VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Grekët, racistë”, rrëfimi tronditës i Pirro Dhimës: Në Shqipëri isha grek, ndërsa në Greqi nëse s’do isha bërë kampion s’do më pranonin

By | November 30, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 weeks ago Reply

    Nuk je ti fajtor e me pak Shqiprija jote personale por Evropa esht fajtore qe i jep ndihma te pafund e ata kan kon koh te asdisen e te bejn zbulime duke kerkuar fajtor larg vetit te vet

Komentet

Me Klora Merlikën, drejt kampeve të vdekjes në Turan e Tepelenë

Rrëfime nga kampi i Turanit e më tej nga kampi i internimit në Tepelenë… Një udhëtim tronditës përmes fakteve e dëshmive të gjetura atje. Historia plot mistere e varrezave të të internuarve në kampin e Tepelenës. Rrëfimet dhe dëshmitë e të mbijetuarës së këtij kampi, Klora Merlika, për jetën e tmerrshme në kampin e Turanit dhe zhvendosjen nga Turani, drejt kampit të Tepelenës në vjeshtën e 1949. Pse u zhvendosën tri herë me urdhër varret e të internuarve…

Nga Admirina Peçi

N’agimin e nji epoke të re, fill pas Luftës së dytë Botërore, në Shqipëri, do të niste një prej sagave më të përgjakshme të persekutimit komunist. Çdokush që nuk e përkrahu apo e kundërshtoi regjimin e Enver Hoxhës, do të shënonte emrin e tij dhe të të gjithë të afërmve në listat e zeza të represionit. Një prej formave më të përhapura të persekutimit ishte internimi. Kjo masë ndëshkimi kishte nisur që në vitin 1945 -1946 dhe u intensifikua në vitin 1948 -1949.

Në vitet e para të regjimit komunist, kampet ku internoheshin familjarët e kundërshtarëve politikë ishin kampe përqëndrimi, të rrethuar me tela me gjëmba. Të tillë qenë në fillim kampet e Krujës, Porto Palermos, Beratit dhe Tepelenës. Veç rrethimit me tela me gjemba, në çdo kamp kishte një komandë me policë të armatosur, që mbanin në kontroll gjithë të internuarit. Në Berat i vendosën, kryesisht në lagjen “Çelepie”, por me vonë i lëviznin shpesh pasi qytetarët e Beratit i ndihmonin me ushqime e veshmbathje.

Studiuesi Kastriot Dervishi, në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste” ndërsa citon dokumentet zyrtare, thotë se vetëm në mars të vitit 1946 në Berat ishin 1275 të internuar, kryesisht nga Shkodra, Kukësi, Peshkopia, Elbasani, Durrësi dhe Tirana. Numri i tyre, siç e dëshmojnë edhe statistikat zyrtare, do të rritej sidomos në vitin 1948 dhe 1949. Komandant i kampit të Beratit ishte Xhaferr Pogaçe, nga Kardhiqi i Gjirokastrës, bujk, me 4 klasë fillore. Ai do t’i shoqëronte të internuarit e Beratit, edhe kur ata do t’i shpërngulnin në kampin e Tepelenës, ku sërish do të ishte komandant i kampit deri në vitin 1952.

Ky do të ishte vetëm prologu në shtegtimin e këtyre njerëzve të pafajshmve, drejt kampit të vdekjes në Tepelenë.

Ishte pranvera e vitit 1949. Nga Berati, me kamionë të Ministrisë së Brendshme, qindra të internuar po i dërgonin në Tepelenë. Një pjesë e madhe morën rrugën e Salarisë dhe u ndalën në Turan, një fshat malor në Tepelenë, pak kilometra larg qytetit.

Si kamp internimi, ishin përshtatur 2-3 kazerma të ushtrisë Italiane, pranë një varreze, ku preheshin eshtrat e ushtarëve italianë, vdekur gjatë luftës italo-greke.

Poshtë nën këmbët e malit të Turanit, në këto kazerma, të internuarit e zhvendosur nga Beratit do të gjenin strehë për disa muaj. Në të vërtetë, do të ishin muajt më të vështirë të jetës së tyre.

Rrëfimet më të tmerrshme të dëshmitarëve të mbijetuar, lidhen me kampin e Turanit dhe më tej me kampin e Tepelenës, në fushën e vogël poshtë kalasë së qytetit.

Por shpesh, rrëfimet nuk e japin të qartë perceptimin mbi këto dy destinacione, madje ndonjëherë duket sikur flitet për të njëjtin vend.

Në të vërtetë, Turani i parapriu Tepelenës. Për të krijuar një perceptim më të qartë të udhëtimit të vështirë të të internuarve, duhet të shkojmë në vend e të shohim çfarë gjurmësh kanë mbetur sot nga këto dy vende me histori me të vërtetë rrënqethëse.

Të fshehtat tronditëse në kampin e vdekjes së fëmijëve në Turan

Do të shkojmë fillimisht në Turan. Gjatë udhëtimit do të na shoqërojë një prej të mbijetuarve të këtyre kampeve, Klora Merlika. Kur ajo erdhi në Turan, ishte vajzë 15 vjeç. Atë kohë mbante mbiemrin e vajzërisë, Mirakaj.

Klora është sot 84 vjeç, por shfaq një energji të pazakontë për moshën e saj.

Ajo jeton për të dëshmuar dhe faktuar të vërtetën.

Mbërrijmë në Turan, pas 15 minutash, prej nisjes nga Tepelena. Klora e njeh menjëherë vendin, sapo përballet me peisazhin. Malet, ku gratë e internuara mbartnin dru në kurriz, dhe grykat e ngushta mes tyre janë njësoj. Sikur koha të kishte ngecur në vend.

Teksa ngjitemi në të djathtë të rrugës, nën këmbët e malit të Turanit, shfaqen një varg ndërtesash të rrënuara. Klora na bën shenjë të ndalojmë. Dallojmë gjurmët e dy shtyllave prej guri. Pikërisht aty ishte hyrja e kampit.

Klora tregon: “Këtu jemi në Turan, ku kanë qenë varrezat italiane. Kanë qenë edhe kazermat, që rrinin ushtarët. Aty na kanë shkarku. Këtu ka qenë vendi kur na vendosën fillimisht kur erdhëm në Tepelenë. Ky ka qenë vendi. Ka qenë fundi i prillit – maj, kur kemi ardhur këtu. Këtu erdhi gjithë kampi i Beratit.

Na kanë shpërndarë nëpër këto banesat që janë rrënuar tani. Ishin diçka ma t’mbajtuna atëherë. Kishin një farë mbulese, që edhe pikonte shiu kur binte shi”.

Klora ecën brenda kampit të Turanit. Ajo kujton çdo detaj, si ta kishte përjetuar një ditë më parë. Mban mend kur erdhi për herë të parë këtu dhe gjeti kushërinjtë e saj, që i kishin sjellë më parë.

Klora kujton: “Këto kanë qenë kazerma, edhe kjo këtu. “Në atë kazermën aty kishte plot familje, po si për me i ofendu si gruaja e ministrit të Brendshëm, nusja e xhaxhait tim, Kol Bibë Mirakës, i thanë ‘ti ke për të qëndru këtu tek banjo. Ajo e gjeti pis, por e pastroi. Nuk ishte e pakënaqur, se të paktën ishte vetëm.”

Shfaqen pamjet e kazermave, gjurmët që kanë mbetur sot prej tyre. Rrëfimet e të mbijetuarve, por edhe dokumentet zyrtare, dëshmojnë se jeta në kampin e Turanit ishte e tmerrshme. Ushqimi i vetëm që ju jepnin ishte 400 gramë bukë misri në ditë. Asgjë tjetër. Shtëpitë e fshatit, siç duket edhe sot, ishin në distancë të largët me kampin. Në javët e para, kur kampi nuk ishte rrethuar me tela me gjëmba, kryesisht fëmijët arrinin të dilnin e të shkonin deri në fshat, për të kërkuar ndonjë ushqim. Më vonë siguria u shtua. Nuk lejohej të dilte askush nga territori i kampit. Dhe furnizimi i vetëm ishte buka e misrit dhe uji me racion, pasi edhe ujë nuk kishte. Sfida më e madhe ishte për foshnjat 1 apo 2 vjeç, të cilët nuk mund ta hanin bukën e misrit dhe nënat e tyre nga java në javë, prej urisë nuk kishin më asnjë pikë gji për t’i ushqyer.

Në mungesë të ujit, që e sillnin me fuçi dhe shpërndahej me racion, as që bëhej fjalë për kushte higjeno-sanitare. Në këto rrethana, prej urisë së tejskajshme dhe mungesës së ujit, në mes të verës së 1949, në kamp ra epidemia e dizanterisë dhe e tifos së morrit.

Vdekjet ishin të shpeshta. Çdo ditë vdisnin fëmijë nga 2 apo 3, deri në 13 apo 20 në ditë.

Klora tregon një prej kazermave dhe i kujtohet historia tragjike e Cuklinës, nënës së 12 fëmijëve, të cilës në internim i vdiqen të gjithë bijtë e saj, nji nga nji dhe këtu në Turan i vdiqën edhe dy binjakët ende foshnja.
“Kjo ka qenë kazerma ku rrinte Cuklina dhe i shtriu këtu në këtë shesh dy binjakët. I kishte shtri ato bohçet e bukura, dhe femijët si dy lule me ato buzët e thame kështu… Nji dhimbje të madhe edhe tashi e kam, kur mendoj ata binjakët e shtrimë aty, njani mbas tjetrit. Shumë të bukur, shumë të bukur ishin si fëmijë. E kujtoj me dhimbje te madhe vdekjen e fëmijëve këtu në Turan. Brenda dy ditëve vdiqen mbi 20 fëmijë, thoshin 23-24. Vdiqën nga dizanteria. Këtu s’kishte as mjek..”

Në këtë kamp, vdiqën edhe dy vajzat e vogla 3 vjeç, Dila dhe Prena Gjikola, historinë e të cilava na e ka dëshmuar nëna e Dilës së vogël, Gjelë Gjikola. Ato arritën ti gjejnë eshtrat e dy vogëlusheve pas 55 vjetësh, në një kënd të këtij kampi.
Këtu në këtë kamp vdiq edhe Zefi i vogël 3 vjeç, djali i Drane Jakes, e cila në formë sfide ndaj regjimit, kur u lirua nga internimi, erdhi fshehurazi për gjithë natën dhe e zhvarrosi me thonj të birin, për të mos ia lënë eshtrat në këtë vend të largët e për t’ia ndërtuar varrin në vendlindje në Lekbibaj.
Në valën e epidemisë së tifos dhe dizanterisë, vdekjet e fëmijëve ishin aq të shpeshta, sa dëshmitarët e mbijetuar tregojnë se në kamp gjithë ditën e gjithë natën dëgjoheshin kujat e nënave dhe vajet e pambarimta.

Klora merr rrugën në të djathtë teksa ngjitet në brendësi të kampit. Do të na tregojë ku ishin varrezat e ushtarëve italianë, ku u varrosën edhe fëmijët, apo gratë e pleqtë që nuk mbijetuan dot.

“Këtu jemi aty ku ka qenë sheshi i varrezës së italianëve të vrarë në kohën e luftës italo-greke. Seicili varr kishte nji emër të shkruajtur. Tani i kanë heq të gjitha dhe s’ka mbetur shenjë. Kur vdisnin fëmijet, këtu i kanë varrosur. Prandaj dinin me i gjet eshtrat e tyre. Edhe pleqtë, kushdo që vdiste këtu i varrosnin”, tregon Klora.

Sot, nga varreza e dikurshme, nuk ka mbetur thuajse asnjë gjurmë. Pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, bisedimet rreth të cilës kishin nisur që në vitin 1953, nisi zhvarrimi në të gjithë varrezat e italianëve që kishin mbetur në Shqipëri, proces që zgjati deri në vitin 1962. Mendohet se edhe në Turan, varret e italianëve u hoqën në të njëjtën periudhë. Pas atij momenti nuk dihet ç’u bë me eshtrat e të internuarve, që ishin varrosur prej të afërmve të tyre në atë territor.
Kazermat, që sot shfaqen si gërmadha vende-vende, mbuluar nga pemët dhe shkurret, në verën e largët të 1949-s, ishin streha e qindra të internuarve të uritur, të sëmurë e të pashpresë. Në këto kazerma ata flinin, hanin bukën thatë dhe kur ishin me fat, zienin barishtet e egra që gjenin përreth. Në këto kazerma, fëmijët endeshin duke kërkuar bukë pareshtur, në këto kazerma ata sëmureshin e nënat i shihnin tek jepnin shpirt, shtrirë aty në dysheme.

Në kamp nuk ka asnjë gjurmë uji, as çezëm, as burim.
Klora tregon:“Na e binin me ca fuçi ujin dhe na e shpërndanin si me racion, se këtu nuk kishte ujë. S’kishte ujë këtu. Mundoheshim me çdo mënyrë me gjet ndonjë enë…”

Klora futet brenda njërës prej kazermave. Kanë të njëjtën arkitekturë si kazermat e ndërtuara buzë lumit të Bënçës, poshtë kalasë së Tepelenës. Por, ndërsa atje kishte kompani druri në formë krevatesh, ku qëndronin gjithë familjet, ngjitur e ngjitur, këtu nuk kishte dërrasa. Mbi 200 vetë shtriheshin brenda kësaj kazerme, në këto dysheme, të rreshtuar si sardelet.

