VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI – 17 KORRIK 2015

By | July 17, 2015

Komentet

HOROSKOPI E PREMTE 17 JANAR 2020

Ekziston mundësia që gjatë kësaj të premte të keni nevojë për ndihmë. Do të gjeni mbështetje te vëllai apo motra juaj. Do të ndjeni mungesën e komunikimit me dikë që e doni shumë. Përpiquni të mos qëndroni vetëm në zyrë.

Përpiquni të largoni stresin dhe mendimet e këqija. Mos ndërmerrni asnjë hap teksa jeni në ketë gjendje. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët sot me partnerin/partneren tuaj.

Sjellja juaj bujare do të vlerësohet nga njerëzit rreth jush. Sa i përket anës ekonomike, kjo ditë do të jetë më mirë se ditët e tjera të kësaj jave. Lëreni mënjanë të kaluarën, ecni përpara dhe shihni drejt lumturisë.

Mund të shqetësoheni sot për shëndetin e partnerit/partneres suaj. Të lindurit e kësaj shenje që merren me biznes, ka gjasa që sot të kalojnë një ditë të vështirë. Shfrytëzojeni kohën tuaj të lirë për të plotësuar mungesën në familje.

Ka gjasa që së shpejti të realizoni një udhëtim të shkurtër. Krahas kësaj, përpiquni të mos përfshiheni në çështje delikate si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Përpiquni të jeni i përqendruar tek synimet tuaja, pasi ka gjasa të keni sukses.

Do të ndiheni të relaksuar dhe do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete argëtuese. Është dita e duhur për të rregulluar marrëdhëniet me partnerin/partneren tuaj, nëse keni pasur konflikte. Veproni me zgjuarsi.

Tregohuni të kujdesshëm, nëse mendoni të kritikoni një person pranë jush. Ka gjasa që të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash gjatë kësaj të premte. Dita e duhur për të dhënë një intervistë për një vend të ri pune.

Dikush ju pret të bisedoni gjatë lidhur me një temë tejet të rëndësishme për ju. Një propozim i ri, mund të hapë një dritare të re për ju. Bëni kujdes që emocionet e tepërta mos të ndikojnë tek vendimet tuaja.

Është e nevojshme ti kushtoni disa momente edhe krijimtarisë suaj. Kjo do t’ju ndihmojë të shprehni ndjenjat dhe emocionet tuaja. Ekziston mundësia e një bashkëpunimi në frytshëm në jetën profesionale.

Pavarësisht se mund të përballeni me pengesa në punën tuaj, shanset më të mëdha janë që t’ia dilni mbanë. Mos u frikësoni, por tregohuni të guximshëm në çdo moment. Sa i përket marrëdhënie në çift, do të ndiheni komod në bisedat me partnerin/partneren tuaj.

Të lindurit e kësaj shenje nuk parashikohen të kalojnë një ditë të qetë. Një ndodhi gjatë këtyre ditëve vijon t’ju mundojë. Mos qëndroni të mbyllur, por flisni hapur. Vetëm kështu do të ndiheni më të çliruar.

Përpiquni të përmirësoni disa anë të personalitetit tuaj, të cilat ju janë vënë shpesh në dukje nga të tjerët. Gjendja jua financiare do të jetë e qëndrueshme. Nuk rekomandohet të bëni shpenzime të mëdha, nëse nuk jeni të bindur që është zgjedhja e duhur.

HOROSKOPI E ENJTE 16 JANAR 2020

Jepini prioritet nevojave të anëtarëve të familjes suaj. Përfshihuni dhe ndani gëzimin me ta. Ka gjasa të jeni në qendër të vëmendjes sot në punë dhe ekziston mundësia të shënoni progres. Lejojini partnerit/partneres suaj të kuptojë sesa e dashuroni.

Do të jeni aktiv dhe vigjilent gjatë gjithë ditës. Gjendja juaj shëndetësore, gjithashtu, do të jetë mjaft e mirë. Nëse dëshironi që lidhja juaj romantike të zgjasë, mos lejoni që të ndërhyjnë persona të tretë.

Bëni kujdes teksa ngisni makinën. Ata që kanë nisur biznes në partnerit duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë ditës së sotme. Dijet dhe humori juaj i mirë do të befasojnë njerëzit rreth jush. Përpiquni t’i jepni një tjetër kurs lidhjes suaj romantike.

Potenciali juaj intelektual do t’ju ndihmojë të luftoni pamundësitë. Vetëm duke menduar pozitivisht do të mund t’ia dilni mbanë. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet gjatë ditës. Përgjegjësitë familjare do të vijojnë t’ju rriten, çfarë mund t’ju shkaktojë tension.

Sot ka gjasa t’ju mungojë dashuria e vërtetë. Megjithatë mos u shqetësoni, pasi gjithçka do të kalojë me kohën. Presioni në punë mund t’ju bëjë të humbisni durimin në situata të caktuara.

Disa informacione të reja mund t’ju befasojnë, por njëkohësisht mund t’ju japin edhe një mësim të mirë. Partneri/partnerja juaj do të përpiqet maksimalisht t’ju bëjë të lumtur. Sa i përket anës financiare, shfrytëzoni mundësitë që iu dalin përpara.

Mos u dorëzoni para problemeve të vogla, pasi nuk janë një arsye e fortë për të ndaluar planet apo projektet për të cilat keni punuar shumë. Bëni durim derisa gjërat të ndryshojnë për mirë.

Bëni kujdes dhe mos neglizhoni, kur bëhet fjalë për problemet shëndetësore. Do ta nisni ditën mbarë, por ka gjasa të shpenzoni shumë para në mbrëmje. Mund të përballeni me vështirësi në lidhjen tuaj romantike.

