VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Kush flet për ndryshimin e kufijve, armik i Kosovës

By | February 11, 2019

Komentet

Engel: BE-ja të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel tha të martën në Bruksel se është frustruese që Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj.

“Një nga çështjet ishte shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe Kosova duhej të përfshihej në regjimin e udhëtimit pa viza, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kjo është frustruese. Kur Kosova të shohë përgjigje pozitive në kërkesat ndaj saj, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha ligjvënësi Engel i cili ishte pjesë e një delegacioni dypartiak të Kongresit amerikan që mori pjesë të martën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ligjvënësi Engel tha se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në thelb të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Nuk mundet Serbia të mbajë Kosovën jashtë INTERPOL-it, jashtë UNESCO-s dhe të përpiqet të nxisë vendet tjera të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është e drejtë. Duhet vullnet i mire tek të dyja palët. Do të dëshiroja të shihja edhe Serbinë edhe Kosovën si anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ulen ne tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje normalizimi që “në thelb do të ketë njohjen e ndërsjellë”. Ky qëndrim u ritheksua edhe në letrat e fundit që presidenti Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por tash për tash bisedimet janë pezulluar, meqë Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës pezullimin e tyre, por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzon një gjë të tillë deri në, siç thekson, njohjen e Kosovës nga Serbia.

Më 19 shkurt 1879 lindi Luigj Gurakuqi, hero i kombit shqiptar, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet

Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, – Gjergj Fishta tek “Pika voeset”.
Është pionier i qytetërimit perëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, – mendimi i Fan Nolit për Gurakuqin.
Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, – dedikimi i veprës “Andrra e Prêtashit” kushtue Luigj Gurakuqit nga Padër Anton Harapi.

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 19 shkurt 1879 – Bari, 2 mars 1925) qe veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat,[1] deputet.[2] Hero i kombit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda.

Rrethi familjar

Lindi në Shkodër më 19 shkurt 1879,[3] ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880[4] dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjërë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtëpia e këtij tregtari të kulturuar e të shëtitur gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që vinin të diskutonin hallet e kohës e të merrnin vesh lajmet e botës. I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit otoman dhe grabitqarëve ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqen ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:

Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t’et e që edhe ai vetë shume kish pa“.

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar,[5] që ishte shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria e asaj kohe. Luigji qe ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç.[3] Prej Kolegjës Saveriane doli më 1897.[5] Më pas plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi për tërë jetën; ai ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me ‘të, Gurakuqi e kujton:

«… tue pà syt e tij të mekun kah ndizeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé…!»[4]

Diplomën e pjekurisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, duke pasë ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906[3][5] ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t’i përpilonte një parathënie, të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në të përkohshmen “Albania”. I përpirë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipërisë detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t’i kushtohej valës së luftërave për lirinë kombëtare duke marrë emrin e tyre në pseudonimin Lekë Gruda.[4] Me veprën “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim” (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet” e në Napoli “Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja” etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár».[4]

Aktiviteti patriotik e politik

Ngatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904 nga shkaku i një botimi të vogël mbi kolonitë shqiptare në Itali «Dy Koloní Shqiptare n’Italí deri tash të panjohtuna»[6] Më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t’i shpëtuar ndjekjeve.Me shpalljen e Kushtetutës falen të gjithë ç’kishin bërë faje politike.

Më korrik 1908 mbërrin në Shkodër i adhuruar nga populli, mban një fjalim në shqip në praninë e Komitetit të Turqve të Rinj[4], e përcjellin deri në shtëpi (shiko pikturën poshtë).[7] Në nëntor merr pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqsuesve nga Shkodra: Atë Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i “Bashkimi”-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqsonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqsonte arbëreshët e Italisë[8]. Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejtë luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve.[1] Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve. Në tetor të 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Gurakuqi ka meritën se përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit të saj. Ai kërkonte që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh.[1] Detyrohet me ikë prej Elbasanit, të dalë jashtështetit bashkë me Aqif pashë Elbasanin.[4] Në prill 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Atë Mati Prennushin Memorandumin e Greçës, apo Librin e Kuq siç njihet ndryshe të malësorëve kryengritës, zjarri i armëve të të cilëve do të paralajmëronte pavarësinë. Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.[4] Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, dhe do merrte pjesë në shtegtimin nga Bukureshti në Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët duke shoqëruar Ismail Qemalin zbret në Durrës më 24 nëntor në orën 4 mbasdite, u nisën të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer Pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 dhjetor në darkë.[9]

.

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar në Shqipërinë e mesme, pasi qëndresa nuk u shfaq e frytshme tërhiqet në Shkodër me Aqif pashën ku vihet në krye të një Komisioni Sundimtar të Përkohshëm. Me Luftën I Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916. Gjatë pushtimit austro-hungarez, prania e Komparmatës XIX të komanduar nga gjen. Trollmann vihet drejtor i përgjithshëm i Arsimit, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916. Profesori i Filologjisë romane në universitetin e Ljubjanës, më parë prof. në Univ. e Gratz-it në Austri që bëri pjesë në punimet e kësaj Komisie, Radomir Nachtingall, e çmon Gurakuqin.[4] Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t’individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit ku ishte përfaqësues i Shkodrës dhe Mirditës, u emërua zëvendës i dr. Mihal Turtullit në ministrinë e Arsimit të kabinetit të Turhan Pashë Përmetit. Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1918, L.Gurakuqi “âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman”, kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se “…çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: “Feja e lirë në shtet të lirë”.[10] I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj.[4] Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.[11]

Iu dha edhe posti i ministrit të brendshëm, në kabinetin disa ditor të H. Prishtinës. Këto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollësisht në diskutime në parlamentin shqiptar dhe, posaçërisht n’artikullin “Bazat e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëvet muhamedanë e të krishtenë“. Ai ishte kategorikisht kundër atyre që mendonin se për të larguar konfliktet fetare që mund te lindnin, duhet, me të butë e me të fortë, të shuhen besimet fetare në Shqipëri. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. I qëndroi besnik deri në fund të jetës idealit për të parë një ditë të bashkuar rreth tokës amtare gjithë vëllezërit e kombit. Ai ankohej se:

Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t’atdheut duke na lanë si një trup pa kokë“.

Tingëllojnë të freskta demaskimet që i bënte Gurakuqi politikës së pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë:

Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti“,- deklaronte ai,- “për t’i ndërrue fytyrën Kosovës“.

Për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve në shtetin jugosllav fajëson Fuqitë e Mëdha, të cilat bënë theror shqiptarët e trojet e tyre për interesat e veta e të aleatëve të tyre. L. Gurakuqi është partizan për të ndihmuar e për t’u dalur zot të drejtave të popullsisë së Kosovës. E quante si detyrë të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.

Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

“Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gjë të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”[12]

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat.[13] Shtypi i dha vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës “Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë“.[14] Në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua Ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924. Kur në Parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet,

“Z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale”.[10]

Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk është as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte këto që në vitet ’20 ishin të barazvlefshëm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunë, me forcën e armëve, me kryengritje. Mark Gurakuqi do shkruajnë ishte trim por s’e pëlqente gjakderdhjen. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të probleme nepërmes ligjeve, zgjidhjeve “me drejtësi e në mënyrë të butë”. Si i tillë, ishte kundër futjes se popullit në udhën e kryengritjes së armatosur. Duke pasur këto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqësore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunë të problemeve, Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e 1924, pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë.[15] Miku i tij, Mustafa Merlika-Kruja shkruan në letërkëmbimin me Atë Paulin Margjokajn:

Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qenë kundërshtar deri që nuk qe vendosun, ka luftue si Luâ për t’a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen ma vonë njana mbas tjetrës. Por, mjerisht, mandej kur s’i eci fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin“.[16]
Gurakuqi u tërhoq (në revolucion) pas një kundërshtimi të fortë. Mund ta dëshmojnë sa u ndodhën në Vlorë“. – shkruante Stavro Vinjau.[17]

Për veprimtarinë e tij si ministër vazhdojmë të lexojmë Vinjaun:

«… si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t’a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.»[17]

Ndër kujtimet e Atë Anton Harapit tregohet se sapo po përgatiteshin për nxjerrjen e numrit të ri të gazetës “Ora Maleve”, një telegram nga Vlora i njoftonte mbi nisjen e Lëvizjes, pasi Padër Harapi e pyeti se ç’kishte ngjarë, Gurakuqi i ishte përgjigjur,

Na kánë fik’ Padër Anton: qè, e kanë fillue revolucionin atje në Vlonë, deputetët tonë… pra âsht’ e kotë të kjahena: duhet të jena solidar me shokët, çou ta fillojmë edhe na“.

Qëndrimin e mësipërm të L. Gurakuqit, Padër Anton Harapi e përforcon si vijon:

Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?
Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s’kishte qitë. U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
– Padër Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinionin publik t’Europës. Për Zoten, nuk due t’iku, por po ndeja un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m’vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë”.

Padër Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi për besë e për burrni qe i zoti të vepronte edhe kundër bindjes së vet. Sidoqoftë, ky është një nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lënë “vijën e mesme të tij”.[18]

Vrasja

Letra e Baltjon Stamolles

Pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit.[19] Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.[20] Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.[14][17]

Varrimi i Luigj Gurakuqit, në qendër Hasan Prishtinën duke e përshëndetur bashkëpatriotin e tij

N’organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra[21] nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)
Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”[22]

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: “Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës.

Ceremonia mortore dhe Gjyqi i Tranit

Autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezave. N’ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra “trimi i bardhë si dborë” për t’ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj.[23]

Gjyqi i mbajtur në qytezën e Tranit në Puglia më 31 gusht 1925, cilësohet nga miku i tij Dom Lazër Shantoja

“si shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut. Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë… me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i intonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen.”[24]

Nuk u mor parasysh prova e fotos së letrës, bërë nga Sali Hoxha prej Elbasani, apo z. Pollastrini që kishte pa Stamollën duke folur me një person, që dyshohej t’ishte Çatin Saraçi. Ikja e Saraçit prej Barit përbën një hollësi tjetër të pazakontë. Pala mbrojtëse kishte tre avoketën, ndërsa pala e të vrarit asnjë. Mundohet me e nxjerrë Baltjonin të çmendur dhe bazohen vetëm tek dëshmitë e tij.[25] Sipas botëkuptimit të kohës, miqtë e tij, Mustafa Merlika-Kruja veçan do merrte hakun me t’ardhur në krye të qeverisë në dhjetor 1941.

«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.
Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?
Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk
kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?»[26]

Fjalët e Atë Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor do shprehnin harresën që iu bë Viganit Liberator.

