VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hollësi të reja rreth operacionit në të cilin u vra Al-Baghdadi

By | October 29, 2019

Komentet

Reporterët Pa Kufij: Nëse shtypi kinez do ishte i lirë, Covid mund të mos ishte një pandemi

Reporterët pa Kufij (RSF) tregojnë se, pa kontrollin dhe censurimin e imponuar nga autoritetet, mediat kineze do ta kishin informuar publikun shumë më herët për ashpërsinë e epidemisë së coronavirusit, duke kursyer mijëra jetë dhe ndoshta duke shmangur pandeminë globale.

Në një analizë të publikuar në 13 Mars, studiuesit e Universitetit të Southampton sugjerojnë se numri i rasteve të coronavirusit në Kinë mund të ishte zvogëluar me 86% nëse masat e para, të cilat u morën në 20 Janar, do të ishin zbatuar dy javë më parë.

18 tetor: Shtypi kinez mund të kishte raportuar rezultatet e frikshme për mundësinë e një pandemie

Qendra John Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, kryen një imitim pandemie të coronavirusit në 18 tetor 2019, dhe paralajmëruan komunitetin ndërkombëtar për rezultatet e frikshme: 65 milion vdekje në 18 muaj.

Nëse interneti kinez nuk do të izolohej nga një sistem i hollësishëm i censurës elektronike dhe media nuk do të detyroheshin të ndiqnin udhëzimet e Partisë Komuniste, publiku dhe autoritetet do të kishin qenë pa dyshim të interesuar për këtë informacion që mund të shoqërohej me masat paraprake.

20 dhjetor: autoritetet e qytetit Wuhan mund të kishin njoftuar gazetarët

Një muaj pas rastit të parë të dokumentuar, qyteti i Ëuhan tashmë regjistron 60 pacientë me një pneumoni të panjohur në formë SARS, disa prej të cilëve kanë frekuentuar tregun e peshkut Huanan. Pavarësisht situatës, autoritetet nuk e shohin të përshtatshme për t’ia komunikuar këtë informacion mediave.

Nëse autoritetet nuk do të kishin fshehur nga media ekzistencën e një shpërthimi epidemie të lidhur me një treg shumë të popullarizuar, publiku do të kishte ndaluar të vizitonte këtë vend shumë kohë para mbylljes së tij zyrtare në 1 janar.

25 dhjetor: Doktor Lu Xiaohong mund të ketë shprehur frikë për shtypin

Doktor Lu Xiaohong, drejtuesi i gastroenterologjisë në Spitalin Nr. 5 të qytetit Ëuhan, mëson mbi rastet e infeksionit që preku stafin mjekësor në 25 dhjetor dhe dyshon që nga java e parë e janarit se infeksioni është i transmetueshëm midis njerëzve.

Nëse burimet e gazetarëve në Kinë nuk do të përballeshin me dënime të rënda, duke filluar nga qortimi profesional, deri në kushtet e rënda të burgut, Doktor Lu Xiaohong do të kishte marrë përgjegjësinë për paralajmërimin e mediave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin veprime, gjë që ndodhi vetëm tre javë më vonë.

30 dhjetor: arrestohen mjekët që paralajmëruan pandeminë

Drejtori i departamentit të urgjencës në Spitalin Qendror Ëuhan, Ai Fen, dhe një grup mjekësh fillojnë një alarm në lidhje me një “koronavirus të ngjashëm me SARS”. Tetë prej tyre, përfshirë doktor Li Ëenliang, i cili më vonë vdiq nga sëmundja, do të arrestohet nga policia Ëuhan në 3 janar për qarkullimin e “thashethemeve të rreme”.

Nëse shtypi dhe media sociale do të kishin qenë të afta të transmetonin lirshëm informacionin e transmetuar nga kallëzuesit në 30 Dhjetor, publiku do ta kishte kuptuar rrezikun dhe do të bënte presion tek autoritetet për të ndërmarrë masa që kufizojnë zgjerimin e virusit.

31 dhjetor: media sociale do të kishte transmetuar alarmin zyrtar në Kinë

Kina njofton zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetit (ËHO) më 31 dhjetor, por në të njëjtën kohë detyron platformën ËeChat të censurojë një numër të madh fjalësh kyçe që i referohen epidemisë.

Pa censurë, rrjeti social WeChat, i cili ka një miliard përdorues aktivë në Kinë, mund t’iu mundësonte gazetarëve të transmetojnë raporte dhe këshilla paraprake duke kontribuar në respektimin më të mirë të rregullave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

11 janar, vdekja e parë 

Ekipi i profesorit Zhang Yongzhen në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik në Shanghai arrin të rendisë virusin në 5 janar, por autoritetet duket se nuk dëshirojnë ta bëjnë gjenomin publik. Më 11 Janar, ditën kur Kina konfirmon vdekjen e saj të parë nga virusi, studiuesit zbulojnë informacion në platformat me burim të hapur, të cilat do të rezultojnë në mbylljen ndëshkuese të laboratorit të tyre.

Nëse autoritetet kineze do të ishin transparente, ata do të kishin komunikuar menjëherë sekuencën e gjenomit të coronavirusit në median shkencore, duke kursyer kohën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar në hulumtimet e tyre për zhvillimin e një vaksine.

13 janar: bashkësia ndërkombëtare do të parashikonte rrezikun e një pandemie

Rasti i parë i infeksionit koronavirus jashtë Kinës, një turist nga Wuhan, raportohet në Tajlandë.

Nëse mediat ndërkombëtare do të kishin qasje të plotë në informacionet e mbajtura nga autoritetet kineze në shkallën e epidemisë para 13 janarit, ka të ngjarë që bashkësia ndërkombëtare do të kishte vlerësuar krizën dhe do ta parashikonte më mirë atë, duke zvogëluar rrezikun e epidemisë duke u përhapur jashtë Kinës dhe ndoshta shmangur shndërrimin e saj në një pandemi./dita

Dr. Genc Sulçebe: Kombinim masash për të minimizuar humbjet nga COVID-19

Nga shifrat e deritanishme në bote duket se vdekshmëria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% në Itali në 0.3% në rajone të tjere relativisht të vegjel, ku janë masa drastike izolimi dhe veçimi fizik bashkë me testim viral të përgjithshëm.

Janë disa llogaritje të thjeshta të cilat mund t’i bëjmë duke ekstrapoluar nga epidemitë e tjera të ngjashme me COVID-19, siç janë ato të gripit të zakonshëm (influencës) dhe që njihen shumë mirë.

Në fillim të epidemisë u duk se vdekshmëria nga COVID-19 do ishte të paktën 10 herë më e lartë se sa nga gripi i zakonshëm në të cilin vdekshmëria është 1 për 1000 të infektuar.

Tani, duket se numri i individëve të infektuar, por pa shenja klinike, pra ata që i quajmë asimptomatikë, është shumë me i madh se numri i atyre që shfaqin shenja të sëmundjes.

Ka mundësi pra, që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm.

Në popullatën shqiptare, që të arrihet “imunitetit i tufës”, i cili do të lejonte ndalimin e epidemisë, do të duhet të infektohen të pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmëria e pritshme e përgjithsme nuk duhet të jetë më teper se 1000 në shifra totale.

“Mjeshteria dhe Arti” i masave epidemiologjike, mjekësore, administrative etj. është që të minimizohen këto humbje duke i shtrirë ato në kohë dhe duke zhvilluar një aktivitet ekonomik, social, shëndetësor (edhe për të sëmurët jo-COVID-19) sa më afër normalitetit dhe me sa më pak kosto ekonomike dhe sociale.

Pse Suedia po i reziston trendit evropian kundër koronavirusit?

Rikard Jozwiak

Ndërkohë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë masa të ashpra të karantinës për të luftuar pandeminë me koronavirus, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve kombëtarë, mbylljen e shumë bizneseve dhe prezantimin e masave strikte për distancim shoqëror, është një vend në BE që është duke vepruar ndryshe deri më tani, Suedia.

Në Suedi, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare ende shkojnë në shkollë, Dyqanet, restorantet dhe kafiteritë janë të hapura, ndonëse një masë e fundit e prezantuar lidhur me koronavirusin u ndalon konsumatorëve bërjen e porosisë në banak – vetëm shërbimi në tavolinë është i lejuar.

Kufijtë e këtij shteti nuk janë mbyllur dhe grumbullimet e më shumë se 50 personave ende janë të lejuara. Deri më 27 mars, ai numër ka qenë deri në 500. Në qyteza dhe qytete tjera, njerëzit ende janë duke mbushur rrugët, sheshet dhe transportin publik.

