DASHI 21/3 – 20/4
Falë fuqisë tuaj shpirtërore, komplikimet dhe kontrastet do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. E gjithë kjo falë mbështetjes pa kushte që do ju ofrojë partneri/ja.
DEMI 21/4 – 21/5
Do të dëshironi të diskutoni me qetësi me partnerin/en tuaj, por ai/ajo do të tregohet jotolerant. Është e kotë të pretendoni të drejtën.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Idetë ecin shpejt dhe veprimet ndjekin mendimet tuaja! Ecni përpara pa problem, keni gjithmonë një intuitë të mrekullueshme dhe partneri/ ja ju dëgjojnë me vëmendje.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Sot njeriu i zemrës do t’ju rrëfejë ndjenjat e tij si asnjëherë më parë. Vlerësoni situatën, dhe kthejani edhe ju dashurinë atij/asaj. Beqarët do takojnë një person të veçantë.
LUANI 23/7 – 21/8
Partneri/ja do të tregohet jo shumë i disponueshëm për të pranuar pikëpamjet tuaja. Të jetoni së bashku nuk është e thjeshtë dhe aq më pak të kuptoheni.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Edhe pse ju mund të keni të drejtë, bllokoni çdo iniciativë ndaj partnerit/ es, pasi nxitimi sot është këshillues i keq. Beqarët do ndihen më të çliruar dhe do bëjnë atë që mendojnë.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Sqaroni pikëpamjet tuaja në fushën emocionale. Është e vështirë të deklaroheni dhe të ndiheni të pambrojtur në pritje të një përgjigjeje, të një shenje dashurie.
AKREPI 24/10 – 22/11
Në marrëdhënien tuaj në çift mund do të ndodhë një “stuhi”. Gjithsesi mund ta parandaloni nëse do të mund të sqaroni diçka, e cila është e rëndësishme për qetësinë e saj.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Dashuria për ju është e rëndësishme, vlerësoheni besnikërinë e partnerit/es ndaj impenjimeve në këtë drejtim. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe pa ndonjë takim.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Do të jetë mirë të shpenzoni edhe më shumë nga sa është e nevojshme kohë me njeriun tuaj të zemrës. Si gjithmonë ju takon juve të zgjidhni çështjet e punëve në shtëpi.
UJORI 21/1 – 19/2
Hëna do t’ju mbrojë për sa i përket marrëdhënies suaj në çift, por do t’ju bëjë të paaftë për të reflektuar. Beqarët duhet të përgatiten për një takim fantastik.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do të motivoheni nga dashuria e pazakontë që partneri/ja ka rezervuar për ju sot, ndërsa dëshironi të eliminoni menjëherë çdo lloj problemi.
Komentet