Ishte ditë korriku. Në atë sallë gjyqi të mbushur me gjimnazistë, zhvllohej një tragjedi nga ato që dhe Shekspiri i madh do ta kish zili…
Me siguri do shkruante një kryevepër tjetër.
Sa tragjedi të tilla u luajtën mbi jetën e atyre njerëzve krejt të pa fajshëm; sidomos në qytetin jugor, në atë qytet të gurtë, të lashtë e historik, ku kish lindur dhe “prijesi”, një diktator i rrallë në sojin e diktatorëve.
Shumë më të zellshëm ishin, sidomos në atë djep kulture, ata që përfaqësonin e predikonin plot pathos mësimet e partisë dhe të diktatorit.
I kthyer vërtet një qytet policor, kudo që të shihje dhe hidhje vështrimin, në çdo kënd rruge dhe rrugice shtruar me kalldrëm gjithë mozaike, do të shihje ato fytyra të fishkura e thatanike me sy si gjarpërinj që të ngjallnin neveri e tmerr.
Në ketë frymë të tmerreshme diktatoriale zhvillohej drama që përshkruajmë.
Civilat thatanikë me ata sytë djallëzorë që i “shëtitnin” andej – këndej, – fytyrë ligë-, ishin të pranishëm në atë sallë .
Prokurhorri, një meso burrë me atë zë të çjerrë e aspak njerëzor, vendosur një palë syze jo se i kish të nevojëshme, por për ti dhënë rëndesi postit thërriste e çirrej sikur të ishte në majë të malit, jo në sallën e gjyqit.
Gjykatësi, fill pas tij , “shkëlqyshëm” bënte dhe ai detyrën e partisë, ulërinte e skuqej deri tek veshët, kish merak mos ngelej më mbrapa prokurhorrit…., e pastaj merrte vërejtje si zbutës i luftës karshi armikut “të kllasës”!
Dëshmimtarët e rremë, që mësimin e eprorëve nuk e kishin përvetësuar mirë, filluan të qanin mbasi dëgjuan zërin e të pandehurit që u tha qartas:
“Shteti pa spiunazh nuk mund të jetojë, por kujdes se spiunat pasi i shfrytëzon i zhduk!”
Dridheshin mos nuk ripërtëritnin mirë shprehjet që u kishin mësuar shokët e hetuesisë dhe pastaj mjerë ata.
-“Si ky do t’ju bejmë “-u qenë kërcenuar xhelatët me veglat e torturave në duar atje në bodrumet e errëta e plot lagështi, hekura ndër mure e pllanga gjaku, të burgut ku diktatura enveriane bluante jetë njerëzish.
I burgosuri, burrë trim e i vendosur, një shqiptar i vërtetë edhe pse ishte sfilitur nga torturat çnjerëzore që kish kaluar në ato muaj ferr të hetuesisë, prapë mbahej e nuk ja bënte syri terr.
Kishte të drejtë, vetëm të drejtë, ishte krejt i pa fajshëm për ato që akuzohej, ndaj dhe nuk i trembej dramës që luhej në kurrizin e tij.
Nga sa e kishin kërcenuar në ato katër muaj hetuesi dhe mënyra se si po zhvillohej gjyqi, mori parasysh që e e priste dënimi kapital.
Gjyqi zgjati dy ditë. Në të u lakua shumë emri i të vellait, një ish shok klase me diktatorin, që në kohën e luftës ishte një ndër eksopnentët e B.K.
Diktatori i kish kërkuar bashkpunim e i kish ofruar poste shumë të larta, por Ai nuk kish pranuar.
Ai luftonte për Kombin dhe asnjëherë nuk e shkonte ndër mënd të luftonte si diktatori kundra kombit!
I pandehuri i drejtohet trupit gjykues :
” gjyqin tim zhvilloni apo të vëllait që kam tani afro 30-të vjet pa e parë .
Për herë të fundit e pashë në betejën e Barmashit, kur unë rënë në tokë i plagosur rendë, pashë fytyrën e komandantit, vellait tim, që po me lidhte plagën.
Predhën e kam akoma në trup….
…nuk kuptoj pse dridhen e qajnë dëshmimtarët, njërin e njoh se e kam bashkëfshatar, ndërsa tjetrin për të parën herë e njoha në seancat e hetimit….;
…profesorë kujdes!
Nxënësit tuaj po e humbasin provimin”.
Ironizoi ai xhelatët që kishte përballë dhe vazhdoi i patundur në fjalën e tij:
“Ju e dini mirë ç’denim u jep Zeusi të pa-aftëve.
Jam i sigurt se nuk do të jetë e largët koha kur disa nga ju do të ini në karrike që jam unë sot”.
Xhelatët të zverdhur nga sa dëgjonin ngrinë nga guximi i të pandehurit. U dukej sikur vetë Zeusi zgjidhte cilin të qëllonte me rrufe.
Një polic e tërhoqi nga rrobat për ta ulur poshtë.
-Hidhni prangat dhe në izolim urdhëroi prokurhorri.
-Jo foli një nga gjykatësit. Ai sot është pëpara nesh që të mbrojë të drejtën e tij.
Salla e mbushur me gjimazistë, filloi të flasë :
” lirojeni,lirojeni është i pa fajshëm, dëshmimtarët vetëm gënjejnë ; kështu na mëson partia?
Kjo është drejtësia që na predikoni në
shkollë ….!”
Gjyqi po merrte një drejtim tjetër, ndaj u kërkua prej drejtuesve pushim, e nxenësit u shpërndaë …
Gumzhinin kalldremet e qytetit nga zerat e të rinjëve jo djallezorë : “është krejt i pa fajshëm….,sa keq që e dënojnë kot….,si gënjejnë e qajnë dëshmimitarët…., të jeni të sigurt që do ta lirojnë …s’ka fare faj….etj. etj…!”
