VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hashim Thaçi ose shumë budalla, ose agjent i Serbisë ose kërkon të blejë kohë Nga Ramazan Hajdini

By | August 15, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Xhelil Ballazhi 3 months ago Reply

    Zoti Ajdini shume fjale me vend Thachi duhet te ulet me parteneret e serbise ti kerkojme Njishin Mollen e Kuqe Preshevene Bujanovcin Tregun e Ri Ulqinin Tivarin Plava Gusia Tuzi e shume tjera te fala Zonjes dhe Zotri Dioguardi me respekt

Komentet

Zyrtarët politikë shqiptarë me disiplinë të partisë nderojnë shtetin e Maqedonisë – Nga Skënder Karaçica

Ndodh edhe kjo


Ministri i Kulturës në qeverinë e Zaevit në Shkup,Asaf Ademi,e paskësh marrë seriozisht që të kryej detyrën (zyrtare)ndaj shtetit të Maqedonisë.Me rastin e 110-vjetorit të përvjetorit të Kongresit të Manastirit(1908)dhe të vizitës së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Manastir dhe,krejt në kjo në programin festiv të këtij jubileu të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe simbolika e shqiponjës që tashmë është bërë rregull kombëtare,ministri i kulturës Asaf Ademi u ,,kursye,,(sic!)kësaj radhe dhe nuk e bëri shqiponjën(?!?).

Nëpër këto vite të jetës ,,politike,,shqiptare,na ka rastis të dëgjojmë të lexojmë po nga këta zyrtarë shqiptarë(BDI)që në vend të fjalës (lexo:populli shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoni,-nënvizimi im S.K.)të flasin me ,,gjuhën zyrtare,,të shtetit(Lexo:komuniteti shqiptar,nënvizimi im)e jo fjalën populli shqiptar në Maqedoni…?!?

Nuk është i pari e as i fundit ministri i kulturës Asaf Ademi(emri i tij me vë në dilemë prej nga ky emër jo shqip)që na është bërë si ,,modë,,në këtë hapësirë etnike shqiptare me emra të huaj të botës së lindjes.Nejse…kjo mund të jetë çështje e tij përsonale,por me vë në dilemë pse kaq të (disiplinuar)zyrtarët politikë shqiptarë në institucionet qveritare në Shkup,kur e kur,as shqiponjën në një manifestim kulturorë e kombëtar në Manastirin e ABC-së nuk ia bëjnë dy duart e tij(sic!).

Vizita e presidentit shqiptar Ilir Meta bashkë me ministrin e kulturës Asaf Ademi në Manastir kaloi nën hijen e programit sa për të parë nga afër shtëpinë historike ku u mbajt Kongresi i Manasatirit(1908)pa ndonjë mesazh të qartë se kjo shtëpi e ABC-së duhet të vendoset në mbrojtjen e vlerave kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan në insitutcionin ndërkombëtar UNESCO!

Ministër i kulturës Asaf Ademi,jeni shqiptar këtë nuk guxon askush të kontestojë,mos hezito me dy duart tuaja mësohu të bësh shqiponjën!

Çikago,19 nëntor 2018

PAVLINA MANI,MAGJIA E NJE AKTOREJE TE SHKELQYER Nga Anila DUSHI

PAVLINA MANI,MAGJIA E NJE AKTOREJE TE SHKELQYER

dgreca

PavlinaPAVLINA-MANI-3-700x394

Nga Anila DUSHI*/

Pavlina Mani , një ndër aktoret me të mira të skenës dhe ekranit,me 13 nentor mbush 70 vjeç.E spikatur ne intrepretime të shumta , në role kryesore e jo kryesore por kudo me një interpretim të mrekullueshëm dhe paraqitje karakteresh te ndryshme deri ne përsosmëri ,ka arritur që jo vetëm te ngelë në mëndjen e shikuesve te skenës apo ekranit,por dhe të merret si shembull i artistes së kompletuar e shumë planëshe që arrin të japë bindshëm karaktere peraonazhesh nga më të ndryshimit.

Që në angazhimin e parë të saj në ekran në rolin e Shpresës tek “Oshëtimë në Bregdet” (1966), aktorja mjaft e re do shënohej për interpretimin e saj bindës së vajzës së angazhuar ne luftë që nuk e përkulin torturtat.Për ketë angaxhim , regjisori Hysen Hakanai vite më parë në një intervistë të tij shprehej se “Vajza ishte duke punuar në aksionet e rinisë. E pashë e m’u duk tip interesant. E futa në film e pas filmit ndoqi shkollën për aktore, e sot është edhe bashkëshortja e regjisorit Piro Mani, Pavlina Mani”.
Me perfundimin e studimeve të larta për dramaturgji dhe punën në Teatrin Kombëtar , Pavlina Mani do shpërthente, aq sa e lejonte koha , me talentin e saj.Ndonëse pengesat nuk ishin të pakta,sidomos pas 1973 dhe “luftës kunder artit e kulturës”, ajo do arrinte që me punën e talentint e saj jo vetëm të mbijetonte bindshëm artistikisht por dhe të dallohej e futej në rradhen e më të mirëve .

Në interpretimet episodike ne kinemtografi , si nëna e Mimozës tek “Mimoza Llastica”, ajo e Arjanes tek “Qyteti më i ri në botë “, Beti tek “Gjenrali I Ushtrisë ë vdekur”, shohim karaktere që japin mesazhe bindëse përmes interpretimit realist , të nënës që mban qendrim ndaj sjelljeve të vajzës së saj , të nënës që angazhohet me botën e fëmijës apo Betit , koketës që e interpreton me klas në të gjitha drejtimet, duke na dhenë një karakter te besueshëm të vejushës që kërkon të përfitojë nga vjehrra, por qe dhe kalon nga nje gjendje emocionale tek tjetra brenda pak sekondash, dhe kjo nuk është e lehtë te realizohet dhe tregon klason e aktores.

