VOAL

VOAL

GROENING, ‘LLOGARITAR’ I AUSHVICIT’ SHPËRTHEN NË LOTË NË SALLËN E GJYQIT

May 14, 2015

Komentet

Myzafere Hatipi, ndër të parat mësuese që erdhi në Kosovë

Mësuesinë e nisi në Tepelenë, e vazhdoi në Tiranë e në Shkodër, në Korishë, në Prizren e në Gjakovë, e përmbylli në Prishtinë. Bëri shkollë në Institutin “Nana Mbretneshë” të Tiranës dhe la gjurmë në arsimin shqiptar.

Po e kujtojmë sot mësuesen Myzafere Hatipi, e lindur në vitin 1917, e cila bëri një jetë të vetmuar gati, me të birin, Blerimin, në Prishtinë.

Mësuesja, prizrenasja e dikurshme, është ndër mësueset që me punën e saj la gjurmë në arsimin shqiptar.
“Zilja e shkollës akoma më jehon në veshë, rreshtat e nxënësve tek ngarendnin të ngjiteshin shkallëve, zhurma e tyre korridoreve të shkollës, janë tablo jete profesionale e imazhe që më shoqërojnë gjithë jetën” tregon mësuesja për Sanije Gashin në librin ku kjo e fundit ka përfshirë gratë shqiptare që lanë gjurmë me jetën e tyre.

Rruga e shkollimit për Myzaferen, që ishte fëmija i parë në familjen Gjinali, nis kur babai i saj, Ismail Gjinali, kalon për të jetuar në Shkodër në vitin 1932, me qëllim që ti shkollonte fëmijët. Myzaferja shkollohet në Institutin “Nana Mbretneshë” që ishte shkollë e vajzave për atë kohë, më e njohura në Shqipëri. Veç mësimeve, ajo ndjek edhe ligjëratat dhe në shkollën e dramës, shquhet si basketbolliste, luan në violinë, mëson frëngjishten e italishten, turqishten e zotëronte qysh më herët.

Në vitin 1937 ajo emërohet mësuese në Tepelenë. Si 20 vjeçare, këtu ajo merr ditarin për herë të parë në dorë. Me këtë përvojë ajo më pas transferohet në Shkollën “Nami Frashëri” në Tiranë.

Gruaja e quajtur Ngadhënjim ( në arabishte Myzafer do të thotë Ngadhënjim ) me gjithë vuajtjet më pas kalon të japë mësim në Gjakovë. Me hapjen e Normales Shqipe, 1946/47, ajo bashkë me elbasanasen Lirie Tanefi, si mësimdhënëse të para dhe me përvojë pedagogjike, fillojnë punën në ushtrimoren e Normales. Myzaferja ligjëronte edhe në lëndën e biologjisë, ndonëse, siç thotë ajo, dashuri të madhe ndiente ndaj matematikës, ndërsa Liria ligjëronte metodikën e mësimdhënies, vizatimin dhe punëdoren. Të dyja ishin shembull për emancipimin dhe shkollimin e vajzave të mbyllura. / KultPlus.com

VIDEO- Rama takon Vangjush Dakon në Durrës

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka inspektuar punimet për parkingun e ri publik që po ndërtohet në këtë qytet.

Pas inspektimeve të punimeve të parkingut, kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe një vizitë disa minuta në bashkinë e Durrësit, me kryeashkiaken Emirjana Sako.

Por, gjatë vizitës së tij në qytet, Kryeministri Edi Rama dyshohet se është takuar edhe me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili mbahet në arrest shtëpie, pas lirimit nga qelia e burgut. Disa burime jo zyrtare, konfirmuan për Syri Televizion se Edi Rama është ngjitur në apartamentin ku banon Vangjush Dako, dhe më pas ka zbritur në një nga baret që ndodhet në katin zero të pallatit, pranë Velierës.

Mbetet për t`u sqaruar nga kryeministri, nëse për vizitën te banesa e Vangjush Dakos, ka marrë leje në Prokurori, pasi një takim i tillë nuk lejohet pa një leje të tillë.

Gazetarët e Syri tv arritën të filmojnë një makinë të Gardës së republikës, pjesë të eskortës së Kryeministrit, që qëndronte pranë pallatit të Vangjush Dakos si dhe një postbllok me efektiv të policisë rrugore pranë të njëjtit vend.sn

Investigimi i Vetting- Balluku “dirigjente” e tenderave

Emisioni Vetting në News24

Tuneli i Llogarasë, gangrenë mjedisore dhe korruptive. Qeveria e ka konsideruar ligjërisht Qafën e Llogarasë si një nga zonat më të mbrojtura të vendit, por vetëm deri kur nisi ndërtimit i tunelit…

Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksion”, kompani e cila po ndërton si nënkontraktor tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburunit. Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburunit, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskenat me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Rreziku për parkun natyror të Karaburunit

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë Tunel është mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër.

Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut…dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u skualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh.

Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro.

Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering ” spa , “LLAZO” sh.p.k dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë.

Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën.

Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion. “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminuar kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike.

Në dokumente, kompanive garuese u kërkohet si kriter që të kenë përvojë të suksesshme për ndërtim urash në rrugë që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.”

Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me  4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?

Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme.  Pano Soko, ekspertit ekonomie deklaron se problemi me tenderat në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsioni.

“Tenderat që janë abuzuar sistematikisht vitet e fundit janë dy arsyeja. E para duke rregulluar termat e referencesë, temat e tenderit. Si rregullohen? Në të njëjtën mënyrë që një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohen edhe tenderat. Përpilohen kushtet e tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrentë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitojë një kompani. Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmën e tenderave i ka fituar një kompani”, shpjegon për “Vetting, eksperti Pano Soko.

Vetë Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, sipas nenit 2 të këtij ligji, qëllimi është të sigurohet një trajtim i barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik.

Por vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting”kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike. Në fakt, kushtet diskriminuese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucioni.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, Ministria ka bërë disa ndryshime përsa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë.

Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike.  Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro.

Por Ministria nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në arnimin e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh.

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës.

Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit. Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

“Këto janë normuar, janë bërë brenda ligjit, ç’ka operon i gjithë sistemi. Korrupsioni nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet e gjithë infrastruktura nga ata lart, ata që miratojnë VKM-tw, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitekturën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitekturë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsionin në sistem, e kemi që në rrënjë”, deklaron Pano Soko për “Vetting”.

Tenderi Fitues Open Data
Tenderi Fitues Open Data

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë prej 6 muajsh në burg në Rusi

VOA/Liam Scott

Të enjten u bënë 6 muaj që një gazetare amerikane qëndron pas hekurave në Rusi, për akuza që grupet që mbështesin lirinë e shtypit i kanë dënuar si false dhe të motivuara politikisht.

Alsu Kurmasheva, redaktore në Shërbimin Tatar të radios simotër të Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë, u arrestua më 18 tetor të vitit 2023 dhe që atëherë mbahet në paraburgim.

Personat që kanë nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe ruse akuzohen nëse nuk regjistrohen si “agjent i huaj” dhe për përhapjen e asaj që Moska e sheh si informacion të rremë për ushtrinë ruse.

Zonja Kurmasheva dhe Evropa e Lirë kanë hedhur poshtë akuzat kundër saj, për të cilat parashikohet një dënim prej 15 vitesh burg.

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy i tha Zërit të Amerikës në një deklaratë të dërguar me e-mail se rastet e të gjithë shtetasve amerikanë të ndaluar në Rusi kanë vëmendjen e saj të plotë.

“Gjashtë muaj më pas, ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga ndalimi i Alsus”, tha Ambasadorja Tracy. “Ne kemi qenë të zëshëm në dënimin e përpjekjeve të vazhdueshme të Kremlinit për të heshtur, frikësuar dhe ndëshkuar gazetarët, zërat e shoqërisë civile dhe rusët e zakonshëm që flasin kundër luftës së Kremlinit në Ukrainë.”

Grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të zonjës Kurmasheva.

“Gjashtë-mujori i ndalimit të Alsusë është i rëndësishëm, sepse ajo nuk duhet të ishte burgosur as për një ditë të vetme. Është një rast absolutisht i padrejtë, absurd me akuza të fabrikuara”, tha Gulnoza Said, koordinatore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

“Alsuja duhet të lirohet menjëherë nga burgu dhe të jetë në gjendje të udhëtojë përsëri në Pragë dhe të shohë familjen e saj”, tha ajo për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku.

Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës për koment të Zërit të Amerikës të dërguar me postë elektronike.

Vizitë Urgjente

Me banim në Pragë, zonja Kurmasheva udhëtoi në Rusi në maj të vitit 2023 për një urgjencë familjare. Pasaportat e saj iu konfiskuan kur ajo u përpoq të largohej nga vendi në muajin qershor. Ajo priste që t’i ktheheshin pasaportat kur u arrestua rreth katër muaj më vonë.

Në fillim të prillit, paraburgimi i gazetarës Kurmasheva u shty sërish, këtë herë deri në qershor.

