VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HARABELAT – Poezi nga GENC LEKA

By | March 22, 2020

Komentet

Epiri i vjetër dhe institucioni i Dodonës – Nga SULEJMAN MATO*

Thonë se i pari që u bë mbret i thesprotëve

dhe i molosëve, pas përmbytjes, qe Faetoni,

i cili ishte njëri prej atyre që erdhën në Epir

bashkë me pellazgun dhe, disa thonë se aty

në mes të molosëve banuan Deukalioni dhe

Pirroja pasi ndërtuan tempullin e Dodonës.

Kjo është dëshmia më interesante që flet për origjinën më të hershme të saj. Në qoftë se kemi parasysh që koha “pas përmbytjes” i takon 23 000 vjetëve para Krishtit, atëherë del që tempulli i Dodonës duhet të ketë një lashtësi të tejskajshme. Flitet për një tempull pagan, në një lartësi malore më në brendësi të maleve dhe ndoshta pikërisht në Tomorin dimërkeq me akuj dhe borë.(!?)

Epiri lidhet pazgjidhshmërisht me kultin e Dodonës, ndaj, që të flasësh për një mbretëri në Epir, duhet të dihet diçka rreth “institucionit të Dodonës”, i cili i gjen lidhjet e veta me qytetërimet më të lashta të botës.

Kronikat me të lashta japin një informacion të dobët për këtë faltore pagane, nën këmbët e malit Tomar, ku buron një lumë, nën ca lisa të lartë e të moçëm: Mali ishte dimërkeq nga ku shihej deti. Aty vinin vizitorë nga e gjithë Europa për të pyetur për fatin, për shëndetin, për problemet e bujqësisë dhe të blegtorisë. Pranë kësaj faltoreje jetonin pellazgët këmbëzbathur që nuk i lanin këmbët kurrë.

Fillimisht do të ketë qenë në një shpellë në veri të Thesprotisë. Sipas legjendave,unë këmbëngul dhe do ta shpjegoj me fakte në kapitujt e mëpastajmë të këtij libri, se në këmbët e malit Tomor, duhet të ketë ekzistuar një para Dodonë. Pas zbritjes së fiseve dorike në Ballkan, në një hark kohor 1800-1200 para Krishtit, pas sulmeve të tyre, tomarët e braktisën këtë tempull. Disa (tomarët – talarët) shtegtuan në rrethinat e malit Olimp, të tjerë zbritën në Jug, më pranë detit, dhe e ringritën tempullin e Dodonës përsëri në rrethinat e Janinës, në fshatin Melingues.

Gjithë magjia e kësaj faltoreje pagane ishte te lutjet e peleasve, priftërinjve të malit, ndanë një ene të madhe prej bronzi. Mbi krye qëndronte një statujë, e cila mbante tri kamxhikë në formë zinxhiri, me fije bronzi. Sa herë i lëkundte era, zinxhirët jepnin tinguj të dridhshëm për një kohë të gjatë. Kaq është e gjitha. Enigmat e tingujve të kazanit prej bronzi si dhe fëshfërimat e fletëve të lisit, fillimisht i shpjegonin priftërinjtë e malit.

Me lindjen e krishterimit, edhe kazani prej bronzi u kthye kokëposhtë .Tek funksioni i zinxhirëve prej bakri, të varur në degët e lisit ndoshta e ka zanafillën dhe kambana me gjuhëzën e vet. Ena prej bronzi do të ketë qenë projekti i parë i kambanës së kishave. Për këtë hipotezë nuk ka dëshmi tjetër, por unë nuk di të ketë as edhe ndonjë histori tjetër më bindëse. Kjo gjë do të ketë ndodhur shekuj më vonë.Liturgjia kishtare lindi si rezultat i kërkesës konkurruese me tempujt paganë, po kështu edhe rrëfimi në kishë pati zanafillë një model pagan.

Njeriu përjetësisht ka kërkuar deshifrimin e mistereve. Kambanat krijuan tempujt e rinj të krishterimit, në mes të fshatrave dhe të qyteteve. Ena e madhe prej bronzi , ena dodonase, lindi mijëra e mijëra shëmbëlltyra të veta në të gjithë botën.

Në një shënim enciklopedik thuhet se emri Dodonë është krijuar për shkak të onomatopeisë së tingujve të kësaj kambane: don! don! Kur shternin ujërat në lumin pranë tempullit, dilte mbi sipërfaqe vullkani i Vezuvit dhe villte llavë.”

Kjo marrëdhënie nëntokësore e vërejtur qysh në lashtësi ka rëndësinë e vet njohëse. Sidoqoftë, e rëndësishme është të theksojmë se Epiri i vjetër pati një kryeqendër diku në Dodonën pellazge. Institucioni i Dodonës ishte qendra e përpunimit të të gjitha teorive shkencore, në të gjitha fushat e jetës. Ajo ishte qendër e të dhënave meteorologjike, bujqësore, blegtorale, mjekësore, psikoterapike etj.

Epiri i vjetër jep dëshmi jetese në shpellat: Pëllumbas, Velçë, Selcë, Spile e gjetkë. Epiri është jo vetëm një territor me klimë të përshtatshme, me bimësi e blegtori, me fusha pjellore, por edhe me male të larta legjendare, si ai i Tomorit apo i Akrokerauneve ku, sipas historianëve të lashtë, kanë banuar perënditë pagane. (Zeusi akrokeraunes) Rilindësit tanë, sado në mënyrë joshkencore, janë të parët që kanë vënë re se gjuha që flitet sot në Shqipëri është vazhdimësi e gjuhës pellazge, e asaj popullsie autoktone që jetonte dikur në trojet që jetojnë shqiptarët sot.

Sipas një legjende, Dodonën e themeluan Tebanët, e themeloi Kadmi, mbreti i Tebës. Kadmi “Kadhëm”, ishte bir i mbretit fenikas dhe i ati i Ilirit. Gojëdhëna të tjera sjellin dëshmi për pasardhësit e Kadmit në Epir, breza më vonë.

Legjenda tjetër, më pranë së vërtetës historike, është ajo e krijimit të qytetit të Butrintit nga pasardhësit e Priamit, pas shkatërrimit të Trojës.

Legjenda tregon që Eneu i gjeti trojanët në Butrint. Madje ai u çudit kur pa në Butrint shëmbëlltyrën e Trojës. Më e besueshme është legjenda e ardhjes në këto troje të Helenit, vëllait të Hektorit. Heleni u martua me Andromakën, të shoqen e Hektorit.

Porta “Skea” e Butrintit si dhe fusha e Kestricës (Kestrini) mbajnë emra trojanë.

Legjenda tjetër përforcon dy të parat: “Qytetin e themeluan dy lykaone” (liqenas) të ndryshëm, Periketio dhe Oenotrasi, shtatëmbëdhjetë breza më parë se të hidheshin për së dyti nga Epiri në Itali. (M.Zeqo.”Panteoni Ilir”, fq.147).

Në qendër të të gjitha legjendave për themelimin e Butrintit gjendet një ka ose, më mirë të themi, “një buall”.

Të gjitha legjendat e lidhin krijimin e këtij qyteti me flijimin e një bualli.

Qyteti u themelua aty ku qëndroi bualli i plagosur. Këtu mund të ketë një të vërtetë, se kafshët e plagosura, të etura për ujë, i kanë përdorur për të zbuluar burimet e ujit të pijshëm.

Leskeu i Lesbos (shek VII para Krishtit) sjell dëshminë tjetër më të lashtë. Kur ra Troja, Eneu iu dorëzua Neoptolemit, mbretit të mirmidonëve, birit të Akilit, i cili e çoi të futur në një thes në Epir. Legjendat nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, por përforcojnë të njëjtën ngjarje, në të njejtën pikë, atë të rënies së Trojës. I pari shfaqet Heleni, i biri i mbretit të Trojës së rrënuar.

Varianti më i besueshëm i themelimit të qytetit të Butrintit i cili u bë pë ca kohë qendra e qytetërimit të kaonëve, është ai që flet për një Buthrotos, vazhdimësi e Ilionit të braktisur.Një Ilion në miniaturë, ngritur nga trashëgimtarët e derës princërore. Të zhvendosur larg vendit të vet, ata u përpoqën të krijojnë shëmbëlltyrën e kështjellës së Trojës. Në kujtim të të shoqit të vrarë nga Akili, në duelin nën muret e Trojës, Andromaka bëri një varr simbolik.

Dëshmi për këtë janë toponimet e gjendura në Butrint. Së pari është fusha e Kestrinës, përpara kështjellës. Kestrin quhej i biri i Helenit, nip i Priamit. Në Butrint gjenden edhe dy toponime të tjera që flasin në të mirë të kësaj legjende, toponimet “Troja” dhe “Skea”.

Për Butrintin na jep disa të dhëna edhe Skymni. “Kjo tokë ka një liqen,-thotë ai,- të cilin e quajnë Linhid ».

Çabej thotë se Linhid quhet vetë liqeni. “Afër tij ndodhet një ishull.”

Fare qartë. Pranë tij ndodhet ishulli i Korkyrës, ku thuhet se erdhi Diomedi (hero grek i luftës trojane) dhe vdiq atje. Ky ishull quhet edhe ishulli Diomedisa. (Këtu ka një pasaktësi, pasi ishulli i Diomedit ndodhet në Adriatik.)

Studiuesi M.Zeqo, te “Panteoni ilir” shkruan: “Ky variant është pak i çuditshëm dhe përbën një pasaktësi gjeografike”.

Kjo çudi ndodh ngaqë, në çdo kohë, Linhid është konsideruar liqeni i Pogradecit. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë thjesht me një emër liqeni pranë një ishulli, i vetmi ishull i banuar në këto vende.

Historiani Stefan Bizantini thotë: “Kadmi e përshkroi rrugën në këmbë, hipur mbi një çift qesh”. Të tjerë shkruajnë : “Kadmi dhe Harmonia, të shoqëruar nga Epiri, i biri, shkuan në Kaoni. Kur Epiri vdiq, kësaj treve iu vu emri Epir. Nga kjo legjendë marrim vesh për një degëzim tjetër teban, pinjollë të gjakut princëror teban, të cilët emigruan në Epir dhe populluan këto zona:. Legjenda e Ilirit, djalit të Enkeleas, nuk po gjen shtratin e vërtetë.

E vërteta është ajo që thotë Çabej : Enkelan është varianti i fjalës engiala (ngjala) prej së cilës trashëgojmë kultin e gjarprit teban dhe atij ilir. Kulti i gjarprit të liqenit (ngjalës) gjendet vetëm te fiset ilire.

Ka dhe një mendim tjetër: Meqë Kadmi rridhte prej mbretërisë fenikase, më e pranueshme do të ishte ideja që Kadmi të ketë themeluar jo Butrintin, por Foeniken (Finiqin e sotëm).

Cikli teban rrëfen edhe për një “Laodam”, pinjoll i brezit të pestë të Kadmit, mbret i Tebës që shkoi në Iliri. Epiri, si trevë e ndërmjetme me përzierje të vazhdueshme epiro-greke, ka qenë zona ku legjendat janë shtresëzuar mbi njëra-tjetrën. Sa më shumë të studiohet kjo zonë, aq më tepër ndihen diferencimet me kulturën greke.

Taloci thotë: “Mitologjia ilire i ka dhënë shumë mitologjisë greke.”

Straboni, në shkrimet e veta, tregon se Epiri dhe Iliria ishin të pasura. Ai bën diferencime rreth territorit dhe popullsisë së tyre. Orakullit të Dodonës i blatoheshin dhurata edhe nga vendet më të largëta. Ata vinin edhe që nga përtej detit, edhe prej ishujve jonianë. “Nëse të japin pëlqimin Tomuret e Zeusit të madh, Telemaku (biri i Odiseut) do të vritet.”

Në një vend tjetër, Straboni thotë: “Tani një pjesë e tyre janë shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura. Fatin e tyre e pati dikur dhe orakulli i Dodonës. Ky orakull, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët.”

Nga ky informacion marrim vesh që Iliria dhe Epiri dikur jetonin në fqinjësi të mirë. Një pjesë e madhe e tyre fiseve iliro-epirote u shkretua dhe u braktis. Me sa duket, bëhet fjalë për një pushtim shumë të egër, i cili rrafshoi kultet dhe i shkretoi qytetet dhe fshatrat e Ilirisë dhe të Epirit të vjetër.

