VOAL

Please Wait...

Hijet e ndjekjes që ishin hije të vdekjes, përplasen me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë – Nga Nue Oroshi

By | January 19, 2021
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 1 month ago Reply

    Absolut kein Problem. Rufen Sie den Klempner von diesem Notfallbüro https://sanitaer-herrliberg.ch/ an. Sie werden überall in der Stadt und zu jeder Zeit kommen. Darüber hinaus wird die Arbeit schnell und effizient erledigt. Und ihre Preise sind normal, so dass sie kein zusätzliches Geld von Ihnen nehmen. Damit sind sie streng. Mein Bruder arbeitet dort, also weiß ich es.

Komentet

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/fjala-600x360-2.jpeg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/fiala-dhe-tinzoti-109-vite-nga-revista-e-se-dieles-e-arberesheve/"]

“Fiala dhe t’in’Zoti”, 109 vite nga revista e së dielës e arbëreshëve

Shënohet 109-vjetori i gazetës “Fiala dhe t’in’Zoti” (“Fjala e Zotit”), një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe një vatër patriotizmi, në të cilën bënin pjesë shumë të rinj arbëreshë.

Përmes kësaj gazete, në kishat arbëreshe të Sicilisë jehonte gjuha e ëmbël shqipe.

“Fiala e T’in’Zoti” u themelua në shkurt të vitit 1912 nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Skiroi) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Sicilisë.

“Fiala e T’in’Zoti” nuk qe vetëm një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër identiteti e patriotizmi, ku bënin pjesë shumë të rinj. “Fiala e T’in’Zoti” qe një vatër studimi pët arbëreshët. Përmes saj, në Kishat arbëreshe tё Sicilisë jehonte përsëri gjuha e ëmbël arbërore.

Albanologët më të mëdhenj të kohës, qenë të parët që e përshëndeten dhe pritën me interes shkencor botimin e “Fiala e T’in’Zoti”, kështu Nobert Jokl, Geitle, Gusy Holger Pedersen. Falë botimit të “Fiala e T’in’Zoti” imzot Paolo Schirò zhvilloi një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skendo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë të tjerë, të cilët e admironin doktrinën dhe patriotizmin e imzot Paolo Schiròs.

Revista “Fiala e T’in’ Zot”, pra, qe një ndihmë e çmueshme për besimtarët arbëreshë që merrnin pjesë në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, e ka meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur të arbëreshët e krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, qe të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, të Eukaristisë Shenjte dhe në kremtimin e Sakramenteve.

Krahas kësaj, “Fiala e T’in’ Zoti” ishte edhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut, këndej për rizbulimin e përforcimin e identitetit edhe kombëtar.

Natyrisht, ishte tepër shpejt të pretendohej shumë për një fletë me leximet biblike: fletëpalosja e parë, që nisi të dilte në fshatin e Arbëreshëve mbi Palermo, tek Hora e Arbëreshëve, më datën 25 shkurt të vitit 1912, përmbante pra pjesën e Ungjillit të së dielës së parë të Krezhmëve (Jani -Gjoni) 1,44-52), komentin e kësaj pjese ungjillore dhe një fragment nga letra drejtuar Hebrenjve (Hb 11,24-26;32-49).

Si fletëpalosje e sotme, kishte dy fletë, katër faqe. Kryeredaktori i fletëpalosjes ishte ipeshkvi arbëresh Imzot Pal Schirò me bashkëpunëtorët e ngushtë si papas Gaetano Petrota, papas Gjergj Dorangrikja e tё tjerё. E kujtojmë se imzot Paolo Schirò qe jo vetëm një apostull i zellshëm, por edhe një albanolog i madh, që la punime të rëndësishme gjuhësore, qё u mor edhe me Mesharin e dom Gjon Buzukut.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/Nue-Oroshi-Foto-Potsdamv.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kosova-nga-qeverisjet-e-barkut-te-qeverisja-e-mendjes-dhe-domosdoshmeria-e-reformimit-te-partive-humbese-nga-nue-oroshi/"]

Kosova nga qeverisjet e barkut te qeverisja e mendjes – dhe domosdoshmëria e reformimit të partive humbëse – Nga Nue Oroshi

Në shumë shkrime tash e shumë vite kam qenë kundërshtar i mënyrës së qeverisjes në Kosovë.Nuk kam pasur asgjë në rrafshin personal me asnjë politikan që kanë qeverisur për 20 vite në Kosovë por fakti që i kam kritikuar ka qenë mënyra e qeverisjes.Për këto 20 vite që i kaloj Kosova ajo është qeverisur me politikën e barkut pra, me një fjalë kanë qenë vetëm një grup i vogël i politikanëve që kanë gëzuar të gjitha përfitimet në Kosovë, duke u bërë milioner mbrenda një kohë të shkurtër.Këta lloj politikanësh që populli i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 i dërgoj në opozitë nuk punuan për zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës por vetëm për interesat e tyre familjare,klanore dhe partiake duke menduar se pushteti u zgjat deri në pafundësi dhe janë të paprekshëm.Tani kanë filluar ta shohin se në demokraci nuk ka pushtet të përjetshëm por se pushteti ndërrohet kurse politikanët  mbesin të shënuar në histori për atë që kanë bërë mirë apo keq në periudhën kohore që kanë qeverisur.

Edhe në Kosovë një kohë të gjatë politikanët tanë kanë udhëhequr me politikat e barkut.Ata janë zhytur aq shumë në korrupsion dhe vjedhje sa që tash preukopimin kryesor e kanë se si mundën që ta mbrojnë pasurinë e krijuar pa mund, që përmes një ligji kundër korrupsionit që duhet ta votoj në të ardhmën Parlamenti i Kosovës e gjithë pasuria e krijuar pa mbulesë duhet ti kthehet buxhetit të shtetit të Kosovës.Por shtrohet një pyetje që  e presin shumë shqiptar në Kosovë dhe që kanë votuar që në Kosovë të bëhet  ndryshimi politik.

Cili është objektivi i qeverisjes së ardhshme në Kosovë i dy partive fituese?A është ndryshimi i qasjes qeverisëse nga qeverisja e barkut në qeverisjen e mendjes?Për tu bërë ky ndryshim,  dy partitë që i fituan zgjedhjet në Kosovë LVV dhe Lista Guxo, duhet të vendosin në resore të ndryshme ministra të pakorruptuar, dhe të pergaditur profesionalisht,si dhe të paricikluar nëpër pushtete të ndryshme që kishin pasur funksione ministrash në qeverisjën 20 vjeçare kur ishin pjesë e partive të tjera politike.Objektivi i dytë duhet te jetë  mosbërja koalicion me asnjërën nga tri partitë humbëse në Kosovë:PDK,LDK,AAK.E këto tri parti duhet shkuar në opozitë dhe duhet të mirren me vetvetën me një fjalë të fillojnë dhe të kryejnë reformat rrënjësore mbrenda këtyre tri partive politike.

E tëra çka mund të bëjnë këto tri parti është qëndrimi në Parlamentin e Kosovës në kohën kur të zgjidhet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,edhe nëse e japin votën kundër, për faktin se do t´iu bie mirë edhe atyre së krijimi i krizave të reja politike në Kosovë dhe shkuarja në zgjedhje përseri PDK-në dhe LDK-në do ta sjellë në rezultatin që ka sot AAK kurse AAK nuk do të mundet ta kalon pragun.

Dy partitë fituese LVV dhe Levizja Guxo, duhet të qeverisin me pastërti për faktin se çdo vazhdim i rrugës së qeverisjes se vjetër shumë shpejt do ti vendosë në një pozitë të palakmushme dhe do të kenë fatin e partive humbëse që kanë qeverisurë deri më tani.

Këto dy parti duhet bërë ndryshime rrënjësore sidomos reformat e nevojshme dhe te domosdoshme duhet bërë në: mjekësi,administratë,diplomaci,gjykata dhe arsim.

Çështja që duhet të jetë prioritet po ashtu është ruajtja e aleancave me shtetet mike që e krijuan shtetin e Kosovës, e ne veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë.

