Historia: Thuhet se Herdodoti atëbotë ( dikund në vitët 485-424- para epokës sonë ) duhet të ketë qenë arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit sistemi apo si i thuhet” kompozicioni i parë ” historik ose historiografik në Antikë. Apo,” babai i historisë”, siç do e quante dikur me vonë Ciceroni.
Se këndejmi, Herodoti në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Historiae” , asokohe në radhë të parë e kishte për qëllim paraqitjen ose prezantimin e njëanshëm ( unilateral) ose monologjik të lufterave dhe fitorëve të atëhershme ushtarake ose politike të grekëve të lashtë- nen udhëheqejen e Aleksandrit (Lekës) të Madh me origjinë të njohur pellazgo-iliro-shqiptare -kundër përsianëve dhe të tjerëve. Gjegjësisht, dominimin dhe prestigjin e atëhershem politik, ushtarak, detar, tregtar, kulturorë dhe ekonomik të grekëve në Regjiionin e njohur Jugor ose Mesdhetar, Përsi ( Irani i sotëm), Babiloni, Asiri, Mesopotami, Egjipt ( Aleksandri), Hindukush, Indinë e largët dhe kështu me radhë…Ku grekët e lashtë, respektivisht, mbretërit, komandantet, luftëtarët, arkitektërt dhe perandorët e ndryshëm pellazgo-iliro-shqiptar ( si Leka i Madh dhe shume të tjerë) kanë lënë gjurmë të shumëta dhe të pashlyera asokohe e sot.
Në anën tjetër ndërkaq, Tukididi ( dikund në vitët 46O-4OO -para Krishtin) në kuader të “Monografisë Historike ” mbi luftërat e atëhershme të Athinës, Spartës, Peloponezit, Bosforit, Dardanelëve etj. Duke bërë fjalë mbi rolin, ndikimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të Aleksandrit ( Lekës) të Madh si dhe të shumë e shumë luftetarëve, komandantëve ose strategëve të tjerë luftarak ( ushtarak) dhe politik me orgjinë nacionale ose gjenealogjike nga treavat dhe rajonet e ndryshme të Ilirisë, Maqedonisë Antike etj. Qyshë atëherë do bënte apel për të vërtetën dhe kritiken e njohur historike ose historiografike. Respektivisht, për studimet, hulumtimet dhe analizat e përgjithshme burimore, materiale, dokumentare dhe historike të ngjarjeve, figurave, kronikave, analeve, mitëve, eposëve ose legjendave të mesipërme politike, ushtarake( luftarake) ose historike në funksion të sekularizimeve dhe singularizimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative mes historisë dhe luftës, historisë dhe politikës, historisë dhe sociopsikologjisë, historise dhe filozofisë etj.
Dhe, të gjitha këto së bashku, me qëllim të paraqitjes ose prezantimit të ngjarjeve, zhvillimëve, figurave ose personalitetëve të jashtëzakonshme si Aleksandrit (Leka) i Madh, në frymën e njohur ekskursive dhe diskursive të një historie globale ose universale në sfond. Kjo mu për faktin, se ligjët e niohura historike ose historiografike, në radhë të parë janë ligje të trendëve, standardeve dhe tendencave të njohura madhore, epokale dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë. Respektivisht, ligje të trendëve ose tendencave të njohura globale ose universale. Për dallim të ligjëve të njohura shoqëore ose sociale ( lëxo: ligjet filozofike, sociologjike, psikologjike, politike dhe të tjera ..) që janë me tepër ligje ose standarde të përkufizuara në kohë dhe hapësirë të cilat i parashohin ose prognostifikojnë ngjarjet, zhvillimët, figurat ose personalitetët e ndryshme epokale dhe historike në sfond. Por, nuk kanë ndikime ose influenca globale ose masive në to si legjët e lartëpërmendura historike ose historiografike. Ndërkohë që kritika e sipërpërmendur historike ose metodologjike ( lëxo”Monografinë Historike” të Tukididit), me kalimin e kohës do ravijezohej, konturohej, eksplorohej dhe konvencionalizohej akoma me shumë ne kuader të “Helenikës” së njohur të Ksenofantit etj. Për t´i arrirë kështu lulëzimin ose shkëlqimin e tyre të vërtetë me rastin e kontaktëve, farkimëve ,konvergjencave ose komunikimëve të ndryshme letrare, kulturore, historikografike dhe të tjera të artit, kulturës, letërsisë dhe historisë së lashte greke ( helene) me kulturën dhe historinë e njohur romake në kohën e luftërave dhe pëpjekjëve të njohura të romakëve per sundime dhe dominimie të asokohshme mesdhetare ( kontinentale) dhe interkontinentale. Kur Jul Polibie Cezari, Plutarku, Tit Livi, Salustiu, Ciceroni, Katoni, Konstantini i Madh, Justiniani, Diokleciani, Augustini dhe të tjerë…Në kuader të ” Analëve Historike”, “Biografive Paralele”, ” Fasti-ve” ( Kalendarëve), “Vitae Sanctorum”, “Vitae Sanctam etj. Asokohe i kishin vërë si të thush piketat ose kornizat e përgjithshme shkencore, sekulare, singulare dhe humaniste të historisë së përgjithshme të kulturës dhe civilizimit botërorë.
Për me tepër ndërkaq, konceptët, formulimet dhe përceptimet e njohra të H. Berr se ” Historia parasegjithash është shkenca e njohur mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare”. Apo,” Pasqyrë dhe një njohuri e përgjithshme globale ose universale mbi të kaluarën, të sotmën dhe të ardhmën e përgjithshme të njerëzimit ose civilizimit të njohur njerëzore “, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore dhe metodologjike të H.I. Marrout, Christoph Kellerit, F.Braudellit, G. Barracloughut etj. Në menyrën me konkrete, me sublime dhe pragmatike i bëjnë të qarta ndarjet, klasifikimet, enkodimet, dekodimet dhe periodizimiet e ndryshme historike ose historiografike. Respektivisht, historitë e vogla ( mikrohistoritë) dhe historitë e mëdha ( makrohistoritë) e ndryshme në kontekstet ose relacionet e njohura “Post-Quem” dhe “Ante- Quem”.
Historia dhe kauzaliteti i njohur shteterorë, nacional, ushtarak ( luftarak) dhe politikë: Siç dihet, lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë si dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike të iliro-shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik: Ishte stina me e bukur dhe me krenare në historinë me të re të popullit (kombit) dhe atdheut tonë përkatës ose respektivë. Ishte ajo stina e lavdishme e lulëkuqeve të njohura të lirisë dhe shqiptarizmës që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Në këtë kontekst është thënë dhe shkruar aq shpesh se me rastin e luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, njëherë e përgjithmonë , respektivisht, me tepër dhe me bukur se kurrë, i çelën dhe hapën sytë liria, shteti, pavarësia, integriteti dhe sovraniteti i shumëpritur i Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Dhe, pse jo edhe zhvillimët dhe procesët tjera revolucionare, evolutive dhe historike në këtë drejtim. Me rastin e luftës dhe përpjekjeve të lartëpërmendura të UÇK-së, se këndejmi, njëherë e përgjithmonë u ndanë dhe shkurorëzuan fuqishëm dhe përjetësisht drita nga terri, liria nga robëria, jeta nga vdekja dhe kështu me radhë.
Ndaj, në këtë sfond, sipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Theodor Shiederit të shprehura dhe formuluara në kuader të ” Kodeksit të Historisë Nacionale”: Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake ( lexo: kauzalitetin e njohur luftarak ose ushtarak) nepër etapa ose periudha të ndryshme politike, historike dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë. Ndërkaq, sipas konceptë, ideve dhe teorive të njohura të Cloude Levy Straussit etj. Mitët, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake ( ushtarake) ose patriotike, janë në funksione të fuqishme determinante, konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare, sfiduese, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësivë, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, patologjive, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politike, administrative, juridike dhe të tjera. Duke pleduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës- përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, subverzive, politike, administrative, juridike etj.
Në të kundërten, asnjë popull ( komb) dhe asnjë shtet nuk mund të jetë i pavarur, i pasur, i lumturë dhe e lirië fizikishtë dhe politikisht, nëse janë të varfër dhe t´robëruar shpirtërisht, politikisht, moralisht ose fizikisht- çlirimtarët ose heronjtë e tij kryesorë. Shqiptarët e paguan me një çmim tepër të lartë lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga Serbia kriminale dhe gjakatare. Gjegjësisht, me vuajtje, pësime, dhëmbje, travaje, krajata, pezmatime, trauma dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë.
Për me tepër ndërkaq, njerëzit ose popujt e ndryshëm liridashës ose patriotikë, mbajnë mendë ose kujtojnë nëse duan. Respektivisht, nëse kanë moral dhe vetëdije të lartë shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike. Ndërkaq, falin ose “harrojnë”, vetëm nëse kanë kohë dhe mundësi. E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët dhe padrejtësitë e njohura politike, historike, ushtarake dhe të tjera ndaj iliroshqiptarëve nga ana e fuqive të ndryshme të mëdha. Gjegjësisht, ” popujt artificial” ose johistorik së bashku me “historitë e vogla” dhe “gjeografitë e mëdha” nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, kolonializmit etj. Përkatësisht, mbretëritë ( perandoritë ) ose ” dinastitë ” e dikurshme të Obrenoviçëve, Karaxhorxheviçëve, Pashiqëve, Çubrilloviçëve, Garashaninëve, Rankoviçëve, Millosheviçëve, Qosiqëve dhe të tjerëve.
E thënë dhe detektuar ( deshifruar) ndryshe, kjo donë të thotë se me rastin e Luftës dhe Revolucionit të Madh Çlirimitar dhe Patriotik të UÇK-së! Në radhë të parë kemi të bëjmë me histori të madhe ose makrohistori. Duke i nënkuptuar këtu edhe heronjtë, respektivisht, akterët dhe protagonistët me të rëndësishëm ose kryesorë të UÇK-së. Të cilët sigurishtë se janë edhe heronjtë, akterët dhe protagonistët e lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëshëm shtetërorë, nacional dhe politik të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.
Ndryshe nga kjo, sipas mendimëve ose formulimëve të njohura Kantit, Hegelit etj. Etapat ( epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme në kontekstin e mesipërm revolucionar dhe historik. Respektivisht, ushtarak ( luftarak), politik, shtetëror, nacional etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional dhe historik së bashku me mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura mbi trimat dhe heronjtë e ndryshëm nacional ose popullor tek popujt, shtetët ose shoqeritë e ndryshme revolucionare, postrevolucionare ose tranzitore në funksione të ndryshme reflektive, simbolike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, tradicionale, empirike, diakronike dhe të tjera -përballë paradokseve, padrejtësive, turbulencave, reaksionëve, anakronizmave, anomalive, patologjive, destruksioneve ose dekonstruksioneve të ndryshme objektive dhe subjektive në çdo kohë dhe hapësirë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale, psedoshkencore dhe johistorike të “gjeografive të vogla” dhe ” historive të mëdha” ose anasjelltas.
Në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, disa nga pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historisë shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetëtrore, nacionale dhe politike e një populli (kombi) dhe shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik . Gjegjësisht, e kaluara, traditat dhe jetëgjatësia e tij së bashku me konceptët, formulimet dhe interpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura ( eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe antropologjisë, historisë dhe antropogjenetikës dhe kështu me radhë. Ndërkaq, alternativat ose “derivatët” e ndryshme ( shtesë) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë faktori i njohur njeri ( personi ose individi), populli, kombi ( etnia) , shteti, gjuha zyrtare, simbolet e njohura shtetërore dhe nacionale, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin ( arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial dhe ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive ( ose globale dhe universale), të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ,historike etj. Historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike etj.
Gjithnjë fjala mbi luftën dhe përpjekjet e njohura heroike dhe patriotike të UÇK-së ….Si Njerën prej Faqëve me të Bardha, me Krenare dhe me të Lavdishme në Historinë e Përgjithshme të Iliro-Shqiptarëve.
P. S .
Shteti dhe ” pushteti i katërt” :
…U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtjet dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit. Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali ( tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale ( etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.
Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduerse dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik, gazetaresk ( zhurnalistik) ose publicistik -sidomos. Ku gazetarët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët.
Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duku u ofruar të tjerëve alternative, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të tyre akute ose kronike. Gjegësisht, objektive dhe subjektive.
Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, ,kulturore, informative ose publicitike në vendin tonë ( Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, kohezionin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët.
Ndonëse, gjithnjë duke e vërë theksin në “malin e madh” të obligimëve dhe përgjithësive të shumëta shtetërore, nacionale, politike, morale, intelektuale, kulturore, profesionale, patriotike dhe te tjera të elitave, strukturave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale- ndaj njeriut ( individit), popullit ( kombit) dhe vendit tonë në të gjitha çështjët dhe aspektët e mundshme.
Kjo pra në një kohë ose periudhë të fliudshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shtetërore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetar në Kosovë. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta ( boshe) pas ngjarjeve ose vendimëve të medha (kardinale) historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut tone.
Komentet