Mësuesja e muzikës tek “Lulekuqet mbi mure” është një tjetër personazh qe Pavlina Mani e realizon mjaft mirë duke na dhenë një model interpretimi real në një film ku femrat janë pak të pranishme .”Radiostacioni,” mendoj se perben jë nga kulmet e interpretimit të Pavlina Manit në kinematografi .Mirjam Morina është personazh jo i lehtë dhe me mjaft hapesire në film, intelektualja që ka shijuar jetën mondane ,pushtimet dhe i duhet të jetojnë permbysjen e rregjimit bashkë me pasigurine profesionale. Interpretim i planit dramatik planit dramatik dhe psikologjik; karakterizohet nga një lojë që gërsheton çastet e qeta, rrëfimtare e të shtrira me ato shpërthyese, të ngjeshura dhe emocionale.Mirjan Morina e Pavlina Manit, flet dhe me veprime, me mimikën e fytyrës, me lëvizjet reale në ambjente krejtësisht të ndryshme brenda nje filmi.
Komendine” PasVdekjes” e kemi parë të vënë në skënë nga shumë trupa tetore, profeioniste, amatore apo studentësh.Por në filmin e Kujtim Cashkut kemi nje Lulushe të jashtëzakonshme që e ben të tille interpetimi i sakte e virtuoz i Pavlina Manit.Lulushja e Pavlina Manit është dhe lozonjare e delikate por dhe shperthyese dhe e vendosur, e frikësuar por dhe e gëzuar , e prerë por dhe tërhequr, dhe kjo bën që kur përmendet ky personazh, pavarësisht se janë të shumta aktoret që e kanë luajtur,ai personifikohet me interpretimine Pavlina Manit që ja ka dalë mrekullisht të jetë mbi të gjitha.

Duke vazhduar me kinematografinë, pasi për teatrin do shkruj më poshtë, Nafija tek “Rruga e Lirise” na jep intelektualen tipike te kohes, me idealet e saj perparimtare, mosbesuese tek lufta partizane dhe që me shumë se me fjalët e tekstit flet më lëvizjet e interpretimin e aktores,me mimikën e fytyrës, me plastike ,veprimet e artikulimet e natyrshme në situatat ku merr pjesë.
Pavlina Mani do na shfaqet mrekullisht ne planin komik ne interpetimet tek” Dy herë mat, “Tela per violinë apo “Stolat ne park”, ku rolet e Luizës, Marikës dhe Antigonit nuk kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe pse është e njëjta aktore.Dhë në këto interpretime shfaqet saktësia në interpretim, duke na dhenë karaktere të plota dhe të realizuara mjaft mirë, duke përdorur dhe plastikën dhe ndryshimet emocionale brenda rolit .

Një personazh i realizuar mjeshtërisht, i prekshëm për realitetin e kohës kur u be filmi ‘Në prag të jetës ‘, Ermijoni i Pavlina Manit nuk lë asnjë boshllek në paraqitjen e këtij karakteri.
Kristina tek “Fletë të Bardha” dhe pse duket si ngjashmëri me Ermionin, nisur dhe nga prania e disa aktorëve të njëjtë edhe si personazhe,është një figurë më komplekse, dhe e realizuar në çdo element , një personazh tërësisht dramatik që interpretohet mjeshtërisht dhe tregon aftësinë e talentin e mrekullueshëm te Pavlina Manit në realizimin e çdo personazhi, karakteri e figure artistike , si një artiste model e shumëplanëshe.Padyshim, një ndër interpretimet kulmore të Pavlina Manit në Kinematografi është Vera tek “Bolero”, interpretim ky i vlerësur maksimalisht ne Festivalin e Sent Etien , si aktorja me e mirë e eventit në vitin 1997. Vera është një realizim për të cilin juritë e huaja dhe prefesioniste e vlerësuan Pavlina Manin, dhe padyshim një interpretim model,ndër me të arrirët në te gjithë kinamtografine shqiptare.

Tek “Njerez dhe fate”,interpretimi i Pavlina Manit në 10 episodet e para të filmit televiziv, është më i spikaturi, më i ploti dhe më i vështiri në atë film.Ndryshimet emocionale të menjhershme në situatat e filmit, karakteri kompleks personazhit , e bën atë të papërsëritshëm dhe imponues .
Mrekullia e interpretimit të Pavlina Manit është padyshim më e dukshme në teatrin Kombëtar ku dhe punoi për tre dekada.Interpretimet e saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek spektatorët, por dhe janë vlerësuar nga kritika shpesh skpetike e kohës. Them skeptike pasi Pavlina Manit nuk ju dha ai vend që meritonte në vlerësime dhe kjo për shkak se ishte bashkëshortja e të madhit Piro Mani dhe shkëlqimi i tij errësonte shikimin e kritikëve dritëshkurtër që duke mos ja dalë t’i bënin ballë asaj që bënte Pirro si artist,linin disi në heshtje Pavlinën ndonëse ajo meritonte shumë e shumë vlerësime.

Pavlina me talentin e saj arriti t’u tregojë edhe këtyre meskinëve se të qenurit bashkëshorte e nje rregjizori të madh është obligim shumëplanësh e jo perfitim.Kjo duket ne rolet e interpretuara prej saj ne dramat me rregji të Pirros si Olivia e paparritshme tek “Nata e 12”,Madalena tek “Epok aPara gjyqit”, Nafija tek “Shënomëni dhe mua “etj.
Ndër rolet e interpretuara si përherë mjeshtrisht ne teatër kemi të planit komik dhe dramatic si Liria tek “Pallati 176”, Tushja tek “Hijet e Natës”, Matilda tek “Vizita e damës plakë”, Ledi Milford tek “Luiza Miler”,Kizi tek “8 persona plus”,mjekja tek “Ne katin e dyte është parajsa” , Nerta tek “Pas provimit te fundit”, Dafina tek” Lumi i vdekur”, Vjollca tek” Doktor Aleksi”Dava tek” Diell mbi Kaster”,Yllka tek “Ata qe duhen”,Margarita tek” Rikardi i III” etj,. role këto aspak të ngjashëm me njëri –tjetrin , dhe aspak të lëhta,por që Pavlina Mani ja doli t’i interpretonte shkëlqyer , madje dhe ato që ishin role me dublim, pra dy aktore me te njejtin rol, dhe qe Pavlina ia doli falë punës e talentit të saj të ishte triumfuese edhe ne garën e drejtpërdrejtë brenda llojit.

Inteligjente si aktore dhe me intuitë krijuese, Pavlina Mani iu imponohej spektatorëve përmes talentit të vetë. Kush ka ndjekur komedinë “Pallati 176” të Adelina Balashit ka menduar se përpara ka pasur Lirinë (e komedisë) dhe jo Pavlinën. E tërë loja aktoreske e Pavlinës është një plastikë e shkëlqyer karakteriale. Ndërsa e ndjek teksa luan në skenë, ndjen së brëndshmi dhimbje për këtë nënë, por të vjen edhe të qeshësh! Dhimbje që të bën të qeshësh!
Olivia te “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit. E tjetërsuar në skenë, e futur në lëkurën e rolit, aktorja shndërrohet gjatë atyre dy orë shfaqje në një tjetër “njëri”!
Ajo shkëlqen në rolin e Ledi Milfordit tek” Luiza Miler “(Intrige dhe dashuri), duke e detyruar sallën të pushtohet nga duartrokitjet e stuhishme. Ajo krijoi figura të spikatura, sikundër edhe karaktere në të gjitha rolet që luajti, si në veprat skenike “Romeo e Zhuljeta”, “Vizita e inspektorit”, “Rikardi i tretë”, “Armiku i popullit” e të tjerë.

Talenti i Pavlina Manit ishte shumëplanësh. Serioze në shumicën e roleve, por edhe komike në mjaft të tjera, ajo i ka pas dërguar shikuesit njëriun që të bën të qash dhe, në rastin tjetër, njëriun që të bën të qeshësh.Kujtojme Kizin tek” 8 persona plus” por dhe Ana Andrejevnen tek” Revizori” i Gogolit, ku interpretimi i saj eshte i shkelqyer.

Siç e ka vënë në dukje edhe kritika e kohës, Pavlina jo thjesht interpreton, por edhe komunikon drejtpërdrejt me spektatorin përmes magjisë së fjalës, të mimikës, të lëvizjeve etj. Kësisoj, ajo ta sjellë përpara njëriun që luan. Ta sjellë të besueshëm, siç ti do të doje të ishte. Siç ti do të mund të besoje se ishte. Siç ti do të kishe pas rast të takoje një të tillë në jetë. Ndiq pjesët e telenovelës së parë shqiptare “Njërëz dhe fate” të TV Publik Shqiptar dhe do të bindesh, që kjo aktore do të të vijë jo si artiste që luan rol, por si një nënë e vërtetë që vuan. Dhe ti mbërthehesh nga ndjenja të fuqishme, së brendshme çliron emocione dhe, krejt natyrshëm e befas, përlotesh e të vjen të qash. Ja, kjo është forca shprehëse e kësaj artisteje të madhe, që mjerisht iu shkëput shumë shpejt skenës dhe shesheve të xhirimit.

Interpretimi i saj në çastet kulmore mbërrin tek dimensioni i sublimes dhe të madhërishmes. Duket si një lumë i rrëmbyeshëm, si një ujëvarë që thyhet shkëmbinjve, dhe copëtohet duke krijuar një ylber ngjyrash: shpirtin njerëzor.

Më një një zë të plotë e kumbues, shumëngjyrësh e që të ngel në mendje , me interpretimet e shumta të saj duke sjellë një galeri tipash, që ndryshojnë sipas kohës, vendit, shtresimeve sociale, ngarkesës së tyre psikologjike dhe temperamentit,Pavlina Mani është një aktore e papërsëritshme, që të imponohet me personalitetin e vet, me figurën gati të mitizuar nëpër role të shumtë, tejet serioze edhe dinjitoze, një imazh që të imponon respekt dhe të fal kënaqësi të mëdha.

Duke menduar se kemi shkruar shumë pak për këtë aktore të madhe brilante që na ka dhuruar kënaqësi të shumta , i urojme asaj dhe shumë e shumë vite jetë pasi dhe pse larg Shqipërisë ajo ka arritur majën që synon një artist duke u bërë pjesë e gjerdanit të artë të artistëve shqiptarë të skenës dhe ekranit , duke qenë një margaritar që ndriçon fuqishëm në të.

Gëzuar ditëlindjen Pavlina Mani! Mbetesh yll i artit shqiptar !Faleminderit për gjithçka që ke dhuruar ne skene,ekran e mikrofon!/Gazeta Dielli

NGJARJET E FUNDIT TREGOJNË SE KONFLIKTI ME GREQINË ËSHTË AKOMA I HAPUR – Nga ASLLAN BUSHATI

Mendimet e mëposhtëme për  këtë  shkrim,  dëshiroj  t’i ndaj në radhë të parë me gjithë  pjestarët e komunitetit  shqiptar në SHBA. Por në se mirkuptimi është më i gjërë  në diasporë  e në trojet etnike do t’ju ofroja  mirnjohjen time të pakufishme . Kështu, më se pari jam i prirur tju kërkoj mbështetje  e mirkuptim  gjithë vatranëve , të cilët më njohin nga afër. Po ashtu  edhe miqve të mi të vjetër e të ri, drejtuesve të organizmave të komunitetit , intelektualëve, biznesmenëve, medias, madje dhe të gjithë shqiptaro- amerikanëve që mendojnë afërsisht (ose identikisht)  si  unë. E them këtë se pas një analize të shkurtër do t’ju bëj thirrje të bashkohemi për dy problem të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme.

Janë të njohura botërisht: sulmi  grek kundër shtetit  shqiptar të porsa krijuar në 1912, pushtimi i trojeve jugore shqiptare në luftën ballkanike, sulmet  e papricipta në Lidhjen e Kombeve, pushtimi i trojeve shqiptare në konfliktin italo-grek, gjenocidi  ndaj popullsisë came, shpallja dhe mbajtja deri më sot i ligjit të luftës me Shqipërinë, konflikti i armatosur i vitit 1949, kërcënimet e vazhdueshme gjatë gjithë Luftës së Ftohtë,  vrasja e tre ushtarakëve shqiptar në Postën Kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, vrasja nga policia greke  e 171 shqiptarve pas 1991 pa dhënë asnjë shpiegim dhe ngjarja e 7 Nëntorit 2018 në Bularat të Gjirokastrës, etj, etj  tregon se konflikti i shqiptarve me grekët është akoma  i hapur dhe i rrezikshëm.

Shtetasi shqiptar Kostandinos Kacifas (minoritar grek , por edhe me shtetësi  greke), i stërvitur në forcat komando të Greqisë, shfrytëzoi një aktivitet paqësor në fshatin e tij në Bularat të Gjirokastrës  (ku ishte e  ftuar edhe një ministre  greke) për të kryer një akt të shëmtuar  terrorist. Ky person pa asnjë arsye dhe pa paralajmërim  sulmon  me një automatik  me dylbi , postën e policisë shqiptare që ishte e pranishme për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike.  Pasi Kacifas  vazhdonte të qëllonte pa ndërprerje,  e nuk i bindet forcave të rendit që  të dorzohet, dhe duke qenë një  rrezik potencial  për  njerzit e pranishëm dhe policinë , asgjësohet sipas ligjit shqiptar dhe së drejtës ndërkombëtare.

