VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Grenell: Kosova të heqë tarifat – Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve (video)

By | January 23, 2020

Komentet

Ej, populli im…?! Nga Skënder MULLIQI

 

O pupull, ku jeni, ku jeni katundar , punëtor, dhe intelegjencë e ndëruar…?!Po këtu jeni… më hallët dhe problemët që i keni, jo të vogla, së po jetoni në Kosovën e varfëruar nga politikanët?!
Ju jeni po ai popull që keni qenë dikur, natyrisht tash më gjenerata të reja, më halle të reja,  më kohën bashkëhore, e cila kohë,dikur ishte shumë më ndryshe, ose me duket mua, së edhe unë u bëra gjeneratë e vjetër. Kishim razi,  dashni, unitet, i ndihmonim njeri- tjetrin, kur ishte nevoja. Kush e di e bënim këtë edhe  pse ishim nën okupim , dhe na duhej razia , duhej të ishim më të bashkuar, për ta luftuar armikun
serbë , që kurrë nuk na la rahet, deri sa e debuam nga toka jonë.Populli im po më ngacmoni pak sa që tju mbajë një legjiratë,  sa të kam njohuri dhe si të bjen ajo tek e fundit…Kjo vlenë duke u nisur së pari nga unë, dhe nga të gjithë ne, se jemi nga ky nënqiell, së më ndonjë dallim të vogël, shumica nuk po jetojmë bash mirë…

Ej, populli im…popull i mrekullueshem,  popull që bota demokratike po na pranon si populli më i bukur , si popull më plote talentë, si në kulturë, art, muzikë , sport… Ej, populli im… nga gjiri ynë dolën shumë njerëz që bënë emer të madh… emra që nuk harrohen. Vargu i tyre për ti përmendur të gjithë është i gjatë…Tash nga të gjallët që po na bëjnë krenarë, janë Kadare,  Rita Ora, Dua Lipa,Bebe Rexha,Majlinda Klemendi, e shumë emra nga bota e futbollit dhe e sportit shqiptarë… Nese këta po na zbardhin fytyrën popull i dashur, do njerëz që rastësisht kan ardhëur në politikë,  po e zbehin renomen e krijuar nga të parët. Nuk po punojnë mirë , o pupull , e dini edhe ju vet, së vet jeni duke e paguar tagrin e hajnive të tyre…të hajnive pa karar.E di popull, së ju kan demoralizuar tepër shumë…

Ej, popull im, …së di qka po ndodhë me ju, që nuk po ju sosët durimi…E di e keni zor shumë, së nese dikur nuk e duruat okupatorin dhe e luftuat atë deri në qlirim, tash ështe më vështirë…Eshtë shumë vështirë, e pamundur së përpara i keni djemtë tu, që nuk dolën bash të mirë…Nuk dolën së lakmia për para  dhe pushtet i prishi në shpirt dhe zemer.I bani të pavlefshem për ju popull i dashur.

Ej, populli im, gjithmonë keni qenë të vyeshem,  keni qenë dhe keni mbetë popull bujar dhe mikëpritës sa nuk ban ndryshe … Nuk e keni meritar sigurisht këtë tretman nga djemtë tu… Nuk e keni merituar që vota juaj mos të shkon për zhvillim të vendit…Unë nuk ju ndrrojë kurrë, edhe pse nuk jeni pa gabime … Nuk po jetoni mirë, e këtë së keni merituar në Kosovën më plotë begati. Gjithnjë e më shumë po dukeni të lodhur, të demoralizuar nga gjendja e keqe sociale, po dukeni së po plakeni para vakti…Po dukeni sikur nuk po interesoheni sa duhet për fatin dhe të ardhmën e juaj.

