VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hopp Schwiiz! Fitore Zvicrës ! Të gjithë shqiptarët mbarë i urojnë Zvicrës fitore në ndeshjen Zvicër – Serbi

By | June 22, 2018

Komentet

U nda nga jeta aktori i shquar zviceran Bruno Ganz

VOAL – Bruno Ganz, një nga aktorët më të njohur zviceranë në botë, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.  Lajmi u dha të shtunën nga menaxheri i tij.

Intervista me Bruno Ganz në Festivalin e Filmit në Lokarno 2015

Ganz filloi karrierën e tij si aktor në teatër, së pari në Gjermani dhe më pas në Zyrih, para se të bëhej i njohur për publikun e gjerë në vitet ’70 me disa filma të mëdhenj, përfshirë The Sky over Berlin nga Wim Wenders. Kohët e fundit, ai u shfaq si Adolf Hitler në filmin The Fall of 2004. Aktori, nëna e të cilit ishte italiane, veproi gjithashtu në italisht, si në Pane e tulipani nga Silvio Soldini.

Pjesmarrjet e tij në prodhimet ndërkombëtare i kanë sjellë disa çmime të kinemasë zvicerane, përveç njohjes në nivel evropian në vitin 2010.

Aktori zviceran ishte shumë i njohur në kinemanë dhe teatrin zviceran. Ai ka luajtur role edhe në filmat “The Reader” dhe “The Manchurian Candidate”. Megjithatë, roli i tij më i famshëm ishte ai i Adold Hitlerit në filmin “Downfall”. Një skenë e këtij filmi, ku Hitleri paraqitej i zemëruar, është përdorur shumë në rrjetet sociale për të portretizuar situata tjera.

Në filmin “Downfalls”, i cili në quhen gjermane titullohet “Der Untergang”, paraqitet jeta e Hitlerit në ditët e tij të fundit në një bunker të Berlinit. Nga shfaqja e këtij filmi në kinematë botërore ishin mbledhur 92 milionë dollarë.

Në vitin 2005, Ganz kishte treguar se ka bërë përgatitje për katër muaj me radhë që të paraqitet sa më mirë në rolin e Hitlerit. Ai kishte thënë se i ka studiuar incizimet e diktatorit, por nuk ka arritur ta kuptojë karakterin e tij. “Ai nuk kishte mëshirë dhe nuk e kuptonte vuajtjen e viktimave të luftës”, kishte thënë aktori tashmë i ndjerë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Është raportuar se aktori i famshëm ka vuajtur nga kanceri i zorrëve, shkruan “BBC”.

Zvicër – Njëzet e pesë vjet pas “po” popullore ndaj Iniciativës së Alpeve

VOAL – Njëzet e pesë vjet pas “po” popullore ndaj Iniciativës së Alpeve, shumë punë mbeten për t’u bërë. Ligji parashikon që dy vjet pas hapjes së tunelit hekurudhor Gotthard – dmth nga 2018 – mund të kalonin tranzit më shumë se 650.000 kamionë. Ky synim nuk është arritur. Të dhënat për vitin 2018 ende nuk janë në dispozicion, por në gjashtë muajt e parë të vitit tranzitët ishin 477 000.

Sot, mbi 70% të mallrave që kalojnë përmes Zvicrës kalojnë nëpër Alpet me hekurudhë. Kapaciteti hekurudhor nuk është shfrytëzuar ende në maksimum dhe për vite Nisma Alpine kërkon nga Këshilli Federal për të rritur tatimin mbi tarifën e automjeteve të rënda (HVF). Sipas Jon Pult, president i organizatës, një ndërhyrje e tillë do t’i bënte hekurudhat më konkurruese, veçanërisht në aspektin e çmimeve.

Shoqata zvicerane e transportit rrugor (ASTAG) nuk ekziston. Me miliarda të paguara gjatë viteve, sektori i transportit rrugor ka kontribuar në masë të madhe në progresin e arritur, tregon një shënim të lëshuar të premten. Organizata preferon një bashkëpunim midis të gjitha metodave të transportit dhe kërkon që zbrazëtirat hekurudhore në Itali dhe veçanërisht në Gjermani të mbushen përfundimisht, siç është premtuar me kohë.

