VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hegjemonizmi kulturor stalinist – Nga FRANK SHKRELI

By | March 12, 2018

Komentet

Tranzicioni i stërzgjatur shqiptar – PARA NJË NGJARJEJE HISTORIKE – Nga EUGJEN MERLIKA

 

Ndërkaq këtë vit është parashikuar Shqipëria, për dy arsye të rëndësishme. E para, sepse kanë arritur të bëjnë një qeveri të bashkimit kombëtar – po bëhet fjalë për Ballkanin, ë? – ndërmjet myslimanëve, ortodoksëve, katolikëve, me një këshill ndërfetar që ndihmon mjaft, i ekuilibruar e harmonik, kjo është gjë e mirë. Prania e Papës don t’i thotë gjithë popujve se mund të punohet së bashku. Nëse mendojmë pastaj për historinë e Shqipërisë, ka qenë i vetmi nga vëndet komuniste që kishte ateizmin të vendosur në kushtetutë : shkuarja në meshë ishte antikushtetuese ! Janë shkatërruar 1820 kisha, të tjera të kthyera në kinema, teatro, salla vallzimi…. “

            Këto ishin fjalët që Papa Françesku, duke u kthyer nga udhëtimi i tij i tretë në botë, që nga shkurti i vitit të kaluar, kur u zgjodh, pothuajse njëzëri, në fronin e Shën Pjetrit, u tha gazetarëve në aeroplanin me të cilin fluturonte drejt Romës. Ishte vizita e parë në kontinentin aziatik dhe u zhvillua në Kore, në pjesën qëndrore të saj, në faltoren e Solmoes ku Kreu i Krishterimit pati takim me 6000 të rinj e të reja nga gjithë Azia.

Udhëtimi i tij i katërt do të jetë në Shqipëri. Është sihariqi më i mirë që mund të kishin shqiptarët në këtë fazë të trazuar të jetës ndërkombëtare e, do të thosha, edhe të jetës së Vendit. Është një sukses i politikës shqiptare, një nga të paktit, në këto 23 vjet të pas komunizmit, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në NATO e në BE. Në hapësirën e kohës prej 21 vjetësh Shqipëria vizitohet nga dy vikarë të Krishtit. Vizitat kryhen në dy çaste historike të ndryshme. E para u krye më 25 prill 1993 nga Papa Vojtila, i ngjitur në drejtimin e Vatikanit nga toka martire polake, njeriu që ndikoi në planin vetiak, më shumë se kushdo tjetër në shembjen e komunizmit. Ulja në gjunjë e puthja e tokës arbërore nga ana e Tij ishte nderimi më i madh që i bëhej një Vendi të varfër, që dilte nga përvoja më e keqe e komunizmit evropian, por që kishte dhënë  edhe shëmbullin e qëndresës ndaj së keqes në pushtet, me martirizimin e klerit të tre besimeve, kryesisht me atë katolik. Duke puthur “tokën e fshikulluar nga përndjekja” e duke thirrur “Evropa nuk duhet të harrojë”, Papa polak i jepte një përkrahje të hapur, në nivel botëror, atdheut të Skënderbeut, për të cilin të tjerë paraardhës të hershëm të Tij ishin shprehur me fjalët më të ngrohta e me ndihma. Nëse “porosia” e Gjon Palit II nuk pati rezultatet e pritura, arsyet duhet t’i kërkojmë në veten tonë, në klasën politike, që gënjente veten duke dashur të ndërtonte shoqërinë e tregut të lirë me metodat e mendësinë e socializmit ramizist. Sot Papa Françesku, “i ardhur nga fundi i botës”, pranon ftesën e Qeverisë shqiptare, duke i dhënë asaj përparësi në gjithë kontinentin. E bën këtë për të ngritur, para botës, një shembull harmonie të bashkëjetesës dhe bashkëqeverimit të tre besimeve fetare më të përhapura : të islamizmit, të krishterimit ortodoks e të atij katolik. Ai e quan atë dukuri si shfaqje të krijimit “të një qeverie të bashkimit kombëtar”. Është i qartë objekti në mendimin e Papës, edhe se nuk i përgjigjet së vërtetës në planin institucional, por kjo tregon një mangësi të  këshilltarëve të tij, që nuk janë të njoftuar mirë për gjëndjen shqiptare.

Vlerësimi i Françeskut vjen në një çast të vështirë të gjëndjes ndërkombëtare, kur pakica myslimane në vende të ndryshme, nëpërmjet terrorit ushtarak po shpallin “kalifate”, duke shfarosur e dhunuar të gjitha pakicat e besimeve të tjera, madje dhe të atyre islame jo sunite. Shembulli i Shqipërisë është ndër të paktit në botë, në të cilin ndryshimi i besimeve, nuk ka ndikuar për keq jetën politike.

Duhet theksuar se kjo meritë nuk është veçanti e klasës politike pas komuniste, të lindur, rritur e formuar me ateizmin në kushtetutë, të ideuar nga Enver Hoxha e pasuesit e tij për të garuar me Mao Ce Dunin dhe revolucionin e tij kultural, por të “Etërve të Kombit”, që nga krijimi i Shtetit shqiptar e deri në ardhjen në fuqi të komunistëve. Të gjitha qeveritë shqiptare të para  29 nëndorit 1944, ruanin barazpeshën e përfaqësimeve fetare e krahinore. Shqipëria e Rilindjes kombëtare, duke lënë liri të plotë ushtrimi të besimeve fetare, kishte vënë në qendër të filozofisë së saj politike vargun madhor të Vaso Pashës “feja e shqiptarit asht shqiptarija”. Nuk ishte një prirje për të kufizuar apo ndaluar veprimtaritë e besimtarëve e klerikëve të tyre, mjaft prej të cilëve ishin aktorë të rëndësishëm të jetës politike, por e vetëdijes se duhej të ndërtohej një shtet laik, në shembullin e demokracive të Evropës, e se nxitja e dasive fetare do të ishte dukuria më shkatërruese për vetë Kombin. Enver Hoxha e komunistët shqiptarë e bënë “flamur” vargun e poetit e shtetarit shkodran, për të shkatërruar institucionet fetare dhe jetët shpirtërore të shqiptarëve. Kësaj tragjedie, të markës staliniane, të paparë në historinë bashkëkohore të botës, deri në ditët e sotme, kur po i a kalojnë nga përmasat e cilësia e dhunës, vetëm pasuesit aziatikë, afrikanë e evropianë të Bin Ladenit dhe Al Bagdatit, vjen t’i bëjë nderimin e tij dhe të Kishës që përfaqëson Papa i Romës, Françesku, figura më karizmatike e botës së sotme.

Prania e Papës don t’i thotë gjithë popujve se mund të punohet së bashku.” A është Shqipëria e sotme politike një model i këtij parimi thelbësor për qytetërimin tonë ? Me keqardhje të thellë mund të them se jemi në të kundërtën e tij. Fatmirësisht, prania e tre besimeve fetare, deri tani, nuk ka penguar zhvillimin normal të jetës politike, e cila ka mbetur robe e mendësisë komuniste në një anë dhe e makutërisë së importuar kapitaliste, nga ana tjetër. Larg çdo parimi të respektimit të interesit të përgjithshëm mbi atë vetiak e të vlerësimit si mision të përkohshëm në dobi të Kombit, pjesëmarrjen në jetën politike, aktorët e asaj skene në Shqipëri shquhen për dasitë, jo të besimeve fetare apo bindjeve politike e morale, por për ndarjen në klane e grupe të interesit, që kanë të gjithë të njëjtin synim : pasurimin skajor të secilit.

Jeta politike e kësaj periudhe të pas komunizmit, duke përjashtuar deri diku vitet e para të ndërrimit të sistemit, është një luftë pa caqe për të zotëruar pushtetin, në të cilën nuk kanë munguar përpjekjet e çdo lloji për të tjetërsuar edhe përfundimet e votimeve. Sot marrёdhëniet mes shumicës qeverisëse dhe pakicës kundërshtuese në Kuvend janë një zinnxhir i gjatë mosmarrëveshjesh, grindjesh, fyerjesh, banalitetesh, deri në përdorimin e një gjuhe triviale, të padenjë jo për njerëz të institucioneve apo të politikës, por as edhe për sarahoshë mejhanesh. Në politikë kundërshtia është fiziologjike, por ajo duhet të jetë e varur dhe kontrolluar nga motive bindëse programore, jo teka njëshash, qofshin këta edhe kryetarë, të servirura si “interesa të atdheut”. Interesat e vërteta të Atdheut, për ata që i kanë ata jetike në qenien e tyre, imponojnë, kur është rasti, edhe qëndrime e marrëveshje në kundërshtim me bindjet, për më tepër me dobitë vetiake të çastit. Ishin ata interesa të Atdheut që shtynin Xhevat Korçën, në prag të 7 prillit 1939, t’i drejtohej Mbretit Zog për bashkëpunim, deri në luftë të përbashkët me armë kundër italianëve, e Mustafa Krujën, më 1943, t’i kumtonte atij, nëpërmjet Sali Myftisë, gatishmërinë për t’u vënë nën drejtimin e tij, si “ushtar i thjeshtë”. Kjo ndodhte mbas një jete të tërë mërgimi si kundërshtarë të Mbretit Zog. Rastet e “koalicioneve të mëdha” në Evropë janë të shumta e mësimdhënëse.

Ka vite që jemi të pranishëm në padi të ndërsjellta mes socialistëve e demokratëve për korrupsionin politik, por deri më sot nuk kemi parë asnjë të dënuar, për ato motive, në rradhët e drejtuesve kryesorë, sepse askush nuk ka interes t’a bëjë konkrete atë betejë. Ka vite që shohim një parregullsi të theksuar në jetën e Kuvendit, ligje e “reforma” që miratohen pa pjesëmarrjen e Opozitës në votime. Ndodhte ashtu kur qeveriste koalicioni PD – LSI, ndodh kështu tani, kur qeveris PS – LSI. Socialistët dilnin jashtë Kuvendit, kur bëhej fjalë për të dënuar krimet e komunizmit e për t’i dhënë dëmshpërblimet ish të dënuarve politikë, demokratët nuk marrin pjesë as në diskutime, as në komisione, as në votimin e një akti të rëndësishëm të shtetit, siç është reforma administrative. Për të mos u zgjatur, shëmbujt janë të shumtë e nxjerrin në pah papërgjegjshmërinë e politikës në përgjithësi.

Para një ngjarjeje madhore për historinë tonë bashkëkohore, siç është vizita e Papës Françesku, më 21 shtator, një ditë kur një pjesë e mirë e vëmëndjes së botës do të jetë e përqëndruar në Tiranë, është e arsyeshme dhe e urueshme që mosmarrëveshjet e pazarit të politikës të lihen mënjanë, që t’i jepet, qoftë edhe për një ditë,  ideja botës se “dijmë të punojmë së bashku”. Le t’i lemë ca ditë në pushim “zëdhënësit” e partive që, çdo mbrëmje recitojnë përmendësh paditë e ndërsjellta, le të tërhiqemi për disa ditë nga veprimet e pushtimit të institucioneve të pavarura, funksionimi i të cilëve çon në çrregullime të mëdha për jetën e qytetarëve e të Shtetit, përfshirë këtu dhe vendime vetiake, në kundërshtim me interesat e tyre, siç është rasti i mos emërimit të prof. Ardian Ndrecës në funksionin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Vatikan.

Le të japim përshtypjen, qoftë edhe të rreme, se besimit që na jepet nga bota dijmë t’i përgjigjemi me veprime të dobishme, le të vemë në pah vlerat tona e, pse jo, të japim një mësim qytetërimi, në pohimin e marrёdhënieve vëllazërore mes njerëzve të besimeve të ndryshme, kësaj trashëgimie morale kulturore të Kombit tonë, që merr vlera të jashtzakonshme në kontekstin konfliktual të botës së sotme. Le t’i lemë mënjanë shemëritë politike e t’i japim mbështetjen e përgjithëshme Kryeministrit tonë që, në mbledhjen e Berlinit, do të flasë në krah të Kancelares Merkel, jo vetëm në emrin tonë, por edhe të Ballkanit.

Kjo nuk do të thotë të njëjtësohemi me pushtetin, por të jemi t’arsyeshëm në betejën politike, duke dhënë përfytyresën e një Vendi që ka hyrë në rrugën e qytetërimit, që është i vendosur të respektojë parimet e tij në të gjitha fushat, edhe në atë të mbarështimit të Shtetit, edhe në rregullat e ballafaqimit të ideve e projekteve politike.

Le të jemi të gjithë në lartësinë e detyrës së një dite të shënuar për Kombin tonë. Mikut shumë të lartë, që na nderon me praninë e Tij në kryeqytetin tonë, t’i dëshmojmë jo vetëm mikpritjen tradicionale e respektin e thellë, por edhe vullnetin “për të punuar së bashku”, në dobi t’atyre parimeve që çojnë përpara qytetërimin, duke vënë në dukje, prerë e pa mëdyshje, shkëputjen tonë nga e kaluara komuniste, jo vetëm me fjalë.

Do të jetë shërbimi më i madh që i bëjmë Kombit tonë e historisë së tij, nëse do të kemi vullnetin e dëshirën për t’a kryer atë.

Gusht 2014

Marrё nga libri “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”

Tranzicioni i stërzgjatur shqiptar – PROJEKTLIGJI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT – Nga EUGJEN MERLIKA

Mbas shumë vitesh përpjekjesh për të miratuar një ligj mbi trasparencën në dosjet e ish Sigurimit të Shtetit na paraqitet nga Qeveria aktuale një projekt-ligj “Për të drejtën e informimit për dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Në relacionin mbi projekt-ligjin, të datës 6 janar 2015, thuhet : “Nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti shumë të madh bashkëpuntorësh dhe të përdorimit të metodave antiligjore dhe antinjerëzore, Sigurimi i Shtetit ka mundur të terrorizojë, të manipulojë, të dekurajojë, të torturojë, të dënojë, të internojë, të ekzekutojë, të shtypë dhe të dhunojë të drejtat elementare njerëzore të qytetarëve shqiptarë.”