Mendësia dhe veprat

Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjërë dhe enciklopedike, e njiheri edhe trim si zana.[18] Njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit të vet dhe i kulturës klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botërore ishin objekt i përhershëm i studimeve të tija. Njihte arkeologjinë e shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë arsimore pedagogjike kombëtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. Përveç shqipes, zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Në formimin filozofik botëkuptimor L. Gurakuqi është idealist objektiv. Ai mbante qëndrime liberale ndaj fesë e praktikave fetare, qëndronte larg çdo fanatizmi fetar. Pranonte ekzistencën e Zotit si krijues i gjithësisë. Sipas tij Zoti është qënie që s’ka as fillim e as mbarim, se asgjë nuk mund të krahasohet me të, se:

…qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e mëdhana,
T’gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s’di mase me vedi, fill as mbarim

Është ky Zot i plotfuqishëm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresë dhe besim se do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, se do të bekojë punët e tyre e do t’u plotësojë dëshiren për liri e pavarësi. Dialektika e zhvillimit është ndër anët më racionale të idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit të botës, të natyrës, të shoqërisë e të shpirtit njerezor, se çdo gjë në botë “ndërron pa prâ“, se “bota asht si një rrotë që sillet pa rreshtur” dhe se “vetëm fatalistët e krymbun, trêmben prej përparimit… kondendohen (kënaqen) me ndêj gjithmonë në një shtet (gjendje) t’gurtë e t’pa jetë“. Sipas F. Nolit,

qëndronte aq larg fanatizmës fetare të ngushtë, sa muhamedanët e Veriut kishin një besim të pakufishëm, aq sa në Gegëri, s’ka patur një tjetër udhëheqës, i cili bashkonte rreth vehtes së tij, katolikët e muhamedanët gegë. Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çështja kombëtare s’ka patur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi[10].

Gurakuqi gjatë gjithë jetës së tij pati marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë ata drejtues të komuniteteve fetare që luftonin për një Shqipëri të lirë. Me 26 shtator 1913, Abati i Mirditës, i dërgon telegram në Vlorë, Gurakuqit, Ministër i Arsimit të Qeverisë së Përkohshme,

“Të lutem epi zemën Komisionit të meetingu-t të Vlonës e shtrengoi doren Kryetarit të Qeveries së pertashme për bashkim e të lidhun bese që kena me ta në të gjitha punt e mbara për ngallnimin e lulzimin e Shqypenies. Sot âsht dita me kqyr edhe Shqypetarët kundershtarë, si vllazën e me mndyra vllaznore me i avit nga mprojtja e Atdheut nen hije t’Ismail Qemal Begut e t’atyne burrave qi njohin e nderojnë flamurin e Shqypenies. Uroj shndêt e jetë e faqe të bardhë të gjithë atyne Shqypetarëve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen të dênjë per kujdes t’Europes e cila mundohet me e mkâmb e me e burrnue Atdheun tonë”.

Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhanë personalitetit të L. Gurakuqit peshën e përmasave mbarëkombëtare, e bënë atë një figurë tepër autoritare e të besueshme edhe ndër punët më të vështira e më delikate për fatet e atdheut. L. Gurakuqi i dhá gjithçka kësaj levizjeje: tërë forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rininë, gëzimet e jetës, shpirtin e gjakun e vet.

“Fitimet qi kam pasun deri më sot prej jetës s’eme politike janë këto: rrezik jete, të shame e borxhe”.[27]

Ai ishte gati të luftojë e të vritet jo vetëm për Shkodrën, por edhe per çdo cep të dheut që i thonë Shqipëri. Nga Parisi, në dhjetor të vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastrës i shkruante Myfit bej Libohovës,

“… jam gati, po të jetë nevoja e të shihet me udhë, qi të vij edhe të vritem për Gjirokastrën e për nderin kombëtar”.[28]

Monument’i kushtuar Luigj Gurakuqit në qendër të Shkodres

Luigj Gurakuqi ka meritën se është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes sonë kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit tonë. Thelbin e qëndrimit të tij në këtë fushë e përbën ideja se nuk duhen mohuar të parët, paraardhesit, sepse përndryshe nuk do jemi shqiptar, s’kemi kujt t’i shkojmë mbrapa e prej kujt tjetër të frymëzohemi. Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit tonë ai kishte një synim të qartë: Shqiptarët të njohin vlerat e veta, të njohin e çmojnë vlerat e gjakut të tyre.

Gurakuqi u përpoq për të dhënë një pamje sa më realiste të Shqipërisë. Prandaj ai vinte në dukje edhe të metat e gabimet e shqiptarëve, duke u bërë thirrje për t’i luftuar e ndrequr ato. Veçanërisht i shqetësuar ka qenë për zakonin e gjakmarrjes. E dënonte atë si një akt të dëmshëm dhe si mjet të nxitjes nga të huajt të përçarjes në popullin shqiptar.

Si krijues Gurakuqi pati marrdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’kndôn bylbyli“. Gjergj Fishta i dedikon atij vepren “Pika e voeset”. Por me Faik Konicën pas Kongresit të Durrësit nuk do shkojnë aq mirë.[16]

Piktura kushtuar Gurakuqit

Kthimi në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908.

Është fjala për një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, pa firmë dhe pa diçiturë, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908. Shkak për njohjen e paktë të pikturës ka qenë vendosja në një kënd të pandriçuar mirë, në një mjedis të mbyllur e me një numër të kufizuar shikuesish, si dhe afërsia me aksponatin e rrobeve të përgjakura të Luigjit, vatër dominante ku përqëndrohej vëmendja e çdokujt. Piktori Kel Kodheli e solli punën e tij, në shtëpinë muze (që me kthimin e saj me 19 shkurt 1964) “Luigj Gurakuqi”[29]. Është një interpretim realist me disa penelata impresioniste, që duken tek drita, ajri, prekja e figurave. Autori ka punuar me masa të plota penelatash. Telajoja ndahet në dy masa: në pjesën e poshtme të errët, ku spikat ndonjë e kuqe-vjollcë-okër e kostumit kombëtar dhe në pjesën e sipërme të kaltër të çelët, ku spikat figura e të riut 29 vjeçar. Ngjyrat janë kontrastuese. Dinamizimi i tabllosë theksohet prej penelatave të shkathta. Drita që vjen nga liqeni, tregon një çast pasdrekeje dhe krijon një atmosferë mjaft sugjestive. Peizazhi ka një lloj qetësie, ndërsa figurat janë plot lëvizje. Luigj Gurakuqi kthehet në ShkodërI porsazbritur nga anija në breg të Bunës, Gurakuqi ka hipur në pajton, të cilit në çast turma që shtyhej t’i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Lulishten Popullore, pikërisht aty ku sot ndodhet përmendorja e tij… Populli i bëri një pritje madhështore, që Noli do ta quante të denjë për një Mesí.[13] Gurakuqi me kapelë republika në dorë përshëndet njerëzit, të cilët të zënë me pritjen e tij s’iu del koha të heqin kapelet, qeleshet, fesat… Drita bashkë me ngjyrat bëhen elemente të dorës së parë, për të krijuar atmosferën festive. Ngjarja shpaloset në një mjedis të hapur dhe mënyra e paraqitjes është perspekti-ve. Është një kompozim asimetrik, i ndërtuar me dy linja horizontale: më e fortë e poshtmja, më e butë e sipërmja, e cila ndihmon perspekti-vën. Mbi këto dy linja horizontale përftohet një linjë vertikale (figura e Luigjit), por që mbështetet nga linja pak të fshehura diagonale (nga shtagat e karrocës, tek duart e hapura të Luigjit). Mbi këtë ndarje vërejmë vlerë trekëndëshi… Zhvendosja e figurës kryesore djathtas qendrës së kompozimit ndihmon për të dhënë idenë e lëvizjes. Ndaj ndjejmë një ritëm në rritje, ndjejmë një sens hapjeje, që përfundon në mënyrë tepër të dukshme tek duart e Luigjit, përmes një këndvështrimi romantik. Protagonisti megjithëse nga ana proporcionale më i vogël, ngaqë s’është në plan të parë, gëzon nga piktori forcën grafike, duke u siluetuar në sfond të çelët, gjë që s’e kanë figurat e tjera edhe të planit të parë. Mesazhi i pikturës është kthimi në atdhe. Por me ardhjen e Luigj Gurakuqit në Shkodër, apo të Ismail Qemalit në Vlorë, që i bëhet e njëjta pritje, rikthehet shpresa. Kjo tabllo kompozicionale e një artisti me bagazh profesional, si Kodheli, e lë syrin e shikuesit të çdo kohe të sintetizojë.[30]

Vepra

  • Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim” – Napoli, 1905
  • Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet” prej Lek Grudës.
  • Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja” – Napoli
  • Abetari i gjuhës shqipe“. Athinë, 1912.[31]

Ka thënë

  • Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë,., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe…!”
  • Zoti i madh dhe ai vërtetë ka në dorë fatin e njerzimit e të popujve, ai din gjithçka, bân gjithçka dhe sheh gjithçka.”
  • Feja âsht’ e mirë, âsht’ nji ndihmë e madhe për jeten e k’saj bote. Parimet e fesë të ndjekuna mirë, i bâjnë njerzt qytetarë të ndershëm, i msojnë që t’i shërbejnë atdheut, që t’u nënshtrohen ligjeve të shtetit“.
  • Atdheu âsht gjâja mâ e çmueme që kena në kyt jetë.”
  • Nji komb rron me tradita, me gojdhâna. Ay popull kur kujton e nderon të parët e vet, âsht’ me të vërtetë nji komb trim’“.
  • Shqipnia e shqiptar’t në kufijt që i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e âmbel e zogjvet të shqipes.”
  • Un’ po ju tham se nevojë e madhe âsht’ të pajtoni muhamedanë me të krishtenë. Duhet t’a marrim vesht të gjithë se jemi në rrezik të madh e mund të hupim për jetë të jets“,- shtator 1912.
  • “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetëm ndêr faqet e historisë por edhe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndêrgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dishirë me u sjell e me u drejtue mbâs shembullit të të Mëdhajvet të vet”.
  • “Në parlament mâ mirë se askûnd mund të mbrohen ligjërisht ashtu si duhet të drejtat e popullit kundër shpërdorimeve t’organeve të qeverisë“.
  • Nji qeveri konstitucionale nuk mundet me prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa aprovimin e parlamentit”.
  • Kur bujku të jetë skllav nuk e punon mirë token, e ma vonë shtyhet në bolshevizëm. Shtimi i pronave të vogla âsht mjeti mâ i fortë kundër përhapjes së bolshevizmit“.
  • “Diplomacia e vërtetë mbështetet mbi udhen e mesme, t’cilen e gjejnë vetëm ata që, tue mbajt të patundun parimet, dijnë me pajtue të drejtat e nevojat e atdheut të vet, me kushtet e politikës së përgjithshme”.
  • Të mos besojmë si disa shqiptarë, se Vilsoni u smuer, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zén gjumi nga kujdesi i Shqipnisë, se Fuqitë e Mdhá s’kujtohen ndonjiherë për Shqipninë kur duen të zgjidhin konfliktet në mes vedi apo të ndreqin ngatresat e të tjerëve në dam të interesave të Shqipnisë.”

