VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Goditja ndaj Llallës: SHBA s’i dha vizë prokurorit në delegacion me të

By | March 31, 2016
blank

Komentet

blank

Kurti për Ukshin Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai ka thënë se fati i Ukshin Hotit ende nuk është zbardhur, ndërsa drejtësia për të s’ka nisur.

 

Ai ka shkruar se të mungosh do të thotë të jesh diku tjetër larg prej njerëzve që të duan.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.

*Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu.

blank

blank

Refuzimi i kërkesës për provat e reja, juristi i PD: Ja 10 pyetjet për të cilat KAS nuk ka përgjigje

Pasi KAS refuzoi që të pranonte kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë sa i takon zgjedhjeve për qarkun e Berati, vjen një reagim nga juristi i demokratëve, Marash Logu.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka renditur 10 pyetje publike drejtuar KAS.

REAGIMI I LOGUT
10 PYETJE PUBLIKE PËR KOMISIONIN E ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE (KAS)

1. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?
2. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?
3. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?
4. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
5. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
6. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?
7. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?
8. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?
9. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?
10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

blank

Me 28 Maj 2021 mbahet Mitingu i 57 i Poezisë në Gjakovë

VOAL – Kryetari i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” zotëri Muharrem Kurti bën të ditur se me 28 Maj 2021, ora 19.00-21.15, mbahet Mitingu i 57 i Poezisë në qytetin e Gjakovës.

Ky është programi i veprimtarisë, natyrisht, edhe sivjet i kushtëzuar nga pandemia e Covid-19.

Mitingu i Poezisë në Gjakovë, me një traditë që daton nga viti 1964 e deri sot, është veprimtaria më e rëndësishme në hapësirën shqiptare dhe ndër më të rëndësishmet në rajon kushtuar poezisë.

I urojmë mbarësi dhe sukses të plotë!

Zotëri Muharrem Kurti ka publikuar edhe programin si më poshtë. Për hollësi të mëtejshme do ta njohim lexuesin gjatë ditëve në vijim:

blank

 

blank

Popullsia shqiptare në tkurrje të shpejtë, shtesa natyrore negative për të dytin 3-mujor radhazi

Pandemia Covid-19 ka përkeqësuar më tej treguesit demografikë në vend, pasi numri i lindjeve ka qenë më i ulët se i vdekjeve në dy tremujorët e fundit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë 2021 shtesa natyrore e popullsisë shënoi nivele negative, pasi numri i jetëve të humbura ishte 3651 më i lartë se i lindjeve. Shtesa natyre e popullsisë shënoi rënie për të dytin tre mujor radhazi.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2021 është 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2021 rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë, diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2021, pësoi një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 153 në -3.651 në 2021.

Në tremujorin e parë 2021, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Lindjet rënie në tetë qarqe

Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %.

Vdekjet rritje në të gjitha qarqet

Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Tiranës, me 77,5 %.

blank

Nga zemra VOAL i uron të gjithë: Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

VOAL: Edhe sivjet Bajrami i Madh po festohet në kushtet e veçanta të pandemisë së koronavirusit.

Nga zemra VOAL iu uron të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!

Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!

Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

blank

“Shqipëria më keq se Siçilia”- Ish drejtuesi i lartë i policisë: Krimet në vend ‘alla El Chapo’, produkt i një politike të çakorduar

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, i ftuar në emisionin “FrontLine”, të Marsela Karapanços, krimet e fundit që janë regjistruar në vend, ku i janë bërë atentat disa personave, si dhe u vra nga miku i tij, në mënyrë aksidentale një 27-vjeçar.

Havari thotë se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë, ku rreziku ndaj qytetarëve rritet ndjeshëm. Ai tha se situata në Shqipëri është më e rrezikshme se Siçilia e viteve ’80 pasi sipas tij, asokohe krimi në Itali ishte shtrirë vetëm në ishull, ndërsa në vendin tonë, thuajse në të gjithë territorin.

Havari i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të dalë vetë në terren, pasi sipas tij, situata menaxhohet më mirë në këtë formë.

Kush po vret dhe pse janë këto vrasje?