Madje nëpër rrugë është e vështirë të shihni dikë duke mbajtur maskë mbrojtëse. Ditëve të fundit, mijëra persona janë nisur nëpër qendra të skijimit në veri, ku ka pak objekte spitalore. Rekomandimi më i ashpër nga qeveria deri më tani ndaj qytetarëve ka qenë që këta të fundit të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme dhe u kanë nisur këshillë shoqërore atyre që janë mbi moshën 70-vjeçare, që të qëndrojnë në shtëpi.

Koronavirusi nuk ua ndryshon shumë jetën suedezëve
Fotogaleri

Koronavirusi nuk ua ndryshon shumë jetën suedezëve

Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.

Të gjitha këto imazhe janë vështirë të kuptueshme në shtetet tjera nordike, ku kufijtë ndërkombëtarë veçse janë mbyllur javën e kaluar dhe ka nisur vëzhgimi i distancimit shoqëror.

Prandaj, politikat suedeze duken si fantazi totale për shumë njerëz në vendet tjera të BE-së, të cilët pritet të përballen me masa edhe më të ashpra sesa ato që kanë tani.

Qasja suedeze është ndjekur edhe nga Mbretëria e Bashkuar deri vonë. Vetëm disa ditë më parë, Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka vendosur të ndjekë trendin evropian të karantinës, pasi numri i personave të vdekur si pasojë e pandemisë me koronavirus kishte nisur të rritej ndjeshëm.

Më 27 mars, është bërë e ditur se vetë Johnson ka dalë pozitiv në testin për këtë virus.

Anders Tegnell, kryetari i Agjencisë së Shëndetit Publik në Suedi, Folkhälsomyndigheten, ka mohuar pretendimet se taktikat e Suedisë kanë për qëllim të arrijnë “imunitet grupor”, që ndodh kur një virus infekton të paktën 60 apo 70 për qind të popullsisë, të cilët më pas shërohen dhe fitojnë imunitet, duke parandaluar infektim më të madh.

Tegnell ka thënë se qëllimi i qeverisë është që të parandalojë shpërndarjen e infektimit me qëllim të mosngarkimit të shërbimit shëndetësor në asnjë pikë.

Deri më 27 mars, Suedia ka regjistruar 2,840 raste dhe 77 vdekje – shifra jo shumë të ndryshme sesa ato të fqinjve, ndonëse numri i rasteve, sikur edhe në shtetet tjera është duke u rritur shpejt në kohën e fundit.

Distancimi shoqëror si masë kundër koronavirusit

Distanca fizike mbi 1 metër është këshilla më e shpeshtë e ekspertëve mjekësorë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Disa fotografi të agjencisë Reuters tregojnë se si po praktikohet kjo masë në disa vende të botës.

Kritikët thonë se niveli i ulët i testimeve në fakt mund të fshehë numër të madh të personave të infektuar. Tegnell është kthyer në fytyrën zyrtare të qasjes suedeze dhe vazhdimisht shihet në media.

Deri më tani, ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë. Përgjatë fundjavës, kryeministri suedez, Stefan Lofven ka bërë një fjalim drejtuar kombit – diçka që në këtë shtet është shumë e pazakonshme – në të cilën ai ka theksuar nevojën e përgjegjësisë dhe solidaritetit, mirëpo nuk ka njoftuar për marrjen e masave të reja, ndonëse ka përmendur që kufizimet shtesë mund të jenë të domosdoshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Pavarësisht faktit që shumica e suedezëve janë të vetëdijshëm që shteti i tyre po vepron çuditshëm në këtë kohë virusi, megjithatë duket se ka mbështetje të plotë për qeverinë.

Qytetarët në Suedi duke ndjekur fjalimin drejtuar kombit të kryeministrit Lofven.

Qytetarët në Suedi duke ndjekur fjalimin drejtuar kombit të kryeministrit Lofven.

Në një sondazh të publikuar javën e kaluar, mbështetja për partinë e Lofvenit, Social-Demokratët, në fakt është rritur për 3 për qind – çka përbën një lajm të mirë për partinë që është përballur me shpërndarje të votës në vitet e fundit.

Në një shtet me kulturë të lartë të konsensusit politik, kur edhe deklaratat më agresive mbështillen në lesh pambuku, ka pasur tejet pak rezistencë për taktikat qeveritare sa i përket luftimit të koronavirusit. Një varg figurash mediatike dhe mjekë kanë vënë në pikëpyetje mençurinë e qeverisë, derisa në një shkëmbim emailash të parë nga transmetuesi shtetëror, SVT, disa profesionistë shëndetësorë kanë kritikuar Agjencinë Folkhälsomyndigheten, duke e akuzuar atë se nuk është duke u treguar kompetente, duke rrezikuar popullsinë dhe duke analizuar me më shumë shqetësim lëvizjet ekonomike sesa rrezikun me të cilin përballet shëndeti publik.

Argumenti ekonomik duket se deri më tani ka triumfuar. Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë ushqime për t’i marrë me vete nga restorantet lokale për të mbështetur bizneset lokale, teksa më shumë analistë kanë folur për rëniet në tregjet e aksioneve dhe shkallën e papunësisë, me të cilin mund të përballet ky shtet, sesa nëse qytetarët janë duke vdekur apo rreth raportimeve për mungesë të pajisjeve të domosdoshme shëndetësore.

Duke vëzhguar Suedinë nga afër, nga pjesë të ndryshme të Evropës për gati dy dekada, unë po ashtu po vërej “ një dallim” që e bën këtë shtet të prirur të shkojë kundër rrjedhës aktuale.

Paralelja me krizën e migrantëve në Evropë në vjeshtën e vitit 2015 është e habitshme. Atëbotë, Suedia ka folur me dhimbje për kufijtë që ngriheshin kundër qindra mijëra migrantëve që ishin nisur përmes Detit Egje drejt Evropës. Po atë vit, më shumë se 160,000 azilkërkues kanë arritur në Suedi– më së shumti për kokë banori sesa në secilin vend në Evropë – pasi qeveria nuk ka dëgjuar thirrjet për kuota dhe kontrolle nëpër kufij.

Më vonë ishte krijuar pika e kthesës, pasi për një kohë të shkurtër janë rikthyer kufijtë mes Suedisë dhe Danimarkës, dhe që nga ajo kohë bisedimet për imigrim dhe integrim kanë dominuar skenën politikën. Prandaj Demokratët Suedezë të së djathtës ekstreme kanë arritur që nga errësira të kthehen në partinë më të madhe opozitare në këtë shtet.

E vërteta është që Suedia përbën dallim në Evropë. Në një kontinent që është formësuar nga revolucionet e përgjakshme, nga konfliktet shkatërruese dhe gjenocidet, ky vend ka shmangur luftën dhe pushtimin për më shumë se 2 shekuj. Teksa shtetet tjera mund të jenë “të dëmtuara nga lufta” dhe të shohin kërcënime për kulturën dhe sovranitetin e tyre, dikush mund të thotë që Suedia mund të jetë “e dëmtuar nga paqja” pasi popullsia e saj nuk beson që mund të ndodhin gjëra të këqija dhe është krejtësisht e papërgatitur kur përballet me ndonjë krizë, që nuk mund të zgjidhet me sqarime racionale, dhe qëllim të mirë.

Thuhet se rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira. Megjithatë, ka shpresë që rrugëtimi aktual i Suedisë nuk po e drejton atë drejt ndonjë kaldaje.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Modernizimi i ekonomisë kalon pikërisht nëpërmjet prodhimit vendor – Nga ALBIN KURTI*

Fjalimi në edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës

Përshëndetje të gjithëve,
Të nderuar zotëri Osmani dhe zotëri Panxha,
Të nderuar prodhues e afaristë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut e nga mërgata,
E nderuara ministre Hajdari,
Përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale,
Zonja e zotërinj, të nderuar të pranishëm,

Ju faleminderit për ftesën që më keni bërë, është vërtetë kënaqësi të jem këtu me juve sot në edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës dhe dua t’ua them se jeni duke bërë një punë tejet të rëndësishme në promovimin e prodhuesve dhe produkteve vendore.

Prodhuesit tanë janë edhe shtylla e shoqërisë, jo vetëm e ekonomisë.

Përkundër vështirësive dhe pengesave të shumta me të cilat përballeni ju, e që janë të shumta edhe në numër edhe në lloj, keni vendosur që të investoni dhe të punoni në Kosovë.

Nga unë si kryeministër dhe nga qeveria që unë drejtoj ju do të keni vëmendjen maksimale, prandaj pres që edhe nga kjo konventë të dilni me rekomandime të cilat ne do t’i kthejmë në veprime konkrete.

Më lejoni të flas shkurt për tri çështje: për programin qeverisës në mbështetje të prodhuesve vendor; për reciprocitetin tregtar dhe ekonomik; si dhe, për nevojën për prodhime vendore.