Bukur moti sikur i keni ngritur duart lartë , sikur po thoni u dorëzuam …?! E dihet së burrat e dheut të këtij vendi,  kurrë nuk janë dorëzuar, edhe atëherë kur kanë qenë tepër ngushtë…edhe atëherë kur shumë kush është mbytur dajak nga shkau dhe argatetet e tyre në burgjet serbe.Nuk thëm së të gjithë janë dorëzuar, së ende ka që po luftojnë për këtë vend, po hapërojnë kah liria e tyre e vërtetë.Po shohim përditë kolona të autobuseve duke u larguar nga Kosova jonë e dashur! Si ti thëmi kësaj – tragjedi kombëtare.Kur dikush ja mësyn tokës së huaj për tu mos u kthyer kurrë në vendlindje, nuk ka më zor në këtë botë. Rinia ne mbrendinë e saj është e fuqishme, impulsive,  energjike, që ka shumë dëshira dhe ëndrra në këtë botë…Ka dëshira për ndryshime , dëshira për të krijuar karrierë, si po krijojnë mocanikët e tyre në botë. Këtë duhet pasur parasysh, tash kjo qeveri e shpresës…

Nga kjo qeveri pritet  që rinisë tua kthej buzëqeshjën e venitur, tua kthejë vullnetin për jetë në vendlindjën e tyre.
Kjo pritje nuk guxon të jetë e gjatë.Sigurisht po kuptoni së për çka e kam fjalën…?
Nuk guxojmë ta lëm tokën tonë të zbrazur.Ta lëmë në gojën e ujkut grabitaqar serbosllavë… Ta lëm tokën e të parëve tanë.
Ta lëmë tokën për të cilën u dha shumë gjak historikisht.Dihet së çka ka përjetuar ky popull. Ka përjetuar gjithëfarë golgotash, lufta, padrejtësi të mëdha nga Fuqitë e Kohës, që na copëtuan në gjashtë pjesë!
Nuk guxojmë popull që të na rreshqet keq mbamendja kombëtare.Ta vëmë të gjithë gishtin në temth, duke  mos lejuar që historia të na përseritet për të keq…

LDK dënon sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është sulmuar me vezë nga një qytetar të shtunën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, siç shihet në një video të shpërndarë nga disa media vendore.

Në video dëgjohet një person duke thënë “Taksën nuk bën me e heq”, duke iu referuar tarifës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë të cilën kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media e ka quajtur sulmin “akt të ulët të papranueshëm dhe të dëmshëm për proceset vendimtare nëpër të cilat po kalon vendi”.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtet-formuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politik-bërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim.

Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj. rel

Borrell ka folur për ndarjen e Kosovës në Berlin – Veton Surroi tregon detajet

Publicisti Veton Surroi, në një shkrim autorial të publikuar sot ka zbuluar detaje nga një takim që shefi aktual i diplomacisë së BE’së Josep Borell, ka pasur me disa ekspertë të njohur evropianë në Berlin para disa javësh.

Siç shkruan Surroi në këtë takim spanjolli Borell kishte hapur temën e korrigjimit të kufijve duke pyetur nëse do të ishte zgjidhje e mirë që Serbia të merrte veriun e Kosovës.

Ndërkohë përgjigja negative e ekspertëve dhe vërejtja se një lëvizje e kufijve do të hapte “Kutinë e Pandorës” e kishte shtyrë Borellin të ngriste pyetjen tjetër se ‘si bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, raporton Gazeta Express.

“Para ca javësh, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, u takua me ekspertë të njohur evropianë në Berlin dhe, sipas disa pjesëmarrësve, pyeti se a do të ishte zgjidhje që Serbia ta merrte pjesën veriore të Kosovës, mori përgjigje se kjo nuk do të ishte zgjidhje, por hapje e kutisë së Pandorës dhe atëherë konstatoi: “Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, ka shkruar Surroi.

Tutje në këtë shkrim Surroi ka vënë në pah mos koordinimin Bruksel-Ëashington sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se veprimet e Borellit dhe Grenellit në kontekstin e Rubikut, ngjajnë me atë që secila palë dëshiron që të rregullojë me një ngjyrë anën e vetë të rubikonit.

“Në kontekstin e kubit të Rubikut, biseda e Borellit dhe letër-synimet e Grenellit nuk janë fare të koordinuara. Janë përpjekje që Borelli të vendosë, për shembull, murin e ngjyrës së kuqe, me një zgjidhje që, të themi, do ta kënaqte Serbinë ndërsa Grenelli murin e ngjyrës së verdhë me zgjidhje pragmatike që ofrojnë përparim ekonomik për të dy vendet, siç thekson ambasadori”, ka shtuar tutje publicisti kosovar.

Surroi thotë se pyetja e Borellit se si t’i bëhet që të fitojë diçka Serbia nga dialogu i ngjanë një logjike të pazarit ku ofrohen zbritje me qëllim të realizimit me sukses të shit-blerjes.

