VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E ENJTE 14 SHTATOR 2017

By | September 13, 2017

Komentet

HOROSKOPI E MËRKURË 23 MAJ 2018

Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj.

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

Do të keni frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv! Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe si edhe puna do të ecë: më në fund po filloni të fitoni.

Ana e mirë e Merkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijuese dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët: shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësire argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së ditës së sotme, duke pranuar ftesë e miqve që ju kërkojnë.

Do të jetë një ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Merkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata, që të bindur se mund t’ua mbushin mendjen, duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

Udhëtime dhe lëvizje të shumta e gjallërojnë ditën e juaj: mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të keni dëshirë.

Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen mundësi profesioni. Çifti Merkur-Neptun ju mbështet. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë e juaj krijuese.

Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çiftit Merkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku, në dashuri, është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.

Pavarësisht të gjithave, Hëna ju flet për të punuar. Për fat të mirë, çifti Mërkur-Neptun ju mbështet me një përzierje të mrekullueshme të arsyesh dhe intuitës. Një bisedë e këndshme, ku ndjenjat shprehen hapur, ndihmon në marrëdhëniet në çift.

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve të juaj.

Çifti Pluton-Uran që ju mbështet ju dhuron intuitë të jashtëzakonshëm. I perceptoni dëshirat e njerëzve dhe u dilni përpara me entuziazëm. Në negociata dhe komunikim vazhdoni të keni mbarësi: kontakti me publikun stimulon ide të reja.

HOROSKOPI E MARTË 22 MAJ 2018

Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot edhe kujdesi që do t’ju tregojë, do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo që hani, kujdesuni për dietën.

Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një aktivitet të bukur. Mes artit dhe natyrës është edhe më e lehtë të bashkëpunosh. Shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë grinden mes tyre. Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri ëndrrave të juaja. Zgjohuni, është ende ditë pune, dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë, duhet të prisni të përfundoni detyrat.

Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra kërkojnë ndërkaq sqarime, është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet tuaj. Pozicioni i Diellit, Merkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë, sepse po rriten me të vërtetë. Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar, talenti krijues ka nevojë për ushqim.

Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime, në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është romantike, që vjen nga zemra.

Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini, sepse shëndeti fillon që nga tryeza.

Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike.

HOROSKOPI JAVOR 21-27 MAJ 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Qetësi e plotë do jetë gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet ndonjë pasion i zjarrtë, por as debate te forta. Po u treguat te logjikshëm përherë gjendja do mbetet e mirë. Ju beqarët do doni të filloni menjëherë një lidhje pasionante, por yjet do ju bëjnë të kuptoni se duhet të prisni pak kohë. Shfrytëzojeni mundësinë këtë javë thjesht për të realizuar takime. Buxheti do jetë shumë më i kënaqshëm kështu që edhe ndonjë shpenzim më tepër nuk do ju hapë probleme. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi duhet bërë pak kujdes sepse imuniteti nuk do jetë shumë i fortë. Në punë do jeni më të privilegjuar dhe më ambicioze. Jeta familjare e mirë.

Demi21. prill – 21. maj

Ne jetën ne çift duhet te jeni edhe me tolerante dhe te kuptueshëm. Do jete një dite e mire, plot ndjenja dhe emocione. Përfitoni ! Ju beqare duhet te dilni e te argëtoheni. Atje ku do shkoni mund te takoni edhe dike interesant qe do ju bere për vete. Një këshillë: mos flisni direkt për gjera serioze. Do jeni te shqetësuar për financat. Disa prej jush duhet te bëjnë edhe blerje por nuk do kenë paratë e nevojshme. A ju kishim thënë qe te kursenit? Për sa i përket shëndetit duhet te konsumoni sa me shume produkte me vitamina dhe te merreni me sport. Nuk do keni probleme. Ne pune do keni sukses dhe do jeni aq te ngarkuar sa do e lini mbrapa familjen.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Venusi planeti i dashurisë do nxite emocionet e forta dhe ndjenjat. Do jete një jave shume e mire për çiftet. Nëse jeni ne kërkim te shpirtit tuaj binjak, do e gjeni atë atje ku nuk jua pret mendja. Gjithçka mund te ndodhe ne pak minuta. Situata juaj financiare do jete me e mire sesa e kishit menduar. Pas pune se madhe dhe stresit te kohëve te fundit këtë jave do bëni pak pushim dhe do çlodheni. Keni me te vërtetë shume nevoje. Shëndeti do jete i mire, por duhet te bëni kujdes me ushqimin. Ne pune do jeni te pandalshëm dhe do i kaloni pa problem te gjitha pengesat. Jeta familjare do jete e qete dhe harmonike. Planetët do ju mbrojnë këtë jave.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Çiftet do hyjnë ne një periudhe shume me entuziaste. Do ju duket sikur keni rilindur. Optimiste, te ngrohte dhe te sigurt ne vetvete ju do jeni shoqëruesi i duhur i partnerit dhe do e bëni atë te lumtur. Beqaret e te dyja sekseve duhet te caktojnë sa me shume takime. Mund te krijoni lidhje jo te qëndrueshme por qe do ju japin shume kënaqësi. Ne planin financiar nuk do keni asnjë vështirësi. Fati do jete ne anën tuaj. Rezistenca fizike nga ana tjetër nuk do jete shume e mire. Duhet te kujdeseni me shume për veten dhe shëndetin. Ne pune do shkëlqeni, por ky sukses mund te nxite konflikte me koleget. Tregohuni diplomate dhe modeste. Familja do jete mire.

