VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Havzi Nela: Do të bindem vetëm kur të bëhem dhé (dokumente)

By | August 12, 2018

Komentet

Kampi i Tepelenës, hapen dosjet që dëshmojnë persekutimin komunist

ALMA MILE/ Vetëm me 400 gramë bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri. Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2-3 varre e pastaj lajmëroheshin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër… Kishte raste, 5-6 varre në ditë”.

Kjo është dëshmia e një të mbijetuari në kampin famëkeq të Tepelenës. Dikush thotë se atje “nuk ka qenë edhe aq keq”, ndërsa një ndër pinjollët e ish-udhëheqjes komuniste, njëkohësisht edhe viktimë e saj, Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në një intervistë të kohëve të fundit do të shprehej se në atë kamp ishte më keq se burgu ku ai kishte vuajtur dënimin dhe se vdekshmëria foshnjore ishte aq e lartë, saqë vetë ata që e kishin ngritur vendosën ta mbyllnin.

Që prej debatit për kampin e Tepelenës, ky i fundit është kthyer në simbolin e vuajtjes çnjerëzore nën komunizëm. Për t’i dhënë më shumë dritë, jo vetëm këtij debati, por edhe persekutimit komunist në këtë zonë të Shqipërisë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizon në datën 20 gusht ekspozitën me titull “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”. Sipas AIDSSH-së, pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve, që dokumentojnë përndjekjen e ishSigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Aktiviteti do të zhvillohet të hënën, më 20 gusht, ora 11:00, në mjediset e AIDSSH-së, pranë Gardës së Republikës. Kjo ekspozitë dokumentare, kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin Ditës Muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës më 23 gusht 2018. Të ftuar do të jenë familjarë, studiues, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqatave të ish-të përndjekurve dhe grupeve të interesit.

Me synimin që ky aktivitet të jetë sa përkujtimor, aq edhe edukativ, reflektues, rinor, artistik e dokumentues, të ofrojë njohje, nderim dhe dialog shoqëror, gjatë Ditës Muze në Tepelenë do të ketë një larmi ngjarjesh. Do të ketë nderim për viktimat dhe të mbijetuarit, ekspozita, simpoziume, dëshmi, biseda, dokumentarë, por edhe art të mirëfilltë. Nuk mund të mungojë edhe muzika, ajo rrok, që simbolizon protestën. “Tre muskëtierët” dhe Asgjë sikur dielli” do të mbyllin këtë ditë-natë të gjatë, ku dhimbja shërben si katarsis, si pastrim, çlirim dhe kujtesë.

Aktivitetet në Tepelenë

• Nga orën 10:00, në sallën e teatrit të qytetit do të ketë një ekspozitë dokumentare me përndjekjen komuniste në Tepelenë, ku publiku i përbërë nga studiues, autoritete të qytetit dhe familje të ish-përndjekurve politikë do të njihen me materiale të rëndësishme të Sigurimit në Tepelenë dhe në ngjarje të rëndësishme të rezistencës si p.sh., Kryengritja e Zhapokikës, atë për të drejtën e besimit bektashi dhe katolik (përmes dosjes së At Gjergj Sulit, apo Baba Shefqet Koshtashit) apo atë të përndjekjes se Zenel Shehut apo Trifon Xhagjikës e Neim Pashës. Të gjithë figura të nderuara të përpjekjes për liri e dinjitet.

• Më tej, po në sallën e teatrit të qytetit, do të zhvillohet Simpoziumi Shkencor që vë bazat konceptuale të punës shkencore për Muzeun e Punës së Detyruar në Shqipëri, me prezantime nga prof. Beqir Meta dhe prof. dr. Ermal Frashëri etj.

• Në orën 18:00 organizohet dhënia e dekoratave të nderit për 4 të mbijetuar të kampit të Tepelenës nga Presidenti Meta. Aktiviteti zhvendoset në mjediset e kampit të Tepelenës, ku do të ketë disa postera, fotografi dhe dokumente të përgatitura nga AIDSSH. Aktiviteti mbështetet nga projekti “Përkujto për të Parandaluar dhe Shëruar”, financuar nga UNDP dhe Italia dhe partnerë të tjerë që do të bashkohen.

• Në ora 19:30 fillon aktiviteti rinor artistik “Kampi N’dritë” dhe do të ndriçohet i gjithë kampi për një natë. Brenda në kampet do të ngrihen çadra kampingu, ku do të akomodohen të rinjtë dhe do të ketë disa performanca artistike, ku pritet të mblidhen disa qindra të pranishëm, kryesisht të rinj. Do të shfaqet një film dokumentar “Edhe Muret Kanë Veshë”, si dhe më pas do të projektohen në muret e kampit instalacioni “Edhe Muret Kanë Veshë” si dhe “I Përkasim NjëriTjetrit”.

• Vonë në mbrëmje ka performanca nga 2 grupe këngëtarësh “Asgjë Sikur Dielli” dhe “Tre muskëtierët”, si shenjë e triumfit të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Kur dy diktatura nënshkruajnë një pakt

Më 23 gusht 1939, përfaqësuesit e dy superfuqive dhe njëkohësisht dy diktaturave më të mëdha dhe gjakatare në botë, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste, nënshkruan një marrëveshje. Parlamenti Europian në vitin 2008 miratoi një deklaratë mbi shpalljen e 23 gushtit si Dita Europiane e Kujtimit për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit. Deklarata përsëriti se deportimet masive, vrasjet dhe skllavërimet e kryera në kontekstin e akteve të agresionit nga stalinizmi dhe nazizmi bien në kategorinë e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë Presidencës hungareze të BE-së të vitit 2011, një nismë hungareze-lituaneze- polake rezultoi në marrjen e ministrive të drejtësisë nga BEja, duke pranuar një dokument që lidhet me kujtimin e regjimeve totalitare. Kjo ditë u shpall më 23 gusht. Që nga viti 2011, çdo vit një vend europian organizon një konferencë kushtuar Ditës Europiane të Kujtimit. Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila është vërejtur më 23 gusht, është dita ndërkombëtare e përkujtimit për viktimat e ideologjive totalitare, veçanërisht regjimet totalitare komuniste, stalinizmin, nazizmin dhe fashizmin.

Ajo u caktua nga Parlamenti Europian në 2008/ 2009 si “Dita e Kujtimit për të gjithë Europën për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, për t’u përkujtuar me dinjitet dhe paanësi. Kjo datë u zgjodh në kujtim të Paktit Molotov-Ribbentrop, një nënshkrim pa agresion, i vitit 1939 midis BRSS-së dhe Gjermanisë naziste që përmbante një protokoll që ndau Rumaninë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Finlandën në Sferat gjermane dhe sovjetike të influencës. Traktati u përshkrua nga Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, në vitin 2010 si “marrëveshja e dy formave më të këqija të totalitarizmit në historinë e njerëzimit”.

Dita e përkujtimit filloi në protestat e mbajtura në qytetet perëndimore kundër krimeve sovjetike dhe okupimit në vitet 1980, të iniciuara nga refugjatët kanadezë nga vendet e pushtuara nga Bashkimi Sovjetik dhe që kulmuan në Rrugën Baltike, një demonstrim i madh gjatë revolucioneve të vitit 1989 që kontribuuan në çlirimin e shteteve baltike.

KUSH NGA JU E DIN KU BIJE KUFINI ?! – Nga Fritz RADOVANI

 

AT MARIN SIRDANI O.F.M.

(1885-1962)

NJË NDER MA T’ ARTAT PENA TË HISTORISË SË VERTETË SHQIPTARE !

Malsuer në pamje e Malsuer në bamje, me një tru të daltuem Europjan Perëndimor ku, sejcila qelizë ruente permbrenda saj një vllim të Historisë së Lavdishme t’ Ilirisë sonë…

Dijetar i pakufi si qielli i Maleve të Bogës, ku thithi ajrin e paster të Bjeshkëve tona!

Një fat i madh kur u ndesha me Te dhe, i shterngova doren e Bekueme…

Nuk kishte shumë kohë që kishe lexue një material historik të At Marinit ku, mbasi Ai kishte shkelë me kambët e veta të zbathuna nder të gjitha fshatet e kufinit Shqiptar, i kishte shkrue të rreshtuem njenimbastjetrit deri poshtë në Korfuz… Madje, tue e tregue saktësisht edhe sasinë e popullsisë, gjendjen ekonomike dhe besimin e banorëve t’ atyne viseve, ku mbas At Marinit, nuk besoj se asht marrë kush me atë punë aq delikate.

Tue lexue atë material shkencor, sa vinte e të formohej nder sy Harta e Shqipnisë!

Neser me i pyet qeveritarët tanë, ambasadorët apo “akademikët” që fluturojnë per çdo minut mbi ato zona aq me vlerë, se mbi cilin fshat apo kujt i perket ai vend aq i bukur që po shikon nga dritaria e avionit, jo vetem nuk i njohin po as nuk dijnë me i gjetë n’ hartë edhe me e pasë Shqipninë një meter të madhe perpara.

Takimet e tyne sekrete, pa praninë as të sekretarve të vet, marrveshjet “sekrete” dhe të nenshkrueme që nga 1913 prej Esad Pashës, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, apo të sa e sa ministrave të jashtem mbas vitit 1991, të gjithë nenshkrimet paturpsisht në interesin e shteteve të hueja, tue fillue nga “dokumenti i Konferencës Islamike” 2 Nandor 1992, janë “Një Dosje e plotë e Tradhtisë Antishqiptare, në damin e Atdheut e t’ Popullit Shqiptar”.

Bisedohet me grekë, bisedohet me sllavë e turqë, bisedohet per toka, ujë e varreza, po jo, “per asnjë pëllambë Tokë Shqiptare që na asht grabitë nga anmiqtë që nga viti 1913…”

Kosova me të gjithë kujdesin Amerikan, pa u “njohë fare nga fqinjët, fillon me u kujdesë per shkembimet territoriale, tue prekë pikrisht aty ku nuk korrigjohen kurrma gabimet”!

Deri kur tradhtarët do të vazhdojnë me shitë e vjedhë territoret e pasuninë e Atdheut ?!

Ju jeni të vetmit në Botë.., që sot po shkatrroni Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

            Melbourne Gusht 2018.

Shkresa e ‘gabuar’ e ministrit Kiço Ngjela që iu zbut zemra për fëmijët e të burgosurve politikë

Urdhri, Kiço Ngjela: Mund të vdesin fëmijët, të rishihet heqja e triskave familjeve të të burgosurve. Kadri Hazbiu: tërhiqeni shkresën, gjuha e përdorur mund të përdoret si armë për propagandë kundër nesh…”

Marrë nga Kujto.al/ Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit/

 

Një urdhëresë sekrete ishte shpërndarë në 8 qershor 1954 nga Ministria e Tregtisë për tu hequr triskat e ushqimit të gjithë familjeve të të burgosurve. Por një vit më vonë, Ministri i tregtisë Kiço Ngjela duket “ishte penduar” pasi kishte kuptuar pasojat e saj. Fëmijët jetimë dhe me nëna të pamundura për punë që ishin një pjesë e mirë e familjeve me të burgosur politikë në Shqipëri, kishin mbetur rrugëve të uritur e pa mundur të blinin as bukën thatë.

Duke u nisur nga kjo gjendje minsitri Kiço Ngjela nxjerr një shkresë tjetër me 19 gusht 1955, ku vendos një shtesë për të shmangur pasojat e urdhërit të një viti më parë. Ai ishte koshient se heqja e triskave të ushqimit në familjet e të burgosurve do të thoshte se fëmijët e këtyre familjeve do të vdisnin nga uria.

Shtesa në shkresën e re, sipas Kiço Ngjelës “ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”. Por ai nuk harron të shënojë në shkresë se kjo nuk duhet kuptuar si një zbutje e urdhërit të parë. Sidoqoftë, ky “sinqeritet” i ministrit Kiço Ngjela do të shkaktonte tërmet deri në kupolën më të lartë të regjimit.

Kjo ishte një shkresë e pakujdesshme, ku përdorej një gjuhë e patolerueshme për koracën e regjimit, gjuhë e cila mund të përdorej si armë nga propaganda antikomuniste. Kadri Hazbiu ishte i pari që kishte dhënë alarmin për këtë shkresë dhe nënvizonte fjalinë “ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”.

Pas tij shqetësimi do të shkonte deri tek Hysni Kapo dhe nuk do të vononte të jepej urdhëri për ti tërhequr mbrapsht të gjithë kopjet e kësaj shkresë të gabuar. Më poshtë “Kujto.al-Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit” e sjell të plotë shkresën e Kiço  Ngjelës dhe letërkëmbimin ku ngrihet shqetësimi dhe jepet urdhri për ta tërhequr nga qarkullimi.

Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Tregtisë

Tiranë, 19/8/1955

Dega e Kontigjentëve

Nr.1507 prot.

Lenda: Mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

Komitetit ekzekutiv K.P.Qarkut

(Seksioni i Tregtisë)

Për njoftim

Komisionit të Kontrollit të Shtetit

Prokurorisë së Përgjithshme

Ministrisë së Punëve të Brendshme

Tiranë

Në lidhje me tonën nr.1511 sekret dt. 8/6/1954

Duke marrë parasysh se me zbatimin e udhërit të sipërm në disa raste ka ndodhur që fëmijët jetimë ose me nënë të paaftë për punë të kenë mbetur pa bukë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike jashtëzakonisht të vështirë, me qëllim që nga pamundësia ekonomike të blenë bukën në tregun komerçial të mos rrezikohet jeta e këtyre fëmijëve, kjo ministri urdhërit në fjalë i bën këtë shtesë:

1)   Kur nga zbatimi i urdhërit të sipërm konstatohet se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike rrezikohet jeta e familjes së fajtorit, t’urdhërohet zyrtarisht Seksioni Tregtisë për pajisjen e sja vetëm em triska buke dhe ushqimi ndërsa ajo e veshmbathjes të mos jepet.

Për lëshimin e urdhërit në këto raste autorizohet vetëm kryetari ikomiteitt Ekzekutiv K.P.Qarkut I cili duhet të marrë më parë mendimin e komitetit të Prtisë.

2)   Kjo kopetencë që ju lihet Kryetarëve të Komit. Ekz.K.P. Qarqeve të mos kuptohet si nëj zbutje e urdhërit nr.1511 sekr.dt.8/6/1954 por ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë, prandaj duhet të zbatohet drejt dhe të mos çelen shtigje për vërtetimin e pakënaqësive ose privilegjeve që patjetër do të dëmtojnë keqas dhe do të shtrembërojnë zbatimin e ëktij urdhri.

3)   Të kihet parasysh gjtihashtu që triskat që do të jepen të mos bëhen object tregtie nga ana e familjeve përfituese, gjë kjo që shpesh herë ëhstë vërtetuar në të kaluarën dhe se në këto raste, për të siguruar jetesën, familjet në fjalë merren me matrapazllëqe të ndryshme, ndërsa fëmijëte vegjël I heqin nga shkolla dhe I shtytin të lypin rrugëve ose të vjedhin.  Prandaj të porositen organet mvartëse për të treguar kujdes të posaçëm në këtë drejtim dhe kur konstatohen raste të tilla triskat të mos jepen.

Ministri

(Kiço  Ngjela)

Me urdhër të ministrit

Zv/ministry

(Zihni  Muço) d.v.

Vërtetohet njësia me origjinalin

Kryetar i degës së kontigjentëve

Kosta  Taqo

(firma)

Kc. Koço  Taqo,

Dk.E.Shehu

Kop.14 dt.18/8/55

***

Z/Kryeministrit

Shokut Hysni  Kapo

Ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe bën fjalë mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

Shoku Kadri Hazbiu është i mendimit se ky akt, i dërguar nëpër qarqe mund të bëhet mjet në dorën e armikut për propagandë kundër pushteitt t’onë. Ai thotë se udhëzime të tilla duhen dhënë me gojë dhe propozon të tërhiqet mbrapsht ky urdhër (fjala është për frazat ku thuhet: ”…por ka vetëm për qëllimt’evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë…”, etj, etj,.).

Unë mendoj se vërtet është hartuar keq ky urdhër dhe pajtohem me mendimin e shokut Kadri.-

Sekretari i përgjithshëm:

Spiro  Rusha

Firma

***

29/VIII/1955. –

Sekret.Pergjith.

Ju njoftojmë se vërejtja e bërë nga M.P. Brendshme u gjet me vend  nga zv.kryeministri Hysni  Kapo, i cili porositi sot M.Tregtisë sh. Kiço  Ngjela që për frazeologjinë e përdorur të tërheqë letrat në fjalë.

Koço Prifti 30 .8. 1955

Rrëfimi ekskluziv i mbretit Zog për Daily Telegraph (1928): “Kjo është arsyeja e bashkëpunimit me Italinë.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluzive të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.

 

Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyet e bashkëpunimit me Italinë.

 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Intervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij

 

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :

 

Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

 

Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.

 

Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.

 

Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.

 

Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. — T. B

Më 15 gusht 1769 lindi Napoleon Bonaparti, politikan dhe gjeneral, themelues i Perandorisë së Parë Franceze

Napoleon Bonaparti (Ajaçio, 15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) (frengjisht: spanisht Napoleone Buonaparte) në jetën e tij ka qene, politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italise dhe Konsull i Frances dhe mbas kurorezimit te tij ne Kathedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës.Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisniket në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.

Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vone me revolucionin francez do te gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në

22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.

Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithe kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte,idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët emëroheshin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).

Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.

Në mars te vitit 1815, ia del mbanë te arratiset nga ishulli prej te cilit ishte i burgosur duke mberitur afër Antibes me pas mbërrin në Paris, historianet do ta përshkruajnë këtë mbërritje te Napoleonit me thënien “mbërriti pa shtëne asnjë plumb”. Ai arrin te marre në dore pushtetin për një periudhe relativisht te shkurtër, e cila kujtohet me emrin “Njëqind Ditët”,me pas do te mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shen’Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në te gjithë Evropën mbretërit te cilët ishin larguar fale Napoleonit.