Burime

  1. ^ a b c Dr. Hoti V., Luigj Gurakuqi – Personalitet i shquar i jetës politiko-shoqërore dhe kulturore-arsimore shqiptare, Phoenix. – Nr. 2, , 1999, f. 147-161
  2. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 – Republika e Shqipërisë KUVENDI Tiranë 2005
  3. ^ a b c Gjikam, Luigj Gurakuqi “Vjersha”, Laterza, Bari 1940
  4. ^ a b c d e f g h i Prof. Fishta F., Luigj Gurakuqi – Njeriu i Shtetit e Shkrimtari, Hylli i Dritës 3/1944
  5. ^ a b c Gjikam, “Lote ë lule për mi varr të Luigj Gurakuqit”, “Shqipëri e Ré” nr.28-XI 1933
  6. ^ «Due colonie albanesi in Italia finora sconosciute» botue në vedi edhe tek e përkohshmja e A. Lorecchio-s «La Nazione Albanese»
  7. ^ Andoni B., Luigj Gurakuqi, si nuk e kemi njohur
  8. ^ Ditari i Pater Palit 6.XI.1908
  9. ^ Letër nga Eqrem Bej Vlora drejtuar Mustafa Merlika-Krujës, Ku isha në vigjilje të pavarësisë, Romë me 2 maj 1955
  10. ^ a b c Ukcamaj B., “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”: toleranca fetare, “Princi”, 2009
  11. ^ Merlika E., “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”, OMSCA-1, Tiranë 2012
  12. ^ “Bisedimet e Këshillit Kombëtar” Viti I, Nr.12.1921, fq. 178-179
  13. ^ a b Tako P., “Luigj Gurakuqi. Jeta dhe vepra”, Tiranë, 1980.
  14. ^ a b Dom Shantoja L., “Vepra”, nën kujdesin e Arben Markut. Botime Françeskane, Shkodër 2006
  15. ^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, nën kujdesin e Tanush Frashërit, Onufri, 2012
  16. ^ a b Epistolari Kruja-Margjokaj, nën kujdesin e Gjovalin Çunit, Camaj-Pipa, Shkodër – 2008
  17. ^ a b c Vinjau S., “Luigj Gurakuqi”, «Dielli», Boston Mass., N. 2886, (429), 14 korrik 1925
  18. ^ a b P. Harapi A., “Si e njoh unë Gurakuqin”, HD 3/1944
  19. ^ Këlliçi S., Jehona e një krimi të shëmtuar politik: rrethanat e vrasjes së Luigj Gurakuqit në mars 1925, Koha jonë. – Nr. 83, 28 mars, 2006, f. 6.
  20. ^ Merlika E., Përtej mjegulles së historisë, albanovaonline, maj 2006
  21. ^ «Liria Kombëtare», Genève Suisse, Nr. 5, me 26 gusht 1925
  22. ^ Radovani F., Ja vrasësit e atdhetarit Luigj Gurakuqi…!, Gazeta shqiptare. – Nr. 4888, 6 prill, 2010, f. 27.
  23. ^ Ndreca A., Andrra e parealizueme e Luigj Gurakuqit, Gazeta 55. – Nr. 60, 4 mars, 2008, f. 14.
  24. ^ Dom Shantoja L., Beograd, me 2 Tetuer 1925. “Liria Kombëtare”, botue me 7 tetor 1925.
  25. ^ “Padrejtësia e gjyqit të Trani-t”, Hylli i Dritës, 3/1944
  26. ^ Shllaku Gj., Të vramë dy herë, Hylli i Dritës 1942
  27. ^ Prej epistolarit të L. Gurakuqit, 27 korrik 1924. Botuar te Hylli i Dritës, 3/1944
  28. ^ Letër e L. Gurakuqit drejtuar Myfid b. Libohovës, Paris më 4 dhetor 1918
  29. ^ Shtëpia muzé e Luigj Gurakuqit, marrë nga Koha Jonë.
  30. ^ Çapaliku A., “Alfabeti i munguar: studime letrare” (Luigj Gurakuqi: Një poezi dhe një pikturë pak të njohura), red. Gjon Shllaku ‘Camaj-Pipa’, Shkodër, 2003.
  31. ^ Dr. Kazazi Nj., Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij

Më 18 shkurt 1947 lindi Eliot Engel, kongresmen amerikan, mik i madh i shqiptarëve

Eliot Engel Lance (lindur 18 shkurt 1947) është Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin e 16-të të kongresit të Nju Jorkut. Ai është një anëtar i Partisë Demokratike. Ai përfaqësoi Qarkut 19 në vitet 1989-1993 dhe Distriktin 17 në vitet 1993-2013. Qarkut 17 përbëhej nga Bronx (përfshirë lagjet si Riverdale, Woodlawn, Norwood, Williamsbridge, Van Cortlandt fshat, dhe Wakefield), pjesë e Westchester County (përfshirë të gjitha pjesët dhe Mount Vernon e Yonkers, Irvington, Dobbs Ferry, Hastings -on-Hudson, dhe TARRYTOWN) dhe pjesë të Rockland County (duke përfshirë qytetet e Ramapo dhe Orangetown dhe pjesën jugore të Clarkstown). Rrethi i tij i ri, Qarkut 16, përmban Yonkers, Mt. Vernon, New Rochelle etj..

Jeta e hershme, arsimi dhe fillimi i karrierës

Engel ka lindur në Bronks, bir i Sylvia (Bleend Vujosheviq) dhe Philip Engel, një metalurg. Gjyshërit e tij, me prejardhje hebreje ukrainase, emigruan nga Perandoria Ruse. [1] Ai u rrit në një qytet të strehimit Xhennete projektit Eastchester dhe ndoqi shkollat​e Nju Jorkut publike. Në vitin 1969, ai u diplomua nga Hunter-Lehman College me një Bachelor of Arts në histori dhe mori një diplomë master në udhëzimet dhe këshillimin në vitin 1973 nga Herbert H. Lehman College të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut. Në vitin 1987, ai mori një diplomë në drejtësi nga New York Law School. Ai filloi karrierën e tij politike në klubet lokale Demokratike. Ai mësoi në Nju Qarkut School York City dhe ishte një këshilltar udhëzim. Ai mësoi Junior High School në Intermediate School 52 1969-1976 dhe në Intermediate School 174 pas kësaj.

Kuvendi i NY

Ai shërbeu në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut Shtetit për 12 vjet, 1977-1988.

Zgjedhjet

Në vitin 1977, hyri në zgjedhjet Engel veçantë për një vend në Kuvendin e Nju Jorkut, kur Shtetit detyrë Alan Hochberg u detyrua të japë dorëheqjen. Ai rrezikonte të gjitha kursimet e tij të jetës dhe fitoi 103 vota nga. Ai ishte kandidati i Partisë Liberale në zgjedhje të posaçme, dhe ai mundi kandidatin demokrat Ted Weinstein dhe kandidati republikan, Arlene Siegel me vetëm 49% të votave. [2] Ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme 1978 me 79% të votave. [3] Ai fitoi rizgjedhjen në vitin 1980 (80%), 1982 (78%), 1984 (69%), dhe 1986 (72%).

Detyrat e komitetit

Ai kryesoi Komisionin për alkoolizmi dhe abuzimi i substancave, si dhe Nënkomiteti mbi Programin e Mitchell-Dalai Strehimit.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA

Zgjedhjet

Në vitin 1988, Engel kandidoi për Shtëpinë e Përfaqësuesve në rrethin e 19 të kongresit të Nju Jorkut. Ai mundi tanishëm demokrat Mario Biaggi në fillore me 48% të votave [4] Biaggi ishin ngarkuar me reketim në skandalin Wedtech;. [5] ai u burgos përfundimisht nga Rudy Giuliani. Ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme me 56% të votave. [6] Ai kurrë nuk e fitoi rizgjedhjen me më pak se 61% në zgjedhjet e përgjithshme. Ai vetëm përball zgjedhjet konkurruese primar (duke marrë më pak se 70%) dy herë (1994 dhe 2000). Në vitin 1994, ai mundi muzikant Willie Colón 62% -38%. [7] Në vitin 2000, senatori Engel mundi Shtetit Larry SEABROOK, i cili kishte mbështetjen e Bronx County Partisë Demokratike Ramirez Kryetari Roberto, 50% -41%. [8]

Mandati

Engel marrë një “A” më 2005 i madh daulle Institutit [9] Fletnotim Kongresit për çështjet e shtresës së mesme. Ai gjithashtu mori një 100% nga Lidhja e Zgjedhësve konservimit për rekordin e tij në mjedis. Engel e ka përqendruar vëmendjen e tij mbi çështjet e rretheve dhe të shërbimit përbërëse. Për shkak të numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në rrethin e tij, stafit të tij qarkut kanë shërbyer si ndërlidhësve në mes të amerikanëve të rinj dhe sistem të ndërlikuar të emigracionit.

Grupet shëndetësore

Engel marrë “Shoqata Kombëtare e Çmimit Publik Spitaleve Sigurisë Net” në vitin 2007 kryesisht për futjen e Aktit Publik dhe Mësimi Spitalore Ruajtja. [10] Ai gjithashtu ka fituar “përkryerje 100% në ndjekje të” Barazi në vitin 2002 nga Njeriut Fushata drejtat. Engel u prezantua me “Çmimin Instituti Kombëtar AIDS HIV / AIDS kujdes dhe trajtim” në vitin 2007 [11] dhe është 2008 “I nderuar Community Health Superhero” konsiderohet si nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit Qendrave Komunitare. [12]

Grupet mjedisore

Engel ka marrë nota pozitive nga grupe të mëdha mjedisore të tilla si Lidhja e Zgjedhësve e mbrojtura [13] dhe Klubi Sierra. [14]
Vleresime të tjera

Engel u nderua në vitin 2008 nga Federata Amerikane Farm Bureau dhe New York Farm Bureau si një “mik të Byrosë Farm” për mbështetjen e tij të çështjeve të fermës gjatë Kongresit të Shteteve të Bashkuara 110. [15] Ai mori një “A” në Fletënotime Kongresit Drum major Institutit në vitet 2005 dhe 2008 për mbështetjen e klasës së mesme çështje. [16] Engel ka pasur një vlerësim gati 100% nga AFL-CIO mbi karrierën e tërë e tij legjislativ. [17] Më 11 nëntor 2011 Komuna e Pejës, Kosovë, Engel i dha titullin Qytetar Nderi i Pejës. [18]

