VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Kosova nuk përbën rrezik për emigrim

By | April 3, 2019

Komentet

Vrasjet, detajet e padëgjuara nga lufta, takimi i Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin, vijnë rrëfimet e Gecit dhe Lushtakut

Gani Geci dhe Sami Lushtaku mbrëmë ishin të ftuar për një intervistë ekskluzive në Pressing të televizionit T7. Aty u biseduan shumë gjëra që për publikun nuk ishin të njohura.

Që në fillim të emisionin ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka vendosur të ulet në anën e djathtë në studio.

 

“Jam djathtist edhe me pikëpamje politike, ndërsa miku im Samia është majtist pasi që e ka dashur Enver Hoxhën. Mirëpo përkundër pikëpamjeve unë Saminë e kam mik të mirë”, ka thënë Geci, duke bërë që Sami Lushtaku t’i përgjigjet “Unë jam djathtist. Mirëpo gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe Enver Hoxhën, ndërsa nuk e kam dashur Jugosllavinë dhe Titon”.

Gjatë intervistës, ish-komandanti i UÇK-së në Drenicë, Sami Lushtaku, ka treguar për herë të parë se në vitin 1991, presidenti Ibrahim Rugova e ka pritur në Zvicër komandantin Adem Jashari.

Lushtaku thotë se më herët nuk është përmendur ky rast, por në fillim të ’90-tave Rugova e Jashari janë takuar në Zvicër.

“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku në Pressing.

Por edhe pse kundërshtar politik, Lushtaku e ka pranuar se në një kohë të caktuar ka qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

“Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku.

Por si ndodhën aksionet e para antiserbe në Drenicë. Për këtë, Geci dhe Lushtaku rrëfyen se si që nga viti 1991, aksionet e tyre antipolicore kishin filluar.

“Ishte viti 1991 kur jemi gju në Skenderaj, ata më njihnin pak a shumë sepse për shkak të protestave dhe demonstratave… Isha duke shkuar te një shok i imi dhe isha i armatosur. Policia tentoi të më ndalonte e unë nuk kam pranu. Unë kam gjuajtur me revole në drejtim të tyre, unë isha me revole e edhe ata gjithashtu”, theksoi Lushtaku, duke e theksuar disa herë se ka qenë nën shoqërinë e Gani Gecit.

Por si ishin raportet e politikanëve të sotshëm me Adem Jasharin?

“Kam dëgjuar zëra por nuk kam qenë dhe nuk flas për diçka që dëgjoj por kam dëshirë të flas me fakte dhe argumente. Ka pasur mospajtime jo veç me ata të dy po të gjithë. Por rëndësi të madhe ka që nuk ka pasur tradhti mes neve. Pasi po të kishte tradhti në atë periudhë kohore secili ka mundur me dal në pritë tjetrit”, tha Lushtaku duke shtuar se gjithsesi, deri në vitin 1994 raportet mes Jasharit me Thaçin dhe Selimit kanë qenë të shkëlqyera.

Tutje Geci pastaj ka treguar se së bashku me Lushtakun kishin rrahur persona që jepnin intervista për televizione serbe, dhe se ishin ata dytë që bënë aksionet e para guerile në rajonin e Drenicës.

Por si u njohën ata me presidentin e sotshëm të Kosovës, Hashim Thaçin?

“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa Geci tha: “Unë me Hashim Thaçin kemi qenë shokë të gjeneratës, ai ka qenë në drejtimin ‘Kimi-teknologji’. Ai ka qenë anëtar i forumit rinor në kohën kur Ademi shkoi në ushtrime Thaçi u bë kryetar, deri në mbledhjen tjetër”.

Ndërsa, Gani Geci tutje tregoi se pse Lushtaku e quajti lloj luftëtari paramilitar.

“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar veten”, tha ai.

Në fund të emisionit, të dy u përplasën për politikën e sotshme. Vjosa Osmani ishte emri që nxiti debat mes tyre. Përderisa Geci kishte vlerësime të larta për të, Lushtaku jo edhe aq.

“Një grua e martuar, me fëmijë, e përgatitur më shumë se kushdo. Me logjikë të Evropës, ajo ka me fitu”, ka thënë Geci, ndërsa Lushtaku tha “Kjo gruaja [Vjosa Osmani] duhet të shkojë t’i pyesë të tjerët për të marrë një vendim”.