Luani23. korrik – 22. gusht

Do jeni te lumtur me partnerin, por nuk do i shmangni dot edhe disa momente tensioni. Mos u shqetësoni këto do kalojnë shume shpejt. Beqaret nuk do kenë me frike nga martesa dhe angazhimet e tepruara. Çfarë prisni me? Kërkojeni këtë jave personin e duhur sepse është jave me fat për ju. Disa prej jush do kenë edhe fat ne planin financiar, por disa te tjerë nuk duhet te marrin shume rreziqe mbi kurriz sepse do te humbin shume. Shëndeti do jete i mire, vetëm se do jeni pak nervoze. Nuk do ju mundoje gjallëria dhe dëshira për te jetuar. Jeta profesionale do shkoje ne përgjithësi mire. Kujdes me ambicien e tepruar. Familja do ketë disa probleme.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta ne çift do rrethohet nga qetësia këtë jave. Nuk do këtë shume entuziazëm dhe pasion por ju do ndjeheni mire. Për beqaret është një periudhe shume e mire për një lidhje serioze. Mos humbisni asnjë mundësi për te dale dhe për te takuar njerëz te rinj, sepse midis tyre mund te fshihet dhe personi qe po kërkoni. Financat për ju nuk do jene shume te mira. Kujdes me shpenzimet! Shëndeti do jete i mire por duhet te flini pak me shume qe te çlodheni. Takimet me miqtë do ju bëjnë edhe me mire. Gjate kësaj jave do zgjeroni horizontet ne jetën profesionale. Do ju jepen shume mundësi për te arritur ato qe doni. Familja do jete me e bashkuar.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Për pjesën me te madhe te çifteve nuk do ketë probleme. Partneri do jua përmbushë dëshirat dhe kjo do ju lumturoje pa mase. Kujdes duhet te bëjnë ato çifte ku njeri nga partneret është shume gënjeshtar. Mund t’ju gënjejë edhe ju. Beqaret do jene sa joshës aq edhe te turpshëm dhe te rezervuar. Përgatituni për një dashuri me shikim te pare. Edhe pse gjendja juaj financiare do jete e mire nuk duhet te shpenzoni shume. Ekuilibri fizik do jete i mire dhe nuk do keni probleme me shëndetin. Merruni pak me shume me aktivitet fizik qe te ndjeheni edhe me mire. Ne pune do bëheni te pazëvendësueshëm dhe kjo do ju sjelle avantazhe. Familja shume mire.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Marrëdhënia ne çift mund te ketë stuhi nëse nuk dini te silleni dhe veproni sipas impulseve. Kujdes, do vije një dite dhe partnerit do lodhet. Beqaret do kenë shume mundësi për takime këtë jave. Ndërmjet atyre qe do takoni mund te jete dhe personi qe do ju beje për vete. Nuk do bëni shpenzime pa kufi këtë jave dhe buxheti juaj do filloje te përmirësohet. Rezistenca fizike nuk do jete e mire, por kjo do kaloje duke u çlodhur. Pjesa tjetër e shëndetit do jete e mire. Ne pune do keni disa konflikte me koleget por edhe me shefat. Mbrojini te drejtat tuaja me çdo kusht. Ne familje situata do jete e qete dhe pa probleme. Kjo do ju mbushe shpirtin me gëzim.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta ne çift do jete plot pasion dhe mjaft e nxehte. Do kaloni dite shume te lumtura me partnerin dhe nuk do donit te mbaronin kurrë. Edhe beqareve mund t’ju trokasë ne dere dashuria dhe pasioni. Do provoni ndjenja qe nuk i kishit provuar me pare. Gjithsesi duhet te qendrori realiste. Nëse do e menaxhoni mire buxhetin gjithçka do shkoje për bukuri. Ne rast te kundërt do ngeleni pa asgjë dhe do merrni edhe borxhe. Këtë jave duhet te shmangni çdo pune shume te rende sepse do lodheni shpejt dhe mund t’ju lere pasoja. Mundohuni te hiqni dhe stresin. Përfitoni nga mundësitë qe do ju jepen ne pune. Familja nuk do ketë probleme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Gjate kësaj jave do reflektoni shume për lidhjen tuaj ne çift. E ardhmja juaj varet nga sjellja me partnerin. Gjithsesi duket se do vijnë dite te mira. Edhe beqaret do kërkojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te sigurte. Kjo dëshirë e juaja do habisë miqtë tuaj. Do keni plot takime interesante. Sektori i financave do vazhdoje te mbrohet nga planetët. Përfitoni për te bere edhe me shume shpenzime. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla por nuk duhet te shqetësoheni. Mos konsumoni shume çokollate, pije me gaz dhe me shume sheqer sepse ju dëmtojnë. Do bëni hapa para ne karriere dhe kjo do ju rrite besimin ne vetvete. Familja do jete mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave planetët do te nxisin konflikte dhe debate për çiftet. Megjithatë kjo është thjesht një prove qe ju do i bëni balle me sukses. Nëse ende jeni vetëm këtë jave do keni shume fat. Mund te takoni edhe personin me te cilën do kaloni jetën. Edhe ne planin financiar do keni shume fat. Ka ardhur koha te kërkoni një rritje rroge. Shikojeni çdo gjë me optimizëm. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Do jeni vetëm pak te lodhur dhe nuk do bëni gjumë te mire. Mundohuni te çlodheni here pas here. Ne pune do jete një periudhe mjaft e mire. Jeni realiste dhe kjo ju shton me shume piket. Ne familje do merrni vendimet e duhura.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Marrëdhënia ne çift do behet edhe me e forte se me pare fale durimit dhe mirëkuptimit qe keni me njeri tjetrin. Ju gjithashtu jeni liberale dhe kjo ju bën te ndjeheni me rehat. Beqaret do jene sensuale dhe do kenë shume takime dashurore. Fati do jete ne anën tuaj. Nëse s’keni besuar te dashuria me shikim te pare këtë jave do ndryshoni mendim. Situata financiare do jete me e mire sepse dikush do ju ndihmoje. Mos u shqetësoni fare për shëndetin, nuk do keni probleme. Planetët mund te provokojnë vonesa dhe probleme ne pune. Do e humbisni durimin ne një çast por gjithçka do rregullohet shpejt. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

HOROSKOPI E HËNË 21 MAJ 2018

Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Hëna e ëmbël ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri. Do të shfaqni prova të mëdha të miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Me mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, dhe kur dikush ju këshillon dëgjojeni me kënaqësi.

Hëna lartë në qiell përballë shenjës së juaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie e pune po fillon që t’ju shtrëngojë: keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

Treshja e formuar nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri, që janë kundra, zbutet me kalimin e Hënës, dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin! Gjithashtu, të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.

Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik: Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Saturni-Jupiteri në një treshe të mrekullueshme ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin te shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve tuaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegët tuaj, ndërsa keni dalë shëtitje.

Të llastuar nga Plutoni dhe Urani, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë e dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm e të lumtur në çift dhe me fëmijët.

Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku mes brezave, është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar.

Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell, Saturn dhe Jupiter në shenjën tuaj, dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

HOROSKOPI E DIEL 20 MAJ 2018

Lërini butësinë që të rrjedhë lirisht. Do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar, ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Do t’ju duhet të pranoni disa kompromise. Solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.

Këtë ditë, humori i juaj është i lidhur me melankolinë, sepse planetët që nuk janë shumë në favorin e juaj. Do të keni apati dhe mungesë motivimi. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.

Në përgjithësi jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjërat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

Ditë me fat. Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Uranit jeni në një pozicion mbarësie. Do të ketë një shans edhe për ata që nuk pëlqejnë vetminë. Ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

Të kapur nga doza të vogla dembelizmi është një “luks i nevojshëm”, por nëse e teproni, mund të humbni të gjithë ditën dhe mund të pendoheni shumë të nesërmen. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë miku i vetëm dhe i vërtetë. Ndërkaq, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yjet e tjera.

Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndëraksionere mund të prishet. Ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe të përgatiteni për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektivave që keni. Ndërkohë, shmangni të menduarit e gjërave shumë të mëdha dhe matini mirë mjetet dhe burimet që ju keni në dispozicion.

Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë dhe e hareshme ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës që keni, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën e saj.

Më mirë t’i lëni gjërat ashtu siç janë, sot që planetët nuk janë shumë të favorshëm dhe ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi.

Do të jetë një ditë emocionuese dhe me shumë zhvillime. Yjet ju shtyjnë që të dilni, të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.

Sot do t’ju duhet të përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të keni dëshirë të kryeni shumë blerje sot. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha, tregohuni të zgjuar në zgjedhje.

HOROSKOPI E SHTUNË 19 MAJ 2018

Marsi ju dhuron energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Urani ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh: rezultatet nuk do të vonojnë.

Me Mërkurin që ju mbështet, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Mërkuri bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.

Nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara: para se të lëvizni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Mërkurit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.

Jupiteri ju cakton pak energji dhe burime, pak mundësi konkurrence, pak mirëkuptim shoqëror dhe vështirësi në përmbylljen e kontratave. Me Marsin armiqësor, mund të keni tensione në çështje familjare, që nuk do të jenë shumë të lehta për t’u zgjidhur.

Të shpërblyer nga Venusi, Marsi dhe Urani krijimtaria e juaj do të jetë më shumë se kurrë e spikatur, qofshit apo jo artist. Do të jeni të suksesshëm në punë. Saturni vazhdon veprimtarinë e vet që ndikon pozitivisht tek ju. Autoritetin dhe besueshmërinë do të keni në ngritje.

Për shkak të Neptunit jo të favorshëm ndaj jush, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Neptunit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

Nëse jeni beqarë, Jupiteri mund t’ju ndihmojë të zgjeroni njohjet dhe të lindin histori të reja. Nëse keni një partner, çlironi pasionin. Me Uranin kundra, duhet të bëni kujdes në çështje dhe negociata që kanë të bëjnë me punën.

Neptuni për ju luan një rol gjithmonë thelbësor dhe ju dhuron intuitën dhe aftësinë për t’u marrë vesh me të gjithë, edhe me heshtje. Mos merrni përsipër shumë angazhime që e dini se nuk keni mundësi t’i menaxhoni. Mësoni të thoni jo.

Me pozicionimin e Saturnit nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por ç’rëndësi ka? Jeni në çift. Saturni do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

Pozicioni negativ i Uranit mund t’ju shtyjë të merrni vendime të papritura dhe të bëni ndryshime të rastit. Pa u shqetësuar, jepini zgjidhje të prerë situatave të ndryshme. Nisur nga pozicioni i Marsit, bëni kujdes ndaj ndonjë shqetësimi të shkaktuar nga vrulli i tepërt.

Jupiteri ju sjell fatin në anën e juaj, dhe mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

Nën ndikimin e Hënës që zihet me Saturnin, do të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje.

HOROSKOPI E PREMTE 18 MAJ 2018

Të shpërblyer nga Venusi në shenjën tuaj që përqafon Hënën, do të përballeni me vendosmëri dhe optimizëm pengesa të mundshme. Nëse keni dyshime në lidhje me një çështje, është e kotë të shqetësoheni, duhet të vazhdoni më tej.

Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë, sepse rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.

Me Venusin, Marsin dhe Uranin që ju favorizojnë do të rinovoni disa aspekte në fushën e dashurisë, për të vendosur më shumë mirëkuptim me parterin. Me Hënën mike do të dini të ëndërroni, por mbajini sytë hapur kur vjen puna për bazën materiale!

Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Jepini pra! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme, që kanë të bëjnë me punën.

Për meritë të Saturnit dhe Uranit, në punë mund të ndërmerrni një nismë pak të sforcuar, për të shënuar rezultate të mira. Me një qiell pozitiv si i juaji, ndiheni plot me energji. Mbylleni atë që ju ka mbetur pezull.

Neptuni jo i favorshëm ju bën të jeni më të ndjeshëm. Bëni kujdes, sepse jeni më të prekshëm ndaj negativitetit të personave që ju rrethojnë. Në dashuri kijini idetë e qarta dhe dilni drejt në temë, duke shmangur dyshime dhe ngurrime të kota.

Me Saturnin që ju mbështet do të vini në pah nevojën për t’u përmbushur profesionalisht, në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Uranin e keni kundra sot. Një pengesë mund t’ju shfaqet para rrugës suaj, por keni mundësi ta kaloni.

Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin juaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Hëna është dinake dhe sot do të keni si situata pozitive, ashtu edhe tensione.

Për shkak të Uranit dhe Plutonit armiqësor, shmangni të ngrënit dhe të pirët jashtë mase si edhe lodhjen e tepërt. Duhet të llogaritni mirë forcat. Me Marsin kundra parashikohen disa shqetësime. Do të jeni nën trysni nga angazhime të shumta.

Sot duhet të bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni, është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

Me Hënën që i buzëqesh Venusit, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë tuaj. Mësoni t’i besoni intuitës suaj.

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

HOROSKOPI E ENJTE 17 MAJ 2018

Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri që bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja: mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Sot jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe do të keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe me Uranin që ju favorizon, do të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Jupiteri, që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur se më parë.

Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin, do t’ju nxisë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë tuaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Mos e lini t’ju ikë një mundësi të bukur takimi për shkak të bindjes se nuk i përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm. Provojeni që të besoni. Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Dhe në fund do t’ia dilni.

Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!

Ditën e sotme do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur!

Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli! Është qershia mbi tortë për ata që duhen te përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë për dore dhe do t’ju çojë në vende të shpirtit që nuk i keni njohur më parë. Kjo është mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.

HOROSKOPI E MËRKURË 16 MAJ 2018

Bashkëveprimi i Hënës me Venusin do të bëjë që sot të kaloni një ditë të shumë bukur dhe të frytshme.  Gjithçka do t’ju duket e thjeshtë. Do të keni harmoni edhe në fushën e dashurisë. Është dita ideale për të kaluar kohën me miqtë ose me familjen. Përfitoni!

Për shkak të ndikimit jo të favorshëm të Uranit nuk duhet të humbni nëpër hollësi, por duhet të përqendrohuni në esencën e gjërave. Organizohuni, sepse vazhdon lëvizja favorizuese e Jupiterit, e cila premton ndryshime pozitive dhe krijuese në jetë.

Ditën e sotme, pasiguria dhe xhelozia në çift mund të shfaqen në formën e grindjeve. Me Venusin që ju mbështet, nëse punoni në fushën e artit ose spektakleve, parashikohen rezultate që ju përmbushin shpirtërisht dhe ju kënaqin nga ana materiale.

Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes, sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

Për meritë të Hënës dhe Jupiterit, sot do t’ia dini të përgatiteni në mënyrë efikase për të ndjekur objektivat me vendosmëri. Bisedoni me partnerin, mund të keni mbetur disi të ndarë nga njëri-tjetri nga zgjedhjet e fundit. Jini të kuptueshëm.

Nuk është e habitshme që të jeni disi nervozë. Me Hënën që ju shqetëson, ju duket se çdo gjë shkon keq. Në fakt, gjërat po shkojnë shumë mirë. Rrini me njerëz me të cilët kuptoheni dhe shmangni ata që paragjykojnë këdo dhe gjithçka.