Përveç kësaj, publicisti kosovar thotë se një pyetje e tillë tregon për mentalitetin se meqë Kosova është e pavarur atëherë edhe duhet të jap diçka.

Tutje Surroi thotë se nëse vazhdohet me një mentalitet të tillë, atëherë do të vazhdohet edhe lëmshi tre vjeçar që e kishte lënë Federica Mogherini si shefe e diplomacisë së BE’së.

“Konceptualisht, nëse Komisioni i ri Evropian vazhdon me pyetjen e njëjtë që e bëri edhe Mogherini, dhe bëri lëmshin trevjeçar të bisedave mbi harta, do të vazhdojë të përpiqet të kuptojë pse kur e rregullon ngjyrën e kuqe nuk mund t’i rregullosh ngjyrat e tjera”, ka shkruar Veton Surroi./Express/

Mërgimtarët ambasadorët më të denjë të Republikës së Kosovës – Nga Florim Zeqa

 

Ashtu çfarë ka qenë Ministria e Diasporës, e cila gjithnjë ka vepruar ndaras dhe në çakordim të plotë me MPJ-në dhe asnjëherë në shërbim të mërgimtarëve, por vetëm të grupeve të caktuara të interesit, më mirë që është hjekur fare.
Disa nga diplomatët kosovarë, gjegjësisht ambasadorët dhe konsujt, duke mos pasur asnjë lloj kontrolli dhe përgjegjësie ndaj institucioneve shtetërore, gjegjësisht MPJ-së, kishin filluar të bëhen pjesë e skandaleve të ndryshme financiare.
Si rezultat i mosfunksionimit si duhet i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe të abuzimit me Ministrinë e Diasporës në njërën anë, ndërsa në tjetrën të emërimit të ambasadorëve dhe konsujve jokredibilë të Republikës së Kosovës, të cilëve u mungon përvoja politike dhe diplomatike, ka bërë që të bjerë imazhi i Kosovës në shtetet respektive.
Pjesës më të madhe të mbasadorëve dhe konsujve diplomatik përveçse u mungon kredibiliteti politik në vendet perëndimore, ata më shumë janë përkujdesur për imazhin dhe xhepat e tyre sesa të mbushin arkën e shtetit dhe të kryejnë shërbimet konsullore për bashkatdhetarët.

Konsujt partiakë dhe analfabetë, imazh negativ për shtetin

Nuk janë të pakëta rastet, kur në mesin e ambasadorëve dhe konsujve kosovar në vendet e rajonit dhe nëpër vendet euro-përëndimore, janë emëruar militant partiak, analfabet dhe injorantë të skajshëm, të cilët përveqse nuk njohin asnjë nga gjuhët e huaja, çalojnë shumë në të folurit dhe të shkruarit e gjuhës amëtare shqipe!
Si pasojë e kësaj, shpesh kanë ndodhur anomali të llojeve të ndryshme, si bie fjala, lëshimi i dokumenteve të bashkaktdhetarëve me gabime dhe me afat të skaduar!.
Me koston financiare të Ministrisë së Diasporës mund të hapen me dhjetëra përfaqësi të reja konsullore, më afër dhe në përputhje me kërkesat e mërgimtarëve.
Me hapjen e Ambasadave dhe Konsullatave të reja, përveq aspektit diplomatik e ka rëndesinë e madhe të organizimit dhe përafrimit të mërgatës më shtetin amë, të lidhjeve emocionale (shpirtërore) mes mërgatës dhe institucioneve shtetërore.
Perveq aspektit diplomatik që kanë ambasadat dhe konsullatat, roli parësor i tyre duhet të jetë shërbimi për bashkatdhetarët, me paisjen e dokumenteve të nevojshme të shtetit të Kosoves duke filluar nga çertifikatat e lindjes, pasaportave dhe dokumenteve tjera të nevojshme për udhëtimin e fëmijëve të posalindur në drejtim të shtetit të Kosovës.

Përfaqësimi mërgatës në diplomacinë e jashtme, i zbardhë fytyrën shtetit

Në dekadën e fundit, diaspora shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim të ndonjë sekseri të tyre në Diasporë, duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.
Pas shkarkimit të 14 konsujve të emëruar jashtëligjshëm nga pushtetarët paraprak, duhet të vazhdohet me një rifresh më të thellë nëpër përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në shtetet evro-perëndimore.
Me këtë rast, i ftojë qeveritarët e rinjë në Prishtinë e në veqanti Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të merret seriozisht me përfaqësimin e Kosovës në botë dhe me problemet e mërgimtarëve, e assesi të mos i përserisin gabimet e pushtetarëve paraprak, me ekskursione të gjata nëpër vendet evro-perëndimore, me vrapime nëpër tubime e koncerte, panaire librash, prerje shiritash e aktivitete tjera që nuk përkojnë aspak me hallet dhe problemet e shumta të bashkatdhetarëve.
Përderisa në të kaluarën, hapja e ambasadave dhe përfaqësive konsullore në vendet evro-përendimore, ishte shndërruar në një biznes mjaft profitabil për pushtetarët në Prishtinë, tani e tutje duhet të shndërrohet në agjendë shtetërore dhe shërbime cilësore për bashkatdhetarët.
Përderisa në të kaluarën, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor ishte bërë sipas kriterit “kush qet në def më shumë”, tani e tutje duhet të bëhet sipas kriterit profesional, aftësive diplomatike të kandidatëve dhe përfshirjës së mërgatës në staf diplomatik.

Ndryshimet e filluara, shpresë edhe për mërgatën tonë

Ndryshimet e filluara me shkarkime të bordeve të korruptuara dhe kriminalizuara, e pasuar edhe me shkarkimet në përfaqësistë diplomatike ngjallin shpresat edhe tek mërgata e jonë. Emërimet e reja në postet vakante nëpër përfaqësitë diplomatike duhet të jenë gjithëpërfshirëse e jo një partiake.
Pasi në çdo shtet, regjion apo qytet evropian ku (nuk) janë të hapura ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, ka me dhjetra intelektual të profileve të ndryshme që janë të aftë dhe të përgatitur për të ushtruar funksionin e zyrtarit konsullor, pse jo edhe të diplomatit shtetëror.
Zëri i mërgatës duhet të dëgjohet në qeveri dhe parlament, por më së shumti nëpër ambasada dhe konsullata dhe jo vetëm.
Vetëm me përfshirjen e aktivistëve dhe veprimtarëve të shquar të mëgatës në stafin diplomatik të ambasadave dhe konsullatave në shtetet evro-perëndimore, ndryshimet e filluara do të kenë kuptim dhe përmbajtje pozitive.
Pra, mërgimtarëve duhet të ju bëhet e mundur pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë në vendimarrje duke filluar nga procesi i ardhshëm zgjedhor, përkatësiht me ndryshimin e ligjit zgjedhor që ua bën të mundur mërgimtarëve votimin nëpër përfaqësitë diplomatike, premtim ky elektoral i kryeministrit aktual.
Për këtë dhe shumë arsye tjera është e nevojshme hapja e sa më shumë konsullatave në shtetet me shtrirrje të gjërë gjeografike, siq janë Gjermania, Italia, SHBA-të dhe vende tjera me prezencë më të madhe të mërgatës tonë, në mënyrë që mërgimtarët t’i kenë sa më afër shërbimet konsullore dhe ato diplomatike.
Qeveria e re, e ka rastin dhe mundësinë që ta bëjë përfaqësimin dinjitoz të mërgatës nëpër përfaqësistë diplomatike dhe ta kthejë imazhin pozitiv të përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme, do të thoja imediate përfshirja e mërgatës në stafin konsullor dhe misionet diplomatike, për ta hapur një faqe të re dhe të ndritshme të diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare, për ta dëshmuar edhe në praktikë, se mërgimtarët janë ambasadorët më të mirë dhe më të denjë të Republikës së Kosovës në botë.

RAMUSH LEJE RËHAT ALBININ!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Tashti më nuk je ne Qeveri. Mandatin e mbarove ashtu siç e mbarove, me skandale dhe afëra nga te ndryshmet. Bane me parat e shtetit çka deshte,i qove atje ku deshte derisa e zbraze krejtë arkën e shtetit.

Kjo është e gjitha,por tashti qe nuk je më ne qeveri,leje rëhat Kryeministrin Albin Kurtin. Qeveria e re ndryshon dukshëm nga ajo e jotja.Janë më te arsimuar,janë te pa korruptuar,nuk dijnë me vjedhë me plaçëkitë vendin.Nuk janë njërëz te hunit dhe stupcit,siç ishin ne te gjitha qeverite e pasluftës.

Albini me ekipin e vetë, e dinë rrugën e vetë në qeverisje e cila do te jetë shumë ndryshe dhe shumë më cilësore më premtuese dhe gjithësesi jo korruptuese e me dosje gjyqesore mbi shpinë.

Nuk e di se përse Ti dhe AAK jeni lidhë si për qyke për taksën të cilën po luteni ne tokë e qiell qe ajo të mos hiçët.

Ramush ka përfunduar”krenaria”e jote për taksën.Ajo me e ka humbur efetktin e vetë,nuk bënë më punë.Taksa nuk guxon qe edhe me tutje ti lidhë nyje proceset që janë në zhvillim e sipër me qeverin e re.

Ramush ti e dinë fare mirë së sikur Serbisë ti vehën edhe 100 taksa tjera ajo nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në duart e Serbisë dhe Vuçiqit.Serbia do ta heqë taksën vetem ateherë kur te detyrohet ta bëjë këtë sepse serbi veç forcën e njehë.

Prandej mos trumbetoni qe edhe me tutje të humbëni kohë dhe lidhëni qykën për taksën,çoftë me kërcnime,protesta dhe nenshkrime për Parlament.Nuk pijnë uji,kanë ndryshi kohërat ne pushtet nuk jan më cubat dhe hajnat.

Megjithatë Albin Kurti e dinë rrugën e vetë të qeverisjës,e dinë vetem ate rrugë qe ia trasoi populli me 6 tetor 2019,atë rrugë ku kërkoëhn ndryshime dhe një qeverisje ndryshe.

Kjo është rruga e Kryeministrit Albin Kurtit i cili më përkushtim dhe pa u trembur do ta qojë përpara.Këtë po e vërtetojnë edhe aktiviteti i tyre ne ministrin e drejtesisi dhe ne ate të diplomacisë ku po ndreqen gabimet jo ligjopre te marra sa ishe ti ne pushtet.

Do te ua ndishë krsimat edhe ndryshimeve tjera ne te gjitha ministrit dhe borde ku i keni vendos
militantet,dajat.mesat,nipat e kend jo.

Reagon Konjufca: Çitaku na njoftoi me email për njohjen e Xhamajkës, do të marr shpejt veprime ndaj secilit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Çitaku dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarr veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Lajmi se Xhamajka e ka njohur Kosovën u bë e ditur mbrëmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që për këtë tha se e ka lajmëruar ambasadorja e shtetit në SHBA, Vlora Çitaku./Express/

Shkrimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarr veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet, që prej vitit 2018.

Fillimisht njohja, pastaj reciprociteti! – Nga Florim Zeqa

 

Albin Kurti reciprocitetin si masë kushtëzuese ndaj Serbisë e kishte kërkuar që në vitin 2011 si liderë opozitar përmes një rezolute me 7 dhjetor 2011, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar me 42 vota për, 33 kundër dhe 2 abstenime, në të cilën thuhej: “Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë”.
Mirëpo, vetëm një muaj më pas, me 20 janar 2012, me imponim të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi, tani president i vendit, në Kuvendin e Kosovës u votua kundër rezoluta, e cila e e anuloi reciprocitetin me Serbinë.
Edhe pas kaq viteve, përseri e njëjta përballje me Serbinë, e njëjta përballje e Albin Kurtit me Hashim Thaçin! Por dallimi qëndron në kohë dhe përmbajtje. Tani nuk është më e 2011-ta, e fillimit të dialogut me Serbinë, por është e 2020-ta e fazës finale të dialogut, nga e cila Kosova edhe po të dojë nuk mund të ndryshojë gjë me reciprocitet e taksë, por vetëm me kushtin e njohjes së ndërsjellë.
Tani Albin Kurti nga pozita e kryeministrit për aq sa e ka në dorë, si shef i Qeverisë, të realizojë premtimin e tij për masa reciproke ndaj Serbisë, e ka të vështirë ta realizojë për shkak të trysnisë së paparë ndërkombëtare për heqjen e të gjitha kushtëzimeve ndaj Serbisë.
Mbetët të shihet, se a do t’i bëj ballë Albin Kurti presionit ndërkombëtarë, në veçanti atij amerikan lidhur me masen e reciprocitetit!?

Reciprocitet real e jo formal

Reciprociteti në radhë të parë e nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve, gjegjësisht hyrjen dhe daljen nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas me pasaporta e jo të vazhdojnë kushtëzimet e njëanshme nga shteti i Serbisë për shtetasit kosovar vetëm me letërnjoftim, ndërsa shtetasit serb të kalojnë me pasaporta të Serbisë në territorin e Kosovës.
Reciprociteti do të ketë kuptim vetëm nëse Serbia i zbaton të njëjtat masa të cilat ajo i aplikon ndaj Kosovës.
Mirëpo, pa një trysni të vërtetë ndërkombëtare, vështirë është të besohet që Serbia pa njohje paraprake do të zbatoj masat e reciprocetit, gjegjësisht pranimin e pasaportave dhe dokumentave tjera me logon e Republikës së Kosovës.
Pra, reciprociteti duhet të jetë real e jo formal, siq ishte taksa 100 %, e shoqëruar me invazion të lartë fiskal dhe kontrabandë mallrash nga Serbia në Kosovë.
Reciprociteti real e kthen dialogun në binarë normal, në të kundërtën, reciprociteti formal, jo vetëm që nuk e ndal fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, do ta dëmtojë dialogun dhe fusë Kosovën në një aventurë akoma më të rrezikshme, e cila mund të rezultojë me ç’njohje edhe nga shtetet me ndikim në Bashkimin Evropian.
Edhe po të vihet reciprociteti nga ana e ‘Qeverisë Kurti’, duhet të vëzhgohet me kujdesin maksimal zbatimi nga Serbia para vazhdimit të çdo dialogu me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, për t’u siguruar që Kosova po hyn në fazën e njohjes nga Serbia”, në të kundërtën zhgënjimi për qytetarët do të jetë i madh dhe pasojat për shtetin të pa llogaritshme.

Nuk ka reciprocitet pa heqjen e Rezolutës 1244

Përderisa Serbia e shfrytëzoi taksën si alibi për fushatë kundër tërheqjes së njohjeve, të njëjtën gjë mund ta bëj edhe me reciprocitetin duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Për këtë arsye duhet të tregohemi të syqelë përballë Serbisë, që të mos i krijojmë një mundësi të dytë për tërheqje të njohjeve dhe dëmtim të mëtutjeshëm të imazhit të Kosovës në botë.
Që kjo të mos ndodhë, paraprakisht çdo lloj takse dhe reciprociteti, Serbisë duhet parashtruar kushtin themelor, atë të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran në kufijt e njohur ndërkombëtarisht.
Asnjë lloj reciprociteti nuk mund ta deyrojë Serbinë ta njohë Kosovën.
Vetëm njohja e Kosovës nga Serbia do ta deyronte Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të anulojë Rezolutën 1244 e cila e njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.
Tani nuk bëhet më fjalë për asnjë lloj çlirimi të Kosovës nga brenda siq po e proklamon Albin Kurti; “Pas çlirimit në 1999 dhe Deklaratës së Pavarësisë në 2008, njerëzit e shohin zgjedhjen e qeverisë sonë si një çlirim të tretë” dhe as për “çlirim të Serbisë nga Kosova” siq foli në konferencën e Munihut, por për njohje të Kosovës nga Serbia, si të vetmen zgjidhje që garanton paqe dhe stabilitet afatëgjatë në rajon.
Para çdo lloj dialogu, reciprociteti apo takse duhet të jetë njohja e Kosovës i vetmi kusht që parashtron qeveria Kurti ndaj Serbisë, pastaj gjitha të tjerat do të bien në binar të vet sikurse trenat, pa pasur nevojë të bëhet garë, se kush e ndali apo e liroi trenin i pari!
I kaluam 21 pas çlirimit dhe 12 vjet të pavarësisë duke u vetëkënaqur e vetëmashtruar, të mbështjellur nga brenda dhe nga jashtë me vargonjët serb, të izoluar dhe përbuzur nga Bashkimi Evropian.
Ka ardhur koha që të lirohemi nga iluzionet e të qenurit të lirë e të pavarur, kur na mungon lëvizja e lirë dhe pavarësia në marrjen e vendimeve si shtet i pavarur dhe sovran.