* Në vitet 169 para Krishtit, Polibi thotë se Pauli (konsulli romak Paul Emili), pasi theu dhe rrënoi maqedonasit e Perseun , shkatërroi 70 qytete të epirotëve (shumica e këtyre kanë qenë të molosëve). Si gjurmë të këtij qytetërimi të lashtë në Jug, Teopompi përmend 14 fiset më të dëgjuara të Epirit, të parët kaonët e më pas molosët, “për shkak të fisit mbretëror (ishin këta ajakidë ) dhe për shkak se në vendin e tyre ishte faltorja e Dodonës, e vjetër dhe e dëgjuar”. Autori përmend ndër to limanin e Panormit, liman i madh midis maleve Keraune (Palermoja e sotme.) dhe Onhesmin (Saranda e sotme), që gjendet përballë Korkyrës. .Më poshtë gjendet limani Kasiope. Pastaj vjen Poseidi dhe Buthroti, në grykën e limanit të quajtur Pelod.
* Emri i pellazgëve të Epirit kishte dalë jashtë përdorimit përpara se të zëvendësohej emri pellazg me emrin alban, në qytetin Alba të ndërtuar nga Eneu. duke dalë jashtë përdorimit emri pellazg në Epir u zëvendësua me emrin epirot.
* Epirotët molosë patën për sundues Pirron e Neoptolemit, birin e Akilit, pasardhësit e tij nga Thesalia.Të tjerët sundoheshin nga vendësit.
*Dodona, në kohët më të vjetra, ishte nën sundimin e thesprotëve, ashtu edhe mali Tomar ose Tmar (se të dy emrat përdoren)… më vonë u vu nën sundimin e molosëve. (Straboni. “Gjeografia…”VII.11)
* Në fillim ata që profetizonin ishin burra; ndoshta këtë do të thotë edhe poeti i cili i quan ata hypofetë, duke vënë në një radhë me ta dhe profetët. Por më vonë u zgjodhën tri plaka. (Straboni. VII.12.)
*Aty nga fundi i shekullit të 13-të para Krishtit, i biri i Eneut, Askani, ndërtoi një qytet të ri të cilin e quajti Alba -Longa…Banorët e Alba -Longas ishin banorët e Laviniumit dhe banorë të Albas, ndërtuar prej Eneut, domethëne, ishin: pellazgë, arkadas, elej dhe trojanë. Më vonë banorët e Alba -Longas u quajtën albanë. Roma ndërkaq u rrit nga gërmadhat e Albas, prijësit të albanëve. (Tit Livi )

*VOAL po boton “ Epiri i vjetër dhe institucioni i Dodonës” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.

 

Përse i shkruaj këto vargje? – Poezi nga Përparim Hysi


Përse i shkruaj këto vargje
Në këtë kohë kaq të vështirë?
Kam mbushur plot një magje
Se po rrojmë si me pahir!!!
Një armik (se ku është gjendur)
Është lëshuar mbi ne me furi
Kafshon si qen, pa lehur
Po bën mbi njerëzit batërdi.Është i padukshëm si ajëri
Dhe dëmi që bën,alarmant
Në gjithë botën vazhdon alarmi
Për të mposhtur këtë armik të”veçantë”.

Ende nuk është gjetur një”armë”

Që këtë armik ta vrasë.
Ndaj bota është në alarm
Se po vret ky armik pa masë.
Në ballë të luftës është mjekësia
Që flet me GJUHËN E SPECIALISTIT
Për MJEKËSINË është dhe poezia
Se  na thoni si të shpëtojmë prej COVIDIT!Na thoni që të rrimë brenda
Të rrimë ne VETIZOLIM
Në djall kush  shet dengla
Me vargje ka timin: mallkim!

Mallkim kush si “Orakull” hiqet
Se “po tretet për këtë popull”
Dua atij apo atyre COVIDI t’u ngjitet
Sa t’u vijë mendja rrotull.

Populli është ngopur me sllogane
Dhe u njeh mirë në kini fytyrë apo surrat
Këto vargje i bëj si tinguj kambane:
– Politikanë dhe gazetarë;- Na lini rehat!

BIBLA jonë, në këtë kohë, është MJEKËSIA
Që po martirizohet në luftë me armikun!
MJEKËSIA, sot për sot, është KRENARIA
Dhe jo ju, politikanë, që sillni panikun.

 
                             Tiranë, 23 mars 2020

m e sh a – tregim nga bajram sefaj

lezja në krah të xhevatit

                         

– Në fund të ceremonisë, kur përfundonte Mesha e Madhe, në Prizren, bëhej solemnitet i madh.

Të Dielave!

*

Nis rrëfimin, si të fliste vetë me vete, aktorja e njohur, tashmë gjyshe a stërgjyshe, kur sytë i kishte ngulur në xhamin e autobusit që na kthente, si dasmorë të ishim, nga një manifestim tradicional kulturor, ku vlonin poezia, kënga, vallja… nga të gjitha anët dhe vërshonte jo vetëm Zymin e bukur legjendar, por edhe malet kurorë dhe bjeshkët që u shkojnë pas.

Biseda me aktoren, filloi rastësisht. Si zgjuar nga gjumë i thellë, si të ishte e përgjumur, aktores se madhe, ia kam qitur përpara pyetjen e papritur dhe befasuese fare, si kulaç piteje: njëmend, Leze, pashë Krishtin, si ka vajtur dikur, në kohën tuaj, puna më fejesa në botën tonë katolike?

Ky veçim, bota jonë katolike, vinte si pasojë se nga andej vijnë më pak njohuri dhe kjo punë sikur është mbështjellë me petk të trashë misteri.

Jo vetëm Lezja (e lezetshme nis e sos, si në rini, si në çikni, si në moshë mesatare, si  në moshën e madhe!), simpatike dhe tejet e hareshme, por, edhe vetë, sikur u tremba, nga kjo pyetje, që me erdhi nga andej, si të kishte pikur, nga kupa blu e qiellit, që na rrinte mbi kokë.

Aktorja, primadonë e Teatrit tonë, sytë i mbështeti në xhamin e trashë të dritares së autobusit. Shikimi i treti në thellësinë e murrme të fushës pjellore të Dukagjinit dhe, sikur nga ajo thellësi e liqenit të legjendës, del me sy të lagur, me zë të mekur nis rrëfimin mbi diçka që e njihte mirë dhe që kishte përjetuar thellë, në rini, shumë herë ndoshta!

– Çdo të diel, në kishën katolike shqiptare në Prizren, kur përfundonte Mesha e Madhe, tradicionalisht solemne, ajo, njëherazi, ishte rast i mirë, mundësi njohjeje e dashurie, që shpesh, shumë shpesh, përfundonte me fejesa e…!

Djemtë beqarë, kandidatë të mundshëm, uleshin ose para mejhaneve të shumta të qytetit, ose në rrethojat e Urës së Gurit mbi Lumëbardh, ose në sheshin e shatërvanit, me krojet e ujit të kulluar, në rrjedhë të përmotshme, ndërkaq vajzat, gocat e reja e shtathedhura, veshur e mbathur me më të mirat veshje, me dimi e shallvare, me jelekë të ngushtë, qëndisur me majë gjilpëre e fije penjsh të praruar, që ua nxirrnin në pah gjokset e gufuara, parakalonin si në një paradë mbretërore, pa e kthyer kryet as majtas, as djathtas. Vjedhtë duke shikuar, me bisht syri. Pastaj, gjenin udhët e fshehta, takoheshin, dashuroheshin, fejoheshin e…

Aktorja e dashur fjalën martoheshin sikur e kapërceu.

– Xhevatin tim, ndjesë pastë, e kam takuar në rrethana krejt të tjera…

Jetë të gjatë, të lumtur dhe të bujshme bashkëshortore kemi kaluar…

(Sytë e shkruar, gjithnjë të gjallë e zhbirues, i morën rigë lotësh, zëri drithërimë!).

Ky ishte përfundimi, sa i ngutshëm, aq sa i papritshëm e logjik , i bisedës së rastit me Lezen, në relacionin Zym-Prishtinë.

Po  të ishte rrugë edhe dhjetë fish më e gjatë nuk do të mjaftonte për të zënë në gërshet qoftë edhe shtigjet me të veçanta të asaj rruge të gjatë e të bujshme të Lezes me Xhevatin e saj të jetës jetë!

(Marrë nga libri  “Prozë urbane – tregime”, ShB. Kaik Konica,  Prishtinë – 2019)              

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – NË GJYMNAZT TЁ JANINЁS

 

Nga të gjithë Eprorët e gjymnazit të Janinës, shkollë e konvikt, dý fytyra mbaj mênd të kohës s’eme qi s’dijshin me qeshun kurrë faqe nxânsash: ajo e Saib Efendiut, nji Tyrk prej Anadolli, hoxhë me çallëm i mësuem mjaft mirë në Shkollët Normale t’Epër e mjaft i squet; dhe ajo e Qamil Efendiut, Shqiptar nga Gjillani qi mâ vonë, shumë mâ vonë, atje kah vjeti 1923 me gjasë, pat ardhun në Shqipní e marrë pjesë veprimtare në jetën politike të Vêndit me titull, emën e mbiemën qi kanë njohun të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës së tij: Prof. Qamil Bala.

Me të parin më pat ndeshun fati keq atças qi shtieva kâmbën n’atë kolegj ku ai sundonte gati si diktator. Ishte Drejtor i konviktit dhe Nëndrejtor i gjymnazit. Un ishem paraqitun me deshmín e Ryshdijes së Krujës me të drejtë formale qi m’epte ajo me u shkrue në rent të katërt. Mirë po në të vërtetë ajo ishte nji deshmí e çudiçme. Disa lândë t’urdhnueme me u mësue simbas programës zyrtare atje e kishin vêndin të bardhë, pa asnji shënim. Në Ryshdijen e Krujës ato s’ishin mësue fare. Ishte pra nji deshmí e çalë ajo qi kishem un në dorë, me gjith pikat e bukura në lândët qi më kishin mësue. E mbasandej tyrqishtja e ime, gjuha zyrtare e shkollore! Kjo ishte me të vërtetë turçe puke… E si kishte me më pranue shkolla si nxânës të të katërtit gjymnazuer me këto kushte? Saib Efendi ngulte kâmbë qi un të fillojshem prej rendit të parë në qe se kishem vojtun atje për me nxânë gjâ; ase përndryshe asnji hapë përpjetë s’kishem për të mundun me e bâmë! Por a kishte burrë qi të m’a mbushte mênden mue me hŷmë në nji rend me fëmijë tri e katër vjet mâ të vogjël? Jo, qe besa, edhe me pasë pasun për t’u kthye dalë pa tjetër andej kah kishem ardhun! Kryeneçnija e ime e zëmron keq Saibin, e m’a këput shkurt se me atë deshmí qi kishem un s’mund t’u pranojshem veçse në të parin rend. Por i kishte hasun sharra në gozhdë edhe atij. Un kishem për kujdestar të dytin personalitet t’Autoriteteve të Vilajetit, nji koxha Feriik, Gjeneral Divizjoni, qi për mâ tepër i thojshin Esad Pashë Toptani! Ky jo veç qi kishte t’anë e të dhândrrit, Halil Beg Krajën, ke gjûni i Sulltan Hamidit e të dhândrrin vetë, Veli Begun, ajutant të Mbretit, por mbas vrasës së Xhavid Begut, të të birit të Sadrazemit, për gjak të Gani Beut, i kishte mbërrîmë zâni në qiell e në rrethet e Pallatit dhe n’ato të Stambollit përgjithsisht. Kishte hŷmë në radhë të pashallarvet mâ të drashtun të Tyrqís.

Në gjymnazt të Janinës nuk mund të vêndosej pra fati i im pa pasun sigurín e pëlqimit të Pashës s’em qi më kishte çue atje. Mâ në fund bisedim mbas bisedimi e tërhiq e mos këput, me urdhnin e Pashës u pa me udhë qi un të hŷjshem në rent të tretë. Pasha më thirri e më shtrëngoi me studjue me natë e me ditë për me u a mbërrîmë shokvet qi ishin shumë para meje. Por un s’kishem nevojë për shtrëngim. Kushti i lidhun me veten t’eme në liman t Durrsit do të më përsillte deri në mbarim të gjithë studimevet të mija.

Tre muejt e parë hoqa shumë keq. Ishem i fortë vetëm në mathematikë, qi s’lypte shumë fjalë. Tre muejt e dytë mbërrîna me u barazue me shokët gati në të gjitha lândët. Tre muejt e mbrapëm ishem në ballë, e në provimet dola i pari i rendit. Të gjithë profesorat më përgzuen. Me Saibin u bâmë miq, i qeshën sŷt, por vetullat e zeza e të trasha, musteqet e plota, mjekra e qethun me shumë kujdes e hijeshí, balli i mbuluem përgjymsë prej çallmet të bardhë si bora, ata edhe n’atë rasë kënaqsije s’i ndërruen, mbetën si gjithmonë hijerândë.

