregohuni skeptik në raste të caktuara. Sa i përket marrëdhënies në çift, parashikohet një ditë e mbarë.

Virgjëresha

Do të përpiqeni maksimalisht për të rregulluar marrëdhënien tuaj në çift ose një marrëdhënie mes miqsh. Do të jeni të përgatitur më shumë se kurrë për një komunikim të hapur dhe të ndershëm, i cili do të jetë thelbësor për një dialog efektiv. Ju nuk mund të prisni më për t’i thënë dikujt ndjenjat tuaja të vërteta.

Peshorja

Një çështje për të cilën jeni shqetësuar shumë mund të marrë fund sot, prandaj përgatituni të merrni frymë lirisht! Ky lehtësim i pritur prej kohësh nga ju do t’ju mbajë të buzëqeshur gjatë gjithë ditës. Shfrytëzojeni këtë ndjenjë lirie. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një aventurë të re.

Akrepi

Disa nga endrrat tuja po fillojnë të realizohen, të paktën pjesërisht. Një person i ri mund të hyjë në jetën tuaj, megjithëse roli i tij mund të jetë aq minimal sa ju as nuk do e ini re ate. Por së shpejti ka gjasa ta kuptosh sesa mire ishte për ty kjo njohje e re!

Shigjetari

Ekziston mundësia që sot të bëheni nostalgjikë dhe të kujtoni personat, vendet dhe gjërat që ju mungojnë. Do të ndiheni mirë duke kujtuar pjesë nga e kaluara. Mund të ndjeni nevoijën ti takoni personat në fjalë apo të vizitoni vendet ku keni qenë më parë.

Bricjapi

Duhet të ndiheni mirë nëse dikush që ju ka ndihmuar më parë do të ketë nevojë për ju, pavarsisht sesa e vështirë mund të jetë kërkesa.

Keni një qetësi që i ben njerëzit te ndihen mire prane jush. Sa i përket aspektit financiar, parashikohen gjendje e qëndrueshme.

Ujori

Nëse keni pasuri të përbashkëta me te tjerët, tani eshte momenti të shkëputeni. Gjerat mund të kenë ndryshuar dhe ju duhet të merrni drejtimin e situatës. Sa i përket lidhjes në çift, nuk përjashtohet mundësia e një keqkuptimi.

Peshqit

Pse të mos e trajtoni veten me disa nga gjërat tuaja të preferuara? Blini diçka që keni dëshiruar për kohësh apo shkoni diku, ku mund të ndiheni mirë. Asgjë nuk është më e rëndësishme buzëqeshja në fytyrën tuaj !

HOROSKOPI I JAVËS 10-16 GUSHT 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave do dëshironi vetëm te jetoni te qete pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën te shmangni rutinën dhe mosmarrëveshjet. Keni për t’ia kaluar sa me mire. Beqaret do keni një jave te veçante dhe te mbushur me takime interesante. Emocionet do jene çdo dite e me te forta. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm pas një trashëgimie qe do merrni. Mezi e keni pritur dhe ja me ne fund ndodhi. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk keni për te pasur asnjë lloj shqetësimi tashme. Ne pune do jete pak periudhe konfuze dhe shpeshherë do gjendeni ne vështirësi për hapat qe duhet te hidhni. Pa u këshilluar me shefat mos bëni asgjë. Jeta familjare do jete harmonike.

Demi21. prill – 21. maj

Nen ndikimin e madh te Saturnit do keni nevoje jetike për me shume siguri ne jetën tuaj ne çift. Flisni me partnerin dhe sqarojeni situatën. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë, por një tjetër person do filloje t’ua fitoje zemrën dalëngadalë. Ne planin financiar do keni fat dhe gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime dhe probleme nga pjese te ndryshme te trupin. Këshillohuni sa me pare me mjeke dhe bëni analiza. Ne pune nuk duhet te merreni me thashetheme dhe te gjykoni te tjerët sepse do humbisni kohen kot dhe do mbeteni mbrapa. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne përgjithësi.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do privilegjohet mjaft këtë jave. Do jeni shume sensuale dhe te hapur ndaj risive. Do flisni për gjithçka hapur me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do jete për t’u pasur zili. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për ta ndryshuar statusin. Vetëm se ditën e mërkurë ose te enjte një person fantastik ka për t’iu bere disa ftesa te parrezistueshme. Kjo gjë do i luhate disi. Financat do jene te favorizuar gjate gjithë kohës. Nuk do keni aspak probleme. Shëndeti do jete i qete. Edhe ne pune te gjitha rrethanat do jene te favorshme për sukses. Gjithçka do ndodhe si me magji. Jeta familjare do mbetet e qete dhe e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jave intensive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni si mbi re me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast nga njeri-tjetri. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me vështirësi ne pune dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire, prandaj kërkoni ndihme sepse nuk do ja dilni dot vete. Edhe shëndeti do ketë shqetësime. Mund te prekeni nga alergji te ndryshme dhe nuk do jeni te qete aspak. Ne pune për fat te mire do ju plotësohen dëshirat dhe do arrini atje ku dëshironi. Pengesa nuk do ketë aspak. Jeta familjare nuk do ketë probleme serioze.