Kontradiktat

Engel u kritikua [19] për të zgjedhur për të marrë pjesë në një ngjarje korrik 2008 organizuar nga diskutueshme Hagee pastor John, i cili ka sugjeruar se Zoti ka dërguar Adolf Hitlerit për të sjellë hebrenjve të Izraelit. [20] Në mars 2009, AP raportoi se Engel kishte qenë duke marrë një kredi tatimore vjetore më Maryland banesën e tij për të paktën dhjetë vjet, pavarësisht nga fakti se kredia është rezervuar për njerëzit të cilët deklarojnë Maryland vendbanimin e tyre primare. Engel kandidoi për rizgjedhjen në Bronx të paktën pesë herë duke pretenduar një kredi primare qëndrimit në Maryland, gjatë së cilës kohë ai mori “mijëra dollarë” në kredi tatimore. Zyrtarët Maryland revokuar kredi tatimore. [21] Washington Post raportoi se çështja është shqyrtuar nga Zyra e Etikës Kongresit në gusht të vitit 2009, dhe se Zyra ka qenë “[e] njoftimi xpecting OCE e përfundimit” për Engel. “[ 22] OCE përfundimisht përfundoi shqyrtimin e saj mbi Engel dhe Reps. Doris Matsui dhe qytete Edolphus, pa rekomanduar hetime të mëtejshme nga ana e komitetit të etikës. [23] Botuesi Christopher HAGEDORN ka përdorur shpesh gazetat Bronx tij javore, lajme Bronx, një lajm i Parkchester, dhe Co-op Lajme City, për të sulmuar Engel. [24] HAGEDORN beson se Engel, kur ai ishte ende një Assemblyman, ishte pas një dështuar përpjekje në vitin 1988 për dëbimin News Co-op qytetit nga zyrat e saj në Co-op City. [25] Që nga viti 1988, ka publikuar HAGEDORN editoriale të shumta dhe artikuj sulmuar Engel dhe ribotuan edhe artikuj kritike rreth tij që kanë qenë të botuar në gazeta të tjera. HAGEDORN ka miratuar shpesh kundërshtarët Engel në zgjedhjet paraprake Demokratike dhe zgjedhjeve të përgjithshme por gjithmonë Kongresmeni fitoi rizgjedhjen në Kongres. Në vitin 2000, HAGEDORN intensifikuar fushatën e tij kundër Engel, kur udhëheqja e organizatës fuqishme Bronx County Demokratike vendosi të mbështesë ish Assemblyman dhe Qyteti këshilltar Larry SEABROOK në fillore kundër Engel. [26] Seabrook, të cilit fushata ishte rrënuar me probleme, humbi primar Engel nga një diferencë të madhe. Që ata nuk kishin asnjë efekt të vërtetë në zgjedhjet e tij, Engel ka injoruar së shumti sulme HAGEDORN së. Në vitin 1995, megjithatë, atëherë tij-drejtori i komunikimit Greg Howard, i tha gazetës Beat Bronx, i cili shkroi për grindje, “Ne nuk e konsiderojmë z HAGEDORN një gazetar legjitime. Ai e përdor si platformë letër e tij personale për çfarëdo agjendë ai ka. ai zgjedh letër për njerëzit malinje me të cilin ai ka dallime filozofike “. [24] Në dekadën e fundit, gazeta HAGEDORN kanë injoruar kryesisht Engel, por dy mbeten armiq të hidhur. Engel mund të shihet shtrëngimi i duarve me presidentin e shtetit gjatë televiziv e adresave të Bashkimit. [27] Së bashku me anëtarët e tjerë të Kongresit, Engel tregon deri në Kapitol herët në mënyrë që të garantojë se ai do të marrë një vend në mes. Që nga viti 1989, Engel ka arritur të shtrëngojnë duart me presidentin në çdo adresë dhe të shihet nga zgjedhësit e tij në televizion. Engel ka thënë shpesh se “Është një nder për të shkundur dorën e presidentit të Shteteve të Bashkuara pa marrë parasysh se kush është ai.” [28] Engel filloi traditën e tij e ulur në rresht në Shtetin tij të parë të Bashkimit në 1989. Kolegu i tij V. Gillespie “Sonny” Montgomery, një demokrat nga Misisipi, përmendi se ai ishte miqësore me Presidentin George HW Bush dhe se ai kishte planifikuar për t’u ulur në rresht, në mënyrë për të përshëndetur atë, kur ai hyri në dhomë House. Engel pyeti Montgomeri nëse ai mund të bashkohet me atë dhe shokët Misisipi demokrat Michael Parker, dhe Montgomery detyruar. Atë mbrëmje, Engel u ul në rresht dhe u takua me presidentin për herë të parë. [29] Ndërsa kjo është e mirë për të nderuar zyrën presidenciale, Engel thotë se arsyeja e vërtetë se ai ulet në rresht është për shkak se zgjedhësit e tij kthehet në Nju Jork të duan të shohin atë në TV. Kur ai është në rrethin e tij në shtëpi, votuesit shpesh përmendin shtetin e Bashkimit. [29] Engel thotë se zgjedhësit kanë kontaktuar atë shpesh muaj më vonë me reagime pozitive. Ai trajton gjendjen e Unionit si “një festë e madhe e demokracisë amerikane.” Ai siguron zgjedhësit që ai realizon një marrëveshje të madhe, ndërsa duke pritur. Ai mban takime në sallën e Rayburn vetëm jashtë dhomës House, dhe përdor një nga tre kompjuterëve në dispozicion të ligjvënësve në dhomën ante House. [30]

Detyrat e Komitetit

Komisioni për Energji dhe Tregtisë

Nënkomiteti mbi Energjinë dhe Fuqia
Nënkomiteti për Shëndetësi

Komisioni për Punë të Jashtme

Nënkomiteti për Evropë dhe Euroazi
Nënkomiteti për hemisferën perëndimore (Ranking Anëtar)

Udhëheqja e partisë

Kryetari zëvendës i Task Forcës Demokratike për Homeland Security

Whip asistent Demokratike

Anëtarësia në grupet parlamentare

Grupi i Monitorimit të Marrëveshjes së Paqes Arabo-Izraelite
Kongresit Grupi Parlamentar i Shqipwrisw
Kongresit Grupit Parlamentar për Sigurinë Rrugore Globale
Kongresit irlandeze Grupit Parlamentar
Lidershipit Demokratik Këshilli
Force Task Demokratike për Shëndetësi
Shtëpia naftës dhe Grupit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare (Themelues dhe Co-Chair)
Izraeli Aleatët Grupit Parlamentar
Koalicioni i ri demokrat
Shtëpia e Grupit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Shtëpia temën Luginën e Hudson
Ndërkombëtare Ruajtjen Grupit Parlamentar
Artet Grupit Parlamentar të Kongresit

Pozicionet politike
Reforma e kujdesit shëndetësor

Engel mbështet qasje të cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe i referohet vetes si pro-zgjedhje “të gjithë rrugën”. [31] Engel është një bashkë-sponsor i Shteteve të Bashkuara të Shëndetit Akti Kombëtar Care, e cila do të zbatojë një të vetme shëndetësor pagues në sistemin e kujdesit Shtetet e Bashkuara. Ai ishte një mbështetës i fortë i Aktit të përballueshme Care historike, kryerjen votën e tij vetëm pasi të dispozitave të sigurojnë se në Nju Jork nuk do të ndëshkohen për të qenë një njeri i mirë shteti.[1] Në vitin 2008, Engel autor i Regjistrit als Act (PL 110-373) [32] e cila krijoi një regjistër kombëtar për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për ata që vuajnë nga ALS. Ai ishte autor edhe Aktin D. Paul distrofia Wellstone Muskuloz (PL 110-361) [33] i cili promovuar kërkime në Qendrat e Ekselencës për Distrofi Muskulare. Ai shkroi në partneritet për të përmirësuar kujdesin Materniteti Akti Quality, prezantuar në vitin 2010, për të përmirësuar kujdesin lindjes për nënat dhe sapolindur dhe të bëjë kështu në partneritet me mjekët, avokatët, paguesit dhe blerësve. Në vitin 2010, Engel shkroi Aktin Gestational Diabetes të vitit 2010, i cili kaloi në Shtëpinë e para të mos vijnë në një votim në Senat. Legjislacioni mund të ri-futur në Kongresin e 112 për shqyrtim. Legjislacioni do të ofrojë më të mirë për ndjekjen dhe hulumtim në diabet gestational, e cila nëse nuk trajtohet mund të çojë në diabet tip 2 për nënën dhe fëmijën.
Shëndetsia e përgjithshme[redakto | përpunoni burim]

Rep Engel mbështet një Reauthorization përmirësuar të Planit të Presidentit të Emergjencave për AIDS Relief (PEPFAR). Brenda faturën PEPFAR, Engel përfshirë faturën e tij, Tuberkulozi Stop Akti Tani. [34] Kjo masë parashikon rritje mbështetjen e SHBA për aktivitetet ndërkombëtare të kontrollit të TB dhe promovon kërkime për të zhvilluar barna të reja, diagnostifikimi dhe vaksinat.

Energjia

Në vitin 2005, prezantoi me Kongresmenin Engel Jack Kingston (R-GA) zgjedhjet e karburantit për American Sigurimit të Aktit (HR 4409), modifikuar më vonë dhe riparaqiti në vitin 2007, si Akti DRIVE (HR 670) – Uljen Varësia përmes Innovation në Vehicles dhe Energjetikës Akti – me më shumë se 80 bi-partizane bashkë-sponsorët. Ajo është projektuar për të nxitur sigurinë kombëtare të Amerikës dhe stabilitetin ekonomik, duke ulur varësinë nga nafta e huaj përmes përdorimit të lëndëve djegëse alternative të pastra dhe teknologjive të përparuara automjeteve. Ai gjithashtu bëri thirrje për rritjen e efikasitetit të gomave – për të rritur milje një automjet të gazit [35]. Shumë dispozita të Ligjit DRIVE janë përfshirë në pavarësinë e Energjisë dhe Aktit të Sigurimit, e cila u nënshkrua në ligj më 19 dhjetor 2007, dhe u bë nr Publik Ligji 110-140. Ky ligj mandatet rritur standardet e efikasitetit të karburantit nga 25 milje per gallon në 35 milje per gallon nga 2020. Ligji gjithashtu kërkon standarte të përmirësuara të efiçiencës së energjisë për pajisjet e ndriçimit, dhe ndërtesave, si dhe zhvillimin e amerikan-rritur biokarburanteve, si bionaftë etanolit celulozike dhe biobutanol. Më 22 korrik 2008, me kongresmenët Engel prezantuar Kingston, Steve Izraeli (D-NY) dhe Bob Inglis (R-SC) Open Standardet Karburanti Aktit. [36] Ky ligj kërkon 50 për qind e makinave të reja të shitura në Shtetet e Bashkuara nga 2012 (dhe 80 për qind e makinave të reja të shitura nga 2015) të jetë fleksibël-karburantit automjeteve të afta të konkurrojnë në çdo kombinim të metanol, etanol ose benzinë. Karburantit automjeteve përkul kushtojë rreth 100 $ më shumë se mjeti të njëjtë në një version benzinë-vetëm. Ky projekt-ligj u përsëritet në 111 Kongresin e Shteteve të Bashkuara nga Rep Engel, Inglis, Izraeli dhe Roscoe Bartlett (R-MD). Ajo mund të ri-futur në Kongresin 112. Engel është Përfaqësuesi i lartë nga Nju Jorku në Energjetikës dhe Tregtisë Komitetit, si dhe përfaqësues nga Nju Jorku në Nënkomiteti mbi Energjisë dhe Mjedisit. Ai luajti një rol kyç në negociatat e Energjisë amerikan të pastër dhe të Sigurimit të Aktit, HR 2454, [37] i cili kaloi në Shtëpinë e më 26 qershor 2009. [38] se legjislacioni ishte menduar për të rigjallëruar ekonominë, duke krijuar miliona vende të reja pune, të rrisë amerikan të sigurisë kombëtare, duke reduktuar varësinë nga nafta e huaj dhe ruajtjen e planetit duke zvogëluar ndotjen. [39] Ai kaloi House në vitin 2009, por nuk u votuan nga Senati në Kongresin 111.