Për pushimet e verës u kthyem, prap me Dinin e Axhë Xhiut, në Krujën t’onë. Ky i uruem, sa për shkollë s’kishte qitun në krye gati kurrgjâ. Ardhun atje pa kurrfarë themeli, me gojë tepër të mbajtun qyshë se kishte lemë, në moshë të shtŷme e pa vullnet të fortë, i kishte ndjekun mësimet e rendit t’em mâ fort si ndëgjues se sa nxânës, dhe në provime s’kishte hŷmë aspak. Kishte nxânë disi mâ mirë tyrqishten dhe mjaft fjalë greqishte. Ksosh madje mâ shumë se un, mbasi ai, herë tue u dashun e herë tue u kapun, kishte ngé me çamë dërrasa me nxânsat janinjotë e s’i dronte qërtimet e ndeshkimet e Eprorvet qi urdhnojshin me folë vetëm tyrqisht si në shkollë ashtu në konvikt. Gjithashtu edhe jeta e ndrŷme për nândë muej rrjesht, me nji rregull e nji disiplinë qi mund t’i quej shêmbullore, s’kishte mbetun pa lânë mbresat e veta mbi edukatën e tij. Gjymnazi i Janinës me konviktin e tij quhej ndër mâ të përsosunit qi ka pasun aso kohe Tyrqija. Ndoshta për konkurrencë gjymnazit të famshëm grek t’atij qyteti, djep kulture të shqueme ku kanë thithun edhe personalitete të nalta shqiptare si Sami e Neim Frashëri dhe Ismail Kemali.

Afër mêndsh se me kthimin t’onë në shtëpí u bâ jeta për të gjithë e sidomos për t’im’âmë. Tue më marrë ngrykë i shkojshin lott rrëké. Lot gzimi ksi shtegu. Por lot veç. Familja gjithë moralisht kishte nisun me u këndellë pak tashti. Baba, me transferimin e Esad Pashës nga Janina në Shkodër, kishte gjashtë muej qi i u kishte afrue shtëpís, kishte qênë atje e kishte vûmë shumë punë për fije. Pasha tash e përdorte mâ fort në kujdese çifliqesh se sa me e lidhun pranë vetes. Gjênte pra ngé e rasë me shkue shpesh në Krujë e me i ramë mbrapa familjes.

T’im et i u bâ qejfi fort për sukcesin t’em në shkollë. Por Nâna s’ishte aspak entusjaste. Ajo do të kishte qênë sigurisht mâ e gzueme sikur t’ishem kthye si Dini për mos me e rrahun kurrë mâ rrugën e Janinës. Kishte nji mbrêndapamje (intuitë) jashtazakonisht të hollë.

– E kam dijtun, më thonte, se s’kishe për t’u turpnue. Të njoh mirë. Por ç’dobi? Mue më dole doret, un s’kam djalë mâ, i lava duert prej sì. Mâ mirë të kishem pasë mbetun pa sŷt e ballit, mâ mirë të kishem pasë vdekun se me e shkue jetën larg teje!….. Miqt e mikeshat qi i a dijshin këtë dobsí shpirti u mundojshin me e ngushullue me lavde gjithë farësh për mue. Zenel Agë Meça sa herë u piqte me tê i thonte: ” Hânke, a bajmë nji tramtë bashkë? Ti po m’ep mue Mustafán e un tý po t’ap çiflikun t’em me katërmbdhetë bulq!         Hânke, si po thue, pra, a po e bâjmë atë tramtë a jo?”

Të dytën vjetë studjova me gjith’atë zell, me gjith’at’afsh qi më kishte shpirtnue gjatë së parës. Veçse nevojën e studimit, sa për me nxânë mësimet e shkollës, s’e ndiejshem mâ aqë të madhe. Kishem fillue me këndue edhe libra jashtashkollore, romane e sidomos letratyrë politikisht të ndalueme dhe libra shqip qi kishem marrë me vete prej Kruje e tjerë qi më bijshin në dorë. Gati të gjithë nxânsat këndojshin ksi librash e prandej s’kishin frikë prej shoshoqit. Eprorvet u ruheshim. Nën sundimin e Abdyl-Hamitit letërsija e historija ishin tëmersisht të cungullueme e të kufizueme. Asnji tekst, asnji frazë, madje asnji fjalë qi sado largas, edhe pa qëllim, mund të prekte në padrejtít e regjimit despotik nuk mund t’u shkruente legalisht. Për historí nuk do të lexoheshin veçse  faktet  e  thata,  edhe  këto  mâ  të  shumën  te  falsifikueme,   të  historís othomane. Arti letrar thuejse n’atë perjodë kishte shterrun krejt. Veprat letrare mâ të shqueme të shekullit të kaluem ishin ndalue e zhdukun prej qarkullimit legal. Censura i kishte futun hundët deri ndër fjalorë. N’asnji fjaluer qi mund të përdorej   legalisht   nuk   e   gjêjshe,   p.sh., fjalën despotizëm,   lirí,     republikë  a revolucjon. Prandej kush donte me dalë prej atij   terri, kush kishte et për kulturë të lirë s’kishte tjetër rrugë veçse me gjetun e këndue libra të vûmë n’index të Regjimit. Un këtyne në të katërtin rend të gjymnazit thuejse veç erën kishem fillue me u marrë. Këndojshem shqip mâ të shumën kur më tepronte koha prej mësimesh. Sidomos vjershat e Neimit, shumë prej së cilash i kishem nxânë për mênsh.  Kështu për shëmbull gjithë kapitullin e Istorisë së Skënder Beut, qi  përshkruen   kthimin   e   Fatosit  t’onë   në   Krujë. Dritën   e   Shahin   Kolonjës, të botueme në Sofí, e merrshem gati rregullisht prej Kasem Durrsit, aso here Bash-Çaush n’ushtrí me selí në Janinë, dhe prej Musa Demit nga Filati i Çamërís. Këta dy patriotë ishin bâmë n’atë qytet apostuj t’idés kombtare, sidomos ndër ushtarë e të rij.

Ishem në të pestin rend kur nji ditë i shkoj Qamilit në zyrë – e kishim këtê profesor mathematike dhe nëndrejtor në konvikt – për t’a pyetun rreth nji probleme gjeometrije qi s’e kishem kuptue mirë. E gjêj tue këndue gazetën Le Temps të Parisit. U çudita. Shtypi i huej ishte i ndaluem për shtetasit e Sulltanit të Kuq. Hŷnte e qarkullonte kudo ndër qytetet e Perëndorís me anën e konsullatave e të librarive të mbajtuna prej shtetasve të huej, të pruejtun prej Kapitulacjonevet. Po kështu gjante edhe për librat e botuem përjashta në çdo gjuhë qi t’ishte. Po për shtetasin othoman duhej guxim për me i marrë në dorë e me i lexue, duhej me përballue burgje e mërgime. Kur mbandej ky shtetas t’ish edhe nëpunës, shërbtuer i Mbretit, për tê ky guxim dyfishohej, bâhej dý herë “tradhtí”. Qamili e flaku gazetën mbë nj’anë si pa të keq dhe me fytyrën e tij të vrânët si gjithmonë më pyeti se ç’deshirojshem. Kishem në dorë fletorin studimit, me figurën e vizatueme qi m’interesonte, dhe plumbsin. I a spjegova se ku kishem ngecun dhe ai më dha dritën qi më duhej për zgjidhjen e problemës. Un qëndrova prap mbë kâmbë përpara tavolinës së tij. M’i nguli sŷt mâ ngrysët se ç’e kishte zakon, sikur do të më hante me ta!

– Ç’do mâ? Më pyeti me nji farë zëmrimi.

– Z. Profesor, a mund t’a lexoj edhe un atë gazetë mbasi t’a keni mbarue
Ju? i përgjigjem qetisht tue i a lëshue sŷt Temps-it atje pranë tij.

Vetullat e zeza të Qamilit u nxinë e u ngrysën edhe mâ keq se ç’ishin.

-Ç’të duhet tý gazeta? Apo ke pak mësime për të nxânë?

– Për t’u ushtrue në frëngjishtet, Z. Profesor.

-Për t’u ushtrue në frëngjishtet lexo libra.

– Ç’ libra më porositni, Z. Profesor?

I shkreti Qamil tashmâ ishte tue e kuptue shqip se nji nxânës prej gjakut të tij po donte me e tundue për me dalë shumë mâ përtej se çë dojshin me thânë ato fjalë të mituna. Më shikoi ngultas ndër sŷ.

         – Ti je Krutan, më thotë, as? Krutanët janë burra, janë besnikë, as?
-Si urdhnoni, Z. Profesor!

– Atëherë të prênden qi vjen eja e merri në shtëpít t’eme librat qi don, eja zgjidhi vetë, kam shumë libra të mirë në shtëpí. Eja me Sulejmanin – ky ishte nji shërbtuer i shkollës nga Tepelena – e merr me vete edhe librin e algjebrës dhe fletorin e ushtrimevet. Sulejmanit thueji se vjen për mësim. A more vesht?

– Si urdhnoni, Z. Profesor, faleminderës.

Dita e prênde ishte ditë pushimi në Tyrqí e nxânsat konviktora mund të dilshin me shetitun në krye të vet nën nji farë kontrolli qi bâjshin autoritetet shkollore prej së largu e nën përgjegjsín e kujdestarvet të tyne. Të vogjlit vijshin ase çojshin e i merrshin vetë kujdestarët. Un kishem bâmë fjalë qyshë në mbrâme me Sulejmanin qi të më përsillte ke shtëpija e Profesor Qamilit…. për disa tfillime rreth nji mësimi të vështirë n’algjebër. Sulejmani më përsuell deri te dera dhe shkoi. Trakllova. Nji grue e rame në moshë, shërbtorja e Profesorit, duel pëmjiherë e m’a çeli. Profesori po më pritte në krye të shkallvet. Porsa hypa, përshëndetjes s’eme me temená siç ishim mësue, na nxânsat, në shkollë e në konvikt,i u përgjegj tue më shtrimë dorën me nji fytyrë të qeshun të papame kurrë deri atë ças n’atë njerí aqë të rreptë, dhe tue m’a shtrëngue fort t’emen me këto fjalë shqipe, të theksueme deshtas: ” Mirë se erdhe, or Krutan!”

-Mirë se Ju gjeta, Z. Profesor, i përgjigjem edhe un shqip, mjaft i trazuem prej nji lâmshi ndiesísh qi as tashti s’jam i zoti me i percaktue. Ishte e para herë qi po e ndiejshem Qamil Balën tue folë shqip. Ishem mësue me e pamë gjithmonë të vrânët, t’ashpër, t’egër si në klasë ashtu në konvikt. Atë ditë në shtëpít të vet e kishem gjetun pa prit’e pa kujtue kryekëput të ndryshuem, si t’ishte nji tjetër njeri.

Tue më primun n’odë më qërtoi, gjithmonë me buzë në gaz: ” Shqiptarët nuk thonë Ju, por Ti kur flasin me nji të vetëm. Prandej duhet thânë: Mirë se gjeta, jo mirë se ju gjeta!” Edhe shtoi: ” Këtu në shtëpít t’eme jemi miq e shokë, jo nxânës e mësues.”

N’odët ku shkuem e u ulëm më kishte pasë bâmë gati tre libra frëngjisht, tre romana: Robinson Crusoé, Mémoires d’un chêne dhe Le roman d’un Spahi.

“Qe, më tha, tue ligjirue gjithmonë shqip, këta libra kam zgjedhun për tý; janë libra të mirë dhe shkruem me nji gjuhë të lehtë. Me ndihmën e nji fjalori mund t’i marrsh vesht sigurisht. Ç’fjaluer përdoron?”

– Kam Kamus – i – Fransevín e Shemsedin Samiut.

– Mirë, por mâ mirë âsht me përdorun nji fjaluer krejt frëngjisht, si Larousse-in bie fjala. Shemseddin Samiu âsht Sami Frashëri i ynë shqiptar, e din?

– Si urdhno, e dij.

– E të vllazënvet, Abdylit e Neimit, a u ke ndie zânin?

– Neimit po, Abdylit jo.

– Ke të drejtë, Abdyli s’ka qênë shkrimtar, por ka qënë Shqiptar i mirë, shumë Shqiptar i mirë. E për Neimin ç’ke ndëgjue?

Kishte mbërrîmun koha me i a çue petën laknorit. Vetë e kishem kërkue, e tash duhej shkue deri në fund, I përgjigjem:

– Më ka ramun me lexue ndonji libër vjershash të tij në Krujë.

Qamilit i xhixhilluen sŷt si nji të dejuni prej gzimit.

