VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HESHTJE – Poezi nga RAINER MARIA RILKE – Përktheu FASLLI HALITI

By | December 6, 2018

Komentet

VJEN DIKUR – Poezi nga INGE MÜLLER (1925-1966) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Dërguar nga ne
njeriu
i paralajmëruar.
Mburruni ju,
ju të cilët na përplasët në trotuar
duke na shkelur.

NË PLAZH NUK KA NGJYRA – Poezi nga ELIO PAGLIARANI (1927-2002) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Në plazh nuk ka ngjyra
drita kur është e fortë e barazon
mungesën e saj
prandaj çdo prani është e shkujdesur dhe pa traumë
vetmia e fituar
Fjalët kanë fatin e ngjyrave
shtrirë
mbi rërë flet një tjetër
mbi rërë mbështeten me duar
prapa kokës fjalët ikin lart
kush i ndjek më shumë
përmbys me duart nën tëmtha
fjalët zbresin të rralla
kush i lidh më shumë
duke se më mirë dëgjon
në dy
trupi yt dhe ti
po tingulli pa ndërhyrje është lëndë është det
nuk ka kuptim ta dëgjosh
Deti është i fshehtë dielli
nuk bën zhurmë
bota horizontale është pa cilësira
Substanca
është substancë indiferente
paraprin
cilësinë e pabarazisë

NGANJËHERË TASHI KUR UNË FLE VETËM – Poezi nga GRACE PALEY (1922-2007) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Nganjëherë tashi kur unë fle vetëm
i marr vetes paksa erë
dhe e pyes veten në gjithë këto vite a është kjo
era që ka qenë për ty familjare
nëse kështu ty të pëlqente vërtet nuk
duket kaq e lezetshme ti çuditërisht
djersit pak për një burrë aq aktiv sa
i ëmbël kur unë të përqafoj ty këto kohë
(apo ti mua) apo kur e mbështet kokën time në
nënkresën tënde në shtrat e di që je ti
një erë delikate tym druri dhe unë ty
të frymëmarr disi e pabefasuar
të kujtoj gjithmonë të përkryer

IN THE MORNING YOU ALWAYS COME BACK – Poezi nga CESARE PAVESE (1908-1950) – Përktheu SKËNDER BUҪPAPAJ

Spiralja e agimit
merr frymë me gojën tënde
në fund të rrugëve boshe.
Drita gri e syve tu
pika të ëmbla të agimit
mbi kodrinat e errëta.
Hapi yt dhe fryma jote
si era e agimit
përmbytin shtëpitë.
Qyteti rrënqethet,
kundërmojnë gurët
je jeta, je rizgjimi.
Yll i humbur
në dritën e agimit,
gudulisje e flladit,
ngrohtësi, frymë
ka mbaruar nata.
Je drita dhe mëngjesi.

PËR TË VDEKURIN – Poezi nga ADRIENNE RICH (1929-2012) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Pashë në ëndërr sikur po të merrja në telefon
të të them: Ji i mirë me vetveten
por ishe sëmurë dhe nuk mund të përgjigjeshe
Tepria e dashurisë sime kështu shkon
duke u përpjekur të të shpëtoj nga vetja jote
kam menduar gjithmonë për energjitë e humbura
si puna e ujit që rrjedh nga kodrina
shumë kohë pasi shiu ka pushuar
apo e zjarrit që do ta lësh vetëm kur bie të flesh
po nuk e lë dot, se si konsumohet por nuk shuhet,
gacat gjithnjë të kuqe, gjithnjë e më të çuditshme
si shkëndijojnë apo si shuhen
shumë më tepër se ti do të doje
duke qëndruar aty deri pas mesnate

I GJITHË RRUZULLI ËSHTË VEJAN – Poezi nga AMELIA ROSSELLI (1930-1996) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

I gjithë rruzulli është vejan nëse është e vërtet se ti ende ec
i gjithë rrizulli është vejan nëse është e vërtetë! I gjithë rruzulli
është i vërtetë nëse është e vërtetë se ti ende ec, i
gjithë rruzulli është vejan nëse ti nuk vdes! I gjithë rruzulli
është imi nëse është e vërtetë se ti nuk je gjallë por vetëm
një fener për sytë e mi të shtrembtë. E verbër mbeta
prej lindjes sate dhe rëndësia e ditës së re
nuk është veçse natë për largësinë tënde. E verbër jam
nëse ti ende ec! E verbër jam ngaqë ti ec
dhe rruzulli është vejan dhe rruzulli është i verbër nëse ti ec
ende i mbërthyer tek sytë e mi qiellorë.