Një rëndësi të veçantë duhet ti kushtohet edhe sektorit të kulturës e sidomos rishkrimit të historisë asaj historie që deri më tani nuk është shkruar me argumentin e së vërtetës.         Posaçërisht zbulimeve arkeologjike  duhet t´iu kushtohet një rëndësi e veçantë për të treguar se Dardania jonë është e mbushur me objekte arkeologjike e pse jo në të ardhmën Dardania te jetë shteti ku ka një hartë Arkeologjike e cila duhet të jetë pjesë e kulturës botërore.

Posaçërisht duhet të krijohet një ekip i eksperteve qe duhet bërë një strategji për investimet e jashtme dhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave në Kosovë që është një problem që në të ardhmën Kosova do ta ketë shumë për faktin se për mungesë të fuqisë puntore do të jenë të vështira përfundimet i projekteve me vlerë.Mbajtja dhe zhvillimi i shtetit kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh.Fitimi i zgjedhjeve është vetëm dhënia e dritës së gjelbërt për të pasur mundësinë të qeveriset.Shpeshherë shqiptarët sa nuk kanë qenë në pushtet kanë qenë shumë të angazhuar dhe idealist në dërgimin e çështjeve të ndryshme përpara.Por në momentin që kanë hypur në pushtët ata i kanë harruar premtimet.E mosmbajtja e fjalës në demokraci ka edhe ndëshkimin me votë.Deri atëherë duhet t´iu ipet mundësia Qeverisë se re ta tregon vetën se në cilën kahje do ta drejton Kosovën në të ardhmën.E atyre që janë mësuar me pushtet gjatë shumë kohëve besoj se do t´iu mjaftonin vargjet e poetit të madh shqiptar dom Ndre Mjeda i cili shkruante:Bilbil ky shekull orë e qastë ndërrohet-bijn poshtë te naltit i vogli qohet.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/kakoca.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/arberia-ne-zi-ndahet-nga-jeta-mjeshtri-i-shquar-arberesh-pino-cacozza-nga-ndue-lazri/"]

ARBËRIA NË ZI – Ndahet nga jeta Mjeshtri i shquar arbëresh Pino Cacozza – Nga NDUE LAZRI

Një lajm i hidhur ka pushtuar jo vetëm arbëreshët e Italisë, por mbarë kulturën shqiptare. Është ndarë para kohe nga jeta një mjeshtër i madh, një gjigand i kulturës arbëreshe dhe asaj kombëtare, Pino Cacozza (Zef Kakoca). Shkrimtar, poet, gjuhëtar, këngëtar e cantautor,aktor, poliglot, njeri me vlera të jashtëzakonshme e të gjithanshme e mbi të gjitha mik i thjeshtë i tërë arbëreshëve dhe i shqiptarëve kudo ndodhen.
Para dy javësh, miku i tij, këngëtari i madh Ilir Shaqiri shkruante për gjendjen e Pinos,që ishte shtruar në spital: Me Pinon nuk arrij të flas, por mesazhet i lexon.
Ishin ditët e fundit të tij. Nuk ia doli mbanë ta mposhtëte sëmundjen dhe u ngjit në qiell, duke lënë pas një trashëgimi të pallogaritshme për kulturën arbëreshe. I Lindur më 27 shtator 1957 në Shën Mitër Corona, pikërisht aty ku kishte punuar i madhi i arbëreshëve, Jeronim De Rada,që kishte lindur 2-3 km më larg në Machia Calabrese, ai u formua me një kulturë të gjerë, duke mbaruar edhe studimet universitare në Universitetin e Kalabrisë për letërsi e gjuhë të huaja. Përveçse i bënte një shërbim të përkushtuar arbërishtes, ai njihte shumë mirë edhe frëngjishten, anglishten dhe gjuhën e të parëve, gjuhën shqipe, për të cilën kishte dashuri të veçantë.
Përveçse krijues e interpretues i talentuar, si cantautor dhe si aktor, ai ishte organizues i palodhur i aktiviteteve artistike në shkallë të gjerë, si Festivali i Këngës Arbëreshe, ku ka qenë 4 herë drejtor dhe të cilin e ka fituar 6 herë me këngët “Ajri i jetës”, “Jemi një kulturë që nuk vdes”, “Me një mik afër”, “Kjo është festa më e madhe që ka Arbëria”,”E bukura vashëz,e bukura gjitoni” dhe “Ishte një herë”.
Njohës, dishepull dhe adhurues i De Radës, ai ka organizuar aktivitete të tilla me vlera shumë të mëdha si “De Rada e Milosao”, “Homazh për Jeronim De Radën”, “Rrënjët e Arbërisë”, “Udhëtimet e Arbërisë” etj.
Mendoj se nuk ka fshat arbëresh në Itali ku të mos ketë shkelur ndonjëherë këmba e Zef Kakocës. E nuk ka arbëresh që të mos e ketë duartrokitur atë në aktivitetet e shumta ku merrte pjesë e ishte protagonist. Ai e ndiqte kulturën arbëreshe e shqiptare edhe jashtë zonave arbëreshe në Itali. Ka marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, në Shkup, Tetovë, Strugë, Ulqin e ngado. Është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani” me titullin “Naim Frashëri”. Është fitues i Çmimit Mesdhetar të Artit dhe Krijimtarisë etj.
Si organizator dhe drejtues i palodhur ai është shquar edhe si president i shoqatës arbëreshe në Rossano, drejtor i botimeve digjitale “Perlat e Arbrit”, drejtor artistik i Arbfestival dhe kultura.
Më ka qëlluar ta takoj disa herë në tokën arbëreshe, në festeën e valleve dhe në shtëpinë e Mjeshtres së Madhe Lucia Martino në Frascineto të Kalabrisë tek këndonte këngën “Na martohet Jurendina”. Zëri i tij ishte i veçantë, i ngrohtë dhe interpretonte me shpirt. Kur i binte dajres dukej sikur mbante diellin në duar dhe rrezet e diellit në të qeshurën e tij. Herën e fundit e takova në hapjen e qendrës së kulturës “Margarita Xhepa” në Asti Piemonte. Ishte jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i komunikueshëm me të gjithë.
Me ngjitjen e tij në qiell kultura arbëreshe humbet një nga kolonat e rëndësishme të saj. Por arbëreshët kanë në duar veprat e tij, këngët e tij, zërin e tij, që nuk vdesin kurrë, por do i shërbejnë përjetësisht vitalitetit të kësaj kulture.
Pushofsh në paqe Mjeshtër, mik i gjithë shqiptarëve. Ndriço në qiell si yll i kulturës sonë kombëtare.
Ndue Lazri
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/Nue-Oroshi-Foto-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/pas-te-dieles-vjen-e-hena-nga-nue-oroshi/"]