Kontrolli i armëve

Rep Engel gjithashtu beson në kërkon kontrolle të prapavijës në shitje armë në mes të qytetarëve privatë në tregon armë, [40] dhe nuk pajtohet me deklaratën se “District of Columbia nuk ka autoritet për të miratuar ligjet ose rregulloret që shkurajojnë ‘ose eliminuar’ pronësisë private ose përdorimi i armëve të zjarrit. [41] “Rep Engel nënshkruan një letër presidentit Barak Obama i kërkon” kthim në zbatimin e ligjit që ndalon importet e armëve luftarake, e cila u zbatua më parë gjatë administratave të presidentëve George HW Bush dhe Bill Klinton. ” [42] Ai gjithashtu kundërshtoi një ligj që do të lejojë vizitorë për të kryer me armë zjarri ndërsa brenda parqeve të caktuara kombëtare. [43] Engel ka marrë një notë “F” nga Shoqata Kombëtare pushkë, që listat si qëllimet e saj për mbrojtjen e Amendamentit të Dytë të Shteteve të Bashkuara Bill e të Drejtave dhe promovimin e të drejtave të pronësisë zjarrit, si dhe qitje e përpiktë, sigurinë zjarrit, dhe mbrojtjen e gjuetisë dhe vetë-mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Rep Engel fuqimisht beson në kufizimin armë përdorimin e qytetarëve përmes teknologjisë “armë zgjuar”, duke u zgjeruar periudhat e pritjes për qytetarët, dhe duke lejuar viktimat e dhunës me armë të padisë prodhuesit armë zjarri dhe shitësit të autorizuar. [40] Në anën tjetër, Rep Engel ka marrë një vlerësim 100 për qind nga Fushatës Brady për të parandaluar dhunën armë. [44] Përveç kësaj, ai ka qenë gjithashtu i dha një notë 100 për qind nga Koalicioni për të ndaluar dhunës me armë. [45] Rep Engel përsëritur vota në favor të rrepta të kontrollit të ligjeve armë. Ai paraqiti HR 1784, Zbatimit të Ligjit Protect Armor (lutje) Akti, i cili do të ndalojë në pesë-shtatë pistoleta. Rep Engel futur HR 2217, me qëllim për të mbrojtur fëmijët nga prindërit dhe flokët armë gabuar duke udhëzuar Consumer Product Safety Komisionit (CPSC) për të vendosur një standard kombëtar të cilësisë për të gjitha pajisjet e sigurisë së fëmijëve përdorur në armët e zjarrit. [46]

Çështje të tjera vendase

Më 22 dhjetor 2010, presidenti Barak Obama nënshkroi në ligj të Vërtetën në Aktin thërret ID. Legjislacioni u prezantua nga Bill Nelson në Senat, kaloi House më 15 dhjetor, dhe është praktikisht identike me faturën Rep Engel-së. [47] Ligji i ri çarje poshtë në përdorimin e telefonuesi spoofing ID, e përdorur shpesh nga kriminelët për mashtrim viktimat e tyre në dhënien e informacionit personal nga. Legjislacioni do të ndihmojë në zbatimin e ligjit në luftën kundër vjedhjet e identitetit. Rep Engel fillimisht futur sigurimin e kufijve tanë dhe të veprojë të dhënat tona në korrik të vitit 2008, HR 6702. [48] Kjo faturë do të sigurojë që, kur një udhëtar të hyjë në Shtetet e Bashkuara, një agjent i kufirit nuk mund të kërkoni ose të kap të dhënat e udhëtimi ose pajisje pa arsye. [49] Legjislacioni u riparaqiti në Kongresin e 111 si HR 239. [50] Kohët e fundit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ndryshuar rregullat e tyre për të parandaluar agjentët nga kërkimin dhe konfiskimin pa arsye. [51] Kjo përfshinte shumë i legjislacionit Rep Engel s . Në Kongresin e 109, Rep Engel paraqiti Calling Card Konsumatorit Akti i Mbrojtjes, HR 3402. [52] Ligji kishte për qëllim për të ndaluar disa të mashtrimit masiv në industrinë e quajtur karta parapaguar. [53] Legjislacioni kaloi House njëzëri, por Senati nuk ka vepruar mbi të. Në vitin 2011, Rep Engel paraqiti testimit të drogës Aktin Integriteti i cili do të ndalojnë për të shitur produkte që mundësojnë mashtrimit në testet e drogës. Në vitin 2010, Rep Engel i bëri thirrje Federale Strehimit Financave Agjencinë për të ndaluar planin e tyre për të ndaluar pagesat private transferimit në shitje apartamentesh bashkëpunuese. Disa zhvilluesve dhe investitorët kishin abuzuar sistemin duke imponuar taksat e transferimit që do të kanë dhënë ata me përqindje në të gjitha shitjet e ardhshme të pronës gjatë shumë dekadave. Taksa e transferimit, kur përdoret siç duhet mund të ndihmojë pronarët dhe zhvilluesit të financojnë projekte dhe mbeten të përballueshme. FHFA vendosi të mos ndjekë këtë plan në vitin 2011.

Çështjet Ndërkombëtare

Engel është një përkrahës i njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit dhe ka qenë gjithashtu një avokat për shkaqet e shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve etnikë në Kosovë. Në vitin 2003, ai autor i llogaridhënies Sirisë dhe Libanit Restaurimi sovranitetit të vepruar, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti Xhorxh W. Bush më 12 dhjetor 2003. [54] Në këtë ligj, Kongresi i autorizuar dënimet dhe kufizimet në marrëdhëniet SHBA me Sirinë për vet pushtimi i Libanit dhe për marrëdhëniet e saj me grupet terroriste. Eliot Engel votoi për t’i dhënë Presidentit Xhorxh W. Bush autoritetin për të filluar fushatën ushtarake kundër Irakut. Më 10 tetor 2002, ai ishte në mesin e 81 demokratët Shtëpia që votuan në favor të autorizon pushtimin e Irakut. Si lufta zvarritur, pozicioni i tij ndryshoi. Ai tani i përgjigjet pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për luftën duke thënë se po ta kishte ditur atëherë çfarë ai tani e di, ai do të kishte vepruar ndryshe.

Nënkomiteti i hemisferës perëndimore

Si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Jashtme Nënkomitetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore, Engel ka bërë thirrje për marrëdhënie të forta me SHBA Amerikën Latine dhe Karaibe. Nënkomiteti i tij ka mbajtur seanca për çështje të tilla si kriza në Haiti, varfërisë dhe pabarazisë në Amerikën Latine. Engel shtyrë për fonde në rritje për ndihmë emergjente në Haiti dhe për Statusin Përkohshëm të Mbrojtura (TPS) të shtetasve haitian në SHBA [55] Engel është edhe mbështetës të “Iniciativës Merida” në të cilën SHBA është duke bashkëpunuar me Meksikën, Amerikën Qendrore, Republika Dominikane, Haiti dhe për t’iu kundërvënë dhunës narko-trafikut dhe të ngjashme në rajon. Në Kongresin e Shteteve të Bashkuara 110, ai paraqiti Investimeve Sociale dhe veprojnë Zhvillimit Ekonomik për Amerikat të vitit 2007 [56] (ri-futur në vitin 2009, ku edhe vdiq në komitetin [57]) dhe sponsorizuar perëndimor Energjisë Aktit të hemisferës Compact zhvillimin e partneriteteve për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Qeverinë e Brazilit dhe qeverive të vendeve të tjera në hemisferën Perëndimore (vdiq në komision). [58] Dypartiak Western hemisferën Drug Policy Komisioni Akti i 2009 (sponsorizuar nga Rep Engle) u miratua nga Shtëpia më 8 dhjetor 2009, ajo do të marrë një vështrim të ri në përpjekjet kundër narkotikëve-të Shteteve të Bashkuara të dy në shtëpi dhe jashtë vendit. Ligji nuk ka kaluar Senatin. [59]

Lindja e Mesme

Engel ka qenë një mbështetës i zëshëm i Izraelit. Në vitin 2008, ai ishte demokrat të çojë në një rezolutë të dënonte sulmet palestineze me raketa ndaj civilëve izraelitë nga Hamasi dhe organizatat e tjera palestineze terroriste. [60] Menjëherë pas hyrjes Kongresit, ai ka sponsorizuar një rezolutë që shpallte Jeruzalemin kryeqytetin e pandarë te Izraelit. [61] Ai gjithashtu shkroi Llogaridhënia Siria dhe libaneze Restaurimit Sovraniteti Akti, i cili u nënshkrua në ligj nga Presidenti Xhorxh W. Bush më 12 dhjetor 2003. [62] Ky ligj i autorizuar kufizime në marrëdhëniet amerikane me Sirinë dhe dënimet për okupimin e Libanit dhe për vet Marrëdhënia me grupet terroriste.

