VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Këndi i humorit: I kishte ardhur në majë të hundës martesa dhe burrin nuk e dashuronte më

Kësaj gruas i kishte ardhur në majë të hundës martesa dhe burrin nuk e dashuronte më. Kështu që e ndau mendjen 101% për divorc. Por s’po dinte si t’ia thoshte pa dashur që të plasë sherri…
Gruaja – O burrë, ti mos u mërzit me mua, por kam një lajm të keq.
Burri – Jo nuk kam për tu mërzit hiç fare shpirt se dhe unë kam një super lajm të mirë për ty. Pa hë, ma thuaj atë lajmin e keq që ke ti…
Gruaja – Do ta them, po thuaje ti në fillim.
Burri – Kam fituar 1 milion € në lotari.
Gruaja – Kam djegë gjellën.

Këndi i humorit: Bedrija në muajin e tetë të shtatzanisë

Bedrija në muajin e tetë të shtatzanisë. Po i dhimbset Qerimi pasi ata nuk po mund të bëjn ashtu me gjëra, dhe i thotë:
– “Ja ku i ke 100 euro, shko te komshija dhe bëjë qejf me të, por kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit!”
Qerimi duke mos i besuar veshët e tij, merr paratë shkon te komshija mirëpo menjëherë kthehet mbrapa.
– “Çfarë ka ndodhur”, e pyet Bedrija.
– “Jo, më kërkoi 200 euro!”
Bedrija: “A kurva e dreqit, kur ajo ishte shtatzënë unë burrit të saj ja merrja nga 100 euro!”

Këndi i humorit: Një grua i telefonon gjinekologut

Një grua i telefonon gjinekologut:
-Doktor, jam Shemsija, ju lutem, mos i kam harruar gjë mbathjet aty te ju?!

Doktori i përgjigjet:

– Jo zonjë, ju lutem, ketu tek unë s’ka gjë..!

Dhe zonja ia kthen:

– Mirë, doktor. Atëherë po i telefonoj dentistit, se me siguri i kam lënë atje!!!

Këndi i humorit: Shkoi një vajzë të rrëfehej tek prifti i fshatit

Shkoi një vajzë të rrëfehej tek prifti i fshatit!…
I thotë prifti:
-Më thuaj, bijë, mëkatet tua!
-Kam bërë mëkat të madh, o atë, kam shkuar me burrin e komshies.
-Është i falur mëkati, yt bijë!..
-Por, atë, kam bërë dhe një mëkat tjetër, kam shkuar me kryeplakun e fshatit…
-S’ka gjë, bijë, dhe ky mëkat të është falur!…
-O atë, sërish kam mëkatuar, kam shkuar me kasapin e fshatit…
-Dhe për këtë je e falur, bijë!…
-Kam bërë edhe mëkatin më të madh, o atë, kam shkuar me priftin e fshatit tjetër…
-Po pse, moj bijë… fshati yt nuk ka prift?!!!…

Këndi i humorit: Një bionde dhe një brune duke parë në televizor lajmet

Një bionde dhe një brune duke parë në televizor lajmet për një burrë që donte të hidhej nga një pallat për të vrarë veten..
Biondja – Bast 1 mijë euro që ky nuk hidhet!
Brunia – Dakord.
Si përfundim ai hidhet.
Brunia – Më vjen keq që do t’i marr lekët se ta bëra me hile, unë e kisha parë në edicionin e kaluar të lajmeve që ky do hidhej ndaj dhe pranova bastin…
Biondja – Moj, edhe unë e kisha parë, por s’ma mori mendja që do hidhej prap ai budallai!!!

Këndi i humorit: Tri motra binjake, para se të martoheshin, u zotuan

Tri motra binjake, para se të martoheshin, u zotuan që do vazhdonin t’i tregonin çdo gjë njëra tjetrës, kudo që të jenë. Në letrat që do dërgonin, për të ruajtur sekretin, vendosën që, në vend të fjalës “seks”, të shkruanin “patate të skuqura”. Martesa i largoi nga njëra tjetra. Kështu, njëra u martua në Angli me një anglez, tjetra në Gjermani me një gjerman dhe e treta në Shqipëri me Qamilin.

Kaluan disa kohë dhe mbërriti letra e parë nga Anglia: Motra, më ka marrë shumë malli, ketu jemi shumë mirë, para plot, shtëpi plot, është çdo gjë fantastike, por “patate të skuqura” vetëm njëhere në muaj!


Pas disa ditësh mbërrin letra nga Gjermania: Motra, më dogji malli, këtu jetojmë shumë mirë, qetësi e paparë, shëtitje e makina pa problem, pare plot, por “patate të skuqura” 1 herë në dy javë!!


Me në fund dërgon letër edhe motra nga Shqipëria: Motra, edhe unë kam mall për ju, këtu nuk jemi mirë nga ekonomia, fëmijët më lodhin shumë, nuk kam fare kohë të dal nga shtëpia, por ama “patate të skuqura” çdo ditë, bile edhe të shtunë e të diel. Qamilit i pëlqejnë aq shumë sa në fund lëpin edhe tepsinë!!!

Këndi i humorit: Babai e dërgon djalin në shkollë ditën e parë dhe takohet me mësuesen

Babai e dërgon djalin në shkollë ditën e parë dhe takohet me mësuesen:
– Dëgjo. Djali im është bastexhi i madh, prandaj ma kij kujdes te lutem!
– Pa merak -i thote mesuesja.
Pas 3 orësh, babai e merr në telefon mesuesen dhe e pyet si po sillet djali.
– Shumë mirë, vetem se një 5000 lekësh ia mora. Ai vuri bast që unë kisha qime në gjoks. E mora tek dhoma tjetër dhe ia tregova që nuk kisha.
– Mos moj!… Po sot në mengjes vuri 20000 lekë bast me mua që do ia shikonte gjoksin mësueses që ditën e parë të shkollës!!!

Këndi i humorit: Tre vlonjatë shkuan në kopshtin zoologjik, por te hyrja qëndronte roja i alarmuar

Tre vlonjatë shkuan në kopshtin zoologjik, por te hyrja qëndronte roja i alarmuar. Vlonjatët e vunë re dhe deshën ta qetësojnë. E pyetën pse është i alarmuar.

Roja iu përgjigj tërë ankth:

-Me vjen keq djema, nuk mund të hyni, se sapo morem vesh qe luani ka dal nga kafazi?!!

Një prej tre vlonjatëve prapë u përpoq ta qetësojë:

-Ore, hape derën, se s’ta ha njeri luanin, o derëbardhë!…

Këndi i humorit: Zysha i kishte dhënë si temë hartimi klasës që ta përshkruanin veten e tyre sikur të ishin kryeministër

Zysha i kishte dhënë si temë hartimi klasës që ta përshkruanin veten e tyre sikur të ishin kryeministër.
E gjithë klasa fillon të shkruajë, përveç Bexhetit.!!
Afrohet zysha dhe e pyet – Po ti, Bexhò, pse nuk shkruan, pse nuk tregon se çfarë kryeministri je?!!!!!!
Bexheti: – Ja, po pres Elsën, sekretaren time, që të vijë të shkruajë për mua, dhe ti zysh mbylle buçen se të rrasa në burg!

Këndi i humorit: Tri gra po bëheshin gati për të shkuar në një mbrëmje

Tri gra po bëheshin gati për të shkuar në një mbrëmje, dhe nuk kishin vendosuar ende se çfarë do të vishnin.
Njëra nga këto thotë:
-Unë do vesh fustan të zi, se burri im i ka flokët të zeza…
Tjetra thotë:

-Unë do vesh fustan të verdhë, se e kam burrin biond…

Ndërsa e treta u skuq në fytyrë dhe tha:

-E shkreta unë, do të vij nudo, se e kam burrin tullac!!!

Këndi i humorit: Takohen dy shokë, njëri nga këta ishte tërë shenja dhe i fashuar

Takohen dy shokë, njëri nga këta ishte tërë shenja dhe i fashuar, atëherë e pyet tjetri:
– Ore, ç’të ka ndodhur kështu, të ka shtypë ndonjë makinë?
– Jo, ç’ makinë, por e kam nga hobi im.
– Pse, çfarë hobi ke ti?
– Marr në telefon njerëz të ndryshëm dhe u them: “O, nënën dhe motrat, e gjen dot kush jam?!!”
– Po pastaj?
– Këtë javë e gjetën 3 veta!!!

Këndi i humorit: Ai me një derr bionde dymetroshe si shpirt

Ai me një derr bionde dymetroshe si shpirt. Po pijnë kafe për kokërr të qejfit në bar… I bie zilja e celularit cëëërrrrrrrrr…
Ai – Poooo..
Gruja xheloze – Ku je zemër?
Ai – Në punë jam shpirt, ç’po bën ti?
Grujaa – Hiç, s’po bëj gjë, po ti i sigurt që je në punë?
Ai – Po, të betohem, pse ke noj problem ti? Mirë je?
Gruaja – Ore, unë mirë jam, por ktheje pak kokën prapa…. Kam blerë një tigan të ri, e provojmë kur të vemi në shpi.
Ai – Ooh ç’më gjeti!
Biondja – Oh, çfarë ke zemër?
Ai – Më pret tigani i ri, he robt e tij!!!


Send this to a friend