Mit’hat Havari: Mendoj që autoritetet e shtetit të sotëm nuk justifikohen e të thonë që ndodhin edhe në vende të tjera, këto ndodhin në Shqipëri. Kjo do të thotë që të mos them që gjendja është jashtë kontrollit, sepse njerëzit lëvizin me armë pa leje, makina të blinduara. Problemi i një vendi si Shqipëria, me probleme financiare, krimi gjen terren. Ai djali bëri një vrasje, tha thjesht për sport, por vrau një djalë nëne, moshatarin e tij. Dy ditë më parë shkruajta se rendi është pasqyrë e politikës. Siç është politika, edhe rendi s’ka si të jetë ndryshe,

Rendi dhe siguria sot në Shqipëri është në ditët e saj më të këqija.

Mit’hat Havari: Unë kam pak konflikt interesi, sepse kam punuar në ato struktura. Por jam shumë krenar për atë që kam punuar, sot e 20 vite të shkuara. Sigurisht që është gjendje e rëndë, jo në të gjitha trevat, por është gjendje e rëndë.

Ju përmendët 20 vite të shkuara, ’97 ju sjell diçka me këto ngjarje?

Mit’hat Havari:
’97-ta ishte një shembje pushteti, një pushteti të degraduar që lëshuan armët në duart e fëmijëve. Bota e quajti luftë civile. Populli u çorientua. Sot, vrasjet janë tipike mafioze. Ajo që thatë ju për Sicilinë, do të ishim të lumtur të ishim si Italia, sepse Sicilia është një ishull, i veçuar. Mafia siciliane, nuk ishte e shtrirë në të gjithë Italinë, ishte vetëm në Sicili, tek ne është ndryshe. Këtu s’ka kokë, alla Totorino. Këtu është i shpërndarë në celula kriminale, në të gjithë Shqipërinë. Krimi i organizuar në celula është më i rrezikshëm se sa ajo e Siçilisë. Polica shqiptare në këto vite, ata kanë goditur trurin e policisë shqiptare, policia ka mbetur në duart e njerëzve të paaftë, ose të një policie politike.

A ka infulenca politike?

Mit’hat Havari: Vazhdon sëmundja e vjetër Polici Prokurori. Një vit e gjysmë më parë më ka kërcënuar një agresor në dhunë, ai ka marrë porosi për të kërcënuar, më tha do të gjejmë trupin në Malin në Gropa. Ai është arratisur, ka ikur në jashtë shtetit. Më thërritën në Tiranë, Prokurori i çështjesh, nuk e kishte vlerësuar e lexuar dosjen. Bardhin e shoqëronin grupe të shoqëruar me armë. Nga ana tjetër u fsheh ai tjetri që ishte i armatosur. Nëse një kryetar shteti, burrë shteti, bën thirrje jo të lënë kapele, por bëjnë thirrjet që policia e shëtit të qëndrojë në këmbë. Kjo thirrje s’është bërë nga asnjë forcë politike. Kjo është produkt direkt i një politike të çakorduar, ndaj krimi merr krahë. Nëse policia do të bënte aksione të shpeshta. Jeta është e pasigurt. Më iku jeta mua, por shokët e shoqet e mia janë të dëshpëruar. Leku që marrin vlerë. Gjendja në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar.

Krimet, çfarë pamjesh janë këto?

Mit’hat Havari: Rrugët e pështira të pista. Pamje alla El Chapo, Al Capone. Hetimet më të mëdha të krimeve në Shqipëri janë bërë nga mediat. Terror në mes të ditës. Unë s’e konsideroj atë lojë, e para është armëmbajtje pa leje. Të gjithë thonë që armët shiten lirë. Ata i paragjykoj nga portreti, kanë pamje kafshërore, të ngresh armën e të vrasësh shokun, është justifikim, policia të mbaj qëndrim. Kjo është alarm, e ndjej, s’bëj këtu gjithologun. Dua t’i them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të mos merret me dekorata. Drejtori policisë është një oficer, të drejtojë policinë vetë, në krye, ashtu siç kam bërë unë. I njoh rokadat, nuk japin asnjë frut. Me eksperiencat e botës së qytetëruar, një inspektor i thjeshtë duhet të jetë minimumi 5 vite në zonë. Vazhdon varianti i vjetër, me emërimet politike.

Kemi parë ekzekutime, janë ato vrasës me pagesë të mirëstërvitur?

Mit’hat Havari: Nuk besoj shumë në këtë, sepse në Vlorë ata kanë shtirë me breshëri, ndërsa të tjerët janë ulur në tokë. Vrasje profesioniste është ajo e Bulqizës, kjo është vrasje terror, e paguar, më tha njëri që janë shumë 5 mijë, me 1 mijë ekzekutoje.

blank

Baza e NATO-s në Kuçovë: Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s, ja çfarë thonë grekët e serbët

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e avionëve të vjetër lutfarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionësh sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”-tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjung, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se avionët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë ‘të strehuar’ rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e BONDSTEEL edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballknain Perëndimor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron “tokë dhe ujë” në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”-shkruan pentapostagma.gr.

Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bollkojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të frocuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.

blank

Bardhi: 3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore. Drejtësia do të bëhet e plotë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas vendimit të KAS, i cili rrëzoi sot kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi thekson se me këtë vendim “KAS u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit”.

Sipas tij, “Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.bw

blank

Brenda 4 vitesh, Kurti synon marrëveshje finale me Serbinë dhe njohje nga 5 shtetet e BE-së

Në listën e prioriteteve të Qeverisë, Albin Kurti dialogun e ka lënë kah fundi. Kjo pjesë e rëndësishme e kryesore e politikës së jashtme që Kurti edhe ashtu tha se nuk do ta trajtojë me urgjencë tregon se si do t’i qaset shefi i ekzekutivit në katër vitet e ardhshme bisedimeve me Serbinë. Planprogrami qeverisës flet shkurt për normalizim të marrëdhënieve ku Kosova bisedon për njohje reciproke me Aleksandër Vuçiqin, njohje nga 5 shtetet e BE-së dhe garanci për anëtarësim në OKB, shkruan Gazeta Express.

 

Në 57 faqe program që Albin Kurti ka hartuar me ministrat për katër vitet e ardhshme, fjala dialog përmendet veç 13 herë.

Kur përmendet dialogu nuk nënkuptohet madje gjithmonë se fjala është për dialogun Kosovë-Serbi. Diku flitet për dialog në aspektin ekonomik për përmirësimin e ndërmarrësisë e Inovacionit, e diku për sport e për çështje tjera. Krejt këto në listën e programit janë përmendur para bisedimeve Kosovë-Serbi.

Për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, qeveria flet ka fundi i programit.

Në një faqe A4, Kurti thotë se Qeveria të cilën ai e udhëheq do të angazhohet me synim normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut politik”, thuhet në programin e Qeverisë.

Sa i përket marrëveshjes finale Prishtinë-Beograd, Qeveria Kurti 2 thotë se kjo marrëveshje do të përfshijë disa çështje të pazgjidhura, si njohja reciproke.

Pos njohjes reciproke, Qeveria zotohet për njohje nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe garancë për antarësim në OKB.

“Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv. Qeveria e Kosovës do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshinë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe garancinë për anëtarësim në OKB”, thuhet në programin e Qeverisë.

Në këtë pjesë Qeveria përmend shkurtimisht edhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“ Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me partnerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për temat që duhet të dialogohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur për të kontribuar në këtë drejtim”, thuhet tutje.

blank

Planprogrami qeverisës

Në kuadër të politikës së jashtme, Qeveria thotë se prioriteti kryesor tyre është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, që do të arrihet përmes përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, derisa Josep Borell ka thënë se ishte shefi i qeverisë kosovare që ka kërkuar kohë para nisjes së dialogut.

Sot, ndërkaq është bërë e ditur se Kurti ka planifikuar që para përballjes me Vuçiqin të koordinohet edhe me partitë opozita, të cilat do t’i ftojë në takim./GazetaExpress/

blank

Të dënuarit e Grupit Kumanova thonë se zanafillën nisma e kishte në Dukagjin: Shpresën e fundit e kemi te Qeveria Kurti

Janë bërë 6 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

“Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut që është kualifikuar nga Gjykata Themelore si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona.

Për këtë ngjarje kanë folur tre personat që kanë luftuar Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva me burgim të përjetshëm, Naser Baraliu poashtu me burgim të përjetshëm dhe Enver Hoxha i dënuar me 40 vite burgim.

Muhamet Krasniqi, komandant “Malisheva”, ka thënë se nisma e gjithë zanafillës ka nisur në Dukagjin.

Ai ka thënë se në lagjen e Trimave është vendosur i fundit, tre orë pa nisur luftimet.

Komandant “Malisheva” ka hedhur akuza duke thënë se në rastin “Kumanova”, janë të përfshirë edhe struktura të Policisë se Kosovës.

Ai nuk ka dhënë emrat e eprorëve të policisë që thotë se ka biseduar.

“Do të merren organet kompetente dhe do të merret drejtësia që e kanë nxit Mirsad Ndrecaj e Beg Rizajn. Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj janë tradhtuar dhe na bashkë me ta jemi të tradhtuar”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur besimin se rasti do të zbardhet pas ardhjes së Qeverisë Kurti.

“Do të zbardhet rasti me qeverinë Kurti dhe do të dalë e vërteta në shesh”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Komandant “Malisheva” më tej thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë presion shtetit që të zbardhet e vërteta.

“Shteti i Kosovës duhet me ju bo presion partive shqiptare në Maqedoni dhe të nxjerret e vërteta. Pika një me u marrë veç me deklaratat e tyre mund të zbardhet e vërteta. Te Qeveria Kurti e kemi shpresën e fundit”, ka thënë ai.

Komandant “Malisheva”, ka thënë se luftën e kanë filluar ushtria maqedonase, dhe ata kanë qenë në gjumë kur kanë hyrë në lagje.

“Kane ardhur me na likuiduar në gjumë”, ka thënë ai.

Kurse, Naser Baraliu paoshtu i dënuar me burgim të përjetshëm ka thënë se nuk e di ku e ka zanafillën e gjithë ngjarja, por se e gjitha sipas tij ishte një kurth.

“Nuk e di ku e ka zanafillën kjo por ishte një kurth, tradhti ish kanë prej fillimit. Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecen i kanë rrejt”, ka thënë Baraliu.

Enver Hoxha i dënuar me 40 vite, ka thënë se qe gjashtë vite presin angazhim nga ana politikës, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

blank

Portali Diaspora Shqiptare e Ministrisë së Diasporës të Edi Ramës po e hibridizon diasporën Për dijeni DEZA Nga Elida Buçpapaj

Për dijeni DEZA –  Direktion für Entwicklung und Zusammenarbeit

 

Ka disa kohë që është vënë në qarkullim portali Diaspora Shqiptare – nën drejtimin e Ministrisë së Diasporës – si mjeti më flagrant kundër lirisë të fjalës.

Me paratë e Perëndimit, diktatori i Shqipërisë, me shërbyesin e tij Pandeli Majkon promovon në diasporë gazetarinë sipas modelit të një shteti monist.

Edi Rama ka vite që ka hedhur në Perëndim celulat e veta, të cilat i promovon dhe i mban financiarisht për të kapur kësisoj edhe diasporën.

Janë krijuar me dhjetra shoqata si vezët e qyqes, që nuk bëjnë asgjë veç promovojnë të pabërat.

Në ndihmë u vijnë kanale televizive të RTSH, video që i hedhin në Youtube, që, sipas një informacioni, kushtojnë disa mijra Euro, të cilat iu dedikohen “yjeve të partisë” këtu në diasporë.

Në këtë valë është edhe portali Diaspora Shqiptare që e nxjerr vetë Ministria e Diasporës me paratë nga DEZA zvicerane të destinuara për forcimin e demokracisë në Shqipëri,

që Edi Rama i përdor për forcimin e pushtetit të tij omnipotent përmes klientëve të tij jashtë Shqipërie.

Fakti që një portal si Diaspora Shqiptare kanalizohet nga një ent qeveritar bie ndesh me çdo parim që ka të bëjë me lirinë e shtypit.

Shtyp i lirë në demokraci do të thotë raportim i gazetarëve për çështje me interes publik. Një shtyp i lirë mund të informojë qytetarët për sukseset ose dështimet e udhëheqësve të tyre, të përcjellë nevojat dhe dëshirat e njerëzve tek organet qeveritare dhe të sigurojë një platformë për shkëmbimin e hapur të informacionit dhe ideve.

Liria e shtypit mbrohet në Perëndim me Kushtetutë, është themelore në një demokraci të përgjegjëshme përpara Sovranit, që do të thotë se mediat janë rojtare për ta mbrojtur qeverisjen nga shkelësit e ligjit.

Ndërsa në rastin konkret është vetë qeveria e Tiranës që e shkel Kushtetutën dhe, me mjete financiare të marra nga Perëndimi, e klientelizon lirinë e shtypit.

Asnjë gazetar profesionist nuk do të pranonte të ishte palë e këtij projekti minues ndaj fjalës së lirë.

Gazetari është një profesionist në sektorin e informimit, ai merret me zbulimin, analizimin, përshkrimin dhe zgjedhjen e lajmeve dhe më pas shpërndarjen e tyre.

Kusht themelor përveç profesionalizmit është edhe pavarësia nga entet qeveritare.

Gazetari profesionist është i regjistruar në regjistrin e gazetarëve në vendin ku ushtron aktivitetin. Ai jeton me këtë profesion dhe ka një karrierë në këtë fushë.

Normalisht, në një portal serioz që presupozohej se do të mbulonte diasporën, do të duhej të kontribuonin gazetarë profesionistë me një karrierë të suksesëshme, jo ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës apo kontigjent i zgjedhur kokërr për kokërr në diasporë me kutin e Pandeli Majkos, Ministrit të Diasporës.

Nëse i hedh një sy portalit Gazeta Shqiptare, do të shohësh se janë të paktën rreth 2600 lajme me autorësinë “Gazetari” – pra lajme pa autorësi, të huazuara lart e poshtë – shpesh të mbushura me gabime dhe të palektoruara.

Për këto shërbime skarco klientelat pa emër paguhen, ndërsa fillojnë ta shesin veten si gazetarë!

Jo, nuk janë gazetarë!

Jo, kjo nuk është gazetaria!

Gazetaria nuk është një furçë me bojë për të mbuluar fasadën e shtetit të kapur e për t’i kthyer atë një realitet me lajle lule.

Një person që gjithë jetën ka qenë mësues nuk mund t’i teket një ditë të pretendojë e të bëhet gazetar dhe të përfshihet pastaj në projektet e Pandeli Majkos, sepse aty bie erë!

Me parat e veta mund të provojë çdo lloj aventurë, por me paratë publike jo!

Gazetaria e vërtetë e këtij 30 vjet tranzicioni nuk është lluks, qejf e pare e pistë, por është sakrificë dhe rrezik!

Opinioni shqiptar duhet të mësojë të dallojë, të mbrojë veten nga shpërdorimi  i emrit nga ata që shkelin ligjin në emrin e shtetit.

Opinioni shqiptar në diasporë duhet ta dijë se liria e shtypit nuk ka lidhje me Ministrinë e Diasporës të një vendi që i gjurmon qytetarët me database,

se në çdo vend demokratik mediat janë pushtet i katërt, i pavarur nga pushtetet e tjera, ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia.

Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një regjim monist hibrid,

ka kapur për gryke edhe lirinë e fjalës, jo vetëm në Shqipëri

përdorur instrumentat e veta shtetërore, ambasadat, projektet, mediat e Shqipërisë,

përfshi edhe portalin Diaspora Shqiptare duke e ndarë, përçarë e bërë lëmsh e li edhe komunitetin shqiptar në diasporë !

Portali Gazeta Shqiptare, kanali Urat i RTSH3, etj janë shembulli i degradimit të profesionit të gazetarit dhe mediumeve të fjalës së lirë.

Shqipëria është në rrezik.

Në rrezik është edhe diaspora.

Regjimin hibrid që ka instaluar në Shqipëri Edi Rama po e shpërndan edhe në diasporë!

Nuk do ta lejojmë!

 

PS

Ju lutem të vini re – screenshot i bërë prej meje në datën 10 maj 2021 rezultonin të ketë 2548 postime me emrin e autorit “Gazetar” dmth pa autorësi.

Sot më datën 12 maj 2021 – pas publikimit të shkrimit tim, në orën 10:00 rezultuan 2345 postime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ndërsa po sot më datën 12 maj 2021 – në orën 12:53 rezultojnë vetëm 91 shkrime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ja pra shiheni efektin e shkrimit. Shihni barbarinë që operon ky portal!

Sepse një sistem hibrid që ka në duart e tij, shtetin, pushtetin, mediat, nëpunësit, financat  së pari vë në objektiv si të padëshiruar gazetarët e pavarur dhe shtypin e lirë, brënda kufijve shtetërorë të Republikës të Shqipërisë, tani edhe jashtë kufijve!

Prandaj diaspora shqiptare është në rrezik !

 

Screenshot i bërë më 10 Maj 2021 ora 17:56

blank

 

Screenshot i bërë më datën 12 Maj 2021 ora 10:00

blank

 

 

Screenshot i bërë më datën 12 Maj 2021 ora 12:53

blank

blank

PD i përgjigjet Ramës: Të vendosur për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot se PS do ta mbajë të shtrirë dorën për bashkëpunim me opozitën, teksa paralajmëroi se do konsultohet me opozitën dhe për emrin e Presidentit të ri.

PD akuzon kryeministrin si ‘autor të masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve”, duke theksuar se detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend dhe se asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, deklaron PD.

Rama u shpreh sot i vendosur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, teksa shtoi se për emrin e Presidentit të ri, ndonëse është shumë herët, PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.

“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.
PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend