VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E DIEL 24 QERSHOR 2018

By | June 24, 2018

Komentet

HOROSKOPI JAVOR 16-22 KORRIK 2018

Dashi21. mars – 20. prill

Ndikimi i Venusit tek jeta juaj ne çift premton një jave te favorizuar për ju te dashuruarit. Sigurisht qe nuk do mungoje edhe ndonjë debat i vogël, por qe do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Fundjava ka për te qene edhe me e begate. Beqaret nuk do rreshtin se joshuri derisa personi qe pëlqejnë te doje vete te krijoje një lidhje. Sektori i financave do jete me i favorizuar gjate kësaj jave kështu qe mund te hiqni disa para për ndonjë udhëtim. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla si për shembull nga tendinat ose muskujt. Sektori profesional do jete i shkëlqyer. Do jeni ju liderët e gjithckaje dhe do i çoni edhe koleget ne maje. Klima ne familje do mbetet e ngrohte.

Demi21. prill – 21. maj

Yjet do ua përmirësojnë marrëdhënien ne çift gjate kësaj jave. Si ju ashtu edhe partneri do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni te jeni sa me tolerante. Për beqaret do ndodhin mrekulli dhe jeta e tyre do ndryshoje si me magji. Ditët më me fat do jene e mërkura dhe e premtja. Për menaxhimin e financave do merrni mendimin e miqve te ngushte dhe situata do ndryshoje për pak dite. Mësoni prej tyre ne mënyrë qe nesër te mos kërkoni serish ndihme. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Pavarësisht ndonjë shqetësimi te vogël, do ndiheni te qete shumicën e kohës. Ne pune do jete Marsi qe do ju mbështesë fort e madje do ju nxite te provoni gjera te reja. Jeta familjare do jete pak delikate.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave do ndieni një nevoje te pashtershme lirie dhe mundet edhe te debatoni me partnerin nëse ai nuk do ju lejoje te bëni atë qe do doni. Rregullat dhe kufizimet nuk do i duroni dot. Beqaret do jene entuziaste dhe te gatshëm për te filluar edhe aventura kalimtare vetëm për te mos e ndier me vetminë. Mundësitë do jene te përditshme. Financat do jene mjaft inkurajuese dhe te mjaftueshme për te shlyer detyrimet e për te plotësuar qejfet. Shëndeti nuk do jete problematik, por praktimi i ndonjë sporti do ju beje edhe me mire. Në punë duhet të tregoheni te besueshëm dhe besnike qe te fitoni me shume pike ne sytë e shefave. Mungesa e tyre dhe sidomos e korrektësisë do ju sjelle probleme te mëdha. Jeta familjare do jete goxha e ngrohte.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kjo do jete një jave e begate dhe e mbushur me dashuri për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Beqareve do ju plotësohen ëndrrat me te bukura dhe e gjithë jeta do ju marre një tjetër rrjedhe. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Ne planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni me te qete. Edhe shëndeti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Ne pune do jeni te kujdesshëm, diplomate dhe gati për te provuar edhe sfida te reja. Me te privilegjuarit do jene ata qe punojnë ne aktivitete private. Me familjaret lidhja do behet me e ngushte.