Së pari, ne i shohim ndërmarrësit si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik, prandaj do të heqim barrierat e tw çlirojnë potencialin tonë.

Do të sigurojmë një ambient të barabartë duke hequr monopolet, duke eliminuar evazionin fiskal, por edhe duke siguruar furnizimin me energji elektrike me çmim të përballueshëm.

Pra, së pari, do të bëjmë veprime me të cilat e nivelizojmë garën sepse një biznes nuk mund të rrisë prodhimin nëse operon në kushte të pabarabarta në treg. Pabarazia të dekurajon për garën.

Do të identifikojmë sektorët me potencial të rritjes së prodhimit e rrjedhimisht të punësimit.

Ju keni vite që më keni thënë se ajo që ju mungon është konkurrenca fer dhe mungesa e qasjes në financa, sepse, idetë dhe inovacionin i keni.

Tash erdhi dita që t’i bëjmë këto të dyja: edhe të heqim monopolet e të barazojmë garën, por, edhe të ofrojmë qasje në financa që ju të rriteni e të forcoheni.

Nuk e di se si i keni parë ndërtesat e zyrat e qeverisë e qeveritarëve deri dje, por sot ato janë në shërbim tuajin, prandaj mos hezitoni të na këshilloni e të na korrigjoni sepse ne jemi aty që t’ju ndihmojmë juve.

Me Fondin Zhvillimor do të ofrojmë mbështetje për prodhuesit vendorë për të shtuar cilësinë dhe kapacitetet për të rritur punësimin dhe për të zgjeruar tregun.

Mbështetje do të ketë për secilin sektor prodhues.

Ministria e Bujqësisë së shpejti do të filloj me riorganizimin e plotë të skemës së subvencioneve dhe të granteve, bazuar në kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke nisur me mbështetjen në produktivitet (sasi të prodhimit) e jo në sipërfaqe, në mënyrë që të përkrahet rritja e produktivitetit.

Po ashtu do të lehtësohet qasja në fonde për bujq nëpërmjet rritjes së mbulueshmërisë së kredive nga Fondi për Garantim të Kredive.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore por mund të krijojmë fond për kompensim të dëmeve kur ato ndodhin, prandaj do të fillojmë përgatitjet për themelimin e Fondit të Sigurimeve Bujqësore.

Do të investojmë në sisteme të ujitjes të tokave dhe në sigurimin e çmimeve minimale për produkte bujqësore nga ana e shtetit. Për prodhimet e atyre që punojnë duke i shndërruar tokat në ara, duhet të ketë çmime dysheme.

Investime të huaja në Kosovë ka pak sepse ka pasur shumë korrupsion dhe pak mbështetje. Korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, e shoqëruar me monopolet për kompani të caktuara ka dëmtuar imazhin dhe ka frikësuar investitorët potencial. Nga studime të cilat janë bërë del se mungon raportimi për korrupsionin. Unë besoj që kjo nuk ndodh pse njerëzit frikësohen, sa njerëzit e ndjejnë kotësinë e raportimit. Pra, nuk është se i frikësohen hakmarrjes nëse raportojnë, sa kanë hall që s’do të bëhet asgjë edhe kur do të raportojnë. Prandaj sistemi i drejtësisë duhet të jetë efikas, meqenëse është bindja ime se ai është më shumë pasiv sesa i keq.

Këtë pra do ta ndryshojmë ne. Dhe, luftimi i korrupsionit, pamundësimi i ryshfeteve është i domosdoshëm për besimin, për sigurinë. Pasivitetin dhe dyshimin duhet ta zëvendësojmë me besim dhe stabilitet.

Ne gjithashtu kemi një diasporë të fuqishme të cilën siç e dini të gjithë ju është më shumë brenda se jashtë. Ajo ka vullnetin dhe kapitalin kurse tash do të kenë edhe mundësinë që të investojë në vendin e vet.

Së dyti, do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen.

Parimet e reciprocitetit që do të nxjeren nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA.

Me mua sot është ministrja e ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe investimeve strategjike, znj. Rozeta Hajdari e cila ka bërë disa hapa të cilët na sjellin edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë.

Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve te Kosovës. Ky grup do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria.

Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit.

Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë.

Për çështjet e ekonomisë unë do të jem me juve dhe për juve, sepse për qytetarët e vendit tonë dhe për ekonominë vendore. Nuk do të marr vendime për ekonominë e prodhimtarinë pa diskutuar e pa u konsultuar njëherë me juve. Ekonomistët e qeverisë nuk mund të kenë prioritet ndaj ekonomisë prodhuese.

E treta është siguria e produkteve.

Mbrojta e prodhuesve vendor sot shkon përtej punësimit dhe zhvillimit ekonomik dhe prek shëndetin e konsumatorit.

Po jetojmë në një kohë ku lëvizja e njerëzve dhe e mallrave është më e madhe dhe më e shpejtë se kurdoherë dhe kjo i ka sjellë edhe rreziqet e veta.

Një lodër që prodhohet me përmbajtje të rrezikshme në Kinë apo Brazil vjen shumë shpejt në duar të fëmijëve tanë sikurse që vjen një produkt ushqimor.

Natyrisht ne duhet dhe do të shtojmë kontrollin e ushqimit por akoma më mirë është që ne ta prodhojmë ushqimin.

Mbrojtja e prodhuesve vendor e sidomos prodhuesve ushqimor është jo vetëm çështje ekonomie por çështje e sigurisë tonë kombëtare. Kështu duhet ta trajtojmë, sepse e tillë është, sepse ne nuk mund të varemi për produkte kaq bazë nga importi enorm. Një shtet që varet shumë te të tjerët nuk është shumë i pavarur. Ju të gjithë e dini se çfarë deficiti tregtar ka Kosova. Ne nuk do të mund të rikëmbemi as si shtet demokratik se lëre më si ekonomi e zhvilluar me këtë deficit tregtar që mbërrin diku 40% e bruto produktit vendor. Merreni me mend, nëse i mbledhim bashkë investimet kapitale dhe eksportin, bëjnë përafërsisht sa importi. Praktikisht, bruto produktin vendor e kemi sa konsumi, të cilin përgjithësisht na e financon mërgata jonë. Mërgata jonë e financon konsumin tonë, e financon deficitin tregtar, na e bën bruto produktin vendor. Prandaj, po them, ajo është më shumë brenda se sa jashtë.

Struktura e ekonomisë së vendit tonë është si e një vendi të Lindjes së Mesme që është i pasur me naftë, por me dallimin që ne s’kemi naftë. Ne e kemi mërgatën. Ne e kemi mërgatën, e cila na mundëson që ne t’i blejmë mallrat e panumërta të importit. Dy të tretat e buxhetit i mbledhim në kufi, si në mesjetë: detyrimi doganor, TVSh-ja edhe akciza janë dy të tretat! Pra, ne duhet ta modernizojmë ekonominë tonë. Modernizimi i ekonomisë kalon pikërisht nëpërmjet prodhimit vendor. Fjala modernizim nuk lidhet vetëm me teknologji. Modern nuk je pse ke telefon mobil, por pse i ke marrëdhëniet moderne. Marrëdhëniet në ekonomi duhet t’i kemi moderne, jo feudale. E marrëdhënie moderne bëhet atëherë kur e rrit prodhimtarinë, kur prodhon, kur krijon, e jo vetëm konsumon.

Ne sot pak e dimë se çfarë hamë e çfarë pijmë e nuk e dimë se si e prodhohen e në ç’kushte prodhohen ato që hamë e pijmë.

Një pjesë e madhe e sëmundjeve shkaktohen pikërisht nga ushqimi i keq dhe i pakontrolluar, dhe kjo jo vetëm që rrezikon jetën e qytetarëve por edhe sjellë më vete një kosto shtesë për shërbimin tonë shëndetësor të cilin duhet ta paguajnë qytetarët.

Pra, më mirë të zgjedhim që të shpenzojmë më shumë në mbështetje të prodhuesve vendor ku edhe rrisim punësimin edhe cilësinë e ushqimeve se sa të shpenzojmë në faturat e shpenzimeve spitalore.

Të nderuar të pranishëm,

Vetëm 8% e transportit në botë është transport i ushqimit. Shumica dërrmuese e ushqimit prodhohet jo larg prej vendit ku konsumohet, është përgjithësisht prodhim vendor ushqimi. Transporti është ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në botë. Sa më pak që transportojmë ushqim në botë, aq më mirë për mjedisin dhe, rrjedhimisht, aq më i shëndetshëm mjedisi prej nga edhe na vjen ushqimi.