Sot do të ndiheni të mbushur plot shpresë. Do të përpiqeni të harroni disa momente të pakëndshme nga e kaluara. Në mbrëmje do të dëshironi të qëndroni vetëm pranë familjes suaj, pasi e shihni si mënyrën e vetme për të gjetur qetësi.

Disa persona të kësaj shenje do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për të ruajtur pozicionin e mëparshëm. Mund të përballeni me një sfidë të paparashikuar. Gjatë punës ka gjasa t’ju shfaqen disa probleme, për shkak të mosmarrëveshjeve me një prej kolegëve tuaj.

Ju e dini shumë mirë vlerën e parave, por është e nevojshme të kujtoni se është momenti të kurseni. Mos e shpenzoni ditën duke u marrë me detaje të vogla në shtëpi apo punë. Ka shumë gjasa që sot të përfundoni një projekt apo plan tuajin.

Një person i ri mund të bëhet pjesë e jetës suaj, duke ju sjellë emocione mjaft të veçanta. Shfrytëzoni çdo gjë rreth jush për të arritur aty ku duhet, por mos e tejkaloni cakun.

HOROSKOPI E MËRKURË 15 JANAR 2020

Përpiquni të shmangni një udhëtim të gjatë, pasi nuk do të jeni në kushtet e duhura për të udhëtuar. Ka gjasa që të keni përmirësim të të ardhurave financiare. Në familje do të gjeni atmosferë të ngrohtë. Ndërhyrja e të tjerëve mund të shkaktojë tension.

Mos u mbështesni tek fati, por kushtojini më shumë vëmendje shëndetit. Nuk është dita e duhur për kryer investime. Ndërhyrja në një çështje të bashkëshortes suaj do ta shqetësojë atë pamasë. Beqarët e kësaj shenje do të përballen me një mundësi të re sot.

Do të ndiheni të lumtur gjatë ditës së sotme dhe do të keni dëshirë ta shprehni atë. Bëni kujdes nëse ju duhet të merrni ndonjë vendimin këtë të mërkurë. Fëmijët mund t’ju lodhin dhe do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Mendoni pozitivisht dhe largoni mendimet e dyshimta. Kurajo juaj do të fitojë dashurinë. Nuk është dita e duhur për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me shefin tuaj.

Natyra juaj dyshuese mund të përballet me humbje. Qëndroni larg personave që përpiqen të ndikojnë tek ju negativisht. Partneri/partnerja juaj mund të refuzojnë një propozim tuajin sot, çfarë mund t’ju zemërojë.

Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja. Mos lejoni që mosbesimi në vetvete të mbizotërojë dhe t’ju pengojë progresin. Dikush mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Lidhja juaj romantike do të vijojë t’ju lumturojë.

Gjendja juaj fizike do të jetë mjaft e mirë. Përpiquni të mbani nën kontroll shpenzimet dhe të blini vetëm artikujt e rëndësishëm. Nëse kaloni keqkuptimet në familjen tuaj, do t’i arrini më lehtësisht synimet tuaja.

Do të jetë një ditë e mbushur plot lumturi. Megjithatë bëni kujdes, nëse do t’ju duhet të nënshkruani disa dokumente. Ata që kanë në plan të realizojnë një udhëtim me partnerin/partneren ka gjasa të kalojnë ditë të paharrueshme.

Momente të bukura ju presin, çfarë do të ndikojnë menjëherë në rritjen e energjisë suaj. Mos i neglizhoni këshillat e prindërve, pasi ka shumë mundësi të rezultojnë produktive. Parashikohet se mund të kaloni momente fantastike me partnerin/partneren tuaj.

Mos e ndëshkoni veten për disa probleme që nuk varen prej jush. Ka gjasa që disa prej jush të fitojnë para nga burime të ndryshme. Dita e duhur për të komunikuar me persona që takoheni rrallë.

Bëni kujdes me marrëdhënien në çift. Shmangni sjelljet e çuditshme, të cilat mund të bëhen shkak për shfaqjen e disa problemeve mes jush. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.

Idetë e reja në punë do t’ju sjellin produktivitet. Do të gjeni mbështetje edhe nga kolegët tuaj. Mund të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë, por mos e teproni me ushqimin dhe pijet.

HOROSKOPI E MARTË 14 JANAR 2020

Mos e teproni me ushqimin dhe rekomandohet që të ushtroheni rregullisht fizikisht. Ka gjasa që beqarët e kësaj shenje të përballen me vështirësi ekonomike, por disa persona pranë jush mund të ofrojnë mbështetje. Përpiquni t’i jepni më shumë kohë partnerit/partneres suaj ose mikut tuaj të ngushtë

Mos hezitoni t’i shprehni pikëpamjet tuaja. Mos lejoni që mungesa e besimit në vetvete të ndikojë negativisht në progresin tuaj. Kontrolloni emocionet, në mënyrë që të shmangni lëndimin e një anëtari tuaj në familje.

Pavarësisht se mund të kaloni një ditë mjaft të lodhshme, sërish do të jeni në gjendje të mblidhni energjitë për pasdite. Gjithashtu, do të keni plot ide dhe disa mundësi zgjedhjeje. Ekziston mundësia që beqarët e kësaj shenje të bien në dashuri me shikim të parë.

Ka gjasa që sot t’i jepni fund një problemi shëndetësor nga i cili keni kohë që vuani. Gjithashtu, rekomandohet se nëse keni ndërmend të investoni në një projekt apo plan të caktuar, mos hezitoni. Personi i zemrës suaj do të shprehë mallin për ju.

Disa prej jush mund të jenë të detyruar të ndërmarrin vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite. Do t’ju jepet mundësia të fitoni para pa ndihmën e askujt. Gjithçka që ju duhet është besimi në vetvete.