Luani23. korrik – 22. gusht

Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe nuk do hidhni aspak hapa te gabuara. Edhe partneri ne te njëjtën kohe do bëjnë gjithçka qe te ndiheni te lumtur se bashku. Beqareve do ju rendoje aq shume vetmia saqë do e kërkojnë me sy mbyllur një person për ta pasur ne krah. Ka rrezik te bëjnë gabime. Gjendja e financave do jene goxha konfuze. Bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni. Shëndeti do jete delikat dy ditët e para, por me pas gjithçka do përmirësohet. Ne pune pa u munduar shume keni për te pasur rezultatet qe keni ëndërruar. Mund te ndryshoni edhe vendin e punës, për një pozicion me te mire. Jeta familjare do jete e paqëndrueshme.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme këtë jave. Nuk do keni aspak komplekse dhe do pranoni te bëni gjera te çmendura me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me hare. Jo vetëm qe do realizojnë takimet e ëndrrave, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat nuk do jene aq te mira sa për te bere çdo lloj investimi te menduar. Kujdes! Gjendja shëndetësore do jete me e mire se disa kohe me pare, por gjithsesi disa shqetësime te vogla do i keni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Përgatituni për sfida te reja dhe pozicione te ndryshme nga ato ku keni qene. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe e kënaqshme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Një fllad i ngrohte pasioni do e ngrohe këtë jave jetën tuaj ne çift. Do i përkushtoheni tej mase partnerit tuaj dhe do i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie pasionante e cila do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ja ka vlejtur pritja deri tani. Ne planin financiar duhet te tregoheni me patjetër me te frenuar sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm, vetëm se duhet te shtoni sasinë e konsumimit te kalciumit dhe fosforit. Ne pune do hidhni hapa para dhe shume persona do duan te bashkëpunojnë me ju. Mos u nxitoni ne mënyrë qe te merrni vendimet e duhura. Jeta familjare do jete e trazuar.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume joshës dhe sharmante gjate kësaj jave ju te dashuruarit dhe partneri nuk do mund t’iu rezistoje dot. Ai do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një periudhe e ndriçuar dhe te mbushur me takime interesante. Me financat do jeni realiste dhe do e dini sa shpenzime te kryeni. Për ju e rëndësishme është te siguroni edhe te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni mbrojtje te mire imunitare dhe nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni disi te shpërqendruar ditët e para, por ne fund do arrini atë qe keni dashur dhe atë qe iu është dhënë si detyre. Askush nuk do zhgënjehet prej jush. Jeta familjare do ketë disa probleme te vogla, por jo te pazgjidhshme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jave mjaft dinamike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do bëni gjera fantastike se bashku. Here pas here do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret nuk duhet te justifikohen kot nëse nuk i pëlqejnë personat qe do i ftojnë për te dale. Me e mira është te flasin hapur e pa dorashka. Financat do jene shume te paqëndrueshme, kështu qe tregohuni te matur nëse nuk doni probleme. Shëndeti do jete delikat dhe do ketë nevoje për me shume përkujdes. Mos lini pas dore asnjë shqetësim. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni menduar. mund te lodheni paksa, por do ja dilni. Familja pa probleme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jave e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë një periudhe te turbullt dhe pa takime interesante. Duhet me patjetër te kërkojnë ndihme nga te afërmit. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Nuk do jeni ne gjende as te kryeni shpenzimet me te domosdoshme. As shëndeti nuk do ece si duhet. Kujdesuni me tepër për ushqimin dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik. Po patet shqetësime te mëdha këshillohuni me mjeket. Ne pune do keni ngarkese te madhe dhe here pas here do gjendeni ne situata delikate. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave nuk duhet te luani me ndjenjat e partnerit tuaj sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Mundohuni sa te mundni t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq sa duhet për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha vetëm qe ta ndryshoni situatën. Gjithçka do ndryshoje brenda se mërkurës. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni ne forme dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Për punën do jete periudhe pozitive dhe e mbushur me sukses. Pa u munduar shume keni për te arritur goxha lart. Jeta familjare do jete mjaft harmonike.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Pasioni do rindizet gjate kësaj jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe kënaqësitë do jene me te forta se asnjëherë me pare. Partneri do ju beje edhe disa propozime interesante qe do bëni mire te mos i neglizhoni. Beqaret do bëjnë te pamundurën për te qëndruar te lire e për te mos filluar angazhime serioze. Gjithsesi ndonjë aventure kalimtare nuk do e refuzojnë. Financat nuk do jene shume te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni te lojërat e fatit për t’i përmirësuar. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire se disa kohe me pare, por nuk do te thotë se nuk do ketë asnjë shqetësim sado te vogël. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj risive. Me familjen nuk do ketë probleme.

