VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjykata Speciale, Bashkimi Evropian kërcënon seriozisht liderët e Kosovës

By | January 12, 2018

Komentet

Ngjela: Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar shënon fillimin e procesit të bashkimit kombëtar shqiptar

“Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar krijon premisat reale të fillimit të procesit të bashkimit kombëtar shqiptar. Historia jonë po rifillon”.

Kështu thotë avokati i njohur Spartak Ngjela, që e lidh reformen ne drejtesi me periudhen qe sipas tij do i hape rrugën bashkimit kombëtar shqiptar.

Deklarata e plotë:

 

Reforma në Drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar.
Reforma institucionale e shtetit shqiptar i çel rrugën bashkimit kombëtar shqiptar.

Kjo është sot ecuria e zhvillimit të ri të shtetit shqiptar dhe të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë Reforma në Drejtësi do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar duke nisur nga kryeministrat.

Po ta shohësh me vëmendje, vetë Reforma në Drejtësi është e strukturuar, edhe institucionalisht por edhe ligjërisht, që të eliminojë nga drejtimi i shtetit shqiptar krejt një klasë politike të korruptuar.

Në fakt gjithçka do të vërtitet në fillim për të likuiduar nga skena politike korrupsionin kryeministror.

Sigurisht që në dhjet njëzet vjetët e fundit janë disa korrupsione kryeministrorë që kanë akaparuar gjendjen korruptive në Shqipëri, por sipas metodës moderne të goditjes së krimit shtetëror gjithçka duhet të fillojë nga kryeministri aktual, Rama.

Në fakt kjo është edhe metoda më morale e goditjes, sepse në Shqipëri goditja antikorrupsion do të jetë drastike. Por eliminimi së pari i kryeministrit aktual Rama, sigurusht që e bën më morale goditjen e kryeministrave të tjerë, autorë të vërtetuar të korrupsionit kryeministror shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe klasa politike do të shpëtojë nga uzurpimi që Berisha dhe Rama i kanë bërë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Kjo sepse të dy këta i kanë uzurpuar të dyja partitë me anë të mekanizmit të korrupsionit.

Rënia e korrupsionit kryeministror, kryeministrat e korruptuar dhe ministrat e korruptuar, çliron dhe të dy partitë e mëdha nga zgjedha korruptive që po i sundon.

Pas kësaj, ekspertët e huaj mendojnë se do të fillojë të rigjenerohet politika shqiptare e moralshme dhe që qeveris më anë të ligjit dhe drejtësisë.

Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar krijon premisat reale të fillimit të procesit të bashkimit kombëtar shqiptar. Historia jonë po rifillon.

Shkodër: “Këta janë bij nënash të pafajshëm”, “Bijtë e kurvave, Rama e Tahiri janë në parlament” (Video)

TIRANË- I gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike është shpërngulur në Shkodër për të mbështetur 11 kuksianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”, të cilët sot kanë dalë para apelit për të kërkuar lirinë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i kërkoi kryeministrit të pranojë që këta qytetarë janë të pafajshëm dhe të tërheqë akuzën nëpërmjet policisë.

Por më i ashpër ka qenë deputeti tjetër i PD-së Ervin Salianji i cili foli me gjuhën e ish-ministrit të Brendshëm duke thënë se këta protestues janë bij nënash të pafajshëm, ndërsa disa bij k*** janë në parlament.

Edmond Spaho: Nuk i drejtohemi drejtësisë. I jemi drejtuar kryeministrit sepse ai pranoi që ka vepruar gabim me taksën e rrugës së Kukësit. Ndërkohë është vërtetuar me prova, me fakte, me filmime, me të gjitha që arrestimi i tyre ka qenë i jashtëligjshëm, në shkelje të kodit të procedurës penale, pa fakte, me një gjyq që tashmë është vërtetuar që ishte farsë. E për rrjedhojë i takonte kryeministrit qëe pranoi se ishte gabim të tërheqë akuzën ndaj tyre nëpërmjet organeve të policisë të cilët kanë kërkuar tek prokuroria arrestimin e tyre. Prandaj i jemi drejtuar kryeministrit, ta tërheqë, të pranojë edhe në këtë rast që këta janë të pafajshëm dhe i ka mbajtur për motive politike brenda. Do të hyjmë në seancë sepse seanca është publike, sa kohë që nuk ka një vendim të gjykatës për ta zhvillaur me dyer të mbyllura. Kemi ardhur të shprehim mbështetjen në përputhje me ligjin ndaj tyre.

Ervin Salianji: Këtu janë 11 bij nënash të cilët janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë ca bij të tjerë pavarësisht parave që kanë bërë bëjnë si të ndershëm në mes të parlamentit. Ata që flasin si bij k***, Saimir Tahiri, Edi Rama. Punë k*** është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do jemi përherë në ndihmë të qytetarëve.

 

Fotogaleri: Tensionohet situata në Shkodër, hidhet tymuese para “këmbëve” të drejtorit të policisë

SHKODER- Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli i Shkodrës pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.

Jashtë ambienteve të gjykatës siç mëson “BalkanWeb” vijojnë të hidhen tymuese, ndërsa një e tillë është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Gazetari Senad Nikshiqi, raportoi për “BalkanWeb” se pas atij momenti shefi i policisë nisi të bëjë disa telefonata.
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit.
20180420-105253

20180420-105251
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit, gjest me të cilin kërkonin lirimin e 11 kuksianëve që u lanë në burg nga gjykata e Kukësit.
20180420-105300

20180420-105137
Kujtojmë që për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Shkodër janë grumbullar rreth 150 forca policore.

“Vettingu dështoi”, Manjani reagon ashpër pas përjashtimit të prokurores së Shkodrës

Pas përjashtimit të prokurores së Shkodër Besa Nikhasani ka reaguar dhe  ish-ministri  Ylli Manjani i cili e quan Vettingu një dështim.

Sipas Manjanit, Vettingu edhe njëherë e tregoi se është një dështim, dhe shprehet se Nikhasani  nuk është simboli i korrupsionin dhe paaftësisë.

“Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP gjithë këto vite. Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!! Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

 

Postimi i plotë

Dështim!

————

Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.

Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!

Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.

Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!

Ndaj them se është dështim!

Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.

Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!

Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!

Pas pak në Shkodër fillon gjyqi ndaj të 11-ve, policia rrethon gjykatën

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Do të tensionohet sot situata në Shkodër? Deputetët e PD vendosin që…

Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

deputetet e pd ne gjykate

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti demokrat nga Qarku i Shkodrës, Bardh Spahia.

“Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë Grupi Parlamentar i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër (sot) në orën 10:00 te Gjykata e Apelit”, shkruan Spahia në një status në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtjen e seancës.

Shpallja e vendimit u bë me praninë e gazetarëve, deputetëve të opozitës që ishin në sallë, si edhe me praninë e disa familjarëve të të arrestuarve. Pasi lexoi vendimin gjyqtarja Alma Ahmeti, disa deputetë të opozitës thirrën ndaj gjyqtares: “Turp, turp!”, ndërsa një prej deputeteve e cilësoi gjyqtaren “palaço”.

Sipas vendimit u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

PANORAMA

FOTOLAJM I 24 PRILLIT 2014 – PAPA FRANÇESKU ME FLAMURIN SHQIPTAR NË QAFË

Këtë foto VOAL e ka botuar për herë të parë më 24 prill 2014, duke e shoqëruar me shënimin e mëposhtëm:

“Po u sjellim lexuesve tanë këtë foto të shkrepur këto ditë të festimit të Pashkëve, ku Papa Françesku takohet me besimtarët duke mbajtur flamurin shqiptar rrotull qafës.

Është një foto me kuptim shumë domethënës që tregon manifestimin e dashurisë nga ana e Atit të Shenjtë për kombin shqiptar dhe për çështjen shqiptare.”