Asgjësimi i tij, brenda pak orësh u kthye  në Greqi , në një valë urrejtjeje  e rracizmi  të paparë  kundër shqiptare, ku  pothuaj në shumicën e mediave , situata u transformu  në thirrje të hapur  për luftë. Sakaq,  forcat më të errta greke  të të ashtuquajturit “Agimi i artë” e të nacionalizmit ekstrem, planifikojnë dhe organizojnë një maskaradë të vërtetë  gjat ceremonisë mortore  në Bularat  më 7 Nëntor 2018. Me trupin e pajetë me arkivol të hapur të të ndierit  Kacifas, në prani të një euro deputeteje qipriote, të një deputeti  grek, të dy deputetëve ( dhe një ish deputeti) shqiptar të komunitetit grek, me një flamur super të madh grek ku thuhej se : këtu është vorioepir, vorioepiri është Greqi, Maqedonia është Greqi …në korr bëhej thirrje që  me sopata e me zjarr vritni shqiptarët. Kështu ceremonia mortore  e Kacifas  u këthye në cfaqen më të shëmtuar të nacinalizmit kriminal  grek.

Ceremoninë e udhëhoqën figura të njohura  dhe të skeduara të krimit në Greqi,  të cilët kanë qenë të pranishëm  pothuaj në të gjitha provokimet e tri dekadave të fundit që grekët kan bërë në Shqipëri. Krahas fyerjeve të rënda , ata  kërkonin në korrin  mortor e në media që Kacias nga terrorist të shpallej “hero i vorioepirit’ dhe kisha ta shall  ate “Shejt” e në vendin e asgjesimit të tij  në Bularat të ngihet një kishë me emrin e tij, e të bëhet vendi i peleglinazheve të së ardhmes. Kortezhi me në krye figurat e sipërpërmendura , e në mënyrë provogative bllokoi edhe qarkullimin e lirë  njerëzve e të mjeteve  në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavi, duke e këthyer  ceremoninë mortore në një shëmti  të  pa dëgjuar ndonjëherë e të përdorur politikisht në mënyrën më të ulët të mundëshme.

Në gjykimin tim,  lejimi  nga autoritetet shqiptare i  grekëve për të marrë pjesë në një ceremoni  mortore, ka qenë i drejtë dhe i  arsyeshëm. Por toleranca e autoriteteve shqiptare ka qenë  më e  tepërt se sa duhej, madje  deri  poshtëruese. Prisja që: Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashëm, e Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të dilin me deklarata dhe të mbronin sigurinë kombëtare e prestigjin e shtetit. Nuk e bënë ,e kjo rëndon jo vetëm mbi to por mbi cdo shqiptar.

Kjo situatë provogative dhe e shëmtuar më ka shtyrë tju drejtohem ju të nderuar  bashkatdhetarë në SHBA e më gjërë, që për dy problem të bashkohemi dhe të kërkojmë ndihmën e miqve tanë amerikan në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë (po të jetë e mundur edhe në shtete të tjera)se :

  1. Varrezat e ushtarëve grek të rënë në trojet shqiptare në kohën e luftës italo-greke, janë ngritur padrejtësisht në Shqipëri. Por më e keqja,  ata tashmë janë  këthyer në vende peleglinazhi  fyes për shqiptarët nga forca të errta e ekstremiste greke. Prandaj është në të mirë të të dy vendeve, të të dy popujve dhe të të dy shteteve që ato të trasferohen sa më parë brenda teritorit grek. Në të kundërt do të krijohen kushtet që njerëz të pa formuar, të pa përgjegjëshëm e  jo tolerant , të ndërmarrin akte dhunimi e përdhosjeje  ndaj këtyre varrezave. E këtë nuk do ta dëshironte asnjë shqiptar i përgjegjëshëm, se në kodin tonë moral si komb dhunimi i varreve (edhe i armiqve është i papranueshëm). Por kjo ka gjasa që të ndodh dhe konflikti i armatosur do të shtrohej si opsion.
  2. Ekstremistët grek në Bularat të Gjirokastrës ,bënë thirrje që në atë vend të ngrihet një kishë me emrin e Kostandin Kocifas, ku të jetë vend peleglinazhi i përhershëm. Kjo do të ishte për shqiptarët shumë provogative dhe e pa pranueshme. Grekët në vendin e tyre  terroristin Kocifas mund ta bëjnë hero , ashtu sic mund ta bëjnë edhe shejt, por Bularati është pjesë integrale dhe e pandashme e Shtetit Shqiptar. Në se maskarada e 7 nëntorit 2018 vazhdon me mënyra e forma të tjera  , konflikti nuk është larg.

Që konflikti i armatosur midis shqiptarve e grekve të mos ndodh, ju bëj thirrje të nderuar bashkatdhetar, që në kohën më të shkurtër të kontaktoni me kongresmenët dhe sematorët e shtetit tuaj  e t’ ju bëni  të qartë situatën shpërthyese që ekziston për të dy problemet e sipër përmendura. Ndihmesa e tyre do të jetë   shumë e madhe dhe shumë e nevojëshme.

ASLLAN  BUSHATI

Sa më parë Ligji për besimet e fetare në Kosovë – Nga Skënder Karaçica

E kohës

Nëpër këto vite,po e shohim në pikë të ditës se si po shantazhohen vlerat e lirisë e të demokracisë në shtetin e ri të Kosovës.

Boll më mashtrime para Zotit dhe para Atdheut…!

Janë bërë kogja shumë (Burdusha)faqe zi që mashtrojnë popullin me (hajmalitë e shpetimit)në jetë,kur e kur,këta janë gënjështarët më të mëdhenjë para Zotit dhe,nuk e kanë për turp në pikë të ditës në Kosovën e lirë,ata dalin si ,,shpetimtarë,,për fatin e njerëzve me dofarë dokrrash që u ka kaluar koha…!

Boll më mashtrtime me ,,besimin politik Islam,,në Kosovë!

Shteti i Kosovës duhet të veprojë së më parë me Ligjin për besimet fetare ashtu siç veprohet në të gjitha vendet e lira me demokracinë dhe vlerat e saj universale…Feja e ka vendin e vet në shoqëri dhe tek besimtarët.Këtë as sot e askurrë nuk ka kush që e konteston!Mirëpo,feja duhet të qendrojë sa më larg politikës së ditës,sa më larg kutisë së mashtrimeve me njëfarë,,Kurani,,që nuk është vertetë Kurani i shenjtë i të madhit Zot por me kolovajzën e disa hoxhollarëve (shqiptarë)që po vishen keq e më keq si në dasmën e dreqit(sic!)dhe po hedhin vallen me njerëzit me hallet e mëdha në jetë…!