HOROSKOPI E HËNË 10 GUSHT 2020

Dashi

Ju keni talentin, keni kohën dhe keni mbështetjen e shumë njerëzve. Nuk është koha të mendoni se çfarë ka shkuar keq me karrierën tuaj. Në vend të kësaj, shikoni përpara dhe shikoni se çfarë është e mundur. Besoni te vetja tuaj. Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi, dhe mund ta bëni mirë.

Demi

Dita është një mister i madh. Lëreni atë të shpaloset dhe përpiquni të mos i shtyni gjërat në ndonjë drejtim të veçantë. Mund të ndihet pak e çuditshme kur e keni idenë se çfarë do të bëni më vonë, por do të jetë kënaqësi ta zbuloni hap pas hapi! Edhe romancat parashikohen interesante.

Binjaket

Nëse jeta juaj ka qenë disi e qetë kohët e fundit, duket se kjo ishte thjesht një pararendëse e stuhisë që mund të fillonte në botën tuaj. Por një pjesë prej jush ka dëshirë për një lloj aventure, kështu që kjo pak dramë mund të jetë e mirëseardhur. Një ndryshim në rrethin tuaj do të rrisë shanset tuaja për pasion.

Gaforrja

Rregulloni orarin tuaj për të krijuar më shumë kohë të lirë dhe mbajini sytë hapur për mundësi të reja. Mësoni të jeni fleksibël në lidhje me atë që bëni në vend që t’i përmbaheni çdo detaji të fundit të axhendës tuaj. Jini të durueshëm. Një dashuri e re duket në sfond.

Luani

Nëse dikush me një formim tjetër ju shkatërron nervat, ju duhet të përpiqeni në maksimum për të qenë të durueshëm me ta. Mundohuni ta kuptoni këtë situatë si një mundësi për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Kur merreni me dikë që nuk flet gjuhën tuaj, gjithmonë mësoni diçka të re.

Virgjeresha

Ju mund të ndiheni pak të ndjeshëm sot, veçanërisht nëse njerëzit japin reagimet e tyre për idenë tuaj të fundit. Mund të duket sikur njerëzit janë shumë kritikë ndaj jush, por do të duhet të forcoheni. Ata po ofrojnë kritikë konstruktive dhe ju duhet ta vlerësoni atë. Kjo është një ditë e madhe mësimi për ju dhe për të ardhmen tuaj.

Peshorja

Vizualizimi i mënyrës sesi dëshironi të jenë gjërat është hapi i parë drejt përmirësimit. Pasi të dini mënyrën si dëshironi të jenë gjërat, mund të filloni të ndërmerrni veprime për t’i bërë ato në atë mënyrë. Mos harroni të ndani planet tuaja me njerëz që gjithmonë dinë të rrisin besimin tuaj. Ata do t’ju japin llojin e duhur të motivimit për të ecur përpara.

Akrepi

Ju meritoni të ndaleni dhe të shikoni me krenari se ku jeni në jetë. Sigurisht, udhëtimi këtu nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ka qenë interesant. Tani është koha për t’u çlodhur pak dhe për të shijuar ato që keni arritur. Truri juaj është i hapur për ide të reja bazuar në përvojat e vjetra.

Shigjetari

Ju mund ta gjeni veten në mes të një situate interesante në aspektin profesional. Ndani dëshirat tuaja me persona që ju vlerësojnë. Ndoshta ka ardhur momenti që të bëni hapin e madh drejt një karriere të sigurtë. Me partnerin duhet të kaloni më shumë kohë.

Bricjapi

Mund të jetë sfiduese, por përpiquni të kurseni paratë tuaja tani. Cdo situatë e ardhshme që mund t’ju fusë në vështirësi me llogarinë tuaj bankare duhet të shmanget. Sa i përket aspektit profesional, mund të jetë një ditë pozitive ku do të arrini të përfundoni disa punë të zvarritura prej kohësh.

Ujori

Nëse ndjeni nevojën për të bërë disa ndryshime rrënjësore në punën tuaj, aspekti planetar nuk është shumë favorizues sot. Kjo nuk do të thotë se brenda pak ditësh mund të nisni të mendoni për të bërë diçka në këtë drejtim. Me partnerin, mund të kaloni një pasdite romantike.

Peshqit

Vetëm sepse keni pasur disa ëndrra tejet të çuditshme nuk do të thotë që të kaloni kohën tuaj duke u përpjekur t’i kuptoni ato. Ndonjëherë ëndrrat e çuditshme janë thjesht të çuditshme. Nuk ka kuptime të fshehura, as sekrete për të zbuluar. Ata janë vetëm truri juaj duke bërë disa stërvitje ndërsa ju flini.

HOROSKOPI E DIEL 9 GUSHT 2020

Dashi

Sot mund ta gjeni veten të përfshirë në ndonjë debat ose mosmarrëveshje. Mund të tingëllojë e çmendur, por vetëm fërkimi me një të barabartë nga ana intelektuale do t’ju japë shpërthimin e energjisë që ju nevojitet. E ardhmja mban disa beteja edhe më të mëdha për ju.

Demi

Ngarkesa e vështirë e punës kërkon më shumë djersë dhe ju keni të gjithë energjinë që ju nevojitet për të përfunduar angazhimet! Eshtë e rëndësishme të aktivizoheni sa më shpejt që të keni mundësi. Kjo është një ditë e mbushur me potencial. Nëse tregoheni shumë konservator, do të humbni kohë dhe një mundësi të mirë.

Binjaket

Një mik i dashur ka disa këshilla për ju. Ai do të dëshironte që ju të ngadalësoni pak ritmin dhe ta lini garën. Dhe ju duhet ta dëgjoni atë kësaj here! Ndikimi i tij në jetën tuaj është i mirë, kështu që ju duhet të mirëpresni kontributin që ai po jep. Mund të jetë e pakëndshme në fillim, por do të kuptoni se po ju thotë të vërtetën.

Gaforrja

Instikti juaj mund të jetë një pasuri e paçmueshme kur përpiqeni të kuptoni se çfarë duhet të hani për darkë ose çfarë filmi të shikoni, por nuk do t’ju ndihmojë kur bëhet fjalë për paratë tuaja! Kërkimet dhe faktet janë ato që ju nevojiten për të pasur një kontroll mbi financat tuaja. Do t’i kapni gjërat në kohë vetëm nëse veproni tani.

Luani

Të gjithë mund të qeshin me diçka për të cilën nuk mendoni se është aq shumë qesharake, por përpiquni të mos shqetësoheni për këtë. Mos lejoni që kjo gjë t’ju dobësojë vetëbesimin tuaj. Jini të durueshëm me veten. Në aspektin sentimental, sot mund të kaloni momente pasionante me partnerin.

Virgjeresha

Nuk do të keni nevojë për bubullima dhe vetëtima për të kuptuar diçka të madhe sot! E tëra çfarë duhet të bëni është të jeni me mendje të hapur dhe të kujdeseni që shenjat të shfaqen. Mos harroni se ato mund të mos duken si ato që prisni. Sot mund ta gjeni veten në vendin e duhur në kohën e duhur sa i përket aspektit profesional.

Peshorja

Paratë janë në mendjen tuaj tani, por është gjithashtu në mendjen e një miku të dashur. Ata mund të kenë disa probleme serioze me financat dhe mund t’ju drejtohen për ndihmë. Ndërsa duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë po kalojnë të tjerët tani, bujaria juaj mund t’ju fusë në telashe.

Akrepi

Ka ardhur koha për përvoja të reja dhe ide të reja, kështu që jini të hapur për të eksploruar! Shtë një kohë e shkëlqyer për të studiuar rreth një vendi të huaj, ose madje të mësoni për një vend më afër shtëpisë, për të cilin nuk keni shumë informacion. Do të fitoni disa njohuri që mund t’ju ndihmojnë më shumë me njerëzit në jetën tuaj.

Shigjetari

Sa më të larta të keni pritshmëritë, aq më keq mund të rrëzoheni nëse ato nuk realizohen. Jini të kujdesshëm tani dhe pranoni se ndërsa doni që gjërat të shkojnë mirë, nuk mund të siguroheni që ato do të ndodhin. Mbani një mendje të hapur dhe përgatituni të pranoni çfarëdo që të ndodhë. Përqendrohuni në bashkëpunim, jo kontroll total.

Bricjapi

Dikush pranë jush është i ngazëllyer për diçka të re në jetën e tij, kështu që bisedoni me të dhe zbuloni se si mund të keni edhe ju një mundësi ideale. Sot është një ditë e shkëlqyer për të filluar diçka super si në dashuri ashtu edhe në punë.

Ujori

Jeta juaj shoqërore do të fillojë të nxehet më shpejt seç e parashikonit, kështu që përgatituni! Përkushtoni disa nga koha juaj sot për të përfunduar disa punë të mërzitshme. Së shpejti, mund të merrni disa lajme pozitive sa i përket aspektit profesional.

Peshqit

Sigurohuni që t’i jepni vetes pak më shumë pushim. Duhet të qetësoheni për të siguruar më shumë energji për punët dhe projektet që ju presin. Mos u përpiqni ta mbushin ditën me aktivitete pa vlerë. Në çështjet e dashurisë, gjërat duken në vend numëro për sot.

HOROSKOPI E SHTUNË 8 GUSHT 2020

Dashi

Pa e kuptuar, ju jeni ngjitur shpejt në krye të listës së një personi të fuqishëm. Vetëm duke bërë gjënë e duhur në mënyrën e duhur, do të keni sukses! Nëse jeni duke kërkuar të përshpejtoheni në karrierën tuaj, ky mund të jetë fillimi i një faze shumë aktive. Ende nuk është e qartë se si do të ndryshojnë gjërat për ju, por ndryshimet po vijnë së shpejti, prandaj përgatituni.

Demi

Disa nga anëtarët e familjes tuaj duket se po përzihen shumë në jetën tuaj, por bëni një hap prapa dhe mendoni pse ata po e bëjnë këtë gjë. Ata ju duan! Mundohuni të keni një perspektivë të freskët mbi marrëdhëniet që keni duke e vendosur veten në vendin e tyre. Së shpejti do të shihni se sa shumë ju duan dhe duan që të jeni të lumtur.

Binjaket

Nëse do të punoni në ekip, kjo parashikohet që ta rrisë përparimin tuaj. Në aspektin sentimental, nevojitet që të rrisni nivelin e komunikimit me partnerin tuaj. Në rast të kundërt, do ta gjeni veten në një keqkuptim që mund t’jua bëjë ditën më të ndërlikuar

Gaforrja

Tani nuk ka asnjë mungesë energjie brenda jush, por duket se do t’ju duhet të tregoni disa rezerva në mënyrën tuaj të të reaguarit. Shfrytëzoni një shans! Filloni një bisedë me një ton të lehtë dhe ajo do të zhvillohet natyrshëm. Mos u është shumë i butë.

Luani

Ju mund të merrni një ftesë, por nuk do ta dini menjëherë nëse doni të pranoni apo jo. Mund të jetë argëtuese ose mund të jetë e mërzitshme. Tregoni entuziazmin tuaj dhe sigurojini ata që jeni të lumtur që nuk ju harrojnë. Bleni ca kohë duke u thënë atyre se duhet të kontrolloni kalendarin tuaj.

Virgjeresha

Ambicia juaj e shëndetshme po fillon t’i realizojë gjërat shumë më shpejt, dhe bashkëpuntorët tuaj kanë filluar ta vërejnë këtë! Gjëja më interesante është se njerëzit për të cilët jeni shqetësuar se mund të bëhen xhelozë do të jenë mbështetësit tuaj më të mëdhenj. Tani është një kohë e mrekullueshme për të ndërtuar rrjetin tuaj dhe për të bërë më shumë lidhje.

Peshorja

Sa herë që një person nga e kaluara juaj të kthehet në jetën tuaj, ai mund të ngjallë emocione konfuze. Por tani një shpërthim nga e kaluara nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse t’ju kënaqë. Në planin financiar, sot mund të përballeni me disa shpenzime të nevojshme.

Akrepi

Ambicia juaj po rritet dhe po bëhet shumë e madhe. Ju mund ta keni të vështirë të përshtateni në ndonjë projekt të ri. Përqendrohuni në mbarimin e detyrave të lëna përgjysmë. Në planin sentimental, sot mund të njihni një person interesant.

Shigjetari

Cdo transaksion biznesi që keni tani mund të ketë një efekt të qëndrueshëm në shëndetin tuaj financiar, kështu që do të tregoheni të zgjuar nëse keni një qasje shumë konservatore ndaj tyre. Mos harxhoni më shumë sesa fitoni. Njerëzit do ta vlerësojnë më shumë mendimin dhe përpjekjen sesa paratë tuaja.

Bricjapi

Shpenzimet e papritura mund të grumbullohen, dhe kështu edhe stresi juaj. Por lajmet e mira po vijnë! Yjet po ju sjellin pak lehtësim dhe kjo do t’ju bëjë të buzëqeshni. Me pak disiplinë, ju mund të bëni një ndryshim të madh në gjendjen tuaj financiare. Rishikoni zakonet tuaja të shpenzimeve dhe krijoni një buxhet nëse duhet.

Ujori

Mundohuni të shmangni çdo mosmarrëveshje në vendin e punës. Gjasat janë që aspekti planetar të mos ju favorizojë në këtë drejtim. Nuk është shenjë dobësia që të tërhiqeni dhe të hapni rrugë. Ndërsa në dashuri, gjithçka po ecën sipas planit.

Peshqit

Duhet të mbani mend se një mollë e keqe nuk prish tërë shportën. Ka shumë gjëra më të mira sesa të këqijat tek njerëzit me të cilët po punoni, por mund të duhet të jeni të durueshëm për ta kuptuar këtë. Sa i përket marrëdhënies tuaj dashurore, fokusoni më shumë tek anët pozitive të partnerit.

HOROSKOPI E PREMTE 7 GUSHT 2020

Dashi

Vetëm sepse keni ndjenja jashtëzakonisht pozitive për dikë nuk do të thotë se edhe ai person ka të njëjtat ndjenja me ju, prandaj mos bëni supozime sot. Të qëndruarit me këmbë në tokë është këshilla më e mirë për ju sot.

Demi

Disa plane emocionuese mund të jenë në mendjen tuaj sot, dhe ato mund t’ju largojnë shpërqendrimin. Njerëzit janë të etur për kontributin tuaj në një projekt në punë, por nëse jeni i zënë duke menduar për diçka tjetër, do të humbisni këtë mundësi. Eshtë e rëndësishme të jetosh në të tashmen.

Binjaket

Nëse keni qenë luftuar për të marrë një vendim në lidhje me një strategji, sot është dita e përkryer për të rishikuar situatën. Vizioni juaj është i qartë dhe zgjedhja e duhur mund të jetë vendimtare. Kjo qartësi mund të zbulojë edhe disa probleme me të cilat duhet të merreni.

Gaforrja

A keni menduar ndonjëherë për atë se si mendojnë të tjerët për ju? Imazhi nuk është diçka që duhet të drejtojë personalitetin tuaj, por është diçka që duhet ta merrni parasysh, veçanërisht në jetën tuaj të profesionale. Të qenit i vetëdijshëm se si tingëlloni, si dukeni dhe si punoni me njerëz të tjerë me shumë vlerë.

Luani

Dikush mund të vendosë një pengesë në planet tuaja, dhe ju do të duhet të bëni çmos që të mos zemëroheni. Punoni me të për të zgjidhur problemin tuaj. Ndonjëherë të qenit vetëmohues dhe të ndihmosh dikë tjetër ju mundëson të ndihmoni veten! Kjo është ajo që ju e quani një situatë reale fitore / fitore.

Virgjeresha

E tëra çfarë ju duhet për të përmbushur qëllimin tuaj të ardhshëm të jetës është një person, dhe ai person mund të vijë së shpejti në jetën tuaj. Nëse jeni në punë, kërkoni dikë që nuk është i ri në skenë, por së fundmi ka marrë një rol tjetër. Në vendin e punës, tregoni më shumë gatishmëri.

Peshorja

Të gjitha marrëdhëniet janë të paparashikueshme herë pas here, por sot një nga miqësitë tuaja më konfuze mund të bëhej shumë më e parashikueshme. Tregoni kujdes sa i përket një sekreti që të mos e përhapni në publik.

Akrepi

Cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem? Kompromisi! Nuk është për t’u habitur që në mënyrë që të merrni atë që dëshironi, duhet të hiqni dorë nga ajo që dëshironi. Afrohuni tek partneri me një sugjerim që ju bën të dy të lumtur, dhe ndaloni një luftë pa kuptim.

Shigjetari

Ju keni një person të fuqishëm në anën tuaj, prandaj tregohuni strategjik se si përfitoni nga oferta e tyre bujare. Në vend që ta shfrytëzoni, duhet ta kurseni këtë për më vonë, kur do të jetë shumë më e vlefshme për ju. Ndërkohë, mbështetuni tek vetja juaj për të marrë atë që dëshironi.

Bricjapi

Mos lejoni që ndjeshmëria të bëhet pengesë në rrugën tuaj. Luaj mirë, por evito që të merresh me njerëz që nuk mund ta pranojnë të vërtetën e ftohtë dhe të vështirë.
Në dashuri gjithashtu do t’ju duhet të tregoheni i sinqertë.

Ujori

Nëse e mbani kokën poshtë, si do të shihni mundësitë që po vijnë drejt jush? Nëse jeni duke kërkuar për një romancë të re, mundësi të re investimi, apo punë të re, sot është dita e duhur. Nëse takoni dikë të ri sot, mund të jetë personi që ndryshon jetën tuaj.

Peshqit

Problemet tuaja personale nuk janë duke u zgjidhur tani sepse ndoshta jeni shumë më të hutuar nga miqtë ose bashkëpunëtorët tuaj. Ju duhet të përpiqeni të lëvizni gjërat. Mblidhni aleatët tuaj së bashku. Ata kanë nevojë për përfshirjen tuaj.

HOROSKOPI E ENJTE 6 GUSHT 2020

Dashi

Kërkoni dikë që me të vërtetë e respektoni ose admironi. Nisni një bisedë me këtë person duke thyer akullin mes jush. Në aspektin profesional, gjasat janë që të filloni një projekt fitimprurës.

Demi

Pse ta harxhoni tërë energjinë tuaj te njerëzit e rinj që nuk i njihni shumë mirë? Ju duhet të përqendroheni te njerëzit që tashmë ju njohin dhe vlerësojnë. Ata meritojnë përfitimin e zgjuarsisë dhe ngrohtësisë suaj të mrekullueshme më shumë se kushdo tjetër.

Binjaket

Diçka po ju bën që t’i shikoni të tjerët në mënyrë objektive, dhe ju ndoshta do t’i shihni gjërat përmes një filtri. Mos u tregoni shumë dogmatikë në mendimet tuaja për personat që ju rrethojnë. Në planin financiar, parashikohet të merrni disa informacione interesante.

Gaforrja

Të qenit vetëm ka meritat e saj. Në fund të fundit, ju mund të bëni atë që dëshironi. Por a ju mungon fryma e ekipit? Nëse po, duhet të përqendroheni që të angazhoheni më shumë me njerëzit. Ju mund të bëni një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve.

Luani

Pavarësisht nëse po filloni një lidhje apo jeni në një të tillë tashmë, mund të prisni që romanca juaj e vogël dhe e qetë të forcohet pak! Papritur ky person do të dëshirojë të jetë kudo që jeni ju. Me paratë nuk po kaloni një marrëdhënie të mirë sot.

Virgjeresha

Nëse detyrimet familjare janë qendra e botës tuaj tani, ndoshta po e ekzagjeroni pak, veçanërisht nëse ato po shkaktojnë një konflikt në jetën tuaj shoqërore. Mund të jetë e vështirë për të balancuar të dy botët, por ju mund ta bëni atë. Thjesht duhet të provosh pak më shumë. Mos kini frikë të kërkoni atë që ju nevojitet.

Peshorja

Ndonjëherë futesh në një fazë në të cilën gjithçka që dëshiron të bësh është të pushosh, dhe nganjëherë futesh në një fazë në të cilën gjithçka që dëshiron të bësh është punë. Nuk është fundi i botës. Ju nuk mund ta detyroni veten që të bëni atë që nuk doni.

Akrepi

A jeni penduar për një blerje të fundit? Nuk është për t’u habitur. Ju po bëheni më konservatorë rreth blerjeve tuaja. Nëse mund ta ktheni, veproni kështu. Mund të mos jetë i përshtatshëm, por do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për veten tuaj. Nëse nuk mund ta ktheni, konsideroni që t’ia jepni një shoku që mund ta shijojë më shumë se ju.

Shigjetari

Sharmi juaj unik ju mundëson ta rrethoni veten tuaj me një larmi njerëzish. Eshtë një kohë e mirë për t’u lidhur me njerëz që mund të kenë disa mundësi interesante për karrierën tuaj. Pyesni njerëzit në lidhje me idetë e tyre, motivimet e tyre dhe ato që dëshirojnë më shumë.

Bricjapi

Sot mund të përballeni me disa pengesa rastësore në vendin e punës. Reagimi juaj duhet të jetë i qetë dhe pa nervozizëm. Sa i përket planit romantik, nëse nuk jeni në një lidhje sentimentale sot mund të njiheni me një person interesant.

Ujori

Eshtë koha për të hedhur një vështrim tjetër në kalendarin tuaj. Nëse po planifikoni të realizoni disa ditë pushime, është kohë e favorshme për ta bërë këtë. Sa i përket planit financiar, ai paraqitet pa ndonjë problem.

Peshqit

Ju keni mundësinë të merrni disa leksione të vlefshme sot, por do të duhet të konsultoheni me figurat e autoritetit në jetën tuaj siç janë prindërit, mësuesit, eprorët. Kur bëhet fjalë për të marrë trajnime apo këshilla që ju nevojiten, nuk mund të lejoni që asgjë t’ju ndalojë. Mendoni për veten tuaj dhe pastaj bëni atë që është më e mira për ju!

HOROSKOPI E MËRKURË 5 GUSHT 2020

Dashi

Një person i huaj mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në jetën tuaj sot. Ato që mund të thonë mund t’ju befasojë. Eksplorimi i një kulture të ndryshme do të jetë kënaqësi dhe do t’ju frymëzojë për gjëra të reja në jetën tuaj.

Demi

Dita e sotme do t’ju sjellë një shans për të nxitur rutinën tuaj normale. Nëse dëshironi më shumë adrenalinë, keni fat! Besoni veten dhe thjesht shihni se çfarë ndodh. Pavarësisht nga rezultati, do të jeni më mirë.

Binjaket

A po ndiheni të mbingarkuar nga dikush apo diçka e re në jetën tuaj? Pavarësisht nëse jeni të mbingarkuar në një mënyrë të mirë apo në një mënyrë të keqe, dita e sotme ju sjell një shans për të marrë kontrollin që ju nevojitet kaq dëshpërimisht. Do të keni mundësi të drejtoni situatën ku dëshironi të shkojë.

Gaforrja

Në punë, ju duhet t’i kujtoni vetes që jo gjithçka prehet plotësisht mbi supet tuaja. Ndaloni t’i bëni presion vetes në aspektin profesional. Sot mund të njihni një person interesant që mund të rezultojë personi që keni endërruar gjithmonë.

Luani

Nëse jeni përpjekur të filloni një romancë të re, ose thjesht po kërkoni të forconi nivelin e romancës në marrëdhënien tuaj aktuale, sot mund të keni një mundësi të mrekullueshme! Ju mund të krijoni një ambient të përsosur për disa momente marramendëse dhe t’i tregoni dikujt të caktuar se sa i vlerësoni ato në jetën tuaj.

Virgjeresha

Ju keni pritur kohën e duhur për të kapur një shans dhe dita e sotme mund të rezervojë diçka interesante në aspektin profesional. Nëse tregoni gatishmërinë e duhur, gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja. Në marrëdhënien tuaj në çift, mund të kaloni një normale.

Peshorja

Emocionet e shëmtuara po rriten brenda jush sot, dhe nuk ka rëndësi pse. Po kaloni nëpër disa ndjesi të ndryshme dhe do t’ju duhet që t’i sqaroni ato. Nëse jeni në një lidhje, gjasat janë që të kaloni momente të mrekullueshme me partnerin.

Akrepi

Edhe nëse jeni në mes të një marrëveshje biznesi, duhet të dëgjoni instiktin tuaj nëse ai ju thotë të largoheni në minutën e fundit. Mendja juaj është e akorduar në energjitë e njerëzve të tjerë sot, dhe ju do të jeni në gjendje të kuptoni kur dikush po gënjen. Në dashuri, mësoni të jeni më tolerant.

Shigjetari

Mund të ndjehet si një aventurë kur një person tërheqës të hyjë papritur në orbitën tuaj. Para se të filloni një bisedë, vëzhgojeni atë për pak kohë. Dëgjoni ato që thonë, si e thonë dhe si reagojnë njerëzit ndaj tij. Ky është një person që i pëlqen të merret seriozisht.

Bricjapi

Ju jeni prekeni më shumë nga faktet dhe shifrat sesa nga lotët ose nga tradhtia. Ju jeni të uritur për mendimin analitik tani, dhe mendja juaj dëshiron të shohë gjërat në terma bardh e zi. Prandaj, do të shoqëroheni më shumë me njerëz që nuk janë të interesuar të bëjnë biseda të vogla, por që synojnë projekte të rëndësishme.

Ujori

Mos harroni se miqtë tuaj kanë jetën e tyre, edhe pse ata gjithmonë kanë qenë prane jush për të dëgjuar problemet tuaja dhe për t’ju inkurajuar. Do të ishte e këshillueshme që të tregoheni më i pavarur në disa vendime profesionale. Në dashuri, gjërat duken stabël.

Peshqit

Falë një arritjeje të kohëve të fundit, duhet të ndjeheni shumë më të sigurt! Ju mund të keni një mundësi të shkëlqyeshme për të fituar më shumë autoritet gjatë jetës tuaj dhe të vini në veprim disa ide të reja. Pavarësia juaj është diçka që duhet ta shijoni