Është një pohim shumë i rëndësishëm, mbasi sjell një të vërtetë të pakundërshtueshme mbi natyrën dhe karakterin e regjimit komunist shqiptar, si një regjim terrorist i cili, nëpërmjet organit të tij më shprehës, Sigurimit të Shtetit, e ktheu Shqipërinë në një kamp të stërmadh, ku nuk ekzistonte asnjë liri individi apo e drejtë njerëzore e ku viktimat e dhunës, për frymë poullsie, kalonin shifrat e  secilit Vënd të Lindjes komuniste evropiane. Duke mbajtur parasysh se Sigurimi i Shtetit nuk ishte një organizëm i huaj në Shtetin komunist, por “dora besnike” dhe “syri vigjilent” i saj, gjithmonë nën drejtimin epror të partisë komuniste e drejtuesve të saj me Enver Hoxhën në krye, përfundimi logjik është se ajo parti mbeti, deri në fundin e saj, e njëjta parti terroriste, e themeluar nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, besnike e përjetëshme e parimeve diktatoriale të komunizmit primitiv të markës staliniane.

Historia e përpjekjeve për t’i dhënë shqiptarëve një ligj që duhej t’i jepte mundësi hyrjeje atyre në sekretin e dosjeve të ish-Sigurimit, është e pasur në dështime, sa që sot jemi i vetmi Vend ish komunist, krahas Rusisë, që nuk e kemi. Shpjegimi duhet kërkuar në një farë strategjie, që i ka shërbyer klasës politike pas komuniste për të ruajtur kontrollin e plotë mbi jetën administrative e politike të Vendit, kryesisht në shmangien e pjesëmarrjes në to të elementëve të padëshiruar, të cilët mund të frenoheshin nëpërmjet vendimesh që buronin nga “fshehtësia e dosjeve”, para të cilave qytetari ishte krejtësisht i pafuqishëm të mbrohej e të nxirrte në dritë të vërtetën e tij.

Duke mbajtur parasysh këto konsiderata mendoj se projekt-ligji qeveritar, nëse kthehet në ligj, është një hap i madh përpara, në drejtim të trasparencës, qoftë përsa i përket mundësisë që i jep viktimave të dhunës së ish Sigurimit të njohin bashkëpuntorët e tij në fatkeqësinë e tyre, ashtu sikurse i shërben edhe imazhit të Vendit, që do të rradhitej, edhe se i fundit, në shtetet e tjera të Evropës ish socialiste. Gjatë gjithë këtyre viteve është përkrahur nga nismëtarë të ndryshëm mendimi se ky lloj ligji duhej të ishte një mbiligj, i cili duhej të përfshinte brënda të gjithë krimin komunist, të personifikuar në ish Sigurimin e Shtetit, zbardhjen e tij e njëkohësisht edhe masat e penalizimit që duhej të rridhnin nga trasparenca mbi të, në drejtim të Shtetit, institucioneve dhe personelit të tyre. Trasparenca dhe lustracioni duhet të shkriheshin në një ligj të vetëm i cili, për arsye të ndryshme, nuk arriti kurrë të shohë dritën. Këmbëngulja për të vazhduar përsëri me atë kërkesë, pa vënë në dyshim vullnetin e mirë të mbështetësve, nuk më duket se tregon realizëm politik, mbasi siç ndodhi në 2008, përsëri mund të pësojë të njëjtin fat, duke u hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e përkrahur nga Komisioni i Venecias. Një gjë e tillë nuk i shërben ish të dënuarve të diktaturës, për të cilët ka më shumë rëndësi të mësojnë se cilët kanë qenë ata që i kanë “shitur” tek ish Sigurimi, duke ndihmuar në përcaktimin e fatkeqësisë së tyre dhe të familjeve, se sa nëse X apo Y janë në ndonjë funksion shtetëror.

Lustracioni, aq shumë i lakuar në këta vite duhet të ishte realizuar, së pari, mbi ish kuadro të lartë të fazës së fundit kamaleontike të regjimit komunist të cilët, në projektin e kalesës ramiziane, u caktuan në role drejtuese në partitë e ndryshme. Emrat e funksionet e tyre janë të njohur për të gjithë, nga ish ministra tek ish kryetarë gjykatash, nga ish diplomatë tek ish funksionarë të Sigurimit, por nuk mbaj mënd ndonjë protestë të veçantë për raste të tilla. A kishte nevojë për të parë dosjet e paqena të tyre për të kërkuar largimin e tyre nga politika ?

Projekt-ligji qeveritar e shkëput lustracionin nga trasparenca. I parë në këndvështrimin e mësipërm është një ligj gjysmak, i ngjan gotës së ujit përgjysëm, që për dikë është plot e për dikë bosh. Si ish i dënuar i ndërgjegjes, pa dashur të përfaqësoj askend, veç vetes, mendoj se plotëson kërkesën kryesore që është : “të gjithë qytetarët e prekur të njihen me përmbajtjen e dokumentave të krijuara rreth tyre nga ish Sigurimi i Shtetit.”, thuhet në relacionin shoqërues. Në të njëjtin relacion, në lidhje me mundësinë e punësimit në funksione drejtuese të ish bashkëpuntorëve të Sigurimit thuhet shprehimisht : “Në ndryshim nga ligjet e mëparëshme me këtë objekt, ndërsa e zbardh të gjithë veprimtarinë në shërbim të ish-Sigurimit të Shtetit për një kategori të gjërë personalitetesh të politikës dhe administratës shtetërore, ligji nuk sanksionon në mënyrë esplicite papajtueshmërinë e ish bashkëpuntorëve me funksionet aktuale përkatëse që ata mund të mbajnë në administratë. Kjo nuk do të thotë se ligji e lejon ushtrimin e funksioneve publike nga ish bashkëpuntorët, por ai e le këtë çështje në juridiksion të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.

Duke iu shmangur dispozitave ndaluese, ligji e le në dorë të institucioneve përgjegjëse që të hartojnë legjislacion apo akte të tjera rregulluese, në të cilat të përcaktohen ndalesa eventuale për ushtrimin e funksioneve publike nga bashkëpuntorët e ish-Sigurimit të Shtetit.”

Ky problem mbetet për t’u zgjidhur nga një tjetër ligj dhe aktet nënligjore pasuese. A ekziston tek ligjvënësi vullnet për të përballuar problemin ? Askush nuk mund të japë siguri në këtë drejtim, por kjo nuk do të thotë të mos pranohet ligji i parë, duke i vënë kusht sine qua non  ligjin e dytë. Edhe në rastin më të keq, mbas miratimit të projekt-ligjit në fjalë mund të vazhdojë beteja për ligjin e dytë, atë të lustracionit.

Zgjidhja e parë radikale do të ishte që dosjet e Sigurimit të hapen në tërësinë e tyre pa asnjë përjashtim, që do të thotë se qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë arritur moshën madhore t’i gjejnë diku këto dosje dhe t’i lexojnë lirisht dhe falas, ashtu siç lexohen librat në një bibliotekë publike.” Hasa një pohim të tillë të çuditshëm në një shkrim të ditëve të fundit. Mos e dhëntë Zoti të sendërtohet një mundësi e tillë që përfytyrohet nga autori i shkrimit. Ata dokumenta nuk janë romane për të argëtuar lexuesit, por dëshmi dramash e tragjedish të shumë mijra njerëzish. Si të tilla nuk mund të jenë objekte panairi në shitje për këdo. Mbi to duhet të ruhet privatësia, siç e parashikon projekt-ligji. Secili duhet të jetë në zotërim të së fshehtës së tij, të cilën vendos ai me ndërgjegje të plotë nëse don t’a bëjë të njohur.

Por projekt-ligji a ka nevojë për ndryshime ? Në të gjej dy nene të cilët mendoj se duhen rishikuar. Neni 3, pika 4, gërma “c” konsideron bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit cilindo që “ka deklaruar gatishmërinë për të dhënë informacione ish Sigurimit të Shtetit”. Në këtë kategori, të formuluar në këtë nen, hyjnë të gjithë ata që kanë firmosur një deklaratë të pregatitur nga oficerët e ish Sigurimit. Ligjvënësi duhet të mbajë parasysh terrorin fizik e psikologjik të jashtzakonshëm që është ushtruar mbi t’ashtuquajturit “armiq të klasës”, apo dhe të tjerëve qytetarë shqiptarë  për të rekrutuar njerëz në shërbim. Nëse ajo deklaratë nuk pasohet nga një veprimtari e ndërgjegjëshme në dhënie informacioni, por mbetet vetëm një copë letër e firmosur kush e di se në çfarë kushtesh, nuk duhet të përbëjë n’asnjë mënyrë akuzë bashkëpunimi. Në këtë drejtim mendoj se ajo pikë duhet të riformulohet.

Neni 22, që trajton “E drejta për informimin e t’afërmëve të të vdekurve apo të zhdukurve, në pikën 5 thotë : “Ky nen nuk zbatohet në rastet kur personi i vdekur ose i zhdukur ka shprehur, përpara vdekjes ose zhdukjes, me shkrim, vullnetin e tij për moszbulimin e informacioneve të kërkuara, ose kur ky vullnet mund të provohet qartësisht nga rrethana të tjera.” Më duket e pamundur që një njeri, para ekzekutimit, të kujtohej të linte me shkrim një pohim të tillë. Edhe se mund të ketë pasur ndonjë rast të tillë, përgjithësimi në ligj më duket se le shteg për spekullime, prandaj mendoj se duhet të rishikohet edhe kjo pikë e këtij neni.

Këto ishin dy vërejtje që më ranë në sy në leximin e projekt-ligjit, miratimi i të cilit do të plotësonte një zbrazëti në legjislacionin tonë pas diktatorial e do të ngushtonte, sado pak, hendekun ndërmjet klasës politike e qytetarëve, sidomos viktimave të dhunës komuniste. Projekt ligji parashikon informimin e plotë me emër e mbiemër të bashkëpuntorëve. Nëse ligji do të ndryshohej, në dobi të pseudonimeve apo inicialeve, do të ishte një tjetër mashtrim i madh, një tallje e papranueshme. Nëse Kuvendi i ynë do të merrte përsipër një turp të këtillë, do të dëshmonte paaftësinë dhe mungesën e seriozitetit të klasës politike për të vepruar në dobi të një zhvillimi qytetërues të shoqërisë sonë, duke dekretuar dështimin e saj të plotë e vazhdimësinë me mendësinë e diktaturës.

Shkurt 2015

Shpifjet dhe Alibitë e Agron Alibalit Nga Agron Tufa

 Agron Alibali është prekur thellë në erzin enverist. Për shkak të përpjekjeve që po bëhen në Shqipëri për memorizimin e së shkuarës traumatike komuniste. Për shkak të memorizimit të Kampit të Internimit me tela me gjemba në Tepelenë. Lëndimit të tij ai u rrek t’i japë përmasë ndërkombëtare në një reagim të botuar në 20 shtator në gazetën “Panorama” online dhe disa gazeta të tjera. Alibali i referohet aktivitetit përkujtimor të mbajtur në kazermat e ish-Kampit të vdekjes në Tepelenë më 23 gusht 2018, me rastin e Ditës Botërore të Viktimave të Diktaturave. Sigurisht, Alibali përpiqet të shpëtojë me çdo kusht erzin e diktaturës komuniste (dhe për këtë ka kush e përgëzon), por nuk e kuptojmë pse ka zgjedhur ta bëjë këtë mision me armën e ulët të të ligut, që është shpifja.

Prej gjithë aktivitetit përkujtimor në Tepelenë, Alibalit i qenka fiksuar keq një foto mbi një “Zis”, si ato që qenë përdorur për të sjellë të internuarit në kamp në 1949. Dhe jo për faktin se me anë të këtij kamioni, Grupimi i pavarur MEMO (ku unë jam shkrimtar i mbi 70 monologëve në video), inskenonte realet komuniste të transportit të “armiqve të popullit” në këtë kamp, por për faktin se në atë kamion gjendej Agron Tufa! Prandaj, zemërata e të ashtuquajturit studiues shpërthen ndërkombëtarisht me fyerje në adresë të shefit të PNUD-it në Shqipëri, “kanadezit të lehtë Brian Williams”, siç shprehet ai.

Dhe pse pra? Pse “mendjelehtë”? Sepse, sipas Alibalit:

a) Brian Williams “ka financuar 140.000 euro bashkë me ambasadorin italian për të shpikur ‘Aushvicin’ shqiptar në Tepelenë” dhe “nuk ka as drojë dhe as pikën e idesë se si po shpërdoret dhe hipën lart në Zis”;

b) Se Brian Williams “nuk e di i varfëri se në të njëjtin Zis (vini re: o zot na ruaj!), është edhe Agron Tufa (ububu, çfarë tmerri!!!) që ka bërë deklaratën e tmerrshme dhe famëkeqe antisemite nga auditoret e UET”.

Parë, pra, me sytë e këtij don kishoti në kuptimin më negativ të fjalës dhe krejt në akord me deduksionin e tij derdimen, shefi i PNUD-it ka bërë dy sakrilegje të pafalshme:

a) Financon projekte antihistorike e antikombëtare

b) Del, përmes shkrimtarit Agron Tufa, me akte të hapura antisemite.

Ç’të mbetet të thuash pas gjithë kësaj derdimenomanie?

Kurajë, Selman i nënës, kurajë! Nuk kemi mbaruar.

Tani përfytyrojmë sikur jemi në vitet e diktaturës dhe, dalëzotësi i erzit komunist, shpifësi Agron Alibali, ta kishte në dorë këtë kamion. Përfytyroni rolin e oficerit të Sigurimit që i bie fort për shtat atij. Përfytyroni tash edhe egërsinë e tij të konservuar në eshtra kundrejt “imperialistit” Brian Williams dhe “armikut të popullit” Agron Tufa. Kështu merr jetë të gjallë kjo tablo imagjinare me lëndën e vet makabre në kampin me tela me gjemba në Tepelenë.

***

Shpifja dhe alibia janë armët më të shëmtuara dhe më të ulëta që përdor njeriu i lig. Vini re përdorimin në trajtë të shquar të shpifjes që përdor Alibali: “…është dhe Agron Tufa, që ka bërë deklaratën e tmerrshme famëkeqe antisemite”. Jo “një deklaratë”, por “deklaratën”, pra, diçka për të cilën është në dijeni prej kohësh i madh e i vogël. Madje, jo një deklaratë dosido, por “të tmerrshme” dhe “famëkeqe”. E përforcuar me dy cilësore mbiemërorë të shkallës sipërore. Dhe pikërisht këtu lexuesi lihet në terr informativ, duke vrarë mendjen: “More, po çfarë deklarate paska qenë kjo, edhe ‘e tmerrshme’, edhe ‘famëkeqe’?” Këtu Alibali nuk e ndihmon lexuesin, por tretet në alibinë e shpifësit. Pra, lexuesi duhet me i “xanë besë në fjalë”. Por lexuesi pyet: Pse e lëshoi vallë kuraja Selmanin e nënës? Pse s’denjoi të na e thotë “deklaratën”? Nuk besoj se alibia e Alibalit ka lidhje me energjinë mistike të kombinimit të shkronjave në Kabalë, sa t’i trembet verbalizimit të shkronjave të kombinuara që formojnë një frazë të “deklaratës së tmerrshme e famëkeqe”. Deklaratë, që Alibali ka frikë ta artikulojë me shkrim, si të ishte kryeblasfemia më e tmerrshme, të cilën s’e nxë goja.

