VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit kalojnë në Prokurorinë Speciale

By | October 30, 2019

Komentet

Haradinaj: Mini-Shengeni rrit ndikimin rus dhe kinez në rajon

Kestrin Kumnova

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk është në interes të Kosovës përfshirja në “Mini-Shengenin” mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i quajtur këto plane si zgjerim të ndikimit rus dhe kinez në Ballkan.

Ai tha se Mini-Shengeni nuk është në interes as të liberalizimit të vizave dhe proceseve integruese evropiane, por sipas tij, është proces që ka vetëm një interes; zgjerimin e ndikimit ruso-kinez në Ballkan, me epiqendër Beogradin.

Krijimi i “Mini-Shengenit” mes vendeve të Ballkanit është një nismë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të tre udhëheqësit tashmë kanë mbajtur dy takime të përbashkëta, njëri në Novi Sad dhe tjetri në Ohër. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte kundërshtuar pjesëmarrjen në takimin e Ohrit.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, kishte shkruar në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi.

Thelbi i kësaj nisme qëndron në krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh.

“Mini-shengeni për të cilin po na fton Vuçiqi, po na fton Edi Rama dhe Zaevi është vetëm zgjerim i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, nuk është interes i Kosovës as i Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, janë në ekonomi siguri dhe politikë. Kur në bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë e instaluar në Beograd, bëhet edhe e jona”, deklaroi kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.

Por Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur iniciativën e Ballkanit Perëndimor për krijim të një “Mini-Shengeni”, si mënyrë për të nisur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë të jetë e suksesshme, duhet të përfshihet i gjithë rajoni, bashkë me Qeverinë e Kosovës”, është thënë në komunikatën e ambasadës amerikane në Gjermani.

Mes tjerash, në këtë shkresë përmendet edhe se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është e fokusuar në të ndihmuarit e gjithë rajonit për të krijuar mundësi ekonomike dhe vende të punës për të rinjtë.

Takimi i radhës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, në të cilin pritet të jetë e ftuar edhe Kosova.

Gjeneralmajor Michele Risi merr komandën e KFOR-it

Në selinë e forcës shumëkombëshe të KFOR-it në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario ia dorëzoi detyrën komandantit të ri të kësaj force, gjeneralmajor Michele Risi.

Ky i fundit u shpreh falënderues dhe tha se shtetet aleate të NATO-s po kontribuojnë për sigurinë në Kosovë e më gjerë.

“Dua t’i falënderoj 20 shtetet aleate dhe 8 shtetet partnere, të cilat po i kontribuojnë sigurisë së tërë popullatës së Kosovës, për të cilën besoj fuqishëm se edhe është shtytësi kyç i stabilitetit të Kosovës dhe tërë rajonit”, tha Risi.

Në ceremoni, kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si dhe personalitete tjera.

“Jam i lumtur të shoh që nga bashkëpunimi ynë ka lindur Ushtria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës si një forcë profesionale, shumë-etnike në shërbim të çdo qytetari të Kosovës. Zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës, FSK-së do të thotë që në një të ardhme të afërt do të realizohet aspirata jonë e drejtë që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë, por Kosova të jetë në NATO”, tha presidenti Thaçi.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndërrimit të komandës, në një konferencë për media, admirali James Foggo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, u bëri thirrje partive politike, sidomos atyre që fituan zgjedhjet, që pa vonesa të formojnë qeverinë e re të Kosovës.

Hyrja e trupave të NATO-s, më 12 qershor 1999 në Kosovë, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, u vendosën rreth 50,000 ushtarë nga 36 vende, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

Njëzet vjet pas kësaj ndërhyrje, trupat paqeruajtëse të KFOR-it numërojnë nga 6 deri në 7 mijë ushtarë, të cilët janë të dislokuar në pjesë të ndryshme të Kosovës, me mision paqeruajtës.

OEK: Marrëveshja Kosovë – Serbi do të rriste investimet

Një studim i Odës Ekonomike të Kosovës vë në pah se një pjesë e madhe e bizneseve në vend besojnë se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë do të ndikonte në rritjen e investimeve të huaja dhe eksporteve ndërsa do t’i hapte më shumë mundësi përqendrimit të qeverisë në politikat e zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë prezantimit të studimit tha se e ndërmarrjeve besojnë se një marrëveshje normalizimi me Serbinë do të pasohej me hapa pozitiv për vendin.

“Në pyetjen që lidhet me ndikimet e marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe në lidhje me atë se a do të ndikojë kjo që Kosova të ketë një performancë më të mirë në zhvillim sidomos sa i përket eksporteve dhe bizneseve me vendet e rajonit, 41 për qind e ndërmarrjeve konsiderojnë që po ndërsa 33 për qind ndoshta, vetëm 16 për qind nuk konsiderojnë se do të ketë ndikim kjo marrëveshje”, tha zoti Rukiqi.