Pas të dielës vjen e hëna – Nga Nue Oroshi

Sot Kosova po voton për zgjedhjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës ku do të dalin edhe  institucionet e reja të zgjedhura që do të vijnë si fryt i këtij votimi.Këto zgjedhje do ti mundësojnë Kosovës që të ketë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidentin.Uroj që zgjedhjet të kalojnë mirë e mbarë!Gjatë fushatës elektorale u pa se partitë tona politike ende nuk janë të pjekura që të prezentojnë programet e tyre por në vend të tyre e prezentojnë luftën me njëri- tjetrin,sharjet dhe fyerjet.Kjo nuk ndodh në demokracitë perëndimore.Pavarësisht rezultatit që do të dal dhe pavarësisht se kush do të udhëheq Parlamentin,Qeverinë dhe Presidencën një gjë duhet të dihet qartë.Kosova nuk guxon të ndryshoj orientimin politik pro amerikan dhe pro evropian.Çdo tentim që ky orientim politik të ndryshohet nga kushdo që vjen në pushtet do të nderpritet menjëherë.Partitë politike që nga neser të hënën duhet të ulën dhe ta gjejnë zgjidhjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.Poblemi më i madh që do të dal është fakti i zgjedhjës se Presidentit sepse menjëherë pas zgjedhjes se Parlamentit, Parlamenti i ri para se ta zgjedh Qeverinë duhet ta zgjedh Presidentin e Republikës së Kosovës për faktin se në këto rrethana nuk ka mundësi që ushtruesja e detyrës së Presidentit znj.Vjosa Osmani, nëse zgjidhet deputete ta bëjë një gjë të tillë për faktin se është konflikt interesi,përveç nëse zgjidhet Presidente legjitime nga Parlamenti i ri. Kështu që partitë politike duhet mobilizuar që nga nesër të gjejnë formulën politike që të zgjidhet Presidenti i Kosovës i cili do të ketë mundësinë që ta fton partinë e parë që ta jep emrin e Kryeministrit të Kosovës.Shpeshherë e kam thënë se partitë politike nuk janë problemi,problemi është mentaliteti qeverisës që është instaluar deri më tani se pushteti do të shfrytëzohet vetëm për përfitime personale,familjare e partiake.Nëse ky mentalitet nga dita e nesërme ndryshon Kosova mund të ecë përpara, nëse vazhdohet me këtë mentalitet atëherë Kosova do të thellohët në një krizë më të thellë se sa është tash.Uroj që Partitë politike fillimisht të pranojnë rezultatin zgjedhor ashtu siç e jep populli.Më pas ta vendosin gishtin në kokë dhe të ulën e të bëjnë vlerësimin me akullin e ftoftë të mendjës se si duhet të qeverisin.Qeverisja është përgjegjësi e jo privilegj.Sa ma shpejt që ta kuptojnë këtë thënie politikanët tanë aq më shpejtë do të ekzistoj mundësia që Qeverisja të bëhet me kokë e jo me bark.Politika e barkut duhet të merr fund pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/aitz-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/te-rejat-teuta-zenele-dhe-albina-ibrahimi-dolen-me-librin-e-tyre-te-pare-ne-suedi-nga-hysen-ibrahimi/"]

Të rejat Teuta Zenele dhe Albina Ibrahimi, dolën me librin e tyre të parë në Suedi – Nga Hysen Ibrahimi

Anila Ibrahimi                         Teuta Zenele

 

Ängelholm-Suedi, 11.02.2021

Sot doli nga shtypi libri i titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD-(TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT) bashkautore Albina Ibrahimi-Teuta Zeneli, botues: Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (SHSHASHS). Libri është botuar në gjuhën suedeze, por ushqimet tradicionale janë në gjuhën shqipe.

Dy vajza të talentuara, të lindura dhe rritura në Suedi, nxënëse të shkëlqyera të shkollës së mesme në Ängelholm të Suedisë dhe anëtare të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, dualën së bashku me librin e tyre të parë të titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD (në gjuhën shqipe, TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT).

Libri është botuar në gjuhën suedeze, kurse emri i ushqimeve tradicionale shqiptare janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyera edhe në gjuhën suedeze nga autoret e librit.

Albina Ibrahimi e Teuta Zeneli, kanë një perspektivë të shkëlqyer në të ardhmën për përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Suedi, përmes krijimtarisë së tyre, të cilat premtojnë se edhe në të ardhmen ekziston mundësia që të merren me shkrime.

 

Ato, me një entuziazëm, vitin e kaluar (2020) kishin vendosur për botimin e një libri, me idenë për prezentimin e specialiteteve shqiptare. Kështu pas një pune të shkëlqyer, ato me sukses ia kanë arritur të dalin me librin e parë të tyre, por që nuk do të mbetet i fundit, siç thonë ato.

Në mbrendinë e librit janë një pjesë e madhe e  specialiteteve që Albina dhe Teuta i kanë përgaditur vet në radhë të parë dhe pastaj i kanë spjeguar në gjuhën suedeze, duke shkruajtur receptin për secilin ushqim në gjuhën suedeze. Këto specialitete, kryesisht janë ushqime vegetariat, si: jahni vegetariat,  krelanë vegetariat, gjellë vegetariat… e kështu me radhë.

Synimi i autoreve të librit është për të sensibulizuar para popullit suedez për ushqimet tradicionale shqiptare, por që një pjesë nga këto specialitete përdoren në tërë ballkanin, me një ndryshim të vogël të receptit.

Krijueset e reja, i kanë qëndruar besnik ushqimeve tradicionale të cilat disa i kanë përgaditur në vegetariat, veçanërisht duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë në praktikë gjatë përgaditjes së pari duke i shijuar vet.

Libri është kolor, i ndërtuar mirë, i cili do të përurohet në Suedi dhe në Kosovë gjatë sezonit të verës, në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Puna e dy krijueseve të reja, siç janë Albina dhe Teuta, jo vetëm që dualën me librin e tyre të parë, por në të njejtën kohë n’a japin sinjale për interesimin e gjeneratave të reja në mërgatë, për t’u marrë me vlera kulturore shqiptare dhe për të prezentuar bindshëm origjinën e tyre, e të parëve të tyre, prej nga vinë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju uron dy anëtareve të reja Albines dhe Teutës, për daljen me librin e parë të tyre, me shpresë mos të ndalen por të vazhdojnë me të njejtin entuziazëm edhe më tutje për të krijuar vepra të reja që do ta freskojnë krijimtarinë tonë shqiptare në Suedi dhe për të sensibilizuar popullin Suedez për kulturën e bukur swhqiptare, për traditën, zakonet dhe krijimtarinë shqiptare me rrënjë të pastra ILIRO-PELLAZGE.

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, për Teutën dhe Albinën DEKORATA, me rastine  dhjetë vjetorit të SHSHASHS, dhe do ju ndahen në korrik 2021 në Prishtinë.

Krejtë në fund, Autoret e librit, Albina dhe Teuta, falënderojnë redaktorin e librit Prof. Fetah Bahtirin, pastaj lektorin z. Thomas Axelsson, recensentin z. Hysen Ibrahimi, pastaj inxhinierin Mërgim Zenelin, nënat e tyre Fatimen e Nexhmijen dhe mësuesen e tyre Carina Ebelin-Lundh.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/KSVDHEIZR.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kosova-dhe-izraeli-jane-dy-shtetet-me-te-besuar-te-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes-nga-hysen-ibrahimi/"]

KOSOVA DHE IZRAELI JANË DY SHTETET MË TË BESUAR TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS – Nga HYSEN IBRAHIMI

 

Suedi, Förslöv, 01.02.2021

Me nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, dëshmohet fuqishëm se Kosova dhe Izraeli janë dy shtet më të besuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si të tilla, pas nënshkrimit të mërrëdhënieve diplomatike, dy shtetet mike do të vazhdojnë miqësinë tonë të vjetër afër një shekull kur populli Shqiptar me vendosmërinë, bujarinë dhe me një kulturë ILIRE, strehoi dhe i shpëtoi nga zhdukja me mijëra izraelë nga shfarosja e Holokaustit. Ne sot kemi dëshmi dhe evokime të të mbijetuarëve dhe të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë të shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes.

Një dëshmi të tillë e kemi në librin e titulluar “Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, libër ky i radhës që me shumë të drejtë është botuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSH) me Drejtor Dr. Skënder Asanin. Ky libër, themi me të drejtë është botuar nga ITSHKSH si një vizion i trasuar në formë të strategjisë, që kur është themeluar Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit.

Nga ky libër do të nxirren fragmente me rëndësi që do të botohen edhe në librin ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, që botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, (SHSHASHS) për t’a njoftuar edhe popullin mik suedez më në hollësi për sakrificën e shqiptarëve për popullin mik të izraelit.

ITSHKSH dhe SHSHASHS në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim para dy viteve do të bashkëpunojmë për shkëmbim të dëshmive të krimeve nga Holokausti, që të bëjnë me zbardhjen e të vërtetave të reja të shpëtimit të hebrenjve nga këto troje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është koha që dy popujt tanë të vazhdojmë at miqësi sepse kemi shumë ideale të përbashkëta, në veçanti atdhedashurinë dhe sakrificën për shtetndërtim dhe zhvillim.