Poetja nga Uruguaj Ida Vitale fiton çmimin CERVANTES per 2019

Me rastin e Ditës së Librit, poetja nga Uruguaj Ida Vitale fiton çmimin CERVANTES per 2019 – Çmimi Nobel i letersise spanjolle, të cilën ia dhe me dorën e tij vetë Mbreti i Spanjës Felipe VI!

Per ju mike e miq te literatures nji poezi e saj.

Dramaturgu Gjergj Zef Kola ka përkthyer nga spanjishtja një poezi të Ida Vitales që voal.ch po ia sjell lexuesit të saj të nderuar.

MBETJE

Jeta, e gjate apo e shkurte, gjithçka
qe na perjetojme, zvogelohet
ne nji pike gri ne kujtese.

Prej udhetimeve te largeta
mbesin vetem monedhat enigmatike
qe deshmojne një vlere fallso.

Prej kujteses lirohet vetem
nji pluhun sysh e pak parfum.
A thue asht kjo Poezia?

RESIDUA

Corta la vida o larga, todo
lo que vivimos se reduce
a un gris residuo en la memoria.

De los antiguos viajes quedan
las enigmáticas monedas
que pretenden valores falsos.

De la memoria sólo sube
un vago polvo y un perfume.
¿Acaso sea la poesía?

Fotografia e Gjergj Jozef Kola

 

Më 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari i shquar anglez Daniel Defoe

Daniel Defoe (1660-1731) [1]St. Giles Cripplegate, Londër, ishte shkrimtar, gazetar, pamfletist dhe spiun, i cili njihet me veprën e tij Robinson Kruzo, i cili është libri i dytë pas Biblës me më shumë përkthime. Konsiderohet babai i romanit anglez. Ishte bir i nje qiriberes londinez Xhejms Fo, mbiemër të cilin meqë tingëllonte bukur Danieli e ndryshoi Defo. Ai mësoi në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregëtinë. Duke shitur e blerë mallra të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëri shumë udhëtime nëpër Evropë.

Daniel Defoe (/dɪˈf/; mendohet se lindi më 3 prill 1660 – vdiq më 24 April 1731).

Daniel Defo në fillim luftoi kundër mbretit Xheims II. Kurse më vonë u fut në ushtrinë e Uilliam III. Asaj kohe u burgos dy here, pasi kishte shkruar disa tekste kundër kishës dhe qeverisë.

Ai punoi shumë në fillimet me gazetën e tij, ku botoi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet – më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze. Ndërkohë , duhet përmendur se ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në vitin 1731, në Londër.

Diçka e veçantë dhe e çuditshme ka ndodhur me këtë shkrimtar. Daniel Defo filloi të shkruante novela kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nxori nga dora gjëra të mrekullueshme të cilat u bën të njohura në gjithë botën.

Veprat

Koloneli Jack
Kapiten Singellton
Moll Flanders
Roksana
Kujtimet e nje Kavalieri
Robinson Kruzo

Referencat

^ According to Paul Duguid in “Limits of self organization”, First Monday (11 September 2006): “Most reliable sources hold that the date Defoe’s his birth was uncertain and may have fallen in 1659 or 1661. The day of his death is also uncertain.”

PROZERPINA – Poezi nga CARL SPITTELER (24 prill 1885 – 29 dhjetor 1924) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Dje kur isha në viaduktin e lartë
Nuk e pashë dot lugnajën e butë nëpër mjegull,

Fluturoi një kandër drejt në vesh e më thirri mua:

“Hë, pra! është hata dhe mrekulli, nga kjo majë e malit
Të shikosh poshtë, ku në pezm dhe në atdhé
Ishe ti një krimb, dhe me anë të forcës dhe dyshimit
Duke u përleshur me botën dhe me veten tënde,
Ke endur një pëlhurë të shenjtë të pikëllimit dhe të mallit!

Dënimi të ka kushtuar çmim të madh edhe zhgënjim.
E prapëseprapë e ke kapur majën më të lartë!
E ke arritur tashmë! dhe pikëllimin tonë dhe emrin tonë
I ke shpalosur me krenari dhe lotë në majën më të lartë! ”

Kështu ky zogu trimosh imcak më pëshpëriti mua.

Hapi flatrat pastaj përballë meje në prarimin e verdhë të diellit,
Tek po lëvizte për në lartësi të tjera i madh e i trishtuar.

Por era dhe perëndimi e shtynë lart mjegullën gri,
E ngritën mbi pyll përpjetë,  ende me këmbët e pathara.
U tret krejt e venitur edhe vdiq. Pikëllimi dhe emri
Lëshuan poshtë një shi të ftohtë poterexhi nga maja.