Ai përmendi përfitimet të cilat bizneset i kanë radhitur si të pritshme pas arritjes së një marrëveshjeje.

“Në përgjithësi për 41 për qind e ndërmarrjeve të Kosovës konsiderojnë se në rastin e arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, diku 41.6 për qind do rriten eksportet, ndërsa 33 për qind përgjigjen me ndoshta. Gjithashtu, 66 për qind e bizneseve konsiderojnë se ulen kostot e transportit për shkak të barrierave që janë të njohura apo pengesat që i ka bërë Serbia për tranzitin”, tha zoti Rukiqi.

Situata politike e deritashme sipas bizneseve ka ndikuar shumë edhe në ngecjet ekonomike me të cilat përballet Kosova.

“Në pyetjen se sa ka ndikuar negativisht Serbia në zhvillimin e bizneseve të Kosovës, 75 për qind e bizneseve konsiderojnë që ka pasur ndikim negativ, do të thotë është një shumicë dërmuese që besojnë se në këtë periudhën kur Kosova ka pasur mundësi për një zhvillim shumë më të shpejtë ekonomik, Serbia ka pasur ndikim negativ për shumë arsyeje dhe arsyeje kryesore që i theksojnë bizneset janë: kufizimi i eksportit si rezultat i barrierave, humbja e tregjeve, konkurrenca e pa drejtë, dëmtimi i imazhit të Kosovë nga vetvetja”, tha Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Në studim thuhet se “64 për qind e bizneseve mendojnë se do rriten investimet e huaja në rast të arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, rreth 91 për qind vlerësojnë se qeveria do të ketë një përqendrim më të madh në zhvillimin ekonomik”.

Kosova aktualisht është në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit për të ngritjen e qeverisë së re e cila do të përballet me trysninë për ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara një vit më parë. zëri i amerikës

RIDEA: “Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet të shkaktuar nga Serbia”

Prishtinë

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi sot dy studime, një mbi çështjen e Trepçës në kontekstin e “Finales së Madhe” (Dialogut Kosovë-Serbi) dhe një studim mbi çështjen e reparacionit për krimet e luftës të kryera në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ky Institut, ekonomisti Iraj Hashi, i cili shpalosi historikun e ndërmarrjes Trepça, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës që e menaxhonte këtë kompani.

Sipas tij, një nga gjërat më të dëmshme që ka bërë Serbia në Kosovë është ndërrimi i pronësisë së Trepçës në vitet e 90-ta, kur pasuritë e kompanisë u bartën tek disa kompani private që lidheshin me Novak Bjelic, menaxherin e emëruar në vitin 1995, bashkëpunëtor i ish-presidentit nacionalist serb Sllobodan Millosheviq.

“Serbia duhet t’i pranojë përgjegjësitë për periudhën kur ka qenë në krye të Trepçës. Ata nuk mund ta anashkalojnë përgjegjësinë dhe të flasin për të si diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Ajo ka ndodhur me kryesimin e tyre dhe ata kanë përgjegjësi për të. Kosova ka përgjegjësi çfarë ka ndodhur më herët dhe më pas, por, jo përgjatë viteve të 90-ta kur Serbia ka marrë përgjegjësitë e menaxhmentit të Trepçës”, tha Hashi, duke shtuar se resurset e Trepçës duhet të menaxhohen nga Kosova dhe Serbia.

Hulumtuesi nga ky institut, Qerim Qerimi tha se Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore të shkaktuar nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

Ai tha se qëndrimi i Kosovës në dialog me Serbinë duhet të jetë pretendues për “kthimin e pronës së dëmtuar, përfshirë objektet private dhe publike, dëmshpërblime me kompensim materiale e jo-materiale”.

“Kosova mund dhe duhet të insistojë në një kërkimfalje formale nga Republika e Serbisë, përmes një deklarate të qartë për pranimin e fajit për krimet e kryera në Kosovë qoftë të paraqitura publikisht nga kreu i shtetit serb ose të përfshirë në një dispozitë të marrëveshjes përfundimtare. Dhe, së fundi garancionet e mospërsëritjes. Duke marrë parasysh aspektet historike veçanërisht përvojën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, Kosova mund të kërkojë edhe marrjen e garancioneve formale nga Republika e Serbisë për mospërsëritjen e shkeljeve ose keqbërjeve të kaluara, që njëkohësisht do të mund të paraqisnin edhe njohje (të Kosovës nga Serbia) dhe pranim të fajit”, tha Qerimi.