Luani23. korrik – 22. gusht

Ndiqni këshillën e Saturnit këtë jave dhe tregohuni sa me tolerante me partnerin. Keni për ta pare se sa mire do ju ecin gjerat. Ziliqaret mbajini larg dhe mendoni vetëm për te mirën e marrëdhënies tuaj. Ju beqaret nuk do jeni ende gati për ta ndryshuar statusin dhe do shmangni çdo person qe do filloje t’iu joshe. Ky do jetë një gabim, por gjithsesi mbetet zgjedhja juaj. Ne planin financiar do keni here pas here disa tronditje dhe nuk do ndiheni te qete për te shpenzuar për gjerat me te domosdoshme. Rezistenca juaj fizike do bjere dhe ne disa dite mund te mos doni te çoheni nga shtrati. Ne pune do filloni një projekt mjaft te guximshëm i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Gjatë kësaj jave do mbizotërojë qetësia ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shume ta hapur me njeri-tjetrin dhe për çdo gjë do merreni vesh pa hyre neper debate. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nga mesi i javës kështu qe duhet te dalin me shume dhe te njihen me persona te rinj. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni kurrsesi sepse situata mund te përkeqësohet menjëherë dhe do ju nevojitet patjetër mbështetja e te afërmve. Për shëndetin nuk do keni aspak ankesa. Do ndiheni plot energji dhe dinamizëm. Ne pune do jeni shume vigjilente dhe kjo do shmange çdo te papritur. Nga ana tjetër do jeni edhe këmbëngulës dhe jo shume besues tek koleget. Jeta familjare do jete e mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Fale ndihmës se madhe te Venusit çdo problem qe keni pasur me partnerin tuaj do zgjidhet këtë jave dhe me ne fund buzëqeshja do rikthehet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet ende te prisni. Ne planin financiar fillimi javës nuk do jete aspak i keq, por qe nga e mërkura problemet do jene te vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë qe do keni ne duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat te mire shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Ne pune do jeni gati te bëni çdo lloj gjeje vetëm për t’ia dale mbanë. familjaret do i keni gjithmonë pike mbështetëse.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Fati do ju buzëqeshë këtë jave ju te dashuruarve dhe duhet ta shfrytëzoni pafundësisht çdo moment. Do ndani çdo ide e mendim me partnerin tuaj dhe do bëni çdo gjë qe emocionet te mos kenë te ndalur. Ju beqaret do jeni këmbëngulës dhe intuitive. Do e dini gjithmonë çfarë te bëni për t’u ndier te plotësuar. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mire është te shmangni investimet e tepruara qe do ju sjellin tronditje te forta me vone. Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht e mire sidomos nëse praktikoni ndonjë aktivitet fizik. As me pagjumësinë nuk do keni me probleme. Ne pune do jeni euforike dhe do i realizoni te gjitha objektivat me se miri. Jeta familjare do jete e animuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do ndiheni mjaft mire këtë jave ne praninë e atij qe keni ne krah dhe do ndiheni me gati se kurrë për te hedhur hapa me tej. Beqaret nuk duhet te jene impulsive sepse gabimet e sotme mund te kenë pasoja te renda nesër. Tregohuni me largpamës. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur kjo edhe fale ndihmës se familjareve. Ne fundjave mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete me i mire se kohet e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Ne pune do veçoheni nga te tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë. Jeta familjare do jete e qete dhe pa debate si me pare.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqaret do jene me më shume fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet plotësisht. qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar zemra duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shëndeti do jete i mire dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetësohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te bëni çdo përpjekje për t’ia dale mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Gjate kësaj jave do bëni çfarë te jete e mundur për te ruajtur një marrëdhënie sa me te ngrohte me atë qe keni ne krah. Sado te ngarkuar me pune qe te jeni nuk do e lini atë pas dore dhe do ja shprehni dashurinë pa dorashka. Nëse jeni beqare mundohuni te mos i kaloni shpejt etapat sepse nuk do shijoni asgjë. Financave duhet t’iu përkushtoheni me tepër sepse shume shpejt do e keni te nevojshme te bëni disa investime me shume. Shëndeti ne shume momente do ketë shqetësime sidomos nëse e keni kenë veten pas dore. Nëse doni qe edhe puna t’iu ece sa me mire mos kërkoni kurrsesi te nxitoni dhe dëgjojini këshillat e kolegeve. Ne familje mos impononi asgjë, por bisedoni dhe bini dakord.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift. Shpesh mund te bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet, por rëndësi ka qe rezultati do jete pozitiv. Beqaret do kenë takime fantastike me disa persona te cilët do i bëjnë ta dashurojnë edhe me shume jetën. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire, kështu qe nëse nuk doni te vuani pranojeni ndihmën e te afërmve. Për shëndet me te mire se me pare merruni pak me tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin qe do keni. Ne pune gjithçka do ece mire. Tashme nuk do keni me frike te përballeni edhe me koleget me intrigante apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë. Familja e qete.

HOROSKOPI E HËNË 16 KORRIK 2018

Nuk do kërkoni asgjë tjetër sot përveç qëndrueshmërisë në jetën tuaj në çift. Nëse flisni qetësisht me partnerin do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni më të qetë. Puna e vazhdueshme e gjithë këtyre muajve do bëjë që të keni një rritje të konsiderueshme të financave.

Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni debate të shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka, sepse çekuilibrimi juaj mund të ndikojë dhe në financat së fundmi.

Do jeni shumë të zënë me zgjidhjen e një problemi familjar, nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Shpjegojani si është situata nëse nuk doni që ai të mërzitet. Mundohuni të gjeni kohë për gjithçka.

Pritet që dita e sotme të jetë shumë e qetë për të dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jetë i mirë e nuk do përbëjë asnjë problem. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me shpenzimet.

Dashuria do e bëjë edhe më të bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Planifikoni një udhëtim sepse financat duken të jenë mirë.

Do e keni paksa të vështirë sot t’i qëndroni besnik personit që keni në krah. Do kërkoni më tepër liri, por kur ta humbni partnerin do ndiheni bosh. Mos u nxitoni! Kujdes me financat.

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do keni më shumë besim tek tjetri dhe gjithashtu do respektoni mendimet e tij. Në planin financiar nuk ka ardhur ende momenti për të filluar shpenzime të mëdha.

Për të qenë të lumtur me partnerin duhet të bëni disa lëshime të vogla. Mos kërkoni gjithmonë që të dalë e juaja sepse do keni mosmarrëveshje. Financat nga ana tjetër do jenë të stabilizuara.

Ata që janë në një lidhje do kenë surpriza të këndshme gjatë gjithë ditës. Partneri do ua bëjë qejfin për gjithçka, prandaj shfrytëzoni çdo moment. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin.

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

Ata që janë çift më në fund do jenë të lumtur. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në mbrëmje priten disa momente që nuk i keni menduar më parë. Financat janë duke u stabilizuar.

Do jeni më tepër xheloze sesa duhet sot dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin. Mos e teproni, sepse çdo gjë e ka një kufi. Lëreni partnerin të shpjegohet.

HOROSKOPI E DIEL 15 KORRIK 2018

Disa keqkuptime nga e shkuara do ju shqetësojnë disi sot. Ruani qetësinë sepse është më mirë t’i mbyllni këto biseda sesa t’i shmangeni. Gjithçka do kohën e duhur, dhe pse do jetë pak e lodhshme. Kujdesuni më shumë për financat, pasi kohët e fundit po pësojnë disa lëkundje të ndjeshme.

