VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E ENJTE 6 DHJETOR 2018

By | December 6, 2018

Komentet

HOROSKOPI E SHTUNË 16 SHKURT 2019

Do të jeni të mbushur plot emocione gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të keni mosmarrëveshje me një prej të afërmve tuaj ose konflikt me fqinjët. Do të keni fat sa i përket udhëtimeve dhe blerjeve. Beqarët e kësaj shenje që dëshirojnë të shmangin vetminë, këshillohen të mos flirtojnë me këdo.

Të lindurit e kësaj shenje kanë të gjitha shanset për të kaluar një ditë shumë të gëzuar. Nuk rekomandohet t’i përgjigjeni provokimeve nga persona të ashpër. Lejoni veten të merrni frymë thellë, kini besim në vetvete dhe veproni ndaj ëndrrave tuaja.

Bëni kujdes me lidhjen tuaj romantike. Shmangni presionin dhe fjalët e tepërta. Opsioni më i mirë është të mos bini pre e një konflikti me partnerin/partnerin tuaj. Në fund të ditës do të befasoheni nga një surprizë shumë e këndshme.

Gaforret do të kalojnë një ditë plot takime duke mos përjashtuar këtu edhe takimet romantike. Mos refuzoni ftesat që mund t’ju vijnë për të takuar miq, për të shkuar në një festë apo në një event kulturor. Do të bënit mirë të ndryshonit mjedis.

Disa Luanë do të mërziten nga monotonia e kësaj të shtune. Do t’ju duhet të përshtateni me planet e familjarëve tuaj, të cilët dëshirojnë që të qëndrojnë në shtëpi. Në mbrëmje do të keni mundësi të dilni me miqtë tuaj, me të cilët do të argëtoheni pafund.

Virgjëreshat duhet të përzgjedhin me kujdes rrethin e tyre të afërt. Mund t’i besoni pa kuptuar një personi dinak. Pjesa tjetër ditës do të kalojë pa probleme. Kushtojini vëmendje aktivitetit fizik.

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të jenë në humor sot. Ka gjasa që të anuloni një plan për në fundjavë, për shkak të dikujt që e ka kërkuar atë. Në mbrëmje gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Do të keni mundësi të ktheheni në atë që ju e konsideroni si qëllimin tuaj kryesor.

Akrepët nuk rekomandohen ta kalojnë këtë të shtunë me punë shtëpie. Bëni mirë t’i lini për një ditë tjetër këto detyra dhe të merreni me diçka më argëtuese. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, sot mund të jetë dita juaj me fat.

Duhet të mendoheni më shumë për ide të reja. Kjo do t’ju ndihmojë për projektet tuaja në të ardhmen. Gjithashtu, rekomandohet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhënien romantike. Duhet ta shprehni më shumë dashurinë.

Mos i refuzoni kërkesat e partnerit/partneres suaj këtë të shtunë. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj e duhur. Në mbrëmje do të bënit mirë të relaksoheshit dhe të qëndronit pranë familjes.

Ka gjasa që të përfshiheni nga pesimizmi. Do të bëheni nostalgjik për të kaluarën. Përpiquni që të dilni nga kjo gjendje sa më shpejt të jetë e mundur. Pasdite mund të zhvilloni një takim shumë interesant.

Gjatë kësaj dite do të bëni hapa përpara. Kjo e shtunë premton të jetë një ditë plot argëtim, por edhe produktive në të njëjtën kohë. Do të ishte e udhës të punonit në kolektiv.

HOROSKOPI E PREMTE 15 SHKURT 2019

E premtja do t’ju sjellë disa fitore të mëdha. Ka gjasa të rriteni në përgjegjësi në punë dhe t’ju rritet rroga. Ata që kanë biznesin e tyre, nuk duhet të braktisin idetë kreative. Rekomandohet të eksperimentoni në biznes dhe në marrëdhëniet tuaja personale.

Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes në punë. Është e rëndësishme të tregoni profesionalizëm, pasi kjo mund të rrisë shanset për një takim prestigjioz. Ata që kanë menduar të ndryshojnë vendin e punës, do t’u buzëqeshë fati.

Binjakët këshillohen të heshtin, pasi mund të bëheni pjesë e një konflikti. Megjithatë, në përgjithësi do të jetë një ditë e qetë. Gjithashtu, ka gjasa që sot t’i jepni shans një romance të re, e cila do t’ju falë emocione pafund.

Kjo e premte nuk premton të jetë dita juaj e duhur. Do të vini re indiferencë nga ana e miqve të ngushtë ose e partnerit/partneres suaj. Do të bënit mirë të kryenit aktivitetet që ju dëshironi, në mënyrë që të çliroheni nga stresi.

Do të përjetoni një gjendje të paqëndrueshme emocionale. Megjithatë, kjo nuk do të zgjasë shumë. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita e duhur. Përgjithësisht dita do të kalojë lehtë, pa ndonjë ngjarje dramatike.

Virgjëreshat rekomandohen që të shmangin zhvillimin e ndonjë bisede serioze. Mund të përfshiheni në problemet e dikujt tjetër. Përqendrohuni te vetja dhe te prioritetet tuaja. Përpiquni fort që të përfundoni një projekt të rëndësishëm, që keni nisur.