Me Plutonin aleat dhe Saturnin bashkëpunues, dhuntitë tuaja intelektuale do të shkëlqejnë për t’ju çuar përpara. Shmangni një mik të pavendosur. Me ndihmën e Saturnit, do të dini që ditë pas dite të ndërtoni atë që keni për zemër.

Do të keni një dëshirë të fortë për të dalë nga rutina e përditshme. Nëse bëni disa ndryshime, do të jetë gjithçka më e pëlqyeshme. Nëse mundni, largoni ata që ju duken shumë sipërfaqësorë dhe që ju i gjykoni jo shumë të besueshëm.

Nëse vazhdoni të jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar edhe personat që ju rrethojnë.

Saturni ju jep shumë energji. Kjo është një ditë ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.

Me Mërkurin, Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë, do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe të aftë për të pasur projekte largpamëse. Shijojeni këtë ditë të bukur dhe ndryshoni rutinën, duke përfituar kështu edhe gjatë javës.

Të acaruar nga Neptuni në qiellin tuaj që grindet me Hënën, këtë ditë do të shfaqnin anën më kryengritëse të karakterit të juaj. Nëse do të mendoni me qetësi, do ta kuptoni se askush nuk po e kërcënon realitetin tuaj të dashurisë.

HOROSKOPI E MARTË 15 MAJ 2018

Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur! Emocione të forta do të bëjnë që t’i përjetoni momentet me shumë pasion.

Me mbështetjen e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, që keni kohë me të cilën merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë tuaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.

Do të përballeni me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë, me një buzëqeshje. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitiv do t’ia dilni të jepni më të mirët. Në rrethin shoqëror, do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave të juaja.

Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë tek kontaktet e reja. Dhe hidhni të zezën mbi të bardhë.

Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja juaj ekonomike është në rritje edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.

Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë të provokuar nga Hëna që është kundra jush. Dhe kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.

Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës së juaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.

Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbajeni në kontroll gjaknxehtësinë tuaj, edhe pse një familjar do të çojë në kufi durimin tuaj. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por, gjithashtu, do të tregoni se jeni edhe shumë xheloz.

Hëna në qiellin e juaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë përballë madje edhe keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

Neptuni kundër jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.

Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.

Urani do të ndikojë tek ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim.

HOROSKOPI JAVOR 14-20 MAJ 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Për çiftet, tensioni do filloje te bjere këtë jave. Do jeni me te logjikshëm dhe do filloni t’i pranoni gabimet qe ju vete keni bere. Kjo do ju afroje me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do duan me çdo kusht te jene ne qendër te vëmendjes dhe mund te bëjnë edhe gjera te gabuara për këtë arsye. Kjo sjelle do sjelle pasoja negative edhe për te ardhmen. Sektori i financave do jete përgjithësisht i qete. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Shëndeti do jete i mire. Do merreni edhe me tepër me gjendjen fizike dhe nuk do harroni te praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Ne pune duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni te arrini sa me shpejt majat. Ne familje mos u tregoni te paduruar.

Demi21. prill – 21. maj

Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Për te qene me te lumtur pranë atij qe dashuroni duhet te tregoheni here te rezervuar dhe here te dialogoni me qetësi. Ndonjëherë këto mund te jene te vështira, por me pak përpjekje mund te arrihen. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do përdorni një strategji shume te mire dhe te ardhurat kane për te pasur përmirësime te ndjeshme. Shëndeti mund te jete disi delikat ditët e para, por shume shpejt do e rimerrni veten dhe do ndiheni për mrekulli. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini te gjitha synimet qe i kishit vene vetes. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje, por pa pasoja.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Ndikimi i yjeve do jete shume kompleks gjate kësaj jave. Nga njëra ane Saturni do nxite probleme dhe nga ana tjetër Urani do mundohet te sjelle harmoni. Do keni dite kur do ndiheni te vetmuar, kur do mungoje komunikimi ne çift dhe do mendoni për ndarje, por menjëherë me pas do rilinde dielli dhe do rikthehet buzëqeshja. Beqaret do jene gjerat te tjera prioritet dhe do e lënë pas dore jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk do ketë aspak probleme kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër. As për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni pasi gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme. Ne pune duhet ta dyfishoni vigjilencës. Jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Familja e qete.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave ka rrezik te mendoni me shume për punën sesa për jetën tuaj sentimentale. Kujdes pasi po e late par dore atë, dikush tjetër do përfitojë dhe do e tërheqë pas vetes. Për beqaret ka mundësi te filloje një periudhe pasionante dhe plot te mira. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Urani do sjelle prosperitet ne planin financiar. Duhet te përfitoni nga ky rast për te mbledhur para edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer mbase edhe për shkak se do ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Edhe ata qe kane pasur se fundmi shqetësime do ndihen me energjike. Ne pune do jeni te përgjegjshëm, te matur, guximtare dhe te pandalshëm. Me familjaret gjithashtu do keni marrëdhënie te mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mire gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e ekuilibruar.