Të gjithë ne e dimë se shteti nuk është vetëm administrator e ekzekutor e legjislativ e gjyqësor, por është edhe konsumator. Shteti është konsumator dhe kjo duhet të reflektohet në prokurimin publik. Nuk mundet një politikan, e para së gjithash e mbi të gjitha unë si kryeministër i Republikës së Kosovës, të them konsumoni qytetarë të republikës prodhime vendore, e këtë mos ta bëj edhe shteti! Nuk mund t’i themi qytetarëve konsumoni prodhime vendore e shtetit konsumo prodhime të huaja. Edhe qytetari edhe shteti duhet të konsumojnë prodhime vendore. Jo qytetari pa shtet, jo shteti pa qytetar, por edhe qytetari edhe shteti.

Tani më lejoni të flas edhe dy fjalë për idenë e mini-shengenit të cilën ju e keni pasur temë sot.

Siç e kam theksuar në Tiranë me 11 shkurt, ne do të angazhohemi për bashkëpunim tregtar me Shqipërinë. Nëse me të tjerët duhet të negociojmë shumë për të hequr pengesat e barrierat e panumërta sepse ka më shumë interesa sesa vullnet, kjo nuk do duhej të ndodhte mes Kosovës e Shqipërisë. Mes Kosovës e Shqipërisë ka vetëm një interes, e ai është i bashkëpunimit të plotë.

Unë besoj se ashtu siç ka vullnet për të hequr barrierat e kontrollit të vizitorëve gjatë kohës së pushimeve verore mund të ketë e duhet të ketë vullnet edhe për produktet e prodhuesve andej e këndej kufirit.

Unë ju përgëzoj shumë për punën që bëni dhe ju uroj punime të mbara sot, edhe shumë edhe edicione edhe prodhime klubit të prodhuesve dhe gjithë prodhuesve të vendit tonë.

Ju faleminderit.

19 shkurt 2020

KORONAVIRUSI ARMË BIOLOGJIKE APO AKSIDENT NATYRE? – Nga ASLLAN BUSHATI

Në emisionin “opinion” të TV Klan të datës 25 mars 2020, opinion publik shqiptar u pyet në se: ”koronavirusi ishte virus i përgatitur në laborator, apo një aksident natyre”? Në këtë testim (vullnetarisht) morën pjesë mbi 21 mijë teleshikues, prej të cilëve 87 përqind mendonin se është virus i përgatitur qëllimisht në laboratoret e kërkimeve biologjike dhe 13 përqind mendonin se është aksident natyre.

Këto ditët e fundit (mars 2020), Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në daljet e tij publike para mediave e cilësoi koronavirusin si “virusi kinez”. Kur e dëgjuan kinezët këtë, u hidhruan shumë dhe thanë se ky emërtim është fyes për ne. Në daljet e tjera publike Presidenti Trump jo vetëm që nuk e tërhoqi, togfjalshin e më sipërm, por shtoi se:”Kjo nuk është fyese. E vërteta është se virusi erdhi nga Kina”.

Ky qëndrim i amerikanëve i shtoi shumë hamendësimet, sepse në një farë mënyre gishti u drejtu atje nga erdhi virusi. Të ndodhur në një situatë që nënkuptonte përgjegjësi të mëdha botrore për jetët e humbura dhe shkatrrimin e bizneseve, kinezët prodhuan kundërvënien duke deklaruar se ”në vjeshtë pati ushtarë amerikan në rajonin e Uhanit në Kinë dhe ata janë shkaktarët- thanë disa zyrtarë të niveli të dytë në Kinë”. Këtë deklaratë e amplifikuan edhe rusët e iranianët etj, duke u përpjekur që përgjegjësia të adresohet tek amerikanët.

Amerikanët realisht u gjendën para pandemisë botrore njëlloj të papërgatitur, si e gjithë pjesa tjetër e globit. Kurse kinezët jo vetëm qenë të vonuar, por edhe shumë të rezervuar në deklarimin e të dhënave të koronavirusit. Madje tashmë ata po përpiqen ta paraqesin vehten dhe veprimtarinë e tyre para botës si të mencur, të matur e triumfatore. Domethënia e kësaj është se ne koronavirusin e shkatrruam në vendin tonë dhe tani jemi në gjendje ti vijmë ndihmë kujtdo në botë .

Për një këndshikim më të gjërë, të këtij problem madhor e shumë të rrezikshëm me të cilin sot po përballet gjithë planetin, do të sjellë në kujtesën e lexuesve dy vendime të rëndësishme që ndryshuan strategjinë ushtarake ndaj armës biologjike.

Së pari: Marrë shkas nga përvoja e hidhur në këtë fushë para vitit 1980, me propozim të Presidentit Regan, Kongresi Amerikan miratoi doktrinën ushtarake lidhur me armën biologjike (përfshi edhe atë toksike), ku thuhet:”Shtetet e Bashkuara nuk do ta përdorin kurrë armën biologjike. Edhe në qoftë se ne do të goditemi nga të tjerët me armë biologjike, përfshi këtu edhe atë toksike. SHBA-të nuk do të përgjigjen kurrë me përdorimin e armës biologjike”. Kjo doktrinë ushtarake u adaptu edhe nga antarët e tjerë të NATO-s në 1983.

Së dyti: me inisiativën e SHBA-së, Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së, mbajti dy konferenca të posacme në 1980-1986 për ndalimin dhe mospërhapjen e armës biologjike. Po ashtu në verën e vitit 1987 OKB-ja “adoptoi vendimet e ekspertve teknik të vendeve pjesmarrëse në konference për ndalimin, mospërhapjen, mos përdorimin dhe kontrollin për agjentët biologjik”.

Edhe sot kjo është doktrina ushtarake e SHBA-së dhe NATO-s, është në fuqi ku asgjë nuk ka ndryshuar që nga Presidenti Regan deri tek Presidenti Trump.

Tani para se të nxjerrim disa përfundime për situaten tronditëse që po kalojmë, shkarazi le të cekim fare pak njohuri nga përdorimi i armës biologjike.

Arma biologjike në mendimin ushtarak konsiderohet armë e dëmtimit masiv (ADM). Ajo bazohet në veprimin dëmtues të mikrobeve patogjene (me helmet e tyre) dhe toksinat e ndryshme që përdoren për dëmtimin dhe asgjësimin masiv të njerzve dhe kafshëve.

Literatura na bën të ditur se përvoja historike e epidemive të së kaluarës, shërbeu si bazë për zhvillimin e armës biologjike. Për këtë ka shumë shembuj nga paslufta e Dytë Botrore që tregojnë se si mikrobet e toksinat u përgatitën nëpër laboratore për tu vënë në shërbim të mendimit ushtarak. Përvoja e parë (e cilësuar negative) ishte lufta e Koresë.

Por ish Bashkimi Sovjetik u muar gjatë me këtë ADM. Në këtë fushë ai prodhoi shumë toksina dhe u paraqit në opinion se ato janë derivate i armës kimisë, madje duke i konsideruar hapur jo si ADM, po si degë e municioneve të zakonshme . Mbështetur mbi këtë ide filluan ti përdorin toksinat në Afganistan në vitin 1980 kundër forcave Muxhahidine. Pra përvojën e punës laboratorike e trasferuan në veprimtari konkrete ushtarake në teren.

Gazetari danez Bernard Debruin pa helikopterë sovjetik që hidhnin kutija mbi fshatrat që mbroheshin nga Muxhahidinët.” Kutitë shpërthyen dhe nxirrnin një tym të verdh të ndotur. Pesë orë më pas, Debruin hyri në fshat dhe fotografoi viktima me lëkura të nxira të infektuara e me flluska të mbushura mbi trup. Viktimat villnin gjak. Brenda pak orësh disa nga viktimat e helmuara më në fund për pak minuta ndalonin të vjellurat dhe vdisnin menjëherë. Në momentin e fundit tek viktima cfaqej një spazëm dhe nga goja, hundët e jashtqitja dilte një shkumë gjaku”.

Ngjarja e mësipërme ndodhi në qershor 1980 dhe duke u transmetuar nëpërmjet masmedias tronditi rëndë gjithë opinionin publik botror. Por mbi të gjitha lajmi shkaktoi “furtunë” në qarqet ushtarake të shumë vendeve përfshi edhe atë të NATO-s. Këto të fundit, nën drejtimin e amerikanëve u pozicionuan hapur ndaj kësaj masakre dhe “në kundërshtim me sovjetikët e cilësuan armën toksinë si pjesë të armës biologjike të ndaluar për përdorim ushtarak me konventë ndërkombëtare”. Mbi këtë bazë denoncuan pikpamjet sovjetike për përdorimin e armës biologjike ku sipas tyre”arma biologjike mund të përdoret në funksion të një roli të vecantë strategjik për mbështetjen e trupave sulmuese ose për shkatrrimin e resurseve të bimëve e të kafshëve”.