– Ah, kështu? Ti dijke me këndue shqip? Të lumtë, ti kôke njimênd shqiptar, kôke Krutan i vërtetë. Cilat vepra të Neimit ke lexue?

– Të gjitha.

– Të lumtë! Cila të ka kënaqun mâ fort?

– Istori’e Skënder Beut.

– Ậsht e dijtun, ti je Shqiptar e krutan i mirë.

– E dij nji kaptinë krejt për mêndsh.

– Cilën? Recitoma!

Dhe nisa t’i a recitoj: ” Kruj’o qytet i bekuar – Prite prite Skënder Benë….” Qamil Balës, tek po më ndëgjonte, i qeshëshin sŷt, i qeshëshin buzët, i qeshte krejt fytyra, çdo mis i trupit sikur i qeshte, sikur i lëvizte, sikur i kërcente prej harejet. Mbas nja njizet strofash u ngrêjt mbë kâmbë, m’a preu në gojë recitimin më kapi për dore e më tërhoq kah nji odë tjetër. Ishte studjo e tij. Atje kishte bibliotekën e shumë fotografí ndër muma: Abdyli, Samiu, Neimi, Jan Vretua, Pashko Vasa, Prenkë Bibë-Doda, Murat Toptani, Abat Doçi e sa patriotë tjerë qi s’i mbaj mênd. Për secilin më tregonte veprat patriotike të kryeme. Nxuer nga biblioteka e më diftoi shumë libra shqip. Më tha:

– Po të na hetojnë Halldupët sharrojmë. Po un nuk shtij këtu veçse Shqiptarë e Shqiptarë të mirë. Na nuk mund t’i biem mohit gjakut t’onë, Kombit t’onë, Shqipnís s’onë. Por duhet t’u ruhemi fort Halldupve e Shqiptarve të këqij se na marrin mbë qafë. Duhet të punojmë nën dhé, me urtí të madhe, mos të shkelim në dërrasë të kalbët. Mos i u çil kujdo prej shokve. Ata qi të jenë të sigurtë mund të m’i sjellsh këtu në shtëpí për çdo të prênde, por jo mâ shumë se nji në shtekt. Këtu flasim lirisht për shqiptarí, në shkollë e në konvikt bâjmë mësime, vetëm mësime. Atje nuk njihemi veçse si mësuesi me nxânsat e vet, Shqiptarë e Halldupë nji!

Kishte kalue mjaft kohë prej asaj dite. Ke Qamili kishem vojtun edhe shumë të prênde tjera herë me nji shoq e herë me nji tjetër, por mâ të shumën vetëm. Ndërmjet tij e meje s’kishte mbetun mâ kurrgjâ e fshehtë. Nji ditë prej ditsh, porsa kishim ngrânë drekë, të gjithë konviktorat ishim tue shetitun n’oborrt shumë të gjânë të konviktit e të shkollës bashkë. Nji urdhën i papritun i jashtazakonshëm na fton me u mbledhun secili në vênt të vet nëpër studjo. Qamili, si nëndrejtor i konviktit, ka dalë korse me rregullue mbledhjen t’onë. Tu i kalue pranë m’a bân shqip, pa më shikue ” Kujdes!” E kuptova. Gojë mbë gojë u shkelën të gjithë shokët. Mbas nji çerek ore, kur kishim zânë të gjithë secili vêndin e vet, hallakaten nëpër studjo të ndryshme nja nji duzinë zyrtarë të policís bashkë me nëpunsat e konviktit qyshë prej Drejtorit për të na kontrollue. Por Qamil Bala, ” Shqiptar i mirë”, siç i cilsonte ai vetë me fjalë të përvûta ata qi mendojshin e punojshin për shqiptarí, Shqiptar authentik prej Gjillanit të Kosovës, ai me nji fjalë kishte dijtun me shpëtue atë ditë mâ se nji të ri prej rrenimit të përtardhmes së vet.

GJYKIMI UNIVERSAL Poezi nga Ndue Lazri

Dhe erdhi dita e Gjykimit Universal,
Papa, pasardhës i shën Pjetrit në tokë,
ia dorëzoi Maries fatet e globit.
Udha e Kalvarit të Krishtit para Pashkës, u anullua,
njerëzimi po heq kalvarin e tij.
Qeveritë e pangopura e bankierët gjakpirës
i hapën pakëz rubinetat
për t’i rikthyer njerëzimit ca pika
nga gjaku që i thithën gjithë jetën.
S’mbeti këmbë njeriu për të dhuruar gjak,
Gjaku u infektua.
Hajdutët e shtëpive mbetën pa punë,
kriminelët i ulën armët për një çast,
s’ka më as zogj për të vrarë.
Avionët që shponin qiejt si shigjeta
janë parkuar aeroporteve si arkivole pa trupa.
Janë mbyllur furrat e picerive,
kuzhinat e restoranteve,
janë ndezur krematorët me emrin famëkeq
që tymosin pa pushim ditë e natë…
Natyra bllokon mushkëri njerëzore,
për t’i dhënë pak frymëmarrje mushkërisë së saj të sëmurë.
Vetëm në trotuaret e plasaritur, pa njerëz
çelin të ndrojtura lulet e shpresës.
Ndue Lazri

 

Kohë koronash, karmash e korbash Poezi nga Flora Suldashi

Gjigandët rrëxohen përdhe
Erë mortaje fryen
Qytetet zbrazen….
 Ëndërrate shpresat mbyllen
-në dry……
*
Përplasje kohërash!
Krrokamë korbash!
Luftë koronash!
*
Dicka e errët po vjen
Nga toka -per tokën,
se njeriu e shkeli pranverën
theu kodin e shekujve,
dhe qielli u ngrys.
Korbat zbarkuan mbi çatit
me krrokatje shporrën këngët
-ndjellen frike
atëhere, njeriu ndjeu dhembjen
 dhe pa fundosjen ……
-TITANIK.
*
Përplasje kohërash!
Krrokamë korbash!
Luftë koronash!
*
KARMA
Nuk eshte Fluturë e brishtë
Është Ligji Trishtë!
Nga toka -per tokën
Korona – KODICOVID!!!
Flora Suldashi
Hamburg,2020

TEMA E VDEKJES NË NJË POEZI TË VILSON BLLOSHMIT – Esé nga SADIK BEJKO

(Ripunuar)

Ndonjëherë njerëzit bëhen orakuj të vetes, parashikues të zymtë të së pritmes së tyre. Shohin ëndrra, u shfaqen shenja, dëgjojnë zëra që u bëhen si lajmëtarë të ngjarjeve të bukura apo të hidhura që do t’u ndodhin. Thonë se me këtë dhunti të parashikimit të së ardhmes më së shumti janë të pajisur poetët.
Poezia e Vilson Blloshmit “Dhe shpirti i të vdekurve…” hyn ndër ato poezi që quhen profetike. Në vargjet e poezisë shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë rend drejt tij, i prek shpirtin, lotët. Ky vegim infernal mund të merret dhe si një parlajmërim fatal për fundin e tij me ekzekutim gjashtë vjet më pas.
Poezia nuk ka titull. Atë po e quajmë “Dhe shpirti i të vdekurve…” meqë vargu i parë fillon me këto fjalë.
Nga radha, sipas kohës kur u shkrua, ajo renditet poezia e dytë e Vilson Blloshmit, shkruar kur poeti ishte 21 vjeç. Atëherë ai punonte si druvar në sharrat e Stravajt.
Vilson Blloshmi nuk ka lënë ndonjë listë me titujt e poezive që kishte shkruar. Ai i donte, i dinte përmendësh poezitë e tij, por nuk kujdesej njëlloj për të gjitha. Pasi i shkruante, disa prej tyre i linte të hedhura në letër vetëm me dorën e parë: disa të tjera vijnë të ripunuara mjeshtërisht. Poezitë i gjejmë të shkruara me stilolaps nëpër copa letrash, ndonjëherë në dy motërzime. Nuk u ka dhënë të gjithave një variant përfundimtar.
Poezia “Dhe shpirti i të vdekurve…” nuk ka as dorëshkrim. Atë e kemi nga një fotografi që i është bërë dorëshkrimit origjinal, të shkruar mbi mbulesën e pasme të një reviste “Nëntori”. Revista “Nëntori” atëherë ishte organi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
Fotografia e dorëshkrimit sjell shtatë vargjet e poezisë. Poshtë tyre shënohen data dhe ora kur u shkruan, “30 qershor 1971, ora 4 katër e mëngjesit”. Ndën këto vjen një tekst me 7-8 fjalë në frëngjisht, më në fund, dhe nënshkrimi i autorit: V.B.
Pse nuk e gjejmë dorëshkrimin?
Në prill të vitit 1976, kur nisën arrestimet e vëllezërve Blloshmi, revista ku u shkrua poezia, bashkë me shumë libra të tjerë u groposën nën tokë në kopshtin e kullës së Blloshmeve në fshatin Bërzeshtë. Pas vitit 1991 librat dhe revista u “çvarrosën”. Ajo revistë dhe disa nga librat ishin dëmtuar rëndë, qenë mykur dhe kalbur. Një gisht gjerësi nga ana e djathtë e letrës (kapakut të pasmë të revistës “Nëntori”) ku qe shkruar poezia, ishte e kalbur, ndaj fjalët e fundit të vargjeve të poezisë si dhe fjalët në fund të reshtave të tekstit frëngjisht nuk mund të lexohen.
Po e zbardhim të gjithë tekstin e dorëshkrimit nga fotografia. Fjalët që nuk lexohen i kemi vënë në kllapa me tri pika midis, ndonjëherë dhe pikëpyetje për fjalët e paqarta.
(Shih fragment fotoje 1)

***
Dhe shpirti i të vdekurve në dorë me një pish(tar…)
Vrapon, del i dalldisur nga humbja e ndien (v…)
Hapësirës në çdo vend.
Përzien krahë, flatra me shpirtin tim takon (…)
Mbi detin e qetësisë, mbi dallgë kalon (…)
Takojnë një pikë nga lotët që rrodhën uj(…)
Dhe dhimbja ndrin argjend.
30 qershor 1971
Ora katër e mëngj(esit)

Poezia është shkruar me nerv. Me shpejtësinë e improvizimit. Vilson Blloshmi kishte shkrim të bukur, por lodhja, ora katër e mëngjesit…vrulli i frymëzimit e bëjnë shkrimin gati të palexueshëm.
Teksti në frëngjisht vjen i shkruar më me shpejtësi. Pa shkronjë të madhe në fillim të fjalisë, me gabime drejtshkrimi, me korrigjime… ky tekst i ndërprerë dhe nga dëmtimet prej kalbëzimit për mua mbetet i paqartë.

“qund me souvient en somment (?)
le minuet pour piano…
orkestre de Budapest (jo e qartë fjala Budapest)
que je ecoute une jour ande(?)….”
(Shih fragment fotoje 2)

Këtu afërsisht bëhet fjalë për një pjesë muzikore, një minuet në piano, luajtur nga orkesta e Budapestit (?) të cilën një ditë ai e ka dëgjuar…(?).

2.
Kjo poezi, dhe pse si tekst vjen e dëmtuar, ka vlera të dëshmuara artistike për të cilat do shkruaj më poshtë.
Së pari ajo ka rëndësi për të na treguar dhe se si shkruante e punonte Vilson Blloshmi.
Si shkruante poeti?
Për këtë dëshmojnë letrat dërguar së kushërirës, Lumturi Blloshmit, atëherë studente për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë
Ja një fragment nga letra e datës 6.11.1972. Letër e shkruar frëngjisht. “Je voudrais ècrire encore mais je n’ècris plus. Maitenant des Farouches penses tranversent mon cerveai. Je me suis las. Mon corps veut dormir, mais mon esprit veut sèenvoler. Ainsi que l’un tire dela et l’autre dela. Il est trop tard”…. .
“Do të shkruaja më shumë, por nuk po shkruaj më. Mendime të ashpra kalojnë në mendjen time. … Trupi im do të flejë po shpirti im do të fluturojë. Kështu që njëri më tërheq këndej. tjetri andej. Është shumë vonë”.
Vetminë e netëve pa gjumë ai e shoqëronte me muzikë. Në letrat për të kushërirën, Lumen, shkruan se po dëgjonte në radio këtë apo atë pjesë nga repertori i muzikës klasike… Moxart, Bethoven…. Ditën punonte në sharra, në miniera, netëve lexonte, shkruante. Ishte i pagjumë, shpesh i gdhinte netët. Këtë e dëshmon vargu i një poezie: “Dhe shpesh bashkoj unë mbrëmjen me mëngjezë…”.
Natën e 30 qershorit 1971 ai e ka gdhirë. Është ora katër e mëngjesit. Poeti vë firmën në fund të një poezie me imazhin e vdekjes që po e ndjek.
Një i ri 21 vjeç trajton temën e vdekjes në poezi. Kjo nuk ndodh rëndom. Atëherë poezitë me këtë temë quheshin pesimiste, dekadente. Redaktorët t’i hiqnin nga librat, nuk t’i botonin në gazeta. Ishte koha e heroizmit propagadistik. Në gazeta botoheshin himne për heronjtë e punës që, dhe kur vdisnin, e kishin mposhtur (siç!) vdekjen.
Vilson Blloshmi ka disa poezi me temën e vdekjes: “Një makth i llahtarshmi”, “Kur u ktheva sërishmi”, “Dhe mua më duhet të vrapoj”. Janë poezi-makthe, të cilat vetëm sa i ka zbrazur në letër. Nuk u është kthyer për ripunim.

