VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

By | July 16, 2019

Komentet

FOTOT + VIDEO – Historia e saj preku të gjithë, por ku është sot Drenusha që gjatë luftës humbi nënën dhe vëllain e vetëm?

Historia e saj e publikuar pak kohë më parë kishte prekur të gjithë.
Në një video të xhiruar gjatë luftës, shihej një vajzë e vogël me fytyrë të trishtuar e cila kishte përjetuar një tmerr, pasi forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe vëllain e saj të vetëm, ndërsa vet ishte plagosur rëndë.

Kur historia e saj u publikua, nuk dihej shumë se kush ishte Drenushë Gashi, voglushja e cila pasi i kishte shpëtuar granatimeve në fshatin e saj në Çabiq të Drenicës, ku kishin mbetur të vrarë 11 cilvilë, ishte dërguar në Austri për trajtim mjekësor, shkruan Magazina.al

Por  Drenusha që të gjithë e mbajnë mend fytyrën e saj të trishtuar, për 18-vjet pas luftës jetoi në Strasburg të Francës, bashkë me babain dhe motrën e saj.

Ajo tashmë ka krijuar familjen e saj, është martuar me futbollistin nga Drenasi, Dardan Morina dhe kanë një djalë me emrin Akil dhe jetojnë bashkë në Bon të Gjermanisë

Për gjithë historinë e saj të trishtë që përjetojë në luftë, është duke u bërë një film dokumentar i cili pritet të publikohet në maj të këtij viti e që përveç në Kosovë do të transmetohet edhe në shtetet evropiane, si një dëshmi për krimin që ka bërë Serbia gjatë luftës.

Ish-gazetari i luftës, Nustret Pllana, ka njoftuar se pas 12 viteve, në mungesë të mbështetjes nga shteti por me ndihmën e bashkëatdhetarëve ka nisur puna për përfundimin e këtij filmi.

Carl Bildt: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta pëlqente edhe Millosheviçi

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherit edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë ka goditur ashpër presidentin amerikan për marrëveshjet e fundit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore që pritet të finalizohet në ditët në vijim.

Bildt përmes një postimi në Twitter, është shprehur shumë i sigurt se një marrëveshje të tillë, do ta donte edhe ish-diktatori jugosllav, Slobodan Millosheviq

Arsyet e kësaj deklarate, siç pretendon Bildt është fakti që forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësiren digjitale dhe tregtinë.

Madje, sipas Bildt, në gjithë këtë histori kosovarët kanë të drejta shumë të limituara.

Postimi i plotë i tij në Twitter:

Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët.

Bugajski: Ballkani është shndërruar në fushëbetejë Moskë-Perëndim

Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet shumë më energjikisht ndaj shtrirjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Bugajski thekson se në hapësirat e Ballkanit po ndodh lufta për mbizotërim midis Moskës dhe fuqive perëndimore e ngjashme me atë të shekullit të 19-të, ka shkruar ai në sajtin CEPA (Qendra amerikan për analiza të politikës europiane) .

Ai vlerëson se tani po ndodh versioni i ri i asaj loje të madhe ballkanike, por tani “Moska po përdor subversionet dhe mashtrimet, meqë nuk mund të matet ekonomikisht e ushtarakisht me Perëndimin”.

ka thënë ai, terminët se Rusia e Putinit “po ndërhyn dhe ka ndikim malinj në Siujdhesën e Ballkanit” janë shumë të thjeshta për të shprehur qëllimet e njëmendta të Moskës dhe se për këtë arsye do të mund të zbusë ndjenjën e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.

Bugajski në tekstin e publikuar në sajtin CEPA shkruan se Kremlini sheh në Ballkan përparësinë strategjike për shkak të realizimit të së paku katër qëllimeve:

I pari, që të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, për çka si shembull përmend ndikimin e Moskës në qeveritë ballkanike, “angazhimin e saj ushtarak, si në rastin e Serbisë” dhe praninë e saj institucionale;

Qëllimi i i dytë është që Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, që po e bën duke nxitur konflikte, duke çuar kështu në shmangie në përgjigjet ndërkombëtare ndaj këtyre konflikteve;

Një prej tyre, sipas Bugajskit, është ideja për shkëmbim territoresh në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, e mbështetur nga Moska dhe disa vende perëndimore, e kundërshtuar nga vende të tjera perëndimore.

Qëllimi i tretë i Moskës është zvogëlimi i pranisë së SHBA në Ballkan, që shpjegohet me kundërshtimin rus dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.

Qëllimi i katër i Kremlinit është fitimi i aleatëve të rinj ose aleatëve potencialë, gjë që po e bën përmes ndikimeve ekonomike e energjetike, konsideron Bugajski.

Në kontekstin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska përdor një varg “mjetesh taktike”, ndër të tjera duke promovuar nacionalizmin lokal.

Në favor të pohimit të këtillë, Bugajski përmend Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuar po e pengon Rusia me këmbëngulje.

Me qëllim të nxitjes së konflikteve interne atje, Rusia thekson tregimin për serbët si pakicë e diskriminuar./Koha/

Weber: Qasja e Trumpit nuk ofron zgjidhje, problemi Kosovë-Serbi është politiko-ideologjik

Analisti gjerman dhe njohësi i çështjeve politike që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, thotë se marrëveshjet parimore Kosovë-Serbi që po nënshkruhen me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special Presidencial, Richard Grenell, nuk ofrojnë zgjidhje për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas ekspertit gjerman, marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe assesi përmes SHBA’së. Sipas Weber, Washingtoni në këtë proces mund të ketë vetëm rol mbështetës për Brukselin.

“Kjo është arsyeja e tretë pse marrëveshja e fundit nuk ofron rrugëdalje për zhbllokimin e negociatave të bllokuara, të udhëhequra nga BE-ja, në dialogun politik. Ekziston vetëm një rrugë për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë që e merr karakterin e një marrëveshjeje të paqes – përmes negociatave të udhëhequra nga BE-ja dhe perspektivës së anëtarësimit në BE për Serbinë dhe Kosovën. Shtetet e Bashkuara nuk mund ta bëjnë këtë. Megjithatë, ato e kanë një rol të rëndësishëm këtu – atë mbështetës, rolin e partnerit kryesor të BE-së, njësoj siç kanë bërë nga viti 2011 deri në qershor të vitit 2018”, ka thënë Weber për Gazetën Express i pyetur rreth mos përfshirjes së BE’së në gjithë procesin e arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd që u nënshkrua në Berlin.

Eksperti gjerman thotë se anashkalimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së Josep Borelli dhe Gjermanisë si fuqi kryesore, e kthen këtë progres të vogël të Richard Grenell në një “fitore të Pirros”.

Tutje Weber thotë se ka dyshime e tij se Richard Grenell të gjithë këtë aktivitet po e bënë për promovimin e vetes dhe Administratës së Donald Trump dhe jo për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Madje siç thotë Weber një gjë e tillë po bëhet edhe për ta bezdisur kancelaren Angela Merkel.

“Përmes anashkalimit të BE-së, përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe vendeve anëtare kyçe, siç është Gjermania, dhe madje duke e provokuar këtë të fundit duke negociuar për muaj të tërë me kompaninë Lufthansa dhe më pas duke e nënshkruar një marrëveshje në ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman, ky përparim i vogël kthehet në fitore të Pirros. Ai krijon dyshime të justifikuara se motivi prapa aktiviteteve të Grenell-it ka më së shumti është me qëllim të vetë promovimit të administratës, e jo për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe më së keqi për zemërimin e kancelares gjermane”, ka thënë Weber për Gazetën Express.

Megjithatë Weber thotë se duke marrë parasysh gjithë bllokadën politike dhe faktin që dialogu politik ka ngecur, marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e Grenell janë të mirëseardhura nëse ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë dhe Serbi.