Marrë shkas nga sa më sipër, nga përvoja negative e luftës së Koresë, nga përvoja brenda strukturave ushtarake amerikane, mendimi ushtarak amerikan rreth armës biologjike , u sintetizu në doktrinën ushtarake Regan të cilën e përmendëm më lart dhe që në esencë nënvizon se amerikanët kurrë nuk do ta përdorin atë edhe sikur të tjerët ta përdorin kundër tyre. Kjo është në fuqi edhe sot.

Tani kthehemi tek koronavirusi i cila është kthyer në një makth, rrezikshmëri serioze për jetën, panik, stres psikologjik e paralize e ekonomisë botrore. Nga kjo situatë (qesharake për shekullin 21), edhe nga njerzit më të thjeshtë e më me pak përvojë në botë dalin disa pyetje:
– Pse Kina fillimisht u përpoq ta fshihte (ose minimizonte) koronavirusin në Uhan, kur për ngjarje të tilla ka konventa ndërkombëtare ?
– Pse Kina ishte shumë e vonuar në dhënien e informacioneve dhe këto të fundit hershëm ishin sipërfaqsore e me gjuhë të drujtë? Në vend që të sherbenin si përvojë për të tjerët.
– Pse vetë Kina nuk kërkoi ndihmë nga partnerët ndërkombëtar dhe tashmë ju ofron ndihmë e eksperiencë të tjerve? A mos ajo ishte e parapërgatitur për një situatë të tillë?
– Vedhja e sekreteve të tenologjisë botrore (nga ndonjë shtet i vecantë) është kthyer në gjënë më të paskrupullt. Po supozoj për një moment se në një laborator(qoftë ky amerikan, kanadez, francez ose i dikujt tjetër), po studiohet krijimi i viruseve artificiale për qëllime studimore e humane dhe këtë e vjedh dikush dhe nga mos dija i plas “bomba në dorë” atij që e vjedh. Atherë përgjegjsinë e ka ai që merrët me studim apo ai që vjedh?
– Edhe në se në koronavirus (kovid 19), shkencërisht nuk ka asnjë dyshim për veprimtari subversive, njeriu më i thjeshtë në botë kërkon si domosdoshmëri imperative një investigim ndërkombëtar shkencor e të paanshëm që kjo hije e shëmtuar antinjerzore të hiqet.
– Unë nuk kam të drejtë të akuzoj askënd në botë për këtë katraurë botrore që po ndodh në sytë tanë, por jam dyshues edhe sikur një njeri i vetëm të menojë se është veprimtari agjenturore. Prandaj lypset investigim sapo emergjenca të fillojë të ulet.

Në gjykimin tim, postkoronavirusi do të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin e rendit botror. Ata do të jenë të shumanëshe që nga individi e deri tek shteti e rruzulli toksor. Do të ndryshojnë mendimin e mënyrën tonë të jetesë. Ne duhet ti përqasemi të resë. Shpresojmë të mbetemi gjallë e shëndosh nga pandemia , shpresojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.

Kosovë, një ushtrim i pandershëm demokracie – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Në mbrëmje vonë, më 25 mars, Kuvendi i Kosovës votoi me më shumë se dy të tretat në mbështetje të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, paraqitur nga LDK, e cila ishte njëherësh edhe njëra nga dy shtyllat kryesore, mbi të cilat mbështetej kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet e fundit, në tetor 2019.

Shtylla tjetër ishte LVV, e cila, si parti e parë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kishte gëzuar edhe të drejtën për ta kryesuar. Duke parë rrethanat që po kalon edhe Kosova si mbarë bota, për shkak të virusit Covid – 19, do menduar se vetëm një hall jashtëzakonisht i madh për kombin e detyroi parlamentin të mblidhet në seancë plenare. Dhe, në fakt, të gjithë deputetët ishin të pajisur me maska, gjë që i jepte atij ansambli një pamje teatrale në kuptimin jo serioz të kësaj fjale. Në përmbyllje të seancës, qeveria me kryeministër Albin Kurtin u rrëzua, ani pse nuk e kishte filluar ende realizimin e programit, për të cilin ishte votuar. Ajo ishte në detyrë prej vetëm 51 ditësh.

Arsyeja e këtij mocioni të pashembullt mosbesimi, ashtu siç e ka paraqitur zyrtarisht para opinionit publik Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, buron nga vendimi i Kryeministrit Kurti, para disa ditësh, për të shkarkuar ministrin e brendshëm, Agim Veliu (LDK), pa u këshilluar me udhëheqjen e LDK-së. Rrjedhimisht, ajo që pamë ne të gjithë, sipas meje ishte një ushtrim i pandershëm demokracie.

 

A ishte fabula me personazh Agim Veliun një arsye e mjaftueshme për ta rrëzuar një qeveri të porsalindur, dhe për ta rrëzuar ashtu me urgjencë, për më tepër në kushtet kur vendi praktikisht është në gjendje lufte siç edhe vetë presidenti amerikan e ka përcaktuar sfidën, me të cilën po përballet mbarë njerëzimi? Unë jam një dashamirës i palëkundur i Kosovës dhe kontribues brenda mundësive të mia modeste, nga jashtë, në zhvillimet e saj pozitive në një periudhë të rëndësisë së veçantë për Kosovën. Por, në këtë rast, përgjigjia ime për pyetjen e mësipërme nuk ka më asnjë vlerë. Vlerë do të ketë përgjigjia që do të japin në zgjedhjet e reja, doemos të parakohshme, qytetarët e Kosovës. Një përgjigje do ta japë me patjetër në kuptimin e vërtetë të fjalës edhe historia nesër, ku pashmangshëm figura e Isa Mustafës do ta ketë një çmim. Sepse kjo që ndodhi nuk mund të harrohet. Përsa më përket mua, e shoh me vend t’i përgjigjem vetëm pyetjes nëse Kryeministri Kurti duhej ta shkarkonte ministrin Veliu. Po, ai duhej ta shkarkonte pa asnjë ngurrim dhe në mënyrë të pakthyeshme.

 

Procedurat për t’u ndjekur janë një gjë tjetër. Çdo anëtar i një kabineti qeveritar ka detyrimin e disiplinës ndaj vendimeve të përbashkëta dhe nuk i lejohet të lëvizë asnjë fije. Parimi i mendimit ndryshe apo i lirisë së fjalës ekziston në ketë rast vetëm gjatë procesit të pjekjes së vendimit. Jo në publik. Përndryshe, ndodh ajo që në Kosovë përcaktohet përmes shprehjes “njëri i bjen thumbit e tjetri patkoit”, gjë që cënon në thelb autoritetin e qeverisë. Anëtari i kabinetit, nëse beson parimisht se qeveria nuk po merr vendimet e duhura dhe ai e sheh veten të pafuqishëm të ndikojë për mirë me debatet brenda për brenda, jep dorëheqjen dhe fiton kështu lirinë e shprehjes individuale para opinionit publik. Asnjë ekip qeverisës, sado demokratik të jetë, nuk funksionon ndryshe.

 

A ka vend për një analizë të aftësive të treguara nga Albin Kurti si udhëheqës i vendit? Sigurisht që një qeverie, e cila ka qenë në detyrë vetëm një muaj e gjysmë, nuk mund t’i bëhet asnjë bilanc. Në këtë kuptim, ai do të shkojë përsëri para zgjedhësve krejt i “pa konsumuar” nga pushteti. Por profili i tij si udhëheqës e meriton pak analizë. Do të kisha thënë se ai pati kohë të mjaftueshme për të shfaqur disa defekte karakteri, ku më i dëmshmi, më duket mua, ishte humbja e kontrollit mbi emocionet personale në lidhje me të tjerët, shenjë kjo, së paku se ishte i pushtuar nga euforia. Pa u zgjatur, po përmend vetëm sjelljen e tij ndaj Presidentit Thaçi. Dihet botërisht prej vitesh se këta dy burra nuk kanë asnjë respekt për njëri – tjetrin. Por, në rastin e Kryeministrit me Presidentin e Republikës, marrëdhëniet e tyre nuk janë më aspak personale. Ato janë të përcaktuara qartazi nga kuadri kushtetues. Do thënë se Thaçi e mbajti mirë parasysh këtë fakt.

 

Ndërsa Albin Kurti hidhte gjithë kohën vickla kur ishte nevoja që të dy krerët e shtetit të takoheshin jo për t’i hequr mërzinë njëri-tjetrit, por për të vënë në lëvizje institucionet qendrore të Republikës. Sipas meje, duke i treguar “forcën” e vet Presidentit, Kryeministri po e shpërfillte me papjekuri të madhe detyrimin kushtetues për të kënaqur egon e vogël të Albinit. Unë jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur ai do të kthehet në zyrën e kryetarit të qeverisë. Shpresoj se do të gjejë paraprakisht mençuri për të parë edhe te vetja çfarë bëri keq. Duken si hollësi, por pa to ai nuk do të bëhet dot burri i shtetit, që ende mungon në personalitetin e tij politik. Në qoftë se kjo përvojë e parë do e shtyjë ta shohë veten vetëm si viktimë komplotesh nga ata, që nuk e duan, do të jetë keq për të dhe më keq për Kosovën.