Krejt në fund, Gani Geci dha edhe kalkulimet e tij se si do të mundë të bëheshin koalicionet në bazë të asaj se kush del në vend të parë.

“Nëse PDK-ja del e para, sigurt do të futet në koalicion me Nismën dhe AKR-në… Gjithashtu edhe LDK-ja nëse del e para, mundësitë janë që të futet në koalicion me Nismën dhe AKR-në… E nëse VV-ja del e para, përsëri ju jeni në opozitë sepse VV-ja bën koalicion me LDK-në”, tha Geci. /GazetaExpress/

MOS E NËNSHKRUANI PETICIONIN KUNDËR KORRUPCIONIT- ËSHTË MASHTRIM I PDK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Është ironike që të kërkohet luftimi i korrupcionit bash nga Kupola e krimit të organizuar dhe korrupcionit. Kadri Veseli lideri i PDK ne vend qe te zgjedhë në fushatë tema tjera më xigluese që kanë të bajnë më përmirësimin e jetës së qytetarëve,ai ia nisi mbrapshtë,po e vazhdon mbrapështë dhe do te përfundoi mbrapshtë.

Ia nise kinse me luftu korrupcionin,por ka harru se korrupcioni nuk luftphet me fjalë,së korrupcioni nuk luftohet nga Partia më korruptive në Kosovë,nga kupolla e krimit te organizuar,nga partria në te cilën i madh e i vogël janë të korruptuar.

Një herë Kadri Veseli kërkoj qe partitë të lidhin”besa besen”,ose me ndonjë pakt midis partive.Por doli shumë qesharak,nisën te gjitha partit te tallën më te,kur dihet se korrupcioni nuk luftohet me pakte dhe duke ia dhanë besen njeri tjetrit seë do ta luftojnë jo për tokë pr për hava.

Se sa është i dijshëm Kadri Veseli tregon fakti se kah do qe shkonë në fushatë e ka gojën plotë korrupcion pa kurrfarë mbulese,por ka harruar se korrupcioni luftohet jo me pakte dhe dekrete por me një prokurori dhe qyqesi te çkapur nga vetë Kadri Veseli.

Por Kadri Veseli nuk mërr vesh po e vazhdon lojën e tij të kolovajzes rreth korrupcionit të cilit askush nuk i beson.Ai sot doli edhe më një sihariq për luftimin e korrupcionit duke kërkuar nga qytetarët që të nëshkruajnë Peticionin kundër korrupciopnit.Ky është non sensi më i madh që mund te bëjë një njeri i cili siç po duket nuk e ka vehten nen kontroll.Por partit tjera ia refuzuan edhe këtë ofertë të Kadri Veseli.

Por ai nuk merre vesh dhe sot ka dal në rrugë me një tavolin duke i thirrë qytetarët qe ta nënshkruaj Perticionin kundër korrupcionit.Pa a është ai i vetedijshëm,apo është krejtë i rrokatur se korrupcioni nuk është punë e qytetarve.Shumë qytatar po tallën me këtë iniciativë të Kadri Veselit,e refuzojnë fuqishëm dhe nuk donë ta neshkruajn.

Prandaj,qytetaret në as një menyrë nuk duhet ta neshkruajn këtë Pticion fals, duhet të qendrojnë largë nga nenshkrimi,sepse ky peticion mund te shfrytezohet dhe te keqëpërodert për nevoja tjara te erreta te kësaj Partrije(PDK)se cilës qytetaret nuk ia panë hajrin qe 20 vjet veq sherr patën prej sajë.

A është përfshirë Bill Clinton dhe a ka negociata sekrete Kosovë – Serbi?, flet ish-diplomati amerikan

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe. Ndërkohë vazhdimisht është pretenduar se përveç takimeve zyrtare në Bruksel, janë duke u zhvilluar edhe bisedime sekrete, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë temë në një intervistë për ‘Danas’, ka folur ish-ambasadori amerikan, Camron Munter, teksa ka shpjeguar deklaratën e tij të bërë në televizionin N1 për “diplomaci të heshtur”.