Një ditë e qetë pritet të jetë kjo e sotmja për të gjithë ju të lindurit në shenjën e Demit. Kohën e lirë do preferoni ta kaloni në shtëpi, sepse keni nevojë të çlodheni pas një jave shumë të ngarkuar. Përkushtojuni familjes dhe do e ndjeni veten të realizuar në qëllimet tuaja.

E diela do ju gjejë duke u marrë me përgatitjet e një darke miqësore të planifikuar prej kohësh. Detajet janë dobësia juaj dhe do kujdeseni që gjithçka të jetë perfekte. Do merrni komplimente për punën tuaj dhe do ndiheni të vlerësuar.

Nuk do jeni në humor shumë të mirë sot ju të lindurit në pjesën e parë të muajit. Disa shaka nga të afërmit nuk do priten mirë dhe do mbani distancë, e cila do vihet re nga të gjithë. Por kjo gjendje nuk do zgjasë shumë. Buzëqeshja do ju rikthehet shumë shpejt, me kthimin e Hënës në shenjën tuaj.

Yjet janë në favorin tuaj sot. Komunikimi dhe vendosmëria do të jenë pikat tuaja më të forta. Gjithçka që keni më mendje do ta thoni dhe shumë nga planet në vijim do ecin siç ju kërkoni. Ruani vendin tuaj dhe tregoni më shumë kujdes me financat.

Falë punës së palodhur, prestigji juaj sa vjen e rritet. Sigurisht që jo të gjithëve u pëlqen kjo gjë, dhe shpesh gjendeni në disa vështirësi. Qetësia dhe dashamirësia juaj reflektohen kudo, dhe ia dilni t’i kaloni pa shumë shqetësim këto pengesa. Dini të heshtni dhe të mos flisni vend e pa vend.

Gjendja juaj emocionale do t’ju ndihmojë shumë t’i riktheheni ekuilibrit tuaj. Disa paqartësi që keni pasur kohët e fundit do të zbehen çdo ditë e me shumë, dhe kjo do reflektojë një ndryshim te ju. Partnerin do ta keni krah për çdo gjë, por tregohuni pak të matur me financat, sepse shpenzimet do jenë të shumta.

Disa rrethana shpesh bëhen shkak për ndryshime të mëdha dhe pikërisht kjo do ndodhë me ju sot. Përpiquni të përfitoni sa më shumë nga ofertat e ndryshme që do ju vijnë dhe merrni kohën e duhur për të vendosur. Ndonjëherë nuk ka kthim pas për zgjedhjet e nxituara. Tregohuni të vëmendshëm.

Optimizmi dhe entuziazmi do jenë shoqëruesit tuaj më të mirë sot. Lodhja e gjithë këtyre ditëve do finalizohet me një mbrëmje të bukur falë personave shumë të dashur. Gjithë energjia juaj do reflektohet përballë dhuratave që janë përgatitur enkas për ju. Shijoni çdo moment.

Hëna në shenjen tuaj sot nuk do jetë shumë favorizuese. Do shfaqni një lodhje dhe një mërzitje që vetëm ju do ta kuptoni pse e keni. Të qëndruarit vetëm do t’ju ndihmojë, sepse keni nevojë të vini në rregull të gjitha idetë dhe planet për të ardhmen. Kur ta ndjeni veten gati, shprehjani dhe të tjerëve shqetësimet tuaja.

Sot është dita juaj. Shkathtësia në punë do vihet re nga të gjithë, por jo të gjithëve do t’u pëlqejë kjo gjë. Jeni ju që duhet të bindni të tjerët që gjithçka bëni tregon guximin dhe vendosmërinë tuaj. Qëndroni larg disa debateve dhe do jeni më të qetë. Është koha të tregoni vlerat tuaja.

Dëshira juaj për një udhëtim mund të realizohet shumë shpejt, sepse falë punës së palodhur edhe të ardhurat janë disi më të kënaqshme. Flisni me partnerin tuaj për gjithçka dhe çdo gjë do shkojë më së miri.

HOROSKOPI E SHTUNË 14 KORRIK 2018

Do të jeni largpamës dhe të matur në sipërmarrjet tuaja, dhe do të keni zgjidhjet e duhura në kohën e duhur: Kështu nuk lejoni që t’ju shpëtojnë mundësitë e mira. Mundësitë janë të vogla për të bërë paqe me familjen, për faj të Marsit. Nëse filloni një debat, kush do të arrijë t’ju ndalë pastaj?

Do të jetë një ditë e mirë për ju, kjo e sotmja. Nëse jeni duke ndërmarrë një projekt të rëndësishëm në punë jepni maksimumin, por pa komprometuar parimet tuaja. Pozicioni i Saturnit bën që mos ngatërroheni dhe të bëni gabime ne veprimtarinë tuaj.

Marsi më në fund pozicionohet përballë shenjës suaj: do të përjetoni një zjarr pasionant, pas një faze shumë kritike të krijuar nga disa tensione në familje. Keni shumë punë për të bërë si në shtëpi ashtu edhe në zyrë, dhe praktikisht nuk mbarojnë kurrë!  Bëni më shumë veprimtari fizike.

Hëna mike kujdeset për jetën shoqërore, dhe në marrëdhënie të mirë me Uranin, garanton kështu miqësi të mira dhe së bashku me Saturnin, stabilizimin të marrëdhënieve. Në karrierë keni shumë ambicie, ëndërroni ndërmarrje të madha, por projektet tuaja ende nuk janë të përsosura.