 

Rrëzimi brutal, sado që demokratikisht në procedurë i qeverisë së Kosovës me 25 mars ka tërhequr gjerësisht vëmendjen e mediave serioze të botës. Me sa kam parë, pothuajse askush nuk e beson arsyen e shpallur zyrtarisht nga LDK për mocionin e mosbesimit. Këtu përfshihen edhe vëzhgues shumë të zellshëm dhe fort dashamirë të zhvillimeve në Kosovë. Në përgjithësi ata shohin si arsye të vërtetë papajtueshmërinë midis BE-së dhe SHBA-së lidhur me një plan – thonë – amerikan lidhur me zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të ngrirë Serbi – Kosovë, plan ky ende i panjohur nga opinioni publik e për të cilin askush nuk mund të gjykojë me siguri.

 

Përmbajtja e këtij plani hipotetik është sipas meje në këtë rast një çështje më vete. Ajo çka më shqetëson mua shumë sot, nisur nga përvoja ime në politikë dhe posaërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare, është gjetja e Kosovës përpara detyrimit për të zgjedhur midis mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së. Kjo do të ishte një zgjedhje e tmerrshme. E ardhmja e Kosovës si shtet sovran dhe demokratik ka njësoj nevojë jetike si për mbështetjen e SHBA-ve ashtu edhe të BE-së.

 

Vetëm njëra palë, qoftë ajo amerikane apo europiane, nuk mjafton kurrsesi. Udhëheqësia e Kosovës duhet ta kuptojë e ta mbajë mirë parasysh këtë realitet. Presidenti Hashim Thaçi apo ndonjëri nga shtetarët e tjerë, të cilët me gjasa kanë bërë kohët e fundit një zgjedhje midis këtyre dy faktorëve ndërkombëtarë për çështjen, kanë gabuar. Dështimi i konfirmuar gjerësisht i Federica Mogherini-t si kujdestare e bisedimeve Prishtinë-Beograd gjatë mandatit të saj të posapërfunduar në krye të politikës së jashtme të BE-së është, natyrshëm, një arsye për t’u lodhur. Por jo për të hedhur hapa të dëshpëruarish pa vizion. Këshilla ime modeste për udhëheqësit e Kosovës është kjo:

Historia na mëson se mospërputhjet Bruksel – Uashington lidhur me çështje të caktuara në interes të paqes të qendrueshme globale – dhe marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi është pa dyshim e tillë – janë gjithmonë të përkohshme. Sepse qëllimi madhor dhe përfundimtar është i njëjtë si për Uashingtonin edhe Brukselin. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta bëjnë të qartë se për ta është parimore mbështetja e barabartë nga të dy palët. Sa për kujtesë: vetëm bashkimi i të dy palëve bëri të mundur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vetëm duke u mbajtur fort te ky parim, mendoj unë, udhëheqësit e Kosovës sot dhe nesër mund të ndihmojnë sadopak që përpjekjet europiane dhe ato amerikane të bashkohen më shpejt në të njëjtin shtrat. Parë në këtë perspektivë, mbetem i bindur se fjala e udhëheqësve të Kosovës ka peshë të veçantë. Ama, me kusht që ata të jenë të bashkuar fort e të flasin me një zë, bashkim ky që shkon përtej sedrës së njërit apo tjetrit dhe nuk lejon protagonizëm të asnjërit./panorama

Qeveria e shkarkuar mbetet në detyrë për COVID-19

Bekim Bislimi

Fakti që Qeveria e Kosovës, që nga 26 marsi është në detyrë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk do të ndikojë negativisht në angazhimin në përballjen me virusin COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri, thonë zyrtarët e qeverisë në detyrë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë që vendimet e deritashme të qeverisë për luftimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë së koronavirusit, nuk kanë pasur prapa motive politike. Si të tilla, sipas tij, ato vendime nuk duhet dhe nuk do të ndikohen nga zhvillimet politike dhe ato vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Të gjitha institucionet përkatëse, të veshura me përgjegjësi për zbatimin e këtyre vendimeve dhe janë në krye të detyrës. Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse në detyrë, ka kompetencë që të vazhdojë të ushtrojë vendimmarrje sa u përket masave dhe vendimeve të reja, varësisht nga zhvillimet në terren dhe ato vendime, gjithmonë sikurse deri më tash, do të jenë në përputhje me nevojat për mbrojtjen e shëndetit publik”, tha Kryeziu.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë që shëndeti i qytetarëve të Kosovës nuk duhet dhe nuk guxon që të vihet në rrezik për shkak të përplasjeve që mund t’i kenë partitë e spektrit politik në Kosovë dhe për më shumë, në rastin konkret, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat aktualisht kanë ministrat në dikasterët e qeverisë në detyrë.

Imer Mushkolaj, analist i çështeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se do të ishte e pafalshme për të dy partitë në qeverinë në detyrë, që udhëheqin me resorët përkatës për menaxhimin e situatës me koronavirus, në rast se nuk e kryejnë punët e tyre si duhet.

“Unë nuk pres që do të ketë probleme në menaxhim, për shkak se pastaj, njëmend flasim për rrezik shumë të madh për shëndetin e qytetarëve. Por, duhet që pavarësisht se nuk është qeveri me kompetenca të plota, po qeveri në detyrë, përgjegjësit e resorëve që menaxhojnë situatën e krijuar të jenë në nivelin e detyrës. Në radhë të parë ta kenë të rëndësishëm shëndetin e qytetarëve dhe pastaj të merren me këto përplasjet politike që po ndodhin këto ditët e fundit”, tha Mushkolaj.

Por, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Kryeziu, thotë që bashkëpunimi brenda resorëve për menaxhmin e situatës në përballje me koronavirusin, mbetet obligim për të gjitha dikasteret. Ndërkaq, fakti që qeveria është vetëm në detyrë, sipas tij, nuk do të krijoj efekte që do ta dobësojën luftën ndaj koronavirusit në terren.

“Ne presim që bashkëpunimi i deritashëm i ministrive, të cilat janë të veshura me përgjegjësi specifike, po ashtu edhe të nstitucioneve tjera, të jetë ashtu siç ka qenë deri më tash, marrë parasyshë që bashkëpunimi i tyre është thelbësor për sigurimin e shëndetit publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, nuk ka prioritet më të madh se sa ky qëllim”, u shpreh Kryeziu.

Kush e rrëzoi Qeverinë Kurti?

Analisti Mushkolaj shpreh mendimin që pikërisht për shkak se qeveria tashmë është në detyrë, drejtuesit e dikastereve qeveritare, sidomos ata që janë të përfshrië drejtpërdrejtë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duhet të mos e zbehin angazhimin e deritashëm, në mënyrë që të mos bie as morali i vartësve të tyre në institucionet tjera.

“Pra, duke e pasë parasysh se si është menaxhuar situata deri tash, unë kam besim që do të vazhdojë kështu. Politika, respektivisht, ngjarjet dhe zhvillimet e fundit politike, nuk do të ulin moralin qoftë të njerëzve politik që udhëheqin me këtë krizë, qoftë profesionistëve shëndetësor dhe të tjerë, të cilët deri më tash, njëmend kanë treguar se janë të përgjegjshëm dhe profesionist në kryerjen e detyrave të veta”, vlerësoi Mushkolaj.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në detyrë kanë konfirmuar që kordinimi i dikastereve ka vazhduar edhe pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.

Shembull për këtë, sipas tyre është edhe bashkëpunimi i fundit, ditën e enjte, ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim edhe me Administratën Tatimore të Kosovës, për hartimin e formateve për nxjerrjen e lejeve për të gjithë punonjësit brenda operatorëve ekonomik, të cilët vazhdojnë ta kenë të drejtën e zhvillimit të veprimtarive të tyre.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, atyre punonjësve u mundësohet e drejta e qarkullimit të lirë dhe gjatë kohës së kufizimit të këtij qarkullimi.

Ekspertja për Ballkanin flet për krizën politike në Kosovë: BE-SHBA me përfytyrime të ndryshme për mënyrën e marrëveshjes me Serbinë

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por, sipas saj edhe qëndrimi refuzues i presidentit Thaçi nuk ndihmoi në tejkalimin e hendeqeve.

Deutsche Welle: Kosova ndodhet në krizë politike, sikur nuk mjafton kriza e Coronës, qeveria u rrëzua pas mocionit të mosbesimit. Pse dështoi kaq shpejt Albin Kurti?

Johanna Deimel: Po të kujtohemi, edhe krijimi i qeverisë zgjati shumë. Për herë të parë në Kosovë u bë marrëveshje koalicioni. Por ky koalicion që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim. Siç dëgjoj nga Prishtina, ky ka qenë gabimi më i madh politik i Albin Kurtit. Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me “Jo”-në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh.

 

Si e vlerësoni këtë situatë tani? Sërish zgjedhje të parakohshme?

 

Fillimisht Albin Kurti do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare. Sipas Kushtetuës do mandatuar Vetëvendosja, VV sërish me krijimin e një qeverie. Për këtë Kurti duhet të shkojë tek presidenti Thaçi, dhe këtë unë nuk e parashikoj në një kohë të afërt. Pyetja që shtrohet është, nëse do mund të krijohet një koalicion qeveritar me LDK, NISMA dhe AAK. Ndoshta Albin Kurti synon zgjedhjet e parakohshme. Por për shkak të krizës COVID-19, kjo mund të zgjasë disa muaj derisa të fillohet të mendohet për këtë. Për fat të keq, Kosova ka përpara kohë të pasigurta dhe të vështira. Aty ku në vende të tjera kapërcehen hendeqet ideologjike dhe forcat politike bashkëpunojnë, për të mbajtur përgjegjësi për popullin në situata të jashtëzakonshme për shkak të virusit, Kosova e vështirëson situatën më tej me institucione politike jo stabël.

 

Kurti tha në parlament të mërkurën, se arsyeja e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, nuk ishte shkarkimi i ministrit të Brendshëm, por një marrëveshje me Serbinë që përmban edhe ndarjen e Kosovës, e ai është kundër. Ai sulmoi hapur edhe presidentin. Çfarë fshihet pas kësaj lufte politike?

 

Krahas grindjeve për kompetenca mes VV dhe LDK-së me gjasë bëhet fjalë edhe për atë që të vazhdojë dialogu, thënë ndryshe, që Vuçiç dhe Thaçi t’ia dalin deri në fund me marrëveshjen, që mund ta kenë arritur. Presidenti Thaçi në javët e kaluara nuk ka lënë t’i ikë asnjë rast pa dalë kundër kryeministrit Kurti. Nga ana tjetër, Kurti i mohoi presidentit të drejtat e negociimit në dialogun Kosovë-Serbi. Në një kohë që Kurti, qartësisht dhe disa herë sqaroi, se për të nuk ka prioritet dialogu, ai do të kujdeset për situatën e brendshme në vend dhe do të luftojë fort korrupsionin, presidenti Thaçi në akord me Richard Grenell e vazhduan më tej dialogun në Uashington. Edhe kjo patjetër ka çuar në rrëzimin e qeverisë.

 

Para votës së mosbesimit, Gjermania dhe Franca bënë thirrje që të tërhiqet mocioni i mosbesimit. Pse u injoruan këto thirrje?

 

Për këtë duhet të pyesni politikanët në Kosovë. Demarshi (kërkesa verbale e Francës dhe Gjermanisë, shën.red) ishte i qartë, por ndoshta erdhi shumë vonë.

 

Ka pasur zëra për një marrëveshje Kosovë-Serbi që do nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë…por nuk ka qartësi për atë, se çfarë lloj marrëveshjeje do të jetë kjo. Nuk po ecin më aspak në një linjë BE dhe SHBA për sa i përket Kosovës?

Sidoqoftë ajo që shohim është se mes SHBA dhe BE, ose mes disa vendeve anëtare ka përfytyrime të ndryshme për mënyrën e marrëveshjes. Në një kohë që i ngarkuari i posaçëm, Grenell është në një linjë me Thaçin dhe Vuçiçin, dhe do të jepte miratimin edhe për një shkëmbim territoresh, shtete të tjera, mes tyre edhe Gjermania me kancelaren Angela Merkel janë qartësisht kundër kësaj. SHBA e ka përdorur mirë edhe kohën, kur BE duhej të rikonfigurohej dhe për këtë nuk ishte e aftë për veprim për një kohë të gjatë. America First. Bëhet fjalë për një sukses në politikën e jashtme të Trumpit, e kjo nëse duhet, pa marrë parasysh edhe humbjet. Kosova është një shesh loje i mirë për presidentin Trump që të punojë kundër BE. Tani do duhej të emërohej Miroslav Lajcak si i ngarkuar i BE për dialogun Kosovë-Serbi, dhe së shpejti do duhej të zhvillohej në Paris një takim për dialogun. Tani që qeveria u rrëzua, nuk shoh shanse për këtë në një kohë të caktuar.

BE duket e paralizuar në Kosovë, asgjë nuk po lëviz, dialogu është i ngrirë. Presidenti Thaçi nuk e ka fshehur, se e ka humbur besimin tek BE. Edhe dy marrëveshjet e transportit për hekurudhat e lëvizjet ajrore u arritën me ndihmën e SHBA. Çfarë duhet të ndërmarrë BE që të jetë sërish aktive?

Po dy “marrëveshjet” e transportit janë në letër, me sa di unë. Ka shumë shou pas kësaj. Presidenti Thaçi e ka fajësuar shumë rëndë BE. E vërtetë, është e padurueshme dhe patolerueshme që ende nuk ka një liberalizim të vizave për Kosovën. Megjithatë Thaçi me fajësimet e tij ndaj BE për mendimin tim e ka diskredituar veten si partner i ardhshëm negociues në një dialog Kosovë-Serbi të moderuar nga BE. Se kur do të rifillojë dialogu, këtë nuk e dimë edhe për shkak të pandemisë. Kësaj i shtohen edhe zgjedhjet në Serbi, që po ashtu janë shtyrë. Tani situata e re në Kosovë. BE duhet dhe do ta ndihmojë Kosovën të kalojë pandeminë. Kjo është tani më e rëndësishme, se sa të mendosh për kufijtë.

Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih. Nga shkurti i këtij viti ajo është anëtare e bordit të shoqatës./DW

Qeveria u rrëzua për ta penguar ndryshimin në dobi të Kosovës – Nga HAFIZ GAGICA

Qytetarët e Republikës së Kosovës, përveç ankthit nga virusi i pa dukshëm Korona i cili me shpejtësi po e rrezikon njerëzimin, po përballën edhe me “virusin” e politikës së mbrapshtë e cila është bërë shumë shqetësuese!

Në kohë emergjencash njerëzore të luash role komike, tregon se do bëhesh shembull qesharak në botën që të rrethon, dhe këtë vlerësim po e japin shkrimet dhe komentet e shtypit botëror, të cilat po e vlerësojnë shumë drejt mënyrën dhe atmosferën e rrëzimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës, ç’është më e keqja, në kohë të rrethanave emergjente shëndetësore.

Ndërsa në rrethana normale në aspektin politik, ligjor dhe demokratik do ishte në rregull një akt i tillë, por në aspektin moral dhe human kjo nuk mund të harrohet, por as fakti se ky koalicion qeverisës ishte rezultat i votave për ndryshim me 6 tetorit 2019, i cili koalicion mbrëmë u rrëzua nga deputetet për ta pengue ndryshimin në dobi të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Megjithatë, unë besoj fuqishëm se ndryshimin pozitiv askush nuk mund ta përmbys përmes konjukturave politike, sepse këtë ndryshim po e kërkon qytetari i Republikës së Kosovës, i cili sot është më i vetëdijshëm se kurrë, sidomos nga mbrëmë e ka shumë të qartë, se korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi politik i ka rrënjët e shtrira në të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës, dhe për ta zhduk këtë të keqe kërkohet punë si dhe përkushtim i shumanshëm. Mbase, krejt pazaret dhe skenarët tjera do jenë jetëshkurtër, sepse qytetari i ynë pasi që të kaloi kriza e pandemisë globale, pra në kushte normale, do ta jep përsëri votën e vet për ndryshime pozitive në zgjedhjet e ardhshme të lira dhe demokratike.

Zëri i Amerikës – Kurti: Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi të enjten bindjen e tij se ekziston një marrëveshje për shkëmbime territoresh ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se vota e mosbesimit ndaj qeverisë së tij ndërlidhet me atë marrëveshje.

Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën mbrëma mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, zoti Kurti shkroi se “ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”.

Kryeministri në detyrë shkroi mes tjerash se “qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”.

Gjatë debatit të së mërkurës në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme. Faktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti (Hashim Thaçi) në takimin me të. Për dy orë e takova, dhe a e dini çka më tha: ‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqim qafe Serbinë. Këta kryeministrat tjerë janë kryeministra të emëruar, unë e ti jemi të zgjedhur nga populli’. Pra nuk është ideja me heq këtë qeveri për taksën, por me heq qeverinë e me i hap rrugë marrëveshjes. Këto pazare nuk mund të me kenë mua si bashkëpunëtor”, tha ai.