Më 24 prill 1845 lindi poeti nobelist zviceran Carl Spitteler

Carl Friedrich Georg Spitteler (me pseudonim Carl Felix Tandem), (Liestal afër Bazelit, 24 prill 1845 – Lucernë, 29 dhjetor 1924), shkrimtar zviceran.

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1919.

Biografia

Ishte mësues privat, tetë vite në Rusi dhe në Finlandë. Veprën më të vlersuar poetike Prometeu dhe Empireu e shkrou në vitin 1881, kur edhe ishte kthyer. Shumë vepra të tij krahasohen me ato te Frederik Niçes. Pastaj shumëvite fitoi duke punuar si mësues dhe gazetar. Dhe, atëherë fillon të merret në mënyrë serioze me krijimtarinë letrare. Shpërnguet në Lucernë, duke iu falenderuar paraarëdhsve, më 1992[1], dhe i mundësohet, tani, ti përkushtohet punës kreative. Vepra e dytë e tij më e fuqishme ‘’Pranverë në Olimp’’, të cilën e shkroi gjatë viteve 1900 – 1905, e më vonë e rishikoi më 1910, u shpërblye me Çmimin Nobel. Vitet e fundit të jetës i kaloi përsëri duke e e rishikuar edhe njëherë veprën e parë, e cila doli me një titull të ri ‘’Prometeu i vuajtur’’, në vitin 1924.

Veprat

  • Prometheus und Epimetheus (1881)
  • Extramundana (1883, seven cosmic myths)
  • Schmetterlinge (“Butterflies”, 1889)
  • Der Parlamentär (1889)
  • Literarische Gleichnisse (“Literary Parables”, 1892)
  • Gustav (1892)
  • Balladen (1896)
  • Conrad der Leutnant (1898)
  • Lachende Wahrheiten (1898, essays)
  • Der olympische Frühling (1900–1905, revised 1910)
  • Glockenlieder (“Grass and Bell Songs”, 1906)
  • Imago (1906, novel)
  • Die Mädchenfeinde ( Two Little Misogynists, 1907)
  • Meine frühesten Erlebnisse (“My Earliest Experiences”, 1914, biographical)
  • Prometheus der Dulder (“Prometheus the Suffering”, 1924)

Referencat

  1. ^name=ea>Americana|wstitle=Spitteler, Carl|author=William F. Hauhart|inline=1

Lidhje të jashtme

  • Literary estate of Carl Spitteler in the archive database HelveticArchives of the Swiss National Library
  • Publications by and about Carl Spitteler in the catalogue Helveticat of the Swiss National Library
  • Carl Spitteler at the Timeline of Nobel Winners
  • Autobiographical sketch
  • Official Site of the Carl Spitteler Foundation

Visar Zhiti: Sulmet që na bëhen sot nga persekutorët e djeshëm, janë fantazmagori absurde dhe patologji e revanshit

Fatmira Nikolli  – Xhelatët dhe viktimat e komunizmit janë vënë sërish përballë në demokraci, në një “luftë” ku po trajtohen si të barabartë e ku ndonëse kanë kaluar 30 vite nga rënia e regjimit, askush prej atyre që mbajtën poste drejtuese nuk u penalizua për krimet kundër njerëzimit. Kur debati me/për të shkuarën ka mbetur vetëm temë tryezash për trajnime, pa arritur kurrë në llogaridhënie e mbajtje përgjegjësie, vendi ynë ka njohur vetëm një “gjyq kafesh” si shpagim për mëkatet zhurmëmëdha. Asnjë fjalë për jetët e humbura, jetët e shkërmoqura, asnjë fjalë e asnjë penalizim për ligjet “mesjetare” apo tejkalimin e tyre. Asnjë i dënuar për krimet që pat bërë në emër të popullit, asnjë i dënuar as për ata që e patën tejkaluar ligjin dhe patën persekutuar për interesa të vetat nën maskën e makabritetit të një regjimi autoritar. Dikush është “dëmshpërblyer” me para nga shteti për jetën e çuar dëm e tmerret e jetuara, por a blihet e shkuara me para? Përgjigja është doemos jo, sepse askush e asgjë nuk t’i kthen dot më mbrapsht vitet e humbura në skuta, lluca e burgje. Përtej kësaj, shembulli i krijuar në vendin tonë është precedent i rrezikshëm. Të mos dënosh kriminelët e një regjimi dhe të krijosh modelin e kulturën e mosndëshkimit (duke i mbytur klithmat me këste të dhëna para zgjedhjeve si lëmoshë), ka krijuar siç dihet Shqipërinë e rrudhur në banorë, kur shumëkush zgjedh të ikë nga një vend që nuk e njeh drejtësinë as në raport me të shkuarën, as në raport me të tashmen. Thënë kjo, ne ende rrekemi të “blejmë” të shkuarën përmes “dëmshpërblimeve”, qoftë kjo si shpagim për ish- të përndjekurit, qoftë kjo si mitmarrje për tashmen. Modeli që vendosëm e pranuam dikur, duke mos vënë para drejtësisë fajtorët është kthyer në sistem dhe sistemet janë të vështira të zhbëhen. Si rrjedhojë e sa më sipër, ne po përballemi me një situatë logjikisht krejt utopike. Xhelatët e kahershëm po shijojnë lirinë në “kapitalizmin” që patën dënuar e madje janë ende xhelatët tanë. Tashmë në një formë të re. Duke qenë se mbrojtja më e mirë është sulmi, në mungesën e institucioneve që do të duhej t’i kishin dënuar a t’i dënonin edhe tani, ata përdorin të drejtën e fjalës për të sulmuar e “dënuar” së dyti ata që i patën dënuar e sulmuar njëherë, duke i çuar jetët e tyre në tehun e thikës. Duke qenë se shpesh na e ka ënda të krahasohemi me Gjermaninë a të marrim shembull prej saj (jo vetëm) por kryesisht për çështjet e përballjes me të shkuarën, ish-xhelatët nazistë janë arrestuar dhe dërguar para drejtësisë edhe kur i kanë kaluar të 80-at, edhe me identitete të ndryshuara e, edhe nëse kishin shkuar literalisht në fund të botës. Rasti shqiptar është mjerisht i dhimbshëm dhe i turpshëm: ne nuk vumë askënd para drejtësisë, por i emëruam në sistemet e drejtësisë, që edhe njëherë të na interpretojnë ligjet sipas midesë së vet. Ata u ribënë ekspertët “sui generis”. Ndërsa të përndjekurit u “gëzoheshin” thërrimeve që ua hodhën, përndjekësit ndërtuan një sistem të ri sipas modelit të vjetër, kur në krye të piramidës qëndrojnë ironikisht, po ata. Çorba që kemi gatuar është prishur e mban erë, por ne kemi zgjedhur të mbyllim hundët. Jemi sërish të mësuar e bashkëjetojmë me banalitetin e së keqes, që tashmë ka ndërruar formë për t’u kthyer në normalitet e mënyrë e të qenurit. Nuk ka një përgjigje deri kur as pse kaq gjatë. Nuk ka një përgjigje për asgjë. Për aq kohë sa amullia vazhdon, për aq kohë sa sistemi është ky, na mbetet vetëm të shohim se deri ku do shkojnë dhe nëse do dinë të ndalin. Ne na është dhënë në duar lodra e lirisë, por dikush tjetër e ka telekomandën e saj. Ne mund të mendojmë se ajo nuk funksionon, por dikush tjetër e ka ndalur atë.



RASTI “VISAR ZHITI”

Së fundmi, Edmond Caja, ish-kryepolic në kampin e Qafë- Barit e me banim në Gjermani e ka akuzuar Visar Zhitin si gënjeshtar dhe bashkëpunëtor të regjimit. Ndërsa një debat i gjerë ka përfshirë atë, një deputet dhe disa prej shoqatave që kanë në fokus të punës së tyre zbardhjen e krimeve të së shkuarës, shteti shqiptar, luan rolin e vëzhguesit asnjanës. I pyetur nga “GSH” për sulmet që atij dhe Agron Tufës i janë bërë së fundmi nga disa personazhe publike që kanë qenë pjesë e strukturave në regjimin komunist e për të cilët ka edhe dokumente, shkrimtari Visar Zhiti, që ka vuajtur burgjet dhe persekutimin komunist, qe mjaft i qartë. “Sulmet që na bëhen sot nga ata që kanë mbajtur uniformat e diktaturës së dikurshme, që kanë punuar në organet e dhunës a të mbrojtjes së saj, pra nga ata që kishin punë persekutimin janë jo vetëm fantazmagori absurde dhe patologji e revanshit, por edhe të rrezikshme, pra të dënueshme”, tha Zhiti për “GSH”. Në prononcimin e tij, ai theksoi se ,“janë dy herë të dënueshme, herën e parë duheshin dënuar si dhunues profesionistë dhe tani si shpifës ordinerë, ndotës të mjedisit mendor e shpirtëror”. Shkrimtari, që përmes letërsisë së burgut ka rrëfyer si ishte të jetoje mes kampeve e burgjeve komunistë në Shqipëri, tha se të paktën “na vjen mirë që atë që s’e ka bërë dhe s’po e bën dot politika moralisht dhe drejtësia ligjërisht, po e bën opinioni i shëndoshë, që për fat ende është, për aq sa ka mundur të gjejë hapësira mediatike, duke shpërthyer kundër kthimit të vegimeve horror e mashtrimit tradicional. Intelektualë, ish-të persekutuar, gazetarë, anonimë, shkrimtarë, grupime të tyre etj., edhe nga vende të tjera të botës, që nga Italia, Zvicra e në SHBA, gazeta ‘Dielli’, VOAL, PEN-i Internacional etj. janë të indinjuar, madje të fyer”.

Në fund të prononcimit të tij për “GSH”, Zhiti tha se “po goditet e vërteta, qëndresa ndaj totalitarizmit barbar, morali, po nëpërkëmbet vuajtja njerëzore, shumëçka që meriton nderim. Të keqes i duhet prerë rruga, ndryshe ajo bëhet më e keqe dhe e qëndrueshme, s’ikën siç dhe na ka ndodhur gjatë, shumë gjatë. Këtë duan të bëjnë ata, të dikurshmit e tanishëm, të tmerrshëm e fantazmagorikë”.

REAGIMI
Ka pasur së fundmi edhe një reagim nga PEN-i shqiptar, që gjykon se sulmet ndaj shkrimtarit Visar Zhiti janë veprime të qëllimshme, akte kriminale, të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë. Entela Kasi, presidente e PEN Qendrës së Shqipërisë (PEN Internacional, me seli në Londër) thotë se sot nuk është koha që të pyesim se për çfarë arsye shkrimtari Visar Zhiti, ish-i burgosur politik, intelektual i përmasave evropiane sulmohet në Shqipëri. Sipas saj, sot është koha që të pyesim se si këto akte të qëllimshme, amorale, kriminale gjejnë hapësirë në media të caktuara në shtypin shqiptar. “Kjo është pyetja që shtrohet sot nga shkrimtarët e huaj, nga elitat e mendimit botëror të ‘PEN International’ dhe jo vetëm. Persekutorët kanë dhe mbajnë detyra të larta në Shqipëri, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë!”, shkruan presidentja e PEN-it shqiptar. Për të, kjo është një kambanë alarmi për klasën politike shqiptare, e cila pas rënies së Murit të Berlinit, ka dështuar duke veshur me pushtet dhe imunitet të gjithë ata individë, të cilët duhet të ishin jo vetëm jashtë jetës politike të vendit, por duhej të ishin përballur me akuzat për krime, të cilat i kanë kryer në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit.

“Kjo është e vërteta, të cilën e artikulojnë elitat e mendimit botëror të letërsisë në ‘PEN International’, lidhur me këtë çështje. Pyetja tjetër që shtrohet është: si ka mundësi që intelektualët, shkrimtarët dhe njerëz të medias në Shqipëri, lidhur me këtë çështje nuk kanë të njëjtin reagim për rastin e shkrimtarit Visar Zhiti? Kësaj pyetjeje, e cila na drejtohet të gjithëve në Qendrën PEN të Shqipërisë po i përgjigjem në statusin e drejtueses të PEN, Qendrës së Shqipërisë”, nënvizon ajo. Në vijim, Kasi vëren se për aq kohë ata që shkruan aktekspertiza kundër shkrimtarit Visar Zhiti në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri për dënimin e shkrimtarit, sot i kemi në ekrane, në auditorë të promovuar, të mbrojtur, të pushtetshëm, ky është tregues se persekutorët e djeshëm nuk mund të jenë garant për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri e për më tepër të jenë misionarë të lirisë. Personalisht, si njeri dhe si drejtuese e PEN – Qendrës së Shqipërisë përulem me respektin më të thellë ndaj shkrimtarit shqiptar, Visar Zhiti. Sot shoqëria politike, institucionet e shtetit, shoqëria intelektuale, akademikët, shkrimtarët e njohur të vendit duhet të veprojnë për të ndaluar çdo akt e sulm ndaj shkrimtarit Visar Zhiti. Nëse ne lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten kështu siç vërtet po ndodh, nëse ne heshtim, ne të gjithë pa përjashtuar askënd, po pranojmë që të nëpërkëmbet, shkelet, cenohet çdo vlerë e dinjitetit njerëzor në Shqipëri”, thekson Entela Kasi në emër të PEN-it shqiptar.