Për të dhënë një gjykim final rreth marrëveshjes ajrore Prishtinë-Beograd, ai thotë se duhet parë tekstin e marrëveshjes, substancën dhe më pas mënyrën se si do të implementohet ajo.

Eksperti gjerman thotë se ndryshimi i administratës së Donald Trump nga të qenit destruktiv dhe të hapur ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve në çështje konstruktive të cilat po i udhëheq Grenell shënon një ndryshim të mirëseardhur.

Megjithatë Weber thotë se marrëveshja për linjën ajrore ngjason me marrëveshjet Kosovë-Serbi të arritura herët gjatë dialogut teknik, dhe sipas tij të tillat nuk dërgojnë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

“Retorika e tij e përqendruar në ekonomi dhe investimet perëndimore në Kosovë dhe Serbi në përgjithësi është premtuese. Megjithatë, nga e tëra që kemi mundur ta mësojmë nga marrëveshja, domethënë nga dy marrëveshjet (Serbia me Lufthansa-n, KFOR-i/Kosova me Lufthansa-n), kjo u ngjan shumë marrëveshjeve dypalëshe të dialogut të hershëm teknik në bazë të statusin neutral. Ne kemi parë që kjo nuk mund të jetë rruga drejt një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi për statusin”, potencon eksperti gjerman.

Bodo Weber thotë se zgjidhja finale Kosovë-Serbi duhet të bëhet përmes dialogut politik të bazuar në parime të përcaktuara të Perëndimit që synojnë t’i japin fund mosmarrëveshjes për statusin, siç kishin bërë më herët Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA’së.

Eksperti gjerman thekson se duke parë keq drejtimin e negociatave përgjatë viteve 2017-2019 nga Mogherini, atëherë duhet një rifillim të negociatave, dhe sipas tij i vetmi që mund ta bëjë këtë është Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell

“Zgjidhja qëndron në një dialog politik, dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që fillon me një kornizë negociuese të bazuar në parime të qarta (“vijë të kuqe”) të përcaktuara nga Perëndimi, që synojnë t’i japin fund mosmarrëveshjes së statusit – ashtu si kishte qenë bërë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A. në vitet 2011-13. Duke pasur parasysh negociatat e keq udhëhequra 2017-19 për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, kjo do të thotë të bëhet një rifillim i negociatave, dhe çelësi për këtë është në duart e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell”, ka shtuar ndër të tjera Weber.

Në fund eksperti gjerman thotë se qasja e administratës së Donald Trump nuk ofron zgjidhje, pasi që sipas tij problemi Kosovë-Serbi është problem politik dhe ideologjik.

“Në të njëjtën kohë, politika e administratës Trump e drejtuar kah ekonomia nuk ofron zgjidhje – pasi mosmarrëveshja Kosovë-Serbi është politiko-ideologjike”, ka përfunduar Weber./GazetaExpress/

Çfarë është Bitcoin, monedha e mistershme e Internetit

Paraja është shpikja më e rëndësishme e kohëve moderne.

Ajo i është nënshtruar një revolucioni të mirëfilltë që nga lashtësia, si në formë, ashtu edhe në koncept.

Përpara shpikjes së parasë, mjetet më të përdorura të këmbimit kanë qenë guackat, perlat, gurët e çmuar, duhani, kokrrat e kakaos, gjëja e gjallë, rrobat, kripa, vera e të tjera.

Forma dhe koncepti i parasë si mjet këmbimi ka ndryshuar ndjeshëm që nga lashtësia, madje ka pësuar një revolucion të mirëfilltë duke u kthyer në komoditet virtual.

Çfarë Është Bitcoin?

Bitcoin është një monedhë virtuale e decentralizuar.

Ajo u shpik në vitin 2008 nga një individ ose grup personash nën pseudonimin “Satoshi Nakamoto.”

U hodh në tregun virtual në vitin 2009 dhe mund të shkëmbehet me shumë monedha, produkte dhe shërbime të tjera.

Në botë, nuk  ka asnjë bankë, agjensi ose qendër që mund të emetojë një monedhë të tillë që nuk ekziston fizikisht.

Kjo monedhë në fakt nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuterik që ruhet në kuletën dixhitale në telefonin tuaj ose në kompjuter. Njerëzit mund t’i dërgojnë njëri tjetrit monedha të tilla, ose të bëjnë blerje të ndryshme.

Në javën e fundit të janarit, kriptomonedha Bitcoin kishte një vlerë prej 8,596$, një vlerë ndjeshëm më e vogël se ajo e regjistruar në dhjetor të 2017 kur kjo monedhë u vlerësua me plot 20,089$.

Në disa vende të botës, përdorimi i kësaj kriptomonedhe dhe sistemi dixhital pagese është i lejuar ndërkohë që vende të tjera e kanë të ndaluar me ligj.

Si Mund Të Shtini Në ‘Dorë’ Një Bitcoin?

Të jemi të qartë, kjo kriptomonedhë nuk preket me dorë, megjithatë ka tre mënyra se si ju mund të zotëroni një monedhë të tillë.

  • Ta blini me para të vërteta,
  • Të shisni gjëra në internet dhe njerëzit t’ju paguajnë me bitcoin

Kjo kriptomonedhë nuk kontrollohet dot nga qeveritë dhe bankat.

Transaksionet me këtë monedhë janë gjithmonë anonime dhe nuk gjurmohen.

Kjo monedhë nuk kopjohet dot.

Bitcoin Në Shqipëri

Deri tani, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk kanë licensuar asnjë kompani për tregtimin e kësaj monedhe.

Megjithatë, në vitin 2017 në vendin tonë u krijuan grupe investimi Bitcoin, që u mundësonin njerëzve të paguajnë cash ose të bëjnë blerje direkt në internet.

Në mungesë të legjislacionit përkatës, asnjë blerës ose individ i angazhuar në investime të tilla nuk është i mbrojtur sepse kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në vendin tonë.

E njëjta gjë vërehet edhe në Kosovë, Banka Qendrore e të cilës ka përsëritur paralajmërimet se përdorimi i parasë virtuale i parregulluar me ligj mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare për qytetarët./AgroWeb.org

“Kultivimi i hashashit në Shqipëri është 12 fishuar”- Reagon Policia: Presim përgënjeshtrimin nga partnerët italianë

Policia e Shtetit lidhur me videon e transmetuar ditën e djeshmenga RAI 3 me disa informacione për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, bën me dije se shqetësimi i është dërguar autoriteteve italiane dhe ata fillimisht janë habitur. Më pas i kanë bërë me dije Policisë shqiptare se lajmi nuk ishte i konfirmuar nga asnjë burim i drejtpërdrejtë të informacionit të verifikuar.



Policia shqiptare pret që lajmi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12- fishuar të përgënjeshtrohet nga autoritetet italiane. Më tej në njoftim thuhet se Policia e konsideron videon e RAI 3 një lajm të rremë pasi viti 2019 shënoi sasinë më të vogël të kanabisit në Itali të ardhur nga Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICISË

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

A po lihet qëllimisht Medvegja jashtë listës së përbashkët për deputet? – Nga Muharrem Salihu

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë në prag. Forcat politike shqiptare, kryesisht në 3 komunat shqiptare në jug të Serbisë: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë përballë një dileme të madhe, por edhe jetike njëkohësisht për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone: Të marrin pjesë apo të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare?

Bojkoti i zgjedhjeve ju heq zyrtarisht shqiptarëve mundësinë që të jenë të përfshirë si minoritet në pushtetin legjislativ në Serbi, për pasojë nuk do të kenë një zë që të përcjellë shqetësimet e tyre. E kundërta, pjesëmarrja zyrtarizon njohjen de jure të situatës dhe të politikave serbe në dëm të shqiptarëve, pasi është njohur në këtë mënyrë numri i shqiptarëve që ka dashur qeveria serbe të prezantojë se ka në Serbi. Ndaj, pjesëmarrja në këto zgjedhje nëse realizohet pa një bashkërendim mes drejtuesve politikë shqiptarë, mund të klasifikohen si thikë me dy presa.

Medvegja

Drejtuesit politik shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc kanë obligim patriotik, moral dhe politik të punojnë dhe luftojnë të bashkuar për të mbrojtur kauzën e shqiptarëve në Serbi, kryesisht atyre në Medvegjë. Prezenca e shqiptarëve në zgjedhje duhet të kushtëzohet me kthimin e adresave që u janë pasivizuar të gjithë medvegjasve. Kjo gjë u kthen atyre dinjitetin dhe i bën të jenë të gjallë mes të gjallëve. Medvegja ka më shumë nevojë që kjo pjesë e popullatës që është persekutuar përmes pasivizimit të adresave të përfaqësohet në parlamentin e Serbisë, sesa medvegjasit që janë kursyer nga pasivizimi i adresave.

Ndihma ndaj popullatës medvegjase së shtypur, të çregjistruar dhe të fshirë nga regjistrat civilë është emergjencë kombëtare dhe forcat politike shqiptare në Serbi nuk duhet të heshtin. Lëshimi i territoreve shqiptare të Medvegjës në kohë paqe, por që nuk u realizua as me luftë, është baraz me shitje të territorit shqiptar dhe klasifikohet si tradhëti kombëtare. Në emër të medvegjasve të cënuar, ju bëj thirrje liderve shqiptarë në Serbi, që të bashkojnë forcat, të kthejnë sytë nga Medvegja që po lëngon dhe ta bëjnë çështje të kauzës së tyre. Historia nuk do ua fali. Ndaj lënia e medvegjasve pa përfaqësi në listën e përbashkët të forceve politike nga Presheva dhe Bujanoci nuk është e rastësishme. Nga ana tjetër qeveritë shqiptare po ndihen të pafuqishme përballë kësaj situate të rënduar në Medvegjë.

Salihu

Kjo kohë negociatash për rikthimin në tryezën e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë, është vendimtare edhe për të ardhmen e medvegjasve dhe të shqiptarëve në tërësi që jetojnë në Serbi. Përfshirja e partive poitike shqiptare pa kushte në zgjedhjet parlamentare në Serbi sjell të mira vetëm për Serbinë, në të paktën dy aspekte themelore: së pari, do të lehtësojë pozitën e Serbisë në bisedime, pasi prezenca e shqiptarëve në zgjedhje do të përkthehet si dakordësi me politikat serbe, ndaj nuk do të ketë një çështje të shqiptarëve të Serbisë për diskutim mes Kosovës dhe Serbisë; dhe së dyti, Serbia siç e ka nisur, ka gjasa të shpopullojë Medvegjën nga shqiptarët, duke u rrëmbyer në ditën me diell dhe në shekullin e XXI tokat autoktonëve, që nuk arriti t’ua marrë në 140 vite përpjekje e zbatim të politikave shoviniste e shfarrosëse që ka ndërmarr ndërvite kundër shqiptarëve.

Koha nuk pret më! Medvegja duhet mbrojtur dhe jo braktisur!’

* Muharrem Salihu-Themelues AFEDS- Këshilltare Komunal Medvegjë– kryetar dege APN

Rasti “veteranët”, mbetet i paqartë numri i përfituesve të pensionit

Arton Konushevci

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se rreth dy mijë persona, kryesisht ata që kanë falsifikuar dokumentet për ta fituar statusin e veteranit të luftës, janë larguar nga lista e pëfituesve të pensionit. Por këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nuk ka informacione se dikush është larguar nga lista e pensionit të veteranit të luftës.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka rënë dukshëm numri i personave që tash nuk marrin pensione. Nga shifra prej rreth dy mijë vetave, sa ai mendon se janë larguar nga lista, Gucati thotë se 400 prej tyre ishin nga Shqipëria.

“Rreth dy mijë (2.000) veta janë larguar nga pagat. Njëzet (20) veta janë persona që janë zënë me certifkata dhe vendime false (të rreme), ata veç janë duke e vuajtur dënimin dhe janë të regjioneve të ndryshme, të komunave të ndryshme. Kështu që kjo është reale. Muajin e kaluar 2, mijë veta nuk kanë marrë paga fare se janë të larguar nga listat”, tha Gucati.

Gucati, tha se në muajin dhjetor 2019, pensione kanë marrë më shumë se 37 mijë veteranë.

“Deri vonë, pensione kanë marrë mbi 39 mijë, tash ka ra numri në mbi 37, mijë. Do të thotë prokuroria është duke punuar. Ne e kemi përkrahur prokurorinë edhe më herët, do ta përkrahim edhe tash se për ne është mënyra më e mirë që ka filluar puna gradualisht, pa zhurmë, që po largohen nga listat e pensioneve ata që se meritojnë”, tha Gucati.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale thonë se pavarësisht hetimeve, ministria nuk është e informuar zyrtarisht nga askush lidhur me largimin nga lista të asnjë personi që ka marrë më herët pension.

Në këtë ministri, thonë se shifrat bazohen në Draftin e Listës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës.

“Nga lista e përfituesve të pensionit të veteranit të luftës nuk është larguar asnjë shfrytëzues, si mashtrues, apo siç po quhen “veteran të rrejshëm”, pasi që në këtë departament nuk ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare nga organet kompetente për ndërprerje të pensionit. Ligjërisht derisa ne nuk kemi asnjë shkresë të tillë zyrtare, nuk mund të largohet askush nga lista”, tha Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në një përgjigje me shkrim.

Sipas të dhënave nga kjo ministri, në muajin dhjetor të vitit 2019, në skemën e përfituesve të veteranëve të luftës kanë qenë 38,101 veteranë, kurse në janar të këtij viti në listën e pagese janë 38,156 përfitues të kësaj skeme, që nënkupton shtimin e numrit të përfituesve dhe jo pakësimin e tyre.

Ndërkohë, Hysni Gucati thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk e din se si janë raportet e bashkëpunimi mes ministrisë apo qeverisë dhe mekanizmave të tjerë për për ketë çështje, por ai shprehet i bindur që më shumë se dy mijë persona janë larguar nga lista.

Gucati tha se as shoqata që ai përfaqëson, nuk ka arritur të sigurojë një listë finale të personave që marrin pension si veteran.

“Listat nuk na i kanë dhënë, i kam kërkuar disa herë. Kam kërkuar të di sa marrin paga edhe sa kanë hyrë gjatë këtij vit. Kështu që mua, zyra për këtë çështje, që është pranë kryeministrisë, nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje”, tha Gucati.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nga provat e siguruara ka vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej mbi 68 milionë eurosh.

Kjo Prokurori ka njoftuar kohë më parë se “ka ngritur aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si ‘veteranët’, në drejtim të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria e Shtetit ka thënë se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga kjo kategori, mund të jetë deri në 19 mijë veta.

Një numër kaq i madh i përmendur nga Prokuroria, kishte nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se në këtë listë më numër kaq të madh të personave, kishte edhe emra të shumë ish-luftëtarëve që kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së.

Kjo organizatë ka shprehur zhgënjimin lidhur me atë se si si prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.

Hetimet po zhvillohen në rajone të ndryshme të Kosovës. Kështu vetëm në Prokurorinë Themelore në Prizren kanë thënë për Radion Evropa e Lirë së se janë duke u hetuar rreth 150 persona.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, sa i përket rasteve të manipulimeve me listat e veteranëve, në Prokurorinë Themelore në Prizren janë duke u hetuar rreth 150 persona. Prokuroria është akoma në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të nevojshme, dhe se për rastet në fjalë do të veprohet konform dispozitave ligjore”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Po në Prizren, Gjykata Themelore tha për Radion Evropa e Lirë se janë të informuar për 32 raste, por që ende nuk ka një vendimi gjykimi.

Përdorimi i detyruar i pajisjeve antisizmike duhet vendosur në Kodet e Projektimit Nga Tanush Çaushi

Një fjalë e një njeriu të madh thotë: Kur nisesh për udhëtim, përgatitu.

Në këtë mënyrë mendoj se është koha që të përgatitemi për fatkeqësitë natyrore dhe për tërmetin veçanërisht. Angazhime konkrete duhet të merren për këtë çështje dhe jo të mbetemi thjesht në kuadrin e fjalës “do to bëjmë”. Pas edhe opinioneve dhe rekomandimeve të profesorëve, specialistëve implementimi I kodeve të reja të projektimit duhet përshpejtuar. Zvarritja dhe burokracia për këtë çështje është shumë e dëmshme. Strategji konkrete të shoqëruar me një afat konkret për realizimin e implementimit të Normave Europiane të Projektimit Eurokodet) dhe Anekseve Kombëtare nuk duket në horizont. Në këtë çështje nuk ka vend për populizëm, por për veprim konkret dhe të shpejtë.

Përgatitja duhet të konsistojë në shumë aspekte, duke nisur që nga Fondet e Emergjencës, Modernizimi Emergjencat Civile e deri tek përgatitja e popullsisë në raste të fatkeqësive natyrore.

Por, ajo që mbetet si çështja më vitale dhe rrënja e zgjidhjes së problemit është faza e projektimit dhe ndërtimit të objekteve.

Të dashur lexues, ç’do zhvillim e ka një kosto. Problemi nuk është të ndalim zhvillimin, por ta kontrollojmë atë në mënyrë që të minimizojmë risqet e larta dhe eleminojmë risqet aq sa të mundemi.

– Po çfarë mund ti bëjmë ne fatkeqësive natyrore si tërmeti fjala vjen? – do pyeste dikush me të drejtë.

Shqipëria, si një vend sizmik me rrezikshmëri të lartë, duhet që të adaptojë edhe rregulla më të forta nga pikëpamja inxhinieriko-projektuese dhe zbatuese, por njëkohësisht edhe përdorimin e teknikave të reja dhe materialeve inovative, si përsa i përket projekteve të reja që do të zhvillohen ashtu edhe ato që do të riparohen. Krahas implementimit të Normave Europiane të Projektimit duhen përgatitur edhe Anekset që janë specifike për ç’do vend.

“ Unë mendoj se në këto norma të reja të projektimit duhet të sanksionohen edhe përdorimi I pajisjeve dhe materialeve inovative siç janë shuarësit e energjisë. Shuarësit e energjisë, si pajisje që montohen në ndërtesë mund të përdoren si për objektet e ndërtuara ashtu edhe objektet që do të ndërtohen”

Natyrisht që këto materiale dhe pajisje të reja kanë ndikim në koston direkte të ndërtimit, por po ta analizosh këtë kosto në raport me riskun dhe jetëgjatësinë e ndërtesës që është të paktën 100 vjet, kjo kosto është e papërfisllshme. Nga ana tjetër nëse përdorim këto materiale të reja mundet që të ulim edhe volumet e betonit dhe të hekurit, duke balancuar kështu koston shtesë.

Po shikoj së fundmi vetëm zgjidhje klasike, duke nisur nga këmishimi i kollonave dhe deri tek përforcimet tradicionale. Kjo lloj zgjidhje mendoj se nuk ofron një zgjidhje përfundimtare të problemit.

Nëse struktura nuk llogaritet dhe nga llogaritjet rezultati mos të dalë në perputhje me Kushtet Teknike të Projektimit më të përparuara siç janë Eurokodet, atëherë themi se nuk e kemi arritur objektivin.

Përveç zgjidhjeve tradicionale me hekur dhe beton, ka ardhur koha të përdorim edhe teknika të tjera:

Në vendin tonë,ndërtesat ekzistuese betonarme që përputhen me rregulloret dhe kodet relativisht të vjetra mund të kenë mungesë të rezistencës sizmike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërtesat publike, siç janë shkollat ose spitalet, të cilat kërkojnë një siguri të lartë për të siguruar një qëndrueshmëri gjatë dhe pas një ngjarje sizmike.

Duhet të nxitojmë shumë të dashur politikanë, vendimarrës dhe e dashur Ministre e Infrastruktures.

Duhet të përgatitemi për udhëtimet e reja që na presin dhe në këtë rast për Tërmetin.

Gjermania e heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë, Haradinaj e përshëndet vendimin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjermania ka marrë vendim që të hiqet Kosova nga lista e Shteteve për Verifikim e Sigurisë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se që nga sot Gjermania dhe Kosova janë më afër se asnjëherë më parë.

“Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar se ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.

“Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel”, ka shkruar Haradinaj.

Ambasadorja Kim thekson mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë

Në Shqipëri, ambasadorja e re amerikane Yuri Kim tha sot se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si një aleatet e partnere të vërtetë dhe se ato janë të përkushtuara të mbështesin të ardhmen e vendit. Ajo vuri theksin te zbatimi i Reformës në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çështje për të cilat shpjegoi se do të punojë me udhëheqësit shqiptarë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i paraqiti sot letrat kredenciale presidentit shqiptar Ilir Meta. Pak orë më pas, ajo ju drejtua shqiptarëve me një mesazh ku vuri theksin te marrëdhëniet e veçanta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. “Pak miq e kanë përqafuar Amerikën më me ngrohtësi, pak aleat kanë qenë më besnikë dhe pak partner kanë gatishmërinë dhe vullnetin për të bërë më shumë me SHBA-të se sa Shqipëria”, deklaroi ajo.

Ambasadorja amerikane i mëshoi përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë. “Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit por dhe në mbështetje të të së ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë se dhe puna më e vështirë bëhet më e lehtë kur ke miq e aleat përkrah teje SHBA-të janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate dhe më e fortë e më e aftë. SHBA-të janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojnë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe një sistem ku secili duhet të respektojë të njejtat rregulla”.

Ambasadorja amerikane vuri theksin gjithashtu te Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, “Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar Reformën në Drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.Jam besimplotë se teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri, më shumë investitorë do tërhiqen drejt Shqipërisë, në mënyrë që të mund të krijojnë më shumë vende pune dhe mundësi si për amerikanët dhe për shqiptarët”.

Ambasadorja Kim kujtoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhanë për Shqipërinë që në fillim-shekullin e kaluar kur “presidenti Uillson ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri. Kur nuk lejoi fuqitë e mëdha të ndanin Shqipërinë në konferencën e Paqes në Paris”. Zonja Kim, nënvizoi se as komunizimi nuk mundi të ndante të dy popujt. “Ne qëndruam të lidhur dhe folëm me njëri tjetrin përmes Zërit të Amerikës, i cili jo vetëm transmetonte lajme por dhe shkëndija shprese. Këto shkëndija të shpresës ndezën shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju në vitin 1991 ndërsa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe të komunizmit”.

Për të forcuar dhe më tej mesazhin e mbështetjes ndaj Shqipërisë, ambasadorja zgjodhi të mbyllte fjalën e saj duke folur në shqip, kur tha se “Ne jemi ende me ju krah për krah”.

Emërohen zyrtarët që do të negociojnë linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd

Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka autorizuar Xhemë Veselin, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore dhe Ramë Çupevan, drejtor i Infrastrukturës rrugore që të udhëheqin negociatat për fillimin e linjës hekurudhore me Serbinë.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të takohen të hënën në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Lekaj ka thënë se pala kosovare është e përgatitur për arritjen e një marrëveshjeje.

Përveç linjës hekurudhore, më 20 janar 2020, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar një letër të interesit për hapjen e linjës ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kompania gjermane, “Lufthansa”, do të operojë në këtë linjë. rel