VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E ENJTE 23 MAJ 2019

By | May 23, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MËRKURË 18 SHTATOR 2019

Ju mund t’i shndërroni vizionet tuaja më ambicioze në realitet për sa kohë që jeni të vetëdijshëm sesa mund të zgjasë kjo. Përpjekja juaj për të nisur diçka të re kërkon më shumë angazhim, kështu që mos filloni një përpjekje të re nëse nuk jeni gati të jepni maksimumin.

Sot mund të përballeni me disa pengesa në sektorin profesional të cilat duhet të dini si t’i trajtoni me zgjuarsi. Sa i përket aspektit sentimental, duket se jeni në kërkim të shpirtit binjak, por do t’ju duhet të prisni pak më gjatë.

Dikush që është me të vërtetë i ndryshëm nga ju mund të shfaqet duke e tronditur botën tuaj në një mënyrë pozitive! Ata do t’ju tregojnë se ka mënyra të ndryshme për t’iu qasur problemeve me të cilat përballeni. Ky është një person pozitiv.

Aftësia juaj për të parë diçka të formuar plotësisht kur është ende në fazën e saj të hershme është jashtëzakonisht e fortë tani. Keni aftësinë t’i shihni gjërat para se ato të jenë konkrete. Kjo do t’ju ndihmojë të planifikoni diçka me sukses.

Nëse prisni që njerëzit të përkulen para dëshirave tuaja, atëherë edhe ju duhet ta bëni këtë herë pas here. Sot, mund të jetë radha juaj të tregoheni i adaptueshëm në një marrëdhënie të rëndësishme. Sa i përket kohës së lirë, planifikoni diçka që sjell frymëzim tek ju.

Konfliktet ose sfidat që po ndodhin në jetën tuaj tani mund të jenë duke e bërë të vështirë për ju të qëndroni të buzëqeshur gjatë gjithë ditës, por a janë me të vërtetë kaq keq? Jini me mendje të hapur për faktin se gjërat ndodhin për një arsye – dhe do të dini se cila është arsyeja shumë shpejt.

Mos prisni shumë nga njerëzit që ju kanë zhgënjyer kohët e fundit. Ata po punojnë për t’u përmirësuar, por ato ndryshime nuk mund të ndodhin brenda natës. Jini të durueshëm, qëndroni pranë tyre duke i mbështetur.

Mençuria juaj është e mprehtë dhe energjia juaj është pozitive. Njerëzit e dinë që kur merren me ju, ata kanë të bëjnë me një person me cilësi të lartë, të cilit mund t’i besohet. Mos e shfrytëzoni fuqinë që keni sot për gjëra që nuk kanë vlerë.

Jini të hapur ndaj ideve të reja dhe inovative. Kërkoni të fusni në jetën tuaj eksperienca të paprovuara, sepse shenja juaj ka nevojë për të renë. Favorizoheni për të realizuar ndonjë udhëtim.

Të bësh të njëjtë gjë për shumë kohë dhe të presësh rezultate që ju përmbushin do të ishte një marrëzi. Nëse po pyesni veten pse asgjë nuk po ecën siç do të donit në jetën tuaj, ndoshta kjo ndodh, sepse nuk keni bërë ndonjë gjë ndryshe prej shumë kohësh.

Mos kini frikë të kërkoni dhe të gjeni gabime në punën tuaj. Në fund të fundit, a nuk është më mirë të zbuloni diçka që e keni bërë gabim vetë, në vend që ta zbulojë një epror? Vendosni rregull ne aspektin sentimental.

Do të jeni të shpejtë për të kapur dhe kuptuar çështje shumë të ndërlikuara. Sot truri juaj punon me ritëm më të fortë! Kjo do të thotë që tani është koha e përsosur që ju të regjistroheni në një kurs, të filloni diçka sfiduese ose të mësoni diçka të re.

HOROSKOPI E MARTË 17 SHTATOR 2019

Aktualisht ndodheni në një pozicion më të mirë se sa keni qenë ndonjëherë në aspektin e ambicies tuaj. Mos u habitni! Kjo është një ditë ku ju do të merrni kënaqësinë tuaj më të madhe për të bërë diçka që askush tjetër me të vërtetë nuk ka menduar se mund të bëni.

Ju mund të mos u thoni miqve tuaj asgjë dhe ata do t’ju kuptojnë. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse ata janë miqtë tuaj, apo jo? Gjithçka që duhet të bëni është të gjeni kohën për t’i telefonuar ose gjetur një mënyrë për t’i takuar.

Sot ju duhet t’i jepni fund shqetësimeve për atë që do të ndodhë në aspektin profesional dhe të shijoni atë që ju jep momenti. Thjesht përqendrohuni në gjërat e përditshme. Bëni më të mirën çdo ditë dhe do të shpërbleheni.

Tregoni më shumë kujdes me shpenzimin e parave? Ndoshta shpenzimet tuaja mund të jenë jashtë kontrollit tani, dhe është koha për të rivlerësuar buxhetin tuaj dhe zakonet tuaja të shpenzimeve para se gjërat të dalin jashtë kontrollit tuaj.

Injoroni argumentet bazuar në gjëra negative si frika apo dyshimi. Edhe nëse është e vështirë, përpiquni t’i shikoni gjërat nga një pikëpamje pozitive. Të jeni i sigurt se duke menduar me optimizëm edhe ato gjëra që nuk po funksionojnë, sot do të nisin të korrigjohen për mirë.

Disa kritika konstruktive po vijnë sot dhe ju duhet t’i merrni seriozisht. Kur dikush merr kohën për t’ju dhënë një këshillë të dobishme, duhet të jeni mirënjohës. Dëgjoni me vëmendje ato që do t’ju thonë.

Nëse po kërkoni të nisni ndonjë gjë që lidhet me dashurinë, atëherë duhet të keni parasysh se dikush do të jetë në të njëjtën gjatësi vale intelektuale me ju, Eshtë një fazë shumë pozitive në aspektin sentimental.

Eshtë gjë e bukur kur ju dhe të gjithë anëtarët e familjes suaj bien dakord për diçka, por harmonia e plotë në shtëpi nuk është gjithmonë e mundur. Ky është një fakt dhe mos kini frikë se ka ndonjë mosfunksionim masiv. Sa i përket profesionit, gjërat nuk janë shume stabël.