Autoriteti i Dosjeve: Mungon dokumentacioni për personat e zhdukur dhe të pushkatuar

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka bërë këtë javë raportimin e parë në Kuvend, për punën e bërë nga krijimi deri tani, para Komisionit për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në një seancë të hapur për mediat. AIDSSH u përfaqësua nga kryetarja Gentiana Sula, anëtarët Simon Mirakaj, Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, etj. Në një raport prej më shumë se 80 faqesh, mes të tjerash, AIDSSH vë në dukje edhe vështirësitë e problematikat me të cilat është përballur. Shënon se gjendja e dokumentacionit arkivor, jo i gjithë i inventarizuar dhe i përpunuar sjell vonesa në marrjen në dorëzim dhe dhënien e përgjigjeve. Po ashtu, vendosja e fondeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit në ambiente të ndryshme, fondi arkivor pranë SHISH, MB, DPA dhe pranë zyrave të AIDSSH, sjell vonesa. Sa i takon dekodifikimit të disa prej dosjeve të bashkëpuntorëve, vështirësohet për shkak të mungesës fizike të dosjeve dhe të mungesës së personelit për të zhvilluar metoda dhe mjete të tjera kërkimi. Nga ana tjetër, mungesa e ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit, i cili është vendosur në 8 zyra brenda ambienteve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, për shkak të mungesës së plotë të fondeve financiare për rikonstruksionin e godinës.

Një vit më pas, ende nuk është bërë plotësimi i strukturës së miratuar për shkak të mosmiratimit nga Ministria e Financave.

Është hasur pamundësi për gjetjen e dokumentacionit mbi fatin e personave të zhdukur apo të pushkatuarve me ose pa gjyq, që nuk u dihen vendvarrimet (25 kërkesa), kur ka një interes të shtuar te publiku, partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar, duke gjetur vetëm në një rast procesverbalin e ekzekutimit. Koha e limituar e paraqitjes së kërkesave për kandidatët që zgjidhen ose emërohen, duke iu referuar zgjedhjeve që lamë pas, nga informacioni që ka AIDSSH në periudhë zgjedhore KQZ duhet të administrojë për zgjedhjet e Kuvendit rreth 8 mijë kandidatura (lista shumë emërore për kandidat për deputet), të cilat subjektet zgjedhore i paraqesin për miratim në KQZ jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve. Duke marrë në konsideratë faktin se KQZ-së për zhvillimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve sipas listave shumë emërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore të regjistruara i duhen 10 ditë për marrjen e vendimit përkatës, faktin që informacioni që grumbullohet e duhet të përpunohet është tepër masiv edhe për Autoritetin, e për rrjedhojë edhe koha për përfundimin e procedurës deri në marrjen e vendimit të Autoritetit rast pas rasti duhet të jetë jo më shumë se 10 ditë, e bën komplekse situatën e paraqitur dhe e vështirëson atë, që e gjithë procedura të mbyllet në kohën e duhur.

Djali i heroit të Koshares i përgjigjet Xhavit Halitit

Me një akademi përkujtimore në Prishtinë po përkujtohet rënia e heroit Sali Çekaj para 19 vitesh në Betejën e Koshares

Një fjalë rasti mbajti djali i tij, Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Salihu dhe shumë të tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme.

Këtë ditë Hysen Çekaj e ka quajtur të dhimbshme por nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për politikanët, të cilët kanë deklaruar se pjesëtarët e FARK-ut pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij “janë strehuar në thera”.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të  flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt.

Ky reagim i djalit të dëshmorit Çekaj vjen pas deklaratave të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili në një debat me Anton Qunin, tha se “nuk merret me ushtarë që kanë qëndru në thera”.

Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi kur Anton Quni në një televizion tha se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka në kohë të luftës nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi.

Tension i madh nesër në Shkodër? Gjykata e Apelit shqyrton kërkesat e 11 të arrestuarve të Kukësit

Pasi lanë sallën e parlamentit demokratët u mblodhën në selinë blu në një mbledhje të grupit parlamentar ku vendosën të jenë të pranishëm nesër në Shkodër.

Gjykata e Apelit në rrethin verior do të shqyrtojë nesër kërkesat e 11 të arrestuarve të Kukësit të cilët kërkojnë që të rrëzohet vendimi i shkallës së parë që i la ata në burg.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë nesër në Shkodër, nisur edhe nga përplasja dhe tensioni i madh që u krijua në Tiranë dy javë më parë kur gjyqi u spostua nga Kukësi në kryeqytet.

Qeveria harton platformën për bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë. Kjo platformë do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se hartimi i platformës ka pasuar takimet e shumta me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe debatet e organizuara në lidhje me negociatat me Serbinë, ku kanë marrë pjesë edhe partitë politike.

Haradinaj tha se është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës janë të përfaqësuara të gjitha partitë, andaj edhe aty mund të zhvillohet debati gjithëpërfshirës rreth kësaj platforme.

“Ne vetëm e sponsorizojmë platformën, kurse Kuvendit i mbetet më pastaj që të vendos”.

“Ashtu siç do të vendos Kuvendi, ne do ta respektojmë. Andaj, iu lutem deputetëve që t’i përgjigjen kohës, etapës në të cilën ndodhemi, sepse ky dialog është shterrë dhe nuk po prodhon efekte, nuk po jep rezultate, kështu që duhet të kalojmë në fazën finale dhe ne duhet të insistojmë për këtë”, tha Haradinaj.

Po në lidhje me dialogun me Serbinë, një nga marrëveshjet që vazhdon të zvarritet sa i përket zbatimit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj, tha se Kosova është në proces e sipër të hartimit të statutit të këtij Asociacioni.

“Marrëveshja e Brukselit e ka paraparë që në fund të procesit, vlerësimin rreth harmonizimit të statutit me kushtetutën do ta jap Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, theksoi ai, duke konfirmuar se në fund të procesit do të jetë edhe një vlerësim i Kushtetueses para se ky organ të themelohet.

Kohë më parë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës kishin paralajmëruar se do të formojnë njëanshëm Asociacionin, nëse një hap tutje drejt formimit të tij nuk e ndërmerr Qeveria e Kosovës.

Por, Haradinaj tha se ka kaluar koha e ultimatumit, ngase puna në draftimin e statutit tashmë ka filluar tashmë.

Në këtë frymë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën në Beograd se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin e statutit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare”, pati theksuar Vuçiq.

Gjatë ditës, edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pritet të diskutojnë këtë çështje.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Bravo Zonja Xhaçka ! E nevojshme dhe e domosdoshme prania ushtarake amerikane në Shqipëri! Nga Elida Buçpapaj

Ishte një qëndrim shumë serioz dhe i përgjegjshëm ai i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka në takimin e saj me shefin e Pentagonit James Mattis, kur vuri në dukje se “Shqipëria është e gatëshme për t’i venë SHBA në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s, që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “SHBA-të janë një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka edhe në intervistën e saj tek Zëri i Amerikës.

Zonja Xhaçka vuri në dukje rrezikun rus, ekstremizmin fetar. Do të shtoja këtu edhe rrezikun mafioz nga degradimi i sistemit demokratik në Shqipëri dhe rajon.

Që Rusia ka interes për Shqipërinë, le të kujtojmë bazën ruse në Pashaliman, këtë e tregon edhe vizita zyrtare në Shqipëri e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill që do të zhvillojë  mes dative 28-30 Prill. Është Nr.2 i Rusisë pas Putinit për nga rëndësia.

Propozimi i zonjës Xhaçka duhet të merret menjëhere në konsideratë nga Presidenti Trump, Pentagoni dhe administrata e SHBA.

Prania Amerikane në Shqipëri me baza ajrore, detare dhe tokësore do të jetë garanci e sigurisë afatgjatë për gjithë rajonin dhe faktor i konsolidimit të demokracisë, ekonomisë të tregut dhe integrimit në BE.

Pas ndërhyrjes të NATO-s në 1999 në opinionet e asaj kohe kam shkruar se, meqë Ballkani është konsideruar “fuçi baruti”, të vendosej në Kosovë një bazë e përherëshme ushtarake SHBA-NATO. Kisha parasysh Gjermaninë Federale të pasluftës, e cila pa praninë Amerikane, është e sigurt se do të ishte gllabëruar prej BRSS dhe do të kishte të njëjtin fat sikur DDR.

Prania Amerikane në Gjermaninë Federale gjatë Luftës të Ftohtë ishte faktori vendimtar i sigurisë. Nën praninë ushtarake Amerikane, Gjermania Federale u rimëkëmb nga lufta, ndërtoi shtetin demokratik, u unifikua. Sot është një fuqi botërore dhe njëri nga shtetet bërthamë të Europës të Bashkuar e vlerave Perëndimore.

Me këtë rast le të kujtojmë Presidentin e SHBA John F.Knnedy dhe Presidentin Ronald Reagan duke folur përpara Potës së Brandenburgut. Kennedy në 26 qershorin e vitit 1963 kur thirri “Ich bin ein Berliner!” – “Unë jam Berlinez” – dhe Presidenti Regan në 12 qershorin e vitit 1987, kur i bëri apel Presidentit Gorbaçov: “Tear down this wall”! Rrëzoje atë mur!

SHBA vijojnë të jenë të pranishëm në Gjermani me pothuaj 20 baza ushtarake, më e madhja është Ramstein Air Base me 9200 forca. Prania e SHBA në Europë si gjatë Luftës të Ftohtë edhe sot është e domosdoshme për sigurinë e kontinentit. NATO dhe SHBA nuk përbënin rrezik as për BRSS e kohës të Perdes të Hekurt dhe as sot. SHBA dhe NATO ishin dhe mbeten garanci e paqes dhe sigurisë për gjithë Europën.

Rreziku i terrorizmit kërkon rritjen e rolit të SHBA dhe NATO-s. Edhe globalizmi e kërkon edhe më të lartë rritjen e sigurisë.

SHBA kanë disa baza në Europë, të përqëndruara në Gjermani aktualisht me rreth 34 mijë trupa, në Itali me rreth 12 mijë trupa, në Mbretërinë e Bashkuara me mbi 8 mijë trupa, në Spanjë gati 4 mijë trupa, në Kosovë në Kampin Bonstil SHBA kanë 384 trupa, ndërsa në Turqi rreth 2 mijë trupa.

SHBA kanë rreth 45 mijë trupa në Japoni, 23 mijë në Korenë e Jugut. Një përqëndrim forcash, mbi 36 mijë SHBA kanë edhe në Pacifik, në ishujt Hawai, ku ndodhet edhe Pearl Harbor, porti ushtarak i cili u sulmua në 7 dhjetorin e 1941 nga Japonia, sulm që shkatërroi pothuaj gjithë flotën Amerikane, duke shkaktuar 2500 viktima çka shënoi hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Prej atij momenti, SHBA hoqën dorë nga izolacionizmi dhe morën rolin e Mbrojtësit dhe Garantuesit të Lirisë dhe Paqes. Dhe nga ky rol nuk mund të heqin dorë.

Propozimi i Ministres Xhaçka bërë Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis është në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Presidenti Trump dhe administrata Amerikane duhet ta marrin në konsideratë dhe të veprojnë sa më shpejt.

Kjo sepse Ballkani i pa integruar në BE vijon të mbetet një Fuçi Baruti i rrezikuar nga mafia, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të së drejtës dhe korrupsioni. Shqipëria ka një pozicion strategjik kyç dhe prania Amerikane, me baza tokësore, ajrore dhe detare në bashkërendim me NATO-n, do të ndikonte vetëm në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit, duke ndikuar në sigurinë, zhvillimin ekonomik, turizmin. Aktualisht rajoni, edhe mbi çerek shekulli pas rrëzimit të Peredes të Hekurt dergjet i pllakosur nga varfëria prej korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor. Ministrja Xhaxhçka u pyet nga Zëri i Amerikës në lidhje me zërat kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve, duke i lënë fushë të lirë veprimi fluturimit të avionëve me drogë. Mafia ka buxhete të fuqishme, mafia blen avionë, infrastrukturë, logjistikë dhe zyrtarët më të lartë të shtetit. Kjo e rrit edhe më shumë nevojën për praninë Amerikane në Shqipëri.

Një faktor tjetër pozitiv është se shqiptarët janë populli më amerikandashës dhe europeodashës, kjo bën që prania amerikane dhe e NATO-s është e mirëpritur!

Vetëm me prani Amerikane në Shqipëri, do të fillojë integrimi i gjithë rajonit në Europë. Tranzicioni ka treguar se klasat politike të vendeve përkatëse i kanë shërbyer vetëm pasurimit të tyre, ndërsa popullin dhe vendin e kanë lënë në varfëri dhe moszhvillim!

Mogherini në Kuvend, qytetarët kërkojnë drejtësi për Almirin

Para Kuvendit në Maqedonisë një grup qytetarësh kanë filluar protestën e paralajmëruar për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu.

Protestuesit janë tubuar para Kuvendit me qëllim të t’i përshëndesin Federika Mogherinin dhe Johanes Han dhe tu tregojnë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur./Gazeta Express/