Klora dëshmon: “Këtu çfarë kishim ndonjë gjë për ta shtruar e shtronim për tokë, se s’kishte as dërrasa as gjë. Kishte njerëz që kanë fjetur edhe në dysheme direkt, ata që i kanë marrë pa rroba fare. Shtriheshin në tokë këtu e flinin. Ishte simbas gjendjes që i kanë marrë. Varej gjithçka nga personi që të merrte në internim. Kur ishte dikush “me mish e gjak” të linte të merrje diçka prej shpie, ama kur s’kishte as mish, as gjak, as shpirt, të merrnin me rrobat që kishe veshur dhe kështu do të shkosh ne internim, nuk të linin të prekje asgjë në shtëpi”.

Në fund të verës 1949 kampi i Turanit ishte kthyer në ferr. Vdekshmëria e lartë dhe kushtet e tmerrshme higjeno-sanitare prej mungesës së ujit, i shtynë krerët e regjimit ta zhvendosnin këtë kamp poshtë, në breg të lumit të Bënçës.
Klora e kujton mirë ditën e zhvendosjes. Edhe rrugën e largimit nga ky vend që shenjoi tek ajo vetëm fytyrat e fëmijëve të vdekur, imazhe që nuk iu shlyen gjithë jetën.

Pasi dredhon mes kodrave, me sfondet e maleve në të dy anët, rruga që zbret nga Turani në Tepelenë, na drejton në stacionin e dytë të internimit të Klorës në Tepelenë. Ky stacion ishte i shkurtër, mbase vetëm pak javë, por Klora do të na e tregojë edhe atë.

Klora tregon me dorë Kazermën ku i vendosën para se t’i çonin në kampin e Tepelenës. “Na zbritën gjithë forcat që ishim të internuar dhe një pjesë hynë tek kjo kazerma këtu. Pjesa tjetër shkuan tek kazermat e tjera, që janë poshtë kalasë. Këtu kemi qëndruar vetëm sa kanë vendosur telat, që kanë rrethuar gjithë kazermat atje, dhe bënë vend edhe për ne që bënë kompani me dërrasa tek një kazermë që ishte pa kompani. Mbaj mend, që këtu kemi qëndruar nja 1 muaj a 5 javë.”

Prej këtu, në horizont, në anë tjetër të lumit të Bënçës, poshtë kalasë, duket kampi i Tepelenës. Do ta vijojmë atje pjesën tjetër të rrëfimit…

Drejt kampit të Tepelenës

Rruga e asfaltuar na çon poshtë kodrës, mbi të cilën ngrihet qyteti i Tepelenës. Jemi pothuajse në hyrje të kampit. Dyert e tij qëndrojnë gjithmonë të mbyllura. Por sot kemi mundësinë për ta vizituar në çdo cep të tij.
Klora Merlika na tregon portën e hekurt. Ajo hapej kanat më kanat, kur vinin kamionët me të internuar. Ngjitur me të, deriçka e vogël e hekurt hapej e mbyllej sa herë dilnin gratë në kolonë, për të shkuar në mal për dru, dhe sa herë ato ktheheshin në kamp të ngarkuara…
Sa kalon portën e hekurt, në të majtë, shfaqen një varg ndërtesash sot të rrënuara, që siç rrëfen Klora, dikur shërbenin si zyrat e komandës së kampit.
Në të djathtë të hyrjes, përballë zyrave të komandës shfaqen ndërtesa të tjera, dykatëshe me shumë dhoma, që ndahen në mes nga një korridor. Klora thotë se ato dhoma kanë shërbyer dikur si dhoma izolimi për fajtorët e kampit.

“Këtu ishin zyrat, aty ishin për dënim që mund të dënoheshin, kush nuk shkonte në punë.
Këtu ku ishin zyrat, vinte ndonjëherë edhe një doktor, Dhimole Lluka. Kishte një dhomë ku na vizitonin.
…Këtu ishin zyrat e policisë, këtu ishte një infermieri me demek, ku bëheshin vizitat. Vinte një mjek minoritar Dhimole Lluka. Vinte rrallë e bënte vizita.”, rrëfen Klora Merlika

Pak hapa më poshtë, Klora ndalon sërish. Është një çezmë uji që gurgullon e qetë. Ka qenë aty si dëshmitare, që në vitin e largët 1949. Klorës i kujton një ngjarje të hidhur… Aty, policët e kampit e kishin lidhur me tela, vëllanë e saj Zefin, për ta dënuar, pse kishte fshehur pak miell, që ia kishte falur një shok në shkollë. E kishin mbajtur aty gjithë natën. Klora kujton se ai thërriste familjen për ndihmë. Dridhej i lidhur pas çezmës…
“Dritat e zyrave reflektofshin se kishte ujë shumë, çoheshin stërpikat..dhe atij i dukeshin si krahë shtrige…Oj nanë shih si i hap shtriga krahët, moj nanë, don me më kap. Në rrinim pas telave. Ishin telat atje tek ata gurët më poshtë. Mo ki frikë Zefi, -i thosha unë, se drita duket ashtu..nuk ka gja asht uji drita që reflektohet dhe duket ashtu si krahë të arta..:.. Lidhur me tela deri sa i ka ra të fikët afër mëngjesit. Si i ra të fikët e zgjidhën e lëshuan…”, rrëfen Klora, ndërsa dhimbja i lexohet në sy.
Klora ecën më tej. Çapitet në vijim të rrënojave të kampit dhe na tregon se për çfarë kanë shërbyer ato gjatë periudhës kur ata mbaheshin të mbyllur brenda tij…
Pasi kalon çezmën Klora tregon se pak hapa më poshtë ishte vendosur rrethimin me tela që e ndante ambientin e të internuarve me ambientet dhe zyrat e komandës.
Ajo kthehet në të majtë dhe tregon rrënojat e një kazerme plotësisht të shkatërruar. Edhe në kohën e funksionimit të kampit ajo kazermë ishte e hapur. Dikur ishte djegur dhe në ato ambiente ndonjëherë gratë e kampit ndiznin zjarr për të gatuar lakrat e egra që gjenin përreth ose ngrohnin ujin për të larë fëmijët.

“Këtu çdo të diel na nxirrnin të fushë me gjithë plaçkat që mund të kishim dhe bëhej pastrimi i kazermave”, thotë ajo.
Klora tregon me dorë një ndërtesë në krye të këtyre kazermave ku thotë se ato ambiente dikur shërbenin si VC për te internuarit.
“Ja këto ishin banjot. Prisnim në radhë për të shkuar e për tëkryer nevojat…”, rrëfen ajo.
Në kamp kishte 6 kazerma të mbushura me të internuar. Secila identifikohej përmes një numri. Klora ndjek kahun orar dhe ndalon tek kazerma nr.6. Ajo kujtohet si kazerma e mirditorëve, për të cilën Klora tregon:
“Atje përballë ishte kazerma 6 e cila u mbush plot me mirditorë pasi vranë Bardhok Biben. I kishin sjellë ashtu zhveshur të këputur o zot. Më vonë era edhe zgjebja aty…
Bardhok Biba ishte vrarë me 1 gusht 1949. Në atë kohë të internuarit ndodheshin ende lart në kampin e Turanit. Dy ditë pas vrasjes, së tij, një brigadë e posaçme, e Sigurimit të Shtetit arrestoi 300 persona brenda pak orësh. Gjithë Mirdita u përshkua nga terrori, dhe si masa arbitrare ndëshkimore u jetësua ajo çka u njoh më pas si Masakra e Qafë-Valmirit ku dhe ishte vrarë Bardhok Biba. Katërmbëdhjetë vetë që nuk kishin fare lidhje me vrasjen u dënuan me varje e pushkatim. Kjo ngjarje çoi drejt përgjakjes së krejt krahinës dhe përndjekjes së të pafajshmëve nga organet e regjimit komunist…

Të internuarit në Tepelenë kujtojnë se ky ka qenë kulmi i represionit dhe dhunës ndaj tyre. Disa dëshmojnë se ato ditë as bukën thatë nuk jua jepnin më… Edhe pasi i vendosën në këtë kazermë, të internuarit nga Mirdita sërish ishin në kushtet më të mjeruara. Nuk kishin asgjë pos shpirtit. Të gjithë të zbathur e me rrecka….
Kjo periudhë e vitit 1949 rezulton të jetë kulmi në kurbën e internimeve gjatë regjimit komunist.
Ky dokument statistikor i Ministrisë së brendshme tregon në shifra numrin e të internuarve gjatë vitit 1949 dhe 1950 për çdo muaj të vitit. Dokumenti zbulon se muajit gusht dhe shtator të 1949-s numri ishte dyfishuar.
Në muajin korrik, në Tepelenë, Valias dhe Porto Palermo kishte 1858 të internuar. Në muajin shtator numri i tyre kishte mbërritur në 2503. Vetëm në këtë dy muaj, në këto tre kampe ishin internuar 645 persona më shumë.
Klora vijon të na tregojë të tjera ambiente në kamp. Kthehet në të majtë, ku kazermat shënojnë një zgjatim të formës katrore të kampit. Në atë skaj drejt lumit të Bënçës pak muaj pasi zbritën në këtë kamp u hap kuzhina dhe lavanderitë.
Deri në fund të tetorit 1949, në kamp vijonte të jepej vetëm buka e misrit thatë. Pra kuzhina dhe ambientet e këtij këndi të kampit ende nuk ishin hapur. Një dokument zyrtar i 5 tetorit 1949 firmosur nga Enver   Hoxha e vërteton këtë gjë.

Këshilli Ministerial i Republikës popullore të Shqipërisë mbasi pa propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme bërë me shkresën nr. 72 dt. 26 gusht 1949
Vendosi: që nga fondi përkatës për të burgosurit Minisitrija e Punëve të Brendshme të disponojë dhe për ushqime, banesë ujë zjarr dritë dhe pastrime të të internuarve duke u dhënë përveç bukës dhe nga një kg supë në ditë. Komisioni i planit ngarkohet të disponojë kontingjentet e nevojshme të ushqimeve që do të kërkohet për këtë qëllim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë..
Kryeministri i Qeverisë së republikës së Shqipërisë Enver   Hoxha
(jepet dokumenti)
Diktatori na zbulon se deri në këtë kohë të internuarit kishin në menu vetëm bukën dhe se nga ky moment e tutje atyre ju shtohej në menunë ditore edhe një kilogramë supë në ditë. Pas këtij urdhri në kamp nisi të funksionojë kuzhina, pak më vonë edhe furra dhe ambientet e lavanderisë.
“Atje ka qenë kuzhina që qenka rrënuar fare. Atje bëhej gjella. Këtu ka qenë kuzhina. Secila kazermë kishte kazanin e vet. Në fund ishin lavamanët ku laheshin…. Në një fuçi kësisoji bëhej gjella”, kujton Klora.

Klora tregon një fuçi të ndryshkur. Thotë se është e njëjtë me fuçitë e naftës, që gjetën atëkohë në kamp, lënë nga ushtria italiane. Fuçitë i prisnin në mes u vinin dy vega dhe më pas shndërroheshin në kazanë për gjellën. Ngaqë ato kishin qenë të mbushura me naftë, supa kryesisht ujë dhe pak kokrra fasule, bollgur apo makarona, gjithmonë kishte ngjyrë gri të errët, pasi fuçitë lëshonin vazhdimisht lëndët me të cilat kishin qenë të mbushura më parë….
Kthehemi pas dhe Klora Merlika tregon skajin fundor të kampit ku ishte vendosur rrethimi me tela me gjemba. Në njëjtin vend është edhe sot. E ndjekim Klorën, e cila na tregon brenda rrethimit dy kazerma të tjera ngjitur me njëra tjetrën: e para në radhë sipas Klorës ka shërbyer si magazinë e në fund të saj kazerma ngjitur ka shërbyer si furrë buke.
Fare pranë saj gjendet kazerma nr.4 e ngjitur me të, deri lart pranë zyrave përballë komandës vijnë rresht kazerma 3, kazerma 2 kazerma 1. Klora bashkë me familjen e saj jetuan për afro 5 vjet në kazermën numër 4. Aty i vdiq edhe gjyshja e saj Cube, të cilës nuk mundën t’ia çonin në fund amanetin për t’ia varrosur eshtrat në vendlindje.
“Këtu ishte kazerma ku kam jetuar… këtu ishte krevati.. këtu vdiq gjyshja ime nga dizenteria…. Gjyshja vdiq këtu në këtë kapanon. E varrosëm tek një fushë e vogël pas zyrave të komandës… Por pas 6 javëve na detyruan t’i heqim varret prej aty e t’i çonim tek Ura e Bënçës. Edhe atje varreza nuk qëndroi gjatë… (Hiqet…pastaj kalonin delegacione dhe pyesnin ç,janë këto varre. Dhanë urdhër pas kësaj që ti hiqnin prej andej….)”, rrëfen Klora.
Edhe pse kampi Tepelenës nuk ishte një vend dënimi me punë të detyruar, gratë dhe fëmijët e rritur përdoreshin rregullisht për punë të rënda, si mbartja e druve në kurriz nga malet përreth deri në komandë, mbledhja e plehut organik nga stanet në male dhe bartja e tij po në kurriz deri në kamp, punime në rrugët përreth zonës së Tepelenës, etj. Dalja e tyre nga kampi dhe e gjithë rruga deri në majat e maleve bëhej autokolonë në këmbë. Për punën nuk kishte shpërblim monetar.
Po ashtu ushqimi tmerrësisht i varfër ishte shqetësimi i përhershëm mes 1000 deri 2000 të internuarve. Të afërmit në malësitë e Shkodrës, Tropojës, Mirditës e tij, nuk mund të shkonin deri në Tepelenë për t’i ndihmuar me ushqime. Rrallë, ndonjë prej familjeve të internuara mund të merrte ndihmë nga të afërmit.

Misteri i varreve të të internuarve në Tepelenë

Historia e varrezave të të internuarve në kampin e Tepelenës është një prej njollave më të errëta të historisë së këtij kampi. Askush nuk mund të japë sot fakte të dokumentuara dhe statistika të sakta mbi vdekshmërinë në këtë kamp. Pas zhvendosjes nga Turani, varret e të internuarve janë lëvizur tre herë. Klora do të na i tregojë tre vendet ku ishin varrezat.

Fillon me pamjet e portës: …”Këtu ishin zyrat e policisë që na ruanin ne të internuarve. Prapa zyrave nuk ka pasur asnjë ndërtesë as shtëpi, asgjë. Ishte një shesh ku i varrosnin të internuarit që vdisnin brenda në kamp. Aty kanë qenë varrezat… Shpeshherë kur vija nga shkolla, ndonjë lule që gjeja rrugës, e këpusja dhe doja ta çoja te varri i gjyshes. Polici bërtiste ku po shkon. “T’ia vendos këtë lule gjyshes tek varri”, -i thosha. Dhe më linte ta lulen çoja të varri i gjyshes…”, rrëfen Klora.

Ajo tregon se gjyshja e saj qëndroi e varrosur aty në fushën pas zyrave të komandës për 6 javë. Pas kësaj një komision që kishte ardhur në kamp kishte urdhëruar largimin e varreve prej aty dhe zhvendosjen e tyre në një shesh të vogël në krah të urës së Veliqotit.

Klora tregon varrezën e dytë.

“Këtu tek ky qosh, na bënë me i heq varrezat që ishin mbrapa kazermave, atje ku asht kampi poshtë kalasë dhe i bëmë këtu varrezat dhe i vunë punëtorët me hap aq varreza sa ishin atje. Pas 6 javëve që kishte vdek gjyshja na kanë detyruar ta heqim, për fat kishte të veshur një zhgun të hershëm që kishim mundësi me e kap prej rrobave, se trupi ishte krejt i shkrirë e s’mund të lëvizej, 6 javë pas vdekjes…

Kjo ishte varreza e dytë e Tepelenës. Ishte rruga e Gjirokastrës këtu. Kalonin edhe delegacione të huaja. Dhe pyetën ç’janë këta varre këtu. Ju thanë janë varret e të internuarëve. Pastaj e mori vesh Enver   Hoxha se ishte bërë e madh se në buzë të rrugës kishte varre të të internuarve dhe dha urdhër me i heq shpejt prej aty e me i vendos në buzë të lumit. Erdhi urdhri që duhet t’i hiqnim. Prapë kemi vu njerëz që i kemi nxjerrë varret prej këtu dhe i kemi çu në buzë të lumit. E atje u zhdukën pastaj pa nam e nishan…

Edhe pse kampi ishte menduar si një vend më i përshtatshëm për të izoluar të internuarit dhe për të shmangur vdekshmërinë e lartë, dëshmitë e të mbijetuarve por edhe faktet që ofrojnë dokumentet zyrtare tregojnë se në kamp pati valë të reja sëmundjesh. Tifoja, dizenteria dhe turbekulozi shënohen si shkaqet kryesore të vdekjeve në kamp.

Sipas një prej dokumenteve të Ministrisë së Brendshme me 10 nëntor 1949 njoftohej vdekja nga turbekulosi e 5-vjeçares Zore Rushit Krosi, ndërsa nga dizanteria kishte vdekur 89-vjeçari Gjelo Ded Prenga dhe 70-vjeçarja Dile Shkurtë Ndreca.
Po ashtu, dokumentet zyrtare njoftojnë se në kamp pjesa dërrmuese e të internuarve ishin fëmijë. Nga janar deri në qershor 1950, në kamp mbizotëronin fëmijët. Në maj aty kishte 554 fëmijë, 514 gra, dhe 284 burra, shumica pleq.
Ky shënon një rast të paprecedentë në gjithë historinë e represionit të diktaturave komuniste.
Kampi i internimit me tela me gjemba në Tepelenë funksionoi deri në vitin 1953.
Pas kësaj, siç dëshmon edhe Klora internimet morën formë tjetër. Quheshin kampe internimi të hapura, ku të internuarit i dinin kufijtë e territorit që nuk duhej ta kalonin dhe jetonin brenda hapësirës së caktuar, nën kontrollin dhe survejimin e punonjësve të degës së brendshme. Ata jetonin kryesisht në kasolle me baltë dhe kallama, i nënshtroheshin apelit të përditshëm dhe punonin në punë të rënda kryesisht bonifikim hapje kanalesh , toka të reja dhe më pas në ferma. Të tillë ishin kampet e Lushnjës, Vlorës, Fierit, dhe shumë fshatra të tjera në gjithë Shqipërinë. Në këto kampe familjet e kundërshtarëve politik të regjimit të Hoxhës vijuan jetën nën persekutim të pandërprerë, deri në vitin 1991-1992, pasi regjimi komunist u përmbys.

Burimi: Gazeta “Shqiptarja.com”

Angjelin Dabërdaku/ Burgu i Spaçit ishte shkatërrues

“Bërtiti njëri, Mark Grozhani, tha: Ta dinë, kallzojani, amanet ju të burgosurit, se po më pushkatojnë për 100 kilogramë domate, që janë kalbur në magazinë. Kush ka qenë komunist, komunist mbetet. Fjala komunizëm është një fole ujqrish, ka thënë Gjon Fosedallasi, që ushqehet me gjak dhe në fund, përfundon duke ngrënë këlyshët e vetë. Është e çuditshme si i hëngri Enver Hoxha të gjithë, por ama se do të hante dhe nënën e ulkonjave, Mehmet Shehun, këtë se kishim menduar.”

Angjelin Dabërdaku rrëfen momentet e arrestimit si peng i bartjes së «mëkatit» të të atit, përfaqësues të tregtarëve më të suksesshëm të Shkodrës së viteve ’30-’40 të shekullit të shkuar.

Rrëfimi i plotë

Kam lindur në  Shkodër  në vitin 1947. Rrjedh nga një familje e vjetër shkodrane, marrë me tregëti edhe mbi bazën e kësaj kur lindi komunizmi, filloi persekutimi në të gjitha drejtimet. Në radhë të parë, më futën një xhaxha në burg. Xhaxhain e futën në burg për strehimin e arit të Gjon Marka Gjonit. Pas tre vitesh, shërbëtoren e tyre e fusin në burg, e torturuan dhe tregoi se e ka Sebastian Dabërdaku. Erdhën, e arrestojnë dhe njëkohësisht marrin dhe arin e Gjon Marka Gjonajve. Doli nga burgu xhaxhai, pas shumë vitesh, e fusin në burg për herë të dytë. Futet në burg për Alush Lashanakun sepse ky ishte atëhere mësues në Pukë edhe kishte strehuar. Kur Alush Lashanaku shkoi në Elbasan, njerëzit e vetë e ekzekutojnë, ky e priti në Pukë e strehoi dhe pas 3 vitesh, një person e dekonspiroi veprimin e xhaxhait tim dhe e arrestojnë. Këtu nis kalvari i të gjithë kushërinjve dhe vëllezërve të tij. Futën dhe Cinin, vëllain e tij në burg. Pastaj më erdhi radha edhe mua. Në vitin 1965, nuk shkonte njeri në bujqësi, as në shkollat bujqësore, vendi kishte mbetur bosh edhe na çonin ne. Sa të na çonin ushtar, na çonin atje. Më dërguan në Berish të Pukës veteriner.Aty pash tmerrin se si vuante malësori. Dita e punës në atë kohë, me paratë e atëhershme, 35 lekë.Mund të blije vetëm një paketë e gjysmë, paketë partizani me çmimin e atëhershëm. 18 lekë ka bërë ajo. Më lanë të jetoja në një dhomë ku kishte vetëm një gjedh dhe një copë druri në vend të jastëkut. Aty u shtriva, e pashë veten tepër përllosur. Shkova në Elbasan, të punoja në metalurgjik. Gjatë kohës që punoja në metalurgjiksi punëtor, mos të ushtroja profesionin, më erdhi operativi  në shtëpi në Shkodër edhe më tha:Në rast se nuk vjen të punosh si kuadër, ose do e bëjmë të paguajë paratë e 5 viteve, ose do e fusim në burg. U detyrova të lija punën në Elbasan, për të vajtur në Berish të Pukës.Aty u mësova me vuajtjet e mija dhe njëkohësisht edhe me vuajtjet e fshatarëve, se si u persekutonin, se si vuanin, se si jetonin, si punonin dhe se si u mashtronin.

A e kujton momentin e arrestimit?

Momentin e arrestimit e bën sikur po arrestonin Hamit Matjanin. E kombinuan që të shkoja 4 orë larg në një fshat, se gjoja është një lopë e sëmurë nëpër shpatet e maleve, i pa ngrënë dhe i paveshur dihet. Aty ma kombinuan, duke vënë hekurat në mënyrë që përgjatë vendit ku më arrestuan, të eci nëpër mal i lidhur dhe të më shihte fshati se çfarë po ndodh.

Në cilin fshat të arrestuan e të lidhën?

Mua më arrestuan në Brebo të Berish të Pukës. Tre orë kam ecur i lidhur nëpër mal dhe duke parë fshati. “Çfarë ka bërë?” – thoshin, “Ne e njohim për djalë të mirë, të urtë. Si shpjegohet?” – thoshin fshatarët. E di partia dhe pushteti, se keni patur një njeri të pabesueshëm ndaj partisë dhe pushtetit. Pastaj më dërguan në birucat e Pukës. Në birucat e Pukës aty e pashë, që në vendet e tjera nuk kanë mundur të bënin ato tortura. Aty ishte një vend i vogël, edhe luanin me ato fshatarët si të donin nëpër biruca. Aty kam parë një tmerr me sy. Më futën në një birucë ku ishte i dënuar një Mhill Mhilli. Ai kishte dy vjet që ishte i lidhur  këmbësh e duarsh në birucë, edhe ishte me morra. Unë e fërkoja se ai nuk mudeshe te kruheshe, por më e tmerrshmja për mua është kur e kujtoj, kur hidhte kulfat e gjakut kur kolliteshe në mur. Në atë papastërti me atë gjakë, që nxirrte nga goja, thashë mbaroi dhe jeta ime.

Si ishte hetuesia?