Kulturalisht, ky soj është aq i vobektë në këtë sferë të filologjisë, sikundër merret me mend një shpifës nostalgjik e dalëzotës i erzit enverist. Po atëherë, pse s’e përmend? Është e thjeshtë: Sepse kurrfarë deklarate nuk ka. Kurrfarë deklarate nuk ekziston. Ajo është një shpifje transoqeanike, siç mund të ketë qenë pjesë e kulturës së tij etike në vitet nanurisëse të diktaturës. Biseda ime me studentët e UET-së është botuar në “Panorama”, më 4 prill 2018. Nuk besoj të ketë qenë i pranishëm aty shpifësi ynë, përndryshe do kishte dhënë të dukej në sallë. Po kjo është një çështje tjetër, së cilës Alibali do t’i përgjigjet në gjyq, si shpifës e fabrikues vullnetar apo i sponsorizuar.

***

Mohimi i paturpshëm i krimeve të komunizmit, i aspekteve të pastra gjenocidiale, mohimi apo relativizimi i kampeve të shfarosjes, të ashtuquajtura “kampe me tela me gjemba”, veçanërisht ato në Kamzë, Krujë, Turan, Bënçë, Porto Palermo, etj., kanë pasur rregullisht mohuesit e pafytyrë, kryesisht pinjoj trashëgimtarë të nomenklaturës dhe historisë komuniste. Pikun më të ashpër ky mohim e pati në pranverën e këtij viti, në diskurset mediatike. Mendoj se unë dhe kolegët e mi të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe instituteve e shoqatave të tjera u dhamë përgjigjen e merituar “enveristëve”, mohuesve të paskrupullt, duke i delegjitimuar publikisht përmes dokumenteve, fakteve dhe dëshmive të gjalla. Por trashëgimtarëve të diktaturës, dihet, u del shpirti, por jo huqi. Nëse Parlamenti shqiptar do të kishte miratuar një ligj, sikur e kanë shtetet ish-komuniste, që tash janë në BE, mohsat e krimeve të komunizmit do të ndiqeshin penalisht, nëse do t’ua mbante. Këto ligje të shteteve të BE-së i kam cituar me linqe në replikat e detyruara ndaj enveristëve Servet Pëllumbi, Pëllumb Xhufi e pëllumbave të tjerë, me e pa pupla… Në mungesë të ligjit, i bie të durojmë huqet.

I tillë na vjen dhe huqi i Agron Alibalit, këtij selmani më të ri, që s’ke ç’t’i qash më parë. Sado të kamuflohet pas retorikës së madhe, ky dalëzotës i erzit enverist harron se ka të bëjë me një profesionist interpretimesh të teksteve ku e ku më të vështira, ekzegjetike, ndryshe nga ç’janë përçartjet e tij prej shpifësi të ulët. Shkurt, inteligjencës së Alibalit i dalin veshët nga torba. Se, bie fjala, shtrojmë një pyetje fare të thjeshtë: Çfarë i djeg Alibalit për Tepelenën, sa të hidhet e të sajojë shpifje diletante? Ja, pra, kjo është një pyetje me vend, madje kyçe, që na shpjegon dhe llojin e llogarive ku është futur Alibali. Çfarë i djeg Tepelena Alibalit? Mos ndoshta lidhjet e vjetra, solidaritetet familjare me trashëgimtarët e nomenklaturës e kanë “riaktivizuar” si ambasador, tashmë të një lloji tjetër atje, në Amerikën e lirive, për të shtypur liritë në këtë cep të Ilirisë? Mos ndoshta letrës me porosi të senatorit Dioguardi i është gjetur më në fund autori i saj i vërtetë? Pse gjithë ky ngut vallë, kur të mos harrojmë, ish-Kampi i Tepelenës ende nuk ka status dhe është në pritje të miratohet si muze?

E, në pritje, derisa kazermat e ish-kampit të vdekjes në Bënçë të Tepelenës të shpallen ligjërisht muze, i sugjerojmë Alibalit të shkruajë një letër të dytë të Dioguardit, me subjekt këngën polifonike për Enver Hoxhën, të interpretuar solemnisht nga Tërmet Peçi.

Kurajë pra, Selman pa bisht…

Të gjitha paret i zhvat albinfo.ch – a ka albinfo.ch raport klientelist me politikën shqiptare ?! Nga Elida Buçpapaj

albinfo.ch është një portal që jeton me projekte, që në zanafillë. I krijuar në start me financim zviceran. Duke patur në bord ambasadorin e Kosovës në Zvicër, që në ngjizje krijoi raporte të varura dhe klienteliste me politikën shqiptare, çka do të vendoste edhe fatin e portalit, me një përmbajtje mediokër dhe larg formatit si funksionon shtypi i lirë dhe mediumet e informimit.

Albinfo.ch e përzgjedh lajmin, pastaj e bën copy and paste, nuk ka autorë-opinionistë që kritikojnë keqqeverisjen apo që përcjellin shqetësimet e komuniteteve dhe duket se e ka si objektiv nxjerrjen nga vemendja e opinionit publik të fokusit që duhet të ketë gazetaria profesioniste.

E megjithatë portali albinfo.ch ka përpirë miliona franga zvicerane deri sa u bë problem edhe në Parlamentin e Zvicrës.

Tani Zvicra nuk i jep më pare, megjithatë albinfo.ch e ka zgjeruar aktivitetin, duke u kthyer në PR të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka manopolin duke u organizuar takime në Zvicër. Natyrisht me pagesë. albinfo.ch dhe pala shqiptare këmbejnë interesat vetjake, në raporte të mirëfillta klienteliste dhe në dëm të interesit të publikut e po ashtu në dëm të interesave të diasporës, duke shpërdorur taksapaguesit dhe grantet që marrin nga organizmat Perëndimore!

Qeveritarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe zëdhënësit e  tyre në Zvicër i japin mbështetje morale dhe financiare albinfo.ch në dëm të interesave të komunitetit, sepse interesi i politikës shqiptare është dritëshkurtër e përcaktohet nga interesi i Njëshit. Armiqtë që krijon njëshi, sidomos kritikuesit e qeverisjes së tij, janë edhe të përfaqësive diplomatike të cilat, në vend që t’i ndikojnë uinitetit kombëtar, bëjnë gjithçka për ta dizintegruar komunitetin! Me ndihmën e klientëve të tyre!

Jo më kot Shqipëria dhe Kosova janë vende ku sistemi është i kalbur nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi prej abuzimit të pushtetit politik.

Që në fillim albinfo.ch e mori në dorë Bashkim Iseni, ekspert i psikologjisë, por pa asnjë lidhje me gazetarinë dhe me asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa njohje profesionale të gjuhës shqipe dhe pa asnjë kontribut në komunitet.

Kjo lloj kategorie e qënieve njerëzore që përfitojnë qyl poste dhe pare kanë një urrejtje gratis për profesionistët, sepse e dinë shumë mirë se nuk mund t’i rezistojnë konkurencës free and fair. Kur vjen puna e të ardhurave për të jetuar, ata gjejnë rrugët më të lehta, që nuk kërkojnë lodhje por që cënojnë integritetin profesional, moral duke shkatërruar thelbin e shtypi të lirë që është pavarësia.

Në Konfederatën Helvetike sot edhe vetë gazetarët zviceranë me një formim të shkëlqyer dhe profesionalizëm shumë të lartë kanë probleme për vendin e punës, sepse interneti dhe konkurrenca e tregut të lirë ka ligjet e veta.

Më 21 korrik ishte botimi i fundit në letër i Le Matin, e përditëshmja frankofone me qendër në Lozanë, themeluar prej vitit 1893. Botimi do të vazhdojë online, por kjo iu ka kushtuar vendin e punës 36 gazetarëve zviceranë.

Po ashtu gazetarët e SDA/ATS – Agjensisë Telegrafike Zvicerane, profesionistë brilantë, poligliotë kanë qenë në grevë për një kohë të gjatë për shkak të një shkurtimi drastik të ekipit të gazetarëve.

E nënvizoj që në krye, flasim për gazetarë të kualifikuar, ndërsa albinfo.ch vijon të marrë pare duke i shkelur me këmbë ligjet e konkurencës, pa u djersitur dhe duke luftuar e injoruar gazetarët shqiptaro-zviceranë me aktivitet çerek shekullor në Zvicër, si autorë, shkrimtarë dhe profesionistë, të cilët përjetojnë ligjet e xhunglës jo nga Zvicra por nga mbështetësit e albinfo.ch.

Cilët janë mbështetësit e albinfo.ch ?

Shkurt: Qeveritë e Tiranës dhe Kosovës, që abuzojnë me pushtetin politik dhe paratë e taksapaguesave.

Në tetorin e 2016 Leonard Komani, gazetar nga Prishtina e denonconte albinfo.ch dhe një tjetër shoqatë “si grantezhvatës nga diaspora”, ku albinfo.ch kishte zhvatur rreth 100 mijë Euro nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) që financohet nga donatorë Perëndimorë, kryesisht ambasada dhe zyra për zhvillim me qëllim zhvillimin e gazetarisë në Kosovë! Por paret me destinacion gazetarët në Kosovë i rrëmben albinfo.ch sepse paskish patur në plan të realizonte portrete “të thukta” individësh nëpër Zvicër, Kosovë, Danimarkë, Suedi etj!

Po përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro? A nuk paska gazetarë në Kosovë që me 100 mijë Euro të sjellin portretet e 120 figurave që veprojnë në diasporë?

Natyrisht që ka, por përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro ?

Sepse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile është nën tutelën e Hashim Thaçit dhe paret e grantet shkojnë atje ku do Hashim Thaçi, dmth jo tek gazetarët e Kosovës, por tek albinfo.ch!

Fondacione të tilla motra edhe në Tiranë po ashtu kontrollohen nga njerëz të afërt të Edi Ramës dhe paret shkojnë atje ku do Edi Rama!

Për shërbime politike klienteliste kryeministri i Shqipërisë e (sh)nderoi veten dhe albinfo.ch me trofeun “Shqiponja e Artë”!

Ne dëm të informimit, fjalës dhe shtypit të lirë, duke e bërë edhe diasporën një copy paste të asaj që ndodh në Shqipëri e Kosovë!

Sepse në Shqipëri e Kosovë është koha e artë për abuzuesit e pushtetit!

Koha e artë është edhe për albinfo.ch, që përveç gazetarisë skarco, tani ka marrë monopolin dhe merret me promovimin e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.

Përmes albinfo.ch kalojnë të gjithë politikanët skarco shqiptarë që vizitojnë Zvicrën, Erion Veliaj, Pandeli Majko, të cilët në mënyrë arrogante dhe abuzive nuk ndërmarrin asnjë kontakt as me komunitetin dhe as me gazetarët shqiptarë nga shteti amë në Zvicër!

Dhe ndërsa gazetarët zviceranë përjetojnë vështirësi konkrete, sikur janë shkurtimet në SDA/ATS  apo mbyllja e gazetës 125 vjeçare le Matin, albinfo.ch prodhon mall skarco duke e shitur gratis, prodhon vetëm për të shpenzuar para, pa asnjë lloj përfitim komuniteti!

Dhe kjo histori zgjat prej themelimit të saj. Për çdo javë albinfo.ch boton të përjavëshme me shpenzime plus dhe prapë pyetja lind: prej nga dalin këto pare?

Në mes të shtatorit, albinfo.ch nxori në qarkullim si botues revistën për turizmin në Shqipëri “Shqipëria përtej bregdetit”, me paret e kujt?

 

(Nesër:Albinfo.ch publikon në faqet e revistës për turizmin “Shqipëria përtej bregdetit” reklamë dy faqe për shoqëri fantazma pa asnjë aktivitet në Zvicër –

Pasnesër: Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)

 

TRINOMI KRIMINAL I LISTAVE TË “VETERANËVE” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
     Prokurori dinjitoz, me integritet juridik profesional, parimor  dhe atdhetar trim, Elez Beqir Blakaj, nga Llukavci i Begut, komuna e Istogut, denoncoi krimin e shtresuar në drejtësi, me adresë dhe autorësi precize, bandën e koalicionuar në PAN, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, me kompani.
 
     Në letrën arsyetuese të dorëheqjes, Prokurori Special Elez Blakaj, drejtuar Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Reshat Millakut, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, shokon Kosovën dhe të gjithë Shqiptarinë në botë. 
 
     “Dorëheqja ime përçon dy porosi – PROTEST DHE MESAZH, – shkruan juristi parimor, Elez Blakaj.
 
     1. PROTESTË – pakënaqësi dhe mospajtim për një menaxhment, skajmërisht, të politizuar, ku rastet e profilit të lartë shumë vështirë lejohen të kalojnë.
 
     2. MESAZH – për kolegë, se me asnjë çmim nuk guxojmë t`i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hatër të shefave tonë, para kërcënimeve të ndryshme…*
 
     Vetëm këto dy pasazhe, fragmente të Prokurorit Blakaj, flasin mjaftueshëm, për kriminalizimin  e drejtësisë dhe kapjen e shtetit të Kosovës, nga kryebanditët e PAN-it, me bandat e tyre vrastare të shqiptarëve atdhetarë, zhvatës, hajna zyrtarë, haraçxhinj të përgjakshëm, e deri tjetërsues të territorit tokësor të Kosovës, që përbën tradhtinë e lartë kombëtare.
 
 
        Palët në krim, fabrikues të “veteranëve”
 
     Pala e parë – urdhëruese e falsifikimit të “dëshmive të veteranit”:
  1. Hashim Thaçi, president i Kosovës,
  2. Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i AAK-së,
  3. Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe kryetar i PDK-së,
  4. Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Nisma.

 

      Pala e dytë kriminale – dirigjuese e falsifikimit të listave
     
      Disa *gjeneralë* të vetëshpallur, profanë, që nuk kanë bërë as shërbimin klasik ushtarak. “Komandantët” horrakë, kanë shitur e vjelur paratë e dëshmive të rrejshme të “veteranëve”, duke i ndarë me “gjeneralët” kriminelë, të dëshmuar për krimet e tyre, nga gjyqet vendore e ndërkombëtare, nuk kanë guxuar të firmosin asnjë dëshmi, pa lejen e tyre.
 
     Pala e tretë në krimin e dëshmive mashtruese të “veteranëve” –
 
     Të nominuarit e akuzuar nga Prokurori Special e profesional, Elez Blakaj. Përjashto dy syrësh,  Qelë Gashi dhe Ahmet Daku, që nuk kanë qenë emra publik, nuk njihen nga opinioni i gjerë, të tjerët janë shquar në mbrojtjen e krimit dhe të shefave të tyre “gjeneralë” kriminelë, të cilët kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e bijave dhe të bijëve më të mirë, siç janë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës, duke e kallur edhe Flamurin e shenjtë të Dardanisë!
 
     Është shqetësues renditja e një komandantit faktik, shumë meritor në Luftën e Kosharës, Rrustem Berisha, në mesin e një grupi kriminelësh të dëshmuar. Ishte shokuese futja në torishtën, vathën e krimit të komandant Berishës, sepse “ai stan, atë bylmet ka”. Kolegët, ushtararët e Kosharës lavdiplote, ky akt i turpshëm i Komandantit të tyre, i lëndoi deri në lot. Pendesa është njerëzore. Nga partitë-banda duhet ikur edhe natën pa hënë. Dhe, të shpëtohet, aq sa mund të shpëtohet. Përndryshe, merita, nderi, lavdia, do të zvetnohen, deri në sosje, zhgënjyeshëm.
 
     Lista e palës së tretë, në krimin falsifikues të “dëshmisë së veteranit”, është e managët, sepse këtu janë infiltruar edhe banditër tjerë, nga bandat terroriste SHIK dhe “Shqiponjat e zeza”.
 
     Ky trinom, kjo treshe, pjesë e krimit ekonomik dhe politik, siç është rasti i falsifikimit enorme të listave të “veteranit” të UÇK-së, ka projektuar dhe realizuar dy qëllime, sa të poshtra, aq edhe armike e kriminale karshi Kosovës:
 
     1. Përfitimi politik, duke shtuar artificialisht e kriminalisht numrin e elektoratit të tri partive-banda, të bashkuara në PAN, me qëllim të sundimit banditesk të Kosovës;
 
     2. Përfitimi material i trinomit pjesëmarrës në falsifikimin e “dëshmisë të veteranit”, qoftë të drejtëpërdrejtë, apo me sekserë, ndonëse, tashmë, e vërtetuar se dëshmitë janë blerë nga 2.000 deri 5.000 euro. Dhe, kjo përbën vjedhjen zyrtare më të vrazhdët e më kriminale, aq më parë, kur në këtë krim përfshihen hajdutër të profilit të lartë, që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, zëvendëskryeministri, e deri ke deputetë, ministra dhe kuadro shtetërorë e qeveritarë.  
 
 
        Tymnajë vetëturpëruese e Lumezit, Ramushit, Veselit, me kompani
 
     Aleksandër Lumezi e pranon – *19.000 veteranë të luftës kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme benefite, që ua ka dhënë komisioni për veteranë dhe invalidë të luftës*.
 
     Kjo është një dëshmi që vërteton, madje, katërcipërisht, akuzat bazike të Prokurorit Elez Blakaj, se krimi ka ndodhur dhe autorësia është zyrtare. Në krye të krimit janë, hiç më pak se krerët aktual të PAN-it supërkriminal.
 
     Vazhdon Kryeprokurori SHIK-as, pjesë e aferës namkeqe *PRONTO*, Aleksandër Lumezi – “Ne, deri më tani, kemi lëshuar rreth 63 urdhër-arreste, për t`u kapur ata persona”. Edhe ky fakt vetëdemaskues i Lumezit, flet për sabotimin e drejtësisë, nga vet kreu i saj. Por, shtrohet pyetja: Pse anashkalohen nga përgjegjësia, për falsifikimin e përsëritur për mijëra herë, krerët e PAN-it?! Ky falsifikim është krejt i veçantë dhe shumë domëthënës, sepse ka synime afatgjata, për ta zgjatur krimin në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.
 
     Akuzat, anatemat, shpifjet dhe fyerjet monstrume, për një kuadër, sa parimor, aq edhe i dinjitetshëm, siç është Prokurori Elez Blakaj, nga një treshe e inkriminuar, siç janë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe lakeu i tyre, Aleksandër Lumezi, ndaj zotëri Blakaj, janë një paturpësi, madje, deri në rrugaçëri. Akuza për “frikacak”, ndërkohë që ai me ngritjen e akuzave për kriminelët falsifikatorë e vjedhës faktik të buxhetit shumëmilionësh, dëshmon të kundërtën të zotëri Blakaj.
 
     Kur Prokurori dorëzon lëndën akuzuese tek eprorët e tij, siç janë Blerim Isufaj e Reshat Millaku, me destinacion përcjelljen në Gjykatë, vërtetohet se ai ka mbaruar punën, detyrën me përgjegjësi profesionale dhe trimërisht. Janë dyshja Isufaj dhe Millaku, të shantazhuar nga Kryeprokurori Lumezi, të cilët kanë bllokuar dosjen-akuzë, për “komandantët” kriminelë e falsifikatorë.
 
     Sepse, gjykimi i tyre do të zbulonte “gjeneralët” kriminelë, në renditjen – palë e dytë – në këtë aferë korruptive e kriminale, siç është vjedhja e buxhetit shtetëror. Dhe, gjykimi i “gjeneralëve” zinxhir, do të  zbulonte – palën e parë -, në krimin më të zi, në falsifikimin masiv të “dëshmisë së veteranit”, që janë kryekrerët e bashkuar në bandën-PAN – Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Fatmir Limaj, me bandat e tyre vrastare të haraçit dhe të hajnisë zyrtare.
 
     Kadri Veseli, kinse, flet në cilësinë “si njeri, si luftëtar, dhe si lidër institucional e politik!”. Por, Kadria, duke vazhduar krimet e Millosheviçit, me SHIK-un e tij, vrasjen e ushtarakëve të FA RK-ut dhe të kundërshtarëve politikë, nuk është njeri, është mostër, egërsirë, “si luftëtar”, është rrenë e kulluar, sepse ai ka administruar bandat, për mbushjen e burgjeve me luftëtarë të lirisë, të cilët denoncuan dhe nuk e përfillën sabotimin e luftës nga Kadria dhe Hashimi me kompani, “si lidër” ordinier e hiç politik, i bandave të SHIK-ut terrorist.
 
     Sipas Kadrisë, trimoshi Blakaj “nuk e don shtetin e Kosovës”, sepse ka denoncuar vjedhjen më spektakulare zyrtare, siç është falsifikimi enorme i “dëshmive të veteranit”. Ja, ke kanë zgjedhur shqiptarët për “lidër institucional e politik!?”
 
     “Çka ka shtëpia, e nxjerrë fëmija”, – thotë urtësia. Kështu bëri edhe fëmija lazdraç e përsnjak, kryeministri (lexo: kryehajvani) i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nxori në shesh koordinimin e akuzave me Veselin e Lumezin, kundër Prokurorit trim e mençurak, Elez Blakaj, i cili “nuk ua rrasi” as shefave në Prokurori, duke i sugjeruar ekipit të tij “të punojmë në çështjen e veteranëve, pa e njoftuar Kryeprokurorin Lumezi” dhe as PAN-it, por kryen detyrën e shenjtë të Prokurorit të shtetit, të popullit.
 
     Me një tiradë fjalësh boshe, gjithë mujëshi, si me qenë në ring, me një injorancë klasike, që është pronë e tij, ua bjerri kohën shqiptarëve mjeranë, duke e dëshmuar, për të njëmijtën herë budallallëkun dhe pisllëkun e tij, si hiç njeri e kapadahi të neveritshëm, unik në harbutërinë e tij shtazore.
 
 
      Guximi i tepëruar i Ramushit
 
     Paturpësisht e rrugaçërisht, ky mostër i shtetit të brishtë, më sakt, të prishtë të Kosovës, e quan “hajn pulash e pishpirik”, një prokuror investigues, hulumtues, parimor e trim, siç është Elez Blakaj. 
   
     Arsyeja – të gjitha dëshmitë faktike rezultojnë se në Dukagjin është bërë kërdia, hataja, me shit-blerjen e “dëshmive të veteranit”. Autorësia e këtij krimi masiv ekonomik, është banda më numerike dhe më e organizuar e Dukagjinit. Dhe, kjo bandë e krimit vrastar, e haraçit të përgjakshëm, e uzurpimit të pasurive shoqërore e shtetërore, thirret në Komandantin e saj fuqiplotë, Ramush Haradinaj. Këtë e ka pranuar edhe vet Ramushi. Askush më shumë nuk e ka maltretuar, torturuar, përgjakur, grabitur e vjedhur, haraçuar, më shumë se sa kjo bandë  Dukagjinin.
 
     Ta hedhësh në gjyq kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, pse ai e tha të “fshehtën publike”, për kontrabandën dhe bizneset e pista të Haradinaj, me bandën e tij, është guxim i tepëruar i Ramushit. Dhe, ky mund ta fitojë edhe gjyqin me Muhaxherin, sepse i ka pasuritë shumëmilionshe, krejt pa mbulesë dhe PAN-in fashizoid, që ka uzurpuar dhe bllokuar drejtësinë dhe të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë.
 
     Habitë heshtja zyrtare e LDK-së, në rastin e sulmit të Anton Qunit, kohë më parë, i bërë nga kuadri i PAN-it, Xhavit Haliti dhe, së fundi, sulmi në kor, i bërë kundër Prokurorit Special, Elez Blakaj, nga krye i dyshuari për pasurim galopant, tërësisht të paligjshëm, me bazë haraçin, grabitjen, uzurpimin e pasurive dhe, tani, me aferën e turpshme të shitjeve të “dëshmive të veteranit”.
 
    Dëshmia-akuzë, e bërë nga miku i vet Ramush Haradinaj, deputeti Adem Grabovci, nga foltorja e Parlamentit të Kosovës, është pasqyra më e plotë, që fakton makro-pasurinë abuzive të Ramushit. Edhe çereku i saj të jetë, është hata e madhe, për një njeri, deri dje brekë-grisur dhe me opinga bariu.
 
     Rrjedhimisht, dominon opinioni gjithëshqiptarë, për të mos thënë, edhe botërorë se Kryeministri aktual i Kosovës, është kryehajni i vendit.
 
 
         Mbrojtja dëshpëruese e shifrave zmadhuese të “veteranëve”
 
     Janë të një mendjeje “gjenerali” Haradinaj dhe gjeneral Agim Çeku se numri i luftëtarëve të UÇK-së, ka qenë i madh! Rrenë qoftë! Faktet janë kokëforta dhe flasin për të kundërtën. Personalisht kam shërbyer në Emergjencën e Luftës, në  krye  të një ekipi prej 25 vetësh, kryesisht, punonjës të Fabrikës *Etniku*, në Kurbin. Kemi pritur mijëra refugjatë, ikanakë të Kosovës, duke i strehuar nga Fushë Kruja, (16 km. nga Tirana), e deri në Shkodër. 
 
     Refugjatët e parë kanë qenë nga komuna e Deçanit, përfshi edhe Junikun me fshatra. Në mes tyre, shumë qindra burra e djemë, të aftë për pushkë e luftë. Të gjitha përllogaritjet flasin për një numër modest, të gatshëm pë luftë, të mbetuar në atë zonë.
 
     Bllokimi i popullatës të Lugut të Drinit, nga “komandantët” e Ramushit, të cilët e braktisën, i dhanë shansin armikut, për të ekzekutuar shumë burra dhe djemë, fshatarë të pambrojtur.
 
      Pykimi në pikat mbrojtëse, në rrugën Istog-Kaliçan, të djemëve, me një kallash kinez, përballë tankeve armike, ishte papërgjegjësi dhe krim i pritur. Sulmi armik i vrau të gjithë, madje, një nipit tim, nuk iu gjet as koka. “Komandantë” profanë e injorantë total, në fushën ushrake, “komandonin” nga larg, “pa u hyrë ferrë në këmbë!”
 
     Gjeneral Agim Çeku, duke qenë në krye të Komisionit Verifikues të Listave të Veteranëve, më sakt, falsifikues, deklaroi: “Ka të drejtë me konkurue gjithëkush që i ka kontribu luftës, edhe ujë nëse u ka jep me pi ushtarëve të UÇK-së”.
 
     Kjo ishte thirrje e hapur për falsifikimin e “dëshmive të veteranit”. Ekipi ynë në shërbim të luftës, u kemi dhënë veshmbathje, ushqim, armë të të gjitha llojeve, megjithatë, asnjëri nga ne nuk gëzon statusin e veteranit!
 
    Konstatoj se për karrierizëm neveritës, në Kosovë, shquhen Agim Çeku, i cili në kërkim të postit, i ka bredhur disa parti politike. Edhe në  këtë rast donte të bëhej – Ministër i Veteranëve -, qofshin ata edhe të rrejshëm! Andaj, edhe apelonte edhe për rritje fiktive të numrit të tyre.
 
     Neveritës në karrierizëm janë edhe Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa, të cilët mbajnë në pushtet partinë-bandë e kriminale, PDK-në. Respekt përt pasurinë dhe bizneset e Pacollit. Por, irrituese dhe amorale është zvarritja e tij pas posteve, duke u bërë pjesë e krimit.
 
     Natyrshëm, hulumtova ecjen jetësore, shkollore e profesionale të Prokurorit Special, Elez Blakaj. Krenarë për drejtëpeshimin e tij njerëzor, moral e profesional. Mësuesit, profesorët, eprorët në praktikën juridike dhe, më tej, në punën profesionale, më folën në supërlativë për atë. 
 
     Një fëmijë i mbarë, një shkollar premtues, një kuadër me përgaditje supreme, një Prokuror me personalitet dhe integritet njerëzor e profesional. Ky është profili i Prokurorit Special, Elez Blakaj. Të lumtë, djalë i Istogut, i Kosovës, i Shqiptarisë mbarë! Mirënjohje, respekt dhe mbarësi, në çdo hap të hedhur, në shërbim të popullit, Kosovës, Kombit!
 
     Ndërkohë, çfarëdo kërkim-falje e shpifësve falsifikatorë e rrugaçë, të tipit Ramush Haradinaj, Kadrii Veseli, Aleksandër Lumezi, me lukuninë e tyre lehaqene, është e pasinqertë, hipokrite, e shpëlarë me fund.
 
     Thirrja, deri në çjerrje, në “UÇK-në”, “në luftën e shëjntë”, e krerëve të PAN-it, është hipokrizi e cinizëm i vrazhdët. Askush më shumë se këta maskarenj e kriminelë, me vrasjet politike, me korrupsionin, hajninë zyrtare, haraçin e gjakosur, uzurpimet e pasurive të brezave shqiptarë, tjetërsimin e territorit të Kosovës, në favor të fqinjëve armiq, nuk e ka baltosur, përdhosur e dhjerë gjakun e dëshmorëve, të viktimave të luftës, sakrificën shekullore të popullit shqiptar.
 
    Dorëheqja pa aletërnativë e trinomit-bandë dhe hetimi i tyre, së bashku, me e bandën e “gjeneralëve” dhe të “komandantëve”,  për vjedhjen zyrtare të shtetit, në rastin e falsifikimit të “dëshmive të veteranëve” si dhe largimi i bandës-PAN, nga pushteti, është nevojë akute dhe e domosdoshme, për frymëmarrjen e lirë të Kosovës tonë, të ngulfatur nga kriminelët, në emër të “luftës së shenjtë”, por, të pa bërë nga “komandantët” e rremë.
      

Hashimi nuk mund të hapë ambasadë as në “Qurilla” të Sibofcit, lëre më në Jerusalemin e Izraelit! – Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-Sepse Hashim Thaçi nuk është as  hija e presidentit amerikan Donald Trump e as Kosova nuk është si Amerika në asnjë aspekt, sepse nuk janë kurrfarë faktorësh politikë, a diplomatikë, as ekonomikë e as ushtarakë me ndikim rajonalë e as ndërkombëtarë. Prandaj, Thaçi nuk mund t’ia imponojë e,  as ta kushtëzojë Izrealin se kur do të duhej ta njihte Republikën e Kosovës, sepse  kjo çështje është në kompetencën e autoriteteve politike, diplomatike dhe juridike  të shtetit të Izraelit, JO të Hashim Thaçit, as të qeverisë së Kosovës.

Kërkesa e Thaçit, një nonsens diplomatik

Duke qenë se presidenti Hashim Thaçi, nuk ka asnjë të drejtë, që t’ u sugjerojë autoriteteve zyrtare të Izraelit, se” Nëse Kosova njihet nga Izraeli, unë do hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”.( https://www.washingtonpost.com/world/2018/09/22/kosovo-says-it-would-move-israeli-embassy-jerusalem-if-it-had-one/?utm_term=.5c5685013d94).

Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës kombëtare të Izraelit, kjo kërkesë është një budallallëk sui generis, sepse jo vetëm Hashim Thaçi, por askush nuk ka të drejtën që ta kushtëzojë Izraelin se kur do ta njihte Republikën e Kosovës, si dhe në rastin e njohjes, ku do ta përcaktonte lokacionin e  jurisdiksionit të ushtrimit të veprimtarisë diplomatike të saj brenda  territorit të shtetit  të Izraelit qoftë në Tel-Aviv apo në Jerusalem.

Për këtë do të vendoste vetëm qeveria e Izraelit, jo presidenti Hashim Thaçi sipas dëshirës së shkretë të tij, i cili në këtë rast “bëri hop, pa kërcye përroin”, duke u munduar të tregohet i fuqishëm dhe me kredibilitet gjithëkombëtar dhe botëror sikurse presidenti amerikan Donald Trump, i cili mund të hapë ambasada amerikane jo vetëm në Jerusalem, por në cilindo shtet të botës, sepse e ka atë kapacitet dhe kredibilitet politik, diplomatik, juridik dhe kushtetues, si dhe Amerika është superfuqi botërore. Ndërkaq,  Hashim Thaçi nuk është as hija e Trumpit, e Kosova as hija e Amerikës, siç theksuam më sipër.

 

Duke qenë se Kosova ende nuk është shtet i përfunduar në kuptimin e plotë de fakto dhe de jure  të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Izraeli dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të OKB-së gëzojnë të drjetën që të mos e njohin Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008).

 

Gabim kardinal i Thaçit, zgjedh Jeurusalemin të hapë ambasadën e Kosovës, pa e njohur Kosovën Organizata e Kombeve të Bashuara !?

 

Vërtet, ky është një  gabim i madh diplomatik, që tingëllon si “përzierje” në çështje të brendshme të Izraelit, duke kërkuar njohjen e Kosovës nga Izreali, ku si mirënjohje për këtë akt njohjeje,  paraprakisht e siguron Izraelin, se ai, do ta  “hapte ambasadën e Kosovës në Jerusalem” !?

Këso paradigme absurde të kërkesës kushtëzuese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për njohjen e Kosovës, duke e kushtëzuar shtetetin e Izraelit, në praktikën e  derisotme të së drejtës  së sotme ndërkombëtare, nuk mund të gjesh asnjë shembull konkrete për shkak të faktit se njohja e një shteti të  ri nga një shtet tjetër(subjekt i së drejtës ndërkombëtare), është akt i vullnetshëm politik dhe e drejtë diskrecioni, që asnjë shtet i njohur apo i panjohur ndërkombëtarisht nuk ka të drejtë  t’ia imponojë ndonjë shteti tjetër.

 

Prandaj, sikur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ta njihte të drejtën ndërkombëtare, sigurisht se nuk do ta bënte një gabim të tillë komik dhe absurd, duke  e kushtëzuar Izrealin, që në “këmbim të njohjes së Kosovës, ai do ta hapte ambasadën e Kosovës në Jerusalem”!

Ky është një budallallëk sui generis, kur dihet se sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare njohja e një shteti nga një shtet tjetër, nuk është akt i detyrueshëm juridik ndërkombëtar. Kjo do të thotë se Hashim Thaçi nuk mund ta kushtëzojë e as ta detyrojë Izraelin (dhe asnjë shtet tjetër të bashkësisë ndërkombëtare), që ta njehë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Me gjithë dëshirën që Izreali ta njehë Republikën e Kosovës, kërkesa e presidentit të saj, Hashim Thaçi, është shtruar krejt gabimisht dhe në mënyrën  jodiplomatike, kushtëzuese dhe imponuese, ( -“Ju më njihni Kosovën, unë e hap ambasadën në Jerusalem”), që është në kundërshtim me procedurën e njohjes së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk njeh kurrfarë kushtëzimi, detyrimi dhe imponimi, që një shtet ta njehë një shtet tjetër me çdo kusht, sepse njohja është akt i vullnetshëm në përputhje me interest vitale të shtetit dhe me të drejtën ndërkombëtare.

 

Izraeli nuk njeh kuazishtete dhe shtete të dobëta,  të diskutueshme ligjërisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare

 

Duke qenë se   diplomacia dhe politika e Izraelit  në asnjë segment nuk gjason me  politikën dhe me diplomacinë korrupcioniste, nepotiste, burokratike, anacionale, antidemokratike dhe antidrejtësi të pushtetit të presidentit të Kosovës së Hashim Thaçit, i cili e klanet dhe me koalicionistët e tij, qe 10 vjet  ka instrumentalizuar dhe personalizuar  institucionet më të larta  shtetërore të Kosovës, në veçanti sistemin e drejtësisë, duke e politizuar dhe korruptuar në skajshmëri për interesa të ngushta të kamarilës drejtuese të Kosovës.

 

Duhet kuptuar Hashim Thaçi se  politika dhe diplomacia e Izraelit janë në shkallën më të lartë të përsosur profesionale, kombëtare dhe ndërkombëtare., JO  në atë nivel të ulët dhe të mjerë antiligjor, antidemokratik , despotik dhe nepotist sikurse ajo e Kosovës, që për fatin e saj  nuk vendos POPULLI, por  në emër të tij, vendosin vetëm dy-tre veta: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli me  intrigat dhe me marrëveshjet e tyre koalicioniste për zgjedhjen e tyre në krye të  shtetit të Kosovës (president, kryeministër  dhe kryeparlamentar), siç ndodhi para disa vitesh “kombinatorika” e tyre e turpshme : “Anshlusi” (Thaçi, Mustafa, Pacolli për t’i rezervuar “biletat” e tyre për  poste të ardhshme : president dhe për kryeministër, Ti mua, unë Ty), pa prit, pa kujtuar, zgjodhën presidente Atifete Jahjaga (2011-2016), një police të Kosovës, e cila kurrnjëherë më parë nuk ishte marrë me politikë ! Ky fenomen absurd, që një polic, të bëhej president shteti, nuk është i njohur askund në  botë.

 

Ndoshta,  Izraeli do ta njihte Kosovën, por vetëm atëherë kur Kosova, do të bëhej shtet i mirëfilltë i së drejtës dhe shtet demorkatik, pasi ta njehë OKB-ja

 

Prandaj, kur politika, drejtësia, shteti i së drejtës dhe demokracia e Kosovës, të arrijnë përafërsisht një stad të tillë të zhvillimit dhe të përparimit të politikës dhe të diplomacisë së shoqërisë, përkatësisht të shtetit të Izraelit, sigurisht se atëherë, edhe  qeveria e Izraelit, do ta shqyrtonte mundësinë për njohjen e Repubikës së Kosovës, POR JO, para se OKB-ja ta njihte atë.

 

Me gjithë dëshirën që Izreali ta njohë Republikën e Kosovës, kërkesa e presidentit të saj, Hashim Thaçi, është shtruar krejt gabimisht dhe në mënyrën  jodiplomatike, kushtëzuese dhe imponuese, ( -“Ju më njihni Kosovën, unë e hap ambasadën në Jerusalem”), që është në kundërshtim me procedurën e njohjes së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk njeh kurrfarë kushtëzimi, detyrimi dhe imponimi, që një shtet ta njohë një shtet tjetër me çdo kusht, sepse njohja është akt i vullnetshëm dhe e drejtë diskrecioni në përputhje me interest vitale të shtetit.

-Popullorqe, kjo kërkesë përçmuese dhe kushtëzuese   e nivelit më të ulët të komunikimit politik dhe diplomatik i ngjet kërkesës  së Thaçit, kur iu lut Isa Mustafës, që të bënte koalicion qeveriatr me partinë e tij sipas marrëveshjes: – Isa Mustafa kryeministër, Hashim Thaçi president i Kosovës (2016). Dhe, kjo marrëveshje tregtare  antidemokratike pati efektin e saj despotik  arbitrar privatizues , Hashimi bëhet president pa pëlqimin e opozitës dhe pa votën e popullit dhe Isa bëhet kryeministër i qeverisë.

Mirëpo një lojë e tillë “dogërgjiku” si shkak dhe pasojë e marrëveshjes ndërpartiake (LDK+PDK+Srpska Lista) në praktikë nuk dha kurrfarë rezultatesh konkrete në zhdukjen e korrupsionit, të krimit të organizuar; në funksionalizimin dhe në zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës së shtetit; në depolitizimin e  sistemit të drejtësisë; të zhvillimit ekonomik  dhe të demokrtizimit të Kosovës; të luftimit të varfërisë dhe të papunësisë enorme  mbi 40% , si dhe të ndërprejes së ekzodit sistematik të qytetarëve të Kosovës.

ÇKA PO NDODH KËSHTU? KAOS I RËNDË NË POLITIKËN KOMBËTARE – Nga Frank Shkreli

 

Ka disa javë tashti që flitet seriozisht për shkëmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose për diçka krejtësisht tjetër, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, varësisht reagimeve se kush e thotë dhe kur e thotë.  Sot e kësaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thotë se si dhe pse ky subjekt filloi të diskutohej për herë të parë publikisht, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Sot jemi për shkëmbim territoresh, nesër për ndreqje kufijsh, ose diçka tjetër.  Kriza e parë e pas luftës në Kosovë, në nivel kombëtar, i gjenë udhëheqsit shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, krejtësisht të pa përgatitur, të zbuluar, krejt lakuriq para popullit të vet dhe para opinionit botëror se si të merren me këtë situatë përballë të cilës gjënden, pa asnjë ide dhe pa asnjë strategji politico-kombëtare se si duhet shkuar përpara.  Gjithkush në mendje të vet jep idetë e veta, ose kundërshton idetë e atij tjetrit, pa asnjë marrveshje ose vision të përbashkët se si duhet vazhduar.   Presidenti i Kosovës kundër Kryeministrit të Kosovës, opozita kundër pozitës, ndërkohë që Tirana kryesisht heshtë.  E njëjta ndodhë edhe në Tiranë, pa asnjë politikë bashkrenduese midis forcave politike në Shqipëri dhe as midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për këtë çështje tejet me rendësi kombëtare.  Ekziston pra një kaos i rëndë mendimesh dhe një mungesë bashkrendimi në politikën kombëtare përsa u përket interesave afatgjata të Kombit shqiptar, siç mund të vihet re nga debati mbi çeshtjet e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë.

 

Ndërsa dëgjojmë komentet e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Prishtinë dhe në Kosovë, është e qartë se në radhët e tyre – në lidhje me këtë çështje — ekziston një hendek i madh, një pështjellim i madh ideshë, pa rregull e pa organizim, një gjëndje kaotike të cilës nuk mund i gjëndet filli.   Kjo gjëndje kaotike vihet re nga komunikimet dhe komentet e udhëheqësve të Kosovës drejtuar prej së largu ndaj njëri tjetrit, mbi shkëmbimin e territoreve ose ndreqjen e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës — në një kohë që u siguroj se Serbia është e bashkuar për ato që kërkon dhe çfarë pret si përfundim i këtij procesi, siç duket i planifikuar mirë dhe i promovuar prej saj prej kohësh, pikërisht, në këtë moment — për qëllimet strategjike afatgjata të Beogradit dhe padronëve të tij rusë, në Kosovë dhe në Ballkan.

 

Në këtë kaos politik kombëtar dhe konfuzioni, fatkeqsisht, bën pjesë edhe Tirana zyrtare, të pakën ky është mendimi im pasi dëgjova pjesë të komenteve të Kryeministrit Edi Rama në emisionin televiziv shqiptar, “Opinion”, para disa ditësh, ku kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk di “asgjë” për këtë çështje, kur u pyet nga gazetari nëse kishte dijeni se ç’po ndodhte.  Pyetjes nëse “Presidenti Thaçi ju ka informuar për këtë çështje, Kryeministri Rama u përgjegj: “Jo. Kur them jo, them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vërë mua në pozicionin që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet dhe të bëj komente.”

 

Çështja e kufijve të Kosovës, terësia e saj territoriale, pavarësia dhe sovraniteti i saj si shtet, janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, e sdiomos për Tiranën zyrtare. Është pak e çuditshme që udhëheqsi shqiptar shprehet se nuk di gjë për këtë çështje, ndërkohë që përdor një mjet publik të informimit të komunikojë  prej së largu në lidhje me këtë temë — ndonëse e vështirë dhe e ndërlikuar — me udhëheqsit e Kosovës, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, në vend që të takohet me ta me qëllim që të arrijnë në një qëndrim të përbashkët kombëtar midis tyre, në bashkrendim me aleatët perëndimorë të shqiptarëve, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë.

 

Ndërkaq, nepërmjet programit “Opinion”, Z. Rama u bëri thirrje udhëheqsve të Kosovës që për këtë çështje të “krijojnë një proces”, përfshirë edhe një “konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë”.    “Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot?  Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë?  Që do të thotë, ne na duhet një proces”, është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan.   Më heret, Kryeministri Rama kishte pranuar me të drejtë në programin “Open” të televizionit Top Channel se,”Për dialogun Kosovë – Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”.   Absolutisht e vërtetë, por kush duhet t’a përpilojë këtë strategji, Z. Kryeministër?  Kjo duhej të ishte bërë shumë më heret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe jo nga “Diaspora në Amerikë”.   Ky nuk është roli i diasporës shqiptare, pasi falë nderës Zotit sot i kemi dy shtete shqiptare legjitime, të njohura ndërkombtarisht, të cilat duhej të kishin përpiluar një strategji kombëtare me kohë, jo vetëm për marrëdhniet Kosovë-Serbi, por për shumë çështje të interesit kombëtar.  Udhëheqsit shqiptarë, në Tiranë dhe në Shqipëri – sipas orekseve të momentit — kanë deklaruar gjysmën e botës si vende strategjike të Shqipërisë dhe të Kosovës, por nuk kanë përpiluar një strategji kombëtare dhe ky nuk është faji i diasporës shqiptaro-amerikane.

 

E vërtetë se diaspora shqiptare e Amerikës, është këtu, Z. Kryeministër.  Sot më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, fatkeqsisht, falë edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara.  Ky proces për një strategji kombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin me të drejtë ju bëni thirrje dhe i cili është tepër i nevojshëm, nuk i takon diasporës shqiptare në Amerikë që ta fillojë, por udhëheqësve legjitim shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët, falë votës së shqiptarëve, ua kanë besuar atyre fatin e Kombit.  Ky moment historik, siç e cilësuat edhe ju Z. Kryeministër, kërkon një bashkim ideshë dhe një qendrim mbarë-shqiptar për bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm, ashtu që të mos dukemi para botës, siç u shprehët edhe ju në programin Opinion”, “si një tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë”.

 

Është një fakt i njohur tanimë se komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luajë edhe sot rolin që i takon, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta, pranë enteve më të larta qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe publikut dhe medias amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara.   Në të vërtetë, gjatë dekadave – atëherë kur shqiptaro-amerikanët konsideroheshin si “armiq” të Shqipërisë nga regjimi komunist enverist dhe kur Kosova pësoi të këqia e mundime nën fashizmin serb — ky komunitet ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica fillim shekullin e kaluar e deri në kohët moderne.  Komuniteti shqiptaro-amerikan, e kishte të qartë misionin e vet gjatë shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli. Shëmbjen e komunizmit në Shqipëri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga zgjedha shekullore serbe duke siguruar mbështetjen amerikane për të drejtat e shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta në Ballkanin Perëndimor.

 

Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të riangazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Edhe organizimi më efikas i diasporës shqiptare në Amerikë dhe gjetiu duhet të jetë pjesë e një platforme strategjike kombëtare, që ka përmendur Z. Rama, por diaspora nuk I ka as mjetet, as njerzit dhe as orgnaizmin për të qenë një nismëtare e një procesi të tillë.

 

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në Amerikë tre vjet më parë, është shprehur se “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtme më gjithëpërfshirëse.  Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”.  Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  Nëqoftse Tirana dhe Prishtina zyrtare dëshirojnë të konsultohen për angazhimin e diasporës për marrëdhënie më të mira me to, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që gëzonte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë.

 

Dekadat e 80-ave dhe 90-ave të shekullit të kaluar konsiderohen si periudha e artë e unitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth një kauze të shenjët dhe një udhëheqësi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të shqiptaro-amerikanëve pa dallim — por si rrjedhim — Presidenti Rugova siguroi shpejt edhe respektin e zyrtarëve më të lartë amerikanë – si simbol i bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore.   Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit.  Kjo, fatkeqësisht, nuk është më!  Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë viteve ’80 dhe ’90, si dhe në fillim-shekullin e ri në të cilin jemi, është zëvendësuar tashti me pagesa jo transparente ose gjysmë transparente, prej qindra mijëra dollarësh dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqësit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend.  Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me diasporën shqiptare, pasi përpjekjet e deritanishme për të organizuar më mirë diasporën shqiptare në përgjithësi, kanë dështuar, megjithë krijimin e ministrive të diasporës në Tiranë dhe në Prishtinë.  Roli dhe angazhimi i diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-Atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.  Konsultimet e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara do të ishin në rregull, por diaspora shqiptare në Amerikë nuk e ka shkaktuar kaosin aktual në politikën kombëtare shqiptare dhe nuk është e drejtë që tani t’i kërkohet asaj ndihmë që t’ia gjejë fillin.

 

Dikur kjo diasporë ishte shumë efektive në ekspozimin – para Washingtonit zyrtar dhe popullit amerikan — të krimeve dhe shkeljeve të drejtave të bashk-kombasve tanë, anë e mbanë trojeve shqiptare, nga fqinjtë djallëzorë por është tepër e vështirë për diasporën që para miqëve tanë amerikanë të drejtojmë gishtin e akuzës ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe t’i identifikojmë ata si fajtorë të gjëndjes aktuale kaotike kombëtare e politike në trojet tona, përfshirë mungesën e një strategjie kombëtare në bisedimet me Serbinë dhe më gjërë.

LËTËR E HAPUR KRYEMINISTRIT HARAJDINAJ: PËRPLASJET ME THAÇIN RRETH DIALOGUT – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

1.Kryeministër një herë ne rastin e demarkacionit të mashtroi Thaçi. Ateherë populli bukur shumë tu pat idhnu,bile edhe filloj të injorojë dhe te urrejë.

2.Kjo është përplasja e dytë e jotja me Thaçin rreth dialogut,ku ti je deklaru haptas së e kundërshtonë ndryshimin,ndarjen apo korrigjimin e kufinjeve.

3.Kurse Hashim Thaçi qendron haptas pas qendrimit te tij personal për prishejën e kufinjëve më Serbin,qofta ajo ndarje,kembim apo shkembim. Këtë ai e banë ne krye ne vehte pa kurrfarë autorozimi,pa lejen e Parlamentit të cilin tashe kur po e sheh se atje nuk mund te deperton ka fillu lojën e tij për anashkalimin e Parlamentit.Ky njeri e ka një zor te madh. Ky njeri është në gjendje qe ti jep Serbisë krejte se çka ajo kërkon,pa kërkim falje për gjenocidin qe e ka ba ne Kosovë Ky është në gjendje ta rrotullojë krejtë Kosovën,ta banë pikë e pesë,vetem me shpetu nga Gjykata Speciale.

4.Kryeministër kjo është një përplasje e fortë midis Teje dhe Thaçit.Ki kujdesë së ai është në gjendje me te mashtru përseri,me ta fut kungjin.Por ta dijshë nese lëshon pe edhe kësaj radhe për çështjet kurciale,vitale për atedheun,siç janë kufinjët e atedheut te cilët janë të pa cenushem të saksionuar edhe më Kushtetutë

Nese vertet lëshonë pe,atehere për çka kë luftu(sepse Thçi thotë se ka nejtë largë luftës nuk ka hy ne flakën e saj,e nuk e ka gajle te veproi kësisoi),për çka e ka derdhë gjakun familja e jote(Thaçit nuk ju ka mbytë bile asnjë pulë),mos shkelë mbi gjakun e familjës sate dhe të deshmorve te kombit qe e dhanë jeten për këtë liri te cilën pikërisht Hashim Thaçi po mundohet te shkatërroi.

Kryeministër me i rendesishëm është atedheu ta mbroshë edhe ne paqë,se sa një pozitë e Kryeministrit qe ta ka dhanë Thaçi të cilën edhe mund ta merrë kur te dojë.Kryeministër fytyra është më e madhe se pozita.Nese edhe kësaj hërë lëshonë pe mbetesh i pafytyrë,ske me pas as fytyrë e as faqe me dalë në rrugë.Kryeministër nese lëshonë pe edhe kesaj radhe,kjo do te jete vdekje për ty ne jetën politike,nuk te vyen gja as namuzi as Partia.Populli përjetesishte ka me ta këthy shpinën.

Është zgjidhja e jote Kryeministër.

REVANSH I RI BALLKANIK I RUSISË NGA BOSNJA – Nga SHABAN MURATI

Një arsye shumë e fortë duhet ta ketë shtyrë ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, të ndërmarrë në 21 shtator vizitën në Sarajevë dhe në Banja-Luka të Bosnjë-Hercegovinës, duke bërë një devijim të zhurmshëm nga norma diplomatike, sipas së cilës diplomacia nuk zhvillon vizita të nivelit të lartë në një shtet, që ndodhet në fushatë elektorale. Dy javë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 7 tetorit në Bosnjë-Hercegovinë shefi i diplomacisë ruse shkon atje në kulmin e fushatës elektorale në një akt ndërhyrje të hapur në procesin elektoral të Bosnjë-Hercegovinës, sepse është e njohur ndërkombëtarisht që Moska është palë me entitetin dhe udhëheqësin separatist të “Serpska republikës”. Moska po manifeston një padurim të madh për ambicjen e beniaminit të saj Milorad Dodik që të fitojë postin e përfaqësuesit presidencial serb në presidencën trepalëshe, që drejton shtetin e Bosnjë Hercegovinës. Nëse Dodik do të bëhet anëtar i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, kjo do të përbënte një fitore të diplomacisë dhe të influencës ruse në shkallë shteti, sepse bllokimi i funksionimit të shtetit unik do të arrinte shkallën më të lartë, gjë që është objektiv i Rusisë.

Institucionet dhe shërbimet ruse po punojnë me kapacitet të plotë për ta kryer fitoren e Dodikut në postin e anëtarit të presidencës së shtetit. Në funksion të kësaj ministri i jashtëm rus bëri vizitë të posaçme pompoze në Banja-Luka, kryeqendra e “serpska republikës”. Si në një miting elektoral Lavrovi i thuri elozhe publike udhëheqjes së Dodikut dhe kontributit të tij të posaçëm në marrëdhëniet e posaçme midis Rusisë dhe “srpska republikës”, madje formatoi fjalimin sikur ishte në shtetin e pavarur të “serpska republikës”. Në fjalën e mbajtur në konferencën shtypit në Banja-Luka bashkë me Dodikun, Lavrov evokoi “nyjet e miqësisë dhe rrënjët historike e shpirtërore që lidhin dy popujt tanë”, duke sanksionuar statusin e një marrëdhënie midis dy shteteve të pavarura. Në funksion elektoral e filorus ishte lënë qëllimisht që Lavrovi të vendoste gurin e themelit të ndërtimit në qendër të Banja-Lukës të katedrales së madhe ortodokse ruse, e cila do të drejtohet nga priftërij rusë dhe do të jetë boshti i Qendrës së re të kulturës ruse në Banja-Luka. Në funksion elektoral Moska dërgoi para Lavrovit në Banja-Luka për të mbështetur udhëheqësin separatist serb Dodik presidenten e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvijenko, dhe governatorin e Shën Petërsburgut dhe një nga njerzit më të afërt të presidentit rus, Georgij Polltavçenko. Dhe si për për t’i venë kapakun mbështetjes ruse, pas vizitës së Lavrovit Banja-Luka njoftoi se vetë presidenti Vladimir Putin do të presë Dodikun në Soçi pak ditë para zgjedhjeve.

Kjo mbështetje kaq e hapur diplomatike, politike, financiare dhe e shërbimeve sekrete, që Moska po i jep udhëheqësit radikal nacionalist të serbëve të Bosnjës është mbështetje për kursin separatist të tij dhe lidhet me rolin destabilizues, që rusët i kanë caktuar atij për të luajtur kartën destruktive brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit. Kjo shpjegon paradoksin diplomatik që presidenti rus Vladimir Putin e ka takuar tetë herë udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Dodik, që në fund të fundit është drejtues i një entiteti lokal në një shtet të vogël ballkanik, që është shumë larg kufijve rusë. Moska ka interes strategjik që “serpska republika” të shkëputet nga Bosnjë-Hercegovina. Milorad Dodik i ka ofruar zyrtarisht Moskës që të vendosë një bazë ushtarake ruse në territorin e “serpska republikës”. Jo rastësisht në konferencën e përbashkët me Lavrovin, Dodik u ankua që në Ballkan ka ushtarë perëndimorë, por nuk ka ushtarë rusë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se aktualisht po zhvillohen bisedime të fshehta midis Moskës dhe Banja-Lukës për të ndërtuar në “serpska republika” një të ashtuquajtur bazë humanitare ruse si ajo e Nishit në Serbi.

Rëndësinë e veçantë, që Moska po i jep presidentit të “serpska republikës”, e shpjegon qartë gazeta e mirënjohur ruse “Komersant”, e cila në artikullin e saj të datës 22 shtator, kushtuar vizitës së Lavrovit në Banja-Luka, shkruan: “Hyrja e M.Dodikut në presidencën e Bosnjë-Hercegovinës i vjen për shtat Moskës. Zgjedhja e tij faktikisht e bllokon procesin e mëtejshëm të bashkimit të Bosnjë-Hercegovinës me BE dhe me NATO-n”. Gazeta ruse shpjegon pra thelbin e ofensivës dipomatike të Moskës në Banja-Luka. Moska po kalon në një fazë të re të revanshit të saj diplomatik dhe politik në Ballkan për të aktivizuar më fort ushtarët e saj në fushën e shahut gjeopolitik ballkanik dhe ku aktualisht ka mbetur vetëm me dy ushtarë: Banja-Luka dhe Beogradi.

Kaq i dobët është pozicioni diplomatik i Moskës në Ballkan, sa që ministri i jashtëm rus nuk po ruan as etiketat formale të marrëdhënieve ndërshtetërore, por thirri për bisedime në Banja-Luka në 21 shtator edhe zëvëndëskryeministrin dhe ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Lavrovi e kishte thirrur Daçiçin për bisedime në Rusi edhe në datën 28 qershor 2018, edhe në datë 21 gusht 2018. Ç’janë këto bisedime urgjente në Banja-Luka në datën 21 shtator, në territorin e një shteti tjetër dhe në një entitet artificial, i cili rivendikon bashkimin me Serbinë? Në gjuhën e taktikës kjo mund të quhet mobilizim diplomatik i politikanëve dhe i forcave proruse në terrenin ballkanik.

Moska po kërkon hapur t’i kundërvihet Bashkimit Europian dhe Perëndimit dhe po ngre me forcë të re pretendimin për sferën e saj të influencës në Ballkan. Dhe po shpall sanksionimin e sferës së saj të influencës në dy entitetet serbe: “Serpska republika” dhe Serbia. Është një lëvizje diplomatike ruse, e cila kërcet. Siç kërciti në Banja-Luka pretendimi i hapur i ministrit të jashtëm rus, i cili iu drejtua BE me kërkesën publike që t’i hapë vend Rusisë për pjesën e saj të influencës në Ballkan. Në një intonim të pashembullt antidiplomatik, Lavrov sulmoi në Banja-Luka shefen e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, sepse sipas tij në fillim të muajit shtator ajo ka deklaruar se Ballkani është territor i Bashkimit Europian. Federika Mogherini nuk ka bërë asnjë gabim, por ka pohuar një realitet, një të vërtetë diplomatike, historike dhe juridike, sepse të gjitha shtetet e Ballkanit pa përjashtim janë anëtarë ose kanë kërkuar të bëhen anëtarë të BE. Madje edhe Serbia, që është aleate strategjike e Rusisë, është shtet kandidat i BE dhe ka hapur bisedimet e pranimit me BE. Edhe Bosnjë-Hercegovina, me konsensusin edhe të “serpska republikës”, ka kerkuar të bëhet anëtare e BE. Ndaj sulmi diplomatik i Lavrovit kundër BE në fakt i kundërvihet vijës zyrtare të të gjitha shteteve të rajonit, të cilat e shohin të ardhmen e tyre me BE-në. Shqetësimi real i diplomacisë ruse është që BE dhe SHBA të pranojnë Rusinë në fushën ballkanike dhe t’ njohin asaj të drejtën e pjesës së sferës së influencës. Nuk është e rastit që diplomacia ruse po e shoqëron këtë ofensivë edhe me disa nisma e lëvizje të reja. Një nga këto është propozimi i ri i Moskës, që e bëri të ditur anëtari serb i presidencës trepalëshe boshnjake pas takimit me Lavrovin në 21 shtator, se Rusia ka propozuar që të organizohet një format i katër shteteve: Rusi, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Turqi, për të diskutuar çeshtjet e Bosnjë-Hercegovinës. Është një nismë që synon të legalizojë rolin e posaçëm të Rusisë në Bosnjë dhe të drejtën e ndërhyrjes ruse atje. Sipas të njejtit burim, kërkesën e Rusisë nuk e ka pranuar Bakir Izetbegoviç, anëtari i presidencës trepalëshe, i cili përfaqëson popullin boshnjak, që është populli më i madh i shtetit.

Në të njejtën kohë Moska po lëviz të përfitojë nga situata inkandeshente midis Serbisë dhe Kosovës në prag të arritjes së një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre. Moska po kërkon të rifitojë rol në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, duke përdorur udhëheqjen e Beogradit, e cila po ngulmon që të jetë edhe Rusia në tratativat midis Serbisë dhe Kosovës. Pas takimit me Lavrovin ministri i jashtëm serb deklaroi se pa Rusinë nuk mund të ketë marrëveshje me Kosovën. E habitëshme është që në favor të një rifutje të Rusisë po çfaqen disa qendrime dhe teza disfatiste nga Prishtina, sipas të cilave Serbinë nuk mund ta detyrojë të njohë Kosovën as SHBA, as BE dhe as NATO, ndaj duhet ftuar edhe Rusia. Këto janë qendrime që vijnë erë ruse dhe serbe.

Rusia, duke parë që Ballkani po i rrëshqet nga influenca, sidomos pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe hapjes së perspektivës së shpejtë atlantike të Maqedonisë me marrëveshjen për emrin me Greqinë, po nxiton të riorganizojë forcat dhe mundësitë, që i kanë mbetur në shahun gjeopolitik ballkanik. I kanë mbetur dy ushtarë në fushë: Beogradi dhe Banja-Luka, të cilët po i aktivizon jo për të fituar Ballkanin, por për të turbulluar lojën, rregullat dhe Ballkanin.

Këshilla praktike për punësim në shtet – Nga SULEJMAN MATO

Siç e dimë të gjithë, punësimi në shtetin shqiptar sa vjen e po bëhet më i vështirë, edhe për shkak të vendeve të pakta të punës, ndaj e ndjejmë të nevojshme dhe për detyrë të jap disa këshilla praktike në ndihmë të të rinjve që pasi mbarojnë fakultetet, madje pajisen me diplomë masteri, të mund të gjejnë një punë në shtetin tonë të dashur. Në fakt, këshillat praktike ndryshojnë sipas gjinisë dhe moshës. Ju mund të mendoni se punësimi në shtet sot ka ndryshuar, nuk është më ai i pari, që bëhej me miq e me pagesa nën dorë… Miku nuk vdes kurrë, por unë mund t’jua vërtetoj se jo vetëm nuk ka ndryshuar asgjë, por si miku, ashtu edhe paraja që jepet nën dorë është bërë më i vështirë dhe më e sofistikuar.

Që ta sqarojmë më në detaje këtë problem të  rinisë sonë pasuniversitaree të papunë, por edhe të asaj rinie që nuk ka pretendime të shumta për të punuar nëpër ministri e institucione të larta, për shkak të arsimimit të mesëm që kanë, duhet të nënvizoj se këtu ka një dallim të rëndësishëm gjinor. Nëse dikur kërkesat ishin të barabarta si për femra, ashtu edhe për meshkuj, tashmë kërkesat janë kryesisht për femra. Është e vërtetë që përzgjedhjet bëhen me aplikime Curriculum Vitae, ‘online’ dhe me konkurse të hapura, ashtu siç  ç’është e vërtetë se Curriculum Vitae, që dërgohen ‘online’ nëpër ministri dhe institucione bëhen posaçërisht për të krijuar idenë që shteti funksionon sipas ligjeve të vendeve më të qytetëruara, ndërkohë që, i dashur mik ose mikeshë, …në qoftë se e merrni seriozisht këtë punën e aplikimeve me konkurse ‘online’ do të zhgënjeheni shumë shpejt. Ose jeni zhgënjyer dhe vazhdoni të zhgënjeheni… Në fakt, kjo që ju them unë nuk është ndonjë gjë e re dhe as e paditur nga ju dhe nga prindërit tuaj. Nga eksperienca e tyre mund të mësoni më shumë nga sa ç’përpiqem t’ju mësoj unë. Nuk ka student e studente që pas mbarimit të fakultetit përkatës dhe pas mbarimit të masterit të mos ketë pasur një përvojë të tillë të hidhur. Vendet e punëve në shtet janë kaq të vështira sa ç’është e vështirë të hyjë një luan në vrimën e miut. Dëgjojmë shpesh nëpër biseda të pëshpëritet hidhur fraza tashmë e njohura: “Po s’pate mik të fortë e para nuk futesh dot në punë shteti”. Shto këtu edhe që vajzat që pretendojnë për sekretare apo në shërbim publik duhet të jenë edhe të pashme, ndërsa djemtë duhet të jenë të përkulur, të ndrojtur dhe pak natyra servile… Po as këto karakteristika nuk mjaftojnë, të dashur miq e mikesha, që vazhdoni të ëndërroni një punësim në shtet… Ju jini shumë kuadro të dë nga bankat e universiteteve, ndërsa vendet e punës janë me kërk… Në disa raste, nuk e di, por nuk pi ujë as paraja, as miku dhe as bukuria femërore. Kanë dalë ca kërkesa të tjera, të fshehta, të cilat kanë mbetur enigmatike. Një mëngjes takova një mikeshën time, deputete… Iu luta në konfidencë për të më marrë përsipër e të më gjejë një punë për vajzën e një mikut tim. I qava hallin miqësisht. I tregova që vajza në fjalë kishte mbaruar Fakultetin Ekonomik, madje kishte mbrojtur edhe masterin e që dinte katër gjuhë të huaja… Për më tepër, familja e saj me pesë persona mbahej vetëm me rrogën e të atit të saj. Ndërkohë që unë i flisja, deputetja më pa me çudi, sikur t’i flisja për ca alienë që kishin zbritur në tokë… “Të keqen motra, dëgjo mua… Mos u merr me këtë punë. Janë shumë të vështira.Do të bëhesh armik me atë që i ke premtuar. Kështu më ndodhi dhe mua që, siç e di, jam deputete dhe më dëgjohet fjala. U futa si mik për vajzën e një kushëririt tim. Nuk bëra dot gjë dhe tani më mbajnë inat, jo vetëm kushëriri, por edhe e shoqja…”. “Kaq e vështirë qenka”, – i thashë. “Kaq”, – ma priti ajo, duke u ndarë me mua sikur ta kisha ofenduar…

Megjithatë, ju miqtë dhe mikeshat e mia që kini aplikuar diku për një vend pune, ose prisni të aplikoni, mos i humbni shpresat. Doni t’ju tregoj edhe për një rast tjetër… Një ish-student, me disa gjuhë të huaja aplikoi për një vend pune në një ministri. “Kam biseduar unë me atë të kuadrit – i tha ndërhyrësi. – Do t’ia çosh curriculumin në dorë, vetë sekretares së ministres”. Kështu ndodhi, por në fakt pas një muaji mori vesh se në atë end pune ishte futur një tjetër, madje që vinte nga rrethet… Më e çuditshmja… Currikulim Vitae i saj kishte humbur… Emri i saj nuk figuronte në konkurim… Doni një rast tjetër? Madje edhe me mik, edhe me para. Le që çfarë t’ju tregoj unë raste kur ju, po të doni mund të bëni një konkurs me rastet e shumta që dini  nga eksperienca juaj dhe e miqve tuaj. Madje, mund të botohej një libër guines.

Megjithatë, ju miq e mikesha që prisni të hyni në një punë shteti, pasi i kini përmbushur të gjitha kërkesat për një vend pune, mos i humbni shpresat. Më poshtë po ju rendis disa këshilla të tjera, praktike, që t’i kini parasysh… Duke ditur që vendet e punës janë vërtet me kërk dhe përzgjedhja bëhet nga vetë ministrat dhe titullarët e institucioneve, kini parasysh diçka “nëse është ministër, dijeni që kërkesat janë për femra… Në një nga ministritë që njoh unë e që kanë kaluar shumë ministra, secili nga ministrat ka futur sipas shijes së tij preferenciale një duzinë me femra. Ato e kanë joshur me pamjen dhe u kanë rritur shpresat, sa i kanë punësuar, pastaj… Kur ministrat kanë çarë ferrën, ato kanë mbetur nëpër ministri. Dua të them që dhe koketëria në disa raste hyn në punë, sidomos kur titullarët e institucionit janë meshkuj. Nuk jam fort i sigurt dhe nuk kam fakte të di nëse dhe koketëria e meshkujve  në disa raste u ka hyrë në punë, në rastet kur titullarët e institucioneve janë femra.

Përsa u përket parave që duhet të jepen nën dorë, dijeni mirë dhe duhet të jeni të sigurt, se ky është një ligj i vjetër, i pashkruar. Madje edhe shuma e parave që duhet të jepet nën dorë është e saksionuar ekzaktësisht, nga specialistë të fushës,   sipas vendit dhe rëndësisë së punës… Kam dëgjuar, mos ma merrni për fakt, me të dëgjuar e kam… vendet e punës variojnë nga pesëmijë euro, gjer në pesëqind mijë euro… 250 mijë euro janë për prokurorët. Por ka edhe çmime për shoferë ministrash dhe pastruese, që dëshirojnë të punojnë në shtet… Kam dëgjuar, e kam sigurisht me të dëgjuar, se çmimet e atyre që pretendojnë për t’u punësuar si sekretare shefash nuk janë në para… Preferohen misse ose modeliste. Pranohen edhe nga ato që kanë marrë pjesë në konkurse bukurie… Për të gjitha profesionet e tjera, kërkesa bëhet me euro, pasi paraja shqiptare nuk ka stabilitet. Mund që dikujt kjo gjë t’i duket çudi? Atëherë le të bëjë një sondash në “Facebook” dhe do të dalin qindra dëshmitarë që do t’i tregojnë për tregun e zi të punësimit në shtetin shqiptar. Mos harroni që kush punon në punë shteti, sidomos ata ose ato me profesion ekonomiste që kanë të bëjnë me tendera… duhet të jenë të kuptueshëm dhe të heshtur. Nëse  kërkohet nga shefi i tenderit firma e tyre për të plotësuar komisionin e tenderave të paracaktuar dhe të paravlerësuar, ata duhet ta hedhin pa hezitim. Të tjerat i di shefi… Nëse nuk e plotësojnë këtë kusht, shumë shpejt do ta gjejnë veten jashtë dyerve të institucionit. Ka edhe persona që e bëjnë këtë punë, siç ka persona që kundërshtojnë përkohësisht… Me një fjalë, shteti kërkon  të punësojë persona të devotshëm, kokulët e pa fjalë edhe kur shohin që shkelen ligjet e shtetit…

Ka edhe një kërkesë tjetër jo më pak e rëndësishme: bindja politike. E lashë për në fund këtë kërkesë themelore, pasi nuk do shumë mend për t’u kuptuar se, kur janë socialistët në pushtet, pushteti u takon  socialistëve… Vetëm ata e ndjejnë veten zot të shtetit. Vetëm ata kanë gojë të ankohen për një punë në institucione, pasi vetëm ata gëzojnë privilegjet e pushtetit. Kjo gjë dihet. Në shtet duhet të punësohen  vetëm ata që quhen “tanët”. E pra, e shihni se sa kërkesa dhe labirinte ka për të gjetur një vend pune? Ndaj, ju që nuk keni as miq, as para, madje jeni edhe me bindje të djathta, mos shpresoni për një vend pune, o të pashpresë. Aplikoni për punësim në një shtet tjetër dhe mbathjani nga sytë këmbët, pasi ky pushtet nuk është juaji. Le që ç’tju them dhe unë, gjëra që i dini dhe vetë ju, ndryshe nuk ka se si vitin që shkoi të aplikonin për lotari amerikane jo më pak se 350 mijë të rinj shqiptarë, ndërkohë që aplikimet për punësim në Gjermani, Zvicër e Itali e tejkalojnë shifrën e të gjithë të punësuarve në shtetin shqiptar…

KRYEBANDITËT E BËJNË KOSOVËN RREGZINË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Prokurori Elez Blakaj, me guxim dhe dinjitet, denoncoi krimin e radhës, të bërë nga kryekriminelët e Kosovës: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, të bashkuar në koalicioni PAN.
 
     Vet marrëveshja e këtyre kryebanditëve, hajna zyrtarë e haraçxhinj, për ta rritur, artificialisht, numrin e “veteranëve të luftës”, është e papreçedencë, paparaprijëse.
 
     Qëllimet janë kriminale e  banditeske:
 
     1) Kosova kishte shumë mijëra luftëtarë. Dhe, merita është e ne, “komandantëve”, që organizuam ushtrinë madhore, shumëmijëshe dhe e çliruam Kosovën!?
 
     2) Duke rritur, artificialisht, numrin enorme  të “veteranëve”, sigurojmë elektoratin për zgjedhjet në vijimësi. “Veteranët, për ta mbrojtur favorin, statusin e pamerituar, siç është “dëshmia e veteranit”, do të jenë bllok në votimin e partive-banda, rrjedhimisht, në koalicionin e krimit PAN, madje, me familje dhe rrethin miqësor.
 
     3) Mesataraja e çmimit të “dëshmisë të veteranit” ka qenë 3.000 euro. Pjesë e këtij përfitimi kanë qenë krerët e partive-banda, natyrshëm, me ndërmjetës, sekserë; “komandantët” e radhës së parë dhe ata lokalë.
 
     Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, garantoi shqiptarët se prokurori hartues i aktakuzës për 12-shën e “komandantëve”, Elez Blakaj, “nuk është kërcënuar, nuk është shantazhuar nga askush”?!?
 
     Deri tani, për sigurinë mbrojtëse nga bandat e bollshme të Kosovës, e kanë dhënë katërshja kryekriminale, e nominuar, e cituar më lartë. Kujtoni biznismenin e dorës së parë, Ramiz Kelmendin, kur pranoi se u bë pjesë e një partie-bandë, “pasi mora premtimin nga njeriu që kontrollonte bandat, se do të mbrohem  nga bandat numerike të Kosovës”! Dhe, ashtu ndodhi.
 
     Tani vetëzbulohet një kryebandit, pikërisht, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili ngulmon  se prokurori Elez Blakaj, “nuk është kërcënuar, nuk është rrezikuar nga askush!” Pra, rezulton se Kryeprokurori i ka nën kntroll banda e banditër, të cilët veprojnë vetëm me urdhrin e eprorit, pra, të kryebandës-Lumezi.
 
     Janë të njëzëshëm me shefin e SHP të UÇK-së, Sylejman Selimin, të gjithë ata që kanë qenë më afër luftës, se Kosova, në kohën më optimale, nuk ka pasur më shumë se 12.700 ushtarë. 
 
     Rrjedhimisht, armatës të 20.000 “veteranëve”, profiterë të paligjshëm, duhet t`i bashkohen edhe 13.300 “jallanë” veteranë, të rrejshëm. Pra, nga 46.000 përfitues aktual të “dëshmisë të veteranit”, rezulton se 33.300 janë veteranë të paligjshëm!
 
     Tendenca, në fakt, nisma, për ta kompromentuar dosjen voluminoze të Prokurorit trim e profesional, Elez Blakaj, përbën një krim tjetër monstrum të Kryebandës shtetërore, tashmë, nën përkujdesjen montazhë të Kryeprokurorit Lumezi, duke i shtuar, konspirativisht, dosjes së zezë, emra të veteranëve faktikë.
 
     Publikimi i dosjes, me ndërhyrjet e qëllimshme, të bëra nga Prokuroria, sjell reagimin e pritshëm të Prokurorit Blakaj:
 
     “Aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe se si janë përfshirë në aktakuzë”.
 
     Njerëzit e etiketuar, padrejtësisht, në dosjen e shtuar të Prokurorisë të Lumezit, e kuptojnë se kjo është e qëllimshme dhe për cak kanë goditjen  e Prokurorit Elez Blakaj dhe dështimin e tërë procesit verifikues të veteranëve. Sepse do të zbulohet hajnia zyrtare, e bërë nga kryebanditët dhe “komandantët” e tyre kriminelë me damkë.
 
     Reagimi mençurak, në këtë linjë, është ai i heroit të gjallë, Fetah Rudit: 
 
     “Mua, çërtifikatën e veteranit ma ka dhënë populli, e komandantët, që sot po luajnë me veteranët e vërtetë, më dhanë plumbin, vetëm pse isha ushtar i Ibrahim Rugovës e ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. 
 
     Dhe, vazhdon luftëtari i orëve të para të Pashtrikut, Fetah Rudi: “…kur e pashë emrin tim, nuk u çudita se kjo listë është bërë nga ata komandantë që mundohen ta zbehin punën e prokurorit Blakaj.
 
     Reagimet nervoze të disa biçim “komandantësh” kriminelë, të cilët kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve e kuadrove të Ibrahim Rugovës, i kuptojmë si pranim të krimeve të tyre serike. 
 
     Kërcënimet e “komandantëve”, shqiptarët i marrin seriozisht, sepse dëshmi i kanë varret e 1.820 shqiptarëve atdhetarë të vrarë, për motive politike.
 
     Edhe kërcënimi dhe frika e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, është sa e vërtetë, aq edhe e faktuar. Ky djalë Kosove, i bëri një shërbim cilësor popullit që e lindi, e rriti, e edukoi dhe shkolloi, për t`i shërbyer me devotshmëri e përkushtim të pa shoq Atdheut të tij, të përtokur dhe të përbaltur, madje, poshtërsisht, nga “komandantët” kriminelë të “Rogner-it” dhe Bllokut të zi të Tiranës hyjnore.
 
Tashmë, shqiptarët e kudondodhur, e kanë mësuar se kjo është hajnia më madhe zyrtare, krimi më i organizuar dhe i legalizuar, jo vetëm në hapësirat gjithëshqiptare, por, edhe në nivel botëror.
 
     Duroni shqiptarë, duroni! Anekdota e gomarit” “Inshallah jam në ëndërr”,  sot, më aktuale se kurrë ndonjëherë!

The Balkanista: Jo shembjes së Teatrit Kombëtar- Trashëgimia juaj nuk është në shitje

Translation by Rezarta Caushaj

Njëherë e një kohë u betova se do ta mbaja këtë blog të lirë nga idetë që mund të interpretoheshin si politike, por ka një çështje të rëndësishme që ka rrëmbyer vërtetë vëmendjen time. Tani, para se të më etiketoni të gjithë si kukull politike, ose të paguar nga cilado parti politike apo figurë me të cilën mendoni se ka rënë dakord, ndaluni dhe reflektoni nme të vërtetë mbi atë që po shkruaj. Unë nuk jam, nuk kam qenë kurrë dhe nuk do të lidhem kurrë me asnjë parti politike në këtë vend, por përsa më përket, kjo është një çështje që tejkalon axhendat politike. Për mua, është një çështje që përbën një precedent të mundshëm që, nëse vendoset, do të nxisë një zinxhir ngjarjesh që do të kenë një ndikim shkatërrues në tapicerinë e pasur kulturore të këtij vendi të shkëlqyer. Si shkrimtae,  krijimtare, Albanofile dhe adhuruese e artit, historisë dhe trashëgimisë, mendoj se është detyra ime si individ që të ngrihem dhe të them fjalën time.

Objekti i zemërimit tim është çështja e Teatrit Kombëtar të vendosur në qendër të Tiranës.O Për ata që nuk e dinë, Teatri Kombëtar është një ndërtesë e vjetër e bukur, e ndodhur pak hapa midis Bashkisë dhe Qendrës Toptani. Vendosur në mes të një sheshi këmbësorësh dhe rrethuar nga ndërtesa mahnitëse, me ngjyra të ndezura të stilin kolonial italian, me Bunkart 2 vendosur në mes, teatri është një ndërtesë historike; subjekt i shumë fotografive në Instagram, një atraksion turistik dhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë artistike të Shqipërisë.

Projektuar nga Xhulio Berte dhe ndërtuar në vitet 1938-1939, Teatri Kombetar ka shërbyer si epiqendër e skenës së teatrit shqiptar për pothuajse 80 vjet. Gjatë kësaj kohe, skenat e tij janë shkelur nga aktorët më të mirë vendas, që kanë luajtur veprat më të mira të vendit dhe të botës, ndërkohë që është mbikëqyrur nga drejtorët më të mirë të teatrit në Shqipëri.

Po, ajo u ndërtua nga pushtuesit italianë me blloqe të përbëra nga çimentoja e propagandës fashiste, dhe po, gjatë viteve ishte një vend i favorizuar nga komunistët, diktatorët dhe miqtë e tyre, por ishte gjithashtu një vend ku është bërë histori dhe më e rëndësishmja, është vendi nga ku buroi skena e artit dhe teatrit të sotëm.

Në vitin 2008, disa hulumtime jo-teknike u ndërmorën nga Instituti Politeknik i Barit në lidhje me materialin e parafabrikuar që u përdor për ta ndërtuar atë. Kjo përzierje prej fibre / algave të çimentos / plepit papritmas u deklarua e pasigurt dhe, e kombinuar me vitet e mirëmbajtjes jashtë standardeve dhe neglizhencës së lartë, nënkuptonte që ndërtesa ishte e papërdorshme dhe rrezikonte sigurinë publike. Pastaj një vlerësim i mëtejshëm teknik u ndërmor nga Instituti i Ndërtimit (një institucion shtetëror), që ishte në gjendje të deklaronte në vetëm 14 ditë se teatri ishte praktikisht në prag të kolapsit. Dua të them, fakti se ai ka përballuar një sërë tërmetesh, duke përfshirë edhe atë më të madhin në historinë e tij dhe mbetet ende i padëmtuar, ka pak rëndësi – është konsideruar i pasigurt dhe s’ke ç’ti bësh. Gjendja e supozuar e dridhjeve të strukturës, kombinuar me praninë e asbestit ( një arsye jo e vlefshme për shembjen) sugjeronte se prishja e saj dukej e vetmja mundësi.
Më pas, më 8 shkurt ndodhën një zinxhir ngjarjesh që, aq shumë i tejkaluan nivelet e efikasitetit, saqë do t’i bënin vendet nordike xheloze.

Në vetëm disa javë, teatri dhe toka ku ai qëndron ishin urdhëruar të liroheshin, duke ngjallur dyshime se ishte caktuar për zhvillim. Më pas, një propozim i pakërkuar për një teatër të ri dhe një bllok ndërtesash komerciale aty përreth iu dorëzua Bashkisë, së bashku me planet formale qeveritare për të hyrë në një Partneritet Publik Privat për ndërtimin e teatrit të ri me të njëjtën kompani që propozonte projektin.

Qeveria pastaj parashtroi një projekt-ligj që do të lejonte Fusha Shpk (kompania që paraqiti propozimin e tyre që s’e kërkoi kush) të drejtën e vetme në fushën e Teatrit Kombëtar ndërsa i jep vetë qeverisë të drejtën për të negociuar kontratën e koncesionit në emër të publikut.

Pra, në vetëm tre javë projekti kaloi nga një propozim i pakërkuar në një projekt konkret gati për të nisur. Gjatë kësaj kohe dhe muajve të mëvonshëm, u krijuan qindra faqe dokumentesh, u hulumtua, u kryen studime, u zhvilluan konsultime  – një veprimtari serioze mbresëlënëse administrative. Më e bukura ishte fakti që Ministria e Kulturës ishte në gjendje të krijonte një grup pune për vlerësimin e propozimit, rishikimin, monitorimin dhe krijimin e një raport prej gjashtë faqesh që e konsideronte atë një ide super, të gjitha brendaë një dite.

E gjithë afera qelbet era – propozimet e pa kërkuara, mospërputhjet me numërat, raportet e njëanshme, zvogëlimi i hapësirës së tokës publike, krijimi i ligjeve të reja me shpejtësinë e dritës në mënyrë që të aprovohet një projekt, nivelet e efikasitetit që tejkalojnë inteligjencën artificiale dhe një grusht njerëzit që presin të bëhen jashtëzakonisht të pasur, ndërkohë që ne, pjesa tjetër, varfërohemi kulturisht të varfër – kjo thjesht nuk më duket e drejtë.

Sigurisht, unë jam e vetëdijshme se këto plane përfshijnë një teatër të ri kombëtar dhe teksa kjo goxha mirë e bukur, është qartë se përfshirja e tij në projekt ka qënë më shumë një detajë i planifikuar për të zbutur publikun teksa dikush do të pasurohet nga fitimet e pafund që do të ketë. Jam për ndërtimin e një teatri të ri, por kjo nuk do të thotë që i vjetri duhet të shkatërrohet. Pse të mos  kthehet në një muze? Ose një qendër edukimi? Një hapësirë ​​ekspozuese? Ose diçka që është e dobishme për të gjithë në shoqëri, jo vetëm për një pakicë të përkëdhelur.

Ndërkohë që unë jam në favor të progresit, jam krejtësisht dhe tërësisht kundër prishjes së një monumenti historik dhe kulturor dhe unë jam krejtësisht kundër ndërtimit të projekti llaftarisës dhe nga çdo aspekt potencialisht të paligjshëm, që do të shkatërrojë peizazhin për brezat ardhshëm. Pjesa tjetër e botës po përpiqet të mbrojë historinë e tyre dhe të shijojë kujtimet e së kaluarës (të mirë dhe të keqe) dhe për një vend që duket aq i dëshpëruar për t’u bashkuar me BE-në, prishja e trashëgimisë kulturore kundër vullnetit të popullit nuk do të sjell gjë të mirë.

Kultura dhe trashëgimia juaj nuk janë në shitje, dhe nëse iu ikin nga duart, nuk ka mënyrë për t’i rikthyer mbrapsht.

Follow The Balkanista!