VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjyqi i vështirë i Abdulla Ramit, si i shpëtoi dënimit me vdekje avokati i diplomuar në Montpelier

By | August 12, 2018

Komentet

Masat pas Revoltës së Qafë Barit: Bomba me gazlotsjellës, kundragazë, helmeta e ushqim për ushtarët dhe zvogëlimi i qelive në Burrel e uniforma të verdha për të dënuarit

Nga Dashnor Kaloçi  – Plot 35 vjet më parë në 22 majin e vitit 1984, në kampin-burg të Qafë Barit në rrethin e Pukës ky vuanin dënimet një numër i madh të dënuarish politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme që tashmë është e njohur si “Revolta e Qafë Barit”, ku diktatura komuniste në shenjë hakmarrje, më pas ekzekutoi me pushkatim dy të dënuar, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Si dhe ridënoi me burgime të rënda një numër të madh të dënuarish të tjerë, të cilët u etiketuan dhe u akuzuan si përgjegjësit kryesorë të asaj ngjarje. Po kështu nga torturat çnjerëzore dhe keqtrajtimi brutal që iu bë një numri të madh të dënuarish (që u konstatuan apo u akuzuan si përgjegjësit dhe organizatorët kryesorë të asaj revolte), nga ana e forcave ushtarako-policore dhe efektivat e tjera të repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (rep.326) që erdhën në përforcim nga Tirana, mbeti i vdekur edhe i dënuari politik, Sandër Sokoli, ish-kuadër i lartë ushtarak, që ishte diplomuar në Bashkimin Sovjetik. Ndërsa tashmë prej kohësh këto dhe të tjera detaje nga ajo ngjarje janë të njohura si prej dokumenteve arkivore të bëra publike pas viteve ’90-të, ashtu dhe prej dëshmive të ish-protagonistëve të asaj revolte, ekskluzivisht për ‘Gazeta Shqiptare’”, po publikojmë për herë të parë një dokument krejt të panjohur, me siglen “sekret”, i cili hedh dritë mbi masat që do ndërmerrte regjimi komunist me anë të autoriteteve përkatëse në mënyrë që “të mos ndodhnin më ngjarje të asaj natyre”, ku ato masa përshkruhen me detaje, si dhe njerëzit e ngarkuar për zbatimin dhe kontrollin e tyre. Ajo që bie në sy në këtë dokument të rrallë që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme prej dosjes tepër voluminoze të asaj ngjarje që duhet thënë se tronditi jashtë mase udhëheqjen komuniste të Tiranës, është kërkesa për furnizimin me bomba me gazlotësjellës, helmeta, kundragaze dhe ushqim të lartë për ushtarët dhe efektivët, si dhe zvogëlimi i qelive në burgun e Burrelit e pajisja me uniforma njëngjyrëshe (të verdhë) e të dënuarve politikë që vuanin dënimet në të gjitha kampet e burgjet e atij regjimi. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti të cilin po e publikojmë të plotë bashkë me faksimilet përkatëse.



MIRATOHET S e k r e t
MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME Ekzemplar. Nr 1
HEKURAN ISAI Tiranë…….1984
PLAN – MASASH
PER ZBATIMIN E DETYRAVE QE DOLEN NGA KONTRILLI
NE REPARTET E RIEDUKIMIT DHE DETYRAT E DALA NGA ANALIZA QE I BERI KOLEGJUMI NGJARJES SE QAFE BARIT TE DATES 22.v.1984

Me qëllim që në repartet e riedukimit dhe burgjet të parandalohen ngjarjet e jashtëzakonshme, të forcohet vigjilenca në regjimin e të dënuarave dhe masat parandaluese operative-ushtarake për sigurimin e plotë të dënuarave në ruajtje, si në regjimin e fronteve të punës, veç detyrave që u janë lënë komandave të reparteve nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, në zbatim me drejtorinë e I-rë të Sigurimit të Shtetit dhe drejtorinë Ekonomike, të merren edhe këto masa dhe detyra konkrete.

1. Të bëhet mbledhje me gjithë kryetarët e degëve të punëve të brendshme, komandat e reparteve dhe punëtorët operativë të reparteve të riedukimit dhe të punohen konkluzionet e ngjarjes së datës 22.V.1984 të Qafë Barit, duke vënë theksin në mangësitë dhe dobësitë në regjimin e brendshëm.

Koha e kryerjes deri në 20.5.1984. Ngarkohet: Dh. Krisafi. F. Haxhiu. Kontrollon: A. Tafa.

2. Të bëhet një përshkrim për mangësitë që janë vërtetuar në rregullin e brendshëm në repartet e riedukimit, duke vënë shëmbulla konkrete, shkaqet e këtyre mangësive dhe masat që duhen marrë.
Koha e kryerjes, deri më 18.6.1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
3. Për të stabilizuar regjimin e brendshëm të dënuarëve në disa reparte riedukimi ku vazhdimisht kemi pasur shqetësime, si në Sarandë, Batër, Lezhë dhe Spaç, të bëhen kontrolle të befasishëme nga Drejtoria e Kontrollit të Zbatimit Vendimeve Penale me forca të batalionit 326 të policisë, deri 1 togë.

Koha e kryerjes, Qershor – Korrik 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
4. Për të meta dhe dobësi të theksuara që janë gjetur në repartet e sigurimit të të dënuarave dhe metodën e punës së komandave të reparteve, të thirren në raport tek zëvëndësministri, komanda e repartit 305 Sarandë dhe 301 Batër dhe të paralajmërohen dhe t’u vihen detyra për përmirësimin e gjëndjes.
Koha e kryerjes, Qershor 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
5. Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit të bëjë një studim të thellë të veprimtarisë armiqësore në repartet e riedukimit dhe në burgjet dhe të përcaktohen masa konkrete për sektorin operativ ashtu dhe ushtarak në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatim Vendimeve Penale, për të parandaluar çdo të papritur e veçanërisht të goditen e shpartallohen format e organizuara të kësaj veprimtarie.

Koha e kryerjes, Qershor-Korrik 1984. Ngarkohet F. Haxhiu Dh. Krisafi. E kontrollon Z. Ramizi A. Tafa
6. Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kuadrit të studjojë dhe të marrin masa për zëvëndësimin e kuadrit punëtor operativ në repartet e riedukimit e burgje që janë të paaftë dhe me dobësi, me kuadro të aftë.
Deri në shtator 1984. Ngarkohet F. Haxhiu. E kontrollon Z. Ramizi
7. Drejtoria e Zbatim Vendimeve penale në bashkëpunim me Drejtorinë e Kuadrit të marrin masa urgjente për plotësimin me kuadro të aftë disa kuadro kryesorë të reparteve të riedukimit, si:

-Të emërohet komandanti i Repartit 303 Leshë që mungon.
-Të emërohet komisari i Repartit 311 Qafë Bari.

-Të transferohet shefi i stërvitjes të Repartit Qafë Bari
për të meta dhe të caktohet një kuadër i aftë.

-Të shkarkohet komandanti i Repartit 301 Batër si i paaftë nga ana shëndetësore dhe për dobësi në punë dhe të emërohet një kuadër i aftë.

-Të shkarkohet komandanti i togës së policisë në repartin 302 në Lezhë si i paaftë dhe të emërohet oficer pune në një repart tjetër.

8. Drejtoria e Zbatim Vendimeve e Penale me Degën e Organizimit dhe Degët e Punëve të Brendëshme Pukë, të transferojë nga reparti 311 në Pukë policët që kanë lidhje gjinie dhe krushqi ndërmjet tyre, me policë të rinj ose nga repartet e tjera.