Jeta

Fillimet dhe jeta ushtarake

Ishte sovrani i pare nga dinastia e familjes Bonapart. U martua me Joséphine de Beauharnais në vitin 1796, dhe në martese te dyte u lidh me dukeshën Maria Luisa d’Asburgo-Lorena me 11 shkurt 1810, nga kjo lishe martesore do t’i lindi fëmija i vetëm i biri, Napoleone Luigji i emëruar Mbreti i Romes (1822-1832).

Figura e tij ishte një frymëzim për te gjithë si për artistet, muzikantet, politikanet dhe historianet nga 1800′ deri në ditët e sotme.

Napoleone Buonaparte linde në Ajaccio në Korsikë një vit me vone nga stipulimi i Traktatit te Versailles (maj 1768), fale këtij traktati Republika e Genoves i lente Francezet te hynin në Korsika, e cila u pushtua nga ushtria e mbretit Luigji XV, kur mbaruan dyluftimet me banoret e vendit ishulli u be pjesë e pasurisë personale e mbretit.

Familja Buonaparte i përkiste borgjezisë te vogël dhe kishte origjine nga fisniket e Toskanes. Babai i Napoleonit, Carlo Maria Buonaparte, (Napoleoni e ndryshoi mbiemrin e nga Buonaparte në “Bonaparte” mbas vdekjes se babait, dhe parapak dite për tu nisur në Itali), ishte avokat i cili i laureua në Universitetin e Pisa-s bere shume kërkime për te vërtetuar dhe për te mare patentën nobiliare nga te afërmit e largët Toskane, kjo patente nobiliate do ti jepte një prestigj te larte në atdhe, fale kësaj patente mundi te çonte te dy fëmijët e tij për tu shkolluar në France.

Carlo Maria Bonaparte vdiq në moshe te re nga një kancer në stomak me 24 shkurt 1785, në Montpellier. Nga gruaja e tij Letizia Ramolino pati 13 fëmije, vetëm 8 mbijetuan, vëllezërit Giuseppe, Luiciano, Luigi ; motrat Elisa, Paolina, dhe Carolina edhe Napoleoni.

Fale patentës nobiliare që mori në Toskane, Carlo mundi tu regjistrone në Librin e Fisnikeve te Korsikës, i cili ishte themeluar nga Francezet për te mbajtur në vëzhgim ishullin, dhe fale kësaj patente Napolenoni në moshën 9-vjeçare mundi te hynte me 23 prill 1779 në shkollën Mbretërore Brienne-le-Château, në veri te Francës, aty ndenji deri me 17 tetor 1784 o pipas disa historianeve deri me 30 tetor 1779. Për te përmisuar gjuhen franceze dhe për tu përgatitur për shkolle frekuentoi 4-muj kolegjin e Autun. Ai pelqeu nje vajze qe quhej Melina Fuckvarsia.Ai u fjeua me te ne kohen kur ai ishte konsull i pare ne Perandorine Franceze.Napoloni dhe Melinba bene nje femije qe e quajten Princ Aldo Bonaparti por ai vdiq ne moshen 8 vjecare

Fillimisht Napoleoni nuk e konsideronte veten e vet Francës dhe u ndjente në situat te sikletshme me bashkëmoshataret e tij te cilët ishin fisnik francez te cilët e tallnin Napoleonin shpesh here për fajet e theksit te tij dhe për prejardhjen italiane (akuzat që ishte i huaj do ta ndjeknin gjate gjithë jetës). Pa shoke dhe jo i konsideruar nga fëmijët e tjerë, dhe për faktin se Napoleoni ishte një fëmije i dobët fizikisht, ai i dedikoi kohet e tij te lira në studim duke shkëlqyar në Matematik. Në moshen 23 vjecare ai u martua me princeshen arabe Melina. Në 22 tetor 1784 Luigji XVI i dha mundësinë te hynte si student në École Militaire (Shkolla Ushtarake) në Paris, e cila ishte themeluar nga Luigji XV. Në vitin 1785 tentoi te hynte në Marine dhe u be gate për te ndermare karrierën e marinarit, por provimi i tij për te marr pjesë në ne marine u anulua dhe kështu kaloi në artileri.

Në moshën 16-vjeçare mori gradën e nënkapterrit dhe u çua në Valence (Drôme), në jug-lindje te Francës.

Me shpërthimin e revolucionit në 1789, Napoleoni, 20-vjeçar arriti te merrte një licence fale te secilës mund tu largonte në ishullin e Korsikës. Në Korsikë vendosi te merrte pjesë me lëvizjen revolucionare te ishullit duke marre gradën e kapterr-kolonelit te Gardës Kombëtare. Në vitin 1792 refuzoi tu kthente në France për ti shërbyer Armatës Franceze, ky vendim rrezikoi që ta përndjeknin për tradhti. Fale familjareve te cilët e binden tu kthente në France, Napoleoni shkoi në Paris dhe u prezantua përpara Ministrit te Luftës për te dhëne llogari mbi vonesën e kthimit, këtu shfaqi një te folur aq brilante dhe te prekryer sa që ministri e tërhoqi ndëshkimin ndaj tij dhe e gradoi si Kapiten.

Ndërkohe në Korsikë po u përhapte lufta civile e cila shpërthehu në 1793. Në vitin 1792 sjelljet jo korrekte dhe mënyra se si trajtoheshin Korsiket nga ana e Franceze-ve e shtyu-u Napoleonin te mbështeste lëvizjen për pavarësinë e Korsikës, por heroi nacional i Korsikës Pasquale Paoli (që ishte kthyer në Korsikë nga mërgimi i tij i detyruar nga mbretërit Franceze) mblodhi edhe një here ushtrinë Korsikë për pavarësinë e ishullit, por kësaj radhe familja Buonaparte ndryshe si me pare nuk e mbështeti, dhe kështu Napoleoni i cili u gjykua si tradhtar u detyrua bashke me familjen e tij t’iu drejtonte Francës.

Nga ai moment Napoleoni mbështeti me gjithë vullnetin e tij revolucionin francez, në ketë mënyre ai mundi ti ngjiste shkallet e ushtrisë me shpejt seç duhej. Në dhjetorin e 1793, si kolonel i artilerisë, liroi portin e Tolone nga mbështetësit e mbretit dhe nga Anglezet ; kjo beteje e cila ishte suksesi i tij i pare në ushtri i dha gradën e gjeneralit te brigadave dhe njohjen e me Paul Barras, i cili do te behej politikan i fuqishëm në France, fale kësaj miqësie ai do te ngjiste shkallet e pushtetit francez. Miqësia e tij me Augustin Robespierre, vëllai i Maximilien, do ta çonte në fatkeqësi nga ana ushtarake. Por me 5 tetor 1795 shoku i tij Barras e emëroi, me habitjen e te gjithëve, komandant i sheshit te Parisit, me detyrën për te mbrojtur Mbledhjen Kombëtare nga kërcënimi i mbështetësve te mbretit. Me ndihmën e Gioacchino Murat në komandën e kalorësisë, Napoleoni në mënyre barbare dhe strategjike përmbysi popullsinë e revoltuar e cila donte te shkaktonte një grusht shteti te ri. Me suksesin e kësaj operacioni vjen edhe emërimi, fale shokut Barras, si gjeneral i ushtrisë te mbrendshme.

Fushata në Itali

Me 9 mars 1796 Napoleoni martoi Joséphine Tascher de La Pagerie, vejushe Beauharnais, grua e cila ishte martuar me një ushtarak te dënuar me prerjen e kokës mbas revoluciont Francez. Vetëm dy dite mbas martesës u nis në kokën e një ushtrie e formuar prej 38.000 ushtaresh te cilët ishin te armatosur në mënyre te dobët. Kjo fushate ushtarake, i cili në planet e Drejtorisë Franceze, do te ishte veçese një fushate strategjike sepse kishin planifikuar ta sulmonin Austrinë duke përshkruar lumin Rhein. Kjo ishte fushata e Italisë e drejtuar nga gjeneral Napoleoni i cili u përballe me ushtrinë austriake në sfavor numerik dhe logjistike, por këto fakte nuk e frikësuan Napoleonin i cili arriti te korrte një fitore te madhe ndaj austriakeve.

Ky sukses ushtarak nga ana e Napoleonit frymëzoi shume artistet e kohës në mbare Evropën te cilët i kushtuan vepra te ndryshme, një nga me te famshmet ishte sinfonia n.3 i Ludwig Van Beethoven me titullin “Eroika”.

Betejat midis austriakeve dhe piemonteseve ishin te shumta, por beteja historike ishe ajo që u zhvillua me 19 prill 1796 e quajtur “Beteja e San Giacomo” dhe “Marrja e Shën Mikelit”. Me paqen e Cherasco e stipuluar nga Napoleoni dhe Vittorio Amedeo III i Savoia-s pati humbje te madhe për mbretërinë Savoiane te cilët humben territore te rëndësishme si Savoia-n dhe Nizza-n. Me 10 maj 1796 shpartalloi ushtrinë austriake në betejën e “Ponte di Lodi” dhe në 15 maj po te ati viti hyri në Milano.

Në 16 maj, në Milano vendoset Aministracioni Gjeneral i Lombardisë, një organizim politiko-ushtarake në te cilën merrnin pjesë franceze (te ardhur nga armata e Italisë) dhe emra te spikatur që ndiqnin filozofinë e revolucionit francez si, Pietro dhe Alessandro Verri, Gian Galeazzo Serbelloni dhe Francesco Melzi d’Eril.

Duke e detyruar që tu dorëzohej rajoni i Piemonte-s dhe Milano pushtohen brenda disa ditëve, Napoleoni emërohet nga Drejtoria Franceze i plotfuqishëm në Armatën e Italisë dhe kështu u përgatit për detyrën e re dhe shume te vështire : te mposhte ushtrinë austriake. Mbas disa betejave te vogla, ushtritë franceze dhe austriake u përballuan me 5 gusht, në Betejën e Castiglione-s.

Kjo përplasje ishte përballja e pare e drejtuar nga Napoleoni, i cili demonstroi gjenialitetin e tij në fushën e betejës duke përmbysur një rezultat i cili ishte në favor te ushtrisë austriake, kjo ishte fitorja e pare me rendësi nga ana e Napoleonit në karrierën e tij ushtarake. Humbja e ushtrisë austriake ishte e rende për tu përballuar, megjithatë austriaket arritën te formonin një ushtri te re e cila u mund serisht nga Napoleoni në Bassano, Arcole dhe me se fundmi në Rivoli.

Me 9 korrik 1797 u themelua “Republika Cisapline” me kryeqytet Milanon, dhe në tetor te viti 1796, u formua rajoni i Lombardisë, dhe këtu ishte ushtria e pare italiane e cila vendosi te përdorte flamurin trengjyrësh (jeshile, barshe, Kuq) i cili me vo

ne do te behej flamur kombëtare. Në te njëjtën kohe ushtritë e koalicionit te udhëhequara nga Papa u bene pjesë te “Republikës Cisapline” me 7 janar 1797 duke pranuar si flamur atë me tre ngjyra. Me qëllimin për te demetuar papën u themelua Republika Anconitiana me kryeqytet, Ankona-an, e cila me pas u bashkua me Republikën Romake : e gjitha kjo lëvizje politike pati një zjatje te shkurtër, sepse në 1800 u vendos shteti i mëparshëm i drejtuar nga Papa.

Forcat austriake, te komanduara nga duka Carlo i Austrisë, te frikësuara nga marshimi i shpejte te Napoleonit dhe ushtrisë se tij drejt Vjene-s, pranuan te firmosnin në traktat paqe-je i cili mori emrin e Traktati i Campoformio-s, me 17 tetor 1797.

Përveç terreneve te fituara nga pushtimi në Itali, Franca vazhdoi marshimin e saj, dhe pushtoi toka te reja si Holanda, Belgjika dhe anën e majte te lumit Rhein, nga ana tjetër Austriaket merrnin territoret e Republikës se Venecia-s. Me ketë mbaroi kështu, me fitoren e Napolenoit ndaj Austrisë-e, fushata e Italisë.

Me rastin e kësaj fushate Napoleoni pati rastin ti tregonte botes kapacitetin e tij në strategji, pati edhe rastin për te aplikuar mësimet e marra nga Federiku II i Prusise.

Fushata në Egjipt dhe Siri

Mbas një fitore te rëndësishme në betejën e Piramidave, Napoleoni mposhti ushtrinë e Murad Bey, mamelukut, në te hyre në Kajro ai u bë padroni i Egjipt-it. Pas pak ditësh më 1 gusht 1798, flota e Napoleonit në Egjipt, u shkatërrua komplet papritmas nga admirali anglez Horatio Nelson, në Abukir. Me shkatërrimin e flotës Napoleoni e gjeti veten te bllokuar. Mbas një lundrimi në detin e kuq vendosi te shkojë në Siri me pretekstin ndjekjen e guvernatori të Acri-t Ahmad Jazzar Pascià i cili sipas Napoleonit kishte tentuar ta sulmonte. Me 19 mars 1799 mbërriti në San Giovanni d’Acri, e cila ishte fortesa e të pareve te dikurshëm në Token e Shenjte, Napoleoni në ketë rajon humbi afërsisht dy muaj kohe duke u përfshirë në një beteje te kote, kështu fushata e Sirisë u mbyll me një dështim te plote.

Duke u kthyer në Kajro, Napoleoni mposhti në 25 korrik 1799 një ushtri prej 10.000 ushtaresh te komanduar nga Mustafa Pashà në Abukir, aty ku një vit me pare i ishte thërrmuar flota nga ana e Nelsonit. Gjithesesei i shqetësuar nga lajmet që vinin nga Franca (në atë kohe ushtria franceze po tërhiqej nga te gjitha frontet, dhe vete Drejtoria tashme nuk kishte me fuqi në duart e veta) dhe i vetedishëm që fushata e Egjiptit nuk i kishte dhëne atë që ai shpresone, Napoleoni, ia la komandën gjeneralit Kléber, dhe u nis për në France me 22 gusht me anijen Muiron.

18 brymeri dhe Konsullata

Me 9 tetor 1799 Bonaparti arriti në Fréjus, rruga e tij drejt Parisit u prit me entuziazëm te madh nga ana e Francezeve, te cilët ishe te bindur që gjenerali Buonaparte ishte kthyer në France pikërisht për te marre në dore pushtetin e vendit, i cili kishe hyre në një periudhe trazire, kjo arsye ishte pikërisht ajo që Napoleoni synonte. Mbërritur në Paris mbloshi me përshpejtim te gjithë personat te cilët u identifikuan si konspiratorët e Drejtorisë Franceze. Në mbështetje te Napoleonit ishte vëllai i tij i madh Giuseppe dhe Luciano i cile mbulonte një rrol te rëndësishëm në politiken franceze, ishte presidenti i organizatës “Këshilli i Pesëqindëve” i cili bashke me Këshillin e te Moshuarve përbenin fuqinë legjislative te republikës. Napoleoni gjeti mbështetje te anëtari i Drejtorisë, Roger Ducos, te ministri i jashtëm Talleyrand dhe mori një mbështetje te madhe nga ministri i policisë, Joseph Fouché. Barras i cili ishte anëtare me influence në Drejtorinë i veteditur nga kapacitetet e Napoleonit nuk e kundërshtoi.

Mbas mbështetjeve te shumta që korri në qeveri, Napoleoni përhapi lajmin e rreme, se kishte një rrezik real që politikanet donin te përmbysnin republikën, në ketë mënyre arriti te bindte “Këshillin e Pesëqindëve” dhe “Këshillin e te Moshuarve” te votonin në mënyre që te dy Këshillat tu transferoheshin jashtë Parisit, në ketë mënyre Napoleoni u zjodh komandant i te gjitha forcave te armatosura, tani ai kishte nen urdhrat e tij te gjithë ushtrinë Franceze e cila mundte te meshteste në çdo çast në grushtin e shtetit që kishte përgatitur.

Synimi i Napoleonit ishte që te çonte të dyja dhomat e deputeteve në autoeliminim, ky veprim do ti jepte te gjitha fuqitë në duart e tij. Por nuk ndodhi kështu, këshilli i te moshuarve, nuk u bind nga fjalimi i Napoleonit, fjalimi i cili u duk i zymtë dhe jo i qartë. Kur Napoleoni hyri në zyrat e këshillit te pesëqindëve deputetet ju vërsulen kundër, dhe kërkuan që te votohe në mënyre që Napoleoni te konsiderohej tradhtar i cili meritonte dënimin me vdekje. Në momentin kur gjithçka dukej e humbur, vëllai i tij Luciano, i cili ishte president në atë këshill udhëroi rojet që te arrestonin deputetet për terrorizëm. Fakti me i kujtuar në atë mbledhje ishte sjellja që mbajti vëllai i Napoleonit, i cili hoqi shpatën nga dorëza dhe ia drejtoi vëllait te në fyt duke i thëne deputeteve “Nuk do te nguroja një minute për te vrare vëllain tim te dashur neqoftese ai do te ishte një rrezik për lirinë e Francës” ushtaret te cilët me se shumti ishin veterane te ushtrisë se Napoleonit shpërndanë deputetet. Në mbrëmje te dyja dhomat e deputeteve u shkrinë dhe u votua që fuqitë te ndaheshin në tre persona në tre Konsulla ; Roger Ducos, Sieyés dhe Napoleoni.

Konsullata

Në te emëruar te tre konsullatë te cilët kishin në dore te gjithë Francën, donin te nryshonin kushtetutën me ndihmën e komisioneve e cila duhej ta konsideronte te ligjshme grushtin e shtetit, ky projekt ligj u ratifikua dhe populli i Francës e priti me brohoritje ketë vendim.

Napoleoni i cili kishte në dore fuqinë ekzekutive, mundte te kontrollonte edhe fuqinë legjislative. I emëruar Konsull i pare Napoleoni e rindërtoi administrazionin e Francës në një strukture qendrore, por e cila ishte aq perfektë sa përdoret edhe në ditët e sotme në France ; territori ndahej në departamente, distrikt dhe komuna, te ushehequra nga prefektë, ndihmës-prefekte dhe kryetar bashkie.

Arkat e shtetit u mbushen serisht nga territoret e pushtuara dhe nga formimi i Bankës se Francës. Në vitin 1801, papa Pio VII ratifikoi një traktat i cili thoshte që francezet janë një popull katolik por feja ishte e ndamë nga shteti. Në fushën e shkollimit, Napoleoni formoi licee dhe universitete te përgatitura në mënyre që te furnizonin shtetin me një klase dirigjente, por nuk përforcoi shkollën fillore sepse donte ta mbante popullin në një situate injorance nga ana politike. Konsullata e Napoleonit u kthye e përjetshme me brohortjet e francezeve me 2 gusht 1802, në ketë mënyre hapej rruga drejt Perandorisë.

Rruga drejt Perandorisë

Gjate mungesës se Napoleonit i cili ishte i impenjuar në Egjipt, francezet ishin mundur në mënyre te vazhdueshme në ne Itali dhe në Gjermani nga ana e austriakeve. Koalicioni i ri anifrancez kishte hedhur poshtë Republikën e Napolit, themeluar nga francezet në vitin 1799, atë Romake, dhe atë Cisalpine. Me 6 maj 1800, 6-muaj mbas grushtit te shtetit te 18 brumaio, Napoleoni ndërmori serisht nen kontrollin e tij ushtrinë franceze. Me një marshim madhështor kaloi serisht Alpet italiane në kalimin e Gran San Bernardo, një strategji e cila i zuri në befasi austriaket te cilët u mposhten pa probleme në Montebello, në momentin kur Napoleoni po u kthente në Milano. Me 14 qershor 1800 u zhvillua beteja e Matengo-s. Kjo beteje ishte e kujtuar si ajo me madhështore e Napoleonit në Itali, me e vështira por ishte fundimtaria. Sipas historianeve Napoleoni në orën tre te mbasdites po e humbte betejën afërsisht edhe luftën por, në mbrëmje në orën tete, triumfoi mbi ushtritë austriake. Kjo ndodhi fale gjeneralit Desaix i cili mbërriti në fushën e betejës me ushtare te rinj, fale kësaj ndihme ushtria austriake e gjeneralit Melas, i cili vdiq në atë beteje. Në Milano u rivendos për një kohe te shkurtër Republika Cisalpine, e cila me vone do te zëvendësohet pas Comizit ti Lionit (1802 – 1805). Paqja në Itali u vendos fale paqes se Luenville e cila rregullonte serisht marrëdhëniet midis austriakeve dhe francezeve në te njëjtën mënyre te traktatit te Campoformio, i prishur nga austriaket.

Në 1802 Napoleoni zgjidhet President i Republikës Italiane titull te cilin do ta baj deri me 17 mars 1805 kur do de behet Mbret i Italisë. Me “Paqen e Amiens” te viti 1802 Anglia firmosi për paqen midis te dy shteteve. Napoleoni kishte shkatërruar edhe një here koalicionin e ngritur kundër Francës, fitoi edhe mbështetjen e zarit te Rusisë Aleksandri I. Në dy vitete e ardhshme Evropa jetone me në fund në paqe.

Në vitin 1802 Napoleoni i shiti një pjesë te Amerikës te veriut, ShBA-s si pjesë e marrëveshjes te Louisiana-s : në atë moment sapo kishte përballuar një problem te madh ushtarak kur ushtria e tij, e çuar për te pushtuar Santo Domingo-n iu revoltua kundër e udhëhequr nga Toussaint L’Ouverture, në atë momente u sëmure me temperature te larte. Revolta megjithatë u neutralizua, por me humbje te mëdha nga rrjeshtat e ushtrisë franceze, duke pare situatën kritike Napoleoni vendosi që nuk mund ta mbronte Louisiana-n, kështu vendosi ta shisteme 8 prill 1803. Me 1802 vendosi skllavërinë në kolonitë franceze.

Mbasi kishte përhapur influencën e tij në Zvicër dhe në Gjermani, një diskutim mbi Maltën i dha Anglisë me 1803 ti deklaronte lufte Francës dhe vendosi te mbështesete fisniket te cilët ishin kundër regjimit te Napoleonit.

Kurorëzimi në Notre-Dame

Tashme konsull për jete, Napoleoni kishte praktikisht një fuqi absolute në France. Me 18 maj 1804 Senati e proklamoi perandor te francezeve. Me 2 dhjetor te njëjtit vit, në katedralen e Notre-Dame në Paris, celebrua ceremonia e kurorëzimit, ky kurorëzim u bekua nga papa Pio VII, Napoleoni kurorëzoi në radhe te pare veten e vet perandor i francezeve, me pas u kurorëzua perandoreshe bashkëshortja e tij Joséphine de Beauharnaisòù. Zëra thonë se Napoleoni e shkuli kurorën nga duart e papës gjate ceremonisë për te treguar se nuk ishte me poshtë se autoriteti i papës ; por Pio VII e parashikoi ketë gjest dhe nuk e preku kurorën me duar.

Jacques-Louis David, The Coronation of Napoleon edit.jpg

Me vone, me 26 gusht 1805 në sheshin Duomo te Milanos, Napoleoni u kurorëzua mbret i Italisë me Kurorën e Hekurt.

Kurora e Hekurt e përdorur për kurorëzimin e Napoleonit

Me ketë kurorëzim nga ana e Napoleonit, u rivendos monarkia në France, por nuk ishte e njëjta si ajo e vitit 1792, sepse Napoleoni nuk ishte “Mbret i Francës si dhurate nga zoti” siç recitonin rrjeshtat e shkruara nga Ancien Régime, por ai ishte “Përandor i francezeve i zjedhur nga vullneti i popullit”.

Në fund te fundit ai ishte mbret i francezeve, në fakt shume monarki evropiane aktuale kane prejardhje nga ai, monarki sepse Napoleoni ishte padroni absolut i Francës.

Pushtimi i Europës

Perandoria e pare dhe stetet satelit e saj.

Në vitin 1805 në shtetet evropiane formuan koalicionin e trete kundër Napoleonit ; i cili kishte kaluar vitin e fundit në bregdetin e Normandisë, për te përgatitur një operacion ushtarak bashke me aleaten e tij Spanjën e cila do ta ndihmonte kundër Anglisë, por shume shpejt kuptoi se aleanca e re e formuar nuk duhej marre me neglizhence, kështu u kthye edhe njëherë në komandën e ushtrisë se madhe franceze e cila me shume sforcim arriti zemrën e Evropës për te mposhtur forcat e ngritura kundër perandorisë. Por Napoleoni nuk e kishte përgatitur mire strategjinë kundër flotës Angleze e cila me 21 tetor te vitit 1805 mundi flotën franceze e udhëhequr nga admirali Pierre-Charles Villeneuve, anglezet ishin te udhëhequr nga admirali Horatio Nelson, i cili me pare kishte shkatërruar në Amukir flotën detare te Napoleonit. Me ketë humbje te thelle Napoleoni humbi shpresat për një invazion te mundhem kundër Anglisë.

Forcat e koalicionit evropiane u për me se shumti përbeheshin nga austriake dhe ruse. Në atë përplasje du ishin frontet me te zjarrta : ai gjerman, ku Napoleoni komandonte la Grande Armée, dhe ai italian ku gjenerali Masséna komandonte l’Armée d’Italie. Fitoret e marra si ajo në Betejën e Caldiero (30 tetor), dhe marrja e Vjenës nga ana e Gioacchino Murat, nuk e frikësuan koalicionin, në fakt pjesa e madhe e ushtrisë ishte akoma operative. Por me 2 dhjetor 1805, e cilia data e një vjerorit te kurorëzimit te Napoleonit si perandor, ai mundi koalicionin e trete në betejën e Austerlitz. Kjo beteje i tregoi edhe një here Evropës gjenialitetin e Napoleonit në strategjitë ushtarake, mbas asaj beteje Napoleoni kontrollonte te gjithë Evropën. Një dite me vone sovranet e Evropës keruan te shpallnin paqe me Francën. Austria humbi Venezian, e cila u bashkua me mbretërinë e Italisë, dhe humbte çdo kontroll mbi Gjermanin, e cila u formonte me emrin “Konfederata e Rhein”, hera e pare që gjermania u bashkonte në një konfederate. Thuhej se ministri i pare William Pitt mbasi kishte marre informacione mbi betejën e Austerlitz i tha nipit te hiqte nga muri hartën e Evropës sepse si tha ai “Nuk do ta përdorim me 10-vjetet e ardhshëm”

Një vit me pas Napoleoni mposhti Prusinë në betejën e Jena (14 tetor 1806).

Kolizioni i katërt, e cila ishte e komanduar nda Prusia, mposht me 14 qershor 1807 në Friedland, mbas betejës se Eylau, zari Aleksandri I u detyrua te firmoste paqen në Tilsit. Mbas kësaj paqe Evropa ndahej në zona influence te ndryshme, siç shkruhej në traktatin e Tilsit, territoret midis lumit Elba dhe Memel do te formonin kufirin midis dy perandorive.

Kur papa refuzoi te bashkohej me Napoleonin në pushtimin e Anglisë, sepse ishte neutrale, ai pushtoi menjëherë Romen me gjeneralin Miollis dhe me 7 maj 1809 urdhëroi që Shteti Pontificio t’iu bashkohej perandorisë franceze. Papa iu përgjigj me një letër ku shkruhej se Napoleoni përzehej nga kisha katolike, por Napoleoni i urdhëroi Miollisit te arrestonte papën. Gjenerali Radet beri te mundur te transferonte papën dhe kardinalin e tij Bartolomeo Pacca në Grenoble, kur Napoleoni vetëm kater vjet me vone arriti ti merrte papës firmën për aprovimin.

Blloku kontinental dhe pushtimi i Spanjës

Për te detyruar Anglinë te dorëzohej, ishte e vetmja fuqi evropiane që nuk kishte pranuar t’iu gjunezohej perandorit francez, Napoleoni vendosi një bllok kontinental në Evrope, në mënyre që Anglia mos te tregton madhra me Evropën. Gjithsesei kjo strategji u tregua jo efikace, sepse shume nga shtetet evropiane nuk e zbatuan në mënyre te plote. Napoleoni duke vështruar se shtete evropiane nuk zbatonin urdhrat e tij vendosi në radhë te pare te pushtonte Portugalinë, i cili mbante marrëdhënie tregtare me Anglinë. E para u pushtua Spanja me vone Portugalia, por vendimi për te pushtuar Rusinë do te tregohej katastrofike për Napoleonin.

Në vitin 1808, duke shfrytëzuar një debat familjar në oborrin mbretëror te Spanjës midis mbretit Karlo IV dhe te birit Austrie Ferdinando, Napoleoni detyroi mbretin te jepte dorëheqje nga kurora, kështu u be mbret i Spanjës vëllai Giuseppe Bonaparte, në ketë mënyre do ta kishte me te lehte te kontrollonte gadishullin Iberik. Në te njëjtën kohe Anglezet zbarkuan në Portugali, trupat e udhëhequara nga sir. Arthur Wellesley arrtien te lëronin Portugalinë. Ushtria Angleze arriti në Spanje te ndihmuar nga qytetare spanjolle te cilët nuk duronin me pushtimin e francezëve duke detyruar mbretin e sapo emëruar Giuseppe Bonaparte ti kërkonte ndihme vëllai Napoleonit, i cili mbërriti në Spanje dhe me 4 dhjetor lëroi Madrid-in nga anglezet. Por në te mbaruar lufta me Anglezet në Spanje, Napoleoni mori lajmin se një koalicion i peste ishte formuar kundër tij nga shtetet e Evropës.

Midis 5 dhe 6 korrikut 1809 Napoleoni mposhti koalicionin e peste në Wagram, mbasi kishte pushtuar Vjenën dhe pallatin e Schönbrunn. Austria pranoi kushte te renda për paqen e firmosur duke leshura shume territore si : Trentino, Baviera, Istria dhe Dalmacia.

Evropa e re e Napoleonit

Me 1810, Evropa komandohej edhe një here sipas vendimeve te Napoleonit. Territoret e fituara ishim përhapur me shume se ato origjinale te Francës. Mbretëria e Italisë ishte e udhëhequr nga Napoleoni i cili kishte vendosur zëvendës-mbret Eugenio Beauharnais (djali i lindur nga martesa e tij e pare), principata e Lucca dhe Piombino dhe një pjesë te madhe te Toskanes ishte e usheheur nga motra e tij Elisa, e cila kishte martuar princin korsik Felice Baciocchi, motrës Paolina, e martuat me princin Kamillo Borghese, i dha territorin e Guastalla, vëllai i madh Giuseppe ishte bere mbret i Spanjës, vëllai Luigji merrte fronin e Holandës, vëllai Girolamo morri mbretërinë e Wesfalia, gjenerali Gioacchino Murat mori Mbretërinë e Napolit, marshalli Bernadotte morri fronin e Suedisë, por me voni tradhtoi besimin e Napoleonit duke përkrahur koalicionin i cili do ta mposhte me vone.

Evropa nën influencën e Napoleonit në vitin 1811

Mbas paqes se Schonbrunn, Napoleoni dhe austriaku Klemens von Metternich kishin rene dakord për një martese-shteti. Me 14 dhjetor 1809 Napoleoni divorcoi nga Joséphine de Beauharnais, grua e cila nuk i kishte ndenjur shume besnike por ai e donte jashtëmase dhe i denji pranë deri në vdekjen e saj e ndodhur në periudhën kur ai ishte në mërgim në ishullin e Elbas. Me 1 prill 1810 Napoleoni martoi bijën e perandorit te Austrisë, Maria Luisa Asburgo, mbesa e Maria Antonietta-s, me ketë martese Austria u lidhe me Napoleonin. Nga kjo martese lindi i biri me 20 mars 1811. Por trashëgimtari i perandorisë Napoleone Francësko nuk e shijoi kurrë perandorinë e babait sepse Napoleoni hoqi dori nga froni mbas pak vitesh dhe Napoleoni II vdiq në moshën 21-vjeç.

Fushata në Rusi

Një portret të zarit Rus Aleksandri I

Me afrimin e pushtimit te Rusisë, i cili ishte planifikuar në vëren e vitit 1812, Napoleoni u detyrua te merrte në ushtrinë e tij ushtare jo francez sepse për faktin që ishin te angazhuar në frontin Spanjoll. Në armatën franceze hyrën italiane, polak dhe gjerman te përfituar nga Konfederata e Rhein. Françesko d’Asburgo dhe Guglielmo i Prusisë u binden dhe vendosen te ndihmonin Napoleonin në ketë fushate, por me dëshirën që ky i fundit ta humbte ketë beteje.

Më 24 qershor 1812 armata e madhe, e përbëre nga 650.000 ushtare, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukatës se Varsavjes dhe Rusisë. Siç në vitete e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luftën në një spedizion te vetëm i cili nuk do te zjaste shume kohe, në fakt rezervat ushqimore në dispozicion ishin te pakta sepse parashikohej pikërisht se kjo beteje do te zjaste fare pak. Por ushtria ruse nuk pranoi tu ballafaqonte me ushtrinë franceze menjëherë dhe kështu filloi duke u tërhequr vazhdimisht. Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze për një ushtri, me vone u tregua një taktike shume e zgjuar me te cilën ushtria ruse kur tërhiqej lente pas fshatra te shkatërruar dhe fusha te djegura. Ushtria e Napoleonit mbështetej tek ato ushqime që merrnin në territoret gjate udhës se tyre, duke mos gjetur asedhenje fshat apo qytet te banuar në te cilin ato mund tu furnizonin, ushtria u përballua me një situate kritike për jetën.

Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortesën e Borodinos u zhvillua beteja më gjakderdhëse e fushatës të Rusisë. Trupat ruse të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u anientuan. Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, këtu gjëndi një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri. Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhrin të tërhiqej më 19 tetor 1812. Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 90 % të ushtarëve, të cilët o ishin vrarë o burgosur o ishin larguar. Rreth 20.000 nga 650.000 ushtarë mundin të kalonin lumin Niemen.

Duke vështruar humbjen e Napoleonit në Rusi, shtetet evropiane ngritën kokën dhe vendosën të formonin një koalicion të ri kundër perandorit francez, ky ishte koalicioni i shtatë. Duke kuptuar rrezikshmërinë e këtij koalicioni të ri, Napoleoni në momentin e kthimit në France urdhëroi të formohej një tjetër ushtri, por ushtarët e rinj nuk kishin eksperiencën e duhur që Napoleoni kërkonte.

Lipsia

Në te mbaruar lufta midis Napoleonit dhe Zarit, shteti i pare që u bashkua fitores te Rusisë ndaj Francës, ishe Prusia e cila braktisi aleancën midis Napoleonit dhe u bashkua me Anglinë. Kjo dekretoi krijimin e koalicionit te 6-gjashte. Por Napoleoni nuk u befasua nga kjo aleance, mposhti edhe një here tjetër ushtrinë Prusiane në Lützen dhe pastaj në Bautzen në majin e vitit 1813. Vështirësia me e madhe nuk ishte Prusia por Austria, e cila nuk respektonte paktet me Francën, dhe ishte gjithmonë gati për te sulmuar Napoleonin dhe pse ky i fundi ishte i martuar me princeshën e Austrisë.

Napoleoni nga ana tjetër nuk arriti, bashke me Klemens Von Metternich, një akord i cili mude ti jepte ushtrisë te perandorit pake pushim, keshte me 12 gusht Austria iu bashkua aleancës anti-Franceze. Mbasi ushtria franceze fitoi në Drezda, forcat Napoleonike u ndeshen serisht me ushtritë e bashkuara te Austrisë, Rusisë, Prusisë dhe Suedisë e cila në komandon e ushtrisë kishte ish marshallin francez Bernadotte.

Në betejën e Lipsia-s, e etiketuar edhe si “beteja e shteve” sepse aty morën pjesë gati te gjithë ushtritë e Evropës, dekretoi një humbje për Napoleonin. Ushtria e tij ketë here në radhe e saj nuk kishte ushtare me eksperience te cilët mund te mbanin lidhe frontin e sulmit, por ushtaret tashme ishin akademik fillestare. Ushtria e Napoleoni tashme e mundur u detyrua te braktiste fushe-betejën në drejtim te Gjermanisë-e në te cilën kishin filluar greva kundër pushtimit te Napoleonit, përveç Gjermanise, Spanja dhe Holanda nuk ishim me nen influencën e Francës. Në momentin e humbej te gjithë armiqtë e Napoleonit morën zemër dhe u përpoqën te gjithë njëherësh ta sulmonin nga te gjitha anët, populli, klasa politike, fisniket, vete gjeneralët e tij i kthyen shpatllat, si Giocchino Murat i cili nuk e mbështeti për frike se mund te humbiste mbretërinë e Napolit. Dhoma e Deputeteve Francez e denoncoi atë se një tirane i cili preferonte vetëm lufte.

Në ditën e Krishtlindjes te vitit 1813 France u pushtua nga forcat e koalicionit te shtate. Një muje me vone, me 25 janar 1814, Napoleoni i la komandën e qytetit te Parisit te vëllait Giuseppe dhe pushtetin e perandorisë gruas Maria Luisa, përshëndeti te birin te cilin nuk do ta shihte me, dhe u nis me një komando prej 60.000 ushtare. Për dy muaj Napoleone iu kundërshtua armikut te tije në një nga betejat me brilante që ai kishte kryer, në fillim fioi në afërsi te qytetit Brienne (këtu Napoleoni kishte studiuar artin e luftës) pastaj me radhe në Champaubert, Montmirail, Chateau-Thierry, Vauchamps, Mormant, Villeneuve, Montereau, Craonne, Laon. Në fund te dyluftimeve ushtria franceze u mund nga forcat Prusiane dhe nga ato te Austrisë e Rusisë, në te marre lajmin që nuk mund te mbronte Parisin nga marshimi i armikut, dhe se disa nga Marshallet Perandorak e kishin tradhtuar si marshalli Michel Ney, me 4 prill për here te pare në jetën e tij Napoleoni kërkoi paqen.

Lamtumira e Napoleonit Rojeve Perandorake në kopshtet du Cheval-Blanc te kështjellës Fontainebleau

, Antoine Alphonse Montfort

Në Paris vëllai Giuseppe ishte mposhtur nga armiqtë Ruse te cilët te udhëhequr nga Zari Aleksandri I kishin hyre në kryeqytetin e perandorisë. Në Fontainebleau Napoleoni kaloi ditët me te vështira te jetës se tij, në fillim kundërshtaret i kishin refuzuar paqen, pastaj i kishin kërkuar terhqen nga perandor i Francës, pas disa mendime ai pranoi te tërhiqej në favor te birit Napoleon II dhe te gruas Maria Luisa. Por Zari i Rusisë Aleksandri nuk e pranoi ketë zgjedhje, zari kërkonte tërheqjen totale te familjes Bonaparte nga froni mbretëror në favor te familjes mbretërore Borbone te cilët ishin përjashtuar nga Franca me Revolucionin e vitit 1892. Napoleoni nuk i pranoi kërkesat e koalicioni dhe i kërcënoi se do te fillonte një beteje te re kundër pushtuesve por me këshillën e gjeneralëve ai pranoi te tërhiqte dore nga froni. Tërheqa e Napoleonit nga froni perandorak ndodhi me 6 prill 1814. Me 12 prill Napoleoni pertupi një dose te male helmi por fatmirësisht nuk vdiq.

Në te përshëndetur ushtaret e tij në mënyre heroike Napoleoni u detyra te vishte uniformat e ushtrisë Austriake që te mos diktohj nga Francezet e nzehur. Me 4 maj 1814, Napoleoni i u dërgua në ishullin e Elba-s, ku armiku kishte vendosur ta dëbonte. Në atë periudhë Napoleoni nuk pushoi se punuari, planifikoi dhe ndërtoi rrugë, miniera, mbrojtje, shtëpia, ishulli në pak dite u kthye qendra e botes sepse te gjithë sytë ishin te Napoleoni për te pare fatin që e priste. Në ketë periudhe në ishull mbërritën poete, politikane, ushtarake te shtyre nga kurioziteti për te pare burrin që mbajti në duart e tije fatet e Evropës, por gruaja dhe i biri, mbret i Romes, nuk e vizituan asnjëherë.

Napoleoni i shkruan bashkëshortes se tij, Zhozefinës

Paris (1795)

Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri ? Je e zemëruar ? Pse më dukesh e trishtuar ? Je e shqetësuar ? Sa dhimbje ndjej në shpirt ! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.

100 Ditët

Wellington është një gjeneral i pa aftë, sonte do të darkojmë në Bruksel (Napoleon Bonaparti përpara betejës në Waterloo)

Napoleoni i burgosur dhe larg perandorisë së tij, vazhdonte të merrte informacione mbi situatën politike franceze. Sovrani i ri Luigji XVIII Borobone, nuk i pëlqente shumë popullatës franceze e cila nuk donte ti’u kthehej më sundimit të Borobonëve. Luigji ngadalsisht po zbërthente të gjitha arritjet që kishte sjellë Revolucioni Francez, të cilat me Napoleonin ishin kthyer në ligj.

Por ky problem nuk ishte i vetmi që i hiqte gjumin Napoleonit, atij i kishin ardhe lajmë që sovranët e Evropës donint ta çonin në mërgim në Amerikën Latine. Perandori nuk ishte i gatshëm të lëshonte fronin e tij në dorë të Borbonëve, më 27 shkurt 1815, Napoleoni organizoi një festë të madhe, në oborrin e viles ku ai banonte, në të cilën morën pjesë të gjithë banorët e ishullit. Këtu për faj të turmës së madhe rojet angleze nuk e kontrolluan në mënyrë të rreptë kështu Napoleonit iu dha rasti të arratisej, me një varkë të vogël iu drejtua një ishulli përballë me atë të Elbës, këtu e priste një anije ushtarake e cila e çoi drejt në Cannes të Francës.

Më 1 mars 1815 anija ushtarake mbërriti në Francë në gulfin e qytetit Cannes. Nga kjo dite filluan ato që do të mbeten në shënimet e historisë si “100 ditët” legjendare. Populli i Francës e priti gjeneralin me ngrohtësi, edhe pse ai ishte kishte dështuar në fushatën e Rusi-së, populli francezë dhe mbi te gjithë gjeneralët e tjerë ishin të gatshëm të mbështetnin perandorin e tyre.

Më 20 Mars 1815, Napoleoni hyri në mënyrë triumfale në Paris, ndërkohë Luigji i cili ishte thirrur për ta zëvendësuar, në të marrë informacionin e ardhjes së tij u zhduk nga Parisi me këshillë të Talleyrand. Akti i parë që Napoleoni bëri si perandor i kthyer në fuqi, ishte një marrëveshje paqeje me shtetet e koalicionit, ndërmjetësimi iu besua Klemens von Metternich. Kjo paqe duhej ti lejonte atij të mbretëronte në fronin e Francës, por mbretërit e Evropës nuk pranuan.

Në fushën e politikës ai u soll me shume zgjuarsi, kuptoi se kushtetuta e Francës në kohën që ai ishte perandor duhej modifikuar me një sërë dekretesh liberale të frymëzuara nga revolucioni i 1789. Nga ana ushtarake Napoleoni vendosi të spostonte frontin e luftës në Belgjikë, për të mbrojtur nga beteja territorin Francez. Plani i tij, si gjithmonë, ishte të parandalonte bashkimin e ushtrisë Britanike me atë Prusiane, të cilët e kalonin në numër ushtrinë e Napoleonit. Ana e djathtë e ushtrisë franceze, me Napoleonin në krye, do të sulmonte ushtrinë Prusiane në Ligny, e cila komandohej nga Von Blücher. Ana e majtë e komanduar nga marshalli perandorak Ney sulomi ushtrinë e Dukës Wellington-it në Quatre Bras. As Napoleoni as marshalli i tij Ney nuk arriti objektivin e shpresuar.

Në këtë mënyrë arriti data më e famshme e historisë Napoleonike ajo e 18 qershor 1815, e thirrur nga Victor Hugo si “Dita e Fatit”. Kjo datë kujtohet si “Beteja e Waterloo-s”.

Të gjitha planet e Napoleonit rreth betejës në Waterloo u thërrmuan jo nga madhështia e armikut por nga pa aftësia e marshallve të tij. Marshalli perandorak Grouchy, i cili kishte detyrën për të lokalizuar dhe shkatërruar kolonën Prusiane, humbi kohë të çmuar duke e përqendruar sulmin e tij në bishtin e ushtrisë Prusiane, kjo e fundit rezistoi në mënyre heroike duke i dhëne mundësi kokës së ushtrisë të bashkohej me ushtrinë angleze të Wellingotn-it. Bashkimi i ushtrive kundërshtare dekretoi humbjen e ushtrisë Franceze.

Por Napoleoni vetë ka bërë jo pak gabime atë ditë, për shembull besimi në mareshallin Grouchy, i cili ishte komandant i zoti i kalorësisë por nuk kishte eksperiencë në komandon e ushtrive të mëdha. Komanda duhej ti jepej marshallit Davout, i cili atë ditë iu dha detyra, si gjithmonë nga Napoleoni, të ruante qytetin e Parisit. Marshalli tjetër dështak ishte Ney, i famshëm për heroizma individuale në beteje por jo i përshtatshëm për strategji ushtarake. Ky i fundit pati shume peshë në humbjen e Francezëve. I fundit që u dorëzua në atë betejë, ishte i riu Gambronne gjeneral i Gardës Perandorake, i cili me sakrificën e tij lejoi që ushtria e Napoleonit të tërhiqej për në Paris.

Napolenoi e organizoi ushtrinë e tij në 4-kollona për tu tërhequr në mënyre të ekuilibruar, rrugës drejt Parisit ai u bind që ëndrrës së tij i kishte ardhur fundi i pa shpresuar. Me të mbërritur në Paris, dhoma e deputeteve të Francës i dha urdhër të tërhiqej nga froni i tij, urdhër i cili dilte nga dora e të fuqishmit Fouché. Napoleoni dha tërheqjen por propozoi që fëmija i tij, Napoleoni II, të hipte në fronin perandorak në vend të tij. Kjo ide e gjeneralit nuk u pranua nga mbretërit e Evropës të cilët preferuan rikthimin e mbretit Luigji XVIII. Mbas këtyre rrjedhojave Napoleoni gjeti sistemim në kështjellën e Malmaison, vend në të cilin kishte jetuar me ish-gruan Jozefin (Giuseppina) grua që kishte vdekur para pak kohësh. Idea e parë për t’iu shpëtuar duarve të Anglezëve, dhe të arratisej në Amerikë ishte transformimi në një peshkatar, mundësi që nuk u pranua nga vet Napoleoni sepse kjo zgjidhje do të zbehte figurën dhe nderin e tij. Më 15 korrik 1815, me një gjest i cili u gjykua si hero-ik, Napoleoni iu prezantua vetë ushtrisë angleze. Në të hypur në anijen HMS Bellerofont, për të vendosur të ardhmen e tij, iu premtua një udhëtim në Angli ku do të jetonte si qytetar i thjesht por komandanti Maitland nuk e mbajti fjalën e dhënë dhe e deklaroi Napoleonin i arrestuar, ky i fundit u çua në mërgim në Northumberland në Shën Elena një ishull i vogël që gjendet në Oqeanin Atlantik.

Paris-soir (1938) – Motrat e mbretit Zog (Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja) janë në Paris në mënyrë anonime – Intervista ekskluzive me to

Motrat e mbretit të Shqipërisë duke ekzaminuar një ekspozitë të punës së “Scout-ëve”. Ne e dimë se princesha Maxhide (djathtas) është, në vendin e saj, një nga udhëheqëset e lëvizjes “scout”. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja, Francë – 13 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të shtunën e 9 prillit 1938, në faqen n°5, një intervistë të veçantë të motrave të mbretit Zog (Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides), të cilat gjendeshin në kryeqytetin francez, në mënyrë krejt anonime, për të bërë blerjet e fundit me rastin e dasmës së vëllait të tyre, të parashikuar në fund të muajit prill të po atij viti.

 

Çfarë kanë rrëfyer ato asokohe për median franceze ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Ato blejnë tualete për dasmën e vëllait të tyre.

 

Ndërsa mendonim se ato ishin në Londër, princeshat mbretërore të Shqipërisë janë në Paris. Një hotel luksoz i qetë, pranë « Etoile », është streha e tyre që prej javës së shkuar; ato kanë marrë dy apartamente me pamje nga rruga. Një ministër i ceremonive, z. Martini, i shoqëron ato.

 

Si është e mundur që tri gra të reja, ku disa fotografi të kohëve të fundit u kanë popullarizuar siluetën, të kenë qenë në gjendje të lëvizin në mënyrë anonime ?

 

Ky është sekreti i Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides. Një gjë është e sigurtë se kjo “lojë” e tyre i kënaq ato.

 

Motrat e mbretit Zog ecin në heshtje nëpër hollin e hotelit. Cila është më e bukur ? Ato janë të tria brune, të holla, jashtëzakonisht elegante;  ato kanë flokë ngjyrë kafe të lidhura në cep, pak makijazh, pafundësisht të bukura. Kostum të vogël sportiv, çantën nën krah, kapele me një vello përpara.

 

Myzejen është më e madhja me trup, por edhe në moshë. Oh ! fare pak ; ajo është 27 vjeç, ndërsa motrat e saj janë 25 dhe 24 vjeç. Të dyja kanë sy të zinj të shkëlqyeshëm, ndërsa fytyra ngjyrë esmere e Maxhides ndriçohet nga një vështrim i butë dhe i qartë.

 

Ato flasin frëngjisht.

 

— Dhe kjo nuk është për t’u habitur, – buzëqesh njëra nga gratë e reja. Ne kemi bërë studimet tona në Lausanne (Lozanë) ; Kemi përfunduar para katër vitesh, dhe që atëherë kemi ardhur shpesh në Paris.

 

—  Sepse ne jemi shpesh këtu ! – thotë Ruhija plot gëzim.

 

— Ne kemi ardhur për të parë motrën tonë, princeshën Senije Habid, e cila, e martuar, jeton në qytetin tuaj. Ajo është këtu në hotel, me ne. Ne kemi ardhur këtu për të blerë rroba, kapele dhe për të parë parfumeritë ! Ne shkojmë në teatër, në restorant, sepse ne kemi shije (gusto). Kësaj here, ne do të zgjedhim tualetet tona me rastin e dasmës së vëllait tonë, e cila do të mbahet më 27 të këtij muaji.

 

— E gjitha kjo për të ju thënë se jemi të zëna, – përshpërit me ëmbëlsi Maxhidja.

 

Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë me tri gratë e bukura që rrobaqepësi po pret. Ato, para se të hynin në makinë, paten një buzëqeshje që na dëshmoi se ato na falën për besdisjen tonë.

 

— Dhe ne nuk ëndërrojmë të lujamë në kinema ! – bërtasin të tria së bashku, duke qeshur.

 

Georgette Mayou

Bëri 18 vite në të gjitha burgjet e Shqipërisë, dëshmia e rrallë: Në Burrel të zhvishnin! Unë i thashë ‘këto ia kam falur shokut Enver dhe Nexhmies’… (video)

Kujto.al, Arkiva online e Viktimave dhe Krimeve të Komunizmit

“Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal nga burgu në 2009. Në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse, të shikoje një flet, një bar apo një diçka të gjelbërt. Ishte një mur i bardhë dhe asgjë tjetër. Banjo- dhomë për 10 vjet, 20 vjet”.

Marrë nga Kujto.al/ Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit

Qani Sadiku, dëshmon 18 vitet e qëndrimit të tij në të gjitha burgjet e Shqipërisë.

Rrëfimi i plotë

“Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal nga burgu në 2009. Në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse, të shikoje një flet, një bar apo një diçka të gjelbërt. Ishte një mur i bardhë dhe asgjë tjetër. Banjo-dhomë për 10 vjet, 20 vjet”.

Në vitin 1973, jam internuar nga Elbasani në Borshë të Sarandës, 5 vjet për aktivitete politike. Unë isha internuar vetëm, jo me familjen. Në internim nuk shkoja në apel se bënin apel në internim. Një herë në mëngjes, një herë në drek në orën 12 dhe njëherë në dark në orën 9. Në orën 5 do çoheshe prap. Unë i thoja ju më ruani mua apo unë iu ruaj ju? Po më ruajtët mua hajdeni tek shtëpia edhe më shikoni. Më lan dhe një vit mua ata edhe pastaj më çuan në Spaç. 7 vjet burg i bëra në Spaç. Tani unë pa ngarkuar mirë bëja “llam- llam”, po kur më ngarkuan rënd filloja dhe bëja “llam- llam” gjithë ditën. Hapur fare pa problem. Kur kisha dhe nja 7-8 muaj për tu liruar më arrestuan prap dhe më dënojnë për agjitacion me 10 vjet burg prap në Spaç. Më dënuan në Rrëshen, dëshmitarë më dolën tre bashkëvuajtësit e mi. Unë në fakt kisha 23. Ne ishim 20 veta, 30 veta edhe lakoheshim njëri me tjetrin. Ne rrinim bashk grup.

 

Sa vjeç ishe në atë kohë?

Isha 23 vjeç. Erdhi puna më çuan në Rrëshen nga Rrësheni më sollën në spital se unë isha me stomak, vuaja nga ulçera. Më than edhe për tu operuar. Nga burgu më çuan në Rrëshen aty më donojnë me 10 vjet burg. Me ato kriza që isha unë më çojnë në hetuesi. I them unë jam për në spital. Këtu shërohesh më kollaj më tha. Më çuan në Kaush, nga Kaushi në Spaç. I gënjeva në fakt i thash kam qenë nëpër biruca se ishin disa të burgosur që vinin për biruca. I thash dua dhe unë të iki se u lodha këtu. Më marrin më çojn prap në Spaç. Më kishte dal një dëshmitar një Myrteza Blushi nga Kruja shok komunist por i burgosur. Kishte qenë drejtor i foragjereve të Fushë Krujës, na tregnte dhe i tregoja. Fliste shumë pak por fliste shumë. I kishte thënë, më tha shoku Qani se shoku Enver udhëtonte me avjon bashkë me familjen e tij, Pranvera hapi derën e avjonit hodhi një 100 lekë. Enveri i thot pse e hodhe atë 100 lekësh babi, e hodha që të gëzohet ndonjë “fakir shqiptari. Pse nuk hidhesh vetë me kokë të mësoj të gjithë shqiptarët.” Ajo ishte barsolet e Stalinit në fakt po unë ja futa Enverit. Këtë e dinin shumica e atyre që ua kisha thënë, se më pëlqente dhe mua. Siklet kishte ai se ky hetuesi jonë këtu, ky operativ ishte nga Kruja si origjinë e përpunoi e mashtoj, i tha ja ku është ferri ja ku është parajsa. Unë kisha shumë gjëra, dhe i humba të gjitha, çfarë kërkoja më jashtë unë? Ndoshta ishte dhe ajo se unë skisha as fëmijë. Ai ishte i martuar dhe kishte 4 goca.

Si rekrutoheshin bashkëpuntorët e sigurimit në burg?

Unë kam parë për shembull që kanë shkuar aty shumica janë bërë me dhunë. Është rekrutuar me dhunë. Nga 1400 burra, që ishin të hapur ishin 30 veta, tre dëshmitar më dilnin vetëm mua. Nga kta tre të mi i dilnin atij, nga kta dy të atij katër më dilnin mua. Domethënë po të kishte shumë skishin nevojë të qarkullonin këta që ata ishin fare të hapur. Kurse këta të tjerët me psudonime.

Shikoje tani: Pastriku, Kasketa, Timonieri, Steka, Plepi, Ylli, Fusha, Pushka, Vullnetari, Limoni, Guximtari, Mali, I penduari, Shkëmbi, Zjarri. Këta janë të gjithë të mit. Për shembull Kasketa mund të ketë në Delvinë, në Sarandë, në Konispol.

Ke punuar në burg?

Kam punuar, shikoi duart e mija, unë jam operuar edhe nga nervat. Më janë shtypur nervat dhe jam operuar. Shikoji shenjat, dërrmuar fare. Kaloja në biruc 1 muaj, 2, 5, 6 muaj deri sa ika në Burrel. Në Burrel nuk kishte punë për asnjë. Biruca ishte biruc. Mund të rrije dhe vetëm mund të rrije dhe me shok. Ishte ftoht nuk mund të rrije dot 5 minuta ulur, se ata të zhvishnin ti hiqnin pantallonat, brekët e gjata ti hiqnin të linin ashtu me një xhaket edhe një batanie. Kur ishte bërë një amnisti atje në burgun e Burrelit, nuk të fillonte dënimi atëherë kur ishe dënuar për herë të fundit edhe thon ti Qani Sadiku, ju fal Prestidiumi i kuvendit Popullor 3 vjet. Është dënuar në mars të vitit 1981. Unë isha dënuar në 74 ai thoshte. Me leje i thash unë kto ja kam falur partisë, shokut Enver edhe Nexhmies. Nuk i dua. Aty ishin Prokurori, Zëvendës ministri ngelën kështu. Ore maskara  tha, partia dhe shoku Enver i ka ditët e gjata, ti do ngordhësh këtu edhe më futi një muaj në biruc. Vetëm për këtë fjalë. Shumë i keq ishte Burreli por ama shumë i keq ishte dhe Spaçi. Spaçi kishe 8 orë jasht ama dilje jashtë, takoheshe me shok. Qarkulloje me 1200 burra. Ushqimi ishte pak më i mirë se kishte pak bollëk. Kurse në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse të shikoje një flet një bar një diçka të gjelbërt, ishte murë i bardhë asgjë tjetër. Banjo, dhomë. Mund të dilje dhe një orë në ajrim, dilje dhe mbase nuk dilje. 10 vjet, 20 vjet.

Aty e kishte “Këtu i thon Burrel ku hyn e më nuk del”. 70% e personave në Burrel i njihja unë se ishin kondigjent i Spaçit. Kishte qenë më përpara ishte ridënuar si puna ime, Hysen Haxhia. I burgosuri është gjithmnon jashtë me mendje zdo të thot se je fizikisht në burg. Unë asnjë ditë skam qenë në burg kam qenë jashtë, i lirë ta them sinqerisht këtë. Unë jam Qani Sadiku, kam bërë 18 vjet e 7 muaj burg. Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal në 2009.

Marrë nga: https://kujto.al/nga-burgu-ne-burg/

Një letër pa përgjigje – Agron Alibali dhe Benjamin Neumann i shkruajnë Michael Granoff për kthimin e Bibliotekës dhe Letrave të Joklit në Shqipëri

Michael Granoff
Kryetar i Bordit të të Besuarve
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Nju Jork
SHBA

4 maj 2018

I nderuar z. Granoff,

Po ju shkruajnë dy shtetas amerikanë me prejardhje hebraike dhe shqiptare. Ju drejtohemi në detyrën tuaj si Kryetar i Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Rreth një vit më parë filluam përmes Komitetit Amerikan të Trashëgimisë Kulturore [U.S. Heritage Commission] një nismë private dhe të pavarur qytetare për të tranferuar në Shqipëri Bibliotekën dhe Letrat e Prof. Dr Norbert Jokl [1877 – 1942], qytetar i shquar hebre-austriak dhe linguist me famë botërore, i cili u shfaros gjatë Holokaustit.

Ishte dëshira e vetë Prof. Joklit që e gjithë pasuria e vet akademike t’i lihej trashëgim popullit të Shqipërisë. Mirëpo ende sot testamenti i tij ka mbetur i paekzekutuar. Biblioteka dhe Letrat e Joklit ende ndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, Kjo është njëlloj sikur krimi të vijojë të jetë duke u kryer.

Në përputhje me një traktat dypalësh SHBA – Shqipëri, ne i kemi kërkuar qeverisë sonë amerikane ndihmë që (i) pasuria e Joklit të përcaktohet si “pasuri me vlera të veçata kulturore” për trashëgiminë tonë: (ii) të punohet me Austrinë për kthimin e pasurisë akademike të Joklit në Shqipëri, në përputhje me dëshirën e tij dhe (iii) të punojë me shtetin shqptar për ruajtjen e pasurisë së Joklit me shkallën më të lartë të përkujdesjes dhe vëmendjes, me shpresë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë [BKSH].

Në pikën e fundit, ne kemi ndjekur me vëmendje një nismë të kohëve të fundit në Shqipëri për ta tranformuar ish-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës [QNK] në një ndërtesë apo aneks modern të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisê, ku Pasuria Akademike e Jokit do të mund të ruhej e sigurt për brezat e ardhshëm. Sikurse sugjeron përvoja jonë me ndërtesat e shumta të Biblotekës së Kongresit, aneksit të ri të BKSH-së në Tiranë mundet edhe t’i vihej emri i Prof. Norbert Jokl.

Ndërkohë që kjo nismë vendore na gëzoi mjaft dhe u gatitëm ta mbështesnim publikisht, mësuam nga ana tjetër të zhgënjyer se kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë-drejtorët tuaj në Tiranë për ta transformuar ish-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë.

Z. Granoff, ne ju kërkojmë me mirësi dhe respekt që ju ta pezulloni dhe ta anulloni këtë angazhim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit [AADF].

Faktorët që e bëjnë të domosdoshme një qëndrim reflektiv dhe të kujdesshën nga ana tuaj janë të shumtë.

Së pari, sikurse e dini, inkubatorë të kësaj natyre përgjithësisht strukturohen apo ngrihen në zona të dëmtuara ose të lëna pas dore të një qyteti. Kurse ish Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ndodhet pikërisht në qendër të Tiranës, as 50 metra lart nga Kryeministria. Pse u dashkan investuar fondet tuaja të vlefshme atje, dhe jo në zona të lëna pas dore në periferi të Tiranës?

Së dyti, është e vërtetë se ndërtesa në fjalë fillimisht u projektua dhe u ndërtua si një Muzeum për Enver Hoxhën, ish diktatorin e Shqipërisë. Megjithatë, vlerat e saj simbolike tashmë janë tejkaluar. Fill pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ndërtesa, sikurse vërejtëm, u shndërrua në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Madje, gjatë një periudhe të caktuar, ndërtesa strehoi edhe zyrat e Agjencisë Amerikane të Informacionit [U.S Information Agency] si edhe USAID-in, sëbashku me stacione të rëndësishme televizive vendase. Për më tepër, përdorimi si sinonim i termit “Piramidë” është i pasaktë. Me të vërtetë, kqyrja nga lart e ndërtesës së QNK-së do të tregonte se ajo ka trajtën e shqipes, që sikurse e dini, është simboli i kombit shqiptar. Prandaj, e gjithë ideja se, përmes këtij projekti AADF-ja kinse po transformoka një simbol të ish regjimit komunist në një simbol të sipërmarrjes kapitaliste në Shqipëri është më së paku e pavend dhe e pavërtetë.

Së treti, vetë ndërtesa fillimisht u projektua për muzeum. Prandaj, ajo mund të shndërrohet lehtë në një ndërtesë shtesë të Biblotekës Kombëtare. Me të vërtetë, përdorimi i saj si një bibliotekë për popullin e Shqipërisë do të ishte diçka e përkyer. Përse vallë AADF do të hidhej dhe angazhonte veten në një nismë biznesi e cila, edhe pse me qëllime të mira, në vetvete do të cenonte ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë për të tashmen dhe të ardhmen?

Së katërti, sikurse mund ta dini, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka vuajtur qysh nga mesi i viteve 1980 prej mungesës dramatike të investimeve, vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e të gjitha qeverive shqiptare në vijimësi kronologjike. Si rrjedhojë, ndërkohë që hapësirat e saj librare dhe institucionale kanë mbetur të pandryshuara, ose më saktë, janë reduktuar në mënyrë drastike, madhësia e koleksioneve të saj si dhe vëllimi i librave të ruajura është rritur në shkallë eksponenciale. Për pasojë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përballet me nevojën kritike dhe urgjente për hapësirë raftesh dhe magazinimi, si dhe për vend të përshtatshëm. Zgjerimi i saj duke përfshirë edhe ndërtesën e ish Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës do të ishte, me të vërtetë, një zgjidhje e përkryer.

Së pesti, ndërtesa e ish QNK-së u ngrit me djersën dhe gjakun e mbarë popullit të Shqipërisë, që nga Tropoja në Veri e deri në Gjirokastër në Jugë. Rrjedhimisht, vendimi i qeverisë qendrore për ta zhveshur apo hequr ndërtesën nga varësia e saj në favor të bashkisë së Tiranës ngre prima facie shumë pikëpyetje të ligjshme. Me të vërtetë, çdo qyetar shqiptar mund të ngrinte me mirëbesim një padi administrative për ta kundërshtuar me sukses vlefshmërinë e këtij transferimi dhe për të kërkuar rikthimin e ndërtesës në pronësi të Ministrisë Shqiptare të Kulturës. Qartazi gjasat jane se e gjitha kjo mund të shkallëzohej deri në një përplasje juridike me rezultat së paku të paqartë, por që gjithsesi, do të mund të cenonin objektivisht emrin e mirë dhe reputacionin e AADF-së.

Së fundi, është fakt i mirënjohur se, edhe pse gjuha dhe kultura shqipe janë ndër më të lashtat në Europë, interesi akademik për studime shqiptare në universitete perëndimore paraqet rënie dramatike. Prandaj, mbetet detyrim i ngutshëm për institucionet përkatëse në Shqipëri marrja e vendimeve strategjike për ruajtjen e gjjuhës dhe trashëgimisë kuturore të kombit të tyre për brezat e ardhshëm. Transformimi ndërtesës së ish-QNK-së në një pjesë funksionale e ruajtëse të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërië të kushtuar konservimit të kësaj gjuhe dhe kulture të lashtë për Mijëvjeçarin e Tretë, dhe mundësisht, emërtimi i saj pas Prof. Dr. Norbert Jokl, kthehet vërtetë një një akt tejet të ngutshëm dhe fisnik.

A do ta mbështesnit ju dhe Bordi tuaj i të Besuarve këtë nismë?

A do ta rishqyrtonit ju dhe Bordi tuaj i të Besuarve nismën e inkubatorit?

Për dijeninë tuaj, ne do t’i drejtohemi edhe Kryetarit të nderuar të Bashkisë, z. Veliaj, me kërkesën që ai t’ia rikthejë qeverisë qendrore dhe popullit të Shqipërisë dhuratën ” ndërtesë të ish-QNK-së.

Lutemi jeni të lirë të lidheni me ne nëse do t’ju nevojitet më shumë informacion.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe mirëpresim reagimin tuaj sa më sipër.

Sinqerisht,

Benjamin Neumann                                                                                          Agron Alibali

 

Agron Alibali është jurist, studies the autor, ekspert i specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare të detit etj. Nismëtar i kthimit në Shqqipëri të një pjese të humbur të Bibliotekës së Faik Konicës, sipas amanetit të trashëgimlënësit të madh. Libri i tij “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” është nderuar me çmimin e Vatrës si dhe me çmimin per veprën më të mirë studimore në Panairin Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2017”.

Benjamin Neumann është i biri i Johanna Neumann, gruaja që kur ishte fëmijë bashkë me të jatin dhe nënën e saj i shpëtoi Holokaustit e strehuar dhe u mbrojtur nga shqiptarët dhe që gjithë jetën e saj luajti një rol shumë të rëndësishëm në njohjen dhe vlerësimin e kontributit të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Johanna Neumann u nda nga kjo botë në prillin e 2017.

 

Një rrëfimtar që fle, harruar – Nga Andon Andoni

 Edhe pas 15 vitesh si ka ikur nga kjo botë e të gjallëve, thuajse i harruar në lëmin e studimeve letrare edhe pse shpesh në të shkuarën është përmendur “si një rrëfimtar safi” dhe “pasues i prozës së Kutelit” shkrimtari apo më saktë proza e tregimtarit Sotir Andoni, mund të përbëjë sot një gjeth të vyer për studimin shkencor dhe aq më shumë për kritikën letrare praktike. Por ne si lexues, kemi nevojë t’iu kthehemi shpesh “harresave ” të tilla, jo më për shkrimtarin, pasi ai nuk ka më nevojë për ne, por ne kemi nevojë për lëçitje brenda krijimit që ai dhe brezi i tij lanë pas.

Në këtë shkrim do ndalemi në disa prej tregimeve të krijimtarisë së tij të parë (deri në fillimin e viteve shtatëdhjetë të shekullit të shkuar) të librave “Maleve në shënëndre” 1957, “Tregime nga Morava” 1960, “Kur merrnim fluturim” (1967) “Dasmë ë çuditshme” ,”Tregime të zgjedhura” “Toena” 2005, duke i parë ato nën frymën e një teorie pozitiviste, në ndikimin e mjedisit ku u formua shkrimtari dhe kohën e krijimit të këtyre librave, pasi në krijimtarinë e mëvonshme, ajo vjen dhe zbehet nën trysninë e goditjeve të njëpasnjëshme që pësoi autori për hir të diktaturës, dhe thuajse u tërhoq ashtu sikurse bënë dhe miqtë, e njëherazi ustallarët e tij, M. Kuteli e më shumë L.Pogradeci në kohën e ndërtimit të socializmit “me forcat tona”.
Teoria mbizotëruese nën dritën e së cilës mund të shihet tregimi i Sotir Andonit, është ajo formaliste pasi si prozë plot lëng jetësor dhe me një pasuri gjuhësore të larmishme, edhe pse kjo i shkon më përshtat poezisë si forma më e lartësuar e letërsisë, tregimet e S. Andonit s’janë gjë tjetër vetëm se një prozë poetike.

Kjo gjuhë, shpesh ka himnizuar dhe ka tjetërsuar realitetin social shoqëror. E ka “rrëfyer’ jetën më të bukur nga sa ekzistonte. Ajo nuk ka shprehur të zakonshmen dhe të përsëritshmen e jetës së karaktereve dhe personazheve në tregime, por jetën me një “ritëm e tingëllim të çuditshëm”1 por duke mbetur një prozë letrare plot lëng.

Ai lindi në Ziçisht të Korçës (1925-2003) në familjen e një tregtari dhe mërgimtari që kishte kaluar dy herë Atlantikun, drejt tokës së premtuar Amerikës, përpara luftës së dytë botërore, por që kishte preferuar të mbetej një mëmëdhetar në vendlindjen e tij ku krijoi familje e ku do të vinte në jetë dhe djali i tij i dytë Sotiri.

Në një fshat që numëronte dhjetëra kurbetçinj në malet e Athosit , si pjesë e atyre “tremijë mërgimtarëve që Shahin Kolonja kishte regjistruar në fillim të shekullit të shkuar”2 e që jehona e bëmave dhe zhgjëmave të tyre, vinte në tregimet e tij në formën e Koles së Stefanit tek “I handakosuri”, “Kandili i shuar”, dhe “Ligor Dodani”.
Mësimet e para i mori nga mësuesi i fshatit një njeri i shkolluar në vendet gjermanike, dhe që vinte në Toskëri prej veriut të Gjakovës, tek i cili shkrimtari i ardhshëm kishte gjetur shëmbëlltyrën e dijes dhe të leximit. Çamarrok, siç e rrëfen veten përmes unit artistik në mjaft prej tregimeve të tij, ai do ishte njeriu që do furnizonte me ushqime të përndjekurin e Kryengritjes së Fierit, Kostë Cekrezin, të afërm nga fisi, që përkthente, i arratisur në malin e Moravës, “Kontin e Monte Kristos” duke ia vënë në duar shkrimtarit të ardhshëm në fashikujt e dorëshkrimeve të tij..
Porse ajo që do ta mrekullonte më tepër ishte toskërishtja në rrëfenjat e Mitrush Kutelit të cilin më vonë do ta kishte mikun e zemrës dhe do ta quante nëpër letërkëmbimet e shumta “usta”.
I rritur në një mjedis të shëndetshëm dhe në një jetë fshatare të ngritur me nikoqirllëk, ai do të kujtojë më vonë botën e fëmijërisë dhe rinisë së tij të hershme, në tregime të tilla si “Gazet dhe helmet e fshatit tim” nga vëllimi “Maleve në Shënëndre” 1958 “Lorka” nga vëllimi “I dërguari nga klasa” “Këngët e rinisë së parë” nga vëllimi “Dasëm e çuditshme”etj. Të gjitha këto , të marra së bashku dhe të vështruar edhe në dinamikën e jetës së tij social shoqërore deri në fund të viteve 90, do të na mundësojnë të hedhim dritë rreth oshilacioneve të krijimtarisë së tij dhe për më tepër për të dalluar letraren nga “partishmëria në vepër”

Fabula dhe tjetërsimi i saj artistik në subjektin e tregimit

Ashtu sikurse pranohet nga njohës të krijimtarisë së S. Andonit ai ishte një “Rrëfyes i jashtëzakonshëm i trillimeve krijuese, përblojtur mundimshëm në mokrat e përjetimeve dhe fantazive të veta,… tregimin e sapopërfunduar, e rrëfente me bukur sesa e shkruante”3
Një element thelbësor për tregimin andonian duket se është subjekti i tregimeve.
Me “një efekt tjetërsues tek fabula”4 dhe i kujdesshëm që fjalia e parë e tregimit të flasë e kumtojë me të fundit si të tillë, tregimet janë një koherencë e plotë përmes elementeve të fabulës dhe shumësisë së “materialeve”. Le të sjell një shembull nga tregimi “Sefedin Komiti, Sefedin Labi” nga vëllimi “Fletë të kuqe Qershie”.
Ja fabula: Sefedin Komiti, i porsa martuar hyn në sherr me beun e fshatit se ky i fundit ia rrëzoi oxhakun e shtëpisë, ia lëvizi gurin e sinorit në bahçe dhe ndërtoi një mulli ngjitur më shtëpinë e Sefedinit duke ia lëshuar ujrat e jazit nëpër oborr…
“Epo dëgjo o bej! Si e ke nisur zotërote, do vish gjer në jatak të më kërkosh edhe nusen time …po më mirë na këtë që të jap unë dhe vajtsh në të satëme…”5
Dhe doli komit e kaçak maleve.

 

Kaq. Një fabul që na kumton një histori mëse të rëndomtë konfliktesh të paprera deri në ditët e sotme dhe që bashkëshoqërojnë klasa e sisteme të shoqërisë.
Tashmë mbete në dorën e krijuesit që të tjetërsojë këto element të fabulës në një subjekt letrar për të përftuar një krijim të vërtetë dhe që me pak fjalë, është ky:
Na jepet Sefedin Komiti në moshë “tetëdhjetë” i ndodhur në sheshin e fshatit ditën e festivalit, ku “buhisnin sazet e hidhej vallja… Thonë se iu kujtua rinia e tij e hershme kur mbante fustanellë prej komiti..”6 kemi kështu “transferimin e materialeve, zhvendosjen e tyre të përkohshme”7 po bëhemi gati të pranojmë paraqitjen e ngjarjes apo thelbin e saj përmes fabulës së mësipërme. Narracioni dhe gjuha e mjeteve shprehëse të saj, na fut në fabul, por vetëm kjo, sado bukur dhe elokuente të rrëfehet, nuk na kumton e për më tepër nuk na ngazëllen me ndonjë efekt emocional e përjetues pas leximit të saj.

“Por pas dy vjet komit e kaçak malesh më pushkë krahut dhe me shpirt ndër dhëmbë…. mësoi se Italia ishte shtruar në Vlorë e nuk donte të tundej. Këtu më ke, pat thënë Sefedini dhe me pushkë krahut bënte hesap të zbriste asaj Labërie për nder e për trimëri. Por më parë se të nisej iu mbush mendja të shkonte një natë në shtëpi”8
Një fjali e vetme që shënon kthesën në tregim.

Vetëm kaq pak radhë dhe ndjejmë se tashmë ka filluar efekti i defamiljarizimit të fabulës deri në momentin përmbyllës që ky defamiljarizim do shtrihet më së tej në elementet e realitetit jetësor të tjetërsuar artistikisht. Ende nuk jemi në rrjedhat e një narracioni dinamik apo një dinamikë e fundme e zgjidhur. Jemi në “një lojë fjalësh dhe efektesh të tjera”9 që receptuesin, lexuesin, e bën të mbete pezull se, ç’do ndodhë po u kthye në shtëpi dy vjet larguar dhe kur “bijtë e hasmit mbanin vesh e përgjonin kur të kthehej ndonjë natë tek nusja e t’i bënin gjëmën”10 , “duket se realiteti i fabulës është prishur”11

“Zbriti Sefedini në shtëpi një natë të zezë sterrë, qosh më qosh e rrugë më rrugë e dalë nga dalë….”12 një enumeracion poetik që shoqëron një situatë, sa të nderë, aq edhe të kryer, më së fundi në një vendim të pakthyeshme të nisur me foljen “Zbriti”

Dhe fjalia tjetër pasuese është një dinamike më vete, një korrelacion që përfshin vetvetiu dhe përbashkon dy jetë në një.
“Atë natë (burrë e grua) shënimi im- e kaluan të mbështjellë me gunë e tij”13 dy jetë në një që mund të mbeten si të tilla edhe pas një elementi tjetër të dhënë përmes fjalisë pasuese: “Zjarr nuk ndezën fare se dukeshin flakët përjashta”14 (mendo që shtëpia e hasmit është ngjitur me ta). Një realitet. Një kumt që nuk na tregon ende shumë. Lexuesi mbetet me makthin në zemër. Po sikur.. ja edhe zjarrin nuk e ndezën që mos kuptohej kthimi i komitit i munguar… dhe vetëm pas kësaj fjalie, madje në pjesën tjetër të saj të bashkërenditur lëmë pas “këtë realitet” dhe futemi në botën e ndijimeve, abstraksioneve të shenjave gjuhësore që na kumtojnë. “…. por u mjaftoi zjarri i dy vjetëve”15
Dhe ndijimi artistik, qoftë dhe vetëm përmes këtyre tri fjalive, na sjellin në një botë njerëzore, që nga një njeri, apo më mirë të mbetur ndaras, tek e tek, pra një i vetëm, bëhen dy “nën një gunë” dhe bëhen tre “pas një zjarri” në të nesërmen që po agonte.
Ende duket se jemi brenda realitetit. Dhe presim tjetërsimin e tij, pas këtyre “komenteve të shpeshta të vetëdijes të bëra nga autori,…”16 që përbëjnë “…ndryshimet midis fabulës dhe subjektit”17
“…nusja e re u ul galiç aty nën këmbët e burrit, papritur mbuloi sytë me të dy duart dhe ia dha të qarit….”18
Sefedini i shastisur, po sa edhe lexuesi në këtë dramë që ka arritur tensionin më të madh të mundshëm, e pyeti:
“-Qan se do të shkoj në luftë?
-Jo,-tha ajo me lot në sy.
-Qan se nuk do të shkoj në luftë?
– Jo,- ja ktheu ajo përsëri.”19
Tensioni ende nuk është shfryrë, që madje pas dy pyetjeve të tilla do ishte e udhës që të kishte edhe një pohim për cilëndo pyetje, tejet të justifikuar për një nuse të re që kishte hequr keq më hasmin në derë.
-Po atëherë?
Kjo është pyetje jo vetëm e Komitit, por njëherësh edhe e jona si lexues.
Një pyetje që sigurisht do ketë një përgjigje. Cilado që të jetë ajo pret një të tillë që nuk vonon menjëherë pas saj.
“-Dua të thërrasësh miq në shtëpi.
-Miq ? Në shtëpi?”20
Dhe merrni me mend tensionin artistik që vjen e rritet. Herë merr brigjeve të inatit të komitit e herë të nuses së re që fshin lotët me përpares dhe ngul këmbë në të sajën .
“- ku dihet…sonte mund të kem mbetur me barrë… dhe mund të thonë …nusja e Sefedinit lindi një….prandaj dua miq në shtëpi të të shohin që ti erdhe këtu….”21
Dhe tashmë subjekti ka tjetërsuar një realitet fabulor dhe e ka ngritur krijimin, nga një çështje të rëndomtë hakmarrjeje mes njerëzish, në një normë morale e cila mban në këmbë shoqërinë njerëzore prej fillesave të saj deri në qytetërimin e sotëm, që është familja si njësi bazë e saj. E konturuar në dimensioneve të jetës, lindjes dhe vdekjes.
Siç shihet, proza e shkurtër e S Andonit është një prozë rrëfimtare, plot lëng jete, ” sa në vazhdën e Kuteli, aq edhe brazdë e çelur prej tij në prozën shqipe. Është kjo një prozë aromatike, ndoshta më aromatikja e rrëfimtarëve tanë…”22
Ia vlen, për sa thamë më sipër, të ndalemi paksa në gjuhën e tregimeve të S. Andonit, një gjuhë plot kolorit dhe herë- herë e ngritur në shtresimin e një gjuhe të barabitur me atë të një rrëfimi të shtruar jashtë dhe tejet të larguar nga hallet e vogla të së përditshmes. Duket se kjo dukuri e ka zanafillën në një tjetër element të pëlqyer prej shkrimtarit:-dashuria për jetën njerëzore, dashuri që ngërthen deri diku gjithë arsenalin e krijimit të tij, madje sipas studiuesve, kjo dashuri biblike ndjehet edhe kur portretizon karaktere të tillë me pexhorativitete, si Bane Lica tek “David Selenicasi” në vëllimin “Tregime nga Voskopoja” (1980) apo Dadabaken, tek tregimi “Nënolja dhe unë” vëllimi “Trokthet e kuajve nëpër natë”(1973).
Dashuria për jetën, apo përkitazi me lirizmin në plotmërinë më të gjerë të kësaj fjalë të gjendura në tregimet e tij, duket se janë prelud i një gjuhe të ngritur dhe të lartësuar prej natyrës së shkrimeve të autorit. Një formalizëm e strukturalizëm i shtruar këmbëkryq në të gjithë pjesën e prozës së S Andonit, porse deri më sot fare pak e diktuar dhe e reklamuar si e tillë prej kritikës dhe studiuesve.

Në këto radhë,duhet thënë se ai ishte një shkrimtar autodidakt për nga shkollimi, dhe nuk arriti kurrë të formësojë një kulturë shkollimi në adresë të gjuhës. Përdorimin e saj ai e ka të vetvetishme, të ngulitur në brendinë e shpirti krijues dhe të vjelë me “merakun e ustait” që vjel vreshtin, të mbledhur prej njerëzve më të cilët ndau hallet dhe gëzimet e një botë të tërë, vëzhgues i hollë i traditës folklorike.

Enumeracionet, kontrastet dhe shkallëzimet që përdor në tregime, s’janë gjë tjetër vetëm se një grumbullim cilësor me ngjyrime poetike, herë i gjuhës së autorit, gjuhës së personazheve dhe, herë në trajtesën e përshkrimeve të natyrës dhe peizazhit, por në të gjitha rastet një asht jetësor i hedhur tashmë mjeshtërisht prej autorit në kartë.
“Unë ngisja çap e jak, mbush e zbraz plloskën… Ca uronin çiftin, ca lëshonin thumba”23

Gjuha e dashurisë zë vend në tregimet e S.Andonit me një sinqeritet të jashtëzakonshëm fëminor. Ajo vjen në tregime sipas përkatësisë së personazheve burrë e grua, të rinj e vajza, fëmije e pleq. Ajo është e destinuar të mbushë me gëzim zemrat e tyre gjithsesi. Sa jemi të vegjël dashuria ka trajtën e rendjeve nëpër livadhe plot dritë: “Si mbaronim kuvendimin me qyqen zbrisnim poshtë fushës që kundërmonte nga era e manushaqeve dhe luleshqerave.24 “Arat pas lumit ishin të mbjella me jonxhë dhe gjelbërimi aty ishte i thellë gjer tutje vjeshtës. Ne na kish ënda të vinim në mes të kërcejve të jonxhës. Shtriheshim aty më krahëza, hapnim duart anash e soditnim qiellin mavi që nga qilimi ynë i gjelbër.”25
Më tej ajo mbart me vete edhe “merakun” e familjes së re që krijohet dhe në të gjitha rastet gjuha e shkruar për këtë lloj marrëdhënieje është tejet poetike. Duke përmendur kontraste e kundërvëniet me elementet e natyrës dhe jetës, gjuha e tregimeve është pjesë e individualitetit të krijimtarisë së S.Andonit.
Si kundër vëmë re, lumi, shelgjishtat, maji dhe më së fundi blerim i tij me këngën e bilbilave nëpër degët e shelgjeve dhe pemëve ndanë ujërave, janë një nga pjesa themelore e universit të tij gjuhësor dhe krijues.

Ato shkrimtari nuk i ka parë në veprën e tij si pjesë të formacionit mbështetës të prozës narrative, apo si instrument të pasurimit të elementeve të tilla të tregimeve si pjesë të kompozicionit, të formës, të gjuhës etj, madje edhe atëherë kur ka ndjekur në mënyrën më instiktive integritetin e saj si pjesë të së tërës brenda tregimeve, por ndonjëherë i ka përbërë dhe pjesë të strukturës rrëfimtare.

Por ajo që vlen të theksohet është dhe ngarendja e shkrimtarit përpos pasqyrimit të fakteve letrare, drejt një jete të mistifikuar me dashuri njerëzor si dhe fjalës si magji e muzikalitet i ritmit të brendshëm të një kulture njerëzore përfaqësuese artistike e saj në vepër.
Shpesh është menduar se ky shkrimtar rrëfimtar, “adhurues i anegdodizmit folklorik, “i zakoneve të një fshati me nikoqirllëk qytetar, derdh në tregime një energji gjuhësore epitetike, me enumeracione detajesh, nëpërmjet një fjale, ku bashkëjeton tingulli me ngjy-rimin”26 e pati adhurim gjurmimin e sjelljes dhe fjalës së njerëzve nga më të ndryshmit, njerëz burimorë, të cilëve “iu vodhi” fjalë, këngë, vargje poetike, mushtin e jetës.

Shënime
Koçi Petriti parathënie e vepres S Andonit “Dasëm e Çuditshme” “Toena” 2005, faqe 7
2 Blendi Fevziu “Shtypi shqiptar gjate viteve 1848-1990” Tiranë 2005
3 Koçi Petriti parathënie e vepres S Andonit “Dasëm e Çuditshme” “Toena” 2005, faqe 6
4 Floresha Dado “Teoria Letrare Moderne”
5 Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
6 Po aty
7 Floresha Dado “Teoria Letrare Moderne”

8 Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
9 Floresha Dado “Teoria Letrare Moderne”
10 Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
11 Floresha Dado “Teoria Letrare Moderne”
12 Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
13 Po aty
14 Po aty
15 Po aty
16 Floresha Dado “Teoria Letrare Moderne”
17 Po aty
18Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
19 Sotir Andoni “Fletë të kuqe qershije” Shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1978
20 Po aty
22 Po aty
23 Koçi Petriti parathënie e vepres S Andonit “Dasëm e Çuditshme” “Toena” 2005, faqe 6
24 “Maleve ne shënëndre” shtëpia botuese “Naim Frasheri” Tiranë 1957
25 Po aty
26 Po aty
27 Koçi Petriti parathënie e vepres
S Andonit “Dasëm e Çuditshme”
“Toena” 2005, faqe 6

Havzi Nela: Do të bindem vetëm kur të bëhem dhé (dokumente)

Shënim Operativ: “Unë punëtori… mora pjesë në internimin e Havzi Nelës. Havziu u shpreh se: ‘Kaq i rrezikshëm paskam qenë unë për partinë sa ma çoi gjithë jetën burgjeve?’- unë i thashë se ‘Ti ke bërë krim dhe për këtë të falënderosh partinë që të fali jetën” – ndërsa Havziu ma ktheu: “Unë nuk ia di për nder askujt, sepse e kam shlyer me jetën time”. Pastaj S.G. i tha Havziut se po bën gabim që po flet kështu dhe për këtë do të bindesh vetë. “Unë – tha Havziu – do të bindem vetëm kur të bëhem dhe, por më vjen keq që ju po merrni në qafë shumë njerëz të ndershëm duke dëgjuar lloj-lloj maskarai e batakçiu, sepse ku e dinit se unë nuk mund të bëhem një njeri i denjë, por mund të bëhesha agjent, që po më internoni…”. Kjo është vetëm një fletë nga dosja e hetimit dhe dënimit të Havzi Nelës, poetit kuksian që doli kundër regjimit komunist. Në 30-vjetorin e vdekjes së mësuesit dhe poetit nga Kukësi, Autoriteti i Dosjeve për herë të parë vë në dispozicion të studiuesve dokumentet e deklasifikuara që i përkasin dosjes formulare të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Në faqe të tjera, Nela citohet të ketë thënë se, “situata në vendin tonë është shumë e turbullt dhe se këtyre u ka shpërthyer vullkani në udhëheqje, prandaj i kanë ditët të numëruara.

 

Qeveria e këtij udhëheqësi e mban popullin në diktaturë terroriste”. “I pandehuri, Havzi Nela, i biri i Shabanit dhe i Xhevahires, i lindur më 1934 në Kallovoz të Kukësit, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje shoqërore punëtor, me profesion arsimtar, me arsim të lartë të pambaruar, me gjendje familjare i martuar pa fëmijë, i dënuar me 15 vjet heqje lirie, në bazë të nenit 64/ 14 të Kodit Penal, me vendim nr. 25 data 22.5.1967, të Gjykatës së rrethit Shkodër, i arrestuar më 30.5.1975, i akuzuar se ka bërë agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor, ka kryer krimin e parashikuar prej nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata pasi shqyrtoi materialet e hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, mbrojtjen dhe fjalën e fundit të të pandehurit, i cili kërkon drejtësi, vendosi:

 

 

Ta deklarojë fajtor të pandehurin Havzi Nela, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal e dënon me 8 vjet heqje lirie. Përfundimisht në aplikim të nenit 49, të Kodit Penal e dënon me 12 vjet heqje lirie”, shkruhet në vendimin e datës 8 gusht të vitit 1975 të Gjykatës së rrethit Mirditë, e cila e dënon Nelën me 12 vjet heqje lirie. Në kampin e Spaçit, i pandehuri gjatë vitit 1974 dhe 1975, me të dënuar të ndryshëm ka bërë biseda armiqësore kundër pushtetit popullor. E përfundoi arsimin e lartë në Shkodër, me korrespodencë e më pas punoi si mësues në Krumë, Lojmë dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur u transferua në Topojan, vendi ku nisi edhe kalvari i tragjedisë së tij. Dënimi me 15 vite heqje lirie, në vitin 1967 i erdhi për shkak se kishte kaluar kufirin drejt Kosovës, por forcat jugosllave e dorëzuan sërish në Shqipëri. Edhe bashkëshortja e tij u dënua me 10 vite burg. Gjatë gjithë kohës i vëzhguar nga Sigurimi, në vitin 1986, e lejuan që për një kohë të shkurtër të dilte nga burgu, liri që nuk do të zgjaste shumë, pasi në vitin 1987 arrestohet sërish. Më 1988 e varën në qytet. Me rastin e 30-vjetorit të varjes së poetit dhe mësuesit, Bashkia e Kukësit pasi vendosi bustin e poetit në gjimnazin e qytetit, ka përuruar shtëpinë e Havzi Nelës në fshatin Kollovoz, ku thuhet se poeti kishte groposur dorëshkrimet e tij të fundit, që të mos binin në duart e Sigurimit të Shtetit.

Një letër pa përgjigje dhe e ardhmja e Piramidës Nga Ben Andoni

Nga Ben Andoni – Michael Granoff është kryetar i Bordit të të Besuarve, pjesë e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Prej kohësh atij i është përcjellë një letër nga një grup veprimtarësh, por që është firmosur nga dy aktivistë të njohur të komunitetit hebre dhe shqiptar në lidhje me një çështje që ka lidhje me procesin e transformimit të ish-Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (QNK) në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë. QNK ose ndryshe siç njihet Piramida mbart një trashëgimi të madhe dhe në dekadën e fundit është degraduar në atë masë, saqë është kthyer në një nga pikat më tërheqëse për turistët për t’u treguar fytyrën live të socializmit shqiptar. Zoti Berisha bashkë me një shpurë të tërë të gjithë fushave ishin gati ta hidhnin në erë, pasi sipas tyre ajo përcillte trashëgiminë e komunizmit dhe mbi të gjitha destinacioni i saj lidhej me kujtimin e Enver Hoxhës. Debati i madh që pasoi dhe presioni nga të gjitha fushat bëri që Piramida të ruhej, por ndërkohë pjesa e saj kryesore filloi të degradonte frikshëm.

Pas shumë vitesh në aktivizmin e tij tepër energjik kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë-drejtorët e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në Tiranë për ta transformuar ish-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë. Pa mohuar rëndësinë e këtij aksioni të lavdërueshëm dhe gjetjen e qëllimit për godinën, duhet të themi se destinacioni do t’i shkonte shumë më mirë një ndërtese me një arkitekturë krejt tjetër, por edhe një hapësire tjetër në qytetin tonë, i cili është shtrirë shumë në drejtimet lindore dhe verilindore. Një gjë që nuk po merret parasysh nga pushtetarët e vendit tonë, që mundohen ta grumbullojnë çdo gjë në qendër të qytetit.



Prej pak kohësh apelojmë që kjo godinë (Lexo: QNK ose Piramida), duke marrë parasysh gjendjen katastrofike të Bibliotekës Kombëtare të ishte vend strehimi i saj dhe pse jo kuartieri kryesor i Bibliotekës Kombëtare. Në javët e fundit, Biblioteka Kombëtare i ka mbijetuar një gjendje përmbytje, që erdhi prej problemeve teknike. Godina i ka mbijetuar një zjarri, që e detyroi të ishte e paaksesueshme për lexuesit dhe po ashtu edhe shumë problemeve të tjera. Zyrtarët e saj vazhdimisht e kanë bërë hapur apelin e tyre dhe kanë treguar mundësitë e kufizuara të hapësirës dhe jo vetëm, por që gjithsesi duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. Apeli ynë ka qenë i vazhdueshëm që Piramida të kthehej në Bibliotekën Kombëtare, kuptohet me modifikimet e mundshme, anipse duke marrë parasysh se energjia kryesore në këto kohëra ka shkuar për ruajtjen e Godinës së Teatrit Kombëtar pakkush është kujtuar për Bibliotekën dhe ca më tepër për Piramidën. Do të ishte në nder të autoriteteve shqiptare që ta rishihnin memorandumin e tyre me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe nga ana tjetër këta të fundit të tregoheshin mirëkuptues për një drejtim të ri. Mbase juristët do të dinë të japin përgjigje më të arsyeshme se ç’mund të bëhet në këtë rast, por duken shenjat jo të mira për mos reflektim: që nga mospërgjigja e autoriteteve të Fondit, që nuk e kanë marrë shumë parasysh, qoftë dhe letrën e drejtuar nga bashkëkombasit e tyre.

****
Michael Granoff
Kryetar i Bordit të të Besuarve
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Nju Jork
SHBA

4 maj 2018
I nderuar z. Granoff,
Po ju shkruajnë dy shtetas amerikanë me prejardhje hebraike dhe shqiptare. Ju drejtohemi në detyrën tuaj si Kryetar i Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Rreth një vit më parë filluam përmes Komitetit Amerikan të Trashëgimisë Kulturore [U.S. Heritage Commission] një nismë private dhe të pavarur qytetare për të transferuar në Shqipëri Bibliotekën dhe Letrat e Prof. Dr Norbert Jokl [1877 – 1942], qytetar i shquar hebre-austriak dhe linguist me famë botërore, i cili u shfaros gjatë Holokaustit.

Ishte dëshira e vetë Prof. Joklit që e gjithë pasuria e vet akademike t’i lihej trashëgim popullit të Shqipërisë. Mirëpo ende sot testamenti i tij ka mbetur i paekzekutuar. Biblioteka dhe Letrat e Joklit ende ndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, Kjo është njëlloj sikur krimi të vijojë të jetë duke u kryer.

Në përputhje me një traktat dypalësh SHBA – Shqipëri, ne i kemi kërkuar qeverisë sonë amerikane ndihmë që (i) pasuria e Joklit të përcaktohet si “pasuri me vlera të veçanta kulturore” për trashëgiminë tonë: (ii) të punohet me Austrinë për kthimin e pasurisë akademike të Joklit në Shqipëri, në përputhje me dëshirën e tij dhe (iii) të punojë me shtetin shqiptar për ruajtjen e pasurisë së Joklit me shkallën më të lartë të përkujdesjes dhe vëmendjes, me shpresë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë [BKSH].

Në pikën e fundit, ne kemi ndjekur me vëmendje një nismë të kohëve të fundit në Shqipëri për ta transformuar ish-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës [QNK] në një ndërtesë apo aneks modern të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku Pasuria Akademike e Joklit do të mund të ruhej e sigurt për brezat e ardhshëm. Sikurse sugjeron përvoja jonë me ndërtesat e shumta të Bibliotekës së Kongresit, aneksit të ri të BKSH-së në Tiranë mundet edhe t’i vihej emri i Prof. Norbert Jokl.

Ndërkohë që kjo nismë vendore na gëzoi mjaft dhe u gatitëm ta mbështesnim publikisht, mësuam nga ana tjetër të zhgënjyer se kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë-drejtorët tuaj në Tiranë për ta transformuar ish-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë.

Z. Granoff, ne ju kërkojmë me mirësi dhe respekt që ju ta pezulloni dhe ta anuloni këtë angazhim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit [AADF].

Faktorët që e bëjnë të domosdoshme një qëndrim reflektiv dhe të kujdesshëm nga ana tuaj janë të shumtë.

Së pari, sikurse e dini, inkubatorë të kësaj natyre përgjithësisht strukturohen apo ngrihen në zona të dëmtuara ose të lëna pas dore të një qyteti. Kurse ish Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ndodhet pikërisht në qendër të Tiranës, as 50 metra lart nga Kryeministria. Pse u dashkan investuar fondet tuaja të vlefshme atje, dhe jo në zona të lëna pas dore në periferi të Tiranës?

Së dyti, është e vërtetë se ndërtesa në fjalë fillimisht u projektua dhe u ndërtua si një Muzeum për Enver Hoxhën, ish diktatorin e Shqipërisë. Megjithatë, vlerat e saj simbolike tashmë janë tejkaluar. Fill pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ndërtesa, sikurse vërejtëm, u shndërrua në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Madje, gjatë një periudhe të caktuar, ndërtesa strehoi edhe zyrat e Agjencisë Amerikane të Informacionit [U.S Information Agency] si edhe USAID-in, sëbashku me stacione të rëndësishme televizive vendase. Për më tepër, përdorimi si sinonim i termit “Piramidë” është i pasaktë. Me të vërtetë, këqyrja nga lart e ndërtesës së QNK-së do të tregonte se ajo ka trajtën e shqipes, që sikurse e dini, është simboli i kombit shqiptar. Prandaj, e gjithë ideja se, përmes këtij projekti AADF-ja kinse po transformoka një simbol të ish regjimit komunist në një simbol të sipërmarrjes kapitaliste në Shqipëri është më së paku e pavend dhe e pavërtetë.

Së treti, vetë ndërtesa fillimisht u projektua për muzeum. Prandaj, ajo mund të shndërrohet lehtë në një ndërtesë shtesë të Bibliotekës Kombëtare. Me të vërtetë, përdorimi i saj si një bibliotekë për popullin e Shqipërisë do të ishte diçka e përkryer. Përse vallë AADF do të hidhej dhe angazhonte veten në një nismë biznesi e cila, edhe pse me qëllime të mira, në vetvetet do të cenonte ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë për të tashmen dhe të ardhmen?

Së katërti, sikurse mund ta dini, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka vuajtur qysh nga mesi i viteve 1980 prej mungesës dramatike të investimeve, vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e të gjitha qeverive shqiptare në vijimësi kronologjike. Si rrjedhojë, ndërkohë që hapësirat e saj librare dhe institucionale kanë mbetur të pandryshuara, ose më saktë, janë reduktuar në mënyrë drastike, madhësia e koleksioneve të saj si dhe vëllimi i librave të ruajtura është rritur në shkallë eksponenciale. Për pasojë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përballet me nevojën kritike dhe urgjente për hapësirë raftesh dhe magazinimi, si dhe për vend të përshtatshëm. Zgjerimi i saj duke përfshirë edhe ndërtesën e ish Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës do të ishte, me të vërtetë, një zgjidhje e përkryer.

Së pesti, ndërtesa e ish QNK-së u ngrit me djersën dhe gjakun e mbarë popullit të Shqipërisë, që nga Tropoja në Veri e deri në Gjirokastër në Jugë. Rrjedhimisht, vendimi i qeverisë qendrore për ta zhveshur apo hequr ndërtesën nga varësia e saj në favor të bashkisë së Tiranës ngre prima facie shumë pikëpyetje të ligjshme. Me të vërtetë, çdo qytetare shqiptar mund të ngrinte me mirëbesim një padi administrative për ta kundërshtuar me sukses vlefshmërinë e këtij transferimi dhe për të kërkuar rikthimin e ndërtesës në pronësi të Ministrisë Shqiptare të Kulturës. Qartazi gjasat janë se e gjitha kjo mund të shkallëzohej deri në një përplasje juridike me rezultat së paku të paqartë, por që gjithsesi, do të mund të cenonin objektivisht emrin e mirë dhe reputacionin e AADF-së.

Së fundi, është fakt i mirënjohur se, edhe pse gjuha dhe kultura shqipe janë ndër më të lashtat në Europë, interesi akademik për studime shqiptare në universitete perëndimore paraqet rënie dramatike. Prandaj, mbetet detyrim i ngutshëm për institucionet përkatëse në Shqipëri marrja e vendimeve strategjike për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore të kombit të tyre për brezat e ardhshëm. Transformimi ndërtesës së ish-QNK-së në një pjesë funksionale e ruajtëse të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë të kushtuar konservimit të kësaj gjuhe dhe kulture të lashtë për Mijëvjeçarin e Tretë, dhe mundësisht, emërtimi i saj pas Prof. Dr. Norbert Jokl, kthehet vërtetë një akt tejet të ngutshëm dhe fisnik.

A do ta mbështesnit ju dhe Bordi tuaj i të Besuarve këtë nismë?

A do ta rishqyrtonit ju dhe Bordi tuaj i të Besuarve nismën e inkubatorit?

Për dijeninë tuaj, ne do t’i drejtohemi edhe Kryetarit të nderuar të Bashkisë, z. Veliaj, me kërkesën që ai t’ia rikthejë qeverisë qendrore dhe popullit të Shqipërisë dhuratën ” ndërtesë të ish-QNK-së.

Lutem jeni të lirë të lidheni me ne nëse do t’ju nevojitet më shumë informacion.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe mirëpresim reagimin tuaj sa më sipër

Sinqerisht,
Benjamin Neumann
Agron Alibali

Dorëshkrimi i pabotuar i Dritëro Agollit për poetin e pushkatuar: Si më mbrojti kur e survejonte Sigurimi

Anxhela Devole

Në dhjetor të vitit 1963 u pushkatua poeti e ushtaraku Trifon Xhagjika. U pushkatua si revizionist. Atëherë kishte botuar vetëm një vëllim prej 46 faqesh dhe pas kishte lënë një fletore, që dikur do të botohej nën titullin “Atdheu është lakuriq” dhe që do të botohej shumë vite pas vdekjes. Në vitin 2002, shkrimtari e poeti Dritëro Agolli do të shkruante me shkrimin që sapo kishte nisur të mos i bindej 19 faqe për Trifon Xhagjikën, njohjen me këtë poet të heshtur e modest, që iu pre jeta në mes.

Vajza e Dritëroit, Elona, publikon këto faqe, duke ndriçuar miqësinë që ekzistonte mes tyre, botimin e vëllimit të parë, por edhe ca detaje nga jeta studentore në Leningrad, martesa me Ninën ruse, largimi i saj dhe gjyqi famëkeq i dënimit të Trifon Xhagjikës.

“Libri i poetit të talentuar Trifon Xhagjika ‘Gjurma’ , mbahej me kujdes në bibliotekën tonë . Kishte një nënshkrim të vitit 1959 , për babin dhe Ninën , e si gjithçka që lidhej me vitet studentore dhe të martesës së parë të tim eti , ato zinin vend të veçantë e ruheshin me përkujdesje . Ishim shtëpi përgjithësisht pa sekrete e folje nën zë. Këto ditë iu riktheva atij libri , por edhe një përmbledhjeje të dytë botuar në vitin 1994, këtë herë me autografin e vëllait të autorit , Ylli Xhagjika. Në një shkrim të gjatë të vitit 2002, Dritëroi rrëfen sa e sa të pathëna , qetazi , natyrshëm e fisnikërisht”, shkruan Elona.

DRITËRO AGOLLI

QYTETARI DHE POETI TRIFON XHAGJIKA

Më ka ndodhur një përkim i habitshëm me të dy librat e Trifon Xhagjikës. Të parin, “Gjurma”, të botuar më 1959, e kam lexuar që në dorëshkrim; edhe të dytin, “Atdheu është lakuriq”, botuar më 1994, e solli koha ta lexoja po në dorëshkrim; veçse të parin e mora nga vetë dora e poetit, ndërsa të dytin nga dora e të vëllait të tij. Edhe të botuara këto dy libra kanë dy autografe: njëri autograf është i poetit dhe tjetri i të vëllait. Në fletën e parë të të parit, nën titullin “Gjurma”, shkruhet me dorë:

“Dritëroit dhe Ninës me respekt. Autori Trifon Xhagjika, 2.9.’59”, kurse në fletën e parë të të dytit “Atdheu është lakuriq” shkruhet gjithashtu me dorë: “Poetit Dritëro, miqësisht nga vëllai i poetit, Ylli Xhagjika, 21.V.94”. Në mes të këtyre dy epigrafeve qëndrojnë 35 vjet, ku shumë njerëz lindën dhe shumë vdiqën nga vdekje të zakonshme dhe nga vdekje të pazakonshme, vdekje të qeta dhe vdekje të dhunshme.

Por tani, le të mos e largojmë vëmendjen nga poeti, librat dhe poezia. Unë, para se të njihesha me Trifonin, jam njohur me të vëllanë e tij, Ylli Xhagjikën në Leningrad, sot Sankt-Peterburg në fillim të viteve ’50 të shekullit që sapo është larguar. Atëherë unë studioja në Universitetin e Leningradit, ndërsa Ylli Xhagjika në Akademinë Ushtarake në Fakultetin e Mjekësisë. Në përgjithësi, ne, studentët civilë, si thoshin në atë kohë, kishim miqësi me studentët ushtarakë. Ata, ushtarakët, jetonin më mirë se ne civilët, pasi stipendat (rrogat mujore) i kishin dy-tri herë më të mëdha se tonat. Kështu që, kur mbeteshim me xhepat ftohtë, na afronin duart e ngrohta ushtarakët. Një ndër ata me duar të ngrohta ishte edhe Ylli.

Po ai bashkohej me ne që studionim Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari, si me Petrit Mëzezin, Fuat Bozdon, Marash Hajatin, Fadil Kokomanin dhe Vangjel Leshon, -pra bashkohej pasi kishte një dell prej gazetari, madje kishte botuar edhe shkrime në gazetat e kohës. Shihte edhe një arsye tjetër, mbase edhe më kryesorja: Ylli na fliste për të vëllanë, Trifonin që shkruante vjersha dhe kishte dëshirë t’i lexonim edhe ne diçka nga shkrimet tona. Ai rrinte gjithmonë me rroba ushtarake dhe thoshte që edhe Trifoni këtë rrobë mbante.

-Ç’të bësh? Ja, kështu!, e mbyllte fjalën Ylli. Në fjalën e tij ne ndienim dashurinë e thellë mes dy vëllezërve. Dhe ishte kjo dashuri, që kur shpërtheu në dhjetorin e vitit 1963, e la gojëhapur Tiranën. Ishte ajo ditë kur u dënua Trifon Xhagjika me pushkatim nga gjyqi ushtarak dhe kur po e shpinin policët në makinën e zezë të burgut, Ylli thirri në mes të njerëzve: “Kokën lart, vëlla!”.

Sakaq, iu vunë prangat edhe Yllit për këtë dashuri, që do ta quaja heroike, dhe për këtë guxim prej një “trimi të marrë”, sipas shprehjes së popullit. Nejse, e ndiej se përsëri u largova nga filli i përcjelljes së tregimit për vitet e Leningradit. Në kohën studentore në Leningrad, unë u martova me një studente të anglishtes me emrin Nina. Me këtë grua që në Leningrad pata një djalë me emrin Arian, që sot kur i shkruaj këto shënime, ai është në moshën 46-vjeçare. Atëherë unë bëja shaka me Yllin: -Këtij Arianit ia kam gjetur doktorin që këtu në brigjet e Nevës (lumë që shkon nëpër Leningrad).

Vërtet, kur u kthyem në Shqipëri, Ylli, miku im, u bë edhe mjeku i shtëpisë sa herë sëmurej Ariani. Në shtëpi vinte edhe Trifoni. Ai ishte njeri i heshtur me një fytyrë të zbehtë prej aristokrati, që zbehtësinë ia rriste mbase edhe rroba ushtarake.

Të gjitha këto më kujtonin portretin e Lermontovit, poetit të madh rus, që edhe ai kishte qenë ushtarak i revoltuar. Trifoni filloi të vinte më shpesh në shtëpinë tonë, kur Nina u emërua mësuese anglishteje në shkollën e mesme ushtarake, pasi edhe ai e njihte atë shkollë, ku kishte mësuar disa vjet. Siç thashë, ai fliste rrallë, nuk i tregonte vjershat e tij dhe as shtirej se dinte shumë mençurira për poezinë.

Unë lexoja ndonjë vjershë të tij në gazeta, por pak ia njihja krijimtarinë. Një herë, pas një viti të botimit të librit tim të parë “Në rrugë dola”, me shumë koprraci ra fjala mes nesh për poezinë dhe më premtoi se do të më sillte një cikël me vjersha të daktilografuara. Ishte njeri që e mbante fjalën. I solli që atë ditë, i la dhe iku. Gjithsej ishin nja tridhjetë a dyzet faqe. Ç’është e vërteta, një pjesë e vjershave m’u duk romantike dhe me peshën e një sfungjeri, jo të një guri, siç ndodhte dhe ndodh me shumicën e të rinjve që hyjnë në poezi.

Megjithatë, tek lexoja atë cikël vjershash, filluan të më xixëllojnë disa xixëllonja dhe të më skuqë ndonjë lulëkuqe. I kini parë xixëllonjat dhe lulëkuqet në maj në një arë me grurë ende të gjelbër? Mendja më ndali te një vjershë katërvargëshe pa titull: “O krua, krua plak/buron ti me rrëmujë/ty ujët t’u bë gjak,/ne gjaku na u bë ujë”. Mendova, duke qëndruar te këta katër vargje: “Po, po romantik, ky Trifon Xhagjika, por thotë ca gjëra, që sot nuk i thotë njeri”: “Gjaku na u bë ujë!”, do të thotë: na pushtoi frika.

Duke lexuar më xixëlloi një tjetër xixëllonjë poetike, që kishte kuptimin: idetë e mëdha të shtypin, nëse nuk je i zoti t’i vësh në jetë, t’i bësh realitet. Dhe ky kuptim ishte shprehur në mënyrë figurative, metaforike përmes një identiteti tepër kombëtar apo më konkretisht shqiptar:

“Një gur të madh vështirë/ta ngjitësh në kala./Dhe kur e ngre ki mendjen/me forcë e shtrëngo, /vështirë do ta kesh, /nga maja po të ra/dërmohet copa-copa/dhe copat s’ke ç’i do”. Dhe “copat s’ke ç’i do” është fjala që gjëja e madhe, mbeti kokoshi një thelë”, sipas popullit.

Një stacion i fundit ku qëndrova në udhëtimin përmes vargjeve të Trifon Xhagjikës, ishte vjersha “Gjurma”, nga e cila mori titullin edhe libri. Ideja e vjershës nuk ishte e re, por më 1957 apo 1958 nuk ishte e lehtë për ta thënë, pasi gjurmuesit e nënteksteve do të pyesnin: çfarë kuptimi ka kjo vjershë?”

“Gjurma shikojmë kudo, /që njerëzit lënë në jetë, /të gjitha nuk mbeten ato, /se koha i fshin e të shpejtë. Ka gjurma si ato mbi dëborë, / që era i zhduk, i mbulon, /e zjarri i diellit rrezor/ i shkrin e i shpie në hon”.

Unë i lexova po atë ditë vjershat e ciklit të Trifonit. Prita një javë, prita dy javë, ai nuk po vinte. Dhe në bulevard, para godinës së gazetës “Zëri i Popullit”, ku punoja, takova Drago Siliqin, poet dhe kritik i dëgjuar i viteve ’60. Meqë ai kishte miqësi me Trifonin, e pyeta se ku kishte humbur, duke i thënë:

– E di ti Drago, se Trifoni më ka dhënë të lexoj një cikël me vjersha dhe ka nja dy javë që nuk më shkel në prag? Më dha t’i lexoj poezinë dhe harroi miqësinë.

Drago Siliqi, i gjatë, i pashëm dhe tepër i sjellshëm, tha duke buzëqeshur me kokën mënjanë:

-Trifoni është tjetër poet.

-Tjetër që të mos vijë dhe të kërkojë mendimin e atij, që ia jep vjershat për t’i lexuar?

– I vjen marrë me ardhë vrik e në shtëpia posa t’i ka dhanë vjershat me i lexue, – tha Dragoja, i cili pak muaj më vonë u bë redaktor bashkë me Razi Brahimin, redaktor i librit të parë të Trifon Xhagjikës.

Dhe të dyve nuk u eci fati. Drago Siliqi u vra në ajër në një aksident ajror, Trifon Xhagjika po atë vit u pushkatua. Më 1959, Drago Siliqi botonte poemën “këngë e re për dashurinë e vjetër”, të njëjtin vit, Trifon Xhagjika botonte librin poetik “Gjurma”.

Ende mund të zgjateshim duke treguar, por në këto lloj botimesh antologjike zgjatja zihet e tepërt. Por megjithatë, e shoh të domosdoshme të zgjatem edhe pak, duke u përpjekur për të ulur në shkrimin tim dozën e mërzisë, që mund t’u përcillet lexuesve.

I vonuar, erdhi Trifoni me një pastërti të rrallë në rrobat e tij ushtarake, veçanërisht në jakën e këmishës ngjyrë ulliri dhe në dy shpatat e pantallonave, që atëherë ne u thoshim dy hekurosjeve.

– Nuk janë gjë!, tha ai.

– Ka edhe gjëra që janë një gjë!,-thashë unë afërsisht.

– Dhe i recitova vargjet, që kam cituar pak më lart, vargjet për kroin, për gurin dhe për gjurmët.

– Shumë e bukur, e mira shumë!-tha Nina, gruaja ime e atëhershme, që kishte mësuar të fliste shqip.

– Epo kur e thotë dhe Nina që është ruse, se vjershat e tua janë të mira, çfarë do ti, o Trifon!,- u hodh e tha doktor Ylli, i vëllai i Trifon Xhagjikës.

Pastaj unë, që nuk e kuptoja se çfarë do të bënte ky Trifon me këto 40 faqe vjershash, e pyeta:

-Do t’i botosh në revistë?

-Jo, në libër tha ai.

-Po, ç’e do një libër me 40 faqe?

-S’ka gjë! Kam dëgjuar, që Pol Eluari, vjershën “Liria” e ka botuar në një libër më vete me katër faqe bashkë me kapakun.

Kështu ndodhi. Libri i tij i parë “Gjurma” u botua me 46 faqe bashkë me tabelën e titujve të vjershave. Në atë kohë, një libër me 40 faqe dukej si një fletore e një nxënësi të shkollës fillore, pasi letra ishte tepër e hollë, letër që tipografët e quajnë 45-gramëshe. Por shpesh ndodh, që edhe një rrëkezë burimi, kur bie nga një lartësi shkëmbore, i prish qetësinë më shumë se një lumë në fushë.

E kam fjalën që edhe ai libërth nuk shkoi në heshtje. Po tregoj një ngjarje vegimtare: Kur kishte dalë libri “Gjurma..”, rastësisht në bulevardin e madh përballë “Kafe Tiranës”, që ishte atje ku ngrihet sot Muzeu Historik Kombëtar, unë takova Drago Siliqin dhe Razi Brahimin. Me të qeshur u thashë:

fax

-Ama dhe ju, dy emra të mëdhenj hidhni firmat si redaktorë të një libri prej 40 faqesh, sikur të ishte “Lufta dhe paqja” e Tolstoit.

Drago Siliqi, që kishte zakon të qëndronte në rrugë kur fliste, ndali dhe ngriti gishtin lart dhe foli me një shkodranishte të zbutur: -Vjollca asht ma e vogël se drandofilli, por nuk mundesh me thanë se nuk ashtë e bukur si drandofilli.

Ndërsa Razi Brahimi me gjuhën racionale të kritikut shtoi:

-Trifoni është poet! Ai e njihte Trifonin, pasi kishin qenë të dy në Shkollën e Bashkuar, nga përgatiteshin oficerët. Ndërkohë, jeta rridhte si ngaherë ndonjë ngjarje të çuditshme. Veçse ndihej që në Bashkimin Sovjetik, në Rusi, në kokën e socializmit po kritikohej “kulti i individit”, siç shpreheshin atëherë.

Me një fjalë, po zbritej nga piedestali bronzi i Stalinit. Edhe për Shqipërinë u hap një shpresë për “shkrirje të akullit”, që edhe kjo ishte një shprehje e kohës në kuptimin e një socializmi më njerëzor. Por në vitin 1960 dhe 1961 ndodhi ajo që në Shqipëri nuk u pranua as lufta kundër kultit të Stalinit, dhe, në përgjithësi, as lufta kundër kultit të individit. Megjithatë, njëfarë shkrirjeje pati veçanërisht në letërsi.

Poezia fitoi një frymëmarrje më të gjerë bashkë me tregimin dhe me romanin, atëherë nisi edhe ajo tendencë poetike e re e një brezi poetësh, që më vonë u quajt brezi i viteve ’60. Fatkeqësisht, për arsye të përgjimeve dhe të ndjekjeve, Trifon Xhagjika nuk mori pjesë haptazi në këtë tendencë poetike.

1

Ai filloi të mos botojë, ose të shfaqej rrallë me emrin e tij në shtyp. Madje, edhe në shtëpi tek unë vinte, siç thonë, një herë në hënë. Me sa dija unë atëherë, ai kishte filluar një miqësi, apo afrim me Vangjel Kokomaninin dhe Vangjel Leshon, ndofta edhe me Robert Vullkanin, të cilët u burgosën para Trifonit, ndërsa dy të parët u pushkatuan më vonë, pas tij, por ardhja rrallë tek unë ndofta kishte një arsye tjetër.

Në atë kohë, Ninën e larguan nga Shkolla e Bashkuar Ushtarake meqë ishte ruse Atëherë pothuajse të gjitha gratë ruse të martuara me shqiptarë dyshoheshin për agjente të KGB-së, së Sigurimit Sovjetik. Me siguri Trifoni e dinte që ndiqej nga Sigurimi shqiptar, si revizionist, dhe nuk donte të më dëmtonte me ardhjen e tij; me një fjalë, kujdesej që të mos binte mbi mua ndonjë hije dyshimi.

Doemos, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera. Dhe Nina aty nga mesi 1963 iku në Rusi bashkë me djalin për të mos u kthyer kurrë. Pas disa muajsh Trifoni u arrestua, u burgos dhe u pushkatua më 23 dhjetor të vitit 1963. Siç thashë në fillim të këtyre shënimeve, në Tiranë, pas gjyqit të Trifon Xhagjikës, bëri bujë të madhe shprehja e Ylli Xhagjikës, vëllait të tij:

“Lart kokën, vëlla!” Kjo ishte koha kur mbaronte jeta e poetit Trifon Xhagjika. Por ne nuk e dinim që jeta e tij vazhdonte në një fletorkë me emrin: “Atdheu lakuriq”. Në këtë fletore ishin ato vjersha, që m’i dha të daktilografuara Ylli Xhagjika, vëllai i Trifonit, miku im i vjetër. I harruar nëpër vargjet e kësaj fletoreje, përmes meje vrapuan me tepër se gjysma e jetës sime.

Dhe me ato vargje të asaj fletoreje unë njoha një jetë tjetër, apo një vazhdim në ngritje të jetës së Trifon Xhagjikës, njoha një poet të vërtetë, i cili diku në një dhomë në vapë apo në ngricë, lartësonte poezinë e viteve ’60 të shekullit që iku. Vërtet është e çuditshme. Unë rrallë njoh poetë që të kapërcejnë nga libri i parë tek i dyti, brenda tre vjetëve, me një lartësi kaq të madhe, gati në mohimin e poezisë së shkruar para 36 muajve.

Që të jem i saktë, njoh vetëm një poet austriak të tillë, Georg Trakl, të fillimit të shek. XX, i cili në një kohë fare të shkurtër kaloi nga vargu tradicional në vargun e lirë, madje edhe në përçartje apo halucinacione, siç i thonë ndryshe në gjuhën e psikologjisë apo psikiatrisë. Megjithatë, unë gjej një lidhje mes vargjeve të botuara në kohën kur poeti ishte gjallë dhe mes vargjeve të botuara në 1994, 31 vjet pas vdekjes.

Gjej synimin e tij për të thënë të vërtetën e figurshme në poezi, gjej edhe dëshirën për lirinë jo vetëm të përgjithshme apo kolektive, po edhe lirinë e individit si qytetar dhe si poet. Në këtë koncept, ai përpiqet ta çlirojë vargun nga shumë konvencione. Le të marrim një strofë të vjershës “Lulekuqja” nga libri i parë “Gjurma” i vitit 1959:

“Dh’ai hodh’shikimin nga maja e malit/e përshëndeti ditën e re/me zjarr në gji./Zgjoi luftëtarët:-të nisim rrugën, /se Lulëkuqja po pret nga ne/Liri! Liri!” Tani ta japim të plotë poezinë “Bluza e kuqe”: “E kuqe si flaka e lumturisë/që digjet mes natës së çuditur, /E kuqe, o bluzë, /ti reflekton në sytë e mi./ J e dashur për mua./në atë trupin e brishtë/ lëkurverdhë, /që ti e mbulon, /dua të mbjell me buzët e mija/trëndafilë të kuq”.

Po t’i krahasojmë këto dy vjersha, që natyrisht nuk janë ndër ë të mirat, do të gjejmë një lidhje të ngushtë mes tyre, lidhje në përmbajtje dhe në formë. Përmbajtja është lulëkuqja dhe bluza e kuqe. Është liria. Ndërsa forma është synimi drejt çlirimit të vargut. Është liria. Doemos, ngritja lart e poetit shprehet nga një tregues tjetër.

Është zgjerimi i frymëmarrjes poetike që ndihet në librin “Atdheu është lakuriq”, botuar pas vdekjes apo më mirë pas jetës së dytë. Ky libër përcjell dramaticitetin dhe tragjicitetin e kohës së ideokracisë. Ky dramacitet dhe tragjicitet shprehet përmes poezisë së revoltës, dhimbjes, dashurisë dhe urrejtjes në dëshpërim, por jo në pesimizëm. Në këto vargje nga vjersha “Sot jam i shqetësuar”, unë, përveç dëshpërimit shoh shpresën bashkë me shqetësimin, me një fjalë shoh një rreze optimiste.

“Kështu si jam, shoh jetën, /që armatoset me lirinë në duar./Sho ëndrrat e shekujve, /që janë zgjuar, /shoh ditët e pabindura, /që na afrojë drejt qëllimit./ Dhe jam i shqetësuar, / a do të mos ia ngre/këngën më të bukur Botës së Re?”

Kjo është një vjershë migjeniane dhe ne nuk duhet të kemi turp, por krenari, duke përmendur Migjenin, poetin e revoltës ndaj varfërisë, që sot ka përmbytur fushat dhe malet e Shqipërisë, si në rrëfimet e Biblës. Po të mos ju pëlqejë revolta e Migjenit, atëherë rrini në varfërinë e jetës dhe në varfërinë e shpirtit. Këtë e thotë edhe poezia e poetit të vërtetë dhe trim, Trifon Xhagjika.