Disa Peshore do të kenë dëshirë të relaksohen gjatë kësaj të premteje, duke marrë parasysh punën e lodhshme që ju keni bërë gjatë javës. Kjo ditë është ideale për t’u relaksuar dhe për të qëndruar me të afërmit tuaj. Për ata që nuk mund ta shmangni punën sot, kërkoni ndihmën e të tjerëve.

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë vërtet të këndshme. Propabiliteti për takime romantike është i lartë. Ndoshta dikush do të gjejë partnerin perfekt për të ngritur një biznes. Fat i mirë parashikohet edhe në çështjet financiare.

Shigjetarët do të arrijnë aty, ku të tjerët nuk munden sot. Ndoshta kjo i referohet faktit që mund të mësoni një informacion sekret. Por mund të krijoni edhe një lidhje të re romantike, në bazë të njohjeve të reja.

Disa Bricjapë do të punojnë këtë të premte më shumë se ditët e tjera. Ka gjasa që të përballeni me një konflikt në familje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për të kaluar një mbrëmje të këndshme nën praninë e partnerit/partneres suaj.

Do të jetë një ditë e mbushur me shqetësime. Rrezikoni që një konflikt me një nga të afërmit tuaj të përshkallëzohet, por mund të bëhet fjalë edhe për një problem financiar. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga ata persona që ju i besoni.

Do të jetë një ditë përgjithësisht monotone. Do të ishte e udhës që të shmangnit rutinën e përditshme. Mos lejoni problemet të dominojnë mendimet tuaja. Bëhuni optimistë për t’i parë gjërat me sy tjetër dhe për të ecur përpara.

HOROSKOPI E ENJTE 14 SHKURT 2019

Të lindurit e kësaj shenje, që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë të këndshme dhe plot emocion. Ndërsa beqarët sugjerohet që t’i kushtojnë vëmendje paraqitjes së tyre dhe t’i japin asaj sa më shumë shkëlqim. Mos blini dhurata ekstravagante, pasi nuk do të kenë impaktin që dëshironi.

Sot do të përjetoni gjëra të reja. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje suksesit dhe më pas do t’ju ndjekë edhe fati. Ka gjasa që të përballeni me disa probleme në lidhjen tuaj. Sot mund të nisë edhe një luftë për lidership në punën tuaj.

Ka gjasa që sot t’i bëheni barrë dikujt. Mbajini të sigurta sekretet tuaja dhe mos u tundoni t’i tregoni ato. Gjithashtu, mos harroni njerëzit e afërt, të cilët presin vëmendje nga ana juaj.

Do të tregoheni të tërhequr nga pjesa tjetër e kolektivit. Ndoshta do të jeni të shpërqendruar për shkak të lidhjes suaj romantike. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë befasuese me dikë, që nuk flisni shpesh. Mbrëmjen do të ishte mirë që t’ia kushtonit vetes suaj.

Do të përballeni me një problem të vogël në familje për shkak të një keqkuptimi. Edhe në punë mund t’ju krijohet një situatë e tensionuar. Megjithatë, mbrëmja do të jetë më e qetë dhe do të ishte mirë t’i përkushtoheshit romancës.

Të lindurit e kësaj shenje do të shprehin sot iniciativat e tyre për të ardhmen. Këtu mund të përfshihet një profesion i ri ose një projekt biznesi. Fati i mirë do të ndjekë ata që janë të angazhuar në një fushë kreative.

Dita e sotme do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Do të kaloni momente shumë të bukura me të afërmit tuaj. Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju shpërqendrojë nga puna aktuale. Mund t’ju besohet një projekt i ri ose mund t’ju japin përgjegjësi të reja në punë.

Akrepët do të kenë disa ide brilante, por bëni kujdes kur t’i shprehni ato pasi duhet të jeni me këmbë në tokë. Në përgjegjësi, kjo e enjte do të kalojë mirë, me lehtësi dhe me rezultate produktive. Përpiquni të shmangni egoizmin.

Për disa Shigjetarë, 14 shkurti do të mbahet mend si një ditë shumë e lumtur. Madje, mund t’ju vijë një suprizë e mrekullueshme. Bëni kujdes nga disa persona të afërt që iu rrethojë. Mendojini mirë këshillat që ata mund t’ju japin.

Përpiquni të gjeni kohë për tu relaksuar. Kjo do të jetë shumë e nevojshme si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Do të ndiheni të lodhur nga informacionet e tepërta. Kaloni më shumë kohë më fëmijët, shijoni natyrën ose bëni një shëtitje në ajër të pastër.

Për Ujorët 14 shkurti do të kalojë në qetësi. Do të keni mundësi të shënoni rezultat në biznes ose të zgjidhni një problem serioz në familje. Në mbrëmje do të zhvilloni një takim të rëndësishëm. Beqarët e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë më shumë kohë paraqitjes së tyre.

Peshqit do të tregohen egoistë gjatë ditë së sotme. Përpiquni t’i kushtoni më shumë vëmendje çështjeve me rëndësi. Këtë të enjte ka gjasa të zgjidhni edhe një ngërç financiar ose të zgjidhni një mosmarrëveshje me një prej kolegëve tuaj.

HOROSKOPI E MËRKURË 13 SHKURT 2019

Dikush do të përpiqet t’ju kontrollojë. Ka gjasa të dëgjoni një thashethem për dikë pranë jush. Mos u besoni informacioneve të paverifikuara. Në mbrëmje rekomandohet që të shkoni në vendin tuaj të preferuar të argëtimit.

Disa Dema do të kenë shumë besim në vetvete. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini sukses në karrierë. Megjithatë, shmangni presionin e tepërt në marrëdhëniet personale. Silluni me xhentilesë dhe takt. Mos provoni sot sporte ekstreme.

Këtë të mërkurë do të përballeni me disa rrethana të ndryshme. Ka gjasa që të mos realizoni disa prej planeve tuaja, për shkak të disa arsyeve të rëndësishme. Bëni durim, pasi gjithçka do të marrë drejtimin e duhur në mbrëmje. Disa Binjakë do të realizojnë një takim romantik, të cilin keni ditë që e prisni.

Gaforret nuk do të kalojnë një ditë të vështirë. Disa prej synimeve tuaja do të realizohen lehtësisht. Megjithatë, mos besoni se do të ndodhin mrekullitë. Përpiquni të kontrolloni fjalët, pasi ka gjasa të ofendoni dikë.

Luanët nuk do të kenë besim tek aftësitë e tyre sot. Ndoshta shkaku i këtij pesimizmi do të jetë një incident në mëngjes. Nuk keni pse t’i provoni vetes se jeni të mirë për gjithçka. Sjellja juaj do të vlerësohet nga partneri/partnerja.

Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i pranojnë këshillat e të afërmve të tyre. Ndoshta e vërteta që ata do të thonë do t’ju tingëllojë hidhur, por bëni mirë ta vlerësoni me objektivitet atë që po ndodh rreth jush. Vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja.

Peshoret mund të triumfojnë sot. Ekziston një probabilitet i lartë që të shënoni sukses në marrëdhëniet tuaja personale. Sot ka gjasa të festoni në familje për një rast të veçantë. Rekomandohet të mos e neglizhoni dikë që do ju shfaqë ndjenjat.

Akrepat mund të bëjnë gjithçka këtë të mërkurë. Do të zgjidhni një problem shumë të ndërlikuar. Në mbrëmje nuk do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore. Megjithatë, kjo gjendje do të kalojë shumë shpejt.

Dita e sotme do t’ju duket shumë e gjatë dhe e lodhshme. Shanset janë të larta që të bëni gjëra që do t’ju irritojnë, ose stresojnë. Këtu mund të përfshihet edhe mungesa e një keqkuptimi me të afërmit tuaj, ose një mosmarrëveshje me një prej kolegëve tuaj.

Bricjapët nuk duhet të ndërmarrin sot rolin e mentorit. Personi të cilit do t’i jepni dije nga eksperienca juaj do të rezultojë i pakujdesshëm ose mosmirënjohës. Bëni mirë të lidheni me persona që keni besim dhe që tregojnë interes për problemet tuaja.

Bëni kujdes me shëndetin. Mund të keni nevojë të shkoni te mjeku, ose të bëni analiza mjekësore. Mbrëmjen do ta kaloni në qetësi, të izoluar nga informacione të panevojshme.

Ka gjasa të shënoni sukses në biznes. Gjithashtu, mund të komunikoni me një person me influencë. Do të karakterizoheni nga optimizmi gjatë kësaj të mërkure, i cili do t’ju ndihmojë shumë të ecni përpara.

HOROSKOPI E MARTË 12 SHKURT 2019

Të lindurit e kësaj shenje mund të provojnë gjëra të reja sot. Është e rëndësishme se nëse keni vendosur të eksperimentoni, të mos e vini në dyshim suksesin. Kjo e martë nuk është dita e duhur për të krijuar marrëdhënie të ngushtë me dikë.

Disa Demë do ta kalojnë të martën me optimizëm fals. Mund të bëheni pre e shpresës së kotë për sukses dhe ëndrrat tuaja nuk do të përmbushen. Merreni në konsideratë këtë paralajmërim dhe qëndroni me këmbë në tokë.

Binjakët këshillohen ta kalojnë ditën në paqe. Shmangni entuziazmin e tepërt në biznes dhe mos merrni në përgjegjësi detyrën e dikujt tjetër, pasi kjo mund t’ju shkaktojë stres. Mund të luftoni paksa me emocionet tuaja. Nëse ndiheni në vështirësi, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një shokut/shoqes suaj.

Gaforret duhet të ulin nivelin e aktivitetit. Ka gjasa që gjatë kësaj dite t’ju vihen në rrezik ato që keni arritur me shumë mundim. Mbajeni në mendje këtë këshillë dhe shpenzojeni energjinë duke u fokusuar tek detajet. Në mbrëmje mund të merrni një dhuratë nga të afërmit tuaj.

Disa Luanë do ta kalojnë ditën duke u kënaqur dhe duke qenë në harmoni me të gjitha sferat e jetës. Rrethanat do të jenë të përshtatshme për të arritur sukses në biznes. Mos bëni eksperimente me marrëdhëniet në dashuri.