HOROSKOPI E HËNË 14 MAJ 2018

Nëse në punë doni të jeni i qetë, përmbajuni në mënyrë të përpiktë rregullave dhe shmangni kundërshtimin e vazhdueshëm të veprimeve të eprorëve. Jeni të papërmbajtshëm edhe për gjërat me të vogla. Organizohuni mirë, pushoni më shumë, zbavituni me miqtë.

Me Hënën armiqësore mund të keni mosmarrëveshje me një familjar, që ndërhyn në punët tuaja. Nuk keni fare dëshirë t’i thoni sesi doni të silleni. Do të keni pika të përbashkëta me dikë që ka ditur t’ju tërheqë vëmendjen, por nuk do të jetë e lehtë të pajtoheni.

Në ambientin që frekuentoni ka persona me të cilët keni të përbashkëta, por duke qenë se jeni i zënë me çështje të përditshmërisë, nuk e kuptoni. Mos ëndërroni udhëtime dhe ndryshime në vende utopike, nuk është koha të merrni nisma të reja.

Pozicioni i Hënës do të bëjë që situata të acarohet. Luftojini mendimet e këqija me një shëtitje në park apo duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Mund të bëni njohje të reja, të këndshme. Do të përjetoni emocione të bukura.

Keni dëshirë të vendosni mirëkuptim edhe më të thellë me personin e zemrës, që do t’ju kuptojë menjëherë dhe do t’ju dëgjojë. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë. Do të zmadhoni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

Me mbështetjen e Hënës që ju favorizon do ta peshoni mirë një zgjedhje që do të bëni dhe do t’ia nisni punës. Do t’i tejkaloni situatat e zënkave dhe do të jeni bujarë. E keni kuptuar se për të zgjidhur disa çështje nuk duhet thjesht të mendoni, por edhe të veproni.

Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.

Me Saturnin dhe Uranin bashkëpunëtorë, mund të angazhoheni për të mbushur disa mungesa njohurish dhe të arrini të përgatitur për një sfidë shumë të pritur profesionale. Me Venusin mik, është e mundur që një krizë në çift të zgjidhet.

Hëna në qiellin tuaj ju provon me emocione të ndryshme. Nga një anë do të jeni ëndërrimtar dhe të shkëputur, nga ana tjetër pasionant dhe të angazhuar. Me partnerin mund të keni vështirësi të mirëkuptoheni rreth çështjeve që kanë mbetur në vend.

Me Jupiterin që i bashkohet shenjës suaj, mungesa e vullnetit për të kontrolluar sjelljet kapriçoze mund të shkaktojë ndërlikime, prandaj veproni me mend. Jupiteri mund të bëjë që të keni disa vonesa administrative të bezdisshme. Kini durim dhe mos u dorëzoni!

Me ndikimin Hënës që bashkëvepron me Venusin, pritet të kaloni një ndjenjë vështirësie që nuk mund ta shpërfillni lehtë. Bëni kujdes me çfarë thoni dhe me sjelljen e papërshtatshme që mund të keni, sepse mund t’ju shkaktojë probleme.

Me bashkëveprimin e Neptunit në shenjën e juaj, priten gjëra të mira në fushën e dashurisë. Përgatituni të përfitoni. Do të keni në maksimum aftësinë tërheqëse dhe të joshjes. Jeni duke shkuar drejt një të ardhmeje të shndritshme në dashuri.