Populli Shqiptar, mirëpret njohjen e Kosovës shtet sekular, nga shteti mik i Izraelit, të bindur se do të fillon një etapë e re e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës dhe  patjetër se jemi mirënjohës ndaj popullit mik dhe të pandarë të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Zoti i bekoft Shtete e Bashkuara të Amerikës,

Zoti e bekoft popullin izraleit, shqiptar dhe miqtë tanë anekënd botës.

Nga: Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/Nue-Oroshi-dhe-Anton-Quni-Foto-1v-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/7-faktet-pse-duhet-votuar-numri-7-anton-quni-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit-2021-nga-nue-oroshi/"]

7 faktet pse duhet votuar numri 7  Anton Quni  në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë votuesit në Kosovë gjatë zgjedhjeve votojnë me eufori herë duke votuar kandidat që i takojnë partive të tyre të preferuara madje pa e shikuar faktin dhe pa menduar fare se cilin kandidat po e votojnë që ta përfaqësoj qytetarin e Kosovës në Parlamentin e Kosovës.Më pas po ankohemi se kemi deputet të llojeve te ndryshme,që nuk janë fare te aftë për pozicionin politikë që e marrin në parlamentin e Kosovës.Për këtë është mirë se para se ti votoni kandidatët apo kandidatet tuaj, të dini se cila është arsyeja e cila ju ka bindur që ta votoni atë kandidat pavarsishtë se në cilën parti gjindet.Meqenëse jam pjesë e politikes gjermane tash e 15 vjet çdo veprim që e bëj në aspektin politik e bëj duke shikuar se çfarë kredibiliteti ka kandidati apo kandidatja që i jap përkrahjen publike,pavarësisht se nga cila parti vjen.

Kësaj radhe dëshiroj ti jap 7 fakte se pse duhet votuar numri 7 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni:

1.Gjatë luftës në Kosovë Anton Quni u shqua si komandant i zoti, ai mori pjesë në Betejën e Kosharës betejë e cila tregoj se kur luftohet me profesionalizëm dhe trimëri, arrihen suksese të duhura.Antoni në luftë ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues, Shef i Operatives në GO-3 (brigadës 131, brigadës 134, BDV), Shef i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani”.Në të gjitha këto detyra ushtarake u shqua me një profesionizem dhe trimeri të vërtetë.

2.Pas Luftës Anton Quni ka shërbyer në TMK dhe FSK,ku edhe dha një kontribut të çmuar profesional në përgaditjen e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës.Gjithashtu ishte përgjegjes i detyrës ku kreu me plot sukses detyrën e përgjegjesit për siguri të Kosovës në Presidencën e Kosovës.

3.Nga viti 2010 Anton Quni ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.Fjalimet e ti në Parlament ishin fjalime që zgjonin kurreshtjën e qytetarve të Kosovës për faktin se çdo fjalë e peshonte me peshën e gurit duke thënë të vërtetën e Luftës së Kosovës.Rrefimi i Anton Qunit për luftën është rrëfimi për historinë e vërtetë te Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do te hyn në analet e historisë.E vërteta shpesh vonon por ajo del në shesh, falë dëshmive të atyre që e bën historin ku një vend kryesor e zënë edhe shefi i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani”-Anton Quni.

4.Anton Quni u shqua edhe në postin e Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës dhe Minister i Forcave të Sigurisë së Kosovës,ku vetëm për një vit qëndrimi në këtë post arriti ti nënshkruaj disa marrëveshje të rëndësishme ku me kryesorja ishte që Ushtarët e Kosovës të jenë krahas ushtarëve amerikanë në angazhimet e tyre për mbrojtjen e paqës në botë.Ai në këtë Ministri e solli klimën e punës dhe të bashkëpunimit pavarësisht bindjeve politike,rajonale apo fetare të ushtarakëve të Republikës së Kosovës, duke u nisur nga parimi se ushtari i mirë duhet ti shërbej shtetit e jo partive politike.

5.Anton Quni asnjëherë nuk lëvizi nga bindjet e ti politike të qendrës së djathtë.Duke i takuar LDK-së qendrës së djathtë që është e regjistruar në kuadër të Partive Popullore Evropiane, Anton Quni ka një përkrahje të madhe nga CDU-ja në Gjermani si dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.

6.Është ndër politikanët e rrallë në Kosovë ku edhe pas marrjes së pozicioneve të rëndësishme vite të tëra i ka qëndruar besnik qytetarëve të Kosovës, në çdo kohë dhe në çdo moment është i gatshëm që të takohet me qytetarët anë e kënd Kosovës dhe ti ndëgjoj brengat e qytetarëve.Më një fjalë çdo ditë pavarsisht pozicioneve politike që ka jeton me brengat e qytetarëve.Ky është tip i politikanit Evropian që dallon shumë nga filozofia e politikës lindore ku politikanët takohen me qytetarët vetëm gjatë fushatës elektorale,kurse kur marrin pozicione mbyllën në zyrat e tyre luksoze duke harruar problemin e qytetarit.

7.Anton Quni nuk është tip i politikanit që rrah gjokës për veprën që e ka kryer por gjithnjë kërkon rrugë dhe strategji te reja që shteti i Kosovës të ecë përpara.Ai asnjëherë nuk harron femijët e bashkëluftëtarve të vrarë por me sa mundësi ka pasur ju është gjetur gjithmonë pranë.Është tip i politikanit i cili ka dëshirë që më tepër të ndëgjoj nga bashkëbisedimi gjatë bisedave me bashkëpuntorët dhe dinë të dalloj shumë mirë dhe ti marrë parasysh këshillat dhe idet e mira qe i jep miku apo bashkëpuntori.

Këto ishin vetëm 7 faktët se pse duhet votuar numri 7 në listën e LDK-së Anton Quni.Me këtë shkrim i bëj thirrje të gjithë votuesve në Kosovë dhe diaspor, se para se të shkojnë tek kutitë e votimit mos ti mbuloj euforia por të votojnë me akullin e ftoftë të mendjes për personalitetet të cilët janë të përkushtuar që ta qojnë Kosovën përpara.Këtë e them për faktin se si njohës i politikës ndërkombëtare që jam unë kam arritur në përfundim se gjithmonë në Evropë kur në pushtet janë Partitë e Qendrës së Djathtë gjithmonë ekonomia e shtetit zhvillohet dhe shkonë përpara.Sa herë që në pushtet janë partitë me koncepte të majta politike edhe shtetet më të mëdha me ekonomi të zhvilluar në Evropë kanë probleme ekonomike.Në këtë rast nuk përjashtoj asesi ata te cilët ishin nëpër pozicione  politike dhe qeverisese,tash e 20 vite, dhe që e keqpërdoren besimin e qytetarëve me korrupsion dhe gjëra të ndryshme që e dobësuan shtetin e Kosovës ata duhet liruar politikën pavarësisht se cilës parti politike i takojnë në Kosovë.

Autori është Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

Asambleist i CDU-së në qytetin e Kielit të Gjermanisë që ka 250.000 banorë

Udhëheqës i politikave për të huaj dhe migrim në Grupin Parlamentar të CDU-së në Kiel

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/01/Gjok-Spaqi-1a.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/gjoke-spaqi-nacionalisti-demokrat-i-shqiperise-se-bashkuar-dhe-demokratike-nga-mr-sc-nue-oroshi/"]

Gjokë Spaqi Nacionalisti Demokrat i Shqipërisë së bashkuar dhe Demokratike – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Shqipëria është e Shqiptarëve e jo e klyshëve të Miskovit.

Gjokë Spaqi

 

Pikërisht për këtë dashuri të çdo cepi të Shqipërisë që na thotë Midhat Frashëri u sakrifikuan shumë idealista Nacionalist, ideal i të cilëve ishte dhe mbeti deri në vdekje ” Dekalogu i Ballit Kombëtar për Shqipëri të bashkuar dhe demokratike. Për këtë ideal kombëtar shqiptarët punuan brez pas brezi e sidomos në kohën kur djemtë e zgjedhur idealist të flakët të çështjes kombëtare, nacionaliste të përbetuar në flamur kombëtar nuk ndejtën duarkryq por filluan që në vepër të punojnë për këtë ideal të shenjët kombëtar. Në mesin e shumë atdhetarëve nacionalist që ideal të vetëm e patën Shqipërinë e Bashkuar dhe etnike, Shqipërinë e bashkuar dhe Demokratike hynë edhe Nacionalisti Demokrat Gjokë Zef Spaqi i lindur në fshatin Velezhë të Prizrenit, anëtar i Grupit të Lidhjes së Prizrenit (G.L.P) që vepronte në kuadër të Partisë Nacionale Demokrate Shqiptare për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Gjokë Spaqi si dhe shumë bashkëombas te ti u rrit dhe u edukua në frymën e zjarrtë nacionaliste, edhe pse në këtë kohë dija e popullit shqiptar nuk ishte në nivelin e duhur kulturore por falë traditave të forta kombëtare dhe mësimeve familjare por edhe atyre që i mësonte tek famullitarët shqiptar në Velezhë e sidomos nga dom Simon Markaj, i cili në kishë në kohën e mbretërisë Jugosllave i mësonte nxënësit shqiptar gjuhën dhe shkronjat shqipe mu në kohën kur në altarin e lirisë bie edhe At Shtjefën Gjeçovi, në mesin e këtyre nxënësve që e mësoi gjuhën dhe shkronjat shqipe ishte edhe Nacionalisti demokrat Gjokë Spaqi, ideali i të cilit ishte Shqipëria e Bashkuar dhe Demokratike. Gjokë Spaqi që herët kishte parë tradhëtinë që ia bënë komunistët kombit shqiptar dhe që herët ishte anëtarësuar në Grupin e Lidhjes së Prizrenit që vepronte si degë e Partisë Nacional Demokrate Shqiptare në Prizren e rrethinë. Ai do të shquhet me organizime të ndryshme në shërbim të kombit dhe u betue në flamur që deri në vdekje do të ndjek rrugën e Nacionalizmit Shqiptar, rrugë të cilën e ndjeki deri në vdekje. Gjokë Spaqi në procesin gjyqësor që do të mbahet në Prishtinë në fillim të viteve të pesëdhjeta së bashku me shumë shokë edhe Gjoka do të denohet me gjashtë vjet burgim të rënd, burg në të cilin do ta mbaj deri në fund në burgjet e Prizrenit, Prishtinës dhe Nishit. Ai edhe pas lirimit në vitin 1956, vit që paraqet rrezikshmëri të madhe për zhdukjen e identitetit kombëtar në Kosovë do ta vazhdoj rrugën e nisur. Gjokë Spaqi ishte i vetmi nacionalist i cili gjatë burgut në Nish me propozimin e shokëve të tij ka mbajtur kujtime të burgut dhe këto kujtime si dhe organizimet që do të bëhen më tutje do t’i shenojë nacionalisti Gjokë Spaqi, shenime të cilat janë shumë të rralla të mbajtura direkt nga një i burgosur politik i kësaj kohe. Në këto shenime Gjokë Spaqi paraqet shumë inserte interesante të organizimit të Grupi i Lidhjes së Prizrenit, por edhe veprimet shumë të dëmshme të komunistëve shqiptarë, që në këto shënime Gjokë Spaqi do ti quaj me epitetin e merituar shqiptaroviq. Këto shkrime të Gjokë Spaqit që për herë të parë jipen në opinionin shqiptar kanë përjetuar edhe fatin e autorit të këtyre shkrimeve sepse këto shkrime edhe pse të ndjekura sikurse autori i tyre patën fatin të shpëtojnë.

Gjokë Spaqi gjatë shkruarjes së këtyre shkrimeve nuk shkruan emrat e shokëve të vet dhe kjo është plotësisht e arsyeshme kur mendojmë se këto shenime janë shkruar në mars të vitit 1956. Ja se si e përshkruan Gjokë Spaqi formimin e Lidhjes së parë dhe të dytë të Prizrenit, ku në të dytën formues i së cilës ishte ai vet. ” Afër prrojeve po në muajin kallnuer e fruer frynë veri i rrebët dhe e ngrin ujin skajeve të prrojit me fjalë të shkurta kur njeriu e ka harruar fare verën e asht e dekun bima po munde të thuash dhe toka, janë një lloj lule te lulsa ato lule ka dy tri bregut prrojit së bashku lulojnë, dhe e kanë një pamje të bukur dhe çdo njeri që e sheh ka një gëzim në zemër sikur të flitshin ato lule tuj u thanë mos ju frigo dimnit sepse apo e shef se sa të vogla jemi gjithnjë jemi të rrethuar nga akulli e kemi lulu dhe mbas nesh shpejt ka për tu mbush edhe livadhi yt me lule të bukura e kanë për të kullotë kingjat e tu. Çdo njeri që i pari shef këto lule posa të takohet me ndonjë shok apo me anëtarët e familjes, vet ka për të thanë se sot i pash do lule para prrojit, dhe megjithse ishin tu u dridh ftohtit me dhanë një kënaqësi në zemër dhe kështu fillon një bisedë e shkurtë rreth atyre luleve dhe pranverës e verës.

Prandaj në fundin e vitit 1944 kur ai dimni i mallkuem me stuhijat e veta akull helmuese kaploi Kosovën, i çfarosi lulet e tokës, gjethet e malit tanë, lisat më të bukur e nxurre zambakun e shenjët me gjithë rraji prej qytetit të Prizrenit. Zambakun të cilin e patën mbledh së bashku me shokët e vet shejti i madh i paharrushmi Avdyl Frashëri me engjëjt e vet të tokës Shqiptare bani mbledhjen historike në qytetin historik të Shqipërisë Prizren ku e mbuell zambakun e bardhë shqiptar dhe lajmëroi botën e mbarë se Shqipëria është e Shqiptarëve e jo e klyshëve të Miskovit.

Atë mbledhje e pagëzoi me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në zemrat e popullit Shqiptar ky emër i shenjët ra porsi vetima prej qiellit në natën e tmerrshme, ku Shqipëria në atë kohë ishte në errësirën më të tmershme të gjitha viset e saj ishin të qitura në tregun e mallkuar në duar të tragtisë djallëzore Evropiane dhe blesit e poshtër klysht ballkanik të ardhur prej karpateve kishin shtri thojt e vet për të grabit tokën tonë. Lidhja e Prizrenit në atë kohë i theri zemrat e tregtarëve të mallkuar dhe tregu humbi vleftën e vet plot 65 vjet kjo lidhje qarkullonte nëpër gjakun e shqiptarëve nëpër të gjitha viset e Shqipërisë por sidomos në Kosovë në mbledhjet e burrave në odat Kosovare u flitke me ofshamë të madhe rreth Lidhjes së Prizrenit.

Në vitin 1943 kur edhe njëherë u pa se po hapet tregu për shitjen e Kosovës dhe ata bijtë e blesave të para 65 vjetve sulmuen me thojt e vet Kosovën në këtë rast këtë pazar e hapën tradhtart e vendit, të cilët u bashkuan me klysht sllavë. Si përgjegje kësaj u formua Lidhja e dytë e Prizrenit. Rreth këtyre dy lidhjeve shkruajnë historianët me eksperiencë diturie dhe patriotizmi por me lot për faqe po them vetëm pak fjalë: ” Antart e Lidhjes së Prizrenit si të parës ashtu edhe të dytës u martirizuan të gjithë por shtoi edhe një gja martirizimi i atyre patriotëve të lidhjes së Prizrenit është për tu vajtue prej popullit shqiptar, por duhet me i mallkue edhe me i vajtue jo vetëm ata që i kanë shtypur dhe likuidue ata burra, por edhe ata që kanë sy e faqe e zemër shtazare që vejn gojë përbuzjeje ndaj atyre burrave që e formuan Lidhjen e Prizrenit”. Prandaj siç thamë edhe disa herë më parë se Lidhja e Prizrenit ishte hesht në zemër të çdo anmiku, e këtë herën e mbramë, e shkatrruan lidhjen e dytë anmiqtë të të cilët u përkrahën edhe nga rusofilët shqiptarë. Çka është ba në popullin shqiptar të Kosovës mbas shkatrimit të lidhjes së dytë nuk është e nevojshme me e përshkrue se çdo shqiptar i ndershëm e ka përshkrue me gjakun e vet. Si e dini edhe vet mbaroi Lidhja e Prizrenit e mbas saj edhe Liria, erdhi mjerimi, gjakderdhja, friga e të gjitha të zezat.

Përkundër vështirsive të shumta atdhetarët shqiptarë filluan që edhe njëherë të mundohen që ta pengojnë kthimin e komunistëve në viset shqiptare dhe filluan organizimin në grupe në fillim të vogla por sa kalonte koha ato vinin e rriteshin. Ja si e përshkruen në këto shenime Gjokë Spaqi formimin e Grupit të Lidhjes së Prizrenit (G.L.P), ” titulli i bekuar simbolik kombëtar rrahte në zemrat tona dhe ne filluam punën organizative. Një nga një e u bëmë katër dhe filloi të shtohet numri i djelmoshave shqiptar si në qytetin në të cilin ishte selia e shenjtë e lidhjes ashtu edhe nëpër fshatra mbledhjet në fillim mbajtën nëpër shtëpia të anëtarëve me numër më të vogël.

Tue u shtue numri u rritke guximi,ideali por edhe veprimtaria ashtu u rritën edhe grupet në mbledhje rreth punëve organizative. Grupi i Lidhjes së Prizrenit u shtue mjaft sa që në një mbledhje kryesore që u bë e pagzuem me emrin G.L.P (Grupi i Lidhjes së Prizrenit). Në këtë mbledhje u zgjodh kryesia dhe u caktue programi i veprimtarisë me ç’rast mueren të gjithë anëtarët detyrat e veta. Detyrë më kryesore ju dha këshillit për kandidime të reja me kushte që këshilli në fjalë me hetime të pastra me pranue anëtarë të rinjë”. Por siç shihet nga këto shenime nacionalistat shqiptar për pranimin e antarëve të rinj kishin vënë disa kushte, e kushtet ishin këto:

1. Anëtari i ri që duhej të pranohej mos të jetë komunist.

2. Mos të rrjedh prej familjes komuniste.

3. Mos të jetë prej familjes shpiune dhe të rrjedh prej familjes nacionaliste.

4. Të konstruktohen vulat zyrtare me përmbajtje G.L.P.

5. U caktua anëtarësia mujore.

Pas punës së sukseshme që bënin nacionalistët shqiptar dhe zgjerimit të rrjetit nëpër të gjithë Kosovën, por siç shihet veprimtaria e tyre ishte përcjellur këmba këmbës dhe pas një kohë relativisht të shkurtër pjesa më e madhe e këtij grupi do të gjinden në duart dhe gjyqet e xhelatëve sllavo-komunistë. Ja se si e përshkruan Nacionalisti Gjokë Spaqi rënien e tij në burg si dhe të shokëve të tij, ” Në vitin 1945 shtatmadhoria e ferrit transferoi një shtab në Kosovë, komandanti suprem i ferrit me dekretin e tij të mallkuem urdhëroi që ky shtab në Kosovë të formohej prej Serboviqëve dhe Shqiptaroviqëve. Ligjin e pruni dhe në nenin e parë ishte ky paragraf ” Çdo shqiptar i ndershëm e patriotë Kosovare, që mendojnë ta shkulin këtë shtab të ferrit serbo shqiptaroviq prej Kosove duhet të kapet dhe të futet në qendrat e ferrit, nëpër qytetet e Kosovës dhe aty të vinte jo vetëm me shpirt por edhe me (korp), trup. Në këtë paragraf kishte dhënë edhe skjarime aqë sa i kanë provue shqiptarët e Kosovës në fjalë janë këto metoda: MOS TU DHIMET GJAKU MISHI ASHTI E AS FAMILJA E TYRE POR PËRDORENI NË TA TË GJITHA VUAJTJET. E pra ne u kapëm dhe u futëm në ferr dhe u kapluam me thonjët e përgjakshëm të djemve të ferrit serbo – shqiptaroviq.

Pas rënies së këtij grupi në burgjet komuniste filluan netët e gjata të Shën Bartolomeut, por nacionalistët nuk dorëzoheshin por edhe me kthetrat e burgjeve luftonin për idealet kombëtare megjithse UDBA kishte kapur edhe një sasi të materialit si dhe vulat ku në materialin e kapur ndër të tjera ishin edhe këto fjalë G.L.P.SH.SH.V.D.T. si fjali të shkurtra si dhe formula e betimit para tyre. Në përmbajtjen e materialit UDBA shihte qëllimet organizative të Grupit të Lidhjes së Prizrenit, qëllimi i të cilëve ishte që Nacionalistët të tërhiqen qëllimit të tyre dhe siç shkruan Gjokë Spaqi “Qëllimi i Udbashëve ishte që ne të devijojmë rrugën nacionaliste, ti zbulojnë anëtarët tjerë dhe të bëhemi shpijuna komunista”. Shkurtimi i këtyre fjalëve i hante shumë dhe kërkonin që t’ia spjegojmë në pytjet që na u benin vazhdon Gjokë Spaqi në shkrimet e tij ishin këto: “Ne jemi Nacionalista – Ne kërkojmë bashkangjitjen e Kosovës me nënën Shqipni. Në pyetje po a me Enver Hoxhën? U përgjegjshmëni me fjalë: Jo. Dhe u epshim skjarime në këtë mënyrë: Duam bashkangjitjen e Kosovës me Shqipnin pa Enverin, pa komunizëm, por një Shqipni Demokratike, me parime kombëtare dhe fetare shkurtimisht me sistemin perendimor dhe jo at lindor.

Pas gjithë këtyre vuajtjeve të gjata Grupi i Lidhjes së Prizrenit u transferua në Prishtinë me ç’rast në Prishtinë ju bë edhe gjykimi ku u denuan me burg të rënd. E veçanta e këtij gjykimi është se ai ishte mbajtur me dyer të mbyllura nga friga se po të mbahej me dyer të hapura do të shpërthej ndonjë konflikt. Gjykimi zgjati tri ditë ndërsa në ditën e katërt ju shqiptua denimi i cili ishte drakonik prej gjashtë e deri në njëzetë vjet burg. Në burgun e Prishtinës shkruan Gjokë Spaqi e gjetëm edhe një nacionalist të përbetuar por fatkeqësisht jetshkurt. Ky ishte kapetan Gjon Dedë Stanishta i denuam me vdekje, i cili ne këmb mbante prangat 25 Okshe. Gjendej Gjoni në një vend afër dhomës në fund të derës. Këtë vend, si na tha ai vet, nuk e kishte të imponuem prej të burgosurve por e kishte zgjedh ai vet që mos ti mërziste shokët me rrapamate e atyre hekurave.

Me leje lexues i dashur ti shkruaj nja dy fjalë për këtë burrë i martirizuem për Kosovën tonë se ai kishte qenë prej Shqipnis Vjetër. Ky Gjon Dedë Stanishta në kohën e Shqipnisë kishte qenë kapetan i një togu ushtarësh e gjindarësh për ta pastruar vendin prej komunistave dhe serbëve dhe në Suhodol, në një katun afër Lipjanit ku e kishin pas çerdhen komunistat dhe drazhistat kishte pas kryer një aksion të bukur. Si ishte kap nuk e dimë hollësisht por e denuan me vdekje. Qëndrimi i tij gjatë gjykimit kishte qenë burëror dhe i pathyeshëm, gjithashtu edhe deri natën e fundit të jetës së tij ipte kurajo të gjithë të burgosurve, por sjelljet e të burgosurve ndaj tij kishin qenë më tepër se vëllazërore edhe përpara se me qenë ne nacionalistat aty. Sa i përket gjërave ushqimore që na i bishin ma të bukurat ia ipshin Gjonit. Bisedat e tij kishin plot ideal dhe na thoshte se djelmosha të jeni të sigurt se keni për t’ja mërri qëllimit. Ja si e spjegon Gjok Spaqi pushkatimin e Gjon Ded Stanishtës, familja e të cilit mbas këtij shkrimi do ta dinë së paku që djali i tyre atdhetari Gjon Ded Stanishta është pushkatuar rreth murëve të burgut të Prishtinës ” Një natë në ora një mbas mesnate kur të gjithë të burgosurit ishin në gjumë u hap dera, hynë tre njerëz pa uniforma dhe me zë të vogël e quan Gjonin prej gjumit dhe thanë hajde se po të thërasin në drejtori se ka ardhë vendim në interes tanë. Gjoni tha po po e di. U munduan ta nxjerrin pa fol por Gjoni foli këto fjalë të mbrame me ne: BURRA MA BANI HALLALL. JU FALEMINDERIT PËR NDIHMËN DHE RESPEKTIN QË M’A KENI BA. MOS U MËRZITNI ASPAK.

E murren rrebelqe dhe e nzuren prej ode e mbyllën derën. Afër dere në koridor e kishin pasur kovaçin për me ja thye prangat. U ndien të ramet e çekiçit e ndiem kur i tha Gjoni magjup sillë ma mirë. Kur dulën në oborr u nien edhe dy herë fjalët e Gjonit: RRNOFT SHQIPNIA!; RRNOFT ÇAMËRIA!, por kur deshi të thotë të tretën herë RR. (KOSOVA) e kapën sigurisht në fyt e i met fjala posa filloi. Mbas pesë minutash u ndëgjuan dy rafale mitralozash pas murit të burgut. Me Gjonin u kry. Në atë moment fytyra e të gjithë nacionalistëve ishte si flaka e qirit. Lot u derdhshin prej syve tanë si shiu e jo vetëm prej neve por prej gjithë shqiptarëve që ishin në atë dhomë përpos atyre stalinistave. Tre katër ditë bukë nuk kemi ngrënë nga dhimbja për humbjen e ati farë idealisti “.

Duke parë se ky grup nacionalistash nuk thyhet lehtë vendosin që t’i transferojnë nga burgu i Prishtinës për në atë të Nishit. Gjatë largimit nga burgu i Prishtinës për në burgun e Nishit përkundër asaj që ishin urdhëruar të mos flasin nacionalistët filluan ta këndojnë këngën:

“LAMTUMIRË KOSOVA JONË SE PREJ TEJE NE SOT PO NDAHEMI, POR NË ZEMËR TË KEM GJITHMON DHE PËR TY NË GJAK DO TË LAHEMI. “

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/01/Nue-Oroshi-18-Janar-2021v.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/hijet-e-ndjekjes-qe-ishin-hije-te-vdekjes-perplasen-me-historine-e-pathene-per-kohen-qe-nuk-deshirojne-me-ngrene-nga-nue-oroshi/"]

Hijet e ndjekjes që ishin hije të vdekjes, përplasen me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë – Nga Nue Oroshi

Hijet e ndjekjës që ishin hije të vdekjes, janë hije përplasëse për të thënat dhe të pathënat e kohës që e kanë jetuar.Hijet e ndjekjës në trojet shqiptare janë hije që i kanë shkaktuar një dëm të madh atdhetarizmit shqiptar.Ato hije kudo i kanë përcjellur atdhetarët shqiptar. Është interesant se këto hije të vdekjeve të atdhetarëve shqiptar janë përzier dhe bërë demokrat ku aq është pshtjelluar lëmshi se sot ende nuk dihet se kush ka qenë viktima e kush krimineli,për faktin se hijet e ndjekjes janë viktimizuar pas ardhjes së demokracisë më shumë se sa viktimat e komunizmit apo atdhetarët shqiptar që e kundërshtuan komunizmin duke sakrifikuar djemtë më të mirë dhe duke rrezikuar familjet e tyre të cilët u internuan nëpër kampe përqëndrimi që ja kalonin edhe kampeve të mesjetës  të quajtura paluri,ku gjuheshin robërit e luftës që ishin të destinuar të zhdukeshin. Është ineteresant të theksohet se këto hije të vdekjes që kanë qenë shumë aktiv në vrasjen dhe burgosjen e atdhetarëve shqiptarë ende sot e asaj dite nuk kanë kërkuar falje për krimet e kryera në Shqipëri,Kosovë dhe viseve të tjera shqiptare.Këto hije të vdekjes ne intervalin kohor 1944-1951 kanë vrarë dhe likuiduare mbi 47300 shqiptar në emër të parullës: “Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni, me qendër në Moskë, apo si quheshin ndryshe nga atdhetarët nacionalistë klysht e Moskovit”.Edhe sot këta klysh të Moskovit kundërshtojnë çdo gjë që është kombëtare dhe çdo gjë e perzijnë me kritika, për faktin se dëshirojnë ta ruajnë frymën e tokës së djegur në trojet shqiptare.

Vërtet këto hijena të ndjekjës që shpesh herë i kanë bërë varrin atdhetarëve dhe nacionalistëve shqiptar janë aktiv si minjët e gjirizeve, që përplasën me historinë e pathënë për kohën e shkuar që nuk dëshirojnë me ngrënë.Nuk e di se a ka ndodhur ndonjë rast kur hijet e ndjekjës në Shqipëri dhe Kosovë ju kanë kërkuar falje viktimave që i shkaktuan dhimbje,vaj e lot  familjeve atdhetare.Edhe sot me rrinë në kokë fjalët e atdhetarës Bardhe Gjomarkaj ku ishte e burgosur, kur ja binë lajmin komunistat pansllavistë se a e dinë se te kemi vra vëllain Lleshin, është fjalë për atdhetarin Llesh Gjomarkaj.Bardha pergjigjet:”Jo nuk e di-por një e di se kur Marku dhe Lleshi kanë dalë në mal na kanë thënë këto fjalë: “Nëse ndegjoni se na kanë kapur të gjallë, dhe jemi në burg mos ejani me na parë se nuk e kemi kryer detyrën ndaj atdheut,por nëse ndëgjoni se jemi vrarë dekun atëherë mos gaboni me derdh lot për ne”.Hijenat e ndjekjës përplasën edhe sot e asaj dite duke u munduar që të permisojnë imazhin e historisë se tyre dhe duke tentuar që ti mbulojnë me pluhurin e harresës të bëmat e tyre kriminale.

Por gjaku i derdhur i atdhetarëve shqiptar këto hijena nuk do ti harroj dhe dhimbjet që i shkaktuan familjeve atdhetare do ti përcjellin deri në varr.Këto hijena nuk janë mërzitur as për lotin e nënave shqiptare për djemtë dhe vajzat e tyre që i rritën me plot mundime,as për vajin e fëmijëve të atdhetarëve shqiptar që jo vetëm se i vriste komunizmi në Kosovë dhe Shqipëri,por ju konfiskonte edhe pasuritë dhe ju merrte edhe miellin në magje për ti mbytur të gjallë edhe familjarët e mbetur.Është e pashembulltë në historinë e njerzimit se si komunistët pansllavist shqiptar i kanë shërbyer regjimeve komuniste me besnikërinë e qenve dhe asnjëherë as në demokraci nuk kanë kërkuar falje për dëmet që i kanë shkaktuar kombit shqiptar.Pas ardhjes se demokracisë, ndodhi e kundërta ata shfrytëzuan mirë mundësitë që i jep demokracia, dhe menjëherë e ndryshuan qëndrimin ku morën pozicionet edhe në demokraci, dhe bllokuan shumë gjëra që duheshin zbardhur.Edhe sot e asaj dite bijtë e tyre janë duke qeverisur në të gjitha trojet shqiptare,madje kanë filluar sulme edhe më të vrazhda kundër nacionalistëve shqiptar. E dhimshme është kur e shihja në tv në Shqipëri një djalë krimineli Agim Mhill Doçi, dhe komunistë i palëkundur kur e shante projektin e monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren,vëtem që ti mbrojë të ashtuqujturat vlera të skulptorve komunist të qarkut të Tiranes, në vend që të shkonte në Qafë të Valmerit të merr 14 lule dhe ti dërgoj në vendin ku babai i ti Mhilli së bashku me kriminelët e tjerë komunist vranë pa gjyq 14 atdhetar mirditor dhe burgosën e internuan mijëra familje mirditore.

Ka edhe dhembshuri të tjera kur prokurori i shkruan historin pa autorizim, viktimës së saj siç ishte rasti me atdhetarën Rukie Rama, një vajzë e çeliktë e bjeshkëve të Tropojes kreshnike, që u ballafaqua me regjimin komunist por e mbrojti nderin e të parëve të saj, atdhetarve tropojan, duke mos ju nënshtruar apetiteteve shizofrenike të xhelatëve komunist.Këto hijena të vdekjes që përplasën me historinë e pathënë ata nuk deshirojnë asesi që  kohën e kaluar ta ngrënë, por dëshirojnë ta ringjallin për ti përseritur listat e vdekjës, dhe për të shtuar më tepër vajin e gjëmën në familjet atdhetare shqiptare siqë ishte rasti me Sabiha Kasimatin, ku para togës së pushkatimit rrethohet nga burrat që ishin shënuar për tu pushkatuar që ti shpëtohet jeta por asesi nuk e fal regjimi kanibal komunist.A janë të vetdishëm këto hijena të ndjekjës se sa plagë i kanë shkaktuar shqiptarizmës?As erdoganisti dhe tradhtari i kombit shqiptar Edi Rama politikani më i mbrapshtë në keto 30 vite të fundit nuk i kërkon falje familjës së poetit Havzi Nela, i cili në kufirin shqiptaro-shqiptar i kishte shkruar këto rreshta: “Po te la atdheu i dashtun po të la po zemer plasun”.E Havzi Nela ishte poeti i fundit viktimë e regjimit komunist që u varë me nënshkrimin e Kristaq Ramës babait të Edi Ramës.

Falje nuk kanë kërkuar as djemtë dhe nipat e kriminelit Enver Hoxha, as fëmijët e kriminelit, Mehmet Shehu, por as fëmijët e kriminelve komunist në Kosovë që vranë dhe zhdukën atdhetarët shqiptar.E historia jonë shqiptare vazhdon edhe sot e kësaj dite të shkruhet në dy rrugë.Në atë shkencore dhe të vërtetë ku shkruhet ashtu siç ka ndodhur dhe atë të vijës komuniste ku shkruhet ashtu siç e ka thënë partia e Milladin Popoviçit,Dushan Mugoshës,Svetozar Vukmanoviç Tempos Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. Deri sa në Kosovë disa gjëra janë avancuar për të mbarë dhe atdhetarët nacionalist kanë filluar ta zënë vendin e duhur,është fatkeqësi se në Shqipëri ende se kemi asnjë rrugë me emrat e atdhetarve shqiptar.Madje as Mirdita ende nuk i ka vendosur asnjë rrugë apo asnjë shesh me emrin  e heronjëve të kombit shqiptar, Kapidan Mark Gjon Markut e Kapidan Llesh Gjon Markut,e Kapidan Ndue Gjon Markut.Hijet e ndjekjes përplasën me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë.E këto hijena të ndjekjës që ja kemi falë dreqit, janë shkaktar i vdekjes së atdhetarizmës shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare ku vet janë pajtuar që t´ia falin shpirtin dreqit dhe bëjnë pazar me mefistofilët e llojeve të ndryshme në dëm të shqiptaris, për shitjen edhe të kësaj pak toke apo deti që na ka mbetur.E dikur në trojet shqiptare kur luhej loja e kapuqave këndohet një këngë interesante:”S´ju kem falë por ju kemi mujt fal  i kofshi dreqit tmallkut”.E them ju kemi mujt se Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare pa dëshirën e këtyre mefistofilëve e kanë marrur rrugën evropiane përkundër shumë pengesave që janë duke i vendosur kjo farë e dreqerve të mallkuar, që  e kanë kapluar politikën shqiptare.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/01/Jusuf-GervallaBardhosh-GervallaKadri-Zeka-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/krismat-e-untergrupenbachut-dhe-enigma-e-pazgjidhur-tash-e-39-vite-nga-nue-oroshi/"]

Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite – Nga Nue Oroshi

Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë,por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike  të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar.Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më,17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar.Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin.Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar.A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje.Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë.Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje,por që diçka konkrete ende nuk është thënë.Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi,Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën,poezinë,të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës.Por fati i keq tek ne shqiptarët,është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre.E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore.Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar.Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar,por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh  se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur.A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar,por fakt i pamohushëm është, se pati edhe  shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/01/eni-doko.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/eshte-ndare-nga-jeta-ne-gjermani-mjekja-shqiptare-eni-doko/"]

Është ndarë nga jeta në Gjermani mjekja shqiptare Eni Doko

voal.ch – Është ndarë nga kjo jetë papritur në Gjermani mjekja shqiptare Eni Doko.

Eni Doko kish studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke specialiste psikiatre në Osnabrück, Germany.

Sipas lajmit nga policia e Oldenburg, Gjermani qytetarja Eni Doko,  34-vjeçare nga Bad Zwischenahn, pësoi një aksidenti të rëndë të enjten mbrëma, ndërsa vdiq në spital sot pas plagëve të rënda.

U prehtë në paqe shpirti i kësaj mjeke të re shqiptare, që kishte nisur një jetë shumë të suksesëshme profesionale në Gjermani, e cila iu ndërpre në mes.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/01/kpdngj.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/tash-10-vjet-pa-nacionalistin-e-shqiperise-etnike-kapidan-ndue-gjon-marku-nga-nue-oroshi/"]

Tash 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku – Nga Nue Oroshi

Para dhjetë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta për të mos vdekur kurrë Kapidan Ndue Gjon Marku udhëheqësi i Blokut Kombëtar Independent dhe nacionalisti atdhetar i cili një jetë të tërë punoj e veproi që Shqipëria të jetë perëndimore e demokratike dhe jo në dorë të klyshave të Rusisë.

Kapidan Ndue Gjon Marku ishte një simbol i qëndresës shqiptare,ishtë një uragan i nacionalizmes i cili për rreth shtatë dekada qëndroj i pathyer,në rrugën e shenjët kombëtare,duke vazhduar me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave të Mirditës për gjashtë shekuj histori.Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë moment nuk u thye,edhe atëherë kur me pushkë në dorë udhëhoqi Mirditën në luftë kundër bolshevizmit pansllavist,edhe atëherë kur më propozimin e vëllait Kapidan Mark Gjon Markut ishte caktuar që ta vazhdoj qëndresën e nacionalizmës shqiptare në mërgim,të cilën qëndresë e vazhdoj me përkushtimin më të madh një herë në Itali duke themeluar Organizatën Politiko-Kombëtare Blokun Kombëtar Independent,dhe duke ndihmuar përmes luftëtarve të ndryshme luftën në malet e Mirditës të udhëhequr nga dy vëllëzërit e ti kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku.Edhe pas rënies heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoj ta udhëheq nacionalizmen shqiptare,duke u vendosur në shtetin më mik të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimit në Blokun Kombëtar Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoj shumë artikuj me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri dhe duke dhënë fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në mbarë Shqipërinë Etnike të udhëhequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaj lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.Kapidan Ndue Gjon Marku në vitin 2002 në New York e shkroj një libër enciklopedik për Mirditën me titull´´Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni´´, libër që është baza kryesore e shkrimit të Historisë së Mirditës në të ardhmën,apo brumi faktografik për një histori të mirëfilltë të Mirditës, e jo histori të fallsifikuar,siç e kanë bërë dhe po e bëjnë komunistët.

Kapidan Ndue Gjon Marku,la gjurmë të pashlyshme në mbrojtjen e nderit,burrnisë dhe tokës Arbnore e mbeti në historinë shqiptare si njëri ndër burrat më të mëdhenj që dha kombi ynë gjatë historisë shumëshekullore.