Boll më hoxhollarë që gënjejnë dhe ata me sjelljet e tyre nuk mund të jenë ,,pasaporta,,më e mirë që ne të jemi më afër dhe me Zotin përpara…Ata,kështu,si po sillen Burdushët dhe disa tipa të Shefqet Krasniqit,veçse na pengojnë dhe shumë na pengojnë në rrugën tonë që të jemi më afër me Zotin e madhërueshëm.

Boll më hoxhollarë të veshur me (besim politik Islam)në Kosovë sa më larg duart nga shteti i Kosovës dhe liria e besimit sipas Kushtetutës mos të keqpërdorët nga matrapazët e veshur me rrobat e bardha e,të shëmtuar kur i shohin se kah kalojnë me mizën në kapuq,mashtro e fito qyetarët tanë pa bërë asnjë minutë punë e djersë.

Boll më hoxhollarë që po luani me fatin e njeriut tonë në Kosovë,e paçi të mallkuar bukën e Mëmëdheut që e hani pa punë e pa djersë,por me mashtrime edhe para Zotit(!)

Boll më hoxhollarë me modelin e huaj që po na vjen dikah dhe për një qëllim…!Na duhen hoxhollarët me shpirt e mendje që janë në krah të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar,ndonëse si thoshte i madhi patriot dhe hoxhë Idriz Kosova,edhe ZOTI DI SHQIP…!

Boll më hoxhollarë që janë ,,martuar,,me dreqin dhe punojnë në shembjen e vlerave e të panteonit kombëtar shqiptar në Kosovë!

Boll më…!

Çikago,16 nëntor 2018

Tirana zyrtare e harroi çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg


Lajm i ditës është bërë arratisja e Gruevskit nga Shkupi,ku e mori dënimin e merituar për kohën e tij kriminale dhe shantazhet tjera kundër popullit shqiptar në Maqedoni.Në rrjedhë të lajmit,thuhet se si Tirana zyrtare,për arratisjen e njeriut ,,një pëllambë njeri e një seri,,(!)të Gruevsklit e paska zgjedhur shtegun kah Shqipëria dhe,përmes portave të pushtetarëve shqiptarë…!

Tirana zyrtare në kohën e Sali Berishës e njohu ndër vendet e para ,,pvarësinë dhe integritetin,, e Maqedonisë pas shpërbërjes së ish-Jugoslllavisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,për fatin e keq,ende pa u zgjidhë çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Tashti çfarë loje po bënë Tirana…?Kujt i duhet kjo kur një vend fqinj Maqedonia dënon boksierin e vet (Gruevskin)për kriminalitet dhe për pazaret e tij në Shkup,ndërsa për arratisjen e tij portat ia hapë Tirana zyrtare me pushtetarët tanë ,,zemër mirë,,(sic!).

Boksieri Gruevski është përgjegjës për rastin e Kumanovës,për shpërnguljen e shqiptarëve nga toka dhe shtëpia e vet etnike,pozita kushtetuese e pakicës kombëtare e jo shteformues,pa programe të zhvillimit e të investimeve në pjesën e Maqedonisë Përendimore(me shumicën shqiptare),pushteti lokal i centralizuar dhe proceset e dështuara demokratike të BE-së karshi këtij vendi me një të ardhme të brishtë.

Gruevski është një kriminel dhe nacionanalit ordiner kundër popullit shqiptar në Maqedoni,ndonëse partia shqiptare(BDI e Ali Ahmetit)bëri njëfarë koalicioni sa për numrat qeveritar të tij në korridoret e qeverisë së tij pa thënë,madje pa thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Gruevski dhe shqiptarët në orën e ndalur dhe në peshojë…!Tirana zyrtare po bëhet ,,faktor bashkëpunimi,,me vendet e rajonit në Ballkanin me inflamacion të gripit nacionalistë me boshtin panllavistë dhe kundër popullit shqiptar!

Deri kur do të luhet loja ,,mat e çmat,,që e dëmtojnë shumë çështjen shqiptare,kur e kur,Tirana zyrtare po bënë ,,politikë të hollë,,sikurse në kohën e Esad Pashë Toptanit për të kryer punën e dreqit të zi në Ballkan…!

Tirana jo portë për hyrje e dalje për ata që i dënon vendi i rajonit për krime të rënda dhe për protogonistët vrastarë të shqiptarëve në Maqedoni,që përmes Kushtetutës ata po i denigron dhe po i përbuzë para botës demoktratike dhe para Evropës së bashkuar…!

Tiranë mbylli portat për udhëtarët e natës dhe me nofkën e zezë të kriminelëve që parakalojnë andej pari…!

Çikago,16 nëntor 2018

Mbesa e Mid’hat Frashërit, mikja ime e fëmijërisë – Nga Moza Boletini

 New York, Nëntor 2018

Për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, përveç organizatorëve, politikanëve, diplomatëve në New York, kishin ardhur edhe mbesa e gjeniut të kombit Najada Toptani Petrela, së bashku me të bijën Fionën. Me Najadën ishim rritur në një lagje në Tiranë, si familje të persekutuara politike nga rregjimi komunist shpesh në besnikëri me njëra-tjetrën flisnim për ato halle e vuajtje që po kalonin familjet tona e gjithë kombi ynë. Qanim hallet me njëra-tjetrën për ato kohë të vështira nën diktaturë, kur këshilli e fronti demokratik i lagjes na shikonin e trajtonin si delja e zezë, nën siglën e luftës së klasave, të cilët na dërgonin në punë të detyruara e të rënda për ne femrat.  Nga prindërit e saj Najada është mbesë e Mid’hat Frashërit dhe Murat Toptanit.

Si bashkëpunëtore e TV – Kultura Shqiptare në New York, zhvillova një intervistë televizive me Najadën, e cila me emocion shprehu mirënjohjen e saj për këto momente historike, ku eshtrat e njeriut të saj të dashur të familjes, më në fund po kthehen në atdhe.

Dita kur amaneti i gjeniut të kombit Mid’hat Frashëri, siç e quan me të drejtë edhe historiani Uran Butka do të prehet në Shqipëri.  Pas 69-të vitesh që ai u nda nga jeta në mënyrë tepër të mistershme në Nju Jork në vitin 1949. Ceremonia madhështore për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, u zhvillua në Harstdale në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në New York, ku morën pjesë qindra bashkatdhetarë.

Mid’hat Frashëri, ose ndryshe me pseodonimin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në New York, ai kishte ardhur nga Europa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezat Ferncliff në Westchester. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, kishin ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane, nga Nju Jorku dhe shtetet e largëta të Amerikës si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria Thomas Frashëri, dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë “Lumo Skëndo” historiani Uran Butka, deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, si dhe anëtarë të familjes së Mid’hat Frashërit, Najada Petrela me të bijën Fionën.

Fjalën e hapjes e mbajti Famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj. Më pas të pranishmit ndoqën një film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Mid’hat Frashërit, me skenarist Uran Butkën dhe regjisor Saimir Kumbaro.

Sipas Z. Butka, ky dokumentar është realizuar me materiale nga arkivat botërore, përfshi Nju Jork e Uashington, dhe ato të Shqipërisë, dhe “eshtrat tij” – tha ai – “do të prehen në atdhe, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në kodrat e Liqenit”.

Ambasadorja Faber, foli edhe për proçedurat e ndjekura nga qeveria shqiptare dhe për të çuar në vend amanetin e Mid’hat Frashërit. Tregoi mbështetjen e diasporës dhe falenderoi në mënyrë të veçantë Këshilltarin e Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, Konsullen Najada Sojli, diplomatin Armand Shandro, filantropistin Richard Lukaj, kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, e të tjerë.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, ajo kujtoi mikpritjen e zj. Barie Aliko dhe familjes së saj në Detroit, kur i vizitoi për të marrë informacionet e para dhe bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë këtij proçesi.

Kurse, duke folur për ata që kanë ndihmuar me proçesin e dërgimit në atdhe, ajo tha se: “Një ndihmë të madhe ka dhënë avokati Edward Toptani nga Nju Jorku, i cili kishte ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe punoi vullnetarisht, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore për dërgimin e eshtrave drejt Tiranës”.

“Procedurat u kryen në kohë” – tha ajo, duke shtuar se “për këtë ndihmoi edhe avokati Ardian Neritani”. Për realizimin e këtij proçesi njihet kontributi dhe bashkëpunimi me familjarët dhe veçanërisht me mbesën e tij, zj. Najada Petrela, e cila ka punuar bashkë me ne në çdo hap gjatë gjithë procesit.

Në emër te familjes Frashëri, përshëndetën zj. Najada Petrela dhe z. Tomi Frashëri, Drejtues i Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Z. Uran Butka, Drejtor i Institutit të Kërkimeve Historike “Lumo Skëndo”, në kumtesën e tij iu kushtua figurës së gjeniut të madh Mid’hat Frashëri. Z. Butka tha se “ceremoniali  shtetëror në nder të  Mid’hat Frashërit do të jetë madhështor, e ku do të bashkojnë personalitete nga vende të ndryshme europiane dhe nga Nju Jorku”.

Në ceremoni  përshëndetën përfaqësuesë të klerit dhe mërgatës shqiptare.

Serbia fashiste po vajton për ,,fitoren e madhe,, që pati gjatë Luftës së Parë Botërore – Nga Skënder Karaçica

E kohës

Serbia fashiste e regjimit të Vuçiçit në Beograd, përmes lotëve të krokodilit, po vajton për ,,fitoren e madhe,, që pati gjatë Luftës së Parë Botërore që, sipas kësaj propagande, paskësh humbur 62 për qind të burrave ,,luftëtarë,, të Serbisë (sic!).

Ky farë reagimi erdhi nga Beogradi dhe vetë Vuçiç, që e paska penguar ardhja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë takim të liderëve botërorë në Paris me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe protokolli zyrtar për vendosjen e tij në rreshtin në mes delegacioneve nga bota.

Serbia mos të fshehë (historinë) e dhimbshme të kohës vrastare, kur e kur në flakën e Luftës së Parë Botërore e ripushtoi, e dogji tokën dhe shqiptarët në Kosovë dhe tashti trumbeton para Evropës dhe botës së ,,fitimtare,, e kësaj lufte botërore ku u vranë 18 milionë banorë të kontinentit tonë(Evropë).

Franca liberale dhe demokratike është ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në këtë përkujtim të shekullit të kaluar dhe Lufta e Parë Botërore, delegacioni shtetëror i Kosovës me prersidentin Hashim Thaçi mori pjesë si i barabartë me vendet e tjera të Evropës dhe botës.

Çikago,12 nëntor 2018

Girone, aktori që përcjell ngjarjet e diktaturës – Nga Moza Boletini

 

Romë, nëntor 2018

Po udhëtoja me avion nga SHBA për në Shqipëri. Në aeroportin Fiumicino të Romës, tranzit për në Tiranë. Aeroport që ka fituar Çmimin si më i miri në Europë.  Rastësisht aty takova dhe bisedova nga afër me aktorin e njohur italian Remo Girone, ose të famshmim Tano Caridi tek seriali italian “La piovra”. Sot ai do të jetë protagonist në filmin e ri shqiptaro – italian të regjisorit Namik Ajazi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”.
Sipas aktorit Girone, xhirimet e filmit kishin filluar dhe ai së bashku me bashkëshorten Victoria Zinny, prezantohen në rolin e një familje dipllomatësh italian në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit. Regjisori Namik Ajazi, edhe ai i prekur direkt politikisht, së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një grup aktorësh shqiptarë e italianë, do të paraqesin së shpejti një histori të parealizueshme dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhet fjalë për histori dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian.
Ngjarjet zhvillohen në fund të viteve ’70, fillim i ’80-ës dhe krahas historisë së dy të rinjve, ku do të jenë vendosur ngjarje që i përkasin viteve të vështira të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Duke ju referuar edhe shtypit shqiptar, për të arritur në këtë histori të dhimbshme, regjisori Ajazi ka punuar për gati tre vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme. Është mbështetur në katër histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit. Por Ajazi thotë se nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ka marrë copëza nga disa syresh. Po sipas medias shqiptare regjisori Ajazi thotë se:“Nuk dua që askush të identifikohet me personazhet e filmit. Por është një histori e vërtetë që i bën homazh atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana e regjimit, i cili nuk të falte”.
Është homazh për të gjithë ata njerëz që kanë kaluar nëpër situata të tilla. Disa nuk jetojnë më, disa tashmë janë gjyshër”, thotë Ajazi, teksa shton që përzgjedhja e temave nga e kaluara komuniste vjen si një detyrim karshi një brezi që përjetoi kohëra të vështira, por edhe për t’i treguar brezit të ri se ç’kanë qenë ato vite”.
Përzgjedhja aktorëve përbën një surprizë më vete. Ajazi ka sjellë në Tiranë aktorin Remo Girone, i cili së bashku me aktoren Victoia Zinny do të interpretojnë prindërit e vajzës.
Beatrice Aiello, një aktore e re italiane do të jetë në rolin e protagonistes, po ashtu interpreton edhe Marta Gastini. Ndërsa disa nga aktorët shqiptarë janë Alfred Trebicka, Guliem Radoja, Mehdi Malka etj, dhe një djalosh i ri që jeton në Firenze, Anton Kodrinaj, të cilit i është besuar roli kryesor, i Artur Erzenit. Filmi mbështetet nga QKK, Ministria Italiane e Kulturës dhe Eurimages.
Duke dëgjuar nga aktori Girone rreth skenarit të këtij filmi, një nga këto episode më ktheu në kujtesë miken time italiane Jolanda Tahmizi, që fatkeqësisht nuk jeton më, ish anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë, ku edhe unë kam dhëne kontributin tim për vite me rradhë edhe pranë kësaj shtrese deri ditën që u largova për në SHBA. E kam njohur nga afër Jolandën, ose Jolën siç e kishin thërritur që të vogël prindërit e saj. I ati kishte qenë dipllomat italian, me detyrën e Konsullit në Vlorë. Siç më ka treguar ajo, për shkak të veshjes së saj “moderne” sigurimi i shtetit e arreston në moshë tepër të re, pasi kishte rënë në sy të policisë sekrete shqiptare, ose më mirë të injorantëve shqiptarë të shërbimit policor të diktatorit hoxha. Vajza e re, me emrin Jola, sa herë shkonte në Tiranë, luante tenis veshur me një fund të shkurtër të bardhë me pala të vogla dhe bënte shëtitje – xhiro duke mbathur në këmbë patinat rrëshqitëse.
Por kjo pamje ekstravagante e saj përbënte shqetësim për kastën e kuqe dhe rregjimin e kohës. Ishte shfaqje e huaj, paçka se Jola ishte e huaj, në dhe të huaj. Vetëm për fundin e bardhë e të shkurtër që mbante veshur dhe rrëshqitjen me patina, sigurimi i shtetit e arreston dhe e dënon me burgim politik.
Një rast tjetër që kam njohur nga afër, Maria Dvorani, e cila la studimet e larta në Itali dhe kthehet në atdhe për t’u gjendur pranë atdheut gjatë pushtimit fashist. Ndërkohë njihet e martohet me një inxhinier italian, që kishte mbetur pas lufte në Vlorë. Për këto veprime të ndaluara sigurimi i shtetit e arreston dhe e burgosin si armike të popullit. Edhe me Marien jam njohur pranë kësaj shoqate. Ishin gra inteligjente, poete, shkrimtare, me shpirt të gjerë e tepër tolerante. Gra heroina që me dinjitetin e tyre të lartë sfiduan diktaturën më të egër në Europë. Ishin bashkëvuajtëse e mike burgu politike me heroinën Muisne Kokalari, të cilat shpesh me tregonin ngjarje të atyre vuajtjeve të rënda që kishin përjetuar nëpër birucat e diktaturës. Jeta dhe vepra e të cilave u përjetësua në lartësi me dimensionin e lirisë.
Një Memorial dedikuar Gruas ish të Burgosur e të Persekutuar Politike të Shqipërisë në qendër të Kryeqytetit të Shqipërisë do te ishte domosdoshmëri, pasi e meritojnë vërtetë, pikërisht aty ku ka qenë busti i diktatorit hoxha. Do të ishte vend ideal dhe vlerë për kombin tonë. I kujtoj gjithmonë me respekt dhe janë udhërëfyeset e mija në çdo veprimtari që ndërmar për të drejtat e njeriut, gruas, fëmijëve, humane dhe bamirëse tashmë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke u kthyer sërisht tek filmi, një Bravo! i takon regjisorit Namik Ajazit dhe skenaristit Ruzhdi Pulaha, të cilët po tregojnë me vërtetësi atë periudhë të tmerrshme të jetës që kanë kaluar në komunizëm edhe femrat e huaja. Falenderoj aktorin e madh italian Remo Girone së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Zinny, që ju bashkëngjitën këtij projekti dramatiko – artistik të vendit tonë. Dhe takimin me aktorin Remo Girone do ta quaj një takim tranzit në Fiumicino.

Thesari i Qarkut në Çikago përgëzon shqiptarët për Ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Thesari i Qarkut në Çikago përgëzon shqiptarët për Ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Në Çikago në një manifestim rasti në lokalet e Thesarit të Qarkut, Maria Pappas organizoi pritje për shoqatat shqiptaro-amerikane dhe me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë i përgëzoi për festën kombëtare të kombit shqiptar në Ballkan.

Maria Pappas tash sa vjet ka zhvilluar bashkëpunim me shqiptaro-amerikanët dhe përmes institucionit Thesari i Qarkut në Çikago ka afruar përkrahjen dhe informimin e duhur për bisneset dhe afaristët tjerë shqiptarë në këtë qytet milionësh dhe shumë dinamikë në lëvizjen e trendëve të reja në fushën e bisnesit për shqiptaro-amerikanë dhe pagesa e tatimit sipas ligjeve të shtetit amerikan,kështu u tha në këtë takim me Maria Pappas.

Në aktivitetin e Thesarit të Qarkut në Çikago,për herë të parë u konfirmua nga zyrtarja e parë Maria Pappas se tash e tutje përmes linkut edhe në gjuhën shqipe, pagesat e tatimeve ligjore për bisneset dhe afaristët tjerë mund të bëhen në gjuhën e tyre shqipe. Kjo ishte një ngjarje e ditës dhe nderim për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton e punon në qytetin me rrethinë në Çikago, u shprehën njëzerit të pranishmit në këtë organizim për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet të Thesarit të Qarkut morën pjesë Gjeneta Harusha, kryetar i KSHA-së si dhe përfaqësuesit e shoqatave Mahmut Skenderi, Lirie Mehmeti, Tefik Abdullahu, Riza Ismajli, Arbër Ajeti, Arjana Jupi, Riza Milla dhe Samedin Mehmeti, të cilët Maria Pappas i nderoi me mirënjohje të Thesarit të Qarkut në Çikago.

Skënder Karaçica

 

Nju Jork, ceremoni për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit

Në Hartsdale të Nju Jorkut u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa periudha me rëndësi kritike të kombit shqiptar.

Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në Nju Jork, ku kishte ardhur nga Evropa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezën Ferncliff të qarkut Weschester.

Verimtaria e përcjelljes së eshtrave po mbahet në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës. Për të marrë pjesë kanë ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo.

Në komentet e pjesëmarrësve u theksua roli i Mid’hat Frashërit si kryetar i Komisionit të Alfabetit në vitin 1908, ku ai mbështeti abc-në shqipe me gërma latine; u fol për punën e tij prej dijetari me themelimin e revistës mjaft të njohur “Diturija” dhe për aktivitetin si njëri prej firmëtarëve të Pavarësisë në vitin 1912.

Mid’hat Frashëri ishte themelues dhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qenë cilësuar si kolaboracionist nga regjimi komunist dhe kjo vazhdon të jetë ende një pikë ndarjeje mes mbështetësve të tij antikomunistë dhe një pjese të historianëve.

Por shumë prej atyre që folën e cilësuan Mid’hat Frashërin si një figurë të madhe bashkuese për shqiptarët. Ata thanë se ceremonia e riatdhesimit në Nju Jork flet më së miri për këtë.

Në ceremoninë e sotme munguan disa anëtarë të organizatës panshqiptare Vatra, drejtuesit e së cilës i thanë Zërit të Amerikës se Vatra zyrtarisht nuk do të merrte pjesë. Sipas tyre, qeveria shqiptare, vendimin për riatdhesimin e Mid’hat Frashërit e shikon thjesht të lidhur me rolin e tij në çështjen e alfabetit, duke lënë mënjanë kontributet e tij politike si luftëtar kundër komunizmit.

Mid’hat Frashëri do të rivarroset më 14 nëntor në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, aty ku prehet i ati, Abdyl Frashëri dhe xhaxhallarët Sami dhe Naim, që të tre rilindas të shquar. /Ilir Ikonomi-VOA

Serbia nis propagandën (qeveritare) përmes letrës në të gjitha vendet e botës kundër Republikës së Kosovës – Nga Skënder Karaçica

Lajmi i ditës

Regjimi antishqiptar i Serbisë fashiste nuk po e ndalë propagandën antishqiptare dhe kundër Republikës së Kosovës,që përmes një letre që do të nisë për të gjitha vendet e botës,regjimi serb përmes vajtimit(diplomatik)po mundohet të krijojë barometrin për kinse ,,shpallja e Kosovës Republikë,,na qenkash kundër të drejtës ndërkombëtare(sic!).

Lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe a janë ,,shkelur ligjet,,ndërkombëtare sipas ankesës së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,kjo tregon më së miri kur ky organ i lartë i drejtësisë ndërkombëtare pati thënë se në asnjë rrethanë shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare(!).

Atëherë çfarë po kërkon regjimi serb në Beograd,që përmes një ,,letre,,të njoftojë botën (demokratike)se shpallja e Kosovës dhe populli shqiptar e pakeshin ,,shkelur,,ligjet e njohura ndërkombëtare për shtetin e lirë të Kosovës.

Do të ishte mirë që menjëherë MPJ-së e Kosovës,sikundër përgjigje ,,letrës,,së qeverisë së Serbisë për qeveritë në tërë botën të kundërpërgjigjet për nisjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,që ishte përgjigje në ankesën e Serbisë për shpalljen e Republikës së Kosovës që,sipas këtij institucioni të lartë ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë(po i referohemi vedimit unanim)se shpallja e Republikës së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare për liri dhe pavarësi të shtetit të ri të Kosovës.

Do të ishte mirë që përmes një note të protestës të reagoj Republika e Kosovës në institucionet e BE-së dhe në Washington,në mënyrë që Serbia të ndalë skenarët e njohur tash e dy shekuj  kundër popullit shqiptar dhe Kosovës nëpër botë,kur e kur ajo vriste e digjte tokën e Kosovës,e ditën vajtonte përmes propagandës ,,paësore ,,para dyerëve të kancelarive diplomatike nëpë botë.

Tash e njëzetë vjet (1999)shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë,nuk ka se çfarë kërkon Serbia në shtetin e lirë të Kosovës.Me ligjet kushtetuese të saj pakica serbe i ka të drejtat që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në BE dhe në botë,madje më shumë se sa populli shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.

Duhet që me çdo kusht ,,letra,,e qeverisë së Serbisë për informimin e qeverive nëpër botë të demantohet me argumentin e fortë të vednimit unanim të Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë,ku thuhet se shpallja e Republikës së Kosovës(2018)nuk ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare dhe kështu regjimi serb në Beograd të mbyllë dosjet e propagandës,vajtimin politik dhe të mbyllë gojën para popujve dhe qeverive të botës.

Çikago,8 nëntor 2018

Amerikën e kemi mik të përjetshëm – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

Amerikën e kemi mik të përjetshëm,Tirana dhe Prishtina,me projektin kombëtar për shtetndërtimin dhe të zhvillimit të vlerave universale të demokracisë me popujt e Europës…

Zhvillimi i gjithbarshëm i popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan,gëzohet shumë miku i përjetshëm i kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike(Amerika dhe Washingtoni).

Kur e keni mikun e fortë e të nderuar,duhet edhe ne të ndërtojmë kodet tona të shtetndërtimit kombëtar e demokratik,ndonëse vetëm kështu i tregojmë shtetit mik të Amerikës se jemi serioz në udhën tonë dhe,së këndejmi kemi se çfarë të participojmë me popujt tjerë në Europë dhe me gjerë në botë.

Karshi këtyre vlerave,kur e kur,me miqësinë e përjetshme me Amerikën,institucionet e të dyja shteteve (Kosovë-Shqipëri)duhet të ruajnë drejtpeshimin dhe të bëhen me serioz në të gjitha rrjedhat e shtetbërjes,të ngritjes së demokracisë dhe të kaheve të reja të zhvillimit shoqëroro-ekonomik për të treguar se mikun e mirë e të fortë(Amerikën)e kemi model jete sesi duhet të bëhet Atdheu Shqiptar!

Gëzuar Demokratëve në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan në Washington!

Çikago,7 nëntor 2018