Sot do t’ju ofrohen disa kënaqësi të thjeshta që do t’ju kujtojnë sesi jeta ndonjëherë mund të jetë mjaft e lezetshme! Shijoni të gjitha surprizat e vogla që ndihmojnë në krijimin e një dite të bukur.

Ndryshimi nuk ka pse të jetë dramatik. Nëse jeni duke kërkuar të përzieni gjërat në jetën tuaj dhe t’i bëni gjërat të funksionojnë ndryshe, nuk është e nevojshme të transformoni plotësisht gjithçka. Me shëndetin tregoni më shumë kujdes, veçanërisht me peshën.

Sa më tërheqës të ndjeheni, aq më tërheqës do të dukeni edhe përpara njerëzve të tjerë. Kështu që sot, nëse po përpiqeni t’i bëni përshtypje dikujt në punën tuaj, ose t’i provoni eprorëve se jeni dikush që mund t’i besohet, atëherë fillimisht besoni tek vetja juaj.

Ju duhet të mësoni se si të kujdeseni për buxhetin tuaj. Situata financiare asnjëherë nuk është në nivele optimale për këdo, megjithatë me zgjuarsi dhe kujdes mund t’ia dilni të kaloni çdo sfidë.

HOROSKOPI I JAVËS 16-22 SHTATOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjate gjithë kohës këtë jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do debatoni për asgjë. Perspektivat janë te mira edhe për beqaret. Qe nga mesi i javës edhe ata do fillojnë ta shijojnë dashurinë. Ne planin financiar do jene planetët ata qe do sjellin qëndrueshmërinë dhe kthjelltësinë. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e duhura. Shëndeti nuk do përbëje problem sepse do kujdeseni për te ne çdo çast. Punës do i jepni me shume prioritet se kurrë. Do jeni diplomate dhe te ndërgjegjshëm për çdo hap qe do hidhni. Edhe jeta familjare do jete e qete.

Demi21. prill – 21. maj

Kjo jave do jete e mbushur me te papritura për juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mire është qe te respektoni ne maksimum lirinë e tjetrit. Beqaret nuk do i kërkojnë me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhe një takim vendimtar. Ne planin financiar duhet te jeni me te kujdesshëm dhe duhet te shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Ne pune do filloni disa projekte te reja, shume te rëndësishme e me fitime, por qe do kërkojnë angazhim te madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohen. Jeta familjare nuk ka për te qene e keqe.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave do ndodhin ngjarje vërtet te rëndësishme për jetën tuaj ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Partneri do ju gjendet pranë gjithë kohës dhe do ju beje te ndieni aq mire saqë gjithë kohës do buzëqeshni. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë sepse jeta mund t’iu ndërlikohet tej mase. Nëse nuk do jene te sigurte për diçka me mire te mos hedhin hapa. Me financat do jeni te kujdesshëm ne maksimum dhe ne këtë sektor nuk do keni aspak probleme. Shëndeti? Për fat te keq gjendja nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Mos respektimi i rregullave te higjienës do sjelle pasoja. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe çdo gjë do ece si duhet. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift ka kohe qe nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme, por gjate kësaj jave situata do filloje te ndryshoje. Si ju dhe partneri do mendoni se si ta bëni tjetrin te lumtur. Për beqaret do jete një jave monotone dhe pa asgjë te veçante. Nuk kane për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha, megjithatë mire është te shpenzoni me kujdes. Shëndeti here do jete i mire dhe here me shqetësime te vogla. Për çdo gjë flisni me mjeket. Ne pune duhet durim dhe këmbëngulje për t’ia dale mbanë. Po i morët gjerat me përtesë nuk keni për te shkuar askund. Jeta familjare do vazhdoje te jete e mire.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe nuk do i harroni mosmarrëveshjet qe keni pasur para disa kohesh. Klima do jete me e ngrohte se një jave me pare. Beqaret do mundohen te bëjnë për vete shume persona qe me pas te përzgjedhin te duhurin. Mundësitë do jene te mira. Ne pune do jeni me te organizuar dhe do e dini mira sa te shpenzoni. As shëndeti nuk do jete i keq. Përkundrazi do jeni plot energji dhe dinamizëm për te ecur përpara. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me mire. Ne pune do jeni shume te bindur se mund ta arrini atë qe doni dhe do keni sukses. Jeta familjare do jete e mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Konfigurimi i yjeve nuk do e favorizoje aspak harmoninë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Here pas here do keni divergjenca dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me persona qe nuk kane asnjë lloj konsiderate për ta. Kjo do i lëndojë pamase. Edhe ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Një gabim i vogël mund te sjelle dëme te parikuperueshme dhe nga ana tjetër askush nuk do ju gjendet pranë për t’iu ndihmuar te ri-ngriheni. Sektori i shëndetit për fat te mire nuk do ketë probleme. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar për te ecur para, por pas te enjtes çdo gjë do normalizohet. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Kujdes mos e teproni me xhelozinë gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift sepse do keni probleme te shumta me partnerin. Nëse dyshoni për diçka flisni hapur me te. Beqaret do i japin me tepër prioritet jetës sentimentale dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin e duhur. Financat do jene goxha te dobëta dhe nuk do mund te kryeni dot asnjë lloj shpenzimi. Tregohuni te kujdesshëm. Shëndeti do ketë here pas here probleme. Mikrobet dhe viruset do e dobësojnë se tepërmi organizmin tuaj. Ne pune do jete dite e vështirë. Nëse nuk doni te vuani dhe te stresoheni mendoni ta lini punën dhe te kërkoni diçka me te mire. Familja do iu japë kënaqësi te mëdha.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do kërkoni me shume liri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Nëse ai nuk ua plotëson dëshirat mos u tregoni posesive dhe mos thoni gjera për te cilat do pendoheni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhje serioze. Ekuilibri financiar do jete goxha i dobët. Mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse problemet do jene serioze. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas mund te dalin probleme te vogla. Ne planin profesional do keni goxha probleme. Nëse dëgjoni këshillat e kolegeve situata mund te rendohet me tepër. Jeta familjare do jete si zakonisht.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave duhet ta mbroni jetën tuaj ne çift nga çdokush dhe nga çdo gjë. Te shumte do jene ata qe janë xheloze për atmosferën e ngrohte qe është krijuar mes jush dhe do kërkojnë t’iu prishin pune. Beqaret do duan vetëm te argëtohen pa fund dhe nuk do e kenë mendjen te nisin një lidhje serioze. Financat fatmirësisht do jene me te qëndrueshme se kohet e fundit. vazhdoni t’i menaxhoni si duhet ato qe kjo situate te vazhdoje gjate. Shëndeti do ketë probleme. Merrni masat qe me shqetësimin me te vogël, mos ia lini gjerat kohës. Situata profesionale do jete e paqëndrueshme dhe shpeshherë kaotike. Ne familje do merrni dhurata dhe kënaqësi pa fund nga familjaret.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Nëse jeni ne një lidhje nuk do arrini dot ta gjeni harmoninë ne çift gjate kësaj jave. Parteri do tregohet shume strikt për gjithçka dhe nuk do arrini dot t’i shprehni lirshëm ndjenjat. Beqaret nuk duhet te fillojnë një lidhje me këdo qe do iu dale përpara, por te tregohen te duruar deri ne ditët e fundit. Financat do jene goxha shqetësuese, megjithatë nuk duhet ta humbni për asnjë moment besimin. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do kenë përmirësime te vogla. Ne pune do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme te cilat di ua ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Jeta familjare do jete shume e qete.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Fale një klime shume te mire yjore, jeta ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël. Do flisni hapur për gjithçka me atë qe dashuroni dhe nuk do keni me asnjë brenge. Venusi nga ana tjetër do e beje me te bukur jetën e beqareve. Edhe pse nuk do arrini te krijoni një lidhje serioze, miqtë nuk do iu lënë te mërziteni për asnjë çast. Me financat duhet te merreni pak me shume. Shpenzoni me kujdes dhe merrni këshilla nga specialiste. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do vuani nga pagjumësia. Ne pune do bëni projekte afatgjata te cilat do iu sjellin shume përfitime financiare. Disa do bashkëpunojnë edhe me koleget. Me familjaret do e përmirësoni situatën.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një jave te bukur. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për takime, por duhet te bëjnë me pare disa seleksionime. Qe financat mos jene shume problematike duhet te shpenzoni me shume kujdes. Nuk është koha as për te shlyer borxhet. Shëndeti do jete delikat. Mund te vuani nga ndonjë infeksion ose mund te vijnë shqetësime për shkak te konsumimit te tepruar te ilaçeve. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Shefat do iu japin te drejtën për te filluar projektin e madh qe kishit menduar. Edhe jeta familjare do jete e mire.