3.
Më poshtë po sjellim një lexim të mundshëm të kësaj poezie.
Shpirti i të vdekurve nëpër natë me pishtar në dorë vrapon ngado hapësirës. Ky është një imazh dantesk, i pashoq në letërsinë shqipe.
Ky është imazhi themelor i poezisë, i dhënë që në vargun e parë. Mbi këtë imazh shkallë-shkallë ndërtohet e gjithë poezia
Imazhi i dytë: (Shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë) vrapon, del i dalldisur nga humbja.
Imazhi i tretë: (Shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë) Hapësirës në çdo vend.
Imazhi i katërt: (Shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë) përzien krahë, flatra, me shpirtin tim takohet.
Imazhi i pestë: (Shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë) mdi detin e qetësisë, mbi dallgë kalon
Imazhi i gjashtë: (Shpirti i të vdekurve me pishtar në dorë) takojnë një pikë nga lotët që i rrodhën
Imazhi i shtatë: Dhe dhimbja ndrin e argjendtë
Nuk e dimë pse shpiri i të vdekurve del i dalldisur nga humbja dhe vrapon me pishtar në dorë anë e mbanë hapësirës…
Mbase shpirti i të vdekurve, pasi i ka humbur zotërimet e veta, befas zgjohet dhe synon t’i ripushtojë ato… hapësirat në çdo vend. Imazhi në vijim modelohet dhe zgjerohet deri në përmasat e një vizion universal. Ai rreh krahët, flatrat, takon diku shpirtin e poetit (rastësisht vallë ?), kalon mbi detin e qetësisë, mbi dallgët oqeanike. Tashmë ka triumfuar në terr, ujë e ngado. Pasi ka triumfuar mbi humbjen, mbi qetësinë, mbi netët oqeanike, dallgët, mbi hapësirat i prek dheut poetit shpirtin e lotët. Trupin e shpirtin i ka rrëmbyer demoni i territ, i vdekjes.
Tabloja poetike vizaton një shpirt të errësirës, mbizotërues universal të kudondodhur, vigjëlues ndaj gjith hapësiravet, një fillesë demoniake të paepur me pishtar në dorë. Vegim i pashembullt.
Me vargun e fundit “Dhe dhimbja ndrin argjend” gjithëçkaja skëterrore më lart argjendohet. Infernalja vetëm me tri fjalë zmbapset. Ndodh e pandodhshmja. Ç’ të ketë ngjarë? Si ka mundësi?
Ndritja argjendore është e kundërta e vdekjes, e së përzishmes, e klimës ku zotëron demoni i vdekjes. Argjendorja ia mbyll perden vdekjes së dalldisur që rend me pishtar në dorë…
Në letrën frëngjisht dërguar Lumturi Blloshmit më datën 6. 07.1972, të cituar më lart, flitet për një ndarje të shpirtit nga trupi. “Shpirti fluturon, trupi do të flejë. Njëri më tërheq këndej, tjetri andej”. Në këtë poezi demoni i vdekjes me pishtar në dorë në endjet e tij “hapësirave në çdo vend” fillimisht merr në flatrat e tij shpirtin e poetit. Pastaj zbret te trupi, i prek rrjedhën e lotëve. Nuk kemi klithma, keqardhje, ah e uh… përkundrazi: dhimbja argjëndohet.
Kjo do të thotë se vdekja është pranuar. Është pranuar si paqëtim, si shpëtim… si argjendim, si e kundërta e ferrit.
Një qetim stoik… dhe kjo i ndodh një poeti, një të riu 21 vjeçar.
Pas pagjumësisë së ankthshme të natës 30 qeshor 1971 makthet, terret e janë shterrur, janë platitur….nga lart drita e agimit po i argjendon brigjet përballë Bërzeshtës.
Një ditë e re po lind.

Shqipëri… është emërtim i ri, apo i lashtë? – Nga SULEJMAN MATO*

Shqiptarët janë ndër të paktët popuj të Europës që kanë dy emra nacionalë: Albanë; atë me të cilin njihen botërisht, dhe shqiptarë, një emër për përdorim të brendshëm. Këtu ka një kontradiktë që ndiqet me kokëfortësi. Ka një dyzim ose më mirë të themi një argument që askush nuk e ka marrë seriozisht për të pyetur: Pse ndodh kështu? Cili është shkaku që ky popull nuk lëkundet nga emërtimi i vet i parë?

A është kjo diçka e rastit, apo ka rrënjë më të thella, në histori, në legjenda? Është emërtim i një pesëqindvjeçari e tëhu, siç është thënë nga disa studiues shqiptarë, apo është rikthim tek emri i lashtë i një fisi apo simboli, i cili jeton në kujtesën e njerëzve, i shkëputur nga rrënja e vet, si një emërtim pa histori?

“Shqiptar, -ky emërtim i ri, shpjegon E. Çabej, – ka lidhje me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike”.

Mund të pranohet si argument i cili fjalën “shqip”, në krye të herës, e konsideron emër të gjuhës shqipe. Logjika ta do që “shqip” apo “skip”, apo “skep”, fillimisht do të ketë qenë emërtim i një fisi që e ka folur këtë gjuhë, emërtim i një krahine, e cila dikur e ka pasur një emër të tillë dhe që, me kohë, e ka zëvendësuar këtë emërtim me një emërtim tjetër.

Një paralelizëm i tillë mund të bëhet me popujt fqinjë si dhe me emërtimin e tyre: latinë -latinisht, maqedonë maqedonisht, grek- greqisht etj.

Prapashtesa “isht” ka treguar ose ka formuar të folmen e një popullsie. Një gjë e tillë nuk vihet re në shqipen. E folmja jonë, si emërtim, është “shqip” dhe emri shqiptar ka rrjedhur si rezultat i fjalës “shqip”, kështu “shqiptarisht” është një emërtim me prapashtesën “isht” për të treguar më tepër një nuancë trimërie. (Në asnjë rast e folmja jonë nuk është quajtur “albanisht”).

Duke pasur parasysh se bashkëtingëllorja “sh” rrjedh nga një “s” e dikurshme, e cila në krye të fjalëve ka dhënë një “sh”, si në rastet: Skodër (Shkodër), Skampa (shkamb) etj., emërtimin e vjetër të fjalës “shqip” do ta mendonim si të prejardhur nga një “skip”, para se të ketë ndodhur dukuria fonetike e kthimit të “s”-së nismëtare në “sh”.

Mendime me vlerë për emrin “Arbër” dhe “Arbëri” ka dhënë Çabej, duke i kërkuar gjurmët e një emërtimi të tillë në shekullin II. (Klaud Ptolemeu, në hartën botërore, shënon qytetin Albanopolis, në afërsi të Krujës, dhe emrin e një fisi, albanoi).

Për emërtimin shqiptar, Çabej nuk jep asnjë argument të vetin.

Mendimi që emri “shqip” rridhka nga një “skipeto” (greqisht: “pushkë”) nuk mbahet në asnjë shtyllë.

Ndërsa supozimi që “shqip” rrjedh nga latinishtja, “kuptoj”, është një mendim që duhet pasur parasysh, pasi, në mungesë të një ndarjeje territori të të gjithë shqipfolëve, emrat “shqiptar” dhe “Shqipëri” kanë shërbyer dikur për të përcaktuar popullin që fliste të njëjtën gjuhë ose kuptohej në të njëjtën gjuhë. Ky ishte dallimi i vetëm që mund t’u bëhej shqipfolësve, në kohë tepër të hershme, ku fisi dhe popullsitë diferencoheshin nga gjuha që flisnin dhe teritori ku jetonin. Mendoj se dikur, shqip dhe kuptoj kanë luajtur të njëjtin funksion.Unë flas dhe kuptoj në një gjuhë që është jona dhe që pikërisht kjo gjuhë na dallon nga fiset e tjera me të cilat jetojmë së bashku në territoret fqinje.

Për këtë emërtim, i cili u bë mbizotërues shumë shekuj më vonë, në mesjetë, ka dhe versione të tjera: Zanafilla e tij mund të jetë simboli i shqiponjës dodonase ose edhe i shqiponjës në përkrenaren e Pirros së Epirit, të cilin, pas fitores me maqedonasit, e quanin Shqiponja. Gjithsesi, ky emërtim kërkon të mbështetet mbi argumente historike dhe më shkencore.

Zanafilla mund të jetë edhe emri s kip ose “sqep , që nënkupton sqepin e një zogu, qoftë dhe sqepin e shqiponjës, totem për një nga fiset shqiptare. Me sqepin e shqiponjës mund të jetë i lidhur edhe emri i ndonjë fisi të lashtë ose i ndonjë treve që dikur është quajtur e tillë.

Përfundimisht, etimologjikisht, burimi i fjalës mbetet çështje e hapur. Në vështrim të parë, kjo gjë duket e parëndësishme. Ajo merr rëndësi kur dëshirojmë ta ngremë argumentin mbi shtylla të shëndosha, për t’u futur në labirintet e një fisi tepër të lashtë, i cili na çon gjer tek Feaka homerike.

Sipas historianëve të lashtësisë, Feaka gjendej brenda një territori mjaft të gjerë, që quhej Iliri. Ky emër gjendet në dokumentet e shumë popujve të Europës gjer në mesjetë. Emërtimi Iliri duhet të ketë ekzistuar gjer në shekujt XV dhe XVI. (1) Shekspiri, në komedinë “Nata e dymbëdhjetë”, i vendos ngjarjet në Iliri. Sipas veprës, pas përmbytjes së anijes në detin Adriatik, vëlla e motër dallga i hedh në vendin e quajtur Iliri.

Ptolemeu i përmend albanët, si një fis ilir: “Midis popujve ilirë ekzistojnë edhe albanët”, – thotë ai dhe i ata përcakton në Shqipërinë e Mesme.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë ilirët ishin albanë. Në kohën e Ptolemeut ka pasur edhe fise më të dëgjuara që nuk kanë qenë në kontakt me rrugët kryesore, siç ishte fisi i albanëve prej të cilit më vonë nisi të emërtohej territori buzë Adriatikut.

Pas shekullit II, të huajt quajtën albanë të gjitha fiset ilire. Sipas Fallmerajerit, kjo ndodhi për shkak të fisit alban i cili “luante rol të rëndësishëm në Ballkan.”

Sipas Faik Konicës: “Albanët nuk kanë luajtur ndonjë rol në histori dhe është e vështirë të kuptohet përse ata ia dolën të zëvendësonin një emërtim kaq të ngulitur sa Iliria?”

Përse ka ndodhur që emërtimi “Shqipëri” u bë mbizotërues dhe i padiskutueshëm për të gjithë banorët e Shqipërisë, në Veri dhe në Jug, si të ishte ky një vendim dhe i marrë njëzëri me një referendum popullor, në kushtet e një shteti i cili nuk njihet të ketë ekzistuar gjer në fillimet e shekullit XX?

Emri “Shqipëri” është menduar se mund të jetë rezultat i një koncepti të hershëm trimëror për vendësit, duke e quajtur vendin “Shqipëri” ose vend shqiponjash¼.

Çabej ka hamendësuar që kjo fjalë mund ta ketë prejardhjen nga fjala latine “excipio”, që do të thotë “kuptoj”. “Shqipëri, thotë ai, – mund të ketë ardhur dhe nga fjala “kuptimëri”, si vend ku flitet e njëjta gjuhë ose vendi ku kuptojmë njëri-tjetrin. Nëse pranohet ky variant, duhet të pranojmë që emri “shqiptar” të jetë i kohës romake”.

Për sa i përket latinishtes, vetë Çabej, më vonë, ka bërë një sqarim: “Excipio” nuk do të thotë tamam “kuptoj”,-thotë ai,por, “marr”, “vë mënjanë”, “përjashtoj”, “pranoj.” As varianti që “shqiptar” të jetë i prejardhur nga fjala greke “skippetto” (pushkë) nuk duket bindës.

Një mendim që duhet marrë në konsideratë është ai i dijetarit dhe historianit me famë europiane, Ardt ., i cili ka thënë : “Në keltishten e lashtë, emri alb, alp, kishte kuptimin e maleve dhe, meqë në shqipen, ende edhe sot, shkip dhe shkipe tregojnë shkëmbin, del se me shtimin e një prapshtese tar, mund të ketë lindur emri shqiptar.”

Çabej ka qenë i bindur se: “Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër (Albani), si i tillë, pas gjase, ka lidhje me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke…”

Emri “arbër” filloi të përhapet qysh në shekullin X. Në vitin 1210, kontinenti përballë Korfuzit banohej prej “arbanenses”, kështu e quanin udhëtarët italianë dhe francezë. Është me interes të thuhet se edhe shqiptarët e Greqisë, edhe ata të Italisë nuk e kanë bartur me vete si emër të popullsisë së tyre emrin “shqiptar”, ata kanë vetëdijen se janë “arbëreshë”(në Itali) dhe “arvanitas” (në Greqi).

Kjo na bën të mendojmë se në mesjetë ky emër nuk paraqitej si emër popullsie, pra atë duhet ta kërkojmë përtej mesjetës ose shumë më herët…Mund të jetë edhe një shtrembërim fonetik i fjalës “hiperi”. “ Hiperies plot me fusha rreth e rrotull, për fat të zi, i kishin qëlluar afër si fqinjë ciklopët , njerëz të prapë . Cila është kjo Hiperie plot me fusha rreth e rrotull dhe përballë Korfuzit? Sigurisht, duhet të bëhet fjalë për territorin pjellor të Bajkait.

Te kjo Hiperie antike e ka zanafillën edhe emri i i humbur dhe pastaj i rimarrë, për t’u ricikluar më vonë nën emrin Shqipëri… Në një shënim të hershëm të gjuhëtarit Andrea de Poza, (1587) për gjuhën e vjetër spanjolle, flet edhe për gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe, – thotë ai, – është gjuha e albanezëve, e quajtur në lashtësi Epir”’. Nga kjo mund të kuptojmë se dikur trojet tona në Jug njiheshin me emrin Epir . Ka të ngjarë që emrat “shqip” dhe “Shqipëri” banorët e Epirit të vjetër t’i kenë përdorur fillimisht për të diferencuar tokat shqiptare të Epirit shqipfolës. Shqipfolësit quheshin “shqiptarë”, për pasojë, edhe emri i shqipfolësve u quajt “Shqipëri.”(!?)

Është edhe një fakt tjetër me interes i cili, nga të gjitha anët që e zë, të çon tek fjala “shqipe”. Në Çamëri, shqipes i thonë “Ipe” dhe Epirit “Iperi”.

A kanë lidhje këto dy fjalë: Ipe dhe Iperi? Ndoshta që të dyja, në zanafillën e vet, kanë “shqiponjën pellazge,”kultin e pellazgëve të lashtë” Straboni, kur përmend Epirin, flet edhe për territorin e “Akuilesë”, që, në gjuhën shqipe, kuptohet territori i “shqiponjave”.

“Gjiri i Jonit, – thotë ai, – ka një pjesë që ne e quajmë Adriatik, i cili djathtas kufizohet nga bregu i Ilirisë dhe majtas nga bregu i Italisë, deri në fund gjendet Akuilea. Mos ndoshta ky territor është quajtur qysh herët Shqipni dhe romakët toponimin Shqipni e kanë përkthyer në gjuhën e vet, Akuilea”(?)

Këtë fakt Straboni e përmend edhe pak më poshtë, në librin IV: “Pas këtyre fiseve vijnë gjithë ato që zënë brigjet Adriatik dhe territorin e Akuilesë.”

Shqipfolësit, në të gjitha kohët, shqiponjën e kanë pasur simbol të trashëguar dhe e kanë ruajtur së bashku me gjuhën. Gjuhën dhe shqiponjën shqiptarët i kanë trashguar brez pas brezi, nga kohët më të lashta gjer në kohët tona.

Është interesant fakti që, në Labëri, te kalaja e Kadafiqit (në Kuç), është gjetur një gur me emblemën e Kadafiqit: një shqiponjë me dy krerë, me krahë dhe bisht të stilizuar, që ka të gdhenduara tri gjethe lisi, shenja të simbolit të tempullit të Dodonës. (R.Memushaj, “Kurveleshi”)

Në mungesë të kufijve shtetërorë, në mungesë të një ndarjeje të mundshme territoriale, të shqipfolësve nga greqishfolësit e Epirit të përzier, do të ishte gjuha ajo që do të shërbente si kriter ndarës për dy popujt dhe territoret e tyre. Gjuha u bë kriter ndarës dhe diferencues i fiseve dhe i trojeve. Shqipfolja e lashtë dhe rezistente e shqiptarëve nisi të identifikonte kombin, në mungesë të pasaportës dhe të dokumenteve të tjera të identitetit të shqiptarit.

Nuk duhet hequr vëmendja edhe nga thënia e gjuhëtarit të shquar Eqrem Çabej: “ Të dy emrat ( Albani dhe Shqipëri) do të kenë luftuar në shekuj me shoq-shoqin për përhapjen e vet në popull, gjersa nga fundi i shek. XVII, emri i ri doli fitues ”. (St.H. V, f.107)

Shënim: Në mesjetën e hershme , në kohën e Despotatit të Arbrit, popullsia shqiptare që banonte ndanë Adriatikut, u quajt popullsia arbërore. Ky emër e ka zanafillën qysh me Despotatin e Arbrit, para pushtimit turk. Me këtë emër nisi të njihej në Europë shteti i parë shqiptar. Dhe mërgimtarët e parë të mesjetës këtë emër bartën me vete, në Itali dhe Greqi. Emrin “Shqipëri” Çabej e sheh si një fakt kokëfortë, në një dyluftim shekullor me emrin “Albani”, gjer në fitoren e vet të ligjshme. 1. Emri i Ilirëvepërmendet për herë të fundit në vitin 584,në kohën e luftrave të Bizantit me avarët;nuk përmenden më as kaonët, molosët, thesprotët. Pikërisht në këtë kohë, aty rreth shekullit të VII, shfaqen si popuj të veçantë arbërit,grekët, rumunët. “Himara”. R.Memushaj

*VOAL po boton “ Shqipëri… është emërtim i ri, apo i lashtë?” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.

 

 

 

 

Letër zogut harabel(!) – meditacion nga bajram sefaj

 

Hajde, bre, hajde…!

Frika na ka verbuar, frika do të na mbajë të verbër.- José Saramano

Refreni,  hajde, bre, hajde (!), i melodisë popullore (tonë) të popullarizuar, është aq përvajshëm, gjer në përgjërim, e kur përsëritët aq shpesh (si në refren më!), të bën me vajë, të qashë, bashkë me të gjorin dertliun, kur me atë lutje, si të pa shpresë, i drejtohet të dashurës së tij që e do shumë, deri në dhimbje e do. Për ndryshim prej tij, me hajde, bre, hajde(!), në emër të lexuesve të mi eventualë, i drejtohem harabelit, apo ndonjë zogthi akoma, ende, hala më të me të vogël, nëse të tillë ka: hajde, bre, hajde, zogth!

Pikë në dritaret e, mijëra e miliona njerëzish në hall, e tute, në dritare të të frikësuarve, sille pranverën, se pa cicërimën tënde gëzimplotë, kurrë nuk çelë pranvera!

*

Në kohë zallamahie, gjullurdie gjithënjerëzore, midis  mjegullës gri, plotë panik e, këshilla pa kufij, kur “qeni s’e njeh të zonë”!, çka nuk të bie të dëgjosh, nga parashikimet optimiste se shumë shpejtë do të dilet nga ky siklet, deri të ato më pesimistet ogurzeza së bota, në një të afërm të afërt, do përmbysët, (përmbytet!), nuk do të ketë hiç më shumë se vetëm gjysmë milion banorë, në krejt Planetin, rruzullin tokësor. Këtyre ditëve jeta na është mbushur Korona Virus. Në tera masmediet publike përgjithësisht, sabah e ‘aksham, nuk sheh shef tjetër pos Coronavirus, Covid – 19, zgjidhe cilën t duash, ose merri që të dyja bashkë e, hajt këput (thyeje) qafën me gjithë to!, edhe ashtu nuk e ke larg sahatin e vdekjes! Para -gjellë, gjellë, sallatë, deri të turli-tuli pijesh, plotë tryezat, sahanë, tepsi e çini, tryeza e ngrënies, përplot coronavirus. Nis e sos, përplot histori e trillime të paimagjinueshme, prej të cilave dy kalojnë çdo kufi logjik. E para, bacili i coronavirusitrit nuk është virus natyror. Është pluhur shfarosë artificial, prodhuar në yrnek detergjenti dhe i hedhur në ajër, proporcionalisht me masën e ndëshkimit: një shtet (a rejon) e paguan më me shumë viktima, një tjetër më me pak, është i teledirigjuar dhe i hedhur në ajër. Rrymat ajrore, përherë në lëvizje, përveç njerëzit, kontaminojnë lehtësisht edhe botën shtazore. Pikërisht, sa kjo fjalë e gojëkeqit (goja iu thaftë!), ishte në qarkullim, në hisen time të qiellit, nuk shihej asnjë zog, harabel a trumcak. Përnjëherë, si t’i kishte përpirë (lëshuar) toka!, qielli (im) kish ngel bosh (shkret). Me përmbysi tuta, “Frika na ka verbuar, frika do të mbajë të verbër” sikurse tha me një rast, shkrimtari nobelist portugez, José Saramano kur vetë ishte i verbët!

Lutjen: hajde, bre, hajde harabel, nuk e këndova, e  vajtova, kur sot, po pikërisht sot, në ndriturën time (metaforike), kishte pikur e ishte dyndur, një plim  zogjsh që, me cicërimën, më të mirë këngë që vetëm ata e dinë (përmendesh), kishin sjellë stinën më të bukur të motmotit, p r a n v e r ë n. I prita zemërhapur, me thermi buke e “gota” uji të freskët, baritonin tim e shkriva në këngën tyre gëzimplote.

I rremë, i mallkuar qoftë ai që, në etër lançojë lajmin e kobshëm ogurzi se, virusi i zi, edhe qellin do të nxij…

(Gaillad (Francë), 25.03.2020)

DELO ISUFI, KËNGËTAR I DASHURISË – Nga Kadri Tarelli

 

Në udhëtim me librin “Vajza e Manaferrave”

Para do kohësh në Tiranë, miku im Viron Kona, shkrimtar dhe studiues i njohur, duke pirë kafe, më thotë: – Kam një libër me poezi, “Tavolinë e Rezervuar”, të poetit aviator Delo Isufi. Hidhi një sy, se e di që të pëlqen poezia.

Më tërhoqi ideja, se paska edhe pilotë që shkruajnë poezi. – Ç’ përrallis edhe unë, – thashë me vete. Poetët fluturojnë qiejve vetëm me fantazi dhe frymëzim, në ecje apo ulur diku në lulishte, lumë, pyll a breg deti, dukë parë me admirim dhe zili, avionët që fluturojnë lart, si zogj të lirë në hapësirën pa anë e fund. Kurse aviatorët, ah,…  lundërtarët e qiejve!  I afrohen fronit të perëndisë vetë, pa ju dridhur qerpiku, në ditë me diell, natë më hënë e me yje, shi dhe erë, borë e tufan, dhe e shohin tokën si në pëllëmbë të dorës.

-Kush ka të drejtë më shumë? -Pyeta veten! Besoj se kështu do të pyesë secili prej lexuesve.

E këndova librin që në autobus, pa pritur që të vi në Durrës. Më pëlqeu tematika, por më shumë thellësia e mendimit dhe thjeshtësia e fjalës, vendosur bukur në muzikën e vargut. Sepse vargjet kishin melodi, ishin këngë, që mësohen e këndohen lehtë dhe mbahen mend pa u shtrënguar, mjafton të bëheshe vet i dytë, që ta marrë dhe ta mbajë ison labe.

Nga kënaqësia, nuk prita gjatë dhe, në ditët e para të Janarit 2017, shkrova: “Delo Isufi, Këngëtari i dashurisë, në Librin “Tavolinë e Rezervuar”. Shkrim që u publikua në disa portale elektronike. Po citoj vetën pak vargje, që mbeten brengë shpirti e kujtesë jete:

………………………

Një ditë kalova nga varri,

dashuria ç’ bënte vallë?!

Ajo tha: Ju kini vdekur,

Ndërsa unë jam e gjallë!

Pak muaj më parë, përsëri poeti Delo Isufi botoi librin e tij të fundit me poezi, “Vajza e Manaferrave”, ku në ballinë bie në sy një vajzë e bukur, dukë mbledhur manaferra. Pikturë e bërë enkas për këtë libër nga piktore e poete Indiane Rajashree Mohapatra. Bhubaneswar.

Më pëlqen që, unë përsëri të vendos në këtë krye titull shkrimi: “Delo Isufi Këngëtar i dashurisë……….

Që në nisje të librit, gjejmë hyrjen e shkruar nga Viron Kona, me titull: “”Vajza e Manaferrave”, Një xhevahir i ri në gjerdanin poetik të Delo Isufit”, ku gjejmë edhe fjalët profetike të tij: “Poezia është e lirë si zogu dhe shkon e fluturon nga s’e pret”. Lexuesi bindet lehtë, sapo fillon poezitë e para të këtij libri me copëza jete të shtruara në qëndisje vargjesh.

……………………..

Prit mike në pranverë,

Të jesh e bindur aty jam!

Do të sjell lule me erë,

do t’i mbjell në fustan………

Këto vargje, shkëputur nga poezia “Pritmë se do vij”, më shtyjnë që të hesht dhe të mos komentoj poezitë kushtuar dashurisë, pasi lexuesi do të mund të shijojë mjaltin, mbledhur nga nektari i frymëzimit. Por më shtyjnë të kridhem në përhumbje mendimi, dukë pyetur veten dhe të gjithë sojin e poetëve: Ç’ është “dashuria”, kjo magji që mban të mbërthyer botën njerëzore, që në lindje të saj dhe vazhdon po njësoj si ditën e parë? Mos vallë ky është boshti i jetës me dy pole; njëri i ngulur në zemër dhe tjetri i zgjatur deri tek perëndia, rreth të cilit rrotullohet jeta, lindur dhe ushqyer nga dashuria? Mos prisni përgjigje! As unë nuk pres, pasi e thith aromën nga vargjet e thëna dhe të kënduara që nga lashtësia, sepse e di që, nuk ka poet, i famshëm apo i panjohur, të zëshëm apo i pazëshëm, që të mos i ketë kënduar dashurinë, e cila nuk pyet për moshë, megjithëse lakmon rininë.

S’besoj se jam i gabuar, por çuditërisht dashuria ka një magji të habitshme në shprehjen e ndjenjave, megjithëse është “i vetmi yll polar” njerëzor. Besoj se janë me miliona poetë nëpër botë, por kënga e tyre për dashurinë është e veçantë. Gjykoj se poetët e vërtetë, kurrë nuk kopjojnë dhe as ngjasojnë me të tjerët. Ata mësojnë, por janë vetvetja, edhe nëse mund të përdorin të njëjtat forma. Madje mund të shtoj nga trasta ime, disa vargje kushtuar kësaj teme:

Dashuria, kur thotë të dua,

Nuk bën bukë me miell hua.

S’pyet për ty as për mua,

Shkon pi vetë ujë në krua.(1)

Kjo vihet re edhe në këtë libër të Delo Isufit, që nuk ngjason me asnjë tjetër. Është vetvetja, ndaj pëlqehet vargu dhe kënga e tij.

Të gjithë ne, që lexuam poezi në rini dhe vazhdojmë të lexojmë, disa edhe shkruajnë, na ka ushqyer e frymëzuar bukuria e fjalës dhe forca e mendimit të poetëve, kur këndojnë e lëvdojnë dashurinë. A nuk ishte Dante, që zgjodhi Beatriçen ta shoqëronte për në parajsë? Dhe, që më pas do të shprehet: “Në botën tonë dy yje i kemi, ne nuk i shohim ata,/ por e ndiejmë mirë fuqinë e tyre të pamasë./ Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë”. Ndërsa Omer Khajami, çdo ditë porosiste: ”Ngrini kupa, puthni çupa”, dhe Shekspiri kërkonte: qiellin letër dhe detin bojë, që të shkruante “Ju dashuroj”. Rumiu, poeti persian, thotë: “… Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur”, ndërsa Petrarka i përmalluar: “Femra që zemrën time pat rrëmbyer/ Më la në kishë, atje tek vendi i mirë/ E dashuria, ku jam përkulur, shkrirë/ Ma zbehu ballin, më la të ngashëryer…! Kurse Pushkini këndonte që nga Rusia: “Por ja! Më shkrepi prapë agimi/Se përsëri u shfaqe ti/ Si vezullim i një vegimi/Si engjëll me plot bukuri”. Lazgushi që përbetohej para Liqerit të Poradecit: … se “Dashuronte dashuria”! Esenini, nga stepat e gjëra, përgjërohet deri në flijim: “Puthmë moj e dashur puthmë/ gjer në dhimbje gjer në gjak!”. Dhe Kadare përhumbet e mallëngjehet, kur shkruan: “Ca pika shiu ranë mbi qelq/ dhe unë për ty seç ndjeva mall!…!” Ndërsa Driteroi, psherëtin e rënkon: “Unë jam i burgosuri yt/Rroj me prangat që ti më ke vënë/Po çudi, as qelia nuk më mbyt/Dhe s’më mbyt as dritarja e zënë”. Për t’u derdhur në përqafim me habitjen e tij: “Nuk di se ç’ka ndodhur me mua. Në moshën e Krishtit të bëhem kaq i papërmbajtur në shfaqjen e ndjenjave!

Mbase e teprova me kujtesën e korifenjve të letrave, por nuk po futem as në minierat e gurrës popullore, ku zbulohen e nxirren diamante, as në thellësinë e deteve ku vilen perla, as ku i këndohet dashurisë dhe ngre krye “Perëndesha e bukurisë”, siç shpërthen serenata Korçare, apo “Tundu bejkë e bardhë tundu, sonte me hënë duku”. Të gjitha këto janë thesare të popullit e kombit tonë, besoj të tilla ka çdo komb e çdo popull në botë, sepse aty buron dhe gjen strehë poezia e bukur.

Këtu mbase e vlen të ndalem pak, pasi poeti ynë Delo, pikërisht në këto burime gjen frymëzimin dhe shuan etjen e shpirtit të trazuar e të dashuruar. Mendoj kështu, sepse vargjet e tij rrjedhin lirshëm, pa ngutje e sforcim, si bredhje nëpër lëndina, apo rrëfime të shtruara këmbëkryq pranë oxhakut në net dimri, mbase në dolli, në tavolinë gëzimi mes miqsh e shokësh të mirë, dëgjues e krijues. Gjykoni vetë, poezinë: “Vajza e manaferrave”, nga e ka marrë edhe titullin vetë libri: “Manaferra më solli një ditë,/ i kish mbledh me duart e saj,/ i gufonte gjoksi dhe gjinjtë,/ si një det me tallaze e valë”.

Në këtë buqetë poezish, do të çuditesha, sikur të kishte vetëm lule dashurie, sepse poetët janë të ndjeshëm edhe ndaj problemeve të jetës dhe shoqërisë. Madje do të trishtohesha po të ndodhte kështu. Të shpërndara aty-këtu, gjejmë aforizma dhe rrëfime të besueshme. Më gjykoni, kur të lëçisni poezitë: “Shpërblimi”, “Le ta kthejmë nga një gotë”, “Kukuvajka”, “U grindën mendimet”. Këtu nuk është fjala për mësim e moralizim. Këto i bëjnë mirë dhe e kanë për zanat, mësuesi, prifti dhe hoxha. Poeti vrojton, diku qesh, diku vajton, por godet, ndryshe nuk është poet. Vini re këto pak vargje te poezia “Nuk kam nge”: “Kundërshtarët kanë patur çaste fisnike,/ mëritë dhe inatet i kanë harruar fare”. Ose poezia “Sot kë do të shpallim armik”, ku shpërthen zemërimi: …“Sa çohemi nga gjumi në mëngjes herët,/ mendojmë: kë do shpallim armik?!

Dukuri të trishta në mjedisin tonë, të ndodhura e po ndodhin! Ndaj ai e vë gishtin në plagë, sepse e ndjen dhimbjen në lëkurë, pikërisht atë që ndjejnë të gjithë krijuesit, për kulturën vrastare ndaj elitave të kombit, apo vesin shndërruar në sëmundje, për të baltosur e përgojuar, dënuar e syrgjynosur, kolegun, mikun, shokun madje edhe të panjohurin, kur ai është më i ditur, më i zoti dhe më fisnik.

Jo më kot thonë të diturit, se poezia është pasqyrë e shpirtit të poetit. Edhe unë po shtoj, se në këtë libër noton “këngëtari i dashurisë”, poeti Delo Isufi. Njeri fisnik, me shpirt bujar dhe mendje të ditur,.

Urime dhe suksese, në krijime e libra të tjerë, mbushur frymë dashurie!

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 22, fillim pranvere, 2020.

 

Shënim: 1. Vargje, shkëputur nga poezia “Dashuria”, në librin “Koha në vargje”. Mbetur në shtypshkronjë nga karantina e Virusit “Corona 19”.

POEME ME VIRUS – Nga Konstandin Dhamo

                                 

 

Si po shuhet kështu pulsi i Botës

siç shuhet edhe pulsi i atij që

pritet të vdesë…

Hej njerëz, ku jeni, si u mbyllët kështu

në shtëpi, të trembur e t’alarmuar,

duke harruar, fundi i fundit,

se jeni qytetarë ?

Si u zhdukët nga rruga, nga uzinat,

nga zyrat, stadiumet, koncertet,

bibliotekat, arat që duan

punuar, mbjellë e plehëruar ?

Si kështu, nuk do të vazhdojë më jeta ?

Si u zbrazën shkollat, o njerëz, kopshtet,

si u boshatisën sheshet e lodrave, pishinat,

pistat e skive ?

si u braktisën deri edhe shtëpitë e Zotit,

kishat, xhamitë, sinagogat edhe në

ditët e ceremonive të Festave të

Mëdha ?

Po kortezhet mortore, si u zhbënë,

e të ikurit nga kjo botë s’i ndjek kush pas

në banesën e fundit ?

Në katedralet e akullta priftërinjtë

kanë përpara veçse një arkivol

dhe, fotografinë me shiritin e zi,

diagonalisht mbi ballin e të

ndjerit të vrarë nga Covid-i.

Eh, njerëzimi është fshehur si në sekuencat

e atyre filmave fantastiko – shkencorë,

që, me të cilët, më shumë

argëtohemi, sesa i marrim

seriozisht për aluzionin që

na ofrojnë.

Eh, veç zogjtë e bukur këndojnë

Jashtë ;

Falëminderit zogj

Që na ndiqni ende !

Makinat s’lëvizin, trenat supersonikë

gjithashtu, shinat e tyre s’janë më

rreze shndritëse, ato janë

ndryshkur sakaq …

Avionët mbi pista, qullen nën pikëllimin

e shirave si t’ishin shpendë të plakur

që e kanë humbur aftësinë e fluturimit.

Zbrazëti dhe palëvizshmëri, a thua se

njerëzimi e ka braktisur nderkohë

Tokën e tij dhe, po shtegton

drejt planeteve të rinj,

ku do ta presin Zanafilla

të tjera e Perëndi të tjera…

Ngrirë në palëvizshmëri gjithçka,

një stopkamera pa kohë pa zhvillim

e pa histori…

Hej, njerëz, ku jeni ? Ju, prindër që

keni sjellë fëmijë në këtë botë

ç’bëni, si u gjunjëzuat kështu

pa pritur e pa kujtuar

një e nga një.

Nga Europa n’Australi, nga Amerika

n’Azi , e kudo gjetkë…

Hej , njerëz, të strukur si minjtë, kurrë

më parë s’i keni ngjarë kaq shumë

njeri – tjetrit !

Ah, veç zogjtë e bukur këndojnë jashtë;

Falëminderit zogj

Që ende vazhdoni të na ndiqni…

Covid 19

Covid 19

As atomi vetë s’do t’ju trembte ndoshta kështu

Njerëz,

Madje, as asteroidet që do të mund t’i turreshin

Tokës me energji kibernetike të skëterrshme,

Sepse, sa për ngrohjen globale,

asqë doni t’ia dini …

I mbushët frigoriferët dhe qoshet e shtëpisë

me gjithfarlloj ushqimesh

madje edhe me t’atillë

që s’rezistojnë e prishem shpejt;

I mbushët shtëpitë mu si ato kafshët e egra,

kur përgatiten t’ibernojnë.

U zutë e u rrahët nëpër supermarketet,

qoftë edhe për ca rulota

letre higjenike ju, ju qytetarët

e megapoleve europiane dhe

amerikane, me shoqëri konsumi.

