VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HEJ, HEJ SHOKI PRIT KU PO SHKON – Nga BINAK MAXHARRAJ

By | March 4, 2018

Komentet

Mesjeta është ulur në timonin e trurit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Që Shqipëria do ta ketë tepër të vështirë, në mos të pamundur, të ndërtojë shtet demokratik dhe shtet juridik, e tregon fakti që udhëheqës e ish-udhëheqës të vendit dhe të partive politike, ministra, gazetarë dhe ojq-ista, e kanë bërë modë të përpiqen të na bindin për drejtësinë e qendrimeve dhe të veprimeve të tyre me referime tek Kanuni dhe jo tek legjislacioni shqiptar apo europian dhe as tek normat demokratike të BE, ku duam të hyjmë. Mesjeta është ulur në timonin e trurit shqiptar.

Edhe ata që shpikën internacionalizmin proletar do të habiteshin nga dalldia internacionaliste e shqiptarëve – Nga SHABAN MURATI

Edhe ata që shpikën internacionalizmin proletar do të habiteshin nga dalldia internacionaliste e shqiptarëve, të cilët arrijnë deri aty sa në vitin 2019 një Institut shkencor shqiptar në Maqedoni krijon një departament për studimin e holokaustit, në vend që të hapë departament per studimin e masakrave serbe gjatë 100 viteve kundër shqiptarëve në Kosovë apo për studimin e çeshtjes çame, dhe në Prizren hapet Muzeu i Trashëgimisë Hebraike në vend që të hapet Muzeu i Trashëgimisë Ilirike apo Shqiptare.

Kësaj i thonë të duash botën më shumë se veten tënde.

Dhuna ndaj gazetarëve është e pafalshme – Nga HYSEN ARAPI

Gazetaret mund te kene mekatet e tyre ne informimin e publikut, por dhuna ndaj tyre gjate kryerjes se detyres, eshte e pafalshme, ashtu siç jane te pafalshme arrestimet politike, apo dhe goditja e forcave te rendit!

Gazi toksik pastaj eshte nje histori e hidhur qe kerkon hetim te menjehershem dhe venien para pergjegjesise ligjore te urdheruesve! Nervozizmi i shtetit ndaj qytetareve te tij, sjell perplasje te pashmangeshme, qe ne se nuk reflektohet , protestat kthehen ne revolte me nje fund te paparashikueshem. Historia jone eshte e pasur me ndodhi te tilla dramatike, ndaj STOP!

Zgjidhja politike e vetmja alternative, per te shmangur çdo lloj pasoje, pasi pushteti nuk mbahet me gaz toksik!

Në vend të një shkrimi për sagën e fatosit më të ri të ministrisë së punëve të ‘përjashtme’ – Nga GËZIM ALPION

Në vend të një shkrimi për sagën e fatosit më të ri të ministrisë së punëve të ‘përjashtme’ dhe qeverinë e ‘drejtorëve’:

Një ndër kombet më të vjetër vazhdon vegjetimin i kapërthyer nga një makth i pa fund. Kështu ndodh kur ke në krye despotë të ‘zgjedhur’ që trajtonë atdheun si çiflig të trashëguar, dhe shesin gjallesa anonime për gjenij. Njerëzit mendohen më shumë kur blejnë një orendi shtëpie se shefi i ekzekutivit kur zgjedh qeverinë.

Sharada e mosmarrëveshjeve publike ndërmjet kryeminstrave dhe presidentëve ka kohë që është bërë një farsë sa bajate po aq edhe e turpshme. Përplasje të tilla e bëjnë të domosdoshëm kërkimin e një zgjidhje që do të mundësoj një komunikim dhe bashkëpunim shumë më të efektshëm të dy institucioneve themelore të shetit. Emërimet qeveritare duhen bërë publike vetëm pasi të jenë aprovuar paraprakisht nga të dy palët, siç ndodh në botën e civilizuar, nga e cila ndonjëherë duket se jemi larg me vite drite!