HOROSKOPI E HËNË 16 SHTATOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje mund të mendojnë rreth së kaluarës. Do të kujtoni diçka që do t’ju ngjallë mjaft nostalgji. Megjithatë, rekomandohet të mos ktheheni pas dhe të përqëndroheni tek e ardhmja. Bëni gjithçka mundeni për atë arritur synimet tuaja.

Do të ndiheni të mbushur plot energji dhe pozivitet. Është dita e duhur për të ndihmuar personat rreth jush, te cilët do ti bëni të ndihen mjaft mirë. Dikush mund t’ju befasojë me një dhuratë ose me një deklaratë, të cilën nuk e prisnit aspak.

Mos u futni thellë në mendime, pasi brenda jush nuk do të krijohet gjendja që dëshironi. Rekomandohet të kryeni aktivitete të ndryshme, të cilat ju ndikojnë mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Bëni kujdes me shëndetin.

Ekziston mundësia të ndiheni çuditshëm gjatë kësaj të hëne, por mos u frikësoni. Gjërat do të shkojnë ashtu sikurse i kishit parashikuar, por do t’ju frikësojë ndjesia se mund të ndodhë diçka e keqe. Në mënyrë që të largoni mendime të tilla, dëgjoni muzikë ose dilni me miq të mirë.

Mund të ndodhin disa gjëra sot që do t’ju shmangin nga detyrat që duhet të bëni në të vërtetë. Por ato që po ndodhin kanë një qëllim dhe do të ishte mirë të tregoheshit të duruar. Sa i përket marrëdhënies në çift, gjithçka do të shkojë mbarë dhe do të ndiheni më të konsoliduar në ditët në vijim.

Do të jeni plot energji këtë të hënë dhe gjatë ditës do të përfundoni disa projekte të rëndësishme në punën tuaj. Pasdite do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar dhe për të qëndruar pranë atyre që dëshironi. Beqarët e kësaj shenje mund të mos marrin atë që kërkojnë sot.

Do të ndiheni të kënaqur me zhvillimet e kësaj dite në jetën tuaj profesionale. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin personal, teksa do të ndiheni në humor të mirë. Ka gjasa që dikush t’ju shprehë ndjenjat, diçka të cilën nuk e prisnit aspak.

Është e rëndësishme të ecni përpara dhe provoni eksperienca të reja, mbi të gjitha në aspektin profesional. Kushtojini më shumë kohë vetes. Dilni me miqtë dhe mos refuzoni ftesat për të marrë pjesë në evente të ndryshme.

Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen në siklet teksa dikush i vëzhgon vazhdimisht. Kjo do t’ju bëjë që disa opsione t’i vini në dyshim. Rekomandohet të mos ndryshoni veprimet tuaja dhe gjithçka ta bëni si më parë.

Ka gjasa që kjo e hënë mos të shkojë siç e kishit parashikuar. Mund të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të bisedoni. Jepini veten forca dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmën e familjarëve tuaj.

Do të përballeni me kundërshtime në shtëpi në lidhje me një vendim që keni marrë ose po mendoni akoma. Dëgjoni mendimin e tyre, por në fund vendosni vete. Mund të keni probleme financiare, por mos u shqetësoni. Gjithçka është kalimtare dhe shumë shpejt do të gjeni qetësinë.

Sot mund të ndiheni të tunduar drejt mundësive të reja. Kujdes, shqyrtoni mirë alternativat përpara se të vendosni. Dashuria është në ditën e saj më të mirë. Kujdesuni për partneren/partnerin, kjo gjë do t’ju bëjë të lumtur.

HOROSKOPI E DIEL 15 SHTATOR 2019

Të kesh një sens të shëndetshëm të ambicies është diçka e mirë, por kini kujdes që të mos lejoni që dëshira për sukses t’ju çojë në rrugë të gabuar. Do të vijë sot një mundësi, që fillimisht do t’ju bëjë të fërkoni duart.

Nëse jeni duke organizuar ndonjë plan për të udhëtuar, sot është një ditë e mirë për të finalizuar gjërat. Anëtarët e tjerë të familjes suaj mund të jenë papritur të pasigurt për disa detaje dhe mund të përpiqen t’ju pengojnë.

Negociatat aktuale në një marrëveshje biznesi nuk do të shkojnë siç dëshironi, por mos u shqetësoni. Dëgjoni me vëmendje dhe vetëm atëherë jepni përshtypjet tuaja të sinqerta. Askush nuk po përpiqet t’ju mashtrojë.

Edhe pse ka disa padrejtësi që po ndodhin në botën tuaj, luftëtari juaj i brendshëm nuk po del në sfond. A është koha për ta detyruar atë të dalë, për hir të nderit të dikujt? Ngrijeni zërin kur shihni diçka të gabuar.

Ju ka munguar entuziazmi në lidhje me suksesin e një të afërmit tuaj. Ndoshta ju nuk e besoni ose nuk arrini ta kuptoni nëse ai ka lëvizur në drejtimin e duhur. Sido që të jetë, ju duhet të kuptoni se si ta trajtoni atë sot.

Sot do të merrni një telefonatë kur dikush t’ju informojë për një mundësi që mund të vijë shumë shpejt. Ky lajm do të jetë muzikë në veshët e ambicies suaj të shëndetshme.

A po ndjeheni të dëshpëruar për diçka që ka ndodhur në të kaluarën? Ajo që është bërë, është bërë. Ju duhet të vazhdoni duke parë nga e ardhmja. Përpiquni t’i shtoni më shumë aktivitete ditës suaj.

Pritshmëritë tuaja janë të larta në aspektin financiar, por gjasat janë që edhe zhgënjimi të jetë i madh. Përpiquni më shumë për të realizuar planet tuaja duke kërkuar edhe ndihmë nga njerëzit te të cilët besoni.

Çdo gjë e vogël që bëni sot do të sjellë disa pasoja të mëdha në jetën tuaj, kështu që ju mund të dëshironi të shmangni blerjet. Mund të përfundoni duke ndikuar në llogarinë tuaj bankare në një mënyrë shumë më negative nga sa e prisni.

Ju keni shumë më shumë qëndrueshmëri nga sa keni menduar, kështu që kur të gjeni veten në një situatë ku kërkohet një cilësi e tillë, do të jeni në gjendje ta përballoni me lehtësi, madje duke shijuar çdo sfidë!

Ju e dini cila është mënyra më e mirë për të qëndruar jashtë një lufte? Shmangni njerëzit që nxisin gjithmonë dramën. Në fund të fundit, ata kanë tendencë që t’ju tërheqin drejt konflikteve. Në aspektin profesional, gjithçka duket e qëndrueshme.

Ndonjëherë njerëzit në nevojë bëhen edhe më nevojtarë, prandaj mos e harroni këtë, kur dikush prej tyre të vijë përsëri te ju për të kërkuar një favor. Ju mund t’i ndihmoni, por kush po ju ndihmon juve? Ka ardhur koha të tregoheni më egoistë.

HOROSKOPI E SHTUNË 14 SHTATOR 2019

Jini vetvetja në gjithçka që bëni. Kjo është një nga ato ditë kur me padurim prisni të bëni një udhëtim të gjatë. Do të kuptoni se keni shumë energji dhe besimi në vetvete është i paçmueshëm.

Sot mund të jeni në vëmendjen e dikujt. Mund të jeni në gjendje shpirtërore për intimitet dhe pasion. Nëse jeni në një marrëdhënie, planifikoni një mbrëmje të veçantë me të dashurin tuaj.

Ëndrrat, fantazitë dhe dëshirat sekrete mund të dalin sot në sipërfaqe, duke ju bërë që të nisni diçka aventureske. Përdoreni këtë për të mbajtur zjarrit të ndezur brenda jush. Përpiquni t’i bëni ëndrrat realitet.

Mund të jeni rreth disa njerëzve shumë emocionues dhe interesantë sot. Lejojani vetes të kërkoni mjedise ku mblidhen njerëzit krijues. Ditë e bukur për të ndjekur një shfaqje teatrore, ose një film në kinema.

Natyra juaj aktive dhe pozitive bëhen sot së bashku. Do të kuptoni se ekziston një ekuilibër mes këtyre dy aspekteve të jetës suaj dhe se jeni në gjendje të tërhiqni begatinë dhe dashurinë.

Ju mund të zhgënjeheni nga ata që kanë qëndrime pompoze dhe mendjemadhësi. Ndoshta mund të jeni xheloz që njerëzit e tjerë po marrin vëmendjen që ju mendoni se e meritoni.

Fryma juaj aventureske dëshiron të dalë në pah. Ndjeheni më të guximshëm se zakonisht. Nën rrethana normale, nuk mund të dëshironi të largoheni larg shtëpisë pa shoqërinë e një tjetri, por në një ditë si kjo, ju nevojitet vetëm vetja.

Mund të përjetoni pak tension dhe rezistencë me dikë gjatë pjesës së parë të ditës, por situata ka gjasa të stabilizohet pasi të afrohet mbrëmja. Do të kuptoni se njerëzit do të bëhen më fleksibël kur dita të mbarojë.

Shfrytëzojeni këtë ditë për t’u ndriçuar dhe mos u shqetësoni aq shumë për çështjet thellësisht intensive, emocionale të jetës. Kjo është koha për t’i lënë këto gjëra mënjanë dhe mos harroni se qëllimi ynë këtu në tokë është të jemi të lumtur.

Ju mund të qortoheni për gjëra të caktuara, për të cilat ju nuk jeni kujdesur siç duhet. Ndoshta ju keni harruar t’u kushtoni vëmendje disa detajeve që duhet të ndiqen. Mos u mbytni mbi atë që keni bërë gabim. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për të festuar.

Ju mund të ndjeni një konflikt të brendshëm, që ju vendos në siklet. Çfarëdo që vendosni të bëni, angazhohuni ta bëni sa më mirë dhe mos lejoni që zhgënjimi ose ndjenja e fajit t’ju prishin ditën.

Sot do të keni më shumë nevojë për vëmendjen e të tjerëve. Kini kujdes që të mos fiksoheni te ky aspekt. Çështja kryesore është të jeni vetë të lumtur, pavarësisht mendimit të të tjerëve.

HOROSKOPI E PREMTE 13 SHTATOR 2019

Edhe pse do të ndiheni paksa të paqartë, në fund të ditës do t’i keni arritur të gjitha qëllimet. Do të ndiheni të çliruar dhe nuk do të ndikojë aspak te ju fakti që dikush do të përpiqet të shpërfillë gjithçka keni bërë. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një marrëdhënie të mrekullueshme romantike, që do t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar.

Veprimet flasin më shumë se fjalët, ndaj tregohuni shumë të kujdesshëm, pasi mund të jeni në qendër të vëmendjes. Nëse përballeni me një situatë të vështirë, rekomandohet të tregoheni të duruar, teksa gjithçka mund të marrë drejtimin e duhur në vijim.

Mund t’ju tregojnë diçka mjaft të rëndësishme për të cilën jeni në dijeni. Shumë gjëra mund të konfirmohen sot dhe diçka mund të ndryshojë në jetën tuaj profesionale. Sa i përket aspektit personal, do të kaloni një pasdite të qetë me partnerin/partneren tuaj.

Nëse dëshironi t’i tregoni diçka dikujt, është momenti i duhur për ta bërë. Do të jetë e vështirë të tregoheni i qartë, teksa ju ndodh shpesh që të ndiheni konfuz. Ndërkohë, është edhe dita kur do të mësoni një lajm të rëndësishëm.

Dikush do t’ju bëjë disa pyetje, të cilat do t’ju vënë në vështirësi. Në fakt ai/ajo mund ta dijë përgjigjen, por thjesht dëshiron ta dëgjojë me fjalët tuaja. Pasdite mund të zhvilloni një bisedë me partnerin/partneren tuaj që do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.

Do të keni shumë për të thënë gjatë kësaj periudhe dhe bisedat me familjarët do t’ju bëjnë të ndiheni komod dhe të lehtësuar. Pasdite do të ndiheni të lodhur dhe mund të refuzoni ftesat e miqve apo partnerit/partneres suaj.

Mund të shqetësoheni për shkak të një situate të çuditshme, por dëgjoni miqtë e vjetër apo familjarët teksa ju thonë të vërtetën. Përqendrohuni tek ata që keni besim. Do të tundoheni për të biseduar me dikë që ju ka lënduar në të kaluarën, por një bisedë e tillë mund të mos ndikojë mirë tek ju.

Të lindurit e kësaj shenje mund të befasohen sot, teksa do të zbulojnë diçka rreth një mikut tuaj të vjetër. Rekomandohet të mos e konsumoni një temë të tillë me miq të ndryshëm. Sa i përket aspektit profesional, mund të vlerësoheni nga shefat ose mund të fitoni rritje rroge.

Të lindurit e kësaj shenje do të përforcojnë lidhjet e vjetra. Mund të ndiheni të dobët dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të ndiheni mirë është ruajtja e miqësisë së vjetër, e cila ka gjasa të bëhet gjithnjë e më e fortë. Mos hezitoni të merrni një vendim për të cilin keni kohë që mendoheni.

Mund të ndiheni të refuzuar dhe kjo nuk do t’ju ndikojë aspak mirë psikologjikisht. Megjithatë, përpiquni të dilni nga kjo gjendje, duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme. Pasdite rekomandohet të dilni shëtitje, ose të takoni ata që ju bëjnë të ndiheni vetvetja dhe ju mbështesin.

Do të ndiheni të lirë dhe do të thoni drejtpërsëdrejti atë çfarë mendoni para kolegëve tuaj. Kjo do të ndikojë mjaft mirë në reputacionin tuaj në punë. Në përgjithësi do të jetë një ditë e lodhshme, por rezultati do të jetë mjaft i mirë.

Nëse ju duhet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm sot, ndiqni intuitën. Ka gjasa t’i tregoni një mikut tuaj një sekret që e ruani prej kohësh. Sigurohuni që kjo bisedë të mos konsumohet me persona të tjerë.

HOROSKOPI E ENJTE 12 SHTATOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje zakonisht duan me çdo kusht të kenë të drejtë. Mesa duket, keni frikë të gaboni. Një sjellje e tillë mund të irritojë njerëzit rreth jush, por disa të tjerë mund të frymëzohen. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, pa ndonjë ndodhi të veçantë.

Mund të lëndoni pa dashur dikë pranë jush, pasi do të jeni të përqendruar në çështje të tjera, jashtë rrethit shoqëror. Interesi ndaj gjërave që ju merrnin më parë gjithë vëmendjen do të zbehet. Partneri/partnerja juaj mund t’ju befasojë me një surprizë mjaft të këndshme.

Do të tregoheni shumë kokëfortë ndaj disa çështjeve të caktuara, por disa persona do t’ju adhurojnë për një cilësi që do të nxirrni në pah. Mund t’ua fitoni lehtësisht zemrën të tjerëve. Është dita e duhur për t’i shprehur pëlqimin dikujt për të cilin keni kohë që mendoni.

Mos u shqetësoni për problemet me të cilat po përballeni, pasi gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Lëreni pas stresin dhe dilni me miqtë tuaj të ngushtë. Mendoni rreth së ardhmes dhe mos hezitoni ta diskutoni këtë me partnerin/partneren tuaj.

Edhe pse dukeni një karakter mjaft i fortë, sot mund të dalin në pah dobësitë tuaja. Ekziston mundësia të shqetësoheni, pasi dikush mund t’ju ketë thyer besimin. Megjithatë, mos u nxitoni, pasi do të ketë një shpjegim lidhur me këtë.

Do të befasoheni nga aftësitë tuaja për të përfunduar gjithçka në kohë sot. Nuk do të kërkoni ndihmë nga askush, përkundrazi do të dëshironi që çdo gjë ta përfundoni vetë. Sa i përket lidhjes suaj në çift, rekomandohet të bëni një pauzë.

Do të ndiheni paksa të mërzitur për shkak të asaj çfarë po ndodh rreth jush. Megjithatë, merrini gjërat me qetësi dhe mos u fusni thellë në mendime. Rekomandohet t’i kushtoni më shumë vëmendje shëndetit, duke kryer ushtrime fizike dhe duke iu përmbajtur një diete të shëndetshme ushqimore.

Ndiqni një plan gjatë ditës së sotme, përndryshe gjërat nuk do t’ju ecin ashtu sikurse dëshironi. Nuk do t’u kushtoni vëmendjen e duhur miqve sot, çfarë do të shkaktojë pakënaqësi tek ata. Ekziston mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj këtë të enjte.

Do të ndiheni mjaft energjikë dhe gjithçka që do të ndodhë rreth jush, do ta merrni me pozitivitet. Bëni kujdes me veprimet që ndërmerrni. Mos u nxitoni nëse ju kërkohet të vendosni rreth një çështjeje mjaft të rëndësishme sot.

Do të kaloni një ditë të mirë në punë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë në aspektin personal. Do të irritoheni rreth një lajmi që do të mësoni këtë të enjte, çfarë do t’ju fusë thellë në mendime. Përpiquni të dilni nga kjo gjendje dhe të përfshiheni në aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Do ta gjeni veten duke treguar histori të gjata, të cilat nuk kanë lidhje me atë çfarë po ndodh aktualisht. Kjo mund të jetë e përshtatshme për ju, por të tjerët mund të mos reagojnë mirë. Në mbrëmje ka gjasa t’ju vijë një ftesë nga dikush që keni kohë që nuk e takoni.

Nëse ndiheni vetëm sot, takoni një mikun tuaj të vjetër dhe kujtoni kohët e bukura që keni kaluar bashkë. Sa i përket anës profesionale, mund t’ju kërkohet realizimi i një detyre të vështirë. Gjatë pasdites mund të përfundoni disa detyra, me të cilat keni refuzuar të merreni gjatë kësaj jave.

HOROSKOPI E MËRKURË 11 SHTATOR 2019

Mund të dukeni indiferent në sipërfaqe, por në të vërtetë po prisni me padurim që dikush të vijë dhe të bisedojë me ju rreth një çështjeje të rëndësishme. Ky diskutim ka gjasa që të ndryshojë rrjedhën e disa ngjarjeve në jetën tuaj.

Sot ekziston mundësia që të dalë në pah kokëfortësia juaj, por tregohuni të kujdesshëm, pasi kjo nuk do t’i pëlqejë aspak personit përballë jush. Rekomandohet të gjeni mënyra të tjera për të zgjidhur çështje të caktuara në aspektin profesional. Bëni disa hapa pas për të parë edhe njëherë gjithçka me vëmendje.

Ekziston diçka që ka ndikuar dramatikisht në jetën tuaj sociale, megjithatë po e përballoni mjaft mirë. Do të ketë një përfundim të ngrohtë për gjithçka që po ndodh. Ka gjasa t’i jepni fund lidhjes suaj, që po ju mundon kohët e fundit.

Do t’i merrni gjërat personalisht sot dhe përpiquni që këtë të mos e vënë re njerëzit përreth. Është mirë të kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush dhe të shmangni konfliktet e mundshme. Disa persona mund të përfshihen lehtësisht në debat me ju sot.

Mund të ngrini zërin këtë të mërkurë dhe sjellja juaj do t’i befasojë të tjerët. Por më pas, gjithçka do të jetë e qetë. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Do të keni nevojë për mbështetje dhe këtë do ta gjeni te të lindurit e shenjës së dashit.

Do të ndiheni kuriozë dhe do të dëshironi të mësoni gjithçka. Diçka mund t’ju shqetësojë, ndaj do të keni më shumë nevojë të flisni me një familjarin tuaj. Ekziston mundësia që dy persona të përpiqen t’ju vënë në lojë. Mos humbni kohën duke qëndruar me ta.

Do të keni dëshirë për më shumë vëmendje. Nuk do të dëshironi konfrontime, por kjo nuk do të thotë të mos vetëmbroheni. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin një mesash mjaft të rëndësishëm sot, ndërsa ata që janë në një lidhje do të ndihen të plotësuar.

Nuk do të ndiheni në humor për takime të veçanta sot. Do të keni dëshirë të qëndroni në vetmi dhe të mendoni rreth çështjeve të ndryshme. Ndoshta muzika do të jetë ajo çfarë do t’ju relaksojë sot.

Do të ndiheni shumë të kënaqur gjatë kësaj të mërkure. Kjo vlen si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Nëse për ndonjë arsye të caktuar nuk mund të flisni me dikë, sigurohuni të gjeni një mënyrë tjetër për t’u shprehur.

Do të keni shumë punë për të bërë sot, saqë do të mendoni se jeni personi i vetëm që duhet të rregulloni gjithçka rreth jush. Kjo situatë do t’ju mbajë të ngarkuar gjithë ditën dhe mundësitë për t’u relaksuar do të jenë fare të pakta.

Do të flisni shumë pas një konflikti dhe do të tregoni se e dinit të drejtën që në fillim. Edhe pse do të ketë persona rreth jush që nuk do t’ju besojnë në atë çfarë thoni, fakti që do të shpreheni do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Partneri/partnerja do të jetë mbështetja juaj më e madhe.

Ju jeni po aq pasionant pas mendimeve tuaja sa edhe rreth çdo gjëje tjetër në jetën tuaj. Do të ndiheni të lirë për të vepruar ashtu sikurse dëshironi. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë një person mjaft të veçantë, i cili/e cila do t’ju bëjë të ndiheni shumë komodë.

HOROSKOPI E MARTË 10 SHTATOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen në vështirësi gjatë ditës së sotme, pasi do të jenë përballë në grupi njerëzish, me të cilët nuk do të dinë sesi të komunikojnë. Mund të përfshiheni në një çështje, të cilën nuk do të mund ta zgjidhni lehtësisht. Thjesht, lërini gjërat të rrjedhin vetë.

Mund të keni më shumë ankth se zakonisht sot. Megjithatë, mos u përpiqni që problemin ta gjeni te të tjerët për këtë gjendje, pasi gjithçka qëndron te ju. Rekomandohet të përfshiheni më shumë në aktivitete kreative, pasi do t’ju ndikojë mjaft mirë edhe psikologjikisht.

Mos qëndroni në heshtje, por veproni sa më shpejt, në mënyrë që të përfundoni çdo detyrë gjatë ditës së sotme. Sa i përket anës profesionale, në përgjithësi nuk do të hasni probleme. Ndërsa në lidhje me jetën personale, një bisedë me partnerin/partneren do t’ju shqetësojë shumë.

Është koha e duhur për të mbledhur forcat dhe për të përfunduar të gjitha projektet që ju kanë munduar. Gjithashtu, mund të diskutoni me miqtë dhe të merrni këshilla prej tyre. Miqtë e shenjës së Peshqve do të jenë hapur për t’ju ndihmuar në çdo moment.

Nuk është qëllimi juaj të shkaktoni drama, por nëse mundeni, tregohuni mjaft të vëmendshëm për të shmangur çdo situatë të pakëndshme. Partnerja/partneri do të kërkojë më shumë vëmendje nga ju dhe rekomandohet të tregoheni më të vendosur.

Mund të mos ndiheni shumë mirë sot, por mblidhni forcat dhe përfundoni detyrat më të rëndësishme. Gjithashtu, po afrohet momenti për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën tuaj. Në mbrëmje gjithçka do të shkojë ashtu sikurse dëshironi.

Çdo gjë që ju ka frikësuar më parë, ka nisur të zbehet. Mund ta gjeni veten në rolin e mësimdhënësit ose mentorit. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ndërsa disa të tjerë do të kritikojnë sjellën tuaj, ndaj bëni durim.

Do të dëshironi të bëheni pjesë e një projekti mjaft kreativ. Do të bëni gjithçka për të arritur atë çfarë dëshironi. Megjithatë, do të ndjeni mungesën e mbështetjes në momente të caktuara. Rekomandohet të diskutoni dhe të merrni këshillën e miqve të ngushtë.

Të qenit shumë aktiv gjatë ditës së sotme do t’ju ndihmojë shumë. Do të ishte mirë të përfshiheni nëpër aktivitete larg rutinës. Në mbrëmje do të argëtoheni me miqtë, të cilët do të vënë në dukje energjinë tuaj pozitive.

Është koha e duhur për të realizuar një udhëtim të shkurtër, i cili do t’ju relaksojë pa masë. Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u argëtuar dhe për të rifituar energjitë e humbura. Ka gjasa të jetë një prej udhëtimeve tuaja që do t’ju mbesë gjatë në mendje.

Ekziston mundësia të zhgënjeni disa persona rreth jush këtë të martë. Ka gjasa që në një moment të caktuar t’ju dalë situata jashtë kontrollit, çfarë mund të çojë në përplasje me një prej kolegëve tuaj. Megjithatë, mos u shqetësoni, pasi me kalimin e kohës gjërat mund të shkojnë në vendin e duhur.

Dikush do të ketë nevojë për ju. Mund të bëhet fjalë për një mikun/miken tuaj të vjetër. Mos u përpiqni të gjeni shkakun e çdo problemi me të cilin mund të përballeni, por përkundrazi, përqendrohuni në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

HOROSKOPI I JAVËS 9-15 SHTATOR 2019

Dashi21. mars – 20. prill

Nuk do dashuroheni dot ashtu si keni menduar ju te dashuruarit dhe marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Për te qene te qete me mire flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te largojnë turpin dhe komplekset nëse duan te fillojnë sa me pare një lidhje. Nga ana tjetër mire do bëjnë te mos besojnë verbërisht tek te gjithë ata qe do i propozojnë. Financat nuk do jene te këqija ditët e para, por duke bere çmenduri situata ka për t’iu dale shpejt jashtë kontrollit. Stresi dhe ankthi do krijoje probleme te mëdha me shëndetin. Praktikoni yoga dhe here pas here çlodhuni. As puna nuk do ece mire. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me familjaret duhet te jeni me te duruar.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta ne çift do jete mjaft e privilegjuar këtë jave. Do kujdeseni mjaft për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush ka për te qene e begate. Beqaret do jene shume me te kujdesshëm dhe me te ekuilibruar kur te bëjnë përzgjedhje. Ka mundësi qe një pjese te gjejnë personin ideal me te cilin do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat ka mundësi te përmirësohen goxha. Do i keni shume me te qarta hapat qe duhet te hidhni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Stresi dhe lodhja mund te sjellin edhe ndonjë shqetësim. Ne pune fati do ju buzëqeshë ne çdo moment dhe keni për te pasur arritje te padiskutueshme. Me familjaret marrëdhënia do jete e shkëlqyer.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave do jete ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift, por për fat te mire te gjitha pozitive. Bëhuni gati te përjetoni emocionet qe keni ëndërruar gjithmonë. Venusin do e keni pranë gjate gjithë kohës. Beqaret do vazhdojnë te jene ëndërrimtare, por ndryshe nga herët e tjera sot disa ëndrra do mund te realizohen. Hëna do ju nxite te kryeni shpenzime te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot ta kontrolloni veten. Situata do jete delikate. As shëndeti nuk do jete ashtu si e prisnit. Nuk do jeni ne formën e duhur dhe mund te keni shqetësime nga shpina, këmbët apo edhe nga koka. Ne pune perspektivat duken te mira. Do merrni vendime te rëndësishme dhe do hidhni hapa para ne karriere. Familja pa asnjë problem.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Ndryshime te mëdha do ketë këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni me kritike ndaj partnerit tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere. Beqaret do kenë një jete me aktive dhe do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mire do jete t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse ju kërkohen borxhe ose mos jepni ose merrni garanci me shkrim. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Edhe ata qe vuanin nga pagjumësia do jene me te qete. Ne pune klima do jete e qete dhe harmonike. Do filloni projekte serioze dhe fale ideve te mira do i realizoni te gjitha ne kohen e duhur. Ne familje do i zgjidhni disa mosmarrëveshje qe keni pasur dhe do jeni me te qete.