Pas pushimit filloi seanca tjetër, por me një ndryshim:
Në sallë ishin vetëm fytyrë fishkurit dhe në rreshtin e parë të karrikeve ulur pranë njeri-tjetrit vëllai i madh i të akuzuarit me nipin e tij akoma të pa rritur.
I akuzuari hodhi sytë nga njerzit e paktë që ishin në sallë.
-Rron mor vëlla, po vëllai tjeter rron apo ka vdekur?
-Rron ju pergjigj vëllai, por i sëmurë në shtrat prandaj nuk erdhi sot këtu.
I pandehuri, brënda kangjellave dhe policëve që e rrethonin mori pamjen e një luani që pret të sulmojë .
Kryeprokurhorri ngriti dosjen e hetimit dhe e drejtoi nga i akuzuari, trupi gjukues dhe salla.
– Eshtë firma jote ketu i pandehur?
-Po firma ime dhe njolla gjaku ; mori frymë me vështirësi dhe vazhdoi.
Atë firmë ma kini marrë në kapitje pas torturave të tmerrëshme.
-Neve nuk përdotim tortura në hetime, folën njëzëri “njerzit e drejtësisë “.
-Po këto ç’janë u përgjigj i pandehuri dhe ngriti lart këmishën e trupit.
Familjarët në sallë, u drodhën kur panë atë trup të sakatosur nga torturat. Nxirë nga goditjet, plagë të pa shëruara nga djegiet me cigare dhe hekur të skuqur…
Kurajo i foli vëllai nga vendi ku ishte ngritur më këmbë mbështetur në bastunin e pleqerisë të ardhur para kohe.
Dy pika loti zbritën në faqet e nipit të parritur.
Pusho armik i popullit dhe partisë, tradhetar i atdheut, reaksionar… dhe çfrynte me jargë që i vareshin nga goja qafderrit prokurhorr.
I akuzuari me një zë që kumboi në atë sallë të e zbrazur ju pergjigj :
“Mos ngaterro Atdheun dhe popullin me partinë. Atdheu dhe populli janë Shqipëria.
Partia është një organizatë e përkoheshme, partia…”
Plumbin kokës, plumbin kokës, vareni tek sheshi bërtisnin fytyrë fishkurit nga salla.
U kishte nënvleftesuar nënën parti dhe s’mund ta duronin.
Drejtësi foli vëllai me nipin dhe zëri i tyre doli si gjëmin nga salla e atij gjyqi në atë tragjedi të vërtetë që luhej në fillimin e Korrikut të viteve ’70, në qytetin e gurtë e djep kulture i Atdheut tim.
Kryeprokurhorri urdhëroi mbylljen e seancës për atë ditë. Ishte shumë i lodhur.
Ditën tjetër pas disa orësh seance gjyqësore u dha një dënim me burgim të gjatë ose “heqje lirie” si ishte normë të thuhej në atë sistem qeveritar udhëhequr nga një bandë kriminelesh dhe partia “famëmadhe”.
Liri, vetëm emrin kish të tillë, se për të s’kish patur kurrë, asnjëherë qëkurse diktatura ishte istaluar.
Vëllai i plakur para kohe u ngrit nga karrikja dhe me bastunin në dorë u drejtua nga vëllai i vogël për ta takuar. Një polic e pengoi, por njëri nga gjykatësit foli: -lejoheni ta takojë vellanë, ai tani është gjykuar.
-Të kesh Zotin me vehte se njerzit të dënojnë dhe e përqafoi- i tha vëllai.
Kryeprokurhorri, kryetari i gjykatës hidhnin sytë si nga vëllai dhe nga gjykatësi që foli.
“Prangat folën të dy njëzeri dhe në qeli…”
Dënimin i pa fajshëmi e kreu në një nga burgjet tmerr( ferr) të atij vëndi. Punoi rëndë e u sakateps në galeritë e thella të nxjerrjes së mineraleve.
Për hir të së vërtetës po shkruaj dhe një nga momentet e jetës së tij në burg që me ka treguar vetë.
-Një të Diel, ditë pushimi në kamp pas revoltës që bëmë nga mijrat e të dënuarve, më afrohet një mesoburrë pranë dhe kokëulur më thotë:
” Më fal njëmijë herë, më fal për ato që të kam bërë… nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se do të përfundoja këtu.
Ti kishe plotësisht të drejtë atë ditë në sallen e gjyqit në ç’do gjë që shprehe. Gjithashtu të drejtë pate kur na u drejtove duke na thënë : nuk do të jetë e largët koha kur disa nga ju do të ini në e karriken që jam unë sot .”
Ishte një nga xhelatët e pranishëm në gjyq që i sherbente diktatorit. Ishte penduar dhe kërkonte ta rifillonte jetën.
Ndava në mes mollën që kisha në duar dhe gjysmën ja dhashë atij.
Jemi Shqiptarë -i thashë …
Më pa drejt në sy, e mori me kënaqesi dhe më falenderoi. Nuk e pashë më.
Nga një miku im mësova se e kishte vrarë roja një natë .
Gjoja deshi të arratisej nga burgu më tha miku.
Ndodhi të zakonëshme këto në burgje vazhdoi dhe psheretiu thellë .
Kur ish i pandehuri doli andej gjallë, nuk jetoi gjatë. Edhe pse i ri në moshë, ndërroi jetë, pa parë kurrë një ditë të lumtur.
1-Burgu i tmerrshem i Spacit
Komentet