Është një ditë pozitive për të përmbyllur marrëveshje fitimprurëse, por ndërkaq jo të të gjitha llojeve. Specialiteti juaj janë ato lloj marrëveshjes të shpejta dhe që nuk kërkojnë shumë angazhim. Një frymëmarrje çliruese në çift: sot do të shpëtoni nga Marsi i ashpër dhe nganjëherë i pakontrollueshëm.

Hëna mike formon një marrëdhënie të shkëlqyer me Uranin si edhe me Saturnin që prej kohësh ndodhet në shenjën tuaj. Profesionalizmi juaj është i përsosur: do të tregoni seriozitet dhe përkushtim, dy elementë të domosdoshëm, si edhe mendjemprehtësi.

Çfarë dite! Tashmë Hëna ju bën të dëshironi të pamundurën, dhe për më tepër Marsin e keni kundra, duke shtuar një dozë të jashtëzakonshme xhelozie. Këshillat e urta të miqve, edhe nëse në të fillim nuk do t’ju bindin, koha do të tregojë se do të kenë të drejtën.

Sot më të mirën jua ofron Marsi: kjo është shtytja e duhur për të marrë përsëri rrugën e duhur, duke lënë pas çdo hezitim. Do të hapet një fazë e re ku do të jeni të gjallëruar nga ideale të reja dhe të inkurajuar nga njerëz që mendojnë si ju.

Për dashuri ende nuk bëhet fjalë, parapëlqeni të mbeteni tek miqësia, edhe pse nën sipërfaqen vloni nga pasioni… Tani për tani do të shijoni një ditë të mirë në nivel profesional, duke përfshirë ndërmarrje fitimprurëse dhe takime të frytshme.

Mike e Jupiterit, Hëna do të mbizotërojë në shenjën tuaj, duke formuar një marrëdhënie të mirë me Saturnin dhe Uranin. Do të keni një përzierje të bukur të fatit, dinamizmit ritmik dhe urtësisë. Ndërkaq, Marsi do t’ju krijojë disa ndërlikime.

Një nisje e ngadaltë për një udhëtim kënaqësie. Do të jeni të qetë, dhe gjithçka do të kryhet, por do të duhet kohë, edhe pse nga natyra jeni shumë impulsiv! Përshëndetni udhëheqësin tuaj, Marsin, i cili sot del nga shenja juaj. Sot do të mbikëqyrni veprimtarinë tuaj financiare.

Është një ditë e rëndësishme për ju, me Marsin që hyn në shenjën tuaj, duke ju garantuar kështu një periudhë energjie të jashtëzakonshme, gjallërie dhe vendosmërie, qoftë në sporte si edhe në të gjitha aktivitetet që kërkojnë guxim dhe forcë fizike.

HOROSKOPI E PREMTE 13 KORRIK 2018

Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet t’ju fusë në “kurth” duke folur ju për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punët e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

Hëna e zellshme do të jetë në anën tuaj, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë.

Nëse jeni të dashuruar, do të shkoni pak përtej arsyes. Do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Sot do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.

Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, sot dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.

Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, e mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pah interesin reciprok. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.

Keni një familje të dashur dhe fëmijët të mirë, por ju mungon diçka dhe madje shumë, një person nga e kaluara, që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.

Në çift do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla. Rregulli juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim në minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet.

Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija e juaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çift do të bëhet më e ëmbël. Partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.

Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çift, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin tuaj, edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë, që beson te bashkëpunimi dhe që përballet me sfidat.

Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për sot nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetja e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.

HOROSKOPI E ENJTE 12 KORRIK 2018

Kanë të drejtë të urtët, kur ata thonë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.

Do të keni romancë dhe krijimtari, me Hënën dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën tuaj, nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në veprimtarinë tuaj të shumëllojshme.

Do të keni dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë dhe ndoshta edhe jo të çlirueshme! Dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur.

Në punë do të jeni të zotët. Me gjakftohtësi do të menaxhoni punët dhe situata të ndërlikuara edhe në distancë. Largpamësia dhe analiza juaj do të përshkojë kudo! Keqkuptimet në çift do të mund t’i sqaroni në një vend romantik, larg nga stresi i përditshëm.

Dita është e mbushur me pengesa, duke filluar me Hënën që përballet më Plutonin, i cili ka edhe prirje armiqësore. Të pakënaqur në të gjitha frontet! Nuk keni asnjë mbështetje nga planetët e tjera, madje edhe Venusi ju anashkalon.

Do të keni krijimtari të fuqishme. Në udhëtime u bëni edhe më të hapur dhe veprimtaria që ndërmerrni është e mbushur me fantazi. Me partnerin nuk do të kufizoheni duke folur vetëm për dashurinë: tema e parapëlqyer preferuar nisin nga muzika e deri tek piktura.

Të ndiheni të mërzitur ju prek në sedër, tashmë që Hëna po ju ndjek në heshtje, pa ngritur edhe një gisht në favorin tuaj. Përkushtimi i saj është të mbajë të mbyllura me çelës emocionet, ndjenjat si edhe ndoshta një dashuri të fshehtë.

Në çifti njëri nga të dy bën pak si tekanjoz, ndoshta ju, por vetëm për argëtim. Kujdes, partneri është duke iu vëzhguar, i gatshëm për t’jua kthyer me të njëjtën monedhë. Xhelozia bren në zemër dhe të mbani emocionet nën kontrollin bëhet më e vështirë.

Do të keni tensione në çift. Është e vërtetë se Venus është në anën tuaj, por sot është në konflikt me Hënën. Gjërat konkrete do t’ju ndihmojë në punë. Do t’i kushtoni vëmendje çështjeve financiare dhe si gjithmonë çdo projekt ka nevojë për një sponsor.

Me një atmosferë romantike dhe poetike Hëna në shenjë ndryshon të gjitha sferat e jetës, nga dashuria tek puna, nga ëndrra në realitetin e përditshëm. Treshja Diell-Mërkur-Neptun e bën çdo gjë më të bukur, duke ju përmbushur emocionalisht

Lidhja ka nevojë për një pauzë për të reflektuar: kur duke planifikuar të ardhmen mendon më shumë për të kaluarën, kjo do të thotë se diçka duhet të ndryshojë. Pak të motivuar dhe të jo shumë të qetë në rutinën e punës, nuk jeni të qartë dhe nuk tregoni as edhe durimin më të vogël.

Do të keni shumë krijimtari dhe aftësi komunikuese. Do t’i shkruani vazhdimisht një miku të largët, dhe mesazh pas mesazhi, distanca nuk do të ndihet më. Do të keni fat me ndërmarrje dhe kontakte me vende të huaja, të favorizuar nga njohja e mirë e gjuhëve të huaja.

HOROSKOPI E MËRKURË 11 KORRIK 2018

Gjatë ditës mendoni për dashurinë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë suaj.

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. Armëpushim do të nënshkruhet para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.

Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’jua marrë të gjitha energjitë. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.

Do të keni ditë të mrekullueshme, përderisa Hëna është në anën tuaj dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq, në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë, sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por me kusht i që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë, asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Nga ana tjetër  mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Hëna mike në shenjën e juaj ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një axhendë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë.

Mëngjesi nis i zymtë, por humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës, Marsit e Uranit në shenjën tuaj! Çfarë është thënë, është bërë! Plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, ajo është edhe Hëna që ndryshon shenjë.

Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

HOROSKOPI E MARTË 10 KORRIK 2018

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.

Çifti Merkur-Neptun në shenjën tuaj ju dhuron intuitë të jashtëzakonshme. I perceptoni dëshirat e njerëzve dhe iu dilni përpara me entuziazëm. Në negociata dhe komunikim vazhdoni të keni mbarësi: kontakti me publikun stimulon ide të reja.

Nuk do të jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çiftit Merkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku, në dashuri, është të synosh për shumë lart, sidomos nëse jeni ende beqar.

Pavarësisht se është ditë pushimi, Hëna ju flet për të punuar. Për fat të mirë, çifti Mërkur-Neptun ju mbështet me një përzierje të mrekullueshme të arsyesh dhe intuitës. Një bisedë e këndshme, ku ndjenjat shprehen hapur, ndihmon në marrëdhëniet në çift.

Udhëtime dhe lëvizje të shumta e gjallërojnë ditën e juaj: mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të keni dëshirë.

Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen mundësi profesioni. Çifti Merkur-Neptun ju mbështet. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitët tuaja krijuese.

Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësirë argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së sotme, duke pranuar ftesë e miqve që ju kërkojnë.

Do të jetë një ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Merkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata, që të bindur se mund t’ua mbushin mendjen, duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

Do të jeni shumë të frymëzuar. Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe si edhe puna do të ecë. Më në fund po filloni të fitoni.

Ana e mirë e Mërkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijuese dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët. Shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë … pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë së juaj.