Teksa ka folur për negociata sekrete, ka thënë nuk e di nëse ka diçka të tillë pasi që nuk është zyrtar i shtetit, por thotë se është e nevojshme që të ketë diskutime ku njerëzit lirshëm mund të japin idetë e tyre.

“Kur shohim se ka një diplomaci të hapur, atëherë situata është e qetë. Por kur shohim se ka diçka sekrete, atëherë njerëzit ngacmohen sepse mendojnë që ka ndonjë lloj plani. Por unë nuk punoj për qeverinë, e as nuk e di nëse ka ndonjë lloj plani sekret. Por unë e di se ka nevojë për “biseda të qeta”, ku njerëzit përpiqen të vijnë në tryezë dhe të japin idetë”, është shprehur Munter.

Sipas tij, diskutimi i heshtur do të mundësonte një eksplorim më të gjerë të ideve, të cilat më pas mund të konkretizohen në marrëveshje.

“Nëse i diskutojmë në heshtje idetë, mund të jetë më mirë për dy palët, por jo edhe për fqinjët. Diplomacia e heshtur lejon njerëzit që të ndërtojnë një besim, të eksplorojnë rreth ideve dhe pastaj të kthejnë ato në një marrëveshje të vërtetë. Kjo është ajo që shpresoj”, ka sqaruar tutje Munter.

Në këtë intervistë Munter është pyetur edhe rreth asaj nëse ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është i përfshirë në negociata, pas vendimit të Serbisë për t’i dhuruar 2 milionë dollarë fondacionit të tij.

“Ka shumë njerëz, siç është edhe ish-presidenti Clinton, që do të ishte një gjë ideale të përfshihej në bisedimet me Kosovën, por nuk di asgjë për diçka të tillë”, ka thënë Munter. /GazetaExpress/

Ish-ambasadori amerikan thekson fjalët e Vuçiqit: I gatshëm të bisedojë, por jo të nënshkruajë marrëveshje

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është i gatshëm për të zhvilluar bisedime me Kosovën por jo edhe për të nënshkruar një marrëveshje.

Këtë konstatim Munter e ka nxjerrë pas takimit që ka pasur me kreun e shtetit serb gjatë vizitës disaditore në Beograd, ku ka takuar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfshirë këtu edhe shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për ‘Danas’, Munter ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i interesuar që të ndihmojë dy palët që të ecin drejt një marrëveshjeje, pa përjashtuar ndihmën që mund të japin Gjermania e kancelares Merkel dhe Franca e presidentit Makron.

Teksa ka ndarë detaje për takimin me Vuçiqin, Munter ka thënë se kanë biseduar për perspektivën e dialogut dhe rreth asaj se çfarë negociatash mund të priten në muajin dhjetor.

“Meqenëse bisedimet kanë ngecur, ne nuk folëm për atë që ka ndodhur në të kaluarën, por folëm më shumë për planet dhe për perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi dhe çfarë lloj dialogu do të mund të kemi në dhjetor, mbase mund të zgjidhim disa prej çështjeve. Sigurisht që nuk e dimë se kush do ta përfaqësojë Kosovën, por e dimë që presidenti Vuçiq është i interesuar. Ne gjithashtu duam të sigurohemi që amerikanët dhe evropianët të jenë të përfshirë. Ne jemi të shqetësuar për disa gjera të cilat s’kishin ekzistuar para dhjetë vjetësh kur unë isha ambasador. Kinezët janë këtu, turqit gjithashtu janë të interesuar, rusët po ashtu kanë një grup idesh të ndryshme. Ne duhet të kuptojmë pozicionin e secilit, sepse kjo është në planin tonë afatgjate”, ka thënë Munter në cilësinë e kreut të Institutit East-West.

I pyetur nëse Vuçiq ia ka prezantuar ndonjë plan për Kosovën gjatë takimit, Munter ka mohuar një gjë të tillë, pasi siç ka thënë ai nuk ka qenë një debat i tillë.