Letra higjenike

Letra higjenike

Por, kaq teknologji t ‘jashtëzakonshme

kërkuaka prodhimi i letrës

higjenike, që s’plotësohen dot

kërkesat e domosdoshme të familjarëve ?

Por, po ta kërkonte superteknologjinë,

ju do të mund ta prodhonit,

ju që keni avionë, nëndetëse, raketa, celularë,

automobilë luksozë, e çfarë

jo ?

Ju që keni në dispozicion t’ekonomisë

tuaj tërë krahun e lirë të

botës anekënd, ju që keni robotë

skllevër n’uzina e fabrika.

Ah, por u trembët të gjithë, e thamë këtë,

E prapë do ta themi !

Deri aq pra, sa në varrin e nënës, apo babait,

s’i venë as kalamajtë e tyre,

as nipër e mbesa, pale miq e shokë !

 

U kyçët të gjithë n’ato mjedise klaustrofobikë

dhe ruani njeri – tjetrin

se mos teshtijë a kollitet, skuqet

nga temperatura e lartë dhe,

shpërndan Covid-in, duke ju

përlarë të gjithëve ç’jeni…

Tek zdërhalleni në divanë e kolltukë konfortë

e ndiqni të trembur lajmet pa ndërprerje ;

kyçur dyert, puthitur dritaret, fikur kondicionerët,

sepse nga s’mund të futet tinëzisht

Vdekja Covid 19, e padukshme

si personazhi i Herbert Uellsit…

Ndiqni lajmet, veçse fund e krye t’hidhur,

por ja n’iPad –et, ju shfaqen

pornostaret, modelet, aktoret,

vetë Kim Kardashian, që s’di kujt marifetçiu

i ka vajtur ndër mend të thotë se Kimi

me vështrimin e saj ,

buzëqeshjen e përmbajtur

dhe të sofistikuar

Të kujton mrekullisht Xhokondën…

Por ju, sigurisht vështroni

gjithë përqëndrim bythët tonike,

gjinjtë e shpërthyer që

ju dhurojnë në

videot virale

bujaret.

Dhe, ah dhe oh për bythët e Demi Rose,

për gjoksin e Pamelas

e gjithfarësoj pornostaresh mikluese

të cilat gjithashtu janë, si të gjithë

n’karantinë…

Dhe, në shtëpi, në shtëpi

nga miliarderi më i çmendur

gjer te morracaku më i humbur…

Covid19,

Ti e paske seriozisht

Barazinë,

Jo siç e patën komunistët me pallavrat e tyre

Demagogjike.

 

Të gjithë ndryrë në vrima.

Vetëm zogjtë e bukur këndojnë jashtë

Falëminderit zogj,

Që guxoni të na ndiqni ende !

 

Ku jeni ju, shkencëtarë ju të lauruarit

me Çmimin Nobel në mjekësi

kimi, fizikë, gjenetikë ?

Ku janë shpikjet tuaja me efekt epokal,

që do të shtojnë jetëgjatësinë

gjer më 150 vite a më shumë  ?

Ku jeni ? Apo jeni fshehur edhe ju si gjithkush ?

Si s’rendët në Kinë, të përfitonit përvojën e vyer

të kolegëve e të nguteshit për vaksinën anti – Covid19 ?

Kujt do t’i duhet pas një viti, kur të kenë vdekur

( qoftë larg ! ) kushedi sesa njerëz ?

Ç’prisnit, apo edhe ju, jeni burokratizuar e shkëputur nga përditshmëria ?

Pas një viti, pas një viti…

 

U marrosën të gjithë nga teoritë

konspirative gjithfarësoj,

që, mesa duket çorjentojnë qëllimisht publikun

e fshehin të vërtetën, atë të vërtetë që,

pale kur do ta mësojmë e si do ta mësojmë…

Përsëri na përmendnib profecitë e Nostradamusit,

e të ca plakave nga Ballkan ?!

Turp, një mijë herë turp,

Që pritët t’ju gjejë pandemia

Duarkryq !

 

Kur vinë Krishtlindjet astronautët,

me një shkencëtare në mes,

na urojnë që nga platforma

n’hapësirën e kthyer

në një park teknologjik,

siç mburreni ta konsideroni ju :

Sondat, pas muajsh të tërë udhëtimi,

sjellin fotografi mbresëlënëse

nga Marsi e Jupiteri, sjellin

materie kozmike e harta

gjithë mister…

Por në Tokë, njerëzimi i pataksur,

kacafytet dhe Letrën Higjenike,

nëpër supermarketet bosh

njeri – tjetrit ia rrëmbejnë !

 

Ah, por zogjtë e bukur këndojnë

Jashtë !

Falëminderit zogj,

Që guxoni ende të na ndiqni

Ne njerëzit, që për të parë

Diellin ,

Hapim një cep të perdes së dritares, si ai aktori

i paaftë që hap në prapaskenë paksa

perden, tek tundohet të dalë

në skenën e madhe të luajë rolin

që i kanë caktuar …

 

Shkencëtarë, gjithë ç’jeni,

Veçse një lajm prirem t’ju besoj :

Atë që thoni se, Covid19

Vetëm fëmijët si prekërka !

Lavdi Zotit,

Kështu qoftë !

Botën këta fëmijë, le ta bëjnë

Më të mirë se ç’e bëmë ne !

 

Ah, sa bukur këndojnë zogjtë

Jashtë !

Zogjtë dhe Femijët plot thirrma gëzimi,

Ah, falëminderit

Zogjve …

 

24 / 03 / 2020

Që mos e ndjej veten vetëm… Tregim lirik nga Përparim Hysi

 
Kurrë nuk  e mendoja se mund të mbesja vetëm, në vetizolim. Po ja që kështu ndodhi. Dhe nuk ka më keq. Jam mbyllur brenda , në vetizolim dhe e ndjej veten si miu në dhokan. Natyrshëm që zë e e meditoj,se vetëm mendjen dhe syrit nuk i vënë dot kufi. Mendja ka përparësi edhe nga syri,se ndodh që sytë t’i zënë dhe me shami,ndërsa mendja është zok në fluturim hapësirave pa fund,atje ku dëshiron zemra. Hamendsoj me nge, se kohën e kam me pashë dhe rri mbyllur me detyrim: jam në karantinë apo në vetizolim. Ka ardhur një “baloz i zi” dhe jo vetëm ka sulmuar, por po bën batërdinë. Ky lloj”balozi” nuk është qenie njerëzore dhe nuk vritet as me plumba,por as me gjyle topash. Është i padukshëm si ajëri dhe tepër i rrezikshëm. “Doganën” që vë mbi njerëzit,e ka tepër të rëndë. Merr jetë njerëzish dhe është kthyer në një lubi që s’ngopet. Paska vetëm një ilaç:-Vetizolim! Kjo fjalë e përngjitur, shqiptohet lehtë, por kushton shumë shtrenjtë.Dhe për ta zbutur disi këtë të keqe që na ka pllakosur, unë vendosa të shkëmbej kredencialet me ty. S’jam unik në veprimin tim,se plot të tjerë mund të bëjnë kështu si unë. Kur  ndodhin fatkeqësi të tilla,njerëzit (qofshin dhe ata që e kanë mohuar ZOTIN), zënë dhe i luten ZOTIT që ta dëbojë këtë fatkeqësi. Më kujtohen plakat tona që,kur binte kolla e keqe tek fëmijët,e quanin: Kollë e mirë! Donin që ta zbutnin,sadopak, atë kollë të keqe që të merrte shpirtin. Kështu ndodh në  gjithë popujt e botës. Amerika që rrezikohet nga cunamet,u vë cunameve emra përkëdhelës, si: Katrina,Çarls e të tjera. Vetëm e vetëm për të amortizuar qoftë dhe pak furinë aq shkatërruese.
*      *    *
E  dashur!
                Kurrë nuk e mendoja se,befas, secili prej nesh, të bëhej si ata personazhet e MARKESIT në librin”Dashuri në kohë të kolerës”. Ra kjo Pandemi dhe jo vetëm u ndamë nga të afërmit e të dashurit, por e ka sjellë nevoja që,secili nga të gjallët të ketë nga një dhomë më vete. Ndaj, thashë, ka kosto të shtrenjtë. E vetmja mundësi për ta mundur këtë virus vdekjeprurës, është vetizolimi. Dita,tanimë, është më e gjatë se nata dhe e vetmja mundësi për ta çarë këtë”rrtehim prej djalli”, fare të padukshëm, në këtë vetizolim të detyrueshëm, veç tjerash, është fjala. Fjala që këmben me një mik a mike, me një të afërm që,sado e ke pranë, nuk e takon dot. Unë të zgjodha ty,se ti je ballsami që e vë mbi plagën time të shpirtit dhe plaga zë e mbyllet. Tani  e kuptoj më shumë se asnjëherë tjetër,se sa rëndësi
dhe sa vlerë merr fjala në situata të caktuara. Mendje të ndritura, me kohë kanë lënë postulatet e tyre për fjalët. Fatkeqëia jonë e madhe është që i harrojmë porositë e   DITURAKËVE  të mëdhenj. Nuk e quaj fare të tepërt që në këtë letrën time,për ta bërë më të përafërt vlerën e fjalëve, të përcjell vetëm dy tri mendime e vlerësim  për fjalën.
XHON ADAMS ka thënë:-Abuzimi me fjalët është një instrument i shkëlqyer për të mashtruar dhe për ndarjen e shoqërisë!
SUSAN  SUNELLEY:- Fjalët janë si organizma të gjalla dhe,pse janë të tilla, kanë jetëgjatësinë më të madhe në planetin tonë.
PAUL STRACHEN HERRD:- Kontrolloni me kujdes fjalët ,se kanë më shumë fuqi se bombat atomike!
NIETZSCHE(NIÇE):- Me fjalë, botën mund ta kthej botën përmbys!!!
Nëse po t’i përcjell ty këto thënie,kjo ndodh se unë të kam dashur dhe të dua për  mendjen e bukur dhe,gjithmonë, mes bukurisë  dhe zgjuarësisë a mençurisë, kam zgjedhur mençurinë. Se bukuria është veç e përkohsheme: i ngjan  vesës që, sa del dielli, zhduket.
Tani sikur e teprova dhe spekullova me fjalët. Po e lë “detin e fjalëve” dhe po dal  në stere.
Si po ia çon, moj mikja ime?
Tek po të shkruaj, ndjej që më gurgullon gjaku. Më bëhesh afër. Afër aq,sa, po u përballa paksa me ty, mund të bëjmë massë dhe  të ndizemi flakë si atë kohë, që, ndoshta realisht nuk e kthej dot më, por virtualisht e përjetoj. Si në një”film pa zë” dhe me metrazh të gjatë,shfaqen para meje sekuenca e sekuenca që jo vetëm më përmallin, por në këtë vetizolim, sikur më vënë krahë dragoi dhe nisem fluturim. Siç shihet,  po kthehem në zog. Se, në këtë kohë kolere,vetëm zogjëve nuk u ndalohet fluturimi. Nuk ka më keq se sa të jetosh vetëm. Përkohësisht. ky armik i padukshëm, na ka ndarë  së gjalli. Sa më e gjatë është ndarja, aq më i madh malli. Se,kur thoshte FRIDA KAHLO:- Plagët e mbyllura nuk janë tjetër veçse dyer përmes sëcilave, një krijues futet në vetminë tjetër krijuese”.Dhe dera ime,sado që është e mbyllur, virtualisht është e hapur dhe pret mesazhe ngy ty. Se vetëm kështu jo vetëm vrasim vetminë, por ngremë në podiumin e nderit fjalët.
Se përmjet fjalëve që shkëmbej me ty, përfytyroj dhe shpatullat e rrumbullta; edhe gjinjtë e fryrë që,tash ,më duken sikr lahen nën një dritë rozë. Mandej më shfaqet ai vështrim i përgjumur i syve ë mëdhenj e zhbirues. Dhe, përtej gjithë përmalljeve, më bëhet se i shoh ato buzë mishtore që presin një puthje. I ndjej dhe rrahjet e forta të zemrës pohtë bëluzës.
Me tërë bukurinë dhe qashtërsinë qëndroni para meje. Dhe jo vetëm më gurgullon gjaku. por avujt dehës,sikur m’i mbushin mushkëritë plot. Në këto çaste,jetojmë si në një planet tjetër dhe humbim çdo ndjesi që është tokësore.
Dashuria nuk është racionale. As që pyet as për rrethim; as për Pandemi dhe as për vetizoim: merr poza legjendari dhe thuaj:- Le të ma presin kokën. hiç nuk më  bëhet vonë.
Mike e dashur!
Të uroj vetëm shëndet në këtë kohë vetizolimi!
 
                                        Tiranë, 27 mars 2020