Koha e kryerjes deri në dhjetor 1984. Ngarkohen Dh. Krisafi. L. Lena. Kontrollon A. Tafa F. Zeneli

9. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike të marrin masa për sigurimin e të dënuarave dhe plotësimin e kushteve siç janë:
-Të sigurojë tel me xhëmba për rrethimin e pavionit 7 në spitalin e burgut, të burgut të Burrelit dhe rrjetë teli për pavionin e sanatoriumit
-Të bëhet prevendtivi dhe të bëhen disa adaptime në Burgun e Burrelit për zvogëlimin e dhomave dhe rritjen e kapacitetit të tijë.
-Të kompletohen repartet be riedukimit dhe burgjet me kundragaz, helmeta, bomba gazëlotësjellës, bilbila dhe elektrik dore sipas nevojave për të rritur gatishmërinë.
-Të studjohen mundësitë që norma e ushqimit të repartit 321 Burrel, 302 Lezhë, 301 Sarandë, 313 e 325 Tiranë, për vështirësitë e shërbimit, t’u jepet norma, Dy.
-Të merren masa që të bëhet më mirë furnizimi i reparteve të riedukimit me veshjet për të dënuarëve të një ngjyre (të verdhë) me batanije, çar?5afë dhe mjete të tjera të nevojëshme.
-Në repartin 303 Spaç të zgjidhet problem i depos së ushqimeve e furrës së bukës të efektivit brenda vitit 1985 duke bashkëpunuar me ndërrmarjen e minierës si dhe problemi i furnizimi me ujë të togës së II-të
Koha e kryerjes, gjatë vitit 1984. Ngarkohet M. Sako Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa H. Shahu

10. Për të rritur aftësitë profesionale të efektivit kuadër dhe policë në kuadër të zbatimin e kërkesave të rregulloreve të reparteve të riedukimit, me të gjithë të organizohet ripunimi i rregulloreve dhe të mbahen seminare të drejtuara nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale për të parë më mirë shkallën e njohjes dhe mënyrën e zbatimit të tij në praktikë.

Koha e kryerjes, brenda muajit tetor 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa

11. Të gjithë komandat e reparteve të riedukimit dhe burgjet në bashkëpunim me D.Z.V.P. me çetat që janë planëzuar për sigurimin e reparteve për kohë paqe dhe lufte, të organizojnë stërvitje të veçanta për njohjen më mirë të rajoneve të mbrojtjes e bllokimit.
Koha e kryerjes, brenda muajit shtator 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa

12. Të organizohet një seminar një ditor me komandantët e togave të policisë ku të trajtohet me ta problemet e forcimit të rregullit të brendshëm, të forcimit të kontrollit kur të dënuarit futen në regjim, mbi aftësimin e efektivit të policisë për këto probleme etj.
Koha e kryerjes, korrik 1984. Ngarkohen Dh. Krisafi, N. Hasani, L. Imeri. Kontrollon A. Tafa

13. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale të dendësojë ndihmën e kontrollin në bazë, kryesisht problemet e forcimit të regjimit, zbatimin të rregulloreve në tërë veprimtarinë e efektivit duke ndihmuar për përmirësimin e gjëndjes në repartet ku ka më tepër probleme.

Koha e kryerjes, gjatë vitit 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. E Kontrollon A. Tafa.

14. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale me Drejtorinë e Ndërlidhjes të studjojnë dhe të marrin masa për riparimin e linjës Qafë Bari – Fushë Arrëz dhe ndërlidhjen me rradio të tipit “Sterrno”, repartin 305 Sarandë, të cilët kanë një numër të madh të dënuarish që punojnë në sipërfaqe të pyllëzuar.
Koha e kryerjes, brenda vitit 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi, Kontrollon Q. Jaçellari.
ZEVENDESMINISTRI I PUNEVE TË BRENDESHME
AGRON TAFA

FOTOT- Kirurge, inxhiniere, si ishin femrat ‘e prapambetura’ tiranase – Nga Marsida T. Najdeni

Sa herë qe vjen nandori m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit” qofshin këta vendali ose jo.

 

Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot. Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kur

Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin SHQIP. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj ,  bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte egzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130% rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu! Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?! Kështu propaganda kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase.

Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu. Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Vera Mulleti ishte vetëm 9 vjeçe kur do ta dëbonin nga shtëpia e fëmirisë përse ishte e bija e avokatit Haki Mulleti. U internua në rrethin e Kavajës. Histori që ma ka treguar e bija, znj. Mira Dine, e cila më ka treguar gjatë për vuajtiet e familjes.

Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkëshortin, 1937. Zotni Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi do t’i merrej gjithë pasuria.

Tironsja Emine Farka e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkshortin. Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948.

Tironsja Ganimet Toptani e diplomuar në Vienë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit bashk me bashkshortin për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente 3 vjet burg, i shoqi Atifi 5 vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme.

Tironsja Safije Basha dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli.

Gocat tironse të familjes Beshiri të shkolluara në Itali. Vini re prapambetjen e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve ’30. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria.

Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan. Po ashtu dhe vëllanë. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. B. Alimehmeti.

Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkëshortin Muharrem Likun ia pushkatuan.

Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, doktora, inxhinierë gjithë bashk. E veçantë ulur e para majtas Mësuesja e Kombit Servete Maçi. Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari.

Tironsja gjyshja ime Qerime (Struga) Tufina shkolluar në institutin Nana Mretneshë në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli” ishte kthyher si legjend e përrallave fëminore.

Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë më 2013 nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji.

Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.

Tironsja Ballkiz Nallbani është e motra e tenistit të parë shqiptarë Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani u aktivizua thellësisht ne këtë sport duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë qysh në fund vitesh 20-të e fillim vitesh 30-të. Por, më shume nga të gjithë ethet e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh 40-të Saliu dhe Ballkizja morën pjesë në shumë evenimente tenistike brenda e jashtë vendit.

Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin e rikthyehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini.

Tironsja Meleqe Preza mbasi mbaroi shkollën Nana Mretneshë në Tiranë vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës. Me “çlirimin” e Shqipërisë do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte duke e degdisur puntore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990 shkoi në Australi pranë familjes.

Im gjysh ka qenë fotograf amator, kjo foto shkruan “Kujtim me shoqet eskursion jasht Tirane” vetëm se emrat nuk u lexohen. Kush ka informacion mbi zonjat e mirëpres.

Urie (Tomini) Bakiu deri momentet e fundit të jetës mbeti heroinë, edhe pse i shoqi intelektuali Ali Bakiu bëri burgje mbas burgjesh ajo nuk e la veten t’i binte sqima dhe qytetaria kurrë. Këtë foto ma ka treguar i biri, studiuesi, Gazmend Bakiu./Marrë nga gazeta Illyria

MAJI 1945: HEROI DEMOKRAT MARK ÇUNI NUK NJOLLOSET NGA “RILINDJA” KOMUNISTE – Nga Fritz RADOVANI

 

Shqipnia asht e para që ka vendosë në Elterin e Demokracisë Evropjane: Heroin e Saj të Pavdekshëm, Atdhetarin MARK  ÇUNI..!

ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” E FORMUEME NË MAJI 1945 NGA MARK ÇUNI, ASHT ORGANIZATA E PARË, ME PARIME DEMOKRATIKE PËRENDIMORE NË VENDET E LINDJËS KOMUNISTE.

Mark Çuni do të vente gurin e parë të demokracisë së vërtetë, tue kërkue me guxim deri n’ vetflijim, “zgjedhje të lira e demokratike” për rindërtimin e Shqipnisë së Lirë, dhe realizimin e aspiratave të Atdhetarve të vërtetë Shqiptar, pa dallime feje dhe krahinore, tue unifikue mendimet, idetë e veprat e Tyne përparimtare mbi parimet demokratike të Evropës Përendimore, në një Organizatë antikomuniste e quejtun “Bashkimi Shqiptar”.

Në Maji 1945, delegati apostolik Imzot Leone G.B. Nigris u largue nga Shqipnia prej qeverisë komuniste shqiptare. Mbas disa përpjekjeve pa sukse të qeverisë për shkëputje të Kishës Katolike nga Vatikani, qeveria mendoi me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me udhzimet e Beogradit. Në muejn Prill një grup të rinjësh shkodranë, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut në Rus, menduene me formue një parti demokristjane, e cila mbeti vetëm ide, siç, më ka shpjegue z. Nino Kurti, në vitin 1998 i pranishem në atë rast aty. Kjo ide nuk u aprovue as nga Kleri Katolik, mbasi u konsiderue grackë komuniste për me shpartallue Klerin dhe inteligjencën katolike në Shqipni. Atëherë qeveria dergoi në Shkoder ish sekretarin e Fan S. Nolit, nëpunës besnik pranë E. Hoxhës, “shokun” e njohun Sejfullah Maleshova, i cili, u takue me Imzot Gasper Thaçin, At Gjon Shllakun dhe disa klerikë të tjerë, për me formue “partinë demokristjane”, që do të përfaqsonte elementin katolik shqiptar në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Përgjegja e klerikve katolik ishte negative dhe e preme pa asnjë lëshim, plani mashtrues i qeverisë deshtoi përfundimisht.

Seminaristi Mark Çuni në bashpunim me Prof. Gjelosh Lulashin dhe Gjergj Bicin, në mënyrë të mësheftë mendojnë se nuk duhet me u pajtue me zgjedhjet e dhjetorit por, duhet me gjetë mundësi me zgjue mbarë opinjonin shkodranë për “zgjedhje të lira dhe demokratike”, kështu, në gjysmën e muejt maji Ata formojnë Organizaten “Bashkimi Shqiptar” dhe, menjëherë, fillojnë organizimin e saj.

Mbas pak kohe qeveria komuniste ban shpalljen e deputetve të Shkodres, ku, paraqiten listat me përfaqsues të frontit, organizatave të masave, pra, as nuk bahet fjalë për parti opozitare. Ata ishin vetëm agjenta komunistë të mëshefun nën frontin antidemokratik.

Por, nga viti 1944 nuk duhet harrue se UDB jugosllave, organizonte të gjitha veprimet e njohuna me etiketen e “armikut popullit dhe të pushtetit komunist”, ku kuadrohej edhe Organizata antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, veprimtaria e së ciles asnjëherë s’ asht kenë në sherbim të shteteve të hueja, si kerkojnë sot me e quejtë agjentët e “Rilindjes”.

Dosja e Organizatës vetem zbaton porosinë e ambasadorit jugosllav dhanë diktatorit Enver Hoxha, per vrasjen e At Gjon Shllakut, që nuk ra asnjëherë në kurthen e Sejfullah Maleshovës per me formue “Parti Demokristjane Shqiptare”, e cila nuk ka ekzistue kurr as para 1944, as mbas 1945 në Shqipni. Tentativa e parë per formimin e asaj parti asht ba në vitin 1989 nga Prof. Nush Radovani me Ruzhdi Çoben, Matish Fishten etj., menjëherë mbas thanjes së Meshës së Parë me 11 Nandor 1989, nga Don Simon Jubani në Rrëmaji.

Të gjitha perpjekjet tjera të UDB dhe sigurimit shtetit antishqiptar janë vetem shpifje!

Këte e vertetojnë të gjitha Dosjet e Klerikëve Katolik Shqiptar të arrestuem, të torturuem,  të vramë si dhe Ata të masakruem nder kampet e shfarosjes komuniste prej vitit 1945.

Mbas largimit të delegatit apostolik në muejn Maji 1945, sigurimi i shtetit mendoi me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me porosinë e Beogradit, tue kerkue me organizue rrjete spijunazhi në gjiun e Klerit Katolik, gja e cila ju pat deshtue edhe pse atyne që janë kenë aktivizue të dhunuem.., ju kushtoi me kokë… Këte e vertetoi vetem koha e 1967 !

Ishte tue ngordhë skilja Ramiz Alia, kur akuzon Vatikanin per agjentura në Shkoder…

Pikrisht, atëherë kur ai vetë po perpiqej “me shkue per vizitë” tek Papa Gjon Pali II…

Fatkeqsisht drejtuesve të shtetit shqiptar ju ka mungue gjithmonë vizioni Europjan!

Mundohen me “rilindë” dhe harrojnë se janë të deshtuem… Nga prind hudum…

Shkatrrojnë per me “ndertue” ate.., shka Europa e ka groposë me kohë…

Vetem një dallgë e Adriatikut ju zhdukë nga faqja e dheut o “rilindas” fatzez…

Mos harroni me hjekë nga dyert e pallateve etiketat e emnave, ashtu si në 1990…

Emnat e Mark Çunit e Arben Brocit, kurr nuk fshihen nga gurt e Rozafës së Shkodrës!

Fjala DEMOKRACI EUROPJANE asht shkrue me gjakun e Luigj Gurakuqit!

E sikur, të mos ishte një ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!..

            Melbourne, 21 Maji 2019.

 

Hasan Prishtina për “La Transalpine”, (1927): “Jam një kundërshtar i ashpër i Ahmet Zogut, por duhet të pranoj se këtë herë ai ka vepruar ndaj Jugosllavisë, me të vërtetë, në mënyrë të arsyeshme.”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Maj 2019

 

“La Liberté” ka botuar, të premten e 8 korrikut 1927, në faqen n°3, intervistën e Hasan Bej Prishtinës, dhënë asokohe gazetës “La Transalpine”.

 

Politikani i njohur shqiptar, ndër tjera, ka shprehur mendimin e tij mbi me reagimin e kundërshtarit politik dhe personal të tij, Ahmet Zogut, ndaj Jugosllavisë.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë intervistën e plotë për publikun shqiptar : 

 

 Deklarata të rëndësishme nga një ish-Kryeministër shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 7 korrik. — Incidenti (Arrestimi i përkthyesit të legatës jugosvalle në Tiranë, Vuk Gjurashkoviç – Vouk Djourachkovitch, për çështje spiunazhi) midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është zgjidhur përfundimisht. Megjithatë, rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy qeverive nuk do të jetë aq i shpejtë sa mund të ishte shpresuar. Në të vërtetë, përfaqësuesit e të dy vendeve do të zëvendësohen dhe ardhja e tyre në destinacion duhet të ndodhë në të njëjtën kohë, konsiderohet se do të zgjasë dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë përpara se të rifillojnë përfundimisht marrëdhëniet diplomatike.

 

Një prej emigrantëve politikë më eminentë shqiptarë, Hasan Bej Prishtina, ish-President i Këshillit të Shqipërisë, kundërshtar politik dhe personal i Ahmet Zogut, bëri deklarata të rëndësishme për shtypin :

 

A është e vërtetë, e pyetën z. Hasan Bej, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën ?

 

— Ky lajm është përhapur nga disa gazeta në Beograd. Por për të kuptuar se kjo është vetëm një zhurmë tendencioze, duhet të kujtojmë se këto gazeta filluan të flasin për rrezikun vetëm ditën kur Shqipëria u bë e pavarur nga politika e Beogradit. Unë jam një kundërshtar i ashpër i Ahmet Zogut, por duhet të pranoj se këtë herë ai ka vepruar, me të vërtetë, në mënyrë të arsyeshme.

 

— Dhe çfarë mendoni për formulën që përsëritet kaq shpesh : Ballkani për popujt e Ballkanit ? e pyetën sërish Hasan beun.

 

— Kjo është një formulë e shkëlqyer, me kusht që vetë Ballkani të fillojë të japë shembullin. Për shembull, si mund të flitet për “vëllazërim” mes jugosllavëve dhe shqiptarëve, nëse Beogradi vazhdon politikën e tij të përndjekjeve kundër pakicave shqiptare ? Z. Fernand Draga, deputet nga Kosova, u dënua me 20 vjet burg sepse… ai donte të mbronte të drejtat e shqiptarëve. Mund të ju japim një listë të gjatë persekutimesh kundër shqiptarëve… Në këto kushte, si të arrihet një “vëllazëri ballkanike” ? — (La Transalpine.)

Excelsior (1914) – Inervista ekskluzive me Princ Vidin në Durrës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Maj 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të dërguarit të saj të posaçëm me Princ Vidin, të zhvilluar asokohe në qytetin e Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

Problemi shqiptar

Një vizitë te princi i Shqipërisë

Sovrani i mbretërisë së re beson ende për një paqe të frytshme.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 25 qershor (Nga i dërguari ynë i posaçëm). — Princit të Shqipërisë nuk i pëlqen të presë gazetarët, dhe akoma më pak dy herë radhazi ; jam përballuar me këtë formalitet. Nga që dëshiroja të pranohesha prej tij, i kërkova një takim privat, dhe sovrani e pranoi këtë kërkesë.

 

Pritja e tij ishte veçanërisht dashamirëse. Fizikisht, princi është shumë i njohur, me shtatin e tij të gjatë, karakteristikat e tij të dalluara, të mbushura me një përzierje ëmbëlsie dhe energjie, që unë t’i bëj portretin. Nuk kam gjetur aspak në fizionominë e tij ngjashmëri me tezen (hallën) e tij, mbretëreshën e Rumanisë ; por hasim pasqyrimin e mirësisë së saj.

 

Takimi që më akordoi princ Vidi mund të zhvillohej vetëm për çështje të përgjithshme.

 

— Aq shumë, më tha ai, kam frikë, jo nga ju, por nga ata që ju lexojnë juve se mund të keqinterpretojnë atë që unë mund të ju tregoj për situatën në Shqipëri.

 

— Megjithatë, mund t’ju them se, pavarësisht nga ngjarjet e fundit, kurrë nuk kam humbur shpresën që të vendos në Shqipëri, në zemrën e popullit tim të guximshëm shqiptar, një paqe të qëndrueshme, falë të cilës vendi do të arrijë me shpejtësi zhvillimin në të cilin ai mund të pretendojë. Respekti për ligjin dhe drejtësinë do të jenë mundësitë e mia të veprimit.

 

— Pa dyshim, shtoi princi, me një farë melankolie, do të duhet kohë, një kohë të gjatë. Dhe Evropa duhet të më besojë dhe se asnjë dëshirë e mirë të mos më dështojë.

 

— Me anë të kësaj, dhe me butësi, unë jam i sigurt për të krijuar një skemë të përbashkët besimi jo vetëm mes shqiptarëve dhe mua, por edhe në mesin e shqiptarëve vetë.

 

— Nuk dua të bëj ndonjë vlerësim të parakohshëm. Por nga ky këndvështrim, unë nuk mund të ndalem pa fajësuar thellësisht ekzagjerimet dhe pretendimet e keqardhura të bëra nga një shtyp i caktuar interesi. Por, megjithatë …

 

Por pjesa tjetër e fjalisë mbeti në buzët e princit. Megjithatë, nuk i kërkova që ta përfundonte. Ishte e lehtë për të kuptuar mendimin intim të këtij sovrani të dërguar nga Evropa për të kryer detyrën më të rëndë dhe që iu desht, i sapo mbrërritur në tokën e shtetit të tij, të luftojë rrjetin më të pazgjidhshëm të intrigave të të gjitha llojeve. Pas një shikimi trishtues, në sytë e tij u shfaq shprehja karakteristike e mirësisë.

 

Para se të mbaronte takimi, princi këmbënguli të më fliste për Francën, për “këtë vend të bukur, veçanërisht Qytetin e Dritave (Parisin), ku ai kishte aq shumë kënaqësi për të shkuar çdo vit”.

 

— Po ju them se, shtoi ai, unë do të jem i lumtur të shoh sa më shumë francezë, që të jetë e mundur, të vijnë në Shqipëri për të bashkëpunuar në zhvillimin e të gjitha pasurive të shumta natyrore.

 

— Sigurisht, nuk e kam fjalën për në këtë moment. Para së gjithash, Shqipëria duhet të qetësohet, për interesin e saj dhe atë të Evropës.

 

Me këto fjalë përfundoi vizita. Dhe Princi i Shqipërisë, duke e ditur se unë po shkoja në Rumani dhe që ndoshta do të shihja atje disa anëtarë të familjes mbretërore, më ngarkoi që t’i përshëndes nga ana e tij.

 

  1. Stambler

“Hodhën parulla ‘poshtë Enveri’” – Ja pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit që spiunuan revoltën e Spaçit

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 maj 1973, Pal Zefi refuzoi vijimin e dënimit në birucë. U largua prej saj. Në solidaritet me të, filloi revolta e Spaçit, tashmë e njohur në informacione të tjera. Informacioni i mëposhtëm është një ekstrakt u përzgjedhur nga agjentura brenda kampit që drejtohej nga punëtori operativ Fejzi Liço. Në rrjetin sekret bënin pjesë këto bashkëpunëtorë: “Zjarri”, “Shpata”, “Planeti”, “Kaike e bukur”, “Shigjeta e kaltër”, “Bakri”, “Zjarri” (2), “Pushka”, “Libri”, “Stilografi”, “Pisha”, “Vigjilenti”, “Qarri”, “Semani”, “Besa”, “Vullnetari”.

Më poshtë një ekstrakt i përzgjedhur dhe sistemuar nga raportimet e bashkëpunëtorëve.

Ekstrakte nga raportimet

1-“Zjarri” raportonte: Jonuz Norja ka marrë pjesë në revoltë, ka prishur stendat dhe derën e zyrës teknike. Ndrec Çoku ka prishur stendat dhe ka bërë roje të flamuri. Hodo Sokoli ka thënë se duhen zhdukur këta spiunët e Sigurimit. Fadil Dushku, pjesëmarrës në revoltë fliste me të madhe “ja vdekje ja liri”. Sami Dangëllia bënte agjitacion e propagandë. luan Burimi është organizator i revoltës. Ferit Avdullai ka thënë: “Poshtë spiunët e zyrës teknike që mbi tavolinë mbajnë foton e Enver Hoxhës”. Jonuz Norja ka thënë “poshtë komunizmi” dhe ka prishur stendën e emulacionit. Nebi Hoxha ka thënë “poshtë komunizmi! Këta na torturojnë ne nëpër burgje”. Pal Zefi goditi me hekur përgjegjësin e zyrës teknike. Pjesëmarrësit që iu vërsulën shërbimit janë: Pavllo Papa, Jorgo Papa, Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Luan Burimi, Muharrem Dyli, Stefan Kola, Mihal Kosta, Bardhyl Fejzollari. Të dënuar që vjellin vrer shpeshherë me të rinjtë janë: Hodo Sokoli, Bebi Konomi, Muharrem Dyli, Sami Dangëllia, Sherif Allamani, Kostan Papa, Luan Koka, Luan Burimi, Paulin Vata, Sulo Veshi, Dervish Sulo, Zef Ashta, Hajri Pashaj, Çaush Çoku, Bedri Çoku, Abedin Vrioni, Naim Ukshi, Refik Beqo, Dervishi Bejko, Napolon Koleci, Irakli Simo, Fadil Dushku, Demir Pojani. Kanë hedhur parulla: “poshtë komunizmi”, “poshtë Enver Hoxha”, “ushtarë hidhni armët”, “populli është me ne” “kooperativa u pret”, “bashkohuni kundër qeverisë”, etj.

2-“Shpata” raportonte: Gjet Kadeli ka ngritur flamurin, ndërsa Syrja Lamaj u thërriste ushtrisë. Rexhep Lazri element i rrezikshëm ka thënë mos dalim në punë. Dashnor Kazazi, Fadil Dushku, Pal Zefi, Muharrem Dyli, Syrja Lamaj,…kanë se këta do na mbytin në dru, këta janë shkaktarë, kriminelë, etj. Te sheshi qëlluan nënoficerin, Demir Pojani, Ulsi Pashollari, Luan Burimi, Fadil Dushku, Dervish Bejko. Kërkuan vijimin e revoltës.

3-“Planeti” raportonte:…Dervish Bejko tha se e kanë bërë sakat e nuk do më jetën… Latif Haxhiu i tha zëvendësministrit (Feçor Shehu): “Po na mbari nga 25 vjet në burg more të poshtër”. I dënuari Havzi Nela ka bërë agjitacion e propagandë. Ka kërkuar lirimin dhe të mos punonin më në minierë.

4-“Kaike e bukur” raportonte: Gëzim Medolli tha se do na shtypin vetëm me gjak, por gjakun tonë do ta paguajnë shtrenjtë, gjaku ynë do ua hajë kokën, e kemi për nder të vdesim me ju. Feta Dobrova tha se ia kanë veshur nënën dhe motrat me të zeza, se ishin të poshtër që i mbanin aty.

5-“Shigjeta e kaltër” raportonte: Kanë thyer birucat Skënder Thaçi, Luan Burimi (ky thirri “poshtë komunizmi”), ndërsa Bedri Çoku thoshte se ushtria është me ta, ja vdekje ja liri. Ishin shkruar parulla “gjithë bota është me ne”. Kur erdhi zëvendësministri, të dënuarit Skënder Dajan Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, Luan Burimi, Syrja Lame, Fadil Dushku, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj kanë thirrur “Ja vdekje-ja liri”, “ushtria është me ne”. Gëzim Çela, Kostandin Papa duke biseduar në prani të të dënuarve tha të ndaheshin në grupe. Iljaz Sulejmani thoshte të thyenin birucat e kampit. Flamurin e ka ngritur Rexhep Lazri, ndërsa shkon Mersin Vlashi…

6-“Shpata” raportonte: Fadil dushku vinte nëpër dhoma dhe bënte zgjimin duke thënë “çohuni çuna se u ngrit flamuri, doli drita”. Me këtë kanë qenë Luan burimi, Rexhep Lazri, Dashnor Kazazi, Joro Papa, të cilët thërrisnin “Rroftë Shqipëria e lirë. Këta do na trajtojnë kështu gjithë jetën. Kanë mbushur burgjet me njerëz” dhe masa bënte urra. Skënderi u bënte thirrje ushtarëve të mos qëllonin se ishin vëllezërit tanë. I dënuar S.T. i thotë Pal Zefit: “Ti qenke armik”. Pali i tha: “Po jam armik dhe kështu do vdes”. Në rrahjen e nënoficerit kanë marrë pjesë: Çaush Çoku, Bedri Çoku, Filip Jonica, Brahim Buzi, Syrja Lame, Niazi Bylykbashi, Gjon Prendi, Bardhyl Fejzollari, Skënder Daja, Jorgo Papa, Prend Dema, Pavllo Papa dhe Muho Curri. Ky foli se nuk punojmë në minierë se na morën jetën. Ndërsa Sami Dangëllia, Shefqet Asllani, Hodo Sokoli, Luan Burimi biseduan gjithë natën. Aty ishte Luan Koka që ëndërronte t’i ktheheshin dyqanet e humbura (konfiskuara). Murat Marta i dha atij fotografinë e Ismail Qemalit, duke e ftuar të mbante këtë, ndërsa atë tjetrin (Enverin) ta mbante në nevojtore.

7-“Bakri” raportonte: Në revoltë kanë marrë pjesë Xhemal Bali, ka hedhur parulla kundër pushtetit dhe partisë. Ka hedhur parullat: “Ja vdekje-ja liri”, “Shumë kemi duruar në thonjtë e këtyre maskarenjve”. Mersin Vlashi ka marrë pjesë në bërjen e flamurit. Feti Kumanaku ka dhënë bezen për flamurin. Gjet Kadeli ka ndihmuar për montimin e flamurit. Gjon Prendi, Fran Gega, Ndue Prendi kanë marrë pjesë duke hedhur parulla për “Shqipërinë e lirë”, “flamurin pa yll”. Ylber Darova ka marrë pjesë në revoltë, jepte udhëzime në krevatin e tij, Dervish Bejkos dhe Fejzi Pashajt. Hysen Xhani ka hedhur parulla kundër partisë, ka qenë i aktivizuar për të nxjerrë sa më shumë të dënuar të pakënaqur…Fetah Debrova, është organizatori për prishjen e stendave të emulacionit. Ka graduar pjesëtarët e revoltës…Ferit Avdullaj ka dashur t’u presë hundën dhe kokat personave që punojnë në prapavijë, u ka bërë thirrje ushtarëve të hidhnin armët se populli e ushtria ishin me ta.

 8-“Pushka” raportonte: Të dënuarit Syrja Lame, Pavllo Papa, Luan Burimi, Muharrem Dyli, kanë shtyrë të dënuarit të shajnë policët. Syrjai iu drejtua të dënuarve dhe u thotë: “ç’prisni pse rrini? Pse keni frikë karshi këtyre qenve”, dhe vijoi: “poshtë komunizmi”, “poshtë partia”, “këtë që po bëni ju nuk e ka bërë as nazizmi”. U bëri thirrje ushtarëve: “Në kooperativa punoni për 5 lekë. Këta na kanë dënuar familjet”. Më kryesorët janë: Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Pal Zefi, Luan Burimi, Skënder Daja, Ndrec Çoku, Jorgo Papa, Hasan Ko

O ZOT ! ATDHEUN E GJERGJIT PO E HAN DREQI! – Nga Fritz RADOVANI

 

Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu, ka thanë: “Madhështia e drejtuesit të një shteti asht lumtunia e Popullit tij.” Një thanje e mbetun e shkrueme në mur po, n’ Atdheun e Tij kurr e vume n’ jetë. Prej 1913 modeli i drejtuesve të shtetit asht edhe sot Esad Pash Toptani… E, per çudi, edhe streha e “mkatnorve” mbasi mbushin xhepat me thesaret e shtetit, në Paris gjejnë “token e premtueme”, per të cilen kanë “sakrifikue” edhe rininë.., deshta me thanë pleqninë e tyne: “Anadollakët me pikpamje Europjane revolucionare”.

Kryeministri i sotem Edi Rama, besimtar i “madh” që kerkon me “rilindë” të vdekunit dhe, me ata (mbasi ti drogojnë në çadren e Lulzim Bashës), me coptue Shqipninë që i ka mbetë në dorë pa mend e pa gojë, qyshë prej “mbretnisë” Pashiqit, ose Ahmet Zogut…

Fashizmi i shkretë boll u mundue me na “shpetue” me antarsimin e Nexhmije Hoxhes në parti fashiste e gjysen e byroistave sllavo komunista.., po shyqyr edhe ai deshtoi…

Jalta na siguroi nen “ombrellon” e Titos e Stalinit, me vorrmihsin e palodhun të shtëpisë së njohun të sokakut budallenjëve të Gjinokastres, fidanin e bylykbashit.., që pat ujitë me aq dashuni Miladini i Popoviqve të “Ballkanit perëndimor” në Tiranën e Toptanëve.

Luli i vocerr i Bashejve të “bllokut të ri”, boll po ecë.., po nuk po e lanë ma ba hajer, ata i huptë fara: “Katolikët e Veriut të Shqipnisë”… E pra, boll i kemi vra e pre si berret… E një kullë nuk ka mbetë aty, e pasha një Katolik nuk asht në Kryesi të PD, e prapseprap, nuk e ulin koken… Edhe pse i pret kmesa e sllavit, tue i ra pernatë “Lahutës”…

Po, me votue per ke doni o Shqiptarë! Shikoni listen e deputetëve të 1945, e fundin e tyne mbas Shpalljes së Republikës Popullore të Jugosllavisë, të “Shqipnisë deshta me thanë”.

Ose, pyetni “Akademinë e Malit t’ Zi”, gabova.., të Tiranës Beogradit se, m’ shkoj goja…

  • E, BESOJ, DO T’ JU KUJTOHET I MADHI AT FISHTA…

 

NJI GJAMË DISHPRIMIT

 

  1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka;

            Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit

            Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

            Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

            Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,

            Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

  1. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

            Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,

            E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

            Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

            Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé

            Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

  1. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,

Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!…

  1. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit 

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,

            Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

            Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

            E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,

            E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

  1. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

            E popujt rregullon e i mban ndër caqe?

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe…

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

  1. E mallkue kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,

            E e shoftë me fise, popuj e qytete;

            Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

            Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;

            Selit e saja grimë me grimë u theshin;

            Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

  1. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin?

Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:

Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

  1.          O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,

Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

  1. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

            Mburojë iu bam Europës, pa dijtë shk’ asht tuta,

            Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

            Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

            U dridhte nji Sulltan, qi njaso here

            Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

  1. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

            Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

            Tartarit, e pre’ Europet larg rrezikun

            Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

            Por kurr Europa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

            Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

  1. E kur per pesqind vjet na nder veriga

            Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,

            E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

            Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,

            N’ harresë Europa edhe m’ atëherë na qiti

            E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

  1. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

                        Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,

                        E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

                        Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

                        Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,

                        Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

  1. Veç sod pse Europa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

            Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,

            Pse sod Europa, – do Mbretni të Mdhaja –

            Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

            E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë

            E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

  1. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

            Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,

            E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

            As nalt mbi qiell, ku shndrisin dielli e hana,

            Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,

            Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

***

Melbourne, Maji 2019

 

Excelsior (1938) – Tri amazonat shqiptare (Maxhidja, Ruhija dhe Myzejeni) në bordin e “Queen Mary” (Foto ekskluzive)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Maj 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të martën e 29 marsit 1938, në faqen n°8, fotografinë e rrallë të motrave të mbretit Zog, gjatë kthimit të tyre nga Amerika, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

“Tri amazonat” kthehen në Evropë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne kemi njoftuar më parë ardhjen në Nju Jork të motrave të mbretit Zog, oficere të kalorësisë shqiptare. Tri amazonat, pas një qëndrimi të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, u kthyen në Evropë nëpërmjet anijes “Queen Mary” për të marrë pjesë në muajin e ardhshëm në dasmën e vëllait të tyre me konteshën Geraldinë Apponyi.

 

“Nuk ta falim kurrë pse s’erdhe me ne”, rrëfimi i gjimnazistes që ndoqi në sallë dënimin e babait

Rrëfimi i bijës së Sami Kokës, koloneli që u dënua me 30 vjet burg nga komunistët.

 

“Bedri Spahiu kundër Sami Kokës, në gjyqin special: E dimë që ke qenë i ndershëm, ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne…”

Pranverën e vitit 1945, në sallën e teatrit kombëtar, që dikur quhej Savoja, po vihej në skenë një prej tragjedive shqiptare, të gjysmës së dytë të shekullit të shkuar. Nuk ishte shfaqje e vënë në skenë nga artistë, por një ngjarje e vërtetë që do të ishte nisje e një kalvari të gjatë vrasjesh, burgosjesh e internimesh, për një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Drama e madhe ishte se ky kalvar nuk po shkaktohej nga asnjë pushtues. Disa shqiptarë të mbrapshtë kishin vendosur të shkatërronin një pjesë të madhe të elitës politike e intelektuale, të Shqipërisë së asaj kohe. Komunistët kishin dy vite që kishin marrë pushtetin, dhe gjyqi special ishte një ndër goditjet e para të tyre, ndaj atyre që i kishin shpallur “armiq të popullit”.  Bëhet fjalë për periudhën mars-prill 1946, ku u ndëshkuan rreth 45 intelektualë të shquar të Shqipërisë, një ndër ta ishte edhe kolonel Sami Koka.

Rita Koka ishte asokohe gjimnaziste. Një vajzë e lindur e rritur në Itali, që fati e deshi të jetonte ato ditë të tragjedisë së babait të saj dhe shumë pak kohë më vonë, tragjedinë e saj nëpër burgjet komuniste, e shpallur gjithashtu “armike e popullit”. Ishte data 13 prill, dhe Rita e dinte se atë ditë do të vendosej fati i të atit. Kishte siguruar një ftesë nga avokati për të qenë në sallën e  gjyqit, dhe atë ditë, Rita nxitoi nga gjimnai “Qemal Stafa”, për të mbërritur me një frymë tek rruga para teatrit. Duhej të ishte atje, para se të kalonte kamioni mbi të cilin ishte edhe i ati, Sami Koka. E ka rrëfyer Rita Koçi në ditarin e saj për jetën e vështirë nën diktaturën komuniste. Më poshtë, publikojmë një pjesë nga ditari, ku flitet për gjyqin special, parë me sytë e një adoleshenteje, bijë e njërit prej atyre që po dënoheshin si “armiq të popullit”.

Rrëfim për ditën e gjyqit të babait

Nisi gjyqi i parë special, ku do të dënoheshin të gjithë ish-funksionarët e lartë, ndërmjet tyre edhe babai im. Gjyqi special zhvillohej në sallën e teatrit. Të burgosurit i sillnin nëpër kamionë të hapur dhe të lidhur me zinxhirë. Rruga nga burgu i ri ku ishin vendosur, e deri tek teatri, ishte e bllokuar me partizanë dhe pas tyre, ishte populli që priste me kureshtje… atje ishim edhe ne pjesëtarët e familjeve të të burgosurve. Unë dilja nga shkolla dhe zija vend tek dritaret e ministrisë, me qëllim që të shihja babanë në kamion e ai të më shihte.

Kur erdhi dita që do të dilte babai në gjyq, i thashë avokat Totozanin që e kishim mik të shtëpisë, që të më linte të hyja në gjyq. Më tha se kishte një ftesë dhe ma dha, sepse në sallën e gjyqit duhet të kishte një ftesë për të hyrë. E mora ftesën. Ditën tjetër, sa dola nga shkolla me libra në dorë, ftesën e kisha në xhep. Më kërkoi roja ftesën dhe unë ia dhashë, si të isha sekretare partie dhe më la e nuk e zgjati më tej. Hyra brenda dhe pashë babanë. Nuk kishte vend ku të ulesha e po rrija në këmbë. Nisën ta pyesin babanë. Ishte kryetar gjyqi, Koçi Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. I thotë Bedri Spahiu, babait tim: Ti ke firmosur për ardhjen e Italisë në Shqipëri…

Babi i përgjigjet: Nuk është e vërtetë dhe ju e dini shumë mirë. Në të vërtetë kur erdhi Italia, kur ushtria ishte në detin Adriatik, Ahmet Zogu, caktoi babanë tim dhe Rrok Gerën si përfaqësues të plotfuqishëm të Shqipërisë, të bisedonin me gjeneralët italinë që ndodheshin në breg të detit. Biseduan dhe pala italiane bëri kërkesën e saj që të lejoheshin të hynin në Shqipëri… Ahmet Zogu të ishte mbret kukull;… u kthyen dhe ia rrëfyen Ahmet Zogut. Sigurisht që ai nuk e pranoi kërkesën e italianëve dhe më pas, duhet të shkonin sërish tek italianët e të kthenin përgjigje negative. Pastaj, Ahmet Zogu i tha babait: S’ke çbën, të takon ty kjo detyrë që Italia të kuptojë që se pranon këtë kërkesë të tyre. Babai shkoi e bisedoi me gjeneralët dhe i tha se Ahmet Zogu nuk e pranoi një gjë të tillë. Ai i propozoi babait ta gradonte me gradën Gjeneral… i premtoi për ne fëmijët, kolegjet më të mira në Itali e të tjera premtime për një jetë të mirë. Babi nuk pranoi asgjë nga këto dhe si përfundim, u kthye mbrapsht dhe kur u kthye, dha urdhër që të hidhet në erë ura e Shijakut. Rruga për në Durrës, ishte nga Ndroqi, dhe sapo kishte nisur të ndërtohej. Atë urdhër që dha babai nuk e zbatuan, dhe i tha Ahmet Zogut se do të dorëzohem tek italianët. ”Jo tha Zogu, sepse do të pushkatojnë… prandaj do të vish me mua!”, dhe e mori me vete. Pak kohë më vonë, babai u kthye në Shqipëri. Ishte viti 1941, kur babanë e internuan në Sardenja. Ishte lufta Italo-Greke. Ne mblidheshim vazhdimisht e bisedonim të shkonim edhe ne andej. Por vazhdimisht ndryshonim mendim.

Kur Bedri Spahiu i tha babait se kishte qënë bashkëpunëtore me italianët e shpjegoi këtë dhe dëshmitarët e mbështetën Sami Kokën, babanë tim.

Pastaj Bedri Spahiu i tha: Sami Koka, sa oficerë e ushtarë do të kishin ardhur në mal po të kishe ardhë edhe ti….?

Sami Koka: Unë nuk kam qenë kurrë revolucionar, por s’kam penguar askënd të shkojë në mal. Kurrë nuk kam penalizuar askënd që kishte mendime si tuajat, apo si zogist, apo ballist. Madje, unë iu kam thënë ushtarakëve se kush kërkon të shkojë partizan në mal, unë e rregulloj, dhe paratë e rrogës, i shkojnë familjes. Për këtë, i dolën dëshmitarë disa njerëz. Më pas, Bedri Spahiu i tha babait: E dimë që ke qenë i ndershëm, ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne.

Atë ditë që u dha vendimi, isha në shkollë. Kur u ktheva në shpi, pashë që kishin ardhur hallat dhe kushërinjtë. Mamaja më del përpara: Mami, sa u dënua babai? 30 vjet… nisa të qaj… dhe pastaj, mamaja më tha: Pusho, mos qaj, se ishte dënuar më parë me pushkatim, kështu që shpëtoi nga vdekja…

Përndjekja

Pasi u dënua babi, vazhduan persekutimet. Na hoqën sërish nga shtëpia, dhe shkuam në një shtëpi tjetër, te halla që sapo kishte ardhur nga Italia. E kishte shtëpinë te rruga e ambasadave. Ne rrinim në kat të parë, halla rrinte lart… unë, bashkë me vëllanë tim Gencin. Pubja (Pëllumbi) vëllai i madh, kishte ikur në Itali. Ne vazhdonim jetën normale dhe të gjitha hallet dhe sikletet, i mbante mamaja jonë.

Kur kuptuam se do na sekuestronin mallin, rrobat, nisëm t’i shpërndajmë nëpër farefis. Dhomën e bukës stil… e çuam tek Vesel Pitarka. Dhomën e bukës, bufe kontrabufe… karrige, etj i çuam te Veseli. Mobiliet i çuam të gjitha nëpër njerëz. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë, dhe neve na nxorën nga shtëpia, dhe prej këtej, zumë një shtëpi tjetër me qera në Tiranën e re, tek një kushërirë e mamasë time. Ishte afër bllokut të udhëheqjes.. që ende nuk ishte mbyllur me gardh. Plaçkat që na i merrnin, i çonin për familjet partizane. Ata ishin fshatarë të varfër… luftuan dhe zbritën në qytet. Iu dhanë apartamente… i mobiluan me plaçkat tona, me logjikën që është mall i popullit.  Fëmijët i shkolluan, dhe kështu që kishin të drejtë të adhuronin partinë dhe Enver Hoxhën. Por intelektualët pse e adhuruan atë… si shkuan pas një utopie kaq zhgënjyese… por ç’të bësh, se këto ishin mendimet e tyre… Kështu u vendosëm tek shtëpia, në Tiranën e re.

Mamaja përpiqej që të na mbronte mua dhe Gencin, nga çfarë po ndodhte, përpiqej të na e bënte jetën sa më të thjeshtë. Përpiqej sa mundej të na mbante larg së keqes. Ajo nënë heroninë, si shumë gra e nëna të tjera, sakrifikuan për fëmijët e njerëzve të dashur që kishin nëpër burgje. Nuk iu shmangën kurrë shiut, dëborës e diellit përvëlues, por shkonin cep më cep, ku i dërgonin të burgosurit familjarë të tyre, për t’iu çuar ushqim.


Përpiqej të na largonte nga persekutimi, por ishte e pamundur të na mbante larg, sepse persekutimi, vuajtja, na ndiqte gjithnjë nga pas. Shtëpia e hallës ku banonim ne, kishte një oborr të madh, të mbushur me pisha. Në mes të oborrit, ishte një pistë e vogël, ku vajzat e hallës luanin. Në mbrëmje vonë, hapja muzikën e radios, e ngrija zërin, dhe në këmishë të natës, dilja te kjo pistë dhe kërceja balet. Isha e pasionuar pas baletit. Dilte mamaja dhe më thoshte: Rita, çfarë bën moj bijë, hajde brenda moj çupë! Në mes të natës, të dalësh, të kërcësh… do thonë njerëzit se ka luajtur mendsh. Hyja brenda dhe shtrihesha në krevat, e nisja të fantazoja skena të ndryhsme të baletit, sipas mendimeve dhe ëndrrave të mija. Pas pak kohësh, na nxorrën edhe nga shtëpia e hallës, dhe sa herë që na nxirrnin nga shtëpitë, na sekuestronin një pjesë të plaçkave tona. Prej këtej, shkuam tek djali i xhaxhit të mamasë, për një kohë të shkurtër, ishte Naim Frashëri aktori. Pastaj, kaluam tek një pallat në Tiranën e re, ku ishte xhaxhai… ai zuri një apartament, dhe ne na dha një dhomë të madhe, ku jetonim unë, mamaja dhe Genci. Pas një kohe, në vitin 1948, na hoqën edhe prej këtej, na hoqën gjithë pallatin e na çuan në rrugën e Kavajës, tek shtëpia e Fuat Halimit. Poshtë, ishte xhaxhai, lart, në një dhomë të vogël, ishim unë, mamaja dhe Genci. Duke shitur disa nga plaçkat tona, mundëm të mbijetojmë. Në këtë shtëpi, kishin mbetur vetëm dy poltronët e mëdhenj, një tavolinë e vogël që shërbente për të ngrënë, dhe një tapet sintetik, se të tjerat persiane, i kishim shitur. Kishim dhe një krevat që flinte Genci, ndërsa unë dhe mamaja, shtronim dyshekët në dysheme, kishim dhe stufën që ngroheshim. Kishim dhe një Baule të madhe, ku kishin mbetur plaçkat e fundit që ishin shpëtuar… një servis lugësh e pirunjsh për 24 vetas, argjendi, i sklaitur me pjesë ari. Mbulesa tavoline të qëndisura në Firence, perde e disa gjëra të tjera, një servis çaji porcelani, që edhe ai mbaroi për qamet të zotit, se e çoi mamaja për ta shitur te dikush, dhe ai tha që ai është thyer dhe në fakt, i dha vetëm një filxhan dhe i tregoi pjesët e tjera të thyera… shkoi dëm dhe ai. Kishte edhe tetë vargje me margaritar perla, të cilat i ruante, katër për mua, e katër për nusen e Gencit. Erdhi koha, që edhe perlat duheshin shitur, dhe i çoi xhaxhi tek një person. Ky personi u arrestua nga policia, dhe në momentin që xhaxhai po priste për paratë, policia po hetonte se kush e pret te dera, që t’ju dorëzonte për gjërat që i kishin çuar për të shitur. Xhaxha Malushi u tremb, dhe tha: Nuk rrezikoj jetën për perlat, kështu që nuk shkoj dot. Edhe mamaja nuk shkoi. Një servis tjetër, që ishte blerë në Firence, lugë e pirun, me stemat e ndryshme të familjeve aristokrate të Firences. Këto gjëra, jua dha mamaja për t’i shitur një kushëriri të babait, dhe i shiti në ambasadën franceze. Ishte në një farë mënyre matrapaz dhe na dha një çerek të parave, e të tjerat i mori për vete. Kaloi edhe ky vit”, rrëfen ndër të tjera, Rita Koka Koçi, e bija e Sami Kokës.

Kujto.al

INTELIGENCËS SHQIPTARE – Nga MUSTAFA KRUJA

Kishte shumë kohë qi mêndohesha se si mund të gjindej nji mënyrë për me detyrue moralisht gjith’ata elementa të shquem qi përbâjnë inteligencën shqiptare me u këshillue në mest të tyne me urti e gjak të ftohtë mbi problemat mâ me rândësi q’i përkasin jetës politike, shoqnore e morale të kombit t’onë. Kjo nevojë m’ishte rrânjosun aqë fort në mênde sa krejt fati i Shqipnis së dashun më dukej i mbështetun mi këtë pikë, sepse këshillim përfundisht don me thânë paqtim dhe bashkim. E bashkimi i mêndimevet të Shqiptarve mâ në shêj për dije kishte me siguruë bashkimin e gjithë kombit, pra edhe shpëtimin, përparimin e lulzimin e tij. Prej nji këshillimi me zêmër të kulluet të paris s’onë intelektuale edhe në qoftë se s’realizohet nji bashkim i plotë, pak së paku kishte me dalë e vërteta në fushë me fitim të madh të jetës kombtare.
Nji këshillim i këtillë nuk mund të bâhej me anë të nji mbledhje, tue qênë se n’atë rasë do t’ishte nevoja me u gjetun në nji vênd e nên nji pullaz njerëz të largtë me qinda kilometrash prej shoqi shoqit qi s’kishin për të mundun për shumë arsyna me u mbledhun bashkë. Problemet kombtare qi kanë nevojë për nji studim e këshillim të gjatë e të thellë janë aq të shumta sa mundet me u thânë se s’kanë skâj e mbarim më sa jeta e kombit vetë. Pra nuk ishte këtu punë mbledhje. Kisha mêndue prap në do t’ishte e mundshme qi ay qëllim t’arrihej me anë të nji partie politike të themelueme mbi baza e parime të shëndosha e të sinqerta. As kjo mënyrë nuk më ngjau praktike dhe e dobishme.

Mâ në fund e gjeta mjetin qi duhej : Shtypin. Mêndova të marr guximin me i bâmë nji thirrje inteligencës së popullit t’onë qi t’i përvishej pêndës e mos të kursehej me e derdhun kapitalin e trûvet të saj në nji shesh ku askush nuk do të dilte me u matun me kênd as me u vûe në provë për ndo nji qëllim të posatshëm, por vetëm për me u këshillue me shokët mbi fatin e atdheut i cili pret ndihmë prej gjithë birvet të vet qi të mundet me u mëkâmbun e me përparue në rrugën e qytetnimit.

Po, por cili shtyp do të na vlente si shesh mêndimesh ku s’kishim me pasun të drejtë kurrkând me fye e s’kishim me drashun nga kurrkush me qênë të fyem në bindësít reqiproke? Mjerisht as nji prej organevet të shtypit shqiptar s’na e nepte nji sigurim serioziteti kaqë të plotë dhe as nji fletore a rivistë nga ç’kemi sod në fushët të botimit, a për nji arsye ase për nji tjetër, s’ma mbushte mênden qi do t’ishte e zonja me u ngarkue me nji barrë aqë të rândë si ajo qi kisha mêndue. Pra, i forcuem prej nji deshiri të naltë e thjesht kombtar si edhe prej nji bindësie të fortë e të thellë, mêndova me i dalë zot vetë asaj barre.

Programi sa dukej i thjeshtë në formë aqë ishte i rândë në zbatim. Nuk mund të zhvillohej me anë të nji fletorje qi s’mundet me e ndalue veten, sado të mundohet, nga trazimi pak a shumë në politikë të kafevet e të rrugavet, në thash’e themat e njênit e të tjetrit. Duhej pra nji rivistë, moderne sa mundet me qênë në Shqipní, e cila kêdo qi âsht i zoti dijes t’a bânte me e rrokë pêndën pa përtue. E kështu besoj ka me qênë Kultura.
Shqiptarët qi kanë me pasun mirsinë me i këndue këta rrjeshta do t’a kenë kuptue fort bukur deri këtu se Kultura don me dalë në dritë jo si nji vepër e posatshme e themeluesit, aspak, por si nji monument madhështuer i të tânë inteligencës patriotike të shqiptarís. Kisha besim të plotë se mêndimi e qëllimi i im do t’ishte pritun me gëzim prej ç’do atdhetari të vërtetë e pra mund t’isha i sigurtë edhe prej ndihmës morale e lândore të cilit do qi do t’a çmonte vleftën e kësaj nisjeje. Me gjithë këtê e pashë mâ t’arsyeshme qi pikë së pari të këshillohesha edhe me disa miq nga shkrimtarët mâ të zott të gjuhës s’onë e të merrsha jo vetëm pëlqimin, por edhe besën e tyne për bashkpunim.

Kultura do të jetë e përmuejshme. Ka me qênë, si e tregova edhe mâ nalt, sheshi i zhvillimit të çdo probleme q’i përket jetës së kombit t’onë politikisht, shoqnisht, ekonomikisht dhe moralisht. Nji pjesë e saj ka me i u kushtue gjuhsisë e letërsisë shqiptare. Lajmet mâ me rândësí të ç’do mueji q’i përkasin vêndit t’onë ka me i përmbledhun mbrênda mbas urdhnit kronologjik. Shkurt, Kultura do të mundohet të zhvillojë e të zbërthejë, me bashkpunimin e inteligencës mâ të shqueme të popullit shqiptar, ç’do problemë kombtare me rândësí dhe të kënaqë ç’do nevojë qi mund të ndiejë shpirti i nji studjuesi të palodhshëm.
Secili numër i Kulturës ka me pasun të pakën 64 faqe të mëdhaja e ky vëllim do të mundet me u rritun deri më dy fish.
Botimi i rivistës ka me fillue po sa të jenë mbledhun aqë pajtime sa me i sigurue jetën e nji vjete.
Pajtimi për mot mot kushton: fr. Ar 20.
Themeluesi

13 MAJI 1981 TERMETI I SHEKULLIT – Nga Fritz RADOVANI

Kurr mos i harroni shpëtimtarët e njerëzimit! Harresa shpesh e ka persëritë historinë!

Nuk kishte pak ditë kur Presidenti amerikan Ronald Reagan kishte fillue punen në një nga postet ma të randsishme botnore, me deshirë të madhe me ndryshue Boten dhe me

30 Mars 1981, Presideti Reagan, Sekretari i Presidentit per shtypin James Brady, polici i Uashingtonit Thomas Delahanty e agjenti i Shërbimit Sekret Timothy McCarthy, u gjuejten me armë zjarri nga John Hinckley, jashtë Hotelit Hilton në Uashington.

Nuk i dihej fatit, po mbas mërritjes në Spitalin George Washington, Presidenti u permirsue dhe mbas disa ditësh Reagan filloi prap realizimin e qellimeve të veta.

13 Maji 1981,Papa Gjon Pali II kur ishte tue pershndetë në Sheshin e Vatikanit në Romë, një popull mbi 20000 vetë të grumbulluem me marrë bekimin e Tij, në diten e shfaqjes së Virgjineshës në Fatima, një vrasës turk 23 vjeç me emnin Mehmet Ali Akgja, e gjuejti Papen në një distancë ma pak se 6 m, me një pistoletë dhe me tre plumba me kaliber 9 mm, Papa ra në makinen e hapun të Tij i mbuluem në gjak pa ndjenja…

Mbas operacionit mjekët njoftuen shpetimin e Tij nga rreziku i jetës, gja të cilen Papa Gjon Pali II gjithmonë ia dedidikonte Virgjineshës së Fatimas… Dhe, me të vertetë kur kam pa kalimin e plumbit në kthesat e aortës pa takue në te, ishte një mrekulli e vertetë!

Shkaktarët e vertetë të këtyne dy atentateve që tronditën Boten nuk u mësuen kurr…

Sigurisht veprimet e mëshefjes së dorës vrastare ishin të njëhershme me gjuejtjen…

Të gjitha dyshimet e njerzimit ishin nga sherbimet sekrete të sovjetikëve… Dhe kuptohet lehtësisht nga njerzimi se të dy Personalitetet e njohuna, Presidenti amerikan dhe Papa Gjon Pali II, të dy ishin shpresa dhe deshira e të gjithë popujve të vorfnuem nga prangat e robnisë skllavnuese komuniste të Shekullit XX. Kush ishte ai që në Portretet Burrnore të Atyne dy Shpetimtarëve, nuk shihte rrezet ndriquese të Lirisë së shumpritun…

Papa Gjon Pali II, mbas dy vjetësh shkoi në burgun ku ishte vrasësi dhe e fali… Nuk ishte aspak e papritun kjo veper që vetem plotsonte virtytet e Tija Shpirtnore e njerzore.

Mbas pak ditësh, Papa Gjon Pali II priti në Vatikan në një vizitë private Nanen Tereza.

Nana Tereze gjithmonë kujtohet nga Bota si një Figurë Botnore Shqiptare… Sigurisht, ashtusi edhe të tjerat Figura të Mëdha të tonat, që shpesh duhet të na i kujtojnë “tjerët”!

Reagan e priti në shtëpi me Zonjen e Tij Shqiptarën… Nanen e fukarave të Botës…

Papa Gjon Pali II erdhi me Nanën Tereza në Shkoder, dhe na tregoi me gojen e vet se: “Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan!”

Unë do ti kujtoj Ata Shpetimtarë dhe veprat e Tyne njerzore.., derisa të jemi gjallë!

E sot, ma shumë se kurr, kur tradhtarët kerkojnë “rilindje” të shkatrruesve t’ Atdheut!

            Melbourne, 13 Maji 2019.

Agani më 1998: Asnjë krah i UÇK nuk është terrorist

Danas: Adem Demaçi tha këto ditë se duhet gjetur një lider që mund të kontrollojë UÇK-në, ai kishte rekomanduar veten e tij për këtë rol.

Fehmi Agani: Për të zgjedhur liderine UÇK-së, konsensusi i të gjitha partive politike në Kosovë duhet të arrihet paraprakisht, të gjithë duhet të bien dakord për këtë. Unë mendoj se Adem Demaqi do të jetë kaq i gatshëm të bashkëpunojë për këtë. Edhe pse unë jam i kushtëzuar, sepse unë jam duke folur vetëm për supozimet.

Zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi shprehu rolin negativ të Ibrahim Rugovës, duke e akuzuar atë për bllokimin e veprimeve të UÇK-së, i cili i ka përgënjeshtruar deklaratën e Krasniqit si udhëheqës?

Fehmi Agani: Kjo është një deklaratë e zëdhënësit të UÇK-së, por kam bërë kontakte të caktuara që kemi pasur në ndërkohë. Supozoj se nuk do të jetë me rëndësi të madhe për publikun. Ka nga ata që e mohojnë  Rugovën, por UÇK-ja nuk mundet për të mbijetuar edhe si ushtri edhe si një parti, kjo është e qartë për ta.

Disa kohë më parë  ju thatë se brenda atyre që e quajnë  veten UÇK, ka dallime mes  grupeve. Ju thatë, “ata që mbrojnë shtëpitë e tyre”, dhe të tjerët që janë të organizuar në një mënyrë të papranueshme. Se këta janë të parët që e pranojnë Ibrahim Rugovën dhe këta të tjerë – terroristët, nga të cilët LDK, ju dhe z. Rugova u distancuat?

Fehmi Agani: E di që kjo është më e vështirë për t’u kuptuar në Serbi, por nuk mund të thuhet për momentin që ndonjë grup terrorist po vepron në Kosovë. Mund të ketë mendime të ndryshme për aktet individuale, por forma themelore të vetëmbrojtjes, të cilat ata duan të zgjidhin çështjen në këtë mënyrë pas dhjetë vjetësh duke u përpjekur të zgjidhin  statusin e Kosovës në menyrë paqësore por duke refuzuar vazhdimisht nga Serbia.

Nëse ju kuptova mirë, tani pohoni se asnjë krah i vetëm i UÇK-së nuk është terrorist, pavarësisht se çfarë kanë bërë?

 Fehmi Agani: Unë nuk e shoh forma të veprimeve UÇK-së si akte terroriste. Ajo mund të gjykohet vetëm me akte të caktuara, por është çështje e interpretmit të Serbisë/FMimages.net