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

HOROSKOPI JAVOR 9-15 KORRIK 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Çështjet e zemrës do jenë shumë të privilegjuara gjatë kësaj jave. Edhe pse partneri do jetë serioz ai do dije si t’iu përkëdhelë me mënyrat e tij dhe do ju bëjë të ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do mendoni se keni shumë të meta, por në fakt persona të huaj do ju thonë të kundërtën. Në disa ditë të javës do josheni ashtu si nuk e keni imagjinuar asnjëherë. Financat do jenë goxha të favorshme dhe gjendja do ketë përmirësime te mëdha. Shëndeti do jete me i mire nga një jave me pare e madhe do ndiheni me pak nervoze. Ne pune Dielli do ju frymëzojë dhe do keni ide shume me të mira për disa projekte të nisura. Marrëdhënia me familjarët do jetë goxha më e ekuilibruar.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave, me ne fund, do e kuptoni se ai qe keni ne krah nuk bën për ju. Nuk keni as ide dhe as aspirata te përbashkëta kështu qe nuk ja vlen te qëndroni me bashke. Do ndiheni me te çliruar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja dhe do njihen mire ne praninë e atyre personave. Gjithçka do varet nga ata pe rate qe do ndodhe me pas. Me financat nuk pritet asnjë lloj problemi. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël. Pini qetësues, por ne asnjë mënyrë mos e teproni. Ne pune ambicia do ju beje te qëndroni gjithë kohës ne gatishmëri. Nuk do ju shpëtojë asnjë detaj dhe do arrini rezultate te shkëlqyera. Ne familje do merren vendime te mëdha.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Jave e qete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni me tepër kohe me partnerin dhe do flisni hapur për gjithçka me te. Shpesh edhe do e këshilloni njeri-tjetrin. Beqaret do joshen tej mase nga persona shume me te vegjël prej tyre dhe nuk do ndalen derisa t’i bëjnë për vete. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te menjëhershme. Dita pas dite gjendja do stabilizohet. Shëndeti do ketë shqetësime ditët e para, prandaj mos neglizhoni asnjë shqetësim. Fundi i javës do jete me i qete. Ne pune do bëni gjithçka qe do ju kërkohet pa menduar për pengesat qe mund t’iu dalin para. Te gjithë kane sfida, por lum ata qe gjejnë mënyrën e duhura për t’i kaluar me sa me shume qetësi. Jeta familjare do ketë probleme te vogla.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jeta ne çift do jete e mrekullueshme çdo dite te kësaj jave. Do qëndroni me tepër ne shoqërinë e partnerit tuaj dhe bashkëpunimi do forcohet. Për beqaret do ndizet drita jeshile dhe shume gjera do marrin drejtimin e duhur. Personi qe do keni pranë do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene aq te mira sa do dëshironit megjithatë me pak kujdes mund t’ia dilni edhe ashtu. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mos mbani dieta strikte sepse do pendoheni tej mase. Ne pune duhet te tregoheni gjithë kohës realiste dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Disa prej tyre mund t’iu prishin planet për shkak te zilise. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme dhe pa probleme.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë jave, me ne fund, do e kuptoni se ai qe keni ne krah nuk bën për ju. Nuk keni as ide dhe as aspirata te përbashkëta kështu qe nuk ja vlen te qëndroni me bashke. Do ndiheni me te çliruar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja dhe do njihen mire ne praninë e atyre personave. Gjithçka do varet nga ata pe rate qe do ndodhe me pas. Me financat nuk pritet asnjë lloj problemi. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël. Pini qetësues, por ne asnjë mënyrë mos e teproni. Ne pune ambicia do ju beje te qëndroni gjithë kohës ne gatishmëri. Nuk do ju shpëtojë asnjë detaj dhe do arrini rezultate te shkëlqyera. Ne familje do merren vendime te mëdha.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Do largoheni për disa momente nga realiteti këtë jave dhe do bëni gjerat çmendura me partnerin. Emocionet do jene te forta kështu qe do ja vleje mundimi. Beqaret do shoqërohen me persona disi te turpshëm, por me shume vlera. Mos lejoni qe këto mundësi t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar rrethanat nuk do jene te përshtatshme për te kryer investime te pafundme. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar dita ditës. Mos harroni te konsumoni sa me shume perime dhe peshk. Ne pune ka ardhur koha te përveshni mëngët dhe te guxoni te bëni diçka qe ju është propozuar kohe me pare. Përfundimi jo vetëm qe do jete i mire, por do fitoni edhe shuma te konsiderueshme ne para. Familja pa probleme.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do i sqaroni hatermbetjet dhe do ndiheni shume me te qete. Beqaret do pëlqejnë aq shume persona saqë ne fund do e kenë te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë do mbeteni pa fjale. Shëndeti do jete ne periudhën me te mire. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por do jeni edhe me më shume energji dhe dinamizëm. Ne pune do përshtateni shpejt me detyrat e reja dhe do arrini majën e suksesin me herët nga sa mund ta mendoni. Familjaret duhet t’i dëgjoni me kujdes dhe t’i respektoni.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do kaloni momente fantastike ju qe jeni ne një lidhje. Do jeni te dy kureshtare si ju ashtu edhe partneri juaj, prandaj do jeni te gatshëm te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te hedhin hapa te gabuara. Me financat nuk duhet as te luani as te rrezikoni. Mundohuni qe t’i menaxhoni si duhet ato para qe keni dhe te ulni ne maksimum shpenzimet. Shëndeti do jete delikat. Do jeni te ndjeshëm dhe do prekeni nga çdo virus qe do ekzistoje. Ne pune shume gjera do gjejnë zgjidhje dhe do jeni disi me te qete. Do ndiheni krenare edhe për shkak te përgëzimeve qe do merrni nga shefat. Ne familje do ketë ndryshime rrënjësore.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por kurrsesi nuk duhet ta shihni atë si kundërshtarin me te forte. Do keni pasoja te renda po bëtë gabime. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin binjak dhe do fillojnë me te një lidhje te qëndrueshme. Gjithçka do jete si ne një ëndërr. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do arrini te kryeni shpenzimet e menduara dhe te shlyeni borxhet. Shëndeti do jete me i mire se disa kohe me pare. Fale mbështetjes se Diellit do e rikuperoni dinamizmin dhe energjinë e munguar. Ne pune do jeni te vendosur dhe do keni goxha progres. Te gjithë do ju kenë zili, por nuk do mund t’iu arrijnë dot. Jeta familjare nuk do jete shume e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave vërtet nuk do jete aq emocionuese sa ju e keni pritur, por te paktën rutina do mbaroje dhe nuk do ndiheni te mërzitur. Ditët do jene pozitive. Beqaret nga ana tjetër do kenë një periudhe me te begate dhe te mbushur me takime interesante. Mos u fiksoni pas detajeve te vogla sepse as ju vete nuk jeni perfekte. Ne planin financiar do jeni me te përkujdesur dhe nuk do shpenzoni pa u menduar. Shëndeti do jete i mire nëse kujdesi për veten, mbroheni nga i ftohti dhe ushqeheni si duhet. Jeta profesionale do ketë edhe disa pengesa, por me durim dhe këmbëngulje do i kaloni me sukses. Nuk duhet te dorëzoheni para kohe. Marrëdhënia me familjaret nuk do jete aspak e keqe.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Tregohuni shume te kujdesshëm gjate gjithë kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm flirte me disa persona, asgjë me tepër sesa aq. Megjithatë do ndihen mire duke qene se miqtë dhe familjaret do iu gjendjen ne çdo kohe pranë. Ne planin financiar do ju ndihmojnë disa te afërm dhe gjendja do jete shume e mire. Shëndeti nuk pritet te ketë probleme. Mos harroni te përdorni shpeshherë çaj dhe mos neglizhoni as seancat e yoga-s. Ne pune do hidhni hapa te mëtejshme duke u bere jo vetëm te njohur, por duke fituar edhe me shume te ardhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Mos bëni gabim ta lini pas dore partnerin gjate kësaj jave sepse shume te tjerë po ju vështrojnë prej kohesh dhe presin qe t’ua rrëmbejnë atë. Çdo moment te lire kushtojani atij dhe përgatisni edhe surpriza. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe jo te fillojnë një lidhje sa për te mos qene vetëm. Me vone do vuajnë nëse e bëjnë këtë. Gjendja e financave ka shume mundësi te përmirësohet dhe ju te kryeni transaksione. Dita e enjte do jete më me fat. Gjendja fizike do jete e mire, por ajo morale do lere për te dëshiruar. Flisni me ndonjë psikolog dhe bëni yoga. Ne pune do keni shume ambicie dhe kjo do ju shtyje te provoni sfida te reja. Me familjaret duhet te flisni hapur dhe mos mbani te fshehta.