Gjatë debatit në parlament ai kundërshtoi vlerësimet se mos heqja e tarifave ndaj mallrave serbe sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, i ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me Washingtonin.

“Në këtë rrethanë me trysni të madhe e politika afatshkurtra ku ne jemi më shumë mënyrë se sa qëllim, po e theksoj, është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë në një tavolinë ku e ke marrëveshjen e gatshme midis dy presidentëve e nëse t’i nuk pajtohesh duhet të dalësh në mënyrë demonstrative e të flasësh, atëherë dëmtohen raportet Kosovë-SHBA, kështu nuk dëmtohen. Dhe nëse kanë mundur ta nënshkruajnë pse nuk e bënë? Ama ata nuk mund të nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua njëherë, e kuptoni, sepse unë jam në dy palë zgjedhje njeriu më i votuar, nuk bëhet marrëveshja pa më thyer mua, duhet të më thyejnë diqysh mua njëherë, prandaj nuk u bë marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, sepse ata e kanë pasur gati”, tha ai.

Në fillim të muajit mars presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Të dy presidentët ndodheshin në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin verime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë që nga fillimi i këtij viti kanë ngulur këmbë që Kosova të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Analistë të ndryshëm thanë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar për një marrëveshje mbi idenë e ndarjes së Kosovës.

Kjo u hodh poshtë nga presidenti Thaçi dhe ambasadori Richard Grenell i cili tha se një gjë e tillë “nuk është diskutuar kurrë në praninë time”.

Kryeministri Kurti, i gjetur nën trysni për heqjen e tarifave vendosi heqjen e pjesshme të tyre dhe zëvendësimin me masa të reciprocitetit të plotë me Serbinë, por kjo u cilësua si masë “gjysmake” nga ambasadori Grenell.

Lidhja Demokratike kërkoi nga zoti Kurti që t’i heqë ato menjëherë sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Ndarjet rreth kësaj çështjeje kulmuan me vendimin e zotit Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe kjo u pasua me mocionin e mosbesimit që i dha fund qeverisë.

Rrëzimi i qeverisë ndodhi në një periudhë kur Kosova po përballet me pasojat e koronavirusit. Deri të mërkurën mbrëma 71 veta janë konfirmuar si të infektuar, ndërsa është regjistruar edhe viktima e parë.

Kryeministri në detyrë shkroi të enjten se “do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, shkroi ai.

Reagon familja e Haki Imerit: Isa e Gima u bashkuan si okultë të shpëtojnë Hashim Thaçin, por është vonë për “Gjarprin”!

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit i cili është vrarë menjëherë pas lufte dhe vrasësit e tij nuk u zbuluan kurrë, kanë reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, kjo familje thotë se votëbesimi kundër Qeverisë u bë për shkak të Gjykatës Speciale, por tash është vonë për presidentin Hashim Thaçi.

Kjo familje shkruan se, Gjykata Speciale është duke i trajtuar aktakuzat në Hagë.

Familja Imeri thotë se u bashkuan të gjithë për të shpëtuar Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale, por ky veprim është i vonuar.

Postimi i plotë:

-Preteksti i vertete i mocionit te votebesimit kunder Qeverise ka te beje me Gjykaten Speciale , por tash eshte vone per Gjarperin e Panistet tjeter se nuk mund ti shpetojne nga aktaakuzat per krime aty ku preke mandati i kesaj Gjykate. Aktakuzat jane duke u trajtuar ne Gjykate, dhe Albin Kurti pati nje qasje korrekte ndaj Gjykates Speciale dhe kjo eshte pse i ka penguar me se shumti daret e krimit.

-Pronto-Pani Skenda, Isa dhe Gima u bashkuan si okulte qe ta shpetojne Hashim Thacin nga Gjykata Speciale, por ky veprim i tyre eshte i vonuar. Albin Kurti eshte i rryer dhe i avancuar karshi don kishotve e sanqo panqove te politikes nentokesore qe synon te sakrifikoje Kosoven per interesa te ca krimineleve te luftes dhe paqes (Shikut,Panit).

-VV fitoren e ka te sigurte.Cdo perfolje per antiamerikanizem eshte mashtrim dhe justifikim sa per te rrezuar Albin Kurtin.Nje duhet te kuptohet qarte se per 20 vite sa LDK-ja ishte here ne pushtet here jashte pushteti 4 here kishte ministrine e brendshme as nje sherbim nuk ia beri drejtesise qe te zbardhen krimet politike te antareve te saj…CoronaVirusi do te merr viktima tjera ne Kosove por veprimet e Gjykates Speciale nuk do te pengohen, kete e kane te qarte daret e krimit…

Tre skenarët pas rrëzimit të qeverisë

Arton Konushevci

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend dikton nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë, derisa të vazhdojë situata me COVID-19.

Kuvendi i Kosovës, ka votuar tashmë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim. Mocioni ishte ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e qeverisë. Aktualisht qeveria është e dorëhequr, por në detyrë.

Njohësi i zhvillimeve politike dhe i funksionimit të Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pasi mocioni i mosbesimit ishte i suksesshëm, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

“Nëse do të jetë qeveri teknike apo shumë-partiake, kjo do të varet nga vullneti i deputetëve, por edhe i presidentit, i cili mund të vendosë përmes një dekreti që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Krasniqi.

Në Kushtetutën e Kosovës, neni 100 i saj thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Aktualisht, Kosova si edhe gjithë bota, po përballen me pandeminë e COVID-19, pas përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës. Organizimi i zgjedhjeve, nuk besohet se do të jetë i mundur në rrethanat aktuale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK nuk do t’i tërheq ministrat e saj nga qeveria dhe se i mbetet kryeministrit Albin Kurti të vendosë nëse do të vazhdojë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Vigan Qorolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas miratimit të mocionit të mosbesimit, presidenti i vendit, do t’i kërkojë partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, të 6 tetorit, [në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje] emrin e një mandatari të ri për kryeministër.

Qorolli thekson po ashtu se është edhe mundësia tjetër që të gjitha partitë politike të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje e cila, sipas tij, do ta bindte presidentin për ta votuar apo nominuar një kandidat për kryeministër.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të ketë një konsensus dhe të këtë një mbledhje të përbashkët të të gjitha partive në mënyrë që ta bindin presidentin për një zgjidhje të përbashkët. Por, ai [presidenti ] nuk e përjashton mundësinë që ta nominojë edhe njëherë një kandidat nga partia fituese, do të thotë Vetëvendosje, por jo më Albin Kurtin mandatar”, tha Qorolli.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës shkruan se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Ky përkufizim, besohet se i jep të drejtën, të paktën herën e parë Vetëvendosjes si parti fituese që të propozojë mandatarin e ri për kryeministër.

Por, sipas Vigan Qorollit nëse partia më e votuar heq dorë vullnetarisht nga pozita e kryeministrit, atëherë presidenti mund t’ua kalojë radhën partive të tjera pas VV-së.

“Nuk pritet të ketë një qeveri teknike, do të ketë sërisht një qeveri politike e cila do ta kalojë një tranzicionin disa mujor e pastaj do të organizohen zgjedhjet e reja të cilat duhet të mbahen, po themi, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, pasi të kalojë pandemia mbase në muajin shtator më së voni”, tha Qorolli.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se si parti është e hapur që të bisedojë sërish me Lëvizjen Vetëvendosej, por sipas tij, tani për një qeveri më të gjerë, ku do të bënin pjesë edhe partitë tjera politike.

Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së vazhdon të jetë po i njëjti, që nënkupton se LDK nuk e do vetëm Partinë Demokratike të Kosovës në koalicionin e ri.

Analisti Albert Krasniqi thotë se PDK-ja, në bazë të deklarimeve të liderit të saj, Kadri Veseli, preferon të qëndrojë në opozitë.

“Nëse bazohemi në deklarimet e partive politike, PDK ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Pra, edhe nëse krijohet një qeveri e re, që del brenda përbërjes aktuale të Kuvendit, nuk do të jetë shumë-partiake apo teknike”, tha Krasniqi.

Kurse, analisti Imer Mushkolaj, mendon se Kosova po futet në një krizë të re politike.

“Me gjasë do të kemi një qeveri me mandat të kufizuar. Por, në fund të fundit humësit më të mëdhenj në këtë situatë janë qytetarët, që u braktisën në një situatë të vështirë. Në aspektin politik, humbësja më e madhe në këtë situatë do të jetë LDK-ja”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e deritanishme e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partive partnere të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospajtimet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo e fundit, inicioi më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke i siguruar nënshkrimet nga deputetët e opozitës. Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.