“Jo, nga mënyra se si kemi diskutuar nuk ka pasur diçka të tipit “ky është plani im”, por cila metodë mund të jetë më e përshtatshme. Kemi folur për planet afatgjate, dhe cilat janë problemet e zakonshme”, ka thënë Munter për “Danas”, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash Munter-it i është kërkuar edhe të japë sqarime rreth deklarimeve të bëra në televizionin N1, ku ka folur për nevojën e një “diplomacie të fshehtë”, dhe është pyetur nëse ka negociata sekrete për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kur shohim se ka një diplomaci të hapur, atëherë situata është e qetë. Por kur shohim se ka diçka sekrete, atëherë njerëzit ngacmohen sepse mendojnë që ka ndonjë lloj plani. Por unë nuk punoj për qeverinë, e as nuk e di nëse ka ndonjë lloj plani sekret. Por unë e di se ka nevojë për “biseda të qeta’, ku njerëzit përpiqen që të vijnë në tryezë dhe të japin idetë”, është shprehur Munter.

Ai ka thënë se në debatin publik që është bërë, liderët e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, kanë folur rreth asaj se nëse japin diçka atëherë çfarë do të marrin në këmbim, dhe se deklaratat kanë qenë rreth asaj se kush do të dal fituese dhe kush do të humbas.

“Nëse i diskutojmë në heshtje idetë, mund të jetë më mirë për dy palët, por jo edhe për fqinjët. Diplomacia e heshtur lejon njerëzit që të ndërtojnë një besim, të eksplorojnë rreth ideve, dhe pastaj të kthejnë ato në një marrëveshje të vërtetë. Kjo është ajo që shpresoj”, ka sqaruar tutje Munter.

Munter në këtë intervistë është pyetur edhe rreth vizitës së dy senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, dhe deklaratave të tyre rreth asaj se Vuçiq është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje.

“Interesante, nuk nuk kam marrë pjesë në ato takime, kështu që nuk kam informacione se çfarë ka thënë Vuçiq, por ajo që unë di është që Vuçiq është i gatshëm të flasë, por jo edhe të nënshkruajë marrëveshjen. Unë mendoj se Vuçiq është i gatshëm të flasë, sepse ai e di që e ardhmja e Serbisë është e ndërlidhur në thelb me të ardhmen e Kosovës. Nuk shkojnë pa njëra tjetrën”, ka thënë ish-diplomati amerikan, transmeton Gazeta Express.

Në këtë intervistë Munter është pyetur edhe rreth asaj nëse ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është i përfshirë në negociata, pas vendimit të Serbisë për t’i dhuruar 2 milionë dollarë fondacionit të tij.

“Ka shumë njerëz, siç është edhe ish-presidenti Clinton, që do të ishte një gjë ideale të përfshihej në bisedimet me Kosovën, por nuk di asgjë për diçka të tillë”, ka thënë Munter.

Në fund derisa ka folur për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, për emërimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin, Munter ka thënë se Palmer është një person i cili e njeh rajonin dhe që do të ndihmojë procesin. /GazetaExpress/

Rrustem Berisha, personalitet në luftë dhe personalitet në paqë – Nga Skënder MULLIQI

Ky është komandanti i Luftës heroike të Kosharës LEGJENDARE , Rrustem Berisha. Shpërbërja e dhunshme e ish –Jugosllavisë, Berishën e zuri në luftën e pavarësisë së Kroacisë, ku kishte luftuar në anën e kroatëve. Biografia e Rrustem Berishës njerit ndër bijët më të shquar të kombit është e gjatë dhe e bujshme , plotë sakrifica në mbrojtje të kombit dhe atdheu. Lufta për çlirim nga okupatori serb , komandant Berishën e zuri në frontet e luftës madhshtore të Kosharës .

Ne ketë vend të shejtë për shqiptarët ,ku u shkrua liria dhe pavarësia më germa të arta, Rrustemi, bashkë më komandantët Sali Çekaj , Agim Ramadani etj, duke thyer kufirin e hekurt deri atëherë shqiptaro-shqiptare , bashkë më bashkëlufetarët e shumtë, për herë të parë në histori, përmbysën ëndrrat për Jeruasalemin , si logjikë mesjetare serbe.Thyen keq armikun serb duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe mjete luftarake, duke e detyruar soldateskën serbe , të ikë më bisht ndër shalë…Rrefimi për luftën e Kosharës dhe madhështinë e saj është e gjatë sa është i gjatë vargu i atyre që luftuan për liri dhe pavarësi në kufij dhe gjithandej Kosovës…Berisha pas luftës kishte shumë funksione shoqërore politike .Ai është anëtar i AAK-së së liderit të saj, Ramush Haradinaj, një përsonalitet tjetër që qysh në ri ishte brumosur së bashku më famljen për atdhetarizëm dhe trimeri, të treguar si lufetarë i madh në shumë fronte të luftës në Dukagjin dhe në çdo cep të Kosovës.