“Nuk është një proces ligjor, është një dredhi politike dhe Alsuja dhe familja e saj po paguajnë pa asnjë arsye një çmim të tmerrshëm. Rusia duhet t’i japë fund këtij mashtrimi dhe ta lirojë menjëherë atë pa kushte”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë Stephen Capus në një deklaratë në lidhje me zgjatjen e fundit të paraburgimit.

Qeveria ruse e shpalli Radion Evropa e Lirë si një “organizatë të padëshirueshme” në muajin shkurt.

Në seancën e saj të fundit gjyqësore, zonja Kurmasheva u tha gazetarëve se “nuk ishte shumë mirë fizikisht” dhe se kishte kujdes “minimal” mjekësor. Kushtet në burg “janë shumë të këqija”, tha ajo, duke shtuar se një vrimë në dyshemenë e qelisë së saj funksionon si tualet.

Ky përshkrim ka shqetësuar avokatët e lirisë së shtypit.

“Kushtet janë mjaft të këqija dhe ne jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të saj”, tha Jeanne Cavelier, shefe e zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore te organizata Reporterët pa Kufij (RSF), me bazë në Paris.

Deri më sot, qeveria ruse ka refuzuar kërkesat e Ambasadës amerikane për qasje te gazetarja Kurmasheva.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ndalimin e Alsu Kurmashevës në Rusi,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë. “Akuzat kundër zonjës Kurmasheva janë një tjetër shenjë e dobësisë së regjimit të [presidentit rus Vladimir] Putin.”

Organizata që mbikqyr Radion Evropa e Lirë, Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), ka kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të gazetarës Kurmasheva.

“Mbajtja e Alsusë në paraburgim është diçka që është e vështirë edhe ta imagjinosh”, i tha Zërit të Amerikës në një deklaratë të dërguar me email, Shefja Ekzekutive e ‘USAGM-së’, Amanda Bennett. “Vonesat dhe paqartësitë rreth çështjes tregojnë se ky është një marifet politik për të çuar përpara agjendën e Kremlinit. Ajo po trajtohet si një subjekt pazaresh e jo si një qenie njerëzore”.

E para që u vu në shënjestër

Sipas ekspertëve të lirisë së shtypit, zonja Kurmasheva është personi i parë që vihet në shënjestër nga Rusia për mosregjistrim si agjent i huaj. Arrestimi i saj ka pasur një efekt rrëqethës te gazetarët e tjerë në Rusi, të cilët kanë frikë se mund të vihen gjithashtu në shënjestër.

“Kuadri ligjor i Rusisë dhe në mënyrë të veçantë legjislacioni shtypës, është shumë i gjerë. Ai është konceptuar qëllimisht në mënyrë të paqartë”, tha Karol Luczka, i cili drejton Institutin e Shtypit Ndërkombëtar në Europën Lindore. Ai citoi ligjin e Rusisë për agjentët e huaj, si një shembull konkret.

“Në këtë kohë, thuajse çdokush mund të konsiderohet agjent i huaj për shkak të një veprimtarie në të shkuarën. Në këtë kuptim, është shumë domethënëse se si ata e përdorin legjislacionin, sepse tregon se edhe kur nuk kanë akuza reale ndaj ndokujt, mund të gjejnë diçka”, tha zoti Luckzka, i cili ushtron veprimtarinë e tij në Vjenë.

Prej muajsh, grupe që mbështesin median e lirë i kanë bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të deklarojë se zonja Kumasheva po mbahet në mënyrë të paligjshme, çka do i hapte udhë burimeve të tjera shtesë që do të ndihmonin në lirimin e saj.

Më herët gjatë këtij muaji, Roger Carstens, i dërguari i posaçëm i Presidentit mbi çështjet e pengjeve, i tha Zërit të Amerikës se zyrtarët amerikanë ishin ende duke shqyrtuar vendimin nëse duhet apo jo të deklarojnë se zonja Kurmasheva është burgosur në mënyrë të padrejtë.

“E kemi parë me kujdes rastin e saj. Nuk është vendosur ende nëse ajo është burgosur në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Cartens. “Por është një çështje për të cilat po vazhdojmë kërkimet për të marrë më shumë informacion”.

“Departamenti i Shtetit në mënyrë të vazhdueshme rishikon rrethanat lidhur me burgosjen e shtetasve amerikanë jashtë vendit, përfshirë ata në Rusi, për të parë nëse burgosja mund të jetë e paligjshme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Përgjigja e DASH-it ndaj një liste pyetjesh të detajuara, ishte një deklaratë e cila ishte identike me një tjetër që i ishte dërguar më parë Zërit të Amerikës.

“Kur bën vlerësime, departamenti kryen një rishikim ligjor, të mbështetur në fakte, që shqyrton tërësinë e rrethanave për secilin rast individualisht”, thuhet në deklaratë.

Zonja Kurmasheva është një nga dy gazetarët amerikanë të burgosur në Rusi. Për tjetrin, gazetarin e gazetës “The Wall Street Journal”, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është burgosur në mënyrë të padrejtë.

Zonja Kurmasheva dhe zoti Gershkovich janë në mesin e 22 gazetarëve të burgosur në Rusi, sipas të dhënave të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, deri në fund të vitit 2023.

Rusia renditet në vend të katërt në botë për burgosjen e gazetarëve, por që ka burgosur numrin më të lartë të gazetarëve të huaj.

Nga 22 gazetarë të burgosur në Rusi, 12 janë shtetas të huaj. Sipas të dhënave të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, veç gazetarëve Kurmasheva dhe Gershkovich, Moska ka burgosur 10 gazetarë ukrainas.

Trysnia është shtuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Lynne Tracy tha se shtypja nga Moska është intensifikuar që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Autoritetet kanë mbyllur dhjetëra media duke përdorur gjobat dhe legjislacionin shtypës, kanë censuruar mijëra faqe interneti dhe vazhdojnë të përndjekin gazetarët”, tha ajo.

“Kjo prirje është shumë shqetësuese dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektimin e të drejtave themelore në Rusi, përfshirë të drejtën e shprehjes, që i garanton vetë kushtetuta ruse”.

Një nga pikat e përbashkëta kyçe të rasteve të gazetarëve Gershkovich dhe Kurmasheva është se lirimi i tyre nuk do të ndodhë mbi bazën e një vendimi gjyqësor”, sipas zonjës Said.

“Nuk ka asnjë mënyrë që avokatët e tyre të provojnë se ata janë të pafajshëm përmes një procesi gjyqësor, sepse gjykatat në Rusi nuk janë të pavarura. Ata mund të lirohen përmes zgjidhjeve politike ose atyre diplomatike”, tha ajo.

“Prandaj ka kaq shumë rëndësi që Shtetet e Bashkuara të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të ushtruar trysni ndaj autoriteteve ruse për t’i lënë ata të lirë”, tha ajo.

Ky artikull u shkrua edhe me ndihmën e korrespondentit të Zërit të Amerikës Jeff Seldin

Aforizmi i ditës – 19 prill 2024

When love is not madness, it is not love.

Pedro Calderon de la Barca

Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri.

Pedro Calderon de la Barca

Genc Burimi: Ndërkombëtarët të flasin për korrupsionin e Ramës. Ai gjen mënyra si të vjedhë zjedhjet

Analisti Genc Burimi shprehet se ndërkombëtarët ashtu siç reaguan ndaj deklaratave të kryetarit të PL-së, Ilir Meta, ndaj SPAK, duhet të reagojnë edhe për nivelin galopant të korrupsionit në Shqipëri.

Për News24, Burimi tha se deklaratat e Metës ndaj SPAK ishin formë e rëndë, por përmbajtja jo.

‘Drejtësia mund të kritikohet. Nuk është normale që ky kryeministër që drejton një vend që kërkon të integrohet në BE, të ketë këtë nivel korrupsioni.

Drejtësia në Shqipëri është e kapur. Nuk është normale që Qeveria e Shqipërisë nuk ka mekanizma që të ndalë korrupsionin madhor në vend. Ndërkombëtarët reagojnë menjëherë ndaj Metës, por të reagojnë edhe për korrupsionin. Të kritikosh korrupsionin, nuk është ndërhyrje tek drejtësia.

Perëndimorët nuk kanë ndërmend të dobësojnë Edi Ramën, kjo është gjeopolitika. Lideri i opozitës ka thënë se nuk hyn në zgjedhje me Ramën, sepse nuk ka besim tek ai, pra do qeveri teknike.

Është humbje besimi tek Rama, që çfarë do lloj gjëje të bësh, ai gjen mënyrën si të vjedhje zgjedhjet. Ose është kjo zgjidhje ose duhet të vijnë në Shqipëri me mijëra vëzhgues të huaj’, tha ai.