Kujtojmë se Trepça ishte ndërmarrja më e madhe me pronësi shoqërore në Kosovë, një eksportuese e madhe dhe një burim i rëndësishëm fitimi nga valuta të huaja në ish-Jugosllavi. Deri në fund të viteve të 80-ta kompleksi Trepça përbëhej nga 21 njësi të njohura si OTPA (secila minierë, metalurgji, fabrikë etj., ishte një OTPA – Organizata Themelore e Punës së Asociuar).

Dekada e 1989-1999 u përcoll me rënie të vazhdueshme të Trepçës, përfshirë përkeqësimin e situatës ekonomike e financiare të saj.

Numrime e çnumrime votash kaq gjatë, pse? – Nga Skënder MULLIQI

Dhe në interesin e kujt po bëhën gjithë këto malverzime politike? E tash dikush do të pyes , a mos dikush nga garda e vjetër politike ka duar në gjitha këto?

Në gjithë këtë stërgjatje kohe për ta formuar qeverinë e re LDK dhe LVV. Vërtetë të gjithë u gëzuam së zgjedhjet kaluan mirë, por ja që dikush po dëshiron ti prishë ato ?! KQZ-ja shumë kush ka menduar së do të mbetet e pa ndikuar nga politika, por shihet së nuk po del bash ashtu.

Këto veprime po bëhën ndër të tjera edhe për ta futur si “spicë rrote” partitë e Limajt e Pacollit në pushtet. Nuk i duhen vendit njerëzit pa elan, pa energji, të paditur politikisht. Nuk i duhen vendit ata që nuk punuan për shtetndërtim dhe mirëqenje. Si të përparon shteti, si të zhvillohet më pushtete që rininë e lan pa përspektivë… Kosovës i duhen njerëzit që i japin kuptim jetës, njerëzit të cilët e duan dhe respektojnë shtetin e tyre. njerëzit të cilët krijojnë kushte dhe siguri për të gjithë. E atëherë, nuk do të kemi ikje masovike jashtë shteti.

Por do të këmi kthim të atyre të cilët janë larguar nga papërspektiva e krijuar që shumë vite në Kosovë. Porosia është e qartë : aty ku ka paqë , siguri, shpresa… njerëzit nuk mendojnë të largohën nga vatrat e tyre shekullore. Kosova fatkeqësisht, nuk pati investime në prodhim, nuk ka fabrika, industri … as teknologji të lartë për shkenctarë, hulumtues, ingjiniere…Jemi mbërthyer në tregti e punë tjera të paqendrueshme dhe të pa planifikuara nga qeveritë.Dhe, shteti nuk ka pastaj kapacitete për të punësuar të rinjët. Mbetet kështu përshtypja së njerëzit që ishin në pushtet, nuk kasavetohen për qytetarë të cilët kësaj radhe votuan për ndryshime pozitive.

Nuk kemi nevojë për ndryshime momentale të situatës , por për ndryshime substanciale në staza të gjata. Na nevoitet ambient i ri politik, pa poltronizem, ambient i njerëzillëkut, ndërshmerisë, profesionalizmit… Ta ruajmë tradicionalën më vlera historike. Zotëri të nderuar jepuni rastin njerëzve të rinjë që do të na sjellin rezultate në të gjitha segmentet e jetës dhe të punës. Tu jepët rasti atyre që e kultivojnë demokracinë ,më ata të cilët neser do të krenohemi.

Apsurditetet dhe jeta e keqe që po e bëjnë shumica sot, nuk na duhen. Monopolizimet të zëvëdësohen më alternativa të reja. Metodat dikatoriale në udhëheqje, në punësime… janë metodat më primitive . Më kaq shumë probleme të grumbulluara nuk do të kemi mundësi më u inkuadru në BE. Sa më shpejt që ta kuptojnë ata që për 20 vite ishin në pushtet, aq më mirë do të jetë për vet ata, dhe për qytetarët. Për një Kosovë të prosperuar do të duhej të angazhohemi të gjithë…

Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor! – Nga Florim Zeqa

Deformimi i qëllimshëm i procesit zgjedhor, i njërit prej proceseve më të rregullta zgjedhore të pas luftës në Kosovë, filloi me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit, i pasuar me 530 tjera dhe i vulosur me votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1428 vendvotimeve të fundit.