Rrustem Berisha si Ministër i Forcave të Sigurisë, punoi drejtë një bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe the Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila gjatë mandatit të tij , u shendrrua pas një kohe të gjatë në USHTRI .Këto janë sigurisht pak rreshta, se ka njeriu shumë për të thënë dhe për të shkruar për përsonalitetin e Rrustëm Berishës.Në zgjedhjet e radhës nacionale , Rrustemi është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe asnjë njeri i cili e don atdheun dhe kombin , secili njeri që e vlërson punën dhe vyrtitin e lartë njerëzor, të Rrustemit , duhet ta voton Rrustem Berishën me numer .Vota për z. Berisha është votë për popullin dhe të mirën e tij…

VRASJE DHE TRADHTI MBRENDA UÇK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

Para 21 vjetesh u vra në pritë ne pabesi nga te pabesit Koloneli Ahmet Krasniqi Minister i FARK dhe I Presidentit Ibrahim Rugova.

U vra nga ata qe nuk deshten qe ai te jetoje. U vra sespe ia drejtoi pushken shkaut armikur e jo vlazërve te vetë të një gjaku. U vra nga at ate cilet nuk donin qe te luftonin fyt për fyt me Serbin, sepse ata ishin te shitur dhe të stërshitur të Serbisë, ishin lajkataret e tyre, bashkëpunëtorët e tyre. U vra nga ata qe edhe sot e pas 21 vjetesh janë në pushtet dhe ne Parlamentin e Kosovës.

Për vrfasjen pas shpine,për vrasjën në tradheti të Kolonelit Ahmet Krasniqi ishin dhe sot jane ne dijeni Shtabi i Rognerit I cili vepronte jashte luftës. Vrasja e tij ishte jo vrasje e thjeshtë, pahiri, por ishte një vrasje komplotist ne te cilën kanë marre pjesë shume njërez. Këtu ishte I përzier pos Shtabit te Rognerit, SHIK-ut, por ne veçanti në likijdimin e Kolonelit mori pjese dhe SHISH i Shqipëris ne krye me Ftos Klosin, te cilin ne kët vjet Hashim Thaçi për këtë qellim ia kishte nda Dekoraten e Pavarësisë por ishte shpall edhe veteran i Luftës së Kosovës,pa e shpraz asnje plumb kunder aremikut.

Koloneli Ahmet Krasniqi i vra sepse e pengonte dikend,u vra se dinte shumë gjëra te pa mira te bera nga koplotistet e luftës .Atj me pare ia ndrruan banesen,ia zunë pritën e çarmatosen e zatëtën për muri dhe maskat shtejn ne te pameshirë,më zi se ne shkaun. E vranë bandat e Shtabit te Rognerit ne bashkpunim me SHISH dhe SHIK, për me mshefë hajnit qe kishin ba këto banda dhat luftës si ate te 3% Vendlindja Thrretë, qe me parat e vjedhura u pasuruan pas luftës u bane milionera Brenda natës.

U vra Koloneli Ahmet Krasniqi edhe për ate se kupola e krimit te organizuar nga Shtabi I Rognerit nuk donte të zbatonte Marëveshjën e Osolos për unifikimin e faktorit te UÇK-së.Thesht u vra u likujdu por qe sot e 21 vjet nuk u ndërmor asgje për zbardhjën e vrasjes se tij, anipse dihet njeriu me emer dhe mbiemer I cili ishte paguar 250.000 Marka për vrasjen e tij

Feriz Kërnaja nj kriminel ordinar i klikes së Fatos Klosit dyshohet se e ka vra Kolonelin Ahmet Krasniqin,por qe për 21 vjet pas vrasjes ai sillet i lirë,pa e mrra askush ne përgjegjesi.Për këtë vrasje makabre i përmendurit iu dorezuan nga një epror i lartrë i Shtabit të UÇK-se hiq me pak se 250.000 marka Gjermane.