Virgjëreshat do të përballen me një sërë problemesh sot. Këto probleme janë të lidhura me çështje të vogla në punë dhe në jetë. Ka shanse që ti zgjidhni shpejt këto probleme nëse nuk shpërqendroheni nga fjalët e të tjerëve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike mund të ndiheni të zhgënjyer sot.

Sot do të jeni të mbrojtur nga dikush, i cili nuk do ta nxjerrë këtë në pah para jush. Ai/ajo do t’ju mbrojë nga agresioni i disa personave të panjohur dhe do të ndiheni të sigurt përballë disa problemeve dhe ngacmimeve. Shprehini shqetësimet tuaja, pasi kjo do t’ju ndihmojë shumë edhe psikologjikisht.

Disa Akrepë do të ndihen shumë të lodhur sot dhe nuk do të kenë dëshirë të kryejnë aktivitete të ndryshme. Do të ishte mirë që të gjenit mundësi për t’u relaksuar. Megjithatë edhe nëse do të gjeni pak kohë për veten tuaj do të shpërqendroheni nga disa probleme brenda familjes.

Do të ndiheni të irrituar gjatë ditës së sotme, madje në disa momente do të reagoni me agresivitet. Megjithatë, kjo mund t’ju ndihmojë në konkurrimin e rivalëve tuaj. Shmangni metodat e padrejta dhe mos u manipuloni nga të tjerët.

Bricjapët do të mund të shënojnë sukses në biznes. Duhet të nisni të zbatoni planet që keni bërë për të arritur qëllimet tuaja në të ardhmen. Bëni kujdes me emocionet. Për beqarët e kësaj shenje, vazhdoni të luftoni për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë.

Për shumë Ujorë, 12 shkurti do të jetë një ditë e mbushur plot punë dhe me shqetësime në familje. Shihini punët me pozitivitet në mënyrë që të ecni përpara. Në mbrëmje rekomandohet që të relaksoheni dhe të shijoni shoqërinë e miqve tuaj të ngushtë.

Peshqit nuk duhet t’i harrojnë disa gjëra të vogla që i sjellin rehati. Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet tuaja personale. Pra, nëse jeni të martuar, mos e vononi zhvillimin e një bisede të nevojshme.

HOROSKOPI I JAVËS 11-17 SHKURT 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.

Demi21. prill – 21. maj

Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.

Luani23. korrik – 22. gusht

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Venusi do ju nxite te jeni me tolerante dhe me bashkëpunues me partnerin tuaj këtë jave. Me durim do ja dilni te zgjidhni gjithçka. Paragjykimet lërini mënjanë. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një lidhje pasionante. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet pas shume përpjekjeve qe keni bere. Kur doni ju mund ta arrini atë qe programoni. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju tregoje rrugën te cilën duhet te ndiqni. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire për shkak te perkudjesit te treguar dhe mënyrës se te ushqyerit. Jeta profesionale do jete tejet e qëndrueshme. Do i kaloni vështirësitë qe keni pasur me pare. Familja do ketë jave te bekuar.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave asgjë nuk ka për te ecur mire ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shpeshherë me nerva dhe do debatoni ashpër. Mund te thoni edhe gjera te pamenduara te cilat di i dhembin partnerit. Beqaret do jene te angazhuar me çështje te tjera te rëndësishme dhe do e kalojnë ne plan te dyte dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni te pamundurën derisa ta stabilizoni situatën sepse po i late gjerat pas dore hendeku mund te thellohet me tepër. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë për me tepër energji duhet te merreni me më shume aktivitet fizik. ne pune do hidhni hapa galopante dhe do ndiheni krenare për veten. Marrëdhënia me familjaret do vazhdoje te mbetet e mire.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jave goxha e animuar dhe e mbushur me surpriza kjo për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ketë me tepër kohe te lire dhe atë do e kaloje me ju. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes ne mënyrë qe te mos hedhin hapa te nxituara. Ndonjëherë edhe me mire te qëndruarit vetëm sesa ne shoqëri te keqe. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes. Investimet e panevojshme dhe shlyerjet e borxheve lërini për me vone. Shëndeti do varet nga imuniteti dhe perkujdesi juaj. Mos abuzoni me kafen, me duhanin, me alkoolin apo me gjerat pikante sepse do ju lindin shqetësime me vone. ne pune tregohuni te kujdesshëm dhe mos ua tregoi idetë qe keni te gjithë kolegeve. Disa do ju prishin planet. Familja e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave, surprizat ne jetën tuaj ne çift do jene te njëpasnjëshme. Do ndiheni si ne një ëndërr nga e cila do preferoni te mos zgjoheni. Beqaret do pëlqejnë dike, por do ngurrojnë te hedhin vete hapat e pare. Po nuk e bëtë shpejt te tjera do ua kalojnë. Financat do i menaxhoni me mire se kohet e fundit dhe gjendja do filloje te stabilizohet paksa. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime nga koka, dhembet, barku dhe muskujt. Mire është te bëni pak regjim qe ta kaloni me shpejt gjendjen delikate. Puna do jete me pak stresuese se me pare dhe do arrini me shpejt tek objektivat qe i kishit vene vetes. Te papunët do jene me fat. Për një jete te mire familjare do ju duhet durim dhe tolerance.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Nen ndikimin e madh te Marsit ju do bëni te pamundurën qe te krijoni një klime sa me romantike ne jetën tuaj ne çift. Do përgatisni surpriza ne çdo moment dhe do e bëni partnerin t’iu dashuroje me shume se zakonisht. Beqaret jo vetëm qe do njihen me persona te rinj, por do mund te fillojnë edhe lidhje serioze te cilat do iu japin kënaqësi te pafundme. Ne planin financiar Plutoni do sjelle fat me shumice. Nuk priten probleme. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te paraqesë shqetësime te vogla. Mire është te mos lini pas dore asnjë detaj sado te vogël. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa ne mënyrë qe te mos gaboni asnjë moment. Jeta familjare do jete paksa e trazuar.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Jave e qete dhe e bukur për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat shtruar dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do përjetojnë emocione te forta gjate mesit te javës. Shume gjera kane për te ecur ashtu si ata i kishin ëndërruar. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll prandaj asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur me to. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore do lere paksa për te dëshiruar ne ditët e para, megjithatë gjithçka do përmirësohet nga fundjava. Kujdes me te ftohtin dhe me lodhjen. Ne pune mendohuni gjere e gjate para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është e lehte te arrish suksesin menjëherë. familjen do e keni pike mbështetëse.

HOROSKOPI E HËNË 11SHKURT 2019

Mos e humbni kohën tuaj të çmuar duke u përpjekur të ndryshoni sjelljen e një personi të bezdisshëm këtë mëngjes. Ruajeni energjinë për më vonë, nëse përballeni me ndonjë problem. Lajmi i mirë është se do të shihni dritë në fund të tunelit.

Nëse nuk e ndjeni veten në një linjë me miqtë tuaj, kjo nuk do të thotë se opinioni që ata kanë për ju nuk është pozitiv. Në aspektin financiar, mund të përballeni me probleme, nëse nuk tregoni kujdes maksimal me një investim.

Në këto momente mund ta dashuroni punën tuaj, por ka një dritë shumë të ndritshme që ndriçon në të ardhmen tuaj profesionale. Ju do të merrni atë që meritoni. Nuk ka arsye të ndihesh i pashpresë. Në të vërtetë keni çdo arsye të ndiheni shpresëplotë.

Energjia e mirë është jashtëzakonisht ngjitëse sot, kështu që nëse nuk ndjehesh mirë me njerëzit që ju rrethojnë, bëj një ndryshim. Në dashuri parashikohen disa zhvillime pozitive që do ju bëjnë të buzëqeshni.

Do të jetë një ditë shumë e mirë për ju, veçanërisht nëse shmangni ndonjë marrëdhënie financiare me të tjerët. Shkëmbimi i parave ose investimi i parave nuk do të ishte diçka e zgjuar sot. Prisni derisa të bëni hulumtimet e duhura. Nuk ka nevojë të nxitoni.

Ju keni një shpirt shumë bujar dhe njiheni si person që është gjithmonë aty për të ofruar ndihmë. Dikush i afërt me ju nuk po arrin potencialin e tij dhe ju takon që të bëni diçka për këtë. Mos jini shumë kritik, thjesht ofroni disa këshilla.

Bëhuni gati që rutina juaj e përditshme të prishet, por për mirë. Ekziston një surprizë emocionuese që po vjen shpejt dhe do të shtyjë disa nga planet tuaja. Përpiquni të jeni fleksibël në disa projekte.

Të kesh romancë në jetën tënde nuk do të thotë thjesht të jesh i dashuruar. Të jesh romantik thjesht do të thotë të kënaqesh duke parë gjërat në një mënyrë më ideale, të bukur dhe shpresëdhënëse. Investoni në lumturi dhe ajo do të kthehet te ju.

Energjia që do t’ju karakterizojë në mëngjes do t’ju bëjë që ta nisni ditën mbarë. Do të arrini të përmbushni disa obligime që i kishit lënë pas dorë. Mos humbisni kohë, por shfrytëzojeni këtë moment për të arritur qëllimet tuaja.

Konkurrenca mund të jetë frikësuese sot, por ju keni një gjë që asnjë nga kundërshtarët tuaj nuk e ka, kreativitetin. Përdoreni atë në avantazhin tuaj dhe kurrë nuk do të zhgënjeheni.

Mos u tregoni shumë modest sot, por tregoni se për çfarë meritoni vlerësim. Në punë do të jeni i pakonkurrueshëm. Në dashuri, gjithçka do të shkojë në mënyrë perfektë, veçanërisht nëse tregoni durim.

Sot bota do të duket si një pasqyrë, sepse do të shihni pak nga të tjerët te çdo person me të cilin bashkëveproni. Ndjeshmëria juaj do të jetë maksimale, duke ju bërë më të hapur ndaj eksperiencave të reja.

HOROSKOPI E DIEL 10 SHKURT 2019

Dita e diel për këtë shenjë do të sjellë përjetime e situata të pakëndshme. Ju mund të bëni sjellje të pazakonta për t’i rënë në sy një personi që ju pëlqen. Gjysma e dytë e ditës ka të ngjarë të përbëhet nga udhëtime dhe takime jashtë shtëpisë tuaj.

Për të lindurit në këtë shenjë dita e sotme nuk rekomandohet për të bërë blerje të shtrenjta. Ju mund të ndihmoni një mik të ngushtë për të gjetur një zgjidhje për një problem të tij personal. Shëndeti juaj fizik mund të kërkojë gjithashtu një vëmendje të veçantë.

Nëse dëshironi mund ta ktheni këtë të diel në një ditë feste. Duhet vetëm dëshira e mirë, sepse do të rrethoheni nga pozitiviteti dhe dashuria nga miqtë e ngushtë dhe familja. Megjithatë, mund të ndodhë që në një moment të keni nevojë për privatësi.

Gaforret sot mund të gjejnë një hob të ri. E diela nuk ka gjasa t’ju shkaktojë ankth. Megjithatë, nuk rekomandohet të bëni blerje të panevojshme apo të filloni një projekt biznesi të ri. Ekziston rreziku që çdo transaksion financiar të çojë në ulje të të ardhurave tuaja.

Gjatë kësaj të diele mund të përballeni me disa mosmarrëveshje ose të pësoni një zhgënjim. Gjithashtu, do të dëshironi të surprizoni miqtë tuaj të ngushtë me dhurata të vogla. Ka gjasa të nisni një lidhje të re romantike.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur komunikoni me të afërmit tuaj, pasi mund të ofendohen. Gjithkush ka të drejtën e mendimit të tij personal. Në mbrëmje mund të merrni disa lajme të papritura. Për fat të keq, ky lajm mund të jetë zhgënjyes.

Peshoret mund të kalojnë një ditë të qetë, por një situatë e vogël e pakëndshme nuk përjashtohet.  Mos nxitoni të jeni kudo. Mos jepni premtime që nuk mund t’i mbani. Mos kërkoni shumë nga vetja ose mos kërkoni mangësi në sjelljen e partnerit tuaj dhe përpiquni të bëni më të mirën për të parandaluar skena xhelozie.

Të lindurit e kësaj shenje do ta kalojnë ditën duke i dhënë makinës. Familja do të ketë shumë nevojë për ndihmën tuaj. Megjithatë do të kaloni një mrënje krejtësisht ndryshe nga të tjerat, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe miqësia e ngrohtë.

Mundohuni që t’i kushtoni më shumë vëmendje familjes, mbi të gjitha në ditë pushimi. Gjithashtu, mos harroni të kujdeseni edhe për veten. Bëni shumë kujdes me ushqimin, pasi mund të ndiheni në vështirësi nëse e teproni.

Është dita e duhur për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët. Duke u aktivizuar në lojërat e tyre do t’ju ndikojë mjaft mirë edhe ju fizikisht. Në mbrëmje ka gjasa të takoni dikë me të cilin do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme për karrierën tuaj.

Ujorët do të zgjidhin një problemin, me të cilin kanë kohë që përballen. Mund të shlyeni një borxh që ka kohë që ju mundon. Sa i përket lidhjes suaj romantike, gjithçka do të shkojë si normalisht. Beqarët e kësaj shenje do të jenë ende në pritje të dashurisë.

Peshqit rekomandohen t’ia kalojnë këtë ditë relaksit. Shitja në ajër të pastër mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Gjithashtu do të argëtoheni nën praninë e miqve tuaj më të ngushtë. Ka mundësi që disa prej tyre të kenë nevojë për ndihmën ose këshillën tuaj.

HOROSKOPI E SHTUNË 9 SHKURT 2019

Do keni një mënyrë të veçantë komunikimi dhe do të dilni lehtësisht nga situatat delikate që mund të krijohen ndonjëherë. Periudha më e favorshme për projekte të mëdha është pjesa e dytë e ditës.

Kjo ditë do jetë e mbushur me risi. Ata që janë në një lidhje do kenë një fillim të mirë dhe plot surpriza. Në dashuri përgjithësisht do mbizotërojë ekuilibri.

Besojini partnerit për ato që do ju thotë dhe mos ngurroni të hapni rrugë herë pas here. Beqarët do kenë një ditë plot surpriza dhe takime interesante.

Gjendja financiare do jetë e mirë, por megjithatë duhet të tregoheni më të kursyer. Shëndeti nuk do jetë as i shkëlqyer, as i keq. Duhet të kujdeseni më tepër për veten.

Për financat do jetë një ditë e favorshme. Do të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara dhe gjendja do fillojë dalëngadalë të përmirësohet.

Në momentet e duhura do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Gjendja financiare do jetë goxha e ekuilibruar. Do i ndiqni të gjitha këshillat që ju kanë dhënë më të mëdhenjtë.

Në punë duhet të tregoheni më të duruar dhe duhet të bashkëpunoni me të tjerët, në mënyrë që të përfundoni me sukses një projekt të nisur shumë herët. Në dashuri parashikohen disa ndryshime.

Në planin financiar do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do të mateni mirë para se të shpenzoni. Nuk do ketë aspak vështirësi, nëse nuk e teproni.

Në planin financiar nuk do të keni probleme serioze, sepse do e dini mirë sa të shpenzoni dhe sa para të kurseni. Me shëndetin duhet të bëni kujdes.

Në punë do jetë një ditë e mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje të mëdha. Disa mund të ndryshojnë pozicionin, ndërsa ata që janë pa punë, mund të kenë shanse të mira.

Ata që janë në një lidhje mund ta fillojnë ditën jo shumë pozitivisht. Me financat duhet të tregoheni sa më vigjilentë dhe menaxhojini me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

Gjendja shëndetësore do jetë e ekuilibruar. Do ndiheni më mirë se më parë. Në punë do jeni më kompetentë dhe gati për të marrë vendime të rëndësishme.

HOROSKOPI E PREMTE 8 SHKURT 2019

A ju ka shkaktuar lodhje dëshira për sukses? Nuk është keq që të tregoheni agresiv në arritjen e synimeve tuaja, por duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se jo të gjithë janë në orarin tuaj dhe jo të gjithë kanë qëndrueshmërinë që ju keni.

Vullneti për të ndihmuar të tjerët do t’ju ndihmojë që të hiqni mendjen nga problemet tuaja. Kjo do t’ju japë një perspektivë shumë më të shëndetshme. Bari nuk është gjithmonë i gjelbër në anën tjetër të gardhit.

Sot mendja juaj është e hapur dhe jeni i gatshëm për të eksploruar ide të reja ose për të sfiduar mendimet tuaja të vjetra. Duhet të tregoheni më realist në lidhje me atë se sa kohë keni për të realizuar qëllimet tuaja.

Megjithëse kërkesat janë të mëdha për takime shoqërore, ju mungon dëshira për të qëndruar me të tjerët. Njerëzit që duan të kalojnë kohë me ju i respektojnë vendimet dhe kufijtë tuaj.

Ju jeni shumë i zgjuar për t’u mashtruar nga një person që di të flasë bukur. Por sot, mund të jeni shumë pranë këtij mashtrimi, kur disa lajle do t’ju bëjnë të ktheni kokën. Nëse dikush ju duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë, atëherë gjithçka shikojeni me dyshim.

Keni një parandjenjë të fortë për atë që mund të bëni në jetën tuaj. Pikëpamja juaj rreth botës është duke u zgjeruar, dhe për këtë duhet të falënderoni vetëm veten. Filloni të flisni me njerëz në pushtet dhe gjeni se çfarë duhet të bëni për të fituar zemrën e tyre.

Të harrosh të kaluarën mund të jetë shumë e vështirë, por sot një person me përvojë do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një hap gjigant përpara në të ardhmen tuaj. Modelet e kaluara në jetën tuaj nuk duhet të përsëriten.

Jeni duke hyrë në një fazë në të cilën ambicia juaj do t’ju nxisë për të realizuar dëshirat më të thella.  Vlerësojini njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni t’i njihni më mirë ata.

Mos bini pre e premtimeve të rreme sot. Pazaret nuk do t’ju ndihmojnë të shihni ndonjë gjë me realizëm në këto momente! Kërkoni disa kënaqësi të thjeshta – bëni një shëtitje, hani një vakt të gatuar në shtëpi, ose luani sportin tuaj të preferuar.

Idetë e reja nuk janë gjithmonë ide të mira. Mos e pranoni pa mend një teori të veçantë të re që një person po përpiqet t’jua imponojë. Sigurohuni që ideja të jetë e shëndoshë para se ta pranoni atë.

Asnjë zinxhir nuk mund t’ju pengojë për të realizuar qëllimet tuaja. Nuk duhet t’i kushtoni vëmendje fjalës ‘jo’ sot. Për sa kohë që ju i përmbaheni ligjit dhe kodeve ju jeni të lirë të bëni atë që dëshironi!

Disa miq në poste të larta, do të kërkojnë që t’ju përfshijnë në një projekt të veçantë. Është e rëndësishme për të ruajtur dhe nxitur lidhjet me njerëz të fuqishëm ose me ndikim tani.

HOROSKOPI E ENJTE 7 SHKURT 2019

Bashkëpunimi shkakton probleme me kohën, por me siguri do të krijojë një mjedis më të mirë për ju sot. Angazhohuni në diskutime me një mendje të hapur. Bëni kujdes që të mos përdoreni nga të tjerët.

Jeni ngritur në anën e djathtë këtë mëngjes! Është sikur të jesh qëlluar nga një top i mbushur me energji që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme, nëse nuk planifikoni me kujdes se ku do të shkoni.

Nëse ndiheni sikur nuk po lëvizni me ritmin e duhur, mos u shqetësoni. Energjia në këto momente nuk është në nivelin e duhur, por gjithçka do të normalizohet me kalimin e kohës.

Përdoreni gjuhën për të nxjerrë fjalë të ëmbla nga goja. Bisedoni me njerëzit në një mënyrë që do të kuptoni gjithçka që thuhet. Mos kini frikë të thoni të vërtetën. Zgjedhja është e juaja.

Vetëm për shkak se e dini se nuk mund të zgjidhni plotësisht problemet e dikujt tjetër nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni së paku ta ndihmoni atë. Të dëgjosh problemet e një miku sot është me rëndësi.

Dikush jashtë rrethit tuaj shoqëror po përdor disa mashtrime për t’i bërë njerëzit të përkulen përpara tij. Por, kjo taktikë nuk do të funksionojë dhe ju të dy e dini këtë. Është diçka pozitive që ky person e di se kush jeni ju.

Sentimentalizmi juaj është në një nivel shumë të lartë sot, kështu që do të shihni hijeshi dhe ëmbëlsi edhe atje ku nuk ekziston. Kjo mund të pengojë të shihni realitetin ashtu siç është.

Ju normalisht e dini saktësisht se çfarë doni në jetë, një cilësi që shumë njerëz e admirojnë. Por tani, mendja juaj është e hapur për mundësi të reja, që nuk i kishit menduar më parë.

Imagjinata juaj është gati për frymëzim. Pikëpamja juaj ndaj botës është e sofistikuar, por ju ende keni shumë më tepër për të mësuar se si njerëzit mund të perceptojnë dhe shprehin veten në mënyra të ndryshme.

Nuk ka asgjë të keqe, nëse tregoni krenari herë pas here për sukseset tuaja. Edhe të qënit modest duhet të ketë limite, sepse disa njerëz kanë tendencën për të mos ju dhënë vlerësimin që meritoni.

Në çdo proces vendimmarrës, ju duhet të zgjidhni. Mos kini frikë se duke zgjedhur një rrugë, denigroni të gjithë të tjerët. Sot bëni disa zgjedhje të rëndësishme dhe mos harroni se nuk ekziston një gjë e tillë si “e drejtë” ose “e gabuar” në këtë rast.

Tregoni më kujdes me shpenzimet e çmendura, të cilat mund t’ju lënë pa para në aspektin afatgjatë. Në dashuri tregoni më shumë guxim dhe vendimmarrje. Kjo gjë do të vlerësohet.

HOROSKOPI E MËRKURË 6 SHKURT 2019

Mundohuni të ulni agresionin dhe ambicien tuaj tani. Ju nuk mund të kuptoni, por mund të jeni në korsinë e emergjencës. Është koha që t’i kushtojmë vëmendje më të madhe shenjave rrugore, sepse ato janë atje për mbrojtjen tuaj.

Kjo ditë është e gjitha në lidhje me perspektivën, dhe me sa duket dita juaj është pak a shumë e ngushtë tani. Shumë prej asaj që shihni është ajo që doni të shihni, dhe është koha të zgjeroni horizontet tuaja.

Kjo ditë do të jetë shumë e qetë pa asnjë ngritje të dukshme. Por, ndërkohë që nuk do të ketë ndonjë emocion të madh sot. Si zakonisht, instinktet tuaja janë absolutisht të sakta. Sot është si qetësia para stuhisë.

Mos bini në kurthin e të menduarit se të qenit në shtëpi i vetëm është një arsye për të qenë i trishtuar. Obligimet sociale nuk janë gjithmonë diçka pozitive. Nuk duhet të pranoni një ftesë vetëm për hir të përfshirjes në turmë.

Mundohuni të mos lejoni që arroganca e dikujt t’ju bëjë një humor të thartë. Kohët e fundit, ka pasur një numër të pafavorshëm njerëzish negativë, të pompozuar rreth jush, por kjo është gati të ndryshojë së shpejti.

Çfarëdo që të bëni sot, përpiquni të përfshini pak romancë brenda. Flirtimi është i padëmshëm dhe i bën njerëzit të buzëqeshin. Mos u shqetësoni nëse njerëzit do t’ju marrin shumë seriozisht.

Nëse përpjekja juaj e fundit për të rivendosur kontaktet me dikë nga e kaluara juaj nuk ka krijuar rezultatet që po shpresonit, mos e humbni besimin. Ndryshe nga ju, ky person thjesht nuk është i gatshëm për ribashkim.

Për të dalë në krye, ju duhet të fokusoheni te vullneti tuaj dhe të shmangni çdo tundim që ju del përpara. Nëse bëni një pushim për t’u argëtuar, mund të humbisni një shans të rëndësishëm për të patur një avantazh.

Të tregohesh e kujdesshme me gjërat zakonisht është një ide e mirë, por bëni kujdes që të mos shpenzoni shumë kohë duke menduar vetëm për veten tuaj tani. Kreativiteti dhe origjinaliteti mund të shtypen nga analizat e tepërta.

Duket se mendoni shumë për imazhin tuaj. A është dëshira për t’i lënë mbresa të tjerëve shumë e theksuar te ju? Nëse vërtet doni të bëni një përshtypje të fortë tek dikush tani, duhet të jeni vetvetja.

Përpiquni të mendoni më shumë për situatën ekonomike. Një investim që keni bërë shumë kohë më parë duket se nuk do të sjellë rezultatet e duhura. Megjithatë me zgjuarsinë që keni do të kaloni çdo vështirësi.

Të gjithë miqtë tuaj janë të veçantë për ju, por sot duhet të përqendroheni tek miqtë tuaj në pozicione të larta. Ata kanë disa lajme, dhe ndoshta edhe një mundësi të re emocionuese për ju.