HOROSKOPI E HËNË 9 KORRIK 2018

Dashi21. mars – 20. prill

Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Duhet të jeni të gatshëm të përballeni me problemet që ju lindin. Nëse nuk do të jeni në gjendje të çliroheni prej problemeve, do të keni një ditë të keqe.

Demi21. prill – 21. maj

Ajo që do të vihet shumë në pah sot është natyra juaj afektive. Njerëzit që ju rrethojnë duhet të ruhen prej jush dhe të bëhen gati të përballen me një fenomen të “pandalshëm natyror”. Do t’ju duket sikur të tjerët do të largohen prej jush, por kjo s’është e vërtetë.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë ditë juve duhet të kujdeseni më shumë për financat, sidomos kujdes duhet të beni për pagimin e faturave. Shpesh i lini detyrat pas dore, por ky nuk është aspak veprim i zgjuar. Dita e sotme është e favorshme për të bërë transaksione financiare.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Sot ndiheni tepër të freskët nga ana mentale dhe ajo që duhet të bëni ëhstë të ushqeni trurin me me fakte dhe informacione të vërteta që të mund t’ju vlejnë. Energjinë është më mirë ta shpenzoni në probleme që kërkojnë përgjigje me “po” ose “jo”. Gjërat e ngatërruara nuk mund të zgjidhen sot.

Luani23. korrik – 22. gusht

Sot keni nevojë të “karikoheni” me energji. Sot është një nga ato ditë që energjitë u duhen për të qenë të gatshëm për ndonjë festë shoqërore. Nëse keni ndonjë plan, ndiqeni. Nëse nuk keni asgjë në axhendën tuaj, atëherë pushoni.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Sot është ditë e rëndësishme për ju. Kjo ditë është shumë e mirë për të bërë punët që deri më tani i kishit lënë pas dore. Nuk është koha juaj ideale për të nxjerrë në pah sharmin tuaj. Megjithatë përgatituni për aventurat që po vijnë.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Sot pritet një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Nëse keni planifikuar t’i shtoni pak shkëlqim ditëve tuaja, kjo është koha që po prisnit. Socializohuni dhe bëni miq të rinj. Argëtimi është ai që ju nevojitet në këto çaste. Shijojeni jetën në çdo cast.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë të hënë juve do merrni disa informacione të reja. Këto informacione do t’ju bëjë t’i mendoni edhe një herë planet tuaja. Falë energjisë dhe mendjemprehtësisë do të dilni nga situata shumë lehtë. Megjithatë duhet të gjeni një rrugë të mirë komunikimi me kolegët!

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Sot pritet një ditë jo fort e mirë. Do ta keni të vështirë të merreni vesh me të tjerët sot, por ky nuk do të jetë problemi juaj i vetëm. Do të keni edhe mosmarrëveshje me kolegë të mërzitshëm. Mos u shqetësoni, gjithçka do të rregullohet së shpejti.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Sot pritet një ditë e mirë sidomos për të komunikuar me njerëzit që janë larg jush. Mbajini pranë personat tuaj më të dashur dhe do të ndiheni më të plotësuar në jetë. Çdo ditë është një bekim për t’u bërë një person më i mirë.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Kjo e hënë është një ditë ku ju do ndiheni mjaft të sigurt për zgjedhjet tuaja. Mos ndiqni rrugën e të tjerëve, por shkoni në rrugën tuaj pasi do dini të gjeni drejtimin e duhur. Përqëndrohuni në planet që keni dhe bëjini ato realitet!

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë ditë juve jeni në gjendje mjaft të mirë pavarësisht se njerëzit do t’ju perceptojnë si shumë të ndjeshëm. Logjika është një nga armët tuaja të forta, ndaj përdoreni për të dalë nga situata që mund të mos jenë shumë të këndshme. Befasoni ndokënd!