Qëndrimi pranë të afërmve tuaj do të lehtësojë tensionin rreth një çështjeje personale. Duhet të ndiheni me fat që keni njerëz të tillë rreth jush. Të gjitha paratë që mund të keni investuar në të kaluarën, po sjellin rezultate vazhdimisht. Partneri/partnerja juaj nuk do të hezitojë të shprehë zemërimin nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur.

Do të kaloni një ditë të qetë në punë, gjë që do t’ju bëjë të mendoni lehtësisht për pjesën tjetër të ditës. Çiftet e martuara do të kalojnë momente mjaft të këndshme pranë njëri-tjetrit. Ndërsa mes atyre që janë në një lidhje, nuk përjashtohet mundësia e një bisede për të ardhmen.

Çfarëdo që të bëni sot, do të ndiheni të frymëzuar dhe do ta bëni me dëshirën e plotë. Do të jeni disa hapa përpara në punë. Mos flisni vazhdimisht për investimet tuaja. Dashuria do të marrë një tjetër kthesë sot për të lindurit e kësaj shenje.

Do ta keni të vështirë të ecni përpara, për shkak të pesimizmit. Duhet të kuptoni se shqetësimi ju pengon të mendoni ashtu siç duhet. Partneri/partnerja juaj ka gjasa të tregojë vëmendje të veçantë ndaj jush sot.

Sjellja juaj në aspektin profesional do të vlerësohet maksimalisht sot. Disa persona nuk do të hezitojnë t’ju komplimentojë. Ndërsa në aspektin personat gjërat nuk do të jenë njësoj, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj, çfarë mund të çojë drejt një hapësire boshe mes jush.

Presioni në punë dhe mosmarrëveshjet në familje mund t’ju shkaktojnë stres. Beqarët e kësaj shenje mund të përfshihen në një lidhje të re romantike. Mos u nxitoni, por përpiquni të mendoheni më thellësisht nëse keni ndërmend të shprehni diçka,

Është e nevojshme të nisni meditimin ose jogën për t’u lehtësuar psikologjikisht. Nuk do të jetë një ditë shumë rezultative, kështu që bëni kujdes me veprimet tuaja. Ka gjasa që të humbni miqësinë me një person që i besonit shumë.

HOROSKOPI I JAVËS 13-19 JANAR 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Mos tentoni te provokoni xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj jave. Dihet qe do e bëni për te kuptuar sesa iu do por kjo taktike është e rrezikshme dhe mund te sjelle pasoja. Një person mjaft romantik do te vije ne jetën e beqareve. Mos u nxitoni për asgjë qe te përjetoni edhe me tepër emocione. Do hyni ne një periudhe te mire financiare. Buxheti do te ekuilibrohet. Ne parim do te gëzoni edhe një shëndet shume te mire, por gjithsesi mos e lini veten shume pas dore. Merkuri do jete planeti qe do iu japë me shume mbështetje ne planin financiar. Shefat dhe koleget do iu admirojnë për shkak te arritjeve qe do keni. Do shkëlqeni! Një familjar do jete i mërzitur, mbështeteni!

Demi21. prill – 21. maj

Do kaloni vetëm momente te këndshme këtë jave ju te dashuruarit dhe do ju duket vetja sikur jeni neper ëndrra. Partneri do kujdeset për detajet me te vogla dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret do marrin propozime dhe ftesa te veçanta, por duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke qe te mos gabojnë. Ne planin financiar duhet te jeni shume here me te kujdesshëm dhe te mendoheni mire para se te hidhni hapa. Me shëndetin do keni here pas here probleme te vogla, por nuk duhet te alarmoheni kurrsesi. Jeta profesionale do jete dinamike dhe e jashtëzakonshme. Do keni besim tek vetja dhe do guxoni me shume se kurdoherë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Ka rrezik qe këtë jave te keni probleme dhe debate te forta me partnerin tuaj për shkak te një keq menaxhimi te financave te përbashkëta. Beqaret do dine si te veprojnë ne çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do filloje t’iu rrahe edhe me fort. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet te bëni edhe ju me shume përpjekje. Për shëndetin do jete periudhe goxha e vështirë. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune mund te arrini me lart nëse punoni ne ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast. Jeta familjare nuk do jete aspak e mire sepse nuk do ju pëlqejnë kritikat qe do iu bëjnë te afërmit.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuoje ne harmoninë dhe paqen e jetës ne çift. Për te përfituar sa me shume bëni me tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave beqaret do kenë mundësinë te bëjnë një takim premtues. Do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Përfitoni! Kërkoni ndihmën e dikujt për t’i menaxhuar me mire te ardhurat tuaja. Sigurisht qe paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund te jesh e lumtur pa para. Kujdesuni me shume për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Ne jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu beje edhe një propozim interesant. Familja nuk do ketë probleme.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jetesa ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bere ditën e marte dhe te mërkurë sepse partneri do jete me nerva dhe mund te këmbëngulë për disa gjera. Me mire hapni rruge. Beqaret nuk duhet t’i japin fjalën dikujt apo te bëjnë premtime, por duhet te njihen sa me mire me ta para se te hedhin hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume përkujdes dhe maturi qe te mundeni edhe pse ne fakt do merrni para nga te afërmit. Për shëndet te mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta të pwrballueshme. Do e shihni qe do ndiheni sikur keni rilindur. Ne pune do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet fale vendosmërisë dhe këmbënguljes.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Kjo jave ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqaret do jene me më shume fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet plotësisht. qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar zemra duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shëndeti do jete i mire dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetësohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te bëni çdo përpjekje për t’ia dale mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dale ne drite një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret do realizojnë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni qe edhe ëndrrat mund te realizohen. Financat do jene goxha te mira, megjithatë vazhdoni te shpenzoni me maturi duke menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, madje mund te ndiheni edhe me ne forme se një jave me pare. Ne pune do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për te arritur majat. Ne familje do ketë ndryshime dhe lajme te reja.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Nëse i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah gjate kësaj jave, marrëdhënia ne çift do ketë shume përmirësime. Shprehini ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Ndonjëherë edhe ndonjë gjest i këndshëm mund t’iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret do jene ne humor te mire dhe te gatshëm te nisin edhe aventura vetëm qe te mos mbeten vetëm dhe te përjetojnë sa me shume emocione. Financat do jene goxha me te stabilizuara dhe kjo fale perkujdesit qe keni treguar. Vazhdoni kështu dhe gjendja do ketë akoma me shume përmirësim. Shëndeti do kërkojë me shume vëmendje sepse mund te keni disa shqetësime te vogla. Ne pune vetëm me përqendrim dhe durim do arrini atje ku doni. Ne familje do ndodhe diçka shume e bukur.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift, kështu qe duhet te përgatiteni shpirtërisht. Do kuptoni edhe një tjetër ane te karakterit te partnerit, e cila do ju beje ta dashuroni edhe me shume. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe kane për ta gjetur me ne fund personin me te përshtatshëm. Mesi i javës do jete me i favorshmi. Situata financiare do jete e mire dhe nuk do keni kurrfarë problemi as me disa investime te konsiderueshme qe do ju duhet te kryeni. Gjendja shëndetësore do jete akoma me e mire nga me pare dhe nuk do vuani me as nga dhimbjet e shpinës. Ne pune do jeni perfeksioniste dhe do keni me shume arritje nga kurrë ndonjëherë me pare. Jeta familjare do jete e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave do ketë goxha ndryshim nga një jave me pare. Dielli do ndriçoje me tepër dhe atmosfera do ngrihet tej mase. Emocionet qe do përjetoni kane për te qene me te forta nga çdoherë. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje, por për fat te keq nuk do ja dalin e madje mund te lëndohen goxha. Financat do kenë me shume prosperitet nga sa mund te kishit imagjinuar. Do ju dalin paratë edhe për te hequr mënjanë edhe për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kujdes me kolesterolin dhe me luhatjet e tensionit si pasoje e konsumimit te yndyrave. Ne pune do jeni te duruar dhe te matur për t’ia dale mbanë. Familja do mbetet si gjithmonë.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Venusi do ju përkëdhele gjate gjithë kohës këtë jave ju te dashuruarve dhe jeta ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Pasioni dhe emocionet do jene pjese e pandashme e tyre. Beqaret do jene pafund sharmante dhe joshës kështu qe do arrijnë me ne fund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare, por jo ashtu si ju keni ëndërruar. Pranojeni ndihmën e familjareve sepse ajo do jete pa kushte. Rezistenca imunitare ka për te qene disa here me e mire, kështu qe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ne pune me ne fund do i konkretizoni disa projekte te menduara prej kohesh dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do ece me se miri.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.

HOROSKOPI E HËNË 13 JANAR 2020

Qëndrimi nën praninë e të afërmve tuaj do t’ju lehtësojë gjendjen gjatë ditës së sotme. Duhet të ndiheni të lumtur për disa persona që ju qëndrojnë gjithnjë pranë në momente të vështira. Është koha e duhur të përfshiheni nëpër aktivitete sportive.

Dhimbjet e trupit dhe stresi nuk mund të përjashtohen gjatë ditës së sotme. Gjendja financiare do të jetë e qëndrueshme, madje parashikohet që mund edhe të kurseni para. Do të relaksoheni dhe do të gjeni kohë për veten tuaj.

Ka gjasa të çliroheni nga disa probleme, me të cilat jeni përballur kohët e fundit. Është koha e duhur që të ndryshoni stilin e jetesës. Gjithashtu, rekomandohet të kurseni para, përndryshe ta keni mjaft të vështirë t’ia dilni mbanë ditët në vijim.

Meditimi do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë pas një dite të lodhshme pune. Partneri/partnerja juaj do të tregojë mbështetje maksimale ndaj jush. Vlerësojeni dashurinë dhe konsiderojeni atë si diçka të çmuar. Nëse dikush dëshiron të flasë me ju, mos e refuzoni edhe nëse nuk ndiheni në gjendjen e duhur për të zhvilluar biseda.

Do ta nisni javën për së mbari, pasi do të keni të gjithë energjinë e duhur. Vlerësojini arritjet e partnerit/partneres suaj dhe gëzojuni suksesit të tij/saj. Tregohuni të sinqertë lidhur me një mendim që mund t’ju kërkohet sot rreth një çështjeje të caktuar.

Ka gjasa të mos ndiheni shumë mirë emocionalisht gjatë kësaj të hëne, ndaj rekomandohet të shmangni situata, të cilat mund t’ju lëndojnë. Kërkoni bekimin e të rriturve para se të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm sot. Do ta keni të vështirë ta bëni partnerin/partneren tuaj t’ju kuptojë.  Është dita e duhur për të nisur një punë të re.

Mos e nxisni veten jashtë kufijve dhe përpiquni të relaksoheni. Jo gjithçka që dëshironi mund ta arrini brenda një dite. Partneri/partnerja juaj mund të lëndohet rreth diçkaje që keni thënë më parë.

Do të jetë një ditë mjaft e mirë sa i përket aspektit tuaj fizik dhe psikologjik. Kjo do t’ua rrisë edhe më tej besimin në vetvete. Gjithashtu, parashikohet të kaloni një ditë mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj të ngushtë.

Bëni kujdes me sjelljen, pasi mund të shtoni armiqtë. Shmangni konfliktet dhe përpiquni të tregoheni më tolerantë. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që shumë shpejt të shihni rezultatin e investimit tuaj.

Përpiquni të shmangni stresin. Mos u shqetësoni edhe për gjërat më të vogla. Mos neglizhoni familjen apo partnerin/partnerin tuaj duke u përqendruar vetën në aspektin profesional. Komunikimi do të jetë arma juaj e fortë sot.

Shtatzënat e kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë ditës së sotme teksa ecin. Çdo problem financiar që do të përballeni sot, do të zgjidhjet shumë shpejt. Një i afërmi juaj mund të kërkojë më shumë vëmendje prej jush.

Ekziston mundësia t’ju vijë një letër apo një ‘e-mail’ përmes së cilit do të merrni një lajm, i cili do të gëzojë të gjithë familjen tuaj. Mungesa e mbështetjes nga ana e partnerit/partneres suaj do t’ju zhgënjejë.

HOROSKOPI E DIEL 12 JANAR 2020

Ka të ngjarë të godisni së paku një pengesë sot, por ndonjëherë pengesat janë aty për t’ju bërë të mendoni që të mos merrni veprime të rrezikshme. Ju mund të duhet të luftoni më shumë se zakonisht për të arritur diku, por në atë luftë do ta vlerësoni më shumë udhëtimin tuaj.

Kini kujdes kujt i shfaqni dashuri sot. Në fund të fundit, nuk do të dëshironit që dikush të marrë idenë e gabuar, apo jo? Shpresat e rreme nuk sjellin asgjë pozitive. Sa i përket aspektit ekonomik, jo gjithçka do shkojë perfekt sot.

Sot, lajmi i mirë që keni dashur të dëgjoni për kaq shumë kohë mund të arrijë më në fund, dhe kjo mund të ketë një efekt të paparashikuar në financat tuaja. Merrni ca kohë sot  për të rishikuar llogaritë tuaja dhe sigurohuni që të kuptoni se si ato mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

Idetë tuaja origjinale duhet të mbrohen tani. Ato kanë rrezik të vidhen! Jo të gjithë janë aq krijues sa ju dhe disa njerëz të paskrupull nuk e kanë problem të marrin idetë tuaja dhe t’i promovojnë ato si të vetat. Në dashuri, tregohuni më autentik.

Shumë mirë bëni që e trajtoni veten në mënyrën më të mirë, por nëse e teproni me shpenzimet, mund të rrezikoni financat tuaja. Eshtë koha që të filloni të krijoni disa rregulla për veten tuaj dhe t’i përmbaheni atyre!

Eshtë koha për të planifikuar një udhëtim në ndonjë vend ekzotik ose emocionues. Eksploroni në internet opsionet më të mira. Me partnerin sot do të kaloni momente shume  pozitive që e rrisin dhe e forcojnë marrëdhënien tuaj.

Nëse mund të dhuroni para për bamirësi, jepni më shumë sesa shuma juaj e zakonshme. Paratë mund të mos blejnë lumturi, por mund të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe të bëjnë të ndihesh vërtet mirë.

Ju mund të jeni duke luftuar një betejë  shumë të ashpër midis durimit tuaj dhe nervozizmit sot. Ka shumë njerëz të bezdisshëm rreth jush, dhe askush nuk duket se di diçka për mirësjelljen.

Para se të përfshiheni në ndonjë ngjarje, sport apo marrëdhënie të re sot, ju duhet të vendosni gjërat në pritje dhe të bëni një analizë të detajuar. Ekziston shumë pasiguri rreth jush. Duke menduar më gjatë do arrini që të përmbushni qëllimet tuaja.

Ecni nëpër shtegun më të qetë sot. Shmangni turmat, kaloni në vendet e mbipopulluara dhe thoni “jo, faleminderit”. Ky nuk është një moment ideal për ju që të takoni njerëz të rinj ose të luftoni për vëmendjen e një grupi njerëzish.

Universi po ju shtyn në drejtimin e duhur. Kjo gjë vlen si në aspektin sentimental ashtu edhe financiar. Mjafton që të shmangni nga jeta juaj njerëzit që sjellin energji negative te ju.

Nuk është përgjegjësia juaj për të zgjidhur problemet e miqve tuaj. Ju duhet të jeni mbështetës, por duhet të ndaloni të bëni kaq shumë presion mbi veten tuaj.

Më 11 janar 2015 u nda nga jeta Anita Ekberg, aktore ikonë dhe legjendë e bukurisë

VOAL – Kerstin Anita Marianne Ekberg (Malmö Suedi 29 shtator 1931 – Rocca di Papa, Itali 11 janar 2015) ishte një aktore suedeze natyralizuar italiane , e njohur për rolin e saj në filmin “La Dolce Vita” (1960) nga Federico Fellini , në të cilat shfaqet legjendare në skenën në të cilën hyn në shatërvanin e Trevit me aktorin Marcello Mastroianni.

Ikona e “Dolce Vita” nga Federico Fellini dhe personazhi i tij nga vitet ’60 deri sot, Anita Ekberg është sot do të ishte 85 vjeçe. Suedeze, misse tejet e re e vendit të saj, ka lindur në Malmoe më 29 shtator, dhe është regjistruar me emrin Kerstin Anita Marianne. Ashtu si bashkëvendëset Greta Garbo dhe Uma Thurman, Anita gjithashtu kërkon lavdinë në Hollywood dhe pothuajse menjëherë Howard Hughes do të jetë mentor i saj. Fillimet nuk janë të paharrueshme: pas paraqitjeve të shkurtëra së bashku me Gianni & Costello si Dean Martin dhe Jerry Lewis, i duhet të presë gjashtë vjet (jemi në vitin 1956) që të rrëmbejë një rol përkrah duetit të papërballueshëm në ‘Hollivudi apo vdekje’ të Frank Tashlin, regjisor i cili e kishte marrë nën mbrojtjen e tij me urdhër të firmës. Legjenda thotë se Federico Fellini pa një foto të saj në një revistë dhe pati një admirim të pafund, çka bëri që ai ta donte patjetër në “Dolce Vita” në ’60.

Costanzo Costatnit i rrëfeu: “Ajo ndjesi e habisë dhe çudisë marramendëse, e pabesueshmërisë që provon përballë krijesave të mëdha si xhirafat, elefantët, baobabët e provova përsëri vite më vonë, kur pashë në kopshtin e Hotel de la Ville tek vinte drejt meje, e paraprirë, e ndjekur, e shoqëruar nga tre apo katër burra, burri i saj, agjentët, që treteshin si hije rreth brerores se një burimi drite. E pranoj se Ekberg, mbi të gjitha, është fosforeshente.”

Në Via Veneto në fund të viteve 50, Ekberg kishte zbarkuar tashmë, në sajë të bashkëprodhimeve mes Cinecittà dhe Amerikës, në sheshin e xhirimit të Guido Brignone (‘Nel segno di Romà) – ‘Në emër të Romës) dhe sidomos tek mbreti Vidor. Çifti Ponti-De Laurentiis kishte vënë tashmë kantjerin me studion Paramount tashmë në kolosalin e vitit ’56 të frymëzuar nga “Lufta dhe Paqja” një vepër epike nga Tolstoi dhe bjondja suedeze dukej e përkryer në pjesën e së pabesës Helena Kuragin. Suksesi i filmit ishte një nxitje edhe më e madh, duke i sjellë edhe Globin e Artë aktores me “Hollywood ose vdekje” dhe karriera italiane merrte vlagën më së miri. Fellini pushtohet nga ‘Anitona’ dhe gjinjtë e saj në shpërthim, flokët e saj të lagur nga uji i Fontanës Trevi, veshja e saj e mbrëmjes me shall të bardhë shkuan në mbarë botën, aq sa që gjeniu i Riminit përsërit partneritetin e tij me “Tundimin e Dr Antonio” në ‘Boccaccio ’70’ (1962) dhe e shndërron Ekberg në një aktore ikonë.

E robëruar nga naiviteti i saj, jo gjithmonë e prirë drejt punëve të suksesshme (ishte një gjysmë fiasko kolosali i ardhshëm “Mongolët” me regji të Andre de Toth në ’61, aktorja kthehet në Hollywood në vitin ’63, e thirrur sërish nga Dean Martin, i cili i propozon rol në ‘Katër të Teksasit “. Atje u takua me Frank Sinatran, i cili, pavarësisht fshehtësisë legjendare, kohët e fundit kishte pranuar se kishte pasur një marrëdhënie.

Të tjera, pak a shumë reale iu përkasin lidhjeve me Dino Risin dhe Gaianno Agnellin. Ajo më e famshmja e më e përfolura, ishte sigurisht më Tyron Power, pavarësisht se ylli ishte i martuar tashmë me Linda Evangelista. Ndërkaq, Ekberg, pas martesës së saj në një moshë të re me aktorin britanik Anthony Leiter, lidhet për më shumë se një dekadë me amerikanin Rick Van Nutter, më i njohur për rolin e agjentit të fshehtë Leiter Felix në 007. E pakënaqur me rolet që Amerika ia ofron, merr qëndrim në Itali, në Genzano, dhe shfaqet në prodhime të shumta italiane dhe evropiane.

Në fund do të jenë rreth gjashtëdhjetë filma, në të cilët është parë, por falë pjesëmarrjeve autobiografike në filmat e Fellinit ‘Clowns’ dhe ‘Intervista’, ka pak shfaqje që ia vlen të përmenden: me përjashtim të surrealit “Doll’ nga Bigas Luna në të cilën luan rolin e nënës së Valeria Marinit dhe “Xhuxhi i kuq” i belges Yves Le Moine që ia rikthen dinjitetin ndërkombëtare. Por ato janë kënaqësi pothuajse private për zonjën e madhe që shkon në pension në një heshtje dinjitoze. Dekada e fundit e ka parë në serinë televizive “I bukuri i grave 2 ‘dhe Capri, në vitin 2003, ku mori një çmim për arritjet gjatë jetës. Në Amerikë e kanë ripagëzuar në “Ajsberg”, në Itali janë përpjekur disa herë për ta thyer jetën e saj private, të gjitha pa sukses. E famshme për shakatë kaustike dhe ironike (“Unë jam krenare për rrumbullakësinë time që rritet me kalimin e kohës, por nuk është majmëri, është një evolucion natyral”), Ekberg mishëron një brez të ngritur në hijen e “madhështisë: simbolet e një shoqërie që kërkonte tek pasuria dhe bukuria sigurinë pas privacioneve të luftës./Elida Buçpapaj

HOROSKOPI E SHTUNË 11 JANAR 2020

Mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshironi sot është që ta kërkoni atë! Dhe mos harroni se përdorimi i diplomacisë mund të bëjë mrekulli. Tregohuni këmbëngulës dhe njerëzit do ta kuptojnë atë që dëshironi pa u ndier i sulmuar ose nën presion.

Nëse jeni në fazat e hershme të një romance, sigurohuni që nuk po bëni shumë presion mbi veten tuaj për të qenë dikush që nuk jeni. Në fund të fundit, ky nuk është një audicion. Mos i fshihni gabimet tuaja, ose mos kërkoni falje për to.

Nuk duhet të prisni që të bëni shumë përparim sot, megjithatë nuk keni nevojë të përparoni shumë. Ju jeni pikërisht aty ku duhet, kështu që merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Mos harroni se durimi është një virtyt dhe ajo që prisni do të jetë shumë e ëmbël kur të arrijë.

Ju mund të arrini një moment historik të rëndësishëm sot mund të ndjeheni krenarë me veten tuaj. Por kur është fjala për të festuar një ngjarje të rëndësishme si kjo, duhet të largoheni nga ekstravaganca. Në vend të një darke të shtrenjtë, shijoni një vakt komod në shtëpi.

Më në fund e keni mbledhur mendjen për një çështje të caktuar, kështu që mos u tërhiqni. Të jesh kokëfortë është diçka shumë e mirë në këtë rast. Ju është dashur shumë kohë për të arritur në konkluzionin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse fitoni ose humbni, duhet të jeni besnikë ndaj zemrës suaj.

Kjo është një ditë e mrekullueshme për të filluar një projekt të ri, që përfshin shprehjen e ideve tuaja. Çfarëdo lloj ndjesie krijuese do t’ju ndihmojë të thoni atë që dëshironi, edhe nëse mesazhi juaj është “Unë jam i lumtur!” Dhe kur të keni mbaruar, sigurohuni që t’ua tregoni produktin njerëzve tuaj të preferuar, në mënyrë që ata të duartrokasin.

Sot nëse hapni sytë dhe mbyllni gojën, bota do të tregojë diçka të mrekullueshme për ju. Lërini njerëzit përreth jush t’ju mësojnë diçka të re dhe lini që bota t’ju shfaqë diçka që nuk keni parë kurrë më parë. Kjo është një ditë e përkryer për një shëtitje në natyrë.

Sot ndjeni nevojën të përfshiheni në një projekt bashkëpunues. Idetë tuaja në lidhje me vendin ku dëshironi të shkoni në një marrëdhënie apo karrierë janë duke u vlerësuar me respekt. Ndjehuni mirënjohës që këta njerëz të veçantë kujdesen mjaftueshëm për ju.

Shikojini disa komplimente që do të merrni sot me një ndjesi dyshimi. Nëse dikush po flirton me ju, jini të vetëdijshëm se ai person mund të ketë si qëllim të realizoje synimet e tij. Sa i përket anës financiare, ajo parashikohet të jetë e mirë.

Mundohuni të mos modifikoni sjelljen tuaj sot. Përqafoni anën tuaj të brendshme dhe kujtojani vetes se ajo që njerëzit e tjerë mendojnë për ju nuk ka rëndësi. Përpjekja për t’u përshtatur gjatë gjithë kohës nuk është vetëm shteruese, ajo kufizon krijimtarinë tuaj dhe ju detyron të fshihni anën tuaj më të veçantë.

Nëse jeni mërzitur pak nga përditshmëria juaj, ka të ngjarë që sot të merrni më shumë kontroll mbi çdo aspekt. Eksploroni vende interesante për më shumë argëtim në jetën tuaj. Po nuk e larguat ju monotoninë nga jeta juaj, askush nuk do ta bëjë për ju.

A mendoni se keni nevojë për më shumë romancë në jetën tuaj? Nëse dëshiro më shumë trëndafila, verë dhe poezi nga dikush, atëherë veproni ju i pari. Në aspektin financiar parashikohet të merrni më shumë para.

HOROSKOPI E PREMTE 10 JANAR 2020

Niseni ditën me buzëqeshje dhe energji optimale. Dielli ka një ndikim shumë pozitiv te ju prandaj shfrytëzojeni atë. Në aspektin financiar do të keni disa informacione interesante.

Ditë pozitive në aspektin sentimental. Shijojeni këtë ditë nën shoqërinë e partnerit. Me paratë tregoni më shumë kujdes, sepse gjasat janë se po e ekzagjeroni me shpenzimet.

Edhe pse mendoni se askush nuk ju kupton, e vërteta është se ju jeni si një libër i hapur. Ndonjëherë është më mirë që të mbani diçka për vete. Në aspektin sentimental, keni nevojë për më shume emocion.

Sot do të jeni i rrethuar nga një energji pozitive. Kjo energji do t’ju bëjë që të jeni më sharmant. Në lidhje me partnerin/partneren tuaj, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit parashikuar.

Energjia pozitive do të ndikojë mjaft mirë te ju sot. Do të mësoni nga veprimet e personave rreth jush dhe do të dëgjoni me kujdes këshillat e tyre. Sa i përket anës financiare, nuk rekomandohet të ndërmerrni vendime për të investuar.

lindurit e kësaj shenje do të sillen me diplomaci gjatë ditës së sotme. Takti dhe sharmi juaj do t’i bëjë personat përballë jush që të “dorëzohen”. Përdoreni influencën vetëm për të arritur qëllime të mira dhe mos i kaloni kufijtë.

Është dita e duhur për t’u angazhuar maksimalisht në përfundimin e një detyre të lënë përgjysmë. Sapo të zgjoheni në mëngjes do të ndjeni energjinë e duhur për t’iu përgjigjur disa sfidave.

Partneri/partnerja juaj do t’ju ofrojë mbështetje maksimale, çfarë do t’ju duhet pafund në një situatë delikate. Me çështjet e dashurisë jo gjithçka po ecën sipas planit

Gjithçka që do të bëni sot, duhet ta bëni me energji maksimale. Nuk rekomandohet të lini në mes diçka sapo ajo fillon t’ju duket e mërzitshme. Ndaj duhet të angazhoheni dhe të keni durim deri në fund.

Një detyrim familjar do të shkaktojë një konflikt mes jush dhe partnerit/partneres juaj. Beqarët e kësaj shenje, mund të njohin dikë sot, me të cilin mund të nisin një raport interesant.

Ditë e mirë për investime. Megjithatë në aspektin sentimental, jo gjithçka po ecën me ritmet e duhura. Në vendin e punës mund të përballeni me ndonjë problem të vogël.

Sot mund të njihni një person me të cilin mund të lindë diçka interesante. Merrini gjërat në mënyrë graduale dhe mos hidhni hapa gjigandë në raportin tuaj të ri. Më paratë duket se do të keni një marrëdhënie të mirë.

HOROSKOPI E ENJTE 9 JANAR 2020

Gjatë kësaj dite bëni kujdes me çështjet e dashurisë. Hëna do jetë kundër jush dhe duhet të tregoheni të vëmendshëm, sidomos ndaj çështjeve financiare.

Përpiquni të mos përfshiheni në mosmarrëveshje, sepse të tilla konflikte nuk do ju sjellë asnjë përfitim. Prisni që situata të bëhet më e qartë, para se të bëni një zgjedhje.

Përpiquni të mos e humbni optimizmin. Duhet të reagoni ndaj vështirësive, pa lejuar që të kushtëzoheni nga situata të caktuara. Në aspektin sentimental, do të ketë zhvillime.

Shenja juaj do të jetë shumë e favorizuar nga aspekti planetar. Do të jetë një moment vendimtar për të zbuluar gëzimet dhe gjërat që do ju japin kënaqësi. Në çështjet e dashurisë tregoni më shumë angazhim.

Dielli sot ju bën shumë tërheqës. Mos i fajësoni të tjerët për gabimet tuaja, drejtoheni energjinë tuaj në arritjen e objektivave që keni veçanërisht në aspektin sentimental.

Nëse e keni mbyllur një raport sentimental me një person, është mire që të mos i ktheheni më. Nëse jeni të lirë hapeni zemrën ndaj njohjeve të reja. Në punë do të merrni një propozim të ri.

Do të shfaqni tension dhe humor të keq, por kjo gjë do të ndryshojë në ditët në vijim. Nga fundi i ditës ndikimi i keq i Diellit do të nisë të zbehet dhe ju do të ndiheni më të lirë.

Të lindurit në këtë shenjë janë të favorizuarit e ditës, në sajë të rolit pozitiv që do të ketë Dielli. Ky është një moment shumë i mirë për dashuri të mëdha, pasionin dhe gjëra të reja.

Kjo ditë mund të jetë e mbushur me debate, të cilat do të përfshijnë kryesisht anën tuaj sentimentale. Për çiftet në krizë ky nuk është një moment i mire, por gjithsesi kalimtar. Në punë tregoni kujdes.

Dita sot do të jetë e lodhshme. Mundohuni të eliminoni sikletet, pasi nëse ka një çështje familjare ose personale për t’u diskutuar mos këmbëngulni. Ekonomikisht do të përjetoni një lehtësim.

Jeni përballur me disa shpenzime, por ka ardhur momenti për të rikuperuar. Do të arrini disa objektiva të rëndësishme, duke u befasuar nga aftësitë tuaja. Në dashuri do keni sukses.

Yjet do ju favorizojnë me eksperiencat e reja. Shfrytëzojini mundësitë dhe përfshihuni në projekte të ndryshme. Ky është momenti ku duhet të jepni më të mirën tuaj.

HOROSKOPI E MËRKURË 8 JANAR 2020

Sot mbingarkesa në punë do jetë më e theksuar. Falë mbështetjes së disa kolegëve të mirë, do ta kaloni gjithçka me sukses. Sa i përket aspektit sentimental, gjithçka do të shkojë sipas planit.

Sot mund të përballeni me ndonjë shqetësim familjar kalimtar. Mos u shqetësoni sepse gjithçka do të zgjidhet me shpejtësi. Sa i përket jetës sentimentale, ajo duket perfekte.

Nevoja për të pasur sukses në karrierë mund të kërkojë më shumë angazhim nga ana juaj. Përpiquni të kaloni më shumë kohë në shoqërinë e partnerit tuaj.

Një vonesë e përkohshme në marrjen e disa fondeve mund t’ju detyrojë të shtyni disa projekte. Mos e humbisni qetësinë për këtë. Vonesa mund të ndodhë për mirë në këtë rast. Sa i përket dashurisë, keni nevojë për një impuls të ri.

Tregohuni më mirëkuptues sa u përket kritikave. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë, merrni më të mirën prej saj. Çdo problem i sotëm për të lindurit në shenjën tuaj është kalimtar.

Disa plane për udhëtime mund të duhet të anulohen për shkak të disa zhvillimeve të papritura. Do të shqetësoheni për pasojat, por mos e humbni energjinë tuaj. Ajo do të zhvillohet në një ditë tjetër më optimale.

Sot keni nevojë vetëm për qetësi dhe aspak për praninë e miqve apo telefonatave të pafund. Sigurohuni që të gjithë ta dinë se çfarë prisni, në mënyrë që edhe të mos ju bezdisin. Përpiquni të menaxhoni kohën tuaj.

Po prisni të dëgjoni disa lajme të mira. Çështjet e rëndësishme të karrierës mund të përfshihen në këto lajme. A duhet patjetër që të uleni dhe të prisni? Ndoshta një telefonatë nga ana juaj është e këshillueshme.

Kjo nuk është një ditë e mirë për të udhëtuar. Nëse e keni të detyrueshme, atëherë përdorni rrugët tokësore duke shmangur fluturimet, pasi mund të hasni në disa vonesa që do t’ju krijonin shumë stres.

Nëse keni kaluar ndonjë problem shëndetësor kohët e fundit është e këshillueshme që ta mbani atë nën kontroll. Disa vizita mjekësore do të jenë të mira për të sjellë edhe qetësinë mendore.

Një mik apo koleg i përfshirë në një sipërmarrje mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Përpiquni të bëni më të mirën për ta ndihmuar. Do të ndiheni mjaft mirë për kontributin tuaj që keni dhënë.

Pavarësisht nga disa hapa të mëdha që keni hedhur gjatë disa muajve të fundit, një rënie mund t’ju karakterizojë nëse nisni të dyshoni tek aftësitë tuaja. Një bllokim i përkohshëm ka ndodhur, por duhet ta kaloni sa më parë atë.