ASTAG gjithashtu thekson progresin e bërë në përmirësimin e automjeteve, të cilat kanë reduktuar emisionet, dhe kundërshton çdo plan për Alpine Crossing Exchange (BTA).
ATS

Shoqatat feministe zvicerane: Stop fyerjeve online

VOAL – Mesazhet plot urrejtje dhe agresivitet janë një realitet i trishtuar në internet dhe në mediat sociale. Një realitet viktima të të cilit janë veçanërisht femrat dhe sidomos ato që janë aktive politikisht.

Sulme kanë pësuar – vetëm për të dhënë disa shembuj – që nga këshilltarja federale Simonetta Sommaruga, te këshilltarja kombëtare e SVP Natalie Rickli deri te nga kryetarja e Rinisë Socialiste, Tamara Funiciello.

Prandaj nuk është rastësi që problemi të trajtohet me Aleancën F, shoqata që mbledh së bashku rreth 70 shoqata feministe.

Pasi ka vuajtur pak për të mbledhur fondet e nevojshme, tani, në sajë të bujarisë së organeve publike dhe private, gjithçka është gati të fillojë.

Një algoritëm do të njohë postimet e inkriminuara, pastaj do të jetë një komunitet vullnetarësh që do të kontaktojnë autorët e mesazheve për të sjellë diskursin mbi faktet.

Një projekt i bazuar në rezultate të mira të fituara në vende të tjera. ATS

U nda nga jeta Fausto Cattaneo, për shumë vite drejtues i shërbimeve të anti-drogës

VOAL – Natën e së martës në Lokarno u nda nga jeta Fausto Cattaneo, për shumë vite drejtues i shërbimeve të anti-drogës dhe më pas i përfshirë në hetimet e shumta të fshehta që lidhen me trafikimin dhe kontrabandën e drogës, duke koordinuar në atë kohë me prokurorët publikë si Dick Marty dhe Renzo Respini.

Gjithmonë në mënyrë sekrete, Komisari i Policisë nga Roveredo (Graubünden), kishte punuar me disa organizata amerikane, të tilla si DEA (Drug Enforcement Administration) për aspektin e anti-drogës apo  dhe me CIA-n, agjencinë amerikane të inteligjencës. Ai kishte punuar gjithashtu në sinergji me policinë federale gjermane dhe me karabinierët në Itali. Autoritetet amerikane, për më tepër, i kanë atribuuar çmime të ndryshme në lidhje me angazhimin e tij. I tij ishte edhe hetim Connection Lebanon, i cili në vitin 1988 çoi në dorëheqjen e Këshilltares Federale Elisabeth Kopp.

Komisari  Cattaneo ka botuar në vitin 2001 një libër (përkthyer në italisht nëntë vjet më parë), në të cilën ai shpjegoi se si ai arriti të depërtojë ne kartelet e drogës, por tashmë tre vjet më parë kishte marrë pjesë në filmimin e një dokumentari për jetën e agjentit të fshehtë . Dhe nga libri i tij në vitin 2009 u bë në një film, “Dirty Money, l’infiltré”, i lidhur gjithmonë me veprimtarinë e tij të fshehtë të anti-drogës.

Cattaneo u shpall i pafajshëm (dhe pastaj u zhdëmtua) në tetor të vitit 2015 i akuzuar se ka organizuar arrestimin në vitin 2003 të një ish-kolegu, me të cilin ai kishte pasur kontraste të forta në punë.

Fausto Cattaneo, i njohur si “Tato”, ishte 75 vjeç.

Treni iu shmang një orteku të madh bore në kantonin e Valesë

VOAL – Një ortek i madh ra të hënën pak metra larg nga një tren i hekurudhës Matterhorn-Gotthard (Matterhorn-Gotthard-Bahn, MGB).

Për të shmangur më të keqen, shoferi, duke kuptuar se çfarë po ndodhte, vendosi të ndalonte trenin që udhëtonte përgjatë Mattertalit në kantonin e Valesë.

MGB konfirmoi incidentin për shtypin, duke vlerësuar sjelljen e shoferit. Videoja e asaj që ndodhi, në ndërkohë, është bërë virale. rsi

Lasgushin e morën sërish turqit? Media zviceriane ngre pikëpyetje: Ku shkoi Air Albania?!

Një portal i specializuar në fushën e aviacionit në Zvicër, i quajtur Ch-Aviation, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar dhe thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.

Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri përderisa nuk ka reagim zyrtar nga asnjë nga palët e prekura.

Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi./Lapsi

Flori Haçkaj, Alpinisti që u ngjit në Everest refuzon ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës

Alpinisti shqiptar Flori Haçkaj, që jeton në Zvicër i cili arriti të ngjisë edhe majën e Everestit, i ka thënë publikosht ‘JO’ ftesës së ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar në samitin e diasporës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haçkaj thekson se arsyeja e refuzimit të ftesës është keqqeverisja e Edi Ramës.

Ja postimi i Haçkajt:

“Pas samitit te pare te diaspores, i cili ishte “shume i suksesshem” ne biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptareve neper bote…lideri suprem, vendos te mbaje samitin te dyte.
Me nje shqipe te kulluar dhe nje ftese pa date, i madhi na fton ne “kuvendin e madh te Lezhes te 2019″. Shpresoj qe autografet e tij ne librin Kurban si dhe ndonje pikture e te madhit te jene pjese thlebesore e samitit.”

Më tutje Flori Haçkaj vazhdon: “Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perpjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.

Neveri per kete qasje kaq te padrejte ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe diaspores ne veçanti.”

Shqetësime në prag të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit

Ekonomistët paralajmërojnë se paqartësitë politike dhe tensionet tregtare mund të minojnë rritjen ekonomike globale. Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rreziqet e pabarazisë ekonomike në rritje. Rreth 3,000 udhëheqës politikë dhe ekonomikë janë mbledhur në qytetin turistik zviceran të Davosit për të diskutuar mbi prirjet globale të biznesit dhe të ekonomisë në një forum ekonomik vjetor.

Vendndodhja e Forumit Ekonomik Botëror është një vendpushim elitar në Alpet Zvicerane. Për udhëheqësit e mbledhur në Davos, grupi Oxfam kundër varfërisë ka sjellë një mesazh:

“Njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, udhëheqës politikë të botës: merrni masa për të reduktuar pabarazinë ekstreme për shkak se ajo është jashtë kontrollit! Njerëzit në Davos, udhëheqësit e kompanive të mëdha dhe liderët politikë, janë pjesë e problemit, ata janë problemi dhe ne duam që ata të jenë zgjidhja për t’i dhënë fund pabarazisë ekstreme, sepse është jashtë kontrollit, po zgjerohet, po dëmton ekonomitë tona, po ngadalëson ekonomitë tona, po dëmton demokracinë, po i bllokon njerëzit në varfëri”, thotë Winnie Byanyima i organizatës Oxfam International.

Klaus Schwab, themelues i Forumit të Ekonomisë Botërore, e pranon se ekonomia globale ka lënë pas dore një kategori njerëzish.

“Në epokën e mediave sociale, thjesht nuk mund të tolerojmë më që shumë njerëz të mbeten prapa. Prandaj, duhet të krijojmë një globalizëm shumë më përfshirës”.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde tha të hënën se ekonomia globale po rritet, por me një ritëm më të ngadaltë nga ç’pritej.

“Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të zgjidhur problemet e përbashkëta me të cilat ndeshemi. Që nga ndreqja e sistemit global të tregtisë – që është kërkuar nga G-20 dhe duhet të realizohet – e deri tek lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, apo kërcënimi ekzistencial që vjen nga ndryshimet klimatike”.

Drejtuesja e FMN-së tha se nuk ka shqetësime për recesion por se prirjet duhet të mbikëqyren nga afër dhe dobësitë të korrigjohen shpejt.

Ndërsa udhëheqësit shprehën optimizëm në përgjithësi, një sondazh i realizuar me qindra drejtues biznesi tregon të kundërtën.

“Ndarja e klasave nuk ka qenë kurrë më e gjerë mes elitave, të cilët mendojnë se bota po shkon mirë dhe masave, të cilat janë të shqetësuara”, thotë Richard Edelman.