HOROSKOPI E DIEL 8 KORRIK 2018

Pozicionimi i Marsit në lidhje me Saturnin mund bëjë që të lindin dyshime dhe xhelozi pa arsye. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të tregoni gishtin nga tjetri, shqyrtojeni njëherë ndërgjegjen tuaj. Mbase edhe ju keni diçka për të fshehur.

Edhe pse i dini të gjitha përgjigjet, nuk do të thotë se keni arritur përsosmërinë. Bëni kujdes, përpiquni të mos jeni të sigurt në vetvete deri në tepri. Është më mirë të mos e merrni çdo gjë gjithmonë seriozisht.

Përpiquni të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë, që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.

Disa dyshime rrezikojnë që të mos ju lënë të flini i qetë. Por herët a vonë e vërteta del në shesh dhe më në fund do të qetësoheni. Nëse doni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush më, mendojeni mirë, më pas veproni.

Shmangni thashethemet duke mbajtur një qëndrim miqësor. Falë buzëqeshjes suaj të shndritshme, do t’ia dilni të mposhtni çdo kundërshtar. Sepse të tjerët e vlerësojnë punën tuaj, kështu që jepini, nëse e doni, gjithçka është e mundshme.

Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm dhe keni një optimizëm të fuqishëm, por t’i kesh shpatullat e ngrohta nga fati nuk është e gjitha. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni i përqendruar në veprimtarinë tuaj.

Pavarësisht se dikush është përpjekur t’ju vërë shkopinj në rrota, arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin. Por është e kotë të shohësh mbrapa.

Nuk nevojiten shfaqje të jashtëzakonshme dashurie, por të paktën bëjani të ditur partnerit që e doni me të vërtetë. Mjafton pak për t’ia shfaqur! Mos gjeni justifikime banale për t’u tërhequr pikërisht në çastin e fundit. Nuk ju shkon!

Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja, nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.

Nëse në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet tuaja për t’ju përshtatur atyre të partnerit tuaj, nëse nuk janë të njëjta.

Jeni të pavendosur. Nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe vetëm nga ju për ta vlerësuar e për të marrë vendim.

Të rebeloheni ndaj një eprori për të kërkuar që të trajtoheni ndryshe nuk do të sillte asgjë të mirë. Është më mirë t’i kuptoni këndvështrimin, por pa ngritur zërin. Përmbajuni rregullave të vendosura, pasi nuk mund të bëni gjithmonë sipas kokës suaj.

HOROSKOPI E SHTUNË 7 KORRIK 2018

Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë të mendoni si për mirëqenien tuaj ashtu edhe për atë të të tjerëve. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen. Por shtrohet pyetja: po ju a i zini besë?

Kalimi i Hënës në qiellin tuaj do t’ju favorizojë lëvizjet, qofshin këto si për kënaqësi ashtu edhe për punë. Negociatat dhe puna do të ecin vaj. Priteni pozitivisht risinë. Edhe pse gjërat nuk ju duken shumë interesante, shumë shpejt ato do të jenë!

Jeni shumë i aftë për të çuar përpara negociata rraskapitëse. Por në fund edhe ju mund të ndiheni të shtypur nën ngarkesën e tepërt të përgjegjësisë. Duhet të mësoni të ndani dhe të delegoni punët: ju nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe.

Me Hënën që ndodhet në pozicion të mirë, mendimet tuaja do të jenë më pak të turbullta dhe mund të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që ju trembnin. Në fund të fundit, kjo është edhe për të mirën tuaj. Nëse partneri ju kërkon pak kohë, jini në dispozicion menjëherë.

Pasiguri të vogla për të shprehur emocionet tuaja të brendshme mund ta bëjnë të vështirë që partneri i jetës t‘ju kuptojë. Dukeni i përhumbur, edhe pse në të vërtetë jeni duke pleqëruar thellësisht mbi një çështje që ju shqetëson.

Nëse është e vërtetë se mjafton të duash për ta bërë diçka, është, gjithashtu, e drejtë të thuash se të vazhdoni në drejtimin e gabuar, ju bën të humbni shumë nga koha juaj e vyer. Mund të keni nevojë për një ndihmesë. Por nuk duhet ta pranoni, nëse do të kishit një përgjigje të tipit “a të thashë”!

Para se të futni dorën në kuletë, bëni disa llogari, për të kuptuar se cili shpenzim i tepërt, që nuk ishte i llogaritur mund ta merrni në konsideratë. Nëse mendoni se mund t’ia dilni pa pasur një gjë të caktuar për të pasur diçka tjerë, vetëm ju e keni në dorë për të zgjedhur.

Shumë kërkesa që nuk presin rrezikojnë t’ju vënë për poshtë. Keni dëshirë t’ua përmbushni dëshirat të tjerëve, por nuk mund të jeni i pranishëm me të gjithë! Gjeni ekuilibrin duhur, duke u udhëhequr nga instinkti dhe nga bonsensi i thjeshtë.

Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban nën tension. Hiqeni këtë mendim, nëse nuk doni që të zmadhoni ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.

Më shumë se për punën dhe afatet që mbarojnë, po mendoni sesi të argëtoheni me ndonjë rreng të bukur që t’i kurdisni mikut tuaj më të mirë! Në fillim puna, pastaj kënaqësia, ndryshe do të hani një të ulëritur jo shumë të këndshme.

Më të paqtë a më pak agresiv, edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit, përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

Të ngadalësuar nga pozicionimi hënor, ju mungon shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj si edhe për të fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij! Do të jetë një përballje e fuqishme, por ajo që është e sigurt është se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.