Luani23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik qe gjate kësaj jave te keni shume debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Secili prej jush do kërkojë te dale e veta dhe nuk do bëni tolerime. Ata qe janë ende vetëm ka mundësi te njihen me disa persona interesante gjate ndonjë mbledhjeje apo gjate ndonjë udhëtimi ne fundjave. Buxheti nuk do jete i keq, por disa persona te cilëve iu keni marre hua do kërkojnë me ngulm qe t’ua ktheni. Kjo ka për ta dobësuar gjendjen goxha. Shëndeti do jete me i mire pas te martës. Do jeni ne forme dhe do keni energjinë e duhur. Ne pune do jeni me te organizuar dhe se bashku me disa kolege te vjetër do arrini atje ku iu kane kërkuar shefat. Jeta familjare di ju sjelle vetëm gëzim.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Pritet qe dielli te linde ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i lini pas krahëve problemet qe keni pasur me partnerin dhe do mundoheni qe tani e tuje te krijoni një klime sa me te ngrohte. Te dy do bëni përpjekje dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do marrin një propozim fantastik ne momentin qe me pak do e presin. para se te japin përgjigjen duhet te reflektojnë pak ne mënyrë qe nesër te mos pendohen. Financat do kenë përmirësime dite pas dite dhe deri ne fundjave gjendja do normalizohet goxha. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, megjithatë disa kontrolle rutine do jete mire qe t’i bëni. Ne pune do jeni kurajoze dhe te vendosur prandaj do e arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Edhe me familjen gjerat do ecin mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Kjo jave nuk do jete me shume pasion për juve qe jeni ne një lidhje, por gjithsesi probleme te mëdha nuk do keni. Kënaquni me qetësinë qe do mbizotërojë. Beqaret do e kenë thelbësor mendimin e miqve dhe familjareve para se te bëjnë një zgjidhje. Ka mundësi qe nga mesi i javës te ndodhe diçka e bukur. Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe do e keni te lehte te kryeni edhe disa shpenzime me tepër. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare. Shëndeti do jete i mire për pjesën me te madhe. Ata qe vuajnë nga probleme kronike duhet te bëjnë një vizite sa me pare. Ne pune duhet t’i zgjidhni problemet me koleget pasi ato nuk do ju lënë te ecni para. Me familjaret do jeni diplomate.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do filloje një periudhe shume e bukur për juve qe jeni ne një lidhje. Planetët dhe Venusi ne veçanti do jene gjithë kohës ne favorin tuaj. Edhe për beqaret do ketë ndryshime mjaft pozitive te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë surprize te mrekullueshme e cila do ju lejoje te bëni edhe investime. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël dy ditët e para, por me pas gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Ne pune nuk do ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por për fat te mire gjerat do ju ecin sipas planeve qe keni bere. Mundohuni te jeni sa me te qete ne çdo moment. Jeta familjare do jete goxha e mire.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Fale mbështetjes qe do iu japin yjet gjate kësaj jave, jo vetëm qe do i sqaroni mosmarrëveshjet ne çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas personit te [are qe do iu pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Do Benit mire te mbroheshit nga vjedhjet e portofolave apo te shtëpisë te cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo te mire dhe pa shume fuqi, këtë jave do ndiheni me te qeta dhe plot energji. Çlodhuni sa te mundni dhe merruni me ndonjë sport. Ne pune do jeni me shume sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e beje me te bukur ambientin familjar.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Bëhuni gati për te kaluar një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione. Partneri do përgatisë surpriza te mëdha ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire qe te mundeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim i zakonshëm mund te shndërrohet papritur ne diçka te madhe. Ne planin financiar do jeni te lire te bëni edhe disa shpenzime me tepër pasi gjendja do jete vërtet e mire. Shëndeti do këtë edhe dite te mira edhe dite delikate. për çdo shqetësim mire është te këshilloheni me mjeket specialiste. Ne pune duhet t’i shprehni te gjitha ato qe mendoni edhe sikur te jeni ne rruge te gabuar. Jeta familjare ka për te qene gjithë kohës e mbushur me te papritura.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

HOROSKOPI E HËNË 9 SHTATOR 2019

Të pretendosh se gjithçka do të jetë në rregull, nuk është mënyra e duhur për të trajtuar një situatë problematike, përkundrazi gjeni një mënyrë për rregulluar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe kur mendoni pozitivisht dhe shpresoni për më të mirën.

Një nga bashkëpunëtorët ose bashkëmoshatarët tuaj do të krijojë një situatë shumë pozitive për ju sot dhe do të jetë një person që nuk e prisnit kurrë. Në sfond shfaqen miqësi të reja dhe tepër interesante.

Ju jeni gati për gjithçka sot dhe askush nuk mund t’ju mposhtë për momentin, kështu që është një moment shumë i mirë për t’u hedhur në qendër të veprimit dhe për të marrë atë që ju takon.

Përgatituni për shumë shpërqendrime gjithë ditës. Lajmi i mirë është se këto shpërqendrime nuk do të jenë domosdoshmërish të këqija. Në fakt, ato ndoshta do t’ju ndihmojnë të fokusoheni te disa probleme të kohëve të fundit në familjen tuaj.

Sjellja konfuze e dikujt që sapo keni njohur po bëhet zhgënjyese. Sot mund të jetë koha për të zbuluar një herë e përgjithmonë atë që po ndodh vërtet veçanërisht në dashuri. Në mënyrë që të ndiheni të sigurt për atë që po bëni, duhet të dini më shumë rreth asaj që po ndodh.

Vetëm sepse dëshironi diçka, nuk do të thotë që duhet ta keni atë. Kjo këshillë vlen edhe për ndonjë investim, i cili mund t’ju duket fitimprurës, por do të rezultojë zhgënjyes. Bëni një studim përpara se të hidhni lekët mbi një projekt.

Ka shumë energji të harxhuar në jetën tuaj dhe kjo duhet të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Pse po punoni kaq shumë kur në fund do të dorëzoheni? Përpiquni të zgjidhni një mosmarrëveshje në çift.

Sot do të kënaqeni duke dëgjuar disa thashetheme, të cilat nuk janë të rrezikshme. Sidoqoftë, mund t’ju humbasin kohën për të përfunduar punët tuaja. Në çështjet e dashurisë keni nevojë për më shumë nxitje.

Ju mund të mos i dini të gjitha përgjigjet, edhe pse të tjerët mendojnë të kundërtën. Përpiquni të përmbaheni dhe të mos jeni shumë dogmatikë në këshillat tuaja. Lajme të mira priten në aspektin profesional.

Vizioni juaj për të ardhmen është pak i errët tani, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të përfshiheni nga paniku. Në aspektin ekonomik gjërat nuk duken shume të qëndrueshme. Kujdes me shpenzimet!

Pavarësisht nëse e kuptoni ose jo, ju keni krijuar dhe ushqyer një mënyrë jetese shumë unike. Mund të jeni të kënaqur me mënyrën se si janë gjërat aktualisht, por duhet ta mbani veten të hapur për të provuar diçka të re.

Sot disa probleme mund të shfaqen në një nga bashkëpunimet tuaja dhe këto probleme nuk do të jenë të lehta për t’u zgjidhur menjëherë. Mos bëni lëvizje agresive për të ndryshuar situatën, por përpiquni t’i zgjidhni problemet nëpërmjet komunikimit.