Kosova dhe Ballkani

Në vitin 1996, Washington Post shkruante, “shkaku i Kosovës ka mbajtur gjallë në Uashington nga një grup i vogël i Kongresit të udhëhequr nga Rep Engel Eliot L. (DN.Y.) ….” [63] (Dobbs, Michael “Shqiptarët e Kosovës Shikoni në SHBA për ndihmë; Zyra amerikane hap në serbe e sunduar rajonin,” The Washington Post, 21 korrik 1996). Ndërsa një anëtar i Nënkomitetit për Evropën dhe Kryetar i Kongresit Komitetit për Çështjet Shqiptare, Engel luftoi spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje në Kongres për pavarësinë e Kosovës. Një rrugë është emëruar pas tij në Pejë dhe ai ishte dignitary i parë i huaj për të adresuar parlamentit të Kosovës. [64]

Qiproja

Engel bëri thirrje për tërheqjen e trupave turke nga Qiproja dhe autor i një rezolutë në 1996 çmilitarizimit të saj. Ligji 1994 i tij lejoi Shtetet e Bashkuara Departamenti i Shtetit për të kryer një hetim të pesë amerikanëve, të cilët u zhduk gjatë pushtimit turk të Qipros dhe gjetën eshtrat e një të tillë. [65] Engel mori Çmimin Paraskevaides George më 17 maj 2007, jepet atyre të cilët kanë shfrytëzuar vlerat e lashta helene për të kontribuar në kombeve dhe njerëzve të Qipros dhe Amerikë dhe në Hellenics në botën moderne. [66]

Lufta në Irak

Në vitin 2002, Engel u bashkua me dy Senatorët nga Nju Jorku, Chuck Schumer dhe Hillary Clinton, dhe pothuajse 300 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në votimin për rezolutën e jep Presidenti Bush autoritetin për të përdorur forcën në Irak. [67] Pas shpalljet se inteligjenca dhënë në Kongres ishte pjesërisht të besueshme, dhe problemet e hasura pasuese pas Sadam Huseini u rrëzua, Engel ka ardhur për keqardhje vendimin e tij për të mbështetur pushtimin, dhe vazhdimisht vota në favor të tërheqjes graduale. Voto Smart – Engel Përfaqësuesi për HR 4156 – Ndarjet plotësuese për Departamentin e Mbrojtjes dhe kohor për tërheqje nga Iraku. Ai është takuar me anti luftës aktivistët, dhe në vitin 2008, ai publikisht bëri thirrje për mbylljen e kampit të Gjirit të Guantanamos paraburgimit. Engel marrë një “A” notë nga Iraku dhe Afganistani veteranëve të luftës në vitin 2008. [68]

Çështjet irlandeze

Në vitin 2007, Engel u bë një bashkë-kryesues i Komitetit të Kongresit Ad Hoc për Çështje irlandez. Ai mbështeti Marrëveshjen 1998 Mirë e premte dhe të ndihmuar shtetasit irlandez përballet dëbimin nga Shtetet e Bashkuara. [69] Ai ka qenë një mik i Gerry Adams, udhëheqësi i Sinn Fein, [70] dhe ishte autor i legjislacionit që ndalon punëdhënësit në Irlandën e Veriut dhe Irlanda nga marrja e fondeve amerikane nga Fondi Ndërkombëtar për Irlandën nëse ato përputhen me punësim të drejtë dhe jo-diskriminimit parimet e quajtur “Parimet MacBride”. [71] Në vitin 2010, Rep Engel ishte i dobishëm për të ndihmuar kthimin Joe Byrne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një problemi burokratik lënë atë të burgosur në Irlandë dhe ndahet nga familja e tij në Rockland County.

Kalorësia italiane

Në vitin 1998, si një përgjigje ndaj punës Engel në Shqipëri dhe Kosovë, qeveria italiane prezantoi atë, dhe pastaj-administrative e tij Asistent Gjoni Calvelli, me një kalorësi ceremonial [72] për punën e tij në promovimin e Bashkuara të Amerikës-italiane lidhjet. Ambasadori Fernando Salleo lëshuar kalorësi dhe konsullor italian e Përgjithshme në Nju Jork BANDINI Antonio kryer ceremoninë.

Të drejtat e njeriut

Si një anëtar i të Drejtave të Njeriut Kongresit Caucus, Engel ka mbështetur shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët etnikë në Kosovë. Ai është bashkë-autor i Harkin-Engel Protokollit, së bashku me senatorin Tom Harkin (D-IA), e cila trajton punën e fëmijëve në fushat e kakao Afrikën Perëndimore. Në fillim të vitit 2001, ai shkroi rezolutën që dënon House talebanët për qytetarët hindu detyruar të veshin shenjat dalluese si kujton nazistët hebrenjtë detyruar të veshin një yll të verdhë i Davidit. [73] Në vitin 2008, ai shkroi një rezolutë përgëzuar SHBA-Brazil Plani i Veprimit të përbashkët për Nxitjen e Barazisë racor dhe etnik. [74] Engel sponsorizuar një faturë për të mbështetur Ditën e heshtjes gjatë së cilës nxënësit zotohen që të heshtin për të sjellë vëmendje të ngacmimit dhe diskriminimit me të cilat përballen njerëzit lezbike, homoseksual, biseksual dhe transgjinor në shkolla. [75] Kjo është fatura përsëritet në United 111 Shtetet e Kongresit. [76] Ai gjithashtu votuan kundër Mbrojtjen e të Aktit Martesa (Doma) e cila lejohet për shtetet që të mos jetë e nevojshme për të njohur të njëjtit seks martesave në shtete të tjera. [77] Ai votoi në vitin 2010 për shfuqizimin e “A nuk Pyet, Mos thuaj “politikë e cila tani do të mundësojë homoseksualë për të shërbyer hapur në ushtrinë amerikane.
Historia Zgjedhore[redakto | përpunoni burim]

1988

Demokratike fillore – NY Qarkut 19

Eliot Engel – 50%
Vincent Marchiselli – 25%
Mario Biaggi – 25%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D) – 59%
Mario Biaggi (R) – 29%
Robert Blumetti (O) – 9%
Martin O’Grady (O) – 3%

1990

Demokratike fillore – NY Qarkut 19

Eliot Engel – 71%
Dominick Fusco – 29%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D) – 61%
William Gouldman (R) – 23%
Kevin Brawley (O) – 16%

1992

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 73%
Mario Biaggi – 27%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, L) – 81%
Martin Richman (R) – 14%
Kevin Brawley (C) – 3%
Martin O’Grady (RTL) – 2%
Nana LaLuz (NLP) – 1%

1994

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 61%
Willie Colon – 39%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, L) – 74%
Edward marshall (R) – 19%
Kevin Brawley (e) – 5%
Ann Noonan (Other) – 2%

1996

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 76%
Herbert Moreira-Brown – 24%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, L) – 85%
Denis McCarthy (R) – 14%
Dennis Coleman (Ind) – 2%

1998

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 80%
Herbert Moreira-Brown – 20%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, L) – 88%
Pjetri Fiumefreddo (R) – 12%

2000

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 50%
Larry Seabrook – 41%
Sonny Zayas – 9%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, L) – 89%
Patrick McManus (R) – 11%

2002

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Asnjë

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, WF) – 62%
C. Skot Vanderhoef (R) – 35%
Arthur Gallagher (RTL) – 2%
Elizabeth Shanklin (Green) – 1%

2004

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 65%
Kevin McAdams – 23%
Jessica Flagg – 12%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, WF) – 76%
MATTHEW Brenan (R) – 23%
Kevin Brawley (Con.) – 2%

2006

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Eliot Engel – 83%
Jessica Flagg – 17%

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, WF) – 76%
James Folkneri (R) – 24%

2008

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Asnjë

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, WF) – 79%
Robert Goodman (R) – 21%

2010

Demokratike fillore – NY Qarkut 17

Asnjë Primar Demokratike. Anthony Mele mundi York Kleinhandler 51% në 49% në filloret Republikane.

Zgjedhjet e përgjithshme

Eliot Engel (D, WF) – 73%
Anthony Mele (R) – 23%
York Kleinhandler (CON) – 4%

Vendim unanim PD dhe aleatët djegin mandatet

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët për 60 minuta.

Në përfundim të takimit kryedemokrati Basha njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet
“Ky sot ishte takim pune, vendimi per djegien e mandateve është vendim i opozitës së bashkuar”, tha Basha

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se aleatët janë gati të djegin mandatet duke iu bindur kështu urdhrit të qytetarëve shqiptarë që protestuan e që nuk e duan më Ramën kryeministër.

“Ne kemi koalicion politik të hershëm, për këtë vendim kemi besimin e qytetarëve që na treguan se Rama nuk mund ta qeverisë më vendin. Dalim me një qëndrim të përbashkët, besoj që do jetë vendim unanim. Mendoj që është në të mirën e vendit, duhet qeverisje që i përgjigjet interesave të vendit, jo interesave klanore”,- tha ai.

‘Reuters’ shpall foto jave spërkatjen e Ramës me bojë

Incidenti i enjtes së kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë nga deputeti demokrat Edi Paloka, është shpallur si foto jave nga agjensia “Reuters”.

Agjensia “Reuters” ka përzgjedhur pikërisht momentin e spërkatjes me bojë me shiringë nga deputeti demokrat, Edi Paloka ndërsa  kryeministri Rama tenton të ‘vetëmbrohet’.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruan në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Si duket spërkatja me bojë e kreut të qeverisë ka kapur edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Deputetët e PD-së dakord për djegien e mandateve

Diskutimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit demokrat po vijon të zhvillohet me debate, nëse do duhet apo jo të digjen mandatet e deputetëve të opozitës.

Lulzim Basha ka folur sërish për nevojën për të kryer aktin ekstrem të cilin e lajmëroi ditën e djeshme.

“Ne jemi ne borxh me qytetaret. Ata na dhanë besimin dhe ne duhet te jemi me ta. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore”- është shprehur Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Flamur Noka, Agron Shehaj, Aldo Bumçi dhe një sërë deputetësh të tjerë janë shprehur pro idesë së Bashës duke shtuar se mandatet duhet të digjen dhe deputetët të bashkohen me qytetarët në protesta.

Edmond Spaho ka theksuar se djegia e mandateve do të jetë presioni i duhur dhe më i mirë për t’ju bërë qeverisë.

“Po flasim qe ti leme mandatet. Une thashe duhet ti leme dhe te gjejme hapesirat ligjore qe ti leme qe tani. Flamuri, Antoni, Flor Mima, une, Strazimiri deri tani kemi thene ti leme”- tha Salianji.

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë. Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.
Agron Duka: në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.
Florian Mima: Jam për djegie mandatesh
Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim/Express

Haradinaj shtron mëngjes për senatorët amerikanë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, të cilët qe disa ditë po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka vlerësuar lart miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një mëngjes i shtruar sot për miqtë e mi të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

William Walker: Këtë herë e vizitova Shtimen për një rast gëzimi

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është përuruar Palestra Sportive në Shtime, me ç’rast ka marrë pjesë edhe William Walker

Ai u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë përurim, sepse, siç tha ai, Shtimen deri më tash e kishte vizituar vetëm për raste të zymta.

“Për mua ka qene një befasi shumë e këndshme ftesa nga kryeparlamentarin i parlamentit të Kosovës që të vijë këtu të shohë qytetin e Shtimes dhe të shohë të arriturat e këtij qyteti me këtë sallë shumë të bukur. Para disa minutash siç i thash edhe kryetarit të Komunës që e njohë për shumë vite tash. Zakonisht sa herë që vizitoj qytetin e Shtimes unë vijë për një rast të zymtë për diçka që ka ndodhur para 20 viteve që ka ndodhur në masakrën e Reçakut. Papritmas vizita ime këtu sot dhe duke parë se çfarë investime keni bërë për të mirën e qytetit dhe për qytetarët e kësaj rrethine me të vërtete unë po buzëqesh dhe me të vërtetë se jam shumë i kënaqur” tha Walker.

U mbajt parada ushtarake për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

PRISHTINË – Më një paradë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) ka vazhduar shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Para fillimit të paradës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qytetarëve të vendit ua uroi 11-vjetorin e pavarësisë, duke theksuar se ushtarët e FSK-së janë krenaria e Kosovës dhe dëshmia më e mirë e suksesit dhe përparimit të vendit.

“Vetëm 11 vjet më parë u nisëm bashkë në rrugën e konsolidimit të Republikës së pavarur të Kosovës, dhe sot para nesh kemi një ushtri profesionale multi-etnike, e cila ka për qëllim të mbroj shtetin më të ri në Evropë dhe në botë, dhe të jetë e gatshme të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë”, tha Thaçi.

 

Sipas tij, vendimi për të formuar ushtrinë ishte një mesazh legjitim historik. Presidenti i Kosovës tha se shtegu i ndërtimit të shtetit kërkonte mençuri dhe durim, dhe të dish se kur duhet të marrish vendime strategjike dhe kur të bësh kompromise.

“Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse, të përhershme me Serbinë, që siguron njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. Jo për të harruar të kaluarën, por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara”, tha Thaçi.

Ai tha më tej se në rrugën drejt ndërtimit të Kosovës, është i pazëvendësueshëm partneriteti me SHBA-të dhe me BE-në, si dhe me vendet e Evropës dhe ato të NATO-s.

Ky partneritet, tha më tej Thaçi, është i bazuar në parime dhe vlera të përbashkëta, dhe se Kosova gjithmonë doli fituese kur ishte përkrah partnerëve të saj strategjikë.

Pas kësaj vijoi një paradë ushtarake nga sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”, ku morën pjesë shumë qytetarë.

 

Para paradës ushtarake u mbajt një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës në të cilën folën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Haradinaj tha se populli shqiptar është një popull që ka dhënë kontribut në Ballkan, por edhe në kontinentin e Evropës, popull i cili ka paguar çmimin e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar kontinenti në shekullin e kaluar.

“Gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë, dhe do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur të quajtur obligative dhe ligjore për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues dhe po ashtu jemi të interesuar në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, theksoi se secili vendim mbi Kosovën do të jetë shtetëror dhe institucional, dhe jo personal apo partiak.

 

“Në dialog nuk shkojmë vetëm për marrëveshje me Serbinë. Ne dialog shkojmë sepse rruga jonë, përcaktimi ynë, është që çdo mosmarrëveshje ta zgjidhim në mënyrë paqësore. Dhe po ashtu si shtet i pavarur dhe sovran marrim mbi vete edhe obligimet që përmban për ne ky sovranitet karshi rajonit dhe partnerëve tanë strategjikë si SHBA-të dhe BE”, ka thënë Veseli.

Veseli tha se Serbia ka merituar taksat nga shkaku i sjelljes së saj ndaj Kosovës, por se tashmë duhet menduar në mënyrë racionale dhe që vendimi lidhur me taksat duhet të jetë në përputhje me interesat strategjike të vendit në raport me Serbinë, por edhe në lidhje me SHBA-të dhe BE-në .

Në paradën ushtarake, si dhe në seancën e Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori William Walker, si dhe ambasadorë të vendeve mike të Kosovës.

Thaçi e Haradinaj takohen me një delegacion të senatorëve e kongresistëve amerikanë

Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga senatori republikan nga Oklahoma, Jim Inhofe, kanë qëndruar në Kosovë, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ata kanë zhvilluar takime të ndara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vizita e këtij delegacioni amerikan “është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta. Kosova, gjatë tërë rrugëtimit të saj, e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.


Ndërkaq, kryeministri Haradinaj se vizita e këtij delegacioni nga SHBA-ja është “inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës”.

Holbrooke më 17 Shkurt 2008 për Gazetën Express: Kosova po lind në situatë të vështirë

Kjo është intervista e Gazetës Express me Ambasadorin e atëhershëm Richard Holbrooke, i cili është një prej atyre njerëzve, të cilët duke e njohur historinë dhe realitetin e Serbisë dhe konflikteve të ndërlidhura me të, ndikuan në zvogëlimin e një lufte që ka mundur të jetë edhe më e tmerrshme, e pazgjidhshme në Kosovë. Ish-ambasadori, Richard Holbrooke, ka ndërruar jetë në vitin 2010.

Prishtinë, 16 shkurt 2008— Me rastin e festave të mëdha, njerëzit zakonisht ftojnë miqtë e tyre më të mëdhenj. Kosova sot feston shkëputjen përfundimtare me Serbinë, pas një kohe të gjatë të një lidhje të dhunshme. Është botërisht e ditur se kjo ngjarje ka qenë e mundur vetëm pas ndërhyrjes dhe mbështetjes së komunitetit perëndimor, nën udhëheqjen e vazhdueshme amerikane. Vendimet e mëdha i nxjerrin shpesh njerëzit që gjenden në pozita udhëheqëse dhe shumëçka vërtet varet prej tyre, por historia shpesh harron, nuk gjen vend ose lë anash njerëzit që bëjnë punën duke bërë qindra mijëra kilometra udhëtimesh, miliona telefonatash, ndejash, hidhërimesh dhe kërcënimit të jetës familjare për të sjellë ato rezultate. Ambasadori Richard Holbrooke është një prej atyre njerëzve, të cilët duke e njohur historinë dhe realitetin e Serbisë dhe konflikteve të ndërlidhura me të, ndikuan në zvogëlimin e një lufte që ka mundur të jetë edhe më e tmerrshme, e pazgjidhshme në Kosovë. Edhe libri i tij “To end a War” do të mbetet një kujtesë shumë informative dhe një reflektim i patejkalueshëm për ngjarjet e ’90’tave në Ballkan. Zëri i tij vinte aq i qartë dhe i rrjedhshëm të shtunën nga New Yorku, një ditë përpara se shpalljes së pavarësisë në Prishtinë.

Express: Ambasador Holbrooke, Kosova do të deklarojë pavarësinë të dielën. Ka qenë një proces i gjatë. Shqiptarët dhe joserbët tjerë do të festojnë. Por, çfarë lajmi është kjo ngjarje globalisht?
Richard Holbrooke: Është lindja e një shteti të ri. Ky është gjithmonë një rrëfim i rëndësishëm. Dhe për shkak të një gjykimi të gjatë e të vështirë, një rruge të gjatë e të vështirë nëpër të cilën Kosova ka udhëtuar për t’u bërë e pavarur, është e një rëndësie të posaçme. Gjithashtu e ardhmja e Kosovës do të ndërlidhet shumë me stabilitetin e Europës Jug-Lindore. Kështu që kjo është një ngjarje shumë e madhe.

Express: Presidenti Sarkozy i Francës po vizitonte të premten një shkollë dhe u tha studentëve se harta e botës duhet ndërruar, pasi ka një shtet të ri. Në fakt, shumë shtete perëndimore kanë paralajmëruar se do të njohin Kosovën. Si u bë e mundur që pavarësia e Kosovës të fitojë kaq shumë mbështetje perëndimore?
Richard Holbrooke: Mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës ka qenë rezultat i marrjes së një qëndrimi shumë të fuqishëm nga Presidenti Clinton dhe disa prej këshilltarëve të tij më të lartë se populli i Kosovës nuk mund të mbetet më nën shtypjen serbe. Një drejtësi e thjeshtë ndërkombëtare kërkohej që atyre t’u jepej shansi për të vendosur për çështjet e tyre. Ngjarjet që sollën pavarësinë e Kosovës janë të gjata dhe shkojnë prapa shumë e shumë dekada, natyrisht. Por përpjekjet moderne për pavarësinë vërtet qëndrojnë tek mbështetja e Presidentit Clinton dhe ekipi i tij i lartë këshillëdhënës. Kjo nuk do të ndodhte pa mbështetjen e SHBA’së dhe lidershipit të saj në intervenimin e NATO’s, dhe mbështetja e saj e plotë për pavarësinë më së fundi gjatë procesit të negociatave ka dërguar aty ku jemi sot.

Express: Bisedimet për statusin zgjatën shumë, por nuk arritën të gjenin një marrëveshje. Ka munguar kreativiteti diplomatik apo duhet fajësuar tjetërkush?

Richard Holbrooke: Rusia.

Express: Kemi parë një retorikë shumë të madhe të Rusisë kundër pavarësisë së Kosovës. Çfarë mund të jenë efektet e saj dhe çfarë mund të bëjë Moska tash?

Richard Holbrooke: Kjo është pyetja më e rëndësishme. Sot dhe nesër – këto janë ditët që Kosova të shikojë luftën e saj të gjatë për pavarësi dhe të ndihet krenare në këtë arritje historike. Por është gjithashtu një ditë për të shikuar për para se çfarë do të ndodhë tash kur Kosova po bëhet kombi i pavarur i Kosovës. Kjo është një çështje shumë shumë e rëndësishme. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështes shtetin e ri të pavarur. Por përgjegjësia më e madhe do t’i takojë vet popullit të Kosovës. Ata duhet të jenë të gatshëm të merren me një gamë të madhe problemesh që do të dalin në rrugën e tyre – ekonomike, sociale, politike dhe ndërkombëtare. Shteti i ri i Kosovës po lindë në një situatë shumë të vështirë. Të mos pretendojmë diçka tjetër. Kosova është e vogël dhe është e rrethuar me tokë (pa det). Ekonomia e saj është shumë e dobët kështu që do t’i duhet mbështetja ndërkombëtare. Kosova ka një kundërshtim të fuqishëm nga Serbia dhe Rusia, dhe me këtë duhet marrë. Dhe më e rëndësishmja për Kosovën është të ketë një pajtim me popullin serb – serbët që jetojnë në Kosovë dhe shtetin e Serbisë. Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe është shumë me rëndësi që ata të mos bëhen pjesë e problemit. Juve u duhen marrëdhënie të mira ekonomike me Serbinë për të mbijetuar. Lidershipi i ri në Prishtinë do të duhet të gjejë rrugë për ripajtim me Serbinë. Kjo nuk do të jetë e lehtë.

Express: Por Serbia ka thënë se do të kundërshtojë pavarësinë me të gjitha mjetet ekonomike dhe politike.A është Serbia ende problem për jostabilitetin e rajonit?

Richard Holbrooke: Po, është. Është shumë. Dhe unë e kuptoj këtë qëndrim të Serbisë. Jam takuar me Presidentin Boris Tadic javën e kaluar në Konferencën e Munich’ut. Dhe kemi folur për këtë problem. Ai është një njeri i paqes. Por për arsye që të gjithë i kuptojnë ai nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës publikisht. Kjo është e pamundur për të. Por ai ka thënë se ai do të respektojë Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe se ai nuk dëshiron të ketë rishfaqje të dhunës. Do t’i takojë lidershipit të vendit tuaj (Kosovës) që të gjejnë rrugët për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

Express: Dhe a ka treguar lidershipi i Kosovës ndonjë shembull të mirë në atë drejtim këto vjet pas 1999?