E gjitha një informalitet, por më e tmerrshmja ishte kur ky që ishte i dënuar me pushkatim, Mhill Mhilli, vinin dhe i thoshin: Po të falim jetën, po firmos për filanin, se ka thënë kështu e ka thënë ashtu. Ky të gjitha i firmoste, se thoshte: Unë me jetën nuk vë gjë. Megjithëse ishte në atë gjendje i sëmurë dhe mjekoheshe, donin ta mbanin gjallë deri në ditën kur ta pushkatonin, se ishte vendosur se do të ekzekutohej. Këtij nuk i jepnin ushqimin që duhej.I bërtisnin firmos për këtë, firmos për atë, dhe ja shtrëngonin duart në maksimum, aq sa nga majat e gishtave i shpërtheu gjaku. I rashë derës unë, edhe i thashë:Hajdeni se i ka rënë të fikët edhe po vdes.Erdhën ja liruan duart, edhe pastaj ja lidhën përsëri. Kurse tragjedia më e madhe që më ka mbetur,është dita kur do ta ekzekutonin. Ky më tha një parandjenjë të jashtëzakonshme, pas dy vitesh më thotë:Kam parë njëëndërr sot, të tmerrshme, sikur vodha një çadër dhe nga kjo rridhte pika gjaku dhe sonte mua më vijnë më marrin Angjelin. I thashë:Në asnjëmënyrë ty, do të transferojnë.Unë e kuptova se do e ekzekutojnë. Kur kërciti dera në 12 të natës, Timo Kuqi hetuesi i tij, një djalë i ri, një kriminel i lindur, i kërcen sipër duarve që kishte qenë i lidhur dhe duart ja shtrëngoi edhe më tepër. Vetëm bërtiti: Mos more burrë, se plumbi ka për të m’i këputur. Ai e kishte si me qef, edhe pastaj ja shtrënguan dhe hekurat e këmbëve, edhe filluan ta tërhiqnin zvarrë. Para se ta merrnin më tha:Ma bëj hallall Angjelin Dabërdaku. I them:Do të të transferojnë. Hallall të gjithëve. Jo tha, se të kam torturuar duke më kruar prej morrave edhe prej pleshtave. Shpesh herë, më ke lënë edhe pjesën e bukës tënde. Atëherë e morën. Këtij i ra të fikët gjatë rrugës për ta pushkatuar, duke e tërhequr zvarrë. Pas tij, bërtiti njëri, Mark Grozhani, tha: Ta dinë, kallzojani, amanet ju të burgosurit, se po më pushkatojnë për 100 kilogram domate, që janë kalbur në magazinë. Nuk u dëgjua. Ndenja atë natë në këmbë, për të dëgjuar krismën e pushkës të ekzekutimit. Në fakt, nuk e dëgjova se i kishin çarë aq larg, ndoshta sa mos të dëgjohej krisma e pushkës. Nisi pastaj hetuesia ime. Hetuesia ime ishte e përditshme, duke më thënë: Thuaj se ke thënë kështu, thuaj se ke thënë ashtu, jo nuk del buka, gjëra që ne sot qeshim. Ke veshur këpucë e jo opinga,është shfaqje e huaj, dikur ke vendosur syze dielli, është shfaqje e huaj, ke dëgjuar muzikë të huaj… ku ta dëgjoje muzikën e huaj, ne në atë kohë s’kishim as drita.

A kishte dëshmitarë që folën kundër teje?

Dëshmitarët m’i sajuan vetëm vendalinjë. Edhe një kënaqësi shpirtërore, që nuk më sollën ndonjë shok, sepse të vinin edhe në pozita, se ndoshta me detyrim mund të dilnin edhe dëshmitarë. Nuk më kanë sjellë dëshmitarë asnjë mësues, ku kam flejtur aty shumicën e kohës me mësuesa. Një Adem Mërkulaj, një djalë i ndershëm, me karakter, e vunë në pozita, i thanë:Thuaj një gjë.Ai tha:Në asnjë mënyrë, partia nuk më mëson që të shpif.Këtë e njoh për shok të mirë, për djalë të mirë. I thanë: Edhe ti je si ky. Unë nuk e di si ma vendos epitetin ti more hetues, por partia ne nuk na mëson që të shpikim. Këtë e njoh për djalë të mirë, nuk pranoj. Kurse fshatarëve nuk u vë faj, se aty ku është injoranca, është korrupsioni, është degjenerimi, poshtërsia, të tëra të zezat. Ata dilnin me pasion. E kanë me qef biles.

Ku ta bënë gjyqin?

Në gjyq më nxorrën në fshat. Rrezik dhe fat i keq për prindërit e mi, sepse ishte 8 orë për të shkuar, dhe babai i shkretë 75 vjeç dhe nëna nja 60 vjeç. Duheshe 6-7 orë në këmbë për të ardhur në Berish të Pukës, se do të bëhej gjyqi madhor. Deri në Pukë, vinin me makinë.Po këta gjyqin ma bën në Berishë të Pukës. Biles i thashë: Sikur zutë Hamit Matjanin. Erdhi nëna dhe babai, të vuajtur, të rraskapitur, se si ka mundur të eci babai, unë nuk e di. Në atë kohë, dihet se ca. Nuk mundën të më sillnin as ushqim. Edhe ato ushqime, m’i tjetërsuan.  Jo thoshin, ky ka kokëfortësi. Përfundimisht, nisi gjyqi. Filloi gjyqi, dolën ata fshatarët që i kishin caktuar. Përshtypje më bën dy persona, që ishin me kostum dhe që nuk i njihja. Midis tyre, i them: Si e kam emrin unë? Pa patur njohje shoqërore familjare, nuk bisedon njeriu të tilla muhabete. Ai çoi supet lartë, edhe për momentin tha: Gjovalin. I thashë: Unë e kam emrin Angjelin. Edhe aty fshatarët qeshën, e kuptuan qëështë një farsë. Ke thënë e ke bërë.Shko more legen, i thashë, nuk më vjen keq se po dënohem, po më vjen keq se po më bëjnë shok me ty që po shpif. I thashë: Gjëja më e keqe në botë është shpifja. Ti je duke shpifur. Në fund, më dolën edhe dy të tjerë edhe i thashë: Nuk është e vërtetë. Ti nuk po pranon, nuk po bën, po na kthen gjyqin. Kurse, një personi tjetër, i thash: Ti je hajdut, ti ke vjedhur, do të shpëtosh veten, biles ti je thirrur prej sigurimit. Tani ti do të shpifësh, që të mbulosh hajdutllëqet e tua. Unë jam i pastër, i ndershëm, me karakter, që e di i gjithë fshati, prandaj rri. Shumica me kokën ulur, sepse më njohin karakterin tim, dinjitetin tim, edhe më e keqja e madhe është kur kam qenë duke u transferuar prej Pukës në Shkodër. Urdhëroni mendimet e Buros, që ka qenë një djalë që ka punuar me dinjitet dhe personalitet, prandaj meriton që të transferohet. Këta i hodhën poshtë të gjitha, edhe u dënova prej Prokurorit 10 vjet. Prej aty, në birucat e Pukës. Pas një muaji, më dërguan në Kaush të Tiranës. Në Kaush të Tiranës, ndenja 15 ditë. Prej aty, në Spaç.

Në çfarë viti shkove në burgun e Spaçit?

Në vitin 1976. Burgu i Spaçit ishte shkatërrim fizik, kryesisht fizik dhe moral i njerëzve. Shkatërrimi fizik ishte se kishim 4 gramë sheqer, 5-6 gramë vaj, dieta e ditës dhe ujë e speca dhe një racion bukë, që dihet si ka qenë buka për qytetarët, jo më për të burgosurit. Gjithë gurë e gjithë patate buka e grurit, që t’u thyenin dhëmbët. Ujin e kishim ujë acid, edhe vazhdo në galeri dhe puno si qeni.

Sa kohë punove në galeri?

7 vjet kam punuar në galeri. Jam aksidentuar, më ka ndihmuar zoti duhet me thënë. Kur kam rënë, jam rrëzuar tek  rrjeti i telave prej 50 metra lartësi. Aty ushtari mund të më vriste, se rashë në tela, dhe për 15 ditë, të vriste ushtari, se e kishte lejen, se thoshin: Ke vrarë një armik. Fati konçidoi se ishte kapteri aty, edhe i ka thënë: Mos e qëllo, se është rrëzuar padashje. Më morën pastaj në Tiranë. Kisha thyer dy kockat në kokë, gjysmë i vdekur. Aty më bëri përshtypje, se edhe në spital, duhet të dilje për nevojat personale, atëherë kur të thotë kapteri jo kur doje vetë. Kjo ishte tmerri më i madh. Kisha shumë hemoragji nga hundët, se kisha kockën e hundës të thyer. Pak kohë ka qenë edhe Ramon Perllaku me mua, në spital, për t’u mjekuar. Kur e mora pak veten, aty e pyeta për herë të parë: Kush je? Jam Ramon Perllaku, tha. Aty pashë që ka një domethënie: Kush është komunist, komunist mbetet, shkurt muhabeti. Bëra një debat keq me të, dhe i thashë: Çunin tim unë e rraf, po prapë baba më thotë, edhe ty të rref Enver Hoxha, edhe ti baba i thua përsëri. E pranoi këtë. E kam ndjek edhe nëpër intervista, këtë edhe shumë të tjerë. Kush ka qenë komunist, komunist mbetet. Fjala komunizëm është një fole ujqrish, ka thënë Gjon Fosedallasi, që ushqehet me gjakdhe në fund, përfundon duke ngrënë këlyshët e vetë. Është e çuditshme si i hëngri Enver Hoxha të gjithë, por ama se do të hante dhe nënën e ulkonjave, Mehmet Shehun, këtë se kishim menduar.

Në ç’vit u lirove?

Unë u lirova me faljen e 1982. Para se të lirohesha, 5-6 ditë përpara se të lirohesha, na thirri operativi të gjithëve, një nga një. Kush nuk do ta tregojë, se tregon, se edhe kanë firmosur shumë. Partia ka menduar për ju, po ju lirojmë.Firmosni që jeni njerëzit tanë. Tekstualisht i kam thënë operativit:Hiqe atë qëështë e shkruar në rradhë të parë. Sotështë kollaj të flasësh, po si i kemi thënë në ato momente, kur po na i hiqnin hekurat nga kocka. Unë i thashë: Unë jam i juaji, realiteti, por çfarë të shoh e çfarë të bëj unë, do jua them, se e kemi për detyrë, çdo anëtar i partisë, i kësaj republike. Tha firmose, i thashë: S’kam si firmos, se e kam për detyrë. Nëse e firmos, domethënë të bëj atë që më kanë thënë të tjerët. Me shpif edhe me intrigu njëri-tjetrin, se unë prej shpifjeve kam rënë këtu. Jo fjala fjalës. Unë çfarëdo që të dëgjoj, e kam për detyrë, si çdo anëtar i Republikës së Shqipërisë, por të firmos, nuk firmos. Se e dija pastaj ku do më çonte firma. Mirë tha: Mirë, po ke për t’i parë pasojat. Çfarë do lësh se unë e shkruaj me dorën time që jam duke dalë, duke u liruar, por nuk dua që nesër të më vdesi babai, që e kam 80 e ca vjeç, në një kohë kur djali i tij bën poshtërsi. Unë tha, po e shkruaj kështu. I thashë: Shkruaje si të duash, se babain 80 e ca vjeç, nuk e mbuloj me dhé me duart e mija, në një kohë kur djali i tij po bën poshtërsi. Ata kanë vuajtur shumë, se kur i shihnin me ushqime, nuk i merrnin. Janë detyruar të ecin 3-4 orë, se nuk i merrnin makinat, se jeni për të parë të burgosurin. Ky ka qenë rreziku më i madh. Kur kujtoj nënën time, që më tha: Më është dashur 4 orë për të ardhur këtu, edhe tani më duhet edhe dy orë të pres këtu. Kishte hequr sandalet, edhe i kishte këmbët me gjak. Pse moj nënë, i them. Kam ardhur në këmbë, tha. Se harroj kurrë dhimbjen. Unë i them: Pse të vuani dhe ju, mos eja moj burrneshë.

A të kujtohet momenti i daljes nga burgu?

E kujtoj si tani, se nuk ndjeva fare gëzim, vetëm trishtim, se e dija që do kthehesha prapë në Berish të Pukës, se atje kisha dokumentat. Aty kisha të gjithë dëshmitarët, të cilët edhe i pata fyer. Puna nuk ecte fare, nuk realizohej asgjë. Ti e di qëpër katër dele, më patën pushkatuar një shok timin, kur për një qen stani, pushkatuan doktorin veterinar, sepse ke humbur vigjilencën. Thashë, aty të më bëjnë kurban, letrat i kisha aty. Por, i thonë një shprehjeje: Guximtarin e shpëton fati./kujto.al

 

 

Papa Françesku feston ditëlindjen, urime nga e gjithë bota

Papa Françesku mbush sot 82 vjeç. Është ditëlindja e gjashtë që feston në Vatikan, që nga koha e zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit. Nga e gjithë bota mbërrijnë vazhdimisht urime.

Kanë kaluar 82 vjet nga ai 17 dhjetor i vitit 1936, kur në Buenos Ajres të Argjentinës, u lind Jorge Mario Bergoglio. Bij emigrantësh piemontezë, kur ishte fëmijë thoshte se kur të rritej, do të bëhej kasap. Ishte i apasionuar pas këngës dhe e kishte zakon të dëgjonte çdo javë në radio një emision me muzikë lirike, së bashku me të ëmën dhe me vëllezërit. I ati i mësoi rëndësinë e punës. Vërtet, Papa i ardhshëm bëri punë të ndryshme dhe u diplomua si teknik kimik.

Thirrja e Zotit

Por horizonti më i rëndësishëm i jetës së tij është, pa dyshim, feja, ushqyer nga gjyshja, Rosa Margherita Vassallo. Në vitin 1958, Jorge Mario Bergoglio hyri në noviciatin e etërve jezuitë. Në atë periudhë, qe e rëndësishme për fenë e tij një infermiere, murgesha Cornelia Caraglio, e cila i shpëtoi jetën, duke e bindur mjekun t’i jepte dozën e duhur me antibiotikë, për të kuruar bronkopolmonitin. Këtë “grua të mirë, të guximshme deri sa të diskutonte edhe me mjekët”, 3 marsin e kaluar, Papa Françesku e falenderoi publikisht, gjatë takimit me një delegacion infermierësh.

Meshtaria

Në vitin 1969, Bergoglio u shugurua meshtar. Atë ditë, gjyshja i dha një letër, që e kishte shkruar për gjithë nipat e vet. I riu Jorge Mario e ruajti në librin e lutjeve. Në të shkruhet: “Të keni një jetë të gjatë të lumtur. Por, nëse ndonjë ditë, dhimbja, sëmundja, ose humbja e njerëzve të dashur do t’ju shkurajojnë, kujtohuni se një psherëtimë para Tabernakullit, ku është martiri më i madh e më mbretëror e, një vështrim drejt Marisë, që rri në këmbët e kryqit, mund të pikojë një sumbull balsami  edhe mbi plagët më të thella e më të dhimbshme”.

Kryeipeshkëv i Buenos Ajres

Në vitin 1973, atë Bergoglio u emërua epror provincial i jezuitëve të Argjentinës. Më 1992, e gjejmë kryeipeshkëv të Buenos Ajresit, primat të Argjentinës. Në Koncistorin e 21 shkurtit 2001, Papa Gjon Pali II e krijoi kardinal. “Sot paradite – pohoi shenjti i ardhshëm Vojtila, në atë rast – Roma ‘katolike’ shtrëngohet rreth kardinajve të rinj, në një përqafim të ngrohtë, me vetëdijen se po shkruhet një faqe tjetër e rëndësishme e historisë së saj dymijëvjeçare”. Ishte preludi i një faqeje tjetër historike: asaj, që në vitin 2003, e shkruajti vetë Papa – i pari, ardhur nga Amerika; i pari, jezuit.

Zgjedhja në fronin e Shën Pjetrit

Pas dorëheqjes së Papës Benedikti XVI, kardinali i atëhershëm erdhi në Romë për Konklavin. Por fati i kishte rezervuar jo vetëm diskutimet për mënyrën e mbarështimit të Kishës nga një papë i ardhshëm. Më 13 mars 2013, ai vetë u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, si “Papë i ardhur nga fundi i botës”. Gjatë vizitës në një famulli romake, më 19 shkurt 2017, një fëmijë e pyeti pse u bë Papë. “Ai që zgjidhet – u përgjigj Bergoglio – nuk është pa tjetër, më inteligjenti”. “Por është ai, që Zoti dëshiron në atë çast për Kishën”. Si Papë, zgjodhi emrin e Françeskut. Pak ditë pas zgjedhjes, në takimin me gazetarët, shpjegoi se e mori atë emër, duke menduar për shën Françeskun e Asizit, “njeri i varfërisë, njeri i paqes, njeri, që e do dhe e ruan gjithësinë e krijuar nga Zoti”. E pikërisht në këto drejtime, përmes gjesteve e shkrimeve si enciklika “Lëvduar qofsh”, përvijohet edhe sot papnia e Françeskut.

Më 17 dhjetor 1936 lindi Papa Françesku, papa i 266 i Kishës Katolike

Papa Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur Jorge Mario Bergoglio; më 17 dhjetor 1936) është papa aktual, dhe i 266[1] i Kishës Katolike, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht [2]

Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

Më 17 dhjetor 1972 lindi Sokol Olldashi, gazetar, politikan i shquar shqiptar

Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Biografia

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t’u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas “humbjes” së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike, dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton. Ishtë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Vdekja

Më 20 nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë [2]. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme [3][4].

Referenca

^ Këshilli i Ministrave
^ Humb jetën në aksident deputeti Sokoll Olldashi, u aksidentua me makinë në Krrabë
^ Aksidenti fatal. Makina del nga rruga, humb jetën Sokol Olldashi
^ Humb jetën Sokol Olldashi

Më 15 dhjetor 37 lindi perandori romak Neron

Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron, perandor romak që u dallua për aventurat dhe mizoritë e tij të përbindshme. Neroni ka lindur 15 dhjetor 37- 9 qershor 68, ishte perandori i fundit i dinastisë Jul-Klaude, e cila mbretëroi pas vdekjes së Augustit.

Statuja e Neronit, në të cilën ai paraqitet si djalë i ri

Që në moshë shumë të re, nëna e tij, Agripina, e edukoi me mësues të mirë: Senekën dhe Burhusin. Por sapo u çlirua nga ndikimi i tyre, Neroni u shthur dhe u bë ekstravagant. Sjellja e tij e bëri jopopullor.

Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin, në të cilat merrte pjesë si një skllav vulgar, e ofendoi rëndë fisnikërinë romake. Neronin e kanë bërë përgjegjës për vrasjen e nënës së tij, për djegien e Romës dhe për persekutimin e krerëve të të Krishterëve. Mbretërimi i tij përfundoi në një kaos revoltash dhe komplotesh, të cilat e zhytën Romën përsëri në luftë civile.

Neroni u shpall perandor nga pretorianët, kur ishte në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij, Agripina, kishte siguruar ngritjen politike të djalit të saj, duke helmuar rivalët e tij dhe ka shumë të ngjarë edhe burrin e saj, perandorin Klaud. Historiani romak Sueton thotë se Agripina donte të kishte ndikim të plotë mbi djalin e saj, Neronin.

Ajo i vuri si tutor stoikun Seneka. Seneka dhe Burhusi, të cilët ishin gjykatës, sigurojnë në vitet e para të principatës një administrim të efektshëm. Neroni e kalonte të gjithë kohën duke u marrë me aktivitetet e tij të preferuara, këngën dhe teatrin, të cilat aristokracia romake i gjykonte si të padenja për një princ.Por Neroni u lodh shpejt nga detyrimet që impononte pushteti dhe vendosi të bënte sipas kokës së tij.

Neroni tentoi shumë herë të vriste Agripinën. Ai përdori pa sukses mënyra shumë të komplikuara, si tavane dhomash që shemben ose anije që mbyten. Në fund ai dërgoi ushtarë në banesën e nënës së tij. Edhe në këtë rast ekstrem, Agripina, e mori situatën në dorë. Ajo tregoi vendin ku vrasësit e saj donin ta godisnin: barkun që kishte mbajtur djalin e saj. Neroni urdhëroi ekzekutime të shumta pa gjyq, disa për të ndëshkuar komplotin e aristokracisë romake, të drejtuar nga Pizoni, disa pa ndonjë arsye tjetër, përveçse paranojës së tij.

Seneka ishte viktima më e spikatur e komplotit të Pizonit, sepse Neroni i dha urdhër që të vriste veten. Sipas historianit romak, Taciti, Seneka u bind, duke ndjekur kështu traditën stoike: ai preu damarët, pastaj filloi të diktonte një kumtesë, ndërsa gjaku i rridhte nga kyçet. Tashmë i papenguar nga askush, Neroni u la rrugë të lirë pasioneve të tij. Vendimet e tij politike inkurajuan ndjekjen e zakoneve helenistike dhe preferencën për rreptësinë romake. Ai krijoi lojëra në stilin grek, madje, ngjitej edhe vetë në skenë, si në Romë, ashtu dhe në Greqi. Të gjithë dëshmitarët tallen me aspiratat e tij artistike. Taciti lë të kuptohet se poemat e Neronit përmbanin fjalët që thoshin, gjatë darkës, të ftuarit e tij. Pilostrati e pikturon duke u dridhur nga frika para se të luante përpara publikut grek.Suetoni siguron se zëri i tij ishte ”i dobët dhe i paqartë”,me gjithë ushtrimet që bënte dhe regjimin që mbante.Sidoqoftë, mbretërimi i Neronit solli një zhvillim të ri të letërsisë, e cila përpiqej të imitonte shekullin e Augustit.

Suetoni thotë se një nga imazhet më mbresëlënëse të mbretërimit të Neronit është kur ai vështron Romën të pushtuar nga flakët, ndërsa këndonte vargjet e djegjes së Trojës. Ishte vetë Neroni që dogji Romën? Historianët nuk kanë rënë ende në të njëjtin mendim lidhur me këtë. U duk se zjarri ishte duke u shuar, kur një vatër e dytë më e fuqishme shpërtheu në kopshtet e një miku të Neronit.

Taciti tregon se Neroni, i cili duhet të gjente një fajtor, ua hodhi fajin të krishterëve dhe në këtë mënyrë gjeti shkas për persekutimin e parë. Tradita e krishterë e paraqet Shën Palin si një nga viktimat. Përshkrimi mizor i vuajtjeve të tyre bën të pamundur çdo diskutim historik objektiv, por ngre shumë pyetje. Disa njerëz, të cilët në emër të “një autoriteti të lartë” përpiqeshin të ndalonin grupet që luftonin kundër zjarrit, me sa duket ishin të krishterë. Të krishterët e parë besonin se kthimi i premtuar i Mesisë dhe Gjykimi i fundit ishin afër. Djegia e Romës, kryeqyteti i të gjitha shthurjeve, duhet të përbënte në sytë e tyre pikënisjen e Apokalipsit. Mizoria e dënimeve që iu dhanë të krishterëve nuk ishte e justifikueshme, por, me sa duket, në këtë çështje jo të gjithë duhet të ishin krejtësisht të pafajshëm.

Në kohën kur sundonte Neroni Seneka u bë i famshëm për rolin e tij si këshilltar, sa edhe për veprën e tij letrare. Ai ka lënë një numër të habitshëm shkrimesh: dialogë filozofikë, letra morali dhe tragjedi. Kritikët e tij bashkëkohës përçmonin në veprën e tij dashurinë për kulturën greke dhe filozofinë e tij të stoicizmit. I dëbuar për shkelje kurore me mbesën e perandorit Klaud, ai u thirr në Romë nga Agripina, për të qenë mësuesi i perandorit të ardhshëm, Neronit. Gjatë viteve të para të mbretërimit të Neronit, ndihma e tij u shfaq në reformat fiskale dhe gjyqësore. Ai kërkoi dhe mori lejën për të dalë në pension dhe kaloi tre vjet sabatikë, gjatë të cilëve ai krijoi traktatet e tij më të mira të filozofisë. Pastaj Neroni i dha urdhër të vetëvritej dhe ai u bind.

Të krishterët nuk qenë problemi i vetëm i Neronit. Në Perandori shpërthyen revolta të shumta. Në Britaninë e Madhe, mbretëresha Budika u ngrit kundër romakëve dhe kryengritja e Judesë zgjati shumë yjet. Vindeks, guvernatori provincial i Galisë dhe homologu i tij në Spanjë, Galba, arritën të siguronin mbështetjen e legjioneve, që emëruan Galbën perandor. Senati, i detyruar të vepronte, e dënoi Neronin me vdekjen më të padenjë, kryqëzimin. I braktisur nga garda pretoriane dhe nga miqtë e tij të rrallë, Neroni u arratis nga qyteti dhe vrau veten, duke e lënë përsëri Romën në prag të luftës civile.

Bilbliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Tacitus, Histories, I–IV (c. 105)
  • Tacitus, Annals, XIII–XVI (c. 117)
  • Josephus, War of the Jews, Librat II–VI (c. 94)
  • Josephus, Antiquities of the Jews, Libri XX (c. 94)
  • Cassius Dio, Roman History, Libri 61–63 (c. 229)
  • Plutarch, The Parallel Lives, The Life of Galba (c. 110)
  • Philostratus II, Life of Apollonius Tyana, Libri 4–5, (c. 220)
  • Suetonius, The Lives of Twelve Caesars, the Life of Nero (c. 121)

Putin agjent i Gjermanisë Lindore? Gjendet kartë identifikimi nga njësia sekrete gjermane STASI

Autoritetet gjermane kanë publikuar një kartë identiteti të Presidentit, Vladimir Putin, e cila e paraqiste atë si një agjent të shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, e njohur ndryshe edhe si STASI.


Një lajm i tillë ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, pasi është pranuar që lideri i Kremlinit ka qënë agjent i KGB-së ruse, por materiali i zbuluar së fundmi hedh pikëpyetje të reja mbi aktivitetin e tij. Fotoja e publikuar tregon kartën e identitetit të Putin që në atë kohë besohet të ketë qënë 32-vjeç. Materiali ka vënë në lëvizje edhe gazetarët për të zbuluar më shumë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka nënvizuar se fakti që ekziston një material i tillë nuk provon se Putin ka punuar për agjensinë e Gjermanisë Lindore, por në atë kohë, STASI dhe KGB-ja kanë patur bashkëpunim të ngushtë dhe një leje e tillë mund të jetë dashur për të patur liri hyrjeje në ambiente të ndryshme.

Ndryshe nga të gjitha shërbimet sekrete në botë, këto dy agjensi kanë patur shkëmbime të shpeshta informacioni, si rrjedhojë e firmosjes së Paktit të Varshavës. Gjithsesi, kjo është hera e parë që një material i tillë del përapra publikut.

Presidenti Putin, ka shërbyer si agjent që nga viti 1975 deri në rrëzimin e murit të Berlinit, për të nisur një karrierë politike në vitin 1991.

DUKE KUJTUAR IMZOT PJETER BOGDANIN

Me 6 dhjetor 1689 ndërroi jetë, në Prishtinë, ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani/

 

Ipeshkvi e teologu shqiptar, imzot Pjetër Bogdani, figurë e ndritur e letërsisë së vjetër shqiptare, konsiderohet si kultivues e ndriçues i ndërgjegjes shqiptare dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Më 6 dhjetor 1689 ndërroi jetë në Prishtinë nga epidemia e murtajës personaliteti i shquar i Kishës, kombit dhe kulturës shqiptare, ipeshkvi i jashtëzakonshëm imzot Pjetër Bogdani. Prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog e filozof shqiptar nga Hasi (Krahinë e lashtë), që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.

Ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani vlerësohet si teologu më i njohur shqiptar dhe figura më e ndritur e letërsisë së vjetër shqiptare. Imzot Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si meshtar e ipeshkëv i madh, pra si bari shpirtëror por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të çmueshëm në përpjekje për çlirimin e popullit dhe vendit nga zgjedha osmane si dhe për zhvillimin e përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme kishtare, pra ungjillëzuese dhe atë atdhetare e politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si formues i ndërgjegjes së shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e tij teologjike “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdani konsiderohet si kultivues e ndriçues i ndërgjegjes shqiptare dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Vepra e imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” u botua më 20 shtator të vitit 1685 në qytetin e Padovës në Itali, dhe u rishtypin më 1691 dhe 1702 në Venedik. Kjo vepër teologjike e ipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdanit cilësohet si libri i parë i prozës origjinale shqipe dhe mbetet një nga monumentet e gjuhës, kulturës dhe letrave shqipe. Vepra ‘Çeta e profetëve’ është vepër me përmbajtje teologjike.

Imzot Pjetër Bogdani (lindi rreth 1625 në Has – vdiq më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë). Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullagri. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos. Pas studimeve filozofik e atyre teologjike shugurohet prift. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes[1]. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin papnor të Propagandës së fesë. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor. Pas një kohe veprimtarie e apostulli si meshtar, emërtohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë jetonte e punonte në Romë. Më 1675 e shkruan librin ‘Çeta e profetëve’ dhe ia paraqet Kongregatës së Vatikanit Propaganda Fidae për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit.

Në vitin 1677 emërtohet kryeipeshkëv i Shkupit në vend të të ungjit, imzot Andrea Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon më 1683. Në dhjetor të atij viti vdes Imzot Andrea Bogdani. Pjtër Bogdani arratiset në male me ç’rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Adreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri ‘Cuneus Prophetarum’ botohet në fund të vitit në Padovë te Barbarigo.

Një tjetër element i rëndësishëm i veprimtarisë së Imzot Pjetër Bogdanit është se ai njoftoi rregullisht Selinë e Shenjtë të Romës dhe botën mbi gjendjen njerëzore, pra shoqërore, ekonomike, si dhe atë shpirtërore të shqiptarëve në atë kohë, përmes Relacioneve të detajuara, dërguar Papës e organeve Kishtare të Romës nga Shkupi e vendet tjera, si për shembull: “Mbi gjendjen shpirtërore e shoqërore të mbretërisë së Shqipërisë e Serbisë 1687–1688” (“Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia”).

Krahas misionit shpirtëror, atij ungjillor, imzot Pjetër Bogdani, punoi edhe në kultivimin e identetitetit Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha bashkësie kishtare në vende të Kryeipeshkëvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Imzot Pjetër Bogdani niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuret nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë ku edhe varroset.

Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Vepra e ipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum) u botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull të ndryshëm. Vepra “Cuneus Prophetarum”, sipas përkthimit të atë Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme teologjike e të trashëgimisë të vjetër letrare në gjuhën shqipe. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër.

Karakteri origjinal i veprës duhet marrë në mënyrë relative për përmbajtjen e karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika teologjike, biblike e filozofike, këndej fetare, tek historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmi temash çon edhe në larmi stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.

Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave apostolike e baritore në viset e dioqezave që ai drejtoi si bari shpirtëror.

Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Atdheun e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe kundërshtim të thellë për pushtuesin osman. Imzot Pjetër Bogdani kërkonte që t’i jepeshin popullit shqiptar libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

Imzot Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqip dhe popullin shqiptar me të vërtetat e fesë së krishterë e, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës si dhe në teologjik e në fjalorin kishtar në përgjithësi. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e imzot Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.( R.SH. – Vatikan)

Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Sipas revistës Forbes, kancelarja gjermane, Angela Merkel është renditur e para në listën e grave më të fuqishme në botë.

Ajo është renditur e para në këtë listë, pavarësisht pse ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të partisë Kristian Demokrate (CDU) dhe nuk do të garojë për rizgjedhje në pozitën e kancelares më 2021.

Megjithatë ajo aktualisht vazhdon të jetë gruaja që udhëheq ekonominë më të madhe në Evropë.

E dyta në listë gjendet, kryeministrja britanike, Theresa May, e pasur nga udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezja, Christine Lagarde.

Toger Abedin Efendi Gora Ruajtësi i kufijve të Shqipërisë, u vra më 1943, as sot nuk i përmendet emri Nga Vepror Hasani

 

Toger Abedin Efendi Gora mori një lajm të keq: ushtria greke ishte shtrirë deri në Starovë të Pogradecit. Nuk u mendua gjatë. U dha urdhër ushtarëve të bëheshin gati. Prej shumë kohësh ndodhej në zonën e Quksit. “Do të nisemi që tani!”- ishte urdhëri i tij. Kur dëgjonte që ushtritë e huaja kapërcenin kufirin shqiptar, nuk përmbahej dot prej zemërimit. Dikush e këshilloi të mos e ndërmerrte këtë veprim pa marrë urdhër nga lart, sepse mund të futej në telashe. Qeveria shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali nuk kishte më shumë se 10 muaj që ishte krijuar dhe situata politike ishte delikate. “Përzënia e grekëve nga Starova mund t’i sjellë dëm Qeverisë”, i pëshpëriti këshilluesi. Toger Abedin efendi Gora u step një çast. Si mund të rrinte, ai kishte ardhur enkas nga Janina për t’i dalë në mbrojtje qeverisë shqiptare. Gjatë kësaj kohe kishte patur luftime të shumta dhe ia kishte dalë mbanë me sukses. Ishte i vetmi rast që po i kërkonin të mos luftonte. “Çfarë duhet të bëj në një rast të tillë?”- mendoi. Sikur të isha pranë plakut Ismail Qemali, çfarë do të më thoshte vallë ai?
2
Atë çast iu kujtua një rast tjetër i vështirë. Kryesisë së Bashkisë Elbasan i kishte mbërritur një telegram, dërguar nga ushtria Serbe, e cila kërkonte dorëzimin e armëve. Në telegram thuhej: “Ohër, 15. 4.40, ora e natës. vjeshta e tretë 1328-1912. Kryesisë së Bashkisë Elbasan: Në ju dorëzofshi edhe ju ushtrisë serbe si u dorëzua Dibra, edhe n’i dhënçi armët të gjitha, ju jap fjalën se do t’ju sigurohet çdo gja, domethënë: feja, pasunia, jeta e qetësia e juej. N’asht se ju çoheni me përdorë armë kundër nesh, nuk ka me ju dalë mirë edhe (ta) dini, të sigurtë, se po shtyheni në të keqen e pasunisë e të jetës tuej. Përgjigjen tuej e pres në zyrët telegrafike. Komandanti serb, gjeneral Metoviç”. (Dokumente historike, viti i I, vjesht I-rë 1924, nr. 7, f. 200). Askush nuk dinte si të vepronte. Shumëkush mendoi se në një rast të tillë edhe serbët mund t’i prisnin si miq, por pa dorëzuar armët. Dilema e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Ali Rushdi Saraçi, dhe e parësisë së qytetit të mbledhur me urgjencë, ishte e madhe. Pas shumë përpjekjesh, pa mundur të gjenin zgjidhje, iu drejtuan Ismail Qemalit, i cili që në fillim kuptoi se dorëzimi i Dibrës ishte mashtrim. Në telegramin që ai shkroi si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së ushtrisë serbe, ndër të tjera thuhej: “Asht e ditun se shkelja e tokës shqiptare asht kundër së drejtës, ashtu edhe shkelja e Elbasanit prej jush, do me thanë ju kërkoni me i ngel mbë qafë nji vendi indipendent, i cili nuk dëshiron me luftue me Serbinë. Protestoj veprimin tuaj edhe lutem të prapseni nga ky veprim! Pres përgjigjen tuaj. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Indipendente Shqiptare. Ismail Qemali. (Dokumente historike, viti i I, vjesht’ I-rë 1924, nr. 7, f. 205).
3
Sprapsuni nga ky veprim!- kishte qenë fjala e Ismail Qemalit. Të njëjtën përgjigje mori edhe ushtria greke që kërkonte të mbante të pushtuar Kurveleshin dhe Himarën. Ndër të tjera në telegramin e shkruar prej tij, porositej zëvëndësi i Nënprefekturës së Himarës: “Ju bahet me ditë randësisht se duhet të ngrini në viset ushtarake të atjeshme flamurin shqiptar edhe t’ia komunikoni këto komandantit grek, dyke u largue nga çdo vepër që dëmton politikën tonë të sotme, e cila, besojmë se siguron qenien tonë, edhe kërkojmë t’ia komunikoni ashtu si asht, Kadri bej Gjolekës. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Ismail Qemal. (Dokumente historike, viti i I, dhjetor 1924, nr. 10, f. 300). E njëjta porosi iu përcoll nëpërmjet Qemal Mullahut banorëve dhe qeverisë së Lushnjës: “Kur të vërtetohet se serbët, nga çdo anë q’i të jetë, u nisën drejt Lushnje, t’u dilni me të shpejtë përpara edhe t’u komunikoni momerandumin. Këshilla të ketë me vete edhe Flamurin Kombëtar. Nëpër të gjitha zyrat si edhe në zyrën telegrafike, duhet ta mbani ngritë ditë e natë. Ky është urdhëri nga Kryesia. Qemal Mullahu. (Dokumente historike, viti i I, dhjetor 1924, nr. 10, f. 306). Gjithçka që përcillej nga plaku i moçëm Ismail Qemali, ishte e prerë, pa asnjë mëdyshje. Shqipëria ishte e pavarur dhe toka e saj nuk mund të shkelej nga askush.
4
Toger Abedin efendi Gorës i mjaftuan shembujt që kishte dëftyer kryetari i Qeverisë Shqiptare për të marrë vendimin e duhur. “Nisemi djema, drejt Starovës!”- u tha ushtarve të vet. Toger Abedin efendiu ishte ende i ri, por jo pa përvojë. Pasi përfundoi shkëlqyer studimet në medresenë e Korçës, studioi në shkollën ushtarake të Stambollit. Tashmë kishte ardhur koha ta shihte Shqipërinë të qeverisur prej shqiptarëve. Fill pas përfundimit të studimeve ushtarake e dërguan në Janinë, në zonën e Grevenasë, aty ku situata ishte mjaft alarmane. Njerëz të armatosur, kriminelë dhe grabitës ishin bërë bashkë, terrorizonin banorët shqiptarë të Janinës, Thesalisë e gjetkë. Ose bashkim me Greqinë ose jeta juaj do të jetë skëterë!- ishin kërcënimet e tyre. Gjithçka që ndodhte aty mësohet nga raportimet që i bënte Gerenti Jelinek, kontit austro-hungarez, Andrassy: “Janinë, 25-V-1878. Kontit Julius Andrassy: Javën e kalueme, mësa ishte tu u kthye Ragip beu prej Grebeneje në Medshovë, i përcjellun prej tre të vetëve, kje ndalue prej nji çete cubash, por me qenë se kundërshtoi, e mbytën. Valiu, Nazif pasha çoi me të shpejtë kolonel Hasan benë me 50 vetë në Medshovë për me i zanë ata cuba, por ndërkohë mori lajmin se 30 vetë t’armatosun kishin pasë hi në katundin Baja të qarkut të Zagorit, nja 8 orë larg Janine, dhe kishin plaçkitë 3 shpija, dhunue shumë vendas e në fund kishin marrë me vedi të birin e priftit orthodoks si peng, me qëllim me nxjerrë pare për lirimin e tij…”. (Revista Leka, v. 1939, nr. 7-12, f.150). Raportimet ishin të shumta: “Janinë, 2-Xl-1878 Kontit Andrassy. Marashali Ahmet Hamdi Pasha u nis për në Goricë me rojë të fortë më 28 të muajit të kaluar, dhe mbasi të kaloi nëpër Samarinë, Grevena, Meçovë dhe Sirak do të kthehet përsëri këtu; në këtë udhtim do të shqyrtojë ushtarët q’i janë dërgue n’ato vise për të shtënë në dorë cubat”. (Revista Leka, v. 1939, nr. 7-12, f.173-175)
5
Në këtë gjendje e gjeti zonën e Janinës toger Abedin efendi Gora. Për shqiptarët bashkimi me Greqinë mbetej i papranueshëm: “…Shqiptarët i njoftuen Portës me shkrim vendimin e tyne të marrun se aneksionin e këtij vilajeti me Greqinë do ta kundershtojnë me të gjitha mënyrat”. (Revista Leka, v. 1939, nr. 7-12, f.171). Kundërshtimet vinin edhe nga të krishterët: “Tash të krishtenët e këtij qyteti, zejtarë e tregtarë apo edhe pronarë, nuk janë ma aq entuziastë për këtë bashkim, sepse kanë fillue m’u tremb se tu hy nën qeverinë greke kanë për t’u rrënue ose paksue vijat (rrugët) e marrëdhënieve, kanë për t’u shtue taksat e kanë për t’u marrë ushtarë, e kështu, padyshim, kanë nisë m’u shqetësue se kanë për t’ u dalë ngatërresa të papëlqyeshme”. (Revista Leka, v. 1939, nr. 7-12, f.173-174). Toger Abedin effendi Gora qëndroi në zonën e Grevenasë, deri ditën që Ismail Qemali u nis drejt Vlorës. Atë ditë bashkë me trupën e tij ushtarake u nis drejt Shqipërisë në mbështetje të Pavarësisë. Ishte i pranishëm kur u ngrit flamuri. Qeveria e Janinës tregoi kujdes të veçantë për mbarëvajtjen e punëve të Ismail Qemalit, gjë që vihet re edhe tek telegramet: “Lushnjë 11 vjeshta e tretë 1328-1912. 7, ora e natës. Tepër urgjente. Nënprefekturës Kavajë: Ju bajmë me ditë se në telegrammet të Komandës së Trupit ushtarak të Janinës, më datë 6 vjeshta e tretë 1328, e cila na u komunikua sot, asht dhanë urdhën qi kur të urdhonjë zotni Ismail Qemal Beu këtu, të pritet mirë dhe të qetësohet. Nënprefekti i Lushnjës Nail. (Dokumente historike, viti i I, prill 1924, nr. 2, f. 37).
6
Këto kujtime e nxitën toger Abedin efendi Gorën të nisej sa më shpejt drejt Starovës për t’i nxjerrë grekët prej andej. Përleshja ishte e ashpër, por toger Abedini, i mësuar me sulmet, me pritat, shtigjet, pabesitë dhe të papriturat cubave të Janinës, bënte vetëm përpara. Dhe ndërsa luftohej për jetë a vdekje, dikush kërkoi me ngulm që toger Abedin efendi Gora të linte urgjentisht Starovën dhe të kthehej në Qukës. Braktisja e Starovës kërkohej me këtë arsyetim: “Është afër mendjes që zbrazja e Starovës nga grekët bëhet me një qëllim të caktuar që të futen aty serbët, të cilët për këtë qëllim kanë ardhur në Strugë. Hyrja në Starovë e togerit Abedin Efendi, pa pasur një urdhër, është një veprim i gabuar, dhe si pasojë i rrezikshëm. Arsyeja është se Qeveria Shqiptare nuk është në luftë as më Greqinë as me Serbinë; është e paanshme. Qeveria jonë sot nuk merr, as nuk do të marrë ndonjë qendrim që të sjellë në dyshim e armiqësi qeveritë fqinje. Qeveria jonë, pa qenë e sulmuar prej kujt, s’do t’i japë shkak lindjes së asnjë incidenti. Vetëm përpara një sulmi ne jemi të detyruar të ruajmë e të mbrojmë tokat tona deri në fund. Prandaj është i gabuar takti i Abedin efendiut. Me qenë se ka mundësi që Serbi të futet në Starovë, si u theksua më sipër, duhet të bëhen vëzhgime të vazhdueshme dy-tri orë larg rreth e përqark, dhe të tërhiqet fuqia jonë nga Starova, për në kufi, po qe se ushtria serbe është nisur në drejtim të këtij qyteti. Për këtë do të lajmëroni menjëherë Abedin Efendinë”. (Marrë nga botimi “Qeveria e Përkohshme e Vlorës”, f. 209). Pra, toger Abedin efendi Gora duhej të kthehej në Qukës. Lajmi iu dha me telegram më 17 shtator 1328-30 shtator 1913, por vendimi i toger Abedinit ishte i prerë: Në Qukës do të kthehemi, kur në Starovë të mos ketë mbetur asnjë grek!
7
Kërkesa për t’u tërhequr nga Starova, toger Abedin efendi Gorës iu duk më shumë se e çuditshme. Në Shqipëri bëhej luftë, shqiptarët nuk kursenin as jetën e tyre, kurse tani po u kërkohej që të tërhiqeshin! Si ishte e mundur. Deri atëherë ishin krijuar formacione të rregullta ushtarake: Qamil efendiu ishte komandant i Përgjithshëm; Halit bej Kolonja, kryetar i Shtatit Madhnor t’Ushtrisë së Vardarit; Ferik Zeqi, komandant i Ushtrisë së Vardarit; kolonel Sami, komandant i Rgjimentit 61; Xhavidi, komandanti i Divizionit 21; gjeneral Mahmut Hajret Jella, komandant i Fuqive të Përgjithshme të Kufinit të Malit të Zi; Ali Riza, komandant i Ushtrisë së Perëndimit; Ferik Mehmet Seid, komandant i të Pestit Trup Ushtarak; Zija pashë Zogolli, komandant i Zonës së Manastirit; toger Abdullah efendi, komandant i Veprimeve Ushtarake Berat; Demir Tefiku, komandant i Xhandarmërisë dhe shumë formacione të tjera. Deri në këtë kohë edhe Esad pashë Toptani kishte qenë komandant i Forcave të Mbledhura. Qëllimi i tërheqjes së ushtrisë nga Starova nisi të kuptohej ditë më vonë. Esad Pasha me t’u kthyer nga luftimet për mbrojtjen e Shkodrës, e shpalli veten mbret të Shqipërisë. I dhanë postin e ministrit të Brendshëm, por përsëri nuk hoqi dorë; krijoi në Durrës një qeveri të dytë. Fill pas kësaj, shtypi grek nisi ta lavdëronte: “Gazeta “Embros” shkruante: në Shqipëri mbretëron anarkia, vetëm në Durrës dhe në Tiranë, ku qeveris Esad pasha, ka qetësi të plotë dhe sigurim”. Përlindja e Shqipërisë pyet: Si tepër e lëvdojnë grekët Esadin, qysh shpjegohet vallë kjo dashuri? (Përlindja e Shqipëniës Vit’ i I, N. 20, e shtunë, 5/18 vjesht’ e II, 1913, f.6). Gjithçka u bë e qartë: kërkesa për tërheqjen e toger Abedin efendi Gorës nga Starova, kishte qenë vepër e njerëzve të Esad pashë Toptanit. Me greket dhe serbët kishte marrëveshje të fshehta.
8
Përhapja e lajmeve mbi Esad pashë Toptanin e tronditën shpirtin e toger Abedin efendi Gorës. Nuk donte ta besonte. Nëse ato që thuheshin ishin të vërteta, atëherë ato ishin një dhimbje e madhe për Shqipërinë. Toger Abedin efendi Gora e kishte parë atë dhimbje te sytë e shqiptarëve, që teksa luftonin, befas kuptonin se u ishin mbaruar fishekët. Nuk kishte trishtim më të madh. Dërgoheshin telegrame ngado për gjetjen e municioneve: Ja një prej tyre: “Berat. 18, Vjeshta e Tretë 1328-1912.Vlonë. Telegramma q’i u muer ndashti nga ndënprefektura e Himarës në Kuç, thotë se lufta po vazhdon me rreptësi edhe kërkon me u ndihmue me municione. Këtu, le q’i municione s’ka, po edhe kuaj asht vështirë me gjet. Lutemi, pra, bani ç’asht për të bamun. Aziz Vrioni”. (Dokumente historike, viti i I, dhjetor 1924, nr. 10, f. 302). Shpesh u ndodhte që kur ktheheshin nga lufta nuk gjenin as ushqim. Përsëri telegrame: “Berat, 18 vjesht e tretë 1328-1912. Vlonë. Përveç ushtrisë q’i ndodhet këtu, e cila pandehet t’i ketë kalue njizet mijët, marrim vesh se edhe Mahmmud Ferid Pasha, ushtrinë e vet q’i asht ma tepër se tri mijë, po e dërgon këtu. Ushqimet u mbaruan; lutemi tregomëni si do të përmbahen e si do të ndahen”. (Dokumente historike, viti i I, dhjetor 1924, nr. 10, f. 301). Edhe financat ishin të pamjaftueshme: “Berat 1 gusht 1330-1914. Kryetarit të Këshillës, Shkëlqesisë së Tij, Musa Qazim efendiut, Tiranë. “Arka e Financës së këtushme s’ka fare të holla. Kështu qi s’mund t’i jap Shefqet efendiut paret e ushqimit. Në Pazar opinga s’ka fare. Ju bajmë me ditë se opingat, asht nevoja t’i gjeni aty edhe t’ia çoni Shefqet efendiut. Mylazim Abdullah”. (Dokumente historike, viti i I, prill 1924, nr. 3, f. 77).
9
Megjithatë, shqiptarët arrinin t’ia dilnin mbanë. Kjo duket në njoftimet që vinin nga lufta: “Elbasan, 7-8, vjeshta e tretë 1382-1912, 11 ora e natës. Komandës s’Ushtrisë së Perëndimit. Korçë: “Ju bajmë me dije se Prefektura e Dibrës, e mbështetun në lajmin e ndënprefekturës së Dibrës së Poshtme, lajmon se në luftë të rreptë qi zgjati njëzet e katër orë, anmiku u prish e u shkatërrue keq, edhe dyke u ndjekun, asht tërhekun gjer në katundin Bicaj të Lumës. Afro nji mijë mauzerë serbi janë pushtue, janë vramë tre oficerë dhe ushtarë pa numur. Serbët, dyke mos mundur me i qendrue sulmeve burrnore të Dardhasvet e të Reçvet, nji shumicë e tyne për me mos u dorëzue janë hudh në Drin dhe janë mbyt. Lufta ndashti po vazhdon në Bicaj edhe shpresohet gjer mbrama t’i pushtohen armikut topa mitraloza e shumë armë”. (Dokumente historike, viti i I, tetor 1924, nr. 7, f.225- 226). Toger Abedin efendi Gora nuk e mendonte dot si mund t’u kërkohej patriotëve të mos luftonin me grekët dhe serbët, kur ata sakrifikonin aq shumë?! Megjithatë, ai i nxori grekët nga Starova. Toger Abedin efendi Gora ishte i vendosur t’i priste me pushkë edhe serbët. Ndërkaq një lajm tjetër prej Qeverisë së Ismail Qemalit i mbërriti nëpërmjet Aqifi pashës, prefektit të Elbasanit, ku i bëhej e ditur se tashmë detyra e tij do të ishte mbrojtja e kufijve, dhe mbështetja për vendosjen e xhandarmërive në qytete. Por duke patur parasysh atdhetarinë e Toger Gorës, e porosisnin që armiku të mos ndiqej përtej kufirit shqiptar, pasi një gjë e tillë mund të krijonte probleme.
10
Ky lajm, i ardhur nga Qeveria e Ismail Qemalit, e bëri me krahë toger Abedin efendi Gorën. Fill pas vendosjes së xhandarmërisë në Starovë, njoftoi për realizimin e detyrës së re që sapo kishte marrë: “Sot ora 11 e gjysmë erdhëm në Starovë dhe u pritëm në një mënyrë të shkëlqyer nga ana e popullit të vendit. Në qytet ka një gëzim të përgjithshëm. Buçitjet “Rroftë Shqipëria” arrijnë në qiell, përgëzojmë dhe urojnë njëri-tjetrin. Qetësia është siguruar. Hysref beu ndodhet në Korçë, punët qeveritare do të rregullohen nga komisioni që ndodhet këtu dhe me anën e gjindarmërisë si fuqi zbatonjëse. (A.Q.H. i R.P.SH. F. 71, D. 4, Dok. 11.780). Tashmë toger Abedin efendi Gora mbante nën kontroll situatën në kufi me Greqinë dhe Serbinë. Informatorët e tij ishin të kudogjendur. Shpesh, ndërsa përpiqeshin të zbulonin veprimet e armikut, rrezikonin dhe jetën. Për gjithçka informonte në vijimësi qeverinë dhe merrte urdhëra prej saj për veprime të mëtejshme. Toger Abedin efendi Gora ishte i gatshëm të sulmonte në çdo kohë: Ja dy prej raportimeve të tij: “Letra juaj me dt 4 tetor 1913 u muar, mirret vesh se më 2 tetor 1913, ditën e enjte, ora 18, kanë ardhur 10 ushtarë serb dhe të nesërmen 60 të tjerë. Dërgimi i një njeriu në Pogradec për të marrë informata është punë e vështirë, mbasi zonat e Pogradecit, Leskovikut, të Gorricës e të Granishtës janë zënë me roje. Sipas fjalëve të informatorit tonë që mundëm të nisim sot, i cili u zu e u lëshua nga roja serbe, sot për sot në Pogradec ndodhen nja 70 ushtarë serbë dhe në kishë është vënë flamuri i serbisë. Në rreth të Pogradecit nuk ka ndonjë gjë me rëndësi; në kufirin tonë të vjetër, ushtria serbe nuk ka ardhur akoma. Zotin Tafil nuk e dimë ku ndodhet. Sa për zotin Muharrem, ky nganjëherë ndodhet pranë meje dhe ngajëherë në vendet e caktuara” (Marrë nga botimi për 50-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, f.218). Kurse në informacioin tjetër thuhet: “…Në velçan të Gorrës ndodhen afërsisht 30 ushtarë grekë. Njerëzit tanë të armatosur ndodhen në vendet ku duhet…”. (A.Q.H. i R.P.SH. F. 71, D.4, Dok. Nr.11829).
Qeveria e Ismail Qemalit i dha gradën e kapitenit.
11.
Kështu vijoi jeta e tij edhe më pas me qeverinë e princ Vidit dhe me qeverinë e Tiranës. Në qeverinë e Fan Nolit, kapiten Abedin efendi Gora përfaqësoi prefekturën e Korçës me të drejtë vote. Edhe nga mbreti Zog pati vlerësim maksimal, vijoi të përfaqësonte Korçën, edhe pse njihej si përkrahës i Nolit dhe jo i monarkisë. Me të dalë në pension u vendos në fshatin Vloçisht, por nuk qe e thënë të vdiste nga pleqëria; u vra nga italianët më 3 gusht 1943, kur këta të fundit hynë në zonën e Korçës dhe sulmuan drejt fshatit Vloçisht. Bashkë me të u vra edhe Tahir Sejdollari. Dy fotografitë e dëshmorëve u vendosen në vatrën e kulturës së fshatit, por 1963, nipi i Sejdollarit u arratis. Atë natë erdhën disa njerëz dhe e hoqën foton e Tahir Sejdollarit, por, me që ishin që ishin aty, e hoqën edhe foton e kapiten Abedin efendi Gorrës. Ky ishte shpërblim që morën për gjakun e tyre të derdhur. Edhe sot e kësaj dite nuk përmenden më emrat e tyre, por njerëzit nuk e kanë harruar. Kur Abedin efendi Gora përfundoi studimet në Stamboll, krahina e Gorës, duke ia njohur trimërinë, e zgjodhi si përfaqësues të Këshillit të saj, që z. Gora të ngrinte zërin në institucionet perandorake për të drejtat e gorarëve.

Shënim: ky shkrim u referohet dokumenteve te cituara në material dhe kujtimeve familjare të Astrit Gorës, nip i Abedin efendi Gorës

Niko Kirka, ky dinosaur i vyer që na la të pikëlluar me largimin e tij Nga Pëllumb Kulla

Pëllumb Kulla: NIKO KIRKA, PATRIOTI DHE VEPRIMTARI I SHQUAR

In Memoriam

Sot në Nju Jork, në moshën 92 vjeçare mbylli sytë, Niko Kirka, miku im i shtrenjtë, një personazh vërtet i rrallë, shok i këtyre viteve amerikanë.

Nikoja pat lindur në truallin amerikan. Ishte bir i një patrioti shumë të fismë, Kristo Kirkës, njërit nga etërit e Vatrës, krahu i djathtë i Nolit, aktivist i shquar në emigracion sikurse dhe në atdhe pas kthimit familjarisht. Babai i Nikos shërbeu si përfaqësues në parlament dhe në detyra të ndryshme administrative, caktuar nga mbreti. Nuk u largua me ikjen e pushtuesve të huaj. Pagoi vetbesimin e tepëruar se meritat patriotike dhe e kaluara pa njollë ishin kredenciale serioze që do ta mbronin nga keqtrajtimi i mundshëm i “bijve të Stalinit” që erdhën në pushtet. dhe që Kristo Kirka, ashtu si edhe Fan Noli, i njihte mirë. Besim i kotë! Që në ditët e para komunistët atë e burgosën dhe plaku i shquar mbylli sytë në burgun famëkeq të Burelit.

Nuk e kalova masën me një jetëshkrim më tepër, teksa u ula të bëj homazh për birin e tij, Nikon. Por është dicka e veçantë, diçka e rrallë edhe kur tregon për shokun e tij të burgut. Babë e bir u bënë vërtet shokë burgu, sepse që në moshën 19 vjeçare, njeriut që u nda sot nga ne, iu hodhën hekurat. Nga burgu Niko Kirka doli pas katërmbëdhjetë vjetësh. La atje qelinë tok me babanë e tij të varrosur në humbëtirë dhe kaloi një jetë të mundimshme shtrënguar në punë të rënda në kanalet e komunales dhe vështruar shtrembër për ato që pat hequr prapa hekurave.

Nuk gjen dot kollaj një individ që të ketë sjellë kaq shumë histori kombëtare poshtë thinjave të tij të bukura. Në shoqërinë e tij të çmuar, miqtë e tij të ngushtë ku bëja pjesë edhe unë vetë, kemi mësuar më shumë se nga tërë librat e shkruar për vatranët, për autoqefalinë e Kishës Ortodokse, për Bostonin dhe “Diellin”, për pafundësinë e konflikteve shqiptaro-shqiptare mbi truallin e këtij vendi. Ky njeri të mahniste me kujtesën e tij fenomenale, me citimet e sakta me zhdërvjelltësinë e përmendjes së emrave të shumtë, datave të pagabuara që sillte ai në tregimet e tij. Ishin të shumtë njerëzit, që e vërenin me zili, siç e vëreja edhe unë, kulturën e tij historike, atë atdhetare, kulturën letrare dhe kulturën politike.

Niko Kirka është ndjerë i gjallë dhe i shqetësuar për shumë çështje që solli sidomos mënjanimi i komunizmit dhe transformimet që duhet të sillte tranzicioni. E kemi parë atë shumë luftarak, debatues dhe të papajtueshëm në qendrimin ndaj politikave paskomuniste për të përndjekurit, për mosdëshirën në rikthimin e pronave të grabitura, për mbajtjen kyçur pa skrupuj e pa shpjegim të dosjeve me mëkate, për dyfaqësinë e partive kryesore, pasardhëse të asaj enveriste…

Shëmbullor ishte angazhimi i tij pasional në kundërshtimin e përpjekjeve për të dëmtuar trashëgiminë e Peshkop Nolit dhe për mjegullimet e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

Dhe në shkrimet e Kirkës, (përmbledhur në vëllimin e tij dinjitoz “Për Mëmëdhenë”) lexuesit mund të venë re zhdërvjelltësinë e argumentimit, elegancën e shprehjes, gjuhën letrare dhe figurshmërinë si pajë e edukimit të shëndetshëm që mori ai në Liceun e Korçës. Aty çdokush shquan lehtësisht konseguencën e tij antikomuniste, përbuzjen ndaj inskenimeve katoviciane dhe keqardhjen për varfërinë e idealizmit, që Kirka nuk rreshtëte pa e nënvizuar edhe në intervistat e tij mbresëlënëse televizive dhe artikujt e mëvonshëm që i janë publikuar rregullisht.

Atdhetarizmi i këtij njeriu ka qenë gjithnjë i pashuar dhe frymëzues për ata që qarkonin rreth tij. Është interesant një episod në një takim me të ndjerin Ibrahim Rugova. Duke biseduar, Nikoja, pa kurrfarë bubullime, i rrëfeu atij se edhepse ishte korçar, e deshte Prishtinën po aq sa edhe Korçën. Rugova e falenderoi. “Falenderimi nuk shkon,” nuk iu ndënj pa thënë Kirkës, “Zotrote të më falenderoje po të isha francez!”
Presidenti Rugova e përqafoi dhe i kërkoi falje. Kjo dashuri e këtillë, shfaqur në brigjet e Nju Inglandit në sytë e të Parit të Kosovës e rriste personazhin tonë në përmasat e një dinosauri.

Dhe nuk kishte si të mos ishte Niko Kirka, një dinosaur nga ata që lindën në viset e Bostonit, nga ata që e morën atdhetarinë me qumështin e gjirit, dhe panë historinë e vendit, një herë që andej, pastaj nga dritaret e Liceut të Korçës, që prapa hekurave të burgut, nga fundi i kanaleve të komunales së Durrësit, nga grumbullimet plot ovacione të ndryshimeve sociale që solli fundi i shekullit… Me lirinë e fjalës si atribut i një njeriu të edukuar ashtu, i janë pranuar, herë me durim dhe herë me pezm, gërnjat kundër të metave të Vatrës së sotme, kundër Janullatosit, kundër figurave madhore shtetërore aktuale, edhepse kjo lloj drejtpërdrejtësie nuk i bënte hiç mirë interesave të tij të përditshme, atyre të këtushme dhe atyre në vendin ku lindi.

Por dinosaurët janë prehistorikë dhe duken pak të marrë, po aq sa dhe démodé duke qenë të rrallë dhe me vlera të padiskutueshme.

Ky dinosaur i vyer na la të pikëlluar me largimin e tij nga kjo jetë. Kolonia e shqiptarëve të Amerikës humbi një nga figurat karizmatike, që do të kujtohet gjatë si shëmbull për t’u ndjekur, si patriot që do të frymëzojë brezat e rinj të shqiptarëve që jetojnë fizikisht larg atdheut, por shpirtërisht nuk ndahen kurrsesi nga trualli arbëror dhe aspirojnë begatinë dhe prosperitetin e tij.

I qoftë dheu i lehtë këtij shqiptari të madh!

“Grekët, racistë”, rrëfimi tronditës i Pirro Dhimës: Në Shqipëri isha grek, ndërsa në Greqi nëse s’do isha bërë kampion s’do më pranonin

Pirro Dhima, kampioni me origjinë shqiptare në peshëngritje, i cili zgjodhi të përfaqësonte Greqinë në garat ndërkombëtare, e që tashmë është drejtor teknik në ekipin e peshëngritjes amerikan, ka bërë një rrëfim të gjatë për “lifo.gr”, ku flet çështjet e jetës së tij, racizmin dhe ndarjen nga jeta të gruas së tij.

Ai ishte edhe një anëtar i Parlamentit grek në vitet 2012-2015, me PASOK, derisa vendosi të mos vazhdonte më në këtë fushë.

KANCERI I GRUAS – “Forma më e keqe e kancerit vret, por edhe bën që njerëzit e afërt të vdesin ngadalë. Ne gjithmonë e shohim njeriun në shtrat dhe përpiqemi të bëjmë mirë. Me Anastasian(gruan) kemi kaluar çdo gjë. Kemi kaluar edhe përtej parashikimeve statistikore. Ne provuam gjithçka që ekzistonte deri në minutën e fundit. Dhe pastaj ajo ndërroi jetë. Pastaj, vdekja erdhi si një shpëtim për të. Jo vetëm për atë, por edhe për ankthin e gjithë të tjerëve. Ajo vetëm sa po vuante.

RACIZMI NË GREQI – “Racizmi është një fenomen kompleks. Ka të bëjë me kohët, kushtet në të cilat jetojnë çdo shoqëri, si dhe pasurinë dhe varfërinë e njerëzve. Unë kam ardhur në Greqi tridhjetë vjet më parë, kur vendi pati një valë të madhe të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europe Lindore. Në një shoqëri të mbyllur si Greqia, ishte e ndjeshme të reagoje. Sigurisht, nuk ishte e mirë, por ishte diçka që nuk mund të shmangnim. Tridhjetë vjet më pas, ka pasur disa hapa përpara, duhet ta pranojmë këtë. Por duhet bërë më shumë. Çdokush me fëmijë e di se shoqëritë po ndryshojnë me brezat që vijnë. Në disa gjera, më lehtë mund të largohen njerëzit se idetë e tyre. Një 30-vjeçar i sotëm grek nuk ka idetë e prindërve të tij, normale, por kur erdha unë në Greqi ishte ndryshe. Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek, diçka e ngatërruar. Ka pasur disa incidente që unë mund t’ju them, por, për fat të mirë, e them, kam qenë me fat. Të tjerë e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk është çdo incident, por frika e përhershme që ju fut. Isha në autobus dhe isha shtrirë në dorezën më të gjatë për të bërë duart e mia të duken. Unë kisha frikë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri.”

ÇFARË DO I THONIT NJË 18-VJEÇARI QË VOTON PËR ‘AGIMIN E ARTË’? – “Do t’i thoja atij se është një nga gabimet që nuk i falen, për moshën e tij në rini. Unë do t’i flisja atij për jetën politike të këtyre njerëzve dhe për atë që ata kanë bërë. Unë do t’i tregoja atij të rinjtë e humbur, do t’i kujtoja se këta njerëz po gjykohen në krye të organizatës kriminale. Agimi i Artë do të thotë arrogancë dhe refuzim.”

PENDIM QË IU FUTËT POLITIKËS? – “Jo, nuk u pendova fare se u futa në politikë. Si erdhi kjo ide? Ishte një përvojë që isha me fat që e kam jetuar. Dhe me të vërtetë, hyra në një periudhë kaq të vështirë që edhe Anastasia nuk ishte dakord me zgjedhjen time. Të gjithë më tërhoqën! Në vitin 2012, një kandidat për PASOK? Disa miq më thanë se isha i çmendur. – Pse e bëre këtë? Ndjeva se duhej të vazhdoja me ato zgjedhje të vështira. Por kuptova se nuk e kam lidhje me politikën aktive.”