Majtas:

Varri i heroit te kombit Kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë.Varrin e tij askush nga kupola e krimit te organizuar por as kush nga Shtabi i Rognerit nuk shkon me e vizitu,por me andje vizitohën përmendoret e shkijev te atyre qe na vran dhe na sakatuan.
Djathtas:

Në foto i rrethuar me laps te kuq është Feriz Kërneja vrasesi i Ahmet Krasniqit i cili sot e ksaj dite banë sefa duke i harxhuar 250.000 marka pare te disapores qe ishin përdor për vrasjën e Krasniqit. Edhe këtë djajt dhe demonat tanë e quajn luftë,por luftë vllavrasese e jo kundër shkaut.

Partitë politike: Ndryshimi i kufirit, ide që nuk negociohet

Bekim Bislimi

Partitë politike, të cilat po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, por asnjëra nga to nuk do ta marrë në konsideratë idenë për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si opsion i zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve.

Për më shumë, shumica e këtyre partive thonë se lidhur me këtë çështje kanë shprehur edhe me herët qëndrime të qarta se janë kundër kësaj ideje dhe se, sipas tyre, këto qëndrime nuk do të ndryshojnë edhe nëse e marrin pushtetin për të qeverisur me vendin.

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që subjekti politik të cilit i takon, do të angazhohet për dialogun me Serbinë, për të përmbushur interesat strategjike të Kosovës, siç janë njohja e ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, sipas tij, për ndryshim të kufirit nuk do të pranojë të flitet fare.

“Ne mendojmë që duhet të mbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës brenda këtyre kufijve dhe brenda këtij territori. Ky është pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës. Por, ne i besojmë dialogut dhe mendojmë që në dialog do të arrijmë që t’i përmbushim interesat dhe pritjet që i ka Kosova. Nuk mendoj që Kosova do ta bëjë dhe nuk do të lejojmë në asnjë formë të ketë asnjë kompromis të ri në raport me Serbinë. Ajo se ku mund të shpërblehet Serbia, mund të jetë se çfarë i ofron Bashkimi Evropian, përmes integrimit evropian dhe jo dikush tjetër”, tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se varianti i vetëm në të cilin mund të flitet për kufirin, është çështja e demarkacionit me Serbinë, si proces teknik, por vetëm pasi që kjo e fundit ta njohë Kosovën si shtet në kufijtë ekzistues.

Qëndrim refuzues karshi idesë së ndryshimit të kufirit ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta marrin fare në konsideratë mundësinë për tu negociuar tema e ndryshimit të kufirit.

Demarkacionin e kufirit e shohin vetëm si proces teknik, pas njohjes së Kosovës në kufijtë ekzistues nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja, nuk do të pranojë asnjëherë që të diskutojë për një çështje të tillë, në asnjë rast. Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar, janë të njohur dhe të qartë, të njohur edhe ndërkombëtarisht. Ndërkaq, procesi i demarkacionit është vetëm proces teknik dhe nuk ka të bëjë fare me territoret. Do të thotë është një proces, përmes të cilit shënohet kufiri që kemi, kufiri ekzistues. Në këtë rast me Serbinë do të bëhet si edhe me vendet tjera”, tha Shala.

Rexhep Selimi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që detyrë parësore e cilësdo qeveri në vend, është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit. Kjo sipas tij është edhe detyrë e qeverisë së ardhshme, të cilën e synon Lëvizja Vetëvendosje.

“Çfarëdo lloj marrëveshje që vjen në kundërshtim të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit, normalisht që as që duhet dikush ta mendojë që ta bëjë, ta realizojë, ta ratifikojë e aq më tepër që ta draftojë. Është e qartë që në mbrojtje të Kushtetutës, të rendit kushtetues, të sovranitetit dhe integritetit, pra ne nuk do të duhej të bënim hapa të tillë, që deri më tash janë vetëm pjesëza ose copëza të disa takimeve në mes (presidentit të Kosovës, Hashim) Thaçit dhe (presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiqit”, tha Selimi.