Richard Holbrooke: Mendoj që lidershipi i Kosovës në masë të madhe ka bërë një punë shumë të mirë. Por do të ketë një test shumë serioz këtu. Katër, apo tri e gjysmë komunat në veri të Kosovës, duhet të trajtohen në një mënyrë të duhur. Gjëja esenciale është që komuniteti ndërkombëtar të punojë në ripajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve. Tash, unë e di sa e vështirë do të jetë kjo, por nëse kjo nuk bëhet, vendi juaj, vendi juaj i ri, do të jetë në rrezik që nga dita e parë e krijimit. Nuk është faji i popullit shqiptar, por tash pavarësia është një moment shumë shumë i madh për popullin tuaj. Si një njeri që ka punuar shumë për shumë vjet, unë uroj të gjithë në Kosovë për atë që është arritur. Por në të njëjtën kohë unë duhet të them krejt miqësisht se e ardhmja është e rrezikshme dhe me të duhet marrë me aftësi të madhe. Duhet të ketë tentime për pajtim, edhe pse serbët kanë thënë shumë qartë se ata nuk mund të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Por dje më është njoftuar se Kryeministri Kostunica ka thënë se pavarësia e Kosovës tash është realitet. Kjo është hera e parë që dikush në Beograd e ka pranuar atë që është e dukshme dhe ky është një hap përpara.

Express: Teksa jemi tek Vojislav Kostunica, janë të shumtë ata që besojnë se ai ka qenë në rrugën e marrëveshjes së kompromisit. Sa gjatë mund të mbetet në pushtet nëse tash kundërshton integrimin në BE për shkak se vendet anëtare do të njohin Kosovën?

Richard Holbrooke: Nuk e di përgjigjen. I takon popullit të Serbisë të vendosë. Ata kanë një proces demokratik dhe ata kanë një Qeveri të ndarë. Presidenti dhe Kryeministri nuk janë shumë të afërt, Qeveria nuk funksionon shumë mirë, Këshilli i ministrave takohet rrallë, disa prej ministrave mbështesin Presidentin Tadic dhe disa mbështesin Kryeministrin Kostunica. Kjo duhet të zgjidhet. Por kjo nuk është çështje e juaja në Kosovë. Çështja juaj është të filloni shtetin tuaj në bazë të krenarisë për këtë arritje të madhe të popullit të Kosovës, të cilët kanë luftuar për pavarësinë kaq gjatë, për të mbajtur unitetin tuaj të brendshëm e për të mos rënë në fraksionalizëm politik, të mbështesni Qeverinë tuaj dhe të gjeni rrugë të punoni me komunitetin ndërkombëtar dhe të bëni Serbinë të punojë me ju. Do të marrë ca kohë, do të duhet durim, por është absolutisht thelbësore. Kështu që kjo është një ditë historike për Kosovën dhe për Europën pasi një shtet i ri po lindë. Por po lindë në rrethana shumë të vështira dhe ne duhet të jemi të ndershëm në lidhje me këtë.

Express: Sa kohë mund t’ju marrë të gjitha palëve që kanë qenë të përfshira në konflikt të mësohen me pavarësinë e Kosovës?

Richard Holbrooke: Kjo është një pyetje shumë e mirë, por unë natyrisht nuk e di përgjigjen. Nuk do të ndodhë brenda natës. Kjo (pavarësia) është shumë shumë e hidhur për Serbinë. Në mendjet e tyre ata kanë humbur diçka që ata mendojnë se u takon atyre. Por në mendjen e botës, ajo nuk u takon atyre. Në mendjet tona, përfshirë mua, është një komb i pavarur. Dhe prandaj do të merr kohë. Shikojeni Greqinë dhe Maqedoninë. Pesëmbëdhjetë vjet që kur Maqedonia ishte krijuar, ato kishin marrëdhënie tregtie, ekonomie, por ato ende argumentojnë në lidhje me gjëra të tilla siç është emri i vendit. Ka konflikte tjera të ngrira në tërë botën. Shikojeni Nagorno-Karabakh, Abkhazinë. Ne tash duhet të provojmë të parandalojmë këtë situatë (Kosovën) të bëhet konflikt i ngrirë. Kështu që një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë i rëndësishëm. Tash, i takon serbëve të pranojnë realitetin e një shteti të ri. Po e përsëris se i takon serbëve të pranojnë realitetin e shtetit të ri. I takon shqiptarëve dhe Qeverisë në Prishtinë të sigurojnë se serbët që jetojnë në Kosovë nuk abuzohen, por se janë të mbrojtur, se monumentet e tyre fetare dhe historike janë të mbrojtura, dhe se jetojnë në paqe me fqinjët e tyre shqiptarë.

Express: Ambasador Holbrooke ju kemi parë shpesh këtu në Ballkan. Çfarë ishte Jugosllavia?

Richard Holbrooke: Kuptimi im i historisë ishte se Jugosllavia ishte krijuar gjatë periudhës së pas Luftës së Parë Botërore, me Traktatin e Versajës dhe traktateve tjera dhe nuk ka qenë kurrë një ide e mirë sepse provonte të fuste në një shtet të vetëm shumë shumë grupe individuale etnike të cilat meritonin të kishin shtetin e tyre. Dhe si pasojë e saj ju pashmangshmërisht kishit disa luftëra, disa shkëputje. Jugosllavia është e vdekur, ka qenë një eksperiment i dështuar. Ishte lindur më 1920 dhe vdiq në 1990’tat. Kjo është pjesa e fundit. Mali i Zi u bë i pavarur, Kosova po bëhet e pavarur. Dikur ishte një shtet, tash shtatë. Dhe ky është rezultati i duhur (korrekt).

Express: Ambasador Holbrooke, pyetja e fundit. Cili është momenti specifik që ju ndjeni, kujtoni, se ishte pika e kthesës që pavarësia e Kosovës të bëhej opsion realist?

Richard Holbrooke: Kjo është ekstremist e lehtë për mua. Në mars të vitit 1999 unë shkova në Beograd dy herë, si Emisar Special i Presidentit Clinton. Në udhëtimin e dytë i thash Presidentit Milosevic se ai kishte vetëm dy zgjidhje – ose të pranojë pozicionin ndërkombëtar për Kosovën, ose ne do të fillonim një fushatë ushtarake kundër Serbisë dhe ajo do të fillonte menjëherë posa unë të largohesha nga vendi, ajo do të ishte e shpejtë, e vendosur dhe e mbështetur. Ne folëm për disa orë, vetëm, në mëngjesin e fundit. Ai refuzoi të lëvizë nga qëndrimi i tij. Dhe saktësisht pasdite në Beograd, unë i thash atij: “Tash më duhet të shkoj, cila është përgjigja juaj e fundit?”. Ai tha: “Bëjeni çfarë të doni, unë s’mund të lëvizë”. Dhe pastaj ne u ngritëm të shkojmë dhe ai tha: “A do të shohë më ndonjëherë?”. Unë i thash: “Kjo varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të bëni në vazhdim”. Unë u vozita deri në ambasadë, pashë në televizor se Kuvendi Kombëtar u mblodh për të aprovuar refuzimin e pozicionit amerikan. Dhe sapo kjo ndodhi ne shkuam në aeroport, hymë në aeroplan dhe fluturuam në Budapest. Kur shkuam në Budapest, bombardimi filloi. Që prej bombardimit në pranverë 1999 deri në ngjarjet e sotme, janë tetë vjet, janë shumë gjatë për pikëpamjen time. Është dashur të ndodhë shumë më herët. Por kjo po ndodhë përfundimisht dhe unë mund të them gjithmonë se ai ishte momenti që unë do të kujtojë nga i cili rrugëtimi drejt pavarësisë vërtet fillon për komunitetin ndërkombëtar.

Express: Ambasador Holbrooke,kam parë librin tuaj “To End a war” dhe ishte fantastike të lexohej. Faleminderit për intervistën dhe gjithçka që keni bërë për Kosovën.

Richard Holbrooke: Faleminderit. Unë pres një të ardhme paqësore dhe prosperuse për popullin e mrekullueshëm kosovar.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon përvjetorin e pavarësisë

Kosova po shënon 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në një periudhë trysnie për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ftohjes së marrëdhënieve të saj me aleatët perëndimorë.

Udhëheqës të institucioneve ngritën flamurin shtetëror, vunë kurora tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit. Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendër të Prishtinës për herë të parë me mandat të ndryshuar, tashmë si ushtri.

Përvjetori po përshkohet me thirrjet për të hequr tarifat e vendosura nga qeveria ndaj mallrave serbe, që t’i hapet rrugë procesit të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, shfrytëzoi seancën solemne për nder të përvjetorit për të çuar mesazhin për pezullimin e tarifave dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët. Ai tha se Serbia i ka merituar tarifat ndërsa bëri thirrje për vendimmarrje shtetërore dhe jo individuale përballë situatës së krijuar.

Në vendimmarrje shtetërore asgjë nuk duhet të ketë personale pra edhe ky vendim si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror dhe institucional. Duhet t’i vëmë në peshore interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marr parasysh edhe për faktorët kryesor të botës që na rrethon; Rusisë me aleatët e vet në njërën anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër. Me SHBA-në dhe BE-në në krah, Kosova është më mirë dhe më e sigurt. Interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike perëndimore dhe amerikane në Ballkan përputhen plotësisht me interesat e Kosovës dhe kombit tonë“.

Ai tha se parlamenti dhe qeveria duhet të qëndrojnë prapa zotimeve të përbashkëta dhe interesave të miqve të Kosovës.

Sa i përket kësaj situate të ndjeshme dhe ndërlidhjes së saj me mandatin e qeverisë, duhet t’i sigurojë qytetarët se si udhëheqës i koalicionit qeverisës nuk do të lejoj në asnjë moment që marrëdhëniet tona me Serbinë ta përcaktojë qëndrueshmërinë dhe fatin e institucioneve tona pra as të qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe as Serbisë, ky është qëndrim i vendosur. Qeveria dhe parlamenti mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha zoti Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendi është i gatshëm për një marrëveshje me Serbinë e që nuk do të prekë kufijtë.

“Jemi të interesuar për një marrëveshje, tani më të ditur dhe të quajtur obligative ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe njëkohësisht jemi të interesuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha kryeministri Haradinaj.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si kusht për integrimin në strukturat evropiane.

Por, ky proces mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura pothuajse tre muaj më parë.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thonë se një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve është e mundur, por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj, ndërsa të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë çuar përpara idetë e tyre për një korrigjim të kufirit si zgjidhje ndërmjet dy vendeve.

Kjo ide po kundërshtohet nga shumica e udhëheqësve politik në Kosovë ndërsa faktorët ndërkombëtarë janë vënë në lëvizje që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Por edhe përvjetori i 11-të i pavarësisë e gjen Kosovën të fundit në rajon në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen.