VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Histori me Himarë dhe me mbretin Zog (e dëgjuar) – Nga REXHEP SHAHU

By | August 20, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Lefter Qejvanaj 6 months ago Reply

    Paska pasur edhe anë te mira,por shitja e territoreve shqiptare mbret5rise serbo-kroate dhe vrasja e kundërshtarëve politike e damkos atë

Komentet

Tek shqiptarët sot mbisundon kultura e frikës se humbasin vendin e punës – Nga Artan Fuga

Përse nuk kemi të drejta në punë dhe si e çau errësirën e frikës revolta në universitetin e Tiranës!

Përse nuk flasin publikisht, nuk protestojnë, ata punonjës që shohin se paga e tyre behet objekt spekulimesh?

Vetëm pëshpërisin qosheve si një murmurimë pakënaqësie, ankohen në familje, plasin nga marazi, shohin ëndrra të vuajtshme.

Sepse mbisundon kultura e frikës se humbasin vendin e punës. Të marrin për zverku dhe të hedhin në rrugë. Sepse punonjësi nuk ka te drejta ne pune.

Protesta e ndërgjegjshme e profesoratit të Universitetit të Tiranës ka meritën sublime që e çau këtë mur heshtjeje, prandaj merr një sulm të paparë nga ata që do të duhej ta falënderonin këtë akt qytetar.

Tregoi situatën e turpshme të të drejtave të punës.

Ikja e turpshme e një Kryeprokurori… – Nga PËRPARIM KABO

Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thashë,…: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja… Pres me durim. Dhe prita. Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit… Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla… Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti i drejtësisë është ose bashkëpunëtor ose i pafuqishëm. Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar. Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë por xhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Law dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon. Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm. Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruajë…” Ikja e turpshme e një kryeprokurori…
Pkabo 13 shkurt 2018

Presidenti i Republikës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare – Nga HYSEN ARAPI

Ne kushtet kur opinioni publik eshte krejtesisht i çoroditur nga nje projekt marreveshje e cila definon kufijte detare Shqiperi- Greqi , ku sipas grekeve perfitimi i tyre ne dem te shqiptareve eshte rreth 1000 km katrore det ne zonen e pasur gaz e naftembajtese, ndersa sipas Diteziut tone ska ndodhur asgje, ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese Presidenti i Republikes duhet me urgjence te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare, ku te kerkoje spjegime te hollesishme per permbajtjen reale te kesaj marreveshjeje. Kjo duhet te behet para se kjo marreveshje te nenshkruhet , pasi nenshkrimi i saj ne variantin grek konsumon plotesisht tradheti te larte Kombetare ku mos veprimi implikon dhe vete Presidentin e Republikes aq me shume kur ka nje vendim te meparshem te gjykates kushtetuese, i cili ka goditur marreveshjen e bere nga qeveria e meparshme edhe per faktin e moskonsultimit me Presidentin e Republikes.
Askush te mos mbaje shprese se Gjykata Kushtetuese do te beje te njejtin veprim, per aresye se mos plotesimi i saj me anetare per vendet vakant, po del qarte se eshte bere i qellimshem , per ti hequr mundesine e marrjes se vendimeve te tilla madhore.
Ne kushtet kur institucionet nuk do te reagojne atehere i lind e drejta popullit te mbroje interesat e tij me te gjitha format e mjetet, ne radhe te pare duke larguar qeverine .
Nje popull i provokuar eshte i veshtire per tu parashikuar, ndaj eshte koha sa me shpejt per te reflektuar.

Z.KRYEMINISTËR, DORËHIQU SA TË KA MBETË EDHE PAK FYTYRË – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Kryeministër pas takimeve te shumta më kriminelet e Mitrovicës së Veriut, pas dhënies nga Qeveria që ti e drejton një minutë heshtje për kriminelin O.Ivanoviq . I bane “nderë” me një minutë heshtje njeriut i cili ne natën midis 3 dhe 4 Mars te vitit 2000, vrau me dorën e vetë 49 shqiptarë dhe po atë ditë i ndoqi mbi 150 familje shqiptare ne pjesën jugore të Mitrovicës qe sot e kësaj dite nuk mund te kthehen në shtepitë e tyre.

Por edhe për atë që ia këtheve shpinën miqve tane Amerikan, pa te cilet as qe e kishe ule bythën ne stolicën e Kryeministrit, po ku me dijte se ku do te ishe tashti, kurse si pezmatim ne sjelljet e tua me Amerikën ajo nuk ta dha vizën.

Për ate qe aq shumë te kish pa marrë malli me u ba Kryeministër sa qe ditën e pare kur u ule ne stolicën e Kryeministrit punën e parë që e bëre ia rrite vehtes rrogen 100% nga 1500 ne 3000 euro me te madhën ne rajon qe ishte e kundërligjëshme për çfarë me ligjin që do te nxirret këto ditë ti duhesh me ia këthy Qeveris diferencën për rritjën e rrogës.

Edhe për shume gjera tjera,e me një qeverisje te keqe z.Kryeministër nuk të ka mbetë as sy as faqe me nejtë ma aty, por puna me e mire qe te shpetosh edhe pakë fytyrën tende është e mira e mirës:

TË D O R Ë H I Q Ë SH

Sepse më të gjitha ato turre që sa vite për tu bërë Kryeministër na zhgenjeve

Edhe futbollin do kapni o të paudhë??? – Nga HYSEN ARAPI

Personalisht mendoj se Armand Duka me kohe duhej te largohej nga drejtimi i FSHF, per aresye se ky post kerkon tashme nje mandat te kufizuar, por edhe se ka personalizuar ekstremisht cdo arritje te futbollit ne arenen nderkombetare, ne nje kohe qe gjendja e futbollit ne « mbreterine »e tij eshte nen nivelet e deshiruara. Mbi te gjitha ai ka refuzuar qe organet shteterore te kontrollojne perdorimin e buxhetit , cka te ben te besosh se ka vend per dyshime te aresyeshme per korrupsion.
Mirepo çudia qendron ne shpalljen e kandidatures se sekretarit te Partise Socialiste dhe deputetit te kesaj partie sh. Bashkim Fino si kandidat alternativ i Dukes, bile sic pohoi vete pa hequr dore nga pozicionet e tij partiake perfshi edhe mandatin e deputetit. Sigurisht perveç dashurise se madhe per futbollin , diçka tjeter e shtyn sekretarin socialist te marre persiper kete mision. Pasi kapen Prokurorine, drejtesine e pothuaj te gjitha institucionet e pavarura si dhe klubin Partizani, tani rradhen e ka FshF e cila gjeneron e menaxhon miliona.
Opinioni sportiv duhet ti thote ndal kesaj maskarade te radhes!
Ka mjaft personalitete nga bota e sportit dhe vecanerisht nga ajo e futbollit qe mund dhe duhet ta drejtojne tempullin e futbollit shqiptar!
( asgje personale me 2 kandidaturat), por thjeshte duhet te terhiqen, per aresyet qe parashtrova.
Futbolli eshte pasuri shpirterore per qindra mijera shqiptare. Mos na e merrni!

Në shtetin e mediokërve mediokrit i shpallin mediokrit “kollosë” – Nga SHABAN MURATI

Në shtetin e mediokërve mediokrit i shpallin mediokrit “kollosë”.

Pastaj gjithë mediokrit bashkohen kundër kollosëve reale “nën Marshin Shekullor të Mediokërve: Ti ishe i madh, por ne ta hëngrëm kokën”, siç i ka karakterizuar aq bukur poeti ynë i madh.

Gënjeshtra në mes të ditës – Nga Hysen Arapi

Para nje muaji nje minister i kabinetit qeveritar deklaroi me pompozitet se nuk do te kete me barriera ne kufirin Kosove – Shqiperi, njerezit dhe mallrat do te levizin lirshem si ne vendet e Beneluxit !

Tani ministri thote se nuk e lene bizneset per ta bere kete gje. Sigurisht qe nuk te lene bizneset , sepse qeveri- biznes jane nje dhe ndajne si çakejte fitimet ne kurriz te shqiptareve. Dhe vazhdojne e flasin per interesa kombetare e perralla te tjera qe dhe vete si besojne.

Shqiptarët po presin të shohin “vallen e vdekjes” së korrupsionit në këtë vit – Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët po presin të shohin “vallen e vdekjes” së korrupsionit në këtë vit.
Do ta shohin shumë shpejt. Dhe, nëse ngrihet pyetja: ku e kemi provën që kjo fillon shumë shpejt?
Përgjigjia është e qartë dhe krejt po me një pyetje: a e patë tërbimin gjithë frikë të Saliut dhe Bashës me të tjerë në seancën parlamentare të zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme?
Ata donin të mësynin dhe të digjnin Parlamentin. Po pse?

Tani ka filluar frika të përhapet kudo. Aktet e Prokurores do të vijojnë; kurse frika e të korruptuarve do të rritet.
Do shihni ditë për ditë sjelljen e tyre banale, nga kërcënimi me revolucion e deri te akuzat kundër prokurores, në fillim, dhe komisioneve të Vetingut e SPAK- ut, më pas; do shihni mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar dhe, në fund fare, akuzën kunder politikës amerikane: në fakt, do të shihni komedinë qaramane të atyre që kanë sjellë tragjedinë aktuale shqiptare- varfërinë ekstreme.

I.
Shqiptarët duan ta shohin fillimin e goditjes pa dalë dimri 2017-2018; dhe po kërkojnë plot arsye të shohin faktin ose shenjën e nisjes së valles.
Ata janë të varfëruar në ekstrem nga vjedhja e korrupsionit dhe po presin që të nisë moraliteti në qeverisjen shqiptare. Moralitet ky që nuk e kanë pasur kurrë.
Por tani po e presin këtë si ndihmë amerikane.

Po të kenë moralitet në qeverisje dhe një ndihmë fillestare financiare, shqiptarët janë të aftë të bëjnë gjithçka drejt prosperitetit të tyre. Dhe nëse më pyesni se ku e gjen ti këtë, unë ju tregoj vitalitetin e emigracionit shqiptar në Perëndim.

E pra, për këtë arsye, shqiptarët po presin dhe duan provën e prekshme të antikorrupsionit.

Në fakt kjo është psikologjia popullore e çdo shoqërie, dhe veçanërisht, sidomos e shoqërive të cilat kanë bërë një rrugë historike nga zhgënjimi në zhgënjim. Realisht, saktë kjo ka qënë edhe rruga e shqiptarëve në 100 vjet: nga zhgënjimi në zhgënjim, madje edhe më keq se kaq. Prandaj ata duan shenjën që t’iu provojë të vërtetën.

Atëherë, në funksion të kësaj, shqiptarët duan shenjat e nisjes së ‘valles’ që këtë muaj me gjyqtarët – a do ta kenë këtë shenjë?
Sigurisht që do ta kenë, por këtë duhet t’ua përforcojë edhe politika amerikane.

Dhe ajo patjetër që do t’ua përforcojë. Sepse është koha që po e kërkon. Dhe e dini pse? Sepse të korruptuarit e mëdhenj dhe me pushtet abuziv, kanë hedhur në veprim të gjithë zërat e tyre të blerë mediatikë që, në korr, të thonë se “nuk ka Reformë, të gjitha janë kot dhe fjalë boshe”.
Kjo realisht tregin se të gjithë këta janë në hall. Por s’kanë as mend.

Po politika amerikane, a duhet t’iu përgjigjet? Sigurisht që po.

ll.
Dhe e dini pse është krijuar ky korr mediatik antireformë? Për hakmarrje kundrejt politikës amerikanë dhe me ndjenjën e ligë që të fyejnë shqiptarët për t’iu thënë se: “Asgjë nuk do të ndodhë, dhe mbretërit tuaj këta do jenë, këta që janë sot”, domethënë, këta që kanë sunduar do të vijojnë të sundojnë – domethënë i gjithë ekipi që sot është nën presionin e penalizimit të tij.

Ky që zhvillon këtë zhurmë kotësie, në fakt, është ekipi më i lartë i korrupsionit shqiptar.
Por duhet të kujtohemi se në prag të kapitullimit, të gjithë regjimet e korruptuarë dhe të inkriminuarë fillojnë dhe pompojnë opinionin publik me “sigurinë” se ata janë të pamposhtur.

Psikologjia moderne këtë që kanë bërë me radhë të humburit e pushtetit politik, e ka konsideruar si një forcë psikikë e sëmurë që lind nga frika e humbjes dhe nga hakmarrja ndaj atyre që presin shkatërrimin e korrupsionit..

Kështu duket se janë sot edhe birboret e falimentuar të Shqipërisë politike, që nuk duan të dorëzojnë gjënë e vjedhur me forcën e pushtetit. Por i gënjen mendja, se janë krejt në jerm e në frikë.

lll.
Ja, këtë i kërkojnë shqiptarët politikës amerikane: shenjat e testit që vallja e vdekjes së korrupsionit fillon pa dalë dimri.
Dhe kanë të drejtë se e dinë që korrupsioni është bashkuar për të bllokuar Reformën.

Por përcaktimin më të qartë e bëri amabadadiri anerikan në Tiranë, Donald Lu, në dhjetorin që kaloi, kur tha : “reforma nuk ka vdekur, por kanë vdekur të korruptuarit e mëdhenj, që nuk iu është bërë ende varrimi”.

Kjo tregon se Uashingtoni e ka të qartë atë që kërkon kjo kohë e cila po nis fshesën kundër korrupsionit shqiptar.

Sigurisht që e ka të qartë, dhe kuptohet se i ka marrë masat; por gjithsesi nuk duhet të besojë askënd në Shqipëri pa prekur faktin.
Gënjeshtra është filozofia e korrupsionit shqiptar. Dhe mos mendoni se ka nisur në këta 20 vjet. Jo, gënjeshtra dhe korrupsioni janë bashkëudhëtare të shtetit shqiptar. Por, këta që kanë filluar vallen e vdekjes janë të fundit gënjeshtarë ekstremistë, por që tani nuk kanë më fuqi.

Nuk kanë më fuqi, se ndërkohë rezultojnë të kapur nga hetimi ndërkombëtar. Të gjitha faktet tani janë në dorë të Uashingtonit, prandaj Korrupsioni i lartë shqiptar po rreket që të shpëtojë i shtyrë nga fantazia shterpë që ka dhe, sidomos, nga idea se ” në Shqipëri jemi ne, dhe jashtë nesh nuk mund të ketë një aleancë shqiptaro-amerikane”.

Eh, mor të mjerë, ju keni ikur, po ku dini ju se ç’është historia e interesit dhe forcës në politikë. (!)
Nuk pranohen më nga e gjithë politika perëndimore, autorët e spikatur të korrupsionit shqiptar, prandaj duhet të ikni.

IV.
Sa mendoni që do të jetë numuri i të penalizuarëve të korrupsinit?
Do të jenë thuajse sa numuri i të penalizuar në Rumani: rreth 1000 persona. Janë politikenë të të gjitha rangjeve kryeministra, ministra e deputetë; kryetarë bashkish në 10 vjetët e fundit, biznesmenë të klientelave kryeministrore; drejtorë doganash dhe drejtorë tatimtaksash e të tjerë si këta.

Natyrisht brenda natyrës gënjeshtare sunduese këta kanë ekstremizuar varfërinë shqiptare; sepse kanë përgjysmuar të gjitha të ardhurat shtetërore dhe të gjitha pronat shtetorore; por kanë uzurpuar me dhunë dhe mijëra hektarë truall e tokë me anë të kërcënimit që iu kanë bërë pronarëve të ligjshëm duke iu caktuar përqindje për çdo hektarë të kthyer, madje kanë krijuar edhe pronarë nga hiçi.
Në fakt; ky është sot blloku nacional antireformë.

V.
Ishte ambasadori amerikan Donald Lu ai që ua bëri të ditur shqiptarë disa ditë më parë se të dy krahët e politikës shqiptare kanë penguar Reformën në Drejtësi.
Shumë mirë bëri, por, që shqiptarët të shohin testin e pritur; duhet që vetë politika amerikane të ekspozojë faktet kriminale që ka për të gjithë.

Ajo që duhet të kuptohet qartë nga politika ametikane është fakti që shqiptarët e besojnë shumë Uashingtonin, prandaj faktet e ekspozuara për bandën elitare të korruptuar të të dy krahëve të politikës shqiptare, krijojnë ressentiment në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Zoti Lu, kaq duhet! Pastaj do shihni se çfarë është frika e Berishës dhe Ramës që hidhen në tel dhe bllokojnë Reformën.

Duhet që nëpërmjet ekspozimit të fakteveve të abuzimit me pushtetin të krijohet ressentiment-i i shoqërisë shqiptare, tamam në pragun e arritjes së moralitetit në qeverisje.

Dhe kjo do të arrihet sepse këtu qëndron thelbi i Reformës shqiptare në Drejtësi: mbyllja e kapitullit të mosndëshkueshmërisë.

Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre: Kujtoni Dhjetor 1990! – Nga HYSEN ARAPI

Viti 2018 pike se pari urojme te sjelle reformimin e sistemit te kalbur politik, pa te cilin nuk mund te kryhet reforma ne drejtesi, ekonomi, arsim etj.
Shqiperia tashme eshte kthyer ne nje vend eksperimental ku vegjetojne elita te korruptuara, interesa te klaneve politike e mafioze, interesa te vendeve tradicionalisht armike ndaj ekzistences se kombit tone.
Te gjitha keto kane çuar ne varferimin e perditshem te shqiptareve, te cileve nepermjet trushplarjes, propagandes dhe banalitetit mediatik kerkojne tu mbushin mendjen se shoqeria jone, po perjeton nje rilindje te vertete te udhehequr tashme nga vete SKENDERBEU.
Demokracia po kthehet gjithnje e me teper nje mission impossible, çka i shkon shume per shtat pushtetareve qe gjate vitit sillen si padrone te vertete, ndersa ne diten e fundvitit si “ sherbetore te pervuajtur” , per ta filluar vitin e ri me te relaksuar per te realizuar mbrapeshtite e radhes .
Nderkohe teoricienet e revolucionit do te vazhdojne me teorine e tyre ne rrjetet sociale, e cila nga menyra e servirjes dhe aktoret e ngarkuar per ta artikuluar ( ndonje ish minister etj qe jane po aq pergjegjes per gjendjen e krijuar) duket se humbet rendesine dhe e çon zgjidhjen ne kalendat greke.
E vetmja zgjidhje eshte qe shqiptaret te refuzojne çorben qe i servir politika , te ndergjegjesohen e te marrin ne dore fatet e tyre. Kjo nuk eshte e parealizueshme. Kujtoni Dhjetor 1990!

Patriotë, ruhuni nga superpatriotët! – Nga SHABAN MURATI

Në Shqipëri disa grupe fondamentaliste fetare po veprojnë gjithnjë e më shpesh nën maskën e superpatriotizmit. Superpatriotizmi ka qenë dhe është një nga metodat më të sukseshme të përdorura nga Serbia dhe Greqia në rradhët e shqiptarëve për të prishur unitetin kombëtar dhe për të nxitur separatizmin kundër integritetit të shtetit. Në librin tim “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, botuar më 2009, kam tërhequr vëmendjen se ”një nga taktikat bazë të luftës kundër çeshtjes kombëtare shqiptare, e përdorur nga qeveritë serbe, ka qenë nxitja e “superpatriotizmit” dhe e aventurizmit patriotik shqiptar në grupe apo individë, për ta dëmtuar çështjen tonë kombëtare në kthesat më të mëdha dhe më të rëndësishme të historisë”.
Patriotë, ruhuni nga superpatriotët!

Më 27 dhjetor 1991 vdiq heroi i mendimit dhe i fjalës ëndrrimtari Petro MARKO… – Nga PËRPARIM KABO

Ishte viti 1991…27 dhjetor…dukej se po mbylleshin ëndrrat e një perjudhe që do të quhej demokraci….Ju ishit rrahur me dallgët e të gjitha sistemeve…e kishit parë lirinë në llogore…kishit përzjerrë idealin me thirjet për një botë ndryshe dhe kishit mbledhur si pasuri të vetme një thes me zhgënjime….Ai rrinte jo në qoshen e shtëpisë…Zhgënjimet digjeshin çdo ditë me duhanin që mbaje në buzë dhe me përhumbjen që trokiste si një plak i lodhur në makinën e vjetër të shkrimit e cila kishte nisur të mos bindej sepse duart po t’dridheshin…Atë krehje flokësh tipike e bëre dhe atë ditë fatale…dhe provove të vije në sy atë buzëqeshjen e lodhur që dukej si det i shqetësuar dhe si një horizont i mbyllur me ca re të plumbta….Ndoshta kujtove Dhërmiun dhe agrumet që vareshin në pemët e mbushura si globe të arta dhe të sinqerta që të shihnin nga larg… si një djalë të vogël të zbathur kapur prej dore nga një djal i ri me ideale dhe mbështetur te një burrë i vjetër plot hijeshi…Ishin të tre Petrot në tri kohë….Dita e 27 dhjetorit 1991 gdhiu me një brengë..Zemra e luftëtarit të antifashizmit…heroi i Natës së Ustikës…Luftëtari i Spanjës…i Hasta La Vistës…kishte vendosur që të shkruante poezinë me titull “Requiem”…jo në letër por në ajër…ndaj u ngrit dhe nga dritarja gjysmë e hapur pa rrugën..Ajo ishte as e mbushur e as e zbrazur…iu duk e bukur dhe i tha: Sa mall do kem për ty… e më tej e shfryu jashtë shpirtin me vargjet….që ishtin mbyllja e jetës së tij aq fisnike…Iku si një shpend I bukur drejt valëve të Jugut…!
REQUIEM…
Po iki nga ty botë e gënjeshtërt….
Po iki jo i zëmëruar…se skam zemër
zemërake…
Po iki i zhgënjyer nga miqt e remë…
Po iki duke lënë pas mallin…
tymin e bardhë
e disa ëndrra…që spata kohë ti shoh…
I mbajta të pa treguara që mos hidhëroheni
kur unë të mos jem…
Po iki…duke falur…
Qytetit fundit është i paqt…atje më gjeni…
Nga sot…
27 dhjetor 1991 vdiq heroi mendimit dhe i fjalës ëndrrimtari Petro MARKO…
Pkabo 27 dhjetor 2017

Lamtumirë vëlla Florenc…jemi të gjithë të vrarë në rastin tënd – Nga Përparim Kabo

Një 23 vjeçar një djalë nëne shqiptare Florenc Beqiraj humbet jetën në Francë…Tani lexojmë se shtypi francez shqetësohet por edhe me shumë “mjeshtëri” shprehet se paska qenë një tentaivë fatale për vetvrasje….Dhe ai djal i ri, që kërkoi veç emigrim humbet jetën…Kaq e thjeshtë paskërka qenë…Unë si shqiptar i drejtohem ambasadës franceze në Tiranë të spjegohet si dhe pse… Diku 100 vite më parë kur në Francë ndodhi çështja Dreyfus shkrimtari shquar francez Emil Zola shkruajti letrën historike me titull “Unë akuzoj”….Po pse shkrimtarët tanë në Francë që nga ata të shquarit dhe deri te ata më pak të tillë nuk bëjnë dot një letër me titull “Unë akuzoj”….! Njerëzit janë të barabartë në dinjitetin njerëzor dhe në themel të saj është e drejta e jetës…Heshtjte cinike, kjo e atyre që nuk bëhen dot kurrë Emil Zola!
Kur në Francë kanë ndodhur aktet terroriste shqiptarët kudo u treguan solidarë, dhe shprehëm qytetari dhe humanizëm…Po ju zotërinjë francezë çfarë bëni….pse heshtni. Le të supozojmë se ishte tentativ fatale për vetvrasje. Unë shtroj pyetjen duke akuzuar : Pse ndodhi, kush mban përgjegjësi, kush e shpuri deri në atë gjendje, pse qelia e tij nuk paska kushte që nuk japin mundësi për këtë akt fatal????
…Një djalë 23 vjeçar që normalisht mund të ikte nga kjo botë aty nga viti 2077-ose viti 2080…iku nga kjo jetë në Francën e vitit 2017 të zotit Macron….Mos duhet vallë ta pranojmë si një fatkeqësi që erdhi nga rrethanat, apo të besojmë përrallën e procedurave policore…
Po heshtja jonë zyrtare si duhet lexuar? Sa janë të tillë të braktisur bijë nënash, çfarë bëjnë konsullatat tona po shërbimi diplomatik ? Policia jonë këtu dhe si bashkëvepronë ajo me homologët???
…Në shtëpinë e atij djali ka mort…ai donte një jetë më të mirë…si edhe kërkoi para disa vitesh vetë kryeministri i vendit zoti Edi Rama kur emigroi në Francë…Florenci kërkoi vetëm jetën më të begat më të sigurt me më shumë dritë ,,,dhe iku nga kjo botë nën kthetrat e një cinizmi që përbetohet për drejtësi….Lamtumirë vëlla Florenc…jemi të gjithë të vrarë në rastin tënd sepse pafuqisht dhe me turp as ju mbrojmë dhe as ju dalim dot në krah kur ju për një ëndërr ndryshe ikni nga atdheu dhe fati ju braktisë…Lamtumirë vëlla….!
Pkabo 24 dhjetor 2017