Të gjithë thonë jemi me studentët, ironikisht edhe Kryeministri! – Nga HYSEN ARAPI

 

Te gjithe thonë jemi me studentët, ironikisht edhe Kryeministri!
Keta i ngaterrojne studentët me gardistet e kuq te revolucionit kulturor proletar kinez ne fund te viteve 60 , ku Mao Ce Duni i perdorte per te spastruar gjoja burokratet por qe ne fakt ishin kundershtaret e tij politike. Keta ose nuk e kane lexuar mesazhin e protestes, ose jane viktime e megallomanise dhe arrogances , qe ne menyre te shfrenuar po e shfaqin çdo dite e me shume , pa marre parasysh pasojat qe rrjedhin nga kjo lloj sjelljeje, kjo lloj qeverisje dhe kjo lloj qasjeje ndaj kerkesave te studenteve. Ne kete kontekst nuk pine uje me as arnimet ne qeveri, as spektaklet televizive, as mbledhjet e kabinetit te dubluar e te perzier me funksionare partie, kudo qe te zhvillohen ato, ne Labinot, te Kasollja e Galigatit, apo tek shtepia e nene Zyhrasë! Abrogoni ligjin e aresimit te lartë dhe qe nga aty merr udhe zgjidhja e problemeve kryesore te studenteve!
Eshte shume më e thjeshtë, se sa te komplikohet me tej situata dhe vendi te futet ne anarki.

Aq thellë shkon kompleksi shqiptar i inferioritetit – Nga SHABAN MURATI

Aq thellë shkon kompleksi shqiptar i inferioritetit, sa që edhe në dokumentet dhe në marrëveshjet zyrtare, në mediat dhe në portalet shqiptare, ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe, të vrarë në Shqipëri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, cilësohen “të rënët në Shqipëri”.

Për kombin shqiptar “të rënët” janë vetëm luftëtarët tanë, që dhanë jetën për lirinë, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe jo ushtarët e vrarë të ushtrive fqinjë, që shkelën pa leje në tokën tonë dhe deshën të grabisin territore të tjera shqiptare.

Të gatuash dhe të kursesh kohë – këshilla amvisore Nga Elida Buçpapaj

Çdo ditë jam në përpjekje për të qenë një zonjë shtëpie tradicionale shqiptare dhe një profesioniste. E dua profesionin, sikur dua letërsinë, leximin, krijimin.

Amvisëria kërkon përkushtim. Ne familjen tone frenat i kishin prinderit e mi, pa marrë parasysh se ne punonim në shtëpi. Tani që ata janë në qiell, ne i kujtojme me mirenjohje për mbeshtetjen qe na dhane ne mbajtjen e deres hapur, rritjen e djemve tane dhe per gjithëçka. Babin, poetin Vehbi Skënderi, e kishim edhe nje bashkëpunetor te shkelqyer me krijimtarine publicistike dhe poetike. E kishim edhe një mik e shok. Sot janë të rrallë miqtë e vërtetë në Atdhe mos e diskuto pastaj në Perëndim.

Tani blerjet i bejme të dy me Skënderin, si shumëçka. Çdo ditë blemë diçka, kështu jemi edhe ne levizje pasi profesioni jonë eshte sedentar. Përpiqemi të blemë me cilësi dhe duke kursyer, prandaj i lodhim pa kursim kembet per të perfituar nga ofertat por edhe kur çmimet pergjysmohen pranë afateve të skadencave, sikur dje kur blemë qumësht dhije, borzilok dhe rukola.

Ecja është dimension i perditshmerise tone. Sikur leximi, krijimi dhe portali qe kërkon nje pjese gjigande te kohes.

Prandaj kursimin e kohës e kemi prioritet.

Unë kursej kohë edhe në gatim. Diskutojme përpara me Skënderin. Per ushqime me vlera. Djemve nuk u pelqejne shume zarzavatet por ne nuk heqim dore. Endriti, djali me i vogel ka periudha qe do te jete vegjetarian. E respektoj zgjedhjen, por kjo kerkon vemendje qe ai t’i plotesoje proteinat bimore qe ka nevoje per çdo dite. Prizreni ka prirje per junk food. Kur ka leksione para dhe pasdite preferon dyrymet dhe mcdonaldet se mencën shumë të mirë Universitetit.

Per sot kishim blere mish viçi, ossobucco si dhe barbunja. Për shkak të Endritit, vendosa t’i gatuaj veç e veç plus të bëj një supë të ftohtë, spanjollët e quajnë  “Gazpacho”, e përgatisin edhe të ngrohtë gjithashtu.

.

Për të fituar kohë veprova keshtu:

Për mishin:
Vendosa mishin te skuqej me vaj ulliri pastaj shtova qepen e grirë ne rende me 3-4 thelpinj hudhra, ajo pjese e qepes qe mbeti e vendosa menjane, ne skuqje e siper hodha pak vere te bardhe dhe kur ishte shuar, shtova salcë shisheje 400 miligram, plus kripe, piper te kuq e te zi, koper, rozmarine dhe ne fund pak qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave e drejt e ne furre për t’u pjekur. Ne minutat e fundit para se ta hiqja, mishit i shtova 2 gjethe dafine.

Per barbunjat:
Pastrova 1 kg barbunja, qepet, hudhrat, dy speca dhe tre-kater domate.

Griva ne rende qepen, shtova 3-4 thelpinj hudhra dhe i vendosa per t’u skuqur me vaj ulliri, pastaj shtova dy specat e grira, domatet dhe ne fund barbunjat, me pas kripen dhe erezat, pasi u keverdisen disa minuta, sikur bëhen në Tropojë, shtova gjysme litre qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave direkt per në furre.

Mishi shoqerohej me barbunja per ne.

Per Endritin si vegjetarian temporer barbunjat sade me pak djathe pekorino te grire.

Duke qene se per Endritin s’mjaftonte, kisha menduar per nje supe te ftohte për të gjithë ne.

Gjate grirjeve kishin mbetur copa qepe, speci, shtova 2 thelpinj hudher, borzilokun, 100 gram rukola, nje kavanoz me qiqra te ziera, plus gjysme kg kos dhe i frulova ne mikser. Mund te serviren edhe keshtu, si supe e ftohte, por une preferoj t’i jap nje valë duke shtuar kripen, piper te kuq e duke e zbukuruar me vaj ulliri.

Dreka eshte gati.

Per desert, u kujdes Skenderi dhe qeroi 2 shege e kokrrat i ndau ne 4 taska te vegjel.

Për nesër, si fillimjave, do të ziej që sonte në darkë fasule, të cilat i kam vënë në ujë me pak sodë buke, e neser do të pergatis ose nje makaron ose oriz!

E kam menynë e gjithë javës në kokë, sepse kur mendimet i ke të qarta në kokë i zbaton lehtë dhe kursen kohën!

PS

Mungojnë fotot, por kërkojnë kohë.

Mungojnë edhe komplimentat që i mora kur dreka u shijua nga familja!

Për gatimet, i ngjaj edhe gjyshes time nga mami, edhe mamit, edhe stërgjyshes. Edhe nga gjyshja nga babi ngjaj padyshim shumë. Dhe jam krenare!

REZOLUTA E VESELIT NJË LECKË E PA VLERË – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Rezoluta e Veselit është mashtruese, kurthuese, denigruese, është vetëm në copë letre, si ajo letra që e patën pru natën nga Podgorica për demarkacionin.

Kjo rezolutë s’ka kurrfarë vlerë. Është vetëm në shërbim të zgjatjes së mandatit të Presidentit për ta coptuar dhe korrigjuar teritorin. Kjo është vetëm një lajthitjë. Nuk ka nevojë të bihën e as të miratohën këso farë deklaratash më vlerë zero,sepse kufinjët për ata që marrin vesh janë të rregulluar më kushtetutës si kufinjë të paprekshëm dhe të pacenushëm. Duhet vetëm të zbatohet. Rezoluta e Veselit është vetëm një grackë, një gropë për opozitën. Por opozita nuk e hanë më këtë karrem. Tashti krejtë çështja ka kalu të populli, të sovrani.

E vetmja zgjidhje është qe Presidenti Thaçi të dorëhiqet, ose të rrexohet më protesta edhe më masive.

Qeveria greke i kërkon Tiranës të ndryshojë historinë tonë të Luftës së Parë e të Dytë Botërore – Nga SHABAN MURATI

Franca dhe Gjermania kanë luftuar me njera-tjetrën në të dy luftrat botërore. Sot janë aleatë strategjikë dhe binom udhëheqës i BE dhe i Europës.

Nuk i ka shkuar dhe as mund t’i shkojë ndër mend Gjermanisë t’i kërkojë Francës të deformojë tekstet franceze të historisë së Luftës së Parë dhe të Luftës së Dytë Botërore, siç po ia kërkon Tiranës sot qeveria greke për Luftën e Parë dhe për Luftën e Dytë Botërore.


Ka marrë fund ai shtet dhe ai popull, që shesin historinë e tyre.

NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem! – Nga GANI MEHMETAJ

Nuk e kuptoj pse disa medie shqiptare çdo ditë na e japin nga një alarm, kinse ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë. Nuk e di pse i japin peshë aq shumë Serbisë portalet shqiptare, sikur t’i financonte ai shtet. Me frikësime e tensione portalet, gazeta e televizione shqiptare duam ta mbajnë Serbinë brenda Dardanisë e trurit të shqiptarëve, kurse e dinë fare mirë se me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani -Serbi, apo dy ushtarë të NATO-s ,Serbisë nuk do t’ ia mbanë as t’i afrohet kufirit.

Me brengos fakti që Serbinë e kemi futur kudo nëpër porta të mëdha në Dardani e në Shqipëri. NATO e Amerika e dëbuan, ne e kthyem triumfalisht.

Fqinjët na e sollën turkun në Gadishullin Ilirik – Nga GANI MEHMETAJ

Një grusht shqiptarësh përdorues të FB-së, kur duan t’i arsyetojnë krimet serbe e greke, ose të helmuar nga propaganda e fqinjëve kundër shqiptarëve, shkruajnë: “turqit na armiqësuan me fqinjët!”.
Me fqinjët nuk na armiqësuan turqit, fqinjët serbë, bullgarë e grekë i kishim armiq para se të vinin turqit në Gadishullin Ilirik. Janë fqinjët e dhunshëm serbë e grekë që i sollën repartet e para turke në gadishull për të na luftuar. Janë fqinjët serbë e grekë që u dolën në ndihmë turqve kundër shqiptarëve disa herë gjatë historisë, madje në momente kyçe për fatin tonë.
Pse nuk e lexojnë historinë e tyre kombëtare këta shqiptarë, dalzotës të fqinjëve serbë e grekë, është për keqardhje.

t’kam zili Kosovë ! blog në varg nga elida buçpapaj

t’kam zili Kosovë
që sot po po vjen e gjitha
në Prishtinë
i madh e i vogël
edhe fmijtë në barkun e Nanave

prej gjithë anësh
po vjen Kosovë n’Ulpianë
po zgjohesh para agimit
nuk po flen fare
natën po e ban ditë
gjumin andërr shburgosje
ditën po e ban rrugë
me ardh në Prishtinë
me ia tregu
fytyrën tënde të lodhun
të keqes

fytyra jote dhimbje, vuajtje, pasqyrë
e qindra mijra fytyrash
nëpër shekuj
qendron si shkamb
përpara shbërjes

të gjitha andrrat
sot i kam pa tuj hypë nëpër avionë
nëpër aeroportet
nga Gjeneva, Zürichu, Baseli
me destinacion
Prishtinën
e tuj zbritë tek Adem Jashari
që kish dalë vetë
me më pritë

t’kam zili Kosovë
se ke qenë gjithmonë
e çume në kambë
në kohën pushtimi
e në kohën e dreqit
e kjametit
dhe sot vjen e zbarkon
si valët e detit Adriatik
e Jon
aty në Prishtinë
me myt të keqen

t’kam zili Kosovë
se m’ke mësu me e dasht lirinë
e m’ke mësu
me ndejt e çume në kambë
edhe fjetun,
edhe dekun

t’kam zili Kosovë
se ngrihesh gjithmonë
edhe kur t’lanë pa bukë e ujë,
zdathë, e me barkun thatë
ti prapë ngrihesh prapë
me e rrëzu dreqin
që t’u ka ngjitë
si muti kpucës

t’kam zili Kosovë
që din me u ngritë
sa herë bjen
sa ma posht bjen
aq ma lart ngrihesh
mos m’u rrzu
ma kurrë

desha me qenë me ty Kosovë
me ty jam mish e shpirt
me e shrrënjosë
bashkë me ty
të keqen
nga Prishtina në Tiranë
që po na e vret rininë
gjanë ma të bukur që kemi
e po na e dëbon rininë
rrugëve të botës

t’kam zili Kosovë
se e keqja nuk t’shtrin
për tokë e t’keqja
nuk të gjunjëzon dot
se e keqja të ban
edhe më të fortë

me ty jam gjithmonë
edhe sot Kosovë
bashkë jena n’Prishtinë
tek sheshi Skënderbe ku takuam
në shkurtin e këtij viti Çun Lajçin
jam ba shqiponjë
dhe po fluturoj
nga Alpet e Zvicrës
në Alpet Shqiptare
dhe po zbres
në Prishtinë
drejt e në shesh
aty me ju
tuj protestu
me e zhbi të keqen
nga Prishtina
në Shqipërinë londineze