Lajmi që i gëzoi shqiptarët kudo në botë- Nga SKËNDER MULLIQI

Lajm i gëzuar erdhi nga Strazburgu për të gjithë shqiptarët, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në 75 vjetorin e krijimit, pranoj rekomandimin që Kosovvës ti jipet drita jeshile për pranim në Këshillin e Evropës më 16 maj.Sipas raportueses Bakoani “ Kosova është demokraci funksionale që vepron në përputhje me parimet e respektimit të të drejtave themelore dhe së aty respektohen të drejtat e njeriut, dhe më theks të veqantë për pakicat”.Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare shumë të rëndësishme ka aplikuar në maj të vitit 2022, kur Rusia ishte tërhequr nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit në Ukrainë .Edhe përkunder lobimit të Serbisë e cila edhe formuan ekip special kunder Kosovës,nga 171 deputet , 131 ishin pro, 29 kunder dhe 11 abstenuan nga 46 shtete anëtare. Presidenti serb sigurishte shumë i merzitur deklarojë, së beteja kryesore do të bëhët më 16 maj, kur do të vendos Këshilli i Ministrave,duke mbajtur shpresa tw Franca .E dihet së rekomandimet dhe procedurat vështirë së do të kthehen mbrapa, dhe së edhe më katë datë Vuqiqi do të zhgenjët edhe më shumë.Një grusht i rëndë ishte padyshim rrëzimi i amandamenteve të Serbisë nga KiA, si kushtëzim për pranim dhe kushti për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicës Serbe.Kosovës më këtë akt historik po i lëshohet rrugë pas masave ndëshkuese të pa drejta nga BE-ja, që mos të nxitohet lidhur më temen e asociacionit.Më duket së BE-ja , gjithnjë e më shumë po e kupton qëllimin final të Serbisë, e cila temen e asociacionit po e plason për qëllime të aneksimit të veriut të Kosovës.Pse nuk ka nevojë për nxitim Qeveria e Kosovës shtrohet pyetja logjike?:BE-ja i ka bërë të qartë Vuqiqit së duhet të zbatohen marrveshjet e Brukselit, dhe veqmas aneks marrveshja e Ohrit.Sipas deklarimeve të deritashme të kreut të Serbisë , nuk do të pranojnë që Kosova të bëhët pjesë e organizmave relevant të Evropës, siq dëshmoj edhe rasti i Strasburgut,si dhe deklarimet e Vuqiqit dhe Daciqit së nuk do pranojnë as inkuadrimin e Kosovës në OKB, edhe përkunder së kishte më parë në Bruksel nënshkrim të marrveshjës për mos lobim të Serbisë , kunder Kosovës.Edhe lobimi që Kosova mos të inkuadrohet në Këshillin e Evropës, tregon orjentimin politik prorus të Serbisë të Vuqiqit, i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë për donacione të ndryshme ekonomike. Nuk duhet të pranohet më asnjë kusht as qështja e dinarit serb, si mjet pagese të Serbisë në Kosovë.Serbia është duke e konsederuar Kosovën pjesë përbërese të saj, e dihet që Kosova është shtet sovran dhe e pavarur.Deri sa Serbia nuk i ndryshon qëndrimet pushtuese dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk duhet mendoj unë të vazhdohen bisedimet për normalizim të marrdhënjeve siq po thuhet.Dihet së nuk ka paqe dhe normalizim të marrdhënjve më klikën e qetnikizmit në pushtetin e Serbisë.Edhe diqka shumë të rëndësishme kur jemi këtu.Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do ti hapte rrugë edhe dënimit të Serbisë për gjenocid, siq po deklarohet edhe vet kreu i këtij shteti.Si dhe do të bënte që më në fund të bie nga pushteti i Serbisë nomenklatura e mbetur promillosheviqiane.Për fund të theksojmë së anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve, të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate, që natyrishtë është shumë e rëndësishme.Eshte kjo pa dyshim merita e radhes e klases se re politike ne pushtet

Sulmi i Iranit, si akt me pikësynime të qarta- Nga DENION MEIDANI

 

Që prej gjenezës së Republikës Islamike, udhëheqja e Iranit ka pasur ambicie për shtrirje e dominim në rajon. Që nga viti 1979, ky vend e ka konsideruar kaosin dhe paqëndrueshmërinë si një mundësi për të çuar përpara interesat dhe ndikimin e tij. Udhëheqësit iranianë, edhe tani po shfrytëzojnë dhe përshkallëzojnë konfliktin në rajon për të ngritur statusin e regjimit të tyre, për të dobësuar dhe delegjitimuar Izraelin, për të minuar interesat perëndimore dhe për të riformësuar më tej rendin rajonal në favor të tyre. Por për regjimin e Iranit, mbijetesa tejkalon çdo prioritet tjetër, ndaj ata sërish u tregun shumë të kujdesshëm ta mbrojnë atë me çdo kusht, siç kanë bërë në fakt, për 40 vitet e fundit.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte një akt domethënës me pikësynime të qarta; ai ishte projektuar me kujdes që të mos përshkallëzohej në një luftë me shkallë të gjerë. Ky operacion ishte i paprecedentë në shtrirjen e tij, por u përmbyll me sukses në sajë të shfrytëzimit të forcës së mbrojtjes izraelite, që është e konfiguruar për të përballuar sulme të tilla në mënyrë tej mase efektive.

Me këtë rast, le të kujtojmë se gjatë ditës së parë të Operacionit Liria e Irakut, më 2003, SHBA-të lëshuan 500 armë të precizionit të lartë. Ndërkohë, operacioni i Iranit përfshiu 320 të tilla brenda një intervali prej pesë orësh, siç komentoi dhe gjenerali Mark Hertling. Kjo sasi dhe ritmi i sulmit ishte i rëndësishëm, por dukej si i llogaritur për të shmangur shtyrjen e Izraelit drejt një reagimi ekstrem ushtarak. Metodologjia, pas një sulmi të tillë të Iranit, sikur pasqyronte taktikat ruse të përdorura në Ukrainë: një përzierje dronësh, raketash të llojeve të ndryshme, përfshi edhe ato balistike. Ato u nisën në mënyrë të koordinuar për të sfiduar e mbingarkuar mbrojtjen ajrore izraelite, duke arritur në destinacion në të njëjtën dritare kohore. Kjo taktikë synonte që të “ngopte” sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, duke krijuar një tension maksimal në aftësinë e tyre për të kapur sulmet në hyrje. Por, ndryshe nga pritshmëria dhe propaganda nga ana e Iranit, Izraeli, dhe aleatët praktikisht i ndaluan këto armë në mbi 90%, sidomos po të krahasohet me mbrojtjen ukrainase, e cila mesatarisht arrin të shkatërrojë vetëm afro 45% të sulmeve të ngjashme.

Irani, me siguri, nuk ka marrë parasysh plotësisht dinamikën rajonale, veçanërisht angazhimin direkt të Jordanisë, ndarjen dinamike të informacionit midis Izraelit me Arabinë Saudite dhe UAE si dhe koalicionit të gjerë të aleatëve perëndimorë, që mbështetën Izraelin me angazhim direkt. Sipas “The Economist” – Shtetet e Gjirit Persik, përfshirë Arabinë Saudite, mund të kenë luajtur edhe një rol indirekt shtese, duke “strehuar” sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore dhe duke vënë në dispozicion zonat për mbikëqyrjen dhe furnizimin me karburant të avionëve luftarakë, ndihma këto që ishin jetësore gjatë atyre orëve.

Largësia gjeografike prej rreth 1600 km midis Iranit dhe Izraelit i dha, gjithashtu, Izraelit kohën e nevojshme për reagim, që së bashku me paralajmërimet e hershme dhe shkëmbimin e informacionit, bëri të mundur një përpjekje më të koordinuar mbrojtje.

Ky sulm pra vuri në dukje dhe bashkëpunimin e fortë ushtarak midis Izraelit dhe aleatëve të tij rajonalë arabë. Partneritete të tilla, të cilat rrisin aftësitë e ndërsjella të mbrojtjes kundër kërcënimeve, nënvizojnë një ndryshim të rëndësishëm në aleancat dhe strategjinë ushtarake rajonale. Në mënyrë ironike, ndërsa Irani kishte si qellim të demonstronte kapacitetin ushtarak dhe vendosmërinë e tij shpaguese, sulmi nuk duket të ketë arritur ndikimin e synuar si psikologjik, ashtu edhe atë strategjik. Në të kundërt, ky agresion ekspozoi kufizimet e aftësive të Iranit dhe kështu, mesa duket ka ulur për kundërshtarët pragun e rrezikshmërisë ndaj sulmeve kundër objektivave iraniane në të ardhmen. Nga ana tjetër, analiza dikton se operacioni “Hakmarrja e Premtimit të Vërtetë” shkaktoi dëme të pakta, por, siç shpjegoi një burim iranian për “Financial Times”, “ai zbuloi se ne jemi më të çmendur nga sa mendoni dhe gati për të përballuar të gjitha pasojat”.

Shtrirja gjeopolitike e kësaj ngjarjeje është e thellë. Ky sulm jo vetëm që ka reduktuar izolimin, që ndjeu Izraeli për veprimet e tij në Gaza, por gjithashtu, ka vënë Rusinë dhe Kinën në pozita delikate. Të dyja vendet u përpoqën ta balanconin mbështetjen e tyre për Iranin me thirrjet për përmbajtje, një qëndrim që edhe mund të zvogëlojë ndikimin e tyre në Lindjen e Mesme, por ndërkohë është e qartë që këto vende kanë një interes që konflikti në Lindjen e Mesme të mbetet i paparashikueshëm dhe i tejzgjatur. Teherani, nga ana e tij, e sheh dominancën rajonale si një shans për forcuar dhe më shumë marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën. Interesat e këtyre vendeve përputhen në pjesën më të madhe, duke e mbajtur Uashingtonin dhe aleatët të zhytur në një krizë në Lindjen e Mesme, që dëmton reputacionin dhe harxhon kapacitetet ushtarake e financiare, të cilat nga ana tjetër sidomos i mungojnë mbrojtjes së Ukrainës në këtë moment kritik. Vlen për t’u përmendur se në fillim të marsit, Kina, Irani dhe Rusia nisën një stërvitje të përbashkët detare, e katërta e këtij lloji në pesë vitet e fundit, në Gjirin e Omanit.

Ndërsa Izraeli mendon për lëvizjen e tij të radhës, debati brenda Kabinetit të Luftës është tregues i një përllogaritjeje më të gjerë strategjike – nëse do të përgjigjet me forcë të konsiderueshme kundër objektivave iraniane, ose do të adoptojë një qasje më të matur për të parandaluar një përshkallëzim rajonal. Megjithatë, sa më gjatë që Izraeli të vonojë përgjigjen e tij ndaj sulmit të Iranit, aq më e vështirë do të jetë të fitojë mbështetje ndërkombëtare për një sulm të tillë.

Konteksti global është po aq i rëndësishëm, teksa koha kalon dukshëm, qëndrimi i administratës Biden dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë po anon drejt favorizimit të zgjidhjeve diplomatike ndaj përgjigjeve ushtarake, siç theksohet nga mbledhja e menjëhershme e liderëve të G7 dhe deklaratave pasonjëse individuale.

Pra, në botën e sotme, në të cilën të gjitha format e ndërveprimit duken të jenë të militarizuara, Irani edhe pse ka dështuar në objektivat e tij afatshkurtra ushtarake, ka krijuar kushtet e përgatitjen e terrenit për një ndërveprim të ndërlikuar të strategjisë ushtarake, marrëdhënieve diplomatike dhe dinamikës së aleancave rajonale duke bërë mëse të nevojshme për të gjithë ne që të realizojmë ndryshime thelbësore në mënyrën se si mendojmë dhe veprojmë, sidomos për sa i përket sigurisë. Ajo dhe pse është shumë më e gjerë se mbrojtja, nuk ka dyshim se mbrojtja është dhe do të mbetet diktuese në çdo strategjie sigurie. Ne kemi nevojë për një ndryshim paradigme në mbrojtjen kolektive, duke parandaluar keqkuptimin e “pjesës tjetër kundër Perëndimit”.

Është thelbësore të veprojmë me vendosmëri e vizion për të ridimensionuar përpjekjet tona kolektive për të parandaluar shfaqjen e sfidave të tilla ndaj institucioneve ndërkombëtare, apo edhe ndaj një aleance kundërshtare sipas një boshti të ri, potencialisht të katalizuar nga konflikti në Lindjen e Mesme apo gjetkë. Përgjigja jonë duhet të përputhet me parimet tona demokratike, të zbatuara në vazhdimësi e mënyrë konstante në mbarë botën, siç dhe u demonstrua në Ukrainë. Një qëndrim i tillë parimor është në mbështetje të sigurisë globale dhe do të përforcojë rendin ndërkombëtar.

Mjeku ligjor: Enveri u zhvarros më ‘92 për të përgënjeshtruar shpifjen se kufoma u godit në kokë dhe u dëmtua nga kavoja e vinçit që po e nxirrte

Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj.


Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.

Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania nowadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

******

Sekreti mjekësor në përgjithësi dhe ai pas vdekjes së pacientit dhe i personave publikë

I njëjti arsyetim mund të bëhet edhe në rastin e Lordit Moran, i cili e botoi këtë libër pas vdekjes së pacientit, kryesisht për mjekimin e Çurҁillit, pa e diskredituar të ndjerin (Robitscher, 1968). Në literaturën mjekësore shembuj të tillë janë të panumërt (Robitscher 1968; Piédelièvre, 1966):

-Rasti Maratit, një nga udhëheqësit e revolucioni francez të viti 1789 që u vra duke bërë banjo, por që nga mjeku i tij rezultoi se ai vuante nga dermatiti (infeksion i lëkurës)  së skrotumit dhe perineumt. Banja e qetësonte atë nga sëmundja prej së cilës vuante.Kjo e bëri më të lehtë atentatin ndaj tij.

-Rasti i mjekut, që kishte përpiluar raportet mjekësore mbi përparimin e sëmundjes dhe sjelljen e Napoleonit para se të vdiste.

-Rastet e sëmundjeve dhe vdekjeve të shumë presidentëve të ShBA etj.

 Sekreti mjekësor në Shqipëri

 Çështja e sekretit mjekësor në vendin tonë, paraqitet në kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore, i cili përmban nenin 22 (ruajtja e sekretit mjekësor) dhe nenin 23 (zbulimi i sekretit mjekësor).

Pra, sipas këtyre neneve, sekreti mjekësor i mjekut, përbën një parim shumë të rëndësishëm, por jo me karakter absolut, sepse mund të zbulohet kur rrezikohet jeta e pacientit ose e kërkon ligji.

Kështu mos-ruajtja e sekretit mjekësor, nga kërkesa e ligjit, është dhe ai i parashikuar në kodin e procedurës penale të vendit tonë. Sipas nenit 282 (kallëzim nga personeli mjekësor), personeli mjekësor për një mjekim që ai kryen dhe dyshon se lidhet me një vepër kriminale, është i detyruar ta denoncojë atë në organet e prokurorisë (Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, 1995).

Para disa kohësh, në zbatim të këtij neni të procedurës penale, u arrestuan dy mjekë dhe një infermier në Fier me akuzat penale “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (Top Channel, 2022).

Kjo për arsye, se ata kishin mjekuar një person që kërkohej nga drejtësia, pas përplasjes së tij me armë zjarri në një fshat të Elbasanit. Pra në këtë rast, ata nuk kishin zbatuar nenin 282 të kodit të procedurës penale, sipas të cilit ata ishin të detyruar të kallëzonin mjekimin që i kishin kryer këtij personi në organet e drejtësisë.

Sekreti mjekësor pas vdekjes i personave publikë

 Çështja e sekretit mjekësor pas vdekjes përmendet në kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore (viti 2012) të vendit tonë vetëm në paragrafin e dytë të nenit 22 (ruajtja e sekretit):

“……..Madje edhe pas vdekjes të të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo (e fshehta mjekësor) përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve, mjeku duhet të mos zbulojë sekretin profesional”.

Siç shihet, kjo çështje trajtohet shumë pak në legjislacionin mjekësor Shqiptar. Prandaj për këto raste, sidomos për personat publikë, që kanë filluar të analizohen edhe te ne, duhen zbatuar rregullat e rekomanduara nga literatura e huaj, një pjesë e të cilave u paraqitën më parë në këtë studim.

Nga ana ime unë kam marrë pjesë në disa raste vdekjesh mjekoligjore, rezultatet e të cilave i kam shpallur dhe botuar në shtyp, duke mos ruajtur kështu sekretin mjekësor, por pa shkelur rregullat e veçorive të këtyre rasteve (B. Çipi, 2018).

-Kështu në disa botime për vdekjet e Mehmet Shehut, Nako Spirut, që përfshihen në grupin e vdekjeve kriminale dhe si të tilla ato do të konsiderohen si raste, kur sekreti pas vdekjes nuk ruhet. Sidoqoftë përpara botimit, unë kam marrë edhe lejen e familjarëve të tyre (Çipi B., Çipi S. 2015; Çipi, 2018, 2020;).

-Çështja e viktimave të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë në vitin 1951, përbën edhe ajo një rast kriminal, ku nuk ka qenë nevoja e ruajtjes së sekretit mjekësor; edhe për këtë çështje është marrë prej meje leja e familjarëve të viktimave, të cilët kanë ndihmuar edhe në zbulimin dhe ekzaminimin e tyre.

-Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, botimi i tij në vitet 2000, u bë për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë, sipas të cilës gjatë ekzumimit (nxjerrjes nga varri), kufoma u godit në kokë dhe u dëmtua nga kavoja e vinçit që po e nxirrte. Për këtë botim, unë pata mbështetjen edhe nga një prej njerëzve të rrethit familjar të Enver Hoxhës.

Në lidhje me të dhënat e ndjekjes mjekësore së Enver Hoxhës, mund të përmenden këto publikime:

-Shënimet mbi ndjekjen mjekësore të Enver Hoxhës, të lëna nga   Prof. Dr. Fejzi Hoxha (të botuara pas vdekjes së tij nga Prof. Dr. Lluka Heqimi, në vitin 2003): bashkëmoshatar, nga Gjirokastra dhe ai, që e kishte njohur Enver Hoxhën që në fëmijëri dhe e kishte kuruar, pavarësisht nga vështirësitë e këtij mjekimi, për një kohë shumë të gjatë (Heqimi, 2003).

Botimi i këtyre shënimeve, pas vdekjes së autorit të tyre, përbën një nga ato raste kur sekreti mjekësor mund të mos ruhet për personat publikë shumë të njohur. Përveҁ tij, për mjekimin e Enver Hoxhës është shprehur edhe mjeku tjetër i tij, Prof.Dr. Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës.

Sipas tij, Hoxha vuante nga një patologji e hershme e diabetit dhe ai kishte të gjitha faktorët rrezikues, që mund t’i merrnin jetën herët apo vonë.

“Diabeti ishte i njohur që nga viti 1948 dhe ndaj ishte eprori profesor Fejzi Hoxha, mjeku më i mirë endokrinolog që kishim, sepse pacienti ishte i sëmurë diabetik dhe Enver Hoxha mjekohej për diabetin. Ecuria e diabetit me ndërlikimet shoqëruese bëri rrugën e vet natyrale.

Duhet të kemi parasysh që ai ishte një pacient me një diabet të vështirë për ta ekuilibruar, obez, duhanpirës, me stres permanent. Pra, në konceptin e kardiologjisë, këta faktorë  prej më shumë se 10 vitesh janë faktorët rrezikues dhe vetiu në një pacient të tillë, janë të pritshme ndërlikimet në sistemin arterial, në zemër apo dhe në tru”.

Sipas Prof. Sabit Brokaj, që kishte qenë pjesë e ekipit të mjekëve, por dhe për përvojën për këta të sëmurë, “Enver Hoxha ka qenë i sëmurë i mirë-kontrolluar, në aktivitet të plotë derisa vdiq në atë moshë, pasi me këta faktorë, pacientët janë të rrezikuar dhe në moshë shumë më të re.

Enver Hoxha pati ndërlikimet e tij diabetike. Vdekja e Enver Hoxhës ishte rrjedhojë e një patologjie të hershme të diabetit, që në vitin 1948, duke krijuar komplikacione, që agravoheshin vit pas viti dhe në organet të tjera të trupit. Kujdesi ndaj tij ishte maksimal, ndërsa Enver Hoxha deri pak para vdekjes, ka qenë aktiv në detyrat politike dhe shtetërore”.

Në të vërtetë, në 10 vitet e fundit të jetës së tij, Enver Hoxha ka qenë nën kujdesin shëndetësor të një ekipi mjekësor të përzgjedhur, në të cilin bënin pjesë edhe Prof. Dr. Isuf Kalo dhe Prof. Dr. Ahmet Kamberi.

-Vitet e fundit janë botuar dy libra me detaje të hollësishme nga ana e këtyre dy mjekëve që e kanë kuruar Enver Hoxhën:

“Blloku” i Prof. Dr. Isuf Kalo, viti 2019 (Kalo, 2019).

“Pacienti ynë i veçantë” i Prof.Dr. Ahmet Kamberi, viti 2020 (Kamberi, 2020).

Të dy librat në lidhje me ruajtjen ose jo të sekretit mjekësor pas vdekjes, janë të justifikuara, sepse kanë të bëjnë me udhëheqësin kryesor të diktaturës komuniste 40 – vjeçare; prandaj problemet mjekësore të tij, do të ishin të nevojshme të njiheshin në radhë të parë nga publiku i gjerë i vendit tonë. Nga ana tjetër është marrë dhe leja e të vesë së Enver Hoxhës, për botimin e librit “Pacienti ynë i veçantë” të Prof. Dr. Ahmet Kamberi.

Në këto libra janë ruajtur dhe respektuar në përgjithësi interesat e pacientit.

Kështu në librin “Blloku”, Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan midis të tjerave: “Kam mendimin se nëse Enver Hoxha nuk do të jetonte në atë kohë, nuk do të ishte bërë diktator, por do të ishte bërë një mësues shumë sharmant, sepse ishte shumë simpatik si njeri; në një farë mënyre, pozita e mori në qafë atë…! U bë një pacient bashkëpunues që ia lehtëson punën mjekut.…! Ai nuk ka dashur që ne ta diktojmë as sëmundja ta diktojë, por ka pasur inteligjencën edhe mundësinë që të bashkëpunonte në lidhje me mjekimi e tij”.

Ndërsa në librin “Pacienti ynë i veçantë”, Prof. Dr. Ahmet Kamberi, duke u mbështetur kryesisht në marrëdhënien mjek-pacient, thekson se: “Në marrëdhëniet me mjekët, Pacienti ishte i përzemërt. Nuk ka ndodhur kurrë që ai të shprehte pakënaqësi me fjalë, ndaj ndonjërit prej nesh, madje edhe atëherë kur ai nuk ishte i kënaqur me këshillat tona. Pakënaqësinë ai e shprehte thjesht, me ngrysjen e fytyrës, me mungesën dëshirës për ta zgjatur diskutimin dhe me mosbindje….”!

Por në librin e parë “Blloku” të Isuf Kalos, jepen disa të dhëna dhe mendime mbi jetën intime, që unë kam mendimin që Pacienti vetë dhe bashkëshortja e tij, nuk do të ishin dakord që ato të shpalleshin pas vdekjes së Pacientit. Po kështu në librin “Blloku”, jepen mendime dhe argumente kryesisht të karakterit psikologjik nga ana e autorit të librit, për ngjarje të ndryshme të asaj kohe, mendime këto të cilat nuk i ka shprehur Pacienti dhe me të cilat vetë Pacienti, kur ishte gjallë, besoj se nuk do të ishte dakord.

Këto mund të kenë qenë disa nga arsyet që për botimin e librit: “Blloku”, nuk është marrë miratimi familjes së Enver Hoxhës. Në lidhje me këto botime, unë kam këto vërejtje dhe sugjerime:

-Botimi i këtyre librave, të dy mjekëve të njohur: Prof. Dr. Isuf Kalo dhe Prof. Dr. Ahmet Kamberi, po kështu edhe botimet e mjekëve të tjerë që kanë mjekuar Enver Hoxhën, do të ishte mirë që të shoqëroheshin edhe me publikimin e plotë të raportit të autopsisë, sikurse është vepruar me udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, Leninit dhe Stalinit. Kjo më shumë për të vërtetuar ose hedhur poshtë hipotezën, që ai mund të jetë eliminuar. Kjo akuzë e shpallur në shtyp, është ngritur nga njëra prej nuseve dhe njërit prej djemve të Enver Hoxhës, sipas të cilës, ai është helmuar.

-Do të ishte më e përshtatshme që libra të tillë, të botoheshin në një kohë më të vonë, sikurse rekomandohet nga literatura përkatëse, sipas të cilës kujtesa e njerëzve që e kanë njohur të vdekurin, është shumë më e rëndësishme se ajo që ka mbetur në gjeneratat e më pasme, prandaj mbrojtja e konfidencialitetit mjekësor pas vdekjes, do të pakësohet me kalimin e kohës, deri në zhdukjen e plotë të tij.

Kjo, për arsye se botimi i këtyre dy librave, sidomos i librit “Blloku” u shoqërua, përveç lavdërimeve të shumta, edhe me një reagim të rreptë kundërshtues ndaj paraqitjes simpatike të Enver Hoxhës, në marrëdhëniet me mjekët që e kuronin atë, ndërkohë që në mendjet e njerëzve, si atyre të moshuar por edhe atyre më të rinj, janë ende të freskëta dëshmitë shumë negative të jetës së Enver Hoxhës, një pjesë nga ato të publikuara nga ata që e kanë njohur që në rininë e tij, si dhe ato të krimeve monstruoze të urdhëruara prej tij, shumë prej tyre ende të pazbuluara.

P.sh., shkrimtari dhe studiuesi Vedat Kokona (Kokona 2020), që e ka njohur që në rini Enver Hoxhën, në kujtimet e tij, midis të tjerave shkruan se; “Ai ka qenë  një sfinks ndanë piramidës të ndërtuar me eshtrat e atyre që vrau…..e mbylli këtë vend në një bodrum të fëlliqur, në një kënetë të ndotur, ku krokasin natë e ditë bretkosa të mjera…! Afro gjysmë shekulli në errësirë, në këllirë, me mashtrime, gjurmime, pushkatime, internime, spiunime, kur bije në shtrat me frikë dhe ngriheshe me frikë…….kur duhej të flisje dhe të thoshe ato që s’doje t’i thoshe….etj”!

Një vlerësim tjetër negativ për Enver Hoxhën, nga një person anonim: “Njeri i lig dhe i djallëzuar shumë. Vuajti shumë ky popull. Nuk ja kishte borxh….! Ç’faj patën gjyshërit tanë që ishin me dhën, e me dhi, me shtëpi e katandi? Ç’faj patën ata që mësuan në shkollë dhe u diplomuan në Perëndim? Pse Enveri ishte tapë topi dhe aventuerier….! Hajt të bëjë terror gjithë të diplomuarit, gjithë pasanikët, gjithë të kamurit etj.

Në përfundim duhet theksuar se:

-Parimi i rëndësishëm i konfidencialitetit mjekësor, i cili nga një detyrim moral është kthyer në një detyrim ligjor dhe në fund si një nga të drejtat fondamentale të njeriut, përmban edhe të fshehtën mjekësore pas vdekjes, të njohur jo aq sa duhet.

-Kjo e fundit përmban aspekte të ndryshme që i përkasin argumenteve kryesisht filozofike, interesave të personit të vdekur, rrethanave kur kjo e fshehtë nuk ruhet, kohës që ka kaluar nga vdekja, personave që kanë detyrimin për ruajtjen ose jo të saj, rasteve të ruajtjes ose jo të saj për personat e njohur etj.

-Kjo lloj e fshehte mjekësore, sidomos ajo e një personi publik për vendin tonë, përbën një çështje shumë delikate që kërkon një kujdes shumë të madh në rastet e shpalljes së saj. Bardhyl Çipi Memorie.al

VIDEO: Deklarimi i Kurtit për media, pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deklarimi i Kurtit për media, pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kur Asllan Rusi transferohej te Studenti, historia befasuese e vitit 1976. Ish-trajneri: Kam patur fatin ta drejtoj, ju tregoj frikën që kisha- Nga UVIL ZAJMI

Ajo ka qenë dhe mbetet një ndër lëvizjet më të bujshme të shekullit të kaluar për sportin tone kombëtar. Një histori që lidhet me Asllan Rusin, kolosin e volejbollit të Dinamos dhe përfaqësueses, ndërsa krejt papritur ai do të kalonte te Studenti, një skuadër modeste që luante në Kategorinë e Parë të asaj kohe. Edhe sot, kur flitet për atë ngjarje, ka pas misterin shoqërues, bashkë me disa enigma: Cilat ishin motivet e atij transferimi befasues, kur Asllan Rusi do të braktiste Dinamon e tij për të veshur fanellën e një klubi tjetër? Aq më shumë kur bëhet fjalë për një sportist të atij niveli, një mit si ai, që për specialistë, trajnerë, lojtarë, spektatorë, admirues, ishte një surprizë, kur në parket, në mjediset e pallateve të sportit, Rusi dinamovit, do të shfaqej me një formacion universitar?

Një histori pak e rrëfyer, pak e njohur dhe e kujtuar apo komentuar, edhe për brezin tim, që e kemi përjetuar nga afër karrierën e tij, të nisur nga parku sportiv i Dinamos, ai pas kryeministrisë, më pas në pallatin e sportit “Partizani”, në përplasjet e mëdha të kohës. Si e kujton sot Edison Pashaj, kur si trajner i Studentit do të kishte në gjashtëshe edhe “studentin” Asllan Rusi, në atë kohë 32-vjecar?. Një rrëfim mbresëlënës, por jo vetëm. “Panorama Sport” rikthen sot historinë e Asllan Rusit në vitet ‘70, me disa të pathëna për ish-volejbollistin.

TE DINAMO, BINJAKËT E RRJETËS RUSI-BONATI
Jemi në vitin 1963, në kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë. Kemi një Dinamo me Vangjel Kojën si lojtar-trajner, Franc Jakova, Ylli Shehu, Anastas Panteqi, Foto Kola, Qemal Gjinali, Hazbi Kotoni, Kreshnik Tartari, Andrea Gjika, Petrit Maçi, si dhe dy të rinj të talentuar, Asllan Rusi e Zhani Bonati. Pikërisht këtu do të startojë karriera e Asllan Rusit, plot lavdi e lidhur me trofe dhe pjesëmarrje të paharruara në Europë, deri në “Final 4”, atë të vitit 1972. Gjithmonë në linjën e parë, shtylla kryesore, njeriu skuadër, tek ai luhej, bazohej dhe orientohej loja.

Shuter, me një potencial unikal. I preferuar, i kërkuar dhe i pëlqyer nga shumë klube të Europës, por pa mundur të transferohet në asnjë prej tyre. I admiruar, adhuruar nga spektatori dhe protagonist i padiskutueshëm. Bashkë me Dashamir Fagun, janë dyshja spektakolare konkuruese në Europë, fillimisht me Dinamon, pastaj së bashku te Partizani, protagonistë në sfidat e mëdha ndërkombëtare të kohës.

LARGIMI I BUJSHËM DHE I PAPRITUR
Në lojërat me dorë, janë disa lëvizje dhe transferime të spikatura për kohën. Janë dy basketbollistët e Partizanit, Guxim Bekteshi që do të kalojë te 17 Nëntori dhe Dodan Përmeti, do të veshë fanellën e Dinamos. Ndërsa në sezonin 1975-1976, volejbollisti Asllan Rusi, në atë kohë 31 vjeç, ishte ende lojtar i Dinamos. Pjesa e bluve ishin edhe Enis Terihati, Kiço Lena, Rajmond Gjerazi, Leonard Tase, Ilir Cirnaku, Shaban Uka, Kostaq Skënderi, Ylli Çela, Andi Tirana, Shkëlzen Hoxha, Hajrulla Beriolli, Vladimir Sadushi dhe me të pandarin, trajnerin legjendar Vangjel Koja.

Dinamo Europiane e vitit 1972 në Belgjikë në “Final 4”. Në këmbë nga e majta: Bio, Starja, Gjerazi, V.Koja (trajner), Fagu, Cirinaku, Hoxha. Ulur nga e majta: Tartari, Terihati, Beriolli, Lena, Rusi.

Një kampionat me dhjetë skuadra, me të zakonshmet rivale, Partizani i Andon Konës, Dash Fagut, Ylli Tomorrit, Bert Borovës, Skënderbeu i Petrika Suxhos, Vllaznia e Skënder Palokës dhe e trajnerit Ali Bushati, Labinoti i Hysen Domit, pastaj Dajti që drejtohet nga Hazbi Kotoni, Studenti dhe Flamurtari. Në përfundim të kampionatit të zhvilluar me tri faza, Dinamo do të shpallej kampione e Shqipërisë. Për të ardhur tek edicioni 1976-77, që do të këtë një fillim krejt ndryshe, kur Dinamo pas 13 vitesh do ta nisë atë pa një lojtar, emër të madh, me të cilin është e lidhur historia e vetë klubit, Asllan Rusi.

Një lëvizje që do të befasojë Shqipërinë sportive, kur krejt papritur, ai do transferohet te Studenti, dikur me emrin Universiteti. Një formacion simpatik, rivalizues, në përbërje me lojtarë të ardhur për të kryer studimet në Tiranë. Nga Petrit Berhani, Arben Take, Rudi Merko, Skënder Xhara, Perlat Voshtina, Bashkim Brahja, Sokrat Qeleshi, Arjan Dino, Agron Lubani, Fatos Qatipi, Vlash Macaj, Pirro Dervishi dhe Ilia Vathi. Një skuadër modeste, jo e elitës, që ka trajner specialistin e njohur, Edison Pashaj, i diplomuar në ILKF “Vojo Kushi”, pastaj volejbollist dhe prej disa vitesh në stolin e skuadrës studenteske. Në atë kampionat, bashkë me klubet e abonuara në këtë kategori, konkuron edhe Studenti, por, me një Asllan Rusi më shumë.

Pas përfundimit të fazes së parë, në muajin janar 1977, nisin gjysmëfinalet e Kupës së Republikës, ku Studenti është në grupin A, së bashku me Dinamon, Partizanin, 17 Nëntorin, Vllazninë dhe Dajtin, sfida që do të luhen në kryeqytet. Dy të parat nuk e patën të vështirë të kualifikohen, ndërsa Studenti derdhi shumë djersë dhe duhej të priste takimin me Dajtin. Nëse e fitonte atë do të ishte fanalisti i tretë. Në këtë ndeshje, universitarët zhvilluan një nga takimet më të bukura të tyre, duke siguruar finalet, aty ku janë edhe Dinamo, Partizani, Skënderbeu, Labinoti dhe Flamurtari. Në ditën e parë, Partizani fiton me vështirësi 3-2 me Studentin, një lojë që edhe mund ta kishte humbur, nëse Studenti do të kishte ruajtur freskinë e fillmit. Edhe në ditën e dytë, Studenti do të pësojë një humbje të thellë 3-0 me Dinamon.

Një takim ku Asllan Rusi për herë të parë në karrierë është përballë Dinamos, lojtarëve të ish-skuadrës së tij. Dramatik do të jetë takimi i ditës së tretë me Asllan Rusin e zgjuar dhe protagonist. Ajo ditë është më e bukura e finaleve. Studenti i udhëhequr nga loja e gjithanshme dhe sulmi i fuqishëm e i lartë i Asllan Rusit, dominoi plotësisht kundër Skënderbeut, duke fituar 3-2. Në mbyllje, Kupa do të fitohet nga Dinamo, që mundi 3-1 Partizanin, pas një rivaliteti deri në pikët e fundit, për t’u konfirmuar sërish triumfuese. “Një turne, ku shquhen veteranët si Rusi, Fagu, Lena, Sh.Hoxha, Terihati, Domi, që u shfaqën në formë shumë të mirë”, shkruan gazeta “Sporti” e kohës. Ndërkohë, qëndrimi i Asllan Rusit te Studenti, nuk do të zgjasë më shumë se nje sezon.

TRAJNERI I STUDENTIT: KAM PATUR FATIN TA DREJTOJ, JU TREGOJ FRIKËN QË KISHA

E kujton mjaft mirë atë periudhë ndërsa nën zë flitej se Asllan Rusi do të largohej nga Dinamo, kur dikush do i thotë: “Asllani dëshiron të vijë te ju, te Studenti”. Ishte Bert Borova, lojtar i Partizanit, me të cilin ai kishte shumë miqësi. “Befasi e madhe, pasi unë të paktën as nuk e mendoja diçka të tillë dhe jo ta besoja”.

Edison Pashaj duke folur për “Panorama Sport”.

Kështu shprehet ndër të tjera për “Panorama Sport” trajneri i njohur, Edison Pashaj, i cili rrëfen kalimin e Asllan Rusit te Studenti dhe detaje nga ai vit.

Edi, si është njohja juaj me Asllan Rusin?
Me Asllanin jemi njohur në vitin 1964 në Lojërat e Shkollave të Mesme që organizoheshin në Vlorë. Unë me shkollën time, “Qemal Stafa”, ai me “Petro Nini Luarasi”, që ishte në varësi të Dinamos. Një veprimtari e ndarë me zona, nga Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana, etj, Ndeshjet zhvilloheshin te sheshi ku ndodhej busti i Avni Rustemit. Aty ishte edhe Zhan Bonati, që bashkë luanim me të rinjtë e Dinamos. Krijonin një dyshe shumë të bukur me Asllanin, teksa bënin sikur grindeshin, e pastaj i shihje duke vrapuar bashkë.

Pse dhe si u shfaq kaq papritur kjo dëshirë për të ardhur te Studenti. Cila ishte situata dhe raportet e tij me klubin e Dinamos?
Te Dinamo nuk ishte më lojtar stabël formacioni, dukej një cikël mbyllur i atij grupi, pasi kishte ardhur një brez me të rinj dhe pretendime. Ndoshta mund të ketë qenë edhe urdhër i ministrisë për ta larguar nga klubi. Ata nuk mund të dilnin hapur, që Asllani nuk na nevojitet më. Ndoshta, duke u ndierë jo më pjesë e Dinamos, them se mund ta ketë shfaqur vetë dëshirën për t’u larguar. Janë disa enigma për kohën, ndërsa të tilla kanë mbetur ende sot.

Si e pritët informacionin për një Asllan në skuadrën tuaj?
Kur më thanë që do të vijë te Studenti e prita me kënaqësi këtë lajm. Sidoqoftë u stepa, pasi nuk e dija motivin dhe sa e vërtetë ishte. Një sportist me aq vlerë, ishte një nder për mua dhe klubin Studenti. Por, gjithmonë i rezervuar, diçka e pabesueshme. Çfarë mund të bënte Asllani te ne? Pata frikë se “moshë e madhe, pak problem shëndetësore, nuk na nevojitet”. Pra, me të tilla justifikime, drejtuesit dhe shefi i klubit edhe mund ta refuzonin.

Asllan Rusi

Pse nuk shkoi te Partizani?
Te ai grup, ai brez, Rusi kishte shumë miqësi me Bert Borovën, Dash Fagun, por Partizani që drejtohej nga Andon Kona, në atë kohë ishte një skuadër me shumë pretendime dhe në përbërjeme lojtarë cilësorë. Vetëm pak kohë më parë, kujtoj se e ato e kishin marrë si përforcim në ndeshjet për Kupën e Kampioneve. Mundet që edhe ta kenë biseduar, por nuk mund ta them me siguri diçka të tillë pse nuk shkoi atje.

Dhe vjen një zgjedhje krejt e veçantë e tij, pra u afrua te Studenti…
Zgjodhi Studentin, të cilin ia kishin servirur miqtë e tij. Skuadër modeste, pa pretendime, probleme, jo nën tension, mjedis i qetë, me lojtarë të rinj. Asllani ishte i bindur se do e provonte te Studentin ku do të shkëlqente. Egoja e madhe e një sportisti është normale, aq më shumë për Asllanin. Kështu mendoj se e ka gjykuar. Për një lojtar me një karrierë të madhe te një klub i famshëm, nuk ishte e lehtë ajo zgjedhje. Por, edhe për palestrën, siç ishte ajo e universiteteit, me nje arkitekturë italine, shumë e përshtatshme për stërvitje. Pëlqehej nga lojtarët, sepse klubi ynë kishte hapësirë dhe krijonte kushte të mira në qendër të Tiranës.

Studenti preferohej edhe nga të tjerë sportistë në atë kohë…
Lojtarë të njohur që ishin në fund të karrierës, kanë preferuar të luanin me Studentin. Kam disa raste dhe emra të mëdhenj të asaj kohe, të disa klubeve të Tiranës. Studenti kishte edhe një të veçantë, pasi sportistët merrnin në dorë një shumë prej 4000 lekë, një sasi e konsiderueshme financiare, një praktikë që nuk aplikohej në asnjë klub tjetër. Kjo për faktin se ne nuk kishim mencë dhe lojtarët trajtoheshin në një restorant, ku me një mërrëveshje e konvertonin në para trajtmin ushqimor.

Vijmë te prezantimi, ardhja e Rusit në skuadër. Si e kujtoni?
Ka qenë sezoni 1976-1977, kur Asllani erdhi te ne për herë parë. Atë mesditë e kujtoj sepse isha në pelestër. Ai u shfaq bashkë me Perlat Voshtinën, një lojtar i yni, i cili m’u afrua dhe më tha: “Jam me Asllanin, do të fillojë stërvitjen me ne”. Flitet për një sportist kolos, se kush ishte Asllan Rusi nuk e dija vetëm unë, por e gjithë Shqipëria. Unë pata mundësinë ta shihja nga afër në raportin lojtar- trajner. Në moshë isha më i vogël sesa ai dhe në stërvitje dhe ndeshje isha vetëm një trajner. Por ai ishte shumë korrekt, jo vetëm me mua, por me gjithë ekipin. Asnjë shfaqje të një lojtari të madh, përkundrazi. I plotësonim çdo kërkesë që të mos mërzitej. Tek ai pashë një volejbollist sa të madh, aq edhe të thjeshtë. I tillë ishte!

Si u realizua trasferimi i tij, pasi ishte një praktikë që nuk aplikohej për kohën?
Dinamo e la të lirë të largohej dhe ne e federuam. Nuk u krijua asnjë problem, edhe nga fakti se Dinamo nuk reagoi. Po të mos donte, Dinamo i thoshte federatës të mos federohej me një klub tjetër. Nuk kishin asnjë motiv pse ta kundërshtonin, të mos e lejonin. Kjo është arsyeja. Telat Verzivolli, shef i klubit tonë, ishte njeri i mirë, dashamirës, dhe bashkë me Mustafa Çelkupën dhe Lame Konomin kanë qenë drejtuesit me kontribut të madh në sport në Tiranë në ato vite. Të mbaronin punë.

Një Asllan tashmë që stërvitet me Studentin, çfarë detajesh kujtoni?
I pari në stërvitje para të gjithëve, pastaj vija unë dhe të tjerët. “Hë Asllan, paske ardhur herët”, i thoja me humor. “Po professor”, përgjigjej ai. “Mos më thuaj profesor, më thirr me emër”, i thoja unë. Por, ai ishte tepër i kujdesshëm edhe në këtë detaj. Zhvishej ngadalë, bëhej gati dhe kur dikush vinte me vonesë, pak me shaka, se ishte njeri me shumë humor, i drejtohej: “Pse vjen me vonesë, apo se ke trajner Edin, një njeri të urtë?”. I ngacmonte, por asnjëri nuk ia prishte. Gjithmonë pa i kaluar asnjëherë kufijtë, se “jam unë”.

Asllan Rusi gjatë një ndeshjeje

Ishte një mik i familjes suaj gjithashtu…?
Vinte ndeshja, ditën e shtunë apo të diel, Asllani vinte në shtëpinë time në Rrugën e Durrësit. Trokiste dhe më thoshte: “Më fal professor, ndoshta kohë jo e përshtatshme, se ke prindërit”. Prindërit i kishim miq si dy farmacistë të vjetër. Nuk e pyesja pse ke ardhur, ndërsa qëndronte dhe pas pak me zë të ulët që të mos e dëgjonin prindërit, që nuk ishin kurreshtarë, ndërsa ndiqnin televizor, më thoshte: “Edo, sikur të mos vi nesër në ndeshje?” “Si të gjykosh. Po e pate menduar kështu, asnjë probem”, i thoja unë. Nuk reagoja, t’i kërkoja arsyen, ta pyesja pse nuk do të vish, por e lija në zgjdhjen e tij. “Epo mirë, ashtu po bëj”, thoshte Asllani dhe më pas largohej. Ishte i pari në ndeshje, vetëm kur e shihja në pallatin e sportit “Partizani”. Ma ka bërë disa herë radhazi këtë punë. Nuk ia prishja, sportist i madh e respektoja edhe si njeri. Me numrin 9 edhe te ne, ku me Studentin qëndroi rreth një vit.

Si u përcoll në Tiranë ajo lëvizje, pasi braktisi Dinamon për Studentin?
Jo nuk u trajtua kështu, por largimi nga Dinamo dhe ardhja e tij te Studenti, sigurisht krijoi një atmosferë pak ndryshe në mjedisin sportiv këtu në kryeqytet. Fjalë që qarkullonin, të pabesueshme më shumë, që Rusi po largohej nga Dinamo. Kur erdhi te Sudenti, të gjithë ishin kurioz për ta parë Asllanin në stërvitje, sidomos dinamovitët e vjetër, ish-lojtarë, shokë, miq të tij. Disa vinin me biçikleta, i linin jashtë palestrës dhe ndiqnin seancat.

Me ju ishte edhe në Golem, në kampin e rinisë, por jo për plazh…
Asllani ka qenë me ne edhe në periudhë vere, në kampin e rinisë në Golem, pasi atje e çonin Studentin në 15-ditëshin e fazës përgatitore. Gjatë stërvitjes, bëja ushtrime në rërë, vrapime në 30 metra, dhe si një Usain Bolt ishte kur vraponte, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Si një kolos shtynte rërën, godiste fuqishëm me çdo hap të tij. Unë jam aq specialist të kuptoj se si ka mundësi, nuk ka sportist më të fortë se ky, se e shihja me sytë e mi forcën dhe potencialin që kishte.

Studenti me një Asllan Rusi në lojë, si reagonte?
Përpiqej në çdo takim të jepte maksimumin. Por kishte raste, kur me sedrën që kishte, arrinte deri aty, sa e gjykonte si ishte paraqitur dhe kur humbisnim, ndërsa më thoshte: “Edo, sikur nuk luajta mirë sot, më fal. Na iku kot kjo ndeshje”. Ishte edhe një mënyrë me të cilën komunikonim. Donte të fitonte me çdo kusht. Shkëlqente në momente të caktuara.

Ka një një moment që friksohen kundërshtarët kur e shohin pjesë të Studentit?
Kupa e Republikës, faza finale, në ndeshjen me Partizanin, që e humbëm 3-2. Ai luajti shumë mirë dhe aty u krijua një situatë, që e kam përjetuar vetë atë astmosferë në pallatin e sportit. Unë nuk besoja se mund të fitonim, por kishte disa momente gjatë lojës që ata po thyheshin keqazi. Drejtuesit e Dinamos që po ndiqnin ndeshjen u shqetësuan, pasi takimin tjetër e kishin me ne. Po na mund Studenti, po na mund Asllan Rusi.

Asllan Rusi përballë ish-skuadrës, kolegëve dhe miqve të tij. Si ka qenë ajo ndeshje?
Nga dinamovitët nuk kishte as më të voglin reagim dhe përballjen me ne e fituan pastër. Po kështu edhe prej Asllanit. Ndeshje korrekte në përgjithësi, një raport goxha miqësor me të gjithë, sportistë, arbitrat, trajnerët dhe spektatorin. Kështu i kujtoj ato takime. Ai Asllan kishte mbetur, i respektueshëm, si kur luante me Dinamon, tani me Studentin. Shumë korrekt në fushë dhe jashtë saj.

Si do ta përcaktonit ju si trajner Asllan Rusin?
Për aq pak kohë që qëndrova me të, kuptova se ADN-ja e një sportisti, volejbollisti aq të madh, e ka jo vetëm një i talentuar, por edhe shumë punëtor, serioz, profesionist i vërtetë. Edhe me një ekip të dobët, ai reflektonte. Se me një skuadër të mirë edhe shkëlqen, por ndryshe kur je me një formacion modest. Në fund të fundit, Dinamo edhe pa Asllanin, fitoi, se kishte lojtarët të tjerë të mire. Asllan Rusin e kam konsideruar një volejbollist, që sipas meje, ai futej në gjashtëshe të skuadrave më të mëdha të kohës. Këtë e konfirmoi viti 1972, kur bashkë me Dash Fagun, në diagonalen e njohur, kualifikuan Dinamon në katër skuadrat më të mira të Europës.

Por, pati edhe një rikthim surprizë te Dinamo…
Është një moment që ai u rikthye te Dinamo, por jo për të luajtur dhe vazhduar karrierën. Ishte një kërkesë e miqve, shokëve, vetë klubit që e ftuan që ta mbyllte me Dinamon, aty ku e nisi. Asllani pranoi dhe kur ka dalë në pallatin e sportit, në një ndeshje me Partizanin, i gjithë publiku i pranishëm aty, është çuar në këmbë, duke e duartrokitur gjatë. Dhe ai duke bërë nxemjen i përshëndeste.

INTERVISTOI: UVIL ZAJMI

Intervista- Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para votimit në maj

Valona Tela

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.

“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Knaus, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. A kishte ndonjë befasi për ju sa i përket debatit, por edhe votimit?

Gerald Knaus: Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni vendimin e disa deputetëve të Italisë – vend që e njeh Kosovën – për të abstenuar gjatë votimit? Disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër…

Gerald Knaus: Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.

Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan.

Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare.

Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh – votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.

Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende – Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën – konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar.

Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh këtë, a mund të jetë në rrezik vota e Italisë, për shembull, gjatë votimit në maj?

Gerlad Knaus: Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.

Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin.

Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare.

Radio Evropa e Lirë: Mbrëmjen e së martës, dëgjuam nga disa deputetë, sidomos prej atyre nga Franca, se Kosova duhet të ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit në maj. A mendoni se Asociacioni mund ta rrezikojë përfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave në maj?

Gerald Knaus: Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?

Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja.

Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion.

Radio Evropa e Lirë: Po thoni që topi është tani në anën e serbëve?

Gerald Knaus: Ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme. Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.

Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Por, për shembull, a do të konsiderohej si hap përpara dërgimi i draft-statutit të Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese?

Gerald Knaus: Nuk shoh asnjë problem me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është njësoj si miratimi i tij. Ai është një hap për të verifikuar nëse gjërat që po debatohen, janë realisht në përputhje me Kushtetutën. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se, edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se drafti është në përputhje me Kushtetutën, serbët e Kosovës duhet të jenë sërish pjesë e procesit. Kjo kërkon nga serbët të jenë në krye të komunave dhe ata nuk janë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, çfarë hapash do t’i sugjeronit Kosovës që të mos e humbasë këtë shans?

Gerlad Knaus: Mendoj se shumëkush është befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit. Mos harroni se Gjykata Supreme ka marrë vendimin për këtë çështje qysh në vitin 2012, ndërsa Gjykata Kushtetuese më 2016, dhe ai nuk është zbatuar nga pesë qeveri… Kur papritmas është zbatuar, secili e ka kuptuar se ky ka qenë vendim i duhur. Por, ka qenë një befasi për shumë njerëz që nuk kanë pritur nga Qeveria të veprojë.

Këshilla ime për Qeverinë është të mendojë se çfarë befasish pozitive mund të bëjë tani, për t’u treguar të gjithëve se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është, në fakt, një avantazh, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë evropianët që besojnë në të drejtat e njeriut.

Ka një varg çështjesh në të cilat Kosova ka bërë përparim, nisur nga mosdiskriminimi, krijimi i komunave me shumicë serbe pas pavarësisë, barazia gjinore nëse krahasohet me numrin e grave në parlamentet e disa vendeve të tjera të Këshillit të Evropës… Por, sigurisht që ka edhe çështje në të cilat Kosova mund të bëjë më mirë.

Dhe, këshilla ime është që Kosova ta zhvendosë debatin në të ardhmen, në atë që Qeveria e ka ndërmend të bëjë, për të treguar se kjo [anëtarësimi në Këshillin e Evropës] është një gjë e mirë për të gjithë, dhe të bëjë disa befasi pozitive në javët e ardhshme.

Sepse, në fund të fundit, ky nuk është një favor që Këshilli i Evropës po ia bën Kosovës. Është në interesin e të gjithë evropianëve të kenë një regjim sa më të fortë të të drejtave të njeriut, që i mbulon të gjitha demokracitë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të më thoni diçka konkrete që Kosova mund të bëjë?

Gerald Knaus: Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.

Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].

Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj?

Gerald Knaus: Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë – ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike – vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses.


Send this to a friend