Pas ankesave të disa subjekteve politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëjë anulimin e votave nga Serbia dhe njëherësh rinumërimin e 1428 vendvotime.
Drama e votave të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e 6 tetorit, përkatësisht anulimi i votave nga Serbia të numëruara nën masa të jashtëzakonshme shkaku i helmimit të rreth 20 personave në QNR, do të ndikojë edhe në rezultatet përfundimtare që do të çertifikohen nga KQZ.
Nëse nuk ndodhë ndonjë ndryshim drastik në procesin e rinumërimit të 1428 kutive atëherë me heqjen e këtyre votave nga Serbia, koalicioni Nisma – AKR- PD do të kalojë pragun zgjedhor dhe do të fitojë 6 ulëse në Kuvend duke bërë që dy subjektet politike LDK dhe VV të cilat kanë pasur 61 deputetët e që pritet se do të përbëjnë koalicionin qeverisës, do të kenë 4 deputet më pak, VV do të ketë 3 deputet më pak, ndërsa LDK 1 deputet më pak.
Pritet që rinumërimi e çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi i 1428 kërkon kohë të gjatë. Mirëpo, nuk dihet saktësisht çfarë do të ndodhë pas këtij rinumërimi, a do të ketë ankimime tjera dhe përseritje të rinumërimit të pjesëve të mbetura të kutive të votimit!
Bazuar në këto afate kohore të rinumërimit dhe çertifikimit të procesit zgjedhor, gjasat janë tepër minimale qe viti i ri 2020 ta gjëjë Kosovën me qeveri të re.
Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në arritjen e qëllimit final për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor.

Përmbysja e rezultatit zgjedhor ka ndodhë

Me përmbysjen e pjesshme të rezulatit zgjedhor, gjegjësisht të futjes së koalicionit NISMA-AKR- PD në Kuvendin e Kosovës do të ndryshojë shumçka në raportin e forcave politike në kuvend, filluar nga aspekti numerik e deri të ai përmbajtësor.
Në aspektin numerik, koalicionit të ardhshëm qeveritar do t’i pamundësohet nxjerrja e vendimeve të mëdha në Kuvend, në anën tjetër PDK me aleatët e saj do të tentojë që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për ti shantazhuar LVV-LDK, duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar.
Me “kalin e trojes” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë.
Këto janë kurthe të orkestruara nga nëntoka kriminale, e në momentin që këto kurtha nuk shkojnë në favor të nëntokes kriminale, Kosova përseri do të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare.
Futja e jashtëligjshme e koalicionit NISMA-AKR- PD shënon kulmin e deformimit të procesit zgjedhor dhe turpin më të madh të KQZ-zë, këtij instrumenti pushtetmbajtës në Kosovë.
KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të pushtetarëve, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.

Në Kosovë nuk ka sistem ligjor, por kriminal

Sikur të kishim prokuori dhe gjyqësi të pavarur në vendin tonë, Valdete Daka do duhej duhet të hetohej dhe dënohej për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e vullnetit të popullit dhe votën e lirë.
Vjedhja e votave nga komisionerët partiak kalohet në vjedhjen industriale dhe kriminale në kreun e organit më të lartë mbikëqyrës zgjedhor-KQZ, e ndihmuar dhe nga gjykatat e kapura dhe të kontrolluara në tërësi nga pushteti kriminal.
KQZ-ja e kapur dhe e ndikuar nga politika, është shndërruar në rrënuese të procesit zgjedhor për interesa të grupeve kriminale që për 20 vjet rresht e mbajtën pushtetin qendror dhe lokal në Kosovë.
Pas këtij megaskandali të KQZ-së, në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato, dalja e votuesve në zgjedhje do të jetë dukshëm më e vogël, për shkak të humbjes së besimit nga shpërdorimi i votave të 6 tetorit 2019.
Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor e ka një qëllim të vetëm, rrënimin e procesit të rregullt zgjedhor dhe fillimin e një skenari të ri zgjedhor, nga i cili të nxirren fituese partitë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Popullata me shpresa të thyera vetëm largimin nga vendi e mendon

Edhe përkundër abuzimit të skajshëm të KQZ-së dhe lojës përfide për rikapjen e shtetit nga ana e forcave të errëta politike, popullata me shpresa të thyera nuk reagon, duke dëshmuar se ka hequr dorë nga gjithçka që është e mirë në këtë vend, duke e menduar vetëm largimin sa më parë dhe sa më largë nga “vendi i mallkuar”.
Nga lojërat e pista pas zgjedhjeve të 6 tetorit, besojë të ketë nxjerrur mësimet e duhura edhe Albin Kurti nga ato që unë i kam atij thënë publikisht, se “futja brenda sistemit kriminal nuk e ndryshon atë”.
Po dalin 100 % të sakta konstatimet e mia se ndryshimi politik në vendin tonë nuk do të ndodhë asnjëherë përmes organizimit të zgjedhjeve nga institucionet e kapura të shtetit, përkatësisht nga KQZ-ja e kapur dhe kriminalizuar deri në fyt.
Prandaj më duhet ta përseris për të satën herë, se zgjedhjet brenda këtij sistemi nuk do ta sjellin asnjëherë drsyhimin në këtë vend. Ndryshim pozitiv në vendin tonë nuk do të ndodhë pa përmbysjen totale të sistemit kriminal qeverisës dhe kalimin në sistem presidencial, si të vetmën mundësi që ka mbetur për evitimin e ngërçeve politike pas zgjedhore dhe jo vetëm.

Vetëm dalja nga sistemi kriminal dhe kalimi në sistemin presidencial, forcon sovranitetin e shtetit

Sistemi Presidencial apo zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.
Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!
Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike.
Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.
Po që se në përzgjedhjen e parë, kandidatët nuk e arrijn shumicën, atëherë për përzgjedhjen e dytë nxirren vetëm kandidatët që kanë fituar shumicën nga përzgjedhja e parë.
Për më shumë se kaq, përfundimisht Kosova, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e shtetit sovran, me organizimin e ri të Sistemit Presidencial në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.
Me sistemin presidencial të qeverisjes, Kosova do të dilte nga “çarku i mbyllur” politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!

A do ta vizitojnë Vuçiçin në spital Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu – Nga BINAK MAXHARRAJ

Te gjitha mediat serbe por edhe ato shqiptare raportuan sot së Presidenti i Serbis Aleksandër Vuçiq qenka shtrir ne spital nga një smuarje e pa sherueshme.

S’po i dihet diagnoza,por hulumtimet e para po tregoj se ai është smuar nga virusi kosovë.

Kjo smuarje e tmershme e kapi Vuçiqin pasi më ne fund ia banë me dije, e kuptoj nga te gjithë së nuk mund te merrë,nuk mund te çkapë asnje pllambë toke nga Kosova.

Mbetet për tu pa se a do te shkojnë Edi Rama,Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu në Beograd për ta vizituar ne spital,sepse poqese e gjenë diçka mori fund edhe projekti i tij për Mini Shengënin e Ballkanit.

ALBIN, JO KOALICION ME AKR E BEHGJET PACOLLIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Behgjet Pacolli është figura me tragjike ne politikëbërjën e Kosovës. Ky njeri sikur hyri me zor ne politikë, sepse politika nuk po ia do. Në çdo zgjedhje del i humbur. Heren e fundit e tradhetoi LDK-në dhe shkoi e u rras në PAN-in e Kadri Veselit. Me 3-4 deputet i mori 4 ministri dhe z/kryeministrin.

E mori ta udheheqë Ministrine e jashtme, pra diplomacin pa pas haber për kete punë. Ministria e tij nuk kishte kurrfarë përformance, vetem skena skandaloze ne arenën ndërkombetare. Gjatë gjithë kësaj periudhe sa ishte ne krye te diplomacisë kosovare nuk e solli asnjë njohje, por kolegu i tij nga Serbia Ivica Daçiq ia mori 16 çnjohje. Për te gjitha këto çnjohje ne çdo vend demokratik do te ishte marr në përgjegjesi për shkaterrimin e shtetit duke ia zvogelu njohjet.Por ky edhe perkundjerjtë kesaj po qonë krye ne stilin se kush jame unë. E unë i them se nuk je kërkushi, sepse paraja nuk e ban njeriun njeri.

Gjithëmonë kamë qenë idhetar qe partitë xhuxhe te mos i ngjitën qeverisë,sepse ato jane e zeza eshtetit,manipulimi me to është i turpshëm dhe fatal për një qeverisje të mirë.

Zerat dhe shushurimat apo sinjalet qe po ndegjohën se gjoja AKR ështe e gatshme të bisedoj me Albin Kurtin nuk i bëjnë mirë qeveris se re,por vetem demë. Po AKR nuk është Parti.nuk besoj së z Albin Kurtit ia ka qorru zoti syt qe te bën koalicion me keso parti te deshtuara politikisht te cilat qeverisë mund ti sjellim vetem demë.

Nese Albin Kurti shkelë në një drrasë te ketillë vaj halli me të. Albin larg partive te korruptuara me njërëzit qe janë në to.

“Presidenti 2021”, pika e nxehtë e negociatave LVV – LDK

Arton Konushevci

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të përfshijë edhe çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë.

Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

Përderisa pozita e kryeministrit nuk i është kontestuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, krahas postit të presidentit, një pozitë tjetër që shihet si pikë më e vështirë për negociata është ajo e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se pozita e presidentit dhe ministrit të Jashtëm nuk do të duhej të komplikonte bisedimet që si qëllim kanë arritjen e një marrëveshjeje.

Politologu Ramush Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të arrijnë marrëveshje për qeverisje duke i harmonizuar programet partiake më shumë se sa të orientohen në atë se kush cilën ministri e drejton.

“Unë nuk konsideroj se vendet vetjake do të jenë ndonjë pengesë, sepse secili e ka një synim të caktuar dhe arrin diçka me atë synim edhe në këtë bazë mund të harmonizohen qëndrimet. Presidenti ka mandat edhe një vit e gjysmë dhe unë nuk mendoj që kjo qeveri vetëm pse i ka numrat ose pse synon t’i ketë numrat, do të bëjë ndonjë ‘puç institucional’ dhe do ta largojë presidentin duke fabrikuar arsyet. Ndërsa, sa i takon ministrit të Jashtëm, varet se si ndahen funksionet e tjera. Por, ministri i jashtëm për dallim deri tash duhet të jetë një personalitet me kredibiltet e me përvojë”, vlerëson Tahiri.

Synimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së është që të krijojnë një qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri.

Mbetet të shihet nëse partia që e merr pozitën e kryeministrit, Lëvizja Vetëvendosje, do të marrë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit apo këtë pozitë do t’ia lirojë LDK-së.

Për këto tema, bisedimet thuhet do të zhvendosen në nivelin e liderëve të dy partive, kurse tash për tash, sipas Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja e postit të presidentit nuk është kërkuar nga asnjëra palë për diskutim. Ajo thotë, po ashtu, se deri tash nuk ka pasur ndonjë pengesë për asgjë kur është fjala për arritjen e marrëveshjes.

“Nuk jemi lëshuar në pozicione siç është ai për presidentin apo në veçanti për ministrin e Punëve të Jashtme. Deri tani nuk ka kushtëzime, por çështja e presidentit nuk ka qenë as kërkesë formale zyrtare e LDK-së. Nuk po merremi me deklarata publike të zyrtarëve të LDK-së. Deri tani në asnjë takim nuk e kanë përmendur çështjen e presidenti. Megjithatë, është çështje që u takon kryetarëve të partive. Nëse do të ekzistonte kjo kërkesë e LDK-së për ta trajtuar edhe çështjen e presidenti, është përgjegjësi e kryetarëve që ta definojnë këtë”, thekson Haxhiu.

Infographic:

Si duket parlamenti pas zgjedhjeve 2019?

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, konsideron se të gjitha çështjet që garantojnë një koalicion qeverisës në mandat plotë duhet të definohen në fillim në mënyrë që, siç thotë ai, më vonë të mos ketë probleme. Në këtë aspekt, Veliu konsideron se duhet të diskutohet edhe për çështjen e presidentit.

“Po ashtu, edhe çështja e presidentit duhet të diskutohet, sepse viti 2021 është viti kur mandati i presidentit përfundon. Dhe, nëse nuk arrijmë ne të bëjmë një marrëveshje, ta gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje dhe nuk kemi llogari ne për një vit e gjysmë të eksperimentojmë me një subjekt politik edhe pastaj serish të nisemi nga fillimi”, shprehet Veliu.

LDK-ja aktualisht nuk po preferon nisjen e bisedimeve në nivelin e liderëve të partive, pasi që është në favor të pritjes së certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Kurse, Albulena Haxhiu thotë se Vetëvendosje është e interesuar që të diskutohet edhe për postet ministrore, pa pasur nevojë që të pritet certifikimi.

“Ne jemi shumë të interesuar që këto takime të ndodhin sa më parë. Kemi dëgjuar zotin Isa Mustafa në një deklaratë që ka thanë se ‘pa u certifikuar rezultatet, me zotin Kurti mund të pimë vetëm kafe’, por gjatë kësaj kohe sa pritet certifikimi duhet të ketë takime intensive në mënyrë që kryetarët e partive politike të flasin për çështje, të cilat nuk kanë qenë kompetencë e grupeve punuese e që kanë të bëjnë me ndarjen e pozicioneve të qeverisë”, shton Haxhiu.

Takimet ndërmjet grupeve punuese, kanë përfunduar kurse faza tjetër e bisedimeve, parashihet të zhvillohet më vonë kur edhe pritet ndarja e ministrive dhe pozitave kryesore gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultate përfundimtare, por partitë politika kanë pasur ankesat e tyre. Votat nga Serbia ishin kontestuar nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Sipas këtij koalicioni, zarfet me vota nga Serbia “nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”. Ankesa e tyre u trajtua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili vendosi të hënën, më 11 nëntor, që të anulohen këto vota. Por, një ankesë tjetër u deponua në Gjykatën Supreme, nga tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së.

Megjithatë, sipas një deklarate të postuar në rrjetin social Facebook, Limaj, ka thënë se “Gjykata Supreme dhe PZAP-ja me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”.

Ndërkohë, të mërkurën pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë. Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

ETHET PASZGJEDHORE TE HASHIM THAÇIT!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Që nga përfundimi i zgjedhjeve te parakohëshme të 6 tetorit 2019 dhe përfundimit te numrimit te votave i numrimit te votave nga KQZ ku Partia e Labin Kurtit doli fituese, Hashim Thaçin nuk po e ze gjumi i natës. E kanë kapë ethet dhe po ka zjarmi te madhe, vendi vend nuk po i zihet.

Si Presidenti është totalisht i izoluar nga brenda dhe jashtë, si pasojë e kësaj ka nisë te bëje me parat e taksapaguesve te Kosovës edhe vizita private, sepse zyrtarishte nuk e thrret askush.

Hashim Thaçi as se si te pajtohët me realitetin e me pak me vehten për fitorën brilante te Partis së Albin Kurtit,e cila do te qeverisë me vendin sepse për këtë ia dha besimin vetë populli.Mospajtimin e tij më krijimin e situatës së re pas zgjedhjeve Hashim Thaçi e ka shtri ne dy rrafshe:në ate të brendshëm dhe te jashtem.

Se pari,në rrafshin e brendshëm ai e ka shtri aktivitetin e tij duke i mobilizuar te gjitha strukturat mafioze ne drejtim qe priqesi i numrimit te votave te zgjasë sa me shumë për te penguar këtë proces,për ta penguar formimin e Qeveris nga Albin Kurti.Kjo po shihet me së miri se sa janë te kapura prej tij në këtë lojë KQZ dhe PZAP duke numruar dhe çnumruar votat,duke futur spica dhe pyka midis partive.

Kjo më se miri po shihet se ne krejtl këtë drejtim është vu ne shnjesterë qe me hatër apo me zor të futet Nisma e Ftamir Limaj ne Parlament si pykë midis LVV dhe LDK,jo pse e don aq shumë NIsmen e LImajt por me shumë për ta zgjatë çertifikimin e deputeteve dhe shtyrjën e formimit te Qeverise se re,por krejtë kjo bëhet ne dobi te asaj qe struktuar mafioze te kenë sado pak një ndikim ne Parlamen dhe qeveri.

Se dyti,Hashim Thaçi është duke e zhvilluar një aktivitet edhe jashtë shtetit drejtpërdrejtë apo indirekt me te vetmin qellim qe para boteës,para ndërkombetarëve te nxjerr Albin Kurtin si njeri jo te përshtatshëm për Kryetar Qeverije,sepse ai sipas tij,është ne gjendje që ti prishë raportet e Kosovës më ndërkombëtaret,së ai nuk është i përshtatshëm me e udhehëqë dialogun me Serbin të cilën gjë sipas tij po i frikesohet edhe Aleksandër Vuçiq.
Në konstatim të kësaj shokn edhe fakti i takimit gadi sekret midis Manuel Macronit,Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçit (te cilin Presidenti i Amerikes Trump e ndali)por te cilin Macroni pas disa oreshe ne krye ne vehte e vazhdoi i cili ishte i natyrës private,për te ia ba me dije Macroni se dialogu duhet te vazhdoi,duke insistuar qe ky dialog te behet midisë dy Presidenteve Vuçiq dhe Thaçit,duke tentuar ta përjashtoi Albin Kurtin si kryesues i Kosovës ne këtë dialog te cilin edhe ia jep te drejtën kushtetuese.

Albin Kurti,dosido qe te sillët Hashim Thaçi,edhe pas te gjitha nderskamcabe te mberndshme dhe ndërkombëtare do ta udhehq dialogun me Serbin dhe se Hashim Thaçi është i përjashtuar nga udheheqëja e dialogut.

Shkrirja e kufirit me Kosovën – Shqipëria pret marrëveshjen rajonale

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidh këto dy shtete. Qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara edhe shumë marrëveshje me qëllim që të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve, por ende mungon një marrëveshje për lëvizje të lirë.

Pas takimeve të fundit në nivel të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad dhe Ohër, ku Kosova nuk mori pjesë, Shqipëria po e sheh çështjen e lirisë së lëvizjes më shumë në kontekstin e një “Mini-Shengeni” ballkanik dhe jo të një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.

Tani çështja e kufirit Kosovë – Shqipëri nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po theksohet se nuk mund të arrihet mes dy shteteve, pa pasur marrëveshje edhe me vendet tjera të rajonit.

Rama një intervistë dhënë në televizion Top- Channel në Tiranë i pyetur lidhur me mendimin e Albin Kurtit, pretendent për kryeministër pas zgjedhjeve të 6 tetorit se ‘ Shqipëria duhet të heqë kufijtë me Kosovën, Rama ka theksuar se kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët.

“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luftë. Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Gazmend Abrashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës viteve të fundit ka punuar shumë për të lehtësuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Abrashi thotë se për heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri, siç ishte premtuar nga të dy qeveritë, janë edhe disa kërkesa administrative të Bashkimit Evropian. Ai thotë se në marrëdhëniet reciproke Kosovë – Shqipëri nuk duhet të ndërhyjë shteti i tretë.

“I ashtuquajturi menaxhim i integruar i kufijve, është një projekt që është paraparë të zbatohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ideja e këtij menaxhimi është që të gjitha shtetet e rajonit të kenë një sistem, me të cilin kur të afrohet çfarëdo mjeti transportues në vendkalimin kufitar të identifikohen detajet dhe kjo kontroll të kryhet vetëm në një pikë kufitare. Kjo iniciativë që ka bërë Edi Rama, është një nga iniciativat e shumta që e kanë karakterin e njëjtë, nuk ka asnjë risi”, thotë Abrashi.

Javën e kaluar liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa pjesëmarrjen e Kosovës e kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal duke përfshirë lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave.

Rama, duke i referuar kësaj nisme rajonale për “Mini-Shengeni”-in ballkanik thotë se do ta heqë kufirin edhe me Kosovën.

“Nuk ka askush kundërshtim. Edhe presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë në raport me të dhe e ka hequr veton për kufirin për lëvizjen e njerëzve, tani këta duan ta heqin kufirin apo do të vazhdojnë të heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr, apo do ta heqin me valle shpatash”, ka thënë Rama.

Kandidati për kryeministër të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri Rama ka bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale “Mini shengeni” ballkanik.

“Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci e Bullgari, vazhdon me Sarajevën zyrtare, Podgoricën zyrtare, Shkupin zyrtar e në fund Beogradi, sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në filtrim të vazhdueshëm me Moskën, nuk mund të ketë prioritet. Mendoj se edhe mbledhja e Novi Sadit, edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”,tha Kurti.

Iniciativat e tilla rajonale janë kundërshtuar edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo iniciativë rajonale, sipas presidentit Thaçi, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, të cilat në vazhdimësi kanë kërkuar largimin e barrierave tregtare mes shteteve, thonë se lëvizjen e lirë e parasheh edhe Marrëveshja për Tregti të Lirë CEFTA, por që këto nisma nuk po arrijnë të zbatohen dhe po krijohen barriera në vazhdimësi.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se do të ishte parësore që fillimisht të zbatohet Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA) e nënshkruar tani e sa vite, para se të diskutohet për çfarëdo iniciative tjetër që do të mundësonte qarkullimin e lirë të njerëzve të mallrave dhe kapitalit.

“Përvoja e kaluar ka dëshmuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gatshëm të heqin të gjitha barrierat ndaj njëra tjetrës. Ajo që do të duhej t’i paraprinte një aranzhmani të ri është natyrisht harmonizimi i plotë i të gjitha procedurave fito sanitare dhe dokumenteve të tjera inspektuese që do t’i lëshonte një vend dhe do t’i pranonte një vend tjetër. Kjo nuk ndodh as në raport me Kosovën dhe Shqipërinë, si dy shtet që kanë pasur edhe marrëveshje bilaterale për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, e lërë më me shtetet e tjera që as nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur ose kanë barriera tjera të natyrës politike”, thotë Zeka.

Ai thotë se edhe në të kaluarën ka pasur tentime për heqjen e kufirit Kosovë- Shqipëri, por ka pasur shqetësime që janë prezantuar edhe nga Bashkimi Evropian, e që janë shqetësime, të cilat, sipas tij, duhet të adresohen.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy vendet kanë investuar edhe miliona deri në miliarda euro në infrastrukturën rrugore.

Peter Beyer emërohet raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën

Të enjten Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, emëroi zotin Peter Beyer, nga Gjermania, si raportues për Kosovën.

Emërimi i tij u bë mes debatesh që kishte nxitur në Kosovë kandidatura e të dërguarit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev, për këtë post.

Autoritetet në Kosovë kishin paralajmëruar se do të refuzonin çdo bashkëpunim me të nëse do të zgjidhej, ndërsa mbi 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i bënë thirrje Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike që të mo e bëjnë një gjë të tillë. Reagimet kundër kandidatit rus iu referuan njoftimeve të pakonfirmuara të medieve lokale se ai ishte përfshirë në një incident në Kosovë në vitin 2001, kur shërbente si pjesë e kontingjentit rus në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është organizata kryesore evropiane që për të drejtat e njeriut në kontinent dhe përbëhet nga 47 vende anëtare.

Raportuesi i ri për Kosovën, Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman nga radhët e demokristianëve të kancelares Angela Merkel.

Ai njihet për qëndrimet e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ka bërë thirrje më herët gjatë këtij viti që Bashkimi Evropian të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, pak pasi që Shtetet e Bashkuara emëruan zotin Matthew Palmer si përfaqësues të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tij u mirëprit në Kosovë. Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, uroi që “ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e cilësoi lajm “fantastik” emërimin e zotit Beyer.

“Gjermania është partneri më i rëndësishëm strategjik dhe mbështetës i madh i Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, shkroi ai.

Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës por ka statusin e vëzhguesit ne Asamblenë parlamentare të tij.