Ai ka shtuar se duhet të ekzistojë një itinerar i temave që kanë të bëjnë me kufirin ndërmjet dy vendeve, por para së gjithash duhet të ketë njohje ndërmjet tyre. Sipas tij, në radhë të parë ky kufi duhet të ekzistojë dhe të njihet prej të dy vendeve, si dhe pastaj të bisedohet eventualisht për demarkacion të kufirit ndërmjet tyre.

Ahmeti Isufi, nënkryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përzgjedhjet e 6 tetorit do të garojë në koalicion me Partinë Socialdemokrate, ka thënë se ky koalicion as që do të merret fare me idenë e ndryshimit të kufirit.

“Kosova është në kufijtë e saj, nga pavarësia që është shpallur me 17 shkurt 2008 dhe absolutisht nuk merret me temën e kufijve. E vetmja temë, me të cilën do të merret Kosova në dialog, sipas Qeverisë Haradinaj, është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pa të cilën nuk ka asnjë temë që mund të shtrohet. Pas njohjes që mund të ndodhë nga ana e Serbisë, duhet të bëhet edhe demarkacioni i kufirit(si proces teknik)”, u shpreh Isufi.

Sidoqoftë, ideja për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e mundshme e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , pati dalë në pah në qershor të vitit 2018.

Në fund të muajit gusht të po atij viti, dy protagonistët kryesorë të dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Alakdandar Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, patën elaboruar në pika të shkurta idenë që marrëveshja të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit, e cila, më pas, nga presidenti Thaçi u quajt si ‘korrigjim i kufirit’, ndërkaq nga presidenti Vuçiq si “përcaktim i kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Kosovë, fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një komunikate për media, KQZ bën të ditur se “gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40.313 aplikacione për regjistrim”.

“Nga këto aplikacione 5.327 janë pranuar përmes postës, 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit dhe 34.667 aplikacione janë pranuar përmes email-adresave të shërbimit votues”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu më poshtë komunikata bën të ditur se nga numri total i aplikacioneve, “janë aprovuar vetëm 35.087 aplikacione ndërsa janë refuzuar 5.226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj”.

Votimi përmes postës do të përfundojë më 4 tetor, dy ditë para datës së zgjedhjeve brenda Kosovës (6 tetorit).

Ambasadori i ri britanik: Për dialogun s’kemi vija të kuqe, por e kundërshtojmë prekjen e kufijve

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur qëndrimin britanik kundër lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy palëve.

Këto deklarata Abott i ka bërë në një intervistë për portalin Kosevv, duke thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të determinojnë të ardhmen e tyre dhe jo komunitetit ndërkombëtar.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk i përket komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, por vetë atyre”, ka thënë Abott.

Megjithatë, ai thotë se Britania e Madhe nuk do të mundë të pranojë çdo gjë për të cilën mund të merren vesh Prishtina dhe Beogradi.

“Unë nuk mendoj se ai është pozicioni ynë. Ne aktualisht kemi një qëndrim parimor sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve. Si shumica tjetër, ne nuk mendojmë se është mënyrë e duhur për të lëvizur përpara, por qartësisht duhet parë që negociatat do të zhvillohen brenda disa parametrave”, ka shtuar tutje Abott, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Britania e Madhe ka vija të kuqe sa i përket vazhdimit të dialogut, Abott ka thënë se shprehja ‘vijë e kuqe’ është e vrazhdë, ndërkohë ka shtuar se preferon që një shprehje të tillë të zëvendësojë me fjalën parametra. /GazetaExpress/

Ndahet nga jeta gazetarja Ardita Sylejmani–Bllaca

Sot, në moshën 32 vjeçare, u nda nga jeta gazetarja e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë transmetuesi publik, sindikata e këtij transmetuesi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas këtij Asociacioni, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe Komandantit të shquar Smajl Hajdaraj – Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar , që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARAJ”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji! Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut! Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?: 1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli. 2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit1998 /99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt,plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas , të cilet ishin ne sherbimin e popullit.

Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh , dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit. Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj , se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin! 3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit , e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!

Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës! Ne e dim se gjatë vitit 1998/99 , po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta! Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë,pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos! Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës! Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës! – Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde .

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh .

Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese .

Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ?

A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese .

Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!