Sondazhi tregoi gjithashtu se pesimizmi në qarqet e biznesit është shkaktuar nga paqartësitë globale.

“Një ditë, mendojmë se Brexiti do të ndodhë, një ditë tjetër jo. Pra nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Një ditë flasim për konfliktet me Kinën dhe për barrierat tregëtare, dhe pastaj të nesërmen dëgjojmë – kemi pasur një takim të mrekullueshëm”, thotë Bob Moritz i firmës PWC Global.

Sondazhi tregon gjithashtu një mungesë në rritje të besimit tek udhëheqësit politikë në mbarë botën.

Djathi: Importet më të mëdha të vendeve të BE vijnë nga Zvicra

VOAL – Popullsia e Shteteve Anëtare të BE-së ka konsumuar rreth 10.2 milionë tonë djathë më 2017. Sipas Eurostat-it, thuhet se 3.5 milionë prej tyre (34%) ishin djathë i butë, 2.7 milionë djathë gjysmë i butë (26%) dhe 1.9 milionë i fortë (19%).

Gjithashtu më 2017, vendi jo anëtar  i BE-së nga është importuar më shumë djathi ishte me 90% Zvicra, me mbi 52.000 tonë. Konfederata është ndjekur (por me vetëm 2.000 tonë secila) nga Zelanda e Re dhe Norvegjia. Në total, BE eksportoi 5.2 milion tonë djathë; 4.4 brenda kufijve të BE-së, pjesa tjetër kryesisht në SHBA, Korenë e Jugut, Arabinë Saudite dhe gjithashtu në Zvicër.

Midis vendeve prodhuese evropiane, në krye të listës është Gjermania me 2.2 milionë tonë të prodhuar (ose 22% të totalit). Ndjekur nga Franca (1.9 ose 19% e totalit) dhe Italia me 1.3 milion tonë që përfaqësojnë 12% të prodhimit të përgjithshëm.

Australian Open, Federer avancon në raundin e katërt

Ylli zviceran i tenisit, Roger Federer, avancoi në raundin e katërt të turneut Australian Open duke e mposhtur tenistin amerikan Taylor Fritz në tri sete.

Ish-numri një i botës dhe legjenda e tenisit Federer me lehtësi mundi Fritz-in me rezultatin 3-0 në sete, 6-2, 7-5 dhe 6-2.

Federer, 37 vjeç, ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë kundër bartësit të 14-të Stefanos Tsitsipas.

Sadiku kalon provën, bomberi kthehet në Zvicër

Armando Ssdiku do të jetë pjesë e Luganos për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares, ka kaluar me sukses testet fizike ditën e sotme, në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, dhe do të kalojë në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.

Siç raporton portali “superdeporte.es” në Spanjë, po diskutohen edhe çështjet financiare për blerjen e kartonit, për të mbyllur të gjithë operacionin. Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër tek Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zyrihu, në vitin 2017.

Tenisti Federer flet rreth romancës me bashkëshorten Mirka

Ai është një ndër tenistët më të famshem të të gjitha kohërave që ka një familje të mrekullueshme.

Në një intervistë për CNN-në, Roger Federer tregon se si ja rrëmbeu puthjen e parë 22-vjeçares, sllovakes Mirka.

E gjitha ndodhi në fshatin olimpik të Australisë të vitit 2000.

“Ne ishim të dy duke luajtur për Zvicrën në tenis dhe kemi kaluar dy javë së bashku në ato shtëpiza”, tha Federer.

“Ne ishim shumë me fat, kemi kaluar një kohë shumë të bukur atëhere.

Për dy javë ndërtuam një simpati ndaj njëri-tjetrit.

Miqtë më inkurajuan që t’ia rrëmbeja puthjen e parë pasi isha i ndrojtur.

Ishte më shumë se thjesht një puthje. Ishte diçka që çoi në diçka të jashtëzakonshme për ne dhe jemi shumë të lumtur që jemi ende së bashku”, pohoi ai.

Federer dhe Mirka tashmë kanë një familje të bukur dhe kanë katër fëmijë.