Kurti paralajmëron nga Stan Tërgu: Do të ketë shkarkime të reja të bordeve

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg.

Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu siç veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerë, nddërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai.

Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

Kurti paralajmëron hapat drejt heqjes së tarifës

Bekim Bislimi

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deklaratat e tilla Kurti i ka bërë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ku ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka qenë vendim i qeverisë së kaluar dhe se qeveria që ai drejton, nuk mbështet tarifat si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por është e angazhuar për reciprocitet, si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

Siç ka thënë Kurti, parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës, do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA).

Sipas tij, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, tashmë ka bërë disa hapa të cilët e sjellin qeverinë e vendit edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë.

“Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve te Kosovës. Ky grup do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai nuk ka precizuar se sa kohë do t’i nevojitet qeverisë derisa të marrë vendimin për heqjen e tarifës.

Paralajmërimet e kryeministrit Kurti se tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë do ta zëvendësojë me masën e reciprocitetit, vijnë përkundër kërkesës së të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin.

Në anën tjetër, ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës ndaj prodhimeve të Serbisë ka reaguar lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili kishte marrë vendimin për vendosjen e kësaj tarife, gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të mos e heqë tarifën “për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar”, por që të bëjë ofertë “për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjegjës për pasojat”, ka thënë Haradinaj.

Zyrtarët e AAK-së kanë paralajmëruar edhe më herët që në rast se kryeministri Kurti vendos ta heqë tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë, kjo parti do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike, parlamentare dhe jo parlamentare, për të kundërshtuar një vendim të tillë.

Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj.

Që atëherë, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa heqjen e kësaj tarife.

Ashtu si qeveria e ish-kryeministrit Haradinajt, edhe qeveria e re e kryeministrit Kurti po përballet me kërkesën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës, si kusht për rifillimin e një dialogu Kosovë –Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve. rel

Qeveria shkarkoi Bordin e Telekomit të Kosovës

Telekomi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se ky veprim është i domosdoshëm pasi që ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershëm dhe i propozoj qeverisë që të shkarkohet Bordi i ndërmarrjes publike Telekomit”, tha ministrja Hajdari.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës i ishte nënshtruar në të kaluarën dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri proces nuk është finalizuar me sukses.

Në rastin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në vitin 2013 kompania “Axos- Capital” ishte shpallur fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh. Por i gjithë procesi ishte anuluar më pastaj.

Telekomi i Kosovës sipas Sindikatës së Punëtorëve është futur në krizë financiare si pasojë e mosmenaxhimit të duhur, nënshkrimit të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve të shumta që janë bërë ndër vite.

Një privatizim i mundshëm i kompanisë po kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës. Lamih Balaj, kryetar i kësaj sindikate, i tha Radios Evropa e Lirë, më 3 shkurt, se privatizimi në këtë kohë është i gabuar.

“Pse duhet të shkohet në privatizim në këtë fazë kur Telekomi po përballet me probleme financiare të cilat mund të zgjidhen. Telekomi ka qenë një kompani me një vlerë mbi 1 miliard euro. Po tentohet të privatizohet Telekomi në mënyrë që të mbyllet krimi që është bërë në këtë ndërmarrje. Nuk do të lejojmë privatizimin. Telekomi mund të kthehet në treg në rast se qeveria që vjen nuk e proklamon falimentimin, por kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti”, ka thënë ai.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, tha se në këtë kompani kanë ndodhur afera e skandale të mëdha korruptive që nga përfundimi i luftës dhe për këtë arsye, shton ai, nevojitet hetim i pavarur dhe profesional në mënyrë që të gjenden përgjegjësit për këtë gjendje.

Haradinaj thirrje Kurtit: Hiqe taksën për njohje reciproke, e jo për t’u rikthyer në dialog

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish kryeministrit Albin Kurti, lidhur me taksën 100% për mallrat të cilat vijnë nga Serbia.

Haradinaj i ka bërë thirrje të mos e heqë taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga Kurti të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e kompromentuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, vijon shkrimi i tij.

Haradinaj në fund të shkrimit ka porositur Kurtin se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, ai ka pohuar se do e mbajnë përgjegjës Kurtin për pasojat.